doracak etike ligjore dhe profesionale

104

Upload: pristina-university-master-degree

Post on 19-Jul-2015

668 views

Category:

Law


20 download

TRANSCRIPT

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

2

Profesorët dhe Asistentët e Juridikut Fakulteti Juridik Universiteti i Prishtinës Prishtinë, Kosovë Prill 2008 Re: Doracaku i Etikës Ligjore & Përgjegjësisë Profesionale I nderuari Rektor, Dekan dhe Profesorë, Në emer të Odës së Avokatëve Amerikan, Iniciativës të Sundimit të Ligjit (ABA) në Kosovë, jam i kënaqur t’ua prezentojë Doracakun e Etikës Ligjore dhe Përgjegjësisë Profesionale të zhvilluar nga grupi punues i ekspertëve ligjorë në Kosovë. Doracaku i bashkangjitur dhe puna jonë e vazhdueshme me fakultetin juridik për të zhvilluar një planprogram bashkëkohorë, është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirsuar arsimin ligjor në Kosovë, duke përfshirë prezentimin e Klinikave Penale dhe Civile, kurset e Metodologjisë Ligjore dhe Avokaturës Gjyqësore dhe klinikës ligjore me klient të vërtetë. Ne besojmë që përfshirja e kursit të etikës ligjore dhe përgjegjësisë profesionale do ta kompletojë ndihmën gjithëpërfshirëse në teorin ligjore, kurset thelbësore dhe kurset e klinikës ligjore. Duke e furnizuar fakultetin me nivel të lartë të etikës dhe vetëdijësimit në përputhshmëri me kodet e etikës dhe nderit, ju do të jeni më mirë të përgatitur për ta ndihmuar universitetin të bëjë tranzicionin për tu përshtatur me Procesin e Bolonjës në Fushën e Arsimit të Lartë Evropian. Studentët e Juridikut do të jenë më mirë të përgatitur për të sjellë shkallë të lartë të integritetit të etikës dhe për t’iu përshtatur dhe promovuar kodet relevante të sjelljes profesionale dhe etikës. Doracaku ka për qëllim të përdoret fillimisht nga profesorët e fakultetit juridik, nga studentet dhe ekspertët e angazhuar në Klinikat Ligjore. Gjatë kohës, ne presim ti përdorim këto materiale për të zhvilluar një kurs plotësisht të kredituar dhe obligativ për Etikën Ligjore dhe Përgjegjësinë Profesionale. Ne shpresojmë që Kodi i Sjelljes do të zgjërohet për të përfshirë të gjithë studentët e fakultetit juridik si dhe profesorët. Doracaku përmban: Një Shqyrtim të Etikës në Profesionet Ligjore; Dilemat Etike Hipotetike Ligjore; dhe një Rast të Gjykimit Simulues që Përshinë Etikën Ligjore dhe Dilemat Etike. Doracaku gjithashtu përmban kodet më të reja të sjelljes që janë në efekt nga Oda e Avokatëve të Kosovës; Kodet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Gjykatësit dhe Prokurorët; dhe draft Kodin e Sjelljes dhe të Etikës të Komisionit Kosovar për Ndihmë Ligjore. Përfundimisht, Doracaku përfshin draftin punues të Kodit të Sjelljes për Klinikat Ligjore të Universitetit të Prishtinës për tu përdorur nga studentët, profesorët dhe ekspertët e angazhuar në kurset klinike. Jemi të kënaqur të bashkëpunojme me ju, dhe mirëpresim punën e përbashkët në të ardhmën. Nëse mund të përgjigjemi në ndonjë pyetje apo koment, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni. Sinqerisht, David Sip, Drejtor, ABA Iniciativa e Sundimit të Ligjit – Kosovë

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

3

MIRËNJOHJE Grupit Punues të përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës dhe Shoqatës së Avokatëve Amerikane Iniciativa për Sundimin e Ligjit (ABA/ ROLI), të cilët e zhvilluan këtë udhëzues për të krijuar një baze trajnimi dhe leximi për Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Udhëzuesi është i paraparë për pjesemarrësit në mësimin klinik, stafin, mbikqyrësit dhe eskperët e mësimit klinik. Falenderim të veqantë për Eric Sutton, Fakulteti Juridik i Universiteti të Pitsburgutut për hulumtimin dhe përmbliedhjen e materialit. ABA/ROLI Kosovë 2007

Legal Ethics & Professional Responsibility Handbook for Legal Clinics, Courses and Seminars (Albanian version) 10 Digit ISBN Number: 1-60442-081-2 13 Digit ISBN Number: 978-1-60442-081-4 Copytight © 2008 by the American Bar Association Rule of Law Iniciative Pashko Vasa 7, Prishtina 10000, Kosova

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

4

Manual i Etikës Ligjore dhe Përgjegjësitë Profesionale në Kosovë

Përmbajtja

Hyrje dhe qëllimi i manualit për etikën ligjore Mirënjohje

Etika Ligjore dhe Përgjegjësitë Profesionale ........................................................5 Studimi i Etikës në Profesionet Ligjore ......................................................................5 Rastet Hipotetike ......................................................................................................11 Probleme të gjykimeve të simuluara ........................................................................15

Codet Profesionale Ligjore dhe të Mirësjelljes në Kosovë Oda e Avokatëve të Kosovës, Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë ....................21 Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës ..................................................................39 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kodi i Etikes dhe Sjelljes Profesionale për Gjykatës ……………………………………………………………………………….73 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë ……………………………………………………………………………..79 Kodi i Sjelljes dhe Etikës i Komisionit për Ndihmë Juridike ......................................85 Kodi i Sjelljes Profesionale në Mesimin Klinik në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës ..........................................................................................93

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

5

STUDIM I ETIKËS NË PROFESIONET LIGJORE

Parimet e Përgjithshme

Në komunitetin ligjor, etika ka të bëjë me karakteristikat morale të avokatëve,

gjykatësve apo prokurorëve profesionalë. Etika eshte studim i esences morale ne

raportet mes paleve. Raportet morale gjithehere kane natyre bilaterale. Njerezit

hyjne ne raporte morale me te tjeret sepse perms aktiviteteve te veta, ata

eventualisht prekin mbi interesat e njerezve rreth tyre te cilet ose pergjigjen me

vleresime, veprime apo akte, qe se bashku njihen si sjellje. Koncepti i shoqerise per

etiken eshte variabil; ai ndryshon ne baze te perceptimeve te shoqerise lidhur me ate

se cfare eshte e mira, e keqja, vetedija dhe detyra. Gjate studimit te etikes, secili

individ e ka nje te kuptuar lidhur me ate se si te tjeret presin qe ai te sillet, dhe ne

kembim, individi i qaset interaksioneve te tyre me te tjeret me te pritura te caktuara

lidhur me ate se si ata do ti paraqesin sjelljet e tyre.

Funksioni i moralit eshte perafersisht i lidhir me funksionin e ligjit. Te dyja

jane normative, do te thote ato e rregullojne deri ne nje mase te caktuar sjelljen e

njerezve ne shoqeri. Ky aspekt rregulativ i drejton dhe udhezon aktivitetet e

individeve ne menyre konsistente me te prituarat e kolegeve te tyre si teresi. Sepse

te dyja e derivojne fuqine e tyre nga interesi i njerezve qe te themelohet nje kornize e

kordinuar e rregullave sociale, e ato jane domosdoshmerisht te nderlidhura. Keto

limite mbi te drejten per te vepruar e kane nje ndikim fundamental ne raportet mes

njerezve ne ligj. Megjitheate, te dyja sistemet dallojne ne fokusin e rregulloreve,

sistemin e implementimit, dhe llojeve te sanksioneve.

Rregullorja ligjore krijon norma imperative qe kerkojne nje sjellje te caktuar ne

situata publike. Rregullat morale me se tepermi mbeshteten ne standarde vullnetare

dhe zakonore qe i udheheqin raportet interpresonale te individeve.

Shteti aplikon sanksione ne rast te shkeljeve te raporteve ligjore, perderisa

shoqeria ose organizatat aplikojne sanksione kunder individeve ne rast te sjelljeve te

cilat jane ne kundershtim me zakonet dhe vetedijen shoqerore.

Kodi i etikes te cilin secili profesion ligjor e ka permbledhur paraqet aspektin

rregullativ te ketyre karakteristikave morale. Perderisa keto kode te etikes ofrojne

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

6

nje kornize per profesionistet ligjor, ato nuk munden ne menyre eksplicite ta trajtojne

cdo eventualitet. Ne rrethana te dyshimta profesionale ligjore, profesionisti ligjor

duhet te bazohet ne vetedijen e vet morale. Kjo vetedije morale eshte te kuptuarit

individual te asaj cfare shoqeria do te kerkonte ne disa situata te caktuara sociale.

Kjo mund te barazohet, perafersisht, me nje sens te obligimit. Kjo dallon nga

moraliteti si koncept i pergjithshem sepse eshte ideologji subjektive dhe qendrim,

perderisa morali perbehet nga normat objektive sociale qe i rregullojne aktivitetet

interpersonale te njerezve. Keshtu, etika ligjore eshte qendrim i nje profesionisti

ligjor mbi vlerat e ligjit dhe normave legjislative, dhe realizimi atij qendrimi nga ai ose

ajo ne punen profesionale.

Nje qendrim i tille nuk mund te legjislohet, sikur qe morali nuk mund te

imponohet nen nje sundim te formalizuar te ligjit. Sido qe te jete, kjo nuk do te thote

qe nuk ka mekanizma te zbatimit te formalizuar qe i lejojne profesionet ligjore ta

rregullojne sjelljen e anetareve te vet perms kodeve te tyre te etikes. Kjo pothuajse

do te thote qe sensi subjektiv i obligimit te detyres nuk mundet formalisht te

kodifikohet. Fokusi i etikes ligjore, prandaj, eshte mbi individin si profesionist ligjor

dhe si ata e interpretojne dhe aplikojne te kuptuarit e tyre mbi moralin dhe ligjin, dhe

mbi interrelacionin ligjor dhe te parimeve e normave ligjore.

Avokatet

Avokatet i ofrojne sherbime keshilla dhe assistence ligjore publikut. Aspekti

me i dallueshem i profesionit te avokatit eshte raporti qe ata e ndertojne me klientet

e tyre. Ndryshe nga profesionet e gjykatave ose prokurorive, sjellja e avokatit nuk

eshte si e nje zyrtari te shtetit. Qasja e tyre ne procesin ligjor eshte e nje qytetari me

ekspertize shtese dhe studim te ligjit. Moraliteti i sjelljes se tyre ne mase te madhe

varet nga raportet interpersonale me klientet dhe me detyrat e perfaqesimit entuziast

te instruksioneve te klienteve te tyre.

Paradoksalisht, natyra publike e sistemit ligjor do te thote qe konfidencialitetit

duhet ti ipet kujdes i larte ne aktivitetet e avokatit. Si perfaqesues te klienteve,

raportet mes avokatit dhe klientit domosdoshmerisht jane te aferta, dhe klientit i

duhet te mbeshtetet ne avokatin, qe ai ta mbaje nivelin e njejte te konfidencialitetit

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

7

lidhur me jeten private te klientit, sikur qe ky do ta ruante vete. Avokati poashtu

duhet ti pergjigjet raporteve me palen e kundert, dhe te sillet sipas idealeve te

drejtesise dhe respektit duke e respektuar konfidencialitetin edhe te pales tjeter.

Avokatet nuk jane perfaqesues te shtetit, dhe raporti i tyre me publikun ne

shume menyra eshte raport afarist. Klientet i angazhojne avokatet per shkak te

nivelit te tyre relativisht te ngritur te vetedijes mbi ceshtjet dhe rastet ligjore. Per

shkak te kesaj, sjellja e tyre eshte e kufizuar nga te priturat e shoqerise, pra qe do ti

shmanget perdorimit te njohurise se tyre ne ate menyre qe te perfitoje nga mungesa

e eskpertizes se klientit, si per shembull perms reklamimit te rrejshem ose te

dukshem.

Avokati e ka per detyre qe ta mbaje nivelin e ekspertizes. Publiku pret qe

avokatet me te cilet ata krijojne raporte ta mbajne veten ne menyre kompetente.

Keshtu, avokati eshte i obliguar qe te vazhdoje arsimimin e vet edhe pas universitetit

me qellim qe ti kenaqe keto te pritura. Kjo e pritur e kompetences eshte kyce per

konceptin e drejtesise ne sistemin ligjor; nje pale qe nuk ka njohuri te duhur mbi

proceduren dhe ligjin, ka pak gjasa qe te marre shqyrtim korrekt dhe komplet te

ankeses apo mbrojtjes se vet.

Avokatet poashtu duhet te sigurohen qe raportet e tyre me nje klient te

caktuar te mos krijojne konflikt profesional per shkak te ndonje raporti aktual apo te

mehershem me ndonje klient tjeter. Per shembull, avokati nuk duhet te pranoje qe

ta perfaqesoje apo ti jape keshille ligjore nje klienti, kur avokati me pare e ka

perfaqesuar palen e kundert. Publiku pret qe avokati te jete perfaqesues i vertete i

klientit dhe te duket qe ata kane interesa te njejte sikur edhe klienti. Nje konflikt

interesi shpie kah perceptimi qe avokati vepron sipas interesit te vet, e jo sipas

interesit me te mire te klientit te vet.

Gjykatesit

Kerkesat morale per aktivitetin e gjykatesve marrin nje kuptim te vecante me

hyrjen ne efekt te Kodit te Sjelljes Profesionale. Si ne rastet penale dhe ne ato civile,

ky dokument normativ avancon prezentimtin e normave morale dhe statusin ligjor

gjate implementimit te ligjit. Kodi i Etikes Profesionale paraqet udhezues moral mbi

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

8

aktivitetin gjyqesor ligjor me marrjen e vendimeve te drejta; barazine e paleve,

objektivitetin dhe konsideraten e kujdesshme te meritave te rastit, pergjegjesine para

shtetit, kombit dhe vetedijes se vet, dhe nje subordinim ekskluziv ne ligj. Prandaj,

etika profesionale e gjykatesit eshte veprimi professional i nje gjykatesi nje nje

procedure gjyqesore bazuar ne drejtesi, barazi, objektivitet, pergjegjesi dhe

paanshmeri.

Veprimet e nje gjykatesi rrjedhimisht ndikojne ne te drejtat dhe interesat e

qytetareve. Ne rolet e tyre zyrtare, ata nderveprojne me publikun ne nje raport

qytetar-qeveri. Veprimet e tyre jane indikatore te natyres se qeverise dhe menyres

si ajo ndervepron me publikun. Performanca e detyrave shteterore kerkon ndjenje te

shtuar te pergjegjesise nga perfaqesuesit e fuqise, sepse publiku pret nje standard

me te larte te sjelljes nga ata ne pozicion te autoritetit. Prandaj, sjellja e tyre per se

afermi duhet te korrespondoje me parimet dhe normat e moralitetit qe sigurojne nje

perceptim pozitiv te autoritetit te qeverise dhe perfaqesuesve te saj.

Kerkesa te rendesishme te karakterit moral per gjykatesit rrjedhin nga parimi i

pavarsise dhe subordinimit vetem ne ligj. Nje gjykates nuk ka te drejte ti pranoje

ndikimet locale, ose qe te udhezohet nga instruksione dhe kerkesa te paleve te

jashtme, pa marre parasysh pozicionin e tyre. Ne vend te kesaj ata duhet ta bartin

funksionin e zyrave te tyre ne interest e te gjithe njerezve dhe ne emer te ekzekutimit

te deshires se tyre te shprehur ne ligj. Duke e bere kete, ata udhehiqen nga vetedija

e tyre morale.

Me ne fund, si perfaqesues te shtetit, gjykatesi duhet ta kufizoje sjelljen e vet

edhe jashte gjykates. Qytetaret presin qe zyrtaret qeveritar ti shmangen konfliktit te

interesave dhe te refuzojne qe ta shfrytezojne poziten e tyre te fuqise per perfitime

personale. Kur nje gjykates sillet ne ate menyre, ne kapacitet jo gjyqesor, publiku do

ta humb besimin ne sistemin gjyqesor si nje organ i pavarur. Per ta mbajte dinjitetin e

zyres se tyre, gjykatesit duhet te sillen ne menyre qe i pershtatet statusit te tyre, dhe

duhet te marrin hapa te arsyeshem per tu siguruar qe familja e tyre dhe koleget

veprojne njesoj.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

9

Prokuroret

Sikur gjykatesit, edhe prokuroret udhehiqen nga nje respektim strikt i ligjit dhe

kjo eshte permes aplikimit publik te ligjit, nga e cila gje ata e fitojne autoritetin e tyre

moral. Prokuroret bartin mbikqyrjen e ekzekutimit te ligjeve dhe e mbeshtesin

procesin e ndjekjes shteterore te veprave penale para gjykates. Ata i paraqesin

rastet e tyre ne procedura gjyqesore, duke e fituar ne kete menyre nje vleresim te

publikut, fale pozites dhe sjelljeve te veta. Si nje perfaqesues i shtetit, prokurori ka

obligim moral ti rezistoje ndikimeve te jashtme. Ata jane moralisht te pergjegjshem

per tri role: hetues, zyrtar shteti, dhe keshilltar ligjor.

Ne rolin e tyre si hetues dhe ne rolin e tyre si mbikqyres te hetimeve,

prokuroret jane ne nje raport procedural me te akuzuarin. Por, njekohesisht

prokurori si hetues poashtu mban pergjegjesine morale me te cilat te drejtat morale

te te akuzuarit korrespodojne. Ndoshta me e rendesishmja prej ketyre roleve eshte

prezumimi i pafajsise.

Aspekti moral i prezumimit te pafajsise perbehet nga fakti qe edhe ne hetimet

paraprake prokurori si hetues obligohet qe plotesisht ta perjashtoje anshmerine

akuzatore dhe ti marre parasysh te gjitha faktet relevante qe mund ta lehtesojne

pergjegjesine e te akuzuarit ose te dyshuarit. Ai nuk mund te kerkoje dhe perdore

vetem faktet dhe informatat qe shkojne na favor te rastit te vet; drejtesia ndaj te

pandehurit dikton qe te gjitha provat ne dispozicion duhet te konsiderohen. Eshte

detyre ligjore dhe morale e prokurorit qe si hetues ti siguroje te gjitha provat

relevante ne nje hetim, ne menyre qe ti shmangen mundesise se paragjykimit.

Prokurori ne rolin e perfaqesuesit te shtetit ne procedurat gjyqesore eshte i

obliguar qe ti beje deklarata direkte akuzatore te pandehurit. Megjithate, prokurori

edhe atehere eshte me ligj dhe moralisht i obliguar qe ti vertetoje me deshmi ato

deklarata. Ne mbrojtjen e interesave te shoqerise prokurori njekohesisht thirret qe ti

mbroje interesat ligjore te te akuzuarit. Ne karakterizimin e te akuzuarit, prokurori

duhet te kete parasysh qe prezumimi i pafajsise aplikohet ndaj te akuzuarit. Nese

akuzuesi nuk ka mjaft prova per vepren penale te te akuzuarit, kjo paraqet ndjekje

jomorale.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

10

Prokurori eshte i obliguar qe ti zbatoje normat e moralitetit te permendura me

larte dhe te mbetet objektiv. Fjalimi i prokurorit nuk duhet te jete politik. Fjalimi

akuzator i prokurorit nuk duhet te permbaje perqeshje ndaj te akuzuarit, as

vrazhdesi, fyerje ndaj karakteristikave ose deklarime lidhur me dukjen e te akuzuarit,

apo nacionalitetit, religjionit, ose paaftesive fizike. Prokurori nuk ka te drejte morale

qe ta nenqmoje apo perule dinjitetin e te akuzuarit.

Si perfaqesues te shtetit, prokuroret (dhe familjet e prokuroreve, si dhe

koleget e aferm) nuk mund ta shfrytezojne zyren e tyre per perfitime personale.

Sjellja e cila krijon nje perceptim tek publiku qe hetimet nuk jane duke u mbajte ne

menyre te duhur poashtu duhet te shmangen.

Prokuroret si hetues poashtu jane pergjegjes per mbikqyrjen e procesit

hetues. Esenca e kesaj mbikqyrje eshte qe te sigurohen qe organet e hetuesise e

kryejne detyren e tyre dhe te observojne nese procedura eshte e rregulluar me ligj.

Prokuroret qe veprojne si mbikqyres te hetimeve, cdohere duket te mbajne ne mend

qe edhe shkelja apo devijimi me i vogel nga ligji, mund te rezultoje ne kufizime te

konsiderushme te te drejtave dhe lirive te te akuzuarit. Ne rast te shkeljes se

procedurave, ndermerren masat per restaurimin e legjitimitetit dhe mbajtjen e

personit te pergjegjes si fajtor. Prandaj, prokurori duhet te perkujdeset qe hetuesit

veprojne nga pozicioni i humanizmit dhe drejtesise gjate kryerjes se detyrave

profesionale. Ligji parasheh qe eshte ne diskrecion te prokurorit qe te zgjedhe cilen

mase procedurale ta aplikoje ne nje hetim, por me rastin e marrjes se ketij vendimi,

prokurori duhet te qe te vazhdoje jo vetem mbi baza ligjore por edhe mbi ato morale.

Prandaj, nje aktivitet i mbrojtur me ligj i zyres se prokurorise eshte implementimi i

funksionit shteteror, qe eshte bartes madhor dhe direct i shtetit.

Ne fund, prokuroret poashtu e marrin rolin e keshilltarit ligjor. Sikur avokatet,

keshilluesi eshte i obliguar ta respektoje konfidencialitetin etik, posaqersisht ne

raport me deshmitaret. Pos kesaj, konsideratat e njejta te respektit per palen

kundershtare aplikohen edhe mes prokurorit dhe te pandehurit. Se fundi, prokurori

duhet ta respektoje keshilltarin e pales se kundert – avokatin- si kolege, dhe ti

shmanget shfrytezimit te gabimeve te tyre dhe degradimit te pozites se tyre.

Adaptuar nga “Etika Profesionale e Avokatit,” ABA/CEELI Kyrgyzstan, 2005

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

11

RASTET HIPOTETIKE

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

12

RASTET HIPOTETIKE

AVOKATET

1) Avokatet A dhe B i perfaqesojne palet kundershtare ne nje rast

jashtekontestimor. Partneri i A-se (Avokati C) ne nje zyre avokative nga dy partnere

e ka trajnuar praktikantin X ne fazen fillestare te rastit konkret jashtekontestimor. X e

ka mbaruar programin e praktikes para se te mbyllej rasti jashtekontestimor. B-ja

me vone e krijoi nje zyre te perbashket avokature me X diku kah fundi i rastit

jashtekontestimor.

a) A ka konflikt interesi qe kerkon qe B-ja te terhiqet nga rasti jashtekontestimor?

b) A duhet avokati B te terhiqet duke marre parasysh sa afer eshte rasti qe te

perfundoje?

2) Juve ju eshte prezentuar nje rast hipotetik ne te cilin avokati A e perfaqeson

B-ne ne nje akuze kunder Y-se, te perfaqesuar nga avokati X. Avokati X i dergon Y-

se informata konfidenciale qe i refrohen te dhenave konfidenciale qe Y ia ka zbuluar

Avokatit X dhe poashtu e ka paraqitur strategjine e gjykimit dhe nje vleresim te

punes se avokatit X. Kjo informate i eshte derguar me faks Y-se. Nga nje gabim i

sekretareshes se syres se avokatit X, informata poashtu i eshte derguar gabimisht

dhe qe ajo permban informata konfidenciale dhe produkte pune te avokatit X.

a) A eshte pergjegjes avokati per gabimin e bere nga sekretaresha e zyres se

tij?

b) A kerkon obligimi i avokatit A per nje prezentim te klientit qe ai i ka lexuar

informatat qe lexohen ne informatat qe i jane derguar gabimisht avokatit te pales

kundershtare?

3) Nje zyre e perbashket e avokateve prej pese anetareve e ka vendosur

shenjen para zyres se tyre, ne te cilen tregohen emrat e avokateve. Shenja eshte e

vogel, shtypi eshte standard, dhe shkronjat e asnjerit prej emrave nuk jane me te

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

13

medha se te tjetrit. Pasi dy prej ketyre emrave thuhet qe kane specializuar ne te

drejten per organizatat e biznesit. Njeri prej ketyre avokateve nuk e ka regjistruar

specializimin e vet ne Oden e Avokateve te Kosoves, por ajo eshte e kualifikuar qe

ta kryeje kete specializim.

a) Sa eshte etike per nje zyre avokatesh qe ti paraqese avokatet si te kualifikuar

per kryerjen e sherbimeve ligjore te specializuara kur ata nuk e kane regjistruar

specializimin e tyre ne Ode?

b) Cka nese zyra do te cekte qe eshte zyre e specializuar ne te drejten per

organizatat e biznesit, ne vend qe ta radhise specializimin e avokateve te caktuar?

