dokument veprimi mbi shËndetËsinË nË kosovË

37
DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit Nëntor 2013

Upload: phungdat

Post on 31-Jan-2017

253 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

Nëntor 2013

Page 2: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

Nëntor, 2013

Përgatitur nga:

Shkruar nga:Fitim Uka – Analist udhëheqës dhe Festina Balidemaj – Analiste

Menaxhimi organizativ dhe operativ:Atdhe Hetemi – Menaxher i Projektit Pulsi Publik

Sigurimi i Cilësisë:Mytaher Haskuka – Udhëheqës i Ekipit në Njësinë për Politika, Hulumtime, Çështje Gjinore dhe

Komunikim dhe Ferid Agani – Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës

Page 3: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

Përmbajtja

Shkurtesat............................................................................................................................................................................................................4

Abstrakti ................................................................................................................................................................................................................5

Hyrje .......................................................................................................................................................................................................................6

Qëllimi i studimit ..........................................................................................................................................................................................8

Rezultatet .............................................................................................................................................................................................................9

Demografia .....................................................................................................................................................................................................9

IV. Te gjeturat nga anketa me pacientët .......................................................................................................................................... 10 Qasja në shërbimet e kujdesit shëndetësor .............................................................................................................................. 10

Kënaqshmëria e përgjithshme me institucionet shëndetësore në Kosovë ....................................................................... 11

Kënaqshmëria me nivelin e performancës me institucionet e kujdesit shëndetësor .................................................... 15

Kënaqshmëria e përgjithshme me shërbimet e ofruara gjatë vizitës së fundit shëndetësore ................................... 16

Vlerësimi i performancës së ofruesve të kujdesit shëndetësor ............................................................................................... 18 Vlerësimi i performancës së mjekëve gjatë vizitës së fundit mjekësore ........................................................................ 18 Performanca e infermiereve dhe asistentëve të mjekëve gjatë vizitës suaj të fundit .............................................. 20

Kapitulli II. ..................................................................................................................................................................................................... 21

Përceptimet mbi praninë e korrupsionit ......................................................................................................................................... 21

Rastet e korrupsionit gjatë vizitës së fundit .................................................................................................................................... 21 Reagimet ndaj kërkesave për ryshfet ........................................................................................................................................... 22 Shtrirja e korrupsionit në mesin e institucioneve shëndetësore në Kosovë ................................................................ 23 Llojet e ryshfeteve ............................................................................................................................................................................... 23 Arsyet për ryshfetin ............................................................................................................................................................................. 24 Raportimi i korrupsionit .................................................................................................................................................................... 25 Dhuratat .................................................................................................................................................................................................. 25 Gatishmëria për të paguar ryshfet ................................................................................................................................................ 27 Diskriminimi ........................................................................................................................................................................................... 29

Grupet e fokusit............................................................................................................................................................................................... 30

Përfundimet ...................................................................................................................................................................................................... 31

Rekomandimet ................................................................................................................................................................................................ 32

References ......................................................................................................................................................................................................... 34

Shtojca -I- ........................................................................................................................................................................................................... 33

Metodologjia........... ................................................................................................................................................................................... 35 Testimi paraprak .................................................................................................................................................................................. 36 Mostra: procesi i përzgjedhjes dhe specifikat .......................................................................................................................... 36 Refuzimet/jo-kontaktet/intervistat e mbajtura ....................................................................................................................... 37 Metodat e kontrollit të cilësisë ....................................................................................................................................................... 37

Page 4: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

SHKURTESAT

BIRN Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese

QKUK Qendra Klinike Universitare e Kosovës

USAID Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtare

UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

Page 5: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

5Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Bazuar në të dhënat nga Raporti Pulsi Publik (UNDP, 2013) që tregon një percep-tim për korrupsionin në rritje në sektorin e shëndetësisë, dhe gjithashtu duke u bazuar në raporte të ndryshme që tregojnë pakënaqshmëri të pacientëve me shërbimet shënde-tësore, ky studim është përpiluar me qëllim që të sjellë analiza më të thelluara mbi këto dy çështje, si dhe për të studiar në detaje këto trende shqetësuese. Prandaj, studimi syn-on të kuptojë nivelin e kënaqshmërisë së opinionit të përgjithshëm publik me shërbi-met shëndetësore, si dhe nivelin e korrupsionit në institucionet e kujdesit shëndetësor. Me qëllim që të kemi rezultate reprezentative, është zgjedhur një mostër prej 1334 pa-cientëve, të cilët janë trajtuar në institucionet e kujdesit shëndetësor. Është përpiluar dhe pilotuar pyetësori me 67 pyetje të hapura, përpara se të aplikohet në mostrën e përzgjedhur.

Rezultatet tregojnë që ka një kënaqshmëri të lartë të pacientëve me shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë, për faktin se më shumë se 70% e tyre ishin të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet, stafin dhe mbështetjen që ata kanë marrë në institucionet e kujdesit shëndetësor. Në ndërkohë, korrupsioni shfaqet në nivele më të ulëta nga që është raportuar në studimet tjera, me vetëm 4% e të anketuarve të kushtëzuar në vizitën e tyre të fundit.

Ky studim gjithashtu gjithashtu shpalos kënaqshmërinë e pacientëve me shërbimet në secilin institucion të kujdesit shëndetësor, përvojat dhe preferencat e tyre. Rapor-ti gjithashtu prezanton një analizë të detajuar mbi korrupsionin, përfshirë edhe llojet e ryshfeteve, sasitë e paguara për ryshfet dhe kush janë institucionet më të korruptuara.

Nga të gjeturat mund të konkludohet se kënaqshmëria e përgjithshme e pacientëve me institucionet e kujdesit shëndetësor është e mirë, por ka nevojë për përmirë-sim të performancës së stafit dhe si përmirësim të aspekteve teknike. Duke mar-rë parasysh që korrupsioni është i pranishëm në sektorin e shëndetësisë, nevojitet që të ndërmerren hapa më serioz për vetëdijesimin e qytetarëve kundër korrupsionit.

Abstrakti

Page 6: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

6 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kanë treguar se kosovarët janë shumë pak të kënaqur me shërbimet shëndetësore. Ato gjithashtu kanë treguar që korrupsioni është shumë i pranishëm dhe paraqet sfidë serioze për shërbimet e kujdesit shëndetësor. Meg-jithatë, konkluzionet nga raportet e mëhershme janë bërë pa analiza të thelluara. Aktualisht, është e qartë që ka nevojë për strategji dhe politika që do të përmirësonin cilësinë e shërbi-meve shëndetësore dhe do të ulnin nivelin e korrupsionit.

Është thënë se një cilësi kaq e ultë e shërbimeve është e determinuar nga zhvillimi i sistemit shëndetësor, i cili kaluar nëpër sfida të vështira. Sfidat e shumë-përmendura mund të kate-gorizohen në dy periudha kohore: periudha para dhe pas konfliktit të vitit 1999 në Kosovë. Para konfliktit të vitit 1999, Kosova ka trashëguar një sistem masiv, hierarkal dhe të central-izuar nga Jugosllavia socialiste, i cili ishte i orientuar sipas modelit mjeku-spitali-trajtimi (sistemi Shemasko). Ndonëse ky sistem pati shumë mangësi, përfshirë këtu nivelin e dobët të përgatitjes së punëtorëve, prestigj të ultë dhe paga që nuk motivonin, pas luftës ky sistem shëndetësor u përkeqësua edhe më shumë dhe u rëndua akoma më tepër përgjatë viteve të turbulencave ekonomike dhe politike. Rreth 90% e klinikave dhe institucioneve shën-detësore u dëmtuan gjatë luftës, dhe shumë klinika private të profesionistëve shëndetësorë shqiptarë u shkatërruan. Kolapsi i përgjithshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike, në veçanti uji dhe energjia elektrike, kanë ndikuar shumë negativisht në sektorin e shëndetësisë (Buwa &Vuori, 2006).

