e përditshme e pavarur viti xviii, nr. 5653 e premte, 14 ...viti xviii, nr. 5653 e premte, 14...

24
E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor 2018 çmimi 0.40 www.epokaere.com Na ndiqni edhe në: facebook.com Gazeta "Epoka e re" SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A DEGA KOSOVË Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë, Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302, E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755 Fax: +389 44 487 200 Mob: +377 44 501 289 PUTZ PUTZ RE E-mail: [email protected] Maqedoni Xhepçisht Tetovë Gurëz-F Ferizaj INFO: 049-111-101, 044-511-177 www.princesha-ks.com NDËRTIM PROJEKTIM SHITJE 044/256-051 044/367-061 028/532-617 MITROVICË AKTUALE Sejdiu: Në vitin 2019 spitalet rajonale do të jenë prioritet kryesore SHQIPTARËT NË BALLKAN F. 12 Ismet SYLEJMANI KËRKOHET BUXHET PËR SHKOLLAT SHQIPE NË DIASPORË F. 8 STARTON ‘NJËSIA B1’, KEK-U NË PRODHIM ME KAPACITETE TË PLOTA F. 9 PORTRET PËR PIKTOREN E SUKSESSHME ERLISA ÇERKINI F. 8 EKONOMI FETAHAJ SHKËLQEU NË VJESHTË, POR NUK E DI KU DO TË LUAJË NË PRANVERË F. 16 SPORT FAQE 7 KULTURË HARADINAJ PREZANTON DRAFTMARRËVESHJEN PËR NORMALIZIMIN E RAPORTEVE ME SERBINË F. 7 BAHTIRI I SHQETËSUAR PËR MOSHAPJEN E URËS MBI LUMIN IBËR F. 11 A DO TA RRËZOJNË STUDENTËT EDI RAMËN? F. 11 Nga Bedri ISLAMI KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS DO TA VOTOJË SOT PAKON LIGJORE PËR TRANSFORMIMIN E FSK-SË NË USHTRI Sot votimi historik për ushtrinë e Kosovës Republika e Kosovës sot (e premte) zyrtarisht do të bëhet me ushtri. Të zgjedhurit e popullit do t'i votojnë tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri. Votimit historik të Kuvendit për ushtrinë e Kosovës i ka paraprirë mbështetja e fuqishme e ShBA-së. Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e FSK-së është historik për Kosovën. Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, i veshur me uniformë ushtarake, të enjten ka vizituar Kazermën "Adem Jashari", me ç'rast ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është vendim i shumëpritur FLET PËR "EPOKËN E RE", PETRIT SELIMI Ndihma e MCC-së është ftesë për përparim të mëtutjeshëm në Kosovë

Upload: others

Post on 05-Mar-2021

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653E premte, 14 dhjetor 2018çmimi 0.40 �

www.epokaere.comNa ndiqni edhe në:

facebook.comGazeta "Epoka e re"

SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.ADEGA KOSOVË

Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë,Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302,E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net

Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755

Fax: +389 44 487 200Mob: +377 44 501 289

P U T ZP U T ZRE

E-mail: [email protected]

MaqedoniXhepçisht ––TetovëGurëz-FFerizaj

INFO: 049-111-101, 044-511-177

www.princesha-ks.com

NDËRTIMPROJEKTIM SHITJE

044/256-051044/367-061028/532-617MITROVICË

AKTUALE

Sejdiu: Në vitin 2019 spitalet rajonale

do të jenë prioritetkryesore

SHQIPTARËT NË BALLKAN F. 12

Ismet SYLEJMANI

KËRKOHET BUXHET PËR SHKOLLAT SHQIPE NË DIASPORË F. 8

STARTON ‘NJËSIA B1’, KEK-UNË PRODHIM ME KAPACITETETË PLOTA F. 9

PORTRET PËR PIKTOREN E SUKSESSHME ERLISA ÇERKINI F. 8

EKONOMI

FETAHAJ SHKËLQEU NË VJESHTË, POR NUK E DI KU DO TË LUAJËNË PRANVERË F. 16

SPORT

FAQE 7

KULTURË

HARADINAJ PREZANTONDRAFTMARRËVESHJEN PËRNORMALIZIMIN E RAPORTEVEME SERBINË F. 7

BAHTIRI I SHQETËSUAR PËR MOSHAPJEN E URËS MBI LUMIN IBËR F. 11

A DO TA RRËZOJNËSTUDENTËTEDI RAMËN? F. 11

Nga Bedri ISLAMI

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS DO TA VOTOJË SOT PAKON LIGJORE PËR TRANSFORMIMIN E FSK-SË NË USHTRI

Sot votimi historik përushtrinë eKosovës

Republika e Kosovës sot (e premte)zyrtarisht do të bëhet me ushtri. Tëzgjedhurit e popullit do t'i votojnëtri projektligjet për transformimin eForcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)në ushtri. Votimit historik të

Kuvendit për ushtrinë e Kosovës ika paraprirë mbështetja e fuqishmee ShBA-së. Ambasadori amerikannë Kosovë, Philip Kosnett, ka thënëse votimi për transformimin e FSK-së është historik për Kosovën.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, iveshur me uniformë ushtarake, tëenjten ka vizituar Kazermën "AdemJashari", me ç'rast ka thënë setransformimi i FSK-së në ushtriështë vendim i shumëpritur

FLET PËR "EPOKËN E RE", PETRIT SELIMI

Ndihma e MCC-së është ftesë përpërparim të mëtutjeshëm në Kosovë

Page 2: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

02 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 AKTUALE

Botohet nga “Epoka e re” • Kryeredaktor: Mal QORRAJ• Drejtor i përgjithshëm: Sadik ZEQIRI (Tel: 044 127 434, dhe 049 127 434 e-mail: [email protected])

• ADRESA: Prishtinë, përballë ish-Selisë Qendrore të UNMIK-ut• Tel: 038/227-557, e-mail: [email protected] & [email protected]

VATIKAN, 113 DHJETOR- Shenjtëria e TijPapa Françesku, duke e pranuarftesën e institucioneve më të lartatë vendit dhe Kishës Katolike, më 7

maj të vitit 2019 do të realizojëudhëtim apostolik në Republikëne Maqedonisë, me ç'rast do të viz-itojë qytetin e Shkupit - qytetin e

lindjes së Shenjtores Nënë Tereza.Programi i vizitës do të publikohetme kohë.Ndërkaq, nga data 5 deri më 7 maj,

Papa Françesku do të realizojëudhëtim apostolik në Bullgari, kudo të vizitojë qytetet Sofje dheRakovsk.

Papa Françesku viziton Maqedoninë

TIRANË, 113 DHJETOR - Për herë tëparë në historinë demokratike tëShqipërisë, një president iRepublikës rikthen për shqyrtimnë Parlament buxhetin e shtetit. Përmes një njoftimi për shtyp,Presidenca njofton se kreu iShtetit, Ilir Meta nuk ka dekretuarLigjin për buxhetin e vitit 2019dhe kjo nisur nga situata politikenë vend. Në argumentimin e tij,presidenti vlerëson konsensusine gjerë publik mbi kërkesat e stu-dentëve, të cilat janë konsideruarnga të gjithë aktorët politikë si tëdrejta, legjitime dhe të real-izueshme. Sipas tij, kthimi përrishqyrtim i buxhetit synoninteresin më të mirë në përm-bushjen e objektivave sociale tëparashikuara në nenin 59 tëKushtetutës, si dhe në garantimine stabilitetit në vend.I menjëhershëm ishte reagimi i

kryeministrit Edi Rama në Twitter."Interesant! Presidenti kthen bux-hetin e Shqipërisë pas prezantim-it të kërkesave të LSI-së. Asnjëçudi! Vazhdon pa pushim e nëçdo formë presioni mbi studentëtpër të qëndruar në kor kundërdialogut. Miq! Dilni nga kurthi iatij kori dhe bëhuni individë qëflasin në emër të vetes", ka shkru-ar Rama.Ndërkohë, më herët në Kuvend urikthye edhe opozita pas disamuajsh bojkoti. Ajo kishte man-datuar disa deputetë për tëkërkuar ndryshime ligjore nëfavor të studentëve. Kryetari igrupit parlamentar të LSI-sëkërkoi futjen me përparësi përshqyrtim të propozimeve të bëranga partia e tij për ndryshimin ebuxhetit për plotësimin e kërke-save të studentëve.Ndërkohë, Partia Demokratike

kërkon rrëzimin e krejt ligjit përarsimin e lartë.Jashtë listës së mandatuar ngaopozita në Parlament u rikthyedhe deputetja e PartisëDemokratike, Rudina Hajdari, ecila përmes një postimi nëFacebook thotë se nuk ka thyerajo rregullin, ndërkohë, sipas saj,ajo thjesht kishte bërë detyrën sideputete.Pas vendimit të kreut të shtetitpër të kthyer në Kuvend përrishqyrtim Buxhetin e vitit 2019duke i dhënë mundësi qeverisë tëplotësojë kërkesat e studentëveka ardhur dhe reagimi i studen-tëve.Të mbledhur para Kryeministrisë

atë kanë falënderuar kreun eshtetit për kthimin e ligjit. Në këtëmënyrë u hapet rruga ligjoreplotësimit të kërkesave të tyre,nëse qeveria është e gatshme t'iplotësojë të gjitha ato.Studentët që po protestojnë nëTiranë, por edhe në qytetet tjeratë mëdha të vendit, refuzojnëçfarëdo lloj negociate me institu-cionet shtetërore. Meqë këtoprotesta ishin spontane që ngadita e parë, studentëtvazhdimisht përsëritën se nukkanë përfaqësi."Kërkesat i kemi të qarta, nukkemi se çfarë të dialogojmë rrethtyre", tha një student në protestëpara Kryeministrisë.

"Këta duan që kërkesat e tyre tërealizohen dhe pikë, dhe ne jemikëtu për t'i mbështetur", tha njëqytetare që i është bashkuarprotestës.Studentët protestues kanë këm-bëngulur se do të vazhdojnëprotestat deri në plotësimin ekërkesave të tyre.Tarifat vjetore për studentët nëuniversitetet shtetërore tëShqipërisë, varirojnë nga 25 mijëlekë (rreth 200 euro) deri në 40mijë lekë (rreth 325 euro) në cik-lin e parë të studimeve (bache-lor).Ndërsa, për ciklin e dytë tëstudimeve, sipas profilit qëndjekin, tarifat varirojnë nga 63mijë (rreth 510 euro) deri në 204mijë lekë (rreth 1,600 euro).Tarifat e shkollimit në univer-sitetin shtetëror të Shqipërisëkonsiderohen të jenë ndër më tëlartat në rajon dhe Evropë, sa ipërket shkollimit publik.Shqipëria është një nga vendetmë të varfra në Evropë me GDPprej 4,868 dollarë për kokëbanori, ndërkohë që sipasBankës Botërore në vitin 2017,është shpenzuar në arsim 2.49%të GDP, që është nën mesatarenevropiane.

Presidenti Meta përkrah studentët,kthen Ligjin për buxhetin

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Kryetari iKuvendit të Kosovës, KadriVeseli, në përmbyllje të vizitëszyrtare në ShBA ka takuar kon-gresistin amerikan Eliot Engel, i

cili i ka dhënë përkrahje tëparezervë për ecjen përpara tështetit të Kosovës, për trans-formimin e FSK-së në Ushtridhe reformat në ekonomi e

sundim të ligjit."Me mikun e madh të Kosovës,kongresistin Eliot Engel. Ai edhenjë herë më shprehu përkrahjene parezervë për ecjen përpara të

shtetit të Kosovës, për trans-formimin e FSK-së në Ushtridhe reformat në ekonomi esundim të ligjit", ka shkruarVeseli në faqen e tij në Facebook.

Veseli takon kongresistin Eliot Engel

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka rikthyer përshqyrtim në Parlament buxhetin e shtetit për vitin2019, pasi vlerëson konsensusin e gjerë publikmbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta,legjitime dhe të realizueshme. I menjëhershëm kaqenë reagimi i kryeministrit Edi Rama

TIRANË, 113 DHJETOR- Projekti evropi-an i vendit duhet të jetë një procesbashkues, si për klasën politikeshqiptare, edhe për shoqërinë nëtërësinë e saj.Kështu deklaroi ministri përEvropën dhe Punët e Jashtme,Ditmir Bushati, gjatë një takimikonsultativ me KëshillinKombëtar të Integrimit Evropian,për projektvendimin për krijimin estrukturave negociuese meBashkimin Evropian.

"Negociatat do të jenë një proces ivështirë, por që pritet të sjellin njëtransformim modernizues nëfunksionimin e administratës,bashkërendimin institucional,kapacitetet planifikuese dhe zbat-uese, në hapjen dhe trans-parencën e politikëbërjes. Ky mod-ernizim i administratës, i bashkuarme reformat për sundimin e ligjit,konsolidon shtetndërtimindemokratik", u shpreh Bushati.Ai theksoi se qeveria është e hapur

për dialog të vazhdueshëm meParlamentin, shoqërinë civile, gru-pet e interesit, botën akademike.BE-ja, tha ai, bazuar në arritjet eShqipërisë në procesin e refor-mave, ka përcaktuar tashmërrugën për hapjen e negociatave tëanëtarësimit, ndërkohë që meKomisionin Evropian ka filluarprocesi i analizimit të legjislacionittonë për të vlerësuar shkallën epërputhjes me legjislacionin eBE-së.

