edicioni i vi i festivalit të muzikës së vjetër baroke

20
THEMELUES I FESTIVALIT: JUSUF BESHIRI Edicioni i VI i Festivalit të Muzikës së Vjetër Baroke 06 - 15 Korrik 2019 PROGRAMI

Upload: others

Post on 23-Feb-2022

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

THEMELUES I FESTIVALIT:

JUSUF BESHIRI

Edicioni i VIi Festivalit të Muzikëssë Vjetër Baroke

06 - 15 Korrik 2019

PROGRAMI

SPONSORËT

BASHKIAKORÇË

BASHKIATIRANË

Kalendari i Festivalit

DATA QYTETI VENDI ORA GRUPI PERFORMUES

6 Korrik2019 Vlorë Petrolifera Italo

Shqiptare 20.00Albanian Baroque Ensemble & ITAI - Compagnia di Danza Contemporanea

7 Korrik2019 Berat Muzeu Kombetër

Etnografik 19.00Jonatas Luis Monteiro- Voce e ArpaJung Min Kim - vokal dhe ljutëJusuf Beshiri - kaviçembal

8 Korrik2019 Tiranë Rezidenca e Pallatit

Mbretëror 20:00Albanian Baroque Ensemble& ITAI - Compagnia di DanzaContemporanea

11 Korrik2019 Durrës Muzeu Arkeologjik 19.30

EbbanesisViviana Cangiano - vokalSerena Pisa - vokal dhe kitarë

13 Korrik2019 Shkodër Qendra Rinore

Arka 20.30EbbanesisViviana Cangiano - vokalSerena Pisa - vokal dhe kitarë

13 Korrik2019 Korçë Hani i Pazarit 20:00 Umbra Lucis Ensemble

15 Korrik2019 Tiranë

Salla e Koncerteve “Tonin Harapi”,Liceu Artistik

20:00 Umbra Lucis Ensemble

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 4 -

Festivali i Muzikës së Vjetër

“ Vox Baroque” (06 deri më 15 korrik 2019)

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque Albania”, mbetet një ndër aktivitetet e vetme në llojin e tij dhe nër më të veçantit në skenën muzikore klasike në Shqiperi, i cili sjell, ripërtërin edhe njëherë muzikën e vjetër baroke.

Ky festival i kushtohet tërësisht repertorit të kompozitorëve më përfaqësues të barokut evropian. Përhapja dhe njohja me zhanrin e kësaj muzike kaq të veçantë vjen në të tashmen tonë, në shekullin XXI, falë instrumentave origjinalë të cilët bëjnë që kjo muzikë të tingëllojë po aq e bukur dhe madhështore si në kohën kur ajo lindi.

Luajtja me këto instrumente si klaviçembali, viola da gamba, oboe etj..., vë theksin në respektimin e plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, duke e parë muzikën me një këndvështrim tjetër historik dhe kritik aq sa nuk sprapsemi kurrë së kërkuar gjithmonë qasje të reja, zgjerimin gjeografik të muzikantëve të cilët ftohen të luajnë në këtë festival, duke formësuar kësisoji idealin tonë për ta zhvilluar gjithmonë e më shumë këtë eveniment të përvitshëm dhe kaq të rëndësishëm për muzikantët e rinj shqiptar të cilët arrijnë të njihen nëpërmjet tij me muzikën baroke.

Në këtë edicion Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque Albania” do të përbëhet nga shtatë koncerte të cilët do të mbahen në qytete dhe vende të ndryshme të trashëgimisë kulturore kombëtare, duke ngrituar siparin më 6 korrik në Petroliferën Italo Albanese në Vlorë, dt. 7 në Muzeun Etnografik Kombëtar në Berat, dt. 8 në Rezidencën Mbretërore në Tiranë, dt. 10 në Muzeun Arkeologjik në Durrës, dt. 13 në Hanin e Pazarit në Korçë dhe Shkodër dhe dt. 15 në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Si çdo edicion edhe këtë vit festivali paraqitet me disa të reja të cilat e pasurojnë ende më shumë luajtjen e muzikës baroke në Shqipëri si: bashkëpunimi me Fondacionin “Civica di Musica Claudio Abbado” me sektorin e muzikës antike, e cila është një nga më të vlerësuarat në fushëpamjen ndërkombëtare, duke përzgjedhur artistë të një niveli të lartë artistik. Kufinjtë e këtij festivali tashmë janë zgjeruar edhe përtej Evropës, duke

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI - 5 -

u shkuar deri në Azinë e largët me sopranon dhe ljutisten koreane Jung Min Kim, në Amerikën e Jugut, me kontrotenorin e harpistin nga Brazili Jonatas Luis Monteiro dhe Japonia me sopranon Naoka Ohbayashi.

