Transcript
Page 1: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

KLIKONI KËTU

www.mediaprint.al

042251614

Page 2: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon
Page 3: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon
Page 4: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Titulli: Libër mësuesi Muzikë 6

Autor: Sofokli Tole

Drejtuese botimi: Anila BishaRedaktore: Aviola Kristo

Design: Mirela Ndrita Kopertina: VisiDesign

Shtëpia Botuese Mediaprint ISBN: 978-9928-08-202-2Botimi i parë, 2015Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 5: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  3 

  

Përmbajtja 

1. Si është ndërtuar teksti dhe çfarë synohet të arrihet ................................................... 4 

2. Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj ...................................................................11 

3. Përmbajtja muzikore e CD‐së ........................................................................................ 18 

4. Plani mësimor tremujori i parë ..................................................................................... 19 

5. Planifikimi i orës mësimore – 13 tema ......................................................................... 22 

6. Modele të veprimtarive praktike .................................................................................. 27 

7. Plani mësimor tremujori i dytë ..................................................................................... 42 

8. Planifikimi i orës mësimore – 12 tema ......................................................................... 45 

9. Modele të veprimtarive praktike .................................................................................. 51 

10. Plani mësimor tremujori i tretë ..................................................................................... 63 

11. Planifikimi i orës mësimore – 10 tema ......................................................................... 66 

12. Nivelet e vlerësimit dhe përshkrimi i tyre .................................................................. 82 

Page 6: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 4 

 

Në vend të hyrjes 

 1. Si është ndërtuar teksti dhe çfarë synohet të arrihet 

Teksti zbaton në praktikë kurrikulën zyrtare dhe kompetencat në fushën e edukimit muzikor, si dhe realizon konkretisht standardet ndërkombëtare të edukimit muzikor si pjesë e edukimit artistik.  Edukimi  nëpërmjet  muzikës  realizohet  me  anë  të  studimit  të  veprës  muzikore, marrëdhënies së drejtpërdrejtë me muzikën dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në praktikat artistike. 

Libri respekton dhe zbaton standardin që edukimi artistik muzikor duhet të jetë një dije që të shoqëron gjithë  jetën, duke mbajtur parasysh muzikën dhe krijimtarinë muzikore me gjithë ndryshueshmërinë e saj. Në libër vendoset një balancë për sa i përket hierarkisë së formave të ndryshme të shprehjes artistike që i përkasin kulturave të ndryshme. Teksti ndërthur vlerat e traditës sonë muzikore me ato të artit të kultivuar evropian e botëror. Ndër to, në libër gjejnë zbatim dy drejtimet bazë të “Road map on art education”, aprovuar në vitin 2006 nga Kongresi i UNESCO‐s:  

‐mësimin përmes dijeve të muzikës, të artit dhe kulturës;  

‐mësimin përmes krijimtarisë muzikore, si në art dhe kulturë.  

Në  libër evidentohet qartë se mësimi  i muzikës nuk është dhe nuk duhet  të  jetë qëllim në vetvete. Nëse fëmijët dëgjojnë muzikë me vlerë prej ditës që  lindin, dhe më pas mësojnë ta interpretojë  atë,  ata  zhvillojnë  brenda  tyre  ndjesinë,  disiplinën  dhe  durimin.  Thelbi  i edukimit përmes muzikës dhe arteve është formimi i qytetarëve evropianë të Shqipërisë. 

2. Teksti ka disa qasje, por dy shtyllat bazë të tij janë 

2.1 Teksti si mozaik multikulturor. 

2.2 Teksti si brendi dhe ndërthurje ndërdisiplinore 

Format e zbatuara në libër të mbështetura në edukimin artistik bashkëkohor, provojnë se luajnë një rol më të rëndësishëm në kultivimin e shijeve artistike duke i bërë fëmijët më kreativë dhe mendjehapur në raport me edukimin tradicional.  

Teksti është strukturuar në  tre  linja kryesore  (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon përhapjen e të drejtave muzikore bazë, në të gjitha vendet e botës, të drejta që parashikohen në nenet 22, 26, dhe 27 të “Deklaratës universale të të drejtave të njeriut” si dhe në nenet 29 dhe 31 të konventës “Për të drejtat e fëmijëve”. Këto të drejta përfshijnë:  

Page 7: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  5 

‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët të shprehen muzikalisht me lirinë e mundshme të shprehjes.  

‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që të mësojnë gjuhën dhe aftësitë muzikore.  

‐ të  drejtën  që  kanë  të  gjithë  fëmijët  dhe  adoleshentët  për  të  patur  akses  tek  zhvillimet muzikore përmes pjesëmarrjes, dëgjimit, krijimit dhe informimit.  

3. Metoda e Kodait, baza e edukimit muzikor bashkëkohor 

Teksti  i muzikës  reflekton përvojën botërore  të edukimit përmes muzikës  të edukatorëve  të shquar të edukimit përmes muzikës, si Schinischi Suzuki apo Zoltan Koday. Ndër këto parime teksti evidenton dhe shkallëzon kompetencat që lidhen me: 

- Këndimin, interpretimin në instrumente dhe kërcimin e bazuar në kujtesën muzikore,lojërat tradicionale  dhe  këngët  popullore  nga  trashëgimia  e  vendit  e më  pas,  të  zgjerohet  duke përfshirë muzikë të vendeve dhe kulturave të tjera. 

- Dëgjimin dhe analizimin e krijimtarisë muzikore të artit botëror. 

- Arritjen e mjeshtërive të aftësive muzikore, si shkrimi dhe leximi muzikor dhe këndimi i pjesëve muzikore. 

Në funksion të saj janë përzgjedhur shembujt muzikorë, të cilët të kultivojnë njëkohësisht tek fëmija  ndjenjën  e melodisë,  ritmit,  harmonisë  dhe  të  formës.  Për  këtë  janë  qëmtuar  dhe evidentuar modelet më të mira muzikore që vijnë si nga trashëgimia muzikore popullore e po ashtu nga krijuesit e muzikës sonë kombëtare dhe botërore.  

4. Eksplorimi i muzikës në katër dimensione: lexim, dëgjim, këndim dhe shkrim muzikor. 

Në  tekst  janë  strukturuar  qartazi  katër  dimensione  që  kanë  të  bëjnë me  leximin,  dëgjimin, këndimin dhe shkrimin muzikor si katër kompetenca që duhen përvetësuar nga fëmijët. Përmes arritjes së këtyre kompetencave, teksti realizon këto objektiva te edukimit artistik që fokusohen tek parimi që mësimi i disiplinave të ndryshme artistike duhet të ecë mbi baza të barabarta me lëndët  e  tjera  të  sistemit arsimor, duke pasur parasysh  rolin kyç  të arteve dhe  të krijimtarisë artistike, si dhe përvojën e zhvillimit fizik, emocional dhe ndijor të fëmijëve dhe të rinjve.  

Nga  ana  tjetër,  teksti  mëson  disiplinat  artistike  duke  përdorur  mjete  të  ndryshme  të shprehjes artistike dhe e ndërlidh atë me mësimin e lëndëve të tjera. 

Page 8: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 6 

Qëllimet e programit të muzikës  

Programi  i muzikës,  nëpërmjet  përmbajtjeve  të  përcaktuara  sipas  tematikave,  ka  si  qëllim zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe koncepteve për plotësimin e formimit muzikor dhe artistik, zhvillimin e aftësive muzikore të të menduarit kritik dhe krijues, zhvillimin personal, intelektual,  social  dhe  kulturor  të  nxënësve,  për  të  njohur  dhe  vlerësuar  vepra  të muzikës shqiptare  ku  përfaqësohet  trashëgimia  jonë  kombëtare  muzikore  dhe  ajo  botërore,  nga periudha  dhe  kontekste  të  ndryshme  kulturore  dhe  historike.  Në  programin  e  muzikës nxënësit përfshihen në veprimtari muzikore tradicionale dhe: 

- përvetësojnë vlerat e muzikës kombëtare, si pjesë e pandashme e vlerave të artit shqiptar;  

- marrin pjesë në jetën kulturore të klasës, shkollës, komunitetit; 

- vënë në shërbim të mjedisit ku jetojnë aftësitë dhe talentin e tyre;  

- ndërveprojnë  në  mënyrë  sociale,  kulturore  dhe  intelektuale  me  grupe  të  ndryshme kulturore apo etnike; 

- zhvillojnë kompetencat muzikore për të krijuar dhe realizuar punë të ndryshme muzikore;  

- japin kontributin e tyre në aktivitetet artistike muzikore të ndryshme.  

Korniza konceptuale e programit  

Hartimi i programit lëndor rrjedh nga: korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar, kurrikula bërthamë dhe plani mësimor  i arsimit bazë. Si  i  tillë ky dokument  i shërben:   Nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të kompetencave të lëndës së muzikës, në mënyrë që ata të përballojnë sfidat e jetës dhe të integrohen në shoqëri.  Mësuesit, për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjet e nxënësve në klasë dhe  jashtë saj.   Prindit, për njohjen e rezultateve  të pritshme  të  fëmijëve dhe kriteret e vlerësimit  në  periudha  të  caktuara.  Hartuesit  të  teksteve  mësimore  dhe  të  materialeve ndihmëse për mësuesit dhe nxënësit. Programi i muzikës ka në thelbin e tij krijimin e kushteve për  ndërtimin  e  kompetencave  të  lëndës  si  dhe  të  kompetencave  kyçe  që  lidhen  me  to. Realizimi  i  temave  ndërkurrikulare  nëpërmjet  lëndës  së  muzikës  është  një  komponent  i rëndësishëm  i programit për kontributin e muzikës dhe  të gjitha arteve  të  tjera që përbëjnë fushën e arteve, në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Programi, përmban 3 tematika që janë të përbashkëta në të gjitha disiplinat artistike të fushës së arteve dhe krijojnë kushte që nxënësi të ndërtojë  dhe  zbatojë  njohuritë,  shkathtësitë,  qëndrimet  dhe  vlerat,  në  funksion  të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe. Në program paraqiten edhe koha mësimore për  secilën  tematikë, që ndryshon nga klasa në klasë. Në program, gjithashtu, përshkruhet lidhja e muzikës dhe fushave të tjera, në mënyrë që kurrikula e arsimit bazë të shihet si një e tërë  për  realizimin  e  qëllimit  kryesor  të  formimit  të  nxënësve.  Përdorimi  i metodologjive efikase  në  mësimdhënie  në  muzikë  është  kusht  për  zbatimin  e  programit,  për  arritjen  e kompetencave nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin  artistik,  që  zotëron  brenda  vetes. Në  këtë  program,  vlerësimi  i  nxënësve  është komponent thelbësor për përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe procesit të të nxënit. 

Page 9: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

7  

Dig

ram

a 1:

Kor

niza

kon

cept

uale

e p

rogr

amit

 

Ars

imi b

azë

syno

n pë

r nx

ënës

it

Kri

jimin

e id

entit

etit

dhe

Kul

tivim

in e

vler

ave

Zhvi

llim

in sh

oqër

or,

inte

lekt

ual e

fizi

kZo

tëri

min

e k

ompe

tenc

ave

për t

ë nx

ënit

gjat

ë gj

ithëj

etës

Përk

ujde

sje

për

shën

detin

Bash

këje

tesa

pa

qëso

re

Ndë

rvar

ësia

Zhvi

llim

i i

qënd

rues

hëm

M

jedi

si V

endi

mm

arrj

a

mor

ale

Të d

rejta

t e

njer

iut

Identitetikombëtar

dhe njohja e kulturave

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Kom

pete

nca e

kom

unik

mit

dhe t

ë

shpr

ehur

it

Kom

pete

nca

e të

men

duar

it K

ompe

tenc

a e

të n

xëni

tK

ompe

tenc

a pe

rson

ale

Kom

pete

nca

qyte

tare

Kompetenca

digjitale

Edukimi Fizik

Shke

ncat

shoq

ëror

e

Gju

hët d

he

kom

unik

imi

Shke

ncat

e

naty

rës

Tekno

logj

i

ARTET

Vle

rësi

mi i

ve

prav

e m

uzik

ore

Kri

jimi

muz

ikor

Perf

orm

imi/

inte

rpre

timi

muz

ikor

MU

ZIK

A

 

Page 10: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 8 

Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës 

Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies kërkon që mësuesi të mbajë parasysh lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e  lëndës  për  secilën  shkallë.  Për  të  realizuar  në  praktikë  këtë  lidhje,  mësuesi  duhet  të përzgjedhë situatat, veprimtaritë, metodat dhe mjetet e përshtatshme të procesit të të nxënit. Kompetenca përcaktohet si integrim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që një nxënës duhet  t’i  fitojë gjatë procesit  të nxënies. Në zhvillimin  e kompetencave muzikore, nxënësi gjithashtu, zhvillon kompetencat kyçe në  lidhje me krijimtarinë,  interpretimin, vlerësimin e muzikës, përpunimin e informacionit për muzikën, prezantimin e detyrave të zhvilluara. 

Për të realizuar lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e lëndës së muzikës mësuesi ndjek këto hapa:  

- përzgjedh  rezultatin/et e  të nxënit për kompetencat kyçe që  synon  të arrijë nxënësi në shkallën përkatëse; 

- përzgjedh rezultatin/et e  të nxënit për shkallë për kompetencat e  lëndës së muzikës që synon të arrijë nxënësi;  

- zbërthen në  rezultate  të nxëni për kompetencat  e  lëndës  së muzikës për vit mësimor, rezultatin/et e të nxënit për shkallë;  

- përzgjedh  përmbajtjen/et mësimore, mjetet  didaktike, metodologjinë  e mësimdhënies, përmes  të  cilave  realizon  rezultatet  e  të  nxënit  të  kompetencave  muzikore,  si  dhe rezultatet e të nxënit për kompetencat kyçe në një vit mësimor; 

- planifikon mësimdhënien  duke  përfshirë  periudhën  kohore  gjatë  së  cilës  do  t’i  arrijë rezultatet e të nxënit brenda vitit shkollor; 

- kryen  analiza dhe  vlerësime  të  ecurisë  së  nxënësve pas  realizimit  të  orëve mësimore, detyrave, projekteve, për të verifikuar arritjet.  

-   

Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe  

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit 

Nxënësi:   

• krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike; 

• kupton drejt mesazhin artistik; 

• demonstron një komunikim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve, shenjave dhe formave muzikore;   

• shfrytëzon mjetet artistike mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur. 

Page 11: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  9 

Kompetenca e të menduarit 

Nxënësi:   

• kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur; 

• zgjidh probleme të ndryshme muzikore/artistike; 

• zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese; 

• ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim muzikor. 

Kompetenca e të mësuarit për të nxënë 

Nxënësi:   

• klasifikon mjetet për të realizuar një krijim muzikor; 

• përdor burime të ndryshme informacioni për të realizuar një krijim muzikor;   

• krijon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë. 

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 

Nxënësi ndërmerr nisma për  të  zhvilluar  aktivitete muzikore brenda dhe  jashtë klasës duke kontribuar në mënyrë krijuese. 

Kompetenca personale 

Nxënësi:  

• zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarive muzikore; 

• përfshihet në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet;   

• krijon besim te të tjerët 

Kompetenca qytetare 

Nxënësi:   

• bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore; 

• respekton punën e të tjerëve; 

Kompetenca dixhitale 

Nxënësi:   

• krijon informacion, si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet;  

• njeh mjetet të ndryshme në funksion të informacionit muzikor si: magnetofon, audio, video CD, DVD. 

Page 12: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

10 

Lidhja e muzikës me fushat e tjera kurrikulare 

Muz

ika është e lid

hur me lënd

ët brend

a fushës së saj, po

r ed

he m

e fusha të tjera të nx

ëni në kurriku

l. Melod

ia, ritm

i, ha

rmon

ia, 

dina

mika, te

mpi, forma, struk

tura etj. lidh

en shu

më mirë me disiplinat e tjera artistik

e si : kërcim

in, artin pam

or, teatrin, p

or edh

e me 

matem

atikën, g

juhën dh

e ko

mun

ikim

in, shk

encat s

hoqërore etj. Kështu mësue

sit d

uhet t’u japin mun

dësinë nxënësve të kon

solid

ojnë 

dhe form

ojnë përvo

jat që ata kan

ë kriju

ar, du

ke i pasurua

r dh

e du

ke u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre pë

rvojave. M

ë po

shtë 

paraqiten disa lidh

je ndë

rlëndo

re të m

uzikës m

e lënd

ë të tjera, të para pë

rmes njohu

rive  

Dig

ram

a 2:

Lid

hja

ndër

mje

t muz

ikës

dhe

fush

ave

të tj

era.

Page 13: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

11  

Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj 

Bazu

ar në këtë kurriku

l, lënd

a e muz

ikës syn

on të pë

rmbu

shë 3 ko

mpe

tencat e lëndë

s, të cila

t lid

hen me ko

mpe

tencat kyçe që një 

nxënës duh

et të zotërojë gjatë jetës s

ë tij dhe që arrihen nëpë

rmjet 3 tematikave kryesore.  

Dig

ram

a 3

: Kom

pete

ncat

form

ohen

për

mes

tem

atik

ave

     

NXË

NËS

I NË

MU

ZIK

Ë

Gju

ha d

he

kom

unik

imi

muz

ikor

Tekn

ika d

he

proc

ese m

uzik

ore

His

tori

a, m

uzik

a dh

e sh

oqër

ia

Kom

pete

nca

për

jetë

n, s

ipër

mar

rjen

dh

e m

jedi

sin

Kom

pete

nca

e të

sh

preh

urit

Kom

pete

nca

pers

onal

e

Kom

pete

nca

e të

nx

ënit

Kom

pete

nca

e të

m

endu

arit

Kom

pete

nca

e ko

mun

ikim

it dh

e të

shp

rehu

rit

Kom

pete

nca

digj

itale

Kri

jimi m

uzik

or

Vle

rësi

mi i

vep

rave

m

uzik

ore

Perf

orm

imi/

inte

rpre

timi m

uzik

or

Page 14: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 12 

 

Kompetencat e lëndës: 

Kompetenca 1: Krijimi muzikor. 

Kompetenca 2: Përforcimi/interpretimi muzikor. 

Kompetenca 3: Vlerësimi i veprave muzikor 

Kompetencat e veçanta  Përshkrimi i tyre 

Krijimi muzikor   Nxënësi:  

- përdor  ide  të  ndryshme  për  të  organizuar  krijimin muzikor; 

- përdor elementet muzikore gjatë krijimit;  

- zhvillon ide të reja gjatë krijimit muzikor;  

- organizon  krijimin  e  vet  muzikor,  sipas  rregullave  të strukturës së periudhës muzikore;  

- ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët. 

Përforcimi/interpretimi muzikor  

Nxënësi:  

- zhvillon  teknikat  e  këndimit,  të  luajtjes,  së  dëgjimit, analizimit, improvizimit në nivele të ndryshme;  

- perfeksion  këndimin  duke  zbatuar  teknikat  përforcimit/ interpretimit muzikor; 

- respekton rregullat e luajtjes në instrumente;  

- ndan përvojat e veta performuese me të tjerë 

Vlerësimi  i  veprave muzikore  

Nxënësi:  

- analizon veprat muzikore që nga format e vogla e deri tek ato të mëdhatë;  

- vlerëson veprat muzikore, duke bërë një gjykim kritik dhe estetik. 

 

 

   

Page 15: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  13 

 Tematika e lëndës  

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi muzikor.  

Tematika 2: Teknikat dhe proceset muzikore. 

Tematika 3: Historia, muzika dhe shoqëria. 

Tematika: Gjuha dhe komunikimi muzikor 

Muzika është një tjetër gjuhë, krahas gjuhës së folur, gjuhës së gjesteve dhe gjuhës pamore. Mësojini të fshehtat dhe komunikoni përmes tingujve dhe simboleve të saj. Gjuha e muzikës është universale dhe sʹka nevojë të përkthehet 

 

PËRSHKRIMI I TEMATIKËS 

Melodia dhe  ritmi  janë pjesë  e pandashme  e njohurive  të domosdoshme që duhet  të dijë nxënësi për kuptimin e muzikës. Njohuritë që do të vazhdojnë të merren, janë të shumta dhe kanë të bëjnë me mësimin e shkrimit muzikor si: pentagrami, çelësi i solit, notat muzikore në vija  dhe  fusha,  poshtë  dhe  sipër  pentagramit, masa muzikore,  simbole  të  tjera  si  lidhja vlerëse dhe shprehëse, shenja e përsëritjes. Gjatësia e vlerave të notave dhe pushimeve, pika e vlerës, njohja me kohët e thjeshta 2/4, 3/4 dhe 4/4, 3/8 dhe kohët e përbëra 6/8, tonalitetin, shkalla muzikore  ,  akordi  dhe  arpezhi  etj.  do  të  zgjerojnë më  tej  njohuritë muzikore  të nxënësit për kuptimin, krijimin ,interpretimin dhe gjykimin e saktë të muzikës që dëgjon apo performon. Gjithashtu ato zgjerojnë më tej panoramën mbi njohuritë muzikore. 