Bushati: Integrimi në BE, proces bashkues për politikën dhe shoqërinë

Page 3: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

03E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 AKTUALE

Shqipe HHETEMI

PRISHTINË, 113 DHJETOR -Deputetët e Kuvendit tëKosovës do të mblidhen sot (epremte) në orën 10:00 për tavotuar pakon ligjore për trans-formimin e Forcës së Sigurisë sëKosovës (FSK) në ushtri.Ligjvënësit do ta miratojnë nëlexim të dytë Projektligjin përMinistrinë e Mbrojtjes,Projektligjin për Forcën eSigurisë së Kosovës dheProjektligjin për Shërbim nëForcën e Sigurisë së Kosovës.Pas aprovimit të këtyre projek-tligjeve do të organizohet edheceremonia shtetërore përformimin e ushtrisë së Kosovësqë do të mbahet në orën 17:00në ambientet e Ministrisë sëForcës së Sigurisë së Kosovës. Ambasadori i Shteteve tëBashkuara të Amerikës (ShBA)në Kosovë, Philip Kosnett, e kaquajtur historik votimin e triprojektligjeve për trans-formimin e FSK-së. Ai ka bërëme dije se ShBA-ja do tambështesë zhvillimin profe-sional dhe organizativ të FSK-së. "Votimi për tranzicionin eFSK-së është historik përKosovën. ShBA-ja do tambështesë zhvillimin profe-sional dhe organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rolpozitiv për Kosovën dherajonin, duke reflektuar karak-terin shumetnik të vendit dhe

përkushtimin e popullit tëKosovës për paqe", ka shkruarKosnett në llogarinë e vet në"Twitter". Diplomati amerikan ka thënë seseanca e së premtes e Kuvendittë Kosovës dhe ceremonia eFSK-së duhet të jenë raste përreflektim solemn dhe dedikimpër paqe, stabilitet dhe pros-peritet për Kosovën dhe fqinjëte saj. "Tani është koha për tëgjithë liderët dhe faktorët tafokusojnë energjinë në dialog",ka deklaruar ambasadoriKosnett. Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka ftuar grupin parlamen-tar të Listës Serbe që të marrëpjesë në seancën plenare përmiratimin e pakos së ligjeve përtransformimin e FSK-së nëushtri. Sipas KDI-së, pjesëmarr-ja e grupit parlamentar e ListësSerbe në këtë seancë do të jetënë funksion të integrimit dhezhvillimit të vleravedemokratike të shoqërisë sëKosovës.Deri më tani transformimi iFSK-së ka marrë mbështetjen etë gjitha komuniteteve që jeto-jnë në Republikën e Kosovës, tëcilët kanë kontribuar që ky pro-ces të jetë gjithëpërfshirës,prandaj KDI-ja ka inkurajuarpërfaqësuesit e Listës Serbe tëbëhen pjesë e këtij procesi. Edhe Qendra Kosovare përStudime të Sigurisë (QKSS) kainkurajuar Kuvendin e Kosovësqë t'i miratojë projektligjet për

transformimin e FSK-së në njëmandat mbrojtës. QKSS-ja kon-sideron se ky është një proces ilogjikshëm shtetndërtues për tëcilin është punuar intensivishtgjatë pesë vjetëve të fundit.Sipas kësaj qendre, është tejet erëndësishme që ky proces tëmos instrumentalizohet përpërfitime personale e politike,mirëpo të transmetohet si një

arritur kombëtare për përfitimepër Kosovën, rajonin dhe mëgjerë.QKSS-ja ka vlerësuar se tranzi-cioni i FSK-së në ushtri nuk dotë ketë impakt të menjëher-shëm përderisa është një pro-ces që do t'i marrë 7-10 vjet."Ndërtimi i kapaciteteve të sajsigurisht se pritet të bëhetbazuar në mbështetjen bilat-

erale të shteteve përderisaNATO, ashtu sikurse në rastin emandatit aktual, ka njëhapësirë shumë të ngushtëveprimi për shkak të mungesëssë konsensusit. Mandati ikufizuar për qëllime të vetëm-brojtjes është në shërbim tëruajtjes së paqes, jo luftës",është theksuar në komunikatëne QKSS-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta votojë sot pakon ligjore për transformimin e FSK-së në ushtri

Sot votimi historik për ushtrinë e Kosovës

Republika e Kosovës sot (e premte) zyrtarishtdo të bëhet me ushtri. Të zgjedhurit e popullitdo t'i votojnë tri projektligjet për transformimin eForcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.Votimit historik të Kuvendit për ushtrinë eKosovës i ka paraprirë mbështetja e fuqishme eShBA-së. Ambasadori amerikan në Kosovë,Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e FSK-së është historik përKosovën. Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, iveshur me uniformë ushtarake, të enjten ka vizituar Kazermën "Adem Jashari", me ç'rast kathënë se transformimi i FSK-së në ushtri ështëvendim i shumëpritur

Një ditë para votimit të Kuvenditpër formimin e ushtrisë, presi-denti i Kosovës, njëherëshkomandanti suprem i Forcave tëSigurisë së Kosovës (FSK),Hashim Thaçi, i veshur me uni-formë ushtarake, ka vizituarKazermën "Adem Jashari". Mekëtë rast ai ka thënë se trans-formimi i FSK-së në ushtri ështëvendim i shumëpritur. Thaçi kadeklaruar se ushtria e Kosovësdo të jetë gjithmonë e gatshmepër t'i shërbyer kultivimit dheforcimit të paqes në vend, rajondhe me gjerë. "Festat e fundvititkësaj radhe janë më të veçanta.Kanë mbetur vetëm edhe disaorë deri te vendimi i shumëprit-ur. Ky proces po rrjedh natyr-shëm si rezultat i punës dhe ipërkushtimit tuaj të jashtëza-konshëm. Ushtria jonë do të jetëgjithmonë e gatshme për t'i shër-byer kultivimit dhe forcimit tëpaqes në vend, rajon dhe kudoqë është e nevojshme në botë.Vendimi për ndryshimin e man-datit të FSK-së, duke i thënë

kësaj force kompetencat eushtrisë së mirëfilltë, është më sëshumti meritë e juaja ushtar dheushtare. Çdo qytetar i vendit sotduhet të ndihet krenar. Jam nëmesin tuaj për t'ju falënderuarjuve në emër të qytetarëve dheinstitucioneve të Kosovës. Jamkëtu për t'i uruar qytetarët përushtrinë e Kosovës. Kosovë,urime ushtria!", ka deklaruarThaçi. Presidenti i vendit ka vlerësuar serrugëtimi i FSK-së simbolizonecjen dhe zhvillimin e shtetit tëKosovës. Sipas tij, FSK-ja ka kalu-ar shumë sfida deri më sot, por iaka arritur qëllimit final. Thaçi kathënë se populli ynë e ka krijuarushtrinë para se ta fitojë lirinë,pavarësinë dhe shtetin."Nga ky muaj ju do të kenimision dhe mandat të ri si Forcëe Kosovës, respektivisht ju jeniushtria e Kosovës. Do të shërbenidhe do të mbroni me krenaripavarësinë dhe integritetin terri-torial të Republikës së Kosovës,duke kontribuar edhe për ruajt-

jen e stabilitetit rajonal dhe glob-al. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovësështë i veçantë dhe i ndryshëmnga ushtritë e shumë shteteve tëtjera. Populli ynë e krijoi ushtrinëpara se ta fitojë lirinë, pavarësinëdhe shtetin. Më lejoni ta themnjë fakt që gjithmonë e keniditur, për qytetarët dhe institu-cionet e Kosovës ju gjithmonëkeni qenë ushtarë dhe FSK-jaushtri e Kosovës", është shpre-hur Thaçi, duke shtuar se FSK-jaedhe me misionin e ri do të vazh-dojë t'u shërbejë të gjithë qyte-tarëve të Kosovës pa dallim etnie."I siguroj të gjitha komunitetet,veçanërisht komunitetin serb, seFSK-ja do të vazhdojë t'u shërbe-jë të gjithë qytetarëve në Kosovëpa dallime etnike. FSK-ja ështëinstitucioni më i besuar nëKosovë. Transformimi i FSK-sëdo të jetë faktor për stabilitetinnë rajon dhe më gjerë. Si koman-dat suprem i ushtrisë e them mebindje të plotë se kjo forcë ështëdhe do të mbetet krenaria jonë",ka deklaruar Thaçi.

Thaçi: Ushtria do ta mbrojëpavarësinë dhe integritetin

territorial të Kosovës

Page 4: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

04 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 INTERVISTË

Muhamet KKOCI

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Drejtoriekzekutiv i Fondacionit tëMileniumit të Kosovës, entitetit tëpërgjegjshëm implementues tëprogramit të MCC-së në Kosovë,Petrit Selimi, ka treguar për

avancimin e statusit të Kosovës nëkëtë program. Ai ka deklaruar sekjo ndihmë është ftesë për për-parim të mëtutjeshëm në Kosovë.Në këtë intervistë dhënë përgazetën "Epoka e re", Selimi kathënë se Kosova duhet të tregojërezultate të mëtutjeshme në qev-erisje të mirë. "Vendimi i ri

amerikan nënkupton se Kosovaka të drejtë të përfitojë edhe disadhjetëra milionë dollarë për pro-jekte që ndihmojnë zhvilliminekonomik. Kosova, megjithatë, eka obligim të shënojë përparimnë kontrollin e korrupsionit dhenë indikatorë të qeverisjes së mirëpër ta mundësuar lëvrimin e

këtyre granteve", ka thënë Selimi.Ai ka treguar se si Kosova ka arrit-ur ta avancojë statusin e vet nëkëtë program dhe si do të shpen-zohen këto mjete. "MCC-ja ështënjë organizatë që bazonvendimet në të dhëna empirike,pra në studime dhe në përparimtë shteteve në përmbushje të disakushteve. Prandaj edhe e kaemrin 'sfidë' sepse sfidon shtetetqë t'i përmbushin kushtet e ash-pra, por fer të një qeverisje më tëmirë, më transparente dhe liriveekonomike. Kosova ka shënuarpërparim në tre vjetët e fundit,por ky përparim duhet të jetë iqëndrueshëm", është shprehurai, duke shtuar se është punuarme shumë agjenci të OKB-së përmbledhjen këtyre të dhënave. Selimi, i cili ka qenë edhe ish-zëvendësministër i Punëve tëJashtme, ka folur edhe për

rëndësinë e mbështetjes qëAmerika po i jep Kosovës në fushatë ndryshme. "Aleanca meAmerikën është shtylla kryesore eshumë proceseve që kemi pasur.Kjo aleancë nuk është vetëm ebazuar në interesa gjeostrategjike,por edhe në vlera të përbashkëta.Këto vlera duhet t'i ruajmë, përf-shirë luftën për të drejtat e njeriut,dialogun me fqinjë, mbrojtjen emultietnicitetit dhe trashëgimisëdhe dialogut ndërfetar, por edheluftën kundër korrupsionit dhekrimit të organizuar", ka thënëSelimi.

"Epoka ee rre": Z. Selimi, Korporatae Sfidave të Mijëvjeçarit MCC kaavancuar statusin e Kosovës nëprogramet e saj. Çfarë do të thotëkjo për Kosovën?Selimi: Korporata e Sfidave tëMijëvjeçarit - MCC është një

Flet për "Epokën e re", Petrit Selimi

Ndihma e MCC-së është ftesë për p

Petrit Selimi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës,entitetit të përgjegjshëm implementues të programit të MCC-së nëKosovë, ka treguar se ndihma e MCC-së është ftesë për përparim tëmëtutjeshëm në Kosovë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka ere", ai ka folur për rëndësinë e vendimit të kësaj agjencie qeveritareamerikane për ndihmë të mëtutjeshme dhënë Kosovës. Ai ka pohuar seKosova duhet të tregojë rezultate të mëtutjeshme në qeverisje të mirë,transparencë, kontroll të korrupsionit, që të kualifikohet për ndihma edhemë të mëdha dhe investime infrastrukturore. Sipas Selimit, pritet qëinvestimet e mundshme, sidomos në sektorin e energjisë, të mbërrijnënë disa dhjetëra milionë dollarë

Page 5: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

05E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 INTERVISTË AKTUALE

agjenci federale amerikane engjashme me USAID-in. Pra,është pjesë e qeverisë amerikaneqë ndihmon shtetet me fondezhvillimore. Bordi i MCC-së, qëkryesohet nga sekretari i ShtetitMike Pompeo, ka vendosur takualifikojë Kosovën për grantetkompakt. Kosova ka një historime MCC-në që më herët pasi kjoagjenci tashmë ka ndarë 49 mil-ionë dollarë për Kosovën dhe këtomjete që nga viti i ardhshëm do tëinvestohen në mbarë Kosovën.Vendimi i ri amerikan nënkuptonse Kosova ka të drejtë të përfitojëedhe disa dhjetëra milionë dol-larë për projekte që ndihmojnëzhvillimin ekonomik. Kosova,megjithatë, e ka obligim të shëno-jë përparim në kontrollin e kor-rupsionit dhe në indikatorë tëqeverisjes së mirë për ta mundë-suar lëvrimin e këtyre granteve.