Por ajo që vërtetë do të lejë mbresa në këtë edicion të gjatë, është gërshetimi për herë të parë të muzikës së vjetër baroke me kërcimin bashkëkohor. Një bashkëpunim ky tepër i rëndësishëm me një prej kompanitë më në zë të kërcimit bashkëkohor në Itali “Danza Contemporanea ITAI”.

Përpos të gjitha këtyre të rejave festivali do të sjellë për herë të parë një dorëshkrim të zbuluar rishtas në biblotekat e Brazilit të një kompozitori të periudhës së vonë të barokut Italo-Portugez Davide Perez. Gjithashtu vlen për t’u përmendur dhe rikthimi pas tre vitesh mungesë i Albanian Baroque Ensemble, duke ftuar dhe muzikantë të tjerë të cilët i bashkohen siç është traditë e shumë grupeve të njohura që bashkëpunojnë me muzikantë dhe këngëtarë të ndryshëm. Kjo si një urë lidhëse për t’u njohur mes njëri-tjetrit, duke sjellë përvojat dhe bashkëpunuar ndërsjellë.

“Muzika ndihmon të mos ndjesh brenda vetes zbrazëtinë që është jasht”, J. S. Bach.

Jusuf BESHIRIThemelues i Festivalit Ndëkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque Albania”

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 6 -

Programi:

G. F. HÄNDEL (1685-1759)Aria “Va tacito e nascosto”nga Opera Giulio Cesare in EgittoAria “Sorge nel petto” nga Opera Rinaldo

G. F. SANCES (1600-1679)Cantada a doi vociin Ciacona - Lagrimosa beltà

J. PH. RAMEAU (1683-1764)Pièces de Clavecin en concertsTroisième concert La Lapoplinière - La timide - Tambourin

D. PEREZ (1711- 1778)Aria di Alceste “Non v’è più barbaro”nga opera Demetrio

G. F. HÄNDEL (1685-1759)Aria “Nobil core che ben ama”nga opera Partenope

C. MONTEVERDI (1567-1643)Dueti “Pur ti miro”nga opera L’incoronazione di Poppea

GEORGE FILIP TELEMANN (1681-1767)Trio sonata 6 in si minor

J. PH. RAMEAU (1683-1764)Les Sauvages nga opera-baletLes Indes Galantes

Albanian Baroque Ensemble Jusuf Beshiri - KLAVIÇEMBAL Daorsa Dervishi - FLAUT TRAVERSIER BAROKKlodiana Babo - VIOLINE BAROKE

TË FTUAR:Jonatas Luis Monteiro - KONTROTENORJung Min Kim - SOPRANO DHE LIUTËAlessia Travaglini - VIOLA DA GAMBA

NË BASHKËPUNIM ME:

ITAI - COMPAGNIA DANZA CONTEMPORANEA

Lino Privitera - KOREOGRAFEnnio Zappalá, Tommaso Longo, Hakik Xhani - BALERINË

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI - 7 -

EbbaneSis paraqet muzikën e periudhës baroke napoletane.

Dy zëra të cilat ndërthuren mes tyre në një harmoni të plotë.

Viviana Cangiano aktore dhe Serena Pisa këngëtare, janë dy artiste napoletane, të cilat nisin të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke interpretuar një repertor klasik napoletan dhe gjithashtu më të mrekulleshmet villanelle të periudhës së viteve 1500 -1600. Në vitin 2017 fillojnë publikimet e para me këngët napoletane të periudhave të ndryshme të cilat sollën dhe një interes të veçantë tek publiku, aq san ë një kohë të shkurtër falë njohjes që fituan filloj edhe bashkepunimi me shumë artistë të tjerë që vlerësuan performancën e tyre.