GJYKATESIT

4) Nje gjykates e kupton qe e njeh nje pale ose deshmitar te perfshire ne nje rast

qe eshte para tij/saj. Gjykatesi nuk ka raport biznesi me palen apo deshmitarin, e as

nuk ka lidhje te afert shoqerore apo personale mes ketyre dyve. A duhet gjykatesi

qe te terhiqet nga rasti per shkak te pales, avokatit, ose deshmitarit qe e njeh

gjykatesin?

5) Ne nje situate, nje gjykates eshte kerkuar qe te ligeroje ne nje trajnim per

akademine policore, ku do te spjegoje se cfare pritet nga oficeret e policise ne

gjykatore. Ky trajnim eshte dizajnuar qe te informohen pjesetaret e policise lidhur

me temat qe gjyqtaret mund t’ju ofrojne avokateve apo gjyqtareve ne panel ne raste

te ndryshme edukative, respektivisht, efektin e miresjelljes, nevojen per kendshmeri,

vleren e degjimit te pyetjes, rendesine e ofrimit te pergjigjeve te perpikta, etj. Ne nje

rast tjeter nje gjykates ka pyetur nese eshte e duhur per nje gjykates qe ti mesoje

zyrtaret e policise ne nje forum edukativ lidhur me zhvillimet e reja ne ligj.

a) a mundet nje gkykates te ligjeroje ne nje trajnim per akademine e policise

lidhur me ate se cfare pritet mga policet ne gjykatore?

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

14

b) A mundet nje gjykates qe te ligjeroje lidhur me temen e zhvillimeve te reja

ligjore ne nje program per zyrtaret e policise?

6) Nje television lokal i ka ofruar nje gjykatesi qe te marre pjese ne nje program

te perjavshem diskutimi televiziv per tu pergjigjur lidhur me ceshtjet ligjore. Gjykatesi

do te mbaje interviste dhe nuk do te paguhej per sherbimet e veta. Nuk duhet te

komentoje lidhur me meritat e rasteve te pazgjidhura, hetimeve ne procedure e siper

e as per ceshtjet politike. Komentet e gjykatesit do te fokusoheshin ne ceshtjet qe

kane te bejne me praktiken dhe proceduren. A mundet nje gjykates te paraqitet ne

baza te rregullta ne ndonje program televiziv apo te radios per interviste apo

program te drejte per drejte, lidhur me ceshtjet ligjore qe s’kane te bejne me meritat

e nje rasti te pazgjidhur apo hetim dhe te identifikohet si gjykates?

PROKURORET

7) Prokurori X e pati nje darke ne nje pasdite, nje dite pune, me nje mik nga

femijeria e i cili koheve te fundit eshte zgjedhe anetar ne Parlament. Gjate kesaj

kohe Kuvendi ka kekruar nga prokurori mendimin e tij mbi efektin e legjislacionit te

propozuar per ristrukturimin e disa departamenteve te Minstrise qe do te kishte ne

zyren e prokurorise. Anetari i Parlamentit e pagoi darken. Pak kohe pas kesaj, filloi

nje hetim per te pare nese anetari i Parlamentit e ka perdore ndikimin e zyres se tij

ne menyre jo-adekuate. Prokurorit X i eshte caktuar rasti nga mbikqyresi i tij.

a) A duhet Prokurori X te refuzoje hetimin ne kete rast?

b) A ka bere Prokurori shkelje te Kodit me faktin qe ka diskutuar per

legjislacionin me nje figure politike?

8) Dy femra e plackisin nje shtepi. Pak kryejres se placktijes, Plackitesja A e

therr me thike Plackitesen B dhe ike me sendin e vjedhur. Te dyja arrestohen dhe

ngrakohen me vepren e plackitjes, dhe Plackitesja A akuzohet per sulm. Plackitesja

B tani eshte e pandehur dhe deshmitare per akuzen e sulmit. A mundet prokurori qe

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

15

ta ndjeke nje rast te ndjekjes se dyfishte ku vktima/deshmitare eshte poashtu e

pandehur qe te ndjeket?

9) Prokurorit X i eshte caktuar rasti qe ta ndjeke nje te akuzuar per dhunim. Si

rezultat i drejtperdrejte i ngarkeses se tij me raste, Smit nuk ka kohe ti shqyrtoje te

gjitha faktet para se te filloje rasti. Pjesa kryesore e fakteve, revolja e perdorur nga

dhunuesi i pandehur, shume shpejt eshte pare qe i takon nje personi tjeter,

perkunder pohimit te prokurorit qe ajo eshte e dhunuesit. Gjykatesi e raporton

prokurorin per pergatitje joadekuate te fakteve. A ka bere prokurori shkelje etike

duke pranuar edhe nje rast nga eprori i tij, perkunder faktit qe ka pase ngarkese te

tepert me raste?

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

16

PROBLEMI I GJYKIMEVE TE SIMULUARA Rasti Naum Sam

Naum Sam, nje qytetar nga Mokova, eshte zene nga patrolla ushtarake e KMOR-it

ne kufirin mes Mokoves dhe Kamedonise me nje cante te mbushur me pushke

automatike dhe ekspolzive, te ngarkuar ne nje gomar. Pastaj Naum Sam eshte

derguar tek prokurori ku eshte akuzuar per kontrabande armesh. Akuza e thekson

qe Naum Sam eshte perfshire ne kete aktivitet illegal per qellime biznesi-perfitimi.

Familja e Naum Sam e ka verejte nje shapllje te madhe ne gazeten kryesore te

Mokoves per nje avokat qe merret me raste penale. Shpallja e cek emrin e avokatit,

adresen e tij dhe numrin e telefonit. Aty poashtu thuhej qe avokati kishte me shume

pervoje ne rastet penale se sa cdo avokat ne vend. Te intriguar nga shpallja, babai i

Naum Sam shkoi tek avokati dhe kerkoi qe ta mbroje Naum Sam. Avokati i tha

babait te Naum Sam qe te mos brengosej sepse ai ishte avokat i njohur dhe se

rastet e tilla jane te lehta per te dhe se ai i fitonte gjithehere ato.

Babai i Nam Sam e angazhoi avokatin. Avokati i prezentoi babait nje marreveshje te

pergatitur lidhur me shpenzimet e parapara per rastin. Shpenzimet totale ishin me te

medha se tarifa maksimale. Avokati spjegoi qe per shkak se ai ishte avokat i

shkelqyeshem, shpenzimet e tij ishin me te shtrenjta se sa qe lejon tarifa per

sherbimet e njejta. Babai dhe avokati te dy e nenshkruan marreveshjen.

Avokati e informoi klienitn e vet qe gjykatesi qe i eshte caktuar rasti per gjykim ishte

shok i shkolles. Pos kesaj, avokati kontaktoi me gjykatesin dhe kane diskutuar lidhur

me rastin. Pas bisedes me gjykatesin, avokati i tha Naum Sam qe gjykatesi i ka

premtuar avokatit, pengesa e vetme sipas avokatit, qe te merrej ky vendim ishte

prokurori, te cilin te dy avokati dhe gjykatesi e konsiderojne idiot dhe te korruptuar.

Naum Sam e genjeu avokatin dhe i tha qe ai nuk i kishte kontrabanduar automatiket

dhe eksplozivet me vet iniciative, por se ai eshte shtyre nga nje grup i militanteve

politik qe e shtyne ate te veproje keshtu nen presion dhe duke i paguar nje shume te

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

17

caktuar te hollash. Personi kontaktues i ketij grupi i ka terhequr vemendjen Naum

Sam qe automatiket dhe ekspolzivet do te perdoren per ta quar ne ajer bazen e

Policise ne Tripsina, kryeqytetin e Mokoves, keshtu qe ai me mire te kishte kujdes.

Avokati e lejoi qe deshmitari ta jepte deshmine e tij ne gjykim.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

18

MATERIALET REFERUESE

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

19

MATERIALET REFERUESE

HYRJE

A. Kodi i Etikes Profesionale per Avokate i Odes se Avokateve te Kosoves

Shqyrtime ekstenzive te Kodit te Etikes Profesionale per Avokate jane

aprovuar ne Mbledhjen e Kuvendit te Odes se Avokateve te Kosoves me 7 Korrik

2007.

Qellimi i Kodit eshte “mbrojtja e integritetit, dinjitetit dhe reputacionit te

avokatures” duke ofruar rregullat e sjelljes. Parimet kryesore kerkojne qe avokatet te

betohen, net e gjitha aspektet e jetes, te veproje ne menyra qe perkojne me

mbrojtjen e integritetit te profesionit dhe qe at ate jene plotesisht te pavaruru nga

interesat kofliktuoze personale apo nga presionet e jashtme. Per shembull, nje

avokat nuk mund te punoje njekohesisht ne ndonje profesion tjeter ligjor apo afarist,

ose aktivitete tjera qe do te ndikonin ne “pavaresine dhe dinjitetin” e avokatit ose te

“prestigjit te Odes se Avokateve te Kosoves.”

Avokati duhet te perpiqet qe ti shmanget konflikteve te interesit qe do te

ndikonin ne aftesine e tij qe ne menyre te duhur ti bartin instruksionet e klientit.

Duke punuar me kliente, avokatet duhet te punojne per mbrojtjen e konfidencialitetit

te dokumenteve dhe informative personale te klientit, duke e mbajte atete informuar

lidhur me aktivitetet e planifikuara dhe te vazhdueshme, dhe duke i permbushur

instruksionet e klientit me vemendje.

Nga avokatet pritet qe ta vazhdojne arsimimin e tyre ligjor dhe te marrin pjese ne

Oden e Avokateve. Avokatet duhet te tregojne respect per anetaret tjere te Odes,

gjyqesorit dhe paleve te kunderta. Avokatet nuk mund ti refuzojne rastet qe ju

caktohen atyre nga Oda pa justifikim, dhe ata nuk jane ne gjendje qe te pranojne

tarifa shtese perveq ne rastet kur ne menyre specifike eshte e lejueshme. Aktivitetet

tjera qe jane ne kundershtim me Kodin jane “shfaqjet e dislojalitetit” si shpalljet e

sherbimeve, ofendimi i avokateve, “mbizoterimi fale miqesive dhe raporteve te

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

20

ngushta,” perdorja e mitos ndaj te tjereve me qellim te terheqjes se klienteve, dhe

ofrimi i sherbimeve me te lira se koleget tjere avokat.

B. Statuti i Odes se Avokateve te Kosoves: Dispozitat Diciplinore

Lidhur me pergjgjesine per vet-rregullim, jane miratuar ndryshime te medha te

dispozitave diciplinore te Statutit te Odes se Avokateve te Kosoves ne kuvendin e

Odes se Avokateve te Kosoves me 7 Korrik te vitit 2007. me keto ndryshime lejohet

themelimi i Zyres Dicilinore te Odes, e perbere nga Komiteti per Raporte me klientin,

Komitetin Diciplinor dhe Me Komitetin Diciplinor te Ankesave.

Cdo individ mund ta paraqese nje ankese per sjellje jo profesionale nga nje

anetar i OAK-se drejtuar Komitetit per Raporte me Klientin. Ky komitet eshte

pergjegjes per shqyrtimin fillestar te ankeses. Nese Komiteti vie ne perfundim se ka

fakte te mjaftueshme dhe te vlefshme, ai e percjell ankesen tek Komiteti Diciplinor.

Komiteti Diciplinor eshte organ diciplinor i shkalles se pare per OAK-ne.

Anetarsia e Komitetit perbehet nga avokate dhe qytetare, te caktuar nga Kuvendi.

Eshte ne diskrecion te KOmitetit qe ti aplikoje masat sanksionuese ndaj avokateve te

cilet konstatohet qe e kane shkele Kodin e etikes Profesionale, duke perfshire

verejtjet, gjobat dhe suspendimet. Cdo avokat e ka te drejten e ankeses kunder

vendimit te marre ndaj tij nga Komiteti Diciplinor, tek instance e dyte: Komiteti

Diciplinor per Ankesa.

C. Kodi i Etikes dhe Sjelljes Profesionale i Keshillit Gjyqesor te Kosoves &

Kodi i etikes dhe Sjelljes Profesionale per Prokurore i Keshillit Gjyqesor te

Kosoves.

Kodet e Etikes kerkoje qe gjykatesit dhe prokuroret te veprojne gjate gjithe

kohes ne ate manure qe e promovon besimin ne dinjitetin, integritetin dhe pavarsine

e gjyqesorit. Ato duhet te caktojne standarde te larta te sjelljes profesionale dhe

personale, respect dhe perputhje me ligjin, te performohen detyrat e zyres ne

menyre te paanshme dhe te zgjuar, ti shmangen cdo sjellje dhe situate qe do te

shkaktonte medyshje per integritetin, paanshmerine ose pavarsine, dhe ti kryejne

detyrat e tyre konfrom standardeve nderkombetarisht te pranuara per te drejtat e

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

21

njeriut. Kjo nuk aplikohet vetem ne jeten profesionalee te gjykatesve dhe

prokuroreve por edhe ne ate private, kur veprimet mund ta demtonin imazhin e

gjykatesve ose prokuroreve ne syte e publikut, duke ndikuar keshtu ne gjyqesorin si

teresi.

Njesia e Inspeksionit Gjyqesor i Departamentit te Drejtesise eshte pergjegjese

per hetimin e ankeasve per sjellje te parregullt gjyqesore dhe prokuroriale. NIGJ

funksionon si organ pranues dhe shyqrues i ankesave kunder sjelljeve jo etike dhe jo

morale te gjykatesve dhe prokuroreve.

Cdo perso ka te drejte te paraqese ankese ne Njesitin e Inspeksionit

Gjyqesor. NIGJ pastaj e ben hetimin e rastit per fakte te sjelljeve qe do te rezultonin

ne shkelje te normave te Kodit te Etikes dhe Sjelljes Profesionale. Nese NIGJ gjen

mjaft fakte qe e mbeshtesin ankesen per sjellje jo profesionale, atehere ajo ia

percjelle ate ankese Kehsillit Gjyqesor te Kosoves per ti caktuar masat sanksionuese

diciplinore.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

22

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS

KODI I ETIKËS PROFESIONALE TË AVOKATIT

Prishtinë, Kosovë 07.07.2007

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

23

I. PARIMET THEMELORE Neni 1. Kodi i etikës profesionale të avokatit (në tekstin e mëtejmë Kodi), përcakton parimet dhe rregullat e sjelljes, të cilave, për shkak të ruajtjes së nderit, dinjitetit dhe reputacionit të avokaturës, avokatët që veprojnë ne Kosovë janë të obliguar t’iu përmbahen gjithnjë gjatë kryerjes së shërbimit të tyre. Neni 2. Parimet themelore i përmban deklarata mbi betimin solemn, të cilin çdo avokat e jep para fillimit të veprimtarisë së avokaturës, me c’rast është i obliguar që të njoftohet me përmbajtjen e Kodit të Etikes dhe Statutin e OAK-se. Këto parime duhet të jenë pjesë përbërëse e vetëdijes dhe bindjes së secilit avokat. Mosnjohja e Statutit dhe Kodit te Etikes se OAK-se nuk e arsyeton avokatin për çfarëdo shkelje te dispozitave te tyre. Neni 3. Avokati vazhdimisht duhet t’ i thellojë njohuritë e tij; duhet ta përcjellë literaturën që ka të bëjë me profesion e tij dhe çdo ngjarje aktuale, përparimin shkencor dhe kulturor, ngjarjet politike, etj. Sipas mundësive të veta dhe kompetencës profesionale, avokati duhet të marrë pjesë dhe t’ia ofrojë bashkëpunimin e tij, Odës së Avokatëve dhe shoqatave të tjera. Neni 4. Avokati, në cilësinë e ekspertit, mund të angazhohet si këshilltar, bashkëpunëtor, anëtar i ndonjë organi ligjdhënës, trupave profesionale, grupeve te punës me karakter qeveritar dhe joqeveritar, ne organizata humanitare, organizata per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, këshillave botuese, anëtarë apo këshilltar në ndonjë organizatë për ofrimin e njohurive profesionale, me kusht që kjo të mos jetë marrëdhënie pune që është në s’përputhje me profesionin e avokatit. Neni 5. Qëndrimi i avokatit ndaj palës së vet, palës së kundërt dhe përfaqësuesve të saj, ndaj avokatëve të tjerë, gjykatave, avokatëve publikë, institucioneve shtetërore dhe autoriteteve tjera, te të cilat avokati i ndihmon klientit ose e përfaqëson atë, duhet të përcaktohet, në mënyrë që të veprojë dhe kërkojë përfilljen e të drejtave dhe lirive themelore të tyre.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

24

Neni 6. Në paraqitjet e tij, në parashtresat, ligjërimet, veprimet e tjera zyrtare dhe në përgjithësi në paraqitjet publike dhe private, avokati duhet të ketë kujdes në kërkesat profesionale dhe të dëshmojë kulturë juridike dhe të përgjithshme. Neni 7. Gjatë kryerjes së profesionit të avokatit, me sjelljet e veta, duhet të përvetësojë dhe forcojë besimin e klientit, të organeve të judikaturës dhe të organeve të tjera para të cilave paraqitet. Është në natyrën e misionit të tij, që nuk mund të ketë marrëdhënie besimi, në qoftëse dyshohet në ndershmërinë, çiltërinë, drejtësinë dhe sinqeritetin e avokatit. Avokati nuk duhet të favorizojë pikëpamjet politike apo anëtarësimin partiak gjatë ushtrimit te profesionit te tij. Neni 8. Avokati është i obliguar, që me ndërgjegje t’i plotësojë detyrat, që dalin prej profesionit dhe të ruajë nderin, respektin dhe dinjitetin e avokaturës, gjatë kryerjes së profesionit të tij dhe në jetën private. Avokati duhet t’i mbrojë interesat e klientit të vet vetëm me mjete, që janë në përputhje me ligjin dhe dinjitetin e profesionit të avokatit. Neni 9. Gjatë përfaqësimit, avokati është i obliguar ta ruajë pavarësinë e tij të plotë, të liruar nga çdo trysni, posaçërisht nga ato që dalin nga interesat e tij vetjake ose nga ndikimet e jashtme. Ai duhet t’i shmanget çfarëdo cenimi të pavarësisë së tij dhe të respektojë etikën e tij profesionale. Neni 10. Avokati nuk duhet t’i pranojë punët që nuk janë në përputhje me thirrjen e tij dhe që do të dëmtonin pavarësinë, reputacionin dhe prestigjin e avokaturës. Interesi dhe kërkesa e klientit nuk janë arsyetime për shkelje te ligjit, statutit dhe kodit. Avokati mund te shërbehet vetëm me mjete te lejuara dhe te ndershme. Neni 11. Avokati nuk duhet pa arsye ta refuzojë rastin juridik që i është caktuar sipas detyrës zyrtare, nga gjykata apo Oda. Neni 12. Avokati duhet vazhdimisht t’i thellojë njohuritë e tij. Ai duhet të ndjekë nga afër çdo ngjarje aktuale, përparimin shkencor dhe kulturor. Sipas mundësive të

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

25

veta, ai duhet të marrë pjesë dhe të ofrojë bashkëpunimin e tij me Shoqatën e vet ose me shoqatat tjera. Neni 13. Është në kundërshtim me nderin dhe prestigjin e avokaturës, çdo jo lojalitet në afarizëm, e veçanërisht: - tërheqja e klientëve nëpërmjet ofertave, ndërmjetësuesve dhe reklamave, - dhënia e autorizimeve blanko ose material reklamues, - bashkëpunimi me laikë apo persona të dyshimtë që ushtrojnë punët e avokatisë; - premtimi i provizionit ose shpërblimit personave tjerë, për t’i tërhequr klientët, - mospërfillja dhe fyerja e avokatëve tjerë, - thirrja në lidhje të ngushta shoqërore, etj. - ofrimi i shërbimeve më të lira të përfaqësimit. Neni 14. Kodi përmban edhe rregulla të tilla profesionale, mosrespektimi i të cilave është njëkohësisht edhe shkelje e detyrave dhe e prestigjit të avokatisë. Neni 15. Profesioni i avokatit njëkohësisht nuk ushtrohet me: - profesionin e gjyqtarit efektiv, bashkëpunëtorit profesional dhe të nëpunësit në organet shtetërore; - punën në industri dhe në tregti; - punët dhe veprimtaritë publike ose private të cilat paguhen, përpos nëqoftëse ato nuk e vënë në rrezik pavarësinë dhe dinjitetin e avokatit e as prestigjin e Odës së Avokatëve. II. FSHEHTËSIA PROFESIONALE Neni 16. Avokati është i detyruar ta përfillë fshehtësinë e klientit të tij, i cili i jep njoftime të besueshme. Avokati duhet të vlerësojë vetë se çfarë dëshiron pala që të ruhet si fshehtësi. Avokati është i obliguar të kujdeset, që fshehtësinë ta ruajnë edhe personeli i tij dhe kushdo që bashkëpunon me të, në punën e tij. Neni 17. Fshehtësi të avokatit, përfaqësojnë çfarëdo informata të besueshme, me të cilat njihet në suaza të veprimtarisë së tij, të gjitha shkresat, shënimet tonike, llogaritare, të fotografuara dhe shënimet e ngjashme, që gjenden në zyrën e tij.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

26

Neni 18. Për mbrojtjen e fshehtësisë profesionale, avokati nuk guxon të japë kurrfarë shënimesh, për lëndët të cilat i janë besuar si avokat, edhe pas pushimit të përfaqësimit të palës. Neni 19. (a) Avokati nuk duhet të zbulojë informatën e mbrojtur sipas fshehtësisë profesionale, madje edhe pas përfundimit të përfaqësimit të palës, përveç nëse: i. Klienti pajtohet për nxjerrjen në shesh; ii. Nxjerrja në shesh është e lejuar sipas paragrafit (b). (b) Avokati mund ta zbulojë informatën e mbrojtur sipas fshehtësisë profesionale, kur: i. Nxjerrja në shesh paraqet interes shtetëror ose është e domosdoshme, për shkak të rrezikimit të integritetit territorial të Kosovës; ii. Nxjerrja në shesh është arsye e domosdoshme për të penguar vdekjen e sigurt ose lëndimin e rëndë trupor; iii. Të mbrohet kundër padisë së paraqitur nga klienti kundër avokatit; iv. Të sigurojë këshillë ligjore, e cila dëshmon se avokati nuk e ka shkelur Kodin Etik; v. Të mbrohet nga mundësia e përdorimit të tij, si mjet për kryerjen e krimit ose mashtrimit ose vi. Të mos i shkelë rregullat e gjykatës ose të ligjit tjetër. Neni 20. Avokati duhet t’u përmbahet rregullave të njëjta, edhe kur bëhet fjalë për fshehtësitë e personit juridik apo të ndonjë organi tjetër. III. RAPORTET ME KLIENTIN Neni 21. Avokati mund ta refuzoje dhënien e ndihmës juridike ne këto raste: • Nëse klienti nuk është i gatshëm për t’i përmbushur obligimet ndaj avokatit lidhur me ndihmën juridike të cilën e kërkon klienti ; • Nëse avokati e konsideron se rezultati i kërkesës së klientit për ndihmë juridike do te ishte i pasuksesshëm . Neni 22 Rekomandohet që kontrata me shkrim të lidhet sipas marrëveshjes me klientin, kurse,

detyrimisht kur klienti e kërkon atë.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

27

Neni 23. Avokati që e njeh personalisht palën kundërshtare, mund ta refuzojë përfaqësimin e palës tjetër. Nëse vendos ta marrë përfaqësimin, duhet ta njoftojë palën që më parë. Neni 24. Avokati, të cilit Oda i ka lejuar dhënien e ndihmës së specializuar juridike, mund të refuzojë dhënien e të gjitha formave të ndihmës juridike, që nuk i takojnë specializimit të tij. Neni 25. Avokati duhet të refuzojë dhënien e ndihmës juridike: - nëse ai ose avokati tjetër që ka punuar ose punon në të njëjtën zyrë, të njëjtin rast ose rastin që juridikisht është i lidhur me të, e kanë përfaqësuar më parë ose kanë dhënë këshilla dhe udhëzime juridike për të, - nëse në të njëjtën çështje ose në çështjen me të cilën juridikisht është e lidhur, ka punuar si avokat praktikant te avokati që e ka përfaqësuar palën e kundërt , - nëse në të njëjtën çështje ose çështjen që juridikisht është e lidhur me të ka punuar si gjyqtar, prokuror, avokat publik ose si person zyrtar në procedurën administrative apo ndonjë procedurë tjetër, - në rastet e tjera të parashikuara me ligj, Statut dhe Kod. Neni 26. Avokati nuk duhet ta tërheq autorizimin për përfaqësim, përveç nga arsyet e parashikuara me këtë Kod, sipas të cilave është i detyruar ose i autorizuar ta refuzojë ndihmën juridike. Neni 27. Avokati që ka tërheq autorizimin, është i obliguar ta përfaqësojë palën edhe më tej, derisa pala nuk gjen një avokat tjetër, por më së shumti deri në 30 ditë prej ditës së revokimit të autorizimit. Neni 28. Avokati nuk duhet t’i japë shpresa të rreme palës që e mbron dhe përfaqëson, madje edhe poqëse ka pasur shumë suksese më përpara. Neni 29. Raportet avokat-klient, që i tejkalojnë marrëdhëniet zyrtare, janë të ndaluara, nëse raporti kërcënon pavarësinë profesionale të avokatit.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