"Epoka ee rre": Për çfarëkonkretisht do të shfrytëzohenkëta dhjetëra milionë?Selimi: Këto fonde do të bazohennë projekte që do të dizajnohennga ekipet e përbashkëta të institucioneve të Kosovës dheMCC-së. Pra, që nga janari MCC-ja do ta dërgojë një ekipekspertësh, ndërsa edhe Kosovaduhet të sigurojë që do tëangazhohet të rekrutojë ekspertëtë duhur si dhe të gjejë projektekualitative që mund të konsiderohen nga MCC-ja. Ështëme rëndësi të ceket se në KosovëMCC-ja dhe Qeveria e Kosovëstashmë janë pajtuar ta themelojnënjë entitet implementues,Fondacionin e Mileniumit tëKosovës, të cilin e udhëheq unë,që e implementon grantinfillestar, Programin e Pragut,ndërsa tani paralelisht do tëpunohet edhe për dizajnimin eprogramit të dytë, apo PrograminKompakt që me siguri do të fokusohet në fushat që konsiderohen jetike për Kosovënsikurse energjia, sundimi i ligjitetj.

"Epoka e re": Sa ka qenë sfiduesepër Kosovën që të fitojë grantin edytë nga MCC-ja?Selimi: MCC-ja është një organi-zatë që bazon vendimet në tëdhëna empirike, pra në studimedhe në përparim të shteteve nëpërmbushje të disa kushteve.Prandaj e ka emrin 'sfidë' sepsesfidon shtetet që t'i përmbushinkushtet e ashpra, por fer të njëqeverisje më të mirë, më trans-parente dhe të lirive ekonomike.Kosova ka shënuar përparim nëtre vjetët e fundit, por ky për-parim duhet të jetë i qën-drueshëm. Ne kemi punuar meshumë agjenci të OKB-së qëmbledhin këto të dhëna. UNDP,OBSh, Banka Botërore, FMN janëdisa prej organizatave që janëpërfshirë në mbledhjen e këtyreraporteve. Është sfiduese tëmblidhen këto të dhëna, të pub-likohen, po ashtu ne është dashurtë tregojmë rezultat të matshëmdhe të pashëm për implemen-timin e marrëveshjes ekzistueseme MCC-në. Jemi të gëzuar qëBordi i MCC-së ka vlerësuar seekipi ynë ka treguar rezultat tëmirë dhe ka lansuar shpejtaktivitetet e financuara ngaProgrami i Pragut.

"Epoka ee rre": Ka kaluar një vit qëKosova ka përfituar grantin e parëtë Korporatës së Sfidave tëMijëvjeçarit prej 49 milionë dol-larësh. Sa është realizuar ky grant?Selimi: Tash e një vit Kosova, mendihmën e MCC-së, ka themeluarentitetin MFK. Në hapje tëentitetit kanë ardhur mysafirë sidrejtori ekzekutiv i MCC-së, pastaj kongresmeni Engel etj.Kemi punuar për përfundimin e

studimeve të fizibilitetit dhe diza-jnimit të projekteve, ndërsa qënga dhjetori do ta fillojmë imple-mentimin. Viti i ardhshëm ështëviti kur kompanitë imple-mentuese, që do të jenë merenome ndërkombëtare, do t'i fil-lojnë projektet si instalimi injehsorëve në banesat me ngro-hje qendrore, apo përmirësimi iefiçiencës energjetike të banesavedhe ekonomive familjare nëmbarë Kosovën. Ne, po ashtu,kemi nisur tashmë një projekt përhapjen e të dhënave qeveritaredhe kemi ndarë grante përshoqërinë civile në projektin qësynon rritjen e transparencësqeveritare. Pra, MFK-ja ka përm-bushur pritjet nga MCC të opera-cioneve të vitit të parë dhe tash dotë fillojë edhe viti i dytë që

nënkupton investimet në terren.

"Epoka ee rre": Përveç mbështetjesnë fushën ekonomike, ShBA-japo e mbështet Kosovën edhe nëfusha të tjera. Tani kemimbështetjen në fushën e sigurisëpër formimin e ushtrisë. Si ishzëvendësministër i Jashtëm, si poe shihni këtë mbështetjeamerikane për Kosovën në këtëfazë të rëndësishme?Selimi: Amerika dhe organizatat endryshme, por edhe sektori pri-vat, ka ndihmuar Kosovën në tëgjitha fazat e luftës për liri dheshtetformim. Ata kanë ndihmuarndërtimin dhe reformimin e njësistemi gjyqësor për mbajtjen esigurisë nëpërmjet forcaveushtarake, ka ndihmuar në inves-time private siç është rasti i inves-

timeve që pritet të vijnë nëTermocentralin Kosova e Re. Tashpo shihet edhe roli i madhmbështetës për transformimin eFSK-së. Pra, aleanca meAmerikën është shtylla kryesore eshumë proceseve që kemi pasur.Kjo aleancë nuk është vetëm ebazuar në interesa gjeostrategjike,por edhe në vlera të përbashkëta.Këto vlera duhet t'i ruajmë, përf-shirë luftën për të drejtat e njeriut,dialogun me fqinjë, mbrojtjen emultietnicitetit dhe trashëgimisëdhe dialogut ndërfetar, por edheluftën kundër korrupsionit dhekrimit të organizuar. Këto vlera tëpërbashkëta do të na hapin edhedyert e NATO-s dhe do të na sigurojnë për shumë mot si anëtarë të denjë të familjes sëkombeve atlantike.

ërparim të mëtutjeshëm në Kosovë

PRISHTINË, 113 DHJETOR (ER) -Presidenti i Kosovës, HashimThaçi, duke u bazuar në kom-petencat e veta kushtetuese, tëenjten ka shpallur dekretin përtetë ligje të sektorit të drejtësisë,të miratuara nga Kuvendi iKosovës. Thaçi ka dekretuar pakon e lig-jeve për reformën në sistemin edrejtësisë, përkatësisht KodinPenal, Ligjin për Gjykatat, Ligjinpër Përgjegjësinë Disiplinore tëGjyqtarëve dhe Prokurorëve,Ligjin për Mbrojtjen eSinjalizuesve, Ligjin përKompetencat e Zgjeruara përKonfiskimin e Pasurisë, Ligjinpër Këshillin Gjyqësor të

Kosovës, Ligjin për ndryshimindhe plotësimin e Ligjit përTrashëgiminë në Kosovë, si dheLigjin për ndryshimin dheplotësimin e Ligjit përProcedurën Jokontestimore.Presidenti Thaçi e ka vlerësuarlart punën e bërë përreformimin e sektorit tësundimit të ligjit. "Efikasiteti isundimit të ligjit është jetik përfunksionimin e demokracisë.Arsimimi, shëndetësia dhepolitikat e punësimit nuk mundtë avancohen pa qasje të shpe-jtë në drejtësi. Për të rinjtë,drejtësia është mundësia evetme për të ardhme më tëmirë", ka thënë Thaçi. Ai ka

kërkuar nga institucionet ligjz-batuese të këtij sektori që tajetësojnë ndryshimin, dukezbatuar ligjet dhe duke mbroj-tur interesin publik të qyte-tarëve. "Lufta e vazhdueshme einstitucioneve të Kosovëskundër korrupsionit nuk ështëvetëm plotësim i standardeve tëkërkuara nga BE-ja, por ështëdomosdoshmëri", u shprehpresidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka theksuar se kyështë obligim që kemi marrëndaj qytetarëve për ta përmirë-suar mirëqenien e tyre dhe ndajshtetit tonë për t'i kontribuarndërtimit të një shteti të fortë tësë drejtës.

Presidenti shpallidekretin për tetë ligje të sektorit të drejtësisë

Page 6: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

AKTUALE06 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018

Qendresa RRAMA

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Në ditëne dytë dhe të fundit ministri iZhvillimit Ekonomik, ValdrinLluka, ka qëndruar në Tokio tëJaponisë, ku është takuar mezyrtarë të lartë shtetërorë për tësiguruar përkrahje për projektetë ndryshme zhvillimore, përf-shirë termocentralin "Kosova eRe". I shoqëruar ngaambasadori i Kosovës nëJaponi, Leon Malazogu, min-istri Lluka ka takuar YoshihiroSeki, ministër Shtetëror përEkonomi, Tregti dhe Industridhe deputet në ParlamentinJaponez, me të cilin ka diskutu-ar përkrahjen e QeverisëJaponeze për projektin më tëmadh në historinë e Kosovës,ndërtimin e termocentralit"Kosova e Re". Ministri Seki ka potencuar seministria që ai drejton ështëduke e shikuar me kujdes zhvil-limin e projektit dhe ka premtu-ar përkrahjen e plotë duke kup-tuar situatën që gjendet Kosova,ku burim të vetëm energjetik kathëngjillin. Për më tepër, në këtëtakim u diskutua edhe për foru-min biznesor që do të mbahetnë muajin shkurt në Kosovë nëmes të bizneseve vendore dheatyre nga Japonia, forum ky ipërkrahur edhe nga QeveriaJaponeze.

Me këtë rast, ministri Lluka e kainformuar homologun për për-fitimet e kompanive japonezenëse operojnë në Kosovë, kusynim parësor kanë eksportin eprodukteve në tregun evropian.Ndër të tjera, Lluka ka poten-cuar se fuqia e lirë punëtore,tatimet e ulëta në fitim dhe në tëardhura personale, taksa prej 0përqindësh për dividendë, pozi-cioni gjeografik i Kosovës që jepqasje të lehtë në tregun eBashkimit Evropian, mar-rëveshja për tregti me BE-në ecila hap dyert në treg prej 600milionë banorësh dhe poten-ciali për të shfrytëzuar tokë pub-like deri në 99 vjet ofrojnëmundësi të jashtëzakonshmepër çdo investitor japonez qëdëshiron ta targetoj tregunevropian. Delegacioni nga Kosova ështëpritur në takime të veçanta ngaTadashi Maeda, guvernator dhedrejtori i përgjithshëm i BankësJaponeze për BashkëpunimNdërkombëtar (JBIC) dheMasafumi Nakada, president iagjencisë shtetërore për sig-urimin e eksporteve dhe inves-timeve (NEXI) me të cilët ështëdiskutuar mbështetja financiarenë projektin e Kosovës së Re. Qëllimi i takimit ishte për t'iinformuar këto institucione tërëndësishme rreth nevojave dhesfidave të Kosovës për sektorinenergjetik si dhe për të kërkuar

mbështetje për projekte të tjeranë fushën e infrastrukturës. Përmë tepër, Lluka ka kërkuarmbështetjen financiare në pro-jektet për menaxhimin e mbe-turinave, kryesisht në riciklimine mbeturinave dhe gjenerimin e

energjisë elektrike dhe termikenga mbeturinat, projekt ky qëdo ta rregullonte situatën embeturinave, deponive të mbe-turinave dhe, njëkohësisht,përveç një ambienti më tëpastër, qytetarët do të përfitonin

edhe energji të pastër me poten-cial të zgjerimit të kapacitetevetë ngrohtoreve të qyteteve më tëvogla. Ky projekt zgjoi interesimte guvernatori Maeda, ku edhe upajtuam që projekti të vazhdojëtë zhvillohet tutje.

Thellohet bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Japonisë

SKENDERAJ, 113 DHJETOR (ER) -Kuvendet zgjedhore të nëndegëvetë Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) po vijojnë në tërë Kosovën.Nga 1 200 nëndegë të PDK-së qëka në nivel Kosovës, deri tani janëmbajtur 70 kuvende. Në këto 70kuvendet e para zgjedhore, nëprocesin zgjedhor, sipas

Komisionit Zgjedhor të PDK-së,kanë marrë pjesë rreth 4 000 dele-gatë. Të mërkurën u mbajtënkuvendet zgjedhore në disa nën-degë si në Prekaz të Epërm,Rashincë dhe Muzeçinë.Në Prekaz të Epërm, me pjesë-marrjen e mbi 200 delegatëve, uzgjodhën organet drejtuese të

nëndegës së PDK-së. Me këtë rast,sipas Komisionit Zgjedhor, uzgjodh Kryesia e nëndegës me 11anëtarë dhe tetë delegatë përkuvendin e degës.Kryetar i nëndegës në Prekaz tëEpërm me votim të fshehtë uzgjodh Haxhi Bejta i cili mori bes-imin e shumicës së delegatëve të

pranishëm. Ai me këtë rast i falën-deroi të pranishmit për besimin edhënë dhe u zotua se do ta bëj mëtë mirën për platformën eDekadës së Re, si të vetmes plat-formë të qartë, me besim, zhvil-lim dhe integrim. Të pranishëm në këtë proceszgjedhor ishin edhe kryetari i

Degës së PDK-së në Skenderaj,Sami Lushtaku, nënkryetari ikomunës, Nuredin Lushtaku,deputetët e Kuvendit të Kosovësnga kjo anë, Blerta Deliu,Ganimete Musliu, Bekim Haxhiu,Rafet Rama, personalitete të tjeratë kryesisë qendrore dhe të Degëssë PDK-së në Skenderaj.

