Transcript
Page 1: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

– Udhëzues për prindërit imigrant

albani

Page 2: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

3

Varhaiskasvatus 0–5-vuotiaat

Perusopetus - alkaa 7-vuotiaana - kestää 9 vuotta

Kerhotoiminta 2,5-vuotiaat ->

Esiopetus 6-vuotiaat

Oppivelvollisuus 7–17-vuotiaat

Sistemi arsimor finlandez 3Edukimi i hershëm 4Arsimi fillor 5

Praktikat e vijimit të shkollës 6Viti shkollor dhe pushimet 6Dita shkollore 6Mungesat 7

Punëtorët shkollorë 7Drejtori dhe mësuesit 7Punëtorët e përkujdesjes së nxënësit 8

Mbështetja e nxënies dhe vijimit të shkollës 9Format e mbështetjes së nxënies 9Përkujdesja e nxënësit 9

Vlerësimi dhe dëftesat 10Vlerësimi i nxënësit 10Biseda e vlerësimit dhe vet-vlerësimi 10Dëftesat 10

Aktivitetet e pasdites dhe të klubit 10Aktivitetet e mëngjesit dhe të pasdites 10Aktivitetet e klubit 10Aktivitetet e tjera të lira 11

Bashkëpunimi në mes shtëpisë 11 dhe shkollës

Mbështetja e gjuhës amtare të nxënësit 11Shoqatat e prindërve 11

Pas shkollës fillore 12Mësimi shtesë i shkollës fillore, 12 pra klasa e dhjetëShkollimi udhëzues dhe përgatitor për 12 shkollimin themelor profesional Shkollimi përgatitor për shkollimin themelor 12 profesional për imigrantë (mava)Punëtoritë e të rinjve për 16-24 vjeçarët 12Arsimi i shkallës së dytë dhe arsimi superior 12

Mirësevini në Vantaa!Ky udhëzues është paraparë për mbështetjen e bashkëpunimit mes shtëpisë dhe çerdhes/shkollës si dhe për mbështetjen e prindërisë, sidomos në rastet kur familja sapo është shpërngulur në Finlandë. Objektivë e këtij udhëzuesi është që të jep përgjigje në ato pyetje, të cilat mund t’u lindin prindërve rreth vijimit të shkollës si dhe t’u tregojë se si me anë të bashkëpunimit mes shkollës dhe shtëpisë mund të mbështetet nxënia e fëmijës, rritja dhe vijimi i shkollës. Ky udhëzim është punuar në drejtorinë e arsimit të qytetit Vantaa, nën financimin e projektit “Osallisena Suomessa” (Pjesëmarrës në Finlandë).

Sistemi arsimor finlandezNë Finlandë, fëmija ka mundësi të marrë pjesë në moshën 0-5 vjeçare në edukimin e hershëm, nga mosha 2,5 vjeçe në aktivitetin e klubit dhe në moshën 6 vjeçe në mësim parashkollor. Prindërit me fëmijët mund të njoftohen me edukimin e hershëm në parqet e banorëve ose në çerdhet e hapura.

Në moshën 7 vjeçare fillon obligimi arsimor i fëmijës, e i cili mbaron kur fëmija të kryejë shkollën fillore ose të mbushë 17 vjet. Përmbushja e obligimit arsimor është në përgjegjësi të prindërve. Arsimi fillor zgjatë 9 vjet.

Pas kësaj mësimet mund të vazhdohen në shkallën e dytë dhe më vonë në shkallën superiore.

Objektivë e sistemit arsimor finlandez është që nxënësi nëpërmjet shkollimit të mirë fillor të fitojë mundësitë e barabarta për të vazhduar mësimet, për të shkuar në shkollimin vazhdues që dëshiron si dhe të fitojë vullnet për t’u zhvilluar dhe për të studiuar gjatë gjithë jetës. Të gjitha format e arsimimit në Finlandë janë të drejtuara sipas ligjeve dhe plan-programeve arsimore.

Page 3: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

4 5

Edukimi i hershëm

Çerdhja e hapur dhe parku i banorëve.

Fëmijët e moshës së kujdesit ditor në Vantaa, të cilët nuk kanë nevojë të drejtpërdrejt për kujdes ditor, mund të marrin pjesë së bashku me familjen në aktivitetet e çerdheve të hapura dhe parqeve të banorëve. Çerdhet e hapura dhe parqet e banorëve ofrojnë ndër të tjera edhe çaste të drejtuara muzikore, të punëdores ose fizkulturës. Ndërsa nganjëherë përqendrohen vetëm në lojëra dhe në njoftim me familjet tjera. Veprimtaria bazohet në shoqërimin aktiv, ku prindërit kujdesen vet për fëmijët e tyre. Kjo veprimtari është pa pagesë.

Klubet

Aktiviteti i klubeve organizohet për fëmijët e moshës 2,5 – 5 vjeçe të cilët janë në kujdes shtëpiak. Veprimtaria e klubeve planifikohet që më parë. Kryesore është lozja së bashku me fëmijët tjerë si dhe të mësohet për të vepruar bashkërisht, duke lozur, kënduar, lëvizur dhe duke bërë punëdore së bashku. Në bashkëpunim me prindërit përpilohet plani i edukimit të hershëm për fëmijën në klub. Në klub fëmija mëson gjithashtu gjuhën finlandeze.

Klube ka gjithandej qytetit Vantaa, në kuadër të parqeve të banorëve, çerdheve të hapura ose kopshteve të fëmijëve. Disa klube tubohen paradite e disa pasdite nga 2-3 herë në javë. Koha e aktivitetit ditor është 2-3 orë, varësisht nga mosha e fëmijës. Klubet janë me pagesë.

