e premtja e madhe e shenjtë - mëngjesorja

44
93 në të cilën kremtojmë Pësimet e Shenjta shpëtimtare dhe të tmerrshme të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. MËNGJESORJA SHËRBESA E PËSIMEVE TË SHENJTA E TË KULLUARA TË ZOTIT TONË JISU KRISHT (Kryhet të Enjten e Madhe në mbrëmje.) Prifti “I bekuar është Perëndia ynë...”  , “O Mbret qiellor ...”; Lexuesi thotë Trishenjtin “Shenjt Perëndi...” (3)  , “Lavdi... e Tani...”  , “Trini e Tërëshenjtë...”  , “Mëshiro, o Zot” (3)  , “Lavdi... e Tani...”  , Ati y në që je në qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...”; Lexuesi Psalmet 19 dhe 20  ,  përsëri T rishenjtin dhe Troparet “O Zot, shpëtoje popullin tënd...”; Prifti “Mëshirona, o Perëndi...” ; Lexuesi Gjashtëpsalmëshin  , Dhjaku Paqësoret “Me paqe le t’i lutemi Zotit...” dhe Prifti Thirrjen “Se Ty të përket tërë lavdia...”. (Kërkoji këto përherë në fq. 288-301). Pastaj psalet “Aliluia bashkë me Vargjet e tij (fq. 301) dhe Troparin e mëposhtëm. E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Upload: kishaorthodhokse

Post on 07-Aug-2018

224 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 1/44

93

në të cilën kremtojmë Pësimet e Shenjta shpëtimtare

dhe të tmerrshme të Zotit dhe Perëndisëdhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.

MËNGJESORJA

SHËRBESA E PËSIMEVE TË SHENJTA E TË KULLUARA

TË ZOTIT TONË JISU KRISHT

(Kryhet të Enjten e Madhe në mbrëmje.)

Prifti“I bekuar është Perëndia ynë...” ,

 “O Mbret qiellor...”;

 Lexuesi

thotë Trishenjtin “Shenjt Perëndi...” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Trini e

Tërëshenjtë...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Ati ynë që jenë qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...”; Lexuesi Psalmet 19 dhe 20 , përsëri Trishenjtin dhe Troparet “O Zot, shpëtoje popullin tënd...”; Prifti

“Mëshirona, o Perëndi...”; Lexuesi Gjashtëpsalmëshin , Dhjaku Paqësoret

“Me paqe le t’i lutemi Zotit...” dhe Prifti Thirrjen “Se Ty të përket tërëlavdia...”. (Kërkoji këto përherë në fq. 288-301).

Pastaj psalet “Aliluia” bashkë me Vargjet e tij (fq. 301) dhe Troparin e

mëposhtëm.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 2: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 2/44

94

Tingulli Tërthor IVKur dishepujt e lavdëruar ndriçoheshin te lajtorja e Darkës,atëherë Juda i pabesë errësohej nga sëmundja e argjenddashjes,dhe përjep ndër gjykatës të paligjë Ty, Gjykatësin e drejtë. Shiko,o dashës i argjendeve atë që pësoi varje për këto, dhe ik largshpirtit të panginjur, që guxoi të tilla kundër Mësuesit. O Zot, që

 je i mirë për të gjithë, lavdi më Ty. (3)

 Më pas Dhjaku“Dhe që të bëhemi të denjë...” (fq. 303) dhe Prifti lexon:

Ungjilli IKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.

(13: 31 - 18: 1)

U tha Zoti nxënësve të tij: Tani u lavdërua i Biri i njeriut, edhePerëndia u lavdërua në të. Nëse u lavdërua Perëndia në të, edhePerëndia do ta lavdërojë atë në veten e tij, dhe menjëherë do talavdërojë. Djem, edhe pak jam bashkë me ju. Do të më kërkoni;dhe siç u thashë Judenjve, se ku shkoj unë ju s’mund të vini, po

edhe juve jua them tani. Një porosi të re ju lë juve: Të doni njëri-tjetrin, siç ju desha unë ju edhe ju të doni njëri-tjetrin. Prej kësajdo t’ju njohin ju të gjithë se jeni nxënësit e mi, në qoftë se kenidashuri për njëri-tjetrin.

Simon Pjetri i thotë: Zot, ku shkon? Jisui iu përgjigj: Ku shkojunë, ti s’mundesh tani të më vish pas; po pastaj do të më vishpas. Pjetri i thotë: Zot, pse nuk mund të të vij pas tani? Shpirtintim do ta vë për ty. Jisui iu përgjigj: Shpirtin tënd do ta vësh përmua! Me të vërtetë, me të vërtetë po të them ty, nuk do të këndojëgjeli, deri sa të më mohosh tri herë.

Le të mos turbullohet zemra juaj; besoni Perëndinë, më besoniedhe mua. Në shtëpinë e Atit tim ka shumë vende; në mos, do

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 3: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 3/44

95

t’ju thosha juve: Shkoj t’ju bëj juve gati vend. Edhe si të shkoj et’ju bëj juve gati vend, do të vij përsëri, dhe do t’ju marr pranëvetes sime, që të jeni edhe ju atje ku jam unë. Edhe ku shkoj unëe dini, dhe udhën e dini.

Thomai i thotë: Zot, nuk e dimë se ku shkon; dhe si mund tadimë udhën? Jisui i thotë: Unë jam udha dhe e vërteta dhe jeta;asnjë s’vjen tek Ati, veçse me anën time. Në qoftë se do të mënjihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim; edhe që tani e njihnidhe e keni parë.

Filipi i thotë: Zot, tregona Atin, dhe na mjafton. Jisui i thotë:Kaq kohë jam bashkë me ju dhe s’më ke njohur, Filip? Ai që mëka parë mua, ka parë Atin; dhe si thua ti: Tregona Atin? Nuk

 beson se unë jam tek Ati dhe Ati është tek unë? Fjalët që ju flasunë, nuk janë prej vetiu; po Ati që rri tek unë, ai i bën punët.Besomëni se unë  jam tek Ati, dhe Ati është tek unë; në mos,

 besomëni për vetë punët. Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve: Ai që më beson mua, do të bëjë edhe ai punët që bëj unë,dhe do të bëjë edhe më të mëdha se këto; sepse unë shkoj tek Ati

im. Edhe ç’të lypni në emrin tim, do ta bëj, që të lavdërohet Atitek Biri. Nëse lypni gjë në emrin tim, unë do ta bëj.

Në më doni, ruani porositë e mia. Edhe unë do t’i lutem Atit,dhe do t’ju japë juve një tjetër Ngushëllimtar, që të mbetet bashkëme ju për gjithë jetën, Shpirtin e së vërtetës, të cilin bota s’mundta marrë, sepse nuk e sheh, as nuk e njeh; po ju e njihni, sepseqëndron bashkë me ju, dhe do të jetë ndër ju. Nuk do t’ju lë

 jetimë; do të vij tek ju. Edhe pak, dhe bota nuk më sheh më; po jumë shihni; sepse unë rroj, dhe ju do të rroni. Në atë ditë ju do ta

njihni, se unë jam tek Ati im, dhe ju tek unë, dhe unë tek ju. Ai qëka porositë e mia dhe i ruan, ky është ai që më do; dhe ai që mëdo, do të duhet prej Atit tim; dhe unë, do ta dua, dhe do të tregojveten time tek ai.

MËNGJESORJA

Page 4: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 4/44

96

I thotë Juda, jo Iskarioti: Zot, ç’u bë që do të tregosh veten tëndete ne, e jo tek bota? Jisui u përgjigj e i tha: Në më do ndonjë,fjalën time do ta ruajë, dhe Ati im do ta dojë, dhe do të vijmë tekai, dhe do të bëjmë banesë tek ai. Ai që s’më do, fjalët e mia nuki ruan, dhe fjala që dëgjoni, nuk është imja, po e Atit që më dërgoi.Këto jua fola juve, deri sa gjendem bashkë me ju. PoNgushëllimtari, Shpirti i Shenjtë, të cilin Ati do ta dërgojë nëemrin tim, ai do t’jua mësojë juve të gjitha dhe do t’ju bjerë juvendër mend gjithë sa ju kam thënë. Paqe po ju lë, paqen time po

 ju jap juve; jo siç e jep bota jua jap juve. Le të mos turbullohetzemra juaj, as të mos frikësohet. Dëgjuat se unë ju thashë: Poshkoj dhe do të vij prapë te ju. Po të më donit, do të gëzoheshit sethashë: Po shkoj tek Ati; sepse Ati im është më i madh se unë.Edhe tani jua thashë juve përpara se të bëhet, që të besoni kur të

 bëhet. Më nuk do të flas bashkë me ju; sepse po vjen urdhëruesii kësaj bote, dhe nuk ka të bëjë asgjë me mua. Po që të njohë botase dua Atin, dhe siç më porositi Ati, kështu bëj. Ngrihuni, le tëshkojmë së këtejmi.

Unë jam hardhia e vërtetë, dhe Ati im është bujku. Çdo degëqë nuk sjell fryt, e këput; dhe çdo degë që sjell fryt, e pastron, qëtë sjellë më tepër fryt.

Tanimë ju jeni të pastër prej fjalës që ju kam folur juve.Qëndroni tek unë, edhe unë tek ju. Sikurse dega e hardhisës’mund të bëjë fryt prej vetes, nëse nuk mbetet në hardhinë,kështu as ju, në mos mbetshi tek unë. Unë jam hardhia, ju jeni

degët; ai që mbetet tek unë, dhe unë tek ai, ky bën fryt shumë;sepse pa mua s’mund të bëni asgjë. Nëse nuk mbetet ndonjë tekunë, hidhet jashtë si dega dhe thahet; pastaj i mbledhin e i hedhinnë zjarr, dhe digjen. Në mbetshi tek unë, dhe fjalët e mia nëmbetshin tek ju, do të lypni ç’të doni, dhe do t’ju bëhet juve. Im

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 5: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 5/44

97

Atë në këtë lavdërohet, të sillni shumë fryt; edhe kështu do të bëheni nxënës të mi.Siç më deshi Ati, edhe unë ju desha ju; qëndroni në dashurinë

time. Në ruajtshi porositë e mia, do të mbeteni në dashurinë time;siç ruajta unë porositë e Atit tim, dhe mbetem në dashurinë e tij.

 Jua fola juve këto, që të mbetet gëzimi im tek ju, dhe gëzimi juajtë jetë i plotë.

Kjo është porosia ime, të doni njëri-tjetrin, siç ju desha unë ju.Askush s’ka dashuri më të madhe se kjo, të vërë ndonjë jetën e

tij për miqtë e tij. Ju jeni miqtë e mi, në qoftë se bëni sa ju porosis.Nuk ju them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk di se ç’bëni zoti; po ju thashë juve miq, sepse ju tregova gjithë sa dëgjovaprej Atit tim. Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju dhe

 ju urdhërova të shkoni e të sillni fryt dhe fryti juaj të mbesë; qëçdo  gjë që t’i lypni Atit në emrin tim t’jua japë juve. Këto juporosis, të doni njëri-tjetrin.