28

Neni 30. Avokati nuk duhet t’i shkaktojë palës shpenzime të panevojshme. Ai e këshillon dhe e mbron klientin e tij me ndërgjegje dhe me zell. Ai e njofton rregullisht klientin me zhvillimin e lëndës së tij. Neni 31. Nëse është ne interes te palës te cilën e përfaqëson, avokati para fillimit te procedurës apo edhe gjate procedurës duhet te insistoje qe kontesti ne mes tyre te zgjidhet me marrëveshje duke i bere te njohura paraprakisht palës përparësitë e zgjidhjes se kontestit me marrëveshje. Neni 32. Nëse avokati është anëtar ose punon në zyrën e përbashkët të avokatëve, nuk mund t’i japë ndihmë juridike palës së kundërt. Palë e kundërt është secila pale, që është në kontest me palën e secilit avokat, në zyrën e përbashkët të avokatëve. IV. MBROJTJA DHE PËRFAQËSIMI NË ÇËSHTJET PENALE Neni 33. Avokati është i obliguar të marrë mbrojtjen e ofruar të të pandehurit, pavarësisht nga personaliteti i të pandehurit dhe lloji i veprës, si dhe të përfaqësojë palën e dëmtuar në çështjet penale. Neni 34. Avokati nuk duhet ta refuzojë mbrojtjen në çështjet penale për shkak se mbrojtja është e vështirë, se ekzistojnë prova të pamohueshme mbi veprën e kryer, se pala ka pranuar kryerjen e veprës, për shkak të peshës së veprës dhe reagimet e opinionit publik. Neni 35. Avokati ka për detyrë që pas përfundimit të lëndës, me kërkesën e palës, t’ia kthejë të gjitha dokumentet origjinale që ia ka dorëzuar klienti. V. RAPORTET ME ODËN Neni 36. Avokati ka për detyrë që t’i plotësojë detyrimet e tij ndaj Odës, ta respektojë, ta ruajë dhe ta ngritë autoritetin dhe prestigjin e saj.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

29

Neni 37. Avokati ka për detyrë të marrë pjesë në aktivitetet e organeve të Odës, dhe të kontribuojë në punën e suksesshme të tyre. Neni 38. Zgjedhja në çfarëdo organi të Odës, është nder për secilin avokat dhe zgjedhjen mund ta refuzojë vetëm për shkaqe të arsyeshme. Neni 39. Avokati duhet të kujdeset që marrëdhëniet kolegjiale të zhvillohen me shumë sukses. Mosmarrëveshjet eventuale duhet të zgjidhen nëpërmjet bisedimeve apo arbitrazhit të emëruar nga Oda. Neni 40. Shkelje veçanërisht e rëndë e detyrës së avokatit, konsiderohet: - moszbatimi i vendimeve të Odës dhe Këshillit Ekzekutiv të saj, - dhënia e shënimeve të pavërteta këtyre organeve, - çdo sjellje fyese gjatë korrespondimit me shkrim ose me gojë me këto organe, - moskryerja e obligimeve materiale ndaj Odës. Neni 41. Këto detyrime avokatët i kanë edhe në raport me Tubimet regjionale. VI. RAPORTET ME GJYKATAT, ORGANET ADMINISTRATIVE DHE ME AUTORITETET E TJERA SHTETËRORE Neni 42. Avokati, në kryerjen e profesionit të vet, ka për detyrë që gjithnjë të ruajë autoritetin e gjykatave, organeve të administratës dhe autoriteteve tjera pranë të cilave jep ndihmë juridike dhe të shprehë respektin e duhur ndaj tyre. Neni 43. Me paraqitjet e tij pranë gjykatave, avokati duhet të arsyetojë dhe të vërtetojë bindjen, se është bashkëpunëtor në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve dhe të interesave të tyre.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

30

Neni 44. Paraqitja e avokatit para gjykatave, organeve të administratës dhe autoriteteve tjera si me shkresa ashtu edhe me gojë, duhet të jetë sa më reale, e përmbledhur dhe në masën që nuk shkon në dëm të mbrojtjes së interesit të klientit. Neni 45. Avokati është i obliguar të kundërshtojë ,nëse gjykatësi ndaj avokatit , praktikantit ose klientit të tij, sillet si ndaj personave te nënshtruar. Avokati me sjelljen dhe qëndrimet e veta duhet ta bind gjykatësin se ne esence është bashkëpunëtor në marrjen e vendimeve të drejta . Neni 46. Gjatë dhënies së mbrojtjes apo përfaqësimit të palës ,marrëdhëniet miqësore te avokatit me gjykatësin nuk mund të përdoren në favor të klientit. Neni 47. Avokati, para gjykatës, nuk duhet të japë deklarata fyese ose mendime nënçmuese mbi vendimet e tyre, ose pa arsye, të kërkojë përjashtimin e gjyqtarëve, t’i akuzojë ata, etj. Neni 48. Avokati duhet ta këshillojë palën e vet, që t’u shprehë respektin e duhur gjyqtarëve. Neni 49. Avokati ka për detyrë të kujdeset, që palës t’i ofrojë mbrojtje te nevojshme juridike sa më shpejtë që është e mundur si dhe të pamundësojë çdo zvarritje dhe keqpërdorim të drejtave para gjykatave dhe organeve tjera. Neni 50. Avokati duhet ta mbrojë klientin në përputhje me rregullat juridike. Assesi nuk duhet t’i japë gjyqtarit me vetëdije ndonjë informatë të rrejshme ose të natyrës së tillë që ta shtyjë të gabojë. VII. DETYRIMI I INFORMIMIT MBI SHPERBLIMET Neni 51. Avokati duhet ta njoftojë palën me kërkesën e tij për të gjitha ato që i kërkon si shpërblime për punën e bërë dhe për të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

31

atë lëndë. Ai, duhet gjithashtu, ta njoftojë klientin mbi shpenzimet, për të cilat ka vendosur gjyqtari dhe që bien mbi palën tjetër. Neni 52. Avokati, ka të drejtë që në fillim të kërkojë shpërblimin nga pala. Neni 53. Po që se klienti i interesuar kundërshton ta paguajë avokatin pa ndonjë arsye, ai mund ta pezullojë punën në rastin e tij, pasi e ka paralajmëruar palën. Avokati ka të drejtë të paguhet për punën që ka bërë deri atëherë. Avokati, para se ta fillojë procedurën, duhet t’ i bëjë vërejtje palës së kundërt, duke i dhënë një afat të pranueshëm për plotësimin e kërkesës kontestuese . VIII. RAPORTET E AVOKATIT ME PALËN KUNDËRSHTARE Neni 54. Avokati duhet të sillet me respekt dhe dinjitet edhe ndaj kundërshtarit, duke u përpjekur që të krijojë kushte, që kontesti të zgjidhet sa më shpejt dhe në interesin e të dyja palëve. Neni 55. Avokati nuk duhet ta shfrytëzojë mosdijen, lajthimin ose frikën e palës kundështare, veçanërisht nëse ajo nuk ka përfaqësues juridik, për të arritur sukses të pajustifikueshëm për palën e vet. Neni 56. Avokati nuk mund të kontaktojë me palën kundërshtare, pa i njoftuar përfaqësuesit e saj dhe palën e vet. Neni 57. Avokati te cilit i ofrohet pala për përfaqësim ne çështjen civile, kundër palës me te cilën avokati ka raporte te ngushta personale, është i detyruar qe për ketë rrethanë ta njoftojë palën e cila kërkon ndihme. Neni 58. Avokati duhet të përpiqet ta bindë klientin, që të mos ndërmarrë ndjekje penale për palën kundërshtare, për shkak të deklaratave të pamatura që kanë shkaktuar gjendje të tendosur në procedurë, nëse një ndjekje e tillë nuk është e nevojshme për t’u siguruar interesi i palës. Avokati duhet t’i shmanget ndjekjes së palës së kundërt, nëse ajo në gjendje të shqetësuar ka dhënë deklarata të pakëndshme dhe të papëlqyera.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

32

Neni 59. Në të gjitha rrethanat, avokati duhet ta ketë parasysh karakterin kontradiktor të debateve. Ai, fjala vjen, nuk mund të kontaktojë me një gjyqtar lidhur me një lëndë, pa e njoftuar për këtë punë palën kundërshtare ose avokatin e saj. Ai nuk mund t’i dorëzojë dokumente, shënime ose dëshmi të tjera një gjyqtari para se ato t’i komunikohen në kohën e duhur palës kundërshtare ose avokatit të saj, përpos në rastin kur veprimet e këtilla lejohen sipas rregullave të procedurës që zbatohet. IX. RAPORTET RECIPROKE TË AVOKATËVE Neni 60. Respekti që avokati i referohet profesionit të avokatit, e detyron atë të ketë raporte kolegjiale dhe lojale ndaj avokatëve, si dhe të ketë solidaritet profesional. Këto raporte nuk duhet të ndikojnë negativisht në ndërgjegjshmërinë dhe këmbënguljen e avokatëve, në përfaqësimin e palës vetanake. Neni 61. Avokati duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, në synimin që ta tërheqë për vete klientelën e një avokati tjetër. Neni 62. Avokatit, të cilit i drejtohet një avokat nga shteti i jashtëm për ndihmë juridike, duhet gjithnjë të jetë i vetëdijshëm, që ai avokat, në masë të madhe varet nga ndihma e tij dhe në këtë rast, përgjegjësia e avokatit është e madhe. Këto raste duhet të mirren vetëm nëse mund të përpunohen profesionalisht dhe pa zvarritje. Neni 63. Nëse avokatit i drejtohet pala që e përfaqëson një avokat tjetër, ai është i detyruar ta informojë kolegun. Neni 64. Avokati është i detyruar, që ndaj avokatit të palës tjetër, të sillet me respekt të veçantë dhe t’i shmanget nënçmimit në çfarëdo mënyre, ta sulmojë ose ta shtyjë në konteste të panevojshme.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

33

Neni 65. Kur një avokat kërkon që në një lëndë ta zëvendësojë ndonjëri prej kolegëve, ai duhet t’ia dorëzojë menjëherë dosjen, me të gjitha elementet e nevojshme, për ta vazhduar punën. Neni 66. Kur shpenzimet dhe shpërblimet e avokatit të mëparshëm, nuk kontestohen ose nuk janë më objekt kontesti, avokati që e zëvendëson, mund ta marrë përsipër atë lëndë ose të marrë provizionin pa pëlqimin e kolegut të mëparshëm. Neni 67. Në rast kontestimi të shpenzimeve dhe honorarëve ndërmjet avokatit dhe klientit, avokati që e zëvendëson, nuk mund ta marrë përsipër atë lëndë ose të marrë provizion, para se të shtrohet çështja te jurisdikcioni kompetent, lidhur me shpenzimet e avokatit të mëparshëm. Ky ndalim vlen deri në zgjidhjen e kontestit, ose deri sa të bëhet pagesa ose të dorëzohet shuma e kërkuar. Avokati që vjen pas, përmbahet nga çfarëdo ndërhyrje në kontest. Neni 68. Avokati që vjen pas, megjithatë, mund t’i kryejë të gjitha detyrat urgjente, të cilat i kërkon mbrojtja e interesave të klientit, me kusht që për këtë punë, ta njoftojë menjëherë avokatin e mëparshëm. Ai nuk mund të marrë shpërblim për këtë ndërhyrje. Neni 69. Avokati, që është caktuar të marrë përsipër lëndën e një nevojtari, mund dhe duhet t’i kryejë të gjitha detyrat, madje edhe ato që nuk janë urgjente. Neni 70. Për shkak të bashkëpunimit kolegjial, avokati duhet ta informojë dhe ta këshillojë një avokat, kur ky i fundit këtë e kërkon, përveç në rast se ky është avokat i palës kundërshtare. Neni 71. Avokati duhet ta zëvendësojë një avokat tjetër që kërkon nga ai zëvendësimin, përveç në rastet kur është i penguar nga punët në lëndët tjera. Në rast se nuk ka mundësi ta bëjë këtë punë, avokati duhet ta njoftojë avokatin që ka kërkuar zëvendësimin.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

34

Neni 72. Nëse dy avokatë të dy shteteve punojnë bashkë, që të dy kanë për detyrë të kenë parasysh ndryshimet e mundshme midis sistemeve të tyre ligjore, Odave të tyre të avokatëve, kompetencave dhe detyrimeve të tyre profesionale. Neni 73. Korrespondenca në mes avokatëve është me mirëbesim. Për t’u trajtuar si e tillë, duhet të shprehet qartë vullneti nga dërguesi i kumtesës. Ajo humb cilësinë e mirëbesimit dhe mund të jepet : 1) kur është fjala për një akt procedure, 2) kur ai cilësohet shprehimisht jo i mirëbesueshëm dhe kur cilësia e jomirëbesimit pranohet nga tjetri, 3) kur përmban ekskluzivisht një parashtresë faktesh precize ose përgjigjen e kësaj parashtrese. X. RAPORTET ME PRAKTIKANTËT E AVOKATURËS Neni 74. Avokatët, për të krijuar kuadro të afta në profesionin e avokatëve, duhet të pranojnë që në zyrat e tyre të ushtrojnë juristë të diplomuar të rinj, të aftë dhe të zellshëm. Ai duhet ta përgatisë avokatin praktikant të zyrës së tij, për ta ushtruar profesionin në mënyrë të pavarur, t’ia përcjellë njohuritë e veta profesionale dhe t’i ofrojë mundësinë për përvetësimin e praktikës dhe të njohurive të avokatisë. Neni 75. Avokati duhet t’ia mësojë avokatit praktikant të zyrës së tij, parimet dhe rregullat e sjelljes, në mënyrë që ai ta përfillë dinjitetin njerëzor, ndershmërinë dhe të ketë sjellje të mirë, të denjë për profesionin e avokatit. Neni 76. Avokati duhet të jetë shembull për avokatin praktikant dhe duhet ta vështrojë atë si bashkëpunëtor të njëmendët, në mënyrë që, në mes tyre, të ketë mirëbesim dhe përfillje të ndërsjellë. Neni 77. Avokati duhet ta bëjë raportin e vet mbi sjelljen dhe punën e avokatit praktikant, që punon në zyrën e tij. Ushtrimi i praktikës duhet të bëhet me orar të plotë, e jo

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

35

kohë pas kohe. Avokati nuk duhet ta bëjë raportin mbi një stazh fiktiv të avokatit praktikant, që nuk ka punuar kurrë në zyrën e tij. Neni 78. Avokati duhet t’ia krijojë avokatit praktikant kushtet e duhura për punën e tij efikase. Ai duhet ta shpërblejë ashtu si janë marrë vesh në fillim dhe duhet të veprojë në mënyrë që, avokati praktikant, të ketë kohë dhe kushte për përgatitjen e provimit të avokaturës. Neni 79. Avokati duhet ta përcjellë me kujdes punën e praktikantit, të cilit nuk i lejohet kryerja e pavarur e punëve juridike. Neni 80. Nëse lind kontest në mes avokatit dhe praktikantit, ata duhet të përpiqen, që kontestin ta zgjidhin me marrëveshje ose me ndërmjetësimin e organeve të Odës.

XI. NDIHMA JURIDIKE NEVOJTARËVE Neni 81. Dhënia e ndihmës juridike përfituesve të sistemit të ndihmës juridike falas, që i plotësojnë kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi është detyrë nderi e avokatëve, të cilën duhet ta bëjnë njësoj me kujdes dhe ndërgjegje, si kur punojnë me palët e tjera. Neni 82. Secili avokat e ka për detyre që të jetë vigjilent dhe të sigurojë funksionimin e mirë të radhës së punës së avokatëve në sistemin e ndihmës juridike. Neni 83. Nëse ka sukses në përfaqësimin falas, avokati mund të kërkojë nga personat e përfaqësuar shpërblim, për shërbimet e dhëna, në masën që ato nuk e humbin karakterin social dhe human. Avokati, gjithsesi, mund të kërkojë atë shpërblim, që personi i përfaqësuar, e ka realizuar në bazë të përfaqësimit të tij, i cili i kompensohet nga pala tjetër. Neni 84. Avokati, i cili si përfaqësues e kërkon shpërblimin nga përfituesit e ndihmës juridike, ose nga personi i tretë, lidhur me përfaqësimin para përfundimit të përfaqësimit, bën shkelje të rëndë të detyrës dhe të prestigjit të avokatit.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

36

Neni 85. Avokati nuk ka të drejtë të kërkojë nga klienti shpenzime të panevojshme. Po qe se klienti kërkon ndihmën juridike falas, avokati duhet ta njoftojë për këtë mundësi. Nëse nuk parashihet ndihma juridike falas dhe klienti nuk ka mundësi ta paguajë avokatin, ndihma juridike mund t’i jepet falas, ngase për klientët qe gëzojnë ndihme sociale, dhënia e ndihmës falas është pjesë e detyrimit tradicional dhe e ndershmërisë së avokatit. Avokati duhet të ofroje ndihmë juridike falas (pro bono) nëse për ketë obligohet nga OAK. XII. ORGANIZIMI NË ZYRËN E AVOKATIT Neni 86. Avokati është i obliguar që zyra e tij dhe mënyra e punës në te t’i përgjigjet dinjitetit të profesionit të avokatit.

Neni 87. Avokati ka për detyrë,që me kohë dhe me rregull t’i udhëheq lëndët ,t’i arkivojë shkresat ,të mbajë evidencën e rregullt të afateve dhe gjykimeve, ashtu që ai dhe pala të kenë mundësi t’i vërtetojnë të dhënat mbi gjendjen e lëndëve, respektivisht që avokati organeve të Odës , konform Statutit, pa zvarritje t’i ofrojë të dhëna për punën e tij. Neni 88. Avokati është përgjegjës për punën e zyrës. Në zyret e përbashkëta, të gjithë avokatët për punën e zyrës mbajnë përgjegjësi. Neni 89. Avokati posaçërisht duhet të jetë i saktë dhe i ndërgjegjshëm në punët me para. Paratë e klientit nuk duhet t’i ngatërrojë me paratë e veta dhe gjithherë duhet te jete i gatshëm t’i paguajë ato. Paratë që i ka marrë për klientin, avokati duhet pa shtyrje t’ia dorëzojë klientit. Neni 90. Nuk lejohet : - që t’i ndalë apo përdorë parat të cilat avokatit i janë dhënë me destinim të caktuar. -të zgjerojë të drejtën e retencionit dhe për shkak të kërkesave të përsëritura për shërbime që duhet t’i paguajë më vonë.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

37

Neni 91. Avokati duhet t’i plotësojë të gjitha detyrimet ndaj të punësuarve, në harmoni me ligjin dhe me kontratat mbi punën. Neni 92. Avokati duhet të vendosë firmën në ndërtesën në të cilën gjendet zyra, e cila as nga forma as nga përmbajtja, nuk duhet të shërbejë për qëllime reklamimi dhe komerciale. Neni 93. Avokati duhet të kujdeset që kontaktet dhe konsultimet me palën t’i mbaje ne zyrën e vet. Përjashtimisht avokati mund të kontaktoje dhe konsultoje palën edhe ne vende tjera të përshtatshme por pa e dëmtuar prestigjin dhe autoritetin e avokatit. Neni 94. Avokati mund të paraqitet publikisht, në televizion, në radio ose në shtyp, mbi çështje me interes shkencor ose të përgjithshëm, ose përjashtimisht mbi çështje të caktuara. Me rastin e këtyre paraqitjeve, avokati, sipas rregullit, mund ta përdorë titullin e tij të avokatit. Neni 95. Avokati duhet t’i shmanget njoftimit të opinion publik mbi çfarëdo veprimtarie, që ka të bëjë me punën e tij ose me jetën e tij private, të cilat mund ta cenojnë reputacionin e tij si avokat ose reputacionin e avokatisë në përgjithësi. XIII. Reklamimi dhe Kërkimi i Klientëve: A. Firma dhe Reklamimi Neni 96. (a) Avokati lejohet të lajmërojë në mjetet e informimit hapjen ose ndërrimin e zyrës, me ç’rast duhet të shmanget çdo përshtypje, se bëhet për reklamim, si dhe të shpallë njoftimin mbi hapjen e zyrës ose të ndërrimit të saj, nëpërmjet shkresës, e cila mund t’u dërgohet vetëm avokatëve, organeve të judikaturës dhe klientëve. (b) Firma dhe reklamimi mund të përmbajnë: (1) Emrin e avokatit; (2) Informata kontaktuese; (3) Arsimimin paraprak;

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

38

(4) Anëtarësinë në ndonjë organizatë profesionale dhe (5) Çfarëdo informate tjetër të lejuar nga Oda. (c) Avokatit i lejohet që informatat nga pika (b) t’i paraqesë në faqen e internetit. (d) Avokati nuk lejohet: (1) ta bëjë vënien e shenjës në formë dhe përmbajtje të stërmadhuar ose vënien e një pllake të tillë në vende të tjera jashtë ndërtesës së zyrës së avokatit, (2) të vendosë në formë të stërmadhuar titullin e specializimit dhe përdorimin e zmadhuar te vulës katrore ose asaj të rrumbullakët, (3) paraqitjet publike, lajmërimet në shtyp, internet dhe të ngjashme me theksime të tepruara të tipareve të avokatit, që mund të kuptohen si imponim opinionit. (4) në hyrjen e zyrës së tij të afishojë për prezantimin e tij të dhëna me qëllime publiciteti ose ta shënojë profesionin e tij të mëparshëm, me qëllim që të udhëheqë klientelën dhe as të reklamojë zyrën për punët që nuk i përkasin profesionit të avokatit (fotokopjim, përkthime, ndërmjetësime, etj). Neni 97. Avokati paraqitet në opinion me masë. Ai me kujdes duhet ta përfillë fshehtësinë profesionale dhe detyrimin që të jetë i përmbajtur dhe diskret. Ai duhet t’i shmanget ndërhyrjes së tij të shtrembëruar, duke kërkuar publicitet profesional. Neni 98. Avokati flet vetëm në emër të vet dhe me përgjegjësinë vetanake. Oda e Avokatëve nuk merr kurrfarë përgjegjësie për paraqitjet e tij. B. Kërkimi i Klientëve Neni 99. Kërkimi i Klientëve ndalohet.