Kujdesi ditor

Qëllim i edukimit të hershëm të kujdesit ditor është të mbështesë familjen për të krijuar bazën për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Kujdesi ditor në çerdhe organizohet sipas nevojës së familjeve, ose tërëditor ose i pjesshëm, në grupe fëmijësh, madhësia e të cilave grupe ndryshon sipas moshës dhe nevojave të posaçme të fëmijëve. Në kujdesin ditor alternativa janë çerdhja (kopshti), kujdesi ditor familjar dhe kujdesi ditor grupor familjar.

Mësimi parashkollor

Mësimi parashkollor në Finlandë nuk është i obligueshëm, mirëpo pothuajse të gjithë fëmijët marrin pjesë në mësimin parashkollor dhe kjo është për t’u preferuar. Mësimi parashkollor organizohet ditëve të punës nga ora 8:30 – 14:30 dhe kalendari i pushimeve është i njëjtë me atë të shkollës fillore. Në mësimin parashkollor nëpërmjet lojës, aktiviteteve, përjetimeve dhe përvojave fëmija mëson njohuri dhe shkathtësi të cilat e përgatisin atë për vitet e ardhshme shkollore. Mësimi parashkollor është pjesë e edukimit të hershëm dhe detyrë e tij është të përparojë parakushtet e përshtatshme të fëmijës për rritje, zhvillim dhe nxënie si dhe të forcojë vetëdijen e fëmijës nëpërmjet përvojave pozitive mësimore. Mësimi parashkollor është pa pagesë.

Mësimi përgatitor për shkollë fillore për 6-vjeçarët

Mësimi përgatitor për 6-vjeçarët është i paraparë për fëmijët të cilët kanë ardhur në Finlandë pak kohë më parë ose nëse fëmija ende nuk e ka mësuar gjuhën finlandeze mjaft që si 6-vjeçar të ndjekë mësimet në arsimin fillor. Në mësimin përgatitor përqendrohemi në mësimin e gjuhës finlandeze. Mësimi përgatitor jepet për çdo ditë nga 5 orë në ditë në kuadër të mësimit parashkollor. Mësimi përgatitor jepet në çerdhen e afërme nga shtëpia.

Arsimi fillor

Shkolla fillore në Finlandë zgjatë 9 vite dhe nxënësi fillon të shkojë në shkollë në vjeshtën e atij viti kur mbushë 7 vjet. Në klasën e parë dhe të dytë kanë nga 4-5 orë mësimore në ditë. Gjatë atyre orëve mësojmë shkathtësi shkollare, si për shembull shkathtësitë për bashkëpunim, kujdesi ndaj gjërave personale dhe atyre të përbashkëta si dhe bartja e përgjegjësisë rreth nxënies së mësimeve. Në orë të mësimit nxëmë dituri në lëndët e gjuhës dhe letërsisë finlandeze, matematikë, njohuri natyre dhe mjedisi, fe ose shkencë mbi jetën, muzikë, art figurativ, punëdore dhe fizkulturë. Të gjitha lëndët nuk shënohen patjetër në orar, sepse gjatë një ore mund të mësojmë lëndë të ndryshme. Në klasat më të larta pastaj, orët e mësimit shtohen dhe ato ndahen sipas lëndëve. Nxënësit megjithatë punojnë kryesisht në të njëjtin grup nën udhëheqjen e mësuesit të klasës.

Klasat 3-6

Në klasën e tretë fillon mësimi i gjuhës së huaj, e cila, në të gjitha shkollat e Vantaas është anglishtja. Në klasën e katërt mund të fillojë nxënien e gjuhës së huaj vullnetare, në shkollat e Vantaas ofrohet mundësia për të nxënë gjuhë frënge, suedisht, gjermanisht ose rusisht. Në klasë të pestë të gjithë fillojnë nxënien e biologjisë, gjeografisë, fizikës dhe kimisë si dhe të historisë. Atëherë fillon gjithashtu edhe mësimi i zgjedhur. Në klasë të gjashtë vazhdojmë nxënien e lëndëve mësimore të filluara në klasën e pestë.

Klasat 7-9

Vijimi i shkollës ndryshon shumë kur nxënësi del në klasë të shtatë. Në vend të mësuesit të klasës, nxënësit i japin mësim shumë mësues lëndësh (arsimtarët). Nga këta arsimtarë, një është caktuar si kujdestar klase ose si instruktor grupi, i cili kryen punët e klasës dhe mbanë kontakte me prindërit e nxënësve.

Në klasën e ciklit të lartë lëndë mësimore janë: gjuha dhe letërsia finlandeze, gjuha joamtare (suedeze), anglishtja, matematika, biologjia, gjeografia, fizika, kimia, edukata shëndetësore, feja ose shkenca mbi jetën, historia, dituri shoqërie, muzika, arti figurativ, punëdore, fizkultura, amvisëria, dhe lëndë të zgjedhura, ndër të cilat njëra mund të jetë gjuha A e filluar në klasë të katërt. Pos kësaj, të gjithë nxënësve u jepet udhëzim nxënësi.

Udhëzimi i nxënësit

Mësuesit, instruktori i nxënësit si dhe personeli tjetër i shkollës udhëzojnë nxënësin në vijimin e shkollës, nxënien e lëndëve mësimore dhe në zgjedhjen e mësimeve si dhe në planifikimin e ardhmërisë. Me anë të udhëzimit mbështesim zhvillimin e shkathtësive të nxënësit për nxënie dhe bashkëpunim si dhe vet-veprim. Një fushë e udhëzimit është njoftimi me jetën në punë. Në plan-programin shkollor të nxënësve të klasës së nëntë bën pjesë një periudhë dyjavore e njoftimit me jetën në punë (TET). Të këtilla mund të ketë edhe gjatë klasave 7-8 në periudha njoftimi 2-5 ditore.