Mund të përmendim artistë të njohur si: Isa Danieli, Lina Sastri, Tereza de Sio, Florenza Calogero etj. Në vitin 2019 publikojnë “Bohemian Rhapsody” përkthyer në gjuhën napoletane, video, e cila brenda 24 orësh u ndoq nga mbi dy milion shikues, duke u pasqyruar gjerësisht dhe nga shtypi vendas. Muzika e tyre ka bërë të performojnë në shtete dhe kontinente të ndryshme si: Rusi, Francë, Arabia Saudite etj. Dyshja EbbaneSis është vlerësuar nga kritika për harmonin vokale, elegancën e jashtëzakonshme dhe aftësitë

EBBANESISViviana Cangiano VOKAL

Serena PisaVOKAL DHE KITARË

Cred

iti fo

to: N

atale

Verd

icchio

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 8 -

Jonatas Luis Monteiro lindi në Marau të Brazilit, në moshën 16-vjeçare pati shkëndinë e parë me muzikën klasike.Në moshën 23-vjeçare nisi të studiojë teknikë vokale si kontrotenor, pranë fondacionit kulturor Curitiba në Brazil me Eli Siliprandi. Gjithashtu Monteiro ka ndjekur studime për muzikë koloniale dhe folkloristike braziliane. Ai ka marrë pjesë në disa Master Class për muzikën klasike dhe baroke në Brazil dhe ka bashkëpunuar njëkohësisht me grupe të ndryshme muzikore si: Madrigale in Scena, Tessitura Plena Singers dhe Il corale della Pontificia Università Cattolica de Parana në Brazil.

Jonatas Luis Monteiro është diplomuar në kanto rilindase dhe baroke, pranë“Istituto di Musica Antica della Civica Scuola di Musica Claudio Abbado” në Milano të Italisë. Karriera e Jonatas Luis Monteiro është e plotësuar me shumë pjesëmarrje nëpër koncerte dhe opera të ndryshme në disa vende të botës si: L’enfant Prodigue tëDebussy, Trial by Jury tëSullivan, Cendrillon (Hirushja) të Massenet, King Arthur të Purcell, Didon të Desmarest dhe L’incoronazione di Poppea të Monteverdi nëTeatro Municipale di Asuncion në Paraguai, “O Natal do Menino Maluquinho com a nossa gente” në Teatro dell’Universidade Positivo në Curitiba, Le sette ultime parole del nostro redentore in croce të Haynd, Oratorio di natale Op. 12 të Camille Saint-Saeëns, La missa in angustiis të Haynd, Il messias të Handel, Cantata 106 të Bach, Villancicos del Cancionero të Uppsala, VIII libro di Madrigale të Monteverdi, Il transito di San Francesco të Pier Battista da Falconara, La messa de San Sebastiano të Villa Lobos në Curtiba në Brazil, Natal enfim Natal në Teatro Municipale të Curitiba në Brazil, Gloria di Rutter all IMEP të Namur, Musica – Cibo per l’anima në Museo Archeologico të Milanos, Magnificat të Bach dhe Gloria të Vivaldi në Bazilikën S. Maria Gloriosa dei Frari në Venecia, Brera Music në Pinanoteca di Brera në Milano, Dolce lo mio drudo në ‘Ca Rezzonico – Museo del 700 në Venecia dhe gjithashtu në Castello Sforzesco të Milanos, La Missa “L‘homme Armé” të Guillaume Du Fay në mjediset e Chiesa di San Teonisto në Trevizo.

Në vitin 2019 pritet të dalë në shitje CD e tij me një repertory të pasur nga shtëpia diskografike Brilliant Classics në bashkëpunim me Ensemble “Dionea” dhe “Nova Alta”.

FESTA BAROKEJonatas Luis MonteiroVOKAL DHE HARPË

Jung Min KimVOKAL DHE LJUTË

Jusuf BESHIRIKLAVIÇEMBAL

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI - 9 -

Jung Min Kim lindi në vitin 1989 në Seul të Koresë së Jugut, fëmijërinë e saj e kalon në kryeqytetin japonez Tokjo dhe në vijim studion për kanto në“Seoul Arts High School” me Hae Suk Hwang dhe kanto lirike në“Ewha Womans University”. Në tetor të vitit 2008 Kim shvendoset në Gjermani për të studiuar muzikë antike me Maria Cristina Kiehr dhe Gundula Anders në“Trossingen Musik Hochschule”, duke u diplomuar në ciklin 3-vjeçar në“Early Music Singing”. Njëkohësisht zbulon liutin mesjetar, ku dhe studion më pas këtë zhanër muzikor me Claudia Caffagni dhe Kees Boeke. Përtej këtyre përvojave Kim frekuenton Master Class me Agnieszka Budzinska, Marc Leëon, Dominique Vellard dhe Benjamin Bagby. Në 2017 mbron titullin Master në Muzikë Mesjetare në“Civica Scuola di Musica - Claudio Abbado”, në Milano.