Nëse ju urren bota, dijeni se mua më ka urryer më përpara se ju. Të ishit prej botës, bota do të donte të sajën; po meqenëse

nuk jeni nga bota, por unë ju zgjodha ju nga bota, prandaj ju kamëri bota. Mbani mend fjalën që ju thashë unë juve, nuk kashërbëtor më të madh se i zoti. Nëse më përndoqën mua, do t’jupërndjekin edhe ju; nëse ruajtën fjalën time, do të ruajnë edhetuajën. Po të gjitha këto do t’jua bëjnë juve për emrin tim, sepsenuk e njohin atë që më dërgoi.

Të mos kisha ardhur e të mos u kisha folur atyre, nuk do tëkishin faj; por tani nuk kanë ç’të thonë për fajin e tyre. Ai që mëurren mua, urren edhe Atin tim. Të mos kisha bërë ndër ata ato

punë që s’i ka bërë asnjë tjetër, nuk do të kishin faj; po tani edhepanë, edhe na urryen edhe mua edhe Atin tim. Po kjo u bë që tëpërmbushet fjala që është shkruar në ligjin e tyre: “Më urryenpa ndonjë shkak”.

MËNGJESORJA

Page 6: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 6/44

98

Po kur të vijë Ngushëllimtari, të cilin do t’jua dërgoj unë juveprej Atit, Shpirti i së vërtetës, që del nga Ati, ai do të dëshmojëpër mua. Po edhe ju dëshmoni, sepse që në fillim jeni bashkë memua.

 Jua fola juve këto, që të mos skandalizoheni. Do t’ju nxjerrinnga sinagogat; vërtet vjen një orë në të cilën kushdo që t’ju vrasëdo të pandehë se i shërben Perëndisë. Edhe këto do t’jua bëjnë

 juve, sepse nuk e njohën Atin, as mua. Por jua fola juve këto, qët’i sillni ndër mend, kur të vijë ora, se unë jua thashë juve. Edhe

nuk jua thashë juve këto që në fillim, sepse isha bashkë me ju.Po tani po shkoj tek ai që më dërgoi, dhe asnjë prej jush s’mëpyet: Ku shkon? Po sepse jua fola juve këto, hidhërimi mbushizemrën tuaj.

Por unë po ju them juve të vërtetën, se është mirë për ju tëshkoj unë; sepse në mos shkofsha, Ngushëllimtari nuk do të vijëtek ju; por në shkofsha, do ta dërgoj atë tek ju. Edhe ai, kur tëvijë, do të qortojë botën për faj dhe për drejtësi, dhe për gjyq; Përfaj, sepse nuk më besojnë; edhe për drejtësi, sepse shkoj tek im

Atë, dhe më nuk më shihni; edhe për gjyq, sepse urdhëruesi ikësaj bote është gjykuar.

Edhe shumë kam për t’ju thënë juve, po tani nuk mund t’imbani. Po kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetës, do t’ju udhëheqë nëgjithë të vërtetën; sepse nuk do të flasë prej vetes, por do të flasësa të dëgjojë, dhe do t’ju tregojë juve ato ngjarje që do të vijnë. Aido të më lavdërojë, sepse prej simes do të marrë, dhe do t’jutregojë juve. Gjithë sa ka Ati, janë të miat; prandaj thashë, se dotë marrë prej simes, dhe do t’jua tregojë juve.

Edhe pak, dhe nuk do të më shihni; dhe përsëri edhe pak, e do tëmë shihni; sepse unë po shkoj tek Ati.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 7: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 7/44

99

Atëherë disa nga nxënësit e tij i thanë njëri-tjetrit: Ç’është kjoqë na thotë: Edhe pak, dhe nuk do të më shihni; dhe përsëri edhe

pak, e do të më shihni? Dhe se unë shkoj tek Ati? Thoshin pra:Ç’është kjo që thotë: Edhe pak? Nuk dimë se ç’flet.

 Jisui pra kuptoi se donin ta pyesnin, dhe u tha atyre: Për këtëdiskutoni njëri me tjetrin, se thashë: Edhe pak, dhe nuk do të mëshihni, dhe përsëri, edhe pak, e do të më shihni? Me të vërtetë,me të vërtetë po ju them juve, se ju do të qani e do të ulërini, po

 bota do të gëzohet dhe ju do të hidhëroheni, po hidhërimi juaj

do të kthehet në gëzim. Gruaja, kur lind, ka hidhërim, se i erdhiora; por si të lindë foshnjen, s’kujton më shtrëngimin, për gëziminse lindi një njeri në botë. Edhe ju pra tani keni hidhërim; po përsërido t’ju shoh, dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe asnjë nuk e ngregëzimin tuaj prej jush. Edhe në atë ditë nuk do të lypni prej mejeasgjë. Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se sa t’i lypniAtit në emrin tim, do t’jua japë juve. Deri tani nuk lypët asgjë nëemrin tim; lypni, dhe do të merrni, që të jetë i plotë gëzimi juaj.

 Jua fola juve këto me përngjasime; por vjen një orë, kur nuk

do t’ju flas më juve me përngjasime, po hapur do t’ju tregoj juvepër Atin. Në atë ditë do të lypni në emrin tim; dhe nuk ju them

 juve se do t’i lutem Atit për ju. Se vetë Ati ju do, sepse ju më kenidashur, dhe keni besuar se unë dola prej Perëndisë. Dola prejAtit dhe erdha në botë; përsëri lë botën dhe shkoj tek Ati.

Nxënësit e tij i thonë: Ja tani tek flet hapur dhe nuk thua asnjëpërngjasim. Tani e morëm vesh se i di të gjitha, dhe s’ke nevojëtë të pyesë ndonjë. Prandaj besojmë se dole nga Perëndia.

 Jisui iu përgjigj atyre: Tani besoni? Ja tek vjen një orë, dhe tani

erdhi, që të shpërndaheni gjithsecili në të tijat dhe të më linivetëm; po s’jam vetëm, sepse Ati është bashkë me mua. Jua fola

 juve këto, që të keni paqe në mua. Në botë do të keni shtrëngim;po kini guxim, unë e kam mundur botën.

MËNGJESORJA

Page 8: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 8/44

100

Këto foli Jisui; pastaj ngriti sytë e tij në qiell e tha: Atë, erdhiora, lavdëro Birin tënd, që të të lavdërojë edhe yt Bir, siç i dhepushtet mbi çdo mish, që t’u japë jetë të përjetshme gjithë atyreqë ia ke dhënë. Edhe kjo është jeta e përjetshme, që të të njohinty të vetmin të vërtetin Perëndi dhe Jisu Krishtin që dërgove. Unëtë lavdërova mbi dhé; atë punë që më dhe të bëj e mbarova. Edhetani lavdëromë ti, o Atë, pranë teje, me lavdinë që pata pranëteje para se të bëhej bota.

Emrin tënd ua tregova njerëzve që më dhe prej botës. Të tutë

ishin e m’i dhe, dhe fjalën tënde e ruajtën. Tani e njohën se gjithësa më ke dhënë janë prej teje. Sepse fjalët që më dhe, ua dhashëatyre; dhe ata i morën dhe e njohën me të vërtetë se prej tejedola; dhe besuan se ti më dërgove. Unë lutem për ata; nuk lutempër botën, po për ata që më dhe, sepse janë të tutë. Edhe gjithë tëmiat janë të tuat, dhe të tuat janë të miat; dhe u lavdërova në to.Edhe nuk jam më në botë, po këta janë në botë, dhe unë po vij tekti. Atë i shenjtë, ruaji në emrin tënd ata që më dhe, që të jenë njësi ne. Kur isha bashkë me ata në botë, unë i ruaja në emrin tënd;

ata që më dhe i ruajta, dhe asnjë nga ata s’humbi, veç i biri ihumbjes, që të përmbushet shkrimi. Edhe tani po vij tek ti, dhe iflas këto në botë, që ta kenë gëzimin tim të plotë në veten e tyre.Unë u dhashë atyre fjalën tënde; dhe bota i urrejti, sepse nuk

 janë nga bota, siç nuk jam unë nga bota. Nuk të lutem t’i ngreshata nga bota, po t’i ruash nga i ligu. Nuk janë nga bota, siç nuk

 jam unë nga bota. Shenjtëroi ata me të vërtetën tënde; fjala joteështë e vërteta. Siç më dërgove mua në botë, dhe unë i dërgovaata në botë. Edhe unë për ata shenjtëroj veten time, që të jenë

edhe ata të shenjtëruar me të vërtetën. Edhe nuk të lutem vetëmpër këta, por edhe për ata që do të më besojnë mua me anë tëfjalës së tyre. Që të gjithë të jenë një, sikurse ti, o Atë, je tek unë,dhe unë tek ti, edhe ata të jenë një tek ne; që të besojë bota se ti

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 9: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 9/44

101

më dërgove. Edhe unë u dhashë atyre lavdinë që më dhe, që të jenë një, sikurse edhe ne jemi një. Unë tek ata, dhe ti tek unë, qëtë jenë të përsosur në një, dhe bota ta njohë se ti më dërgove, dhese i deshe ata siç më deshe mua.

O Atë, dua të jenë bashkë me mua atje ku jam unë edhe ata qëmë dhe; që të vështrojnë lavdinë time, që më ke dhënë, sepse mëdeshe para se të ngrihet bota.

O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, po unë të njoha, dhe këta enjohën se ti më dërgove. Edhe u tregova atyre emrin tënd, dhe

do ta tregoj, që të jetë ndër ata dashuria, me të cilën më deshe,dhe unë tek ata.

 Jisui pasi tha këto, doli bashkë me nxënësit e tij përtej përroittë Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai dhe nxënësit e tij.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj psalen Andifonet.

Andifoni I. Tingulli Tërthor IV

Krerët e popujve u mblodhën kundër Zotit dhe kundër Krishtit vetë.F jalë të paligjëta thanë kundër meje; o Zot, o Zot, mos më braktis.

Ndjesat tona le t’ia shpiem të kulluara përpara Krishtit dhe simiq të tij le të sakrifikojmë shpirtrat tanë për të, e le të mospërmbytemi si Juda me kujdesjet e jetës, po le të thërresim nëdhomat tona: Ati ynë që je në qiej, shpëtona nga i ligu.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Virgjëreshë linde, o e pamartuar, dhe Virgjëreshë mbete, o Nënëe panusëruar, Hyjlindëse Mari; lutju Krishtit Perëndisë tonë tëshpëtohemi.

MËNGJESORJA

Page 10: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 10/44

102

Andifoni II. Tingulli Tërthor IIRendi Juda dhe u tha shkruesve të paligjë: Ç’doni të më jepni qët’jua tradhtoj? Dhe në mes të atyre që merreshin vesh rrije ipadukur Ti, për të cilin pajtoheshin. Zemërnjohës, kurséshpirtrat tanë.

Le t’i shërbejmë Perëndisë me përdëllim, si Maria në darkë, dhele të mos fitojmë argjenddashje, si Juda, që të jemi gjithnjë meKrishtin Perëndinë.