 

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës: 

Krijimi muzikor  Nxënësi: 

• krijon në kohët 2/4,3/4, 4/4, 3/8,6/8;  

• krijon  duke  përdorur  kombinime  të  ndryshme  vlera notash dhe pushimesh;  

• përdor  simbole  të ndryshme muzikore  të mësuara duke krijuar diversitet në krijimin e vet;  

• demonstron kuptimin e tyre gjatë shpjegimit të krijimit të vet. 

Performimi/interpretimi muzikor: 

Nxënësi: 

• demonstron  gjatë  interpretimit  të  këngëve  simbolet muzikore;  

Page 16: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 14 

• interpreton në kohët të ndryshme, duke demonstruar se i ka kuptuar ato qartë; 

• luan apo këndon duke respektuar simbolikat e mësuara; 

• këndon ushtrime në kohët e mësuara;  

Vlerësimi muzikor:  Nxënësi: 

• kupton dhe shpjegon ndryshimin e kohëve tek ushtrimet, këngët apo pjesët muzikore;  

• zhvillon kuptimin e ritmeve muzikore të mësuara dhe pjesëve muzikore, si p.sh. koha 2/4 ‐ marshi, koha ¾ ‐ valsi etj.;  

• shpjegon ndryshueshmërinë  e muzikës gjatë  respektimit  të simboleve;  

• demonstron kuptimin e tonaliteteve muzikore; 

• gjatë krijimit muzikor: 

‐ organizon krijimin e vet muzikor, sipas rregullave të strukturës së periudhës muzikore;  

‐ ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët. 

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të lëndës 

Nxënësi:  

këndon këngë me  tematika  të  larmishme  (himni,  atdheu,  familja, shoqëria, këngët patriotike dhe festat e ndryshme etj;, po kështu edhe këngë për  të  rinj apo popullore), në kohë  të ndryshme  të  thjeshta dhe  të  përbëra, me  një  regjistër  të  thjeshtë  vokal, me  shtrirje brenda oktavës qendrore, nga notat Do – Do2;  

‐ respekton rregullat e këndimit gjatë të kënduarit;  

‐ respekton gjatë këndimit ritmin, intonacionin, karakterin e këngës; 

‐ këndon solo dhe në grup;  

‐ interpreton këngët e mësuara me emocion dhe ndjenjë;  

‐  luan  në  instrumentin  e  fyellit  sipas  notave  muzikore  dhe kohëve të mësuara (kohët e thjeshta);  

‐ respekton rregullat e luajtjes në instrument;  

‐ merr pjesë në aktivitetet e klasës dhe shkollës;  

‐  regjistron  krijimet  e  tyre  në  instrument  dhe  zë  (luajtje  në instrument dhe këngë në magnetofonin e klasës, shkollës.  

 

 

Page 17: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  15 

 

Tematika: Teknikat dhe proceset muzikore  

PËRSHKRIMI I TEMATIKËS Dëgjimi muzikor, përjetimi dhe të shprehurit emocional ndaj muzikës, është një proces shumë i rëndësishëm.  Muzika  krijon  emocione,  që  shprehin:  dashuri,  kënaqësi,  keqardhje,  gëzim, shpresë, mërzitje e  cila  si mendim muzikor është zhvilluar në hapësirë dhe në kohë. Muzika shfaqet  si një ndërthurrje  elementesh  që  jo  gjithmonë  janë  të  shpallura në  kuadrin  e  formës muzikore  dhe  po  ashtu,  jo  gjithmonë  i  përkasin  thjesht  dhe  vetëm  përmbajtjes. Njohja me ndryshueshmërinë e muzikës monodike dhe polifonike dhe kuptimi i formave muzikore, njohja me instrumentet muzikore në grupet , ku ato bëjnë pjesë, është i domosdoshëm në këtë shkallë.  

Ndërsa përdorimi i teknologjive të ndryshme ndihmon dhe është në funksion të kërkimit të të dhënave, prezantimit, regjistrimeve.  

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës: 

Krijimi muzikor  • provon  të  këndojë  fragmente  të  vogla muzikore  për  të kuptuar ndryshueshmërinë e muzikës; 

•  krijon një motiv muzikor të personalizuar; 

• imiton  me  zë  ose  fishkëllimë  motive  nga  vepra  të ndryshme muzikore. 

Performimi/interpretimi muzikor: 

• interpreton me  zë  ose  fishkëllimë motivet  nga  vepra  të ndryshme muzikore; 

•  performon / interpreton këngë të ndryshme me emocion;

• vlerëson interpretimin dhe performimin e të tjerëve; 

• përdor media  (DVD, CD, magnetofon) për  të  reklamuar /prezantuar punën e vet; 

• ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Vlerësimi i veprave muzikore: 

• bën  lidhje  ndërmjet  asaj  që  di  mbi  format  muzikore, instrumentet apo vokalin dhe asaj që dëgjon në një vepër muzikore; bën gjykime kritike ndaj një muzike të caktuar, duke u mbështetur në gjuhën muzikore ndryshueshmërinë e  ritmeve  muzikore,  shpejtësinë  muzikore,  formën  muzikore, karakterin e pjesëve muzikore; 

• ndan përvojën/mendimin e vet artistik me të tjerët; 

• dëgjon  dhe  komunikon  mendimin  e  vet  rreth  veprave muzikore të dëgjuara; 

Page 18: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 16 

• reflekton emocionet që  i krijon një vepër muzikore gjatë kohës që interpretohet/luhet; 

• shpreh mendimin e vet rreth pjesës muzikore që dëgjon; 

• përdor një fjalor të thjeshtë muzikor; 

• respekton mendimin e shokëve; 

• respekton pjesë muzikore të kulturave të tjera; 

• merr pjesë në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të lëndës 

Nxënësi:  

‐ demonstron kuptimin e motivit, frazës, fjalisë dhe periudhës muzikore; 

‐  demonstron  kuptimin  e  ndryshueshmërisë  së  muzikës  instru‐mentale dhe vokale, duke dhënë veçoritë e secilës pjesë muzikore: kanonit,  këngës,  minuetit  shembuj muzikore:  kanone  të  ndryshme, kënga  e  Solvegut  nga  Per  Gynt  –  Eduard  Grieg,  minueti  në  G maxhor, J.S.Bah;  

‐ dëgjon pjesët muzikore, duke  shprehur  emocionet  lidhur me muzikën  dhe  përcakton  formën  në  të  cilën  është  paraqitur  ‐ instrumentale, vokale, orkestrale;  

‐  dëgjon  dhe  argumenton  nga  dëgjimi  muzikor  i  pjesëve  temën muzikore dhe gjendjen emocionale që krijon ajo ( vepra instrumentale);  

‐ dëgjon dhe argumenton nga dëgjimi muzikor, temën e një vepre muzikore,  si  kalon  ajo  nga  instrumenti  në  instrument  dhe  si komunikojnë  instrumentet  me  njëri  –  tjetrin,  duke  paraqitur mendimin e plotë muzikor (vepër orkestrale);  

‐  demonstron  ndryshueshmërinë  e  muzikës  që  dëgjon,  duke përdorur  fjalor  të  thjeshtë muzikor:  e  shpejtë,  e  ngadaltë,  e  qetë, ëmbël, minuet etj.  

 

Materiale dhe burime mësimore 

Gjatë mësimit  të muzikës për  realizimin e kompetencave, mësuesi përdor mjete didaktike dhe  burime,  të  cilat  nxënësi  i  prek,  i  shikon,  i  përdor,  i  dëgjon  etj. Ai/ajo  përdor mjete vizuale,  teknologji  të  nevojshme,  jep  ndihma  të  veçanta,  përshtat  shembuj  të ndryshëm,krijon mjedisin e përshtatshëm për aktivitete. Teknologjia ka një ndikim të madh në muzikë, duke ndihmuar nxënësit  të eksplorojnë këngë me  tematikë  të ndryshme, për  të rinj, arie, mjuzikëll, vepra muzikore  të ndryshme, duke zhvilluar aftësitë e  tyre në njohjen më të plotë të muzikës. Tekstet dhe materialet sigurojnë një qasje përmes përdorimit të tyre të përshtatshëm me moshën dhe nivelin  e  të mësuarit. Me  anë  të mediave, detyrave dhe projekteve  të  ndryshme,  u  krijohet mundësia  nxënësve  të  demonstrojnë  apo  prezantojnë punët  dhe  krijimet  e  tyre. Muzika  studiohet  përmes  njohjes  dhe  përdorimit  të mjeteve, 

Page 19: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  17 

materialeve, teknikave e procedurave specifike muzikore, p.sh: për dëgjim muzikor, shikim të shfaqjeve, për ndjekjen e pjesëve muzikore dhe këngëve përdoren magnetofoni, TV, CD dhe  DVD  .  Përveç  materialeve,  shfrytëzohen  edhe  burime  mësimore,  si  teksti  shkollor, interneti etj. Disa nga mjetet më të përdorshme didaktike janë:   

Mjetet audiovizive: Tv, magnetofon, video, video‐projektor, kompjuter, internet, CD, DVD.  

Mjetet dëgjimore: radio, magnetofon etj. 

Mjetet  verbale,  tekstet:  tekstet mësimore  (të  detyruara),  libri  i mësuesit,  fletoret  e  punës, katalogë, albume që mund të përdoren në shkollë për të mbështetur punën e nxënësve dhe demonstruar vepra të ndryshme muzikore. Këto burime duhet të diskutohen dhe vlerësohen nga stafi si një pjesë e planit të tyre për muzikën. Ky plan duhet të jetë i rëndësishëm për të përzgjedhur burimet e dyta,  të cilat ndihmojnë për  të mbështetur nxënësit në punët e  tyre krijuese  dhe  performuese,  si  dhe  në  kryerjen  e  krijimeve  të  ndryshme. Mjedisi mësimor (klasa, kabinetet e muzikës etj.). 

 

 

Libri i mësuesit shoqërohet me CD 

 

Page 20: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 18 

Përmbajtja muzikore e CD‐së:    1.“Ut quant laxis”, himni i Guido D’Arecos i njohur edhe si “Ut‐re‐mi‐fa‐sol”. Mësimi 1. 2. “Minuet” nga Johan Sebastian Bah. Mësimi 2. 3. “Kënga e Marmotës” nga Ludvig Van Beethoven. Mësimi 3. 4. “Kënga e troftës”, nga Franc Shubert. Mësimi 4. 5. “Labe”, pjesë për piano nga albumi “Agoj” për fëmijë nga Vasil S. Tole. Mësimi 5. 6. “Hej ju male”, nga Çesk Zadeja. Mësimi 6. 7. “Kënga e alfabetit”, nga Parashqevi Qirjazi. Mësimi 7. 8. “Marshi i Radeckit” nga Shtraus. Mësimi 7 9. “Happy birthday”, këndon Frenk Sinatra. Mësimi 8. 10. “Valsi i lumturisë” nga Avni Mula. Mësimi 8. 11. “Preludi nr. 1”, për piano nga Bah. Mësimi 9. 12. “Marshi i martesës” nga Wagner. Mësimi 9. 13. “Marsejeza” këndon Mirej Matje. Mësimi 10. 14. “Kur më zbret nga Voskopoja”, popullore. Mësimi 11. 15. “Kënga e luftëtarëve të Krujës”, nga Çesk Zadeja. Mësimi 12. 16. “Shkon djali tërmale” nga Çesk Zadeja. Mësimi 12. 17. “Himni kombëtar”. Mësimi 13. 18. “Himni i Evropës”. Mësimi 14. 19. “Për mëmëdhenë” këngë patriotike nga Mihal Grameno. Këndon grupi “Lira”. Mësimi 15. 20. “Malet me blerim mbuluar”, këngë partizane nga Dhora Leka. Mësimi 16, 21. “Zare trëndafile”, këngë popullore e kënduar nga Tefa Tashko Koço. Mësimi 17. 22. “Cili je ti more burrë”, këngë korale iso‐polifonike për Ismail Qemalin. Mësimi 17. 23. “Fjala nënë”, muzika Feim Ibrahimi. Ork. Kristi Popa. Mësimi 18. 24. “Gjuha jonë barot e trëndelinë”, muzika Limoz Dizdari. Ork. Kristi Popa. Mësimi 19. 25. “Puthja e lirisë”, muzika Nikolla Zoraqi. Ork. Kristi Popa. Mësimi 20. 26. “Ninullë”, muzika  Johanes Brahms. Mësimi 21. 27. “Ding‐dong”, muzika Stravinski. Ork. Kristi Popa. Mësimi 23. 28. “I have a little baby”, muzika Stravinski. Ork. Kristi Popa.Mësimi 24. 29. “Melodi me fyell”. Mësimi 25.  

Page 21: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

19  

Plan

i mësim

or trem

ujori i parë  (1

3 orë) 

shtator‐dh

jetor 

Nr 

Tematika 

Temat mësimore 

Situata të 

parashikuara të të 

nxënit 

Metodologjia dhe 

veprimtaritë e  

nxënësve 

Vlerësimi 

Burimet 

1 Te

knika dh

e procese 

muz

ikore 

Him

ni i fla

murit 

Simbo

let ton

a ko

mbëtare  

Performim

, interpretim 

në grup dh

e solo. 

Vlerësim në grup

e. 

Teksti i n

xënësit, 

materiale 

nga interneti;  

magnetofon; CD. 

2 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Pe

ntagrami m

uzikor 

Simbo

let 

 dhe kup

timi i 

tyre. 

Zbatim

e praktik

e në 

klasë. 

Vlerësim 

individu

al  

dhe grup

Teksti i n

xënësit, 

 materiale  n

ga shk

rimi 

muz

ikor. 

3 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Çelësi m

uzikor i 

solit 

Dëgjim m

uzikor, 

J.S.Bah Çelësi, 

kuptim

i i tij në 

jetën e pë

rditshm

 Dëgjim m

uzikor, 

Zbatim

e  dhe vep

rime 

praktik

e në klasë. 

Vlerësim 

individu

al për 

veprim

et në situatë 

dhe realizim

in e 

detyrës. 

Teksti i n

xënësit, 

magnetofon, CD, tastie

rë 

4 Gjuha dhe 

komun

ikim

Notat: T

ingu

jt muz

ikorë në vija 

dhe fusha. 

Simbo

let 

 dhe kup

timi i 

tyre. 

Zbatim

e praktik

e në 

klasë. 

Vlerësim  

individu

al dhe 

në grup. Krijim

in 

dhe kënd

imin e 

tingu

jve; 

identifikim

in e ty

re 

Teksti i n

xënësit, 

 materiale  n

ga shk

rimi 

muz

ikor. 

5 Te

knika dh

e procese 

Shprehitë vok

ale 

dhe form

at e 

kënd

imit.  

Dëgjim m

uzikor. 

Solo, n

ë ko

r, grup 

polifon

ik 

Dëgjim

,  kënd

im në grup

, solo  

dhe në  grup. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për 

demon

strimin e 

shprehive vo

kale 

Magnetofon  

CD; instrum

ente ORF

Page 22: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

20 

6 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Notat poshtë dh

e sipë

r pentagram

it 

Simbo

let 

 dhe kup

timi i 

tyre. 

Zbatim

e praktik

e në 

klasë. Krijim

, pe

rformim të këngëve 

solo ose në grup 

Vlerësim  

individu

al dhe 

në grup, për 

krijimin 

demon

strimin 

identifikim

in e 

shkrim

it muz

ikor. 

Teksti i n

xënësit, 

materiale  n

ga shk

rimi 

muz

ikor. 

7 Gjuha dhe 

komun

ikim

Piramida e vlerave 

të notave dh

e pu

shim

eve 

Dëgjim m

uzikor 

pjesë ko

rale për 

fëmijë, objekte ose 

fruta pë

r nda

rje në 

njësi të barabarta. 

Zbatim

e praktik

e në 

klasë  

krijim, p

erform

im 

këng

ësh në grup dh

e solo 

Vlerësimi p

ër 

veprim

et në situatë 

demon

strimin e 

gjatësisë së notave 

dhe pu

shim

eve  

Teksti i n

xënësit, 

Magnetofon, CD 

8 Te

knika 

dhe procese 

Kënga patriotike 

Për m

ëmëd

henë 

Kinem

aja në klasë 

Fragment n

ga 

filmi “Ja vde

kje, ja 

liri”.  

Këngë patriotike 

 

Performim  

interpretim

i  në grup dh

e solo. 

Vlerësimi p

ër 

interpretim

in në 

grup dhe solo pë

r krijimin e album

it: 

CD m

e këng

ë pa

triotik

e. 

   CD m

ë këng

ë pa

triotik

e magnetofon. 

9 Te

knika 

dhe procese 

muz

ikore 

Kënga partiz

ane  

“Malet m

e blerim 

mbu

luar” 

Përje

tim 

emociona

l Vështro  tablonë 

piktorit  F. H

axhiu 

“Tenda e qyp

it” 

Këndime të m

otiveve 

melo‐ritm

ike. 

Vlerësim 

individu

al dhe 

grup në 

interpretim

in e 

këng

ëve. Krijo 

albu

m: C

D m

e këng

ë pa

rtizan

e. 

Magnetofon, CD, album         

këng

ë pa

rtizan

e dh

e pa

triotik

e. 

10 Te

knika dh

e procese 

muz

ikore 

 Njohja me 

instrumentin e 

fyellit, n

dërtim

i dhe 

përdorim

i i tij 

 

Nga dallohen 

instrumentet 

muz

ikore. Si 

grup

ohen ato. 

Bashkëbisedim 

Dem

onstrim. 

Performim

Vlerësim 

individu

al, grup. 

Magnetofon 

Cd. Fyell. album 

instrumente. 

Page 23: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

21  

11 Historia, 

muz

ika dh

e shoq

ëria 

Form

at m

uzikore 

Muz

ika dh

e artet e 

tjera 

Dëgjim m

uzikor 

Ana

lizë, vlerësim i 

form

ës së veprave të 

artit. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup i pë

rcaktim

it të fo

rmës dhe 

përm

bajtjes 

muz

ikore 

Magnetofon; CD,album

e me vepra të artit pa

mor 

12 Te

knika dh

e procese  

Him

ni i Ev

ropë

Dëgjim m

uzikor 

Simbo

le të 

Evropë

s dh

e vend

eve të BE. 

Dëgjim m

uzikor 

Këndim në grup dhe 

solo, krijim

, vizatim

.  

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për 

interpretim të saktë 

Teksti i n

xënësit, 

CD; m

ateriale të ndryshm

e pë

r historinë e him

nit 

europian

13 Te

knika dh

e procese  

Zbulojmë zërat m

ë të buk

ur 

Çfarë dëshirojm

ë të bëjmë në të 

ardh

men. Ç

farë 

dimë të bëjmë. 

Këndim dhe 

interpretim solo dh

e në 

grup 

Vlerësim për zërin 

më të buk

ur dhe 

interpretim

in m

ë të 

mirë. 

Magnetofon; CD 

Instrumente ritm

ike pë

r shoq

ërim

 

   

Page 24: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 22 

Planifikimi i orës mësimore – 1. Këngë ‐ Himni kombëtar 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këngë ‐ Himni kombëtar 

Situata e të nxënit. Simbolet kombëtare shqiptare. Dëgjimi muzikor i himnit. Çfarë përjetoni. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Kupton drejt mesazhin artistik të himnit kombëtar. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton simbolet kombëtare. Kompetenca digjitale: Krijon informacion dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. 