XIV SHPENZIMET E PËRFAQËSIMIT Neni 100. Avokati ka të drejtë në shpërblim, sipas Tarifës mbi shpërblimet dhe kompensimin e shpenzimeve për punën e avokatit. Avokati me klientin e tij mundet që të kontraktojë shpërblimin e tij për punën e tij sipas marrëveshjes së lirë.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

39

Neni 101. Avokati ka të drejtë, që para se të fillojë përfaqësimin, t’i kërkojë klientit t’ia paguajë shpenzimet e nevojshme. Nëse pala nuk ia jep avansin për mbulimin e shpenzimeve, avokati mund ta refuzojë përfaqësimin ose vazhdimin e përfaqësimit. Neni 102. Avokati mund të kontraktojë shpërblimin e tij me klientin, para përfundimit definitiv të çështjes sipas të cilës klienti merr përsipër t’i paguajë avokatit një pjesë të suksesit të çështjes, në harmoni me tarifën e OAK dhe me ketë Kod. Neni 103. Avokatit, të cilit nuk i është paguar shpërblimi, nuk ka të drejtë që palës t’ia ndalë kthimin e shkresave origjinale, pas përfaqësimit të kryer. Është i obliguar që palës në kërkesën e tij t’ia kopjojë me shpenzime të tij, përshkrimin e të gjitha shkresave që i ka shkruar për të. Neni 104. Avokati ka për detyrë, që palës t’ia mundësojë shikimin e Tarifës dhe me kërkesën e saj, t’i japë llogarinë e specifikuar të shpenzimeve përveç kur për shpërblimin për punën e tij e ka përcaktuar me kontratë . Neni 105. Avokati nuk duhet ta kontraktojë, si shpërblim, objektin ose pjesën e objektit, nga kontesti që i është besuar për përfaqësim, përveç kur është e lejuar me Tarifë apo dispozita të tjera. XV. HYRJA NË FUQI Neni 106. Kodi hynë në fuqi në ditën e miratimit nga Kuvendi i Odës së Avokatëve të Kosovës, me datë 07.07.2007

Kryetari i Odës Ramë Gashi

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

40

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS

STATUTI

I ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS

Prishtinë, Kosovë

2007

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

41

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Me këtë Statut rregullohen: 1. organizimi i Odës së Avokatëve të Kosovës (në tekstin e mëtejshëm: Oda), 2. autorizimet dhe mënyra e formimit dhe e punës së organeve të Odës,. 3. format e bashkimit dhe të bashkëpunimit të avokatëve, 4. kushtet për punën e zyrave të avokaturës, zyreve të përbashkëta të avokatëve dhe për ndërlidhjen e zyrave të avokaturës, 5. të drejtat dhe detyrimet e avokatëve dhe avokatëve praktikantë, 6. procedura disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë lidhur me shkeljen e detyrimeve dhe cenimin e autoritetit të avokaturës, 7. organet për fillimin dhe zhvillimin e procedurës disiplinore dhe 8. çështjet të tjera të rëndësishme për avokaturën Neni 2 Oda është organizate e pavarur e avokatëe e themeluar me ligj. Oda përfaqëson avokaturën e Kosovës. Selia e Odës është në Prishtinë. Oda e ka vulen katrore, të rrumbullakët dhe shenjën e vet.. Neni 3 Oda, në përputhshmëri me Ligjin mbi avokaturën dhe ndihmën juridike, me këtë Statut, Kodin e etikës profesionale të avokatëve dhe me aktet tjera të përgjithshme e përparon avokaturën si shërbim autonom dhe të pavarur, duke u dhënë ndihmë juridike qytetarëve dhe personave juridik dhe fizikë në realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre. Neni 4 Detyrat me rëndësi të posaçme të Odës janë: 1. ta ruajë autoritetin dhe autonominë e avokaturës dhe t’i sigurojë kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë së avokatit, 2. t’i mbikqyrë avokatët, zyrat e përbashkëta të avokaturës si dhe format e tjera të lidhjeve të avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të palëve, 3. t’i kushtojë kujdes ngritjes së përhershme profesionale të avokatëve dhe avokatëve praktikantë dhe në lidhje me këtë të organizojë forma të ndryshme të bashkëpunimit me gjykatat, organet administrative, institucionet shkencore, fakultetet juridike dhe organizatat simotra në botë dhe me organizatat dhe institucionet e tjera të rëndësishme për realizimin e kësaj detyre . 4. ta zhvillojë dhe përparojën etikën e avokaturës,

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

42

5. t’i analizojë dhe studiojë dukuritë e rëndësishme për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të personave juridikë, 6. t’i njoftojë organet kompetente vendase të niveleve të ndryshme mbi gjendjen dhe masat që duhet ndërmarr për përparimin e avokaturës dhe perparimin e të drejtave të qytetarëve dhe pesonave juridik, 7. të kujdeset për kushtet materiale dhe interesat e tjera të avokaturës, 8. të kujdeset për statusin dhe të drejtat e avokatëve të pensionuar dhe të të punësuarve në zyrat e avokaturave dhe 9. t’i vërë kontaktet për bashkëpunim dhe zhvillim me odat e tjera të avokatëve, institucionet dhe asociacionet e ndryshme shkencore vendase dhe ndërkombëtare. Neni 5 Në procedurën për regjistrimin në regjistrat e avokatëve dhe avokatëve praktikantë, për përsëritjen e procedurës së regjistrimit si dhe në rastet e tjera kur vendoset mbi të drejtat dhe detyrimet e avokatëve, avokatëve praktikantë dhe shoqatave të avokatëve, nëse me Ligj, Statut apo me ndonjë akt tjetër të Odës nuk është përcaktuar ndryshe, zbatohen dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Administrative. II. MARRJA E LEJES PËR USHTRIMIN E AVOKATISË Neni 6 Cilësia e avokatit fitohet me regjistrim në regjistrin e avokatëve dhe me dhënien e betimit. Avokati quhet personi i cili është regjistruar në regjistrin e avokatëve dhe e ka dhënë betimin. Me rastin e regjistrimit, avokatit i lëshohet vendimi dhe libreza e avokatit. Neni 7 Libreza e avokatit, në gjuhet shqipe , angleze dhe serbe , përmban : 1. mbishkrimin “Oda e Avokatëve të Kosovës”, 2. emertimin “libreza e Avokatit”, 3. numrin e librezës, i cili i përgjigjet numrit rendor të regjistrimit në librin emëror, 4. emertimin “avokati”, 5. emrin, mbiemrin, daten dhe vendin e lindjes , selinë e zyrës së avokatit, 6. fotografinë e avokatit dhe datën e lëshimit të librezës, 7. vulën e Odës e cila duhet, doemos, të jetë në pjesen e poshtme të djathtë të fotografisë dhe 8. nënshkrimin e Kryetarit të Odës.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

43

Neni 8 Vendimin mbi madhësinë dhe formën e librezës së avokatit e merr Këshilli ekzekutiv i Odës. Neni 9 Nëse për çfarëdo arsye bëhet ndryshimi ose dëmtimi i ndonjë shënimi në librezë, avokati është i detyruar që menjëherë ta kërkojë librezën e re. Neni 10 Nëse e nderpren veprimtarinë, avokati është i detyruar që në afatin prej 30 (tridhjetë) ditësh ta lajmërojë Odën dhe t’ia dorëzojë librezën. Neni 11 Kërkesa për t’u regjistruar në regjistrin e avokatëve i drejtohet Odës. Neni 12 Kërkesës duhet t’ i bashkangjiten dëshmitë mbi plotësimin e kushteve të parapara me Ligjin për regjistrimin në regjistrin e avokatëve. Neni 13 Lidhur me kërkesën për regjistrim vendos Këshilli ekzekutiv i Odës. Procedurën deri në marrjen e vendimit e udhëheq Sekretari i Odës. Neni 14 Kundër vendimit të Këshillit ekzekutiv me të cilin është refuzuar kërkesa për regjistrim, mund të parashtrohet ankesë në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Ankesa i dërgohet Komisionit për shqyrtimin e ankesave, i emëruar prej Kuvendit të Odës, i cili vendos për ankesën në afatin prej 60 ditesh, nga dita e marrjes së ankesës. Neni 15 Në përbërjen e Komisionit nga neni paraprak, nuk merr pjesë asnjë antarë i Këshillit ekzekutiv. Procedurën lidhur me ankesën, para Komisionit për shqyrtimin e ankesave, e udhëheq anëtari më i vjetër i Odës, i cili edhe e nënshkruan vendimin që është marrë.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

44

Neni 16 Procedura rreth regjistrimit në regjistrin e avokatëve e filluar sipas kërkesës ndërpritet nëse vërtetohet se ndaj parashtruesit të kërkesës, ka filluar ndonjë procedure hetimore për veprën penale që e bënë të padenjë për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit dhe nëse ka filluar ndonjë procedure disiplinore në organizatën në të cilën punon. Neni 17 Nëse, pas regjistrimit të avokatit në regjistrin e avokatëve konstatohet se i njejti nuk i ka pasë të plotësuara kushtet për ushtrimin e profesionit te avokatit në momentin e regjistrimit, procedura e regjistrimit do të përsëritet me nismën e, Kryetarit të Odës, Këshillit ekzekutiv ose Kuvendit të Odës. Në procedurën e përsëritur do të mirret vendimi për fshirjen e emrit të tij nga regjistri i avokatëve. Neni 18 Parashtruesi i kërkesës, të cilit i është miratuar kërkesa për regjistrim në regjistrin e avokatëve, soleminisht e jep betimin para Kryetarit të Odës ose para ndonjë avokati tjetër të cilin e autorizon kryetari. Në rast se i regjistruari nuk e jep betimin në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh, Këshilli ekzekutiv merr vendimin mbi çregjistrimin e tij nga regjistri i avokatëve. III. AVOKATI PRAKTIKANT Neni 19 E drejta për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit praktikant fitohet me aktin e regjistrimin në regjistrin e avokatëve praktikant. Neni 20 Kërkesa për regjistrim i dërgohet Këshillit ekzekutiv të Odës i cili vendos lidhur me kerkesën. Neni 21 Kërkeses i bashkangjiten dëshmitë mbi plotësimin e kushteve të parapara për regjistrim si dhe kontrata lidhur mes avokatit praktikant dhe avokatit ose shoqatës së avokatëve mbi pranimin e tij për ta kryer stazhin e praktikantit.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

45

Neni 22 Dispozitat lidhur me regjistrimin, të drejtën në ankesë dhe vendosjen lidhur me ankesën e avokatit, përshtatëshmërisht zbatohen edhe kur është fjala për avokatin praktikant. IV. REGJISTRAT E ODËS Neni 23 Oda i mban këta regjistra: 1. Regjistrin e avokatëve, 2. Regjistrin e avokatëve praktikantë, 3. Regjistrin e zyrave të përbashkëta të avokaturës. 4. Regjistrin e shoqatave të avokatëve, 5. Regjistrin e kontratave mbi lidhjet ndërmjet zyrave të avokatëve. Neni 24 Regjistrat nga neni paraprak janë libra të lidhur. Faqet e këtyre librave shenohen me numra rendorë, kurse fletet e tyre janë të lidhura me shirit mbi të cilin është e shtypur vula e Odës në bazën e dyllit. Neni 25 Secilin regjistër e vërteton Kryetari i Odës duke e shenuar në pjesën e lartë të faqes së parë, numrin e përgjithshem të faqeve dhe datën e vërtetimit, nënshkrimin e tij dhe vulën e Odës. Neni 26 Mënyrën e udhëheqjes dhe të plotësimit të regjistrave e përcakton me vendim të posaçëm Këshilli ekzekutiv. Regjistrat mund të mbahen edhe me mjete elektronike. Neni 27 Në Regjistrin e avokatëve shënohet: 1. emri dhe mbiemri i avokatit, 2. numri i tij personal, 3. data dhe vendi i lindjes, 4. data e regjistrimit, 5. numri dhe data e vendimit mbi regjistrimin në Odë, 6. data e dhënies së betimit solemn,

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

46

7. selia e zyres, 8. statusi i avokatit në shoqaten e avokatëve, 9. antarësia në zyrën e përbashket, 10. numrat dhe datat e vendimeve me të cilat janë konstituuar ndryshimet në punën e avokatit, 11. data dhe arsyeja e fshirjes së emrit të avokatit nga regjistri së bashku me numrin dhe datën e vendimit, 12. emri dhe mbiemri i avokatit , numri dhe data e vendimit, 13. shenimi mbi fillimin e procedurës disiplinore së bashku me numrin dhe datën e vendimit, 14. shënimet mbi fillimin e procedurës disiplinore së bashku me të gjitha elementet e asaj procedure dhe 15. shënimet mbi antarësimin në organet e Odës si dhe kohëzgjatja e tyre. Neni 28 Në regjistrin e avokatëve praktikantë shënohet: 1. emri dhe mbiemri i avokatit praktikantë, 2. numri i tij personal , 3. data dhe vendi i lindjes, 4. data e regjistrimit si dhe numri dhe data e vendimit, 5. shenimet mbi zyrën e avokatit ku punon avokati praktikantë, 6. kohëzgjatja e stazhit të praktikantit, 7. shenimet mbi vendimet për ndryshimet në punën e avokatit praktikantë, 8. data dhe arsyeja e fshirjes së avokatit praktikantë nga regjistri së bashku me numrin dhe datën e vendimit dhe 9. shënimet mbi fillimin e përsëritjes së procedurës të regjistrimit , të fillimit të procedurës disiplinore së bashku me numrat dhe datat e vendimeve. Neni 29 Në regjistrin e dy ose më shumë avokatëve që punojnë në të njejtën zyre shënohet: 1. emri dhe mbiemri i secilit avokat, 2. numri me të cilin është evidentuar secili avokat në regjistrin e avokatëve, 3. numri me të cilin është shenuar zyra e përbashkët në regjistrin e zyrave të përbashkëta të avokaturës dhe 4. data e regjistrimit dhe data dhe numri i vendimit mbi regjistrimin. Neni 30 Mënyrën e udhëheqjes dhe plotësimit të regjistrit të shoqatës së avokatëve dhe të, regjistrit të zyrave të përbashkëta me vendim të posaçëm e përcakton Këshilli ekzekutiv i Odës.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

47

Neni 31 Regjistri imbi bashkëpunimin e zyrave të avokatëve përmban: 1. shenimet mbi zyret e avokatëve të cilët e kanë lidhur kontratën, 2. vendi dhe data e lidhjes së kontratës së bashku me shënimet mbi plotësimet dhe ndryshimet e mëvonshme, 3. shënimi i shkurter mbi përmbajtjen dhe formën e bashkëpunimit dhe 4. data e regjistrimit , data dhe numri i vendimit. V. TË DREJTAT DHE DETYRAT E AVOKATËVE DHE TË AVOKATËVE PRAKTIKANT Neni 32 Avokati ka të drejtë të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur në organet e Odës. Avokatët që zgjedhen në organet e Odës kanë për detyrë të marrin pjesë në mbledhjet e këtyre organeve. Avokatët janë të detyruar të veprojnë sipas vendimeve të organeve të Odës. Neni 33 Me kërkesën e organeve të Odës, avokati ka për detyrë t’i prezentojë të gjitha shënimet rreth punes dhe qëndrimit të tij lidhur me ushtrimin e profesionit.. Neni 34 Nëse, për shkak të sëmundjes apo mungeses, avokati nuk është në gjendje që për një kohë të gjatë t’a ushtrojë veprimtarinë, është i detyruar ta caktojë zavendësin nga radhët e avokatëve. Marrëdhëniet e ndërsjella, regullohen me kontratë të veçantë. Neni 35 Për caktimin e zëvendësit nga neni paraprak, avokati e lajmëron Odën. Nëse avokati nuk e cakton, atëherë Oda ia cakton zavendësin e përkohshëm në zyren e tij. Neni 36 Në shoqatat e avokatëve dhe në zyrat e përbashkëta të avokatëve, avokatin i cili mungon, e zavendësojnë avokatet e tjerë nga shoqata apo zyra, në

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

48

mënyren e përcaktuar me kontratë mbi themelimin e shoqates ose të zyres së përbashket. Neni 37 Gjatë ushtrimit të profesionit avokati mund të lidhë marrëveshje me ndonjë palë për dhenien e ndihmës juridike për një periudhë më të gjatë kohore me një kompensim të caktuar periodik. Kjo marrëveshje lidhet me shkrim. Neni 38 Avokati është i detyruar t’ia paguajë Odës antarësinë dhe obligimet e tjera të caktuara nga organet e saj. Neni 39 Secili avokat duhet ta ketë vulën e zyrës në të cilën punon. Në vulë shënohet: 1. shenja “avokati”, 2. emri dhe mbiemri i avokatit, 3. titulli eventual akademik dhe 4. adresa e zyrës. Nëse avokati punon në shoqatë ose në zyren e përbashkët, vula duhet të përmbajë edhe shkurtesën zyrtare të asaj shoqate ose shenjen e zyrës së përbashkët. Vula mund t’i ketë edhe numrat e telefonit, telefaksit, teleksit, fahut postar , adresën në internet . Neni 40 Teksti në vulen e zyrës së avokatit mund të shkruhet në të gjitha gjuhët zyrtare që janë në përdorim në Kosovë. Neni 41 Pllaka me mbishkrimin e zyrës së avokatit duhet të vihet në hyrjen e zyrës. Pllaka duhet të përmbajë shenjën “Avokat”, emrin dhe mbiemrin e avokatit si dhe shkurtesën zyrtare të shoqatës ose shenjën e zyrës së përbashkët. Neni 42 Pllaka nga neni 41 i këtij Statuti, sipas pamjes, madhësisë dhe formës nuk duhet të ketë karakteristika reklamuese.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

49

Neni 43 Për ndërrimin e selisë së zyrës ose për hapjen e zyrës së re, avokati është i detyruar që me shkrim ta njoftojë Odën, më së voni 15 ditë përpara, duke e shenuar adresën e re. Në të njejtin afat avokati është i obliguar që me shkrim ta njoftojë Odën për secilin ndryshim eventual në emrin e zyrës. Neni 44 Avokati është i detyruar ta udhëheqë avokatin praktikant në aftësimin profesional në të gjitha lëmitë juridike. Neni 45 Dispozitat e këtij Statuti dhe të Kodit të Etikës Profesionale të avokatit të cilat i referohen të drejtave dhe detyrimeve të avokatëve, zbatohen edhe për avokatët praktikantë. Neni 46 Avokati praktikant mund ta ndërrojë zyrën e avokatit në të cilen punon. Për këtë ndërrim, avokati praktikant është i obliguar t’a njoftojë Odën në afatin prej 8 dite. Njoftimit duhet t’i bashkangjitet vërtetimi i avokatit te i cili e ka ndërpre punën si dhe vërtetimi i avokatit te i cili e vazhdon punën. Neni 47 Avokati praktikant të cilit i është ndëprerë puna për arsye të ndryshme ligjore mund ta fillojë procedurën e re të regjistrimit pasi kanë kaluar arsyet e nderprerjës. Neni 48 Vendimin për ndërprerjen e punës së praktikantit në zyrën e avokatit e merr Kryetari i Odës. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë Këshillit ekzekutiv të Odës në afatin prej 8 ditëshnga dita e marrjës së vendimit. Neni 49 Kryetari i Odës e pezullon veprimtarinë e avokatitpraktikant me akvendim të posaqëm, gjersa i njejti gjindet ne paraburgim.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

50

Kryetari i Odës mund t’ia ndalojë punën avokatit praktikant me aktvednim të posaqëm, nëse është iniciuar procedure disiplinore kundër tij, për veprat të cilat e bëjnë të padenjë për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit praktikant. VI. ZËVENDËSI I PËRKOHSHEM I AVOKATIT DHE PËRFAQËSUESI I AUTORIZUAR I ZYRËS SË AVOKATURES Neni 50 Nëse avokatit i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë sipas Ligjit mbi Avokaturen dhe ndihmën juridike dhe në bazë të këtij Statuti, Oda që ka marrë vendimin mbi ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë do t’a caktojë zëvendësin e përkohshëm nga radhët e avokatëve, mundësisht të atyre ku është selia e zyrës. Emërimi i zëvendësit të përkohshëm bëhet në të njëjtin vendim me të cilin ndalohet ushtrimi i veprimtarisë. Zëvendësi i përkohshëm i ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i ka pasur avokati të cilin e zëvendëson edhe pa autorizimin e veçantë të palëve. Neni 51 Zëvendësi i përkohshëm punon në llogari të avokatit të cilin e zëvendëson dhe ka të drejtë në shpërblim për punën e tij në përputhje me Tarifën e avokatëve. Me vendimin me të cilin i kthehet e drejta në punë avokatit, revokohet edhe mandati i zevendësit të përkohshëm. Neni 52 Nëse avokatit i ndërpritet e drejta për ushtrimin e veprimtarisë, Këshilli ekzekutiv e emëron përfaqësuesin e autorizuar të zyrës së tij me të njëjtin vendim me të cilin e vërteton se i ndërpritet ushtrimi i veprimtarisë avokatit. Neni 53 Përfaqësuesi i autorizuar duhet menjëherë, e më së voni në afatin prej 30 (tridhjetë) ditesh, t’i lajmërojë palët se avokatit të mëparshëm i është hequr e drejta për ushtrimin e veprimtarisë dhe t’ua kthejë shkresat e lëndëve të tyre. Neni 54 I autorizuari është i obliguar që, pa ndonjë autorizim të posaçëm, t’i përfaqësojë interesat urgjente të palëve, në mënyrë korrekte, derisa pala nuk e tërheq lëndën ose nuk e tërheq autorizimin.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

51

Neni 55 Kur për shkak të vdekjes, pushon ushtrimi i veprimtarisë së avokatit, anëtarët e familjes së ngushtë, kanë të drejtë ta propozojnë përfaqësuesin e autorizuar të zyrës. Këshilli ekzekutiv ka për detyrë ta marrë në shqyrtim një propozim të tillë. Neni 56 Avokatët kanë për detyrë ta pranojnë emërimin si përfaqësues i autorizuar. Përfaqësuesi i autorizuar punon në emrin e vet dhe për llogarinë e vet. Neni 57 Pas përfundimit të punëve nga zyra e ish avokatit, përfaqësuesi i autorizuar ua dorëzon pasardhesve te tij fitimin e pastër, në të gatshme, së bashku me shkresat e ndryshme të ish avokatit . Neni 58 Përfaqësuesi i autorizuar i kontrakton me ish avokatin ose me pasardhësit e tij kushtet e mbylljes të zyres. Nëse kontrata nuk nënshkruhet në afatin e arsyeshëm, ato kushte do ti përcakton kryetari i Odës me vendim të posaçëm. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë Këshillit ekzekutiv në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. Neni 59 Përfaqësuesi i autorizuar është i obliguar që, pas mbylljes të zyrës, t’ia dorëzojë Odës raportin e punës dhe të mbylljes së zyrës. VII. ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ODËS Neni 60 Organet e Odës janë: 1. Kuvendi i Odës, 2. Këshilli ekzekutiv i Odës, 3. Kryetari i Odës 4. Këshilli mbikqyrës i Odës

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

52

5. Komisioni i Kuvendit për shqyrtimin e ankesave, 6. Komiteti per Marredhenie me Klientin 7. Komiteti Disiplinor dhe 8. Komiteti Disiplinor per Ankesa. Tubimet regjionale të avokatëve Neni 61 Mandati i anëtarëve të organeve të Odës zgjat 3( tri) vjet, përpos mandatit të Kryetarit të Odës i cili zgjatë 1 (një) vjet. 1) Kuvendi i Odës Neni 62 Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Odës (në tekstin e mëtejshëm Kuvendi), mbahet një herë në vit dhe e thërret Këshilli Ekzekutiv i Odës. Neni 63 Mbedhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit e thërret Këshilli ekzekutiv me nismën e vet, në bazë të kërkesës së 1/3 të antarëve të tij ose në bazë të kërkeses , së paku, të tri Tubimeve regjionale të avokatëve. Neni 64 Anëtarët e Këshillit ekzekutiv dhe anëtarët e Tubimeve regjionale të avokatëve, të cilët kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, kërkesën me shkrim duhet t’ia dorëzojnë Këshillit ekzekutiv me propozimin e rendit të ditës. Këshilli ekzekutiv duhet ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Odës, më së voni, në afatin prej 2 (dy) muajsh nga dita e marrjes së kërkesës. Neni 65 Thirrja për mbledhjen e rregullt ose të jashëtzakonshme të Kuvendit duhet t’i dërgohet secilit anëtar, më së voni, 15-ditë para mbajtjes së saj. Thirrja publikohet edhe në mjetet e informimit ditor. Në thirrje duhet të ceket vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit. Neni 66 Kuvendin e përbëjnë të gjithë avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

53

Neni 67 Mbledhja e Kuvendit mund të mbahet dhe të mirren vendimet e plotëfuqishme nëse në mbledhje merr pjesë shumica e antarëve. Kuvendi merr vendime me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm. Neni 68 Për formimin, ndarjen dhe shuarjen e Tubimeve regjionale Kuvendi vendos nëse janë të pranishëm ¾ e numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Neni 69 Anëtarit të Kuvendit, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të avokatisë në kohë të caktuar ose të cilit i është ndaluar e drejta e ushtrimit të avokatisë, nuk mund të marrë pjesë në punën e Kuvendit. Neni 70 Kuvendi i Odës: 1. miraton Statutin e Odës dhe Kodin e etikës profesionale të avokatëve, 2. miraton Rregulloren e punës së Odës, 3. nxjerr Rregulloren mbi praktikantët e avokaturës 4. nxjerr Rregullorën mbi pranimin e specializimit ( neni i LAK) 5. zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Odës dhe nënkryetaret; 6. zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe anëtarët e Komitetit Disiplinor dhe kryetarin dhe anetaret e Komitetit Disiplinor per Ankesa, kryetarin dhe anetaret e Komitetit per Marredhenie me Klientin. 7. Komiteti per Marredhenie me Klientin 8. lejon të hyrat dhe të dalat e Odës 9. shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së avokaturës dhe pozitën e avokaturës; 10. shqyrton raportin e punës së Këshillit ekzekutiv; 11. shqyrton raportin e organit mbikëqyrës ; 12. aprovon tarifen për shperblimet dhe kompensimin e shpenzimeve per punen e avokateve 13. debaton, merr qëndrime dhe vendime lidhur me përparimin e punës së Odës, bashkëpunimin dhe anëtarësinë me institucione dhe asociacione tjera vendore dhe ndërkombëtare 14. shqyrton dhe merr qëndrime mbi të gjitha çështjet nga fushëveprimi i organeve të tjera të Odës , dhe 15. shqyrton dhe vendos edhe për çështjet të tjera. Neni 71 Mbledhjen e Kuvendit e udhëheq Kryesia e punës. Kryetari i Odës i nënshkruan vendimet dhe aktet e tjera të cilat i miraton Kuvendi.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