Aktulisht Jung Min Kim studion Liut Rilindas në Konservatorin “Franco Vittadini” të Pavijës në Itali dhe paralelisht studion basso të vazhdueshëm dhe kanto me Evangelina Mascardi, Jill Feldman e Antonella Gianese, duke zgjeruar repertoin e saj nga muzika mesjetare në atë të muzikës baroke. Ka studiuar vielë dhe njëkohësisht frekuenton Akademinë e Drejtimit të Muzikës Korale “Piergiorgio Righele” në Padova të Italisë.

Kim është pjesë e Ensemble Resveilliès Vous dhe ka marrë pjesë në festival të ndryshme si:“Festival Frescobaldi” – Romë, “Ravenna Festival”, “Festival Grandezza & Meraviglie”– Modena‚ “Festival Internazionale di Musica Antica Wunderkammer 2015” – Trieste, “Trigonale der Alten Musik” – Klagenfurt etj. Gjithashtu në 2018 ka kënduar në Katedralen e Myeongdong – Seul, ka referuar në disa konferenca në “Korea National University Arts” dhe “Dankook Unoversity”, “Lady Mass” me kod IS-NYpm MS 978 pranë“45th Medieval-Renaissance Music Conference” – Maynooth, Irlandë. Në 2019 ka mbajtur një concert në“Ensemble Recontre la Corée et le Maroc’’ – Rabat, Marok. Kim ka regjistruar disa CD si: CD ’Du Fay, Missa Se la face ay pale e chansons’ dir, CD ’O Rosa Bella, Missa & Chansons’ për Brillant Classics. Kim është gjithashtu themeluese e Ensemble di Musica Medievale Dionea.

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 10 -

Fabrizio Lepri, u lind në qytezën e vogël të Angiarit në Itali, pas përfundimit të studimeve për viola da gamba dhe praktikë loje në instrumentet e vjetër në Konservatorin Mbretëror të Brukselit, ai vazhdon të perfeksionohet me W. Kuijken, G.Leonhardt, P. Herreëeghe, B. Kuijken, A. Bylsma, J. Van Immerseel, A. Staier dhe P. Van Nevel. Pas përfundimit të studimeve akademike master, ai u diplomua me Diplomë Nderi. Ka realizuar një sërë koncertesh në vende të ndryshme të botës si : Gjermani, Francë, Zvicër, Belgjikë, Hollandë, Rusi, etj… Gjithashtu ka luajtur në salla të njohura si International Centre of Culture Bruksel, Neus Theater të Mynihut, Sheremetev Palace të Shën Petersburgut, Palace Roerich të Moskës, Accademia “Bartolomeo Cristofori” të Firences. Gjithashtu pjesmarrës edhe në shumë festivale të njohura, duke bashkëpunuar me solistë dhe me ansamble të njohura si E. Van Nevel, R.Van Lake, M. Ferrari, A. Damiani, S. Ricter, C. Flammenca. Ka rregjisttruar për RAI, Radio 3, RTBF 2, Klasik dhe gjithashtu disa CD si solist për Discovery Label dhe në muzikë dhome për GAMUT. Aktualisht ai jep kontributin e tij në Konservatorin e Muzikës në Peruxhia të Italisë dhe në Master Class ndërkombëtare në Chiusi della Verna po në Itali.