Bazuar në raporte të ndryshme, institucionet e kujdesit shëndetësor në zonat rurale gjithnjë kanë vajtuar nga mungesa e stafit dhe pajisjeve. Qasja në shërbimet e emergjencës dhe ku-jdesin pas orarit të punës nuk ishin të qëndrueshme. Ato kryesisht ishin të disponueshme nëpër qytete të mëdha por jo në zonat rurale. Disponueshmëria e shërbimeve përmes prakti-kave private është shtuar dukshëm, dhe kështu shumica e punëtorëve shëndetësorë iu kthyen institucioneve të shëndetit publik, ndërsa ata të cilët zhvillonin praktikat private gjatë viteve të nëntëdhjeta, vazhduan t’i mbajnë ato (Percival & Sondorp, 2010).

Në përfundim të konfliktit, më shumë se 400 donatorë dhe agjenci për ndihma erdhën në Kosovë dhe koordinimi i ndihmave ishte i përqendruar në rindërtimin e sistemit shëndetë-sor të dëmtuar nga lufta (Buwa & Vuori, 2006). Ndërsa, programi i pasluftës për reformimin e shëndetësisë ndonëse i parë si sukses në fillimin e tij, zbatueshmëria e reformave u dëshmua të jetë më problematike sesa vet përpilimi i tyre, dhe kështu reformat nuk përmbushën dot standardet dhe pritjet. (Percival & Sondorp, 2010).

Gjatë kësaj periudhe të pasluftës, sipas Percival dhe Sondorp (2010) cilësia e sistemit të shën-detësisë publike është cenuar nga disa faktorë:

• Qasja në kujdesin primar ishte jokonsistente nëpër regjione dhe grupe sho qërore-ekonomike • Mungesa e stafit shëndetësor në zonat rurale, natyra e specializuar e kujdesit shën detësor në Kosovë, dhe mungesa e funksionimit të një sistemi referues, ka dëmtuar cilësinë e kujdesit. Për më tepër edhe efikasiteti i shërbimeve ishte minimal.

Hyrje

Page 7: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

7Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

• Spitalet përbëheshin nga disa ndërtesa të ndara që përmbanin klinika të veçanta me laboratorët e tyre përkatëse, repartet e kujdesit intenziv dhe sallat e operacionit. Shërbimet mes këtyre ndërtesave nuk janë ndarë mes vete, gjë që ka rezultuar në shumëfishim të punës dhe joefikasitet.

Derisa mungesa e mjekëve dhe gjendja e keqe e objekteve shëndetësore ka kontribuar në qasje të ndryshueshme në kujdesin shëndetësor, ishin faktorët ekonomik të cilët gjithashtu ndikuan në mundësinë e individëve të qasen në shërbimet shëndetësore. Banka Botërore (2006) ka deklaruar që pengesa kryesore e pacientëve për kujdesin shëndetësor ishte kostoja, përkundër faktit që supozohej që kujdesi shëndetësor të ishte falas. Njëzet e tetë për qind e individëve të anketuar kanë raportuar që nuk kanë mundur të kenë qasje në shërbimet shën-detësore për shkak të shpenzimeve. Për mbi 95% e tyre ka raportuar se kanë blerë shërbimet shëndetësore duke paguar përafërsisht tre euro për shpenzime të përgjithshme dhe pesë euro për ryshfet apo dhurata për ofruesit e shërbimeve shëndetësore. Mesatarisht një familje ka shpenzuar 35 euro në vit për barna. Bashkë-pagesat apo pagesat nën tavolinë paraqiten të jenë barrë e rëndë për të varfërit. Prandaj cilësia e ultë e shërbimeve në institucionet e kujdesit shëndetësor është arsyetuar me këto kushte.

Reforma e sistemit shëndetësor vazhdimisht ballafaqohej me një tjetër problem të madh, siç është korrupsioni. Siç thuhet në raportin e UNDP-së Pulsi Publik 2013, përqindja e qytet-arëve që perceptojnë që është rritur niveli korrupsionit në institucionet e ndryshme është shtuar krahasuar me prillin e vitit 2012.

Në nivele më të ulëta, korrupsioni shfaqet në forma të favorizimit dhe ryshfeteve të vogla. Ngjashëm si në vende të tjera në rajon, situata në sektorin e shëndetësisë është veçanërisht alarmuese, dhe kjo pastaj zgjerohet dhe shtrihet në institucionet e arsimit, sundimit të ligjit dhe administratën publike (Shoqëria Civile kundër korrupsionit, 2010).

Megjithatë, raportet tregojnë që korrupsioni ndjehet drejtpërsëdrejti në nivelet ku qytetarët ballafaqohen me vështirësi për të pasur qasje në shërbimet bazike publike siç janë shëndetë-sia, arsimi dhe administrata publike, pa shfrytëzuar lidhjet apo paguar ryshfet. Por, shumë të anketuar pranonin korrupsionin kur kishin të bënim me plotësimin e nevojave themelore, siç janë shërbimet shëndetësore. Kosovarët fajësojnë spitalet si vendi me korrupsionin më të lartë në shoqëri (Chicago-Kent College of Law, 2006).

Raporti i Komisionit Evropian (2011) thotë që institucionet shëndetësore janë më të ndjeshme ndaj korrupsionit i cili ende konsiderohet të jetë “shumë i përhapur”, prandaj pikërisht në këto institucione nevojiten përpjekje për të adresuar problemet në mënyrë të duhur (Komisioni Evropian, 2011).

Mirëpo, rëndësi ka fakti që qytetarët ende besojnë që korrupsioni është i përhapur në in-stitucionet shëndetësore. Në raportin e fundit të UNDP (2013), të anketuarit janë pyetur nëse gjatë vitit të kaluar ata janë përballur me situatën ku një shërbyes publik ka kushtëzuar ofrimin e shërbimeve duke kërkuar ryshfet (para, dhurata apo shërbime të tjera). Nga ata që janë kushtëzuar, 7% kanë deklaruar të kenë dhënë ryshfet dhe shumica e tyre (4%) këtë e ka bërë për shërbime të kujdesit shëndetësor.

Page 8: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

8 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Duhet theksuar që mostra përbëhet nga pacientët të cilët janë trajtuar në spitalet publike. Pran-daj, këto qëndrime nuk përfaqësojnë mendimet e popullatës së përgjithshme, të cilat mund të jenë më pak të favorshme dhe mosbesuese ndaj ofruesve të shërbimeve publike shëndetësore, sikurse nuk përfaqësojnë mendimin e qytetarëve që kërkojnë trajtime në klinika private. Në këtë kuptim, kënaqshmëria e përgjithshme publike me ofruesit e shërbimeve publike do të jetë më e ultë sesa që raportohet në këtë studim, ku janë intervistuar vetëm pacientët nga klinikat publike.