54

Në raste të jashtëzakonshme, Kryetari i Odës mund ta autorizojë nënkryetarin, që emërohet nga radha e anëtarëve të tjerë të Kuvendit, për udhëheqjen e mbledhjes dhe nënshkrimin e vendimeve si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme në kuadër të veprimtarisë së Kuvendit. Neni 72 Oda ka dy nënkryetarë mandati i të cilëve zgjat tri vjet. Neni 73 Në mbledhje të Kuvendit mbahet proçesverbali në librin e posaçëm për këtë punë. Procesverbalin e mban Sekretari i Odës. Puna e Kuvendit zhvillohet sipas Rregullores së punës të Kuvendit. 2) Këshilli ekzekutiv i Odës Neni 74 Këshilli ekzekutiv i Odës (në tekstin e mëtejshëm Këshilli ekzekutiv), përbëhet nga kryetari i Odës, kryetari i mëparshëm i Odës dhe 7 (shtatë) anëtarë - përfaqësues të Tubimeve regjionale. Anëtarë të Këshillit ekzekutiv mund të emërohen edhe jo më shumë se 3 persona, profesionistë dhe shkencëtarë të shquar nga degët e drejtësisë, të cilët nuk janë anëtarë të Odës, por si anëtarë nderi. Neni 75 Këshilli ekzekutiv: 1. zbaton vendimet e Kuvendit . 1. përcakton propozimin e Statutit , Kodit të Etikës Profesionale të avokatit dhe akteve të tjera të përgjithshme të Odës të cilat ia propozon për miratim Kuvendit, 2. vendos lidhur me regjistrimin në regjistrin e avokatëve të Odës , 3. vendos mbi regjistrimin e avokatëve praktikantë dhe shlyrjen e tyre nga regjistri, 4. vendos për transferimin e selisë dhe zyrës së avokatit, 5. vendos për lartësinë e shumës për regjistrim, lartësinë anëtarësisë dhe lartësinë e shumës së të hollave për obligimet e tjera të avokatëve, 6. vendos për shumën e të hollave me të cilat mund të disponojë Këshilli ekzekutiv dhe Kryetari i Odës, 7. vendos për programin dhe rekomandimet për perfeksionimin e avokatëve dhe avokatëve praktikantë,

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

55

8. vendos dhe jep rekomandime dhe propozime të interesit të përgjithshëm për ushtrimin e avokaturës 9. përcakton propozimin e parallogarisë, llogarisë dhe bilancit të Odës dhe ia paraqet Kuvendit për miratim, 10. udhëheq afarizmin finansiar Odës, 11. përcakton propozimin e raportit mbi punën e Këshillit dhe të Kryetarit të Odës, 12. aprovon Rregulloret e Tubimeve regjionale, 13. përgatit raportet per anëtarësimin e Odës në shoqata ndërkombëtare të avokatëve dhe oraganizatat e tjera dhe i cakton përfaqësuesit e Odës në ato asociacione, 14. kujdeset për përparimin e bashkëpunimit të Odës në vendet e tjera dhe me asociacione të tjera profesionale ; 15. përcjell punën e avokatëve praktikantë , shoqatave të avokatëve dhe bashkimeve të tjera të avokatëve dhe ndërmerr veprime për përparimin e punës së tyre ; 16. kryen punë me rëndesi të përgjithshme të Odës, 17. Kryen të gjitha punët e përcaktuara me Ligj, me këtë Statut dhe akte të tjera të përgjithshme ; 18. përgatit llojin e mirënjohjeve publike dhe i propozon Kuvendit për ndarjen e tyre, 19. organizon seminare , këshillime dhe tryeza të rrumbullakëta etj., 20. publikon biltenin e Odës. Neni 76 Këshillin ekzekutiv e udhëheq Kryetari i cili thërret mbledhjet e Këshillit . Këshilli ekzekutiv vendos me shumicën e votave të anëtarëve. Në mungesë të kryetarit mbledhjet i udhëheq njeri prej nënkryetarëve, të cilin e cakton kryetari . Neni 77 Kryetari i Odës e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit ekzekutiv, nëse këtë e kërkon, së paku, 1/3 e anëtarëve të tij. Neni 78 Thirrjet për mbledhjet e Këshillit ekzekutiv u dorëzohen anëtarëve, më së voni 8 ditë para mbledhjes. Në thirrje duhet të shenohet vendi dhe koha e mbajtjes së mbledhjes dhe rendi i ditës. Thirrja publikohet edhe në mjetet e informimit ditor.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

56

Neni 79 Në mbledhje mbahet proçesverbali në librin e posaçëm për këtë punë. Procesverbalin e mban Sekretari i Odës. 3) Tubimet regjionale të avokatëve Neni 80 Selitë e Tubimeve regjionale të avokatëve janë në: 1. Prishtinë, 2. Mitrovicë, 3. Gjilan, 4. Pejë, 5. Prizren, 6. Gjakovë dhe 7. Ferizaj. Anëtarët të Tubimeve regjionale janë të gjithë avokatët, të cilët, selinë e zyrave, e kanë në rajonet e përmendura. Neni 81 Tubimi ka kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin me mandat trevjeçar. Neni 82 Tubimi ragjional avokatëve: 1. ruan autoritetin e avokatit dhe e përparon avokatinë si shërbim të pavarur . 2. mbron të drejtat dhe interesat e avokatëve dhe avokatëve praktikantë 3. bën mbikqyrjen e avokatëve dhe avokatëve praktikantë në ushtrimin e profesionit, 4. zhvillon etikën e avokatëve , 5. shqyrton problematikën lidhur me ushtrimin e profesionit të avoakatisë në ragjionin e vet, 6. në bashkëpunim me gjykatat dhe organet e tjera shtetërore organizon dhe zbaton forma të ndryshme të aftësimit profesional të avokatëve dhe avokatëve praktikantë, 7. përgatit propozimet për mbledhjet e Këshillit ekzekutiv, 8. i paraqet raportet periodike të punës Këshillit ekzekutiv; 9. përgatit dhe realizon planet për bashkëpunim me organet e judikaturës dhe me organizatat e tjera në ragjionin e vet dhe 10. shqyrton edhe çështje të tjera të rëndësishme për punën e avokatëve në at regjion.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

57

Neni 83 Territori që përfshin Tubimi regjional, është identik me shtrirjen gjeografike të njësive administrativo-politike, të cilëve mund t’iu bashkangjiten edhe territoret e komunave, të cilat i plotësojnë kushtet për ta themeluar Tubimin regjional vetanak. Tubimet regjionale në këto komuna janë të pavarur dhe nuk hyjnë në përbërje të Tubimeve regjionale të Qarkut, në të cilat gjinden territoret e komunave të tyre. 4) Kryetari i Odës Neni 84 Kryetari i Odës: 1. e përfaqëson dhe e prezenton Odën, 2. thërret dhe i udhëheq mbledhjet e Kuvendit dhe të Këshillit ekzekutiv të Odës, 3. merr vendim mbi regjistrimin e avokatëve pratikantë, 4. udhëheq procedurën e dhënies së betimit solemn, 5. i lejon pagesat nga arka e Odës deri në limitin e caktuar nga Këshillit ekzekutiv dhe vendos për shpenzimin e tyre, 6. kryen edhe punët e tjera të përcaktuara me këtë Statut dhe i zbaton vendimet e organeve të Odës 7. kujdeset për ligjshmërinë e punës së organeve të Odës . 8. për punën e vet përgjegjet para Kuvendit. Neni 85 Mandati i Kryetarit të Odës zgjatë 1 (një) vjet me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat. Neni 86 Kryetarin, që për shkaqe objektive nuk mund një kohë të caktuar ta ushtrojë detyrën, e zavendëson njeri nga nënkryetarët që e cakton kryetari. Neni 87 Mandati i nënkryetarëve zgjat tri vjet pa të drejtë rizgjedhje. 5) Këshilli mbikqyrës i Odës Neni 88 Këshilli mbikqyrës i Odës përbëhet prej 3 (tre) anëtarëve që i emëron Kuvendi.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

58

Kryetarin e zgjedhin vetë anëtarët në mes vete. Anëtaret e Këshillit kanë zëvendësit e tyre. Neni 89 Mandati i anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës të Odës zgjat 3 (tri) vjet. I njëjti person emërohet vetëm një herë në postin e anëtarit të Këshillit mbikqyrës të Odës. Neni 90 Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Këshillit mbikëqyrës, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale. Vendimi i Kuvendit është definitiv. Neni 91 Këshilli mbikëqyrës është i obliguar që së paku 2 (dy) herë në vit ta kontrollojë afarizmin finansiar të Odës. Mbi punën e kryer e përpilon raportin të cilin ia dorëzon Kuvendit në miratim. Neni 92 Organet e Odës që e udhëheqin afarizmin finansiar të Odës (Këshilli ekzekutiv dhe Kryetari i Odës), janë të obliguar t’i prezentojnë të gjitha shënimet Këshillit mbikqyrës, të cilat ata i kërkojnë. 6) Komisioni për ankesa i Kuvendit Neni 93 Anëtarët e Komisionit për ankesa (në tekstin e mëtejshëm Komisioni) i emëron Kuvendi. Komisioni përbëhet prej 7 (shtatë) anëtarësh. Punën e Komisionit e udhëheq anëtari më i vjetër i komisionit, i cili edhe i nënshkruan vendimet e Komisionit. Neni 94 Komisioni, në cilësinë e organit të shkallës së dytë, vendos lidhur me ankesat që parashtrohen kundër vendimeve të Këshillit ekzekutiv.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

59

Neni 95 Komisioni është i obliguar që për ankesat të vendosë në afatin prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh nga dita e parashtrimit të ankesës. Kundër vendimit të Komisionit mund të fillohet kontesti administrativ. Neni 96 Komisioni punon dhe merr vendime të plotëfuqishme, kur në mbledhje janë të pranishëm shumica e anëtarëve. 7) Komiteti per Marredhenie me Klientin Neni 97 Zyra Disiplinore e Odës përbehet nga Komiteti per Marredhenie me Klientin, Komiteti Disiplinor dhe Komiteti per Ankesa, anëtarët e të cilëve i zgjedh Kuvendi i OAK , me propozim të Këshillit ekzekutiv të OAK. Mandati i anëtarëve të zyrës disiplinore zgjat 3 vite me të drejtë të rizgjedhjes Anëtarët qytetar të cilët zgjedhen në komitete të zyrës disiplinore ,duhet t’i plotësojnë kriteret e njëta siq përcaktohet për gjyqtarët porot në gjykatat e rregullta të Kosovës. Anëtarëve të zyrës disiplinore ju takon shpërblimi për punën e tyre nga buxheti i OAK, sipas vendimit të Këshillit ekzekutiv të OAK. Neni 98 Komiteti per Marredhenie me Klientin ka 5 anetare . Neni 99 Komiteti per Marredhenie me Klientin vendimet i merr ne seancen e Keshillit te perbere prej 3 anetareve te cilet i emeron Kryetari i Komitetit nga radhet e anetareve te Komitetit dhe vendos: -Per lendet qe duhet kaluar në kompetenc dhe vendosje ne Komitin per Disipline. Lenda disiplinore ne seancen e Komitetit Disiplinor perfaqesohet nga anetari i Komitetit per Marredhenie me Klientin, te cilin e emeron Kryetari.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

60

8) Komiteti Disiplinor Neni 100 Komiteti Disiplinor është organ disiplinor i shkallës së parë dhe vendos për përgjegjësinë lidhur me shkeljen e detyrave dhe të autoritetit nga avokatët dhe avokatët praktikantë te percaktuara me Ligjin per Avokature te Kosoves, Statutin e Odes se Avokateve te Kosoves dhe Kodin e Etikes Profesionale per Avokate. Neni 101 Komiteti Disiplinor përbëhet nga 9 (nente) anetare. Kryetari, nje nenkryetar dhe 4 (kater) anetare duhet te jene avokatë, ndersa 3 (tre) anetare duhet te jene nga radhet e qytetareve. Komiteti Disiplinor vendos në kolegjin i cili përbëhet nga Kryetari, i cili çdo herë është nga radhët e avokatëve dhe 2 (dy) anëtarë, nga të cilët njëri është nga radhët e qytetarve . Kryetarin dhe anëtarët e kolegjit i cakton Kryetari i Komitetit Disiplinor. Neni 102 Gjatë punës, anetaret e Komitetit Disiplinor janë të pavarur dhe vendosin sipas Ligjit, Statutit të Odës dhe Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve. Neni 103 Secili anëtar i Komitetit Disiplinor mund të shkarkohet nga posti edhe para skadimit të mandatit. Dispozitat e Nenit 90 te Statutit te OAK-se, që u referohen shkaqeve dhe procedurës së shkarkimit të parakohshëm të anëtarit të Këshillit mbikëqyrës, do të zbatohet përshtatshmërisht në rastin e shkarkimit të parakohshëm të anëtarit të Komitetit Disiplinor. Neni 104 Anëtarit te Komitetit Disiplinor për shkarkimin e të cilit vendoset në mbledhjen e Kuvendit, duhet, së paku, 8 (tetë) ditë para mbledhjes, të njoftohet me përmbajtjen e kërkesës për shkarkimin e tij dhe me dëshmitë e mbledhura. Atij duhet t’i mundësohet, në mbledhjen e Kuvendit, sqarimi lidhur me të gjitha elementet e kërkesës për shkarkim. Neni 105 Seancat e Komitetit disiplinor nuk janë publike.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

61

Neni 106 Komiteti Disiplinor: 1. Gjykon për shkeljet e lehta dhe të rënda të detyrave të avokaturës, 2. Vendos mbi propozimin e Komitetit per Marredhenie me Klientin për pezullimin e procedurës disiplinore pas pranimit te kerkeses per fillimin e procedures disiplinore. Neni 107 (1) Në procedurën para Komitetit Disiplinor avokati i paraqitur ka të drejtë ta angazhojë avokatin që është anëtarë i OAK-se. Avokati i caktuar nuk mund të jetë anëtari i zyrës disiplinore dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv i OAK. (2) Komiteti Disiplinor cakton avokatin per te perfaqesuar avokatin e paraqitur ne proceduren disiplinore kur : a) Avokati i paraqitur nuk ka mjete te nevojshme financiare ; b) Interesi i drejtesise e kerkon kete gje, si ne rastin e shkeljeve të rënda. (3) Avokati i caktuar per sherbimet e kryera paguhet nga Oda sipas vendimit të Këshillit ekzekutiv të OAK. 9) Komiteti Disiplinor per Ankesa Neni 108 Komiteti Disiplinor për Ankesa është organ disiplinor i shkallës së dytë që vendos për ankesat kundër vendimeve të Komitetit Disiplinor. Neni 109 Komiteti Disiplinor për Ankesa përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë. Kryetari, një nënkryetar dhe 4 (kater) anëtarë duhet të jenë avokatë, ndersa 3 (tre) anetarë duhet të jenë nga radhet e qytetarëve. Komiteti Disiplinor për Ankesa vendos në Kolegjin e përbërë prej Kryetarit, i cili çdo here eshte nga radhet e avokateve dhe 4 (katër) anëtarëve, nga te cilet 2 (dy) jane qytetare. Kryetarin e Kolegjit dhe anëtarët i emëron Kryetari i Komitetit Disiplinor për Ankesa. Neni 110 Kolegjet e Komitetit Disiplinor për Ankesa punojnë në seancat e mbyllura përpos në rastet, kur anëtarët e Kolegjit ose sipas kërkesës të palëve në

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

62

procedurë, konsiderohet se për shkak të sqarimit sa më të mirë të lëndës është e nevojshme edhe prezenca e palëve . VIII. PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE E AVOKATËVE DHE E AVOKATËVE PRAKTIKANTË 1) Llojet e cenimeve dhe masat disiplinore Neni 111 Për shkeljet e detyrave dhe të autoritetit të avokaturës, avokatët dhe avokatët praktikantë përgjigjen në bazë të dispozitave ligjore, dispozitave të këtij Statuti dhe Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve. Neni 112 Shkelja e rëndë e detyrave dhe e autoritetit të avokaturës egziston: 1. nëse pas regjistrimit konstatohet se avokati, në momentin e regjistrimit, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të parapara për regjistrim, 2. nëse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ,e cila e vë në dyshim dinjitetin e tij për ushtrimin e mëtejshëm të veprimtarisë së avokatit , 3. nëse, në kundërshtim me Ligjin dhe autorizimet me të cilat disponon në përfaqësimin e palës, ndërmjetëson te personat e ndryshëm fizikë dhe juridikë, të cilët i kryejnë punët publike, 4. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme i kryen punët e avokaturës dhe i përfaqëson palët, 5. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme i kryen punët në rastet e përfaqësimit të autorizuar të zyrës së avokatit tjetër, 6. nëse e shkel obligimin e ruajtjes së sekretit të avokaturës, pervec rasteve te parashikuara me Kapitullin II te Kodit te Etikes Profesionale per Avokate , 7. nëse kërkon shpërblim më të madh se sa është përcaktuar me tarifë , përveq kur ka marrëveshje të lirë , 8. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme e udhëheq afarizmin e palës si dhe tenton të mos paguajë ose nuk ia paguan paratë që i ka marrë për llogarinë e tij, 9. nëse në licitimin publik, në kundërshtim me interesin e palës që e përfaqëson, ia mundëson vetës, të afërmve ose personave të tretë blerjen e lëndës së licitimit 10. nëse i shkel rëndë obligimet ndaj avokatit praktikant që punon tek ai, 11. nëse kërkon klientët në mënyrë të padenjë, përmes personit të tretë dhe në mënyra të tjera, 12. nëse kërkon shpërblim nga pala kinse në llogari të gjyqtarit apo personelit në administratën shtetrore 13. nëse në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe të këtij Statuti mban zyrë tjetër jashtë selisë së zyrës së vet, 14. nëse, në çfarëdo mënyre e keqpërdor besimin dhe autorizimin e palës që e përfaqëson,

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

63

15. nëse nuk i përmbush obligimet materiale që rrjedhin nga anëtarësia në Odën e Avokatëve, 16. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme punon dhe i shkel obligimet në organet e Odës, 17. nësë, pa arsye, nuk ia kthen shkresat e lëndës palës, 18. nëse e ndërron selinë e zyrës në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe të këtij Statuti ose nuk e njofton Odën për ndërrimin e selisë së zyrës, dhe Neni 113 Si shkelje e rëndë e detyrave dhe e autoritetit të avokaturës kosiderohet edhe sjellja dhe puna e avokatit në jetën private, nëse me atë punë dhe me ato sjellje cenohet autoriteti i avokaturës. Neni 114 Përpos shkeljeve nga neni 118, shkelja e rëndë e detyrave dhe e autoritetit të avokaturës, në punën e avokatit praktikante egziston: 1. nëse nuk e ushtron praktikën në zyrën e avokatit, 2. nëse i shkel rëndë obligimet e veta ligjore ndaj avokatit tek i cili është duke e kryer stazhin e praktikantit, dhe 3. nëse punët e avokaturës i kryen në mënyrë të pavarur dhe për llogarinë e vet. Neni 115 Shkeljet e lehta të detyrës dhe të autoritetit të avokaturës janë, poashtu, shkeljet nga neni 113 të këtij Statuti, por kur mungon pasoja e rëndë si dhe rastet e tjera të mosrespektimit të dispozitave të Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve. Neni 116 Për shkeljet e kryera mund të shqiptohen këto masa disiplinore: 1. vërejtje, 2. qortim 3. gjoba dhe 4. ndalimi i përkohshëm i së drejtës në ushtrimin e avokaturës, në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet. Neni 117 Vërejtja shqiptohet për shkelje të lehta të detyrës dhe të autoritetit të avokaturës.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

64

Neni 118 Gjoba shqiptohet për shkelje të rënda ose me rastin e përsëritjes së shkeljeve të lehta. Lartësia e gjobës mund të jetë prej € 250 deri në € 2.500. Gjoba arkëtohet në dobi të Odës. Neni 119 Ndalimi i përkohshëm i së drejtës së ushtrimit të avokaturës në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet, shqiptohet vetëm për shkeljet e rënda të detyrave dhe të autoritetit të avokaturës. Neni 120 Te gjitha ndeshkimet disiplinore publikohen ne forme interne brenda Odes kur merret vendim per ndeshkimin e formes se prere. Kur avokatit të paraqitur ,me vendim të formës së prerë i shqiptohet masa ndalim i përkohshëm i së drejtës në ushtrimin e avokaturës , njoftohen të gjitha gjykatat. 2) Filimi i procedurës disiplinore Neni 121 Procedurën disiplinore e fillon Anetari/Keshilltari i Komitetit per Marredhenie me Klientin në bazë të kërkesës për fillimin e saj, të ushtruar nga ana e çdo qytetari, avokati, Këshillit ekzekutiv të Odës, Kryetarit të Odës, Kryetarit të ndonjerit prej Tubimeve regjionale të avokatëve , gjykatave,prokurorive , si dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë. Neni 122 Procedura disiplinore fillon me dërgimin e kërkesës avokatit ose avokatit praktikant ndaj të cilit kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë disiplinore, me kërkesën që të deklarohet, me shkrim, rreth asaj kërkese në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditsh nga dita e marrjes. Neni 123 Komiteti per Marredhenie me Klientin ,mund që gjatë procedures paraprake, edhe personalisht ta dëgjojë të paraqiturin. Për dëgjimin e të paraqiturit vendos vetë Komiteti per Marredhenie me Klientin, nëse konstaton se, sipas kërkesës së parashtruar, është i domosdoshëm dëgjimi i drejtpërdrejtë i avokatit të paraqitur.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

65

Neni 124 Komiteti per Marredhenie me Klientin mund të kërkojë nga parashtruesi i kërkesës për fillimin e procedurës disiplinore që ta plotësojë kërkesën ose të deklarohet, me shkrim, rreth çështjeve të tjera relevante në afatin që nuk mund të jetë më i gjatë se 15 ditë. Në thirrje nga alinea paraprake, parashtruesi i kërkesës do të paralajmërohet se, nëse nuk i përmbahet kërkesës së Komitetit per Marredhenie me Klientin në afatin e caktuar, kërkesa e tij do të hudhet poshtë. Neni 125 Nëse, pas përfundimit të veprimeve paraprake, Komiteti per Marredhenie me Klientin konstaton dyshimin për shkelje të supozuar, me këtë rast e dorezon kërkesën për fillimin e procedurës disiplinore në Komitetin Disiplinor. Neni 126 Nëse Komiteti per Marredhenie me Klientin konstaton se nuk ka bazë për ngritjen e kërkesës të nëjtën e hudhë poshtë. Për vendimin e tij, Komiteti per Marredhenie me Klientin e njofton ushtruesin e kërkesës dhe Komitetin Disiplinor. Ushtruesi i kërkesës ka të drejtë që, në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit, ta parashtrojë ankesën në Komiteti Disiplinor. Komiteti Disiplinor mund të ngre kërkesën nëse konstaton se ekziston bazë për ngritjen e saj në afatin prej 30 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit. Vendimi i Komitetit disiplinor, që mirret në afatin jo më të gjatë se 60 ditë, është definitiv. 3) Procedura para Komitetit Disiplinor Neni 127 Kryetari i Komitetit Disiplinor, pasi e pranon kërkesën e cakton Kolegjin Disiplinor për të vepruar. Neni 128 Kolegji disiplinor: 1. e pezullon procedurën, nëse konstaton se vepra, që është lënda e kërkesës, nuk paraqet shkelje ose nëse konstaton se egzistojnë rrethanat që përjashtojnë përgjegjësinë disiplinore ose nëse konstaton se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se i paraqituri e ka kryer shkeljen për të cilën paraitur,

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

66

2. ia kthen për plotësim aktakuzën kërkesën Komitetit per Marredhenie me Klientin, nëse konstaton se ajo duhet të plotësohet, dhe 3. mund të vendosë që procedura, përkohësisht, të ndërpritet deri sa nuk kostatohet përgjegjësia penale e të paraqiturit para Gjykatës së rregullt, nëse ajo përgjegjësi ka filluar për të njejtën vepër. Neni 129 Vendimet nga neni paraprak, Kolegji Disiplinor ia dorëzon avokatit të paraqitur,avokatit të tij dhe Komitetit per Marredhenie me Klientin të cilët kanë të drejtë ankese në Komitetin Disiplinor për Ankesa në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e marrjes. Neni 130 Nëse Kolegji nuk vendos sipas njërës prej pikave nga neni (128) të këtij Statuti, e cakton shqyrtimin kryesor. Avokatit të paraqitur dhe avokatit të tij i dorëzohet thirrja për shqyrtim si dhe kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore. Neni 131 Shqyrtimi mund të mbahet edhe pa praninë e avokatit të paraqitur nëse, ai është thirrë në mënyrë të rregullt, kurse mungesën nuk e ka arsyetuar. Neni 132 Shqyrtimet kryesore mbahen rregullisht në selinë e Odës. Neni 133 Gjatë shqyrtimit kryesor Kolegji mund ta marrë njërin nga vendimet e nenit 128 të këtij Statuti, nëse konstaton se janë plotësuar kushtet për të. Neni 134 Pas përfundimit të shqyrtimit kryesor, Kolegji Disiplinor nxjerr vendim, me të cilin avokati i paraqitur: 1.lirohet nga përgjegjësia disiplinore ose 2.shpallet përgjegjës. Kolegji Disiplinor duhet ta refuzojë kërkesën kundër avokatit të paraqitur, nëse Këshilltari Disiplinor gjatë shqyrtimit kryesor heq dorë prej kerkesës , nëse konstaton se është parashkruar afati per fillimin e procedures disiplinore , si dhe nëse ushtruesi i kërkesës i cili e ka paraqitur avokatin tërheqet nga kërkesa e tij për fillimin e procedurës disiplinore .