Lavdi... e Tani... HyjlindësoreMos pusho së luturi, o Virgjëreshë, Atij që linde me një mënyrëqë s’mund të shpjegohet kurrë, që të shpëtojë ata që përikin tekti, si njeridashës.

Andifoni III. Tingulli II

D jemat e hebrenjve, o Zot njeridashës, të thërrisnin Hosana përngjalljen e Llazarit; po Juda i paligj nuk deshi të kuptonte.

Në darkën tënde, o Krisht Perëndi, u parathoshe dishepujve tëtu: Një prej jush do t’më tradhëtojë; po Juda i paligj nuk desh tëkuptonte.

Joanit që të pyeti, Zot, cili është ai që të tradhëton? Ia rrëfeve meanën e bukës; po Juda i paligj nuk desh të kuptonte.

Me tridhjetë argjende dhe me puthje dinake kërkonin judenjtëtë të vrisnin; po Juda i paligj nuk desh të kuptonte.

Në Lajtoren tënde, o Krisht Perëndi, këshilloje dishepujt e tu,

 bëni ashtu siç patë; po Juda i paligj nuk desh të kuptonte.Rrini zgjuar dhe faluni, që të mos hyni në ngasje, u thoshedishepujve të tu, o Perëndia ynë; po Juda i paligj nuk desh tëkuptonte.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 11: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 11/44

103

Lavdi... e Tani... HyjlindësoreShpëto prej rreziqesh shërbëtorët e tu, o Hyjlindëse, se të gjithëpërikim tek ti pas Perëndisë si në një kështjellë të patronditur enën mbrojtje.

Ndenjësorja

Tingulli i Rëndë

Në darkë, kur ushqeje dishepujt, duke ditur afrimin e tradhëtisë,kallëzove Judën, ndonëse e dije që ishte i pandrequr, po deshet’u mësoje të gjithëve që u dorëzove duke dashur, që të rrëmbesh

 botën nga i huaji. Zemërgjerë, lavdi më Ty.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli II

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.

(18: 1-28)

Në atë kohë, Jisui doli bashkë me nxënësit e tij përtej përroit të

Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai dhe nxënësit e tij.Edhe e dinte vendin edhe Juda, ai që e tradhtoi; sepse Jisui

shumë herë u mblodh atje me nxënësit e tij. Juda pra, pasi moritogën e ushtarëve dhe shërbëtorë nga kryepriftërinjtë e ngaFarisenjtë, vjen atje me fenerë e me pishtarë e me armë. Jisui praduke ditur gjithë ç’do të vinin mbi të, doli e u tha atyre: Cilinkërkoni? Iu përgjigjën: Jisu Nazaretasin. Jisui u thotë atyre: Unë

 jam. Edhe bashkë me ta rrinte edhe Juda, ai që e tradhtoi. Pasipra u tha atyre se unë jam, u hoqën prapa, dhe ranë përdhe. Përsëri

pra i pyeti: Cilin kërkoni? Edhe ata thanë: Jisu Nazaretasin. Jisuiu përgjigj: Ju thashë juve se unë jam. Në më kërkoni mua pra,lërini këta të shkojnë. Që të përmbushet fjala që tha, se prej atyreqë më dhe nuk humba asnjë.

MËNGJESORJA

Page 12: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 12/44

104

Atëherë Simon Pjetri, i cili kishte një thikë, e hoqi, e i rashërbëtorit të kryepriftit, dhe i preu atij veshin e djathtë; dheemri i shërbëtorit ishte Malko. Jisui pra i tha Pjetrit: Vëre thikëntënde në mill. Kupën që më dha Ati të mos e pi?

Toga e ushtarëve pra dhe kryemijëshi dhe shërbëtorët e Judenjve kapën Jisuin dhe e lidhën dhe e dërguan atë më përparatek Ana, sepse ishte i vjehrri i Kaiafës, i cili ishte kryeprift i atijviti. Edhe Kaiafa ishte ai që këshilloi Judenjtë se është mirë tëhumbasë një njeri për popullin.

Edhe Simon Pjetri i vinte prapa Jisuit, dhe ai nxënësi tjetër;dhe ai nxënësi ishte i njohur te kryeprifti dhe hyri bashkë me

 Jisuin në avllinë e kryepriftit. Po Pjetri rrinte jashtë pranë derës.Doli pra ai nxënësi tjetër që ishte i njohur te kryeprifti, dhe i thaportieres, dhe e futi brenda Pjetrin. Atëherë shërbëtorja portierei thotë Pjetrit: Mos je edhe ti nga nxënësit e këtij njeriu? Ai i thotë:Nuk jam. Edhe punëtorët e shërbëtorët kishin bërë zjarr, sepseishte ftohtë, dhe po ngroheshin; dhe bashkë me ata ishte edhe

Pjetri duke ndenjur e duke u ngrohur.

Kryeprifti pra pyeti Jisuin për nxënësit e tij dhe për mësimin etij. Jisui iu përgjigj: Unë fola hapur në botë. Unë përherë mësovanjerëzit në sinagogë dhe në tempull, ku nga të gjitha anët mblidhen

 Judenjtë, dhe në fshehtësi nuk fola asgjë. Ç’më pyet? Pyet ata qëkanë dëgjuar ç’u fola atyre. Ja këta e dinë sa thashë unë.

Edhe kur tha ai këto, një nga shërbëtorët që rrinte pranë i ranjë shuplakë Jisuit, duke thënë: Kështu i përgjigjesh kryepriftit?

 Jisui iu përgjigj: Në fola keq, dëshmo për të keqen; po në  fola

mirë, pse më rreh? Edhe Ana e dërgoi lidhur te kryeprifti Kaiafa.Edhe Simon Pjetri ishte duke ndenjur e duke u ngrohur. I thanë

pra: Mos je edhe ti nga nxënësit e atij? Ai e mohoi, e tha: Nuk jam.Një nga shërbëtorët e kryepriftit, që ishte farefis i atij, të cilit

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 13: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 13/44

105

Pjetri i preu veshin, thotë: Nuk të pashë unë në kopsht bashkëme atë? Pjetri pra e mohoi përsëri, dhe menjëherë gjeli këndoi.Sjellin pra Jisuin prej Kaiafës në pretore; dhe ishte mëngjes,

dhe ata nuk hynë në pretore, që të mos ndyhen, po të hanëpashkën.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj psalet grupi i dytë i Andifoneve.

Andifoni IV. Tingulli Tërthor I

Sot Juda braktis Mjeshtrin dhe merr djallin, verbohet nga pësimii argjenddashjes, dhe bie jashtë dritës i errësuari. Se qysh mundtë shikonte ai që shiti yllin për tridhjetë argjende? Po për ne lindiAi që pësoi për botën, të cilit le t’i thërresim: Lavdi më Ty qëpësove dhe bashkëpësove me njerëzit.

Sot Juda hedh tej hyjnderimin dhe bëhet i huaj për hirin; dukeqenë dishepull, bëhet tradhëtar, nën sjellje miqësie fshehdinakëri dhe preferon i çmenduri tridhjetë argjende sesa

dashurinë e Zotit, duke u bërë udhëheqës i një këshilli të paligj.Po ne që kemi Krishtin për shpëtim, Atë le të lavdërojmë.

Tingulli I

Le të fitojmë vëlladashjen me Krishtin, o vëllezër, dhe joftohtësirën për të afërmit tanë, që të mos dënohemi si shërbëtorii pamëshirshëm për dinarët dhe, duke u penduar, le të mosfitojmë gjësendi si Juda.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Lavdërime janë folur për ty kudo, se linde mjeshtërisht Bërësine të gjithave, o Hyjlindëse Mari, e gjithëhimnuar dhe e pamartuar.

MËNGJESORJA

Page 14: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 14/44

106

Andifoni V. Tingulli Tërthor IIDishepulli merrej vesh për çmimin e Mjeshtërit dhe e shiti Zotinpër tridhjetë argjende, duke e tradhtuar për vdekje ndër të paligjëtme puthje dinake.

Sot Ndërtuesi i qiellit e i dheut u thoshte dishepujve të tij: Afroiora, dhe arriti Juda që më tradhëton; le të mos më mohojë asnjë,kur të më shohë në kryq në mes dy kusarësh; se pësoj si njeridhe shpëtoj si njeridashës ata që besojnë tek unë.

Lavdi... e Tani... HyjlindësoreO Virgjëreshë, që zure pa tregim në kohërat e fundme dhe lindevetë Ndërtuesin, shpëto ata që të madhështojnë.

Andifoni VI. Tingulli i Rëndë

Sot vigjilon Juda për të tradhëtuar Zotin, Shpëtimtarin e botëspara jetëve, që ngopi turmat me pesë bukët. Sot i paligji mohonMjeshtrin; si u bë nxënës, tradhtoi Zotin; e shiti për argjendetAtë që ngopi me manë njerëzit.

Sot hebrenjtë mbërthyen në kryq Zotin, që çau detin me shkopdhe i udhëhoqi nëpër shkretëtirë. Sot shpuan me shtizë brinjëne atij, që vrushkulloi Egjiptin me plagë, dhe vaditin me vrer Atëqë u lëshoi për ushqim shira prej mane.

O Zot, kur shkoje tek pësimi vullnetar, u thërrisje dishepujve tëtu: Ju që s’mund të vigjiloni një orë me mua, si m’u zotuat se dotë vdisni me mua? Pa shikoni Judën që nuk fle, po nxitohet të mëtradhëtojë ndër të paligjtë. Ngrihuni, lutuni, le të mos më mohojëasnjë, kur të më shohë në kryq. Zemërgjerë, lavdi më Ty.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Gëzohu, o Hyjlindëse, që nxure në bark atë që s’e nxë qielli; gë-

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 15: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 15/44

107

zohu, o Virgjëreshë, lëçitje e profetëve, me anën e së cilës na ndritiEmanueli; gëzohu, o Nën’ e Krishtit Perëndisë.

Ndenjësorja

Tingulli i Rëndë

Cila sjellje, o Judë, të bëri tradhëtar të Shpëtimtarit? A mos tëndau nga shoqëri e apostujve? A mos të shteroi nga hiri ishërimeve? A mos, kur hëngri darkën me ta, të dëboi ty prejtryezës? A mos u lau këmbët të tjerëve, dhe të tuat i përbuzi?

Oh! Sa të mira hodhe në harrim! Dhe ja se ku tani shtyllëzohetmendja jote e ngratë, dhe lëçitet zemërgjerësi e tij e patreguardhe përdëllim i madh.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli III

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.(26: 57-75)

Në atë kohë, ushtarët si e zunë Jisuin, e prunë te Kaiafa,kryeprifti, atje ku ishin mbledhur shkruesit dhe pleqtë.

Po Pjetri i shkoi prapa për së largu, deri në avllinë e kryepriftit;dhe si hyri brenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, që të shihtefundin.

