edi rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti shqiptar i medias mbi një...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Ditmir Bushati nxjerr mashtrues presidentin Ilir Meta: E kemi informuar me detaje për negociata me Greqinë për kufirin detar Tirazhi 10000 kopje E Martë 19 Qershor 2018 Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi, paralajmëron ministrat, deputetët dhe drejtorët, valë shkarkimesh në fund të muajit Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë fiskale në mes të 2018, duke bërë ndryshime në tre ligje që kanë të bëjnë me taksat. Ndryshimet vijnë në mbështetje të agroturizmit, sektorit... Bashkia Has ka dekoruar dje atentatorin e Azem Hajdarit, ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun me titullin “Qytetar Nderi”. Ish-deputeti socialit Gafur Mazreku plagosi me... FADIL KRAJA: Enver Hoxha më bëri dramaturg, çfarë ndodhi me karrierën time pas dramës “Fisheku në pajë” Bashkia Has dekoron atentatorin e Azem Hajdarit, PD dhe Meta e cilësojnë provokim, Rama thirrje prefektit të bllokojë vendimin Faqe 19 Faqe 8 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 KLSH dhe teknologjia e informacionit në shërbim të taksave vendore Nga Kozma KONDAKÇIU Nga Riza HOXHA Nga Valentin MACAJ Teatri dhe aktorët, gardianët dhe carahoshët e politikës! Ç m i m i 2 0 l e k ë Sistemi i drejtësisë është zhytur në kaos pasi institucionet kryesore të tij, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Dre- jtësi janë prekur nga ngërçi. Këtyre organeve u mungojnë anëtarët, e si rrjedhojë... Qeveria ka planifikuar që brenda këtij viti Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja e Hetimit të jenë gati. Një gjë e tillë është bërë e ditur në Planin Kombëtar të Integrimit për vitin 2018-2020, ku jepen objektivat... Sokol Hazizaj: Kuvendi të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin në drejtësi, vetingu duhet të ecë me ritme më të shpejta Strategjia e qeverisë, brenda vitit ngrihet SPAK dhe nisin hetimet për politikanët, ja rruga që do ndiqet për sekuestrimin e pasurive Faqe 6 Faqe 5 Faqe 4 Paketa fiskale nesër në qeveri, ja taksat që ndryshojnë në bujqësi, energji dhe turizëm Faqe 12,13 Dokumentet e CIA, ja kush ishin spiunët e Sigurimit në jug të Shqipërisë, jetesa më 1951 ishte e mjerueshme, regjimi frikë për arratisje jashtë vendit Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë fiskale në mes të 2018, duke bërë ndryshime në tre ligje që kanë të bëjnë me taksat... Faqe 3 Taksimi i shumëfishtë në autostradë dhe pakënaqësia e shqiptarëve Reforma në drejtësi në zgrip, demokratët paralajmërojnë bllokim të KLGJ dhe KLP, në rrezik ndryshimi i ligjit të rrëzuar në Kushtetuese Turi i llogaridhënies, degët e PS dhe deputetët raporte për punën e ministrave, të gjithë në sitë për realizimin e reformave Partia Demokratike ka dhënë ditën e djeshme sinjale se mund të bllokojë funksion- imin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje u mblodh Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku në rend dite ishte diskutimi i raportit të i Ministrisë ë Drejtësisë, lidhur me ndjekjen e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet e bëra gjatë vitit 2017... Faqe 7 Faqe 2 Faqe 10

Upload: others

Post on 07-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Ditmir Bushati nxjerr mashtrues presidentin Ilir Meta: E kemi informuar me detaje për negociata me Greqinë për kufirin detarTirazhi 10000 kopje E Martë 19 Qershor 2018

Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi, paralajmëron ministrat, deputetët dhe drejtorët,

valë shkarkimesh në fund të muajit

Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë fiskale në mes të 2018, duke bërë ndryshime në tre ligje që kanë të bëjnë me taksat. Ndryshimet vijnë në mbështetje të agroturizmit, sektorit...

Bashkia Has ka dekoruar dje atentatorin e Azem Hajdarit, ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun me titullin “Qytetar Nderi”. Ish-deputeti socialit Gafur Mazreku plagosi me...

FADIL KRAJA:Enver Hoxha më bëri

dramaturg, çfarë ndodhi me karrierën time pas

dramës “Fisheku në pajë”

Bashkia Has dekoron atentatorin e Azem Hajdarit,

PD dhe Meta e cilësojnë provokim, Rama thirrje

prefektit të bllokojë vendimin

Faqe 19

Faqe 8

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

KLSH dhe teknologjia e informacionit në shërbim

të taksave vendore

Nga Kozma KONDAKÇIU

Nga Riza HOXHA

Nga Valentin MACAJ

Teatri dhe aktorët, gardianët dhe

carahoshët e politikës!

Çmimi 20 lekë

Sistemi i drejtësisë është zhytur në kaos pasi institucionet kryesore të tij, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi janë prekur nga ngërçi. Këtyre organeve u mungojnë anëtarët, e si rrjedhojë...

Qeveria ka planifikuar që brenda këtij viti Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja e Hetimit të jenë gati. Një gjë e tillë është bërë e ditur në Planin Kombëtar të Integrimit për vitin 2018-2020, ku jepen objektivat...

Sokol Hazizaj: Kuvendi të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin në drejtësi, vetingu duhet të ecë me ritme më të shpejta

Strategjia e qeverisë, brenda vitit ngrihet SPAK dhe nisin

hetimet për politikanët, ja rruga që do ndiqet për sekuestrimin e pasurive

Faqe 6

Faqe 5

Faqe 4

Paketa fiskale nesër në qeveri, ja taksat që ndryshojnë në bujqësi,

energji dhe turizëm

Faqe 12,13

Dokumentet e CIA, ja kush ishin spiunët e Sigurimit në jug të Shqipërisë, jetesa më 1951 ishte e mjerueshme, regjimi

frikë për arratisje jashtë vendit Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë

fiskale në mes të 2018, duke bërë ndryshime në tre ligje që kanë të bëjnë me taksat...

Faqe 3

Taksimi i shumëfishtë në autostradë dhe

pakënaqësia e shqiptarëve

Reforma në drejtësi në zgrip, demokratët paralajmërojnë bllokim të KLGJ dhe KLP, në

rrezik ndryshimi i ligjit të rrëzuar në Kushtetuese

Turi i llogaridhënies, degët e PS dhe deputetët raporte për punën e ministrave, të gjithë në sitë për realizimin e reformave

Partia Demokratike ka dhënë ditën e djeshme sinjale se mund të bllokojë funksion-imin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit

të Lartë të Prokurorisë. Dje u mblodh Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku në rend dite ishte diskutimi

i raportit të i Ministrisë ë Drejtësisë, lidhur me ndjekjen e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet e bëra gjatë vitit 2017... Faqe 7

Faqe 2

Faqe 10

Page 2: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

2 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

2,3,6,7,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mazhoranca dhe opozita përplasen në komisione, debate për integrimin e të rinjve dhe aksionin e PD-LSI

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur dje në komisionet parlamentare. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore me Ministrinë e Ar-simit, Rinisë dhe Sportit, në lidhje me çështjet e rinisë dhe me Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë. Të ftuar në mbledhjen e Komisionit ishin zëvendësministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Shpati Kolgega, organizata të ndryshme të sho-qërisë civile si “Ardhmëria”, “Youth ACT”, “EES-TEC” etj. Kryetari i këtij komisioni Petrit Vasili tha se: “Në atë që do të jetë materiali përmbledhës me gjetjet që u realizuan nga kjo dëgjesë dhe që do të realizohen në vijimësi të kësaj dëgjese, do të jenë

pjesë e një materiali integral të cilin komisioni do ja çojë pa asnjë diskutim ministrisë përkatëse. Ndërsa për problematikat siç është nisma për një nënkomision për të rinjtë, sigurisht për këtë gjë do t’i bëhet një propozim kryesisht parlamentit për tu dakordësuar për këtë çështje, e cila besoj kam një bindje do ketë një zhvillim pozitiv”. Më tej, seanca dëgjimore vazhdoi me shpalosjen e problematikave të përfaqësuesve të organizatave rinore, të cilët bënë një paraqitje në lidhje me çështjet e rinisë dhe Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë. Ndërsa Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore për dhënien e informacioneve nga

AKEP dhe KCESK, në lidhje me mbylljen e menjëhershme të aksesit të faqes satirike online ëëë.kryeminstri.com. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi u shpreh se mbyllja e portalit www.kryeministri.com përbën shqetësim dhe cenim të rëndë të lirisë së shprehjes. Duke sjellë në vëmendje se edhe pak ditë na ngelen nga vendimi për hapjen e negociatave, deputetja Vokshi u shpreh se respektimi i lirisë së shpre-hjes dhe mediave janë kushte thelbësore për hapjen e negociatave me BE. Në emër të depu-tetëve të Partisë Demokratike, Vokshi bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë të merrnin masa për garantimin e medias e shtypit të lirë dhe të hiqnin

dorë nga çdo përpjekje për censurë. Nga ana e saj, nënkryetarja e komisionit znj. Milva Konomi theksoi se qeveria po bënë gjithë përpjekjen e saj për të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave. “Është një raport i bërë nga Insti-tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një rregullore, ku janë 27 indikatorë që masin situatën e mediave në Shqipëri dhe nga këto 7 indikatorë janë të përputhshëm, ndërsa të tjera kanë probleme. Kështu që unë nuk besoj se Shqipëria me këtë situatë të ketë një media, e cila nuk funksionon me liri, por besoj se media shqiptare është në progres”, tha ajo.

Turi i llogaridhënies, degët e PS dhe deputetët raporte për punën e ministrave, të gjithë në sitë për realizimin e reformave

Kryeministri do marrë mendimin e socialistëve për punën e qeverisë

Kliti TOPALLI

Zbulohet strategjia që do të ndjekë kryeministri Edi Rama, lidhur me bilancin që do të bëhet në fund të turit

të llogaridhënies. Më 30 qershor do marrin fund takimet dhe më pas do të ketë një konkluzion mbi punën e dre-jtorëve, ministrave apo dhe nxjerrjen e sektorëve më problematikë. Por gazeta ka mësuar se këtë herë kryeministri ka vendosur të nxjerrë 3 raporte. Një deputet pranë PS i tha gazetës se Rama ka kërkuar që degët e PS të dalin me një raport të tyrin për turin e llogaridhënies, ku do përmblidhen të dhënat e takimeve dhe ankesave të qytetarëve për punën e qeverisë dhe ministrave. Një raport i tillë do të hartohet dhe nga vetë deputetet. Ata aty do japin informacione mbi të gjitha takimet që kanë bërë dhe gjithashtu do shprehen mbi shqetësimet e banorëve. Ndërsa raporti i tretë do hartohet nga kryeministri Edi Rama, i cili do jetë përmbledhës dhe aty do jetë bilanci i punës së ministrave, drejtorëve por dhe takimeve të deputeteve në zonat e tyre elektorale. Që në fillim të muajit maj shefi i qeverisë vendosi që të ndërmerret një tur takimesh dy mujor në të gjithë vendin, përfshirë fshatra e qytete. Qëllimi i këtij turi ka qenë njohja nga afër e shqetësimit të shqiptarëve, teksa në shumë raste ka pasur dhe ballafaqime të drejtpër-drejta me kryeministrin. Paralel-isht me takimet u hap dhe portali “shqipëriaqëduam”, ku çdokush mund të shprehë ankesat dhe të denoncojë punën e ministrave dhe drejtorëve. Ky tur takimi do të shërbejë dhe si një busull orientimi për kryeministrin, i cili pritet që në korrik ose në shtator të ndërmarrë një sërë ndryshimesh në qeveri. Në Asamblenë e PS që u mbajt pak muaj më parë, kryeministri tha hapur se do ketë largime ministrash në shtator. Por interesant është fakti se tashmë ndryshimet në qeveri do jenë në dorë të deputetëve dhe të bazës. Të dielën gazeta e deklaroi se ka shumë deputetë që janë të pakën-aqur me ministrat dhe kanë kërkuar dhe largime. Tashmë ata do kenë

mundësinë që përmes raporteve që do hartojnë të vendosin dhe emrat që mund të largohen.

Ndryshimet në qeveriNdryshimet në qeveri pritet të

shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE do vendosë nëse do ketë hapje negociatash dhe në varësi të vendimit varet dhe e ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapje negociatash me kusht dhe kjo do sjellë ndryshime në kabinet me qëllim

përmbushjen e kushteve. Faza e dytë do jetë ajo e shtatorit, e cila do sjellë rifreskim total në kabinetin qeveritar. Burime të gazetës thanë se ta parat që rrezikojnë të largohen janë ministrit që janë emëruar që prej vitit 2013. Në shtatorin e 2017, pritej që kryeministri të bënte një rifreskim të kabinetit, por shumica ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme. Kryeministri ka mbetur i pakënaqur nga shumë prej tyre dhe si duket mund të largohen. Në vendimin që ai do marrë do kenë

rëndësi dhe dy faktorë: turi i lloga-ridhënies dhe platforma “shqipëri-aqëduam”. Mësohet se kryeministri do shohë se ndaj kujt ka më shumë ankesa dhe si ka qenë performanca në zgjidhjen e ankesave. Po ashtu do mer-ren për bazë dhe ankesat e qytetarëve gjatë takimeve që janë bërë në fshatra e qytete, ku nuk kanë munguar sulmet dhe ndaj ministrave konkretë. Pasi të analizohen të gjithë këta komponentë, kryeministri do përcaktojë dhe emrat që do të largohen nga qeveria.

Krerët e komuniteteve fetare apel për negociatat

Në një letër të përbashkët drejtuar Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri kërkuan mbështetjen për çeljen e negociatave të vendit tonë me BE. “Në këtë moment të një rëndësie të madhe, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që kemi shprehur kohët e fundit në deklaratën tonë të përbash-kët të datës 21 prill 2018: ne shqiptarët jemi pjesë e Europës. Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Europës. Është një histori që ka rrënjë mijëravjeçare. Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin. Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Europian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore. Ne i jemi mirënjohës Zotit për faktin se historia e popullit shqiptar ka treguar një jetëgjatësi të qëndrueshme të vlerës së respektit për dallimin fetar”, thuhet në letër.

Spiropali thirrje BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Deputetja socialiste, Elisa Spi-ropali ka bërë dje thirrje për hapje të negociatave. Deklarata e saj u bë gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Kryesive të Komisioneve Parlamenta-rëve të Integrimit të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate (COSAC), i mbajtur në Sofje. "Falënderoj Pres-idencën Bullgare për kurajon dhe lidershipin e treguar në mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Projekti Eu-ropian është i paplotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin. Vendet e BE kanë afirmuar vazhdimisht perspektivën europiane për rajonin. Është koha të mbani fjalën dhe ta hedhim këtë hap strategjik përpara. Duhet të përdorim fuqinë magnetike të BE si mjet për transformim ekonomik, politik, sho-qëror dhe kulturor të vendeve tona. Për ne projekti europian nuk është vetëm politika më e mirë e sigurisë në rajon”, tha ajo.

Janë rreth 10 mijë adresime të qytetarëve në Plat-formën e Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” dhe 150 punonjës të administratës që kanë marrë ndësh-kimet e merituara, nga ndjekja penale deri tek parala-jmërimi për largim nga puna, pas vonesave në trajtimin e problemeve të qytetarëve. Shifrat u bë e ditur pak ditë më parë nga kryeministri në një takim me koordinatorët

e platformës. “Platforma e Bashkëqeverisjes ‘shqiperi-aqeduam.al’ është një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individ-uale e të problemeve të komunitetit, për të luftuar së bashku vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të ryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët”, tha ai.

MIJË ANKESA NGA QYTETARËT10

1. Një raport do paraqitet nga degët e PS, ku do japin detaje mbi ankesat e qytetarëve.

2. Një raport do paraqitet nga deputetët, të cilët do pasqy-rojnë takimet që kanë bërë dhe do japin të dhëna mbi ankesat e

qytetarëve për punën e qeverisë në takimet qa ta kanë pasur. 3. Një raport do hartohet nga kryeministri, i cili do

përmbledhë të gjitha gjetjet, përfshirë dhe bilancin e portalit “shqipëriaqëduam”.

RAPORTET E TURIT TË BASHKËQEVERISJES3

Më 30 qershor do marrin fund takimet dhe më pas do të ketë një konkluzion mbi punën e dre-jtorëve, ministrave apo dhe nxjerrjen e sektorëve më problematikë. Por gazeta ka mësuar se këtë herë kryemi-nistri ka vendosur të nxjerrë 3 raporte.

Page 3: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

2,3,6,7,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Programi “100 fshatrat”, kryeministri: Binjakëzim me vendet partnere, të bashkëpunojmë për një model suksesi

Kryeministri Edi Rama ka ftuar ditën e djeshme përfaqësitë diplomatike që operojnë në territorin shqiptar, për të binjakëzuar fsha-trat e vendeve të tyre me ato shqiptare, me qëllim zhvillimin e agroturizmit dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Gjatë një tryeze të përbashkët të organizuar dje në Pallatin e Brigadave me të gjithë diplomatët dhe për-faqësitë e huaja të atashuara në vendin tonë, shefi i qeverisë u bëri ftesë konkrete këtyre për-faqësive, për t’u bërë pjesë e Programit Kom-bëtar të Rilindjes Rurale “100 fshatrat”, si rrugë e re bashkëpunimi dhe si një model suksesi

të zhvillimit rural. Ndërsa e konsideroi pro-gramin e “100 fshatrave”, një platformë part-neriteti, Rama ndau arsyet dhe qëllimet e këtij projekti, të cilin e quajti me rëndësi të madhe për të ardhmen. “Synimi është që këto “100 fshatra” të funksionojnë në një platformë me shumë partneritete për të arritur potencialet e këtyre fshatrave dhe të gjenerojmë ndryshim, bazuar në mikromodelet. Pra, synimi është që të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti dhe për fshatrat e tjera të jetë potencial për të zhvil-luar agroturizmit dhe ekoturizmin. Jemi shumë të përqendruar në zhvillimin e agroturizmit,

si një instrument shumë efikas për të luftuar varfërinë. Në këtë qasje janë të nevojshme paratë, por elementët më të rëndësishme janë njohuritë dhe ndërveprimet”, deklaroi ai. Më tej, kryeministri Rama theksoi se vetëm bash-këpunimi mes tyre do të sjellë rezultat pozitiv. “Nuk ka të bëjë vetëm me investimet në këto fshatra, por edhe me investimet në përpjekje në shkëmbimin e kapitalit njerëzor. Nëse mund t’ia dalim mbanë që së bashku me ju të bëjmë binjakëzime me fshatrat e vendeve tuaja dhe të sigurohemi që fermerët të flasin me njerëzit tanë, kjo mund të jetë e rëndësishme. Duke

kaluar me organizatat rinore dhe organizatat e grave, duke zhvilluar qasje të përbashkëta për të mbështetur zejtarinë, traditën dhe jam e sigurt që do të jetë diçka fantastike”, u shpreh ai. Ndërsa patronazhimin e fshatrave shqiptare nga ana e vendeve të tjera, kryeministri Edi Rama e konsideroi një mesazh të fortë për njerëzit që jetojnë në zonat rurale. “Iniciativa për patronazhimin e fshatrave mund të jetë shumë e thjeshte për ju, pasi ju e keni bërë dhe po bëni me fshatrat tuaja. Ky do të ishte një mesazh mjaft i fortë për personat që jetojnë në zonat rurale”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi, paralajmëron ministrat, deputetët dhe drejtorët, valë shkarkimesh në fund të muajit

Kryeministri “kryqëzon” deputetët: Mjaft u morët me punësime me SMS, njerëzit kanë halle

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka mbetur i pakënaqur me punën e deri tanishme të deputetëve, ministrave

dhe administratës. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, shefi i qeverisë ka folur me tone të ashpra ndaj të pranishmëve, duke paralajmëruar shkarkime ministrash e drejtorësh. I pari i qeverisë theksoi para lig-jvënësve socialistë se ministrat dhe drejtorët, që sipas tij, do të rezultojnë më të denoncuarit nga qytetarët tek platforma e “Bashkëqeverisjes” do të largohen. Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj të pranishmëve, edhe sa i takon funk-sionimit të administratës shtetërore. Duke iu referuar turit të lloga-ridhënies publike, Rama ka theksuar se problemet që ngrihen nga njerëzit vijnë nga paaftësia e drejtorëve dhe punonjësve të administratës, duke paralajmëruar se do të shkarkohet çdo parazit nga zyrat e shtetit. “Kemi drejtorë institucionesh të paaftë dhe jo korrektë që nuk kanë performancë të lartë. Ka shumë ankesa nga qyte-tarët që nuk u zgjidhen hallet, por përcillen sa nga një zyrë në tjetrën. Çdo drejtor dhe nëpunës parazit do të shkarkohet nga administrata”, mësohet të ketë deklaruar Rama, i cili ka paralajmëruar se në fund të turit të llogaridhënies, që mbyllet në fund të qershorit, kushdo që nuk ka performancë në punë do largohet.

Zgjedhjet e ardhshmeNjë tjetër çështje tek e cila e

ka ndalur theksin kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme. Shefi i qever-isë është treguar mjaft i ashpër me deputetët e tij, të cilët i ka fajësuar se kanë harruar problemet e qytetarëve. Për këtë arsye, mësohet se Rama ka qënë i prerë me ligjvënësit socialistë, duke iu kërkuar që të punojnë fortë dhe të jenë sa më pranë halleve të qytetarëve, në mënyrë që të shkojnë të sigurtë për një fitore në zgjedhjet e ardhshme. Madje, i pari i qeverisë ka kërkuar nga të pranishmit dhe

çdo nivel i partisë që të punojnë, sikur zgjedhjet të jenë nesër dhe jo pas një viti. “Keni harruar problemet e qytetarëve. Mos harroni, kemi para zgjedhje të vështira dhe duhet të përgatitemi. Pavarësisht se kjo ulje e cilësisë sonë qeverisëse vjen edhe për shkak se opozita është e dobët, por ne nuk duhet të nënvlerësojmë zgjedhjet për këtë fakt. Ne duhet të hapim partinë dhe të bëhemi gati për zgjedhje. Duhet të punoni fort, sikur zgjedhjet të jenë nesër”, mësohet të jetë shprehur Rama.

PunësimetGazeta mësoi se kryeministri Edi

Rama ka qenë i ashpër me deputetët gjatë mbledhjes së grupit edhe përsa i përket punësimeve. Mësohet se

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e djeshme grupin parlamentar të Partisë Socialiste, teksa ka dhënë një sërë porosish dhe udhëzimesh për ligjvënësit social-istë. Ndër të tjera gazeta mësoi se shefi i qeverisë është ndalur dhe tek mbarëvajtja e platformës së bashkëqever-isjes, ku ka shprehur vlerësim për punën e qeverisë.

Ndërsa nuk ka nguruar që t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë tek platforma e “Bashkëqeverisjes”, çdo padrejtësi dhe burokraci që hasin në zyrat e shtetit. Madje, Rama ka kërkuar nga deputetët që të shpërndahuni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve, duke i nxitur këta të fundit që të denoncojnë çdo shqetësim tek platforma.

KRYEMINISTRI THIRRJE QYTETARËVE: DENONCONI ABUZIMET

I pari i qeverisë theksoi para ligjvënësve so-cialistë se ministrat dhe drejtorët, që sipas tij, do të rezultojnë më të denoncuarit nga qytetarët tek platforma e “Bashkëqeveris-jes” do të largohen. Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj të pranishmëve...shefi i qeverisë ka kërkuar nga ligjvënësit socialistë që atyre të mos bëjnë punësime me SMS dhe të zgjidhin hallet e qytetarëve në terren. Madje, ai ka kërkuar që çdo punësim, sipas tij, të bëhet me formulën “meritë-preferencë”, dhe jo me klientelizëm partiak apo shoqëror. Po ashtu, mësohet se Rama ka qënë i prerë më të vetët,

duke iu kërkuar që të largojnë nga administrata çdo nëpunës shtetëror që nuk përmbush krit-erin profesional dhe arsimor. “Emërimet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë, mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me sms”, mësohet të jetë shkrehur kryeministri Edi Rama.

Manastirliu: Të vendosur për të reformuar shëndetësinë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është ndalur dje në Fratar të Mallakastrës në kuadër të turit të llogaridhënies. Gjatë fjalës së saj para banorëve të kësaj zone, Manastirliu deklaroi se qeveria është e vendosur që të transformojë sistemin shën-detësor. Sipas saj, brenda këtij vit do të rindërtohen 11 qendra në Fier. “Vij në Fratar me dy lajme të mira sa i takon kujdesit shëndetësor bazë. Sapo kemi përmbushur kërkesën e parë dhe të vazhdueshme që banorët e Fratarit kërkonin prej kohësh: Shër-bim shëndetësor 24 orë në qendrën shëndetësore. Pas këtij vendimi vjen edhe rikonstruksioni i plotë dhe pa-jisja e kësaj qendre shëndetësore, një investim shumë i nevojshëm për këtë zonë. Qeveria shqiptare po investon si asnjëherë më parë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor parësor me rehabilitimin këtë vit të 80 qendrave shëndetësore. Vetëm në qarkun e Fierit, investojmë në 11 qendra shëndetësore gjatë vitit 2018”, deklaroi ajo.

“Rilindja Rurale”, emigrantët të investojnë në fshatProgrami i “100 fshatrave” shiko-

het jo vetëm si një model zhvillimi për daljen nga vështirësitë ekonomike, por edhe si një strategji për të tërhequr emigrantët për të investuar kursimet e tyre në Shqipëri. Kështu deklaroi dje kryeministri Edi Rama gjatë tryezës së përbashkët me të gjitha përfaqësitë e miqve të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi programin e “100 fshatrave” si një rrugë të re bashkëpunimi Programin Kombëtar për Fshatrat, për një model suksesi të zhvillimit rural. “Programi ynë për “100 fshatrat”, duam që të jetë një model i suksesit për të gjithë “Rilindjen Rurale”. Të gjithë së bashku të ecim me një drejtim në koordinim të plotë, për të maksimizuar të ardhurat. “100 fshatrat” mund të jetë një fushë magne-tike ku emigrantët mund të investojnë në fshatra, por edhe një mundësi për të rinjtë për t’i thënë që po të doni që me mundësinë tonë mund të trans-formojmë fshatrat dhe mund të keni të ardhura financiare”, deklaroi Rama.

1. Rama porosi të punohet sikur zgjedhjet të jenë nesër2. Rama kërkon nga deputetët që të mos punësojnë me sms3. Rama paralajmëron drejtorët dhe ministrat se do shkarkohen nga denoncimet4. Rama kërkon nga deputetët të jenë në kontakte të vazh-dueshme me qytetarët5. Rama thirrje qytetarëve të denoncojnë shqetësimet tek platforma6. Rama urdhër deputetëve dhe ministrave që punësimet të jenë me konkurs7. Rama i prerë me të vetët, çdo parazit do largohet nga admin-istrata

porositë e Ramës në mbledhje grupi

7

Page 4: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

4 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shpëtim Idrizi merr në dorë shoqatën “Çamëria”, dekoron Bujar Nishanin për kontribut në zgjidhjen e çështjes çame

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka marrë në dorë edhe shoqatën “Çamëria”. Pas një beteje të hapur me Abaz Hadon, i cili deri para pak ditësh ka mbajtur postin e kryetarit të shoqatës “Çamëria”, Idrizi ka vendosur që ta shkarkojë nga kjo detyrë. Sipas informacioneve të gazetës, në vend të Abaz Hados është emëruar Artan Sejko, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të AKU, ndërsa është edhe përfaqësues i PDIU. Përmes kësaj lëvizjeje, Shpëtim Idrizi po tregon se

po “uzurpon” edhe shoqatën “Çamëria” duke vënë në krye të saj njerëzit e tij. Efektet e para të kësaj lëvizjeje u dhanë që ditën e djeshme, pasi kreu i PDIU dekoroi menjëherë ish-Presidentin e Repub-likës Bujar Nishani për kontributin e pretenduar të këtij të fundit në zgjidhjen e çështjes çame. Gjatë një aktiviteti të mbajtur ditën e djeshme që çeli javën çame, Idrizi u dha titullin ambasadorë të çështjes çame ish-Presidentit Alfred Moisiu, Fat-mir Limajt, Ricardo Migliorit, Kim Mehmetit dhe

Marin Memës. “Mirënjohje Presidentit Nishani, për gjithë kontributin e dhënë për të sjellë para opinionit publik e ndërkombëtar përpjekjet në Luftën Antifashiste të shqiptarëve të Çamërisë. Ne sot kemi rastin t’ju shprehim mirënjohjen tonë për dekorimin nga ana Juaj të Shoqatës “Çamëria” me dekoratën e lartë të Heroit Kombëtar “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”. Faleminderit President Nishani”, e argumentoi veprimin e tij të djeshëm Shpëtim Idrizi. Ndërkaq, ai adresoi edhe disa kri-

tika të forta ndaj partive politike shqiptare, duke theksuar se ata po tradhtojnë vendin dhe kanë mbyllur gojën për çështjen çame. “Fatkeqësisht u ndeshëm me tradhtinë e radhës. Duart e fqinjit të përfshira në krim për fat të keq u zgjatën deri në Tiranë. Sot heshtja i ka pllakosur trimëroshët e politikës shqiptare që i gafurren njëri-tjetrit të dehur pas pijes së pushtetit dhe zhburrërohen dhe të mbesin në dorë sa herë që ulen përballë Greqisë”, tha Shpëtim Idrizi.

Bushati: Kësaj jave do të ketë një takim tjetër mes meje dhe homologut Kotzias

Ditmir Bushati nxjerr mashtrues presidentin Ilir Meta: E kemi informuar me detaje për negociata me Greqinë për kufirin detar

Endri ARIZI

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i është përgjigjur dje presidentit Ilir Meta.

Pak ditë më parë presidenti Meta deklaroi para mediave se nuk është informuar si duhet nga ana e MEPJ në lidhje me ecurinë e negociatave me Greqinë. Por një gjë e tillë duket se nuk ka qenë e vërtetë, pasi dje ka reaguar vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili rrëzoi pretendimet e presidentit Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, ministri Bushati deklaroi se pas çdo raundi bisedimesh pres-identit i është vënë në dispozicion e gjithë problematika e çështjeve që janë diskutuar me palën greke. “Ka një komunikim institucional dhe njerëzor me presidentit e Republikës për këtë çështje. Pas çdo raundi bisedimesh Presidentit të Republikës i është vënë në dispozicion e gjithë problematika e çështjeve që janë diskutuar dhe hapave që janë hedhur në këtë pro-ces, po mbi bazë të Kushtetutës është Presidenti ai që lëshon autorizimin për një marrëveshje të tillë, prandaj është krejt e mirëkuptueshme çdo kërkesë e tij për informacion shtesë, apo më të detajuar për një çështje specifike”, u shpreh Bushati.