Stefano Lorenzetti, u lind në qytetin e Firences në Italisë. Studimet e tij i kreu për organo dhe harpë me K. Gilbert dhe më pas studimet e tij universitare i pasuroi, duke u diplomuar për Historinë e Qytetërimeve në Universitetin Evropian të Firences. Bashkëveprimi i muzikës dhe muzikologjisë e ndihmuan atë të gjejë praktika të reja, të ruajtura në kompozimet e Rilindjes Italiane, duke u vlerësuara nga kritika. Gjithashtu krijimtaria e tij përfshin edhe një numër të konsiderueshëm artikujsh të shkruar mbi historinë e Umbra Lucis, muzikën liturgjike italiane dhe për lidhjet e saj me artet e tjera. Ka realizuar disa koncerte në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo çfarë ze një peshë të veçantë janë koncertet e luajtura në Akademinë Chigiana në Siena të Italisë. Rregjistrimi i fundit i tij për organo ka të bëjë me “Reflektim në Muzikën e Vjetër”, realizuar nga Giovanni Gabrieli. Aktualisht Stefano Lorenzetti është profesor i Historisë së Muzikës në Konservatorin në Vicencës dhe profesor i Harpës në Chiusi della Verna. Gjithashtu Stefano Lorenzetti është pjesë e Akademisë Italiane për Studime të Avancuara në Amerikë, në Universitetin e Kolumbias në New York.

UMBRA LUCIS ENSEMBLENaoka OhbayashiSOPRANO

Fabrizio Lepri VIOLA DA GAMBA

Stefano Lorenzetti KLAVIÇEMBALIST

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI - 11 -

Naoka Ohbayashi, u lind në Hiroshima të Japonisë. Studimet e saj i kryen për kanto në Akademinë e Muzikës në Musashino të Tokios. Ajo shpeshherë ka qenë soliste në role të njohura të operave të vëna në skenën e së njejtës akademi. Në 2016 Naoka merr pjesë në kurse perfeksionimi me G. Bertagnolli në Kusatsu. Prej këtu vendos të ndjekë pasionin e saj për kutivimin e muzikës baroke. Pas kësaj përvoje fillestare në Japoni, Naoka vendoset në Itali për të frekuentuar Ciklin e Dytë të Studimeve për Kanto Baroke, pranë Konservatorit të Vicencas nën drejtimin e G. Bertagnolli. Në 2017 ajo fiton çmimin e rezervuar për studentët e Konservatorit pjesmarrës në Konkursin e Muzikës Antike “Fatima Terzo”. Në 2017 realizon koncertin e saj si soliste në Akademinë Bizantine, në Stinë Koncertore “Libera la Musica”.

Programi:

MARIN MARAIS(PARIGI 1656 – IVI 1728)Follie di Spagna (dal II libro)

GIOVANNI BONONCINI(Modena 1670 – Vienna 1747)Amante ozioso (da Il fiore delle eroine)E pur le mie rovine (da Il ritorno di Giulio Cesare)

ANTONIO CALDARA(Venezia 1670 – Vienna 1736)Cantata V a soprano solo (Ms. Sächsische Landesbibliothek, Dresden (D-Dl): Mus.2170-I-1.)

GEORG FRIEDRICH HÄNDEL (Halle 1685 – Londra 1759)Passacaglia (dalla Suite in sol min. HWV 432)

JOHANN SEBASTIAN BACH(Eisenach 1685 – Lipsia 1750)Seufzer, Tränen (dalla Cantata BWV 21)

GEORG FRIEDRICH HÄNDEL(Halle 1685 – Londra 1759)Venga il tempo (da Il trionfo del tempo e del disinganno HWV 46a)Mi palpita il cor HVW 132c

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 12 -

KLODIANA BABO VIOLINË BAROKE

(Albanian Baroque Ensemble)