Haxhi Bejta zgjedhet kryetar i nëndegëssë PDK-së në Prekaz

Page 7: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

07E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 AKTUALE

Faton DDËRMAKU

PRISHTINË, 113 DHJETOR - ShërbimiSpitalor dhe Klinik Universitar iKosovës (ShSKUK) ka prezantu-ar të enjten rezultatet e punëspër vitin 2018 dhe planin epunës për vitin 2019. Drejtori iShSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, kathënë se kur ka ardhur në krye tëkësaj detyre, sistemin e shënde-tësisë e ka gjetur në gjendje tërëndë. Ai ka bërë me dije se kakërkuar intervenim të shpejtëpër t'i identifikuar problemetme qëllim të përmirësimit të sit-

uatës. "Sistemin shëndetësor ekemi gjetur në një gjendje tërënduar, një fakt që na kërkuar tëreagojmë menjëherë. Kemi ven-dosur që pacienti të jetë nëqendër dhe të gjitha aktivitetetjanë zhvilluar në këtë drejtim.Janë marrë masa urgjente që sit-uata të përmirësohet në nivel tësigurisë, duke filluar nga portahyrëse, infrastruktura, ambien-tet e punës, kemi siguruar stafinmbështetës si dhe pajisjet me tëcilat do të punohet", ka thënëSejdiu. Ai ka shtuar se mobilizimi ipërgjithshëm, bashkëpunimi

dhe përkrahja e ngushtë eMinistrisë së Shëndetësisë kadhënë rezultate të mëdha, sido-mos në Kardiologji Invazive dheKardiokirurgji. "Njësia Koronaredhe Kardiologjia Invazive, sëbashku me Kardiokirurgjinë,janë rezultate të jashtëzakon-shme, ku që nga 1 shkurti, mengritjen e shërbimeve 24 orësh,asnjë pacient nuk kërkon trajtimjashtë institucioneve tona pub-like. Kjo ka ngritur perfor-mancën e mjekëve, ka kursyerbuxhetin dhe ka krijuarlehtësime për pacientët tanë",është shprehur Sejdiu. Dukefolur për vitin 2019, ai ka thek-suar se spitalet rajonale do tëjenë prioritet kryesor. Ndërsa ministri i Shëndetësisë,Uran Ismaili, ka thënë se viti2018 ishte intensiv, pasi janëshënuar suksese të jashtëzakon-shme falë punës së madhe tëpunëtorëve shëndetësorë. "Kemiparë që kur i jepet prioritet shën-detësisë, edhe punëtorët shën-

detësorë i dalin krah punës. Kuru japim mundësi investimeve nësektorin e shëndetësisë, që ngainfermierët, ashtu edhe mjekëtdhe gjithë profesionistët shënde-tësorë do të jenë në gjendje takthejnë dinjitetin në spitalettona, që e kemi kërkuar për viteme radhë. Qëllimi yni është qëpacientët në Kosovë, në kohënevoje, ta shohin sistemin tonëshëndetësor si një derë ku mundtë shohin dhe marrin shërim", kadeklaruar Ismaili. Sipas Ismailit,në mungesë të përkujdesjesinstitucionale, për një kohë tëgjatë ka pasur një degradim tësistemit shëndetësor dhe përshkak të kësaj gjendje kanëpësuar të gjithë. "Ne kemi parënjë demoralizim, ndoshta tëpunëtorëve shëndetësorë,mungesë të pajisjeve, mungesëtë aparaturave të ndryshme, tëcilat e kanë limituar potencialine mjekëve. Por, në anën tjetër,edhe varfërim të popullatës. Sotkemi filluar investimet e mëdha,

po e rrisim buxhetin nga viti nëvit, jemi të impejnjuar që tashohim rritjen e pagave të punë-torëve shëndetësorë", ka thënëIsmaili. Ai ka folur edhe për sig-urimet shëndetësore, duke thënëse vitin e ardhshëm do t'i jepetrëndësi e veçantë kësaj çështjeje.Dardan Parduzi, shef i sektoritpër kontraktimin e shërbimeveshëndetësore, ka bërë prezan-timin e rezultateve në të cilatpërfshihen investimet nëaparatura të reja mjekësore,infrastrukturë dhe të tjera, e qëkanë ndikuar në përmirësimin ekushteve të punës jo vetëm përstafin shëndetësor, por edhe përpacientët. Prezantimin e rezul-tateve të punës për Spitalin eGjilanit e bëri drejtori NisretHajrullahu, ndërsa për Spitalin ePrizrenit, Afrim Avdaj,Prezantimi i rezultateve të punëspër vitin 2018 dhe planit të punëspër vitin e ardhshëm përShSKUK-në u mbështet ngaAmbasada e Luksemburgut.

Sejdiu: Në vitin 2019 spitalet rajonale do të jenë prioritet kryesore

Haradinaj prezanton draftmarrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë

Prishtinë, 13 dhjetor (ER) -Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, ka takuartë enjten ambasadorët evendeve të Quintit, të cilëve uaka paraqitur draftin e parë tëmarrëveshjes gjithëpërf-

shirëse, ligjërisht obliguesendërmjet Republikës sëKosovës dhe Republikës sëSerbisë. Ai ka treguar se kydraftdokument është doku-ment mbështetës për procesinekzistues të dialogut si dhe

aspektet që ndërlidhen mepërshpejtimin e këtij procesi."Shefi i dialogut teknik, AvniArifi, ka prezantuar kapitujt qëpër ne do të përbëjnë parame-trat kryesorë të marrëveshjes, ecila do t'i hapë rrugë normal-

izimit ndërmjet Kosovës dheSerbisë. Draftdokumenti meanekset përcjellëse u ështëdorëzuar edhe të gjithëbartësve të institucioneve dhekryetarëve të të gjitha subjek-teve politike. Në ditët dhe javët

në vijim ky draftdokument dotë diskutohet me të gjitha palëtnë shoqërinë tonë, për të arrit-ur te dokumenti përfundimtar,ku do të përfshihet ekspertiza etë gjithëve", ka thënë kryemi-nistri Haradinaj pas takimit.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar iKosovës (SHSKUK), dr. Basri Sejdiu, ka thënë tëenjten se kur ka ardhur në krye të kësaj detyre, sis-temin e shëndetësisë e ka gjetur në gjendje tërëndë. Ai ka thënë se mobilizimi i përgjithshëm,bashkëpunimi dhe përkrahja e ngushtë e Ministrisësë Shëndetësisë ka dhënë rezultate të mëdha nëkëtë sektor

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) prezanton rezultatet e punës për vitin 2018

Page 8: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

08 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 EKONOMI

Albulena SS. MMAVRAJ

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Ministri iDiasporës dhe InvestimeveStrategjike, Dardan Gashi, karaportuar të enjten para anë-tarëve të Komisionit për Punë tëJashtme, Diasporë dhe InvestimeStrategjike. Para anëtarëve të këtijkomisioni, ai ka shpalosur planin

për Ligjin për diasporën si dhe uështë përgjigjur pyetjeve tëdeputetëve. Puna e tij është kri-tikuar për mosefikasitet dheinformim në kohë të duhur sa iupërket dëgjimeve publike mediasporën.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!,Glauk Konjufca, ka kërkuar ngaministri Gashi të koordinohet mekryeministrin dhe të ndahet bux-

het nga shteti i Kosovës për fëmi-jët shqiptarë në diasporë përmësim në gjuhën shqipe. Nësenjë gjë e tillë nuk bëhet, sipasKonjufcës, atëherë pas 30 apo 40vjetësh ata rrezikojnë ta humbinidentitetin kombëtar. "Ju ftoj tëjeni më fleksibil në punën tuaj.Kam thënë edhe më herët se derinë prill s'mund ta kemi një ligjpër diasporën. Janë rreth 200

mijë fëmijë në diasporë dheshteti i Kosovës duhet ta marrëpër barrë shkollimin e tyre, në tëkundërtën rrezikojmë ta humbinidentitetin kombëtar pas 30 apo40 vjetësh", ka deklaruarKonjufca.Po ashtu, vërejtje për punën eministrit Gashit ka dhënë edhedeputetja tjetër e LV-së, FitorePacolli, e cila ka thënë seMinistria e Diasporës nuk e kainformuar me kohë diasporënpër dëgjimet publike. "Ne kemipasur takime të shumta nëFrancë, në Suedi, në Turqi dhenuk ka pasur informim të duhurse kur janë dëgjimet publike meta. Në Turqi e dimë se si janëshpërngulur dhunshëm ata. Nuk

u është përkthyer projektligji nëgjuhën turke pasi dihet se disaprej shqiptarëve atje e kanë tëvështirë praktikumin e gjuhësshqipe. Edhe diskutimi në Berlinka dështuar pasi vetëm tre vetaishin të pranishëm. Pra, pothua-jse çdo takim e bënin ad-hoc", kathënë Pacolli. Ministri Gashi në përgjigjet e tij katheksuar se sa i përket mësimit nëgjuhën shqipe dhe programitteleviziv janë në koordinim meshtetin shqiptar që të bëhet njëkoordinim i përbashkët. Ai kathënë se në këtë drejtim problemiqëndron te shteti shqiptar përkoordinimin financiar. SipasGashit, po kërkohet program përdiasporën, e jo kanal i veçantë.

Kërkohet buxhet për shkollat shqipe në diasporë

PRISHTINË, 113 DHJETOR (ER) -Guvernatori i Bankës Qendrore tëRepublikës së Kosovës (BQK),Fehmi Mehmeti, ka ndarë certi-fikatat për studentë të univer-siteteve dhe kolegjeve që përfun-duan me sukses programin epraktikës për vitin 2018 në BQK. Guvernatori Mehmeti kapërgëzuar studentët për punën etyre të bërë, duke i inkurajuar tavazhdojnë angazhimin. "BankaQendrore e Republikës sëKosovës do të vazhdojë tëmbështesë këtë program, dukeua ofruar mundësinë të gjithëstudentëve që të mësojnë përpraktikat më të mira ndërkom-bëtare. Organizimi i kësaj prak-tike tradicionale ka për qëllim t'umundësojë studentëve lidhjenmidis njohurive teorike të fituaragjatë studimeve dhe punës prak-tike në institucionet publike tëpavarura", ka deklaruarMehmeti.Ndërsa studentët kanë falën-deruar gjithë stafin e BQK-së për

gatishmërinë që t'u ndihmojnëpër kryerjen me sukses të prak-tikës. Programi i praktikës përstudentë, i ofruar nga BQK-ja,zgjatë një muaj dhe e veçanta ekëtij viti ishte pjesëmarrja e stu-

dentëve nga Gjermania dheItalia. Objektivi kryesor i këtij programiështë që me studentët e përzg-jedhur të ndahen përvojat e stafittë BQK-së dhe të realizohen pro-

jekte konkrete, ndërsa përzgjedh-ja e kandidatëve të suksesshëmbëhet duke marrë parasysh rezul-tatet e tyre në studime dheshkallën e motivimit për të bërëpraktikë profesionale në BQK.

Gjatë praktikës studentët e përzg-jedhur janë vendosur nëpër njësiorganizative të caktuara të BQK-së dhe kanë punuar nënudhëzimet e mbikëqyrësve tënjësive përkatëse.

Studentët e Kosovës dhe ata evropianëpërfundojnë praktikën profesionale në BQK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka kërkuar ngaministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, që tëkoordinohet me kryeministrin dhe të ndahet buxhet nga shteti iKosovës për fëmijët shqiptarë në diasporë për mësim në gjuhënshqipe. Nëse një gjë e tillë nuk bëhet, sipas Konjufcës, atëherë pas30 apo 40 vjrtësh ata rrezikojnë ta humbin identitetin kombëtar

Page 9: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

09E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 EKONOMI

PRISHTINË, 113 DHJETOR (ER) - Pasnjë remonti kompleks, "NjësiaB1" e Termocentralit "Kosova B"është kthyer në prodhim.Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) nga dita e enjte është nëprodhim me kapacitete të plota. Prodhimi vendor nga termocen-tralet e KEK-ut tanimë është rreth800 megavat orë energji elektrike."Kemi përfunduar me sukses një

proces shumë sfidues dhe kom-pleks të riparimit të turbinavedhe gjeneratorit në njësinë "B1".Gjatë dy ditëve të fundit janëkryer me sukses të gjitha testet ekomisionit në sistemin eturbinave dhe gjeneratorit. Kursedje është bërë ndezja e sistemit tëkaldajës, proces ky i cili pastaj kavazhduar me komisionimin enxehtë në sistemin e turbinave,

gjeneratorit G1 dhe pas testimittë suksesshëm, pas mesnatës sëdatës 12. 12. 2018, është bërësinkronizimi i 'Njësisë B1' në sis-tem", ka thënë drejtori menax-hues i KEK-ut, Njazi Thaçi. Sipastij, falë angazhimit maksimal të tëgjithë aktorëve në proces, lëshiminë operim i kësaj njësie ështëbërë dy ditë para planit dinamiktë paraparë. "Për informim, sot

nga ora 01.54 e mëngjesit KEKështë duke prodhuar mekapacitetin maksimal prodhuesnë termocentralet e 'Kosovës A'dhe 'Kosovës B', respektivisht menjësitë gjeneruese A3, A4, B1 dheB2 dhe me kapacitet maksimalprodhues prej 800 megavateshorë energji elektrike", ka bërë medije Thaçi.Korporata Energjetike e Kosovës

është e licencuar vetëm për prodhim të energjisë elektrikedhe e cila operon konformlicencës, ndërsa përgjegjësinëpër shpërndarje dhe furnizim,duke përfshirë edhe importin kurkonsumi është me i madh sesaprodhimi, e kanë kompanitë etjera të licencuara në treg, në këtërast, KEDS/KESCO si operator ishërbimeve universale.