Bushati: Çështja e detit mbyllet këtë javë

Marrëveshja detare mes Greqisë dhe Shqipërisë pritet që të mbyllet gjatë kësaj jave. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se brenda kësaj jave do të ketë një takim me homo-logun Kotzias, ku do të diskutojë për gjetjen e një marrëveshjeje për sa i përket delimitimit të zonave detare. Ministri Bushati deklaroi gjithashtu se në kuadër të këtij takimi do të zh-villohet dhe raundi i tretë i negociatave mes dy palëve. “Kësaj jave do të ketë një takim tjetër mes meje dhe homo-logut Kotzias, ku do të vazhdojmë të diskutojmë dhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshje për sa i përket delimitimit të zonave detare dhe besoj që paralelisht me takimin tonë do të ketë dhe një takim tjetër të ekipit nego-ciator. Ky është një proces që ka hyrë në një fazë shpresoj të pakthyeshme, po që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë dhe siç e kam theksuar, një

gun maqedonas dhe përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme të BE, Mogherini. Gjithashtu kemi diskutu-ar dhe për këtë çështje, duke marrë shkas nga firmosja e marrëveshjes së djeshme mes Athinës dhe Shkupit. Besoj se ekipet tona janë me kapacitet të plotë, koha është e rëndësishme në marrëdhënie ndërshtetërore, momenti është i rëndësishëm. Besoj

se ka ardhur momenti pas 10 vitesh diskutimesh ne të përfundojmë këtë marrëveshje aq më tepër që sot kushtet janë përmirësuar dhe falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “Çështjen e detit” që për ne është një udhërrëfyes si nuk duhet bërë një marrëveshje dhe cilat janë gabimet që duhen evituar kur futesh në një proces diskutimi”, u shpreh Bushati.

“Parimet mbi të cilat udhëhiqet marrëveshja janë të qartë, sepse në fund të ditës janë trupëzuar dhe te autorizimi që ka lëshuar presidenti i Republikës për ekipin negociator. Natyrisht si në çdo negociatë, palët kanë pretendimet të ndryshme. Në disa raste këmbën-gulet për t’u vendosur një precedent i caktuar, në disa raste të tjera për tu sqaruar çështje që nuk janë sqaruar dot në të shkuarën. Në këtë moment nuk mund të them

më shumë për këtë çështje. Por besoj se nga analiza që i kemi bërë këtij procesi mund të thuhet që jemi në një rrugë pa kthim dhe shpresoj që në një të ardhme jo të largët ne ta mbyllim këtë marrëveshje, e cila nuk është e vetmja pikë siç e kam thënë e paketës që ne negociojmë e diskutojmë me palën greke, sepse paketa është shumë me e gjerë se kjo marrëveshje”, deklaroi dje ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

NEGOCIATAT, BUSHATI: PALËT KANË PRETENDIMET E TYRE Ish-Presidenti: Terrorizmi po ushqehet në Tiranë Ish-presidenti Bujar Nishani iu

është bashkuar dje reagimeve për akordimin e titullit ‘Qytetari i Nderit’ për atentatorin e Azem Hajdarit. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Nishani, duke e cilësuar dekorimin si një akt terrorist, tha se ky fenomen është noteruar me mirënjohje nga pushteti politik. “Terrorizmi ushqe-het në Tiranë! Të dashur miq, sot u krye akti politik që noterizoj një akt terrorizmi. Në Shqipërinë demokra-tike pas 50-vitesh të terrorit komu-nist ai u shfaq me vrasjen politike, në institucionet më të larta të shtetit, të liderit të lëvizjes demokratike për rrëzimin e diktaturës më të egër të Evropës së pasluftës, Azem Hajdarit. Atentati për vrasjen e tij, në mesin e Parlamentit, në tribunën e fjalës së lirë ishte padyshim një akt i pastër terrorist. Sot, pas dënimit ligjor që ky atentator bëri, ai nderohet zyr-tarisht me medalje mirënjohje.. Sot terrorizmi noterohet me mirënjohje nga pushteti politik. Nuk ka asnjë dyshim që idea djallëzore, dora e fshehur, synimi i poshtër ndodhet në mes të Tiranës”, tha ai.

Isuf Çelaj: Rama vrau për herë të dytë Hajdarin Dhënia e titullit ‘Qytetar Nderi’ i

Hasit për Gafur Mazrekun ka sjellë reagime të shumta. Deputeti i PD-së, Isuf Çelaj e ka cilësuar këtë akt si një vrasje të dytë për Azem Hajdarin. Me anë të një statusi në Facebook, Çelaj i bëri thirrje Edi Ramës dhe prefektit të Qarkut që të revokojnë menjëherë këtë vendim. “Sot Këshilli Bashkiak i Hasit, me votat vetëm të këshilltarëve socialistë, “vranë për herë të dytë” Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari, duke shpallur qytetar nderi Gafur Mazrekun i cili në vitin 1997 qëlloi me armë duke e plago-sur rëndë tribunin e demokracisë, në tempullin më të lartë të saj. Si deputet i Qarkut Kukës, i bëj thirrje Kryeministrit të vendit dhe Prefektit të Qarkut Kukës, që më atributet që u jep ligji, të revokojnë menjëherë këtë vendim të paprecedent, që njollos e fyen rëndë kujtimin e të ndjerit Azem Hajdari, familjarët e tij, të gjithë demokratët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë”, tha ai.

marrëveshje e zbatueshme”, tha ai. Por edhe pse ministri u tregua i rezervuar për ditën e takimit, gazeta ka mësuar se takimi mes tij dhe Kotziasit do të zhvillohet këtë të enjte në Rodos. Ndërsa paralelisht me këtë takim dy grupet e negociatorëve do të mblidhen në Athinë ku do të diskutojnë mbi termat final të marrëveshjes së detit, e cila pritet të bëhet publike para datës 28 qershor. Bushati: Kemi zbatuar Kushtetutën

Ministri Ditmir Bushati duke u ndalur tek çështja e negociatave me Greqinë, theksoi se pala shqiptare po zbaton me përpikmëri Kushte-tutën. Duke ndalur tek çështja e detit, Bushati u shpreh se grupi negociator shqiptar po përdor si udhërrëfyes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë marrëveshjen e arritur nga qeveria Berisha. “Ne jemi thuajse në kontakte të përditshme për këtë çështje. Dhe dje kam pasur një bisedë telefonike me të, me homolo-

5çështjet kryesore për

të cilat foli ministri1. Bushati njofton takimin

me Kotzias; 2. Bushati-Kotzias do disku-

tojnë për detin;3. Grupi negociatorëve

mblidhet të enjte për të mbyllur marrëveshjen;

4. Bushati rrëzon presidentin: MEPJ e ka informuar me detaje;

5. Shqipëria dhe Greqia të fituara nga negociatat

Pak ditë më parë presidenti Meta deklaroi para mediave se nuk është informuar nga ana e MEPJ në lidhje me ecurinë e

negociatave me Greqinë. Por një gjë e tillë duket se nuk ka qenë e vërtetë, pasi dje ka reaguar vetë ministri i Jashtëm...

Page 5: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kliti TOPALLI

Qeveria ka planifikuar që brenda këtij viti Struktura e Posaçme Antikorrup-sion (SPAK) dhe Byroja e Hetimit të jenë gati. Një gjë e tillë është bërë e

ditur në Planin Kombëtar të Integrimit për vitin 2018-2020, ku jepen objektivat për vitin aktual dhe dy vitet në vijim. Kryefjala e reformave të qeverisë me qëllim integrimin në BE do të jetë padyshim reforma në drejtësi. Aty thuhet se ajo do vijojë të mbështetet, ndërsa parashikohet që përmes kësaj reforme të luftohet korrupsioni në drejtësi dhe në administratë. “Do ketë përparim në lidhje me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Njësisë Speciale të Hetimeve/Byrosë Kombëtare të Hetimeve dhe të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në përputhje me dis-pozitat kushtetuese dhe ligjin nr. 95/2016 këto institucione të përqendruara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të krijohen vetëm pas themelimit të KLGJ-së dhe KLP-së. Prandaj përparimi drejt krijimit të in-stitucioneve të fundit është thelbësor për ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Njësisë Speciale të Hetimeve/ Byrosë Kombëtare të Hetimeve dhe të Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport. Më tej deklarohet se përmes SPAK dhe reformës në drejtësi do të goditet fort korrupsioni. Sipas raportit, lufta antikorrupsion mbetet synim kryesor i qeverisë. “Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kyç i qeverisë shqiptare. Drejtimet kryesore të politikës antikorrupsion përfshijnë një sërë vep-rimesh për parandalimin e korrupsionit, forcimin e institucioneve, monitorimin e përgjithshëm nga organizatat e shoqërisë civile, si dhe dënimin ad-ministrativ dhe penal të zyrtarëve të korruptuar. Zbatimi i strategjisë kundër korrupsionit, i mirat-uar në vitin 2015, do të kontribuojë në reduktimin e qëndrueshëm të korrupsionit”, thuhet më tej.

Pastrimi i paravePërveç luftës ndaj korrupsionit në të gjitha

nivelet, një tjetër element ku do fokusohen institucionet shtetërore është ajo e pastrimit të parave dhe sekuestrimi i pasurive kriminale. Interesant është fakti se qeveria ka planifikuar të bëjë një sërë ndryshimesh në ligjin e pastrimit të parave, pasi do të përafrohet me standardet e BE. Po ashtu një tjetër zhvillim është se ndryshime do ketë dhe sa i takon sekuestrimit të parave të pista. Deri më tani transaksionet bankare nuk shërbejnë si prova në gjykatë. Por ligji do ndryshojë në mënyrë të tillë që ato të shërbejnë si prova. “Paraqitja e raporteve të transaksioneve të dyshimta si të pranueshme si provë në gjykatë, ku të përfshihen konceptet e konfiskimit të zg-jeruar dhe tavani financiar në transaksionet në para të gatshme”, thuhet në dokument. Po ashtu do të ketë rritje të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe autoriteteve të saj ho-

mologe jashtë vendit. “Kuadri ekzistues ligjor në luftën kundër pastrimit të parave është pjesërisht në përputhje me acquis e BE-së. Disa përparime u bënë me ndryshimet në maj të vitit 2017 në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe me një ndryshim në rregulloren e Bankës së Shqipërisë mbi të njëjtën tematikë. Kapacitetet administrative të njësisë shqiptare të inteligjencës financiare

(FIU), si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Prokurorinë janë forcuar. Numri i raporteve të transaksioneve të dyshimta po rritet. Më 2016, strukturat e zbatimit të ligjit sekuestruan rreth 47.6 milionë euro në llogaritë bankare dhe pronat e lidhura me veprat penale të pastrimit të parave dhe një shtesë prej 38.8 milionë eurosh u kon-fiskua në vitin 2017”, thuhet në raport.

Ja synimet e qeverisë në kuadër të integrimit

Forcimi i pavarësisë, efektivitetit, lloga-ridhënies të sistemit gjyqësor;

Konsolidimi i arsimit dhe aftësimit ligjor, specializimi i magjistratëve;

Përmirësimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë duke forcuar transparencën dhe qasjen e saj në përputhje me standardet e BE-së;

Rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë penale dhe masave antikorrupsion përmes konsolidimit të sistemit të drejtësisë pe-nale;

përmirësimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë nëpërmjet sistemeve moderne të TI-së dhe

ehtësirave për zhvillimin e bashkëpunimit të rëndësishëm ndërkombëtar;

Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut; Përmirësimi i funksionimit të Ministrisë së

Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë; Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve juridike

dhe krijimi i një kuadri ligjor për arbitrazhin. Përmirësimi i raporteve kundër korrup-

sionit; Rritja e numrit të operacioneve në të cilat

përdoren teknika të veçanta të hetimit; Rritja e hetimit proaktiv dhe ngritjen e

kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit;

Ndërtimi i kapaciteteve përmes trajnimeve të përbashkëta me agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshirë në luftën kundër korrup-sionit;

Të garantohet pandryshueshmëria e zyr-tarëve të policisë gjyqësore (ZPGJ) dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit;

Të përmirësojmë bashkëpunimin, organ-izimin e takimeve si dhe kryerjen e anal-izave me Njësitë e Përbashkëta Hetimore (NJPH);

Të rritet ndërgjegjësimi në luftën kundër korrupsionit;

Ngritja e kapaciteteve si dhe rritjes të tyre në luftën kundër korrupsionit përmes disa trajnimeve.

Përmirësimi i akteve ligjore dhe nënligjore për Sistemin e Burgjeve;

Përmirësimi strukturor dhe organizativ të Sistemit të Burgjeve;

Krijimi i një sistemi për menaxhimin e mon-itorimit të të burgosurve me rrezik të lartë dhe vlerësimit të rrezikut;

Krijimi i një sistemi për të përmbushur nev-ojat për të burgosurit e rrezikuar;

Forcimi i sistemit të integrimit dhe rehabil-itimit për të burgosurit.

Ndryshim i ligjit për policinë e burgjeve Ndryshimi i ligjit për funksionimin e kon-

trollit të brendshëm në sistemin e burgjeve

Zbardhen detajet e vendimit të KPA, ja kush janë anëtarët që bllokuan vetingun për Adriatik Llallën

Dalin emrat e komisionerëve që bllokuan vetingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pak ditë më parë vendosi që të mos ketë veting për Llallën. Trupa gjykuese ka qenë e ndarë 3-2 në favor të ish-kryeprokurorit. Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së vetingut për ish-kryeproku-rorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë

qenë kundra rihapjes së vetingut ndaj Llallës. Rasti i ish-kryeprokurorit ka hapur shumë debat të fortë në politikën shqiptare. Sapo ai mbylli mandatin në krye të organit të akuzës ju drejtua me një shkresë Presidentit të Republikës ku shprehej se do të largohej përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Ligji i jep të drejtë kryep-rokurorit që të jetë gjyqtarë në një prej Gjykat-ave të Apelit, por Llalla nuk e pranoi. Për këtë arsye Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori

vendimin se atij duhet t’i ndërpritet vetingu. Ky vendim nuk u pranua nga Komisioneri Publik, i cili ju drejtua Kolegjit të Apelimit, ku kërkoi që të ketë rinisje të vetingut. Ajo që përplasi palët është çështje e dorëheqjes. Ligji i vetingut ka një parashikim që secili gjyqtar apo prokuror duhej të ishte dorëhequr 3 muaj. Por më pas ishte Gjykata Kushtetuese, e cila mori një vendim që ngjalli konfuzion në radhët e drejtësisë. Partia Demokratike ankimoi ligjin e vetingut bashkë

me Unionin e Gjyqtarëve dhe Kushtetuesja në vendimin e saj u shpreh se çdokush ka të drejtën e dorëheqjes në çdo periudhë të mundshme. Në bazë të këtij vendimi KPK u shpreh se nuk ka veting për Llallën. Por sipas Komisionerëve, dorëheqja e tij nuk ka qenë e rregullt dhe për këtë arsye ai duhet të futet ne veting. Megjithatë pas disa seancave të mbajtura, KPA me 3 vota pro dhe 2 kundër vendosi që të mos ketë veting për ish-kryeprokurorin.

“Vështirësi të mëdha zakonisht ka pasur në drejtim të hetimit dhe të eliminimit të praktikave korruptive. Një nga aktivitetet kryesore që po zbatohet është reforma e drejtësisë e cila ofron masa të forta antikorrupsion. Para së gjithash lufta kundër korrupsionit brenda gjyqësorit ka sjellë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit ligjor brenda gjyqësorit shqiptar. Siç është shpjeguar edhe më sipër, procesi ka filluar dhe po jep rezultatet e para. Përveç kësaj, mekanizmat e reja të cilat po

krijohen do luftojnë korrupsionin në kuadër të reformës së drejtësisë janë: Struktura e Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Zyrës Kombëtare të Hetimeve dhe Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo vendosje e re institucionale është themeluar në bazë të ligjit nr. 95/2016. Këto institucione janë të përkushtuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe kanë kompetenca të mirë vendosura”, thuhet në dokument.

QEVERIA, LUFTË KORRUPSIONIT

Ja Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2018-2020

Zbardhet strategjia e qeverisë, brenda vitit ngrihet SPAK dhe nisin hetimet për politikanët, ja rruga që do ndiqet për sekuestrimin e pasurive

5PRIORITETET NË LUFTËN

NDAJ KRIMIT

1. Rritje e mëtejshme e hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve finale kundër grupeve të krimit të organizuar;

2. Intensifikimin e hetimeve dhe ndjekjen e anëtarëve të nivelit të lartë të grupeve të krimit të organizuar;

3. Ngritja, pajisja dhe ndërtimi i kapaciteteve të Strukturës Spe-ciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, për të luftuar krimin e organizuar;

4. Sigurimi i koordinimit ndërmjet strukturave relevante kom-bëtare përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar;

5. Intensifikimi i luftës kundër pastrimit të parave përmes për-dorimit më efektiv të inteligjencës kriminale, identifikimit, gjurmimit, ngrirjes dhe konfiskimit të të ardhurave nga krimi.

Page 6: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

6 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

2,3,6,7,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD përçahet për financimin e televizioneve private, Salianji del pro projektligjit, rrëzohet nga Basha dhe Vokshi

Skandali me financimin e televizioneve private ka shkaktuar përçarje brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pak ditë më parë është propozuar një projektligj nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku televizionet private kërkojnë që 30% e tar-ifës që qytetarët paguajnë çdo vit për RTSH në shkojë në “xhepat” e këtyre të fundit. Kjo temë është diskutuar edhe dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, por është vënë re se midis deputetësh ka mosdakordësi. Vetë kreu

demokrati, Lulzim Basha dhe Albana Vokshi janë pozicionuar kundër këtij propozimi. Sipas Vokshit, ky projektligj është skandaloz. “Është skandaloze që paratë e taksave të qytetarëve të shkojnë për të blerë mediat qeveria. Duhet të jemi absolutisht kundër, kjo cenon pavarësinë e mediave dhe qeveria blen mediat”, tha Vokshi. Ajo u mbështet nga Basha, i cili theksoi se qën-drimi i PD duhet të jetë kategorikisht kundër. “Do ta diskutojmë kur ta kemi në rend dite, por ne jemi kundër në mënyrë kategorike që

taksat e qytetarëve të paguajnë televizionet”, u shpreh Lulzim Basha. Por kundër këtyre qëndrimeve doli demokrati Ervin Salianji, i cili dje shpërtheu në akuza kundër RTSH. “Kryetar, mendoj që këtë duhet ta diskutojmë dhe të dalim me qëndrim të plotë televizioni publik është një shërbëtor i ndyrë i qever-isë. Televizioni publik shqiptar me taksat e qytetarëve nuk po i shërben publikut, e nuk ka asnjë vlerë publike përveç shërbesës që i bën qeverisë dhe përveç korrupsionit që bëjnë

drejtuesit e televizionit nëpërmjet blerjes së gazetarëve apo nëpërmjet punësimeve duke e trajtuar si më privat se privatët. Ne duhet të dalim me propozim konkret, që ose mos pagu-het asnjë taksë sepse paratë e taksapaguesve nuk sjellin asnjë të mirë publike dhe nuk japin asnjë kontribut për publikun, ose të propozo-jmë me ligj që paratë e taksapaguesit t’i marrin televizionet private duke i kushtëzuar me disa hapësira të detyrueshme në shërbim të pub-likut”, mësohet të ketë thënë Ervin Salianji.

Sokol Hazizaj: Kuvendi të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin në drejtësi, vetingu duhet të ecë me ritme më të shpejta

Avokati: Kemi një numër të madh juristësh që mund të rekrutohen

Mimoza IBRA

Sistemi i drejtësisë është zhy-tur në kaos pasi institucionet kryesore të tij, si Gjyka-ta Kushtetuese, Gjykata e

Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi janë prekur nga ngërçi. Kë-tyre organeve u mungojnë anëtarët, e si rrjedhojë ritmi i punës së tyre ka rënë, madje nuk formohet dot as kuorumi për të zhvilluar mbledhje e për të marrë vendime. Për t’i ardhur në ndihmë sistemit të drejtësisë, avokati Sokol Hazizaj i bëri thirrje dje Kuvendit që të marrë situatën në dorë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se Ku-vendi i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për ta zgjidhur kolapsin e krijuar, duke ndërmarrë nisma lig-jore. “Padyshim, për mua Kuvendi e ka aftësinë dhe disponibilitetin për ta zgjidhur problemin sa i përket anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por nuk e ka mundësinë dhe aftësinë për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e KED. Në këto kushte, ajo çfarë duhet të bëjë Kuvendi është të përshpejtojë ose të bëjë ndryshime ligjore të ligjeve organikë në mënyrë për të kufizuar afatet kohore të krijimit dhe konsti-tuimit të organeve përgjegjëse për pushtetin gjyqësor. Sot ne nuk jemi në pamundësi për të zgjedhur. Ashtu siç edhe kryeministri thotë, kemi një numër të madh juristësh, të cilët mund të rekrutohen dhe të bëjnë në mënyrë korrekte edhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, edhe anëtarin e Gjykatës së Lartë, edhe anëtarët e komisioneve të posaçëm. Mjaf-tojnë ndryshimet dashamirëse. Absolutisht, në mënyrë të men-jëhershme Kuvendi duhet të ndër-marrë përsipër nisma ligjore”, tha konstitucionalisti i njohur. Sipas tij, Komisioni i Ligjeve ka një detyrë thelbësore në gjithë këtë histori, ndërsa theksoi se situata e krijuar është në dëm të qytetarit. “Për mua, anëtarët e Komisionit të Ligjeve nuk duhet t’i zinte gjumi derisa situata të zgjidhej. Vetëm rregullim para-grafësh, fjalësh dhe motivacionesh është, asgjë tjetër për ta zgjidhur situatën sepse situata është shumë e keqe për qytetarin”, u shpreh avokati Hazizaj.

Ritëm më të shpejtë për vetingunSokol Hazizaj e vijoi reagimin

e tij duke shtuar se në rast se duam që ngërçi i krijuar në sistemin e drejtësisë të zgjidhet, atëherë duhet që edhe Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit ta shtojë dozën e punës. Për avokatin, verifikimet për pasurinë, figurën dhe karrierën për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryhen më shpejt. “Në dijeninë time, procesi i dhënies së të drejtës dhe drejtësisë, për shkak të procesit të vetingut, nëse është parashikuar nga lig-jbërësi, duhej domosdoshmërish të bazohej në parimin e neneve komu-nikuese. Kjo do të thotë, sa hiqte, aq edhe rekrutonte. Mirëpo çfarë ndodh? Çelësi i rekrutimit është vetingu, verifikimi 3-dimensional i kandidatëve, të atyre që janë ekzis-tues, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Padyshim do të kishte të njëjtin rezultat, atë çfarë ne kemi thënë plot dy vjet e më tepër. A mundet që të

“Sot Kuvendi ka në dorë për të qenë “o sot, o kur-rë”. Çështja është se unë konstatoj që ka një mungesë të thekuar të dëshirës së politikës, jo për të ecur reforma përpara, por për tu zbatuar reforma. Ky është themeli. Të gjitha kahet e politikës e kanë kuptuar që të pandershmes po i vjen fundi. Këtu është çështje aspirate dhe dëshire për të realizuar objektivin, nuk është çështje pamundësie. O do ta ndryshosh situatën,

qoftë edhe për keq, pastaj e flasim bashkë rezultatin. Sepse unë e di që rezultati nuk do të jetë pozitiv, por atëherë çoje tek e keqja fare. Është si puna e asaj që vullkani ka nisur dhe o do ta shuajë qytetin, ose do të rrimë në shtëpi nën hijen e vullkanit. Vullkani është nisur, tani shuaje fare. Por këtë e ka në dorë Kuvendi, veçanërisht Komisioni i Ligjeve”, tha kon-stitucionalisti Sokol Hazizaj dje.

AVOKATI: POLITIKA, PA DËSHIRË PËR REFORMËN NË DREJTËSI Protestuan kundër Ramës, procedohen 26 persona

Policia e Dibrës procedoi ditën e djeshme penalisht një grup qytet-arësh të Peshkopisë të cilët protestuan dy ditë më parë kundër kryeministrit Edi Rama gjatë një aktiviteti të plani-fikuar nga ky i fundit. Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar plot 26 persona, ndërsa midis tyre ndodhet edhe deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi se bashku me djalin e tij. “Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në pedonalen “Elez Isufi” të qytetit Peshkopi, shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë zhvilluar tubim të paligjshëm, në kohën kur Kryeministri i Republikës së Shqipërisë po zhvillonte aktivi-tet në qytetin e Peshkopisë. Veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e man-ifestime të paligjshme””, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjosha: Hapja e negociatave rrit kontrollin nga BE

Deputetja e LSI deklaroi ditën e djeshme se në rast se në qershor do të vendoset për hapjen e negociatave për Shqipërinë, atëherë një gjë e tillë do të rriste kontrollin nga ana e Bashkimit Evropian. Gjatë një takimi të zhvilluar në Sofje, ajo u shpreh se shpreson që vendet anëtare të BE të arrijnë një konkluzion në të mirë të Shqipërisë. “Në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kan-didate organizuar sot në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Një diskutim i rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot shpreha edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për vazhdimësinë e këtij procesi në mënyrë që shtrirja e kon-trollit nga BE të jetë në një nivel më të lartë. Shpresoj që vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbash-kët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standardeve dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtet-ndërtuese!”, tha Klajda Gjosha.

Padyshim, për mua Kuvendi e ka aftësinë dhe dis-ponibilitetin për ta zgjidhur problemin sa i përket anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por nuk e ka mundësinë dhe aftësinë për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e KED. Në këto kushte, ajo çfarë duhet të bëjë Kuvendi është të përshpejtojë ose të bëjë ndryshime ligjore...zgjidhet ky proces? Për mendimin tim asnjëherë nuk ka pamundësi zgjidhje. Pamundësia e zgjidhjes varet nga aftësia e Kuvendit për të ushtruar detyrat e veta ligjore dhe ato që zgjedhin, siç bëhet fjalë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Po kështu edhe aftësia për të për-shpejtuar Komisioni i Pavarur i

Kualifikimit me verifikimin normal të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, deklaroi Sokol Hazizaj. Ndërsa nismën e mazhorancës për t’i rik-thyer KLD dhe prokurorisë kompe-tencat për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në krijimin e organeve të reja të drejtësisë, avoka-ti e cilësoi si një gjë shumë pozitive.

1. Avokati Sokol Hazizaj propozon që Kuvendi të ndërmar-rë nisma ligjore.

2. Sipas tij, Kuvendi i ka të gjitha mundësitë për një gjë të tillë.

3. Hazizaj thekson se nisma për rikthimin e kompetencave në KLD është diçka pozitive.

4. Për avokatin, KPK duhet ta kryejë punën e saj me ritme më të shpejta.

propozimet e avokatit për të zgjidhur ngërçin

4

Page 7: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

2,3,6,7,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Audio-përgjimi për Agron Xhafajn, prokurorët për të dytën herë në Itali, ja detajet nga grupi hetimor

Audio-përgjimi për Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes së organit të akuzës. Pak ditë më parë Prokuroria për Krimet e Rënda bëri me dije se materiali origjinal i audio-përg-jimit i pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm është dërguar për ekspertim në Itali. Në shtetin fqinj në të cilën ndodhet edhe vëllai i ministrit, Agron Xhafaj, i cili është marrë në pyetje nga anëtarë të grupit të hetimit, të cilët kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Italisë. Madje, njëri prej prokurorëve ka qëndru-

ar në Itali javën që shkoi ku ka marrë kontakt me autoritetet për sqarimin e procedurave me qëllim që përgjigjja e kërkuar të mbërrijë sa më shpejt në Shqipëri. Ndërkohë që dje, kanë ud-hëtuar drejt Italisë për të dytën herë, prokurorët që po hetojnë audio-përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike. Shkak dyshohet të jetë bërë procedura që do të ndiqet për kryerjen eksper-tizës së audio-përgjimit në një nga laboratorët e policisë së vendit fqinj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e regjistrimit të çështjes në Itali. Mirëpo, dërgimi i zërit nga organi i akuzës me

anë të letërporosive, duket se ka hasur e prob-leme proceduriale që mund të vonojnë rezultatin e saj, pavarësisht angazhimit te disa institucion-eve. Burime nga organi i akuzës thonë se nuk është e nevojshme marrja e një tjetër kampioni zëri për Agron Xhafajn, pasi ai është marrë konform të gjitha procedurave ligjore në prani të një eksperti dhe të prokurorit të çështjes. Madje, i gjithë momenti i marrjes së zërit është filmuar nga ana e prokurorisë në cilësinë e provës. Nga ana tjetër, prokurorët janë duke hetuar edhe për dëshminë e një personi të dytë të paraqitur

në polici dhe prokurori nga Novosela e Vlorës, i cili ka pohuar se ka qenë ai që ka imituar zërin e Agron Xhafajt pas kërkesës së Albert Veliut ose të njohur ndryshe Babalja. Edhe zëri i tij mësohet si i është bashkuar mostrave, për të cilat po zhvillohet ekspertiza për të vërtetuar dekla-rimet e dhëna prej tij. Më herët, Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi zyrtarisht edhe hetimin pasuror të nisur ndaj Agron Xhafajt, bazuar në ligjin “Antimafia” për të verifikuar nëse pasuritë e tij dhe të rrethit familjar justifikohen në burime të ligjshme financiare.

Reforma në drejtësi në zgrip, PD paralajmëron bllokim të KLGJ dhe

KLP, në rrezik ndryshimi i ligjit

Komisioni i Ligjeve, demokratët akuza qeverisë: Ka kapur sistemin e drejtësisë

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike ka dhënë ditën e djeshme sinjale se mund të bllokojë funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe

Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje u mblodh Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku në rend dite ishte diskutimi i raportit të i Ministrisë ë Drejtësisë, lidhur me ndjekjen e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet e bëra gjatë vitit 2017 nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit. Por PD bllokoi raportimin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në komision duke shkaktuar debate të ashpra mes palëve. Demokratët, përmes deputetit të tyre, Enkelejd Alibeaj hodhën një lumë akuzash ndaj qeverisë dhe reformës në drejtësi, ndërsa paralajmëruan edhe shtyrjen e konstituimit të organeve të reja të drejtësisë. Alibeaj u shpreh qartë, kur deklaroi ngritja e KLGJ dhe KLP-së, madje edhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sipas tij, nuk shihen në horizont. Por që këto organe të jenë funksionale, gjithçka është në dorë të PD. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa nene në ligjin për organet e reja të drejtësisë dhe nëse nuk bëhet rishikimi i tyre, atëherë nuk funksionojnë KLGJ e KLP. Pra PD po jep sinjale se mund të mos japë vonën për ndryshimin e ligjit. “Sot Republika jonë që për 7 ditë kërkon t’i çelen negociatat është një republikë që i ka rënë një këmbë e pushtetit, sistemi i drejtësisë. Besoj se kjo do duhet të jetë një nga sensibilitetet më të mëdha të Mistria e Drejtësisë. Sot Republika e Shqipërisë është një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese. Po ashtu, Gjykata e Lartë është në kolaps, madje janë edhe 25 mijë dosje që presin të shqyrtohen. Por më e keqja është se ju keni kapur gjithë sistemin e drejtësisë. Keni kapur prokurorinë dhe prokurorinë e krimeve të rënda. Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi është në kolaps. Kështu që, ngritja e organeve të reja si KLP e KLGJ nuk shihen as në horizont”, deklaroi ai.