Qëllimi i studimit

Të dhënat alarmuese të Pulsit Publik shërbyen si bazë për identifikimin e Ministrisë së Shën-detësisë së Kosovës, si institucionin që ka për fokus Dokumenti për Veprim. Edhe Ministri Ferid Agani, ka treguar interesim si dhe gatishmëri për të bashkëpunuar dhe studiuar më thellë perceptimet e qytetarëve lidhur me dukurinë e korrupsionit tek ofruesit e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Prandaj, qëllimet bazë të studimit ishin:

• Analiza e sistemit publik shëndetësor në Kosovë• Hulumtimi i nivelit të kënaqshmërisë që qytetarët kanë me institucionet shënde tësore dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore • Hulumtimi i trendeve dhe dhe hulumtimi i perceptimit tē korrupsionit në mesin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Page 9: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

9Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Rezultatet

Demografia

Nga mostra e përzgjedhur për këtë studim, 55% ishin femra, ndërsa 45% ishin meshkuj dhe siç shihet në Tabelën 2, shumica e të anketuarve (37%) ishin të grup-moshës prej 41 deri në 65 vjeç. Mesatarja e moshës së të anketuarve ishte 44.6 vjeç (DS=17.06), dhe sillen prej 15 vjeç deri në 95 vjeç. Shumica e të anketuarve (77%) ishin të martuar. Gjithashtu shumica e të anketuarve ishin shqiptarë (83%), pasuar nga serbë të Kosovës (12%), dhe grupe tjera etnike që jetojnë në Kosovë dhe të cilët në këtë mostër përfaqësohen me 5% .

Gjithsej, 28% e pjesëmarrësve në këtë mostër janë të papunë, 30% janë amvise, 15% janë të burgosur, 6% janë studentë dhe vetëm rreth 20% e mostrës aktualisht punojnë (përfshirë këtu punët në institucione publike, private dhe punën e përkohshme).

Përkatësia etnike Numri Përqindja

Shqiptarë 1109 83.1

Serbë 156 11.7

Boshnjakë 7 0.5

Goranë 3 0.2

Turq 5 0.4

Romë 12 0.9

Ashkalinj 16 1.2

Egjiptas 26 1.9

Gjithsej 1334 100

Grup moshat Numri Përqindja

14-25 199 14.9

26-40 311 23.3

41-65 497 37.3

>65 218 16.3

Mungojnë 109 8.2

Gjithsej 1334 100

Tabela1. Përkatësia etnike e të anketuarve

Tabela 2. Mosha e të anketuarve

Page 10: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

10 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Rezultatet gjithashtu tregojnë që 51% e të anketuarve nuk marrin fare të holla. Në anën tjetër, mesatarja e sasisë së të hollave që fitojnë ata që punojnë dhe janë të përfshirë në mostër është përafërsisht 20 Euro.

IV. Të gjeturat e anketës me pacientët

Qasja në shërbimet e kujdesit shëndetësor

Anketa aktuale është zhvilluar duke pasur për shënjestër popullatën e cila është trajtuar nëpër spitale, dhe ata janë përzgjedhur sipas listës së pacientëve dhe së këndejmi njëra nga pyetjet kishte të bënte me gjendjen e tyre shëndetësore. Në mënyrë specifike ata kanë vlerë-suar shëndetin e tyre personal për dymbëdhjetë muajt e fundit, dhe 24% e të anketuarve e kanë vlerësuar se gjendja e tyre shëndetësore është e menaxhueshme, pasuar nga 22% e tyre që vlerësojnë gjendjen e tyre si të shëndetshme me raste të rralla me dhimbje, 20% si të shëndetshme, 16% shumë të sëmurë me gjendje kronike, 11% me gjendje kronike pa simp-tome ditore apo të dukshme dhe 5% me gjendje të sulmeve akute. Të tjerët nuk janë përg-jigjur në mënyrë specifike. Kjo ka ndihmuar të kuptohet që më shumë se 80% e të anketuarve në studim kanë pasur nevojë për vëmendje nga ana e kujdesit shëndetësor.

Kur janë pyetur për kohën që klientët kanë kaluar në gjendjet që kishin, 20% e të anketuarve janë përgjigjur se ajo gjendje ka zgjatur për një vit, 16% për dy vite, 13% për tri vite, 7% për katër vite, 6% për 5 vite, 4% për 7 vite , 7% për 10 vite dhe 3% për 20 vite. Përqindjet për të gjitha vitet tjera ishin shumë të vogla.

Të anketuarit gjithashtu janë pyetur për numrin e mjekëve, të cilët është dashur t’i vizitojnë për t’u kujdesur për gjendjen e tyre; 22% kanë raportuar të kenë vizituar një mjek, 31% kanë vizituar 2 mjekë, 21% kanë vizituar 3 mjekë, 12% kanë vizituar 4 mjekë, 6% kanë vizituar 6 mjekë dhe 2% kanë vizituar 10 mjekë. Sipas këtyre të dhënave, shumica e të anketuarve janë marrë me gjendjen e tyre të tanishme për një periudhë prej një deri tre vite dhe shumicës

Profesioni Numri Përqindja

Të papunësuar (kërkojnë punë) 240 18

Të papunësuar (nuk kërkojnë punë) 135 10.1

Punon në sektorin publik 113 8.5

Punon në sektorin privat 132 9.9

Të punësuar kohë pas kohe 31 2.3

Pensionistë 204 15.3

Amvise 393 29.5

Student/nxënës 76 5.7

Të tjerë 7 0.5

Nuk ka përgjigje 3 0.2

Gjithsej 1334 100

Tabela 3. Profesionet e pjesëmarrësve të Pulsit Publik

Page 11: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

11Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Bazuar në të gjeturat e Pulsit Publik, (shih Tabela 4), është e qartë që burimi i referimit të pacientëve në institucionin që ata kanë zgjedhur të marrin trajtimin ishte një mjek, për çfarë 84% e të anketuarve pajtohen. Burimi tjetër më i besueshëm i referimit, është një mik apo anëtar i familjes, më i ultë në përqindje (9%), pasuar me vendimin vetanak 4%, referimin nga emergjenca me 1% dhe rekomandimin nga farmacisti nën 0.5%.

Krahas faktit që mjeku shihet si person i besueshëm për të adresuar problemet shëndetësore, kur janë pyetur nëse familja ka një mjek të cilin ata mund ta vizitojnë në raste të emergjencës apo çështje/nevoja tjera shëndetësore, 85% prej tyre janë përgjigjur se nuk kanë, dhe vetëm 15% prej tyre janë përgjigjur pozitivisht (shih Figura 1).

Pjesëmarrësve në anketë iu është kërkuar të deklarojnë disponueshmërinë e sigurimit shën-detësor, që ndihmojnë me kostot mjekësore. Siç shihet në Tabelën 5, ku vetëm 15% e të anketuarve kanë sigurim shëndetësor dhe 84% kanë deklaruar të mos kenë sigurim fare. Kjo nënkupton që kostot shëndetësore duhet të mbulohen nga burimet e jashtme, përfshirë edhe asistencën nga familja, të afërmit apo miqtë.

Llojet e burimit Numri Përqindja

Rekomandim nga anëtari i familjes apo miku 123 9.2

Referim nga mjeku 1124 84.3

Rekomandim nga farmacisti 4 0.3

Tjera 8 0.6

Situatë emergjente 12 0.9

Vet kam vendosur 52 3.9

Nuk e di 11 0.8

Gjithsej 1334 100

Tabela 4. Burimi kryesor i referimit të pacientit tek institucioni përgjegjës

Fig 1. Mjeku familjar në raste emergjente apo për nevoja të tjera shëndetësore

Page 12: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

12 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Profesioni Numri Përqindja

Po 196 14.7

Jo 1123 84.2

Nuk di 2 0.1

Ska përgjigje 13 1

Gjithsej 1334 100

Euro të paguaraKostot e ofruesit publik të shërbi-

meve shëndetësore

Kostot e ofruesit privat të shërbi-

meve shëndetësore

Kostot për medika-mente

Kostoja e trans-portit

1-50 euro 55% 35.7% 43.4% 59.7%

51-100 euro 14.4% 15.1% 17% 15.7%

101-200 9.4% 12.8% 13.5% 10.6%

201-400 8.2% 12.8% 8.4% 4.5%

401-800 3.9% 7.7% 6% 4.8%

>800 9.3% 16% 11.7% 4.6%

Tabela 5. Disponueshmëria e sigurimit shëndetësor

Tabela 6. Kostoja e trajtimit të problemeve shëndetësore

Të anketuarve iu është kërkuar të tregojnë edhe sasinë e të hollave që kanë paguar për të trajtuar problemin e tyre. Shumica e të anketuarve (43%) kanë deklaruar që në institucio-net publike të kujdesit shëndetësor ata nuk kanë paguar fare. Tabela 6 përfshinë vetëm ras-tet (666 të anketuar) që kanë paguar për shërbimet shëndetësore. Ka një dallim në mes të kostove private dhe publike, natyrisht ato në institucionet private janë më të larta dhe nuk ekzistojnë shërbimet pa pagesë.