Starton ‘Njësia B1’, KEK-u në prodhim me kapacitete të plota

Tahiri: Gjyqësori efikas, mundësia e vetme për investime dhe ndërmarrësi

PRISHTINË, 113 DHJETOR (ER) - Ministrii Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka priturtë enjten në takim kryetarët dhepërfaqësuesit e komunave nëpër tëcilat do të kalojë autostrada eDukagjinit. Ai ka njoftuar për vari-antet e prezantuara nga kompaniasi dhe variantin e përzgjedhur ngakompania si më i favorshmi përrealizim. Ministri Lekaj u kërkoi atyre t'iparaqesin sugjerimet dhe

komentet e tyre në mënyrë që kyprojekt të realizohet në harmonime vullnetin dhe nevojat e qyte-tarëve të vendit. Kompania projektuese eautostradës së Dukagjinit uaprezantoi në mënyrë të detajuarkryetarëve dhe përfaqësuesve tëkomunave të tre variantet epropozuar, duke i njoftuar ata edheme varantin e përzgjedhur nga ta sikompani projektuese, e i cili, sipas

tyre, është më i realizueshmi si përnga kostoja financiare, po ashtuedhe për nga ndikimi ambientaldhe socio-ekonomik.Kryetarët dhe përfaqësuesit idhanë vlerësimet e tyre fillestare,vlerësime këto që do të detajohengjatë debateve publike që do tëmbahen nëpër të gjitha komunatqë prekën nga autostrada, nëmënyrë që t'i hapet udhë edhe pro-jektimit final të kësaj autostrade.

Lekaj i njofton kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave për projektin e

autostradës së Dukagjinit

PRISHTINË, 113 DHJETOR (ER) -Ministri i Drejtësisë, AbelardTahiri, ka takuar të enjten profe-sorët dhe studentët e FakultetitJuridik, në kuadër të kampanjës"Drejtësia dhe biznesi", me tëcilët ka biseduar për çështje tëdrejtësisë komerciale dhe mbialternativën e themelimit të njëgjykate të specializuar në çështjekomerciale. Ministri Tahiri ka potencuarrëndësinë e rritjes së kapacitetevetë gjykatave në trajtimin e lëndëvetë fushës tregtare, meqenëse

aktualisht kjo është barrë e vetëmnjë departamenti në kuadër tëGjykatës Themelore të Prishtinës."Kemi ende sfida për plotësimin ekapaciteteve të kësaj natyre. Nukdo të rrimë indiferentë përballëkëtij fakti. Nuk mund të lejojmëqë bizneset vendore dhe ato tëhuaja ta luhatin besimin në insti-tucionet e drejtësisë. Jemi dukekërkuar alternativa dhe kësaj ikontribuon edhe përvoja dhe dijajuaj", ka thënë Tahiri. Ai ka për-mendur si mangësi edhemungesën e profilizimit të gjyq-

tarëve, duke bërë me dije se përkëtë gjë ka biseduar edhe medrejtuesit e Ministrisë sëDrejtësisë të Gjermanisë, me tëcilët janë pajtuar për trajnime dheprofilizime të mëtejmë të gjyq-tarëve në trajtimin e çështjevekomerciale. Përveç forcimit tëprofesioneve të lira ligjore, qëlehtësojnë qasjen në drejtësi,ministri Tahiri ka potencuar seefikasiteti i gjyqësorit do tamundësojë tërheqjen e inves-timeve të huaja dhe zhvillimin endërmarrësisë.

Page 10: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

10 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 KOSOVË

PRIZREN, 113 DHJETOR (ER) -Prokuroria Themelore nëPrizren, në bashkëpunim mePolicinë e Kosovës, pas njëhetimi të gjatë, duke përdorurteknikat speciale të hetimitdhe vëzhgimit, ka arritur tëarrestojë një grup të tëdyshuarve, me inicialet B. S.,L. Sh., P. T. dhe F. Xh., nën

dyshimin se kanë kryer nëvazhdimësi katër veprapenale si blerje, posedim,shpërndarje dhe shitje epaautorizuar e narkotikëvedhe substancave psikotrope:importim, eksportim, furnizim,transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim oseshitja e paautorizuar e

armëve apo materieveplasëse. Prokuroria dhe policia lidhur me këtë rastkanë zhvilluar bastisje nëkatër lokacione të ndryshme,duke përfshirë shtëpitë dhelokalet përcjellëse të tëdyshuarve dhe kanë arritur tësekuestrojnë prova materialetë rëndësishme për hetim.

Prokuroria e Prizrenit sekuestron arsenal armësh

MALISHEVË, 113 DHJETOR (ER) - Nëfshatin Drenoc dhe Carrallukëtë Komunës së Malishevës janëlarguar dy pika ilegale të mbeturinave inerte. Ky aksionështë ndërmarrë nga Komunae Malishevës, përkatësishtDrejtoria e ShërbimevePublike, në kuadër të aksionitnacional "Ta pastrojmëKosovën" dhe është realizuarnë bashkëpunim me ndërmar-rjet lokale në Malishevë. Sipas koordinatorit komunal,Naser Morina, ky aksion është

realizuar në bashkëpunim mendërmarrjen ndërtimore"Burimi", e cila me makinerinëe vet ka bërë largimin e mbe-turinave inerte në këto dydeponi. Ai ka bërë me dije kyaksion është duke vazhduar."Edhe në ditët në vijim do tëketë aksione të këtilla përlargimin e pikave apodeponive ilegale të mbeturi-nave, kryesisht të mbeturinaveinerte, të cilat paraqesin problem më të madh përambientin", ka thënë Morina.

Në Malishevë largohen dy pika tëmbeturinave inerte

RAHOVEC, 113 DHJETOR (ER) -Kryetari i Komunës sëRahovecit, Smajl Latifi, i kaftuar familjarët e dëshmorëve,veteranëve dhe invalidëve tëluftës që nesër t'i bashkohennë sallën e Kuvendit Komunalpër ta ndjekur seancën evotimit për formimin eushtrisë së Kosovës. "Jeni tëftuar që nesër, më 14 dhjetor,nga ora 10:00, bashkë në sal-lën e Kuvendit Komunal, tandjekim seancën ku do të

votohet formimi i Ushtrisë sëKosovës. Pa kontributin tuajtë pashoq ne sot nuk do tëgëzonim as lirinë, as shtetin eas ushtrinë, andaj kamdëshirë që këtë ditë historiketa ndajmë e përjetojmëbashkë. Po ashtu, janë të ftuartë gjithë qytetarët e interesuarqë të na bashkohen në këtëditë të madhe për Kosovën",është bërë me dije në njof-timin e Komunës sëRahovecit.

GJILAN, 113 DHJETOR (ER) -Koordinatori Nacional përKulturë, Rini dhe Sport nëQeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti,ka nënshkruar të enjten mar-rëveshje bashkëpunimi mekryetarin e Komunës së Gjilanit,Lutfi Haziri, për implementimine Programit Nacional për Rininëpër të gjithë nxënësit dhe studen-tët e kësaj komune. Kryetari i Komunës së Gjilanit,Lutfi Haziri, ka cilësuar lajm tëjashtëzakonshëm PrograminNacional për Rininë duke qenë ibindur në suksesin e tij."Sinqerisht, ka kohë që nuk kamdëgjuar lajm më të mirë ngaQeveria. Kemi zbrazëti tëaktiviteteve nëpër shkolla dhepër këtë nxënësit duhet të bëhenaktivë. Ata duhet ta kuptojnërëndësinë e garës dhe konkur-rencës. Ky program do t'u mësojëatyre se nuk është lehtë të fitoshdhe do t'i motivojë për mësim.Unë më shumë dëshirë do tambështes programin dhe do tëndihmojmë me të gjithakapacitetet që ka komuna jonë",ka thënë Haziri. Ndërkaq Koordinatori Nacionalpër Kulturë, Rini dhe Sport nëQeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti,ka thënë se Programi Nacionalpër Rininë nuk është program

politik dhe nuk ka të bëjë mepolitikën. "Kjo po dëshmohet sotme mbështetjen që kryetariHaziri po na ofron. Për herë tëparë qeveria po kthehetekskluzivisht sepse ky programështë hartuar për secilin nxënëstë secilës shkollë, duke filluar nganiveli fillor, i mesëm i ulët dheniveli i mesëm i lartë. Ky programparasheh përfshirjen e të gjithënxënësve dhe studentëve në garëdhe pres që të gjithë ata të përfi-tojnë nga ky program jo vetëm

përmes shpërblimeve që do tëndahen, por edhe në aspektinfizik, mendor dhe të dijes", ushpreh koordinatori Hoti.Memorandumi i nënshkruar ngaHoti dhe Haziri parashehbashkëpunimin dhe asistimin endërsjellë për implementimin eProgramit Nacional për Rininë sidhe aranzhimin e përbashkët tëaktiviteteve që kanë për synimpromovimin e diturisë,kreativitetit kulturor dhemendimit kritik si dhe sportit.

Kryetari i Rahovecitfton qytetarët ta përcjellin bashkëseancën për ushtrinë

Haziri e quan lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes përProgramin Nacional për Rininë

Page 11: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

11E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 OPINION

Nga BBedri IISLAMI

Duhet të ishte Qeveria përballëstudentëve, por është vetëmshefi i Qeverisë, Rama. Ministrja e Arsimit, LinditaNikolla, si duket e përfundoimisionin e vet: qëndrimi oselargimi i saj nga posti ministrorështë tashmë një formalitet i cilinuk çon më peshë. Edi Ramamori përsipër gjithë riskun embështetjes ose të shuarjes së

një lëvizje studentore, e cila, kurnisi, pakkush, as vetë ai, nuk emendoi se do të merrte këto për-masa dhe, për më tepër, do tëndizte edhe vatra të tjeraproteste pa lidhje me studentët. Jam i bindur se, edhe nëse njëditë ai do t'i bindë studentët përdialog me to, do ta ketë tëvështirë, në mos të pamundur,të marrë me vete një ministër,një drejtues të lartë, pasi vetëstatura e tyre përballë studen-tëve do të krijonte alergji. Me tit-ullarë të lartë institucionesh tëmajmur nga pangopësia ështëshumë e vështirë, në mos epamundur, të dialogosh qetë-sisht.Lehtësia me të cilën Rama moripërsipër në mandatin e dytë tadrejtonte vendin me po atanjerëz, të cilët në mandatin e

parë nuk u shquan për gjë tjetër,veçse për shitje tenderësh,duhet analizuar. Ashtu si edhemendjelehtësia fillestare me tëcilën mori përsipër të përballejme studentët "ngelës".Në varësi të qëndrimit që do tëmbajë janë tri gjëra në lojë: jetapolitike (tani është në tehun ethikës, ose duhet të fillojë ta bëjëkthesën e domosdoshme tëshumëpritur, ose do të shkojëmë tej, së bashku me karrocën etij qeveritare drejt greminës)karriera si shef qeverie (tashmëjo të gjithëve u intereson në atëthellësi si dikur) dhe fati i forcëspolitike që ai drejton.Jeta politike e Edi Ramës ështëfati i tij personal. Mund të rrijënë politikë ose mund të ikë ngapolitika. Një rastësi e ka sjellë,një lëvizje e fuqishme mund ta

largojë. Si shef qeverie nuk ështëas tragjike dhe as kërcënuesenëse bie. Por së bashku me të dotë bjerë edhe qeveria e tashmedhe në rrethanat e sotme vendimund të futet në një spirale tëpanjohur. I panjohur mbetetedhe fati i forcës politike që aidrejton, e cila në këto dekadapluralizëm ka qenë forca mëmoderne, më shpresëdhënëse,më tolerante dhe më progresive.Përballë studentëve Edi Rama katri mundësi:1. T'i miratojë symbyllur tëgjithë kërkesat e tyre, megjithësee di fare mirë se kostoja e tyre dotë jetë e lartë jo vetëm për qever-inë e tij, por edhe për tëardhmen; 140 mijë studentë nëShqipëri me të gjithë kërkesat etyre i kushtojnë shtetit rreth 250milionë euro në vit;

2. T'i refuzojë symbyllur të gjithëkërkesat e tyre dhe atëherëduhet të jetë i gatshëm të marrëmbi vete pasojat që mund tërrjedhin nga vendimi i tij;3. Të arrijë ta gjejë dialogun,duke gjetur tani, kur duhej tëishin gjetur më parë, ato rrugëqë sjellin shfryrjen e zemërimitdhe të rebelimit studentor.Ka përpara vetes një shumësistudentore, të ngazëllyer ngavetja, të mbushur me besim, tëmbushur me nxitimin për tëbërë gjithçka përmes revoltësbrenda së cilës, sot, në mos qëmbrëmë, kanë hyrë edhekthetrat e manipulatorëve.Risku që ka marrë për vete EdiRama është i lartë, në dukje ipapërballueshëm por, në fakt, airisk është edhe e ardhmja e tij.Humbja do të jetë fatale.

A do ta rrëzojnë studentët Edi Ramën?