Fjale kyçe:  himni kombëtar, simbolet kombëtare. Burimet:  teksti  i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimin e Himnit të shtetit shqiptar. Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

Lidhja e temës me situatën Mësuesi vë të dëgjohet “Himni Kombëtar”. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Cilat janë emocionet që përjetojnë,  ndërsa  dëgjojnë  himnin.  Çfarë  dinë  rreth  krijimit  të  himnit  tonë  kombëtar,  apo  të vendeve të tjera? Kur e këndojmë himnin? A dini të këndoni himnin e një shteti tjetër? Nxënësit prezantojnë dhe komentojnë simbolet kombëtare shqiptare dhe të vendeve të tjera. Vizatojnë flamurin kombëtar dhe komentojnë e shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet vizatimit. Ndërtimi i njohurive të reja Si duhet të qëndrojmë gjatë këndimit të “Himnit Kombëtar”? Mësuesi u kërkon nxënësve të respektojnë shprehitë vokale gjatë këndimit në grup. Punimi i vijës melodike duke respektuar intonacionin e saktë të këngës. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë së këngës me ritëm të ngadaltë. Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Mësuesi u thotë nxënësve të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi i Himnit Kombëtar me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo. Shoqërim ritmik (triangolo, përplasje e duarve). Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për interpretim me ndjenjë dhe emocion të Himnit Kombëtar. Detyrë shtëpie: Të shkruhet dhe të mësohet teksti i këngës. Shprehni përjetimin tuaj emocional, artistik dhe estetik në një ese të shkurtër, kushtuar himnit. (detyrë dosje). Gjeni himnet e disa vendeve dhe krijoni një album me to. (punë në grupe) 

Page 25: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  23 

Planifikimi i orës mësimore – 2. Pentagrami muzikor 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Pentagrami muzikor 

Situata e të nxënit. Simbole. Pentagrami natyral i zogjve. 5 simbolet e jetës njerëzore. Shkrime te vjetra muzikore. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit shfrytëzon simbolet dhe elementet artistike nga natyra dhe jeta. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përzgjedh të dhëna nga burime te ndryshme, i shfrytëzon për realizimin e temës. Kompetenca qytetare: bashkëpunon dhe respekton punën e te tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: demonstron kuptimin e simboleve muzikore. Performim/interpretim muzikor: Shpjegon rolin e pentagramit ne shkrimin muzikor. Vlerësimi: shpjegon ndryshueshmërinë e shkrimit muzikor me përdorimin e pentagramit. 

Fjale kyçe:  pentagram,vija ,fusha, neuma, gjuhë muzikore. 

Burimet: teksti i nxënësit, material i krijuar nga mësuesi lidhur me një situatë konkrete. 

Lidhja me fushat e tjera: shkenca dhe shoqëria. Tema ndërkurrikulare: mjedisi 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve 

Lidhja e temës me situatën Mësimi  fillon me prezantimin e simboleve që kanë kuptime  të caktuara krijuar mësuesi, si dhe shembuj konkret simbolesh të sjellë nga nxënësit. Nxënësit  do  të  kryejnë  këto  veprime:  Zhvendosin  vëmendjen  tek  situatat  (figurat  në  libër); Studiojnë dhe analizojnë përmes figurave në libër, duke vizatuar situata nga natyra (të tilla si telat e horizontalë të korrentit bashkë me zogj); Diskutojnë rreth këtyre figurave, duke bërë lidhjen e muzikës me natyrën. Ndërtimi i njohurive të reja Cili është kuptimi i pentagramit? Si janë vendosur zogjtë nëpër tela? Ku është pozicioni më i lartë dhe më i ulët, nga lart poshtë apo poshtë lart? Çfarë simbolizon numri 5? Lexojmë rubrikën “Pak histori mbi fjalën pentagram’’. Cila është radha e numërimit të vijave të pentagramit? Sa fusha krijohen ndërmjet vijave? Si lexohen ato? Prezantimi i rezultateve të arritura Provojmë të shkruajmë në fleta të bardha pentagrame me laps dhe vizore  sipas modelit në libër  Numëroni dhe rendisni vijat dhe fushat nga poshtë lart nga numri 1‐ ‐ ‐ ‐ ‐ 9. Praktikë muzikore: Përgjigje dhe argumentimi i pyetjeve. Vlerësimi: Për veprimet në situatë, diskutimet, shembujt, argumentet.  Detyre: Gjej në internet materiale rreth historisë së shkrimit muzikor dhe personaliteteve të asaj kohe. 

Page 26: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 24 

Planifikimi i orës mësimore – 3. Çelësi muzikor i solit 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Çelësi muzikor i solit 

Situata e të nxënit. Çelësi  dhe kuptimi në jetën tonë. Dëgjim muzikor për violinë nga J.S.Bah. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë, nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. Kompetenca e te menduarit. Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. 

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron  kuptimin e çelësit muzikor. Performimi: Shpjegon funksionin dhe rolin e çelësit  muzikor. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin e muzikës nëpërmjet përdorimit të çelësave të ndryshëm në muzikë. 

Fjale kyçe:  Çelës muzikor,  çelës soli, basi, fa‐je, diapazon, solfezh, shkrim muzikor.  

Burimet: Teksti i muzikës, fletë pentagrami, materiale për dëgjim, DVD, shkrime muzikore, tastierë.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuha dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me situatën Prezantimi i një shkrimi muzikor. Çfarë elementesh dalloni në këtë shkrim (pentagramin,vija fusha) Vështroni ‐ Si i kuptoni fjalët që zbërthejnë shkronjat e fjalës MUZIKE? Ç’kuptim ka çelësi në jetën e përditshme?  A jeni ndodhur t’ju ketë humbur etj? Po në muzikë, cili është roli i çelësit? A  njihni  ndonjë çelës? Cilin?  Dëgjim muzikor  dhe DVD. Çfarë emocionesh ju krijon pjesa? Elementet që dalloni në të. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi shkruan ne tabele çelësin e solit dhe shpjegon kuptimin e tij  dhe te çelësave të tjerë muzikorë. Pse pentagrami e kufizon përdorimin vetëm të çelësit kryesor, atë të solit. Cili është roli i çelësave në shkrimin muzikor. Ç’kuptim u japin tingujve (përdorimi i tastierës me dy  çelësa, dy duar). Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura. Nxënësit identifikojnë  çelësa muzikore.  Shkruajnë në pentagrame çelësin e solit. (duke u orientuar sipas shembullit në libër) Praktikë muzikore: Arsyeto dhe përgjigju. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, përcaktimin e saktë të kuptimit dhe rolit te çelësit  të solit në shkrimin dhe këndimin muzikor. Detyrë shtëpie: shkruaj në pentagram çelësin e solit dhe shpjego kuptimin  e tij.  

Page 27: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  25 

Planifikimi i orës mësimore – 4. Notat – tingujt muzikorë në vija dhe fusha 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Notat – tingujt muzikorë në vija dhe fusha. 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor ‐ Dalloni tingujt e ndryshëm muzikor. Si prodhohen tingujt si nota muzikore. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë, nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarisë muzikore. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e tingujve dhe notave muzikore. Performimi: Identifikimi, prodhimi, këndimi i tingujve në lartësi dhe timbër të ndryshëm dhe shkrimi i notave në pentagram. Vlerësimi: Kupton dhe vlerëson ndryshimin e muzikës gjatë respektimit të simboleve muzikore. 

Fjale kyçe:  Tingujt e lartë të ulët, timbër, notat muzikore, herc, oktavë  

Burimet: Teksti i muzikës, materiale të ndryshme për krijimin, prodhimin e tingujve. Burime tingujsh të krijuara nga mësuesi dhe nxënësit Shkrime muzikore  

Lidhja me fushat e tjera: shkenca dhe shoqëria. Tema ndërkurrikulare: mjedisi 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Bashkëbisedim. Lojë didaktike muzikore në grupe dhe individuale. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Prezantimi i një shkrimi muzikor. Çfarë elementesh dalloni në këtë shkrim (pentagramin, vija fusha). Mësimi fillon identifikimin e tingujve, magnetofon, CD tek fragmenti filmi i animuar “The Band Concert” (1935) Çfarë dallojnë? A mund të imitojnë ose të shprehen me fjalët e tyre.  Mësuesi  i  orienton  nxënësit  të  ndarë  në  grupe  si  të  prodhojmë  tinguj  në  klasë  nëpërmjet objekteve si: shishe, gota, tastierë, instrumente ORF etj. Shembuj tingujsh nga natyra. Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësit dallojnë, prodhojnë dhe argumentojnë  llojshmërinë  e tingujve. Cilësitë e tingujve: të lartë, të ulët, të gjatë, të shkurtër, timbri etj. Loja  në  tastierë  e  tingujve  dhe  lidhja  e  tyre me  emrat  sipas  alfabetit muzikor  dhe  rrokjeve  të solmizimit Do, Re, Mi ,Fa, Sol, La, Si. Pak histori mbi shkrimin muzikor.  

Page 28: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 26 

Vendosja e  tyre në vija dhe  fusha  të pentagramit nga nota më e ulët  te ajo më e  larta. Sa nota shkruajmë në pentagram? Si ndahen? Cili është pozicioni i tyre? Vija‐ fusha. Sa  nota  shkruajmë  në  pentagram?  Si  ndahen?  Cili  është  pozicioni  i  tyre?  Vija‐fusha.Mësuesi shkruan në tabelë emrat e notave sipër alfabetit muzikor (C,D,E,F,G,A,H). Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë cilësitë dhe timbrin (burimin) e tingujve. Shkruajnë në pentagram nota në vija dhe fusha,  i emërtojnë dhe  lexojnë sipas alfabetit muzikor dhe rrokjeve të solmizimit. Me ndihmën e mësuesit nxënësit në grup ose solo këndojnë tinguj, imitojnë etj. Praktikë muzikore – Shkruaj dhe lexo Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, përcaktimin e saktë të tingujve, identifikimin dhe shkrimin e notave në pentagram. Vlerësimi në grup dhe individual. Detyrë shtëpie: Shpjego lidhjen mes notave dhe emocioneve që ato japin në poezinë “Mandolina” e shkrimtarit Dh. Shuteriqi. Shkruaj në pentagram notat në vija e fusha. Shembuj të tingujve nga burime të ndryshme.  

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 5. Shprehitë vokale dhe format e këndimit 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Shprehitë vokale dhe format e këndimit 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor, korale, grup polifonik, këngë solo. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë, me anë të gjuhës muzikore dhe formave muzikore. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Krijon informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Kupton dhe shpjegon shprehitë vokale dhe format e këndimit. 

 Fjale kyçe:  Shprehi vokale, këndim solo, këndim në grup, kori, drejtqëndrim, frymëmarrje e rregullt.  

Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Artet: Trashëgimi kulturore.  

Page 29: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  27 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi vë të dëgjohet muzikë vokale e korale të ndryshme (klasike, iso‐polifonike). Këngëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj, si dhe fëmijë. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Cilat janë ngjyrat vokale që dallojnë mënyrat e të kënduarit (në grup, solo), etj. Nxënësit imitojnë forma të ndryshme të të kënduarit (solo, duet, në grup). Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi shpjegon rregullat e këndimit bukur. Si duhet të qëndrojmë gjatë këndimit (mësuesi shpjegon rregullat e të kënduarit bukur dhe duke i praktikuar me nxënësit). Drejtqëndrimi dhe frymëmarrja. Diksioni dhe frazimi i rrjedhshëm. Goja  ‐ organi i prodhimit të zërit; Veshi ‐ organ i dëgjimit. Mësuesi vazhdon të shpjegojë  format dhe mënyrat e të kënduarit. I njeh me të kënduarin në kor, solo, polifonik. Ç’është kori klasik (pak histori) llojet dhe përbërja e koreve. Tradita e të kënduarit koral në Shqipëri (koret ose grupet iso‐polifonike) Punimi me shoqërim melodik i shembullit në libër “Shkon djali termale” (shiko në libër  metodën e të mësuarit të këngës në tre grupe fq. 43). Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura. Mësuesi vë nxënësit të këndojnë në grup dhe solo, duke respektuar shprehitë vokale. Shembulli muzikor nga libri “Shkon djali termale” e kompozitorit Çesk Zadeja. Punimi i këngës me tre zëra. Praktika muzikore: Dëgjoni dhe përcaktoni mënyrat e të kënduarit përmbajtjen e tyre. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet ne situatë. Demonstrimin dhe kuptimin e shprehive vokale të të kënduarit në grup (kor) dhe solo. Detyrë shtëpie: Përcaktoni përbërjen e zërave në korin klasik dhe korin iso‐polifonik. 

 

 

1. Modele të veprimtarive praktike 

Vetëvlerësohu 

Plotëso përkufizimet e mëposhtme: 

• Fjala  kor    vjen  nga  _____________  kupton_____________që  këndojnë_____________  në formë_____________. 

• Ekzistojnë kore_____________. 

• Në muzikën tonë popullore tradita e këndimit lidhet me këndimin_____________ ku zëri i parë quhet_____________zëri i dytë quhet_____________zëri i tretë _____________ zëri i katërt iso. 

Page 30: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 28 

Qarko përgjigjen e vërtetë apo e gabuar V‐G 

• Shprehitë vokale përfaqësojnë disa rregulla që na ndihmojnë për një këndim emocional dhe të rregullt solo dhe në grup. V‐G 

• Drejtqëndrimi  dhe  frymëmarrja  janë  dy  shprehi  vokale  të  lidhura  ngushtë me  njëra‐tjetrën.  V ‐ G 

• Diksion do të thotë qëndrim i rregullt dhe korrekt gjata të kënduarit.     V ‐ G 

• Goja është organ i prodhimit të zërit.           V ‐ G 

• Veshi është organ i dëgjimit të zërit.         V ‐ G 

• Në Shqipëri  ekzistojnë vetëm kore klasike.     V‐ G 

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 6. Notat poshtë dhe sipër pentagramit. 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Notat poshtë dhe sipër pentagramit. 

Situata e të nxënit. Cila është lidhja mes tastierës së pianos dhe “tastierës së kohës” në poezinë e Bardhyl Londos. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë,nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja dhe te të tjerët. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e tingujve dhe notave muzikore. Performimi: Identifikimi, prodhimi, këndimi i tingujve në lartësi dhe timbër të ndryshëm dhe shkrimi i notave në pentagram. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin dhe lidhjen e muzikës me poezinë, ngjyrat e tingujve që ato prodhojnë.  

Fjale kyçe:  Tingujt e lartë, të ulët, timbër,notat muzikore poshtë dhe sipër pentagramit.  Burimet: Teksti i muzikës, tastiera , shkrime muzikore  Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. shkencat e natyrës. 

Page 31: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  29 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me situatën Si shprehet gjuha muzikore dhe gjuha figurative në tablonë e Pikasos kushtuar muzikës? Leximi i poezisë së Bardhyl Londos: “Tastiera e kohës”. Çfarë elementesh të përbashkëta ka mes poezisë dhe tingujve që prodhon tastiera? Kujtojmë si prodhohen tingujt muzikorë? Cilat janë burimet e tingujve, shembuj etj. Si renditen ato sipas alfabetit muzikor, me shkronja dhe rrokje solmizimi. A mund t’i shkruajmë të gjithë tingujt në pentagram? A mund t’i këndojmë të gjithë tingujt që prodhon tastiera? Hajde të provojmë. Këndimi me La –ta. Bëjmë lidhjen mes të folurës dhe këndimit. Ligjërim me gojë. A‐luani notën La, C‐me zë, luani Do në tastierë. Shembuj tingujsh nga natyra. Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësit dallojnë ,prodhojnë dhe argumentojnë  llojshmërinë  e tingujve. Cilësitë e tingujve, lartësia dhe timbri. Loja ne tastierë e tingujve dhe lidhja e tyre me emrat sipas alfabetit muzikor dhe rrokjeve te solmizimit. Duke u ngjitur nga Do‐ja qendrore e lart Do2, Do3 etj dhe duke zbritur në të majtë të tastierës,ne Do v dhe në vazhdim. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë lartësinë dhe timbrin e tingujve. Arrijnë në përfundimin: a mund t’i shkruajmë të gjithë këto tinguj brenda pentagramit? Si do t’i shkruajmë e do t’i identifikojmë tingujt poshtë dhe sipër pentagramit? Gjeni emrat e notave poshtë dhe sipër pentagramit në libër. Shkruani në pentagram notat poshtë dhe sipër me vija ndihmëse. Vlerësimi: Për përgjigje te sakta, përcaktimin e saktë të tingujve, identifikimin dhe shkrimin e notave poshtë dhe sipër pentagramit. Vlerësim individual. Detyrë shtëpie: shkruaj dhe lexo notat poshtë dhe sipër pentagramit.  

2. Modele të veprimtarive praktike 

Vetëvlerësojnë njohuritë 

1. Plotëso fjalitë e mëposhtme. 

• Pentagrami  është  një__________________________  në  fushat  dhe  vijat  e  të  cilit shkruhen_______________. 

• Numërimi i vijave dhe fushave fillon nga _______________. 

• Pentagrami  shërben për  të vendosur _______________. Në pentagram  shkruhen_______ nota.  

Page 32: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 30 

• Çelësi  kryesor  në muzikë  është  ai  i_______,  i  cili  e merr  emrin  nga_______________  e pentagramit. 

• Alfabeti muzikor sipas shkronjave është_______________dhe sipas rrokjeve të solmizimit është‐_______________. 

• Notat në vija të pentagramit janë_______________. 

• Notat në fusha të pentagramit janë_______________. 

• Kur  koka  e  notës  vendoset  mbi  vijën  e  tretë  të  pentagramit  bishti  i  notës vendoset_______________.  

• Tingulli prodhohet nga një _______________, duke u përhapur në formë_______________. 

• Tingujt prodhohen nga  lëkundjet e _____________ nga instrumentet dhe nga lëkundjet e _____________ të këngëtarëve. 

• Cilësitë e tingujve janë______________________________. 

2‐Rretho përgjigjen e saktë: 

1. Pentagrami ka gjithsej 5 vija dhe 4 fusha.       V – G          

2. Në pentagram shkruhen gjithsej 7 nota       V – G             

3. Nota është simbol gjatësie dhe lartësie.       V – G                            

4. Notat sipër pentagramit shkruhen me bishtat lart   V – G                                 

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 7. Piramida e notave dhe e pushimeve 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Piramida e notave dhe e pushimeve 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor pjesë korale nga Moxart. Objekte, fruta për ndarje në njësi të barabarta. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë,nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. 

Page 33: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  31 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron  kuptimin e gjatësisë së  tingujve dhe notave muzikore. Performimi: identifikimi, këndimi i tingujve në lartësi dhe të ndryshëm dhe shkrimi i notave sipër dhe poshtë pentagramit. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin dhe lidhjen e muzikës nëpërmjet respektimit të simboleve të shkrimit muzikor. 

Fjale kyçe:  Vlera  note, pushime, thyese muzikore,notë dhe pushim e plotë gjysmë, 1/4,1/8,1/16.  

Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, cd. Materiale, shkrime muzikore te pergatitura nga mesuesi.  Lidhja me fushat e tjera: matematika, vizatimi.   

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.  

Lidhja e temës me situatën “Vështro ‐ Cili është kuptimi i shprehur në nota muzikore i emrit të kompozitorit BACH? Dëgjim muzikor Muzikë e interpretuar nga fëmijët. (shiko në libër). Shprehje e gjatësisë së tingujve. Identifikojnë dhe ekzekutojnë tinguj me gjatësi të ndryshme. Nxënësit nxiten të shprehin idetë e tyre në lidhje me muzikën që dëgjojnë. A ju pëlqeu pjesa që dëgjuat? Çfarë emocionesh ju krijoi? Cilët tinguj dalluat? Te gjatë, të shkurtër, të lartë të ulët. Si e vleresojmë gjatësinë? Çfarë njësish matëse përdorim? Si mund të bëni ndarjen e të plotës në pjesë, njësi të barabarta, duke përdorur objekte të ndryshme fruta etj.  Mësuesi orienton nxënësit  të ndahen në grupe  të vogla dhe  të punojnë përcaktojnë  saktë duke nxjerrë përfundime të sakta matematikore (vlerën me thyesa). Mësuesi i shpërndan fleta dhe ngjyra për të shprehur ndarjen e njësive me laps e ngjyra. Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësit shprehin gjatësinë dhe lartësinë e tingujve në një regjistrim grafik të 1‐2 vargje të një kënge që dinë. Pra, përveç lartësisë  dhe timbrit, çfarë cilësie tjetër ka tingulli? Sa të gjata janë notat muzikore? Si i shkruajmë ato? Cilat janë pjesët përbërëse të notës? Po pushimet përse shërbejnë? Prezantimi i piramidës së vlerave të notave dhe pushimeve. Prezantimi shoqërohet me ndarjen e masës nga nxënësit, të cilët punojnë në grupe duke përcaktuar dhe emërtuar saktë pjesët e së plotës, gjysmën, çerekun etj. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Nxënësit demonstrojnë kuptimin  e gjatësisë  së  tingujve, me këndimin  e  tingujve më  të gjatë  4 kohë, të gjatë 2 kohë, të shkurtër 1 kohë kur si njësi numërimi merret numri 1 pra, vlera e notës së shkurtër ¼. Punë praktike: arsyeto dhe përgjigju. Sa nota katërshe ka nota e plotë, nota gjysmë. Sa nota tetëshe  duhen për të plotësuar notën gjysmë katërshe, notën e pikëzuar ¾ ? Emërtoni gjatësitë e notave dhe pushimeve nga libri. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, përcaktimin e saktë të  gjatësisë, identifikimin dhe shkrimin e notave dhe pushimeve në pentagram. Vlerësimi në grup dhe individual. Detyrë  shtëpie:  shkruaj  në  pentagram  notat  dhe  pushime  me  gjatësi  e  lartësi  të  ndryshme. Përgatit një tabelë me vlerat e notave dhe pushimeve me ngjyra (detyrë dosje). 