Derisa në institucionet publike të kujdesit shëndetësor, 55% e të anketuarve kanë paguar nga 1 deri në 50 euro, kjo sasi në klinikat private është paguar nga vetëm 35% e të anketuarve që kanë marrë shërbime atje. Në anën tjetër, 14% e të anketuarve kanë paguar prej 101 deri në 200 euro për medikamentet dhe 12% më shumë se 800 Euros. Për pacientët nuk paraqesin shqetësim vetëm medikamentet. Për shumicën prej tyre që vijnë nga zonat rurale, transporti paraqet një tjetër shqetësim dhe 16% e tyre kanë paguar nga 51 deri në 100 euro për shpen-zime të udhëtimit derisa ata janë trajtuar për problemet e tyre shëndetësore dhe 11% e tyre kanë paguar nga 101 deri në 200 euro.

Kënaqshmëria e përgjithshme me institucionet shëndetësore në Kosovë (Qendrën e Mjekësisë Familjare, Spitalet Regjionale, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, Qendrat Private Shëndetësore dhe Barnatoret)

Rezultatet tregojnë që të anketuarit në përgjithësi janë të kënaqur me shërbimet shënde-tësore në Kosovë. Më shumë se 70% e të anketuarve janë shprehur të kënaqur dhe shumë të kënaqur me secilin institucion shëndetësor në Kosovë, përfshirë Qendrat e Mjekësisë Famil-jare, Spitalet Publike, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ofruesit privat të shërbimeve shëndetësore dhe barnatoret.

Page 13: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

13Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Kënaqshmëria më e lartë është treguar me shërbimet e QKUK-së. Gati 30% e të anketuarve ishin të pakënaqur (11% shumë të pakënaqur dhe 19% të pakënaqur) me shërbimet dhe ku-jdesin në këtë institucion. Ndërsa 70% të tjerë ishin të kënaqur apo shumë të kënaqur. Gjithashtu, 25% e pacientëve të spitalit si dhe 25% e pacientëve që janë trajtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishin të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me shërbimet e tyre, derisa vetëm 15% e pacientëve që ishin të vendosur në klinika private ishin të pakënaqur. Në ndër-kohë, pacientët që kanë vizituar barnatoret janë shprehur shumë të kënaqur me shërbimet e ofruara (86% të kënaqur apo shumë të kënaqur).

Edhe pse numri i atyre që po kërkonin ndihmë nga ofruesit jo-shëndetësor ishte i ultë, kën-aqshmëria e tyre e përgjithshme me shërbimet e ofruara ishte e lartë (gati 85% të kënaqur). Prandaj, pacientët më të kënaqur ishin ata që merrnin shërbimet në barnatore dhe insti-tucionet private të kujdesit shëndetësor, pasuar nga pacientët që kanë marrë shërbime në spitale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare (shih Figura 2).

Është gjetur një korrelacion në mes të kënaqshmërisë së përgjithshme të pacientëve me shër-bimet e kujdesit shëndetësor dhe performancën e mjekëve dhe infermierëve. Nga korrela-cioni pozitiv i gjetur mund të konstatohet që sa më e lartë të jetë kënaqshmëria e pacientëve me performancën e mjekëve dhe infermierëve, aq më e lartë do të jetë kënaqshmëria dhe përshtypja për institucionin në përgjithësi.

Figura 2. Kënaqshmëria e përgjithshme e pacientëve me shërbimet e institucioneve shëndetësore në Kosovë

Page 14: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

14 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Gjithashtu, është treguar që niveli i kënaqshmërisë që kanë pacientët me institucionet e ku-jdesit shëndetësor është shumë i ndikuar edhe nga suksesi i trajtimit (r = 109, p< 0.01). Analiza regresionale gjithashtu dëshmon që trajtimi mund të jetë një kusht i rëndësishëm për kënaqshmërinë e pacientit me institucionin (p< 0.01)

Përfundimisht, rezultatet tregojnë që kënaqshmëria e përgjithshme e pacientëve ndikohet nga sasia e të hollave të paguara në shkëmbim të shërbimeve. Korrelacioni negativ tregon që sa më të ulëta të jenë çmimet që pacientët duhet të paguajnë për shërbime, medikamente dhe transport, aq më e lartë do të jetë kënaqshmëria e tyre me institucionin (Tabela 7).

Kënaqshmëria e pacientit me shërbimet

Kënaqshmëria e pacientit me per-

formancën

Kënaqshmëria e pacientit me per-

formancën e infer-mierit/es

Kënaqshmëria e pacientit me institucionet e kujdesit shëndetsor

0.411p< 0.01

0.361p< 0.01

0.266p< 0.01

Çmimi i paguar për shërbimin

Çmimi i paguar për medikamente

Çmimi i paguar për transport

Kënaqshmëria e pacientit me institucionet e kujdesit shëndetsor

-0 .095p< 0.01

- 0.102p< 0.01

- 0.126p< 0.01

Tabela 7. Korrelacionet mes llojeve të ndryshme të kënaqshmërive të pacientëve

Tabela 7. Korrelacionet mes kënaqshmërisë së pacientëve dhe çmimeve që ata duhet të paguajnë për trajtim

KUTIA: Mendimi i pacientit dhe përgjigja e një mjeku – Fokus grupi

KUTIA: Mendimi i pacientit – Grupi i fokusit

Arsyeja pse dola i pakënaqur nga trajtimi i fundit ishte se unë nuk u diagnostikova me kohë, mu deshtë të presë dy javë për të mësuar se çfarë kisha, dhe në ndërkohë u bëra edhe më keq. Sikur të diagnostikohesha me kohë nuk do të kisha vuajtur aq shumë. Mjeku sqaroi që spitalet kanë protokolle që ata i përdorin për të diagnostikuar pa-cientët dhe jo çdo gjë mund të diagnostikohet menjëherë.

Kushtet higjienike gjatë qëndrimit tim në spital nuk ishin edhe aq të mira.

Page 15: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

15Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Kënaqshmëria me nivelin e performancës të institucioneve të kujdesit shëndetësor Ngjashëm si edhe kënaqshmëria e pacientëve me shërbimet shëndetësore, përshtypja e përg-jithshme për performancën e institucioneve shëndetësore në Kosovë është e mirë. Siç shihet tek Figura 3, pacientët kanë vlerësuar lartë performancën e secilit institucion të kujdesit shëndetësor dhe shumica e pacientëve ishin të pakënaqur ishin pacientë që janë pranuar nga qendrat e mjekësisë familjare (23% të pakënaqur), pasuar nga pacientët të cilët janë të trajtuar nëpër spitale (21% të pakënaqur ) dhe me QKUK (17%). Ndërsa në anën tjetër, performanca e institucioneve shëndetësore private është vlerësuar lartë, me vetëm 13.5% të pacientëve që ishin të pakënaqur me performancën e tyre.