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

67

Neni 135 Vendimi me të cilin avokati shpallet përgjegjës, duhet të përmbajë: 1. hyrjen (preambulën), 2. dispozitivin ku përshkruhet shkelja e vërtetuar nga avokati i paraqitur, klasifikimi i asaj shkeljeje si dhe masa e shqiptuar disiplinore, 3. arsyetimin, 4. këshillën juridike dhe 5. nënshkrimin e kryetarit të Kolegjit dhe vulën e Odës, 6. vendimin mbi shpenzimet e procedurës. Neni 136 Në procedurën disiplinore nuk mund të vendoset për kërkesën për kompensimin e dëmit të shkaktuar me rastin e kryerjes së shkeljes. Neni 137 Kopja e vendimit i dergohet avokatit te paraqitur, mbrojtësit të tij, Komitetit per Marredhenie me Klientin dhe palës së dëmtuar. Neni 138 Kundër vendimit te Kolegjit Disiplinor, pala e pakenaqur ka të drejtë ankese në Komitetin Disiplinor per Ankesa në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Kolegjit Disiplinor për Komitetin Disiplinor per Ankesa. Një kopje e ankesës i dërgohet palës kundërshtare, e cila mund të përgjigjet në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e marrjes. Neni 139 Kolegji Disiplinor për Ankesa mund ta vërtetojë, ta ndryshojë apo ta prishë vendimin e Kolegjit Disiplinor. Vendimi i Kolegjit Disiplinor për Ankesa i dorëzohet avokatit të paraqitur , avokatit të tij , Komitetit per Marredhenie me Klientin dhe ushtruesit të kërkesës. Vendimi është definitiv, perveq ne rastet e parapara me nenin 68 te Ligjit mbi Avokaturën. 4) Parashkrimi Neni 140 Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të lehta, parashkruhet 6 (gjashtë) muaj pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe kryesin, kurse në çdo rast parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 1 (një) viti prej ditës së kryerjes së shkeljes.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

68

Neni 141 Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të rënda, parashkruhet 1 (një) vjet pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe për kryesin, kurse gjithsesi parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 2 (dy) vjetesh prej ditës së kryerjes së shkeljes. Neni 142 Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të lehta, parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 3 (tre) muajve prej ditës së plotëfuqishmërisë së vendimit. Neni 143 Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të rënda parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 6 (gjashtë) muajve prej ditës së plotëfuqishmërisë së vendimit. Neni 144 Nëse ndaj avokatit të paraqitur ka filluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë penale për të njëjtën vepër për të cilën ka filluar procedura disiplinore, afati i parashkrimit ndërpritet deri në përfundimin definitiv të procedures penale para gjykatave të rregullta. Pas përfundimit të procedures penale, afati i parashkrimit për procedurën disiplinore, vazhdon të rrjedhë. IX. BIBLIOTEKA E ODËS Neni 145 Oda disponon me bibliotekën e vet. Të drejtën e shfrytëzimit të bibliotekës e kanë të gjithë avokatët dhe avokatët praktikantë, të regjistruar në regjistrat përkatës pranë Odës. Neni 146 Këshilli ekzekutiv e përcakton pagesën në emër të anëtarësisë për ata avokatë ose avokatë praktikantë që dëshirojnë ta shfrytëzojnë bibliotekën. Pagesa është periodike, kurse lartësia caktohet me vendim të posaçëm. Shuma e mbledhur e mjeteve përdoret vetëm për pasurimin e fondit të bibliotekës dhe për mirëmbajtjen e saj.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

69

Neni 147 Shfrytëzuesit e bibliotekës nuk kanë të drejtë t’i bartin dhe t’i shfrytëzojnë egzemplarët e titujve jashtë lokalit të bibliotekës. Neni 148 Për bibliotekën kujdeset bibliotekisti, e nëse mungon, Sekretari i Odës i cili e mban evidencën e titujve, të shfrytëzuesve dhe e arkëton pagesën e anëtarësisë nga neni 150 të këtij Statuti. Neni 149 Përpos anëtarësisë, finansimi dhe pasurimi i fondit të bibliotekës bëhet edhe në mënyra të tjera. Vendimin e merr Kryetari i Odës. IX. SPECIALIZIMI I AVOKATËVE Neni 150 Avokati që plotëson kushtet ligjore, kushtet nga ky Statut dhe kushtet nga aktet e përgjithshme të Odës, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën për t’iu pranuar titulli i specialistit në degën e caktuar të drejtësisë ( neni 44 i Ligjit mbi Avokaturën). Neni 151 Titulli i specialistit pranohet nga këto degë: 1. E drejta kushtetuese, 2. E drejta penale, 3. E drejta civile, 4. E drejta administrative, 5. E drejta e punës, 6. E drejta ekonomike, 7. E drejta bankiere, 8. E drejta e autorit, 9. E drejta ndërkombëtare publike dhe 10. E drejta ndërkombëtare private. Neni 152 Kërkesa për pranimin e titullit të specialistit i dërgohet Këshillit ekzekutiv të Odës.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

70

Neni 153 Kushtet për specializim i cakton Oda në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë. Vendimin për pranimin e titullit të specialistit e merr Këshilli ekzekutiv i Odës pasi e merr mendimin dhe raportin e Komisionit të posaçëm të cilin ai e emëron. Neni 154 Komisioni përbëhet prej 9 (nëntë) anëtarësh. Anëtarët e komisionit mund të zgjidhen edhe nga institucionet e ndryshme shkencore, administrative dhe publike si dhe nga radhët e avokatëve. Në krye të Komisionit është Kryetari i Odës, i cili udhëheq punën e Komisionit. Neni 155 Kundër vendimit për mospranimin e titullit të specialistit, avokati – parashtruesi i kërkesës, ka të drejtë ankese në Komisionin e Kuvendit për shqyrtimin e ankesave, i cili duhet të vendosë në afat prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh nga dita e parashtrimit të ankesës. Vendimi i Komisionit të Kuvendit është definitiv. Neni 156 Mënyra e punës së Komisionit, kushtet e parapara për marrjen e titullit të specialistit etj...rregullohen me Rregulloren mbi procedurën për pranimin e titullit të specialistit. X. PUBLIKIMI I BULETINIT Neni 157 Oda e Avokatëve e nxjerr buletinin. Ai publikohet në çdo 6 (gjashtë) muaj dhe e marrin të gjithë avokatët dhe avokatët praktikantë të Odës. Neni 158 Anëtarët e redaksisë, redaktorin dhe kryeredaktorin e Buletinit e emëron Këshilli ekzekutiv i Odës.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

71

Mandati i anëtarëve të redaksisë zgjat 3 (tri) vjet. I njejti person vetëm dy herë radhazi mund të emërohet në ekipin redaktues.

Neni 159 Anëtarët e redaksisë i përgjigjen për punën e vet Këshillit ekzekutiv, i cili ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar edhe para skadimit të mandatit. XI. AFARIZMI FINANCIAR Neni 160 Afarizmi financiar i Odës zhvillohet sipas parallogarisë vjetore mbi të hyrat dhe të dalat, të cilën e miraton Kuvendi. Neni 161 Të hyrat e rregullta vjetore të Odës janë: - të hyrat nga regjistrimi i avokatëve - të hyrat nga anëtarësia e avokatëve dhe - të hyrat e tjera. Neni 162 Përveç të hyrave të rregullta, Oda disponon edhe me të hyra të jashtëzakonshme: - pagesa e gjobave si masë disiplinore dhe - të hyrat e ndryshme të jashtëzakonshme. Neni 163 Oda i përdor mjetet financiare për realizimin e detyrave dhe objektivave të veta të përcaktuara me Ligj dhe me këtë Statut. Neni 164 Kryetari i Odës i lejon të dalat nga mjetet financiare të Odës deri në limitin e përcaktuar nga Këshillit ekzekutiv. Mbi limitin nga alinea paraprake, të dalat e mjeteve financiare të Odës i lejon Kryetari i Odës pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Këshillit ekzekutiv. Në rastet e veçanta, Kryetari i Odës pas marrjes së pëlqimit, mund ta autorizojë nënkryetarin e Odës për lejimin e të dalave nga alinea paraprake.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

72

Neni 165 Bilancin mbi afarizmin financiar e miraton Kuvendi i Odës. Bilancin e nënshkruan Kryetari i Odës. XII. SHENJA DHE VULAT E ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS Neni 166 Oda e ka shenjën e vet të cilën e përcakton Kuvendi. Neni 167 Vulat e Odës janë në formë të rumbullakët dhe në formë katrori me mbishkrimin: ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS - PRISHTINË Chamber of LAËYERS of KOSOVA – PRISHTINA. ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA - PRISTINA Vula katrore përmbanë edhe shenjën “ Nr. No. Br. ______________________” dhe “ Dt.__________________”. Neni 168 Ngjyrat zyrtare në të cilat mund të shtypën vulat janë: 1. e zezë dhe 2. kaltërt e mbylltë. Neni 169 Oda disponon edhe me vulën ujore dhe shenjën . Neni 170 Tubimet regjionale të avokatëve disponojnë me vule në përputhje me aktin e përgjithshëm, të cilin e miraton Këshilli ekzekutiv i Odës. XIII. ADMINISTRATA E ODËS SË AVOKATËVE Neni 171 Administratën të Odës e përbëjnë: 1. Sekretari 2. Administratori -bibliotekisti–

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

73

3. Shoferi dhe 4. Pastruesi. Neni 172 Kushtet që duhen të plotësohen për t’u pranuar në njerin prej vendeve të punës nga neni paraprak i përcakton Këshilli ekzekutiv. Neni 173 Kontratat e punës me të punësuarit në vendet e punës nga neni 178 të këtij Statuti, në emër të Odës, i nënshkruan Kryetari i Odës. Neni 174 Puna e anëtarëve të tjerë të organeve të Odës është vullnetare. XIV. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 175 Procedurat e filluara pranë organeve të Odës, para hyrjes në fuqi të këtij Statuti, do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë në bazë të dispozitave që kanë qenë në fuqi në atë kohë. Neni 176 Organet e Odës, të zgjedhura sipas dispozitave statutare që kanë qenë në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij Statuti, e vazhdojnë punën gjer te skadimi i mandatit. Neni 177 Ky Statut hyn në fuqi ditën e tetë pas miratimit.

Prishtinë , dt.07.07.2007

Kryetari e Odës së Avokatëve të Kosovës

Ramë Gashi

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

74

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE TË GJYKATËSVE

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

75

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE TË GJYKATËSVE

Duke u bazuar në Rregulloren Nr. 2001/8 të UNMIK-ut, për themelimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë të Kosovës, Duke pasur parasysh standardet e njohura ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të cilat specifikisht i garantojnë secilit individ barazinë parimore para ligjit, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për dëgjim të drejtë dhe publik brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e paanshme dhe e pavarur e krijuar me ligj; Duke u bazuar në Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara për Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor, të aprovuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nëntor 1985; Duke u bazuar në rekomandimin Nr. R (94) 12 që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës u bën shteteve anëtare mbi pavarësinë, efikasitetin dhe rolin e gjykatësve dhe adoptimin e objektivave të cilat i shpreh; Duke marrë parasysh Kartën Europiane mbi Statutin e Gjykatësve dhe Memorandumin Shpjegues të saj të përgatitur nga ekspertët e Këshillit të Europës dhe të miratuar në Strasburg në Korrik 1998; Duke pranuar që pushteti gjyqësor i ndershëm dhe i pavarur është thelbësor për të dhënë drejtësi në një shoqëri demokratike, për të forcuar dominimin e shtetit ligjor dhe për të mbrojtur liritë individuale; dhe Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që dispozitat që synojnë të sigurojnë garanci më të mira për kompetencat, pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatësve të plotësohen edhe me kodin e etikës dhe sjelljes profesionale të gjykatësve, sidomos për shkak të perjudhës së tranzicionit nëpër të cilën po kalon Kosova; Ky Kod përkufizon standartet vijues të etikës dhe sjelljes profesionale që duhet të respektohen nga gjykatësit, shkelja e të cilave krijon bazë për zbatimin e sanksioneve siç është parashikuar në Nenin 7 të Rregullores Nr. 2001/8 dhe Nenin 2 të Urdhëresës Administrative Nr. 2001/4. Si rrjedhojë e nevojshme janë adoptuar edhe dispozita që synojnë mbrojtjen e gjykatësve në rastet e ushtrimit të pavarësisë gjyqësore. Sjelljet jo të mira të cilat specifikisht janë përshkruar në këtë kod nuk janë të vetmet; çdo veprim i ndërmarrë nga ndonjë gjykatës, edhe nëse nuk është reflektuar shprehimisht në ndonjë dispozitë por ka efekt të ngjashëm, mund të konsiderohet shkelje e këtij kodi dhe si e tillë të ndëshkohet. Ky Kod zbatohet për të gjithë gjykatësit profesionistë të Kosovës, duke përfshirë si ata që merren me çështjet penale, civile, ekonomike dhe administrative, të të gjitha niveleve, duke përfshirë Gjykatat për Kundravajtje.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

76

I. Parimi i Përgjithshëm Një gjykatës duhet të sillet gjithmonë në atë mënyrë që krijon besimin e publikut për dinjitetin, integritetin dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Kjo do të thotë që gjykatësi duhet të zbatojë standarte të larta të sjelljes profesionale dhe personale, të respektojë dhe zbatojë ligjin, të kryejë detyrat e funksionit të tij/saj në mënyrë të paanshme dhe të kujdesshme dhe të shmangë çdo sjellje apo situatë që do të vinte në pikpyetje integritetin, paanshmërinë apo pavarësinë e tij/saj. Kjo ka efekt jo vetëm për jetën profesionale të gjykatësve por edhe për disa aspekte të jetës së tyre private, në ato raste kur mund të dëmtohet imazhi i gjykatësit në sytë e publikut gjë që do ndikonte në imazhin e gjithë pushtetit gjyqësor. Rregullat e Veçanta të Etikës

Veprimtaritë gjyqësore

1. Gjatë procedurave gjyqësore, gjykatësi ka për detyrë të mbrojë të drejtat dhe liritë e të gjithë personave.

2. Gjatë ushtrimit të detyrave gjyqësore, gjykatësi ka për detyrë që të zbatojë

ligjin në mënyrë të rregullt duke përfshirë këtu edhe standartet e njohura ndërkombëtare, t’i trajtojë çështjet gjyqësore me drejtësi dhe duke shmangur qëndrimet diskriminuese mbi çfarëdo baze qoftë kjo, si për shembull diskriminim në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, ngjyrës, karakteristikave të tjera gjenetike, gjuhës, besimit, bindjeve politike apo bindjeve të tjera, të origjinës nacionale ose shoqërore, lidhjes me pakicat kombëtare, pasurisë, lindjes, shëndetit, invaliditetit apo statusi tjetër.

3. Gjykatësi në veçanti ka këto përgjegjësi:

a) të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme në të gjitha rastet

pa rënë nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, dhe të kryejë detyrat gjyqësore duke u bazuar në çdo rast në fakte dhe në ligjet e aplikueshme, pa kurrfarë pengese, influencimi, ndikimi të padrejtë, presioni të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga çfarëdo sfere qoftë;

b) të shmangë çdo lloj konflikti interesi të mundshëm të bazuar në

marrëdhëniet familiare ose shoqërore si dhe në marrëdhëniet profesionale ose financiare;

c) nëse për ndonjë arsye gjykatësi nuk është në gjendje që të veprojë

në përputhje me dispozitat e paragrafeve të mësipërme të këtij seksioni, ai/ajo duhet të ndërmarrë veprim të menjëhershëm duke përfshirë edhe heqjen dorë nga çështja dhe t’i kërkojë Kryetarit të gjykatës ku ai/ajo shërben për ta përjashtuar nga çështja. Në çdo rast, kur gjykatësi gjendet në një situatë të paqartë, ai/ajo është i/e

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

77

detyruar të njoftojë për këtë palët e përfshira dhe të pajtohet për diskualifikimin e tij/saj të mundshëm nëse palët e dëshirojnë këtë.

B. Veprimtaritë jo gjyqësore

1. Në përgjithësi gjykatësi, mund të ushtrojë aktivitete të tjera jashtë mandatit të tij/saj gjyqësor duke përshirë ato që kanë të bëjnë me ushtrimin e të drejtave të si qytetarë ose të atyre që kanë të bëjnë me interesa profesionalë dhe pavarësinë. Kjo e drejtë është e kufizuar për aq sa aktivitetet e jashtme janë në mospërputhje me besimin tek gjykatësi, me paanshmërinë dhe pavarësinë e gjykatësit, apo angazhimin për tu marrë në mënyrë të kujdesshme dhe të vëmendshme me çështjet e sjella para tij/saj1 .

Duke pasur parasysh çfarë u parashikua më sipër në këtë seksion gjykatësit mund të merren me aktivitetet e mëposhtme:

(a) të flasin, shkruajnë, japin leksione dhe të marrin pjesë në aktivitete të

tjera ligjore, për sistemin juridik dhe administrimin e drejtësisë, duke përfshirë edhe rastet kur këto aktivitete organizohen nga ndonjë organizatë ose agjensi qeveritare që i dedikohet përmirësimit të tyre; dhe

(b) të merret me art, sport dhe veprimtari të tjera shoqërore dhe rikrijuese

si dhe të marrë pjesë në veprimtari civile dhe bamirëse;

2. Në veçanti, gjykatësi nuk duhet të përfshihet në ndonjë veprimtari, duke përfshirë veprimtaritë politike, që është në mospërputhje me funksionin e tij/saj.

3. Gjykatësi nuk duhet të inkurajojë, përkrahë ose të marrë pjesë në ndonjë

organizatë që mbështet çfarëdolloj diskriminimi.

4. Gjykatësi nuk duhet të mbledhë fonde për ndonjë organizatë ose agjensi apo të lejojë përdorimin e emrit të tij/saj për këtë qëllim ose të lejojë përdorimin e prestigjit të funksionit gjyqësor për atë qëllim, përveç për organizata apo agjensi humanitare, apo organizata ose agjenci puna e të cilave i kushtohet forcimit dhe pavarësisë së gjyqësorit, përmirësimit të sistemit ligjor dhe edukimit juridik.

5. Gjykatësi nuk duhet të merret me çështje finaciare dhe biznesi që mund të

reflektojnë keq në paanshmërinë e tij/saj, ndikojnë në kryerjen e detyrave gjyqësore në mënyrën e duhur, shfrytëzojnë pozitën e tij/saj si gjykatës ose e përfshin atë në marrdhënie ekonomike me avokatët apo persona që mund të dalin para gjykatës në të cilën ai/ajo shërben.

1 Efektet negative të veprimtarive të jashtme në kushtet nën të cilat janë përmbushur detyrat gjyqësore, do të

shqyrtohen në mënyrë pragmatike.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

78

6. Gjatë gjithë kohës që ushtrojnë detyrën e tyre, gjykatësit janë të ndaluar që të zhvillojnë ndonjë praktikë tjetër juridike, ose në mënyrë private të kryejnë ndonjë funksion gjyqësor (p.sh. të veprojë si mbrojtës, ndërmjetësues, negociues). Ata mund të emërohen si dorëzanës apo kujdestarë, vetëm në rastet e parashikuara me ligj.

7. Gjykatësi dhe familja e tyre, në asnjë rrethanë nuk duhet të pranojnë dhurata,

privilegje, favore ose premtime për ndihmë materiale prej ndonjë personi, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ka interes për çështjen që gjykohet nga gjykatësi.

Rregullat Specifike të Sjelljes Professionale

Përgjegjësitë gjyqësore 1. Gjykatësi ka detyrë që gjatë ushtrimit të detyrave gjyqësore të sigurojë trajtimin e

çështjeve në mënyrë të drejtë dhe efikase. Kjo ka të bëjë me atë që e drejta e dëgjimit duhet t’ju mundësohet të gjitha palëve dhe të drejtat proceduriale të palëve të respektohen gjate gjithë procedurës, si dhe të eliminohet çdo vonesë e pajustifikuar apo neglizhencë në punë.

2. Në rastin e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore, gjykatësit janë veçanërisht të

detyruar të kërkojnë të vërtetën. Kjo do të thotë që gjykatësit duhet të thërrasin

dëshmitarë të tjerë dhe të kërkojnë teste të mjekësisë ligjore në rast se

konsiderojnë se këto janë të nevojshme për zbulimin e së vërtetës.

3. Gjykatësi duhet t’ju përmbahet dhe të përmirësojë standartet më të larta të

profesionalizmit dhe ekspertizës ligjore dhe për këtë qëllim të vazhdojë arsimin

ligjor dhe trainimin e tij/saj, në mënyrë të veçantë kur këto ofrohen.

4. Për të qenë në gjendje të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore që

kanë të bëjnë me persona të mitur gjykatësi duhet të kenë kualifikim profesional

të përshtatshëm.

5. Kur lejohet nga ligji dhe në qoftë se është e mundur, gjykatësi duhet t’i

inkurajojë palët që të arrijnë një marrëveshje shoqërore. Në çdo rast dhe

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

79

përveçse kur ligji ose praktika e ndjekur parashikon ndryshe, gjykatësi duhet të

japë arsyetim të qartë dhe të plotë për vendimet e tij/saj dhe në rast se është e

nevojshme duhet t’ju shpjegojnë palëve në mënyrë të paanshme çështjet

proceduriale duke përdorur gjuhë që është e kuptueshme për ta.

6. Në rastet e nevojshme, gjykatësi duhet të respektojë fshehtësinë e informatave

që i janë besuar dhe/ose konfidencialitetin e procedures. Kjo do të thotë që kur një çështje është marrë në shqyrtim nga një gjykatë, ata duhet të mos bëjnë komente publike, të tilla që në mënyrë të arsyeshme mund të pritet të influencojnë zgjidhjen e çështjes ose të dëmtojnë drejtësinë apo të ulin besueshmërinë në pushtetin gjyqësor; po ashtu gjykatësi duhet të kërkojë të njëjtën mënyrë abstenimi edhe nga personeli tjetër i gjykatës që është nën drejtimin dhe varësinë e tij/saj.

7. Përveç rasteve të parashikuara me ligj, gjykatësi duhet të shmangë dhe të

diskurajojë komunikimin vetëm me njërën nga palët (ex-parte). Në rast se ndodh një komunikim i tillë gjykatësi duhet t’ju tregojë menjëherë palëve të tjera të përfshira në çështje informacionin në fjalë dhe në rast se është e mundur të sigurojë pjesëmarrjen e tyre.

8. Gjatë ushtrimit të detyrave gjyqësore, gjykatësi duhet të shmangë sjelljet që

manifestojnë njëanshmëri dhe paragjykim dhe nuk duhet të lejojë punonjësit,

nëpunësit e gjykatës apo subjekte të tjera që janë nën drejtimin dhe varësinë e

tij/saj të bëjnë një gjë të tillë.

9. Gjykatësi duhet të tregojë gadishmëri dhe respekt ndaj individëve2, të jetë i

durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm me palët, të pandehurit, dëshmitarët, avokatët, prokurorët, gjykatësit e tjerë, gjykatësit porotë, dhe persona të tjerë me të cilët i lidh puna në kapacitetin zyrtar, dhe duhet të kërkojnë të njëjtën gjë nga avokatët, nëpunësit, punonjësit e gjykatës si dhe personat e tjerë me të cilët mund të jenë në kontakt gjatë procedures gjyqësore apo që janë subjekt i urdhërave dhe kontrollit të tyre.