Klodiana Babo filloi studimet e violinës në moshën 6 vjeçare, në shkollën Art. J. Misja nëTiranë. Koncertet dhe aktivizimet fillojnë që e vogël me konkurse për fëmijë, koncerte për grupe harqesh dhe regjistrime në radio-televizionin Shqiptar. Diplomohet me vlerësim maksimal në violinë në moshën 18 vjeçare. Frekuentoi vitet e para të Akademisë së Arteve nëTiranë dhe më pas u zhvendos për të vazhduar studimet në Konservatorin G. Rosssini në Pesaro. Diplomohet me nderimet më të larta e “Lode”. Eshtë specializuar në studime filologjike dhe doktoraturë në “violino barocco” në Konservatorin B. Maderna në Cesena, me M° Luca Giardini, ku u diplomua me notë maksimale cum “Lode” e “Menzione speciale”. Ka ndjekur masterklase dhe kurse të mbajtur nga muzikantë të njohur si; Alessandro Ciccolini, Enrico Onofri, Susanne Scholz, Doron Sherwin, etj.. Ka bashkëpunuar me ansamble të shumta si; Ensemble barok“La Calandria”, “Adriatic Baroque Orchestra”,“IVirtuosi Italiani”,“L’Orchestra Barocca di Bologna”, “Auser Musici”, Ensemble “La Sprezzatura” etj. Ka luajtur nën drejtimin e mjeshtrave të njohur si; Marco Mencoboni, Paolo Faldi, Michele Vannelli, Corrado Rovaris, Alessandro Ciccolini, Sergio Balestracci etj . Ka marrë pjesë në festivale prestigjioze dhe skena të tilla si; Chiesa della Pietà, Scola San Rocco dhe teatro La Fenice (në Venecia), festival Galuppi, Camerino Festival, ne Bazilikën e San Petronio në Bolonjë, festival Pergolesi, festival Cantar Lontano, festival “Opera Barga”, në teatro të ndryshme italiane etj. E apasionuar me didaktikën e instrumentit i ka kushtuar vite studimit të mësimdhënjes së violinës. Ka regjistruar për shtëpi diskografike prestigjoze; Glossa, Tactus, Clavis, apo E Lucean le Stelle.

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI - 13 -VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI

JUSUF BESHIRI KLAVIÇEMBALIST

(Albanian Baroque Ensemble)

Jusuf Beshiri nis fillimet e studimeve ne piano në moshën 6 vjeç dhe në 1989 diplomohet në Istitutin e lartë të arteve (sot UART) me vleresimin maksimal të pikeve. Në 1991 trasferohet në Milano duke filluar studimet në specialitetin “ Organo dhe kompozicion organistik” pranë Konservatorit Giuseppe Verdi – Milano. I përfundon studimet me vlerësimin maksimal ne vitin 1998. Pas përfundimit te ketyre studimeve frekuenton kurse perfeksionimi per repertorin organistik pranë prof. Michael Radulescu ne Liechtenstein, me Luigi Tagliavini dhe Jose Uriol pranë Akademisë së muzikës organistike në Pistoia. Ndërkohë bëhet pjesëmarres në shumë aktivitete artistike në mjaft qytete italiane si dhe jashtë saj, si Zvicër, Francë, Belgjikë, Slloveni, Shqipëri etj. Ndërkohë fillon studimet pranë “ Accademia Internazionale della Musica” seksioni i muzikës antike -Milano për klavicembal në klasën e Laura Alvini, per ti përfunduar në Konservatorin e Milanos ne 2001 në specialitetin e instrumentave të vjetër si klavikordo, clavicembalo dhe fortepiano.Vlerësimi maksimal në diplomë dhe në këto instrumente bëri qe aktiviteti i tij artistik në itali të jetë tepër aktiv dhe i vleresuar nga kritika e kohes. Ndërkohë fiton dhe konukrsin internacional të klavicembalit G:CAMBI në qytetin e Pesaros (Itali). Nga 2000-2011 bën pjesë në “UNITED EUROPE CHAMBER ORCHESTRA” si klavicembalist, organist dhe fortepianist duke zhvilluar një aktivitet të madh koncertal në repertorin barok dhe muzikes “sacra”. Aktivitetit artistik i është bashkangjitur dhe ai didaktik. Ky i fundit fillon menjehere pas studimeve në Milano duke dhënë mësim si docent në “Accademia Internazionale della Musica” nga 2003-2010. Eksperiencen e tij shume vjeçare në fushën e muzikës antike dhe baroke si dhe didaktike e sjell per herë të parë në Shqipëri me ftesë nga UART dhe mbeshtetje nga programi Brain Gain (UNDP) duke hapur për herë të parë katedrën e instrumentit të klavicembalit dhe muzikës baroke në vendin tonë. Aktualisht zhvillon aktivitetet koncertale dhe didaktike mes Italisë dhe vendit të lindjes. Pasioni për të shtrirë kulturën baroke në Shqipëri si dhe dëshira për të promovuara trashëgiminë kuluturore vendase e bëjnë që të ideoi dhe themeloi festivalin ndërkombëtar Vox Baroque, unik në llojin e tij, ku tingujt barok mund të vlerësohen brenda hapësirave të kishave, amifteatrove a rrënojave arkeologjike.