Akuza ndaj kryeprokurores MarkuDeputeti i PD, Enkelejd Alibeaj edhe

pse ishte duke folur për procedurë, nuk ngurroi që të sulmonte edhe kryeproku-roren Arta Marku, kreun e Prokurorisë

së Krimeve të Rënda, Donika Prela, madje edhe ministren e Drejtësisë, e cila ishte e pranishme në komision. Alibeaj sulmoi Markun se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin, pasi është emëruar pa kaluar procesin e vetingut. Ndërsa po ashtu hodhi akuza edhe ndaj ministres Gjonaj, të cilës i vuri në dukje që përsa kohë nuk mund të flasë për çështjet e nxehta si “Tahiri” dhe “Xhafaj”, është e kotë të raportojë në komision për kriminalitetin. “Prokuroria e Përg-jithshme drejtohet nga një njeri i emëruar

në kundërshtim me ligjin dhe pa veting. Donika Prela është emëruar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin. Ju zonja ministre çfarë do t’i tregoni shqiptarëve për luftën ndaj kriminalitetit? Për çfarë drejtësie do flasim. Historia e kapjes së drejtësisë, e rrëmbimit të drejtësisë ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ata që aspirojnë për çeljen e negociatave dhe e duan. Ku e ke Saimir Tahirin? Ku e ke Fatmir Xhafajn, pretendon të luftojë kriminalitetin ndërkohë që vëllain e vet

Ja debatet në Komisionin e Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Nga ju kryetar dhe as nga sekretaria nuk ka një raport të shkruar, të përgatitur nga institucioni që ka ardhur për të raportuar. E kup-toj këtë frikë për të raportuar dhe lënë me shkrim gjëra nga institucionet më të larta. Sepse nga funksionari që ka ardhur sot, është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flas por jo për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn, Nezar Seitin. Por për çfarë ka ardhur për të folur për koleksionin pranverë-verë të Miu-Miut. Ulsi Manja: E more fjalën për proce-durë. Do flasë ministrja e Drejtësisë. Në të kundërt e mbyllim mbledhjen.Enkelejd Alibeaj: Duhet t’i themi gjërat, nuk duhet të kemi frikë nga fjala. Nuk zgjidhen problemet duke ia mbathur. Ki durim mos ia mbath dhe më dëgjo.Ulsi Manja: Nuk jam nga ata burra që ia mbath. Propozim konkret për procedurë. Nuk kam kohë të rri gjithë ditën këtu. E kam thirrur ministren e Drejtësisë për të folur për 2017.Bashkim Fino: Z. Kryetar për proce-durë. Shoh që më kanë zënë vendin e punës. Ka deputetët që nuk janë anëtar të këtij komisioni.Ulsi Manja: Z. Fino është anëtar i këtij komisioni, kështu që t’i lirohet vendin.Enkelejd Alibeaj: Do flasin të gjithë deputetët.Ulsi Manja: Flisni tek selia e PD. Ke propozim konkret për procedurë. Rreg-ullorja e ka 2 minuta për procedurë. Është 2 minuta për procedurë. Lexon rregulloren e Saliut ti. Ti do të flasësh deri kur të vijë ndeshja e orës 2. Të shtyni kohën në komision, të dilni që këtu në orën 2. Për ju Shqipëria kam-pionat botëror është, sport. Ka një orë që e ka marrë fjalën. Përmbylle.Enkelejd Alibeaj: Ju mund ta keni marrë si Spaçi këtë historinë me këtë pelegrinazhin tuaj.Ulsi Manja: Ç’keni me pelegrinazhin tonë, dilni dhe ju. Mblidhuni dhe ju, mos rrini në Tiranë.Enkelejd Alibeaj: Se me kë mblidheni ju është e qartë. Ndeshja e vetme për të cilën interesohet sot dhe duan rezultatin është pikërisht kjo. Që rezultati të jetë pozitiv kërkohet seriozitet.

e degdisi”, u shpreh ai. Një tjetër çështje që shkaktoi debat dje në Komisionin e Ligjeve ishte mungesa e një raporti me shkrim sa i takon prezantimit të minis-tres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Alibeaj theksoi se përsa kohë që para tryezës së deputetëve mungon raporti me shkrim i ministres, është e pamundur që mbledhja të vijojë normalisht.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh dje i bindur dje se prania e ministres së Drejtësisë në komision është formale. Sipas tij, ministrja Gjonaj mund të flasë për gjithçka, por jo për çështjen “Tahiri”, “Xhafaj” apo “Seiti”. “Sepse nga funksionari që ka ardhur sot, është bërë e ditur se për

çdo gjë mund të flas por jo për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn, Nezar Seitin. Por për çfarë ka ardhur për të folur për koleksionin pranverë-verë të Miu-Miut. Unë e paragjykoj për faktin se asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë faktin që ka ardhur pa një dokument të shkruar”, tha ai.

ALIBEAJ: GJONAJ ËSHTË “DËNUAR” TË MOS FLASË PËR TAHIRIN

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve, ku ishte parashikuar që të raportonte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Qysh në nisje të mbledhjes, deputeti Alibeaj ka kërkuar fjalën për procedurë, teksa ka insistuar për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Mirëpo, kjo deklaratë

e Alibeajt për kryetarin e Komisionit të Ligjeve është konsideruar si një çështje që nuk ka të bëjë me proce-durën dhe rendin e ditës. Dhe për këtë, Manja thumboi Alibeajn duke i thënë se në komision duhet të respektojë rregulloren dhe të flasë për procedurë. Madje, Manja i sugjeroi deputetit demokrat që deklaratat politike t’i bëjë tek SHQUP dhe jo në komision.

MANJA “THUMBON” ALIBEAJN: KONFERENCËN JEPE TEK SHQUP

1. Qeveria ka kapur sistemin e drejtësisë2. Kryeprokurorja është emëruar pa veting3. Përse ministrja Gjonaj nuk flet për Xhafaj dhe Seitin4. Ngritja e KLGJ e KLP, nuk duken në horizont

pretendimet e PD në Komisionin e Ligjeve

4

Page 8: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

8 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dekorimi i Gafur Mazrekut, Berisha thirrje për revolta popullore, Rudina Hajdari e cilëson akt të shëmtuar

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, vajza e ish-themeluesit të PD, Azem Hajdarit, ka reaguar dje në lidhje me dekorimin e ish-deputetit të PS, Gafur Mazrekut nga ana e Bashkisë Has. De-putetja demokrate Rudina Hajdari u shpreh se dekorimi i Mazrekut është një akt i shëmtuar pasi ai ka qenë i dënuar. Duke e cilësuar si një person kriminel, atentatorin e të atit, deputetja Hajdari theksoi se është turp që lartësohen persona të tillë në Shqipëri. “Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë u shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në

Parlament. Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel. Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari. Por krahas kësaj deklarate, reagoi dje dhe Partia Demokratike, e cila lëshoi sulme mbi qëndrimin e kryeministrit Rama, teksa i kërkoi këtij të fundit dorëheqjen e kryebashkiakut të Ha-sit. Përmes një deklarate për mediat, PD deklaroi se asgjë nuk mund ta justifikojë kryeministrin dhe se firma e prefektit nuk është zgjidhja. “Asgjë nuk mund ta justifikojë Edi Ramën në vendi-

min kriminal për të dekoruar njeriun që qëlloi me armë brenda sallës së Parlamentit Liderin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari! Firma e prefektit nuk është zgjidhja! Është vetëm një mjet që Edi Rama të mos marrë përgjegjësi! Edi Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati dhe të fshihet pas Prefektit, sepse kryetari i Bashkisë së Hasit është i tij, se ai ishte në dijeni të propozimit të kryebashkiakut të tij dhe, mbi të gjitha, Edi Rama ka në dorë ta shkarkojë atë. Që të tregojë distancim të vërtetë prej vendimit kriminal, Edi Rama duhet ta shkarkojë sot kryetarin e Bash-kisë së Hasit, përfaqësues i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga Edi Rama”, deklaroi PD. Sakaq,

pjesë e reagimeve për çështjen e dekorimit të Gafur Mazrekut u bë dhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Përmes një postimin rrjetet sociale, Berisha teksa akuzoi kryeministrin Rama se ekzekutoi për herë të dytë Azem Hajdarin, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen në revolta kundër qeverisë. “Ky akt kriminal dhe lufte ndaj opozitës shqiptare është një apel për vendimet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, që me revoltën e tyre të largojnë me çdo kusht hor-rin, vrasësin për së dyti të Azem Hajdarit, kreun e meduzës që e shndërroi Partinë Socialiste në parti droge, bandash, vrasësish, kriminelesh dhe ndërtoi narkoshtetin”,tha ai.

Kryeministri: PD u është rikthyer politikave qorre, po shpërdor emrin e Hajdarit

dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të sho-qërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokra-tike”, u shpreh presidenti.

Rama: Prefekti të bllokojë vendimin Dekorimi i ish-deputetit socialist,

Gafur Mazreku, nga ana e Bashkisë Has solli dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama. Përmes një njoftimi për mediat, zyra e shtypit e kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Rama nuk ka asnjë lidhje me vendimin e bashkisë Has. Sipas zyrës së shtypit, kryemi-nistri Rama i ka kërkuar prefektit të

Endri ARIZI

Bashkia Has ka dekoruar dje atentatorin e Azem Hajdarit, ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun me titullin “Qytet-

ar Nderi”. Ish-deputeti socialit Gafur Mazreku plagosi me pesë plumba më 1997-ën në sallën e Kuvendit ish-themeluesin e PD, Azem Hajdarin. Ndonëse prej 2005-ës ish-deputeti i PS, Gafur Mazreku është ndarë nga jeta pas një infarkti të pësuar, këshilli bashkiak i Hasit vendosi që ta dekoro-jë “Qytetar Nderi” me motivacionin si ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’. Por kjo nisëm e ndërmarrë nga ana e Bashkisë Has ka ngjallur kritika të shumta në radhët e klasës politike. Partia Demokratike e cilësoi dje veprimin e dekorimit të ish-de-putetit Mazreku si një akt kriminal të kryeministrit Edi Rama. Përmes një për mediat, deputeti i PD, Gent Strazimiri deklaroi se vendimi për të nderuar atentatorin e Azem Hajdarit është një gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve. “Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edvin Kristaq Rama shpalli sot Qyte-tar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmar-rjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij. Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati! Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli”, deklaroi Strazimiri.

Reagon Meta Nga ana tjetër në lidhje me këtë

ngjarje reagoi dje dhe Presidenti Meta. Përmes një deklarate të shkurtër, Meta u shpreh se çdo akt që evokon dhunën dhe konfliktet duhet dënuar. Sipas Metës vendimi i Bashkisë Has për të dekoruar ish-deputetin Gafur Mazrekun nuk përputhet me stand-ardet demokratike të vendit. “Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe

Dekorimi i Mazrekut, deputeti i PD: Turp i Ramës

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ka quajtur dje një akt të turpshëm dhënien e titullit “Qytetar nderi” autorit të pla-gosjes me 5 plumba të Azem Hajdarit. Përmes një statusi në “Facebook”, Balliu deklaroi se s’ka turp më të madh se sa dekorimi i Gafur Mazrekut. Ai akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për këtë ngjarje duke thekuar se ky veprim është fyes për familjen Hajdari dhe PD-në. Sipas tij dekorimi i Mazrekut është një degradim për PS. “PS e Ramës vret për herë të dytë Azem Hajdarin. S’ka turp më të madh se sa dekorimi i Gafurr Mazrekun nga Edvin Kristaq Rama. Është një akt i turpshëm dhe fyes për familjen e Heroit të Demokracisë, Partinë Demokratike dhe vetë popullin shqiptar. Nisma e socialistëve në Has, e cila në fakt shpreh degradimin e PS dhe vetë Edi Ramës, tregon që PS e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste. Bijtë e etërve komunistë nuk dinë të jenë ndrys-he”, u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu.

Tritan Shehu: Rama lau duart me dekorimin e Mazrekut

Deputeti i PD-së për qarkun e Gjiro-kastrës, Tritan Shehu iu është bashkuar dje reagimeve për vendimin e Bashkisë së Hasit, e cila dekoroi me titullin ‘Qyte-tar nderi’ autorin e plagosjes së Azaem Hajdarit në 1997. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shehu tha se dhënia e titullit për Gafur Mazrekun është akt i rëndë provokativ. “Sot Kryeministri e Kryetari i PS me një prononcim evaziv, vetëm sa tentoi të “lajë duart” si Pons Pilati. Dhënia e Mazrekut titulli “Qytetar Nderi”, një akt i rendë provokativ jo vetëm ndaj Lëviz-jes Demokratike, PD-së vetë, por dhe ndaj të gjithë deputeteve të Kuvendit të asaj Legjislature, veçanërisht të atyre (të djathtë e të majtë), që u ballafaquan atë ditë me atë krim të rëndë, duke u revoltuar pa masë e tentuar të ndi-hmojnë Azemin e plagosur. Pa dyshim ky vendim tejet i rëndë i Këshilltarëve të PS, më kthen sot në kujtese një fakt të thjeshtë e kuptimplotë të 1997-ës, atë që Mazreku qëlloi mbi Hajdarin në korridorin anësor të brendshëm të Sallës Plenare”, tha ai.

Gafur Mazreku ka qenë kryetar i Partisë So-cialiste në Has dhe deputet në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e 1997-ës. Po në këtë vit, pas një debati në Parlament me deputetin Azem Hajdari, Mazreku qëllon mbi këtë të fundit pesë herë me pistoletë. Pas këtij atentati, ai u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Sjellja e mirë dhe amnistitë e herëpash-

ershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, por zgjedhja e tij refuzohet nga Komisioni i Garan-cive Statusore. Në vjeshtën e vitit 2003 fiton postin e kryetarit të komunës Fajzë, në një bastion të PD-së. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

JA KUSH ISHTE GAFUR MAZREKU

1. Bashkia Has dekoron ish-de-putetin e PS, Gafur Mazreku;

2. PD akuza kryeministrit Rama për dekorimin e Maz-rekut;

3. Presidenti Meta e cilëson de-korimin jashtë standardeve demokratike;

4. Kryeministri Rama shpreh keqardhje për sulmet ndaj tij;

5. Kryeministri dënon veprimin e Bashkisë Has;

6. Rama urdhëron Prefektin të mos firmosë vendimin.

JA DEBATET KRYESORE PËR

DEKORIMIN E MAZREKUT

Ditën e djeshme kabineti qeveritar u zhvendos në Durrës dhe aty u mor ven-

dimi që të ketë një indeksim të pen-sionit për plot 16 kategori në masën e 2.8 për qind, duke filluar nga data 1 korrik. Po ashtu në këtë vendim...

Bashkia Has dekoron atentatorin e Azem Hajdarit, PD dhe Meta e cilësojnë provokim,

Rama thirrje prefektit të bllokojë vendimin

Kukësit që të mos e firmosë vendi-min. “Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërg-jegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar. Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit re-fuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit. Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim poli-tik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta”, njoftoi zyra e shtypit e kryeministrit Rama.

Page 9: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kërkesat për azil në BE, Shqipëria rritje të konsiderueshme aplikimesh për 2017, ja kush janë vendet që e pasojnë

Shqipëria vijon të jetë një nga vendet që ka numrin më të lartë të kërkesave për azil. Në raportin e zyrës europiane për mbështetjen e azilit, EASO mbi situatën e azilit në BE në 2017, Shqipëria renditet ndër vendet prej të cilave ka patur rritje të aplikimeve për azil pas Sirisë, Irakut, Afganistanit, Nigerisë dhe Pakistanit. Zyra europi-ane për mbështetjen e azilit, EASO ka publikuar raportin vjetor mbi situatën e azilit në Bashkimin Europian në 2017. Sipas këtij raporti, kërkesat e azilit në Bashkimin Europian në 2017-n janë

ulur me 44%, që përbën gjysmë milion më pak kërkesa azili krahasuar me 2016. Por pavarësisht kësaj uljeje të përgjithshme, disa vende rezultojnë me rritje të konsiderueshme aplikimesh për azil. Tre vendet kryesore për rritjen e aplikimeve për azilin në Bashkimin Europian mbeten Siria, Iraku dhe Afganistani, të vijuara nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Guinea dhe Irani. Sipas dre-jtorit ekzekutiv të EASO, Jamil Addou edhe pse numri i kërkesave për azil është ulur presioni mbi sistemet e azilit të shteteve anëtare të BE mbetet i

lartë. “Lidhur me dhe statistikat, edhe pse numri i kërkesave të azilit në Bashkimin Europian është ulur me 44%, presioni mbi sistemet e azilit të shtetet anëtare të Bashkimit Europian mbetet i lartë. Për herë parë në vitet e fundit, ne vëmë re një ulje të volumit të numrit të çështjeve që trajtohen në gjykatat e Shkallës së Parë dhe numri i ven-dimeve është ulur proporcionalisht me numrin e aplikimeve. Por nga ana tjetër vërehet një rritje e vendimeve negative për kërkesat e azilit në BE”, u shpreh Jamil Addou. Por pavarësisht kësaj dekla-

rate, shifrat më të fundit për katër muajt e parë të vitit 2018 nxjerrin në pah një rënie të mëtejshme të numrit të aplikimeve për azil. Midis Janarit dhe Prillit 2018, rreth 197,000 individë kanë kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Europian. Ky përbën një nivel më të ulët se e njëjta periudhë në secilin nga tre vitet e fundit, por më e lartë se nivelet para krizës së emigracionit në Bashkimin Europian në vitin 2014. Ndërkohë, Siria, Iraku dhe Afganistani vazhdojnë të jenë vendet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil.

Ndizet debati për çështjen e refugjatëve, Kroacia paralajmëron pikë regjistrimi në

Shqipëri, Vlahutin hedh poshtë zërat

Ambasadorja e BE: Është keqinterpretuar fjala e kryeministrit bullgar

në atë konferencë për shtypi kryem-inistri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund të jua siguroj që është absolutisht një jo”, theksoi diplomatja e BE. Ideja, sipas Vlahutin, është ajo e një qendre studimore, për të cilën është folur prej kohësh, ku mund të diskutohet dhe studiohet fenomeni. Më tej ajo renditi edhe dy arsye se pse Shqipëria mund të jetë vendi i duhur për këtë. “Ka dy arsye pse është diskutuar kjo ide për qendrën, sepse e para Shqipëria ka një model

të mirë të harmonisë fetare, dhe ar-syeja tjetër është se në Shqipëri është diskutuar prej kohësh lufta kundër ekstremizmit. Prandaj është mirë ngritja e një qendre të tille rajonale studimore për refugjatët që kthehen, në Shqipëri”, tha Romana Vlahutin. Në vijim ajo e ndali theksin edhe tek hapja e negociatave. Mbështetëse e hapur e çeljes së negociatave për Shqipërinë, Vlahutin nënvizoi se vendi ka punuar por tashmë vendimi është në dorën e 28 vendeve anëtare.

e djeshme se i gjithë ky debat është krijuar si pasojë e një keqkuptimi. Teksa mori pjesë në inaugurimin e një çerdheje për fëmijët romë, zëri i Brukselit u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështjeje duke qenë se është një temë mjaft sensitive. “Jo, është tërësisht një keqinterpretim i asaj që ka thënë

Mimoza IBRA

Aludimet se në Shqipëria mund të ngrihet një kamp për emigrantët klandestinë që synojnë vendet e Bash-

kimit Evropian, sikurse edhe zërat për një kamp për trajtimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik, kanë krijuar një pështjellim në politikën shqiptare. Deputetët opozitarë e shndërruan këtë menjëherë në kauzën e tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë këto pretendimet. Mirëpo pavarësisht kësaj, kjo temë nuk u harrua. “Zjarrit” i hodhën edhe më shumë “benzinë” mediat e huaja austriake, të cilat pre-tendonin se po diskutohet që vendi ynë të mirëpresë refugjatët. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme për herë të parë dolën edhe detaje të reja nga planet e BE në përfshirjen e Shqipërisë për zgjidhjen e valës së emigrantëve nga Siria dhe Afrika e Veriut. Ishte vetë ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç ai i cili për herë të parë artikuloi mundësinë e ngritjes së një pike të regjistrimit në vendin tonë. “Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto problemet e emigrantëve. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri”, tha ministër i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhi-noviç. Në vijim të fjalës së tij, ministri kroat argumentoi se Shqipëria është parë si vendi më i mundshëm sepse vetë Kroacia nuk mund të shndërro-het në “hot-spot”. “Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot për regjis-trimin e refugjatëve. Kroacia ka mjete të mjaftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të tillë regjistrimi. Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën”, deklaroi ai.

Vlahutin rrëzon pretendimetAmbasadorja e Bashkimit Evropi-

an, Romana Vlahutin hodhi poshtë të gjitha fjalët se BE ka në plan të ngrejë një kamp refugjatësh në Shqipëri. Krejt ndryshe nga ministri kroat dhe kancelari austriak, ajo u shpreh ditën

Emigrantët, Avramopoulos mbledh sot 6 ministrat

ballkanasKomisioneri për Migracionin,

Punët e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos do të mbledhë 6 ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për një takim në Komi-sionin Europian në ditën e sotme. Ky takim do të fokusohet mbi zhvillimet e fundit në fushën e migracionit, bash-këpunimin midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me menaxhimin e kufijve dhe sigurinë në rajon. “Komisioneri Avramopolos do të organizojë nesër një takim me 6 ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian në godinën e Komisionit Evropian në prezencë të presidencës bullgare, presidencës së ardhme austriake, drejtorit ekze-kutiv të Agjencisë Evropiane të Kufijve dhe rojeve bregdetare si dhe komisionerit King. Pjesëmarrësit do të diskutojnë zhvillimet e fun-dit migratore, bashkëpunimin për menaxhimin e kufijve, politikën e migracionit dhe të sigurisë”, tha dje kryezëdhënësi i Komisionit Evropi-an, Margaritis Schinas.

U dekorua nga Idrizi, Migliori: Ta fitojmë çështjen çame

Ndër emrat që dekoroi ditën e djeshme kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte edhe ish-Presidenti i Asamblesë së OSBE-së dhe Presidenti i Nderit i saj, Ricardo Migliori. Ai mori titullin “Ambasador i Çështjes Çame”, ndër-sa gjatë fjalës së tij u shpreh se do të luftojë për ta fituar këtë çështje. “OSBE ka një asamble që është e formuar me rreth 57 shtete, kur u themelua, në vitin 1975 i vetmi vend që nuk e firmosi Traktatin e Helsinkit, ishte një në Evropë, Shqipëria. Sot Shqipëria është aktive në OSBE. Ka politikanë shqiptarë aktivë në asamble dhe një prej tyre ishte edhe Mesila Doda. Ka ardhur momenti që Shqipëria të fuqizohet në arenën ndërkombëtare. Unë me forcat e mia do përpiqem që në secilën seli të OSBE të sjell të gjitha arsyet pse duhet zgjidhur çështja çame. Sot mund të them, prej sot jam çam. Nga sot jam një prej jush, kështu që mund të më kritikoni dhe të më jepni sinjale kujtese. Fat të mbarë dhe do fitojmë!”, tha Ricardo Migliori.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi pak ditë më parë për mediat vendase se po kryhen përpjekje për ndërtimin e një kampi jashtë territorit të BE. Pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Brendshëm gjerman, Seehofer, austriaku u shpreh se Shqipëria po shihet dhe shqyrtohet si një mundësi si vendi ku mund të ngrihen këto kampe.

“Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre. Do ta shohim nëse do të jetë Shqipëria vendi ku do të ngrihet një kamp i tillë”, u shpreh pak ditë më parë.

KANCELARI AUSTRIAK: DREJT PËRZGJEDHJES SË SHQIPËRISË

1. Ministri i Brendshëm kroat tha dje se në Shqipëri mund të ngrihet një pikë regjistri-mi për refugjatët.

2. Romana Vlahutin i hodhi poshtë këto pretendime.

3. Ajo tha se ka një keqkuptim të fjalës së kryeministrit bullgar.

4. Ambasadorja e BE shtoi se po diskutohet për t’i ngritur një qendër studimore.

JA DEBATI PËR KAMPET E REFUGJATËVE

Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto problemet e

emigrantëve. Këtu në radhë të parë men-doj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegov-inën. Investimi për sigurinë e këtyre ven-deve ka një influencë pozitive edhe...

Page 10: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

10 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

2,3,6,7,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra

Euro e nis javën me rënie, BSH paralajmëroi ndërhyrje tjetër

Investimet, BERZH kërkon përmirësimin e klimës së biznesit

Euro e ka nisur këtë javë , duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 125.7 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.34 lekë. Dollari u këmbye me 108.37 lekë, duke u çmuar me 1.67 lekë, në raport me ditën e mëparshme. Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer me 1.16 dollarë amer-ikanë. Monedha e përbashkët po përjeton një periudhë të dobët përkundrejt monedhës së gjelbër për shkak të zhvillimeve

politike në botë. Euro arriti në fil-lim të qershorit (data 5) nivelin më të ulët në 10 vjet, prej 124.17 lekë. Më pas, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që deklaroi se euro kishte rënë përtej parashikimeve, ndaj ajo do blinte valutë në treg, monedha e përbashkët u ngjit deri në 128.34 lekë, për të zbritur sërish afër 126 në fund të javës së kaluar. Me mbërritjen e verës, pritet që efektet sezonale të ush-trojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kërkon nga qeveria përmirësimin e klimës së biznesit dhe përqen-drimin tek investimet në in-frastrukturë dhe energji. Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve, ku u diskutua mbi kuadrin ligjor për investimet, Zëvendëspresidenti i BERZH Alain Pilloux, theksoi se ky in-stitucion do që të shikojë fakte se si gjërat bëhen dhe paralelisht do të mbështesë rritjen e sektorit privat në Shqipëri. “Ne duam që gjërat të bëhen. Vazhdoni të

përmirësoni klimën e biznesit. Është shumë e rëndësishme të promovoni investimet, të drejtat e pronësisë. Duhet të mbësht-esim rritjen e sektorit privat në ekonominë e Shqipërisë duke u mbështetur në turizëm dhe agro-turizëm. Duhet të inkurajojmë bankat të marrin më shumë rrisk dhe të japin kredi në monedhën vendase. Ne do të vazhdojmë mbështetjen në të gjithë sektorët e ekonomisë. Vazhdoni të punoni në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë”, deklaroi Alain Pilloux, Zëvendëspresidenti i BERZH

Gjykata kundër HEC-ve në Valbonë, punimet bllokohen pa afat

ËËF, një organizatë joqe-veritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës njoftoi dje fi-toren mbi një beteje gjyqësore për bllokimin e punimeve në hidrocentralet që po ndërtohen mbi lumin Valbonë brenda territorit të zonës së mbrojtur. ËËF vuri në dijeni se një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, Shqipëri më 6 qershor 2018 vendosi të ndalojë men-jëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndër-tohen nga Dragobia Energy

në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngri-tur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e ËËF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave. Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë.

Paketa fiskale kalon nesër në qeveri, ja taksat që ndryshojnë në bujqësi, sektorin energjitik dhe turizëm

Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë fiskale në mes të 2018

Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë fiskale në mes të 2018, duke bërë ndryshime në tre

ligje që kanë të bëjnë me taksat. Ndryshimet vijnë në mbështetje të agroturizmit, sektorit energ-jetik, etj., me disa lehtësi si dhe rregullime të tjera për biznesin në tërësi. Kryeministri Edi Rama, me një status në rrjetin social Face-book ka pasqyruar të përmbledhur përfitimet që ka sipërmarrja me paketën fiskale të qershorit 2018. Ndërkohë, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj vuri në dukje se këto ditë po diskutohet dhe konsultohet paketa fiskale, me lehtësi të rëndë-sishme për sipërmarrjet në disa sektorë. Sipas tij, këtë të mërkurë e gjithë paketa pritet të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave.Paketa fiskale

Në ligjin për taksat vendore, qeveria ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim i cili lidhet me për-jashtimin e subjekteve të certifi-kuara në agroturizëm nga pagesa e taksës së infrastrukturës. “Në turizëm, sot në Shqipëri aplikohet TVSH e reduktuar për turizmin 6%, për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit brenda strukturave të hotelerisë. Në anën tjetër, po promovojmë agroturizmin. Sipër-marrjet e licencuara në sektorin e agroturizmit do të përfitojnë ulje të tatim-fitimit nga 15 në 5 %. Pra, nuk ka rëndësi sa sipërmarrje e madhe do të jetë në agroturizëm,

do të trajtohet me 5 % tatim-fitimi dhe normë të reduktuar të Tatimit të Vlerës së Shtuar prej 6 % për shërbimet e akomodimit dhe për-jashtimi nga taksa e ndikimit në

Qytetarët do të kenë mundësi të pagua-jnë faturat e truallit përmes bonove të privatizimit deri në vitin 2021. Duke qenë se ky proces është shtyrë për të disatën herë, Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat ka vendosur t’u lërë një afat 3-vjeçar qytetarëve, në mënyrë që të përmbyllin të gjithë procedurën me AL-UIZNI-n. I ftuar në komision, zv.ministri i Financave, Erion Luçi theksoi se 3 vjet janë të mjaftueshme për të përmbyllur këtë pro-ces dhe në këtë mënyrë ulet fatura financi-are për pronarët e truallit. Por pse janë ende të vlefshme këto letra me vlerë? Në bazë të ligjit në fuqi, legalizimi i banesave mund

të kryet me bono privatizimi. Por nga ana tjetër janë një sërë institucionesh publike, pjesë e Ministrisë së Brendshme, apo të Mbrojtës që do të jenë në proces privatizimi, ku godinat janë në pronat e ish-pronarëve. Këta të fundit kanë të drejtën e parablerjes me bono privatizimi. Por anëtarët e Komi-sionit të Ekonomisë kërkuan që institucio-net të jenë edhe më agresive në informimin mbi përdorimin e bonove, pasi jo të gjithë qytetarët kanë dijeni të plotë për këtë pro-cedurë. Bonot e privatizimit janë emetuar fillimisht në vitin 1995. Familjet që kanë ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, mund të paguajnë me bono privatizimi deri

në 50 për qind të faturës me qëllim marrjen e tapisë. Sipas të dhënave zyrtare të Min-istrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Gjatë tre viteve të fundit, në procesin e privatizim-it të pronës shtetërore me të drejtën e par-ablerjes për ish-pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje, rezulton të jenë arkëtuar rreth 705 milionë lekë bono privatizimi.