Mësimi përgatitor për shkollë fillore

Nxënësi ndjekë mësimet në klasën përgatitore nëse ai ka ardhur rishtazi në Finlandë dhe nuk është ende në gjendje të ndjekë mësimin në gjuhë finlandeze. Mësimi përgatitor jepet në grup të vogël të veçantë ose në mënyrë të mbështetur në grup të mësimit fillor. Qëllimi i këtij mësimi është që nxënësi të mësohet të nxë në gjuhë finlandeze. Mësimi përmban lëndë mësimore sipas plan-programit mësimor. Brenda mundësive, nxënësi merr pjesë edhe në orët e mësimit të gjuhës amtare. Mësuesi në bashkëpunim me prindin e përpilon plan-programin mësimor personal për nxënësin. Mësimi përgatitor zgjatë përafërsisht një vit, pas së cilit nxënësi transferohet në grupin e mësimit fillor.

Page 4: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

6 7

SYYSLUKUKAUSI

KESÄLOMA

Talviloma viikko 8

Pääsiäisloma Joululoma alkaa viimeistään 24.12.

Vappu 1.5.(vapaa)

Helatorstai(vapaa)

Koulut päättyvätja kesäloma alkaa viikko 22

Koulut jatkuvatloppiaisen jälkeen

Itsenäisyyspäivä 6.12.(vapaa)

Syysloma

Koulut alkavat elokuussa

KEVÄTLUKUKAUSI

Praktikat e vijimit të shkollësViti shkollor dhe pushimet Viti shkollor ndahet në gjysmëvjetorin vjeshtor dhe në atë pranveror. Gjysmëvjetori vjeshtor fillon në gjysmë të gushtit dhe mbaron në dhjetor para 24.12. Gjatë gjysmëvjetorit vjeshtor ka disa ditë pushim vjeshtor dhe pos kësaj edhe dita e pavarësisë së Finlandës më 6.12. është ditë pushimi. Pushimi i kërshëndellave fillon disa ditë para vigjiljes së kërshëndellave dhe zgjatë deri në janar mbas 6.1.

Gjysmëvjetori pranveror fillon në janar, në ditën e parë të punës pas festës së epifanisë dhe mbaron në fund të majit ose në fillim të qershorit, në javën 22. Gjatë gjysmëvjetorit pranveror është një javë pushimi dimëror në javën tetë si dhe pushimi i pashkëve në mars ose prill. Gjithashtu 1 Maji është ditë pushimi sikur edhe e Enjtja e ngritjes. Në dëftesën e gjysmëvjetorit pranveror shënojmë datën e fillimit të shkollës në vjeshtë.

Dita shkollore

Për ditën shkollore është mirë për t’u bërë gati duke fjetur mjaft natën e kaluar dhe duke ngrënë kafjall. Rruga deri te shkolla është mirë të ushtrohet së bashku me fëmijën.

Në shkollë të ciklit të ultë zakonisht i zbathim këpucët në korridor, kështu që është mirë që fëmija të ketë të mbathura të brendshme. Është mirë që nxënësi të ketë aso rrobash, që ai ta ketë ngrohtë edhe ditëve të ftohta e me erë. Në vjeshtë dhe në pranverë shpesh ka nevojë për çizme të gomës kurse në dimër ka nevojë për këpucë dimri të ngrohta.

Do të ishte mirë që në fillim prindërit të verifikojnë se fëmija ka marrë me veti në çantë librat e nevojshëm të mësimit, lapsin, gomën dhe rekuizitat e fizkulturës. Librat i huazohen nxënësit dhe ato i kthehen shkollës kur nxënësi nuk ka nevojë më për ta. Rekuizitat për fizkulturë duhet zgjedhur sipas asaj se, a mbahet ora e fizkulturës në sallë apo në oborr dhe i merr rrobat adekuate për të.

Gjatë ditës shkollore kemi orë mësimi dhe pushime ndërmjet orësh. Pos këtyre në shkollë kemi edhe orën e ushqimit, gjatë së cilës nxënësit i ofrohet një shujtë falas. Nxënësit i njoftojmë me rregullat e shkollës. Për rregullat merremi vesh bashkërisht. Respektimi i rregullave krijon siguri dhe komoditet në shkollë.

Dreka shkollore përpos ushqimit të ngrohtë përmban edhe sallatë, bukë dhe qumësht ose ajron ose ujë. Nëse nxënësi ka nevojë për dietë speciale ose nëse dieta e tij për shkaqe fetare është e kufizuar, njoftojmë kuzhinën në lidhje me dietën speciale të ushqimit për nxënësin, nëpërmjet formularit për dietë speciale. Në raste të dietës më të vështirë, kërkohet vërtetimi i mjekut. Formulari dhe udhëzimet se si të veprohet mund të merren nga shkolla ose nga interneti.

Pas ardhjes nga shkolla do të ishte mirë që nxënësi në shtëpi të ketë një hapësirë të qetë, ku mund t’i bëjë detyrat. Prindërit e mbështesin vijimin e shkollës së fëmijës së tyre duke qenë të interesuar për punën e tij shkollore.