MITROVICË, 113 DHJETOR (ER) -Kryetari i Komunës së Mitrovicës,Agim Bahtiri, ka pritur në takimambasadoren e Finlandës nëKosovë, Pia Stjernvall, me të cilënka biseduar për zhvillimet nëvend dhe bashkëpunimin eKosovës me Finlandën. KryetariBahtiri ka falënderuar mysafirëtpër interesimin për Mitrovicëndhe mbështetjen e vazhdueshmeqë Finlanda dhe populli i saj ikanë dhënë Kosovës dheMitrovicës. Ai ka thënë se është i

bindur se bashkëpunimi i mirë ikësaj komune me përfaqësuesitdiplomatikë finlandezë do tëvazhdojë edhe më tutje. "Nga njëqytet me plot probleme politike,të sigurisë, zhvillimore, ndëret-nike etj., Mitrovica sot është njëndër qytetet më të sigurta nëRepublikën e Kosovës. Këtë edëshmojnë edhe faktet që nuk kamë tela gjemborë në asnjë cep tëkomunës, nuk ka tensione dheprobleme ndëretnike, kanë rënënë mënyrë drastike të gjitha llojet

e krimit. Kjo është arritur vetëmfalë bashkëpunimit të mirë e tëngushtë të udhëheqjes komunaleme qytetarë", ka thënë Bahtiri.Në këtë takim Bahtiri ka thënë seështë i zhgënjyer dhe i shqetë-suar për moshapjen e urës mbilumin Ibër. "Kjo gjë nuk duhej tëndodhte sepse është punuarshumë në këtë drejtim, për arsyese i kam besuar BashkimitEvropian dhe z. Rakiqi, dhe nëfund të procesit për hapje të urësata ndryshuan qëndrimet e tyre

dhe kjo është shumë brengosësepër mua me vetë faktin se uratjanë ato të cilat lidhin qytetet dhemundësojnë lëvizjen e lirë tëqytetarëve e kjo mos të ndodhëështë jodemokratike dhe jonjerë-zore. Andaj për këtë gjë unë kammarrë iniciativë që ta bashkojqytetin e Mitrovicës sepse nukdëshiroj që dikush të manipulojme qytetarët e pjesës së veriut qëta ketë trupin në Mitrovicë ekokën në Beograd. Unë do t'u japshërbime të gjithë qytetarëve

pavarësisht prej nacionalitetit nëtërë territorin e Mitrovicës sepseroli im këtu është rritja e mirëqe-nies së qytetarëve të mi", kathënë Bahtiri.Ndërsa ambasadorja PiaStjernvall i ka thënë Bahtirit sevazhdimisht ka qenë e interesuarpër Mitrovicën, andaj edhe kaardhur për të parë nga afër se siështë gjendja, cilat janëvështirësitë me të cilat ballafaqo-heni dhe çfarë është perspektivapër të ardhmen.

Bahtiri i shqetësuar për moshapjen e urës mbi lumin Ibër

Page 12: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

12 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 OPINION

Ismet SSYLEJMANI

Pas Lidhjes Shqiptare tëPrizerenit e kryengritjes gjithep-opullore të organizuar nga ajomë 1878!Pas Kongresit të Alfabetit tëGjuhës Shqipe në Manastir më1908!Pas Shpalljs së Pavarësisë sëShqipërisë në Vlorë më 1912!Pas përfundimit të LuftësAntifashiste Nacional Çlirimtarenë Luftën e Dytë Botërore dheepokën e sajë!Lufta e ftohtë e Fuqive të Mëdhadhe pozita robëruese e popullitshqiptar nën ish - Jugosllavi, jovetëm nuk e nënshtruan por asnuk e ndalën në përpjekjet e tijpër liri e pavarësi!Me gjithë vështirësitë e mëdhaqë ka pasur dhe vazhdon të ketënë rrugëtimin historik nëshekullin e ri, në ecjen e tij pro-gresive e me suksese të larta, përtë cilat padyshim se në radhë tëparë i është mirënjohëspafundësisht gjakut të derdhurpër liri, luftës titanike dhe hero-ike të bijëve e bijave të tij më tëmirë, për pozitën e re falen-deron edhe miqtë dhe aleatet emëdhenj, fitore e suksese këtoqë i tmerrojnë jo vetëm armiqtëdhe tradhëtarët, por e bëjnëedhe me madhështore ecjen

dhe fitoret e mëdha që po vijnënjëra pas tjetrës për Atdheuntonë të dashur e të shtrenjtë, icili si kurrë më parë po vjenduke u ribërë e duke iu kthyervetës me tërë shkëlqimin efitimtarit dhe dalëzotësit të fat-eve të veta në mijëvjeçarin e ri!Lufta e UÇK-së, bombardimet eNATO-s, lufta e UÇPMB-së, luftae UÇK-së në Maqedoni,Pavarësia e 17 Shkurtit 2008-të eKosovës dhe ngjarjet tjera që eshënojnë kalendarin e madhkombëtar të arritjeve të mëdhakolosale të Kosovës në njërënanë dhe të gjitha evenimentettjera të vogla e të mëdha, kom-bëtare e ndërkombëtare, brendaShqipërisë, te shqiptaret nëMaqedoni, në Luginë tëPreshevës dhe te shqiptarët nëMal të Zi, janë postulate tëfuqishme për ecje të reja dhefitore të mëdha në të ardhmen!Populli shqiptar, vazhdon tëngjitet në lartesitë e mëdha dhetë shënojë fitore të reja!Çështja shqiptare në ballkan jovetem ka marrë drejtimet eduhura dhe që padyshim poshkon drejt zgjidhjes së drejtë eme peshë të re në arenënndërkombëtare, por ajo po shi-het qartë se do të shënoje suk-sese e momente të mëdha tëfitoreve të reja, të cilat do tështohen në vargun e suksesevetë cilat e bëjne edhe më tëbegatë suksesin për të cilinndonëse nuk është i përgaditur,populli shqiptarë do ta shijojë,sepse do të provojë në historinëe tijë ngjitje të reja të arritjeve,që e bëjnë kombin me pozitëmoderne e të padiskutueshmejo vetem në Ballkan dhe Europë,por edhe më gjerë!

Pozita e rëndë e trashëguar ngaroberia 5 shekullore turke dhenjë shekull roberi serbe, janë dyplagë që edhe pse jemi të lirë etë pavaruar, vazhdojnë të nakullojnë, të cilat na paraqesinshumë vështirësi, por qe kemiarritur ti përballojmë me sukses

edhe në rrethana të reja!Brenda trojeve tona kemialeatin e madh SHBA-në, e cilasi kurrë më parë në historinë ekombit tonë, gjithnjë e mëfuqishëm është duke mbështe-tur çështjen shqiptare nëBallkan!

Ditë të reja e të mëdha progre-sive po vijnë për shqiptarët nëBallkan!Do të dijmë të ecim me zgjuarsie menquri, me suksese e fitore!E ardhmja është në anën tonë!

Prishtinë 112.12.2018!

Page 13: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

13E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 KULTURË

PRISHTINË, 113 DHJETOR (ER) - Erlisa B.Çerkini ka lindur në nëntor të vitit 2003.Që nga mosha katërvjeçare ka provuarfusha të ndryshme të artit, si baletin,pianon, por veten e ndien më së miri kurpikturon. Si natyrë e karakterizon mod-estia, butësia, vendosmëria dhepërkushtimi i madh në qëllimet që i vëvetes. Në moshën dhjetëvjeçare prindërit e saji bënë një dhuratë të pazakontë, merastin e mbarimit të klasës së pestë mesukses të shkëlqyeshëm. E regjistruan nëkurs vizatimi te studio "Da Vinçi", e cilaudhëhiqet nga piktori i zellshëm FatonKryeziu. Kjo studio nxori në pah talentine saj për pikturë që nga mosha dhjetëv-jeçare. Pas një pune dhe përkushtimi përmë shumë se tre vjet rresht, arriti që nënëntor të vitit 2017 në BibliotekënKombëtare të Kosovës ta hapë ekspoz-itën e parë personale me rastin editëlindjes së katërmbëdhjetë. Paratë e pikturës së parë që shiti Erlisa iadhuroi SOS Fshatit të Fëmijëve, po nëditëlindjen e saj, në nëntor të 2017-s.Erlisa është angazhuar edhe nëaktivitete të ndryshme, si shah dhe gjim-nastikë, me ç'rast ka fituar katër herëmedalje (të argjendtë dhe të bronztë)nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës.Biografia e saj për moshën që ka ështëmjaft e pasur.

Erlisa në vitin 2015 ka marrë pjesë menjë nga punimet e veta edhe në ekspoz-itën kolektive, të organizuar dhe mbajturnë Lugano të Zvicrës.Në dhjetor të vitit 2017 është shpërblyernga ambasadori anglez në Kosovë memirënjohje për 'Qytetari aktive'. Po nëmuajin gusht të vitit 2018 është ftuar tëmarrë pjesë me ekspozitë personale në"Etno Fest", ku regjisori i njohur FadilHysaj e ka vlerësuar shumë lart talentin

e saj: "Kur i kam parë këto piktura nukkam mundur të besoj se i ka bërë njëvajzë 14-vjeçare. Erlisa, Zoti ta ka dhënënjë talent që rrallë ia jep në 200 vjet diku-jt, dorë gjeniale. Kjo vajzë ka me qenëkrenaria jonë e ardhshme, e gjithëshekullit që vjen pas", është shprehurregjisori Fadil Hysaj. Aktualisht Erlisa ka hapur ekspozitën eradhës në qendrën tregtare "Albi Mall",kati i III, të cilën e ka mbështetur Banka

"Raiffeisen". Erlisa ëndërron që në tëardhmen të mbajë ekspozita edhe nëvende të tjera të botës. Përpos talentit tëErlisës, edhe motra e saj më e vogël,Stina ka pasion pianon, por edhe sportine gjimnastikës. Në nëntor të këtij vitiështë organizuar gara nga Federata eGjimnastikës së Kosovës, ku ajo ështëshpërblyer me medalje të argjendtë nëdisiplinën tra ekuilibri.

Portret për piktoren e suksesshme Erlisa Çerkini

ARBEN DRESHAJ

ME FAT,KOSOVË,USHTRIA

E bekuar qoftë kjo ditëShumë gjatë e kemi pritëMe fat mandati i riFSK e jona Ushtri

Rri krenare e kokë lartJe me plot fat e nderQe je pasardhëse e UÇK-së

Ushtrisë që lindi nga ky popullNjë luftë bëri, për një fitoreNjë moto të thjeshtë kishteLiri a vdekje në këto troje

Po dridhet toka, mali e fushaQielli po ushtonFSK po parakalon, kënga po jehon

"Jem sokola e sokoleshaPër këtë tokë s'na dhimbet jetaAmanet na e la i pariKomandanti Adem Jashari

Që nga jugu në veriTrupat tona janë fuqiNë çdo pëllëmbë e në çdo cepGarantojmë sovranitet

Për sukses s'bëjmë kompromisPër fitore jemi lind e rritëSytë shqiponjë na bëjnë dritëGjithë armiku na ka frikë

Me aleatë e për liriPara nesh nuk ka kufijMe shumë fat i kemi miqtëTë pafat i kem armiqtë"

Me fat Kosovë UshtriaUrime, qytetarë, aleatë e miqFaleminderit nga zemraE shenjta Amerikë!

Page 14: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

14 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 MEDIALE

PESHORJAKa disaçështje

urgjente qënuk ju lënë të

mendoni për më vonë. Duhett'i zgjidhni sa më shpejt, pahapur probleme të tjera që

mund t'ju cenojnë.

AKREPIMendoni

mirë kushjanë gjërate rëndë-

sishme që doni të bëni sot.Nëse neglizhoni dikë ngapjesëtarët e familjes do tëkeni qejfmbetje më pas.

SHIGJETARIKeni marrë

të gjithëstresin e

punës mevete në shtëpi sot. Askushnuk është i interesuar të

dëgjojë për çështje pune kurdo të qetësohet.

BRICJAPIKeni lënëmundësi

bashkëpunimime të gjithë

pa bërë dallime. Ka personaqë në të shkuarën nuk jukanë ndihmuar aspak që

duhet t'i konsideroni.

UJORIEdhe psemënyrajuaj e të

vepruaritduket pak e ashpër sot, mosu shqetësoni. Vetëm kështu

do të mund të merrni rezultate në fund të ditës.

PESHQITSot do të

keni përplasje

takimesh menjë mikun tuaj. Ju duhet të

jeni në takimet që ai ka, pordhe ai duhet të jetë një

mbështetje për ju.

DASHIMendimijuaj sot

shkon tenjë person i

caktuar që, mbase, nuk kashumë probleme këtë peri-udhë, por gjithsesi është

meraku juaj i përhershëm.

DEMIE dini që

keni potenciale

në vetvete,megjithatë në shumë raste

nuk jeni në gjendje të dallonikah anon e vërteta.

BINJAKËTSot

provoni tëvini si prior-

itare lumturinëtuaj. Në këtë mënyrë do t'i

bëni të lumtur edhe ata që juqëndrojnë pranë dhe që ju

duan.

GAFORRJANë gjestete vogla jumund ta

shihni dimen-sionin e vërtetë të njerëzve.Është mirë të vëzhgoni me

vëmendje këtë gjë në tëardhmen.

LUANIDuhet t'ijepni njëshkundje

të fortë situ-atës në të cilën ndodheniaktualisht. Jo gjithmonë

duhet t'i lini gjërat në dorë tëtë tjerëve.

VIRGJËRESHADuhet tëjeni më

praktik sot.Ka momente

që nuk i keni parashikuar,por që mund ta prishin

komplet rendin e ditës suaj.

Kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenj-ta në Evropë, me një vlerë 2.3 milionë eurosh.Pema është krijuar e gjitha me flori nga kom-pania gjermane "Pro Aurum", e cila merretme tregtinë e metalit të çmuar. Sipas kom-panisë, pema mund të kushtojë më shumë nëditët në vazhdim, pasi vlera e arit është dukeu rritur çdo ditë që kalon.

E rrallë

Pema ee KKrishtlindjeve,e ggjitha pprej ffloriri

FOTO E DITES

E pyeten një të moshuar se çfarë tëkëqijash ka pleqëria.- Tri janë të këqijat e pleqërisë, tha imoshuari. E para është skleroza. Dy tëtjerat i harrova.