Shtyhet afati për bonot e privatizimit, qytetarët 3 vite afat për përmbylljen e procedurave me ALUIZNI-n

Sipërmarrjet e lic-encuara në sektorin e agroturizmit do të përfitojnë ulje të tatim-fitimit nga 15 në 5 %. Pra, nuk ka rëndësi sa sipërmar-rje e madhe do të jetë në agroturizëm, do të trajtohet me 5 % tatim-fitimi dhe normë të reduktuar të Tatimit të Vlerës së Shtuar prej 6 % për shërbimet e ako-modimit dhe përjash-timi nga taksa e ndik-imit në infrastrukturë të ndërtimeve...

infrastrukturë të ndërtimeve të reja për qëllim agroturizmi. Sektori energjetik, me qëllim nxitjen dhe lehtësimin e investimeve në fushën e energjisë diellore, do të përfitojë përjashtim nga TVSH për një gamë të gjerë të linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve”, bëri me dije ministri Arben Ahmetaj. Ndërkohë, sipas parashikimeve të paketës fiskale, në sektorin e bu-jqësisë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbur-simin e TVSH-së në masën 20 %, si të ishin një fermer, por tashmë pa limit në aspektin e qarkullimit, dhe do të trajtohen me tatim- fitimi të reduktuar nga 15 në 5 %. Një lëvizje

shumë e rëndësishme është dhe ri-shikimi i tavanit të tatim-fitimit, që praktikisht e ul me tre herë ngark-esën fiskale për bizneset e prekura. Tatim-fitimi për bizneset me të ard-hura deri në 14 milionë lekë ulet me tre herë, nga 15 % në 5 %. Me këtë masë, rreth 91 %, që i bie afërsisht 95 mijë ndërmarrje në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë lehtësim të ngarkesës fiskale me tatim-fitimin ose 0 ose 5 %. Referuar të dhënave zyrtare të tatimeve fillimi i vitit 2018 ka shënuar një rritje të numrit të bizneseve të regjistruara. Bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se numri i këtyre bizneseve u llog-

Agroturizmi- ulje të ta-tim-fitimit nga 15 në 5 %

Sektori energjetik- përjash-tim nga TVSH për një gamë të gjerë të linjave teknologjike

Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor-rimbursim TVSH në masën 20 % dhe tatim- fitimi të reduktuar nga 15 në 5 %

Bizneset me të ardhura 14 milionë lekë- tatim fitimi ulet nga 15 % në 5 %. arit në 9,477. Sa i përket ecurisë

sipas muajve, numri më i lartë i bizneseve të reja të regjistruara u shënua në janar me 2,359. Ndërsa numri i bizneseve të çregjistruara gjatë periudhës janar- maj 2018 arriti në total në 1,648.

LEHTËSITË E PAKETËS FISKALE

Page 11: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

2,3,6,7,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Trump dënon politikat e Merkel: Nuk duam emigracion

të stilit evropian në SHBA

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti amerikan: Gjermanët po kthehen kundër qeverisë prej emigracionit

Andi LAMKO

Presidenti amerikan Donald Trump nisi dje një sulm kundër qeverisë së kancelares Angela Merkel duke komentuar se

populli i Gjermanisë po kthehet kundër qeverisë së tij, në një kohë kur çështja e emigracionit po shton tensionet në koalicionin e dobët qeveritar të Berlinit. Megjithëse presidenti i SHBA ka kriti-kuar edhe më parë Gjermaninë për suf-icitin tregtar me SHBA dhe shpenzimet e mbrojtjes, kjo është hera e parë pas ardhjes në zyrë, që ai kritikon politikat e brendshme gjermane për emigracionin. Në nëntor 2014, gjatë fushatës elektorale Trump quajti politikën e hapjes së dy-erve nga Merkel “ide e çmendur”. Në komentin e tij Trump përmendi gjithash-tu se krimi në Gjermani është në ngritje, edhe pse në maj ministria e brendshme gjermane raportoi nivelet më të ulëta të krimit prej 1992. “Gabimi i madh në të gjithë Evropën ishte lejimi i miliona njerëzve, të cilët me forcë dhe dhunë po ndryshojnë kulturën”, shkruante Trump. Megjithëse është gjetur edhe vetë në mes të kritikave për politikat e emigracionit, Trump bënte thirrje në rrjetet sociale për ligje më të forta kufitare dhe quante politikën gjermane të dyerve të hapura një gabim të madh.

Nuk jemi kamp emigrantëshKomentet e tij Trump i mbrojti

dje më vonë në fjalimin për Këshillin Kombëtar Hapsinor. “Ne nuk duam të ndodhë ajo që po ndodh në Evropë me

Mijëra emigrantë zbarkojnë në Spanjë nga e premtja

Izraeli, 10 vjet burg për ata që filmojnë dhunën e ushtarëve

Në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve më 20 qershor, qindra emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Spanjës nga fundjava. Tre anije sollën mbi 600 emigrantë në portin e Valencias të dielën pasi Roja Bregdetare shpëtoi të premten dhe të shtunën mbi 900 emigrantë në Ngushticën e Gjibraltarit. Vendet e Evropës Jugore po bëjnë thirrje për një zgjidhje të krizës shkaktuar nga fluksi masiv i emigrantëve që po arrin në brigjet e tyre. Anija hu-manitare “Aquarius”, me ndihmën e anijeve italiane, “Dattilo” dhe

“Orione”, solli 629 migrantë në Spanjë të dielën. Ata u shpëtuan në brigjet e Libisë javën e kaluar nga barka kontrabandistësh dhe u pranuan nga Spanja, pasi u refuzuan nga Italia dhe Malta. Ky grup emigrantësh i shtohet 930 të tjerëve që u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Spanjës në Ngushticën e Gjibraltarit që nga e premtja. Autoritetet span-jolle thanë se do t’u jepnin azil, aplikantëve sipas ligjit spanjoll dhe Franca ofroi të pranonte migrantë që i plotësonin kushtet, nëse donin të shkonin atje.

Parlamenti i Izraelit sjell së shpejti një ligj që ndalon filmimin ose fotografimin e bazave dhe personelit ush-tarak, por grupet e të drejtave thonë se është një tentativë për ndalimin e filmimit të dhunës së ushtarëve ndaj protestuesve palestinezë. Komiteti i sigurisë ka pranuar kërkesën e ligjit që ndalon të bëhen fotografi ose të xhirohen ushtarët që janë në shërbim, duke dhënë dënim prej 5 deri në 10 vjet burg për këdo që e shkel. Avokati i shtetit Raz Nizri ka thënë lidhur me

këtë kërkesë të ligjit në Izrael, se qeveria duhet të bëjë një propozim më të moderuar, për shkak se nuk i duket ide e ar-syeshme që njerëzit të dënohen për një fotografi me dënime të tilla. Ministri i Mbrojtjes, Avig-dor Lieberman, e ka mirëpritur këtë normë dhe ka thënë në Twitter se ushtarët izraelitë “janë nën sulmin e të gjithë atyre që e urrejnë Izraelin dhe të cilët e mbështesin terrorin, që tentojnë të na poshtërojnë dhe të na bëjnë keq. Nuk do e prano-jmë këtë”, kishte përfunduar ai.

Ministri serb: Shqiptarët do pranonin ndarjen e Kosovës para ‘99

Ministri serb i Tregtisë dhe i Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç tha dje në një intervistë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e mirë por e vonuar. Ljajiç ka theksuar se partia e tij men-jëherë pas hapjes së dialogut ka ofruar planin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, i cili përf-shinte tri faza. Sipas gazetës serbe, sa i përket çështjes së ndarjes së Kosovës, Ljajiç ka thënë se nëse do të kërkohej ndarja e Kosovës para vitit 1999, atëherë shqiptarët do ta pra-nonin. “Ndarja e Kosovës është

një zgjidhje e mirë por e vonuar. Nëse dikush do ta kërkonte ndar-jen e Kosovës para vitit 1999, be-soj se shqiptarët do ta pranonin”, ka thënë Ljajiç, duke shtuar se një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare është kundër implikimeve negative të vendeve të tjera në rajon dhe se modeli i dy Gjermanive është i zbat-ueshëm në vetëm një segment. “Ne pranojmë të mos e njohim veten, por ne duhet të vuajmë dhe të jetojmë krah për krah sepse rrethanat ndërkombëtare janë të ndryshme”, ka theksuar Ljajiç.

emigracionin. Shtetet e bashkuara nuk do të jenë një kamp emigrantësh. Këtë nuk e kam në plan”, tha ai. Përkeqësi-mi i fundit i tensioneve është pasojë e politikës së “tolerancës zero” të admin-istratës Trump ndaj kaluesve ilegalë të kufirit, teksa të rriturit ndiqen penalisht dhe ndahen nga të miturit të cilët nuk mund të burgosen. “Fëmijët po përdoren nga kriminelët më të këqinj si një mjet për të hyrë në vendin tonë. A e keni parë masën e krimit në jug të kufirit tonë? Disa nga vendet atje janë më të rrezikshmet në botë, dhe kjo nuk do të ndodhë në SHBA”, tha Trump, duke iu referuar vendeve amerikano-qendrore El Salvador e Honduras të dominuara nga bandat e drogës. Ndërsa Meksika, e cila po përgatitet për zgjedhjet kom-

bëtare numëron rreth 100 politikanë të vrarë nga bandat gjatë fushatës.Telashet e emigracionit në Gjermani

Kritikat e Trump për emigracionin në Gjermani vijnë në një kohë kur kjo temë po përçan koalicionin e dobët qeveritar të kancelares Angela Merkel. Ministri i brendshëm Horst Seehofer i kristian-demokratëve bavareze CSU ka kërkuar një strategji të re për kthimin e emigrantëve në kufi dhe i ka kërkuar qeverisë që ta bëjë këtë brenda dy javëve. Por kancelaria Merkel ka argu-mentuar kundër propozimit duke thënë se Berlini nuk mund të mbyll kufijtë në mënyrë bilaterale pa u konsultuar me fqinjët e saj. Komentet e djeshme Trump duket se janë influencuar gjithashtu nga një telefonatë që ai kreu më herët me

Itali, Salvini nis regjistrimin e

popullsisë romePas mbylljes së porteve ndaj

anijeve me emigrantë klandestinë, që mbërrijnë përmes Mesdheut në brigjet italiane, Ministri i Brend-shëm italian Matteo Salvini ka deklaruar se Ministria e tij po punon për hartimin e një dosieri mbi çështjen e popullsisë rome në territorin italian. "Romët me nën-shtetësi të huaj e pa leje qëndrimi do të dëbohen", është shprehur Salvini, në komentet që u quajtën të pamundura dhe antikushtetuese nga Shoqata e Romëve në Itali.

Tërmet 6.1 ballë në Japoni, 3 të vdekur, mbi 200 të plagosurNjë tërmet i fuqishëm me mag-

nitudë 6.1 goditi dje herët Japoninë duke shkaktuar të paktën 3 të vrarë dhe 200 të plagosur. Pamjet e regjis-truara tregonin lëkundje të frikshme të tokës dhe ujërave, ndërsa shumica e ndërtesave i rezistuan tronditjeve. Një burrë 80-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçe ishin mes viktimave, të cilët vdiqën pasi u zunë nga rrënojat e shtëpive. Disa të tjerë raportohen të jenë në gjendjen "arrest kardio-pulmonar", deri në konfirmimin e vdekjes.

Konservatori Ivan Duque, presidenti i ri i Kolumbisë

Politikani konservator Ivan Duque është zgjedhur dje president i Kolumbisë, duke fituar 54 përqind të votave në zgjedhjet e 17 qershorit, teksa mundi ish-guerilin Gustavo Petro. “Me modesti dhe nder, i them popullit kolumbian se me gjithë energjitë e mia do të punoj për të bashkuar shtetin tonë. Jo më ndar-je”, u ka thënë Duque mbështetësve të tij në kryeqytetin Bogota, duke shtuar se dëshiron “përmirësime” të marrëveshjes historike për paqen me grupin rebel të FAC.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, tha dje në një deklaratë në lidhje për incidentet e të dielës në protestat e Shkupit, se qytetarët t’i tregojnë në mënyrë paqësore qëndrimet e tyre kundërshtuese. “Bashkimi Evropian është e njoftuar me qëndrimet e ndryshme shprehura në raport me marrëveshjen e emrit, dhe bën thirrje që qëndrimet e ndryshme të shprehen në mënyrë paqësore”, tha Kocijançiç. Gjatë ditës Komisioni shtoi se derisa në kompletimin e të gjitha hapave të marrëveshjes për emrin e ri, Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i referohet Maqedonisë me termin teknik “Ish-republike jugosllave e Maqedonisë”. Ndërkohë qeveria e Shkupit ka ratifikuar dje në unanimitet marrëveshjen e nënshkruar në Prespë.

Shtetet e Bashkuara i bënë dje thirrje Ru-sisë që të lirojë disa dhjetëra njerëz, që janë identifikuar si të burgosur politikë nga grupet e të drejtave të njeriut. Departamenti amerikan i Shtetit tha se mbi 150 njerëz po mbahen në burg, përfshirë regjisorin ukrainas, Oleh Sentsov, dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Oyub Titiyev. "I bëjmë thirrje Rusisë t'i lirojë të gjithë ata që janë identifikuar si të burgosur politikë ose fetarë dhe të ndalojnë së shfrytëzuari sistemin ligjor për të shtypur disidentët dhe praktikat fetare paqësore", thuhet në deklaratë. Moska ende nuk është pron-oncuar ndërsa në të kaluarën, Ministria e Jashtme ruse ka reaguar me zemërim duke akuzuar Uash-ingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme.

EMRI I MAQEDONISË, BE THIRRJE PËR QETËSI NË PROTESTA SHBA I KËRKON RUSISË TË LIROJË TË BURGOSURIT POLITIKË

kryeministrin e djathtë anti-emigracion të Hungarisë, Viktor Orban. Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët kishin diskutuar politikat e shtrëngimit të emigracionit dhe të kufijve kombëtarë. Trump ka kërkuar gjithashtu mbështetje nga demokratët e Kongresit për planet e tij. “Përse demokratët nuk na japin votat për të riparuar ligjet më të këqija të botës që ne kemi për emigracionin? Ku janë kritikat dhe dënesat për vrasjet dhe krimet e bëra nga bandat dhe gang-sterët?” komentonte Trump, i cili vazh-dimisht ka bërë thirrje që demokratët të mbështesin propozimet e tij, përfshi dhe ndërtimin e murit prej afro 3000 km në kufirin jugor të SHBA me Meksikën.

Kreu i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein, dënoi dje atë që quajti ndarjen "e pafalshme" të fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre në kufirin e Shteteve të Bashkuara. Poli-tika "zero tolerancë", e zbatuar nga administrata e presidentit amerikan. "Ideja që një shtet përpiqet t'i pengojë prindërit duke shkaktuar abuzime të tilla te fëmijët, është e pafalshme", tha Al Hussein në një sesion të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

OKB dënon ndarjen e familjeve në kufirin e SHBA

Page 12: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

12 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Në vitin 1951 regjimi komunist nisi të blindonte kufijtë e Shqipërisë për të ndaluar arratisjen e shqiptarëve. CIA

ka deklasifikuar të tjera dokumente sa i takon vendi tonë dhe në një prej tyre tregohet situata e brendshme. Aty treg-ohen disa prej spiunëve të Sigurimit të Shtetit në Konispol që mbronin kufijtë. Po ashtu tregohen dëshmi nga qytetarë të ndryshëm që tregojnë mjerimin e regjimit komunist.

Maj 1952Shënime të përgjithshme mbi kushtet në Shqipëri

Zenel Merxhani nga fshati Kon-ispol, thotë se në kampin e Tepelenës të gjithë të burgosurit janë liruar. Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj gjatë verës së vitit 1951, Zeneli thotë se 880 njerëz që punonin në kanale janë arrestuar. Peneli thotë se i ka parë ata personalisht duke udhëtuar me tren. Muharrem Mu-laj dhe Kadri Petriti deklarojnë se në fshatin Arantas në Mallakastër janë grumbulluar të gjitha familjet anti-komuniste dhe reaksionare të rajoneve të ndryshme të Shqipërisë. Ato janë vendosur në disa shtëpi të vjetra dhe lejohen të punojnë në ndërmarrjet e rajonit të Fierit, por nuk lejohen të dalin nga ky rajon. Familjet në fjalë janë të shumta dhe në kushte të tmerrshme, fëmijët e tyre lypin në rrugët e Mallakastrës, ndërsa natën kthehen në shtëpi. Dy njerëz kanë folur me dikë që ka të afërm në fshat, i cili quhet Asllan Çaushllija, nga fshati Çaushli i Mal-iqit. Në fshatin e Konispolit, Avni Malo dhe nëna e tij rrihnin çdo ditë gruan e ish ... pasi burri i saj nuk dëshiron të bëhet agjent i Sigurimit si ata. Kryetari i komitetit të rajonit të Kolonjës, Mitraq Vodica, i cili më parë punonte në rrobaqepësi, urdhëron vartësit e tij se në rast se një familje ka të dënuar për politikë, nuk lejohet të qajnë në shtëpitë e tyre. Nëse këto urdhra nuk zbatohet atëherë ata do të vuajnë pasojat. Sipas një ligji të ri, qeveria komu-niste e Tiranës deklaron se të gjithë ata që nuk sillen siç duhet në burg, do t’i zgjaten dënimet dyfish. Kadri Petriti dhe Eqerem Faredin frashri, të cilët ishin dënuar me pesë vjet burg në Korçë dhe sipas dispozitave do të liroheshin në 1952, tashmë do të lirohen në 1957. Eqerem Frashëri i ka përçmuar gjithmonë komu-nistët dhe në burg nuk është vënë në shërbim të shefit të burgut apo të Sigurimit për të spiunuar ndaj shokëve. Gjatë Luftës Eqeremi megjithëse shumë i ri ka luftuar për Ballin Kombëtar, dhe është arrestu-ar për rezistencën e tij. Me ligjin e ri të burgut, komunistët reduktojnë me tre ditë në muaj dënimin për ata që bashkëpunojnë. Kjo është bërë me qëllim shfrytëzimi. Më 15 prill 1952 Zenel Shaban Merxhani arriti në kampin e refugjatëve në Lavrion të Greqisë, nga fshati i Konispolit. Ai ësht ënjë fshatar 53 vjeçar, dhe ka kaluar kufirin në Verne më 17 mars. Mbi situatën në Shqipëri Merxhani deklaroi: Familjet më të besuara në fshatin e Konispol janë ato të Mustafa Dajlani, Tefik Musa dhe Musaj. Një muaj e gjysmë më parë në Konispol, Skernder Plaku, Muço Kareci dhe Sulo Dajlani u arrestuan me pretekstin se ishin takuar me Sali Djalanin ( i cili është në Greqi) në një kohë kur Saliu aktualisht jeton në Siros.

RezistencaPesëdhjetë ditë më parë një

kompani këmbësorie erdhi në

CIA nxjerr dëshmitë e shqiptarëve për mjerimin në regjimin komunist

Prandaj personi i përmendur i dërgon letër vëllait për t’i kërkuar shumën e taksës doganore. Natyr-isht që i vëllai u habit shumë nga kërkesa dhe i dërgoi letër mësuesit të fshatit për ta pyetur nëse i vëllai ndihej mirë me shëndetin mendor, pasi i kishte kërkuar 250 dollarë për të marrë pakon dhe 200 dollarë për të blerë një gomar. Ai thoshte se nuk mund t’i besonte këto prandaj mendonte se mund të jetë çmendur. Kur mori letrën mësuesi ia tregoi

të vëllait dhe më pas iu përgjigj se i vëllai ishte në shëndet të mirë por ishte situata në vend që është çmendur dhe kërkesat ishin të vërteta. Në 1951 Ahmet Abazi nga fshati Janjar-Konispol mori një pako me rroba nga babai i tij në Amerikë me vlerë 14 dollarë, por qeveria i vuri një taksë dogane prej 350 dollarë. Ai nuk e mori kurrë pakon. Refugjati Muharrem Mullaj nga fshati i Flloqit raporton: Arqile Gostivishti ka humbur një këmbë

prej torturave nga seksioni i Sig-urimit në Korçë. Thuhet se bijtë e familjeve kulake përveç shërbimit të detyruar ushtarak prej 2 vjetësh, duhet të kryejë dhe 2 vjet të tjera punë të detyruar. Në 1951 përveç detyrimeve zyrtare të fshatarëve ndaj shtetit, komunistët kërkonin dhe sasi gruri që nuk përfshiheshin në letrat e detyrimeve. Autoritetet i caktojnë çdo fshati një sasi prodhi-mi sipas planit, e cila ndahet sipas fshatarëve nga këshilli i fshatit.

Konispol dhe u vendos në shtëpitë e Nimet Malo, i cili është tashmë në Greqi, të Xhafer Sulo, Qasim Hodo dej Avni Malos. Kompania kishte 100 njerëz dhe 10 mushka. Agjentët e sigurimit në Konispol janë Izet Osmani, Kadri Rakipi, Hajri Mane, Seit Kurrizo. Komandanti i sigurisë së Konispolit është Seit Kurrizo nga fshati i Vervë. Janë pesëmbëdhjetë policë në komandën e sigurisë, të gjithë të veshur me rroba civile. Në urën e Bogazit ka një postbllok me gjashtë policë dhe një rreshter. Përveç kontrollit të njerëzve ata ruajnë urën edhe natën. Në rrugën Konispol-Sarandë ka një tjetër postbllok në fshatin Hoxhe dhe një në urën e Bistricës, ku kontrollohen udhëtarët. Vështirësitë e udhëtimit mbeten të njëjta, njerëzit duhet të presin me javë të tëra për të marrë bileta në agjencitë e udhëtimit. Letërnjoftimet nuk kanë ndryshuar.

Kushtet e jetesësVeshjet dhe ushqimi janë të

racionuar. Në kooperativën e Kon-ispol ka shumë pak artikuj dhe shumicën e kohës ato mungojnë. Duke punuar për rreth tre muaj në hekurudhën e Rrogozhinës si punëtor, nganjëherë shkoja në Kav-ajë ku mësova se misri shitej me 70 lekë për kg, një dele shitej 3500 lekë dhe një litër qumësht, 50 lekë. Shteti e blen qumështin nga fshatarët për 25 lekë litri.

Rojet dhe arratisjetNjëfarë Hasan Bello u largua

për në Kavajë prej ndjekjes nga komunistët. Edhe unë u largova pasi nuk kam anëtarë familjeje në Shqipëri. Kur isha aty hum-ba letërnjoftimin dhe bëra një deklaratë në degën civile të Kavajës dhe u ktheva në Konispol. Teksa prisja rastin për t’u arratisur, më 16 mars shkova në një dasmë në fshatin Ninat. Nga aty në ora pesë pasdite shkova në një vend të qua-jtur Shedelli në fshatin Vervë dhe kalova kufirin. Më pas u dorëzova te autoritetet greke në Pleshavicë. Në vendin që përmenda ka një pyll, aty pashë që kishte mina po kalova nga një gur te tjetri dhe shpëtova. Nuk pashë askënd gjatë arratisjes time. Autoritetet greke më sollën në Lavrion. Shënim: Personi i më-sipërm është fshatar dhe nuk është i aftë të japë informacione të sakta, prandaj iu bënë vetëm pyetje të përgjithshme.

Marrje në pyetje e Xhevdet MaloRefugjati Xhevdet Malo nga

Konispoli është ish-punonjës i zyrës së postës në Konispol, dhe raporton si më poshtë: Në 1951 një person në Gjirokastër mori një pako me rroba nga i vëllai në Amerikë me vlerë 20 dollarë, por autoritetet ngarkuan taksë 250 dollarë për të paguar.

Pesëdhjetë ditë më parë një kompani

këmbësorie erdhi në Konispol dhe u ven-

dos në shtëpitë e Ni-met Malo, i cili është tashmë në Greqi, të Xhafer Sulo, Qasim Hodo dej Avni Ma-

los. Kompania kishte 100 njerëz dhe 10

mushka. Agjentët e sigurimit në Konispol

janë Izet Osmani, Kadri Rakipi, Hajri

Mane, Seit Kurrizo. Komandanti i sig-

urisë së Konispolit është Seit Kurrizo nga fshati i Vervë. Janë pesëmbëdh-jetë policë në ko-

mandën e sigurisë, të gjithë të veshur

me rroba civile. Në urën e Bogazit ka një postbllok me

gjashtë policë dhe një rreshter. Përveç kontrollit të njerëzve

ata ruajnë urën...

Dokumentet e CIA, ja kush ishin spiunët e Sigurimit në jug të Shqipërisë, jetesa në vitin 1951 ishte e

mjerueshme, regjimi frikë për arratisje jashtë vendit

Page 13: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA nxjerr dëshmitë e shqiptarëve për mjerimin në regjimin komunist

Masa të ashpra merreshin ndaj atyre që nuk bindeshin. Në 1951 u vetëmbyt në lumin e Tiranës njëfarë Bajram Kuci, nga fshati Zhulat e Gjirokastrës, i cili ishte internuar bashkë me të gjithë familjen në kampin e punës së Kamzës. Për varrosjen e tij autoritetet nuk dhanë as arkivol.

Jeta në kampeEdibe Yze, i cili ka qenë prej

disa vitesh në kampin e internimit të Kamzës dhe u la i lirë në fund të vitit 1950, tregon se në verën e

1950 në kamp kanë vdekur dhjetra fëmijë nga mungesa e ushqimit, e kujdesit mjekësor dhe kushtet e rënda. Ai mban mend emrat e disa prej tyre: bija e Osman Pajakut nga Pogradeci, biri i Qamil Collakut nga Bilishti, bija e Sabri Labinotit nga Korça, bija e Rrapo Selca nga Gora e Korçës, biri i Dragoricës nga Korça, bija e Shero Tresovës nga Tresova e Korçës, biri i Batire Oshafit nga Pogradeci, bija e Tosun Hoxhallarit nga Tresova, biri Kajam Cerasa nga Pogradeci, dy vajza të vogla nga

Panariti i Korçës. Refugjati 45 vjeçar Mefail Totolaku i lindur dhe banor në fshatin Tren të Bilishtit, u interv-istua më 6 dhjetor 1951 dhe deklaron sa më poshtë: Në rajonin tonë nuk ka rezistencë të organizuar. Krerët komunistë të partisë në Bilisht janë Emin Kaçani kryetar i Komitetit, Thimi Domoshti nga fshati Hoçisht, Koçi Sinika agjitator i partisë, Sadik Progeri dhe sekretari i partisë Ligor Berberi. Njerëzit në rajonin tonë janë në dijeni të aktivitetit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë dhe kanë vënë të gjitha shpresat të çlirimi prej tyre. Banorët preferojnë fuqitë perëndimore dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Jugosllavia urrehet nga masat atje pasi ka regjim komunist dhe mban yllin e kuq. Njerëzit gjithashtu e konsid-erojnë Jugosllavinë përgjegjëse për vuajtjet tona. Askush nuk beson se Greqia do të pushtojë rajonet tona pasi fuqitë perëndimore nuk do ta lejojnë. Njerëzit e urrejnë Rusinë dhe rusët. Ata besojnë se Kremlini ka skllavëruar vendin, ka hequr pavarësinë e tij dhe po bën që njerëzit të vuajnë për bukë. Italia konsiderohet si armik. Për sa kohë që fqinjët hedhin sytë nga Shqipëria ne nuk do i konsiderojmë miq. Është e vërtetë që disa komunistë të fshatit janë më të mirë se të tjerët. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për përçarje në parti. Në rajonin e Bilishtit di që shtëpitë më të sigurta nga ko-munistët janë ato të Ismail Kape, Ramadan Mehmeti, Haki Mydini, Arif Ramadani, Refat Madani, Es-tref Madani, Reshit Ganiu, Zeqir Bektashi, Foti Jorgji, nga fshati Tren. Kohët e fundit në lokalitetin tim nuk ka pasur arrestime dhe as largime në mal. Unë personalisht nuk kam parë gjurmë të Komitetit Shqipëria e Lirë, por kushëriri im Nazif Kape më ka thënë se ka parë një trakt të lëshuar me aeroplan nga Komiteti, ku i kërkohej njerëzve të bënin durim pasi Shqipëria do të çlirohet me ndihmën e fuqive të mëdha. Efe-ktivët e Sigurimit në zonën tonë janë Zenel Rexhepi, Resul Zhyleku, Sotir Kolezi, Enver Kape, të cilët mbajnë rroba civile. Në zonë nuk ka batalion ndjekjeje. Nuk mund të them gjë për radiot. Kam dëgjuar njerëz që thonë se dëgjojnë “Zërin e Amerikës” por nuk kam kontaktuar ndonjëherë me njerëz që dëgjojnë radion.

UdhëtimiNë Shqipëri nuk ka makina

private. Kamionët e vjetër që ekzis-tojnë nuk janë të mjaftueshëm për nevojat e vendit, njerëzit presin me javë të tëra për bileta udhëtimi. Për të shkuar në Berat unë kam pritur katër ditë në Korçë dhe pasi i kam dhënë ryshfet shoferit ai vendosi të mos më merrte. E njëjta gjë ndodhi

në Berat, dhe në vende të tjera. Për të udhëtuar njerëzit duhet të kenë me vete letërnjoftimin e gjendjes civile, pasi gjatë udhëtimit doku-mentet kontrollohen nga policia. Për të udhëtuar deri në Korçë kam paguar 160 lekë.