Prindërit mund të mbështesin vijimin e shkollës së fëmijës për shembull në këto mënyra: • duke e inkurajuar fëmijën për të shkuar në shkollë • duke qenë i interesuar për mësimet dhe vijimin e

shkollës të tij• duke e mbështetur atë për të vendosur objektiva

realiste • duke mbajtur kontakte me shkollën dhe me mësuesit

• duke ndërlidhur gjërat që mësohen në shkollë me jetën e përditshme: matematika mund të ushtrohet në shitore, lajme mund të lexohen në gazetë dhe për to mund të bisedohet me fëmijën

• duke u kujdesur për çlodhjen e fëmijës, ritmit të të ushqyerit si dhe për pajisjet shkollore

• duke e inkurajuar fëmijën për vet-veprim dhe për pavarësim në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tij

• duke marrë pjesë në bisedat rreth mësimit si dhe në takimet e prindërve.

Mungesat Nëse fëmija sëmuret ose për ndonjë arsye tjetër nuk vjen në shkollë, prindërit menjëherë duhet të lajmërojnë shkollën për atë. Shkollës duhet t’i tregohet shkaku i mungimit. Fëmija i sëmurë duhet të pushojë dhe të shërohet në shtëpi.

Mësuesi i klasës mund ta lirojë nxënësin në pushim për kohëzgjatje deri në tri ditë. Për pushime më të gjata duhet kërkuar leja nga drejtori. Për pushim të gjatë duhet pasur arsye të pranueshme. Gjatë një pushimi të tillë të gjatë, prindërit duhet të mbikëqyrin kryerjen e detyrave të shtëpisë të caktuara nga mësuesi.

Fetë dhe kulturat tjera mund të kenë festa të veta. Nëse fëmija në aso ditë feste nuk mund të vijë në shkollë, prindërit duhet të bëjnë kërkesën për lirimin e fëmijës nga shkolla atë ditë.

Page 5: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

8 9

Punëtorët e shkollës

Punëtorë të shkollës janë drejtori, mësuesit, instruktori i nxënësit, ndihmës-mësuesit, kujdestarët e nxënësve, psikologu i shkollës, pedagogu i shkollës, infermierja e shkollës, sekretari i shkollës, personeli i kuzhinës, mirëmbajtësit e hapësirave punuese dhe nikoqiri i shkollës.

Drejtori dhe mësuesit Drejtori i shkollës

Drejtori i shkollës e udhëheqë tërë veprimtarinë e shkollës së bashku me personelin tjetër të shkollës si dhe merr vendime për çështjet në lidhje me shkollën dhe veprimtarinë e saj.

Mësuesi i klasës dhe instruktori i klasës

Në klasat nga e para deri në të gjashtën, nxënësit e kanë mësuesin e vet të klasës, i cili (e cila) është përgjegjës për mësimin. Në klasat 7-9 për mësimdhënien përgjigjen mësuesit e lëndëve (arsimtarët) dhe pos kësaj nxënësit e kanë instruktorin (kujdestarin) e klasës.

Mësuesi i finlandishtes si gjuhë e dytë

Mësuesi i finlandishtes si gjuhë e dytë i mëson nxënësit gjuhë finlandeze dhe ndihmon nxënësin për të nxënë mësime finlandisht. Mësuesi i finlandishtes si gjuhë e dytë mund të mbështesë fëmijën në mësimet e gjuhës finlandeze gjatë tërë shkollës fillore.

Mësuesi i mësimit përgatitor

Mësuesit e mësimit përgatitor përgjigjen për mësimin në fazën kur nxënësi sapo është shpërngulur në Finlandë. Mësuesit e mësimit përgatitor, përpos lëndëve të zakonshme mësimore japin edhe gjuhë finlandeze si dhe mësojnë teknika të nxënies së diturive.

Mësuesi i gjuhës amtare

Mësuesi i gjuhës amtare ndihmon nxënësit për të mirëmbajtur dhe zhvilluar zotërimin e gjithanshëm të gjuhës së vet amtare. Mësuesi i gjuhës amtare e mbështetë nxënësin për të çmuar kulturën e vet.

Mësuesi i veçantë

Secila shkollë ka mësuesin e veçantë, i cili (e cila) jep mësim nxënësve që kanë nevojë për mbështetje, në grup të vet të vogël ose në klasë si mësues i njëkohshëm. Mësuesi i veçantë merr pjesë së bashku me mësuesin dhe prindërit në planifikimin dhe realizimin e masave mbështetëse. Mësuesi i veçantë merr pjesë në punën e grupit të përkujdesjes për nxënësin si ekspert i mësimit të veçantë.

Mësuesi i fesë

Fe luteriane-ungjillore deh ortodokse japin mësuesit e klasave ndërsa në klasat 7-9 mësuesit e lëndëve të fesë. Pos kësaj në Vantaa ka edhe mësues të katër grupeve të ndryshme fetare: katolike, islame, budiste dhe fesë së lëvizjes Krishna.

Instruktori i nxënësit

Në klasat 7-9 ka instruktor nxënësi, i cili e mbështetë nxënësin në mësime si dhe e ndihmon atë në situata të zgjedhjes dhe vendimmarrjes. Objektivë e udhëzimit është që të forcohet zotërimi i jetës nga ana e nxënësit si dhe zhvillimi drejt moshës së pjekur si dhe të përparojë zhvillimin e shkathtësive mësimore të nxënësit dhe që ta përgatisë atë për të bërë zgjedhje të menduara mirë. Prindi në rast nevoja ka mundësi të vijë të bisedojë me instruktorin e nxënësve për pyetjet në lidhje me mësimet dhe zgjedhjet e nxënësit.