Page 34: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 32 

3‐Modele të veprimtarive praktike 

Vetëvlerësojmë njohuritë 

Plotësoni tabelën e mëposhtme 

Çfarë note  +    

Sa kohë  +        

  

                 

  

                 

  

          

       

  

                 

Zëvendësoni notat me pushimet 

                   

                   

                   

                   

                   

Shënoni me X 

      

      

+ +       

      

      

 

 

Page 35: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  33 

Planifikimi i orës mësimore – 8. Këngët ‐ Këngët patriotike 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këngët ‐ Këngët patriotike 

Situata e të nxënit. Kinemaja në klasë. Fragment nga filmi “Ja vdekje, ja liri”. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Kupton drejt mesazhin artistik Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe tematiken e këngëve. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngët patriotike, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. 

Fjale kyçe:  këngë patriotike, rilindje kombëtare.  

Burimet: Libri i nxënësit i muzikës, magnetofon CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimtarinë e këngëve patriotike, periudhën e pavarësisë.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me situatën Mësuesi krijon mundësinë që në klasë të shikohet një fragment nga filmi “Ja vdekje ja liri’’ ose të dëgjohet muzika e filmit. Nxiten nxënësit të shprehin me fjalët e tyre se çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Cilat janë  emocionet  që përjetojnë, ndërsa dëgjojnë  dhe shikojnë. Çfarë dini nga historia për periudhën e pavarësisë? A dini  të këndoni   këngë patriotike? Përse janë emërtuar të tilla? Dëgjim muzikor: Kënga ‘’Për mëmëdhenë’’. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi u kërkon nxënësve, të ndarë në grupe, të krijojnë një album me tituj apo tekste këngësh patriotike. Cilat nga këto këngë dinë të këndojnë apo kanë  dëgjuar? Nga i kanë dëgjuar ato? Nxënësit japin vlerësimet e tyre rreth këngëve patriotike. Punohet kënga në libër kënga ‘’Për mëmëdhenë’’. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Mësuesi i kërkon nxënësve të këndojnë këngë të njohura nga albumet e tyre. Kërkon respektimin e shprehive vokale, gjatë këndimit në grup dhe solo. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenë dhe emocion të këngëve patriotike. Vlerësohet albumi i këngës patriotike krijuar nga nxënësit. Detyrë shtëpie: Krijimi i CD me këngë patriotike nga nxënësit (detyrë dosje).  

Page 36: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 34 

Planifikimi i orës mësimore – 9. Këngët partizane 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                   Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këngët partizane 

Situata e të nxënit. Vështro dhe komento në libër tablon e piktorit Fatmir Haxhiu. Dëgjim muzikor: Këngë partizane dhe patriotike 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohurit muzikore në mënyrë të pavarur.  Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca digjitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi  muzikor:  Demonstron  zbatimin  e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performim/interpretim muzikor: këndon me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe tematikën e këngëve. Vlerësimi: shpreh emocionet e veta për këngët patriotike, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. 

Fjalë kyçe:  Këngë partizane, Lufta Antifashiste, Dhora Leka etj. 

Burimet:  Teksti  i  muzikës,  Magnetofon  CD postera të ndryshme. Materiale historike mbi krijimtarinë e këngëve patriotike,periudhën e pavarësisë. 

Lidhja  me  fushat  e  tjera:  Gjuhët  dhe komunikimi.  Shkencat  shoqërore  dhe  mjedisi; Historia  Tema kurrikulare: trashëgimia kulturore  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi i orienton nxënësit/et të vëzhgojnë dhe komentojnë tablonë e piktorit Fatmir Haxhiu “Tenda e qypit”. Cilës periudhe i përket? Cila është simbolika e saj dhe e borizanit në këtë pikturë? Nxiten nxënësit/et të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë. Cilat janë emocionet që përjetojnë, ndërsa shikojnë tablonë. Çfarë dinë nga historia për periudhën e Luftës Antifashiste. I orienton tek filmat me tema të Luftës Antifashiste, të shprehen me fjalët e tyre çfarë dinë rreth tyre. Mësuesi vë ndërkohë Cd me këngë. A dini të këndoni këngë partizane? Përse janë emërtuar të tilla? Listoni, ndërsa dëgjoni, disa tituj këngësh partizane. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi i njeh nxënësit me këngët  partizane karakterin dhe tematikat që kanë trajtuar ato. Përse u quajtën këngë masive? 

Page 37: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  35 

Dëgjim muzikor: Kënga ‐ Malet me blerim mbuluar Komenti i tekstit të këngës. Analiza e tekstit notal të melodisë dhe të karakterit të këngës. Punimi i vijës melodike të këngës  mësuesi/ja kërkon respektimin e shprehive vokale (qëndrimin drejt gjatë këndimit, intonacion, respektimin e ritmit dhe karakterit të këngës, diksion të qartë unifikim të zërave etj.) Kënga punohet pjesë‐pjesë me një dhe dy zëra. Lidhja melodike dhe harmonike e këngës. Cilët janë disa nga autorët që kanë krijuar këngë të tilla Punohet rubrika : Të njohim kompozitoren Dhora Leka. Prezantimi i rezultateve të arritura Këndimi i këngës nga e gjithë klasa. Kërkon respektimin e shprehive vokale gjatë këndimit në grup dhe solo. Këndimi i këngës në grupe nxënësish me shoqërim ritmik. Mësuesi i kërkon nxënësve të këndojnë këngë të njohura partizane në grup dhe solo. Mësuesi i kërkon nxënësve të këndojnë këngë të njohura. Praktikë muzikore: Rubrika ‐ Arsyeto dhe përgjigju Vlerësimi: Vlerësimi për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngëve partizane. Bashkëpunimi dhe këndimi në grup. Vlerësohet  detyra për krijimin e një repertori  me këngë partizane.  Detyrë: Punë në grupe. Krijimi i CD –ve me partizane nga nxënësit (detyrë dosje)  

 

Planifikimi i orës mësimore – 10. Fyelli, rregullat e lojës në instrument 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                   Teknika dhe procese Tema mësimore:        Fyelli, rregullat e lojës në instrument 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor: Pjesë me fyell dhe instrumente të tjera popullore. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën dhe kulturën e tyre. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë  muzikore.  

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë lojës në fyell. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke 

 

Fjalë kyçe:  Fyelli, rregullat e luajtjes në instrument, shkallë muzikore etj. Burimet:  Teksti  i  nxënësit,  Magnetofon  CD, instrumente  fyell,  album  me  instrumente 

Page 38: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 36 

dhënë emocionin dhe mesazhin. Performim/interpretim muzikor: Luan me fyell duke respektuar teknikën dhe rregullat e përdorimit të fyellit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për përdorimin e fyellit, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

popullore. Lidhja  me  fushat  e  tjera:  Gjuhët  dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.  Lidhja me temat ndërkurrikulare: trashëgimia kulturore  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve  

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës Mësuesi  orienton  nxënësit/et  te  figura,  fragmenti  muzikor  instrumentale  për  fyell  dhe instrumente të tjera (jugore) Vazhdon  të  nxisë  nxënësit/et  për  të  shprehur  dhe  komentuar  me  fjalët  e  tyre  të  dallojnë instrumentet që dëgjojnë.  Çfarë dini ju për instrumentet popullore.  Prezanton një album me foto me instrumente popullore, fyej të ndryshëm.  Nxënësit shprehin me  fjalët e  tyre karakteristikat e këtyre  instrumenteve  (ndërtimi,  forma, si e nxjerrin tingullin, në cilën krahinë përdoren etj.) Po fyelli ç’lloj instrumenti është? Si e nxjerr tingullin, në cilat zona të vendit përdoret etj. Ndërtimi i njohurive të reja Ç’është fyelli, pak histori për përdorimin e tij në Shqipëri që nga kohët e hershme. Lexohet rubrika ‘’Mëso më shumë’’ Mësuesi/ja prezanton fyellin shpjegon ndërtimin e tij. (luan diçka) Udhëzon dhe u shpjegon nxënësve rregullat e luajtjes në instrumentin e fyellit. Qëndrimin dhe teknika të interpretimit në fyell. Prezantimi i rezultateve të arritura Nxënësit /set me ndihmën e mësuesit pozicionojnë duart në fyell dhe luajnë notat njëra pas tjetrës në  ngjitje  dhe  në  zbritje,  duke  krijuar  shkallën muzikore  (mësuesi  demonstron  dhe  shpjegon kuptimin e shkallës muzikore). Nxënësit luajnë në grup dhe solo duke respektuar rregullat dhe teknikat e lojës në fyell. Praktikë muzikore: Rubrika ‐ Arsyeto dhe përgjigju. Ajnshtajni dhe muzika. Detyrë: Të ushtrohen me lojën në fyell tek shembujt e librit në kohën 2/4,3/4. Bëni një ese përshkruese të poezisë së poetit Rilindas Naim Frashëri. (detyrë dosje).   

 

 

 

 

Page 39: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  37 

Planifikimi i orës mësimore – 11. Format muzikore 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                  Historia muzika dhe shoqëria Tema mësimore:        Format muzikore 

Situata e të nxënit. Muzika është arkitekturë e gjallë, arkitektura është muzikë e ngrirë. Gëte 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Shfrytëzon mjetet artistike për tu shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për tu njohur më mirë me format e ndryshme artistike. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre (formës dhe përmbajtjes së tyre). Bën dallimin mes muzikës dhe formave të tjera të artit. Performim/interpretim muzikor: Interpreton me zë ose fishkëllimë, motive nga vepra të ndryshme muzikore. Prezanton punën e vet, ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore dhe veprave të tjera të artit (letërsia, arkitektura) bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes. 

Fjalë kyçe:  Formë muzikore, përmbajtje, melodi, harmoni, orkestracion, polifoni.   Burimet: Teksti i muzikës. Materiale për dëgjim ose materiale historike  nga  literatura  ose  interneti  mbi zhvillimin e muzikës gjatë historisë së saj.  Lidhja  me  fushat  e  tjera:  Gjuhët  dhe komunikimi.  Shkencat  shoqëria  dhe  mjedisi, historia.   

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës Mësuesi orienton nxënësit /et drejt thënies së shkrimtarit klasik Gëte. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë lidhjeje ka mes muzikës dhe arkitekturës, apo dhe gjinive të tjera të artit. Cila është përmbajtja dhe forma e një vepre arti. Analizë e thjeshtë e një pikture (portret, peizazh) poezi, prozë etj.  kënga, opera, muzikë instrumentale. Dëgjim muzikor ‐ muzikë vokale, instrumentale. Çfarë elementesh muzikore dalloni? Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi i kërkon nxënësve të përshkruajnë me fjalë apo vizatime elementet e përmbajtjes dhe të formës së veprës artistike (muzikore, poezi, pikturën, arkitekturën etj.) 

Page 40: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 38 

Përcaktojnë elementet e ndërtimit të këtyre veprave Mësuesi/ja njeh nxënësit/et me elementet e ndërtimit të veprës muzikore.   1‐përmbajtja (melodia, harmonia, orkestracioni, ritmi, dinamika etj). 2‐forma, mënyra e organizimit të veprës muzikore. Njeh nxënësit me veçoritë e ndërtimit të formës muzikore. I orienton ata tek figura në libër, duke bërë lidhjen mes muzikës dhe arkitekturës. Njeh nxënësit me disa të dhëna mbi zhvillimin dhe evoluimin e formave muzikore gjatë historisë. Cilët ishin disa nga kompozitorët më të njohur të këtyre periudhave. Njeh nxënësit/set me etapat e zhvillimit të krijimtarisë së formave muzikore gjatë historisë së saj. Prezantimi i rezultateve të arritura Mësuesi vë nxënësit të prezantojnë elementet e formës dhe të përmbajtjes të një vepre arti që ka përshkruar. Nxënësit/et shprehen me fjalët e tyre mbi kuptimin e formës dhe të përmbajtjes. Bëjnë krahasimin mes muzikës dhe formave të tjera të artit. Mësuesi orienton nxënësit tek leximi muzikor “Marrëdhëniet e muzikës me artet e tjera”, sipas përshkrimit të poetit dhe shkrimtarit Bardhyl Londo. Praktikë muzikore: Rubrika ‐ Arsyeto dhe përgjigju. Ajnshtajni dhe muzika. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për përcaktimin e ndërtimin e formës dhe elementet e përmbajtjes muzikore Detyrë: Gjej nga interneti dhe përshkruaj një nga etapat e zhvillimit te krijimtarisë muzikore elementet dhe ndryshueshmërinë.   

 

Planifikimi i orës mësimore – 12. Himni i Europës 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                  Teknika dhe procese Tema mësimore:        Himni i Europës 

Situata e të nxënit. Dëgjimi muzikor: Himni Europian Simbolet e Bashkimit Europian. Simbole kombëtare të vendeve të ndryshme europiane. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik të Himnit Europian Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton simbolet kombëtare dhe europiane Kompetenca digjitale: Njeh dhe përdor mjetet digjitale në funksion të informacionit muzikor. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performim/interpretim muzikor: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën 

Fjalë kyçe:  Himni  Europian,  simbolet  BE,  Oda  e  gëzimit, Bethoven, Shiler.    Burimet:  Magnetofon,  CD,  postera  të ndryshme. (simbolet e B.E dhe të vendeve të saj)

Page 41: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  39 

e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe karakterin e himnit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. 

Materiale historike mbi B.E dhe krijimin Himnit Europian. Historinë e jetës dhe të krijimtarisë së kompozitorit gjenial L.V.Bethoven. Lidhja  me  fushat  e  tjera:  Gjuhët  dhe komunikimi.  Shkencat  shoqërore  dhe  mjedisi, historia, gjeografia. Arte. Vizatimi. 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve  

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës Mësuesi vë të dëgjohet “Himni Europian” Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre se, cilat janë emocionet që përjetojnë, ndërsa dëgjojnë himnin. Bëjnë lidhjen e njohurive të marra për himnin, simbolet kur e këndojmë himnin.  A dini të këndoni Himnin e një shteti tjetër? Cili është kuptimi i himnit europian? Përse është marrë pikërisht Oda e gëzimit  nga simfonia IX e Bethovenit me tekst të poetit Shiler? Mësuesi u kërkon nxënësve se çfarë dinë për jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit L V Bethoven. Nxënësit prezantojnë dhe komentojnë simbolet e BE, të vendeve që bëjnë pjesë në BE. Vizatojnë flamurin europian dhe komentojnë e shprehin ndjenjat e tyre për himnin. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e himnit europian. I kujton si duhet të qëndrojnë gjatë këndimit të himnit. Mësuesi i kërkon nxënësve të respektojnë shprehitë vokale gjatë këndimit në grup. Punimi i vijës melodike duke respektuar intonacionin e saktë të këngës. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë së himnit me ritëm të ngadaltë pa dhe me shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë refren. Prezantimi i rezultateve të arritura Mësuesi vë nxënësit të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi I Himnit Europian me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve etj.) Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të Himnit Europian Detyrë:  Të  shkruhet  dhe  të mësohet  teksti  i  këngës.  Të  vizatohen  simbolet  europiane  (detyrë dosje) Shprehni ndjenjat tuaja emocionale dhe estetike në një ese të shkurtër kushtuar himnit evropian.  

 

 

 

 

 

Page 42: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 40 

Planifikimi i orës mësimore – 13. Zbulojmë zërin më të bukur 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                  Teknika dhe procese Tema mësimore:       Zbulojmë zërin më të bukur. 

Situata e të nxënit. Ç’më pëlqen të bëj në të ardhmen 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime informacioni të ndryshme për të realizuar krijimin muzikor.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën dhe kulturën e të tjerëve.  Kompetenca  për  sipërmarrjen:  Kontribuon  në  mënyrë  krijuese  brenda  klasës  për  zhvillimin  e aktivitetit mësimor. Kompetenca personale:Zhvillon besimin tek vetja duke marrë pjesë aktive në jetën artistike të klasës, shkollës. Kompetenca digjitale: Njeh mjetet e ndryshme në funksion të informacionit muzikor, si: magnetofon, audio, video, CD, DVD etj. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara gjatë këndimit. Ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët. Performim/interpretim muzikor: Zhvillon teknikat e këndimit, të dëgjimit analizimit, improvizimit. Ndan përvojat e veta performuese me të tjerët.  Vlerësimi: Analizon dhe vlerëson repertorin muzikor duke bërë gjykim kritik dhe estetik. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjalë kyçe:  Albume muzikore, zëri dhe interpretimi më i bukur, juri etj. Burimet:  Magnetofon,  CD,  instrumente  për shoqërim  ritmik,  materiale  muzikore,  foto  të këngëtarëve të njohur etj.  Lidhja me fushat e tjera:  

Gjuhët dhe komunikimi. Teknologjia dhe TIK 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve  

Organizimi i situatës Mësuesi/ja i drejtohet nxënësve të shprehin dëshirat e tyre muzikore. Ç’lloj muzike keni dëshirë të dëgjoni? I nxit ata të shprehen me fjalët e tyre rreth muzikës, këngëtarit/es që u pëlqen. Cilin prej tyre do të donin të imitonin. Cilat janë dëshirat e tyre artistike. A kanë mundësi dhe a dinë ta shfaqin talentin e tyre muzikor etj. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi organizon nxënësit të ndahen në tre grupe për të zhvilluar konkursin e zërave të bukur. Vetë nxënësit sipas grupeve do të përzgjedhin për konkurrim vokalet më të mira. Nxënësit si fillim duhet të përcaktojnë një repertor me 3 ose 4 këngë. 

Page 43: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  41 

Këngët duhet t’i përshtaten vokalit dhe mundësive interpretuese të nxënësve. Njëra  këngë  duhet  të  jetë  e  detyrueshme  (mësuesi  shkruan  në  tabelë  titullin  e  këngës  së detyrueshme). Nxënësit përcaktojnë jurinë me  emrat e tre nxënësve të klasës, të cilët do të gjykojnë dhe shpallin zërat, zërin dhe interpretuesit më të mirë të klasës. Prezantimi i rezultateve të arritura Një përfaqësues i secilit grup prezanton emrat pjesëmarrës, repertorin. Nxënësit interpretojnë këngët shqip ose në gjuhë të huaj, këngën e detyrueshme sipas mënyrës që kanë përcaktuar (solo, duet, në grup). Vlerësimi:  Juria  vlerëson  secilin  interpretim  të  grupeve  në  bazë  të  pikëve  maksimale  dhe minimale që ka përcaktuar. Bën vlerësimin në bazë të pikëve totale që janë mbledhur për secilin grup. Ben vlerësimin për  interpretimin më të mirë në grup. Për interpretimin më të mirë duet. Për interpretimin më të mirë solo. Dhe zërin ose zërat më të bukur (në bazë të pikëve mund të ketë më shumë se një zë).   

Page 44: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

42 

Plan

i mësim

or trem

ujori i dytë  (1

2 orë) 

jana

r‐mars 

Nr 

Tematika 

Temat mësimore 

Situata të 

parashikuara të të 

nxënit 

Metodologjia dhe 

veprimtaritë e  

nxënësve 

Vlerësimi 

Burimet 

14 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Masa muz

ikore 

shenjat e përsëritjes 

Dëgjim m

uzikor 

Lojë didaktik

e, 

Nda

rja e fjalëve në 

rrok

je m

e lig

jërim 

ritm

ik dhe 

melod

ik. 

Krijim

e lojëra didaktik

eKëndime me shoq

ërim 

ritm

ik 

Vlerësim 

individu

al dhe 

grup

. Instrumente ritm

ike ORF

15 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Koh

a 2/4 

Dëgjim m

uzikor 

“Marshi i 

Radeckit”

, J.S

htraus 

Dëgjim m

uzikor, lojëra 

dida

ktike  

Vep

rime ne grup dh

e individu

ale 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup

 

Instrumente ritm

ike ORF

16 Te

knika dh

e procese 

Këngët n

jëzërëshe 

dhe ato 

shum

ëzërëshe 

homofon

ike dh

e iso‐

polifon

ike 

Kinem

aja në klasë. 

Fragmente nga 

festivale të 

muz

ikës 

popu

llore. 

Organ

izim

i i një 

feste me veshje 

popu

llore dhe 

interpretim

e të 

nxënësve 

Krijim

e artistik

e, 

kënd

ime dh

e interpretim

e në grupe

, solo dhe due

te m

e një 

dhe disa zëra 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup 

Magnetofon, CD, D

VD 

Materiale vizua

le dhe 

dëgjim

ore 

17 Historia, 

muz

ika, 

shoq

ëria 

Struktura muz

ikore:  

motivi, fraza, fjalia. 