Kushtet e jetesësUshqimi dhe rrobat janë të

racionuara. Produktet e racion-eve janë të vështira për t’u gjetur. Anëtarët e partisë mundë të gjejnë të gjitha produktet më thjeshtë pasi i marrin nga dyqanet dhe magazinat. Në dyqane të veçanta shiten mallra të tregut të zi. Ka një kooperativë në lokalitetin e Prog-er ku fshatarët marrin mallra me këmbime por shumë herë kooper-ativa mbetet një muaj pa produkte ushqimore. Në fshatin tonë, nga 130 familje, 70 kanë hyrë në koop-erativë. Shumica e tyre nuk donin të merrnin pjesë por u detyruan pasi nuk plotësonin dot detyrimet ndaj shtetit. Sipas rregullave të kooperativës anëtarëve të saj nuk i jepej misër derisa të plotësonin de-tyrimet e tyre ndaj shtetit. Prandaj fshatarët janë të pakënaqur por nuk mund të dalin nga kooperativa pasi i merren bagëtitë, ndërsa mjetet e punës i dorëzuan në kooperativë kur hynë. Shumë anëtarë saboto-jnë punën duke prishur veglat ose duke punuar keq. Ata që zbulohen përjashtohen nga kooperativa për disa muaj. Sistemi i kolektivizimit të detyruar është i urryer nga të gjithë. Marrje në pyetje e Xhevdet Malo, bir i Omer e Qazime Malo, i lindur dhe rezident në Konispol. Ai është 25 vjeç, ka arsim elementar dhe ka qenë punonjës i adminis-tratës. Duke qenë anti-komunist ai u përjashtua nga puna në postë në Konispol më 25 maj 1951. Ai deklaron sa më poshtë: “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për organizata anti-qeveritare, përveç personave individualë që në një mënyrë apo në një tjetër janë kundër regjimit. Në Konispol drejtuesit kryesorë komunistë janë sekretari i partisë Jonuz Tartari, kryetari Ali Xhelo, Feim Ali Menko, Vangjel Mane e Nuredin Basho. Në Konispol ka rreth 50 anëtarë partie, të cilët urrehen nga populli. Ditën e Ba-jramit 1951 komunisti Laze Badeja qëlloi me domate në publik myftiun musliman Hafuz Fuat për ta tallur”. Njerëzit kanë dëgjuar për Komite-tin Shqipëria e Lirë dhe shpreson të çlirimi i tyre. Si Hasan Dosti dhe Abaz Kupi janë të njohur në zonë, por njerëzit nuk dinë shumë për të tjerët pasi fletushkat e lëshuara nuk e përmendin përbërjen e komitetit. Ata janë përmendur në transme-timet radio por fshatarët nuk kanë pasur rast për t’i dëgjuar. Njerëzit kanë besim te anglo-amerikanët dhe shpresojnë të çlirimi prej tyre. Në lidhje me Jugosllavinë mund të them me siguri se askund në Shqipëri nuk gjen simpati për të dhe askush nuk e dëshiron çlirimin prej saj. Përkundrazi ata e mbajnë Jugosllavinë përgjegjëse për të gjitha fatkeqësitë e vendit dhe e urrejnë thuajse sa dhe regjimin e Enver Hoxhës. Në lidhje me Gre-qinë njerëzit shikojnë me armiqësi pretendimet e saj për Vorio-Epirin dhe nuk presin ndihmë prej saj për sa kohë që nuk heq dorë nga pretendimet. Jam i sigurt se në rast se Greqia pushton Shqipërinë në rajo0nin tonë do të luftohet deri në fund. 95 për qind e popullit kanë gjithashtu urrejtje ndaj Rusisë pasi e konsiderojnë si shkaktare të vuajtjeve dhe gjakderdhjes në vend.

Halarupi dhe një djalë i vogël kanë vdekur në të njëjtën ditë; një djalë nga Pogradeci dhe tre fëmijë të tjerë nga një fshat, Nizam Qazimi nga një tjetër fshat, nëna e Kajim Cerava e përmendur më sipër, gruaja e vjetër Brakollari nga Dushari i Oparit, dhe Ligor Gjata nga Bilishti. Pas shumë torturash vdiq në stacionin e policisë së Bilishtit Isa Bilishti. Kadri Pjetri i ardhur këtu në 16 mars 1952, rapor-ton se në burgun e Korçës ka vdekur nga vuajtjet Bektash Panariti nga

Ushqimi dhe rrobat janë të racionuara. Produktet e racion-eve janë të vështi-

ra për t’u gjetur. Anëtarët e partisë

mundë të gjejnë të gjitha produktet më thjeshtë pasi i

marrin nga dyqanet dhe magazinat. Në

dyqane të veçan-ta shiten mallra

të tregut të zi. Ka një kooperativë në lokalitetin e Proger ku fshatarët marrin

mallra me këmbime por shumë herë

kooperativa mbetet një muaj pa pro-

dukte ushqimore. Në fshatin tonë, nga 130 familje, 70 kanë hyrë në kooperativë. Shumica e tyre nuk

donin të merrnin pjesë por u detyruan pasi nuk plotësonin

dot detyrimet ndaj shtetit...

Dokumentet e CIA, ja kush ishin spiunët e Sigurimit në jug të Shqipërisë, jetesa në vitin 1951 ishte e

mjerueshme, regjimi frikë për arratisje jashtë vendit

Page 14: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

14 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

Burri godet me sqepar gruan në Memaliaj, 57-vjeçarja i shpëton vdekjes Dhuna në familje nuk ka të ndaluar, dhe

sidomos dhunimi i grave nga bashkëshortët e tyre. Këtë herë pre e dhunës ka rënë një 57-vjeçare në Memaliaj, e cila u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj. Burime zyrtare bëjnë me dije se krimi në familje u parandalua nga kalimtarë të rastit të cilët lajmëruan policinë pasi dëgjuan thirrjet për ndihmë. Mbrëmjen e së dielës një 65-vjeçar nga Memaliaj ka goditur me sqepar gruan e tij 57-vjeçare, e cila fatmirësisht ka shpëtuar nga vdekja por ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se burri, Ferik Myrtaj e ka goditur disa herë me sqepar në kokë e trup gruan e tij por pavarësisht kësaj policia e ka arrestuar

për veprën penale “Dhunë në familje”. Mëso-het se 57-vjeçarja, nënë e 3 vajzave është qëlluar disa herë me sqepar nga bashkëshorti i saj, 65-vjeçari Ferik Myrtaj. Ajo u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Antoneta Myrtaj, u dhunua në formë barbare nga bashkëshorti në gjendje të dehur Ferik Myrtaj i cili tashmë ndodhet në pranga. Në ambientet e spitalit pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, me lot në sy dhe kokë të fashuar 57-vjeçarja është shprehur se ka qenë gjithë jetën nën dhunë fizike e psikologjike, por nuk e kishte denoncuar bashkëshortin e saj për hir të vajzave. Por edhe pas dhunës që pësoi mbrëmjen e së dielës nga bashkëshorti i saj,

ajo e ende nuk e di nëse do ti qëndrojë përballë në gjykatë burrit që desh e vrau, apo ta falë. “Erdhi ne shqepi i dehur, kishte pirë. Bërtiste, ulërinte për gjëra të kota. Më jep këtë më jep atë më thoshte, dhe më qëllonte me grushte. Në fillim i thash që të qetësohej, të flinte gjumë dhe i sqaronim nesër gjërat por ai u ngrit mori sqeparin dhe më qëlloi disa herë me të, në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Ajo tregon se pasi bashkëshorti filloi ta godasë, u mbyll në banjo për ti shpëtuar goditjeve të tjera, pasi bashkëshorti, filloi ta godiste me sqepar pa pushim. Ndërsa jetën thotë se ia shpëtuan disa kalimtarë që njoftuan policinë pas thirrjeve të saj. Antoneta Myrtaj, thotë se bashkëshorti e

ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht gjatë gjithë kohës, por ajo nuk e kishte denoncuar për hir të familjes dhe tri vajzave. 57-vjeçarja thotë se ka frikë për jetën por ende nuk e ka vendosur nëse do ti qëndrojë përballë bash-këshortit në gjykatë. “Vajza e madhe më tha është penduar, “fale dhe lërë mama”, më tha vajza. Por nesër më vret prapë ai, i thashë, ku të vete? Nuk e di çfarë të bëj kam frikë”, është shprehur Antoneta Myrtaj, nga spitali pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj 65-vjeçar. Burri nga ana tjetër mësohet se ka shfaqur pendesë gjatë marrjes në pyetje, por ai do të vijojë të mbetet në qeli deri në hetime të mëtejshme të aktit të radhës së dhunës në familjet shqiptare.

Mes të arrestuarve dhe polici i forcave “Shqiponja”, u lirua nga burgu pak kohë më parë

Elvis MYRTA

Policia e Tiranës shkatër-ron një grup kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Tiranë

por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ky grup prej kohësh ishin kthyer në tmerrin e bizne-seve në qytete të ndryshme të vendit. Grupi kriminal që merrej kryesisht me vjedhjen e kasafortave të bankave dhe bizneseve të ndryshme u godit në sajë të operacionit “Forca e Ligjit”. Në prangat e uniformave blu si pjesë e këtij grupi të struk-turuar kriminal përfunduan, Saimir Kuçi, 35 vjeç; Elton Lika, 35 vjeç; Valmend Pelivani, 27 vjeç; Donald Ahmetaj, 28 vjeç si dhe Engrid Hënaj, 31 vjeç. Ky i fundit ka qenë ish-oficer poli-cie Ish efektivi i “Shqiponjave”. Engrid Hënaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ai ka komunikuar gjatë gjithë kohës me Fatjon Lilaj, shtetasin e shpallur në kërkim, për grabitje në atë kohë duke dekonspiruar operacionet policore. Por pas shlyerjes së dënimit Hënaj, kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga qelia, kur sërish kolegët e tij kanë mbërrit-ur ditën e diel në banesë, duke e prangosur si pjesë e një grupi që kishte kryer 11 grabitje në disa qytete të vendit. Një emër tjetër i njohur për policinë e kryeqytetit është edhe Gjon Pelivani, ku tre muaj më parë u akuza si autor i një plagosjeje ndodhur në Selitë. Ndërkohë sipas policisë dy kokat e grupit janë Saimir Kuçi dhe Elton Lika. Të arrestuarit, sipas policisë lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ata kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë që janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me

stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve. Grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor të këtij viti, kur janë realizuar tre të tilla, nga 11 në total. Gjatë hetimeve që janë udhëhequr nga prokurorja e Tiranës Danjela Sulaj, kjo e fundit ka konstatuar se grupi kishte kohë që vidhte biznese të ndryshme në qytete të ndryshme të vendit. Burime nga

“Forca e Ligjit” shkatërron grupin e grabitësve të kasafortave të bankave dhe bizneseve, arrestohen 5 persona

Gjykata e Shkodrës lë në burg 6 trafikantë droge

Gjykata e Shkodrës la në burg gjashtë të arrestuarit e operacionit “Ëest Univers” të cilët u kapën me 200 kg kanabis sativa. Avokatët kërkuan masë më të lehtë sigurie dhe i cilësu-an të pamjaftueshme provat e prokurorisë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura pa media e familjarë. Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u godit në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit. Të arrestuarit janë: Ardit Haxhagici, 34 vjeç, Bardh Gostini, 37 vjeç, Neritan Saraçi, 51 vjeç, Rezart Çaçani, 34 vjeç, Ramadan Dushaj, 61 vjeç, Vilson Ndoka, 26 vjeç i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg për plagosje. Ndërkohë dy per-sona janë shpallur në kërkim. Veprimtaria e këtij grupi sipas prokurorisë shtrihej në zonën e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Lezhës dhe Kurbinit. Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u kap në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit.

Shtyhet vendimi për Ilajz Labin, gjobitet avokati

Shtyhet për herë të shtatë vendimi për ish-nr.2, të burgjeve Iljaz Labi, ku më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 5 vite burg, ndaj tij, por për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë kërkoi pezullimin e vuajtjes së dënimit. Shkak, si në të gjitha seancat e mëparshme janë bërë avokatët mbrojtës, çka ka detyruar trupën gjykuese t’i gjobisë ata me 50 mijë lekë të vjetra. Iljaz Labi akuzohet për korrupsion me tendera. Sipas hetimeve të organit të akuzës, mësohet se administratorët e kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. Më pas, administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Për të njëjtën çështje pak kohë më parë u dënua me 5 vite burg, ish Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto.

Greqi, shqiptari dhe 3 grekë kapen me 208 kg hashash

Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe tre grekë, pasi janë kapur duke transportuar 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa. Poseduesit e drogës u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit, ku policia sekuestroi ngarkesën. Droga e llojit kanabis ishte ngarkuar e tëra në një makinë tip VAN, që drejtohej nga një 25 vjeçar, shtetas grek. Në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi shqiptar, me moshë 32 vjeç. Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë grekë që me makinat e tyre kishin rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës. Siç rezultoi nga verifikimi, 32 vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje. Policia gjatë kontrollit gjeti në furgonin ku po udhëtonin shqiptari dhe gre-ku, 17 thasë me hashash, ku gjendej një sasi prej 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik për shkak se hetimet janë në vijim.

organi i akuzës bëjnë me dije se grupi ishte shumë i përgatitur dhe dukej që ishin profesionistë. Dy liderët e këtij grupi Lika dhe Kuçi qëndronin të tërhequr në grabitjet, por ata në fakt ishin ideatorët. Sipas prokurorisë ka qenë mjaft e vështirë për të rënë në gjurmët e të gjithë pjestarëve të grupit dhe janë dashur he-time disa mujore për ti zbuluar të gjithë. Burime thonë se gjatë arrestimit njëri nga grabitësit i ka bërë rezistencë policisë me armë zjarri.

Drejtuesit e grupit, pjesë e grupit “Hijet e natës”Elton Lika dhe Saimir Kuçi,

të arrestuar nga policia e Tiranës mesnatën e të dielës, konsid-erohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qenë pjesë e

një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të ar-restoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie. Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 euro, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një aparta-ment në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.Të dy këta persona janë arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rën-da në kuadër të grupit kriminal “Hijet e Natës” dhe pak vite më parë më konkretisht në maj 2011 Lika dhe Kuçi janë dënuar 12 vjet dhe 11 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me dhunë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

3 automjete 2 armë zjarri 4 maska 6 palë doreza pune 1 palë pranga metalike si ato të policisë 1 portofol me stemën e Policisë 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë

1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hek-

urave pajisje speciale për hapjen e dyerve të blin-

duara 1 vare 6 leva hekuri.

Pas arrestimit të antërave të këtij grupi kriminal policia sekuestroi:

51- Saimir Kuçi, 35 vjeç.

2- Elton Lika, 35 vjeç.

3- Valmend Pelivani, 27

vjeç.

4- Donald Ahmetaj, 28

vjeç.

5- Engrid Hënaj, 31 vjeç.

TË ARRESTUARIT

Page 15: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Vrau burrin me katër plumba, familjarët e viktimës kërkojnë pronarin e armësVrasja e Kujtim Donajt në pazarin e

Milotit nga bashkëshortja e tij nuk ka ende shkaqe të plota. Familjet respektive të autores dhe viktimës nuk ishin në dijeni të ndonjë situate që kishte çifti, kurse Violeta Donaj e penduar për atë çfarë ka bërë është në gjendje shoku. Xhelozia dhe bixhozi kanë qenë arsyet e vrasjes së Kujtim Donajt nga bashkëshortja, mëngjesin e djeshëm në tregun e Milotit. Sipas familjarëve të Violeta Donajt dhe dëshmive në polici, çifti kishte pasur problem prej kohësh. Një ditë përpara ngjarjes pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti, 35-vjeçarja kishte shkuar tek vëllai i saj. Ditën e ngjarjes ajo shkoi bashkë me kunatën për të marrë rrobat dhe

fëmijët dhe kur kishte arritur tek tregu i kish kërkuar kunatës së saj të qëndronte aty pasi kishte për të mbaruar një punë. Nëna e dy fëmijëve, një vajze 14 veçare dhe një djali 7 vjeçar e shoqëruar edhe nga kunata ka marrë rrugën nga shtëpia e prindërve për në shtëpinë e saj, por askush nuk do të thotë me saktësi pse ndaloi në treg, aty ku Kujtim Donaj ka qënë duke hapur mallin në tezgë. Mbi Violetën rëndon tashmë akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “vrasjen me paramendim”. Burime pranë policisë së Kurbinit pohojnë gjithashtu se gruaja nuk kishte depozituar asnjëherë ndonjë denoncim për dhunë në familje, ç’ka rëndon pozitat e saj. Ditën e djeshme në

familjen e Kujtim Donajt në Mirditë u hapën dyert e mortit, por askush nuk di të tregojë se çfarë ndodhi midis çiftit që përfundoi deri në vrasjen e djalit të tyre. Ata fajësojnë njeriun që i dha armën gruas dhe këtë e kërkojnë qoftë nga policia, por edhe privatisht. Violeta Donaj ka shprehur pendesë për krimin ndër-sa mësohet se në shumicën e kohës ndodhet në gjendje shoku. Për këtë shkak ajo do të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Vëllai i saj distancohet nga akti i rëndë dhe thotë madje se nuk e ka idenë se ku mund ta ketë gjetur Violeta armën e krimit. Ajo që di të thotë me siguri është fakti se e mota kishte shenja dhune ne trup dhe konflikte të vazhdueshme

me bashkëshortin e saj, që e kishin detyruar të ikte nga shtëpia. “Ne s’kemi pasur dijeni në lidhje me ngjarjen, di që kanë pasur konflikte të vazhdueshme dhe për këtë motra iku nga shtëpi a. Motra më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Por nuk dija asgjë për vep-rimet që do kryente. Dje në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të merrte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshorten time”, tha vëllai i 35-vjeçares. Blutë e Kurbinit që arrestuan Violetën pak pas krimit kanë shoqëruar në polici edhe kunatën e saj, e cila është marrë në pyetje, ku është shprehur përpara uniformave blu se nuk ka pasur dijeni se 35-vjeçarja ka pasur armë me vete.

Fillimisht familjarët menduan se ishte vdekje natyrale, ekspertiza zbuloi vrasjen

Elvis MYRTA

Pronari i një pike servisi automjetesh në Shkodër është gjetur i pajetë nga

familjarët e tij. Fillimisht u dyshua që 60-vjeçari kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale, por pas ekspertizës paraprake, viktimës iu gjet një plumb në kokë dhe disa shenja dhune në trup. Vrasja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku vik-timë ka mbetur një 60-vjeçar i quajtur Mehdi Kavaja. Sipas informacioneve paraprake, Mehdi Kavaja ka qenë duke punuar në servisin e tij të makinave, në lagjen Tophane të Shkodrës ku është gjetur i pajetë. 60-vjeçari kishte një servis, ku rregullonte brava automjetesh dhe në momentin e vrasjes ka qenë pikërisht në ambientet e punës. Kavaja mësohet se është baba i 3 fëmijëve, i një djali 23 vjeç dhe dy vajzave 21 dhe 25 vjeç, si dhe jetonte në rrugën “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës. Ai është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar policinë dhe e kanë trans-portuar atë në spital, pasi sipas raportimeve të para, është menduar si një vdekje për shkaqe natyrale. Trupi i pajetë, pasi ka mbërritur në spitalin e Shkodrës, i është nënshtruar ekspertizës dhe pas këqyrjes së trupit është dalluar një vrimë pas kokës dhe pas autopsisë, ka rezu-ltuar se 60-vjeçari, Mehdi Kavaja është vrarë me një plumb pas koke. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pasi është bërë këqyrja e trupit dhe është identifikuar plumbi i pistoletës pas kokës së 60-vjeçarit, duke shuar çdo dyshim tjetër në lidhje me arsyen e vdekjes, kanë nisur hetimet. Sipas njoftimit zyr-tar të policisë së Shkod-rës, kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ng-jarjeje të “veshur” me mister,

Mehdi Kavaja ka qenë duke punuar në servi-sin e tij të makinave, në lagjen Tophane të Shkod-rës ku është gjetur i pajetë. 60-vjeçari kishte një servis, ku rregullonte brava automjetesh dhe në momentin e vrasjes ka qenë pikërisht në ambientet e punës. Kavaja mësohet se...

por deri më tani, ende nuk ka një pistë konkrete. Dyshimet e para janë se vrasja është kryer me anë të një pistolete me silenciator, pasi sipas dëshmive të familjarëve, nuk është dëgjuar asnjë e shtënë arme. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë pistë në lidhje me arsyen e këtij krimi, pasi sipas asaj që kanë dëshmuar familjarët, por edhe personat që e njihnin viktimën, ai nuk kishte pasur konflikt me asn-jë person, të paktën në dijen-inë e tyre. Pas kësaj, policia ka sekuestruar plumbin e gjetur trupin e 60-vjeçarit, telefonin e tij për të bërë këqyrjen dhe ekspertimin e tyre, me qëllim që të bëhet e mundur gjetja dhe kapja e autorit/ëve. Gjithashtu, poli-cia ka sekuestruar edhe pam-jet filmike të disa bizneseve të cilat janë pranë servisit të viktimës për të bërë këqyrjen e tyre, pasi mund të kenë ka-pur edhe autorët ose autorin e dyshuar dhe lëvizjet e tij. Gjithashtu, bëhet e ditur se policia ka filluar marrjen në pyetje të familjarëve dhe të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të bëhet e mundur zbard-hja e plotë e kësaj ngjarjeje.

Shkodër/ Vritet me plumb pas koke pronari i një pike servisi automjetesh

Shkëmbyen në Shqipëri 150 mijë euro false, në kërkim dy gjeorgjianët

Një kambist nga Tirana ka rënë pre e një mashtrimi që i ka kushtuar plot 150 mijë euro. Protagonistë të kësaj ngjarjeje janë bërë dy shtetas nga Gjeorgjia të cilët nën petkun e investitorëve të mëdhenj, arritën të mashtronin kambistin duke shkëmbyer plot 150 mijë euro false. Policia ka shpallur në kërkim Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia të cilët nuk dihet nëse janë larguar apo ndodhen në Shqipëri. Sipas informacioneve, dy gjeorgjianët kishin realizuar një këmbim të kartëmonedhave me prerje të vogël, me kartëmonedha me prerje të mëdha 200 dhe 500 euroshe. Ndërkohë që pronari i pikës së këmbimit valutor u ka dhënë 150 mijë euro të rregullta, gjeorgjianët i kanë dhënë atij 150 mijë euro, plus pagesën e këmbimit, me kartëmonedha të falsifikuara. Kur kambisti kuptoi mashtrimin, dy gjeorgjianët ishin zhdukur pa asnjë gjurmë. Nga Gjeorgjia nuk ka ende asnjë përgjigje për këta persona. Nuk dihet nëse ata janë kthyer në atdhe apo ndodhen në ndonjë shtet tjetër.

Vrasja e Marvi Mihalit, prokuroria rikthen në burg Eugn Bitrajn

Një javë pasi u rikthyen në burg dy nga tre vrasësit e Marvi Mihalit, prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg” dhe për të akuzuar-in e tretë. Pas kërkesës së prokurorisë për ndryshim mase dhe nëse gjykata do e pranojë rikthimin në burg të Eugen Bitrajt, atëherë të katër të akuzuarit që vranë një vit më parë 22-vjeçarin për një karikues, do të jenë pas hekurave. Rreth një javë më parë Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë ndryshoi masën e sigurisë për dy nga tre të rinjtë që më herët ishin liruar dhe që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, gjatë verës s kaluar. Togat e zeza të kryeqytetit në seancën e një jave më parë ndryshuan masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, dy nga katër të pandehurit e akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në bashkëpunim” të 20-vjeçarit Marvi Mihali, nga “Detyrim paraqitje” që ishte vendosur më herët, në “Arrest me burg”. Ndryshimi i akuzës ndaj tre të rinjve, erdhi pas denoncimit që babai i të ndjerit bëri në media.

Shëtiste me armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 24- vjeçar , pasi u kap me një armë zjarri pistoletë tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar përfundoi, Alvin Musaj banues në Vlorë. Ai u arrestuar në vendin e quajtur “Rruga e pestë”, Sarandë. Policia njofton se në zbatim të plan masave të marra me qëllim rritjen e para-metrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale. Në sajë të këtyre kontrolleve u bë e mundur dhe arrestimi i 24-vjeçairt. Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. Policia e Sarandës thotë se kontrollet do vazhdojnë për të arrestuar persona në kërkim dhe për të goditur shtetasit që kryejnë vepra të ndryshme penale.

Policia Ka qenë policia e qytetit

veriorë e cila nëpërmjet një komunikate për mediat ka dhënë detaje për vrasjen e 60-vjeçarit. Policia zyr-tarisht thotë se po punohet për zbardhjen e kësaj vras-jeje. “Më datë 18.06.2018, në ora 15:30, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, në servisin e tij për autom-jete, është gjetur i vdekur shtetasi Mehdi Kavaja., 60

vjeç, banues lagje “Salo Hal-ili”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko - ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtim-it. Në vendngjarje po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rre-thanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale”, është shprehur policia e Shkodrës zyrtarisht.

Page 16: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

16 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

KLSH dhe teknologjia e informacionit në shërbim të taksave vendore

Taksimi i shumëfishtë në autostradë, shkaku kryesor i pakënaqësisë së shqiptarëve

Nga Kozma KONDAKÇIU*

Në vitet 2013-2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përqendruar vëmendjen në zhvillimin e auditimeve të siste-meve të teknologjisë së informacionit

me fokus të veçantë auditimin e institucioneve zbatuese të buxhetit të shtetit në nivel qendror dhe vendor.

Ecuria e zhvillimeve të auditimeve të TI për vitet 2015-2017 paraqitet:

Këto arritje i dedikohen edhe bashkëpunimit me ekspertët polakë, estonezë e portugezë të Projektit të Binjakëzimit IPA të Bashkimit Ev-ropian me KLSH. Fryt i këtij projekti ishte jo vetëm zhvillimi i burimeve njerëzore por dhe

përdorimin i teknikave të reja siç ishte Manuali aktiv i auditimit IT i zhvilluar dhe testuar për herë të parë në KLSH. Ky manual përbërën një risi edhe për komunitetin e auditimit të teknologjisë së informacionit të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për përdorimin e mjeteve për analizimin e riskut në planifikimin e auditimit të TI.

Produkt i këtij bashkëpunimi të frytshëm ishte edhe zhvillimi i një auditimi pilot të Te-knologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të

Bashkisë Tiranë, me fokus auditimin e sistemeve të teknologjisë të informacionit.

Kjo bashki mbledh të ardhura nëpërmjet taksave vendore në nivel të disa dhjetëra mil-iona euro në vit dhe mënyra e administrimit të

informacionit dixhital për këtë aktivitet është përcaktuese në performancën e këtij institucioni. Kërkesat për informacion për fushat përkatëse u hartuan nga grupi i auditimit, në përputhje me manualin e Auditimit të Teknologjisë së Informa-cionit të KLSH, përgatitur në bazë të Manualit të WGITA-IDI mbi Auditimin e Teknologjisë së Informacionit për Institucionet Supreme të Auditimit. Në përfundim të këtij auditimi pilot, KLSH konkludoi se zhvillimi i teknologjisë së informacionit në mungesë të një Strategjie në këtë drejtori përcaktuese të Bashkisë Tiranë për sigurimin e të ardhurave të saj, ka sjellë mos pasqyrimin qartë të objektivave të institucionit lidhur me infrastrukturën e TI dhe burimet e nev-ojshme për ngritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e saj. Mungesa e Planit Strategjik mbart riskun e keq adresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarisë së vjeljes se taksave dhe tatimeve vendore. Me gjithë përpjekjet e bëra, Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë nuk ka marrë masa të mjaftueshme rregullatore dhe organizative për garantimin e sistemeve të informacionit. Menaxhimi i elementëve kritikë në sistemet e informacionit, është i pamjaftueshëm dhe i papërshtatshëm, ndërsa investimet në sistemet e informacionit nuk kanë zgjidhur përfundimisht efektivitetin e regjistrimeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së veprimtarisë së drejtorisë.

Nga Riza HOXHA

Taksimi i shumëfishtë është shkaku kryesor që sërish do ta

vështirësojë zbatimin e pagesës së tarifës për kalimin në Autostradën e Kombit. Të gjithë jemi dakord se duhet paguar për mirëmbajtjen e auto-stradës, por jo duke na mashtruar dhe duke na mbingarkuar me pagesë pas pagesash. Është skandaloze, veçanërisht, se na kër-kohet të paguajmë për një “dreq autostrade” vetëm afro 90 kilometra të gjatë. Janë një varg arsyesh që i kanë bërë kuksianët sërish të mos mirëpresin pagesën e tarifës. Me një zë thonë: “Të paguajmë, por vetëm një herë dhe jo sa herë i teket njërit apo tjetrit të na ngarkojë tarifë mbi tarifë”, thonë kuksianët. “Të paguajmë një herë tarifën dhe jo sa herë u teket oligarkëve tanë, që për vete nuk paguajnë asnjë cent edhe kur fusin lloj-lloj malli nga jashtë, siç ndodh me oligarkët e me nder parlamentit, ndërsa ne dinë vetëm të na taksojnë, aq sa paga nuk na del as për të mbajtur frymën gjallë”, thonë kuksianët.

Në realitet, paguajmë 3 a më shumë herë tarifën e kalimit në autostradë. Kështu, çdo shqiptar paguan taksën e qarkullim-it, atë të regjistrimit. Do të paguajë edhe tarifën e kalimit në autostradë. Si taksapa-gues do të paguajë edhe 48.5 milionë euro që do t’i paguhen koncesionarit si politikë lehtësuese nga buxheti I shtetit. Pra, ne shqiptarët do të paguajmë si frëngu pulën, vetëm për lëvizjen në afro 90 kilometra autostradë. Sepse autostradë është (bile ende jo tamam) vetëm segmenti Morinë – Kukës – Rrëshen. Pjesa tjetër Rrëshen – Rubik – Milot është segment dykalimësh dhe jo autostradë. Mirë, të paguajmë, por të mos mashtrohemi. Të paktën kjo me nder klasë politike duhet ta dijë mirë se nuk

Rekomandimet e dala nga ky auditim syn-ojnë të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë në ofrimin e shërbimeve me cilësi dhe në kohë për taksapaguesit, nëpërmjet menaxhimit me të mirë dhe efektiv të sistemeve të regjistrimit, dhënies së informacionit, shpjegimit dhe llog-aritjes së detyrimit/ve tatimore duke shmangur në maksimum gabimet teknike të sistemit, si dhe përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave për pagesat e taksave vendore për të gjitha subjektet taksapaguese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Tiranës. Ky raport auditimi ka marrë vlerësimet jo vetëm të njësisë së audituar pranë Bashkisë Tiranë, por edhe të ekspertëve partnerë në Projektin IPA të Binjakëzimit të KLSH me institucionet supreme të auditimit. Në vijim, raporti do të përfshihet në platformën online “Cube” të organizatës evropiane të institucioneve supreme të auditimit, e cila pasqyron auditimet me të arrira të kryera në fushën e teknologjisë së informacionit nga SAI-t e zhvilluara evropiane.