Ndihmësmësuesi dhe kujdestari i nxënësit

Në shkollë punojnë edhe ndihmësmëues dhe kujdestarë të nxënësve. Detyrë e tyre është të mbështesin nxënësin për punë të pavarur dhe vetëvepruese gjatë ditës shkollore.

Një pjesë e ndihmës-mësuesve punojnë edhe pasdite në klubet pasdites. Në ato shkolla, në të cilat organizohet aktivitet ditor i fëmijëve invalidë, ndihmës-mësuesit dhe kujdestarët e nxënësve punojnë mëngjeseve dhe pasditeve në aktivitetin ditor.

Punëtorët e përkujdesjes së nxënësvePsikologu i shkollës

Psikologu i shkollës është ekspert i zhvillimit dhe jetës emocionale të fëmijës në shkollë. Rritja, zhvillimi dhe mësimet shpeshherë kalojnë nëpër kriza të ndryshme. Në bashkëpunim me nxënësin, prindërit, personelin tjetër të shkollës dhe në rast nevoje me instanca jashtë shkolle, mbështesim nxënësin për të tejkaluar vështirësitë.

Vetë nxënësi ose prindërit e tij mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me psikologun e shkollës dhe të vijnë për të biseduar për gjërat që i brengosin.

Nëse nxënësi, përkundër mbështetjes së ofruar nga shkolla, ka vështirësi për të përparuar në mësime, psikologu i shkollës me pëlqimin e prindërve mund të përdorë metoda hulumtuese psikologjike (p.sh. intervistime, pyetësorë si dhe detyra letrare e verbale) për të sqaruar vështirësitë eventuale për nxënie të diturive.

Pedagogu i shkollës

Pedagogu i shkollës është punëtor social i shkollës. Nxënësit mund të shkojnë te pedagogu i shkollës për të treguar për brengat e tyre dhe për të menduar zgjidhjet së bashku me pedagogun. Detyrë e pedagogut të shkollës është të përparojë mirëqenien sociale të tërë bashkësisë shkollore si dhe të mbështesë nxënësit në vijimin e shkollës. Prindërit mund të kontaktojnë me pedagogun nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet Wilmas. Pedagogu i shkollës kontakton prindërit në rast kur është duke u marrë me çështjet e fëmijës në shkollë. Pedagogu dëshiron te bashkëpunojë me prindërit me qëllim që vijimi i shkollës së fëmijës të rrjedhë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pedagogu i shkollës mund për shembull ta ndihmojë fëmijën për të gjetur

ndonjë hobi ose për të sqaruar gjërat me shokët në shkollë.

Infermierja e shkollës

Detyrë e kujdesit shëndetësor në shkollë është përcjellja, vlerësimi dhe mbështetja e gjithanshme e mirëqenies dhe shëndetit të nxënësit si dhe konstatimi i problemeve në fazën e tyre të hershme.

Infermierja e shkollës takon nxënësit dhe prindërit e tyre për çdo vit, ndërsa mjeku i shkollës në klasat 1., 5. dhe 8. Gjatë kontrollimit shëndetësor të klasës përgatitore bëjmë këto matje fiziologjike: peshën, gjatësinë, vlerësojmë zhvillimin e pubertetit, matim shikimin në afërsi dhe në distancë, hulumtojmë dëgjimin, matim tensionin e gjakut dhe pulsin.

Në rast të ndonjë aksidenti në shkollë ose në rast të sëmurjes së përnjëhershme, nxënësi mund të drejtohet te infermierja e shkollës gjatë ditës shkollore pa rezervim të terminit.

Page 6: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

10 11

Mbështetja e nxënies dhe vijimit të shkollës

Secili fëmijë ka të drejtë që në secilën ditë shkollore të marrë mësim kualitativ si dhe udhëzim dhe mbështetje për nxënie dhe vijim të shkollës.

Nëse fëmija juaj ka vështirësi në shkollë, është mirë që në lidhje me atë çështje të bisedoni me mësuesin e klasës. Kontaktimi mund të fillojë edhe nga shkolla. Shtëpia dhe shkolla e sqarojnë bashkërisht se nga janë shkaktuar ato vështirësi dhe shkolla organizon mbështetje për fëmijën sa më herët që të jetë e mundshme.

Format e mbështetjes së nxëniesNxënësi ka të drejtë që të marrë mbështetje të mjaftueshme për rritje dhe nxënie, menjëherë sapo të shfaqet nevoja. Masat mbështetëse përgatiten dhe realizohen së bashku me nxënësin dhe kujdestarët e nxënësit.

Mësimin mbështetës përpiqemi ta fillojmë në mënyrë të parashikuar para se të lindin pengesa më të mëdha të mësimit dhe të nxënies. Mësimi mbështetës jepet ose gjatë orëve të mësimit ose jashtë tyre. Mësim mbështetës, në rast nevoje jepet edhe në gjuhë amtare të nxënësit.

Me anë të mësimit special në orar të pjesshëm përmirësojmë parakushtet e mësimit si dhe parandalojmë rritjen e problemeve që ndërlidhen me fusha të ndryshme të mësimit. Mësim special në orar të pjesshëm jepet nëse fëmija ka, për shembull, vështirësi gjuhësore ose vështirësi në lidhje me shkathtësitë matematikore, vështirësi mësimi në lëndë mësimore të caktuara, vështirësi në shkathtësitë mësimore, në shkathtësitë sociale ose në vijimin e mësimit.

Mësimi special në orar të pjesshëm jepet si mësim i njëkohshëm në grup të vogël ose ndonjëherë si mësim individual. Objektivat dhe përmbajtjet e mësimit special në orar të pjesshëm i përshtatim në mësimin tjetër që e merr fëmija.