Qëllimi i këtij dokumenti të veprimit është studimi i nivelit të kënaqshmërisë që pacientët kanë me performancën e secilit spital në Kosovë, për të identifikuar trendet pozitive dhe negative. Figura 4 tregon që përshtypja e përgjithshme për stafin që punojnë në spitalet publike në Kosovë është e lartë, porse ekzistojnë disa dallime mes spitaleve dhe nivelit të kënaqshmërisë që pacientët kanë me këto institucione shëndetësore.

Tregohet që pacientët që janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës ishin më të pakënaqur me performancën (42% shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur), pasuar nga pacientët e trajtuar në Spitalin e Gjakovës (29% të pakënaqur me performancën).

Në anën tjetër, pacientët më të kënaqur me performancën ishin ata nga Ferizaji vetëm 3% të pakënaqur) dhe pacientët nga spitali në pjesën veriore të Mitrovicës (2% të pakënaqur ). Siç shihet në Figurën 4, Prizreni dhe Ferizaji janë dy komunat që janë shumë të kënaqur me kujdesin mjekësor. Mitrovica ka një rezultat prej më shumë se 90% të të anketuarve që deklarohen të jenë të kënaqur me qendrat e trajtimit mjekësor.

Figura 3. Kënaqshmëria e pacientëve me performancën e institucioneve shëndetësore

Page 16: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

16 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Figura 4. Niveli i kënaqshmërisë me performancën e Spitaleve Publike Regjionale

Figura 5. Niveli i kënaqshmërisë me performancën e personelit në departamentet/klinikat e ndryshme të QKUK-së

Gjithashtu është zhvilluar një analizë e detajuar e përshtypjeve të përgjithshme për QKUK-në. Figura 5 tregon në mënyrë më specifike kënaqshmërinë me secilin departament të QKUK-së (janë raportuar rezultatet mesatare, një rezultat prej 2-4 që tregon kënaqshmërinë pozitive me performancën e stafit, kurse rezultati më i ultë nga 0-2 që tregon rezultate neg-ative apo pakënaqshmëri me performancën e tyre). Është e qartë që departamenti i Mjekë-sisë Nukleare ka shënuar vlerësimin më të lartë, ndërsa Departamenti i Pediatrisë më të ultin. Por, dallimi mes këtyre dy departamenteve në aspektin statistikor nuk është shumë i madh. Rezultatet gjithashtu tregojnë që kënaqshmëria e përgjithshme me performancën është shumë e lartë (më e lartë sesa mesatarja 2).

Pas mbledhjes së vlerësimeve që pacientët kanë bërë për secilin institucion, analiza e korrel-acionit ka treguar që pacientët me nivel arsimor më të ultë kanë vlerësuar më lartë perfor-mancën e stafit (r = 0.06, p< 0.05).

Page 17: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

17Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Kënaqshmëria e përgjithshme me shërbimet e ofruara gjatë vizitës së fundit shëndetësore

Nga niveli 1(shumë të pakënaqur) deri në 4 (shumë të kënaqur), të anketuarit kanë vlerë-suar shërbimet e kujdesit shëndetësor gjatë vizitës së tyre të fundit. Procesi i caktimit të orarit është vlerësuar më së shumti me një mesatare prej 3.5 nga maksimum 4, që tregon se pacientët janë të kënaqur me këtë aspekt, dhe disponueshmëria e furnizimeve mjekësore është vlerësuar më së paku, me mesatare prej 2.6 nga maksimum 4. Por dallimi në mes të kënaqshmërisë me shërbimet e ndryshme është shumë i vogël dhe si i tillë i parëndësishëm. Vetëm 61% e të anketuarve kanë deklaruar se janë regjistruar në listën e pritjes për kontroll mjekësor gjatë vizitës së fundit, ndërsa 38% nuk janë regjistruar. Porse, 85% kanë raportuar të jenë të kënaqur me procesin e pranimit për vizitë nga mjeku, ndërsa 14% kanë deklaru-ar të kundërtën. Për më shumë 83% kanë raportuar që trajtimi që ata kanë pasur ka qenë i suksesshëm dhe/apo i dobishëm, dhe 12% prej tyre kanë deklaruar që trajtimi nuk ka qenë i tillë.

Niveli më i lartë i pakënaqshmërisë që pacientët kanë me institucionet shëndetësore është i ndikuar nga infrastruktura e dobët (24%) dhe furnizimet mjekësore (26%). Një problem tjetër që është përmendur është udhëtimi deri tek vendi ku ofrohet kujdesi mjekësor, me çka 427 e të anketuarve apo (23.2%) janë të pakënaqur. Përkundrazi, shumica e të anketuarve janë shumë të kënaqur me procedurat e caktimit të terminit, si dhe me performancën e mje-kut dhe stafit mjekësor në përgjithësi.

Vetëm 17% janë të pakënaqur me stafin, 16% janë të pakënaqur me mjekët dhe 14% janë të pakënaqur me caktimin terminit për kontroll. Të anketuarve të Pulsit Publik gjithashtu iu është kërkuar të zgjedhin institucionin që ata do të dëshironin për trajtim mjekësor dhe 54% e tyre kanë zgjedhur institucionet publike të Kosovës, 33% kanë zgjedhur trajtimin jashtë Kosovës dhe vetëm 10% prej tyre kanë zgjedhur institucionet private në Kosovë. Është evidente sipas rezultateve të treguara që arsyet për zgjedhjet e tyre kanë të bëjnë me reputacionin/besimin që ato kanë për institucionin që kanë zgjedhur (32%), apo për shkak të cilësisë së trajtimit mjekësor (31%), si dhe për shkak të arritjeve të larta që ato institucione kanë bërë në fushën e mjekësisë (11%).

Fig 6. Kënaqshmëria (vlerat mesatare) me shërbimet e ndryshme gjatë trajtimit të gjendjes shën-detësore

Page 18: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

18 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Nga analiza e korrelacionit, tregohet që zgjedhja për trajtim mjekësor ka të bëj me sasinë e parave që pacientët fitojnë në muaj (r = 0.03, p< 0.05). Ata që fitojnë më shumë gjatë muajit janë më të gatshëm të kërkojnë trajtim në institucionet private apo jashtë Kosovës.

Vlerësimi i performancës së ofruesve të kujdesit shëndetësor

Vlerësimi i performancës së mjekëve gjatë vizitës së fundit mjekësore

Siç shihet tek Figura 9, në nivelin prej 1-4 (4 përfaqëson performancën e shkëlqyeshme), mjekët në përgjithësi janë vlerësuar shumë lartë për performancën e ofruar për klientët që kërkojnë shërbime të kujdesit shëndetësor. Për shumicën e shërbimeve mjekët janë vlerë-suar mbi mesataren 2 (2 tregon opinionin neutral, ndërsa vlera mbi 2, opinionin pozitiv).

Fig 6.1: Përqindja e të pakënaqurve apo shumë të pakënaqurve lidhur me shërbimet e kujdesit shëndetësor

Figura 7. Qendra e përzgjedhur e trajtimit mjekësor

Page 19: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

19Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Kjo nënkupton që shumica e kosovarëve kanë një mendim të favorshëm për performancën e përgjithshme të mjekëve duke qenë se ata kanë deklaruar gjithashtu të jenë trajtuar me res-pekt, që shqetësimet e tyre janë dëgjuar dhe kuptuar, që ata kanë pasur mundësinë që të shpre-hen, kanë marrë informatat e nevojshme dhe mjekët kanë shpenzuar sasi të mjaftueshme të kohës gjatë trajtimit të tyre.