Përje

tim 

emociona

l: Be

thov

eni, veprat 

Këndime të m

otiveve 

melo‐ritm

ike 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup 

Postera me fig

ura e ob

jekte 

të krijuara ng

a nx

ënësit dh

e mësue

si 

Page 45: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

43  

e njoh

ura. 

Struktura, fo

rma 

dhe ku

ptim

i i saj 

magnetofon; CD;  

teksti i n

xënësit. 

18 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Koh

a 3/4 dh

e pika e 

vlerës 

Kinem

aja në klase. 

“Valsi i 

lumturisë”, 

“Dan

ubi b

lu”. 

Krijim

e de

mon

strim në 

grup dhe solo të ritm

it 3/4 

Vlerësim 

individu

al dhe 

grup për krijim dhe 

demostrim të 

metrit treko

hor. 

 

Magnetofon; 

 CD;  DVD, 

instrumente ritm

ike ORF

19 Te

knika dh

e procese 

muz

ikore 

Luajmë në fy

ell 

melod

i të thjeshtë 

Ushtroh

emi d

he 

argëtohemi 

Melod

i barito

re 

me fyell. 

Lojë, interpretim solo 

dhe në grup.  

Vlerësim 

individu

al dhe 

grup për 

interpretim

in sakte 

dhe respektim

in e 

tekn

ikave te lo

jës 

në in

strument 

Fyell 

Teksti i n

xënësit. 

20 Te

knika dh

e procese 

muz

ikore 

Gjuha jonë, barot e 

trënde

linë 

Kinem

aja në klasë: 

Fragment n

ga 

filmi 

“Mëson

jëtorja

” 

Shprehje të përjetim

it em

ociona

l Këndim dhe 

interpretim në grup 

dhe solo 

Vlerësim për 

veprim

et në situatë 

dhe interpretim

in e 

këng

ës. 

CD, D

VD; m

agnetofon; 

teksti i n

xënësit. 

21 Te

knika dh

e procese 

muz

ikore 

Këngë “Fjala Nënë” 

Organ

izim

i i një 

feste ku

shtuar 

nënës, poezi, foto, 

thënie të 

ndryshme ap

o ed

he vizatim

e ng

a xn

ënësit (m

und të 

angazh

ohen edh

e prindë

rit). 

Shprehin emocionet 

përm

es fo

rmave të tjera 

të artit. 

Këndim dhe 

interpretim në grup 

dhe solo 

Vlerësimi 

individu

al. 

CD m

agnetofon; m

ateriale 

plotësue

se; p

ostera; foto. 

Punime të ndryshm

e të 

nxënësve 

Page 46: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

44 

22 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Koh

a 4/4 

Këngë në ko

hën 

4/4, him

ni 

kombëtar 

shqiptar, M

oxart  

Fjalë me 2, 3, 4 

rrok

je 

Dëgjim dhe 

demon

strim i ku

ptim

it të m

asës katër pjesore 

nëpë

rmjet k

rijim

it, 

kënd

imit. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup

. Instrumente ritm

ike ORF

23 

Historia, 

muz

ika 

shoq

ëria 

Form

a e pe

riud

hës 

muz

ikore 

Lojë didaktik

e Krijim

e,   lojëra 

dida

ktike.  

Vlerësim 

individu

al dhe 

grup

 

Instrumente ritm

ike ORF

24 Te

knika dh

e procese 

Kënga e  J.Brams, 

“Ninullë” 

Përje

tim 

emociona

l. Ninullat q

ë dinë.  

Këndim. K

ëngët a

po 

ninu

llat q

ë kanë 

dëgjua

r nga nënat e 

gjyshet e ty

re. P

ërjetim

i em

ociona

l nëp

ërmjet 

vizatim

it. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për 

interpretim

in e 

këng

ës dhe 

vizatim

it. 

Magnetofon CD;  foto të 

fëmijëve; fleta të bardh

a; 

ngjyra.  

25 

Tekn

ika dh

e procese 

Shprehim emocionet 

për festen e mësue

sit 

Kinem

aja në 

klase  

Fragment film

i pe

r fëm

ijë.  

Një von

esë e 

vogël 

Interpretim

e nëpë

rmjet 

form

ave të artit në 

grup dhe in

dividu

al. 

Vlerësimi i detyrës 

në dosje  

Magnetofon CD DVD . 

   

Page 47: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  45 

Planifikimi i orës mësimore – 14. Masa muzikore. Shenjat e përsëritjes. 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Masa muzikore. Shenjat e përsëritjes. 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor: Moxart. Tema me variacione 

Lojë didaktike. Ndarja e fjalëve në rrokje dhe ligjërim ritmik. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: shfrytëzon mjetet artistike e mundësitë e komunikimit dhe të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të menduarit: zhvillon aftësitë për të menduar ne mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime te ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat  e tjera krijuese me të tjerët. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron  kuptimin e masës gjatë shpjegimit të krijimit të vet. Performimi: Shpjegon funksionin dhe rolin e masës dhe shenjave të përsëritjes në interpretimin ritmik dhe melodik. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin dhe lidhjen e muzikës me artet e tjera dhe ndryshimin në përdorimin e simboleve muzikore. 

Fjale kyçe:  Mase muzikore, shenja përsëritje, abreviatura, Kufiri ndarës i masës.  

Burimet: Teksti i muzikës , shkrime muzikore,  magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi.   

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.  

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Mësuesi  pyet nxënësit si e kuptojnë lidhjen e muzikës me artet e tjera (Leonardo da Vinçi) Dëgjim muzikor: Moxart. Tema me variacione Mësuesja u kërkon nxënësve  të përqendrohen  tek dëgjimi muzikor,  të shprehen me fjalët e  tyre çfarë vënë re gjate dëgjimit. (përsëritjen e fragmenteve muzikore). Pra, një fragment muzikor i cili përsëritet a duhet të shkruhet gjithmonë apo të përdorim disa shenja përsëritëse. Organizohet loja me fjale 2‐3‐4 rrokëshe (nxënësit  të ndarë në 3 grupe). Zëvendësimi i fjalëve me numra (1‐2‐,1‐2‐3, 1‐2‐3‐4.) dhe shoqërimi me goditje për numër (instrument ritmik) Nxënësve u kërkohet të përsërisin fjalët, të gjitha ose pjesërisht dhe të vendosen shenja identifikuese gjatë përsëritjes. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi u thotë nxënësve të shkruajnë të gjitha fjalët poshtë pentagramit në rrokje dhe të ndajnë hapësirën  e pentagramit me vija pingule; sipër hapësirës vendosen numra sipas rrokjeve. Mësuesi vazhdon të drejtoje nxënësit për përsëritjen e fjalëve me ligjërim, duke dhënë idenë e përsëritjes së plotë apo të pjesshme. Mësuesi bën lidhjen e praktikes së nxënësve me termat në libër, duke pyetur nxënësit për kuptimin e tyre. 

Page 48: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 46 

 

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë  në libër masën, shenjat e përsëritjes, lexojnë dhe shpjegojnë kuptimin e tyre. Arrijnë në përfundim se cili është roli në muzikë i masës dhe shenjave të përsëritjes. Mësuesi luan në instrument variacione “Moxart”, shembull nga libri, e këndon bashkë me nxënësit.  Lexim – “Të njohim jetën dhe krijimtarinë e kompozitorëve tanë. Çesk Zadeja. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, për krijimin, ekzekutimin, argumentimin e masës, llojit të saj, shenjave të përsëritjes, dhe rolit te tyre në shkrimin dhe interpretimin muzikor. Detyrë shtëpie: Arsyeto dhe përgjigju, libri i nxënësit fq 21.  Me cilën njësi matëse mund ta krahasosh masën muzikore: metrin, kilogramin, voltin? Identifiko në libër masën, shenja të përsëritjes dhe emërtoji ato.  

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 15. Koha 2/4, shembuj muzikorë 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Koha 2/4, shembuj muzikorë 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor. Johan Shtraus “Marshi i Radeckit” 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit përdor burime te ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat  e tjera krijuese me të tjerët. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon në kohen 2/4 duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh. Performimi: Interpreton këngë dhe ushtrime duke demonstruar se ka kuptuar qartë kohën 2/4. Vlerësimi: Kupton dhe shpjegon kuptimin e kohëve tek praktika muzikore, bën lidhjen e kohës 2/4 me marshin. 

Fjale kyçe:  Metër muzikor, kohë muzikore, lëvizje dypjesëtuese, goditje, metronome, temp muzikor, marsh.  

Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF dhe matës metronom.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi  ve  të  dëgjohet  Marshi  i  Radeckit.  Pyet  nxënësit  rreth  materialit  muzikor,  çfarë emocionesh ju krijon? Provojmë ta shoqërojmë me: 1 – goditje (përplasje duarsh); 2 – lëvizje (ecje 

Page 49: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  47 

me ligjërim 1‐2) Jep  një  shembull muzikor  3/4  në mënyrë  që  nxënësit  të  bëjnë  dallimin  ndërmjet marshit  dhe valsit, si dhe shembuj të tjerë ritmikë. (Ritmi që ndiejmë brenda vetes, ritmi në kohë, në natyrë etj. ‐ të rregullt, të çrregullt. Fjalë me dy rrokje kosa, bie, arë, derë. Si e matim ritmin? Cilat janë njësitë që përdorim. Ç’kuptim ka metri? Ndërtimi i njohurive të reja Lojëra didaktike: Fjalë me dy rrokje (kosa, bie, arë, derë etj) Cila është rrokja qe theksohet më shumë. Shoqërojini rrokjet me dy lëvizje dore. Nxënësve  ju kërkohet që fjalët   me dy rrokje të shkruhen   në masa, përcaktohet theksi i fjalës të zëvendësohen me nota 1/4 në pentagram dhe shoqërohen me  lëvizje dhe goditje me shpejtësi të ndryshme, në mënyrë që nxënësit të bëjnë dallimin mes metrit dhe kohës 2/4. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Nxënësit krijojnë në  fletoren e pentagramit masa dykohore duke përdorur vlerat e notave dhe pushimeve të mësuara. Punimi i shembujve muzikorë nga libri i nxënësit, të shoqëruar me instrumente ritmike dhe shembuj të tjerë të kohës dypjesëtuese; këngë patriotike, partizane. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Demonstrimin dhe kuptimin e kohës dypjesëtuese. Detyrë shtëpie:  

1. Krijo në fletoren e pentagramit 8 masa në kohën 2/4. Shkruaj një ese të shkurtër me temë: “Muzika është jetë’’. 

  

 

Planifikimi i orës mësimore – 16. Kënga njëzërëshe dhe shumëzërëshe 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Kënga njëzërëshe dhe shumëzërëshe 

Situata e të nxënit. Kinemaja në klasë: fragmente nga  festivale të muzikës popullore, organizimi i një feste me veshje 

popullore, interpretime të nxënësve. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Kupton drejt mesazhin artistik. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës. 

Page 50: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 48 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me një dhe me shumë zëra, duke respektuar teknikën e këndimit, sipas rregullave të përcaktuara, dhe tematikën e këngëve. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngët popullore, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. 

Fjale kyçe:  Këngë patriotike, rilindje kombëtare.  

Burimet:  Teksti  i  muzikës,  magnetofon,  CD, postera të ndryshëm. Materiale vizuale dhe dëgjimore (CD, DVD) nga festivalet e muzikës popullore.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Festivalet e muzikës popullore  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

Lidhja e temës me situatën Mësuesi  krijon mundësinë  të  dëgjohen  dhe  të  shikohen  në  klasë  fragmente  nga    festivale  të muzikës popullore. Nxiten  nxënësit  të  shprehen me  fjalët  e  tyre  çfarë dinë mbi muzikën popullore, mënyrën  e  të kënduarit me një ose disa zëra, instrumentet që përdoren (si emërtohen ato), cilat janë  emocionet që përjetojnë nga festat, gëzimet, dasmat nëpër familjet e tyre. Në klasë nxënësit të veshur me veshje popullore (kush e ka mundësi, përgatitet një orë më parë) interpretojnë këngë të krahinës së tyre ose të krahinave të tjera, në grup dhe solo. Ndërtimi i njohurive të reja A mund të dallohet të kënduarit me një zë? Çfarë kuptoni me polifoni? Po me  iso‐polifoni? Në  cilat krahina  të Shqipërisë këndohet kënga polifonike? Mësuesi  njeh  nxënësit  me  vlerat  dhe  vendin  që  zë  iso‐polifonia  shqiptare  në  trashëgiminë kulturore botërore (të mbrojtur nga UNESKO).  Punohen shembujt nga  libri, kënga popullore me një zë  ‘’O  llokumja me sheqer’’ dhe kënga  iso polifonike “O bilbil, bilbil more’’, “Këndon zogu i verës”. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Mësuesi u kërkon nxënësve të shprehin emocionet e tyre nëpërmjet interpretimit emocional të këngëve, nëpërmjet një eseje ose nëpërmjet formave të tjera të artit (vizatim, veshje, instrumente popullore). Vlerësimi: Për përgjigje  të  sakta dhe veprimet në  situatë. Vlerësimi për  interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngës shumëzërëshe. Interpretim i këngëve në grup dhe solo. Praktika muzikore. Arsyeto dhe përgjigju. Detyrë shtëpie: Krijimi i CD‐je me këngë  dhe instrumente popullore (detyrë në dosje).  

 

 

 

 

Page 51: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  49 

Planifikimi i orës mësimore – 17. Struktura muzikore (motivi, fraza, fjalia) 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Struktura muzikore (motivi, fraza, fjalia) 

Situata e të nxënit. Struktura, forma, kuptimi i saj. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Shfrytëzon mjetet artistike, mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon dhe demonstron kuptimin e strukturës muzikore (motivin, frazën, fjalinë). Performimi: Këndon, imiton motive, fjali muzikore të njohura. Vlerësimi: Dëgjon dhe argumenton ndërtimin e strukturës muzikore, bën lidhje mes muzikës dhe formave të tjera  jomuzikore. 

Fjale kyçe:  ndërtim muzikor, melodi muzikore, motivi, fraza, fjalia  

Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera dhe objekte të llojeve dhe formave të ndryshme. Të krijuara nga mësuesi dhe nxënësit.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja brenda fushës: Vizatimi 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

Lidhja e temës me situatën Përshkrimi i situatës Dëgjim muzikor Bethoven simfonia nr 5. (motivi ) Mësuesi u tërheq vëmendjen nxënësve të dëgjojnë e të shprehen me fjalët e tyre çfarë vënë re. Komentojnë bashkë me mësuesin këtë fragment muzikor. Mësuesi shpërndan nxënësve nga një  fletë   dhe u  thotë  të krijojnë  fjali  të shkurtra,  të vizatojnë objekte të ndryshme (lule, peme, fruta, instrumente të ndryshme etj).  Njëkohësisht prezanton postera, objekte, dhe i pyet nxënësit për formën dhe elementet përbërëse të tyre. Gjatë kësaj kohe nxënësit analizojnë strukturën e krijimit të tyre. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi u kërkon nxënësve të dëgjojnë motivin e simfonisë së V‐të të Bethoven‐it dhe të imitojnë e përshkruajnë ndërtimin  ritmik e melodik  të këtij motivi.  (Nga sa nota përbëhet ky motiv? Sa herë përsëritet?) Nxënësit dalin në përfundimin se cili është motivi dhe fraza me kë krahasohen në fjalinë letrare? Mësuesi jep shembuj të tjerë nga libri (luan në  tastierë) fjali muzikore pyetëse dhe fjali muzikore përgjigje? 

Page 52: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 50 

Nxit nxënësit të dallojnë dhe përcaktojnë strukturën e fjalisë muzikore. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Nxënësit  shpjegojnë  e  argumentojnë  motivin,  frazën,  fjalinë  muzikore  dhe  lidhjen  e  saj  me struktura të tjera. Mësuesi i kërkon nxënësve të krijojnë duke plotësuar në libër motivin, frazën, fjalinë muzikore, në kohë të ndryshme. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për krijimin dhe demonstrimin e motivit, frazës, fjalisë muzikore. Detyrë shtëpie: Të krijojnë një fjali muzikore.                               Të demonstrojnë motive, fraza, fjali muzikore.                                Të gjejnë në tekst, nota dhe elemente të fjalisë muzikore.  

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 18. Koha 3/4 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore:        Koha 3/4 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor. Dëgjo (dhe shiko) pjesët “Valsi i lumturisë”, “Danubi blu”. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit përdor burime te ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat  e tjera krijuese me të tjerët. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: krijon në kohen3/4, duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh. Performimi: interpreton këngë dhe ushtrime, duke demonstruar se e ka kuptuar qartë kohën ¾ dhe pikën e vlerës. Vlerësimi: kupton dhe shpjegon kuptimin e kohëve tek praktika muzikore, bën lidhjen  e kohës 2/4 me marshin. 

Fjale kyçe:  metër tripjesëtues vals, pika e vlerës, gjysma e vlerës, ternare, Shtraus  

Burimet: libri i nxënësit, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika.   

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me situatën Mësuesi vendos një CD që nxënësit të dëgjojnë pjesët “Valsi  i  lumturisë”, “Danubi Blu”. Nxiten nxënësit  të  shprehen me  fjalët  e  tyre  se  çfarë  emocionesh  iu  krijojnë  këto  dy  pjesë,  duke  ju 

Page 53: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  51 

referuar ushtrimit nr. 3 “Arsyeto dhe përgjigju”; Shoqërojnë valsin ritmikisht dhe me kërcim.  Nga ndryshon ritmi dykohor me atë trikohor? Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësve iu kërkohet të shkruajnë poshtë pentagramit fjalë me dy rrokje dhe fjalë me tre rrokje, të ndara  në masa; të përcaktohet theksi i fjalës, të zëvendësohen me nota ¼ në pentagram dhe të shoqërohen me lëvizje dhe goditje, në mënyrë që të bëjnë dallimin mes metrit 2/4 dhe ¾. Argumentohet ndërtimi  i masës ¾, duke përdorur vlera notash dhe pushimesh  të njohura nga nxënësit. Cila notë  plotëson metrin 2/4? Po ¾? Si formohet nota ¾? Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Nxënësit krijojnë në fletoren e pentagramit masën trikohore, duke përdorur vlerat e notave dhe pushimeve të mësuara dhe notën( 2/4+1/4). Punimi i shembujve muzikorë nga libri, të shoqëruar me ligjërim me gojë, 1,2,3, lëvizje me dorë, instrumente ritmike. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për demonstrimin dhe kuptimin e kohës tripjesëtuese. Detyrë shtëpie:  

1. Krijoni në fletoren e pentagramit 8 masa në kohën 3/4. 2. Dëgjoni disa valse të njohura 3. Shkruaj një ese për emocionet estetike që ju krijojnë këto pjesë muzikore. 

  

 

4‐Modele të veprimtarive praktike 

Vetëvlerësojmë njohuritë 

Qarko saktësinë:V‐G  Masa është hapësira ndërmjet dy vijave pingule.           V – G  Metri –koha, skemë ritmike që përbëhet nga grupimi i njësive kohore bazë (rrahje, goditje) 

V – G  Metronomi është aparat që përcakton saktësisht lartësinë e tingullit     V – G  Llojet e metrave muzikorë janë: 2/2, 2/4, 3/4/, 3/8, 4/4, 4/8 etj.       V – G   Plotëso fjalitë: Metri  dypjesëtues  ka  __________  lëvizje,  njëra  prej  të  cilave,  lëvizja  e  _________,  është  e ______________,  dhe  lëvizja  e  ____________  është  e  ____________.  Në  kohët  dypjesëtuese  ndërtohen këngët __________. Koha‐metri ¾ përbëhet nga __________   lëvizje, ku lëvizje e __________ është e __________ dhe dy  lëvizjet  e  tjera  janë  __________. Quhet ndryshe  lëvizje  __________  (një,dy,tre). Gjinia më  e njohur e muzikës në lëvizjen tripjesëtuese është __________. 

Page 54: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 52 

Shëno me X sipas shembullit  

     

      

      

      

      

      

      

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 19. Ushtrime në fyell 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Ushtrime në fyell 

Situata e të nxënit. Ushtrohemi  dhe argëtohemi në fyell 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve.  Kompetenca e personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Zhvillon besimin tek vetja gjatë aktivitetit në klasë. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë lojës në fyell. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin. Performimi: luan me duke respektuar teknikën dhe rregullat e përdorimit të fyellit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për përdorimin e fyellit, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjale kyçe:  fyelli, rregullat e luajtjes në instrument, shkallë muzikore etj.  

Burimet: teksti i nxënësit, magnetofon CD, instrumente, fyell (bllokflaut) album me instrumente popullore.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja me temat ndërkurrikulare: trashëgimia kulturore. 