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 14 -

DAORSA DERVISHIFLAUT TRAVERSIER BAROK

(Albanian Baroque Ensemble)

Fillon studimet e flautit në Shkollën e Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës dhe, nën udhëheqjen e mësueses Athinula Çaprazi, diplomohet me notë maksimale.Në vitin 2000 vijon studimet pranë Konservatorit “G.Verdi”, Milano, Itali. Pasi diplomohet per flaut modern, ndjek dhe përfundon me rezultate të larta edhe dy vjeçarin për Diplomën e Nivelit të Dytë Akademik ,me M° G. Gallotta dhe M° G. Cambursano. Paralelisht, në të njëjtin Konservator, fillon studimet e flautit traversier barok me M° G. B. Columbro dhe në shkurt të 2010 diplomohet me 10 Cum Laude. Pas studimeve, ndjek kurse perfeksionimi dhe master classes me profesorët e mirënjohur si: J.C. Gerard, D. Formisano, B. Grossi, C. Santambrogio, B. Kuijken e M. Gatti.Kryen aktivitetin e saj koncertor si soliste ashtu edhe me grupe dhome të ndryshëm duke përdorur instrumentet e periudhës baroke, klasike dhe moderne. Me grupin Italian “Classical Consort” regjistron për etiketën zvicerane Gallo pjesë të muzikës së dhomës nga Gioachino Rossini me instrumente të periudhës, ku njëra nga pjesët është regjistrimi i parë botëror. Në 2007 merr pjesë në aktivitetin “Compositori a Confronto” pranë Institutit Peri të Rexhio Emilias ku luan tre pjesë bashkëkohore të përfshira në përmbledhjen diskografike me të njëjtin emër. Në prill të 2012 luan në CD- në e etiketës Sheva Collection kushtuar kompozitorit kremonez Oreste Riva, në pjesën Epinicion, regjistrim i parë botëror. Në 2010 bashkëpunon me Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë si Visiting Professor nga projekti Brain and Gain për degën Repertori Barok i Flautit.Aktualisht, bashkëpunon si flautiste baroke në koncertet dhe aktivitetet e Konservatorit “G. Nicolini” të Piaçencës. Është bashkëthemeluese e grupit Albanian Baroque Ensemble, grupi i parë muzikor barok shqipëtar. Ky grup u themelua në verë të 2014 me rastin e festivalit të parë të muzikës baroke në Shqipëri, Vox Baroque.

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI - 15 -VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI

ALESSIA TRAVAGLINIVIOLË

AlessiaTravaglini, diplomuar në Viola da Gamba, nëKonservatorin e Milanos, nën udhëheqjen e Nanneke Schaap. Falë programit “Erasmus”, kastudiuar në Konservatorin Mbretëror në Hagë dhe në Konservatorin Kombëtar Superior të Lion. Kan djekur master klas, kurseverore dhe leksione nga Wieland Kuijken, Roberto Gini, Rodney Prada, Juan Manuel Quintana, Mieneke van Der Velden, Philippe Pierlot, Paolo Pandolfo, Sara Cunningham, Marianne Muller dhe Hille Perl. Ka luajtur në disa koncerte me Ansamblin “La Silva”. Ka regjistruar sonetet e Locatelli me Ansamblin “Locatelli”.Ka marrë pjesë në konkursin e muzikës së dhomës “Maurizio Pratola” me Ansamblin “Leaena”. Ka luajtur në festivalin e Utrehtit me grupin e hershëm muzikor “Hieronymus”. Momentalisht po punon mbi disa projekte, duke përzier muzikën e hershme me atë tradicionale-popullore dhe bashkëkohore.

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 18 -

Staff

Dejtues i FestivalitJUSUF BESHIRI

Drejtor i Qendrës Vox Baroque DENIZ BESHIRI

Drejtor ArtistikJUSUF BESHIRI

Kurator i FestivalitOLTSEN GRIPSHI

KoordinatorENKELEJDA SEFA

Dizajn GrafikFLORIAN BREGU

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI

Staff

VOX BAROQUE 2019 - PROGRAMI- 20 -

THEMELUES I FESTIVALIT:

JUSUF BESHIRI

Edicioni i VIi Festivalit të Muzikëssë Vjetër Baroke

06 - 15 Korrik 2019

PROGRAMI