2 “Gadishmëria” i referohet si kohës që i duhet gjykatësit për të gjykuar çështjen para tij në mënyrën e duhur,

ashtu edhe vëmendjen dhe vigjilencën që janë veçanërisht të nevojshme për këto detyra të rëndësishme, duke

qenë se është vendimi i gjykatësit ai që mbron të drejtat e individëve. Respekti për individët është veçanërisht i

rëndësishëm sidomos në pozicione autoritative siç është ai i gjykatësit, veçanërisht për shkak të faktit se

individët shpesh herë janë në pozitë delikate kur kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

80

Përgjegjësitë administrative

1. Gjykatësi duhet t’i përmbushë përgjegjësitë e tij/saj administrative me

profesionalizëm dhe kujdes dhe duhet të bashkëpunojë me gjykatësit e tjerë dhe

nëpunësit e gjykatës në administrimin e veprimtarisë së gjykatës.

2. Në veçanti gjykatësi duhet të:

a) respektojë detyrimet e nevojshme të lidhura me funksionet e tij/saj për mbikqyrjen e personelit të gjykatës nën varësinë tij/saj.

b) organizojë veprimtaritë e tij/saj dhe të respektojë detyrimet e veçanta për

oraret dhe punët jashtë orarit, që janë të nëvojshme për të kryer aktivitetin e tyre.

c) zbatojë urdhëresat administrative të Departamentit të Drejtësisë në atë masë

që këto urdhëresa kanë për qëllim që të përmirësojnë dhe të racionalizojnë një administrim consistent për operacionet administrative të gjykatave, dhe që nuk ndërhyjnë me ushtrimin e gjykimit të lirë nga ana e gjykatësve.

3. Funksioni i Kryetarit të Gjykatës kërkon një ndjenjë përgjegjësie veçanërisht të

lartë. Kryetari i Gjykatës duhet të tregojë përkushtim ndaj përgjegjësive të tij si Kryetar i Gjykatës për administrimin gjyqësor dhe administrimin e gjykatës, përveç veprimtarisë së tij/saj gjyqësore. Kjo përfshin praktikën e duhur dhe aftësitë organizative, administrative dhe marrëdhëniet njerëzore në kontekstin gjyqësor.

4. Për shkak se Kryetari i Gjykatës e përfaqëson gjykatën, ai/ajo ka detyrim të

veçantë që të mbrojë imazhin e drejtësisë në lidhje me seriozitetin dhe dinjitetin që qytetarët kanë të drejtë të presin nga sistemi gjyqësor.

5. Kryetari i Gjykatës, apo çdo gjykatës që është ngarkuar me ndarjen e çështjeve

gjyqësore, nuk duhet të influencohen nga dëshirat e palëve ose ndonjë personi që ka interes në rezultatin e çështjes gjyqësore. Hedhja e shortit ose një sistem automatik shpërndarje sipas rendit alfabetik, ose ndonjë sistem tjetër i ngjashëm duhet të marrin përparësi.

E miratuar Prill 2006

Rexhep Haxhimusa Kryetar, Keshilli

Gjyqesor i Kosoves

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

81

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

82

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

Duke u bazuar në Rregulloren Nr. 2001/8 të UNMIK-ut, për themelimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë të Kosovës; Duke pasur parasysh standartet e njohura ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të cilat specifikisht i garantojnë secilit individ barazinë parimore para ligjit, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për dëgjim të drejtë dhe publik brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e paanshme dhe e pavarur e krijuar me ligj; Duke u bazuar në Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara për Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor, të aprovuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nëntor 1985 si dhe në udhëzimet mbi rolin e prokurorëve të adoptuar nga Kongresi i Tetë i Kombeve të Bashkuara mbi Parandalimin e Krimit dhe Trajtimin e të Pandehurve; Duke u bazuar në rekomandimin Nr. R (19) 00 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës drejtuar shteteve anëtare, mbi rolin e prokurorit publik në sistemin penal të drejtësisë; Duke pranuar që prokurori publik luan një rol themelor dhe mban përgjegjësi të rëndësishme në administrimin e drejtësisë. Në emër të shoqërisë dhe interesit publik, ata janë në veçanti përgjegjës për të siguruar zbatimin e ligjit në rastet kur shkelja e ligjit sjell për pasojë sanksione penale, duke pasur parasysh në çdo rast të drejtat e individëve dhe efikasitetin e nevojshëm të sistemit penal të drejtësisë; dhe Të vetëdijshëm për nevojën, veçanërisht në kontekstin e gjendjes së tranzicionit në Kosovë, për adoptimin e dispozitave që synojnë të mbështesin efikasitetin, paanshmërinë dhe drejtësinë e prokurorëve publikë. Ky kod përkufizon standartet vijuese të etikës dhe sjelljes profesionale që duhet të zbatohen nga prokurorët, shkelja e të cilave krijon bazë për marrjen e masave siç është parashikuar në Nenin 7 të Rregullores Nr. 2000/8 dhe neni 2 i Urdhëresës Administrative Nr. 2000/4. Si rezultat është e nevojshme të merren masa për të garantuar që prokurorët publikë të jenë në gjendje për të përmbushur detyrat dhe pergjegjësitë e tyre profesionale nën kushte të përshtatshme ligjore dhe organizative dhe në veçanti të sigurojnë që marrja në punë, ngritja në përgjegjësi dhe transferimi i prokurorëve publikë të bëhet mbi bazën e procedurave të drejta dhe të paanshme që kanë parashikuar masa kundër çdo lloj mundësie për të favorizuar interesat e grupeve të veçanta dhe që përjashtojnë diskriminimin mbi çdo lloj baze. Sjelljet e parregullta specifike të parashikuara në këtë kod nuk janë të vetmet. Çdo veprim që ndërmerret nga ndonjë prokuror edhe nëse nuk është parashikuar shprehimisht në dispozitat këtu, por që ka efekt të ngjashëm mund të konsiderohet si shkelje e këtij kodi dhe si e tillë të sanksionohet.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

83

Ky kod zbatohet ndaj të gjithë personave që ushtrojnë funksione prokuroriale në Kosovë, në të gjitha nivelet. I. PARIMET E PËRGJITHSHE

1. Prokurori duhet të veprojë në çdo kohë në atë mënyrë që krijon besimin publik tek dinjiteti, integriteti, efikasiteti dhe paanshmëria e prokurorëve. Kjo do të thotë që ai/ajo duhet të zbatojë standarte të larta të sjelljes profesionale dhe personale, të respektojë dhe zbatojë ligjin, të kryejë detyrat e funksionit të tij/saj në mënyrë të pavarur dhe të kujdesshme dhe të shmangë çdo situatë apo sjellje që mund të vërë në pikëpyetje integritetin dhe paanshmërinë e tij/saj. Kjo ka efekt jo vetëm për jetën profesionale të prokurorëve por edhe për disa aspekte të jetës së tij/saj private në rastet që mund të ndikojnë në imazhin e prokurorit në sytë e publikut dhe në këtë mënyrë të prekin institucionin e prokurorisë në tërësi.

2. Prokurori nuk duhet të merret me asnjë veprimtari, duke përfshirë veprimtaritë

politike, që nuk është në përputhje me funksionin e tij/saj. II. RREGULLAT E VEÇANTA TË SJELLJES

A. Veprimtaritë prokuroriale

1. Prokurori duhet të ndjekë standartet më të larta të profesionalizmit dhe

expertizës ligjore dhe për këtë qëllim duhet të vazhdojë edukimin e tij/saj ligjor dhe trainimet veçanërisht kur këto ofrohen.

2. Në veçanti prokurori duhet të respektojë dhe zbatojë:

a) parimet dhe detyrat etike të funksionit të tyre siç janë parashikuar në

këtë kod të sjelljes; b) mbrojtjen ligjore të të pandehurve, të dëmtuarve dhe dëshmitarëve;

c) të drejtat dhe liritë e njeriut të parashikuara në instrumentat

ndërkombëtare;

d) parimet dhe praktikën e organizimit të punës, administrimit dhe burimeve njerëzore në kontekstin gjyqësor;

Ndër të tjera kjo do të thotë që ai duhet të ketë dijeni për:

1. mekanizmat dhe materialet që ndihmojnë për vazhdimësinë e rregullt të veprimtarisë së tyre; dhe

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

84

2. format e veçanta të zhvillimit të kriminalitetit, si dhe kërkesat dhe modalitetet e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet penale;

3. Në marrdhëniet me autoritetet kompetente për të mbikqyrur punën e tyre

prokurorët duhet të:

a) jenë në gjendje që të kryejnë detyrat dhe përmbushin përgjegjësitë e tyre pa ndërhyrje të pajustifikueshme dhe pa u ekspozuar në mënyrë të pajustifikuar ndaj përgjegjësive penale, civile ose ndonjë lloj tjetër përgjegjësie;

b) respektojë udhëzimet juridike të dhëna nga autoritetet në hierarki më të

larta, nga të cilat ata varen1;

c) gëzojnë të drejtën që udhëzimet që u drejtohen atyre të jenë me shkrim;

d) japin perjodikisht dhe publikisht llogari për veprimtarinë e tyre në

përgjithësi dhe për mënyrën sipas së cilës kanë përmbushur çështjet prioritare në veçanti.

4. Në marrdhëniet me gjykatësit, prokurorët publikë duhet të:

a) respektojnë në mënyrë rigoroze pavarësinë dhe paanshmërinë e

gjykatësve; në veçanti, ata nuk duhet të shfaqin dyshim për vendimet gjyqësore dhe as të pengojnë ekzekutimin e tyre përveç kur kanë të drejtë të ushtrojnë ankim me apelim ose kur zbatojnë procedura të tjera të parashikuara me ligj;

b) të jenë objektivë dhe të drejtë gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore.

5. Në marrdhëniet me policinë, prokurorët duhet të:

a) japin instruksione të qarta me qëllim zhvillimin e ndjekjes penale2 të

efektshme në rastet kur ligji i aplikueshëm kërkon nga prokurorët që të 1 Sipas Nenit 8 të Ligjit mbi Zyrën e Prokurorit Publik (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës, Nr. 32/76) një

Prokuror Publik më i lartë, sipas ligjit, mund t’i japë një Prokurori Publik në rang më të ulët instruksione të

detyrueshme për punën e tij/saj dhe mund t’i marrë mbi vete detyrat që ishin kompetencë e Prokurorit Publik të

rangut më të ulët. Sipas Nenit 49 të të njëjtit ligj, Ministria e Drejtësisë dhe Administrata e Përgjithshme mund

të kërkojnë nga Zyrat e Prokurorëve Publikë informacion dhe raporte që janë të nevojshme për kryerjen e punës

së tyre. 2 Sipas Nenit 45 të Ligjit aplikueshëm të Procedurës Penale, ndjekja e kryerësve të veprave penale është e drejtë

dhe detyrë themelore e prokurorit publik, i cili, për veprat penale që ndiqen kryesisht ka kompetencë të

ndërrmarrë masat e nevojshme për t’i zbuluar ato dhe për të gjetur kryerësin e këtyre veprave dhe të drejtojë

procedurën penale paraprake. Sipas Nenit 153 (2) të të njëjtit ligj, kur prokurori publik nuk mund të vendosë

nëse të dhënat e nxjerra nga kallzimi janë të besueshme ose kur të dhënat nga kallzimi nuk janë të mjaftueshme

për të vendosur nëse është i nevojshëm fillimi i hetimit, ose kur ai/ajo thjesht kanë dëgjuar se është kryer një

krim, prokurori publik në qoftë se nuk ka mundësi që të veprojë vetë ose nëpërmjet organeve të tjera, duhet të

kërkojë që organet përgjegjëse të mbledhin informacionin e nevojshëm dhe të marrin masa të tjera për zbulimin

e krimit dhe kryerësit të tij. Prokurori publik mund t’ju kërkojë këtyre organeve që ta njoftojnë në çdo kohë për

masat që kanë ndërrmarrë.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

85

ndjekin procedura paraprake penale ose u lejon që të kërkojnë që organet që bëjnë zbatimin e ligjit të ndërrmarrin veprime të caktuara;

b) ndëshkojnë ose nxisin ndëshkimet, nëse është rasti, për aktivitetet

kriminale; dhe

c) në çdo rast, të nxisin për një bashkëpunim të drejtë dhe funksional me policinë dhe agjensitë e ndryshme zbatuese të ligjit.

6. Në ushtrimin e detyrave të tyre ndaj individëve, prokurorët duhet të:

a) kryejnë funksionet në mënyrë të drejtë, të paanëshme dhe me

objektivitet;

b) respektojnë dhe të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

c) kërkojnë që të arrihet që sistemi gjyqësor penal të funksionojë sa më efektivisht dhe shpejt që të jetë e mundur. Kjo nënkupton që ata vetë duhet të shmangin çdo formë të mungesave, joefikasitetit dhe neglizhencës në punë si dhe të sigurohen se ekziston koordinim i mirë me organet që merren me zbatimin e ligjeve e të kujdesen për dhënien e udhëzimeve për punën e tyre në rastet e parashikuara nga ligji i aplikueshëm;

d) mos ushtrojë asnjë lloj diskriminimi, duke përfshirë ato që kanë të

bëjnë me gjininë, orjentimin seksual, racën, ngjyrën, karakteristikat e tjera gjenetike, gjuhën, besimin, bindjet politike apo bindje të tjera, origjinën kombëtare ose shoqërore, lidhjen me minoritetet nacionale, pasurinë, lindjen, shëndetin, të qenit të paaftë për punë ose të ndonjë statusi tjetër;

e) sigurojë barazinë para ligjit, të marrë parasysh të gjitha rrethanat e

duhura duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me të pandehurin, pavarësisht nëse janë në avantazhin apo disavantazhin e tij.

7. Prokurorët nuk duhet të fillojnë ose të vazhdojnë ndjekjen penale nëse janë të

detyruar nga ligji që të veprojnë kështu, ose kur nuk ka baza ligjore për ndjekje penale3.

8. Prokurorët nuk duhet të paraqesin fakte të pavlefshme që mund të ndikojnë

në vlefshmërinë e vetë procedurës4.

3 Neni 153 i Ligjit të lartpërmendur thekson se prokurori publik duhet të hedhë poshtë kallzimin kur nga vetë

kallzimi është e qartë se vepra e kryer nuk është vepër penale që ndiqet kryesisht, në qoftë se afati i parashkrimit

ka kaluar, kur vepra është amnistuar ose falur, apo kur egzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen. 4 Neni 83 i të njëjtit ligj përcakton provat, siç janë për shembull thëniet e të pandehurit dhe të dëshmitarëve para

organeve të hetimit, të cilat nuk mund të merren për bazë në marrjen e një vendimi gjyqësor dhe që duhet të

hiqen nga rekordi nga gjykatësi hetues, trupi gjykues, ose me kërkesë të palëve. Nenet 84 dhe 333, në mënyrë

rigoroze i kufizojnë kushtet nën të cilat këto prova mund të shfrytëzohen gjatë gjykimit si përjashtim nga

rregulli i lartpërmendur.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

86

9. Prokurorët duhet të kërkojnë që të mbrojnë parimet e barazisë së anëve, në

veçanti duke u dhënë palëve të tjera – përveç kur është parashikuar ndryshe me ligj – gjithë informacionin që posedojnë dhe që mund të ndikojë drejtësinë e procedurës.

10. Prokurorët duhet të mbajnë sekret informacionin e marrë nga palët e treta,

veçanërisht kur rrezikohet prezumimi i pafajësisë, përveç kur parashikohet se duhen dhënë këto informata sepse është në interes të drejtësisë ose është e parashikuar me ligj.

11. Prokurorët duhet të kenë parasysh interesin e dëshmitarëve, veçanërisht të

marrin, nxisin ose kujdesen për masat për mbrojtjen e jetës, sigurisë së tyre dhe fshehtësisë së jetës private.

12. Prokurorët duhet të marrin parasysh këndvështrimet dhe shqetësimet e

palëve të dëmtuara në rast të dëmtimit të interesave të tyre personale.

13. Prokurorët nuk duhet të lejojnë ndikimet e padrejta që pengojnë ndjekjen e nëpunësve publikë për veprat e kryera nga ata sidomos kur ato kanë të bëjnë me korrupsion, shfrytëzim të paligjshëm të autoritetit, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe vepra të tjera të njohura me ligje ndërkombëtare.

14. Prokurorët dhe familjet e tyre, në asnjë rrethanë, nuk duhet të pranojnë

dhurata, favore, privilegje ose premtime për ndihmë materiale nga ndonjë person që ka interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në rastin për të cilin ata janë përgjegjës.

15. Duke pasur parasysh paragrafin 3 (c) prokurorët nuk duhet të kenë pengesë

që t’i paraqisin gjykatës çdo argument ligjor që duan, edhe në rast se detyrohen t’i japin me shkrim instruksionet që kanë marrë.

B. Përgjegjësitë Administrative

1. Prokurori duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij/saj administrative me profesionalizëm dhe kujdes dhe duhet të bashkëpunojë me organet që merren me zbatimin e ligjit, gjykatësit dhe nëpunësit e tjerë të prokurorisë në administrimin e aktivitetit të prokurorisë.

2. Prokurorët në veçanti duhet të: a) respektojnë detyrimet e nevojshme që rrjedhin nga funksioni i tij/saj në

kuadër të mbikëqyrjes së personelit që është nën varësinë dhe kontrollin e tij/saj;

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

87

b) të organizojnë veprimtarinë e tij/saj dhe të respektojnë detyrimet e veçanta për oraret apo shërbimet jashtë orareve të zakonshme, që janë të nevojshme për të kryer detyrën e tyre.

c) të zbatojnë instruksionet administrative që jepen nga Departamenti i

Drejtësisë në atë masë sa këto instruksione synojnë të racionalizojnë dhe të përmirësojnë veprimtarinë konsistente të zyrave të prokurorisë, dhe kur nuk kanë për synim që të ndërhyjnë me qëndrimin e prokurorit për një çështje të caktuar.

3. Funksioni i Prokurorit Publik kërkon kujdes të veçantë dhe ndjenjë

përgjegjësie të lartë.

4. Përsa i përket organizimit dhe veprimtarisë së brendshme të Organeve të Prokurorisë dhe në veçanti caktimit dhe ri-caktimit të çështjeve Prokurori Publik duhet të shmangë çdo ndikim të padrejtë si dhe të punojë për funksionimin si duhet të sistemit të drejtësisë penale dhe në veçanti për nivelin e kualifikimit juridik dhe specializimit që i dedikohet secilës çështje.

Miratuar me 25 prill 2006

Rexhep Haxhimusa

________________ Kryetar, Këshilli Gjyqesor i Kosoves

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

88

KODI I SJELLJES DHE ETIKËS I KOMISIONIT PËR NDIHMË JURIDIKE

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

89

KODI I SJELLJES DHE ETIKËS I KOMISIONIT PËR NDIHMË JURIDIKE

Komisioni i ndihmës juridike, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë me nenin 4.15 p.(i) të Rregullores për ndihmë juridike dhe me Udhëzimin administrative të ndihmës juridike nr. ___/2006 për zbatimin e saj, Me anë të kësaj nxjerr Kodin e sjelljes dhe etikës për ndihmë juridike si në vijim:

Neni 1

Parimet e përgjithshme 1.1 Kodi i sjelljes dhe etikës i komisionit të ndihmës juridike përcakton parimet etike udhëzuese dhe rregullat e sjelljes , për mes të cilave udhëhiqen zyrtaret e Komisionit të ndihmës juridike dhe përsoneli i Zyrës koordinuese për ndihmë juridike dhe Byrot e qarkut për ndihmë juridike (“Përsoneli i ndihmës juridike”). 1.2 Ky Kod plotëson përgjegjësit dhe detyrimet e përgjithshme të sherbyesve civil ,ashtu siç janë përcaktuar në Kodin e sjelljes për shërbimin civil, të bashkangjitur si shtojcë në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/36 mbi shërbimin civil në Kosovës. 1.3 Ky Kod zbatohët për të gjithë anëtarët apo punonjësit e OJQ-ve në partneritet, dhe të programeve studentore ose zyrave të ndihmës juridike.Për të arritur këtë objective,ky Kod do të jetë component esenciale e cilësdo marrëdhënie kontraktues me ofruesit e jashtëm të ndihmës juridike. 1. 4 Ndershmëria e përsonelit të ndihmës juridike është e domosdoshme për drejtësin në ushtrimin e përgjegjesive të Komisionit të ndihmës juridike . Përsoneli i ndihmës juridike juridike duhët të marr pjësë në vendosjen ,ruajtjen dhe zbatimin e standardeve të larta të sjelljes ,ashtu që të ruhët nderi, sinqeritet, drejtësia,dhe pa anshmeria e sistemit të ndihmës juridike dhe besimi publik në të të përforcohet. 1.5 I tërë përsoneli kanë për detyrë që interesat legjitime të Komisionit të ndihmës juridike t’i avancojnë kur të paraqitet mundë për t’a bërë këtë .

Neni 2

Marrëdheniet me Ligjet me rregulloret dhe standardet

2.1 I tërë përsoneli i ndihmës juridike pritet që t’i kryej aktivitetet e tij në pajtim me të gjitha Ligjet dhe rregullat në fuqi në Kosovë,me praktika përgjithsisht të pranuara të veprimeve afariste dhe me standarde më të larta etike .

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

90

2.2 Në rast kur kërkohet udhëzim shtesë për të qartësuar detyrat dhe sjelljen e duhur etike ,anëtari i përsonelit e konsulton mbikëqyrsin e tij . Nese udhëzimi i tillë kërkohët nga zyrtari i komisionit të ndihmës juridike ,ai e konsulton zyrtarin tjetër të komisionit . 2.3 Ndalohën shkeljet e parimeve etike dhe të rregullave të sjelljes të parapara në

këtë Kod.

Neni 3 Konflikti i interesave

3.1 Asnjë punëtor i ndihmës juridike nuk duhët të veproj në mënyr të tillë , që me arsye mund të krijojë përshtypjen në popull se ai mund të jetë i përfshirë në sjellje që e cenon besimin e dhënë atij si punëtor i ndihmës juridike. 3.2 Asnjë punëtor i ndihmës juridike nuk duhët të lejojë që marrëdhëniet familjare ,shoqërore ose marrëdhëniet tjera të ndikojnë në vedimin e tij professional . Punëtori i ndihmës juridike nuk duhët të shfrytëzojë apo të ndërmerr ndonjë veprim që lë përshtypjen e shfrytëzimit të pushtetit dhe munësive që ia ofron posti i tij të avancojë interesat private të të tjerve dhe punëtori i ndihmës juridike as nuk duhët të bart përshtypjen apo të lejoj të tjerët ,që të bartin përshtypjen se ai mund të jetë i ndikuar. 3.3 Për t’iu shmangur konfliktit të interesave , ky Kod parasheh ndalesat vijuse mbi përsonelin e ndihmës juridike: a) Asnjë punëtor i ndihmës juridike nuk do të pranoj mjete financiare ose përfitime,qoftë drejpërdrejt apo tërthorazi , nga asnjë parashtrues kërkese për ndihmë juridike . Mjetet apo përfitimet financiare përfshijnë , por nuk kufizohën vetëm në, para të gatëshme hua , kredi apo garanci , dhurata udhëtime ,banesë ose sherbime përsonale; b) Asnjë punëtor i ndihmës juridike , i cili vendos për rastin e ofrimit të ndihmës juridike, nuk do të jetë në marrëdhenie familiare më të afërt se në shkallën e dytë me asnjë parashtrues të kërkesës për ndihmë juridike .(mbetet për t’u diskutuar me komisionin për ndihmë juridike) . c) Asnjë punëtor i ndihmës juridike , i cili vendos për rastin e ofrimit të ndihmës juridike , nuk do të jetë në marrëdhënie apo të këtë interes financiar apo komercial të drejtëpërdrejtë, me asnjë parashtrues të kërkesës [për ndihmë juridike.

d) Asnjë punëtor i zyrës koordinuese për ndihmë juridike apo i byrove të qarkut për ndihmë juridike , nuk do të jetë i punësuar në ndonjë institucion apo kompani tjetër. e) Situata të tjera të pranishme apo të mundëshme që mund të shpien në konflikt interesash . 3.4 Konflikti i interesave mundë të mos jetë cdo here i qart dhe i dukshëm .Kur anëtari i përsonelit ka dyshime lidhur me atë nese ndonjë aktivitet i caktuar përmbën konflikt interesash për atë apo për të tjerët ,ai duhët të konsultohët me mbikëqyrsin e

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

91

tij . Anëtari i përsonelit i cili vihet në dieni për një konflikt të mundshëm apo konflikt interesash apo vihet në dieni për këto , duhet të konsultohët me zyrtar të tjerë të komisionit .