Edhe kryepriftërinjtë e pleqtë dhe gjithë kuvendi kërkonindëshmi të rreme kundër Jisuit, që ta vrisnin atë, po nuk gjetën.Edhe ndonëse erdhën shumë dëshmitarë të rremë, nuk gjetën.Po pastaj erdhën dy dëshmitarë të rremë, e thanë: Ky tha: Mund

të prish tempullin e Perëndisë dhe për tri ditë ta ndërtoj atë. Edhekryeprifti u ngrit e i tha: Fare nuk përgjigjesh? Ç’dëshmojnë këtakundër teje? Po Jisui nuk bënte zë.

MËNGJESORJA

Page 16: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 16/44

108

Edhe kryeprifti u përgjigj e i tha: Të vë në be për Perëndinë egjallë, të na thuash në je ti Krishti, Biri i Perëndisë. Jisui i thotëatij: Ti po thua. Por unë po ju them juve: Që tani e tutje do tëshihni Birin e njeriut duke ndenjur në anë të djathtë të fuqisë eduke ardhur mbi retë e qiellit. Atëherë kryeprifti çori rrobat e tij,duke thënë se: Blasfemoi; ç’nevojë kemi më për dëshmitarë? Jatani tek e dëgjuat blasfeminë e tij. Si ju duket juve? Dhe ata upërgjigjën e thanë: Është fajtor për vdekje. Atëherë e pështynëatë ndër sy dhe i ranë me grusht, dhe të tjerë i ranë me shuplaka,

duke thënë: Profetizona, o Krisht, cili është ai që të ra?Edhe Pjetri rrinte përjashta në avlli; dhe i erdhi pranë një

shërbëtore duke thënë: Edhe ti ishe bashkë me Jisu Galileasin.Po ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: Nuk di se ç’thua.Edhe kur ai doli në derë të avllisë, e pa atë një tjetër, dhe u thotëatyre që ishin atje: Edhe ky ishte bashkë me Jisu Nazaretasin.Edhe përsëri e mohoi me be se nuk e njoh këtë njeri. Edhe paspakëz erdhën pranë tij ata që ishin duke ndenjur e i thanë Pjetrit:Me të vërtetë edhe ti je nga ata; sepse edhe të folurit tënd të tregon

ty. Atëherë zuri të mallkojë e të bëjë be se nuk e njoh njeriun.Edhe përnjëherë këndoi gjeli. Atëherë i ra ndër mend Pjetrit fjalae Jisuit që i pati thënë se para se të këndojë gjeli, tri herë do të mëmohosh; dhe doli jashtë e qau hidhur.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj psalet grupi i tretë i Andifoneve.

Andifoni VII. Tingulli Tërthor IV

O Zot, i durove dhe kështu u thërrisje të paligjve që të zunë:Megjithëqë goditët bariun dhe shpërndatë dymbëdhjetë dhentë,dishepujt e mi, mundja të rradhisja dymbëdhjetë legjioneengjëjsh; por bëj zemrën të gjerë që të mbushen të fshehtat e

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 17: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 17/44

109

patreguara që ju dëfteva me anën e profetëve të mi. O Zot, lavdimë Ty.

Pasi të mohoi tri herë Pjetri, menjëherë iu kujtua e thëna jote dhe tëpruri lot pendimi. O Perëndi, ki mëshirë për mua dhe shpëtomë.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Le ta himnojmë të gjithë Virgjëreshën e shenjtë, duke i thënëgëzohu, se është derë shpëtimtare, parajsë gazmore dhe re prejdrite të amëshuar.

Andifoni VIII. Tingulli II

Thoni, o të paligj: Ç’dëgjuat prej Shpëtimtarit tonë? A nuk jutregoi Ligjin dhe mësimet e profetëve? Si pra u menduat t’i jepnitPilatit Fjalën Perëndi prej Perëndie dhe Shpërblyesin e shpirtravetanë?

Le të kryqëzohet! Thërrisnin ata që përgëzoheshin gjithnjë nëdhuratat e tua, dhe kërkonin të merrnin keqbërësin në vend tëmirëbërësit, vrasësit e të drejtëve. Dhe Ti heshtje, o Krisht, sedeshe të pësoje e të na shpëtoje si njeridashës.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Meqë s’kemi guxim nga mëkatet tona të shumta, o HyjlindëseVirgjëreshë, lutju Atij që lindi prej teje, se ka fuqi të madhe lutjae Nënës për mirëdashjen e Zotit. Mos i çvështro lutjet e mëka-tarëve, o e gjithënderuar, se është mëshirëplot’ dhe mund të nashpëtojë Ai që denjoi dhe të pësojë për ne.

Andifoni IX. Tingulli IIIIa prenë tridhjetë argjende çmimin të çmuarit, të cilin e çmuanprej bijve të Izraelit. Vigjiloni dhe lutuni, që të mos hyni në ngasje,se shpirti është gati, por trupi është i pafuqishëm, prandaj vigjiloni.

MËNGJESORJA

Page 18: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 18/44

110

Më dhanë vrer për të ngrënë, dhe kur pata etje, më vaditën meuthull. Po Ti, o Zot, ngjallmë dhe do t’ua shpaguaj.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Ne të kthyer prej kombeve, të himnojmë, o Hyjlindëse e qashtër,se linde Krishtin Perëndinë tonë, i Cili me anën tënde çliroinjerëzit prej mallkimit.

Ndenjësorja

Tingulli Tërthor IV

Oh, qysh Juda, dishepulli yt një herë, mendonte tradhëtinëkundër Teje! Hëngri darkë bashkë dinakërisht keqdashësi dhe ipadrejti, dhe pastaj vajti dhe u tha judenjve: Sa më jepni që t’jutradhëtoj Atë që shkeli kanunin dhe profanoi të Shtunën? Zotzemërgjerë, lavdi më Ty.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli IV

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.(18: 28 - 19: 16)

Në atë kohë, e sjellin pra Jisuin prej Kaiafës në pretore; dhe ishtemëngjes, dhe ata nuk hynë në pretore, që të mos ndyhen, po tëhanë pashkën.

Pilati pra doli, edhe tha: Çfarë akuze sillni kundër këtij njeriu?U përgjigjën e i thanë: Ky po të mos ishte keqbërës, nuk do të tadorëzonim ty. Pilati pra u tha atyre: Merreni ju dhe gjykojeni sipas

ligjit tuaj. Judenjtë pra i thanë: Neve nuk na lejohet të vrasimasnjeri. Që të përmbushet fjala e Jisuit që tha duke shënuar meçfarë vdekjeje kishte për të vdekur.

Pilati, pra, hyri përsëri në pretore, dhe thirri Jisuin, e i tha: Ti je

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 19: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 19/44

111

mbreti i Judenjve? Jisui u përgjigj: Prej vetiu e thua ti këtë, apo tëtjerë të thanë për mua? Pilati u përgjigj: Mos jam unë Judeas?Kombi yt dhe kryepriftërinjtë të dorëzuan tek unë; ç’ke bërë?

 Jisui u përgjigj, Mbretëria ime nuk është prej kësaj bote; po tëishte prej kësaj bote mbretëria ime, shërbëtorët e mi do tëpërpiqeshin, që të mos jepem në duart e Judenjve. Po tanimbretëria ime nuk është së këtejmi. Pilati pra i tha: Mbret je ti,pra? Jisui u përgjigj: Ti po thua se unë jam mbret. Unë prandajlinda dhe prandaj erdha në botë, që të dëshmoj për të vërtetën.

Kushdo që është prej së vërtetës, dëgjon zërin tim. Pilati i thotë:Ç’është e vërteta?Edhe si tha këtë, doli përsëri te Judenjtë e u thotë atyre: Unë

nuk gjej ndonjë faj tek ai. Po është zakon ndër ju, t’ju lëshoj juvenjë për pashkë. Doni pra t’ju lëshoj mbretin e Judenjve? Atëherëtë gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: Mos lësho këtë, po Barabain.Dhe Barabai ishte kusar.

Atëherë pra Pilati mori Jisuin dhe e rrahu. Edhe ushtarëtthurën një kurorë prej ferrash e ia vunë mbi krye, dhe i veshën

një rrobë të kuqe. Edhe thoshin: Gëzohu, o mbret i Judenjve! Dhei binin me shuplaka.

Pilati pra doli përsëri jashtë dhe u thotë atyre: Ja tek po juasjell jashtë, që ta dini se asnjë faj nuk gjej tek ai. Jisui pra doli

 jashtë veshur me kurorën prej ferrash dhe rrobën e kuqe. EdhePilati u thotë atyre: Ja njeriu! Kur e panë atë kryepriftërinjtë dheshërbëtorët, bërtitën duke thënë: Kryqëzoje, kryqëzoje. Pilati uthotë atyre: Merreni ju atë, dhe kryqëzojeni; sepse unë nuk gjejfaj tek ai. Judenjtë iu përgjigjën: Ne kemi ligj, dhe sipas ligjit tonë

ky duhet të vdesë, sepse e bëri veten e tij Bir të Perëndisë.Pilati, pra, kur dëgjoi këtë fjalë, u frikësua më tepër. Edhe

përsëri hyri në pretore, dhe i thotë Jisuit: Nga je ti? Po Jisui nuk idha përgjigje. Pilati pra i thotë: Mua nuk më flet? Nuk e di ti se

MËNGJESORJA

Page 20: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 20/44

112

unë kam pushtet të të kryqëzoj, dhe kam pushtet të të lëshoj? Jisui u përgjigj: Nuk do të kishe asnjë pushtet kundër meje, po tëtë mos ishte dhënë prej së larti; prandaj ai që më jep në duart etua ka faj më të madh.

Që atëherë Pilati kërkonte ta lëshonte, po Judenjtë thërrisninduke thënë: Në lëshofsh këtë, nuk je miku i Qezarit; gjithkush që

 bën veten e tij mbret, flet kundër Qezarit. Pilati pra kur dëgjoikëtë fjalë, solli jashtë Jisuin, dhe ndenji mbi fronin e gjyqit, qëquhet Gurshtruar, dhe Hebraisht Gabbathá.

Edhe ishte pragu i pashkës, dhe afërsisht ora e gjashtë; dhe uthotë Judenjve: Ja mbreti juaj. Por ata bërtitën: Ngrije, ngrije,kryqëzoje. Pilati u thotë atyre: Mbretin tuaj të kryqëzoj?Kryepriftërinjtë u përgjigjën: S’kemi tjetër mbret veç Qezarit.Atëherë ua dorëzoi atyre, që të kryqëzohet.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj psalet grupi i katërt i Andifoneve.

Andifoni X. Tingulli Tërthor II

Ai që vishet me dritën si rrobë rrinte më këmbë i zhveshur përgjykim dhe priti në nofull shuplakë prej duarsh që i gatoi; dhepopulli i paligj e mbërtheu me kryq Zotin e lavdisë; atëherëkurtina e Tempullit u ça; dielli u errësua, duke mos duruar tëshikojë të shahet Perëndia, prej të Cilit dridhet gjithësia. Atij let’i falemi.