Page 55: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  53 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Lidhja e njohurive të marra mbi përdorimin e fyellit. Nxënësit kujtojnë rregullat e luajtjes në instrument, qëndrimin dhe teknikat e përdorimit të fyellit.Lexohet rubrika “Rregulla për mësimin e një vegle muzikore”. Luajnë shkallën muzikore nga nota Do‐do2. Njohuri të reja Mësuesi orienton nxënësit tek ushtrimet që do të luajnë në fyell. I nxit ata të analizojnë tekstin notal, pra të përcaktojnë elementet e mësuara të shkrimit muzikor (koha, vlerat e notave). Mësuesi/ja demonstron lojën në fyell para nxënësve.  Nxënësit ndjekin udhëzimet e mësuesit dhe luajnë bashkë me të me ritëm të ngadaltë. Melodia punohet pjesë‐pjesë duke u ndalur tek ato nota ku nxënësit kanë vështirësi. Mësuesi/ja e rrit shkallën e shpejtësisë në momentin kur nxënësit kanë siguri. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve  Nxënësit luajnë të gjithë bashkë me ritëm të ngadaltë. Luajnë në grup me ritëm më të shpejtë (grupe nxënësish që kanë me siguri në lojë). Luajnë në mënyrë individuale. Vlerësimi: Për respektimin e rregullave të luajtjes në instrument dhe teknikat e përdorimit të tij. Për respektimin e demonstrimin e njohurive të mara dhe të simboleve muzikore. Për lojë të saktë në grup dhe solo. Detyrë: Të ushtrohen me lojën në fyell tek shembujt e librit në kohën 2/4, 3/4.   

 

Planifikimi i orës mësimore – 20. Gjuha jonë, barot e trëndelinë 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Gjuha jonë, barot e trëndelinë. 

Situata e të nxënit. Kinemaja në klasë fragment nga filmi: “Mësonjëtorja”. Shkruani fjalë të urta dhe shprehje për gjuhën shqipe. Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe 

Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarinë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e të tjerëve. Kompetenca për  sipërmarrjen: Zhvillon aktivitet artistik brenda klase duke kontribuar në mënyrë krijuese. Kompetenca digjitale: Njeh mjetet e ndryshme në funksion të informacionit muzikor si: CD/ DVD. 

Page 56: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 54 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjale kyçe:  Gjuha jonë barot e trëndelinë, Limoz Dizdari, Betim Muço.  

Burimet: Magnetofon CD, DVD, foto, punime të nxënësve të viteve të kaluara.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi, historia.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi  orienton nxënësit  të  shohin  fragment nga  filmi  “Mësonjëtorja” (ose një  tjetër  film) në  mungesë të DVD. Komentohet historia e filmit dhe  personazhit që i dedikohet ky film bashkë me mesazhin që përcjell. Një  tjetër  situatë  është dhe  organizimi  i nxënësve  që  të  shprehin  emocionet  e  tyre për  gjuhën shqipe. Mësuesi orienton nxënësit të ndahen në tre grupe. Mësuesi shkruan në tabelë detyrat për secilin grup  Grupi i parë gjen poezi për gjuhën shqipe. Grupi i dytë gjen thënie ose fjalë të urta për gjuhën shqipe. Grupi i tretë gjen këngë të ndryshme kushtuar gjuhës shqipe Secili grup prezanton/performon pjesën e vet në mënyra të ndryshme. (individuale, grup). Njohuri të reja Mësuesi  i  kërkon  nxënësve  të  dëgjojnë me  vëmendje melodinë  e  këngës  “Gjuha  jonë  barot  e trëndelinë’’. Prezantohen autorët e këngës Nxënësit njohin  jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Limoz Dizdari. Bëhet një koment i shkurtër i tekstit duke u ndalur tek mesazhi artistik. (secili grup shkruan dhe prezanton një mesazh sipas tekstit të kësaj kënge.) Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik ritmi, karakteri, diapazoni vokal, teksti notale etj). I  kujton  nxënësve  të  respektojnë  rregullat  dhe  shprehitë  vokale  të  kënduarit  bukur  (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin ngjyrimin dhe unifikimin e zërave) në grup. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë pa dhe me shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë refren Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve  Mësuesi vë nxënësit të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve etj.) Punohet rubrika Arsyeto dhe përgjigju. 

Page 57: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  55 

Vlerësimi: Për organizimin dhe veprimet në situatë në grup dhe individuale. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngës për gjuhën shqipe. Detyrë:  (detyrë dosje) Shprehni emocionet  tuaja dhe dashurinë për gjuhën nëpërmjet  formave  të tjera të artit.   

 

Planifikimi i orës mësimore – 21. Këndojmë këngë për nënën 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këndojmë këngë për nënën 

Situata e të nxënit. Organizimi i një feste kushtuar nenës. Foto, poezi,  thënie,  vizatime, të ndryshme nga nxënësit, 

ku shprehin dashurinë për nënat e tyre (mund të angazhohen edhe prindërit). Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe 

Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarinë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton  punën e të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Zhvillon aktivitet muzikor brenda klase, duke kontribuar në mënyrë krijuese. Kompetenca e personale: Zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarive muzikore. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe karakterin festiv te këngës. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjale kyçe:  Nënë, Feim Ibrahimi, RexhepHoxha  

Burimet: Magnetofon CD, postera të ndryshëm, vizatime dhe punime të ndryshme të nxënësve, poezi, thënie kushtuar nenës.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi arti pamor.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Organizimi i një feste kushtuar nënës (mund te ketë dhe pjesëmarrje të prindërve).   Mësuesi orienton nxënësit te ndahen ne tre grupe. Mësuesi shkruan në tabelë detyrat për secilin grup.  Grupi i parë gjen poezi për nënën. 

Page 58: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 56 

Grupi i dytë gjen thënie ose mesazhe të shkurtra urimi për nënën. Grupi i tretë gjen këngë të ndryshme për nënën. Secili grup prezanton/performon pjesën e vet në mënyra te ndryshme ( individuale, grup). Njohuritë e reja Mësuesi i kërkon  nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Fjala nënë”. Bëhet një koment i shkurtër i tekstit duke u ndalur tek mesazhi artistik (secili grup shkruan dhe prezanton një mesazh sipas tekstit të kësaj kënge). Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik ritmik, karakteri, diapazoni vokal, teksti notal etj I  kujton  nxënësve  të  respektojnë  rregullat    dhe  shprehitë  vokale  të  kënduarit  bukur  (ritmi,  intonacioni, diksioni, karakterin, ngjyrimin dhe unifikimin e zërave) në grup. Punimi pjesë‐ pjesë i melodisë me shoqërim muzikor dhe pa shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës, strofë, refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura. Mësuesi u kërkon nxënësve të këndojnë  duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi me ndjenjë dhe emocion ne grup dhe solo. Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve etj). Vlerësimi:  Për  organizimin  dhe  performimin  artistik  te  veprimtarisë  festive  në  grup  dhe individualisht. Vlerësimi për interpretim me ndjenë dhe emocion të këngës për nënën. Detyrë:  (detyre dosje) Shprehni  emocionet  tuaja dhe dashurinë për nënën nëpërmjet  formave  të tjera të artit.   

 

Planifikimi i orës mësimore – 22. Koha 4/4 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi Tema mësimore:        Koha 4/4 

Situata e të nxënit. Fragmente muzikore nga himni kombëtar.  Moxart, simfonia g‐moll. Fjalë me 2, 3, 4, rrokje. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim te qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime te ndryshme  për të realizuar temën, krijon në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat  e tjera krijuese me të tjerët.  

Page 59: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  57 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon në kohën4/4 duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh. Performimi: Interpreton këngë dhe ushtrime, duke demonstruar se ka kuptuar qartë kohën 4/4. Vlerësimi: kupton dhe shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës duke përdorur të gjitha vlerat e notave dhe pushimeve.  

Fjale kyçe:  Metër katërpjesëtues, theksi i forte, i butë, gjysmë i fortë  

Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon CD, instrumente ritmike ORF dhe matës metronom.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Nxënësit orientohen tek rubrika “vështro ku qëndron gabimi”? I vë nxënësit të shkruajnë fjalë me 2, 3, 4 rrokje duke përcaktuar theksin e fjalës. Dëgjohet fragmentet muzikore HIMNI kombëtar dhe SIMFONIA MOXART g‐moll. Mësuesi   orienton nxënësit  të  shprehen me  fjalët e  tyre  rreth karakterit  të muzikës, dinamikës, ritmit, duke bërë shoqërimin ritmik me goditje me goditje. Njohuritë e reja  Nxënësve iu kërkohet që fjalët  me 2, 3, 4  rrokje të shkruhen në masa. Përcaktohet theksi i fjalës, të zëvendësohen me nota ¼  në pentagram dhe shoqërohen me lëvizje dhe goditje me shpejtësi të ndryshme, në mënyrë që nxënësit te bëjnë dallimin mes metrit dhe kohës 4/4. Mësuesi shpjegon njohuritë e reja mbindërtimin e metrit katërpjesëtues, lëvizjet,  theksin e fortë, të butë e gjysmë të fortë, shpjegon ndryshueshmërinë e kohëve të mësuara dhe ndërtimin e tyre. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura Nxënësit orientohen ne ushtrimet e leximit ne libër. Nxënësit krijojnë në fletoren e pentagramit masa katërkohore duke përdorur vlerat e notave dhe pushimeve të mësuara. Punimi i shembujve muzikor nga libri të shoqëruar me instrumente ritmike dhe shembuj të tjerë të kohës katërpjesëtuese. Praktika muzikore. Arsyeto dhe përgjigju. Pune e pavarur. Plotësimi i ushtrimeve në libër. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Demonstrimin dhe kuptimin e kohës katërpjesëtuese. Detyrë: Dëgjoni muzikën e “Eine kleine Nachtmusik”, Moxart, dhe “Ave Maria, Shubert.  Krijo në fletoren e pentagramit 8 masa ne kohën 4/4.   

 

 

Page 60: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 58 

Planifikimi i orës mësimore – 23. Forma e periudhës muzikore 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Historia, muzika dhe shoqëria Tema mësimore:        Forma e periudhës muzikore 

Situata e të nxënit. Bashkëbisedim rreth jetës dhe krijimtarisë së kompozitorit klasik Moxart. Përse? Kompozimi 

është i vetmi gëzim i jetës? Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe 

Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë artistik nëpërmjet gjuhës muzikore, simboleve të shenjave dhe formës muzikore. Shfrytëzon mjetet artistike për t’u shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme  për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore. Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për t’u njohur më mirë me format e ndryshme artistike. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre (formës dhe përmbajtjes se tyre) Bën dallimin mes muzikës dhe formave të tjera të artit. Performimi: interpreton me zë ose fishkëllimë, motive nga vepra të ndryshme muzikore. Prezanton punën e vet ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore dhe veprave të tjera të artit (letërsia, arkitektura ) bën gjykime  kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes. 

Fjale kyçe:  Formë muzikore, periudhë muzikore, fjali pyetëse, fjali përgjigje, kadencë.  

Burimet: teksti i muzikës, materiale për dëgjim dhe historike nga interneti mbi zhvillimin e muzikës gjatë historisë së saj. Jeta dhe krijimtaria e kompozitorit V.A. Moxart.  

Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqëria dhe mjedisi,historia.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi i ka përgatitur nxënësit të gjejnë materiale nga interneti ose burime të tjera mbi jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit V. A. Moxart (një orë më parë). Mësuesi orienton nxënësit te bashkëbisedojnë mes tyre duke u shprehur me fjalët dhe qëndrimet e tyre për atë ç’ka ata dinë për jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Moxart kuriozitete,foto etj. Mësuesi kujdeset që bashkëbisedimi të marrë formën e pyetjeve –përgjigjeve ndërmjet nxënësve dhe mësuesit.   

Page 61: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  59 

Bashkëbisedimi mund te ndërtohet edhe në bazë të komunikimit të lirë të nxënësve ( duke krijuar një situatë të përditësuar). Shkruan në tabelë (nxënësit në fletoret e tyre) dy‐ tre pyetje, përgjigje. Pra, cila është lidhja mes muzikës dhe letërsisë? Mësuesi vë të dëgjohen fragmente muzikore nga krijimtaria e Moxartit, Bethovenit etj. Njohuritë e reja  Mësuesi i kërkon nxënësve të kujtojnë njohuritë mbi fjalinë muzikore (motivi,fraza) duke e lidhur me shembujt në libër ose shembuj që mësuesi i shkruan në tabelë . Mësuesi njeh nxënësit me ndërtimin e periudhës dhe elementet e saj. Cili është kuptimi i fjalisë pyetëse dhe fjalisë përgjigje në muzike?  Ku qëndron lidhja dhe  ndryshimi mes tyre? Çdo të thotë kadencë,  përse shërben ajo? Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura Nxënësit me ndihmën e mësuesit orientohen në libër  në ndërtimin e periudhës dhe përcaktojnë elementet e saj ( motivin, frazën ,fjalinë). Vënë re ngjashmërinë ritmike, melodike  dhe ndryshimin mes dy fjalive. Mësuesi vazhdon të orientoje nxënësit në demonstrimin e formës së periudhës në këngët e njohura (këngët e thjeshta me një periudhë ose strofë) . Këndojnë  2‐3 shembuj . Praktika muzikore:punimi i rubrikës “Arsyeto dhe përgjigju”. Vlerësimi Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për krijimin e  demonstrimin e shembujve të periudhës. Vlerësimi për përcaktimin e ndërtimin e formës  dhe elementet e periudhës.  Detyrë  Krijojnë në fletoret e tyre nga një periudhë (melodike ose ritmike). Dallo fjalinë muzikore në “Summer Time”.  

 

Planifikimi i orës mësimore – 24. Këngë “Ninullë” Johanes Brams 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këngë “Ninullë” Johanes Brams 

Situata e të nxënit. A keni dëgjuar për  këngët e djepit. Ç’janë ninullat. Kujtime të fëmijërisë së nxënësve. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Demonstron komunikim të qartë  me anë të gjuhës muzikore, simboleve. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime informacioni të ndryshme për të realizuar krijimin muzikor. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e  të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. 

Page 62: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 60 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron gjatë këndimit zbatimin e njohurive të mësuara. Komunikon qartë njohuritë muzikore, duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën,respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjale kyçe:  Ninullë, Johanes Brams, 3/4 etj.  

Burimet: magnetofon, CD, foto, kujtime nga fëmijëria, instrumente ritmike, triangolo, shkopinj etj, këngë, fragmente të ndryshme të sjella nga nxënësit.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit/set  të  tregojnë histori të që kanë lidhje fëmijërinë e tyre. Tregojnë foto, veshje, lodra e orendi   të tyre që i ruajnë nga fëmijëria. (prezantojnë, luajnë) Tekste dhe fragmente këngësh që mbajnë mend nga fëmijëria. ( këndojnë  në grup ose solo) Udhëzohen nxënësit të dëgjojnë, respektojnë dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Njohuritë e reja  Mësuesi u kërkon  nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Ninullë”,’J .Brams. Prezantohet autori i këngës, Johanes Brams.  Mësuesi nxit nxënësit të shprehin njohurit e tyre ne lidhje me kompozitorin dhe krijimtarinë  e tij. Mësuesi plotëson njohuritë e nxënësve. Përse kompozitori ka zgjedhur ritmin 3/4.? Analizë  e  përmbajtjes  dhe  formës  muzikore  (ndërtimi  melodik,  ritmi,  karakteri,  diapazoni vokal,teksti, nota etj) I  kujton  nxënësve  të  respektojnë  rregullat    dhe  shprehitë  vokale  të  kënduarit  bukur  (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin, ngjyrimin dhe unifikimin e zërave) në grup. Punimi pjesë i melodisë pa  dhe me shoqërim muzikor.(CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës në strofë e refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura Mësuesi u  thotë nxënësve  të këndojnë   duke  respektuar    intonacionin  ritmin dhe karakterin  e këngës. Këndimi me ndjenjë dhe emocion në grup me unifikimin e zërave dhe solo. Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës. Punohet rubrika “Arsyeto dhe përgjigju”. Krahasoni një ninullë shqiptare me Ninullën e Bramsit. Vlerësimi Vlerësimi: Për organizimin  dhe veprimet në  situatë në grup dhe individualë. Vlerësimi për interpretim me ndjenë dhe emocion të këngës në grup dhe solo. Detyrë: Gjej në internet informacione për kompozitorin Brams. Krijoni  një  album  tuajin me  ninulla  dhe  kujtime  nga  fëmijëria  juaj, me  ndihmën  e  prindërve (punim për dosje). 

Page 63: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  61 

Planifikimi i orës mësimore – 25. Shprehim emocionet për festën e mësuesit 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Shprehim emocionet përmes muzikës 

Situata e të nxënit. Fragment ngas filmi ‘’Një vonesë e vogël’ 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca  e  të  shprehurit:  Kupton  drejt  mesazhin  artistik  Krijon    personalitetin  e  vet  në veprimtarit artistike  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton  punën e dhe kulturën e  të tjerëve. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë dëgjimit e këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin  artistik. Performimi: Interpreton me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit dhe interpretimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën,respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjale kyçe:  Filmi “Një vonesë e vogël”, Festa e 7 Marsit    

Burimet: magnetofon, CD, foto, kujtime nga fëmijëria, instrumente ritmike, triangolo, shkopinj etj, këngë, fragmente të ndryshme të sjella nga nxënësit.    

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit të shohin fragmente nga filmi “Një vonesë e vogël”. Mësuesi vazhdon t’i nxisë ata  të dëgjojnë me vëmendje muzikën e filmit dhe tekstin e këngës (të cilin mësuesi e shkruan në tabelë). Mësuesi i nxit nxënësit për të shprehur dhe komentuar me fjalët e tyre se përse bën fjalë ky film. Për cilën festë bëhet fjalë në film? Nxënësit  komentojnë me fjalët e tyre  ngjarjet në film. Japin mendimet e tyre për festen e mësuesit dhe emocionet që u jep kjo festë. Mësuesi i pyet nxënësit se si e festojnë ata 7 Marsin. Çfarë i urojnë mësuesit dhe si e shprehin dashurinë për mësuesin?  Nxënësit shkruajnë në fletoret e tyre mesazhin e filmit. 

Page 64: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 62 

Njohuritë e reja Mësimi  i  tekstit dhe melodisë së këngës. Mësuesi vë  të dëgjojnë këngë  të  tjera për  të krijuar një atmosferë festive. Ndërkohë  nxit  nxënësit  të  shprehin  emocionet  e  tyre  dhe  dashurinë  për mësuesin  nëpërmjet krijimeve më të bukura nëpërmjet  Mesazheve të thjeshta me forma te ndryshme të artit: Poezi. Ese. Vizatim Këndim  Prezantimi  dhe demonstrimi i rezultateve. Nxënësit ne grup dhe në mënyrë individuale performojnë mesazhet e tyre (vizatime ese). Të gjithë së bashku këndojnë këngën e mësuar nga filmi “Një vonesë e vogël” dhe një tjetër këngë për mësuesin. Të gjitha krijimet e nxënësve do të ruhen në dosje.  

Teksti i këngës  

Kënga që na rri në zemër                Lulet vet i mblodhëm ne ,                  Kënge e lule ne shpërndajmë Është për ty moj fjalë ëmbël           ca këtu, e ca atje.                                Gjithë qytetit anembanë. Drita që na rri në sy,                        Lule mbushur plot aroma,               Libri krahët hap si flutur, Dhe këto lule janë për ty.                Mbushur plot me këngët tona.        gjithë qyteti është i lumtur.  Lala la la                                             Lala lala                                                    Lala lala lala  

Page 65: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

63  

Plan

i mësim

or trem

ujori i tretë  (1

0 orë) 

prill‐qershor 

Nr 

Tematika 

Tema mësimore 

Situata e 

parashikuar e të 

nxënit 

Metodologjia dhe 

veprimtaritë e 

nxënësve/eve. 

Vlerësimi 

Burimet 

26 Historia, 

muz

ika, 

shoq

ëria 

Ndë

rtim

i muz

ikor 

polifon

ik: kan

oni, 

fuga. 

Dëgjim m

uzikor: 

këng

ë po

lifon

ike 

Bah, tema e fugës, 

klaviri i tempe

ruar 

mire 

 Dëgjim

, vlerësim i 

form

ave muz

ikore 

Dem

onstrimi i 

kënd

imit po

lifon

ik në 

grup

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për dallim

in e 

ndërtim

in e 

form

ave vo

kale 

instrumentale 

polifon

ike 

Magnetofon CD, m

ateriale 

muz

ikore, klasike dhe 

isop

olifo

nike 

27 Gjuha dhe 

komun

ikim

Lidh

ja e vlerës, 

lidhja shprehëse, 

korona 

Shem

buj p

raktikë 

Telat n

ë shtylla

t elektrike 

Era që fryn

, da

llgët etj. 