Neni 4

Informatat e fshehta 4.1 Përsoneli i ndihmës juridike nuk i ndan të dhënat përsonale , të mbledhura nga parashtruesit e kërkesave me asnjë organizatë apo autoritet tjetër , përveq për arsye të verifikimit të kërkesës për ndihmë juridike , përcaktimit të së drejtës në ndihmë juridike ,dhe zbulimit të mashtrimit siç parashihet në Rregulloren e ndihmës juridike. 4.2 Të gjithë ofruesit e ndihmës juridike janë të detyruar që të mbajnë në fshetësi të plotë të gjitha informatat lidhur me kërkuesin e ndihmës ,të ndihmuar ,të ndihmuar apo të përfaqësuar nga ata , të cilat informata i kanë marrë si pasojë e marrdhënies së tyre profesionale, për veq rasteve ku zbulimi i tyre bëhët me pëlqimin e përfituesit apo kjo kërkohet me Ligj. 4.3 Përdorimi i të dhënave për përfitime përsonale apo mundësimin e përfitimit të të tjerëve ,jo vetëm që konsiderohet shkelje e rendë e obligimeve kontraktuese por mund të pasojë me inicimin e procedures civile apo penale.

Neni 5

Marrëdhëniet me parashtruesit e kërkesës për ndihmë juridike 5.1 Përsoneli i ndihmës juridike i respekton të drejtat e kërkuesit të ndihmës juridike dhe me ata sillet në mënyr të paanshme , profesionale dhe të drejtë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre . 5.2 Përsoneli i ndihmës juridike i ushtron aktivitetet e tyre për të avancuar , vendosur dhe mbrojtur parimet e objektivitetit , paanshmërisë , transparences dhe mosdiskriminimit. 5.3 Asnjë punëtor i ndihmës juridike , pavarsishtë nga posti i tij , nuk duhët të shfrytëzojë në mënyrë të pa drejtë asnjë person për mes manipulimit , fshehjes ,keqpërdorimit të informacioneve të privilegjuara apo të fshehta ,shtrembrimit të fakteve materiale apo perms qfardo marrëveshje të pa drejtë.

Neni 6 Mjedisi , shëndeti dhe siguria

6.1 Komisioni i ndihmës juridike e kryen veprimtarin e vet lidhur me mjedisin , shendetin dhe sigurin në përgjthësi . 6.2 Komisioni i ndihmës juridike merr parasysh tërë legjislacionin në fuqi lidhur me mbrojtjen e mjedisit .

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

92

6.3 Komisioni i ndihmës juridike siguron që përsoneli i ndihmës juridike të këtë një mjedis të shëndosh dhe të sigurt të punës , dhe siguron zbatimin e tërë legjislacionit në fuqi lidhur me shendetin , sigurin dhe mbrojtjen . 6.4 Përsoneli i ndihmës juridike ka përgjegjësi për ruajtjen e një vendi të punës të sigurt dhe të shëndosh për të gjithë të punësuarit ,përmes zbatimit të praktikave dhe rregullave të shendetit dhe sigurisë, përmes raportimit të fatkeqësive , të lëndimeve dhe pajisjeve të pa sigurta , të praktikave apo kushteve.

Neni 7 Kompatibiliteti softuerik

7.1 Softueri kompjuterik ,doracakët dhe materialet tjera të mbrojtura me të drejtë të autotit dhe markave të fabrikës janë materiale të mbrojtura dhe nuk mund të riprodhohen për shfrytëzim personal . 7.2 Softueri i blerë qoftë i blerë nga tregtari apo i zhvilluar nga komisioni i ndihmës juridike , është i mbrojtur me të drejtë e autorit dhe mund të mbrohet gjithashtu me sekretin e patentës apo të profesionit apo mund të konsiderohet si informatë e fshehtë Softueri i tillë përfin programetkompjuterike ,bazat e të dhënave dhe dokumentet e ngjajshme . kushtet dhe rregullat e marrveshjeve të licencës , sic janë dispozitat për moskopjimin apo mosëshpërndarjen e programeve duhet zbatuar.

Neni 8

Mbrojtja dhe shfrytëzimi i resurseve 8.1 Të gjitha lokalet , aparaturat , sistemet , informatat dhe pajisjet janë resurse që i përkasin Komisionit të ndihmës juridike . nga përsoneli i ndihmës juridike kërkohet që këto resurs t’i mbrojë dhe t’i mbrojë në mënyr efikase.Kjo përfshin shfrytëzimin e inernetit , të postës elektrike ose të resurseve tjera të sistemeve informative . vjedhja pakujdesia dhe harxhimi i kot drejtëpërsedrejti ndikojnë në buxhetin e komisionit të ndihmës juridike. 8.2 Çdo dyshim për mashtrim apo vjedhje duhët raportuar menjëherë për t’u zbatuar hetimi. 8.3 Përsoneli i ndihmës juridike nuk mund të përdorë aparaturën për veprimtari afariste private. 8.4 Obligimi për të mbrojtur resurset e Komisionit të ndihmës juridike përfshijnë obligimin për të mbrojtur informatat regjistruara . Informatat e regjisruara përfshijnë pronën intelektuale , siq janë të dhënat apo iformacionet , sekretet profesionale ,patentat ,shenjat dalluese dhe të drejtën e autorit si dhe veprimtarin afariste , marketingun dhe planet e shërbimit , përkthimit , disejnimet , bazat e të dhënave , shënimet , iformatat për pagat dhe të dhënat apo raportet e pabotuara financiare.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

93

8.5 Shfrytëzimi apo shpërndarja e paautorizuar e këtyre të dhënave nuk përbën vetëm shkelje të këtij Kodi por mund të pasojë me inicimin e procedures civile apo penale. 8.6 Përsoneli i ndihmës juridike nuk mund të blejë apo të shes pasuri apo prone të Komisionit të ndihmës juridike pa miratimin e tijë paraprak. nese komisioni miraton blerjen apo shitjen e tijë , zbatohën rregullat prokurimit public në Kosovë.

Neni 9

Dhuratat dhe zbavitjet 9. Përsoneli i ndihmës juridike apo anëtari i familjes së tyre , nuk mund të kërkojë apo të pranojë favore apo dhurata që mund të përceptohën si përpjekje për të ndikuar në kryerjen e detyrave të tyre apo si favorizim i kërkuesëve ekzistues apo atyre të mundshëm të ndihmës juridike .

Neni 10

Praktika e mbajtjes së kontabilitetit (llogarive) 10.1 Është politik e Komisionit të ndihmës juridike që plotësisht dhe në mënyrë të drejtë të zbuloj gjendjen e vet financiare në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombtare në fuqi për kontabilitet dhe me Ligjet ,rregullat dhe rregulloret në fuqi në Kosovë . 10.2 Librat financiar të komisionit të ndihmës juridike, shënimet , llogaritë , dhe raportet financiare duhet të mbahën në mënyrë të detajuar për aq sa është e arsyeshme , duhet në mënyrë adekuate të paraqesin transaksionet e Komisionit të ndihmës juridike dhe duhët të jenë në pajtim edhe me kërkesat ligjore në fuqi edhe me sistemine Komisionit të ndihmës juridike për kontrollime të mbrendëshme , siq është parapar në udhëzimet e SMVSC. 10.3 Kordinatori i ndihmës juridike dhe asistenti financiar apo përsoneli që kryen funksione të ngjajshme , përgadit raporte dhe pasqyra financiare të plota , të drejta të sakta ,në kohën e duhur dhe të kuptueshme për të gjith azbulimet e mbrendshme dhe të jashtme , bazuar në rregulloret në fuqi , standardet dhe praktikat e bazuara afariste.

Neni 11 Ruajtja e shënimeve

11.1 Përsoneli i ndihmës juridike gjatë ushtrimit të aktiviteteve të veta , siguron të gjitha shënimet dhe transaksionet lidhur me dosje dhe sistemet e Komisionit të ndihmës juridike, duke përfshirë ato manuele dhe elektronike, financiare dhe jofinanciare, dhe çdo informat përcjellëse shënohet dhe për të raportohet plotësisht në mënyrë të drejtë, të saktë, në kohën e duhur dhe në mënyrë të kuptueshme, në pajtim me standardet, ligjet rregulloret në fuqi.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

94

11.2 Të gjitha shënimet shënimet skedohen dhe të ruhën në pajtim me udhëzimet e SMVSC.

Neni 12 Shkeljet

12.1 Shkeljet e standardeve të këti Kodi të këti mund të rezultojnë me veprime disiplinore, duke përfshirë por duke mos u kufizuar vetëm në, përfundimin e kontratës, pezullimin,vrejtjen me shkrim apo me gojë, në pajtim me procedurat e parapara në Legjislacionin e Kosovës në fuqi . 12.2 Në marrjen e një vendimi për veprimin e duhur, merren parasysh : serioziteti i shkeljes, dosja e kaluar e individit dhe rrethanat e rastit. 12.3 Përsoneli i ndihmës juridike që meson për sjellje që shkelje të këti Kodi apo që shpie në shkeljen e tij, menjëherë duhët të njoftojë mbikëqyrsin e tij. Zyrtari i Komisionit të ndihmës juridike në një gjendje të till, duhet të njoftojë menjëherë zyrtarët tjerë të Komisionit.

Neni 13 Përsoneli i ndihmës juridike

13.1 Përsoneli i ndihmës juridike ka përgjegjsin kryesore në ruajtjen e një mjedisi me sjellje etike dhe ligjore, përmes angazhimit të shprehur për të vepruar në pajtim me këtë Kod dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat relevante ligjore dhe rregullative gjatë ushtrimit të aktiviteteve në Komisionin e ndihmës juridike për të ushtruar këto përgjegjësi përsoneli i ndihmës juridike do të :

a) Lexojë, kuptoj dhe veprojë në përputhje me këtë Kod dhe më të gjitha Ligjet dhe Rregulloret në fuqi në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në punë.

b) Kontribuoj në mjedisë të punës i cili është i favorshëm dhe inkurajon veprimin në përputhje më këtë Kod dhe me Ligjet dhe Rregulloret në fuqi.

13.2 Komisioni i ndihmës juridike me vendosëshmeri është i përkushtuar në sigurimin e mundësive të barabarta në të gjitha aspektet e punësimit dhe nuk do të lejojë asnjë lloj të diskriminimit . Ndalohet çdo lloj ngacmimi, qoftë ai seksual , racor, etnik etj. 13.3 Nëse ndonjë punonjës i ndihmës juridike mendon se ka qenë viktimë e diskriminimit apo ngacmimit , apo e din dikë që ka qenë ai duhët ta njoftoj mbikëqyrsin e tij. Zyrtari i komisionit të ndihmës juridike duhët të njoftojë edhe zyrtaret tjerë të Komisionit për ngacmimin e tillë . 13.4 Përsoneli i ndihmës juridike i kryn detyrat pa qenë nën ndikimin e ndonjë lloj bari (droge) apo të alkoolit . Ndalohët përdorimi, shpërndarja posedimi apo shitja e drogës apo përdorimi i alkoolit nga përsoneli i ndihmës juridike në lokalet e Komisionit të ndihmës juridike .

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

95

13.5 Ndalohët shitja transportimi, posedimi dhe shfrytëzimi i armëve të zjarrit apo armëve në lokalet e Komisionit të ndihmës juridike. 13.6 Përsoneli i ndihmës juridike inkurajon që të bisedojë me mbikëqyrsit, me koordinatorin e ndihmës juridike apo me ndonjë zyrtar nga Komisioni i ndihmës juridike për sjelljet e vrejtura të pa ligjshme dhe jotike ose, kur është në dyshim për drejtimin më të mirë të veprimeve në ndonjë situatë të caktuar . 13.7 Komisioni i ndihmës juridike ndalon shpagimin ndajë punonjësve të cilët më

mirëbesim raportojnë për keqësjelljen e të tjerve .

Neni 14 Drejtimi

14.1 Përveç përgjegjësive të tyre si punonjës, Koordinatori i ndihmës juridike dhe zyrtaret e ndihmës juridike duhët të ruajnë një mjedis pune ku theksohet përkushtimi për të vepruar në pajtim me këtë Kod me Ligjet dhe Rregulloret në përputhje më këtë ata do të : a) Sigurojnë që anëtaret e përsonelit nën mbikëqyren e tyre të marrin kopje të këti Kodi dhe të lexojnë e të kuptojnë kërkesat e tij. b) Sigurojnë që anëtarët e përsonelit të tyre i kuptojnë detyrat e tyre pozitive për të raportuar shkeljet e vërteta apo të dyshuara të këti Kodi dhe të kuptojnë procedurat dhe mekanizmat që i kanë në dispozicion për të raportuar ; c) Ruajnë një mjedis pune që e parandalon shpagimin apo masat ndëshkimore ndajë anëtarit të përsonelit, i cili me mirëbesim raporton për shkeljet e vërteta apo të dyshuara të këtij Kodi ; d) raportojnë të gjitha shkeljet e vërteta apo të mundshme të këti Kodi

Neni 15 Komunikimi

Ky Kod do t’i komunikohet tërë përsonelit të ndihmës juridike dhe do të publikohët vebsajtin zyrtar të Komisionit të ndihmës juridike .

Neni 16 Obligimet e ish përsonelit të ndihmës juridike

16.1 Ish përsoneli i ndihmës juridike nuk do të shpalosë asnjë informacion që sipas këtijë Kodi konsiderohët i fshehtë . 16.2 Ish përsoneli i ndihmës juridike nuk do të keqpërdorë apo të shfrytëzojë informacionet e marra gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare .

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

96

Neni 17 Hyrja në fuqi

Ky Kod hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Komisioni i ndihmës juridike dhe publikimit në vebsajtin zyrtar të Komisionit të ndihmës juridike .

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

97

FAKULTETI JURIDIK I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

KODI I SJELLJES PROFESIONALE NË MËSIMIN KLINIK

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

98

FAKULTETI JURIDIK I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS KODI I SJELLJES PROFESIONALE NË MËSIMIN KLINIK

Për t’ju përmbajtur misionit të Klinikave, si atyre Simulative/ praktikës por edhe atyre

me raste të vërteta, nga studentët pjesëmarrës dhe mbikqyrësit kërkohet që ti

përmbahen dispozitave në vijim gjatë punës në Klinikë. Kodi administrohet nga

Mbikqyrësi i Klinikës dhe është i aplikueshëm për të gjithë studentët, profesorët, dhe

ekspertët e jashtëm të angazhuar në Klinikë. Kodi përkujdeset që të drejtat e të

gjithë studentëve respektohen dhe që të promovohen standardet më të larta të

integritetit.

Parimet e Përgjithshme

Neni 1. Studentët dhe mbikqyrësit e klinikës janë të obliguar që ti mbrojnë

interesat e klientëve në mënyrë dinjitetshme dhe të ndershme, dhe gjithëherë në një

mënyrë konsistente me dinjitetin dhe reputacionin e profesionit ligjor.

Neni 2. Sjellja e studentëve dhe mbikqyrësve të Klinikës duhet të manifestohet

në qëllimet e tyre për ofrimin e ndihmës për klientin.

Neni 3. Me rastin e ofrimit të ndihmës juridike, studentët dhe mbikqyrësit e

Klinikës janë të obliguar që ti përmbahen parimeve të besueshmërisë, zgjuarsisë,

dhe parimit të kohës në të gjitha aktivitetet.

Neni 4. Një student nuk duhet që, pa arsyetim, ta refuzojë një rast ligjor ose cështje

që i caktohet atij/ asaj nga mbikqyrësit e klinikës.

Neni 5. Me rastin e ofrimit të këshillave juridike, studentët dhe mbikqyrësit e

Klinikës duhet ti përmbahen parimeve duke ju përmbajtur në mënyrë të përpiktë

fakteve.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

99

Neni 6. Mungesa e njohurisë lidhur me përmbajtjen e Kodit të Sjelljes Profesionale

nuk i liron studentët, juristët e angazhuar apo mbikqyrësit e klinkës, nga respektimi i

dispozitave të Kodit.

Besueshmëria (konfidencialiteti)

Neni 7. Studentët dhe mbikqyrësit e klinikës janë të obliguar që ta mbajnë dhe

ti ndërmarrin të gjitha masat për ruajtjen e të gjitha masave të arsyeshme kundër

hapjes dhe shfrytëzimit të paautorizuar të të gjitha informatave që ata i sigurojnë që

dalin nga pjesëmarrja e tyre në veprimet e Klinikës.

Neni 8. Studentët duhet ta ruajnë konfidencialitetin gjatë punës dhe komunikimit me

profesionistët ligjor vizitues.

Neni 9. Klinika duhet ti kthejë palës, sipas kërkesës së tij, cdo letër apo kopje të

dokumenteve që ai i ka dorëzuar.

Neni 10. Obligimi i konfidencialitetit nuk pushon me përfundimin e ofrimit të ndihmës

juridike për klientin.

Raportet me Klientin

Neni 11. Klinika mund të mos angazhohet në rastet kur ka konflikt interesash mes

palës dhe:

a. një personi i cili ishte ose është klient i Klinikës;

b. një personi i cili ishte ose është aktiv në Klinikë si student, mbikqyrës ose staf

i klinikës;

c. ose një personi i cili është ose ishte i një biznesi apo zyre avokatie ku

mbikqyrësi apo stafi i klinikës ka ofruar ose ka marrë pjesë në ofrimin e

ndihmës juridike.

Neni 12. Studentët dhe mbikqyrësit e Klinikës nuk mund të ofrojnë ndihmë juridike,

në rastet në vijim:

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

100

1. rezultati i të cilit mund të jetë në lidhje me të apo pronën e tij/saj;

2. kur ai/ajo i ka ofruar ndihmën juridike palës kundërshtare në të njëjtin rast, ose

në një rast të lidhur me të, ose nëse ka qenë në cilësinë e dëshmitarit

atëherë;

3. kundër një personi të afërt me të, ose një personi me të cilin ka mospajtime

serioze personale;

4. për klientët interesat e të cilëve janë në konflikt edhepse klientët mund të

pajtohen me përfaqësim të njëkohshëm nga Klinika. Në rast se konflikti është

bërë i hapur gjatë kohës së ofrimit të ndihmës juridike, studenti është i

obliguar që ti informojë klientët lidhur me pamundësinë për të vazhduar.

5. për klientët që tashmë janë përfaqësuar nga avokatë tjerë.

Neni 13. Nëse gjatë punës në klinkë një student mëson një informatë e cila mund të

paraqesë konflikt interesi për atë, ose për Klinikën, ai/ajo duhet ta paraqesë atë

informatë menjëherë te mbikqyrësi i Klinikës.

Neni 14. Një student aktiv në një organizatë tjetër e që ofron ndihmë juridike me

pagesë ose është i angazhuar në program të praktikës, nuk mund të jetë anëtar i

Klinikës.

Neni 15. Studentët duhet ti informojnë klientët që ata nuk janë avokatë.

Neni 16. Me rastin e ofrimit të këshillës juridike, studentët dhe mbikqyrësit e Klinikës

duhet ti marrin parasysh aspektet ligjore dhe jo-ligjore të problemit të identifikuar nga

këndvështrimi i klientit, duke marrë parasysh sistemin e tij/saj të vlerave. Kur flitet me

klientin, studenti duhet të jetë i vetëdijshëm për nevojën e ofrimit të mbështetjes

morale.

Neni 17. Studenti duhet që në mënyrë active ta inkuadrojë klientin në procesin e

shqyrtimit të gjetjes së zgjidhjeve të mundshme të problemit, duke i dhënë kështu një

pasqyrë të besueshme të opcioneve ligjore për mborjtjen e interesave të tij.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

101

Neni 18. Studenti është i obliguar që ta informojë klientin për cfarëdo aktiviteti të

ndërmarrë gjatë ndihmës juridike, dhe ti japë, në baza të vazhdueshme, përgjigje në

të gjitha pyetjet.

Neni 19. Studentët duhet të përpiqen që përmes sjelljeve të tyre ta ngrisin besimin e

klientëve me të cilët ata punojnë. Studenti duhet të refuzojë që ti ofrojë ndihmë

juridike klientit i cili e ka humb besimin te ai dhe lidhur me këtë duhet ta njoftojë

mbikqyrësin e klinkës.

Përfaqësimi adekuat

Neni 20. Studenti dhe mbikqyrësi i Klinikës nuk mund të ofrojnë ndihmë juridike e

cila do ti mundësonte kryerjen e një vepre penale ose që paraqet mundësi për

shmangie prej pergjegjësisë penale për një vepër që do të bëhej në të ardhmen.

Studenti duhet që menjëherë ta informojë mbikqyrësin e Klinikës nëse një klient

kërkon ndihmë për aktivitete ilegale.

Neni 21. Studentët mund të mos ofrojnë këshilla juridike me kërkesë të ndonjë

personi të paautorizuar.

Neni 22. Studentët dhe mbikqyrësit e Klinikës nuk duhet që me vetëdije të japin

informata false në mendimet e shkruara apo në kërkesat e hartuara, e as ti lejojnë

klientët që me qëllim të paraqesin dëshmi të rrejshme.

Neni 23. Studentët dhe mbikqyrësit e Klinikës Ligjore nuk duhet të pranojnë asnjë

përfitim financiar apo personal në lidhje me ofrimin e tyre të ndihmës juridike.

Neni 24. Studentët nuk duhet ti referojnë klientët te shërbimet tjera juridike.

Mbikqyrësit e Klinkës mund ti referojnë klientët te shërbimet tjera jo-profitabile apo

tek avokatët privatë kur është e duhur.

Neni 25. Studentët dhe mbikqyrësit e Klinikës nuk mund ta arsyetojnë asnjë shkelje

të rregullave të etikës që dalin nga sygjerimet e bëra nga klienti.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

102

Raportet mes Studentëve dhe Ekspertëve të Jashtëm

Neni 26. Raportet e dyanshme mes studentëve dhe ekspertëve të jashtëm duhet të

karakterizohen nga respektimi dhe gatishmëria për të ndihmuar.

Neni 27. Ekspertët e jashtëm janë përgjegjës që ti edukojnë, udhëzojnë dhe

këshillojnë studentët. Ekspertët e jashtëm duhet të përpiqen që të jenë në

dispozicion për studentët që kanë nevojë për konsultime gjatë orarit për të cilin janë

pajtuar të angazhohen në punën e Klinikës.

Neni 28. Ekspertët e jashtëm janë kanë vetëm rolin e këshilldhënësit. Ata nuk janë

pjesëmarës aktivë në ofrimin e ndihmës juridike të cilën e ofron Klinika ligjore.

Kështu që, studentët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e klientëve të Klinikës dhe

duhet ti shmangen cfarëdo konflikti interesash në raportet e tyre me ekspertët e

jashtëm.

Raportet mes Studentëve dhe Mbikqyrësve të Klinikës

Neni 29. Raportet e dyanshme mes studentëve dhe mbikqyrësve të Klinikës duhet

të karakterizohen me respect dhe gatishmëri për të ndihmuar.

Neni 30. Mbikqyrësit e Klinikës e kanë për detyrë që ti edukojnë, udhëzojnë dhe

kshillojnë studentët. Mbikqyrësit duhet të përpiqen që të jenë në dispozicion për

studentët që kanë nevojë për tu konsultuar gjatë orarit të cilin ata e kanë rezervuar

për punën ne Klinikë.

Neni 31. Cdo material me shkrim i dërguar jashtë nga studentët e që është në

kuadër të veprimit të Klinikës duhet të shqyrtohet dhe aprovohet nga mbikqyrësi i

Klinikës.

Neni 32. Një mbikqyrës i Klinikës duhet ta shoqërojë një student në cfarëdo shqyrtimi

administrativ apo procedurë gjyqësore.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

103

Neni 33. Kodi i Sjelljes Profesionale duhet të administrohet nga mbikqyrës të

Klinikës. Cdo shkelje e mundshme e kodit nga ana e studentëve do të shqyrtohet

nga mbikqyrësit e Klinikës. Është në diskrecion të mbikqyrësve të Klinikës që të

vendosin për masat e duhura diciplinore, duke përfshirë po jo edhe kufizuar në:

a) vërejtje me shkrim drejtuar studentit

b) largimi i studentit nga detyra e tij/ saj

c) përjashtimi i studentit nga Klinika

d) paraqitja e veprave të studentit/es para Universitetit.

* Adaptuar nga “Shembuj të Kodeve të Etikës: Klinikat Ligjore të Studentëve në Poloni.” PILI/OSJI. 2002 Trajnim Intensiv për Mësimdhënësit e Ri të Klinikave. Bucharest, Romania.

ABA Iniciativa për Sundimin e Ligjit

Doracaku i Etikës Ligjore

104