Dishepulli e mohoi, po kusari i thirri: Kujtomë, o Zot, nëmbretërinë tënde.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Paqësoje botën, o Zot, që denjove të veshësh trup prej Virgjë-reshës për robërit, që të të lavdërojnë me një zë, o Njeridashës.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 21: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 21/44

113

Andifoni XI. Tingulli Tërthor IIPër të mirat që i bëre gjindjes së hebrenjve, o Krisht, të dënuantë kryqëzohesh dhe të vaditën me uthull e me vrer. Po jepu, oZot, pas veprave të tyre, se nuk e kuptuan bashkëzbritjen tënde.

Nuk u mjaftuan me tradhëtinë gjindjet e hebrenjve, o Krisht,po tundnin kokën e të hidhnin përbuzje dhe përqeshje. Por jepu,o Zot, pas veprave të tyre, se menduan kotësira kundër Teje.

As dheu që u tund, as gurët që u çanë, as kurtina e Tempullit,

as ngjallja prej së vdekurish nuk i bindën hebrenjtë. Por jepu, oZot, pas veprave të tyre, se menduan kotësira kundër Teje.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

E  njohëm Perëndinë që u mishërua prej teje, o HyjlindëseVirgjëreshë, e vetme e qashtër, e vetme e bekuar; prandaj, duketë përhimnuar, të madhështojmë pa pushuar.

Andifoni XII. Tingulli Tërthor IV

Kështu u foli Zoti judenjve: Populli im, ç’të kam bërë, apo me setë ngava? Të verbërit e tu i ndrita, lebrozët e tu i pastrova, burrinqë ish në shtrat e ngrita më këmbë. Populli im, ç’të kam bërë dhesi m’i shpagove? Në vend të manës vrer, në vend të ujit uthull,në vend që të më donit, më mbërthyet në kryq. Mjaft, kaq pra; dotë thërres kombet e mi, dhe ata do t’më lavdërojnë me Atin e meShpirtin e Shenjtë; dhe unë do t’u dhuroj jetën e amëshuar.

Sot çahet kurtina e Tempullit si qortim për të paligjtët; dhe diellifsheh rrezet e tij, duke parë Zotin të kryqëzohet.

O ligjvënës të Izraelit, judenj dhe farisenj, shoqëri e apostujve ju thërret: Ja Tempulli që rrëzuat ju; ja Qengji që kryqëzuat judhe e hodhët në varr, por u ngjall me pushtetin e tij. Mos u

MËNGJESORJA

Page 22: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 22/44

114

gënjeni, o judenj, se Ky është Ai që ju shpëtoi në det dhe ju ushqeunë shkretëtirë; Ky është jeta dhe paqja e botës.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Gëzohu, o derë e Mbretit të lavdisë, nga e cila shkoi vetëm iLarti dhe e la prapë të vulosur për shpëtim të shpirtrave tanë.

Ndenjësorja

Tingulli Tërthor IV

Kur qëndrove përpara Kaiafës, o Perëndi, dhe u dhé tek Pilati, oGjykatës, Fuqitë qiellore u drodhën nga frika; atëherë u lartësoveme drurin në mes dy kusarësh; dhe u numërove me të paligjët,Ti i pamëkatshmi, që të shpëtosh njeriun, o Zot që duron tëkeqen, lavdi më Ty.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli V

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.(27: 3-32)

Në atë kohë, kur pa Juda, ai që e tradhtoi, se u gjykua për vdekje,u pendua, dhe ktheu prapë të tridhjetë argjendet te kryepriftërinj-të dhe te pleqtë, duke thënë: Bëra faj që dorëzova gjak të pafaj-shëm. Edhe ata thanë: ç’punë kemi ne? Ti ke për të parë. Edhe ai,si hodhi argjendet në tempull, iku dhe shkoi e u var.

Edhe kryepriftërinjtë si morën argjendet, thanë: Nuk është eudhës t’i vëmë ato në thesarin e tempullit, sepse janë çmim gjaku.

Edhe si dhanë e morën këshillë, blenë me to arën e shtambarit,për të varrosur atje të huajt. Prandaj ajo arë u quajt Arë Gjaku,deri në ditët e sotme. Atëherë u përmbush ç’është thënë me anëtë profetit Jeremia, që thotë: “Edhe morën të tridhjetë argjendet,

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 23: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 23/44

115

çmimin e të çmuarit nga të bijtë e Izraelit, dhe i dhanë në arën eshtambarit, siç më porositi Zoti”.Edhe Jisui ndenji përpara qeveritarit; dhe qeveritari e pyeti,

duke thënë: Ti je mbreti i Judenjve? Edhe Jisui i tha: Ti po thua.Edhe kur akuzohej nga kryepriftërinjtë dhe nga pleqtë, nukpërgjigjej fare. Atëherë Pilati i thotë: A nuk dëgjon sa dëshmojnëkundër teje? Po ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kaq sa qeveritariçuditej fort.

Edhe qeveritari kishte zakon për të kremte t’i lëshonte popullit

një të burgosur, atë që të donin ata. Dhe atëherë kishin një të burgosur me emër, që quhej Baraba. Ndërsa ata pra ishinmbledhur, Pilati u tha atyre: Cilin doni t’ju lëshoj juve? Barabainapo Jisuin që quhet Krisht. Sepse e dinte se e dorëzuan nga smira.

Edhe ndërsa ai po rrinte mbi fronin e gjyqit, gruaja e tij dërgoinjë njeri tek ai, e i tha: Ti mos i bëj gjë atij të drejti, sepse sotpësova shumë në ëndërr për atë.

Edhe kryepriftërinjtë dhe pleqtë u mbushën mendjen turmaveqë të lypin Barabain, dhe Jisuin ta vrasin. Edhe qeveritari u

përgjigj e u tha atyre: Cilin nga këta të dy doni t’ju lëshoj juve?Edhe ata thanë: Barabain. Pilati u thotë atyre: Ç’ta bëj pra Jisuinqë quhet Krisht? Të gjithë i thonë: Le të kryqëzohet. Edheqeveritari tha: Përse, ç’të keqe ka bërë? Po ata bërtitnin më tepër,duke thënë: Le të kryqëzohet.

Edhe Pilati, si pa se s’ka dobi, po më tepër trazirë bëhet, moriujë e lau duart përpara turmës, duke thënë: I pafajshëm jam ngagjaku i këtij të drejti. Ju keni për të parë. Edhe gjithë populli upërgjigj e tha: Gjaku i tij qoftë mbi ne dhe mbi bijtë tanë. Atëherëu lëshoi atyre Barabain. Dhe Jisuin, si e rrahu me shufër, e dorëzoiqë të kryqëzohet.

MËNGJESORJA

Page 24: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 24/44

116

Atëherë ushtarët e qeveritarit morën me vete Jisuin në pretore ,dhe mblodhën mbi të gjithë togën e ushtarëve. Edhe e zhveshën,e i veshën atij një rrobë të gjatë të kuqe. Edhe thurën një kurorëferrash e ia vunë mbi krye, dhe i dhanë një kallam në dorën edjathtë; dhe ranë në gjunjë para tij dhe e përqeshnin, duke thënë:Gëzohu, o mbret i Judenjve. Edhe si e pështynë, morën kallamine i binin kokës së tij. Edhe pasi e përqeshën, i zhveshën rrobën ekuqe dhe i veshën rrobat e tij, dhe e çuan ta kryqëzojnë.

Edhe duke dalë, gjetën një njeri Qireneas, që e kishte emrin

Simon. Këtë e zunë angari që të ngrejë kryqin e atij.Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj psalet grupi i pestë i Andifoneve.

Andifoni XIII. Tingulli Tërthor II

M bledhja e judenjve i lypi Pilatit të kryqëzohesh, o Zot; dheduke mos gjetur ndonjë faj tek Ty, çliruan fajtorin Baraba dhedënuan Ty të Drejtin, dhe trashëguan krime vrasjeje të pabesë. Po

 jepu, o Zot, shpagimin e tyre, se menduan kotësira kundër Teje.Priftërinjtë i dhanë shuplaka dhe vrer Atij që i trembet dhe idridhet gjithësia dhe që e himnon çdo gjuhë; dhe Ai denjoi t’ipësojë të gjitha, duke dashur të na shpëtojë prej paligjësive toname gjakun e tij, si njeridashës.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

O Hyjlindëse, që linde me fjalë përmbi fjalë vetë Ndërtuesin,lutju të shpëtojë shpirtrat tanë.

Andifoni XIV. Tingulli Tërthor IV

O Zot, që more për bashkudhëtar kusarin, i cili ndyti duart nëgjak, numërona dhe ne bashkë me të, si i mirë dhe njeridashës.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 25: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 25/44

117

N jë zë të vogël nxori kusari në kryq, gjeti besë të madhe, shpëtoinë një çast dhe hyri në Parajsë duke hapur dyert i pari. O Zot, qëprite pendimin e tij, lavdi më Ty.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Gëzohu, ti që prite me anën e engjëllit gëzimin e botës, gëzohu,ti që linde Bërësin dhe Zotin tënd. Gëzohu, ti që u vlerësove të

 bëhesh Nën’ e Krishtit Perëndi.

 Menjëherë pas përfundimit të Andifonit XIV  , dhe Prifti i veshur me

 petrahil dhe fellon të errët ngre Kryqin me të Kryqëzuarin , vjen përqark

Tryezës së Shenjtë, del nga Dera e Veriut e Hierores dhe , i paraprirë nga

llambadhet ,  gjashtëkrahëshet dhe Dhjaku me temjanicë përshkojnë

korridorin verior dhe qendror të kishës, duke thënë me melodi: “Sot varetmbi dru...”; vjen në mes të kishës dhe ngul kryqin dhe e temjanis dhe pasi

bën tri përkulje e puth atë dhe hyn së bashku me Dhjakun në Hierore.

Ndërkohë Psaltët psalin këtë tropar:

Andifoni XV. Tingulli Tërthor II

Sot varet mbi dru Ai që vari dheun mbi ujëra. (3 herë Prifti dhe 1 herë Psaltët)

K urorë prej gjembash i vihet rreth kryes Mbretit të engjëjve.

 M e purpur të gënjeshtërt vishet Ai që veshi qiellin me re.

Shuplakë denjoi Ai që çliroi Adamin në Jordan.

 M e gozhdë u mbërthye Dhëndëri i Kishës.

 M e shtizë u shpua i Biri i Virgjëreshës.

U  falemi Pësimeve të tua, o Krisht. (3 herë Prifti dhe 1 herë Psaltët)Rrëfena dhe Ngjalljen tënde të lavdëruar.

Të mos kremtojmë si judenjtë, se për Pashkët tona u sakrifikuaKrishti Perëndia; po ta pastrojmë veten tonë prej çfarëdo

MËNGJESORJA

Page 26: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 26/44

118

ndyrësie dhe t’i lutemi sinqerisht: Ngrihu, o Zot, shpëtona sinjeridashës.

Kryqi yt, o Zot, është jetë dhe ngjallje për popullin tënd; dhe,duke pasur besë në të, të himnojmë Ty, Perëndinë që u kryqëzove;mëshirona.

Lavdi... e Tani... Hyjlindësore

Kur të shikonte të varur ajo që të lindi, thërriste: Ç’është kymister i çuditshëm o Biri im? Si po vdes mbërthyer trupërisht

mbi dru, o falës i jetës?