Siç shihet nga përqindja, (shih Figura 10), pacientët janë kryesisht me kohën që mjekët ka-lojnë me ta (18%). Në përgjithësi 340 të anketuar kanë deklaruar që mjekët nuk po kalo-nin kohë të mjaftueshme me ta. Në anën tjetër, 16% e pacientëve ishin të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me nivelin e përfshirjes në vendim-marrje që mjekët ua mundësojnë pacientëve, për faktin që mjekët nuk po vërtetonin nëse ata kanë kuptuar çdo gjë gjatë se-ancë, dhe ata gjithashtu ishin të pakënaqur me informatat e dhëna nga mjeku. Duket që pika më e fortë e mjekëve është respekti që ata ua japin pacientëve, me çka vetëm 225 (15%) të pacientëve nuk janë të kënaqur.

Figura 9. Vlerësimi i klientëve për performancën e mjekëve gjatë vizitës së tyre në një institucion shëndetësor

Figura 10: Përqindja e pacientëve të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me performancën e mjekëve

Page 20: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

20 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Dhe sërish, sipas pacientëve, problemi më i madh sa i përket performancës së infermierëve është koha që ata kalojnë me pacientët, dhe e cila nuk mjafton. Siç shihet në Figura 11.1, gati 18% e pacientëve mendojnë që infermierët nuk e kalojnë kohë me ta aq sa atyre u nevojitet, dhe 16% nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si infermierët i mirëpresin. Një aspekt pozitiv është fakti që vetëm 5.5% ishin të pakënaqur me respektin që infermierët tregojnë për pacientët.

Performanca e infermiereve dhe asistentëve të mjekëve gjatë vizitës suaj të fundit

Sa i përket performancës së infermierëve, ngjashëm edhe infermieret dhe asistentët e mjekëve janë vlerësuar lartë për performancën e tyre nga ana e pacientëve, duke i vlerësuar ata me një mesatare mbi 3, të nivelit prej 1 (shumë të pakënaqur) deri në nivelin 4 (shumë të kënaqur). Detaje më specifike janë dhënë tek Figura 11. Fig. 11. Rangimi i performancës së infermierëve dhe asistentëve të mjekëve nga ana e klientëve gjatë vizitës së fundit në institucionin shëndetësor

Figura 11.1: Përqindja e pacientëve të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me performancën e infermierëve

Page 21: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

21Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Kapitulli II.

Përceptimet mbi praninë e korrupsionit

Rastet e korrupsionit gjatë vizitës së fundit

Siç është elaboruar në pjesën hyrëse, qëllimi kryesor i këtij Dokumenti të Veprimit është adresimi i dy çështjeve në sektorin e Shëndetësisë; nivelit të kënaqshmërisë me shërbimet shëndetësore dhe perceptimet për praninë e korrupsionit.

Korrupsioni akoma mbetet sfidë e madhe për institucionet në Kosovë, në veçanti për sek-torin shëndetësor. Rëndom, studimet në të kaluarën kanë synuar më shumë të masin per-ceptimet se sa përvojat e vërteta. Prandaj, për të njohur nivelin e korrupsionit të përjetuar në institucionet e kujdesit shëndetësor në Kosovë, pjesëmarrësve iu është kërkuar të raportojnë nëse kanë hasur në situata ku ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësojë kanë kushtëzuar ofrimin e këtyre shërbimeve duke kërkuar ryshfet, dhurata apo ndonjë shërbim tjetër. Në këtë pyetje, vetëm 52 e të anketuarve apo 4% e mostrës është përgjigjur pozitivisht, dhe kanë raportuar që gjatë vizitës së fundit janë kushtëzuar për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore. Ndërsa, shumica prej tyre (96%) nuk kanë pasur përvoja të tilla.

Pacientët që është dashur të regjistrohen në listën e pritjes për të marrë shërbimet mjekësore kanë deklaruar më së shumti raste të korrupsionit gjatë vizitës së tyre të fundit (r = 0.08, p < 0.01). Kjo tregon që ryshfeti shihet si një mënyrë për të marrë shërbimin apo kujdesin e caktuar më herët sesa që përcaktohet me listën e pritjes.

Gjithashtu, një korrelacion negativ në mes të korrupsionit në vizitën e fundit dhe edukim-it të pacientëve është gjetur (r = -0.08, p < 0.01). Kjo nënkupton që sa më të arsimuar të jenë pacientët, më të ulëta do të jenë shanset për ata që t’u kërkohet ryshfet apo të jenë të kushtëzuar. Gjithashtu, ky është nj indikacion që gjasat për të kushtëzuar shërbimet e kuj-desit shëndetësor për pacientët me nivel më të ultë të arsimimit janë më të mëdha. Rezultatet gjithashtu kanë treguar që niveli i ultë i njohurive për të drejtat e pacientëve dhe mosdija se ku duhet të raportohet korrupsioni, janë parakushte të volitshme për të kërkuar ryshfet nga pacientët. (r= 0.27, p< 0.01).

Figura 12. Përqindja e pacientëve që janë kushtëzuar

Page 22: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

22 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Në anën tjetër, bazuar në deklarimet e pacientëve, më së shumti kërkojnë ryshfet mjekët (41 raste), pastaj infermierët (11 raste) dhe më pas menaxherët (2 raste). Nga 55 raste të kor-rupsionit, në 75% të rasteve ishin mjekët ata që kërkuan ryshfet.

Të anketuarve gjithashtu iu është kërkuar të sqarojnë natyrën e interaksionit kur ata janë kushtëzuar. Në një vijë me pyetjet e mësipërme, tregohet që mjekët dhe infermieret kërkojnë ryshfet direkt, kështu që ka një ndërveprim direkt në mes të pacientit dhe mjekut (26 raste). Vetëm në 3 raste, ryshfeti ishte kërkuar nga pala e tretë, ndërsa në 4 raste pacientët vetë apo të afërmit e tyre kishin ofruar vullnetarisht ryshfet dhe në tri raste ata kanë angazhuar një palë të tretë që t’u japin ofruesve të kujdesit shëndetësor ryshfet.

Reagimet ndaj kërkesave për ryshfet

Shumica e atyre, nga të cilët është kërkuar ryshfet (79%) kanë dhënë ryshfetin, ndërsa vetëm 21% e tyre kanë refuzuar t’a bëjnë këtë. Pacientët zakonisht pohonin që mos pagesa e rysh-fetit do të paraqiste rrezik për shëndetin e tyre, kështu që ata kishin zgjedhur të binden dhe të paguajnë ryshfet në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre. Për shkak të numrit të vogël të rasteve, nuk është e mundshme të shihet nëse ka dallime të rëndësishme në mes të disa grupeve të interesit për këtë dokument veprimi.

Figura 13. Kush nga profesionistët shëndetësor kërkon ryshfet?

KUTIA:

Kisha trombozë. Në vitin 2011 u operova në Prishtinë në Qendrën Klinike Univer-sitare të Kosovës. Atë ditë ishte planifikuar të hyja në operacion por nuk më futën sepse mjeku po kërkonte para. Kështu që prita dy ditë dhe pas një intervenimi që ia dërgova përmes një kolegu ata vendosën të më ndihmojnë dhe të kryejnë opera-cionin.

Page 23: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

23Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Shtrirja e korrupsionit në mesin e institucioneve shëndetësore në Kosovë

Rezultatet kanë treguar që shumë shpesh, pacientët janë kushtëzuar në spitalet regjionale. Në total, 31 pacientë (67%) janë ballafaquar me nevojën për të paguar ryshfet në këto institucione, pasuar nga QKUK ku 10 pacientëve iu ishte kërkuar të paguajnë ryshfet, dhe 4 pacientë kanë deklaruar t’iu është kërkuar ryshfet në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Në anën tjetër, vetëm një pacienti i është kërkuar ryfshet për të marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor në institucionet private shëndetësore.