Veturat lëvizin ngadalë përgjatë urës, në një trafik në Moskë të Rusisë. /AFP/

E jashtëzakonshme

B A R S O L E TA E D I T Ë S

“ALPHA” 3D, Aventure/Drame/Familjar; 1 ore 36 min

Rolet: Kodi Smit-McPhee, Jóhannes HaukurJóhannesson

Regjia: Albert Hughes

Vetem gjate vikendit në ora 14:00

Në ora 16:00“JOHNNY ENGLISHSTRIKES AGAIN”

Aksion/Aventure/Komedi; 1 ore 28 min

Rolet: Rowan Atkinson, Olga Kurylenko,Emma Thompson, Ben Miller, Miranda

Hennesy, Jake Lacy, etj.Regjia: David Kerr

Në ora 18:00“NIGHT SCHOOL”

Komedi; 1 ore 51 min

Rolet: Kevin Hart, Tiffany Haddish, Rob Riggle,Taran Killam, Romany Malco, etj.

Regjia: Malcolm D. Lee

Në ora 20:00“SIBERIA”,Komedi; 1 ore 51 min

Rolet: Keanu Reeves, Ana Ularu, Pasha D.Lynchnikoff, James Gracie, Eugene Lipinski,

Rafael Petardi, Veronica Ferres, Molly Ringwald,etj.

Regjia: Matthew Ross

Në ora 22:00“VENOM” 3D,

Aksion/Horror/Fantastiko-Shkencor; 1 ore 52min

Rolet: Tom Hardy, Michelle Williams, RizAhmed, Scott Haze, Reid Scott, etj.

Regjia: Ruben FleischerBased on the Marvel Comics

Programi i shfaqjes së filmave në Kino ABC

Për informata dhe rezervime të biletave thirrni FALAS: 0800 22222 dhe [email protected], www.kinoabc.info, fb: Kino ABC.

Një koleksion me monedha tëarit, të cilat besohet se u fshe-hën para 900 vjetëve, janë zbu-luar nga arkeologët në qytetine lashtë të Cezaresë, Izrael. Atagjetën një kuti prej bronzi qëpërmbante monedha dhe njëunazë të vetme ari. Të gjithaishin të fshehura mes gurëvenë anën e një pusi. Besohet sedikush fshehu kutinë me 24monedha ari, por nuk u kthyeta merrte kurrë. Arkeologëtthonë se pronari mund të ketëvdekur në vitin 1101.

Gjenden mmonedhat ee aarit, uu ffshehën ppër 9900 vvjet ppranë ppusit

Page 15: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

15E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 SPEKTËR

Aktorja dhe këngëtarja e njo-hur Jennifer Lopez është njëndër emrat më të lakuara në

media si për paraqitjen, po ashtuedhe për projektet dhe jetën pri-vate. Së fundmi ajo kishte mahni-tur të gjithë me pamjen në

Manhattan, ku ishte e veshur egjitha me të rroba të bardha.Jenniferi tashmë është e njohurpër daljet e shpeshta në publikdhe për zgjedhjet e veshjeve kuasnjëherë nuk ndodh të mosduket bukur.

Jennifer LLopezi sshkëlqennë ttë bbardha

Zayn Malik është fotografuarduke dalë nga ndërtesa ebanesës së tij në Nju Jork,

duke u drejtuar për tek ahengu ipublikimit të albumit të tij.Këngëtari 25-vjeçar i shfaqi tatu-azhet në gjoksin e tij me njëkëmishë të zezë të zbërthyer,xhaketë sportive dhe pantallona tëstilit marinë, i shoqëruar nga anë-tarët e familjes dhe një grupimiqsh. Pas përfundimit tëahengut, në rrjetin social në"Twitter" ai i ka falënderuar tëgjithë që ishin të pranishëm për tëfestuar me të.

Zayn feston publikimin e albumit

Taylor Swift së shpejti do të fejohet

Gwen Stefani dhe BlakeShelton 'gjetën' dashurinënë vitin 2015. Qysh atëherë

është përfolur vazhdimisht se atado të fejohen derisa më vonë uraportua se Shelton do ta bëjë pyet-jen e 'madhe' gjatë festës sëKrishtlindjeve këtë vit. Por, duket seçifti nuk e ka këtë brengë. "Ka zeropresion", ka thënë këngëtarja nënjë intervistë me Natalie Morales

për "Today". Këngëtarët e "YouMake It Feel like Christmas" kanëfilluar romancën e tyre pasi kishingjetur mbështetjen te njëri-tjetripas ndarjes nga bashkëshortëtparaprakë. Stefani është pyeturnëse ylli 42-vjeçar i muzikës është"dashuria e përjetshme", ajo nuk kahezituar të përgjigjet. "Shpresoj sepo, është", ka thënë ajo mebuzëqeshje.

Gwen Stefani thotë se Blake Shelton është

dashuria e saj e përjetshme

Taylor Swift është një ndërkëngëtaret që jetën private emban shumë të fshehtë, ashtu

e mbajti edhe lidhjen e saj me JoeAlwyn. Pas dy vjet lidhje, më në fundJoe ka vendosur të bëjë një hap tërëndësishëm për romancën e tyre,

sipas "Elle". Dëshira e Joes është qëpropozimi të jetë shumë i veçantëpor, pavarësisht kësaj, është i sigurtse Taylor do t'i përgjigjet me "po".Çifti kohët e fundit është parëshumë së bashku dhe duket shumë ilumtur me njëri-tjetrin.

Page 16: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

QENDRA SPORTIVEQENDRA SPORTIVE“BUJQËSIA”

TEL: 045/82 82 82TEL: 045/82 82 82

“BUJQËSIA”

PROGNOZA SPORTIVE CELTA DE VIGO - LEGANES 1

16 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018

SHEFF UTD - WEST BROM 1 LIVINGSTON - HEARTS 2

Ademi synon postin e nënkryetarit në KomitetitOlimpikAgim Ademi, pasi e zëvendësoi legjendën FadilVokrri në postin e kryetarit të Federatës sëFutbollit të Kosovës, po synon ta zëvendësojëedhe në postin e nënkryetarit të KomitetitOlimpik të Kosovës (KOK). Kuvendi i punës sëKOK-ut do të mbahet më 21 dhjetor. PërveçAdemit, kandidat tjetër është edhe kryetari iFederatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi.

Dy skitare do ta përfaqësojnëKosovën në EYOF Sarajeva2019Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë përherë të dytë në Festivalin Olimpik EvropianDimëror për të Rinj (EYOF), Sarajeva & SarajevaLindore 2019, që mbahet prej 9 deri më 16 shkurtnë Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë eHercegovinës. Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpiktë Kosovës, në bashkëpunim me FederatënSkitare të Kosovës, ka vendosur që në EYOFSarajeva & Sarajeva Lindore 2019 të dërgojë dysportiste të skijimit alpin: Elba Kokaj dhe KleaVrella. Të dy skitaret, Kokaj (17-vjeçare) dhe Vrella(16), do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllal-lom i madh. Bashkë me sportistet do të udhëtojnëedhe trajnerët Feim Kollçaku dhe Egzon Agani.Kosova është në mesin e 48 shteteve të Evropës qëdo të marrë pjesë në EYOF Sarajeva & SarajevaLindore 2019. Për herë të parë në EYOF-indimëror, KOK-u u paraqit në "Erzurum 2017".

Gjilani konfirmon largimin eCaesarit dhe Marinhos Raportimin e gazetës "Epoka e re", se nga skuadraGjilanit janë larguar dy futbollistët e huaj,Mauricio Marinho dhe Trevin Ceasar, e ka konfir-muar vetë klubi nga Anamorava. "S. C. Gjilani nëmirëkuptim të dyanshëm ka ndërprerëbashkëpunimin me dy futbollistët e ardhur nëafatin kalimtar të verës. Bëhet fjalë për lojtarinTrevin Shonari Caesar i ardhur nga Trinidad dheTobago dhe për brazilianin Jose MauricioMarinho të cilët kishin mbrojtur ngjyrat e klubitnë pjesën vjeshtore të edicionit të sivjetmë në fut-bollin tonë. Gjilani i falënderon futbollistët përangazhimin sa ishin pjesë e klubit tonë dhe uuron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre fut-bollistike", thuhet në njoftimin e Gjilanit. Kjoskuadër ka konfirmuar se është në bisedime medisa futbollistë ku pritet të përforcohet në afatinkalimtar të janarit.

SHKURT

Prishtinë, 12 dhjetor - Kryetari iFederatës së Futbollit tëKosovës, Agim Ademi dhe sekre-tari i përgjithshëm, Eroll Salihu,kanë pasur një takim me presi-dentin e UEFA-s, AleksanderÇeferin, kurse ata e kanë takuar

në një takim joformal dhe miqë-sor ish-presidentin e UEFA-s,Michel Platini. Me këtë rast pres-identi Ademi e ka falënderuarlegjendën e futbollit francez përgjithçka çfarë bëri për futbollin eKosovës dhe për hapjen e rrugës

së anëtarësimit në UEFA."Platinit iu bë ftesë për të qenëmysafir i FFK-së si shenjë falën-derimi për atë që bëri për fut-bollin e Kosovës të cilën ai e pra-noi me kënaqësi", thuhet nënjoftimin e FFK-së. Nga ana e tij,

Platini e kujtoi rrugëtimin eFFK-së për anëtarësim në UEFAdhe FIFA, derisa me nostalgji ekujtoi presidentin Fadil Vokrridhe shprehi dhimbjen dhengushëllimet më të sinqerta përvdekjen e tij.

Drejtuesit ee FFFK-ssë ttakuan iish-ppresidentin ee UUEFA-ss, MMichel PPlatini

Veton ZZYMBERI

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Para fillimit tëkampionatit 2018/2019, LiridonFetahaj u huazua nga Prishtina te ish-skuadra e tij, Liria, për shkak se nukkishte hapësirën e mjaftueshme nëskuadrën kryeqytetase. FutbollistiFetehaj rikthimin në ish-skuadër eshfrytëzoi për mrekulli për faktin se ushndërrua ndër lojtarët më të mirë nëskuadrën prizrenase, madje hyri edhenë mesin e golashënuesve më të mirënë Superligë, me pesë gola tëshënuara. Pas përfundimit të sezonit vjeshtorFetahaj nuk e di se cilën fanellë do tadjersijë në sezonin pranveror. Ai kathënë për "Epokën e re" se kjo ështënjë çështje që do të vendoset në mes tëkryesisë së Klubit të Prishtinës dhekryesisë së Lirisë, por nuk ka treguar secila është dëshira e tij. "Unë kam kontratë me Prishtinën edhe një vit egjysmë. Në sezonin vjeshtor isha ihuazuar te Liria. Në pranverë nuk e dise ku do të luajë, pasi për këtë çështjejanë duke biseduar kryesitë e klubeve",ka thënë Fetahaj. Futbollisti anësor i Lirisë ka folur edhepër formën personale dhe atë tëskuadrës gjatë sezonit vjeshtor.Pavarësisht se nuk është sulmues tipikdhe shënoi pesë gola, Fetahaj është ibindur se rezultatet kanë mundur tëjenë edhe më të mira. "Nuk jam aq i

kënaqur me atë që kam treguar person-alisht, pasi kam mundur të jap edhe mëshumë. Ndërsa si klub kemi lëshuarshumë pikë që nuk është dashur t'ilëshojmë. Në disa raste jemi dëmtuaredhe nga gjyqtarët dhe, sikurse këtomos të ndodhin, do të ishim në vendin

e katërt", ka deklaruar Fetahaj. Skuadra e Lirisë e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e dhjetë me 19 pikëtë grumbulluara, derisa regjistroigjashtë fitore, një barazim dhe dhjetëhumbje në shtatëmbëdhjetë ndeshjete zhvilluara.

Fetahaj shkëlqeu në vjeshtë, por nuk e di ku do të luajë në pranverë

Liridon Fetahaj ende nuk e di se ku do të luajë në sezonin pranveror, pasi për këtë dotë vendosë klubi i Prishtinës dhe ai i Lirisë. "Unë kam kontratë me Prishtinën edhe njëvit e gjysmë. Në sezonin vjeshtor isha i huazuar te Liria. Në pranverë nuk e di se ku dotë luaj, pasi për këtë çështje janë duke biseduar kryesitë e klubeve", ka thënë Fetahaj

Page 17: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

17E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 SPORT

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Java e 14-t në Media Ligë sjell dy derbi,por edhe ndeshje të tjera tëforta. Ekipi lider, "Epoka e re",pas humbjes nga "GazataMetro", pritet t'i rikthehet fitoresnë ndeshjen ndaj "D+", kurse

derbi i parë do të zhvillohet nëmes të "Media Works"-it dhe"Gazetës Metro". Derbi tjetërzhvillohet në mes të ekipit të"Gazetës Zëri" dhe "KlanKosovës". "Zëri" është në formëshumë të mirë, pasi ka regjistru-

ar tetë fitore radhazi, kurse"Klani" ishte ndër ekipet më tëmirë, por me dy humbje radhazii ka zbehur gjasat për pozitën eparë. Përballje të forta pritenedhe në mes të "Infokusi"-it dhe"KosovaPress"-it si dhe në mes

të "RTV Dukagjini" dhe"Lajmi.net". Në përballjet e tjeratakohen: "Ora Info"-"Kallxo.com", "InfoKosova &PrishtinaPost"-"Telegrafi", "RTVDukagjini"-"Lajmi.net" dhe"Gazeta Blic"-"RTK".