KLSH po synon të përdorë auditimin e TI për rritjen e efektivitetit të teknologjisë së informa-cionit të përdorur në mbledhjen dhe menaxhimin efektiv të taksave dhe tatimeve duke evidentuar dobësitë dhe dhënë rekomandime jo vetëm në nivel vendor, por edhe atë qendror.

*Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, KLSH

jemi budallenj që të pranojmë çfarëdolloj broçkullash.

Duket qesharake edhe çfarë na u tregua që në fjalinë e parë, se fillimi i pagesës së tarifës do të nisë pas gjysmës së shtatorit, kur mbaron sezoni i plazhit. Pas gjysmës së dytë të shtatorit, numri i lëvizjes së automjeteve në Autostradën e Kombit nuk do të jetë më shumë se 1000 në 24 orë. Ç’domethënie transmeton te kuksianet, hasjanët e tropojanët fillimi i pagesës së tar-ifës në periudhën e pasplazhit? Këtë mund të na e thonë vetëm oligarkët e me nder politikës albaneze. Po duket sikur vëmendja është përqendruar vetëm në ndëshkimin e banorëve të këtij rajoni dhe jo për gjë tjetër. More, zotërinj! Pse duhet të paguajmë sa herë ua do mendera juve? Kur ende auto-stradën e keni shumë larg përfundimit!? Ndaj këmbëngulja për të ndëshkuar kuk-sianët si ua do mendera, është e çuditshme.

T’i kujtojmë disa gjëra të kësaj “dreq autostrade” me rradhë.

Ende edhe sot e gjithë ditën 4 kuksianë vazhdojnë të qëndrojnë në birucë. Me, apo pa faj, kjo mbetet për t’u parë. Pasi edhe vetë kryeministri kërkoi ndjesë, pse u vendos tari-fa pa asnjë konsultim me komunitetin.

Ndërsa, befas na kërkohet që në shtator të nisim të paguajmë tarifën e kalimit në autostradë me apo pa dëshirën tonë. Sepse, ende ndonjë bashkëbisedim me komu-nitetin nuk është kryer. Të paktën, kështu thonë kuksianet, hasjanët, tropojanët. Në rradhë të parë, edhe pse ende është gjysmë autostradë. Apo pse ne shqiptarët, gjithçka e kemi me gjysma, bile edhe vetë shtetin e kemi ende gjysmë shtet dhe demokracinë e kemi gjysmë demokraci. Bile këto gjysma tashmë i kemi pranuar si të qenësishme. Pasi, me nder klasa politike që kemi, nuk di më shumë të ndërtojë. Di të ndërtojë vetëm gjysma…

Na kërkohet të paguajmë, ndërsa vazh-dojmë të notojmë në një varfëri ekstreme që vetëm rritet për shumicën e shqiptarëve,

aq sa në këtë vend po humbet tërësisht shtresa e mesme. Ka mbetur vetëm grupi i oligarkëve me nder politikanë dhe shumë shqiptarë të tjerë krejtësisht të varfër. Me një mori problemesh që s’di askush t’u japë një zgjidhje, sa jemi bërë turpi i Evropës. Jemi të tillë sepse kemi një klasë me nder politike që nuk di çfarë të bëjë tjetër, veç hallakatjes nëpër mejhanet e Tiranës. Ndërsa ne të tjerët vazhdojmë t’i paguajmë sa nuk u vlen lëkura, apo thjesht, ata dinë vetëm të na plaçkisin neve si t’u vijë më për mbarë.

Mirë, një taksë duhet paguar. Po duhet paguar, kur të përfundojnë të gjitha puni-met dhe siguria në rrugë të jetë e plotë. Kjo autostradë vetëm sigurinë e ka shumë larg. Mjafton të përmendim faktin se në segmen-tin Morinë – Kukës – Fushë Dukagjin, vetëm rreth 25 kilometra të gjatë, gjatë 9 viteve që autostrada funksionon, janë shënuar shumë aksidente me pasojë 18 të vdekur dhe shumë të tjerë plagosur. Për gjithë këto aksi-dente askush nuk mbajti ndonjë përgjegjësi. Si zakonisht në Shqipëri.

Këtë 25 qershor bëhen plot 9 vjet që është përuruar Autostrada e Kombit. U përurua thjesht për të na marrë neve votën. Sepse atëkohë, zgjedhjet ishin në prag. Pasi na morën votën, pezulluan lëvizjen për disa muaj. Sepse mbarimi si punimeve ishte shumë larg. Bile brenda në tunel pati edhe shembje. Kjo është e vërteta dhe palo poli-tikanët tanë nuk duhet t’u shkojë mendja se shqiptarët janë harraqë të mëdhenj. E thënë ndryshe, shqiptarët nuk u besojnë atyre sa herë pordhin me gojë. Se të thonë fjalë të mençura nuk dinë. Bile as sot e gjithë ditën nuk na tregojnë, se kur do të mbarojnë të gjitha punimet në këtë dreq autostrade?

Mirë, na kërkojnë të paguajmë sa u do mendera atyre. Po i duhet të na tregojnë një herë sa është kostoja e kësaj autostrade? Sepse këtë ende nuk na e thotë açik ndonjë. As nga opozita, as nga pozita.

Sa është kostoja? Jo zyrtarisht thuhet

Numri i auditimeve TI në vitet 2015-2017 dhe planifikimi për vitin 2018

Gjetjet e auditimeve TI në vitet 2015-2017

se, është diku rreth 1,2 apo 1,3 miliard euro. Po ky fond është vetëm për 62 kilo-metra autostradë e ndërtuar nga kompania amerikano turke Bechtel – Enka. Po seg-mentet e tjera me ç’fonde janë ndërtuar? Kjo autostradë është mbiquajtur autostrada e Kombit Durrës – Morinë. Në të vërtetë, autostradë është vetëm segmenti Morinë - Kukës – Rrëshen, rreth 90 kilometra të gjatë. Ndërsa segmenti Rrëshen – Rubik – Milot vetëm ndonjë budalla i klasës sonë politike mund ta konsiderojë autostradë. Ndërsa autostrada të quhet e përfunduar kërkon të kryhen edhe ndërtime që ende nuk kanë filluar. Kështu duhet nisur ndërtimi I një ure në hyrje të qytetit të Kukësit. Po aty duhet ndërtuar edhe një tunel i gjatë rreth 100 metra, për të eliminuar kthesën e fortë kur del nga ura (të paktën sipas projektit kështu është). Pasi tani për t’i mbrojtur automjetet që të mos bien në liqen kthesa është blindu-ar me blloqe betoni, që e shëmtojnë edhe më tepër autostradën në sytë e çdo kalimtari. Po ashtu duhen mbyllur punimet për dy-fishimin e 7 urave në segmentin Morinë – Kukës. Po ashtu duhen ndërtuar mbi e nën kalimet në fshatrat që ndodhen në të dy anët e autostradës. Po edhe mjaft punime të tjera, si rrethimi i saj që të mos vazhdojë të kthehet në shëtitore për lloj-lloj kafshësh, siç ndodh rëndom edhe sot e gjithë ditën.

Ende pa nisur lëvizja e mjeteve në autostradë, u fol shumë për vjedhjen e rreth 230 milion eurove. Po ende askush nuk po na tregon se çfarë u bë me to, në ç’xhepa shkuan? Askush nuk u dënua për këtë vjedhje skandaloze. Kjo klasë politike nuk është çudi që një ditë të dekorojë hajdutin. Sepse ai di të nderojë vetëm hajdutët. Këtë e dinë mirë shqiptarët, e kanë ndjerë mbi kurrizin e tyre prej afro 30 viteve të kësaj gjysmë demokracie. Aq sa sot edhe vetë autostradën e kombit e kemi mbiquajtur “au-tostrada e Turpit”. Zaten, kjo klasë politike që po vegjeton prej afro 30 viteve në këtë vend, vetëm turp nuk ka.

Page 17: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 17

Shumë herë kam prerë biletë për në Teatrin Kombëtar që të shoh shfaqjen e radhës, por në shumicën e herëve jam penduar, sepse, ose ishte ftohtë, ose vinte era hale sallës, ose më vriteshin gjun-jët, pasi rreshtat e kar-rigeve ishin kaq afër me njëri-tjetrin!-Pastaj, të merrej fryma nga parfumet alla-gabi dhe mondaniteti i tepruar që shfaqej në holl dhe materializohej me një dëng me fara bren-da në sallë...!-Sepse, kulturë e madhe hes-api...! Si godinë, nuk e kam parë me atë syrin e kureshtarit, por më bënte përsh-typje që nuk kishte shije as në lyerje dhe as se si e vendosnin tabelën njoftuese të shfaqjes...! Më ka rënë rasti që të shoh disa teatro në metropolet europiane, ku të kishte lezet shpirti, pasi ndi-heshe mirë...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Teatri dhe aktorët, gardianët dhe carahoshët e politikës!

Nga Valentin MACAJ

Ka disa javë që një pjesë e ak-torëve shqiptarë, me dhe pa kon-tratë pune me Teatrin Kombëtar, apo dhe pensionistë e aktorë

parazitë që i kemi parë vetëm kur reciton-in vjershat e diktatorit në të vetmin ekran Tv të at’hershëm!

Të gjithë këta, me nga një dirigjent politik, kanë një “kauzë” që nuk mundet ti lërë të qetë...! -Është fjala për “epopenë” e Teatrit Kombëtar, asaj ngrehine që shyqyr zotit nuk ka zënë njeri brenda deri më sot.

Gjithnjë më kanë surprizuar këta ak-to-bejtexhinjë shqiptarë, biles që nga veg-jëlia ime e largët në fshat…! -Isha krejt fa-tos at’herë qëmoti, kur përreth kullës time vërdalloseshin ca burra me pantallona teritali dhe me këmisha të çuditshme që kishin jaka ndryshe nga ato që kisha parë ne mapon e qytetit dhe tek dyqani i de-modesë, (dume dumes)... Pyeta gjyshin tim at’herë, se çfarë kërkojnë këta burra nga qyteti?!- Janë ata të filmave more bir, ose më shkoqur, janë ata që drejtojnë aktorët, më tha gjyshi.

Si fëmijë kureshtar që isha dhe i pamësuar me “kuadro” të tillë, u rrija pranë e dëgjoja se çfarë flisnin me njëri-tjetrin për kullën, pemët, kopshtin me perime që kishim dhe për fiqtë që sapo kishin nisur të piqeshin. -Aty, prej këtyre “burrave të filmit”, dëgjova ato fjalët e para të pista që rëndom i dëgjon sot nëpër rrugët e Tironës dhe gjithandej nëpër Shqipëri, se, helbete kulturë të madhe përcjellin këta aktorët protestues! -Për shkak të këtyre fjalëve që i përsërita nëpër oborr, “hëngra” një thupër thane të mirë dhe veç kur u rrita tamam, e kuptova “fajin” që kisha bërë ...! -Xhirohej një pjesë e filmit “Besa e Kuqe”, e ishte mbushur xhadeja me plot makina të mëdha që kishin bateri, prozhektorë e pajisje filmi…!- Aty pashë se si u veshën njerëzit me kostume tradicionale mirditore e bënin dublantin në disa skena, ku këta “burrat e filmit” i mësonin se si të ecnin e flisnin.

Aty kam parë sesi këta akto-bejtexhin-jtë e kohës hanin rrushin e vènit e tajkën me pirunj, talleshin me njëri –tjetrin e përqafoheshin çuditshëm me disa “teta” të reja që ishin edhe ato aktore trup-bukura për në “Besën e Kuqe”...!

Mjerisht, sipas një urdhri të sekretares së parë të asaj kohe në Mirditë, u anull-ua ajo pjesë e “Besës së Kuqe”, pasi kulla jonë ishte “armike e klasës” e duhej gjetur ndonjë kasolle “galigati” që të xhirohej ky film!

Shumë vonë, tek një kanal në njërën nga platformat dixhitale, e kam parë filmin në fjalë, por kullën time 3 podash, askund...!

Shumë herë kam prerë biletë për në Teatrin Kombëtar që të shoh shfaqjen e radhës, por në shumicën e herëve jam penduar, sepse, ose ishte ftohtë, ose vinte era hale sallës, ose më vriteshin gjunjët, pasi rreshtat e karrigeve ishin kaq afër me njëri-tjetrin!-Pastaj, të merrej fryma nga parfumet alla-gabi dhe mondaniteti i tepruar që shfaqej në holl dhe materi-alizohej me një dëng me fara brenda në sallë...!-Sepse, kulturë e madhe hesapi...!

Si godinë, nuk e kam parë me atë syrin e kureshtarit, por më bënte përshtypje që nuk kishte shije as në lyerje dhe as se si e vendosnin tabelën njoftuese të shfaqjes...! Më ka rënë rasti që të shoh disa teatro në metropolet europiane, ku të kishte lezet

shpirti, pasi ndiheshe mirë dhe e shijoje deri në fund shfaqjen, pa t’u marrë fryma e ndrydhur gjunjët.

Tani, vijmë tek kjo “revoltë në gotë” për shembjen e ngrehinës që po bie vetë çdo ditë… copa-copa dhe me anë suvaje. Shoh e dëgjoj disa aktorë, që të coptojnë shpir-tin me recitimet e tyre dhe përgjërimet për mos-shembje. Kujtoj kohën kur xhirohej “Besa e Kuqe” dhe bëj indiferentin me këta trimosha, që në moshë të thyer të tregojnë dhëmbët apo edhe më keq kërcënojnë me vetë-flijim në mbrojtje të ngrehinës. Kam shumë respekt, biles dyfish për Robert Ndrenikën, i cili ka qenë dhe është vërtet një aktor i mrekullueshëm, por dhe kam dëgjuar që nga origjina është patrioti im prej Mirdite. Amaneti i tij ishte që do pushonte shpirtin tek burimet e Nanshe-jtit në Orosh, e ndihem krenar për këtë...! Sepse, disa herë thumbohemi në facebook me Shkrelin, lidhur me “Hyni Mara me djemt e saj”, apo siç e njohim Himara sot. Prej atij vendi është edhe Leka Meksi që krenohet me shtetin e Arbërit dhe shumë prej aktorëve e aktoreve që kanë ndrit-ur skenën shqiptare...! -Jo e lagu e jo s’e lagu,- i thonë kësaj pune, pasi më shumë se gjysma e aktorëve, janë për një god-inë të re teatri, ndërsa “fanatiksat” ngulin këmbë në të kundërtën.

Nuk u mjaftuan as me debatin e hapur që ofroi kreu i bashkisë, biles as edhe me shpjegimin e projektit nga ana e kontrak-tuesit të pritshëm. Mu në këtë moment, debatiksat e opozitës gjumashe, dërguan një “Qemal Stafë” që të gjuante me vezë Lali Erin, që edhe kësaj radhe iu përdrodh bukur, që të mos bënte pis këmishën...! - Pra, politika, në çdo skutë ku ka “erë kaçkavalli”, don të fusë hundët. Edhe tek teatri, që duhet shkulur si grumbull plehu që është, ata gjejnë mënyrën se si të bëjnë protagonistin, por jo në Kukës, ata nuk mund të shkojnë atje si kapadai, sepse i kanë tradhtuar ata me kohë… qysh kur lanë në sirtar taksën e “Rrugës së Kom-bit”!- Nejse, qëllimi im që të shkruaja, ka të bëjë me interesimin e madh që “nu-hatësit e kaçkavallit” kanë për teatrin dhe fatin e rrënojave të tij dhe nga ana tjetër, diz-interesimin e tyre për fatin e shtresave në nevojë, për ekonominë, për shën-detësinë, për punonjësit shqiptarë, për administratën e policët gjithëshërbimësh... madje edhe për injorancën e banditiz-min që karakterizon disa kryebashkiakë periferie! -Sinqerisht, nuk kuptoj se çfarë kauze kanë në vetvete këta “carahoshë” politike, kur dje tregonin “patllaken në rrip”, tek parku i lodrave pranë liqenit, e sot shkojnë me fëmijë e nipër të luajnë aty, apo kur zhgërryheshin para stadiumit të katandisur më keq se teatri dhe tani bëjnë habi me atë super vepër sportive që po hedh shtat, ngrenë kujën në qiell kur vendoset të rindërtohet sheshi i heroit kombëtar, ndërsa tani bëjnë selfie rast pas rasti e harrojnë oponencën e tyre...! -Me të vërtetë që tash 5 vite nuk u bë asnjë rrugë e hajrit, por ama, sheshet e çdo qyteti u rindërtuan nga e para dhe morën trajtë civile europiane, shumë shkolla ndrysh-uan faqe dhe u rikthyen këndet sportive të tyre, që për 25 vite i kthyen në troje ki-oskash për lloto e fast-food-e. Pa folur për Amfiteatrin e Parkut të Liqenit, që nga një nevojtore publike, u rikthye në formën e vet më të mirë në shërbim të artdashësve.

Dhe, a duhet të shembet ngrehina me fole minjsh, që quhet Teatër Kom-bëtar?!- Po, patjetër e sa më parë, pasi ajo

magazinë e stërmadhe nuk shpreh asgjë historike, aspak monument kulture...! Nuk ka as shatërvan dhe as ambjente të ndër-tuara para 1700... siç ka gjetiu nëpër botë! Ku ta gjesh, që dikush shpreh interes të rindërtojë një teatër që fton njerëz bren-da, për t’u përcjellë mesazhe për jetën e kulturë për rininë. Që jemi dakord me një godinë të re, kjo nuk do të thotë se jemi për t’i zënë frymën me kulla e gradaciela. Ndaj, akto-bejtexhinjtë duhet të kërkojnë që teatri të mos ndërtohet me beton, por të ketë një ide më të mirë në formën e godinës, që ti rezistojë kohës dhe të mos mërzitet shpejt publiku...!- Nuk besoj që pas sqarimit të projektit përfundimtar, mund të ngelen akoma disa kundërshtarë të shtëpisë së re , pasi gjithkush prej nesh pranon një dhuratë të tillë, sidomos kur po të shembet “shtëpia” para syve.

Po do thoni ju, çfarë lidhje ka kjo mesele teatri me gardianët?!- Ka lidhje, që ç’ke me të, pasi aktorët kryeneçë duan të luajnë rolin e gardianit të ngrehinës, në të njëjtën kohë kur janë gati fondet dhe projekti për godinën e re të teatrit, ndër-sa gardianët e vërtetë policë, ngelën pas bote, si i thonë, sepse akoma nuk marrin as “benevrekët” nga shteti, që nga 2005, jo më uniformën e kushtet e tjera të punës...!-Ҫfarë fati kanë disa aktorë...!-Pa iu hyrë ferra në këmbë marrin rrogën me një bejte në vit dhe u propozohet një Teatër Kom-bëtar, ndër më të veçantët në Europë!

Si nuk gjendet askush të verë dorën në zemër për policët e burgjeve që po ngry-sin jetën e tyre, më keq se minatorët, pa marrë atë që meritojnë me ligj. Edhe ne gardianët prej vërteti, një firmë si “Fusha” kërkojmë, që të japë kontributin në favor të policisë më vulnerabël në Shqipëri. Dhe a e dini se sa shkojnë fondet për kushtet bazike të gardianëve shqiptarë?!-Aq sa do të kushtojnë karriget e teatrit të ri kom-bëtar...!

Shoqëria civile, shteti, organet e hetimit, aktorët e regjisorët protestues duhet të hetojnë deri në fund procedurën e financimit, ndërtimit, cilësisë dhe afatet, por jo të bëhen bllokadë koti për një vepër që më shumë i shërben publikut shqiptar, se sa orekseve të tyre mediokre. Sepse të nderuar aktorë, në fund të fundit, ju nuk keni asnjë të drejtë mbi një objekt nacion-al që i shërben çdo shqiptari nga Mitrovica e deri në Konispol. Juve u takon që të sht-oni numrin e veprave të vëna në skenë dhe mos merrni rrogën kot duke luajtur rolin si “Kola te puna”, por shërbejini publikut dhe pranoni shtëpinë e re të teatrit nacion-al, sepse gardianët shqiptarë kanë halle e probleme nga më baziket, ndërsa ju kërko-ni të hani “rrushin me pirun” si në kohën e “besës kuqe”! –Sa për dijeni tuajën, një gardian i vërtetë polic, ka tre javë që po lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës, për shkak të një aksidenti në kryqëzimin e Milotit, duke shkuar për shërbim, turni i tretë!-Deri tani, kolegët i kanë dhuruar 15 qese gjak për ti mbijetuar aksidentit...!

Spitali me “shëndetësi falas”, i ka mar-rë deri tani 3500 euro vetëm për disa hek-ura në trup dhe një Zot e di, se sa të tjera do i marrë pas një jave, kur ta mbushin përsëri me hekura...

Shteti bën strucin e indiferentin që nga 2007 e këtej me Policinë e Burgjeve! Ja pra, që gardianët e vërtetë po i thërra-sin qametit, ndërsa ju kërkoni “dokrra hini” çdo ditë!

*Kryetar i Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Page 18: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

18 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

2,3,6,7,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Artistët i bëjnë thirrje ndërkombëtarëve në vendin tonë për të bërë pre-sion në drejtim të qeverisë shqiptare kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të pronës publike. Në vijim të protestave të tyre këtë herë thirrja e artistëve shkon dhe në drejtim të ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Artistët i drejtohen Ambasadores së Delegacionit të Komunitetit Eu-ropian në Shqipëri zonjën Romana Vlahutin të prononcohet për të çështje. Prof. asoc. Taulanda Jupi aktore dhe regjisore i drejtohet ambasadores Vlahutin me pyetjen a shemben teatrot në Europë? “Bashkimi Europian, ku ne me ankth po presim të jemi pjesë e ka shpallur vitin 2018 të Trashëgimisë Kulturore. Ftoj të gjithë ambasadorët e vendeve evropiane dhe sidomos Ambasadoren e Delegacionit të Komunitetit Europian në Shqipëri zonjën Romana Vlahutin të prononcohet për këtë çështje. A shemben teatrot në Europë””, pohon prof. aso Taulanda Jupi. Aktore dhe regjisore Taulanda Jupi shprehet se Shqipëria e ka buxhetin vjetor të artit dhe kulturës 16 milionë euro, ose 0.7 përqind të buxhetit vjetor të shtetit. Sipas saj Ministria e Kulturës radhitet e fun-dit për sa i përket peshës ndaj totalit të shpenzi-meve për vitin 2018, pra 0.7 përqind të totalit të buxhetit të shtetit. “Sipas zërave të shpenzimeve kësaj ministrisë do të shkojnë për planifikim, menaxhimi dhe admin-istrimi, trashëgimia kul-turore dhe muzetë, arti dhe kultura. Imagjino se sa përqind të 0.7 për-qind përfundojnë për artin dhe kulturën e veçanërisht për teatrin i cili më lejoni t’ju kujtoj është arti i vetëm i cili së bashku me kinematograf-inë flet shqip”, pohon Jupi në fjalën e saj. Sipas saj shpërndarja e përqind-jeve në zëra i këtij buxheti duket se shterohet magjishëm nga togfjalëshi “trashëgimia kulturore”. “Raporti vjetori i buxhetit për 2018 i Komisionit të Medias thekson se vëmendje i kushtohet mirëmbajtjes së 2456 objekteve të trashëgimisë kulturore, promovimit të trashëgimisë kulturore, përmes kalandarëve artistikë, të cilët i kthejnë këto qendra në skena të hapura me vlera kulturore etj. Vetëm për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar vlera historike e të cilit nuk mund të fshihet nuk ka fonde, nuk ka para”, pohon prof. asoc. Jupi. Edhe aktori Neritan Liçaj shprehet se diplomatët e huaj në vendin tonë duhet të bëjnë presion për TK. “Ne i bëjmë thirrje dhe ndërkombëtarëve sepse janë shumë më të ndejshëm ndaj problemeve të arti dhe kulturës. Janë shumë më tepër dashamirës ndaj artit por Ministria e Kulturës nuk i ka konsideruar artistët. Ne i bëjmë thirrje ndërkombëtarëve për të pasur dhe një lloj presioni prej tyre në drejtim të qeverisë për prob-lemin me Teatrin Kombëtar”, pohon aktori.

Kuratorja Ila Selo: Ngjyra lejla, e aftë të komunikojë origjinalitetin, zgjuarsinë dhe një mendim

ILa Selo, që gjatë këtij sezoni ka qenë e angazhuar dhe me të tjera ekspozita me artistët.

Puna me ekspozitënMë tej ajo tregon se për ek-

spozitën “Lejla” ajo lidh me gjithçka që ata krijuan, metamorfozën e ng-jyrave, kalimin nga thjesht bojë në vepër arti. “Është ngjyrë që për më tepër shfaq inteligjencë, dije, triumf. Ajo zgjon ndërgjegjen tonë, por edhe lartëson potencialet krijuese. Kjo ngjyrë stimulon shprehjen ar-tistike dhe reflektimin shpirtëror, një nuancë intuitive, e cila na bën për të ecur përpara. Ndaj, ju them se kjo ekspozitë është për tu mos neg-lizhuar. Përveç gjithçkaje mbështet-ja e të gjithëve është hapi përpara drejt suksesit të artit”, vijon kura-torja Ila Selo. Por me ekspozitat që hapin herë pas here artistët nuk

është shumë e lehtë. Puna e tyre me artin, aktiviteti krijues përballet me jo pak vështirësi. Kuratorja Ila Selo risjell në vëmendje punën që kanë bërë këtë herë artistët dhe tregon se vizitorët nuk kanë munguar. “Dua të them që jam shumë e lumtur që patëm publikun. Nuk e imagjino-ja që do kishte sukses dhe ishte e vështirë ti mblidhja bashkë 28 artistë dhe 28 krijime të ndryshme, por shkoi shumë mirë. Ndoshta po të kishim kohën e duhur dhe mundësinë më shumë do ishte një ekspozitë më e bukur akoma. Vështirësi ka pafund si para dhe gjatë një ekspozite por janë gjëra që mundohemi ti kalojmë. Të gjitha punimet ishin mjaft interesante gjithsecila prej tyre shprehte një mesazh, një emocion”, vijon kura-torja Ila Selo për ekspozitën “Lejla”.

Artistët, thirrje ambasadores Vlahutin:

Mbroni Teatrin Kombëtar

Ekspozita “Lejla” në Muzeun Kombëtar, 28 artistë bashkë me piktura, fotografi dhe skulptura

Julia VRAPI

Ekspozita “Lelja” në Muzeun Historik Kombëtar u hap me punët e 28 artistëve. Këtë herë ata u prezantuan

me punë të ndryshme arti, pikturë, fotografi, skulpturë, instalacione, etj. Ekspozita me organizatore Daniela Malile në bashkëpunim me kuratoren e artit Ila Selo solli për publikun e gjerë vepra arti, ku një pjesë e tyre u prezantuan për herë të parë. Kuratorja Ila Selo tregon se kjo ekspozitë u krijua për të sjellë te publiku emocionin e vetë artistit me veprat e tyre që ishin tashmë të lira në zgjedhje. “Gjithsecili ka ofruar imazhin perceptues të shpirtit artistik. Rruga drejt artit sa vjen dhe rritet dhe si e tillë kjo ekspozitë ofron një gamë të gjerë punimesh si nga skulptura, piktura, video art, fotografi etj. Duke qenë se të gjithë bashkë ne formuam një grup, atëherë krijuam një formë, krijuam një vëllim, perceptuam një ngjyrë”, tregon kuratorja Selo. Sipas saj duke qenë se kishte një larmishmëri ngjyrash, formash, imazhesh u bënë kërkime mbi atë se çfarë është e përbashkët. “Ngjyra ultra-violet është një ngjyrë inten-sive, introspektive dhe madje edhe pak magjike. E aftë të komunikojë origjinalitetin, zgjuarsinë dhe një mendim. Është një ngjyrë enigma-tike, e cila gjithashtu simbolizon kundërkulturën dhe frymëzimin artistik”, tregon artistja dhe kura-torja Ila Selo. Këtë herë ekspozita “Lejla” përmban punët e 28 artistëve të ndryshëm, emra të cilët dhe më herët janë prezantuar për publi-kun. Por këtë herë ata vijnë me “Lejla”. Sipas kuratores, historik-isht kjo nuancë ka pasur karakter shpirtëror dhe mistik. “Shpesh të lidhur me meditimin, e aftë për të nxitur energjitë dhe për të ofruar një horizont më të gjerë për ata që përpiqen të shpëtojnë nga valët e së përditshmes. Duke përfaqësu-ar metamorfozën simbolizonte edhe në kohët e Egjiptit të lashtë, ndërmjetësimin dhe komunikimin e njerëzve me perënditë ku ata be-sonin. Kalimin nga një gjendje në një gjendje tjetër. Lidhjet e kësaj bote me atë të përtejshmen, të pan-johurën”, vijon të tregojë kuratorja

Emil Lafe: Skënderbeu, me rëndësi në historinë europiane

Arkitektët dhe urbanistët: Teatri Kombëtar, jashtë funksionit

Në ditët e Konferencës Ndërkombëtare të Albanologjisë gjuhëtari Emil Lafe tha ky është një vit i tërë në të cilin po zhvil-lohet aktiviteti me pjesëmarrjen e specialistëve dhe studiuesve nga më të shquarit të epokës së Skënderbeut dhe të vetë figurës së tij. “Këta studiues të huaj dhe vendas paraqesin në këtë kon-ferencë dokumentacione të pan-johura, të cilat janë në arkiva të ndryshme nëpër botë, mbi rolin e Skënderbeut në hapësirën eu-ropiane të kohës”, tha gjuhëtari Lafe. Profesori i gjuhësisë Lafe e konsideron Skënderbeun si

faktor të rëndësishëm europian dhe si një vlerë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Shqipëria e kohës së tij kanë qenë një faktor i rëndësishëm në historinë europiane të asaj kohe. Shqiptarët dhe Shqipëria janë bërë një faktor ndërkombëtar dhe emri i Skënderbeut është emri më i njohur ndër shqiptarët në të gjitha kohët, që prej kohë së tij e deri sot”, u shpreh mes të tjerave profesor Emil Lafe. Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një tjetër dëgjesë pub-like këtë herë me arkitektë dhe urbanistë për Teatrin Kombëtar. Veliaj tha se u besonte artistëve për atë që japin në skenë, por jo për çështjet e ndërtimit. “Ne ju besojmë verbërisht artistëve kur vjen puna tek ajo që japin në skenë. Por për çështjet e ndër-timit duhen dëgjuar urbanistët, inxhinierët e arkitektët”, tha Veliaj. Drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu tha se godina ishte jofunksionale dhe e tillë duhej prishur. “Ne si institut kërkimi, i kemi thënë

edhe drejtorit të teatrit që duhet të pezullojë aktivitetin. Nuk arrijmë dot ta riparojmë e ta mbajmë në të gjendje, në këtë aspekt grupi del në përfundimin se objekti është i papranueshëm”, tha kreu i Institutit të Ndërtimit për Teatrin. Pas kësaj, drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj, tha se godi-na nuk kishte asnjë masë të mbrojtjes kundër zjarrit dhe një zjarr i rënë mund të rrezikonte seriozisht jetën e spektatorëve dhe aktorëve. Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, e cila tha se ky objekt nuk mbart vlera për t’u shpallur si monument kulture.