Llojet e ryshfeteve

Siç tregohet tek Figura 16, paratë e gatshme janë mënyra më e përhapur për pagesën e rysh-fetit. Nga 45 të anketuar që kanë kanë specifikuar llojin e ryshfetit që kanë paguar, 31 (69%) prej tyre kanë dhënë para të gatshme; vetëm 10 (22%) e tyre kanë dhënë dhuratë dhe 4 (9%) prej tyre kanë kryer ndonjë shërbim për të shpaguar ryshfetin që u është kërkuar.

Figura 14. Reagimi ndaj kërkesës për ryshfet

Figura 15. Rastet e korrupsionit në institucionet e ndryshme shëndetësore

Page 24: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

24 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Derisa sasia e parave të paguara për ryshfet, dhurata apo shërbimi mund të dallojnë, mak-simumi i ryshfetit të paguar për profesionistët shëndetësor nga pacientët është 500 euro. Rezultatet tregojnë që ka një korrelacion të fuqishëm mes parave të paguara dhe të hyrave mujore (r = 0.993, p < 0.01). Prandaj, sa më të larta të jenë të hyrat mujore të pacientit, aq më të larta janë shanset që një pacient të paguajë shuma të mëdha të hollash për ryshfet.

Arsyet për ryshfetin

Ngjashëm si në të gjeturat e mëhershme, të cilat tregojnë korrelacionin në mes të të qenu-rit në listën e pritjes dhe probabilitetit për të paguar ryshfetin, Figura 17 tregon që të an-ketuarit kryesisht kanë paguar për t’u trajtuar më shpejt ngaqë ishte planifikuar kur kishin vizituar së pari institucionin e kujdesit shëndetësor (39%). Kjo është arsyeja kryesore për të paguar ryshfet sipas deklarimeve të pacientëve. Diskutimet në grup gjithashtu kanë treguar që mjekët po i detyronin pacientët që të japin ryshfet duke vonuar shërbimet mjekësore. Në anën tjetër, vetëm 8 të anketuar (19%) pranuan që kanë dhënë ryshfet në këmbim të një konsultimi mjekësor dhe vetëm 7 pacientë (17%) kanë dhënë ryshfet për të kryer interven-imin kirurgjik për të cilin kishin nevojë.

Figura 16: Lloji i ryshfetit të dhënë

Fig. 17. Lloji i shërbimit për të cilin ishte kryer pagesa

Page 25: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

25Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Shumica e të anketuarve të cilët kanë dhënë ryshfet, këtë e kanë bërë vetëm një herë. Por janë dy raste që tregojnë se kanë dhënë ryshfet pesë herë, 4 raste kanë deklaruar të kenë paguar tre herë dhe 9 raste të kenë dhënë ryshfet 2 herë.

Raportimi i korrupsionit

Përkundër faktit që janë 52 të anketuar të cilët tregojnë të kenë qenë të kushtëzuar në këm-bim të shërbimit mjekësor, vetëm 8 të anketuar kanë raportuar rastin e korrupsionit në in-stitucionet publike shëndetësore. Është e qartë që ka një mungesë të madhe të vullnetit për të raportuar rastet e korrupsionit. Problem i njëjtë shfaqet edhe në fokus grupe. Kryesisht subjektet e kushtëzuara nuk e kanë raportuar rastin e tyre.

Nga 8 pacientë që kanë raportuar korrupsionin, katër nga ata e kanë paraqitur rastin në spital dhe vetëm njëri prej tyre në polici. Nga fokus grupet, shihet se arsyeja për përqindjen e ultë të raportimeve është se pacientët janë të frikësuar për shkak të hakmarrjes së mundshme nga vet stafi spitalor dhe mejkët.

Shqetësues është edhe fakti që janë vetëm 26% e të anketuarve që kanë deklaruar se e dinë ku të raportojnë rastet korruptive. Ndërsa janë 74% e të anketuarve që nuk dinë ku të shko-jnë që të raportojnë rastet korruptive (në rast se përballen me korrupsionin).

KUTIA:

KUTIA: Mendimi i pacientit – Fokus grup

Nuk më kërkoi para direkt. Por duke u nisur nga fakti që neglizhoi rastin tim, ishte e qartë se ai po kërkonte para, sepse i kishim mësuar këto metoda tashmë në Kosovë... Kur po shkoja në sallën e operacionit prita aty për 40 minuta. Ata nuk kërkuan paratë direkt por ishte e qartë se çfarë po kërkonin. Kështu që të afërmit e mi paguan paratë dhe pastaj një tjetër mjek e kreu operacionin.

Unë nuk mendoj që vetëm profesionistët shëndetësor dhe institucionet shënde-tësore janë fajtorë për gjendjen aktuale. Nganjëherë fajtorë janë edhe pacientët. Ata nuk janë mirë të informuar për të drejtat e tyre. Për shembull në rastin tim, unë janë dëmtuar, por nuk kam raportuar gjë. E kam lënë anash këtë gjë. Është faji ynë që nuk i raportojmë rastet e korrupsionit.

Fig 18: Rraportimi i korrupsionit

Page 26: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

26 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Analizat kanë treguar që pacientët që ishin të gatshëm të paguajnë ishin ata të cilët nuk dinin se në cilin institucion duhej raportuar rastet e korrupsionit (r= 0.06, p < 0.05).

Dhuratat

Siç e kanë sqaruar pjesëmarrësit në fokus grupe, pacientët kanë krijuar idenë që pa paguar ryshfet apo pa dhënë dhurata, ata nuk mund të marrin shërbimin e dëshiruar. Ani pse kjo nuk është e vërtetë, janë 12% e të anketuarve që me vullnetin e tyre kanë ofruar dhurata ofruesve të kujdesit shëndetësor. Në anën tjetër, 88% asnjëherë nuk kanë dhënë ndonjë dhu-ratë mjekut apo stafit mjekësor në këmbim të shërbimit të kërkuar.

Siç shihet tek Figura 19.1, niveli më i lartë i gatishmërisë për t’iu ofruar dhurata punëtorëve shëndetësor në spitale është shënuar në pjesën veriore të Mitrovicës (40%), pasuar nga spit-ali në Gjakovë (22.5%) dhe Pejë (16%). Numri më i vogël i dhuratave të dhëna vullnetarisht për punëtorët shëndetësor shfaqet në Prishtinë (4.5%).

Figura 19. Ofrimi i dhuratës/dhuratave për punëtorët shëndetësor

Figura 19.1: Ofrimi i dhuratës/dhuratave ofruesve të kujdesit shëndetësor nga ana e pacientëve (analizë sipas regjionit)

Page 27: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

27Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Dhurata është dhënë para trajtimit vetëm në 29% të rasteve. Siç kanë deklaruar të anketuarit dhurata zakonisht ofrohet pas trajtimit në shenjë të falënderimit për performancën e ofruesit të kujdesit shëndetësor. Në mesin e shumë dhuratave që pacientët u kanë dhënë mjekëve apo stafit tjetër spitalor, më e shpeshta është dhurimi i të hollave të gatshme. Në 44 raste, të hollat iu ishin dhuruar mjekve dhe infermierëve. Dhuratat tjera ishin pije, ushqime dhe lule.

Por në shtatë raste është vërejtur që sasia e parave të dhëna stafit tejkalojnë shumën prej 50 Euros, shumë kjo që konsiderohet të jetë dhuratë. Shumat prej 150, 200, 260, 900 dhe 1000 përmenden të jenë dhënë nga pacientët për ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe ata këto i quanin “dhurata”. Kjo gjithashtu tregon mungesën e njohurive që të anketuarit kanë për korrupsionin.