Shem

buj m

uzikorë 

Krijim

e, ndë

rtim

e masash  në ko

hët e 

mësua

ra. Interpretim

e, 

demon

strime të 

shenjave dhe sim

boleve 

muz

ikore. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup në 

interpretim

in e 

shem

bujve 

muz

ikorë në libër 

Magnetofon, m

ateriale 

muz

ikore, teksti i n

xënësit 

28 Te

knika dh

e procese 

Kënga “Pu

thja e 

lirisë” 

A njih

ni histori 

apo ng

jarje të tjera 

që ju kan

ë tregua

r gjyshërit a

po keni 

parë në TV në 

lidhje me 

tematikën e lirisë? 

Si e kon

cepton

i ju 

lirinë. 

Këndime me nd

jenjë e 

emocion solo dhe në 

grup

. Shp

rehje dh

e krijime nëpë

rmjet 

gjinive të tjera të artit. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për 

interpretim

in e 

këng

ës. 

Magnetofon; m

aterial 

muz

ikor.  

teksti i n

xënësit 

Page 66: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

64 

29 Gjuha dhe 

komun

ikim

i Nota 1/8 dh

e pu

shim

i i saj 

Dëgjim m

uzikor. 

Si ndë

rthu

ren 

simbo

let m

uzikore 

me fjalët 

Lojëra didaktik

e muz

ikore 

Dëgjim dhe dallim i 

gjatësisë së ting

ujve. 

Vep

rime praktik

e pë

r pë

rcaktim

in e gjatësisë 

së ting

ujve, n

otës së 

pushim

it 1/8. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për krijim

in, 

demon

strimin e 

vlerës dhe të 

pushim

it tetësh e 

shem

bujve 

muz

ikorë në libër 

Magnetofon; m

ateriale 

muz

ikore; objekte të 

ndryshme; in

strumente 

ORF

. Tabela e vlerës së 

notave e pushimeve 

përgatitu

r nga m

ësue

si dhe 

nxënësit tabelën e tyre. 

30 Historia, 

muz

ika, 

shoq

ëria 

 Ndë

rtim

i muz

ikor  

homofon

ik, forma 1, 

2, 3‐pjesëshe. 

Dëgjim m

uzikor. 

Marshi trium

fal, 

sona

t, Be

thov

en 

etj. Këngë dy dh

e tri p

jesëshe 

Dem

onstrimi i kup

timit 

te fo

rmave ho

mofon

ike 

2dhe  3 pjesëshe  

nëpë

rmjet ide

ntifikimit  

interpretim

it individu

al dhe grup. 

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup për 

identifikim

in dhe 

vlerësim

in  e 

form

ave muz

ikore. 

Magnetofon;  C

D m

ateriale 

dëgjim

ore  skema  të 

form

ave të përgatitura ng

a mësue

si. 

Teksti i n

xënësit. 

31 Te

knika dh

e procese 

Këngë Loje‐melod

i  A keni d

ëgjuar 

për k

ëngët‐loje. 

Cili nga ju di n

jë të 

tillë? 

Këndime dh

e interpretim

e me lëvizje, 

kërcim

e në grupe

,  du

ete,  solo. 

Vlerësim 

individu

al dhe 

grup për këndim të 

intonu

ar saktë. 

Teksti i n

xënësit 

Magnetofon CD 

Instrumente ritm

ik dhe 

tastjerë për sh

oqërim

32 Te

knika dh

e procese 

Repe

rtor i zgjedh

ur i 

fyellit  

Ushtroh

emi d

he 

argëtohemi n

ë lojën me fyell 

Loja në fyell n

ga 

nxënësit solo dhe në 

grup

.  

Vlerësim 

individu

al dhe në 

grup

. Instrumente ritm

ike  

33 Historia, 

muz

ika, 

shoq

ëria. 

Kënga dhe m

inue

ti Dëgjim

e muz

ikore. 

Këndime të sh

embu

jve 

nga lib

ri solo dh

e në 

grup

Vlerësime pë

r interpretim

in e 

shem

bujve solo dhe 

në grup. 

Magnetofon CD 

Page 67: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër m

ësue

si Muzika 6 

65  

34 Te

knika dh

e procese 

Pyetësor m

uzikor 

Portreti im 

muz

ikor 

Shprehje e aftë

sive, 

vlerave dh

e qënd

rimeve nëpë

rmjet 

performim

it dh

e interpretim

it solo dhe 

në grup. 

Vetëvlerësim nga 

nxënësit.  

CD; m

agnetofon; ta

stierë; 

instrument ritm

ik m

uzikor 

albu

me. 

35 Te

knika dh

e procese 

Kon

cert në klasë 

Zbatojmë 

njoh

uritë dhe 

aftësitë to

na  

Shprehje e aftë

sive, 

vlerave, qëndrim

eve 

nëpë

rmjet p

erform

imit 

dhe interpretim

it artistik  solo dh

e në 

grup

Vetëvlerësim nga 

nxënësit. 

CD; m

agnetofon; ta

stjerë, 

instrumente 

   

Page 68: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 66 

Planifikimi i orës mësimore – 26. Ndërtimi muzikor polifonik. Kanon fugato dhe fugë 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Historia, muzika dhe shoqëria Tema mësimore:        Ndërtimi muzikor polifonik. Kanon fugato dhe fugë 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor. Këngë polifonike, Bah. Tema e fugës. Klaviri i temperuar mirë. Provojmë të 

imitojmë njëri tjetrin. Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe 

Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë artistik nëpërmjet gjuhës muzikore simboleve të shenjave dhe formës muzikore.  Shfrytëzon mjetet artistike për t’u shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore.  Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur.  Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën.  Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore.  Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për t’u njohur më mirë me format e ndryshme muzikore. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre. Bën dallimin mes ndërtimit të formave polifonike.  Performimi: Interpreton me zë ose fishkëllimë, motive nga melodi e shembuj të njohur muzikorë. Prezanton punën e vet, ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.  Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore polifonike dhe asaj që dëgjon. Bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes. 

Fjale kyçe:  Ndërtim muzikor polifonik, kanon fugato fugë, Bah.   

Burimet: Teksti i muzikës, Magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimtarinë e kompozitorit J. S. Bah.   

Lidhja me fushat e tjera: Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Historia  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi/sja i ka përgatitur nxënësit/set të gjejnë materiale nga interneti ose burime të tjera mbi jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit J. S. Bah (një orë më parë).  Mësuesi vë të dëgjohet një këngë polifonike.  Nxit nxënësit të shprehen për këngën polifonike. Ndërtimin e saj.  Cilës krahinë të vendit tonë i përket polifonia? Kush nga ju di ta këndojë këngën polifonike?  Mësuesi vë të dëgjohet tema e fugës nga “Klaviri i temperuar mirë”, Bah.  Nxiten nxënësit/set të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë gjatë dëgjimit.  Çfarë dinë për kompozitorin J. S. Bah. Ç’kuptojnë me ‘imitacion’? Mësuesi vë të dëgjohet një kanon me dy zëra, në mënyrë që nxënësit të dallojnë përsëritjen e 

Page 69: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  67 

zërave (imitimin).  Provojmë të imitojmë njeri‐tjetrin me forma të ndryshme komunikimi.  Njohuritë e reja.  Mësuesi nxit dhe orienton nxënësit/set të shprehen dhe përcaktojnë ato që dinë mbi elementet e ndërtimit të të kënduarit polifonik.  Mësuesi shpjegon ndërtimin muzikor polifonik dhe format e kanonit fugato, fuga.  Orienton nxënësit/set tek shembujt muzikor në libër.  Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Mësuesi vë nxënësit të demonstrojnë atë çka mësuan mbi ndërtimin muzikor polifonik, kanoni fuga, fugato. Punimi vokal, instrumental. Shembuj të thjeshtë në libër (këndim, fyell, tastierë ).  Praktika muzikore, intervista me Bahun.  Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë.  Demonstrimi i shembujve nga libri.  Detyrë: Shpjego të përbashkëtat mes kanonit dhe fugës.  

 

Planifikimi i orës mësimore – 27. Lidhja vlerëse dhe shprehëse 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi Tema mësimore:        Lidhja vlerëse dhe shprehëse 

Situata e të nxënit. Telat në shtyllat elektrike. Shembuj praktikë (era që fryn, dallgët, etj.). Shembuj muzikorë. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve, shenjave dhe të shprehurit në mënyrë të pavarur.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën dhe krijon në mënyrë të pavarur.  Kompetenca qytetare: Prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët.  

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e lidhjes së vlerës shprehëse gjatë shpjegimit të krijimit të vet.  Performimi: Shpjegon funksionin dhe rolin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse në pjesët muzikore që interpreton.  Vlerësimi: Shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës në respektimin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse.  

Fjale kyçe:  Lidhja e vlerës, lidhja shprehëse, legato, legatisimo.    

Burimet: Teksti i muzikës, shkrime muzikore, Magnetofon, CD, instrumente ritmike, ORF.   

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika, shkencat shoqërore.  

Page 70: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 68 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit në situatën konkrete në libër për diskutim.  Lidhja ndërmjet “lidhjes së vlerës” me telat e korrentit nëpër shtylla elektrike.  Në natyrë, në shembuj konkretë dukuritë natyrore (era që fryn, dallgët e detit, etj.) Shembuj muzikor me tinguj të gjatë, të njëjtë e të ndryshëm (këndime në grup dhe solo, ekzekutime në instrument).  Mësuesi u thotë nxënësve të krijojnë në fletore të pentagramit masa në kohët e mësuara, duke përdorur nota të njëjta, të ndryshme brenda masave dhe në kufi të dy masave. Njohuritë e reja.  Mësuesi orienton nxënësit/set të përdorin lapsat me ngjyrë të kuqe për të lidhur notat e njëjta, me ngjyrë blu notat me lartësi të ndryshme.  Mësuesi u shpjegon nxënësve rolin e lidhjes së vlerës dhe të lidhjes shprehëse.  Nxënësit përdorin vijat e lakuara për nota të njëjta e të ndryshme, duke argumentuar përdorimin e tyre, pra rolin që ka lidhja e vlerës dhe ajo shprehëse.  Mësuesi bën lidhjen e praktikës së nxënësve me shembujt praktikë në libër, duke pyetur nxënësit për kuptimin e tyre.  Shpjegon dhe bën lidhjen praktike mes legatës, legatisimos dhe lidhjes shprehëse.  Jep shembuj melodikë, shembujt muzikorë në libër dhe dëgjimor në mënyrë që nxënësit të dallojnë dhe të kuptojnë ndryshueshmërinë e përdorimit ose jo të lidhjes së vlerës dhe shprehëse Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Nxënësit identifikojnë në libër lidhjen e vlerës dhe shprehëse.  Dëgjim muzikor “preludi nr. 1” për piano J S Bahut.  Nxënësve ju kërkohet të dallojnë lidhjen e vlerës dhe shprehëse, si dhe ndikimin e tyre në emocionin që përcjell. Nxënësit arsyetojnë dhe u përgjigjen pyetjeve tek Praktika mësimore. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, për krijimin, ekzekutimin, argumentimin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse.  Demonstrimin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse (legato, legatisimo) në grup dhe solo.  Detyrë:  1 ‐ Krijo një ushtrim me lidhjen e vlerës dhe shprehëse në kohët e mësuara.  2 ‐ Dalloni dhe rrumbullakosni me laps me dy ngjyra lidhjen vlerëse dhe atë shprehëse, në partiturën e “Marshit të Martesës” nga opera Lohengrin e Wagnerit.  

Dëgjoni “preludin nr. 1” për piano të J. S. Bahut dalloni lidhjen e vlerës dhe shprehëse, krahasoni opinionin tuaj me përshkrimin që i ka bërë shkrimtari Faik Konica.   

 

 

 

 

Page 71: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  69 

Planifikimi i orës mësimore – 28. Këndojmë këngë: Puthja e lirisë 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këndojmë këngë: Puthja e lirisë 

Situata e të nxënit. A dini të tregoni histori dhe ngjarje që ju kanë treguar gjyshërit që bëjnë fjalë për këtë temë ‘liria’? 

Sa e çmuar është liria? Si e konceptoni ju lirinë? Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe 

Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës.  Krijon personalitetin e vet në veprimtarinë artistike.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e të tjerëve.  Kompetenca për  sipërmarrjen: Zhvillon aktivitet artistik brenda klase, duke kontribuar në mënyrë krijuese.  Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda kiases për zhvillimin e aktivitetit mësimor Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës.  Performimi:  Këndon  me  ndjenjë  dhe  emocion duke  respektuar  teknikën  e  këndimit  përmes rregullave të përcaktuara.  Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. 

Fjale kyçe:  Puthja e lirisë, Nikolla Zoraqi, Fatos Arapi.   

Burimet: Magnetofon CD, Instrumente ritmik triangolo, shkopinj, etj.   

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Historia.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit/set  të  tregojnë histori që kanë  lidhje me  luftën antifashiste, çlirimin e vendit  që  i  kanë dëgjuar nga  gjyshërit  e  tyre.  (Nëse  është mundësia,  të  ftohet një  veteran  ose person për të treguar një histori). Udhëzohen nxënësit/set të dëgjojnë dhe respektojnë njëri‐tjetrin.  Mësuesi u drejton pyetjen nxënësve: Ç’do të thotë për ju koncepti “Liri”? A jeni ju të lirë? Mësuesi i lë nxënësit të shprehin në mënyra të ndryshme, me shprehje, fjalë, vizatim dhe ngjyra të ndryshme, lirinë tyre.  Njohuritë e reja Mësuesi/sja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Puthja e lirisë”. Prezantohen  autorët  e  këngës.  Nxënësit/set  njihen  me  jetën  dhe  krijimtarinë  e  kompozitorit Nikolla Zoraqi.  

Page 72: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 70 

Bëhet  një  koment  i  shkurtër  i  tekstit  duke  u  ndalur  tek mesazhi  artistik  (secili  prezanton  një mesazh sipas tekstit të kësaj kënge). Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik, ritmi, karakteri, diapazoni vokal, teksti, notat, etj.). U  kujton  nxënësve  të  respektojnë  rregullat  dhe  shprehitë  vokale  të  të  kënduarit  bukur  (ritmi, intonacioni, diksioni, karakteri, ngjyrimi dhe unifikimi i zërave) në grup.  Punimi pjesë‐pjesë i melodisë pa dhe me shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë‐refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Mësuesi i vë nxënësit të këndojnë, duke respektuar intonacionin, ritmin dhe karakterin e këngës.  Këndimi me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo. Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve, etj.) Punohet rubrika: Arsyeto dhe përgjigju.  Vlerësimi: Për organizimin dhe veprimet në situatë në grup dhe individuale.  Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngës.  Detyrë: Shkruani një ese përshkruese mbi tekstin e kësaj kënge ose për lirinë tuaj.  

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 29. Nota dhe pushimi 1/8 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Gjuha dhe komunikimi Tema mësimore:        Nota dhe pushimi 1/8 

Situata e të nxënit. Si ndërthuren simbolet muzikore me fjalët. Lojëra muzikore didaktike. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca  e  të  shprehurit  dhe  komunikimit: Demonstron  një  kuptim  të  qartë me  anë  të  gjuhës muzikore, simboleve, shfrytëzon mjetet e komunikimit dhe të shprehurit në mënyrë të pavarur.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën dhe krijon në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët.  Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Përdor kombinime të ndryshme të elementeve të shkrimit muzikor shpjegon dhe demonstron kuptimin e tyre në krijimin e vet.  Performimi: Shpjegon funksionin dhe përdorimin e notës dhe pushimit 1/8 në pjesët muzikore që interpreton.  Vlerësimi: Shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës në respektimin e notës dhe pushimit 1/8 

Fjale kyçe:  Nota 1/8, pushimi 1/8, lëvizja 2/8 dhe 3/8 etj.  

Burimet: Teksti i muzikës, tabela e piramidës se notave e pushimeve, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF.  

Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, matematika  

Page 73: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  71 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Lidhja e njohurive të mara me temën, mbi vlerat e notave dhe pushimeve.  Prezantimi i tabelës përmbledhëse.  Pse themi nota është simbol gjatësie? Si shkruhen notat? Si ndërthuren simbolet muzikore me fjalët?  Nxënësit shpjegojnë kuptimin e tyre në tekstin në figurën në libër.  Mësuesi orienton nxënësit në situatën konkretë në libër për diskutim.  Lidhja ndërmjet  tingullit dhe  fjalës  (lojë muzikore Roza  rozina  etj). Zëvendësimi  i notes ¼ me notën tetëshe.  Mësuesi  shkruan  në    tabelë  gjatësinë  ritmike  të  fjalëve  të  këngës  me  nota  katërshe,  dhe zëvendësimi me nota tetëshe.  Shembuj muzikorë me  tinguj  të gjatë  të ndryshëm  (këndime në grup dhe  solo,  ekzekutime në instrument). Njohuritë e reja  Mësuesi u kërkon nxënësve të argumentojnë gjatësinë e tingujve dhe raportin mes tyre.  Mësuesi bën lidhjen me shembujt praktikë në libër, duke pyetur nxënësit për kuptimin e tyre.  Luan (këndon) në  tastierë melodinë e shembujve muzikorë dhe ritmike nga libri.  Ndan nxënësit në grupe: grupi i parë lexon, këndon, shembujt në libër (11. 4, 11. 5); grupi i dytë shoqëron me goditje ritmike (përplasje duarsh,  triangolo kërcitje gishtash etj. Sa nota e pushime 1/8 ka në  notat 4/4, 3/4, 2/4, 1/4?  Kur nota 1/4 merret si njësi numërimi, sa nota 1/8 janë të barabarta me një njësi (lëvizje)? Kur nota 1/8 merret si njësi numërimi, ç’kuptim kanë masat 2/8, 3/8?  Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë dhe përshkruajnë notën dhe pushimin tetësh.  Nxënësve interpretojnë shembujt muzikorë melodikë në libër, në grupe dhe solo.  Krijojnë masa të ndryshme duke përdorur të gjitha elementet e mësuara të shkrimit muzikor.  Përcaktojnë raportin e notës tetëshe me vlerat baze të notave.  Bëjnë dallimin ndërmjet notes tetëshe dhe notes katërshe etj Punohet rubrika praktika muzikore “arsyeto dhe përgjigju”. Vlerësimi:Për përgjigje të sakta, për krijimin, ekzekutimin (melodik dhe ritmik), demonstrimin e shembujve praktikë  në  libër.  Detyre  1‐ Krijo një ushtrim me 8 masa me përdorimin e notes dhe pushimit 1/8.  2 ‐ Shikoni videon e ilustruar me kartonë të Moris Ravelit; shpjegojeni atë me fjalët tuaja.  

 

 

 

 

Page 74: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 72 

Planifikimi i orës mësimore – 30. Ndërtimi muzikor homofonik. Forma dy dhe trepjesëshe 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Historia muzika, shoqëria Tema mësimore:        Ndërtimi muzikor homofonik. Forma dy dhe trepjesëshe 

Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor: Marshi triumfal nga Xh. Verdi. Këngë dy dhe trepjesëshe. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Shfrytëzon mjetet artistike mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur.  Demonstron një komunikim të qartë përmes gjuhës, simboleve dhe formave muzikore.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime të ndryshme për të realizuar temën.  Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.  Kompetenca digjitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës. 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon dhe demonstron ndërtimin muzikor homofonik formën dy dhe trepjesëshe  Performimi: Këndon, imiton motive, fjali muzikore të njohura.  Vlerësimi: Dëgjon dhe argumenton ndërtimin muzikor homofonik dy dhe trepjesësh. Bën lidhjen ndërmjet asaj që di mbi format muzikore dhe asaj që dëgjon 

Fjale kyçe:  Ndërtim muzikor, Homofonik forma dy dhe trepjesëshe forma ciklike.  

Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera, materiale për dëgjim të formave të ndryshme.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja brenda fushës: Vizatimi.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi tërheq vëmendjen e nxënësve në dëgjimin muzikor “Marshi i triumfit”, Xh. Verdi, ndërtuar sipas formës homofonike.   Fragmente e këngë të formës dy dhe trepjesëshe. Mësuesi u kërkon nxënësve të përshkruajnë karakteristikat e tyre për elementet e ndërtimit të formës dhe përmbajtjes, duke u fokusuar të pjesët e përsëritura (melodia, ritmi dinamika) etj. Bëjnë lidhjen e formave të tjera të artit me muzikën (nxënësit shprehen me fjalët e tyre ). Nxënësit bëjnë lidhjen e njohurive qe kanë mbi formën njëpjesëshe, pra formën e periudhës dhe ndërtimin e saj me shembuj muzikorë, duke dalë tek: Njohuritë e reja Mësuesi drejton nxënësit tek ndërtimi homofonik (me një linjë muzikore ) dypjesësh,  d.m.th. dy periudha  dhe  trepjesësh,  nëpërmjet  shembujve  muzikorë  këndim/dëgjim  argumentimi  i shembujve nga libri etj. 