DRKK Berat, specialistët nisin restaurimin e dy ikonave

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit vijon punën për nxjerr-jen në dritë të thesareve të lëna në harresë. Në këtë laborator restauratorët e Drejtorisë Ra-jonale të Kulturës Kombëtare Berat janë duke punuar mbi dy ikona: Ikona Profeti Ilia me au-tor Johan Çetirin dhe Hyrja në Jeruzalem me autor Vëllezërit Çetiri. Sipas specialistëve, ikona e profetit Ilia është në gjendje të mirë, vetëm se ka degradim të vernikut, ku duhet të bëhet një ndërhyrje e kujdesshme pa e dëmtuar ikonën. “Ndërhyrjet

konservuese dhe restauruese të ikonave do të konsistojnë në kon-solidimin e grundit pelikulit dhe panës së drurit. Do të realizohet gjithashtu pastrimi i ikonës dhe dizinfketimi i drurit nga insektet”, shprehen specialistët. DRKK, Berat, vazhdon punën me zbu-limin e veprave të tjera nga fondi i ateliesë, ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit.

Ngjyra ultra-violet është një ngjyrë intensive, introspektive dhe madje edhe pak magjike. E aftë të komunikojë origjinalitetin, zg-juarsinë dhe një mendim. Është një ngjyrë enigmatike, e cila gjithashtu simbolizon kundërkulturën dhe frymëzimin artistik...

Page 19: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

2,3,6,7,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Dramaturgu tregon se si nisi karriera e tij me poezi dhe rama, si dhe vazhdimi me monodrama

Enver Hoxha më bëri dramaturg, çfarë ndodhi me karrierën time pas dramës “Fisheku në pajë”

FADIL KRAJA:FADIL KRAJA:

Dramaturgu i madh Shkod-ran në moshën 87 vjeçare, tregon trashëgiminë e tij familjare dhe në profesion.

Fadil Kraja sot ka problem me sytë dhe kjo e pengon të shkruaj si dikur, por ai nuk ndalet në monodramat e tij të fundit. Fadil Kraja ka një mendje brilante, një kujtesë të mrekullueshme dhe vazhdon të gjenerojë ide për ve-prat e tij në teatër, por të shpjegojë pas asnjë problem dhe të dikurshmen në diktaturë. Ai e njeh mirë atë kohë, njeh dhe interpreton qartë diktatorin dhe tregon se një i privilegjuar i asaj kohe, nuk mund të bëjë trimin e kësaj kohe në raport me diktaturën. Dramaturgu i madh shkodran e shqiptar tregon si "u bë i pasur" në regjimin e dikurshëm, por dhe se kush e shpëtoi me dramën "Fisheku në Pajë". Ai thotë se ka qenë i privilegjuar dhe se Enveri e bëri dram-aturg, por me elegancë tregon se kush ishte ajo kohë me të mirat dhe të këqi-jat e saj si për individin dhe shoqërinë. Me cigaren e pandashme dhe me hirin e saj të cilin nuk e shkund deri sa ai vetë të shkëputet, tregon dhe në nar-rativën e tij të qartë dhe të plotë dalin herë pas herë dhe batutat e lartësitë artistike tipike të një shkrimtari të madh. Fadil Kraja shpjegon pse është autor i dramës së emocioneve të forta dhe se ku frymëzohet që të ketë të tilla emocione. Në katër intervistat e mia televizive dhe dy intervistat për gazetën “SOT” "Mjeshtri i Madh" Fadil Kraja, gjithmonë tregon në ekskluzive diçka më tepër, duke respektuar dhe miqësinë e gjatë dhe duke u prirur drejt së vërtetës së plotë. Fadil Kraja thotë se në fund ka në dorë një monodramë për policin, sepse tashmë kjo shoqëri siç thotë ai, është mësuar vetëm ta tall policin dhe e bën hero kur vdes. Unë do të shkruaj pozitivisht për të dhe rolin e një policeje do ta luaj Drande Xhaj. Ai mbetet po Fadil Kraja i mendjes së shkathët dhe emocioneve të forta.

- Zoti Kraja, ju lutem më sqaroni dhe për gazetën se si “jeni bërë i pasur” kur ishit shumë i ri?

Poezitë e mia në fillim ia çoja një gazete, e cila quhej "Gazeta Letrare". Dilte çdo dy javë dhe e drejtonte Kol Jakova. Sa kisha mbaruar gjimnazin dhe nuk më doli bursa, por më doli emërimi për mësues fshati. "Lidhja e Shkrimtarëve" e sapo formuar ngarkoi Llazar Siliqin, që u bë redaktori i vël-limit të parë poetik që unë shkruajta. Ky vëllim u botua në vitin 1954. Por në konkursin e "Dhjetë Vjetorit të Çlirim-it" vëllimi i parë poetik imi i quajtur "Kanga Ime" fitoi çmimin e parë. Tani do t’ju tregoj se “si u bëra pasanik"? Çmimi ishte 40.000 lekë, që në atë kohë ishin shumë. Në që njëjtën kohë "KQ i Rinisë" kishte hapur një konkurs për poezinë dhe prozën më të mirë të rin-isë. Pra dhe aty fitova "çmim të parë" ose një aparat fotografik me poezinë "Mjeku Malësisë" e këtë konkurs dhe gazetën që i botonte poezitë e drejtonte Jakov Xoxa. Çmimet u shpallën me 28 nëntor dhe për mua ishin të dy çmimet.

Prita gjithë dhjetorin se po më vijnë lekët, nuk erdhi asgjë. Takoj Prenk Jak-ovën, i cili kishte marrë çmim të parë me "Marrshin e Fizkulturistëve" dhe pyes për lekët, por ai më thotë më kanë ardhur prej kohësh. Me 27 dhjetor Komiteti Qendror i Rinisë më çon tel-egram që eja merr çmimet. Por atëherë për të kursyer vend shkruhej "KQ BRPSH" dhe me këtë telegram shkova te autobusi dhe mora leje të udhëtoja e ikja nga puna, se kush e lexonte a ishte Komiteti Qendror i partisë apo i Rinisë. Shkova në Tiranë dhe gjeta te dera në sportel në Ministrinë e Arsimit dy "turiçkana me kasketa" e njëri më thotë ku do vesh more ti, unë i them se kam marrë një çmim e kështu që dua të takoj...Çfarë çmimi mor thotë roja, hajde në orën 12:00. Ika u solla kot, por gjithsesi shkova në Komitetin Qendror të Rinisë, mora aparatin dhe kthehem në 12:00. Më dhanë një copë letër dhe u ngjita sipër, sepse kështu më thanë të shkoja te shoqja Minever, që më vonë e mora vesh se ishte e shoqja Dhimitër Shuteriqit. Ajo ishte një fytyrë e rëndë ishte dhe shefe e administratës. Mbasi i thashë se kam ardhur nga Shkodra, sepse kam marrë një çmim letrar më përgjigjet: ti ke marrë çmim letrar? Aaaaaa...Fadil Kraja quhesh ti më thotë më vonë, mirë eja në orën 13.00. Mbas një ore kishte ndryshuar takt. Më thotë e di si është puna shoku Fadil, ne nuk ta dinim adresën. Në fakt adre-sa si të gjithë të tjerëve ishte, por shoqja Minever më thotë shko se i kemi nisur, pra shko në postë. E pashë se kishte "mish dhie" e në postë gjeta një grua shumë të njerëzishme, e cila më thotë se nuk ke vetëm çmimin, por dhe lekët e shtëpisë botuese, pra 40.000 çmimi dhe 30.000 parapagesa për librin. Unë u bëra i pasur! Por u bëra kurioz dhe e pyes, po kur kanë ardhur këto lekë? E gruaja punonjëse e postës më thotë se lekët e çmimit nga Ministria e Arsimit kanë ardhur para gjysëm ore. E mora vesh se kishte ndodhur diçka jo e mirë dhe nisem, por me nerva edhe pse isha “i pasur ndër xhepa" pikërisht drejt Ministrisë së Arsimit. Kur po ngjitesha më dalin përpara të dy, Dhimitër Shuteriqi me të shoqen dhe ai më thotë se ti e ke pësuar nga Fadil Paçrami. Pse i them ça lidhje kam

unë? Paçrami ishte në “Zërin e Popullit” kryeredaktor, por kur ka ardhur në Shkodër dhe i tregojnë për një Fadil Kraja, i cili kishte qenë në burg, sepse i kishin dalë sërish punët keq ku ai punonte mbas burgut dhe doli sërish difiçit e në "Zërin e Popullit" kishte dalë dhe një shkrim "Ku vendosin ujkun me rujt delet" e fjala ishte për Fadil Krajën. Kështu që sa kanë parë atë emër Fadil Kraja, sigurisht më ndalën dhe çmimin mua. Por unë nuk e ndërrova emrin ashtu e lashë, Fadil Kraja dhe lekët e çmimin e mora duke u bërë "i pasur" në atë kohë.

- Zoti Kraja, pyetje retorike është, por e keni ndjerë veten njeri të fuqishëm të asaj kohe?

Kur isha Kryetari i Lidhjes së Artistëve të Shkodrës në atë kohëm, këto organizata shoqërore ishin të rëndësishme. E po ta shpjegoj pse. Po unë atëherë kisha të drejtë për të dhënë apartamente, frigoriferë, lavatriçe, tel-evizorë, manjetofona, por dhe leje kri-jimtarie. Kështu që isha i potentshëm (qesh). Por kam punuar nëpër fshatra, kam qenë pedagog i jashtëm dhe në përgjithësi pastaj si profesionist i lirë.

- Si erdhi për ju fillimi demokra-cisë?

Më i vështiri ka qenë ky dyzetv-jeçari i fundit, sidomos kur u bë kjo kthesa e madhe në të cilën askush nuk mund të rrinte jashtë. Po pra, pa marrë pjesë në një "farë soj feje. Nuk mund të rrije pa u përzier. Për mua ishte diçka shumë e madhe. Unë isha në atë kohë anëtar i kryesisë së këshillit të parë drejtues së PD-së në Shkodër. Në shtëpinë time është formuar Komiteti i Parë Ekzekutiv! Është emëruar Ali Spahija, sepse Arbnorin e morën në Kuvend. Por pastaj dhashë dorëheqjen, ose më mirë më detyruan për të dhënë dorëheqjen, sepse u mor në dorë nga halabakët sëpaku në Shkodër, por kjo nuk do të thotë se urrej PD-në! Hoqa dorë që nga ajo kohë dhe nuk u mora më me politikë.

- Zoti Kraja, dy ditët më të këqija tuajat, kush ju bëri dramaturg dhe më thoni dhe një herë si e keni kundër-shtuar Enverin. A jeni persekutuar dhe ju si shumë të tjerë në dramë dhe letërsi?

Në ‘67-tën kam shkruar dramën

e parë. Kjo dramë ishte një frymëzim i një ngjarje në Kelmend. Na qëlloi të qëndronim në një shtëpi malësori dhe ne pa ditur asgjë, bujtën atje dhe biles në një farë mënyre i kërkuan dhe të zotit të shtëpisë ti binte çiftelisë. Ai i ra, por në mëngjes sekretari i partisë së fshatit na thotë se asaj shtëpie pak përpara se do shkonim ne, i ishte mbytur djali dhjetë vjeç dhe atë ditë e kishin varrosur. Në fakt kjo lloj burrnie dhe pritja e tillë e mikut, më bëri pastaj të merrem me epizmin dhe forcën morale të malësorit. Aty doli "Fisheku në Pajë", por mua një pjesë nuk ma quajnë të drejtë, pse unë them se dramaturg u bëra nga Enver Hoxha. Po po, kam histori tamam. Kur u dha drama kam pasur reagime dhe shkrimi i parë ishte negativ. Ishte një shkrim i Sandër Gerës, por për mua ishte i porositur shkrimi, jo se kishte shumë faj Sandri. Ai shkruante se "Fisheku në Pajë" ishte një fiksion i autorit dhe këtë e bëri në gazetën lokale në Shkodër ose "Jeta e Re". Esat Oktrova shkruajti një artikull pozitiv dhe e dërgoi te Zëri i Popullit, por nuk ja botuan. Nejse, Jani Toçka i “Zërit të Popullit” kishte sqaruar se nuk duhej botuar artikulli i Oktrovës, sepse drama ka gabime ideologjike dhe se atë artikull e ka shkruar vetë Fadili. Mirëpo erdhi dy shtatori dhe ishte festa e Reçit. Enver Hoxha do vinte dhe kishte kërkuar të shikonte një dramë. Po dhe Xhemal Dini si sekretar për kulturën, ashtu sikundër ishte një guximtar i madh, vendosi që "Fisheku në Pajë" ti shfaqej dhe Enverit. Pra u vu në program. Të them të drejtën kanë qenë dy ditët më të

vështira të jetës time. Gruaja u sëmur dhe ishte shumë keq. Gjatë shfaq-jes unë isha caktuar të qëndroj me njerëzit e Komitetit të Partisë poshtë lozhës ku ishte dhe Enveri. Një muaj më përpara ishte anulluar një dramë në Korçë ose "Rrethimi i Bardhë". Po pra, sepse Enverit nuk i kishte pëlqyer dhe po të mos i pëlqente atij, nuk ishte e nevojshme të thuhej ndalojeni. Po mjaftonte të mos i pëlqente atij e ndalohej, por kishte dhe pasoja të mëdha. Është një moment në dramë kur fishekun artisti e hedh dhe thotë kot e kërkuam dhe kot e mbajtëm për 16 vjet, në pleh e ka vendin. Në këtë moment ra një qetësi në sallë. E unë dëgjova mbi kokën time një duartrok-itje paf paf paf, ishte Enver Hoxha! Mori fund gjithçka dhe kaloi drama shkëlqyeshëm. Mirëpo Enveri kishte kërkuar autorin. Më del përpara Hax-hi Kroi ose sekretari i tij dhe më thotë të kërkon shoku Enver. Po më takoi, më përqafoi dhe më tha fjalët më të mira, por tha dhe shkoni ta shfaqni në të gjithë Shqipërinë, biles dhe në Gjirokastrën time. Haxhi Kroi më thotë, e di se çfarë do të thotë kjo për ty? Po i thashë e kuptoj. Në fakt mbas dramës time m’u botuan drama të mira dhe më të dobëta, por megjithatë unë ia di për faleminderit Enverit. Ajo kohë ishte, i pëlqeu atij dhe unë vazhdova, por po të mos i pëlqente do të ishte ndryshe. Në të vërtetë kanë dalë dhe fakte, kur kanë dashur të më fusin në burg mbas një drame të vendosur nga unë në Korçë, por unë them se më ka shpëtuar koka dhe më vonë nga Ramiz Alia. Nejse sot nuk ka rëndësi. Unë nuk e ndjej veten të persekutuar në asnjë moment. Unë kam qenë i privilegjuar, sepse mbas asaj shfaqje, mua m’u hap rruga e dramaturgjisë dhe unë them (qesh) Enver Hoxha më ka bërë dramaturg. E di pse Besi, sepse mbas beteje dalin trima shumë. Dalin kur erdhi demokracia se si e kishin luftuar komunizmin njëri e tjetri. Por ju pata thënë në një mbledhje këtu në Shkodër , edhe unë e kam kundër-shtuar në sy shokun Enver. Të gjithë më thanë, ti? Po mor po ju thashë dhe po jua tregoj. Enveri erdhi për tërmetin. Mbasi mbaroi së foluri na tha të gjithëve dëgjoni: e dëgjoj shpesh atë këngën Enver Hoxha tungjatjeta. Mos e këndoni atë këngë. Partisë ti këndoni. Në këtë moment, unë me nja katër vetë të tjerë aty afër u çova dhe fillova këngën: Enver Hoxha heu tungjatjeja sa këto male dhe sa këto shkrepa... E gjithë salla na shoqëroi. E Enveri çoi dy duart dhe tha nuk kam se çfarë ti bëj popullit. Pra unë e kam kundërshtuar në sy Enverin apo jo (qesh). Por dhe ai e ka pranuar gabimin. Besi miku im, malësori thotë se burrnisë mbas kuvendit dhe shiut mbas të korrave mos i beso.

- Zoti Kraja faleminderit për intervistën dhe ju uroj shëndet dhe krijimtari...

Faleminderit juve dhe gazetës ku shkruani.

Intervistoi: Besi BEKTESHI

Është një moment në dramë kur fishekun ar-tisti e hedh dhe thotë kot e kërkuam dhe kot e mbajtëm për 16 vjet në pleh e ka vendin. Në këtë moment ra një qetësi në sallë. E unë dëgjova mbi kokën time një duartrokitje paf paf paf, ishte En-ver Hoxha! Mori fund gjithçka dhe kaloi dra-ma shkëlqyeshëm. Mirëpo Enveri kishte kërkuar autorin. Më del përpara Haxhi Kroi ose sekretari i tij dhe më thotë të kërkon shoku Enver...

Page 20: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

20 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

2,3,6,7,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Suedia arriti një fi-tore të ngushtë në shifra por të madhe në vlera në grupin F,

pasi mundi Korenë e Jugut 1-0, një fitore me vlerë tri pikë që e bën Suedinë të hedhë një hap të mirë drejt kualifikimit, megjithëse fa-tet e kalimit të grupit janë ende të hapura. Nordikët europianë ishin dje racion-alë në veprime dhe ditën si të merrnin më të mirën, falë dhe një 11-metërshi që u “zbulua” vetëm nga teknologjia VAR. Madje dhe në këtë ndeshje duhej të vihej në punë teknologjia për rastin e dyshimtë dhe siç ka ndodhur në shumë ndeshje të këtij Botërori, interpretimi i VAR u bë i domosdoshëm. Kështu, në duelin mes Suedisë dhe Koresë së Jugut gjyqtarit kryesor Aguilar iu desh të rishikonte pamjet filmike për të qenë i bindur se ndë-rhyrja e Min-Vu Kim ndaj Klaeson ishte e gabuar. Dhe gjyqtari akordoi pe-nallti. Granqvist nuk gabon nga pika e bardhë, duke realizuar golin e vetëm të

Humels kritikon shokët, vetë atë e “kryqëzojnë”

mediat gjermane

MERKATOHavier Pastore i thotë “po”

Romës. Është një lëvizje surprizë në një moment kur të gjithë e kanë mendjen në kampionatin botëror të Rusisë. Në fakt, futbol-listi kishte prej ditësh që lakohej në shtypin sportiv francez dhe italian për një lëvizje të shpejtë. Talenti argjentinas Pastore ka pranuar rikthimin në Itali pas aventurës franceze dhe shumë shpejt pritet që të veshë fanellën e verdhekuqve. Marrëveshja është arritur paraprakisht me drejtorin

sportiv Monçi dhe menaxherin e 28-vjeçarit Simonian, për një kontratë 3-vjeçare që parashi-kon një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset për mesfushorin. Tashmë mbetet për t’u gjetur akordi edhe me drejtuesit e PSG-së, që e vlerëso-jnë kartonin e ish mesfushorit të Palermos me një shifër prej 18-20 milionë eurosh. Gjithsesi, duke parë situatën e “Fair Play”-it financiar, që i sheh parizienët të detyruar të shesin deri në datën

30 qershor, italianët mund të jenë të avantazhuar në tratativë duke e realizuar transferimin për një shifër disi më të ulët. Në këtë sit-uatë, Monçi ka bindjen se mund ta realizojë kalimin e Pastores në Romë edhe për 15 milionë euro plus bonuset, pra me një total likuidimi prej 18 milionë eurosh. Nuk është një shumë e madhe për një futbollist që ka kualitet dhe mund ta përmirësojë lojën e Romës sezonin e ardhshëm, si në Champions dhe në Serie A.

Suedezët fituan 1-0 në duelin e parë në grupin F, duke marrë kryesimin. Fitorja e suedezëve vë nën presion gjermanët të cilëve u del detyrë të fitojnë dy duelet e radhës

skuadrës së tij. Pikërisht ky episod vendosi fatin e kësaj ndeshjeje, që rezultoi më e vështirë sa parashikohej për përfaqësuesen nordike. Në pjesën e parë të dyja skuad-rat u treguan të kujdesshme në fazën mbrojtëse, duke studiuar më shumë njëra-tjetrën. Më pas vjen domin-imi i Suedisë, por sulmuesi Berg humbi disa raste të pastra, derisa erdhi minuta e 64-t, kur Klaeson fitoi

penalltinë. Suedia me këtë sukses ngjitet në krye me pikë të barabarta dhe go-laverazh të njëjtë me Mek-sikën. Vështirësohet edhe më të tej çështja e kualifi-kimit për Gjermaninë, pasi i patjetër të fitojë me Suedinë për të vijuar në raundin tjetër. Grupi F është pra i koklavitur në skemë, sepse ka dy skuadra që kanë fituar dhe u duhet nga një barazim më e pakta në ndeshjen e

Suedia mund Korenë e Jugut dhe komplikon situatën për Gjermaninë

Pas humbjes nga Mek-sika kanë shpërthyer pa-kënaqës i të te skuadra kombëtare e Gjermanisë. Kampioni në fuqi, e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme mbrojtjen e tit-ullit, duke pësuar disfatë 0-1 nga Meksika. Kjo humbje ka lënë shije të hidhur në mesin e futbollistëve dhe njëri prej atyre që reagoi më ashpër për mënyrën e lojës së Gjer-manisë ishte Mats Humels. Mbrojtësi i Bajernit të Mu-

nihut ka kritikuar bashkëlo-jtarët e tij, por edhe vetë ai është kritikuar në media. “Problemet me mbulimin në mesfushë ishin të dukshme. Shpesh na lanë të vetëm mua dhe Boatengun në mbrojtje. Ishim paralajmëruar për një sjellje të tillë që në ndeshjet miqësore. Ndaj Meksikës kemi luajtur saktësisht si ndaj Arabisë Saudite, por përballë kishim kundërsh-tarë shumë herë më të mirë”, është shprehur Humels.

xhiros së dytë, ndërsa Gjer-manisë së trajnerit Joakim Lëv i del për detyrë të fito-jë dy sfidat e mbetura në grup, atë ndaj Suedisë e më pas ndaj Koresë së Jugut, për të shpresuar kalimin e grupit. Natyrisht, poten-ciali i vërtetë i Gjermanisë nuk ka dalë ende në pah, por nëse skuadra luan e çoroditur si me Meksikën dhe pa ide në fazën ofen-sive, ku kundërshtarët lu-ajnë në mbrojtje me 10 lojtarë, gjërat vështirësohen dhe duhet fantazi taktike që të arrihet maksimumi. Gjermania pra është nën presion, sepse rrezikon të eliminohet, ndërsa Suedia dhe Meksika, me fitoret e tyre të para në grup, janë më të qeta dhe kanë më shumë shanse tashmë të kalojnë në raundin tjetër.

Pastore kalon në Serie A, do të veshë bluzën e RomësSULMUESI TRAJNERI SULMUESI

Dzhakoev synon rikuperimin në kohë për sfidat e Rusisë

Salah do të luajë kundër rusëve, e konfirmon stafi

Mesfushori i kombëtares ruse, Alan Xhakoev, mori lëndim muskulor të enjten në ndeshjen hapëse të Botërorit që Rusia e fitoi 5:0 ndaj Ara-bisë Saudite. Ai u largua nga fusha në minutën e 23-të të asaj ndeshjeje. Është thënë se ai mund të kthehet në 1/8 e fi-nales, në rast se Rusia arrin në atë fazë. “Unë shpresoj të jem në gjendje të luaj, pasi mjekët kanë thënë se nëse arrijmë në fazën nokaut ndoshta do të mund të luaj”, ka thënë Dzha-goev për mediumet lokale. Dzhagoev ka pranuar se lën-dimi ka qenë goditje e rëndë, pasi turneu më i rëndësishëm

vit më shumë do të zgjasë kontrata e trajnerit Eusebio Di Françesko me klubin e Romës.

Në fakt, kjo është një tjetër surprizë vjen në tregun e trajnerëve. I ardhur në kryeqytetin italian verën e kaluar, Di Françesko kishte

një kontratë që përfundon-te në qershorin e 2019-ës, por tani verdhekuqtë i besuan edhe për një tjetër sezon, duke e zgjatur atë deri në 2020-ën. Di Franc-esko ka drejtuar Romën në 51 takime, ku ka regjistruar 29 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje.

Sulmuesi Mohamed Sa-lah mungoi në sfidën e parë të Egjiptit ndaj Uruguait, por tashmë do të jetë i gat-shëm ndaj organizatorëve të Botërorit, Rusisë. Sulmuesi egjiptian ka marrë pjesë në stërvitje me skuadrën, duke treguar se nuk kishte më probleme në shpatull. Tashmë trajneri i Egjiptit, Hektor Ku-per po e planifikon titullar yllin e Liverpulit, për sfidën e datës 19 kundër Rusisë, që është përcaktuese për të fatin e skuadrën në Botëror. Salah u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Liverpulit dhe Real Madridit, pas një

i jetës po i kalon. Ai nuk do të udhëtojë në Shën Petersburg për ndeshjen që Rusia e luan të martën kundër Egjiptit, në xhiron e dytë në grupin A.

përplasjeje me kapitenin e madrilenëve, Serxhio Ramos. Me Salah në sulm Egjipti mund të përmirësojë lojën e tij në fazën ofensive.

GRUPI FNDESHJET

Gjermani-Meksikë 0-1Suedi-Kore e Jugut 1-0

RENDITJAMeksikë 3Suedi 3Gjermani 0Koreja e Jugut 0

1

vjet kishte Gjermania që nuk e niste me humbje një kampionat botëror. Kjo kishte ndodhur në Botërorin e vitit 1982 dhe prej atij viti Gjermania

nuk kishte humbur kurrë ndeshjen e parë në një kupë bote, deri të dielën, kur u mund nga Meksika me shifrat 1-0 në grupin F, një disfatë që i rrtezikon kualifikimin.

36

Page 21: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

2,5,8,9,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Grupi G nuk pati surpriza në due-lin e Belgjikës me Panamanë. Edhe

pse fraksioni i parë i lojës përfundoi në barazim 0-0, në pjesën e dytë kualitetet belge siguruan fitoren, ku fil-limisht Mertens me një perlë dhe Lukaku me dy gola, i dhanë përfaqësueses belge një trepikësh me vlerë në këtë start të grupit, ku pady-shim rivaliteti për vendin e parë shihet ndaj Anglisë. Pra, Belgjika e nisi me këmbën e duhur rrugëtimin në kampionatin botëror, teksa mposhti në debutim Panamanë, me rezultatin e thellë 3-0. Skuadra nga Amerika Qendrore, që lu-ante për herë të parë në fina-let e një kampionati botëror, rezistoi vetëm në 45 minutat e para, të cilat u mbyllën me rezultatin 0-0. Më pas ishte Dries Mertens që zhbllokoi rezultatin me një gol mjaft të bukur nga distanca, në pozi-cion të prirët, ndërsa Romelu Lukaku shënoi dy herë për të vulosur fitoren 3-0. Gjithse-si, përtej fitores, Belgjika shfaqi probleme në fushën

TEKNIKU/ Sarrin e ndan vetëm firma nga Çelsi

QËNDRIMIShtypi brazilian u tregua i

pamëshirshëm ndaj Nejmarit, për rolin dhe performancën që pati në fushën e lojës në duelin Brazil-Zvicër, takim që u mbyll në barazim 1-1. “Nejmar ishte një fatkeqësi e vërtetë, – thotë Arnaldo Ribeiro i “ESPN Brasil”. – Ai bëri një ndeshje të pranueshme dhe e ka merituar të zëvendësohet. Brazili ka një ekip të mirë, por i duhen cilësi kolektive që të mos ketë telashe. Nejmar ishte i vendosur për ta fituar vetë ndeshjen dhe kështu

prishi ekuilibrat si grup. Ai mund të justifikohet me operacionin e fundit, por nuk prodhoi asgjë të mirë për ekipin. Do të ishte më mirë për të aktivizuar Douglas Kosta, për të cilin ende nuk e di pse nuk luajti”. Në të njëjtën linjë ishte edhe Ze Elias, ish-futbollist dhe komentator i të njëjtit zinxhir televiziv: “Neymar ishte egoist në fushë dhe ka marrë kaq shumë faulle, por këto nuk vlejnë. Problemi është se Nejmar ka harruar për të luajtur si një ekip dhe e mbajti në mënyrë të tepruar

topin”. “Abuzoi shumë me shfaqjet individuale dhe ishte larg nga niveli që tregoi në dy ndeshjet e fundit. Ai u shfaq vetëm në fund të lojës me një goditje me kokë”, nënvizon “Globoesporte”, e cila e ka vlerësuar yllin e PSG-së me notën 5.5. Osval-do Paskoal, nga “Fox Sport Brasil”, ishte gjithashtu i ashpër me perfor-mancën e Nejmar: “Duke luajtur në atë mënyrë si ndaj Zvicrës, ai u tregua lojtar i futbollit vulgar. Është e pakuptueshme që trajneri Tite nuk i dha Daglas Kosta”.

Belgët mundën 3-0 debutuesit e Panamasë, duke marrë kreun në grupin G. Anglezët vuajtën ndaj Tunizisë, por i shpëtoi Harry Kane me dy gola, një prej të cilëve në 90’

e lojës, veçanërisht në bash-këpunimin mes lojtarëve, që nuk ishte në nivelin e duhur për një skuadër pretenden-te. Por fitorja e thellë nuk gjykohet dhe belgët kanë shumë kualitet dhe mund të surprizojnë deri në fund.