Ndenjësorja

Tingulli IV

Na shpërbleve prej mallkimit të Ligjit me gjakun tënd të çmuar;duke u mbërthyer e duke u shpuar me shtizë, u burove njerëzvepavdekësinë; o Shpëtimtari ynë, lavdi më Ty.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli VIKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Markut.

(15: 16-32)

Në atë kohë, ushtarët e prunë brenda oborrit, që është pretorja,edhe mbledhin gjithë togën e ushtarëve. Edhe i veshin një rrobëtë kuqe, edhe thurën një kurorë ferrash, e ia vënë rreth kokës.Edhe zunë ta përshëndesin, duke thënë: Gëzohu, o mbret i

 Judenjve. Edhe i binin në kokë me kallam, dhe e pështynin, dhe i

 binin në gjunjë e i faleshin. Edhe si e përqeshën, i zhveshënrrobën e kuqe, dhe i veshën rrobat e tij, dhe e çuan jashtë, që takryqëzojnë.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 27: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 27/44

119

Edhe zënë angari, për të ngritur kryqin e atij, një farë SimonQireneasi, të atin e Aleksandrit e të Rufit, i cili shkonte andej ,duke ardhur nga ara. Edhe e sjellin në vendin Golgota, që epërkthyer do të thotë “Vendi i kafkës”. Edhe i jepnin të pijë verëtë përzier me smirnë; por ai nuk e mori.

Edhe si e kryqëzuan, ndanë rrobat e tij duke hedhur short mbito, ç’të marrë secili.

Edhe ishte ora e tretë, dhe e kryqëzuan.Edhe mbishkrimi i fajit të tij ishte shkruar përsipër: Mbreti i

 Judenjve.Edhe bashkë me atë kryqëzojnë dy kusarë, një nga e djathta, e

një nga e majta e tij. Edhe u përmbush shkronja që thotë: “Edheme të paudhët u numërua”.

Edhe ata që shkonin andej e shanin, duke tundur kryet e tyre,e duke thënë: Ua, ti që prish tempullin, dhe për tri ditë e ndërton,shpëto veten tënde, dhe zbrit nga kryqi. Kështu edhekryepriftërinjtë e përqeshnin në mes tyre bashkë me shkruesit,e thoshin: Të tjerë shpëtoi, veten e tij s’mund ta shpëtojë. Krishti

mbreti i Izraelit le të zbresë tani nga kryqi, që të shohim dhe të besojmë.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Lumërimet

Tingulli IV

Në mbretërinë tënde kujtona, o Zot, kur të vish në mbretërinë

tënde.

Lum të varfrit në shpirt, sepse e tyrja është mbretëria e qiejve.

Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.

Lum ata që janë të butë, sepse ata do të trashëgojnë dhénë.

MËNGJESORJA

Page 28: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 28/44

120

Me anën e drurit Adami u dëbua prej Parajsës; dhe me anën edrurit të Kryqit kusari banoi në Parajsë. Se ai, duke e shijuar,shkeli porosinë e Bërësit; po ky, kur u kryqëzua bashkë, rrëfeuPerëndinë që fshihej. Kujtona dhe ne, o Shpëtimtar, në mbre-tërinë tënde.

Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi, sepse ata do të ngopen.

Bërësin e Ligjit e blenë të paligjtët nga dishepulli dhe si të paligje qëndruan përpara tribunës së Pilatit, duke thirrur: Kryqëzoje

atë që u dha manë këtyre. Po ne, duke imituar kusarin e drejtë,thërresim me besë: Kujtona dhe ne, o Shpëtimtar, në mbretërinëtënde.

Lum ata që janë përdëllimtarë, sepse ata do të përdëllehen.

Zhurma e hyjvrasësve, kombi i paligj i judenjve, i thërrisnin tëtërbuar Pilatit edhe thoshin: Kryqëzoje Krishtin e pafajshëm. Dhelypën më tepër Barabanë. Po ne i themi fjalën e kusarit mirë-njohës: Kujtona dhe ne, o Shpëtimtar, në mbretërinë tënde.

Lum ata që kanë zemër të pastër, sepse ata do të shohin Perëndinë.Brinja jote jetëprurëse, si burim prej Edenit buron dhe vaditKishën tënde si Parajsë të arsyeshme, o Krisht, duke u ndarë medegë ndër katër Ungjij, dhe ujit botën, dhe dëfren krijesën, dhe imëson besërisht kombet t’i falen mbretërisë sate.

Lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhen bij Perëndie.

U kryqëzove për mua, që të më burosh ndjesën; u shpove në brinjë, që të më rrjedhësh çurka jete; me gozhdë u mbërtheve që

të vërtetohem unë për lartësinë e pushtetit tënd nga thellësi epësimeve të tua e të të thërres, o Krisht jetëdhënës: Lavdi dheKryqit tënd dhe Pësimit tënd, o Shpëtimtar.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 29: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 29/44

121

Lum ata që ndiqen për punë drejtësie, sepse e tyre është mbretëriae qiejve.

Kur kryqëzoheshe, o Krisht, tërë krijesa pa dhe u drodh; themelete dheut tronditeshin nga frika e pushtetit tënd; yjet fshiheshin,dhe kurtina e Tempullit u ça; malet u tmerruan, dhe gurët u çanë,dhe kusari besnik të thërret me ne, o Shpëtimtar: Kujtomë.

Të lumtur jeni ju, kur t’ju poshtërojnë e t’ju përndjekin, e të thonë

kundër jush çdo lloj fjale të keqe me gënjeshtra për shkakun tim.

E çorre dënimin tonë me shtizën në kryq; dhe si u numërove metë vdekurit, lidhe tiranin e atjeshëm, dhe i çlirove të gjithë prejvargonjve të vdekjes me ngjalljen tënde; me anën e së cilës undriçuam, o Zot njeridashës dhe të thërresim: Kujtona dhe ne, oShpëtimtar, në mbretërinë tënde.

Gëzohuni e ngazëllohuni, sepse paga juaj është e shumtë në qiej.

O Zot, që u lartësove në kryqin dhe zgjidhe fuqinë e vdekjesdhe shove si Perëndi dënimin kundër nesh, falna dhe ne pendimin

e kusarit, o i vetëm Njeridashës, që të adhurojmë me besë, o KrishtPerëndia ynë, dhe të thërresim: Kujtona dhe ne, o Shpëtimtar, nëmbretërinë tënde.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Triadike

Të gjithë besnikët le të lutemi që të lavdërojmë denjësisht dheme një mendje Atin dhe Birin edhe Shpirtin e Shenjtë, njësiHyjnie, që është në tre hipostaza, që mbetet e papërzier, ethjeshtë, e pandarë, e paafruar, me anën e së cilës shpëtojmë

prej zjarrit të Ferrit.Tani e përherë e në jetë të jetëve. Hyjlindësore

Nënën tënde o Krisht, që të lindi pa àtë dhe mbeti me të vërtetë

MËNGJESORJA

Page 30: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 30/44

122

Virgjëreshë e pacenuar dhe pas lindjes, atë të sjellim sindërmjetare, o Zot mëshirëplot’, që të na falësh ndjesë fajeshpërherë neve që thërresim: Kujtona dhe ne o Shpëtimtar, nëmbretërinë tënde.

Paravarg. Tingulli IV. (Psalmi 21)

I ndanë rrobat e mia në mes tyre dhe për veshjen time hodhënshort. (2)

Vargu: Perëndia im, Perëndia im, dëgjomë; pse hoqe dorë prej meje?

Dhe përsëri: I ndanë rrobat e mia në mes tyre dhe për veshjentime hodhën short.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli VII

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.(27: 33-54)

Në atë kohë, kur erdhën në një vend që quhet Golgota, që do të

thotë Vendi i Kafkës, i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer;por ai, si e provoi, nuk deshi të pinte.Edhe si e kryqëzuan, ndanë rrobat e tij duke hedhur short, që

të plotësohet ç’është thënë nga profeti: “Ndanë rrobat e mia nëmes tyre, dhe për veshjen time hodhën short”. Edhe duke ndenjure ruanin atë atje. Edhe vunë sipër kokës së tij shkakun e kryqëzimit

të tij të shkruar: Ky është Jisui, mbreti i Judenjve.Atëherë kryqëzohen bashkë me atë dy kusarë, një në anë të

djathtë dhe një në anë të majtë.

Edhe ata që shkonin pranë, e shanin atë duke tundur kryet etyre, e duke thënë: Ti që prish tempullin dhe për tri ditë e ndërton,shpëto veten tënde. Në je i Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi.Kështu edhe kryepriftërinjtë bashkë me shkruesit e pleqtë duke

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 31: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 31/44

123

e përqeshur atë thoshin: Të tjerë shpëtoi, veten e tij nuk mund tashpëtojë. Në është mbret i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqidhe do t’i besojmë. Shpresonte në Perëndinë; le ta shpëtojë tani,në qoftë se e do; sepse tha se jam bir Perëndie. Gjithashtu edhekusarët që ishin kryqëzuar bashkë me të, e shanin.

Edhe që nga ora e gjashtë u bë një errësirë mbi gjithë dhenëderi në orën e nëntë.

Edhe në orën e nëntë Jisui bërtiti me zë të madh, duke thënë:“Ilí, Ilí lamá sabakthaní”, që do të thotë “Perëndia im, Perëndia

im, pse hoqe dorë prej meje?” Edhe disa nga ata që ishin atjekur dëgjuan, thanë se ky po thërret Ilian. Edhe menjëherë ulëshua një nga ata dhe mori një sfungjer dhe e mbushi me uthull,dhe e vuri mbi një kallam, e i jepte të pijë. Edhe të tjerët thoshin:Le të shohim, në qoftë se vjen Ilia ta shpëtojë.

Edhe Jisui si thirri përsëri me zë të madh, dha shpirtin. Edhe ja kurtina e tempullit tek u ça më dysh prej së larti deri poshtë;dhe toka u tund; dhe gurët plasën; edhe varret u hapën, dheshumë trupa shenjtorësh që kishin vdekur u ngjallën, edhe dolën

nga varret pas ngjalljes së tij, e hynë në qytetin e shenjtë dhe iushfaqën shumë vetave.

Edhe kryeqindëshi dhe ata që ishin bashkë me të duke ruajtur Jisuin, kur panë tërmetin dhe ç’punë u bënë, u frikësuan fort, ethanë: Me të vërtetë ky paska qenë Bir Perëndie.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj Lexuesi lexon Psalmin 50 (fq. 303).

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

MËNGJESORJA

Page 32: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 32/44

124

Ungjilli VIIIKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Llukait.

(23: 32-49)

Në atë kohë, po silleshin edhe dy keqbërës të tjerë që të vriteshin bashkë me të.

Edhe kur erdhën në vendin që quhet vendi  i Kafkës, atje ekryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë, dhe tjetrin nëtë majtë. Edhe Jisui thoshte: O Atë, ndjei ata; sepse nuk dinë seç’bëjnë.