  

Page 75: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  73 

Skema e formës dypjesëshe 

Periudha e pare me reprize  Periudha e dyte Fjalia e parë   Fjalia e dytë  Fjalia e parë‐midisi  Fjalia e dytë 

A  A  C  a 1 A  B  C  b1 A  B  C  a1 A  B  a1  b1 

Skema e formës tripjesëshe 

 Pjesa e parë  Pjesa e dytë e mesit  Pjesa e tretë A  B  a1 

Periudhë  Ndërtime të vogla të karakterit të paqëndrueshëm 

Rikthim 

 Këto skema duhet të shoqërohen me dëgjim muzikor me CD. Shembujt muzikorë nga libri.  Këngë të formës dypjesëshe (strofe refren) A‐B.  Këngë të formës trepjesëshe (strofë, refren strofë, ose refren strofe, refren) A‐B‐a. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit demonstrojnë në grupe kuptimin e formës dy dhe trepjesëshe,  duke shpjeguar e argumentuar skemën e një kënge dhe të materialeve që dëgjuan.  Këndim e interpretim të shembujve të ndryshëm muzikor.  Plotësojnë tabelën sipas skemës së përcaktuar.  Praktika muzikore: arsyeto dhe përgjigju duke dëgjuar fragmente muzikore shembujt në  libër.  Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në  situatë, këndim i shembujve muzikorë.  Për caktimin e formës dy dhe trepjesëshe plotësimin e tabelës me shembuj konkretë.  Detyrë: Të gjejnë  shembuj muzikorë, këngë  të  formës dy dhe  trepjesëshe dhe  të demonstrojnë kuptimin e tyre.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 76: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 74 

Planifikimi i orës mësimore – 31. Këngë –lojë melodi 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Këngë –lojë melodi 

Situata e të nxënit. A keni dëgjuar për këngët‐lojë? Cili nga ju di një të tillë? 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca  e  të  shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarit artistike.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve.  Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore.  Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në  mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës.  Performimi: Këndon me ndjenje dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara.  Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.  

Fjale kyçe:  Ding‐dong, Igor stravinsky, Petrushka, Kam një bebe të vogël etj.   

Burimet: magnetofon, CD, instrumente ORF, tastierë (fyell)   

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhet dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi, artet, kërcimi.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit tek figura në  libër (skena nga baleti ‘’Petrushka” I. Stravinski).  Vazhdon të nxisë nxënësit për të shprehur dhe komentuar me fjalët e tyre këtë foto.  Ç’farë ju kujton ky kërcim ‐ lojë muzikore?  A keni dëgjuar për këngët‐lojë (nxënësit kujtojnë disa prej tyre)? Nxënësve  u  kërkohet  të  interpretojnë  (luajnë)  në  grupe  një  loje muzikore,  p.  sh. Roza‐rozina, Çova një letër në postë etj.  Njohuritë e reja Si të mësojmë këngën ‘’Ding‐dong’’ dhe ‘’Kam një bebe të vogël’’ Mësuesja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngëve.  Bëhet një prezantim i autorit të këngës, I. Stravinsky, dhe krijimtarisë së tij.  Mësuesi plotëson njohuritë e nxënësve me jetën, krijimtarinë, kryesisht balete, dhe karakteristika 

Page 77: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  75 

të krijimtarisë së tij.  Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik ritmi, karakteri, diapazoni vokal, teksti, nota etj). Mësuesja luan në instrument melodinë, deri sa nxënësit të mësojnë ta këndojnë.  Për ta kuptuar me thjesht, nxënësve iu kërkohet të dallojnë tingujt gjatësinë dhe lartësinë e tyre.  Mësuesja  u  kujton  nxënësve  të  respektojnë  rregullat  dhe  shprehitë  vokale  të  kënduarit  bukur (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin, ngjyrimin dhe unifikimin e zërave në grup.  Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve Nxënësit ndahen në dy grupe, njëri grup këndon tingujt e ulët “la”, grupi i dytë notat e larta.  U kërkohet të theksohet fjala ding‐dong, shoqërimi ritmik i këngës “Kam nje bebe të vogël”. Duke nxjerrë në  pah lëvizjet dypjesëtuese të dy këngëve.  Mësuesi u kërkon nxënësve të respektojnë rregullat e të kënduarit (intonacioni, ritmin unifikimin e zërave në grup etj). Këngët duhet të shoqërohen me instrumente ritmike (triangolo, përplasje e duarve, këmbëve etj) për të dalë në pah karakteri i melodisë,  si dhe me lëvizje e kërcime.  Vlerësimi: Për veprimet në situatë  Për interpretimin saktë, si nga ana intonative ritmike, dhe loja (kërcimi) i këngëve.  Për krijimin e albumit (në grup) të këngës lojë – me melodi.  Për aktivizimin në  grup solo dhe respektimin e të tjerëve.  Detyrë:Të gjejnë materiale mbi jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Igor Stravinski.  Te gjejnë nëpërmjet prindërve e  të sjellin në klasë këngë‐lojë me melodi  të ndryshme popullore shqiptare ose të huaja të (regjistruara ose të mësuara), për të krijuar një album të tillë në klasë.  

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 32. Ushtrime në  fyell 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Ushtrime në  fyell 

Situata e të nxënit. Ushtrohemi dhe argëtohemi 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve.  Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në  veprimtaritë muzikore.  Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja gjatë aktivitetit në klasë. 

Page 78: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 76 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë lojës në  fyell. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin.  Performimi: luan me duke respektuar teknikën dhe rregullat e përdorimit të fyellit.  Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për përdorimin e fyellit, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.  

Fjale kyçe:  Fyelli rregullat e luajtjes në instrument, shkallë muzikore etj.  

Burimet: Teksti i nxënësit, Magnetofon CD, instrumente fyell (bllokflaut), album me instrumente popullore.  

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhet dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi.  Lidhja me temat ndërkurrikulare: trashëgimia kulturore.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Lidhja e njohurive të marra mbi përdorimin e fyellit. Nxënësit  kujtojnë  rregullat  e  luajtjes  në    instrument,  qëndrimin  dhe  teknikat  e  përdorimit  të fyellit. Lexohet rubrika “rregulla për mësimin e një vegle muzikore”.  Luajnë shkallën muzikore nga nota Do‐ do2.  Njohuri të reja Mësuesi orienton nxënësit tek ushtrimet që do të luajnë në fyell.  I nxit ata të analizojnë tekstin notal, pra të përcaktojnë elementet e mësuara të shkrimit muzikor (koha, vlerat e notave). Mësuesi demonstron lojën në fyell para nxënësve.  Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve  Nxënësit luajnë të gjithë bashke me ritëm të ngadaltë.  Luajnë në grup me ritëm me të shpejtë (grupe nxënësish që kanë me siguri në lojë). Luajnë në  mënyrë individuale. Vlerësimi: Për respektimin e rregullave të luajtjes në instrument dhe teknikat e përdorimit të tij.  Për respektimin e demonstrimin e njohurive të mara dhe të simboleve muzikore.  Për lojë të saktë në grup dhe solo. Detyrë: Të ushtrohen me lojën në fyell tek shembujt e librit në kohën 2/4, ¾, 4/4.  

Udhëzim:  Për  këtë  temë  mësuesi  mund  të  përdorë  materiale  të  tjera  (ushtrime,  melodi  të ndryshme në libër ose jashtë librit), duke ia përshtatur nivelit të nxënësve shkallën e vështirësisë.  

 

 

 

 

Page 79: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  77 

Planifikimi i orës mësimore – 33. Kënga dhe minueti 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Historia muzika dhe shoqëria Tema mësimore:        Kënga dhe minueti 

Situata e të nxënit. Kënga “Flutura dhe bleta”, L.V. Bethoven. Dëgjo Minuet Moxart. Vështro dhe analizo kërcimin e 

minuetit në Francën e shek XVI. Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe 

Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: demonstron kuptim të qartë artistik nëpërmjet gjuhës muzikore simboleve të shenjave dhe formës muzikore. Shfrytëzon mjetet artistike për t’u shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore. Kompetenca e të menduarit: kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur.  Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime të ndryshme për të realizuar temën.  Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore. Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për tu njohur më mirë me format e ndryshme muzikore. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre. Bën dallimin mes këngës dhe minuetit Performimi: interpreton me zë ose fishkëllimë motive nga vepra të ndryshme muzikore. Prezanton punën e vet ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.  Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore dhe asaj që dëgjon. Bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes.  

Fjale kyçe:  këngë, kuplet, strofë, refren   

Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimtarinë.   

Lidhja me fushat e tjera: gjuhet dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi, historia  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi vë të dëgjohet Kënga e Marmotës, Bethoven. Diskutohet rreth karakterit të këngës dhe ndërtimit të saj (pra rreth formës dhe përmbajtjes). Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre se çfarë dallojnë gjatë dëgjimit.  E shoqërojnë me këndim. Çfarë dinë për autorin e këngës L.V. Bethoven? Ç’kuptim ka thënia e këngëtarit të xhazit Joe Elliot?  Mësuesi vazhdon të orientojë dhe të nxisë nxënësit  për të zbuluar karakterin e këngës, minuetin Mozart, dhe nëse munden ata të shoqërojnë këngën dhe minuetin me kërcim ose shoqërim ritmik. Të bëjnë lidhjen e minuetit me figurat e kërcimit në  libër.  

Page 80: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 78 

Njohuritë e reja Njohuritë e reja Mësuesi nxit dhe orienton nxënësit të shprehin dhe përcaktojnë ato që dinë mbi elementet e ndërtimit të këngës dhe minuetit, si nga ndërtimi (forma), ashtu dhe nga përmbajtja e karakteri i tyre. Analiza e teksteve notale me ndihmën e mësuesit.  Mësuesi sqaron në detaje ndërtimin e këngës dhe të minuetit.  Pak histori mbi krijimin e këngës dhe minuetit.  Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Mësuesi u kërkon nxënësve të demonstrojnë atë çka mësuan mbi ndërtimin e këngës dhe të minuetit. Këndojnë këngën në  grup shoqërojnë ritmikisht atë. Shoqërojnë me kërcim minuetin gjatë dëgjimit në  CD.  Punohet rubrika “mëso më shumë”, fq 87, në  libër.  Praktikë muzikore. Arsyeto dhe përgjigju.  Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në  situatë.  Detyrë: Të shkruhet dhe të mësohet teksti i këngës i shqipëruar.  Shprehni emocionet tuaja për këngën nëpërmjet formave të tjera (ese, vizatim, detyrë, dosje). 

 

 Flutura dhe bleta Një here një flutur me krahë të lehtë                               Dhe rrahu ajrin me zemërim  Me lulet lozte krenare                                                      Me krahët e saj si ylberi.  E heshtur vjen aty dhe një bletë                                       Dhe lulet thanë ti jo nuk e di,  Kërkoj ajo nektar                                                             Perse kjo bletë ka vlerë  

Kur lëshoi çdo lule ngjyre dhe ere                                    Ti me krahë të lehtë vallen hedh  Kjo flutur u ndal nga habia.                                              Me lule me flladin çdo ditë  Dhe e pyeti lulen përse ky nder                                        Por e vogla bletë nektarin mbledh  Për bletën që s’ka bukuri.                                                 Dhe mjaltin e fal për fëmijët  

 

 

Planifikimi i orës mësimore – 34. Pyetësor muzikor 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Pyetësor muzikor 

Situata e të nxënit. Portreti im muzikor 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Demonstron komunikim të qarte me anë të gjuhës muzikore, simboleve.  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në  mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve.  Kompetenca e të menduarit: Përdor burime informacioni të ndryshme për të realizuar krijimin muzikor.  Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja duke marrë pjesë aktive në jetën artistike të klasës, shkollës.  

Page 81: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  79 

Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në  mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Kompetenca digjitale: Njeh mjetet e ndryshme në funksion të informacionit muzikor, si magnetofon, audio, video, CD, DVD etj 

Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi  muzikor.  Demonstron  gjatë  këndimit zbatimin  e  njohurive  të  mësuara.  Komunikon qartë njohuritë muzikore  Ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët.  Performimi:  Zhvillon  teknikat  e  këndimit  të luajtjes,  të  dëgjimit  analizimit,  improvizimit. Ndan përvojat e veta performuese me të tjerët.  Vlerësimi: Analizon dhe vlerëson repertorin muzikor duke bërë gjykim kritik dhe estetik. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.  

Fjale kyçe:  Pyetësor muzikor   

Burimet: teksti i nxënësit, magnetofon, CD   

Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi i njeh nxënësit me përmbajtjen e orës së mësimit.  Bën sqarimet dhe udhëzon nxënësit për të kuptuar me mirë të gjitha pyetjet e pyetësorit. I orienton ata drejt për të vlerësuar njohuritë dhe kompetencat që kanë fituar. Perse dhe si ju shërbejnë ato nxënësve.  Nëpërmjet njohurive dhe aftësive, qëndrimeve, vlerave të fituara, nxënësit vlerësojnë veten dhe të tjerët. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Pasi secili nxënës në  mënyrë të pavarur ka dhënë përgjigje për secilën pyetje, duke mbledhur të gjitha të dhënat, përshkruan portretin e vet në  lidhje me shijet, dhe njohuritë muzikore.  Gjate portretizimit të vetes nxënësi shpreh qëndrim kritik dhe estetik individual.  Respekton kulturën njohuritë dhe kompetencat (arritjet) e të tjerëve.  Rezultatet e këtij pyetësori dhe përshkrimi  i portretit muzikor do të ruhet si detyre në   dosjen e secilit nxënës.  

 

 

 

 

 

 

Page 82: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 80 

Planifikimi i orës mësimore – 35. Projekt kurrikular. Koncerti në  klase 

Fusha: Arte  Lënda: Muzikë  Shkalla III  Klasa VI Tematika:                    Teknika dhe procese Tema mësimore:        Projekt kurrikular. Koncerti në  klase 

Situata e të nxënit. Zbatojmë njohuritë dhe aftësitë tona. 

Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Demonstron një kuptim të qartë nëpërmjet gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Krijon personalitetin e vet në  veprimtarit artistike  Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në  mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën dhe kulturën e të tjerëve.  Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në  veprimtaritë muzikore.  Kompetenca  për  sipërmarrjen:  Kontribuon  në    mënyrë  krijuese  brenda  klasës  për  zhvillimin  e aktivitetit mësimor.  Kompetenca digjitale: Njeh, përdor mjete të ndryshme, në  funksion të informacionit muzikor. magnetofon audio, video, CD, DVD Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi  muzikor.  Demonstron  zbatimin  e njohurive  të  mësuara,  gjatë  këndimit. Komunikon  qarte  njohuritë  muzikore  duke dhënë emocionin dhe mesazhe artistike.  Performimi:  Këndon  dhe  performon  në  instrument,  kërcim,  me  ndjenjë  dhe  emocion, duke respektuar teknikat e interpretimit përmes rregullave të përcaktuara.  Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për veprimtarinë artistike, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.  

Fjale kyçe:  Koncert, program artistik, interpretues.   

Burimet: magnetofon, CD, instrumente ORF, tastierë (fyell)   

Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi, arte, kërcimi.  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. 

 

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme  Përshkrimi i situatës. Mësuesi njeh nxënësit me temën, bën përsëritjen e shprehive vokale dhe format e këndimit që do të përdorin.  Drejtqëndrimi, frymëmarrja, diksioni etj.  Pyet nxënësit nëse iu pëlqejnë koncertet dhe për pjesëmarrjen e tyre në  koncerte festa etj. Si organizohet një koncert?  A munden ata, me njohuritë, aftësitë dhe vlerat e tyre artistike në  këndim, kërcim interpretim në  instrumente  (fyell  dhe  instrumente  të  tjerë  që  nxënës  të  ndryshëm  mund  të  përdorin)  të organizojnë një koncert? 

Page 83: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  81 

Çfarë duhet të kemi parasysh për përgatitjen e një koncerti? Çfarë elementesh do të përdorim? Njohuritë e reja Çfarë duhet të kemi parasysh për përgatitjen e një koncerti? Çfarë elementesh do të përdorim? Mësuesi  njeh  nxënësit  me  domosdoshmërinë  e  një  ose  dy  personave,  të  cilët  do  të  bëjnë organizimin e veprimtarisë artistike dhe rregullat qe do të vendosin për këtë qellim.  U shpjegon atyre se ç’është regjisori roli dhe detyrat e tij.  Ndan nxënësit në  grupe sipas aftësive dhe talentit të tyre.  Grupi i këngëtarëve, solistëve.  Grupi i instrumentistëve.  Grupi i kërcimit.  Me orientimin e “regjisorit” përcaktohet koha për secilin grup interpretuesish.  Secili grup bën një program dhe ia paraqet “regjisorit”. Koncerti: Nxënësit prezantojnë interpretimet e tyre në  bazë të programit, i cili ndiqet nga “regjisori”. Nxënësit këndojnë në   grup dhe  solo  repertorin  i përcaktuar  (këngët e mësuara gjatë vitit) me shoqërim ritmik bazë muzikore.  Grupi  i  instrumentistëve  interpreton në    grup  solo në    fyell dhe  instrumente  të  tjera  (tastierë, violinë, kitarë). Grup i kërcimit kërcen valle popullore dhe moderne në mënyrë individualë ose në grup.  Vlerësimi: Dy nxënës të cilët bënë “regjisorin” bashkë me grupet interpretuese bëjnë vlerësimin për: Interpretimin vokal në  grup dhe solo, duke përcaktuar me të mirin.  Interpretimin instrumental në  grup dhe solistik, duke përcaktuar interpretuesin me të mirë.  Kërcimin popullor dhe modern duke përcaktuar në përgjithësi dhe veçanti me të mirin.  Shpallet interpretuesi me i/e mire e koncertit.  

 

Page 84: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6 82 

NIVELET E VLERËSIMIT DHE PËRSHKRIMI I TYRE 

Vlerësimi bëhet sipas 5 niveleve.  

Niveli 1 ‐Dëshmon një shkallë të pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit dhe 

përkon me vlerësimin Pamjaftueshëm.  

Niveli 2‐ Dëshmon një zotërim minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit, por që 

janë bazë për veprimtarinë e nivelit pasardhës dhe përkon me vlerësimin Mjaftueshëm.  

Niveli 3 ‐ Përfaqëson disa arritje të pjesshme të të nxënit dhe kompetenca për të kapërcyer sfidat 

e të nxënit dhe përkon me vlerësimin Mirë.  

Niveli 4 ‐ Përfaqëson arritje të larta e solide në përmbushjen e rezultateve të të nxënit dhe përkon 

me vlerësimin Shumë mirë.  

I. Niveli 5 ‐ Përfaqëson arritjet më të larta e të qëndrueshme në përmbushjen e rezultateve 

të të nxënit dhe përkon me vlerësimin Shkëlqyeshëm 

II. . Vlerësimi periodik 3 mujor: realizohet me nota dhe ka të bëjë me vlerësimin e të nxënit, 

pra arritjet e nxënësit. Ky vlerësim përmban: 

− Vlerësimin e vazhdueshëm që del nga evidencat e vlerësimit të vazhduar (shënohet 

notë, p.sh. 7) NVV 

− Vlerësimet me teste ose detyra përmbledhëse (shënohet notë, p.sh. 8) NVP 

− Vlerësimin e dosjes (portofolit) së nxënësit (shënohet notë, p.sh. 9) NVT 

Këto vlerësime shënohen në regjistër në përfundim të çdo tremujori.  

Portofoli i nxënësit(dosja) 

1. Punë që zhvillon në  klasë.  

2. Projekte/pune praktike 

3. Detyrë përmbledhëse për çdo tremujor.  

4. Kolazhe CD, DVD 

5. Detyra shtëpie ose kërkime individuale 

Llogaritja e notës 

Hapat për njehsimin e notës vjetore përfundimtare janë:  

• Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVV)  

• Përcaktohet nota vjetore e testit ose detyrës përmbledhëse (NVT)  

Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP)  

Page 85: Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon

Libër mësuesi Muzika 6  83 

Tremujori I  Tremujori II  Tremujori III  Nota vjetore Nota vjetore përfundimtare 

NVV  NVT  NVP  NVV  NVT  NVP  NVV  NVT  NVP  NVV  NVT  NVP 

8  9  10  9  10  10  8  10  10  8  10  10 

  

( ) ( ) ( ) 2.92.0104.0104.08 =×+×+×  Nota vjetore përfundimtare 

  

 


Top Related