Me anë të aranzhimeve fleksibile të mësimit mund të ndihmohet fëmija. Me anë të orëve të ndara mësimore dhe atyre në blloqe, përpiqemi që të mundësojmë mësimin nëpër grupe më të vogla.

Kur flasim për Orët mësimore bllok, duam të themi që orët e të njëjtës lëndë mësimore i organizojmë në të njëjtën kohë sipas orarit të një niveli klasor.

Specifikimi është metodë mësimore për të marrë parasysh nevojat e grupit mësimor si dhe veçoritë e fëmijës. Specifikimi mund të destinohet, për shembull, në përmbajtjen e mësimit, në materialet dhe metodat që përdoren në mësim, në mënyrën e punës dhe sasinë e detyrave të shtëpisë si dhe për kohën që duhet shpenzuar rreth këtyre.

Përkujdesja e nxënësit dhe grupi i përkujdesjes për nxënësin

Punë përkujdesëse për nxënësin bëjnë të gjithë punëtorët e shkollës duke mbështetur shëndetin, mirëqenien, sigurinë, vijimin e shkollës dhe mësimet e nxënësve.

Punën e përkujdesjes ndaj nxënësve në shkollë e koordinon grupi i përkujdesjes së nxënësve, anëtarë të të cilit janë drejtori, mësuesi i veçantë, infermierja e shkollës, pedagogu i shkollës, psikologu i shkollës si dhe në klasat e epërme instruktori i nxënësve. Në grupin e përkujdesjes ndaj nxënësve shtjellohen çështje të tërë bashkësisë shkollore, të grupeve dhe të nxënësve individualisht. Prindërve u tregohet paraprakisht, nëse gjëra të fëmijëve të tyre shtjellohen në grupin e përkujdesjes së nxënësve. Edhe prindërit në rast se dëshirojnë, mund të vijnë për të biseduar me grupin e përkujdesjes së nxënësve, në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre.

Punëtorët e shkollës janë të obliguar që të heshtin në lidhje me gjërat personale të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Vlerësimi dhe dëftesat Vlerësimi i nxënësit

Detyrë e vlerësimit është që të udhëzojë dhe të përkrahë nxënien e nxënësit. Në secilën shkollë gjatë vitit shkollor nxënësit i jepen së paku dy vlerësime të përkohshme, prej të cilëve njëri mbahet si bisedë vlerësimi. Në mbarim të vitit shkollor jepet dëftesa e vitit shkollor. Pos këtyre, edhe gjatë orëve të mësimit jepen vlerësime. Në Vantaa, nxënësit deri në klasën e pestë i notojmë me fjalë kurse nga klasa e gjashtë me numra. Gjatë vlerësimit nxënësin nuk e krahasojmë me nxënësit tjerë por aftësitë, puna dhe sjelljet e nxënësit i krahasojmë me objektivat e përcaktuara në plan-programin mësimor ose në planin personal për mësime të nxënësit. Gjithashtu që nga klasa e parë nxënësin e udhëzojmë dhe përkrahim edhe për vet-vlerësim.

Nxënësi vlerësohet me gojë përditë. Qëllim i vlerësimit është mbështetja, udhëzimi dhe përkrahja e nxënësit. Dëshirojmë ta inkurajojmë nxënësin për të arritur objektivat e parashtruara. Nxënësin e vlerësojmë, që ai të dijë se si mund të përmirësojë nxënien dhe të përparojë në mësimet e tij.

Biseda e vlerësimit dhe vet-vlerësimi

Prindërit, nxënësi dhe mësuesi takohen zakonisht disa herë gjatë vitit shkollor dhe bisedojnë për atë, se si nxënësi ka arritur objektivat. Njëkohësisht mund të caktohen objektiva të reja, në të cilat nxënësi mund të synojë të arrijë. Mbështetja e prindërve për nxënësin është e rëndësishme.

Në vlerësim bën pjesë gjithashtu edhe që nxënësi të vlerësojë sjelljet dhe mësimet e tij. Vlerësimi shënohet dhe iu tregohet pastaj prindërve.

Dëftesat

Dëftesa e vitit shkollor i jepet nxënësit në pranverë, kur të mbarojë viti shkollor. Gjatë vitit shkollor jepen edhe dëftesa të përkohshme. Në klasat e ciklit të epërm, në fund të çdo periudhe mund të jepet dëftesa për atë periudhë. Dëftesa tjera që përdoren gjatë arsimit fillor janë vërtetimi për pjesëmarrje, vërtetimi i përjashtimit dhe diploma. Diploma jepet pas mbarimit të shkollës fillore, nëse nxënësi ka kryer me sukses tërë masën mësimore të arsimit fillor.

Page 7: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

12 13

Aktivitetet e pasdites, aktiviteti i klubit të shkollës dhe hobit

Aktivitetet e pasdites

Aktiviteti pasditor është aktivitet i udhëhequr i kohës së lirë, ku fëmijët kanë mundësi të luajnë, të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të marrin pjesë në çaste të aktiviteteve të ndryshme aty. Në klubet e pasdites aktiviteti zhvillohet edhe brenda por edhe jashtë, në oborr. Në klub fëmijëve u jepet zamër. Aktiviteti pasditor organizohet përditë në shkollë ose në lokalet pranë shkollës. Aktiviteti fillon pas mbarimit të shkollës.

Klubet e pasdites janë të parapara për nxënësit e klasave të para dhe të dyta si dhe për fëmijët, për të cilët ekziston vendimi i mbështetjes së veçantë. Gjatë ndarjes së vendeve të lira për klubin e pasdites, në rend të parë janë nxënësit e klasave të para. Kërkesat duhet paraqitur që në pranverë.