Edhe duke ndarë rrobat e tij, hodhën short.Edhe populli rrinte e po vështronte. Edhe të parët e përqeshnin

 bashkë me ata, duke thënë: Të tjerë shpëtoi; le të shpëtojë vetene tij, nëse është ky Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë. Edhe epërqeshnin atë edhe ushtarët, duke u afruar e duke i dhënë atijuthull, edhe duke thënë: Nëse je ti mbreti i Judenjve, shpëto vetentënde.

Edhe ishte shkruar mbi të edhe një mbishkrim me shkronja

Greqishte e Latinishte e Hebraishte: Ky është mbreti i Judenjve.Edhe një nga ata keqbërësit që ishin varur, e shante atë, dukethënë: Nëse je ti Krishti, shpëto veten tënde dhe ne. Po tjetri upërgjigj dhe e qortoi atë, duke thënë: As nga Perëndia s’ke frikëti që je në një dënim me të? Dhe ne me të drejtë jemi dënuar; sepsemorëm shpagim siç na takon për sa bëmë; po ky asnjë të keqenuk bëri. Pastaj i thoshte Krishtit: Kujtomë, o Zot, kur të vish nëmbretërinë tënde. Edhe Jisui i tha: Me të vërtetë po të them, sotdo të jesh bashkë me mua në parajsë.

Edhe ishte afërsisht ora e gjashtë, dhe u bë errësirë mbi gjithëdhenë deri në orën e nëntë. Edhe dielli u err; dhe kurtina etempullit u ça përmes.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 33: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 33/44

125

Edhe Jisui thirri me zë të madh, e tha: O Atë, në duart e tua japshpirtin tim. Edhe si tha këto, dha shpirt.Edhe kryeqindëshi, kur pa se ç’u bë, lavdëroi Perëndinë, duke

thënë: Me të vërtetë ky njeri paska qenë i drejtë.Edhe gjithë turmat që kishin ardhur bashkë për të shikuar,

kur panë se ç’u bë, ktheheshin duke rrahur kraharorët e tyre.Edhe rrinin gjithë të njohurit e tij për së largu, si dhe gratë që kishinardhur bashkë me të nga Galilea, duke shikuar këto veprime.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Dhe menjëherë psalet:

Kanoni Triodik

I Kozma murgut. Tingulli Tërthor II

Kënga V. Irmi

Tek Ti mëngoj, o Fjalë e Perëndisë, që zbrite nga zemërdhembshuriaVeten tënde tek i rëni pa ndryshuar dhe ule kryet gjakftohtësishtgjer tek pësimet; falmë paqen, o Njeridashës.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Shërbëtorët e tu që shpëlanë këmbët për të marrë pjesë tani temisteri i hyjshëm, u mblodhën bashkë prej Sionit te Mali iUllinjve, duke të himnuar, o Njeridashës.

Lavdi... e Tani...

Shikoni, o miq, mos u trembni; se tani afroi ora të zihem e të vritemprej duarsh të paligjshme; dhe të gjithë do të shpërndaheni e dot’më braktisni, po do t’ju mbledh prapë që të më lëçitni, the, oNjeridashës.

MËNGJESORJA

Page 34: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 34/44

126

ZbritësorjaTek Ti mëngoj...

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “SeTi je mbret i paqes dhe shpëtimtar i shpirtrave tanë dhe Ty ta drejtojmëlavdinë...” (fq. 305).

Dhe Lexuesi lexon:

Shkurtorja

I Romano MelodiozitTingulli Tërthor IV. I Njëmelodishëm

Eni të himnojmë të gjithë Atë që u kryqëzua për ne; se Atë paMaria mbi drurin e thoshte: Ndonëse duron kryq, po Ti je Biriim dhe Perëndia im.

Shtëpia

Duke parë Qengjin e saj të hiqet për therje, delja Mari i shkonte

pas, duke vajtuar me gra të tjera e duke thirrur kështu: Ku vete,o Bir? Për cilin e bën këtë udhë të shpejtë? Mos bëhet prapëndonjë tjetër dasmë në Kaná dhe nxitohesh për atje që t’u bëshverë prej ujit? Të vij me Ty, o Bir, apo më mirë të mbetem? Thuamënjë fjalë, o Fjalë, mos më lër duke heshtur, Ti që më ruajte tëqashtër. Se Ti je Biri im dhe Perëndia im.

Sinaksari

Lexohet Sinaksari i Mujores, pastaj ky:

Të Premten e Madhe të Shenjtë kremtojmë Pësimet e Shenjta,shpëtimtare dhe të tmerrshme të Zotit dhe Perëndisë dheShpëtimtarit tonë Jisu Krisht, pështyrjet, shuplakat, rrahjet,

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 35: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 35/44

127

sharjet, përqeshjet, rrobën e kuqe, kallamin, sfungjerin, uthullën,gozhdët, shtizën, dhe para së gjithash kryqin dhe vdekjen, të cilati duroi për ne duke dashur; bashkë me këto dhe rrëfiminshpëtimtar të kusarit mirënjohës që u kryqëzua me Të.

VargjePër Kryqëzimin

Ti je Perëndia i gjallë dhe vdiqe në dru,

O i vdekur i zhveshur dhe Fjalë e Perëndisë së gjallë.

Për Kusarin MirënjohësDyert e mbyllura të Edenit hapi,

Duke vendosur kyçin, kujtomë.

Me zemërdhembshurinë tënde të përmbinatyrshme dhe tëpafundme, o Krisht Perëndi, mëshirona. Amin.

Kënga VIII. Irmi

Shtyllën e ligësisë së kundërhyjëshme e turpëruan për shembulldjemat e hyjshëm; dhe i tërbuar këshilli i paligj mendon kotësira

kundër Krishtit, dhe përpiqet të vrasë Atë që mban jetën nëpëllëmbë; të Cilin bekon tërë krijesa dhe lavdëron përjetë.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Shkundni gjumin prej qepallave tani, o dishepuj, u the o Krisht;dhe vigjiloni e lutuni, që të mos humbisni nga ngasja, dhe mëtepër Simoni; se ka një sprovim më të madh për të fortin; njihmëo Pjetër, mua, të Cilin bekon tërë krijesa dhe lavdëron përjetë.

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Nuk do të nxjerr nga buzët e mia fjalë profane, o Zot; me Ty dotë vdes si mirënjohës, dhe në të mohofshin të gjithë, thirri Pjetri;

MËNGJESORJA

Page 36: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 36/44

128

as mish as gjak, po Ati yt të zbuloi tek unë Ty, të Cilin bekon tërëkrijesa dhe lavdëron përjetë.

Bekojmë Atin e Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, Zotin.

Nuk e nxini gjithë thellësinë e urtësisë dhe dijes së hyjëshme;dhe avushën e gjykimeve të mia nuk e kuptove, o njeri, tha Zoti;mos u mburr pra se je prej mishi; se do t’më mohosh tri herëmua, të Cilin bekon tërë krijesa dhe lavdëron përjetë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

E mohon Simon Pjetër, Atë për të cilin do të bindesh së shpejtisiç ta kam thënë, dhe një shërbëtore do të afrohet do të trembëmë shpejt, tha Zoti; po, si të qash hidhur, do të më gjesh ndjesë-plot mua, të Cilin bekon tërë krijesa dhe lavdëron përjetë.

Himnojmë, bekojmë dhe i falemi Zotit.

Zbritësorja

Shtyllën e ligësisë...

Dhjaku: Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës, duke nderuar mehimne le ta madhërojmë.

Kënga IX. Irmi

Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasimse Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetëHyjlindëse, ty të madhërojmë.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.N jë tufë tinëzare të pabesësh, një sinagogji të këqijsh hyjvrasë-sish, qëndroi përpara teje, o Krisht, dhe të hiqte si të padrejtë TyNdërtuesin e gjithësisë, të Cilin po madhështojmë.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 37: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 37/44

129

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.Të pandershmit, duke mos ditur Ligjin, dhe duke kënduar mëkot zërat e profetëve, të hiqnin si dele, Ty Zotin e gjithësisë që tëtë therin padrejtësisht, të Cilin po madhështojmë.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Të plagosur me ligësi vetësmironjëse, priftërinjtë dhe shkronjësitu dhanë ndër duar kombeve jetën, që të vritet Jetëdhënësi prejnatyre, të Cilin po madhështojmë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Të rrethuan qen të shumtë, goditën nofullën tënde, o Mbret, tëpyesnin, dëshmonin me të rreme kundër Teje, po Ti i durove tëgjitha e na shpëtove të gjithë.

Zbritësorja

Më të nderuarën...

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “Se Ty

të lavdërojnë tërë fuqitë e qiejve dhe Ty ta drejtojnë lavdinë...” (fq. 305).

Dërgimsorja

Tingulli III. I Njëmelodishëm

Kusarin që atë ditë e vlerësove për Parajsën, o Zot; dhe mua medrurin e Kryqit ndriçomë dhe shpëtomë. (3)

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli IXKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.

(19: 25-37)

Në atë kohë, pranë kryqit të Jisuit ishin duke ndenjur e ëma dhe

MËNGJESORJA

Page 38: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 38/44

130

e motra e së ëmës së tij, Maria, gruaja e Klopait, dhe Maria Mag-dalena. Jisui pra kur pa të ëmën dhe nxënësin që donte duke nde-njur pranë, i thotë së ëmës: Grua, ja yt bir. Pastaj i thotë nxënësit:

 Ja jot ëmë. Edhe nxënësi që atëherë e mori në shtëpinë e tij.Pas kësaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan të gjitha, që të

përmbushet shkrimi, thotë: Kam etje. Edhe ishte atje një enë plotme uthull; dhe ata mbushën një sfungjer me uthull, dhe e vunëmbi një hisop, e ia prunë në gojë. Jisui pra kur mori uthullën,tha: Mbaroi, dhe uli kryet e dha shpirt.

 Judenjtë pra, për të mos mbetur trupat mbi kryq për ditën eshtunë, sepse ishte e premte, - sepse ajo ditë e shtunë ishte e madhe,- iu lutën Pilatit t’u thyhen kërcinjtë e këmbëve , dhe të ngrihenandej. Erdhën pra ushtarët dhe thyen kërcinjtë e të parit dhe tëatij tjetrit që u kryqëzua bashkë me të. Po kur erdhën tek Jisuidhe e panë se tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë. Pornjë nga ushtarët i shpoi brinjën me shtizë, dhe menjëherë i doligjak dhe ujë. Edhe ai që pa dëshmoi, dhe dëshmia e tij është e vër-tetë, dhe ai e di se thotë të vërtetën, që të besoni ju. Sepse këto u

 bënë që të përmbushet shkrimi: “Eshtër nuk do t’i thyhet”. Edhe për-sëri një tjetër shkrim thotë: “Do të vështrojnë në atë që shpuan”.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Psalen Lavdërimet (Vargjet në fq. 305-306) me Vargëzimet e Vetëmelodishme.

Lavdërimet

Tingulli III

Çdo frymë le të lavdërojë Zotin. Lavdërojeni Zotin prej qiejve,lavdërojeni në më të lartat. Ty të ka hije himni, o Perëndi.