Anglia fitore in-extremis, Tunizia në lot

H a r r i K a n e s h ë n o i shumë shpejt për anglezët, që në minutën e 11-të dhe u duk se do të kishte një fitore

të lehtë për kombëtaren e “Tre Luanëve”, e cila ka plot lojtarë cilësorë në përbërjen e saj. Por Tunizia barazoi brenda pjesës së parë me 11 metërsh, i cili u fitua falë kundërshtarit, pasi një mbrojtës anglez qëlloi me bërryl sulmuesin tunizian. Nga pika e bardhë e penall-tisë realizoi në minutën e 35-të Ferjani Sasi. Në pjesën e dytë dominimi i skuadrës angleze ishte mjaft evident,

Panamaja i reziston vetëm 45 minuta Belgjikës, Anglia e nis mbarë Botërorin rus

Trajneri Maurizio Sarri mund të quhet tashmë trajner i Çelsit, ndonëse zyrtarizimi do të vijë vetëm në mesjavë. Drejtuesit e Çelsit kanë arritur akordin me Napolin, për të paguar vetëm 4 milionë euro, për kartonin e trajnerit dhe tashmë janë gati ta prezan-tojnë Sarrin në Londër, duke filluar nga e mërkura. De Laurentis ka pranuar të mar-rë vetëm gjysmën e vlerës së kartonit, duke pasur parasysh

se klauzola e largimit ishte përcaktuar 8 milionë euro. Bashkë më Sarrin në Londër do të shkojë një tjetër italian, Gianfranko Zola. Ish sulmuesi i famshëm italian, ka luajtur për shumë vite te Çelsi, duke qenë një njohës i mirë i am-bientit londinez. Pikërisht për këtë arsye, Abramoviç ka pranuar t’i vërë Sarrit në dispozicion “Magic Box”, në eksperiencën e tij të parë si trajner jashtë Italisë.

por mbrojtja tuniziane u shfaq në lartësinë e kërkuar, duke mbajtur për minuta të tëra të gozhduar Anglinë në kufijtë e 16-metrave. Por ndëshkimi do të vinte në minutën e 91-të, ku nga një goditje këndi, topi në zonë devijohet në një duel ajror dhe përfundon në kokën e Harri Kane, i cili nuk fal dhe shënon golin e dytë e të fitores për ekipin anglez. Dëshpërimi në radhët e Tunizisë ishte mjaft i madh, por futbolli luhet deri në se-kondën e fundit. Pas ndesh-jeve të para në grupin G, Belgjika dhe Anglia ngjiten në krye me nga 3 pikë, ndër-sa Tunizia dhe Panamaja me zero pikë. Midis Belgjikës dhe Anglisë duket e do të ketë një duel për vendin e parë në këtë grup.

Shtypi brazilian “masakron” Nejmar: Egoist që dëmtoi skuadrënPORTIERI SURPRIZA MERKATO

Rui Patricio kalon në Premier League

Junajtid i Murinjos “peshkon” brazilianin Uillian

Në një kohë që në Botëror përkushtimi i lo-jtarëve është maksimal, ka prej tyre që e kanë një sy e një vesh nga merkato, ku klube të ndryshme interesohen për pjesëmarrësit në Rusi-2018”. Ndërkohë, mësohet se Uolverhampton Uanders ka transferuar zyrtarisht portierin portugez të Sportin-gut, Rui Patricio. 30-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin e ri të Premier Ligës. Patricio, që aktualisht është në Botëror me Portugalinë, ka pasur 70 paraqitje për kombëtaren deri tani. Madje në ndeshjen

“Mançester Junajtid është i gatshëm të bëjë ofertë në vlerë 69 milionë euro për anësorin e Çelsit, Uillian”, njofton “Daily Mail”. Sipas të përditshmes britanike, për-faqësuesi brazilian është ob-jektiv afatgjatë i ish-trajnerit të Çelsit, Hoze Murinjo, dhe interesimi i portugezit për të tashmë është shtuar, duke insistuar që ai të kalojë në këtë merkato vere në radhët e “Djajve të kuq” anglezë. Uil-lian është momentalisht me ekipin kombëtar të Brazilit në Kupën e Botës në Rusi. Ai i ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Çelsin,

që Portugalia zhvilloi dhe barazoi 3-3 kundër Spanjës, Patricio ishte një nga më të mirët e skuadrës së tij, duke bërë pritje vendimtare.

por Murinjo po planifikon mënyrën se si ta afrojë atë në radhët e Junajtid në këtë periudhë. Palët kanë nisur tashmë bisedimet.

penallti janë dhënë deri tani në këtë Botëror, në një kohë që nuk është mbyllur ende xhiro e parë në fazën e grupeve. Nga këto shtatë penallti 6 janë real-

izuar, kurse 2 nuk janë realizuar sepse ka gabuar Mesi për Argjentinën si dhe një lojtar i Perusë kundër Danimarkës. Penalltia më e bukur e realizuar është ajo e Ronaldos kundër Spanjës dhe e Griezmanit kundër Australisë.

për qind e popullsisë së Islandës ka

ndjekur ndeshjen e skuad-rës së tyre kombëtare ndaj Argjentinës. Nga 330.000 banorë në Islandë, rreth 300.000 prej tyre kanë parë qëndresën heroike të skuad-

rës që i bëri ballë Mesit dhe yjeve argjentinase në takimin e parë. Sa i për-ket pjesës tjetër të mbetur të tifozëve, vetëm 0.4% e popullsisë, autori i golit të barazimit në sfidën e parë, Finbogason është shprehur se ata ishin në Rusi.

99.6

8

GRUPI GNDESHJET

Belgjikë-Panama 3-0Tunizi-Angli 1-2

RENDITJA Belgjikë 3Angli 3Tunizia 0Panama 0

Page 22: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

22 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Pas udhëtimit në Rusi aktori Johny Depp anullon daljet në media

1- Shkrimtari Mitro...2-Tase e volejbollit...3-Diçka që e pëlqej dhe e përkrah dhe e respektoj...4-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë...5-Fund për anglezët...7-Disponon...8-Patrioti...Vokshi...9-Bën pjesë në kompleksin muzikor popullor...10-Aleanca Demokratike...11-Një shtet evropian...13-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali filmit...14-Një sisor i madh deti...16-Këpucët e foshnjës...17-Det që lag brigjet e Francës dhe Italisë...18-Ish mjeku i talentuar Arqile...20-Njeri i mefshët që s’pa-ra mbush...21-Tokë e papunuar me bar për bagëtinë...22-Mbaroi, me dialekt...23-Kujdes i tepruar për dikë, kujdestari e rreptë...24-Banor i Brukselit...25-Ndryshe për mbledhjen...26-Gur i çmuar...27-Shkrimtari amerikan Antoni...29-Këngëtari Denis...30-Garë veprimi e gjatë në natyrë...31-Qytet bregdetar në jug të Italisë...33-Një fjalë pa kup-tim...34-Automjetet e transportit ndërkombëtar...35-Kumbarë...36-Ndoci i këngës në inic...37-Lezha në makina...

1-Kompozitori Zadeja...4-Morena e këngës lirike...7-Husein i Irakut, i shquar..12-Fara e këngës...13-Një shtet në Azinë e largët...14-Janë si kuvendime, pa fund...15-Frenk...ish futbollist anglez ka luajtur me Çelsin...17-Çmim i caktuar i një malli që del ne shtije...18-Alibali i këngës në inic...19-Është burimi i të gjitha të mirave materi-ale...20-Jam në hall, në mëdyshje apo në...21-Ish Kancelari i Gjermanisë Helmut...22-Janë konstruksione betoni për ndërtim...23-Një pjesë toke, reliev, parcelë...24-Fuçi druri për bulmet, i shquar...25-Lindita e këngës lirike...26-...Soza, ish futbollist uruguajan ka luajtur me Lacion dhe Interin...27-Piktori shkodran Kodheli, i shquar...28-Letra e parë më me vlerë...29-Kur ndjek të njëjtën rrugë, pa ndryshime, diçka që ndodh gjithmonë njëlloj...30-Zakonisht shtëpi në fshatm prej guri, i pashquar që ndodh gjith-monë njëlloj...31-Notë muzikore...33-Lloj peshku i ujrave të ëmbla me kokë të mad-he...34-Ëmbëlsira me peta në formë trekëndëshi...36-Kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësuara...37-Qytet bregdetar në Francë, një gji karakteristikë...38-Rrethi çiklistik i Francës...39-Orvatet, përpiqet...40-Ai i Pojanit, pa fund...41-Lumë në Gjermani...

Aktori i njohur Johnny Depp anullon të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet publike në media. Thashethemet mbi shëndetin e tij, pas daljeve publike në Rusi, ku dukej shumë i zbehtë dhe i dobësuar, kanë bërë që menaxherët e artistit të marrin vendime drastike për të mos rritur më shumë pëshpëritjet. "Aktori nuk do të flasë për këtë temë", shkruan “The Times Magazine”. Ky vendim mund të bëjë që gazetarët e faqeve rozë ta marrin si konfirmim që diçka nuk shkon me shëndetin e Depp dhe për të cilën ai nuk do të flasë. Artisti, në turne nëpër Europë prej një muaji me grupin e tij “Vampirët e Hollivudit”, falë fotove të shpërndara nga mediat, duket

se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikolog-jike. Në Poloni, para koncertit, aktori dukej se ishte në formë, pa mjekër dhe mbase ngjante pak i lodhur, por nuk kishte të bënte fare me dukjen e tij në Rusi. Tani duket se objektivi është të mbajë distancë nga alarmet e javëve të fundit. Gjithsesi, Depp vazhdon turneun e tij dhe duket se po e shijon sepse ndërkohë kjo është shoqëruar me të tjera foto të aktorit. Ndërkaq që jeta e aktorit Johnny Depp ka kohë që ka interes, sepse po shoqërohet me jo pak materiale që publikohen here pas herë. Rolet në filma dhe pjesëmarrja në vente të ndryshme vijojnë për aktorin Depp të jenë me sukses.

Fëmijët e EvësNë orën e mësimit nxënësit janë

tepër të përqendruar tek shpjegimi i mësueses, e cila po flet për gjëra të reja. Pasi ajo ka mbaruar shpjegimin kërkon të kontrolloj vëmendjen e nxënësve të saj dhe si fillim i pyet: - Eva kishte tre fëmijë. Kush nga ju do të më thotë se çfarë emrash kishin?

Si gjithmonë Pierino ngre dorën për t’u përgjigjur i pari dhe klasa që e dëgjon: - Evo antik, evo i mesëm dhe evo modern.

LypësiDy lypsarë pasi kanë kaluar një

ditë tepër të lodhshme ulen dhe bise-dojnë: - Sa i keq ai tipi. E të mendosh se i mbajta çantat deri në shtëpi dhe si shpërblim futi dorën në xhep dhe më tha: - Merreni këtë nga ana ime dhe pini një kafe, burrë i mirë.

Shoku që e ka dëgjuar e pyet: - Po, sa para të dha?

Lypësi i pikëlluar i thotë: - Po, çfarë parash, ishte një bustin me sheqer.

Duhani dhe vrapiDy shokë takohen me njëri-tjetrin

dhe biseda e parë që bëjnë ka lidhje me duhanin. I pari thotë: - Duke pirë duhan e di që më shkatërrohen mush-këritë. Madje pasi kisha bërë 30 metra vrap në mëngjes, mezi merrja frymë më pas. Zemra më rrihte tepër fortë.

Shoku pasi e ka dëgjuar i thotë: - Atëherë e ke lënë duhanin pas gjithë kësaj që të ka ndodhur?.

I pari i përgjigjet: - Bën shaka? Kam lënë vrapin.

Portofoli Në një lokal herë pas here ta-

koheshin tre miza fluturake. Njëra prej tyre propozon që të takohen me grafik në çdo fillim muaji. Dhe kështu vendosën. Muajin e parë u takuan që të tria. Muajin e dytë u takuan vetëm dy dhe të mërzitura po bisedonin se shoqja e tyre mund të kishte ngord-hur. Kur papritur ajo vjen në tavolinë dhe nis t’u rrëfejë se çfarë i kishte ndodhur: - Dola si çdo mëngjes dhe duke zukatur shikoj një burrë me një portofol të hapur. Qëndroj tek porto-foli i tij, por ai menjëherë e mbylli dhe e futi në xhep. Sot, pas gjashtë mua-jsh ai zotëria e hapi portofolin dhe unë fluturova menjëherë. Ndjehem shumë e lodhur nga fluturimi i gjatë.

k u l t u r e www.sot.com.al

1

2 6 4 1

8 6 7 5

1 3 2

1 2 3 8

7 2 4

2 6 7 3

9 3 2 5

9

1 8 6

8 4 6

3 7 9

2 9 5 7

4 7 1 3 5

1 4 6 2

7 9 4

9 3 5

3 6 7

5 1 8

6 1 8 2

7 4 9

3 9 1

2 9

4 2 7

1 9 6

7 2 5 8

6 8 2

Page 23: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

GAZETA SOT E Martë 19 Qershor 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Kjo do të jetë një ditë disi e rëndë nga pikëpamja pro-fesionale dhe për këtë shkak ju do të jeni të lodhur dhe të ngarkuar.

23 shattor - 22 tetor

Do të keni mundësi të mëdha për të rindezur ndjen-jat dhe për të rigjetur paqen dhe harmoninë në raportet profesionale.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Më në fund keni mundë-sinë për të ndryshuar rutinën profesionale, duke u përfshirë në nisma të reja ose duke marrë një rol më të rëndësishëm.

Në dashuri do të shfaqni anën tuaj karizmatike dhe tërheqëse, gjë e cila ju lejon që të nxirrni në pah gjithë sen-sualitetin tuaj gjatë kësaj dite.

Duhet të merrni vendime të rëndësishme, të cilat iu fusin disi në krizë. Vlerësoni çdo propozim që keni marrë dhe më tej ndiqni instinktin tuaj.

Dashi Demi

Kjo ditë ju sheh disi dem-belë dhe të tërhequr. Meg-jithatë mundohuni të mos i lini pas dore gjërat tuaja më urgjente.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Mundohuni që të jeni sa më pak agresiv edhe në momentet në të cilat keni të gjitha arsyet për t’iu përgjigjur provokimeve të të tjerëve.

Gjatë gjysmës së parë të së martës pritet të ketë risi in-teresante të cilat duhen mena-xhuar mirë. Në raportin në çift të mos jeni shumë impulsiv.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Mundohuni ti kanalizoni siç duhen angazhimet tuaja, pasi së fundmi jeni të stresuar dhe kjo për shkak të stilit të jetës shumë intensiv dhe të lodhshëm.

Apple me pajisjen e re zgjidh probleme e baterisë

Shmangni përfshirjen në aktivitete të reja. Kjo është një ditë e rëndësishme, për t’i dhënë drejtimin e duhur disa raporteve ndërpersonale.

Horizontal

Këshillohet që të jeni më të matur me shpenzimet, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja të kushtueshme. Mundo-huni që të shmangni polemikat.

Kjo është ditë e rëndë-sishme, gjatë së cilës do kaloni kohë cilësore bashkë me famil-jen. Ditë e favorshme për të mbyllur çështje të rëndësishme.

Apple mund të zgjidh më në fund çështjen e jetës së baterisë në iPhone X të ri 2018, duke shtuar një lloj të ri ngarkimi të shpejtë. Sipas burimeve të AppleInsider, Apple planifikon të rrisë normën e ngarkimit me energji në iPhone për t’i ngarkuar ata super shpejtë. IPhone i tanishëm X nuk ngarkohet shpejt, ashtu siç bën edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, nëse blini ngarkuesin dhe kabllon veç e veç. Por ky iPhone i ri mund të jetë edhe më i shpejtë se modelet e lartpërmendura. Kapaciteti i fuqisë së iPhone për 2018 duhet të shkojë nga 5V 2A në 9V 2A dhe 5V 3A, thotë burimi. Kjo falë Apple që tani është duke përdorur Power Integrations si fur-nizuesin e tyre të vetëm për çipet me shpejtësi të ngarkimit, pasi rregulloi një çështje të cilësisë së mëparshme për Apple.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Organet e frymëmarrjes së peshqve...6-Njëlloj si zakon...7-...Ir Sen, ish udhëheqës korean...8-Poho-jnë rusët...9-Ernest Telman...10-Barelë primitive...11-I thonë dardhës italianët...12-Lajm...16-Ish nxënës i shkollës së ulët ushtarake...17-Një pjesë e një opere...18-Mikael...ish futbollist gjerman ka luajtur me Çelsin....19-Tip avioni ushtarak rus...20-Kaf-shë e egër e ngjashme me luanin quhet ndryshe edhe macja e egër amerikane...22-Lezha në maki-na...23-Shqetësim, sevda...24-Humoristi anglez Atkinson në inic...25-Mineral me ngjyrë të verdhë përdoret për prodhimin e H2SO4, i thonë edhe sul-fur hekuri...26-Çdo ligj e ka një të tillë...27-Njëlloj si provim....29-Aktorja Zamira...30-Ka qenë firmë e karburanteve në vendin tonë...31-Ish mjeku i Durrësit Arqile...32-Stadiumi i Durrësit “...Dovano”...33-Qytet bregdetar në Francë në Gjirin e Lionit...35-Sho-qëron këngën labe...36-Kujdes i tepruar për dikë që ndrydh lirinë e mendimit dhe veprimit...37-Dis-ponon...38-I thonë pishës së zezë, cetinë ose...39-Ko-muniteti Evropian...40-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...41-Cohë për rroba pune...42-Riçard...aktor amerikan i karatesë...43-Pliko...

1-Pronë e një komuniteti fetar...2-Ish sopranoja...Mihali...3-Bakër ose...4-Zonë territoriale...5-Mjet lundrimi...8-Laiv, pa të fundit...10-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht...11-Ro-ja i pyllit...12-Një tragjedi e Shekspir-it...13-Vladi i këngës...14-Markë brisku rroje...15-Ekonomi Eterogjene...16-Pagesë mbi vlerën e faturës...18-Mund të jetë një i tillë edhe frymëzimi...20-“Qever-ia” e fshatit...21-Një ndër filmat e parë shqiptar...23-Shkrimtari...Çela...24-Cipa e kokërdhokut të syrit...25-Njeri me të meta mendore...26-“Pyes...” një këngë fituese në festival, mbrapsht...28-Ish gruaja e Gobraço-vit...29-Bashkëpunëtor, shok pune...31-Njësi e vogël shitjeje e rrobave të gatshme...32-Markë aparati fotografik japonez...33-Tur-an, ashtu siç është...34-Tip automjeti ital-ian...36-Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti...38-Fuçi druri për bulmet...39-Lloj qymyri industrial...40-Aktori italian Benini në inic...41-Aktorja Agolli në inic...

k u l t u r e www.sot.com.al

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në qytetin Commerce të Kolo-rados, ku për shkak të erërave të forta tualetet publike fluturojnë në ajër. Shumë persona që në ato momente ishin në rrugë kur filluan të lëviznin erërat e forta, u detyruan të strehohen afër objekteve të ndryshme, por kurrë nuk kishin menduar se tualetet që i shfrytëzonin si “strehë” do të fluturojnë në ajër. Tualetet publike të ndërtuara me plastik, duket se nuk kishin pe-shë të mjaftueshme që t’i rezistojnë erërave të forta që kanë prekur këtë zonë ditëve të fundit. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Megjithatë pamjet e këtij momenti janë bërë virale, dhe kanë fituar vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën.

Kolorado, nga erërat e forta tualetet publike në ajër

Page 24: Edi Rama “shpërthen” në kritika në mbledhje grupi ... · tuti Shqiptar i Medias mbi një projekt të thirrur nga BE për situatën e mediave në Shqipëri, mbi bazën e një

24 GAZETA SOTE Martë 19 Qershor 2018

2,3,6,7,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

Izmir Smajlajt i besohet Flamuri Kombëtar në Lojërat Mesdhetare të Spanjës

Idriz Batha pritet të jetë futbollisti më i ri Shkëndijës së Tetovës. Ish-mesfushori i Parti-zanit, i cili vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga të kuqtë, mësohet se do të jetë blerja më e re e kuqezinjve të Tetovës. Batha pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Shkëndijën, ndaj prej të dielës në mbrëmje ka ud-hëtuar drejt Tetovës për të finali-zuar marrëveshjen me kampionët e Maqedonisë. Kështu Batha te Shkëndija pritet të zërë vendin e lënë bosh nga Ferhan Hasani, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën, pasi është në pritje të një tjetër aventure jashtë Maqe-donisë. Shkëndija ka rinovuar me A. Alimin, V.Musliun, I. Eminin, B. Todorovski e M.Muratin.

CHAMPIONS

LËVIZJA

Drejtori i Partizanit paralajmëroi lojtarët që në kuadër të sezonit të ri klubi ka kërkesë llogarie

Olsi Rama presion “demave”: Partizani nuk është për lojtarët

që e kanë mendje te rrogaAdriatik BALLA

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, u shpreh se nuk kanë më vend në ekipin e kuq lojtarët që mendojnë vetëm për të

marrë rrogë, një paralajmërim ky mjaft i fortë dhe një presion i hapur ndaj “demave”. Fillimisht Olsi Rama e nisi nga trajneri Skënder Gega, duke thënë se është një investim afatgjatë i klubit. “Shpresoj të jetë me ne sa më gjatë. Arsyet e zgjedhjes së tij? Ai është një nga personat që ka kontribuuar edhe më parë për Partizanin. Zgjedhja e tij ishte vendimi i përbashkët i strukturave të klubit. Gega vjen nga trajnimi në Amerikë, ku ka të bëjë me një kulturë tjetër të profesionalizmit. Ka kontribuar me ekipet U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Ai i njeh shumë prej lojtarëve. Ne besojmë tek integriteti i tij, që e ka shprehur në fushën e lojës, por edhe si trajner”, u shpreh Rama. Më pas ai foli për menaxhimin, duke vënë theksin te fakti se shumë lojtarë nuk duhet ta konsiderojnë Partizanin një skuadër ku mund të merret rroga, por të japin cilësi nga vetja e tyre për fanellën e kuqe. Në një farë mënyre qëndrimi i tij ishte një farë presioni ndaj lojtarëve që ka skuadra dhe një presion që ata të rrisin motivimin e tyre në shërbim të ekipit. “Nuk është produktive për një ekip, që të ndërrojë menaxhimin shpesh. Jemi këtu vetëm me shpresën, por edhe besimin se përzgjedhja e futbollistëve do të jetë ajo që duhet për të ardhmen. Një nga gjërat kryesore që kemi bërë këtë herë, është edhe aspekti i karakterit të lojtarëve. Të

mos vijnë te Partizani për të marrë rrogën dhe të jenë të qetë në punën e tyre. Unë i vlerësojë trajnerët e huaj për mentalitetin që sjellin. Këtë herë zgjodhëm një trajner shqiptar”, shtoi më pas Rama.

Prezantohet Skënder Gega: Partizanin do ta nxjerr kampion

Skënder Gega, një ish-futbollist i Partizanit, kthehet pas shumë vitesh në shtëpi, për t’i kthyer lavdinë një prej skuadrave më famoze në vend. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Partizanit. Vij këtu me një mentalitet dhe projekt të ri. E kam pasur këtë fat dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Janë shumë gjëra që do t’i kapim në detaje, por duke punuar do të shohim hap pas hapi. Klubi ka disa probleme, pasi ka lojtarë që janë larguar. Nuk dua t’i bëj analizën të kaluarës, por dua të rri

sa më gjatë, sepse kam lidhje me këtë fanellë. Klubi ka histori të madhe dhe përgjegjësia është e madhe. Tashmë duhet të shohim përpara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një model në Shqipëri. Koha është e shkurtër dhe duhet të vrapojmë”, u shpreh trajneri i sapozyrtarizuar te Partizani, Skënder Gega. Ish-tekniku i U-21 e pranon se Partizani ka nevojë për ndërhyrje emergjente në të gjitha repartet, por pa harruar vëmendjen te lojtarët e akad-emisë. “Do të mundohemi të afrojmë shumë lojtarë, edhe nga akademia. Kjo duhet të ndodhë jo vetëm për aq kohë sa të jetë Gega trajner, por edhe më vonë. E kam ndjekur Partizanin edhe më përpara. Mendoj se kemi nevojë për ndërhyrje në të gjithë repartet. Çdo njeri në jetë e ka shansin e tij të parë dhe i dyti

Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Një opsion i fortë është qëndrimi te Napoli, por mediat italiane kanë gjetur informacion të besueshëm që ai ka shumë gjasa t’i bashkohet trajnerit Mauricio Sarri te Çelsi, gjithmonë nëse trajneri arrin akordin me klubin londinez. Meg-jithatë, menaxheri i tij ka folur në lidhje me dëshirën dhe mesazhin që Elseid Hysaj i ka lënë atij para se të

merrte pushimet e verës. Në një pro-noncim për “Il Mattino”, Mario Xhiu-fredi është shprehur se Hysaj mund të qëndrojë te Napoli edhe sezonin tjetër, duke qenë se të njëjtën gjë kishte kërkuar edhe vitin e kaluar, kur interes për të kishte Juventusi. Sa i përket Çelsit, ai shprehet se është e vështirë që të bëhet trans-ferimi, pasi më 5 korrik i skadon edhe klauzola. “E ardhmja e Hysajt? Para se të merrte pushimet, ai më tha që nuk e ka prioritet largimin

nga Napoli dhe ka një klauzolë 50 milionë euro që skadon më 5 korrik. Çdokush që më pyet për të, i them që do të vazhdojë të luajë për Napolin, megjithëse në merkato ka shumë rrugë dhe ndodh gjithçka. Kalimi te Çelsi është shumë i vështirë pas ata nuk janë të gatshëm ta blejë. E njëjta situatë ishte edhe vjet me Juventusin kur bardhezinjtë po insistonin, por Hysaj më tha që të refuzoja ofertat pasi donte të fitonte titullin me Na-polin”, u shpreh Xhiufredi.

LEGJIONARËT/ Agjenti i Hysajt zbulon të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Idi Batha bëhet pjesë e Shkëndijës së Tetovës

Kukësi mëson grupin e kundërshtarëve, short i pranueshëm

nuk dihet, nëse të vjen ndonjëherë. Për mua ky ishte shansi i parë. Partizani ka boshtin e tij dhe ka lojtarë me potencial. Nuk duhet t’i shohim kundërshtarët si armiq. Dje jam prezantuar me ekipin, sot është stërvitja e parë dhe tani do të shohim për më të mirën”, shtoi tekniku i ri i Partizanit. Skënder Gega njihet për karakterin e tij të fortë, ndaj disiplina është një nga tiparet themelore që duhet të ketë skuadra e tij. “Çdo ekip sportiv duhet të ketë disiplinë. Unë nuk komprometohem si trajner dhe jam kërkues. Do të jem shumë i saktë për t’i dhënë secilit hakun. Do të mundohem të mos tolerojmë në fushën e lojës, pasi Shqipëria është e vogël dhe çdo gjë merret vesh. Unë e di sesa i vuajnë këto rezultate tifozët. Besoj se do t’u rikthe-jmë shpresat atyre, për të kaluar aty ku e meritojnë. Batha dhe Fejzullahu? Të dy i kam afruar me meritë në kombëtaren U-21. Por, kjo është e kaluara. Nëse do të vinin këtu, atëherë do të ishin sërish në provë”, përfundoi Gega.

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërave Mesdhe-tare “Tarragona 2018”. Siç ndodh zakonisht, përpara evenimentit ekipi olimpik u prit nga presidenti i Re-publikës, Ilir Meta, për të zhvilluar edhe ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar. “Është kënaqësi e veçantë që t’ju pres të gjithëve sot në prag të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Spanjë dhe me këtë rast t’ju uroj suksese në këto Lojëra, për të cilat ju jeni përgatitur për një kohë të gjatë me një dëshirë dhe me një qëllim, për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze flamurin

tonë kombëtar. Nuk jam shumë i lumtur që peshëngritja nuk merr pjesë në këto Lojëra, sepse do të isha shumë i qetë për medaljet që do të vinin, por përsëri kam besim se pavarësisht nga këto arsye përsëri këtu kemi mjaft sportiste dhe sportistë, të cilët i kanë të gjitha mundësitë për të sjellë në vend medalje dhe vende nderi. Shqipëria ka arritur në Lojërat Mesdhetare historikisht rezultate shumë të mira dhe shumë pozitive në të gjitha sportet dhe unë besoj që edhe në këto Lojëra ne i kemi të gjitha shanset falë përkushtimit, pasionit dhe talentit tuaj që përsëri të kemi rezultate shumë të mira”. Në Lojërat

Mesdhetare, flamurmbajtësi i Shqipërisë do të jetë re-kordmeni i atletikës, kampion i Europës dhe Ballkanit në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj. “Është një nder dhe krenari për mua që të mbaj flamurin tonë kombëtar. Shpresoj që e gjithë skuadra olimpike të sjellë rezultate sa më pozitive dhe sa më shumë medalje”, tha Smajlaj. Në “Terragona 2018” Shqipëria do të përfaqësohet me 61 sportistë në 13 disiplina sportive. Në listë mungon futbolli, ndërsa volejbolli është me ekip të plotë për meshkuj dhe femra. Lojërat Mesdhetare do të zhvillo-hen nga data 22 qershor deri më 1 korrik.

Rivalë ka mësuar dje pasdite Partizani pas caktimit të grupeve në Ligën e Europës, ku të kuqtë do të ndeshen

me njërin prej tyre në turin e parë kualifikues. Të kuqtë mund të luajnë kundër sllovenëve të Maribor, sllovakëve të Trençin, rumunëve të Vitorul, azerëve të Neftçi dhe kazakëve të Tobol Kostanai. Pra një prej këtyre skuadrave do të jetë kundërsh-tari i mundshëm i ekipit të kuq të Partizanit.

EUROPA LEAGUE

Kukësi është pozicionuar në vazon e parë dhe për pasojë, si kundërshtar do të ketë një skuadër më të lehtë në letër, ndërkohë që nga ndarja e gru-peve që është bërë, është evituar Shkëndija e Tetovës. Kukësi bën pjesë në grupin e tretë, ku në grupin e favoritëve janë verilin-dorët, Crvena Zvezda, Sëlltiku, Astana, Hapoel Ber-Sheva, Zrin-jski, skuadra këto që shihen si favoritë. Kundërshtari i Kukësit do të jetë njëri mes, Spartak Tr-nava(SVK), Valeta(MLT), Alash-kert (ARM), Sutjeska (MNE), Spartak Jurmala (LET), Flora Ta-lin (EST). Kujtojmë që flora Talin është edhe kundërshtari i parë i Kukësit në debutimin e Europës, ku verilindorët kaluan 3 ture.

Këta janë kundërshtarët e Partizanit në turin e parë

“Një nga gjërat krye-sore që kemi bërë këtë herë, është edhe aspekti i karakterit të lojtarëve. Të mos vijnë te Partizani për të mar-rë rrogën dhe të jenë të qetë në punën e tyre...”

5

sportistë do të dërgo-jë Shqipëria në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Spanjë. Këtij grupi do t’i

mungojnë për herë të parë sportistët që kishin më shumë shanse për medalje, konkretisht tre peshëngritësit e mëdhenj Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, për shkak të penalizimit që i ka vendosur peshëngritjes Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

61