Aktiviteti i pasdites mbaron ose në ora 16:00 ose në ora 17:00. Koha e aktivitetit zgjedhet për tërë vitin shkollor. Aktiviteti nuk organizohet gjatë pushimeve të shkollës.

Aktiviteti i pasdites është me pagesë. Aktiviteti 4-orësh kushton 80 € në muaj kurse aktiviteti 5-orësh kushton 110 € në muaj. (Rreth ndryshimeve eventuale të çmimeve ju informojmë ndaras).

Aktiviteti i klubit të shkollës

Në Vantaa organizohen aktivitet të klubeve të shkollave për nxënësit e klasave 1–9. Aktiviteti i klubeve të shkollës është vullnetar dhe pa pagesë për nxënësit. Aktivitetet organizohen zakonisht pas mbarimit të shkollës, në lokale të shkollës ose në lokale tjera në afërsi të shkollës. Sasia dhe përmbajtja e aktiviteteve të klubeve shkollore dallon nga shkolla në shkollë. Si instruktorë të këtyre klubeve zakonisht janë mësuesit, punëtorë të shërbimeve për rini dhe sport, instruktorë të organizatave dhe shoqatave të ndryshme si dhe të rritur tjerë njohës të këtyre fushave. Në lidhje me aktivitet e klubeve shkollore në shkollë të vet informata mund të merren nga mësuesit dhe nga broshurat e ndryshme të shkollës.

Hobit (aktivitetet e lira) tjera

Në shërbimet e rinisë kanë pasditeve aktivitete për fëmijë dhe të rinj. Instruktorët e shtëpisë së rinisë dhe parqeve të banorëve mund t’ju këshillojnë në lidhje me ato shërbime.

Pos kësaj edhe shoqëritë sportive kanë klube të ndryshme. Shoqëritë sportive vënë lajmërimet e tyre nëpër tabelat e informimit në shkolla dhe palestra sportive si dhe në faqet e internetit të shoqërive sportive, nga ku mund të shihen të dhënat për kontaktim. Klubet zakonisht janë me pagesë.

Në shkollën e arteve të fjalës, fëmijëve u jepen mësime për shkrim kurse në shkollën e arteve figurative mësojmë vizatim, pikturim dhe punë me llaç. Shkolla e muzikës ofron mësime për t’i rënë pianos, violinës, flautës dhe shumë instrumenteve tjera. Shkollat e arteve të fjalës, figurative dhe muzikore janë me pagesë dhe aty duhet konkurruar për pranim.

Bashkëpunimi mes shkollës dhe shtëpisë

Përgjegjësia primare për mirëqenien e fëmijës bie mbi prindërit dhe kujdestarët tjerë të fëmijës. Në mbështetjen e vijimit të shkollës, nxënies, si dhe rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, bashkëpunimi i ngjeshur mes shtëpisë she shkollës ka rëndësi të madhe.

Bazë e këtij bashkëpunimi është mbajtja e kontakteve të përditshme në mes shtëpisë dhe shkollës ose me anë të fletores udhëtuese, Wilma-s (program kompjuterik, nëpërmjet të cilit prindërit dhe punëtorët e shkollës mund të dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe dhe informata tjera) ose me telefon. Fjalëkalimet e nevojshme për përdorimin e Wilma-s, prindërve u jepen nga shkolla.

Bisedime të përbashkëta organizohen sipas nevojës, mirëpo së paku një herë gjatë vitit shkollor. Nëse ka nevojë, në takimet e përbashkëta shkolla e rezervon përkthyesin. Përkthyesit kanë obligimin e qëndrimit në heshtje në lidhje me gjërat e nxënësve dhe familjeve të tyre.

Në shkolla organizohen edhe manifestime të përbashkëta, në të cilat ftohen edhe prindërit. Do të ishte mirë që prindërit të marrin pjesë në këto mbledhje të prindërve dhe ngjarje tjera të përbashkëta të klasës dhe të shkollës, meqenëse në to është e mundur që të njoftoheni më mirë me punëtorët tjerë të shkollës dhe me prindërit e fëmijëve tjerë. Në këto tubime ka informata të dobishme rreth vijimit të shkollës të fëmijëve dhe prindërit aty mund të parashtrojnë pyetje dhe dëshira.

Shoqatat e prindërve

Në shkolla veprojnë shoqata prindërish, nëpërmjet të cilave prindërit mund të ndikojnë në punën e shkollës. Drejtori i shkollës dëgjon propozimet e shoqatës së prindërve për shembull me rastin e përgatitjes së planit të vitit shkollor dhe me rastin e ndryshimit të rregullave të rendit dhe sjelljes në shkollë. Shoqata prindërve mund të prononcohet edhe në lidhje me çështje të tjera shkollore dhe merr pjesë në vlerësimin dhe zhvillimin e punës së shkollës.

Në Vantaa funksionon edhe shoqata regjionale e shoqatave të prindërve të Vantaas, VANVARY ry. Objektivë e saj është që të funksionojë si organ i bashkëpunimit të shoqatave të prindërve në Vantaa, të çojë përpara bashkëpunimin në mes kujdestarëve, shkollave dhe administratës si dhe të paraqesë qëndrimet e shoqatave të prindërve në çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Mbështetja e gjuhës amtare

Gjuha amtare është bazë e të menduarit dhe e botës emocionale. Duke qenë kështu, zotërimi i mirë i gjuhës amtare mbështetë edhe vijimin e shkollës dhe mësimet e fëmijës si dhe përvetësimin e gjuhëve të reja. Shumë-gjuhësia është një potencial shumë i rëndësishëm si në fëmijëri poashtu edhe në moshën e pjekur.