Lavdërojeni gjithë engjëjt e tij, lavdërojeni gjithë fuqitë e tij. Tytë ka hije himni, o Perëndi.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 39: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 39/44

131

Vargu: Lavdërojeni për fuqitë e tij...I Bizantit. Tingulli III. Të Vetëmelodishme

Dy të këqija më bëri im bir i parëlindur Izrael: më braktisi mua, burimin e ujit të jetës, dhe gërmoi për veten e tij një pus tëgremisur; më kryqëzoi mua mbi drurin, dhe Barabanë e kërkoidhe e shpëtoi; qielli u mahnit për këtë, dhe dielli fshehu rrezet;po ti, o Izrael, nuk pate turp, po më dorëzove për vdekje. Ndjeji,o Atë i Shenjtë, se nuk dinë se ç’bëjnë.

Vargu: Lavdërojeni me zë trumbete...Dy të këqija më bëri im bir...

Vargu: Lavdërojeni me timpan dhe valle...

I Studitit. Tingulli i njëjtë

Çdo pjesë e trupit tënd të shenjtë duroi çnderim për ne: kryetgjembat, faqja pështymat, nofullat shuplakat, goja vrerin tëpërzier me uthull, veshët blasfemitë e paturpshme, kurrizi

fshikullimin, dhe dora kallamin, shtrirjen e trupit në kryq, duarte këmbët gozhdët dhe brinja shtizën. O Shpëtimtar i tërëfuqishëm,që pësove për ne dhe na çlirove prej pësimeve, që zbrite ndër nenga njeridashja dhe na lartësove, mëshirona.

Vargu: Lavdërojeni me cimbale tingëlluese...

I Bizantit. Tingulli i njëjtë

Kur u kryqëzove Ti, o Krisht, tërë krijesa duke parë u drodh;themelet e dheut u tronditën nga frika e pushtetit tënd; se, pasi

u lartësove Ti, populli i hebrenjve humbi; kurtina e Tempullit uça më dysh, varret u hapën, dhe të vdekurit u ngritën prej tyre;centurioni, duke parë këtë çudi, u drodh, dhe jot’ Ëmë që rrintepranë të thërriste, duke vajtuar mistikërisht: Si të mos vajtoj e të

MËNGJESORJA

Page 40: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 40/44

132

mos rrah kraharorin tim, kur të shoh të zhveshur të varesh si idënuar mbi dru? O Zot, që u kryqëzove dhe u varrose dhe ungjalle së vdekurish, lavdi më Ty.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Tingulli Tërthor II

M’i zhveshën rrobat e mia dhe më veshën me rrobë të kuqe; mëvunë mbi krye kurorë prej gjembash dhe në dorën e djathtë mëdhanë një kallam, që t’i dërrmoj porsi enë tjegullari.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

I Andreas së Kretës. Tingulli i njëjtë

Kurrizin tim e dhashë për fshikullim, dhe faqen time nuk ektheva mënjanë nga pështymat; qëndrova përpara tribunës sëPilatit dhe durova kryq për shpëtimin e botës.

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli X

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Markut.(15: 43-47)

Në atë kohë, erdhi Josifi që ishte nga Arimatea, këshilltar inderuar, që edhe ai priste mbretërinë e Perëndisë; dhe guxoi ehyri te Pilati dhe lypi trupin e Jisuit. Edhe Pilati u çudit, në qoftëse kishte vdekur tani; dhe thërriti pranë kryeqindëshin, dhe epyeti në ka kohë që vdiq. Edhe si mori vesh prej kryeqindëshit, ifali trupin Josifit. Edhe ky  bleu pëlhurë, dhe e zbriti, dhe e

mbështolli me pëlhurën, dhe e vuri në një varr, që ishte latuarprej shkëmbi; dhe rrokullisi një gur në derën e varrit.

Edhe Maria Magdalena, edhe Maria, e ëma e Josiut, vinin re kupo vihet.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 41: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 41/44

133

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.Lexuesi lexon Dhoksologjinë e Vogël “Ty të ka hije lavdí...” (fq. 307).

Pastaj thuhen Plotësoret “Le ta plotësojmë lutjen tonë të mëngjesit...”dhe Thirrja “Se Ti je Perëndi mëshire, dhembshurimesh....” , “Paqe tëgjithëve” , “Kryet tanë...” , Urata e Uljes së Kryeve dhe Thirrja “Se Ti e kenë dorë të na mëshirosh...” (fq. 310).

 Më pas Dhjaku “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Prifti lexon:

Ungjilli XIKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.

(19: 38-42)

Në atë kohë, Josifi që ishte nga Arimatea, i cili ishte nxënës i Jisuit, po i fshehtë nga frika e Judenjve, iu lut Pilatit që të ngrejëtrupin e Jisuit; dhe Pilati i dha lejë. Erdhi pra dhe ngriti trupin e

 Jisuit. Erdhi edhe Nikodhimi, ai që pati ardhur te Jisui një herëmë parë natën, dhe pruri një përzierje miroje dhe aloe, rreth njëqindlitra. Morën pra trupin e Jisuit, dhe e mbështollën me pëlhura

 bashkë me aromat, siç e kanë zakon Judenjtë të fusin në varr.Edhe në vendin që u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht

një varr i ri, në të cilin ende s’ishte vënë askush. Atje pra vunë Jisuin për të premten e Judenjve, sepse varri ishte afër.

Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

Dhe menjëherë psalen Pasvargjet me Vargjet.

Pasvargjet

Tingulli ITërë krijesa shformohej prej frikës, kur të shikonte të varur mbikryq, o Krisht. Dielli errej dhe themelet e dheut tronditeshin; të

MËNGJESORJA

Page 42: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 42/44

134

gjitha pësonin bashkë me Ndërtuesin e gjithësisë. O Zot, qëvuajte për ne duke dashur, lavdi më Ty.

Vargu: I ndanë rrobat e mia në mes të tyre dhe për veshjen time

hodhën short.

I Theofan Protothronit. Tingulli II

Përse mendon kotësira një popull i pandershëm dhe i paligj?Përse dënoi me vdekje Jetën e të gjithave? Çudi e madhe! SeNdërtuesi i botës përjipet ndër duar të paligjshme dhe lartësohet

mbi dru Njeridashësi, që të çlirojë të burgosurit në Ferr, qëthërresin: Zot zemërgjerë, lavdi më Ty.

Vargu: Më dhanë vrer për të ngrënë dhe në etjen time më dhanë

uthull për të pirë.

I Leon perandorit. Tingulli i njëjtë

Sot, kur të shikonte Virgjëresha e pacenuar të varur në kryq, eplagosur hidhur në zemrën e saj prej nëne, vajtonte dhepsherëtinte dhembshurisht thellazi prej shpirtit, e duke çjerrëfaqet, e duke shkulur flokët, e duke rrahur kraharorin e sajthërriste me vaj: Mjerë, o Dritë e botës! Përse perëndove prej syvetë mi, o Qengj i Perëndisë? Dhe ushtritë e engjëjve ngrinë prejtmerrit, duke thënë: Zot i pakuptueshëm, lavdi më Ty.

Vargu: Perëndia, Mbreti ynë para jetëve, veproi shpëtim në mes

të dheut.

I të njëjtit. Tingulli i njëjtë

Kur të shikonte të varur mbi dru, o Krisht, Ty Ndërtuesin dhePerëndinë e gjithësisë, ajo që të lindi pa átë, thërriste mehidhërim: Bir, o Bir, ku të vajti bukuria e fytyrës? Nuk duroj të të

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

Page 43: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 43/44

135

shoh të kryqëzuar padrejtësisht. Nxito pra, dhe ngjallu, që tëshikoj dhe unë Ngjalljen tënde prej së vdekurish pas tri ditësh.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

I Theofanit. Tingulli Tërthor IV

O Zot, kur ngjiteshe Ti në kryq, frikë dhe tmerr ra mbi krijesën;dhe e ndaloje dheun të përpinte ata që të kryqëzonin, po Ferrit ilejove të dërgojë lart të burgosurit për përlindjen e njerëzve. OGjykatës të gjallësh e të vdekurish, jetë erdhe të falësh dhe jo

vdekje; Njeridashës, lavdi më Ty.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

I Joan murgut. Tingulli i njëjtë

Tani po ngjyhet penda për vendim prej gjykatësish të paligj,dhe Jisui gjykohet e dënohet me kryq. Dhe pëson krijesa, dukeparë Zotin në kryq. O Zot i mirë që pëson për mua me natyrëtrupi, lavdi më Ty.

 Më pas Prifti “Dhe që të bëhemi të denjë...” dhe Dhjaku nga Amvonilexon:

Ungjilli XII

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.(27: 62-66)

Edhe të nesërmen, që është pas së premtes, u mblodhënkryepriftërinjtë dhe farisenjtë te Pilati, duke thënë: Zot, nembajmë mend, se ai gënjeshtari tha kur qe ende i gjallë: Pas tri

ditësh do të ngjallem. Urdhëro pra të ruhet varri deri në të tretënditë, se mos vijnë nxënësit e tij natën dhe e vjedhin, dhe i thonëpopullit se u ngjall prej së vdekurish. Dhe gënjeshtra e fundit dotë jetë më e keqe se e para. Edhe Pilati u tha atyre: Keni roje,

MËNGJESORJA

Page 44: E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

http://slidepdf.com/reader/full/e-premtja-e-madhe-e-shenjte-mengjesorja 44/44

136

shkoni dhe sigurojeni si të dini. Edhe ata shkuan dhe siguruanvarrin, duke vulosur gurin bashkë me rojet.

Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.

Prifti “Është mirë të lavdërojmë Zotin...”(fq. 311); Lexuesi Trishenjtin

“Shenjt Perëndi...” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Trini e Tërëshenjtë...” ,“Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Ati ynë që je në qiej...” ; Prifti

“Se jotja është mbretëria...” dhe Psaltët psalin:

PërlëshorjaTingulli IV

Na shpërbleve prej mallkimit të Ligjit me gjakun tënd të çmuar;duke u mbërthyer mbi kryq e duke u shpuar me shtizë, u burovenjerëzve pavdekësinë. O Shpëtimtari ynë, lavdi më Ty. (3)

 Pastaj thuhet Litania e Gjerë “Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate...”dhe Thirrja “Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës...” (fq. 321-322).

Dhe kryhet Përlëshimi (fq. 325-326):

Dhjaku “Urtësi”; Lexuesi “Beko, o Atë”; Prifti “Krishti Perëndia ynëqë është i bekuar...”; Lexuesi “O Zot Perëndi, forco besën e shenjtë...”;Prifti “E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona”;  Lexuesi “Më tënderuarën...”; Prifti “Lavdi më Ty, o Krisht...”; Lexuesi “Lavdi... e Tani...” ,“Mëshiro, o Zot” (3) , “Beko, o Atë i shenjtë”.

Prifti: Ai që duroi të pështyra, fshikuj, shuplaka, kryqindhe vdekjen për shpëtimin tonë, Krishti Perëndiaynë i vërtetë... , “Me uratat...”.

Psaltët: Amin.

E PREMTJA E MADHE E SHENJTË