Dy dderbi nnë MMedia LLigë, ""Epoka ee rre" ssynon tt'u rrikthehet ffitoreve

Reali rikthen interesimin për IcardinReal Madridi ka ringjallur interesimin për kapitenin e Interit, MauroIcardi, pasi klubi italian u eliminua nga Liga e Kampionëve. Interiqë tani do të bëjë gara në Evropa Ligë do të përballet me interes-imin e Realit për lojtarin më të mirë që së fundmi ka thënë se nukdo të largohet nga "San Siro" pa fituar ndonjë trofe me Interin.Gazeta "AS" raporton se largimi i hershëm i Interit nga"Championsi" mund t'ia ndryshojë mendjen Icardit dhe kjo do tëjetë e mjaftueshme që Madridi ta tentojë transferimin e tij në janar,pas disa dështimeve gjatë verës. 25-vjeçari ka realizuar 12 gola në 18paraqitje në të gjitha garat për Interin.

Wengeri: Zidane duhet të shkojë nëPremierë LigëKa kohë që Zinedine Zidane "dërgohet" në Premierë Ligë. Madje nëstolin e Manchester Unitedit në vendin e Jose Mourinhos. Franceziështë i papunë që pas dorëheqjes nga Reali i Madridit. Megjithatë,ai ka marrë një këshillë nga Arsen Wengeri. "Nëse ai do të punojë nëmajë të futbollit duhet të drejtojë në Angli ditët e sotme. Megjithatë,ka shumë pasiguri pas 'Brexit' dhe ngrihet dyshimi nëse PremierëLiga do të dominojë financiarisht. Anglia është vendi i vetëm ku 6ekipe luftojnë për kampionatin. Në disa vende si Franca mund tëthuash që në shtator se kush do ta fitojë titullin", ka thënë Wengeri."Në rastin e tij unë do të shikoja një aspekt tjetër të punës. Ai ështënë një pozicion të vështirë, ka qenë në klubin më të madh në botë.Tani mund të shkojë te klubi i dytë më i madh në botë. Ai ose duhettë ndërtojë diçka nga fillimi me një projekt afatgjatë, ose të shkojënë një klub ku mund të konkurrojë menjëherë", ishin këshillat eWengerit, i cili u tërhoq nga Arsenali pas 22 vjetësh.

Toure rikthehet në Premierë Ligë Mesfushori Yaya Toure është larguar nga Olimpiacosi. Klubi grek kakonfirmuar se Toure po largohet si një mik dhe se dyert e kësajskuadre gjithmonë do të jenë të hapura për të. Mediet në ishullraportojnë se ish-lojtari i Manchester Cityt, Barcelonës dheMonacos po preferon rikthimin në Premierë Ligë.

Hazardi, objektiv i Bayernit Bayern Munchen ka pasur gjithnjë si objektiv që të afrojë sa mëshumë lojtarë nga kampionati gjerman, me synimin e vetëm për t'uforcuar vetë, por edhe për t'i dobësuar kundërshtarët. Kampionët eGjermanisë kanë nisur të mendojnë që tani për lojtarët që mund tëafrojnë. Synimi i radhës është lojtari i Gladbahut, Thorgan Hazard.Belgu ka bërë mjaft mirë këtë edicion duke shënuar dhe gjashtëgola. Lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe Bayernido të përfitojë nga kjo situatë.

Oweni: Pogba me Kloppin oseGuardiolën do të ishte ndryshe Paul Pogba do të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë nëse do tëluante për skuadrat ku janë trajnerë Jurgen Klopp dhe PepGuardiola. Kështu ka deklaruar ish-sulmuesi i Liverpoolit dheManchester United, Michael Owen. "Mendoj se trajneri duhet tëmarrë një pjesë të fajit, për sistemin dhe mënyrën se si ai luan. Mëkujtohet kur Pogba nënshkroi së pari dhe po përpiqeshin me tëgjitha llojet e mesfushorëve, brenda dhe përreth ekipit, që të mer-rnin më të mirën nga ai. Më vjen keq për të nga ky këndvështrimpor, si lojtar, është frustruese kur e sheh Pogban. Ai ende duketsikur një 16 apo 17-vjeçar dhe po mëson lojën e futbollit. Mendoj sePogba bën kaq shumë gabime në lojëra, gjë që është frustuese.Nëse ai do të luante siç duhet…, nëse do të luante nën drejtimin eGuardiolës, Kloppit apo dikujt tjetër si ata, mendoj se do të ishte njënga lojtarët më të mirë në botë. Por, për momentin nuk mund tathemi këtë", ka thënë Owen. "Pogba është krejtësisht lojtar i klasësbotërore, por duke luajtur në një ekip të caktuar, në një mënyrë tëcaktuar. Jam shumë i irrituar ta shoh ashtu, sepse e di që është më imirë se ai që e shohim javë pas jave. Nuk mendoj se mënyra se siskuadra po luan, ose mënyra se si trajneri po e menaxhon, është efavorshme për ta marrë më të mirën prej tij", ka deklaruar Owen.

SHKURT

PRISHTINË, 113 DHJETOR - Ministri iKulturës, Rinisë dhe Sportit,Kujtim Gashi, ka pritur të enjten nëkabinetin e vet klubin e hendbollitnë kategorinë e vajzave "Istogu",pas kualifikimit të tyre në mesin e16 skuadrave më të mira të EHFChallange Cup. Me këtë rast, min-istri Gashi shprehu mirënjohjedhe falënderime për suksesin eradhës të hendbollisteve të klubit"Istogu", duke e vlerësuar kuali-fikimin e tyre në Challange Cup sikualifikim historik. "Dua të përgë-zoj këto sportiste të talentuara tëcilat me punën e tyre tashmë kanëarritur të jenë pjesë e finales sëChallange Cup në mesin e 16ekipeve më të mira të Evropës.Sukseset e sportisteve tona çdoditë e më shumë po dëshmojnë sevendi ynë ka të rinj dhe të reja tëtalentuar që me punën e tyre poarrijnë suksese edhe jashtë ven-dit", ka thënë Gashi, i cili ka treguarse është i vendosur ta vazhdojëpërkrahjen e sportisteve, sidomoskrijimin e kushteve infrastruktur-

ore në mënyrë që ato t'i zhvillojnëaktivitetet e tyre në ambiente tëpërshtatshme sportive. "Ne jemi tëpërkushtuar që të punojmë përkrijimin e kushteve për të gjithësportistët e vendit dhe klubet tonaqë po vazhdojnë të korrin sukseseedhe në gara ndërkombëtare.Andaj edhe sot ju bëj me dije sepërkrahja jonë për vajzat e klubit

'Istogu' nuk do të mungoj", kashtuar Gashi. Ndërkaq FarukShala, trajner i klubit të hendbollitnë kategorinë e vajzave "Istogu",falënderoi ministrin Gashi përpritjen e tij dhe për gatishmërinë etij për të ndihmuar dhe përkrahurvajzat në rrugëtimin e tyre përarritjen e sukseseve të reja edhejashtë vendit.

Gashi: Suksesi i Istogut, dëshmi se kemi talente e cilësi në sport

Oakland, 13 dhjetor - Torontofitoi 113-93 ndaj Golden Statesnë fushën e këtij të fundit, sfidëqë vuri përballë njëra-tjetrës dyskuadrat kryesuese të konferen-cave përkatëse. Por në fund tri-umfoi ekipi kanadez, ndjeshëmmë superior në fushë, duke eudhëhequr gjatë gjithë kohësndeshjen, me Lowry që ishteshënuesi më i mirë me 23 pikë e12 asistime. Të gjithë titullarët eekipit kanadez realizuan mbi 10pikë, duke bërë diferencën nëfushë (32 pikë u realizuan ngalojtarët e stolit), ndërsa përGolden Staten nuk mjaftuan 30pikët e Durantit për ta evituarhumbjen, me Warriorsin që zbretnë vendin e dytë në Perëndim.Pas kohës shtesë fiton ekipi iBostonit, që mundi 130-125Washingtonin jashtë fushës,ndeshje me rivalitet përgjatëgjithë kohës. Ndeshje e mirë përIrvingun, autor i 38 pikëve përCelticsin, mbështetur edhe ngaMorrisi me 27 pikë, duke fituarduelin me Wallin (34 pikë).Humbet skuadra e Milwaukees,

që këtë sezon ka bërë njëparaqitje të mirë, duke qenë nëvendin e dytë në Lindje.Milwaukee u mund 113-97 ngaIndiana, sfidë ku vendësit patëngjatë gjithë kohës epërsi dhe tri-umfuan falë 25 pikëve e 11reboundeve të Youngut si dhe 23pikëve të Turnerit.

Toronto deklasoi kampionëte Golden States

REZULTATET

Charlotte - Detroit 108-107Cleveland - New York 113-106Indiana - Milwaukee 113-97Philadelphia - Brooklyn 124-127Washington - Boston 125-130Memphis - Portland 92-83New Orleans - Oklahoma 118-114Dallas - Atlanta 114-107Utah Jazz - Miami 111-84Sacramento - Minnesota 141-130Golden State - Toronto 93-113

Page 18: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

18 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITET

Page 19: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

19E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITET

Page 20: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

20 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITET

Page 21: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

21E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITET

Page 22: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

22 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITE

Page 23: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

23E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITET

Urgjentisht kërkoj një lokal për blerje ne Prishtine.Lokali duhet te jete me dokumente ne rregull, çmimideri 600.000 euro. Për informata mund të na kontak-toni në këtë numër të telefonit: 044741155.

Selajdin Krasniqi shpall te pavlefshme dëftesat ekl l - Vlll shf "Bajram Curri" Krushë e Madhe

Mert Jurishi shpall te pavlefshme diplomën shmlt"11 Marsi" Prizren

Rehan Aljimoviç shpall te pavlefshme dëftesat dhediplomën shmlt "11 Mars " Prizren.

Auto Taxi " Haki Breznica" shpallë të pavlefshmenumrin e biznesit 71168328 Vushtrri.

Bashkëpronarja Vesna Grujic shet pjesën e vetëideale në parcelën kadastrale P-70202018-00001K-0Zona Kadastrale Gojbule Komuna e Zveçanit. Ftohenbashkëpronaret që nëse janë të interesuar për blerjetë kësaj prone të lajmërohen te i autorizuari i saj SavicDimitrije nga Zveçani.

Urgjentisht kërkoj banesë me qira për një çift neFushe Kosove. Banesa duhet te ketë një dhomegjumi dhomë dite me kuzhine te jete e mobiluar,çmimi: 150-200 euro. Tel 044-741-155

Urgjentisht kërkoj banesë me qira ne Prishtine,për një qift me një fëmijë. Banesa duhet te ketë 1dhome gjumi dhomë dite me kuzhine. Po ashtu tëjetë e mobiluar si dhe të jetë afatgjatë. Çmimi 200euro. Tel: 044-741-155\

Epet lokali me qira në rrugën "B" me sipërfaqeprej 214 m2. Lokali është i përshtatshëm për çfarëdo lloj veprimtarie. Informatat në tel: 045-660-118.

Shes Truallin në Pejë, për ndërtim lagja Dardania,trualli frekuenton në dy rrugë çmimi sipas marrëveshjesnumri kontaktues 044-278-417.

>> SHPALLJE TË VOGLA <<

Ofertë për shitjen e patundshmërisë

1.Besim (Jemin) Hoxhaj, me banim në fsh. Vlashnje KKPrizren, i pajisur me letërnjoftim - numër personal1002865404 të lëshuar nga MPB e Kosovës - Prishtinë, 2.Agim (Jemin) Hoxhaj, me banim në fsh. Vlashnje KKPrizren, i pajisur me letërnjoftim - numër personal1002863444 të lëshuar nga MPB e Kosovës - Prishtinë,dhe 3.Ismet (Jemin) Hoxhaj, me banim në fsh. Vlashnje KKPrizren, i pajisur me letërnjoftim - numër personal2002862177 të lëshuar nga MPB e Kosovës - Prishtinë,janë bashkëpronar me pjesën prej 2/6 e pjesës ideale (6000m2) të patundshmërisë, me numër të Njësisë kadastrale P-71813006-00098-0, në vendin e quajtur "Gorica", mekulturë bujqësore arë e kl.6, në sipërfaqe të përgjithshmeprej 18075 m2, Zona kadastrale Vlashnje.

Nga pjesa e vet ideale oferton për shitje sipërfaqen prej3000 m2 të patundshmërisë me të dhënat si më lart, nëshumën e përgjithshme prej 26.000 € (me shkronja: Njëzete gjashtë mijë euro).

Ofertuesit,1.Besim Hoxhaj2.Agim Hoxhaj3.Ismet Hoxhaj

Prizren, 11.12.2018

Shuarje e Shoqerise me Pergjegjesi te Kufizuar

Koal SHPK, me numer te regjistrimit te biznesit71166252, me date 12.12.2018 ka vendosur qe tashuaj aktivitetin ekonomik, perkatesisht te shuhetShoqeria në teresi. Te gjithe Kreditoret ftohen te paraqiten ne seline eShoqerise ne Gjakove, rr. Skenderbeu, 112/3 ngadata e publikimit te ketij njoftimi, deri me daten13.01.2019. Shitja e aseteve do te behet ne menyre private.

Page 24: E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 ...Viti XVIII, nr. 5653 E premte, 14 dhjetor2018 ... është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren

24 E PREMTE, 14 DHJETOR 2018 PUBLICITET