Gjuha amtare është mjet i rëndësishëm komunikimi ndërmjet anëtarëve të familjes edhe kur fëmijët janë të vegjël si dhe kur ata të rriten e të bëhen të rinj.

Gjithashtu edhe mbajtjet e lidhjeve me farefisin dhe personat që flasin të njëjtën gjuhë është më e lehtë.

Në shkollë fëmija ose i riu merr mësim të gjuhës amtare por prindërit janë më të rëndësishmit në zhvillimin e gjuhës së vet të fëmijës ose të riut. Prindërit mund të mbështesin zhvillimin e gjuhës së vet amtare duke i folur fëmijës dhe të riut në gjuhë të vet amtare. Për shembull, prindërit mund t’u lexojnë libra dhe t’u rrëfejnë tregime në gjuhë të vet amtare në mënyrë të gjithanshme dhe koherente. Leximi i librave dhe rrëfimi i tregimeve në gjuhë të vet amtare i mëson fëmijës fjalë të reja dhe zhvillon të menduarit e fëmijës. Çastet e përbashkëta të leximit dhe rrëfimit të tregimeve janë të rëndësishme edhe për nga aspekti i ndikimit reciprok të fëmijës dhe prindit. Prindërit mund të inkurajojnë fëmijën ose të riun për të folur gjuhë të vet amtare me personat e njohur ose të afërmit e tyre të cilët flasin të njëjtën gjuhë.

Page 8: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

1514

Julkaisija Vantaan kaupunki, Sivistystoimi 2013Valokuvat Tiina KujalaUlkoasu Anitta MäkinenTaitto ja kuvitus Alina Tirkkonen

Pas shkollës fillore

Mësimi shtesë i shkollës fillore, pra klasa e dhjetë

Pas shkollës fillore i riu mund të ndjekë mësimet edhe një vit në klasë të dhjetë nëse ai nuk ka mundur të pranohet në ndonjë shkollë të shkallës së dytë (“shkollë të mesme”). Në klasë të dhjetë mësohen gjëra të njëjta sikur në shkollë fillore dhe aty mund të përmirësohen notat e diplomës së shkollës fillore. Pas klasës së dhjetë, i riu mund të konkurrojë përsëri në konkursin e përbashkët për në shkollë të shkallës së dytë.

Shkollimi udhëzues dhe përgatitor për shkollim profesional

Starti profesional (“Ammattistartti”) është i dedikuar për të rinjtë, të cilët janë të interesuar për shkollim profesional. Në Startin profesional njoftohemi me alternativat që ofron shkollimi profesional dhe me profesionet e ndryshme. Gjithashtu gjatë shkollimit njoftohemi me vende të ndryshme pune dhe marrim pjesë në periudha të jetës në punë. Gjatë vitit të startit, përpos njoftimit me shkollimin profesional mund të kryhen edhe disa mësime të shkollimit profesional si alternativa të zgjedhura. Pos kësaj, në startin profesional mund të përmirësohen edhe notat përfundimtare të shkollës fillore sikur në klasën e dhjetë por në mënyrë më të kufizuar.

Shkollimi përgatitor për shkollim profesional për imigrantë (“mava”)

Shkollimi është i dedikuar për të rinjtë me prejardhje imigrante të cilët janë të interesuar për shkollim profesional, e të cilët kanë nevojë për të përforcuar shkathtësitë e tyre të gjuhës finlandeze si dhe konfirmim të zgjedhjes së profesionit. Qëllimi është që të jepen aso përgatitje, me të cilat të jetë i mundur shkollimi për profesion.

Gjatë shkollimit mësojmë gjuhë finlandeze dhe njoftohemi me lëmi të ndryshme profesionesh. Pos kësaj mësojmë matematikë, informatikë dhe dituri shoqërie. Gjatë vitit mësimor i riu ndihmohet në zgjedhjet lidhur studimet dhe profesionin.

Punëtoritë për të rinj 16-24 vjeçar

Punëtoritë e të rinjve janë të dedikuara për të rinjtë të papunë të moshës 16-24 vjeçe të Vantaas. Në këto punëtori në rend të parë mund të konkurrojnë të rinjtë, të cilët nuk janë në shkollë profesionale ose që kanë ndërprerë shkollën fillore, shkollën profesionale ose gjimnazin.

Shkollimi i shkallës së dytë dhe ai superior

Pas shkollës fillore nxënësi mund të konkurrojë për mësime në shkallën e dytë, pra në shkollë profesionale ose në gjimnaz. Për këto shkollime konkurrohet në konkursin e përbashkët në klasën e nëntë. Në të dy shkollimet koha e studimeve është nja 3 vite. Pas kryerjes së shkollimit të shkallës së dytë, i riu mund të konkurrojë për të studiuar në shkallën superiore në shkollë të lartë profesionale ose në universitet.

Të dhëna për kontakt:

Mësuesi i klasës

Dhoma e arsimtarëve

Sekretari i shkollës

Drejtori

Mësuesi i gjuhës amtare

Mësuesi i lëndës fetare

Mësuesi i finlandishtes si gjuhë e dytë

Mësuesi i veçantë

Infermierja e shkollës

Pedagogu i shkollës

Psikologu i shkollës

Instruktori i nxënësve

Page 9: Njohuri rreth sistemit arsimor finlandez

Vantaan kaupunkiSivistystoimi


Top Related