Gatishmëria për të paguar ryshfet

Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet që rreth 32% e mostrës në këtë studim janë shprehur të gatshëm të paguajnë ryshfet nëse këtë ua kërkojnë ofruesit e shërbimeve mjekësore. Kjo përqindje është shumë e lartë. Por, shumica, e përfaqësuar nga 64% e mostrës do të refuzonin. Kjo është një nga pjesët e rëndësishme të diskutimit në fokus grupe, që ka nxitur një debat shumë interesant.

Figura 20: Llojet e dhuratave të ofruara

Figura 21: Reagimi ndaj kërkesës për ryshfet

Page 28: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

28 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Rezultatet tregojnë që ka dallime mes regjioneve sa i përket reagimeve që pacientët kanë ndaj kërkesave për ryshfet (r= .05, p <.05). Figura 21.1 tregon dallimet në përqindje.

Gatishmëria më e lartë për të dhënë ryshfet tregohet të jetë në Gjakovë (60%), ndërsa më e ulëta në Mitrovicë (18.5%).

Janë 36% e të anketuarve që mendojnë se shërbimet shëndetësore mund t’i marrin vetëm përmes ryshfetit. Kjo është diskutuar edhe në fokus grupe. Kryesisht, pjesëmarrësit mbësht-esin idenë që pacientët janë të kushtëzuar në një mënyrë, qoftë përmes mostrajtimit apo trajtimit jo të mirë prandaj ata zgjedhin që të paguajnë ryshfet dhe të rrisin shanset për të marrë shërbimin e nevojshëm më lehtë dhe njëkohësisht të ndikojnë që ky shërbim të jetë më cilësor.

Rreth 24% prej tyre besojnë që ryshfeti mund të përshpejtojë procesin dhe që shërbimet e nevojshme mund t’i marrin më shpejt dhe më lehtë, ndërsa 23% mendojnë që kjo është mënyra e më e sigurtë që të kenë ato për çfarë ata kanë nevojë. Siç tregohet edhe nga rezulta-tet, më shumë se 30% e të anketuarve konsiderojnë që ryshfeti është praktikë e pranuar dhe mënyrë e dobishme për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Figura 21.1: Reagimi ndaj kërkesës për ryshfet (analizë sipas regjionit)

Figura 22: Arsyet për ryshfet

Page 29: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

29

Ata që deklaruan se nuk do të paguanin janë pyetur për arsyet e refuzimit të pagesës. Përafër-sisht 37% e tyre kanë deklaruar se nuk do të paguajnë sepse nuk kanë para. Së dyti, janë 35% e të anketuarve që mendojnë se dhënia e ryshfetit ofruesit të shërbimeve shëndetësore është praktikë e papranueshme, dhe 16% të tjerë do të donin që këto probleme të zgjidhen përmes rrugëve ligjore. Një arsye tjetër e mbështetur nga 3% e të anketuarve për të mos paguar rysh-fet ofruesve të shërbimeve mjekësore është se këta të fundit kanë rrogat dhe pagesat e tyre për punën që bëjnë dhe e kanë për detyrë që të kryejnë punën pa pagesë shtesë.

Diskriminimi Një aspekt tjetër i hulumtuar në këtë studim është edhe diskriminimi në sistemin e kujdesit shëndetësor. Në pyetjen “a jeni ndier të diskriminuar kur keni kërkuar shërbimet shënde-tësore në vizitën e fundit?” vetëm 68 apo 5% e të anketuarve kanë dhënë përgjigje pozitive dhe kanë pohuar diskriminimin.

Opinionet e shprehura në këtë Raport janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Figura 23. Arsyet për të mos dhënë ryshfet

Figura. 34. Prania e diskriminimit

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

Page 30: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

Arsyet kryesore për diskriminim, sipas deklarimeve të të anketuarve ishin vendbanimi, për-katësia nacionale, statusi social dhe shëndetësor, porse këto dallime janë relativisht të vogla dhe të parëndësishme statistikisht.

Fokus grupet

Fokus grupet kanë rezultuar në debate shumë informuese lidhur me nivelin e korrupsionit në sektorin shëndetësor. Pacientët kanë shpalosur përvojat e tyre, kur janë kushtëzuar të paguajnë ryshfet në këmbim të një shërbimi të caktuar shëndetësor, ndërsa në anën tjetër mjekët dhe motrat kanë treguar mendimet e tyre karshi kësaj dukurie, si dhe përvojat e tyre të cilat zakonisht ishin në kundërshtim me pikëpamjet e pacientëve. Pjesëmarrësit në fokus grupe përgjithësisht pajtohen që kushtet në institucionet shëndetësore në Kosovë nuk janë ideale, posaçërisht kur kemi të bëjmë me higjienën dhe disponueshmërinë e mekanizmave, teknologjisë dhe medikamenteve të domosdoshme.

Për të kuptuar më mirë kënaqshmërinë e pacientëve, një mjek pjesëmarrës në fokus grupe ka kategorizuar këtë kënaqshmëri në tri seksione: kënaqshmëria me aspektet teknike, kënaqshmëria me aspektet njerëzore dhe kënaqshmëria me shërbimet. Ai sqaroi që kën-aqshmëria me aspektet teknike zakonisht nuk varet nga mjeku, sepse një mjek i ka pesë apo gjashtë pacientë në një dhomë, ku kushtet janë gati të pamundshme për të ofruar kujdesin e shkëlqyeshëm dhe të shpejtë. Një infermier përmendi një shembull kur gjatë operacionit kirurgjik nuk kishte material për qepje. Ai gjithashtu sqaroi se nuk ka humanitet në disa raste në mesin e mjekëve, sepse disa prej tyre pacientët i shohin dhe i trajtojnë si inferiorë. Lidhur me pakënaqshmërine e pacientëve me shërbimet, infermieri thotë se kur mungojnë mjetet dhe medikamentet dhe ku pacientët duhet të dalin dhe t’i blejnë vet ato, zakonisht pacientët për këtë fajësojnë mjekët për “keqpërdorimin e resurseve spitalore.”

Stafi dhe mjekët kanë pohuar që procesi i pranimit të pacientëve është i rregulltë dhe mirë i organizuar, por kur fillon kontrollimi i tyre atëherë fillojnë ankesat dhe zakonisht këto ankesa kanë të bëjnë me kushtet fizike brenda departamenteve. Gjithashtu, për procedura të ndryshme të trajtimit, siç është për shembull radiologjia, pacientëve u kërkohet që këtë shër-bim ta marrin jashtë institucionit, gjë që shkaktuon pakënaqshmëri në mesin e pacientëve. Por, ankesa kryesore ka të bëjë me mungesën e barnave dhe mjeteve brenda institucioneve. Gati në të gjitha rastet e pacientëve të përfshirë në fokus grupe, anëtarët e familjes, miqtë apo vet pacienti është dashur të dalin dhe të blejnë mjetet për t’u trajtuar siç e do nevoja.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit janë pajtuar që korrupsioni ekziston në sektorin shëndetësor. Derisa pacientët deklarojnë që niveli i korrupsionit është alarmant dhe është duke kapur kulmin, mjekët dhe infermierët besojnë që këto janë vetëm disa raste të izoluara që kanë pasur shumë ndikim në perceptimet e qytetarit, prandaj edhe kemi rezultate të këtilla alar-muese në studime të ndryshme, që tregojnë numër të madh të njerëzve që perceptojnë nivel të larë të pranisë së korrupsionit në sektorin shëndetësor.

Pacientët kanë treguar që disa shërbime shëndetësore janë kushtëzuar. Nga përvojat e ndryshme të shpalosura në grupet e fokusit, më të rëndomtat që janë përmendur ishin:

• Mjekët nuk japin shërbimet profesionale në spitalet publike dhe ata u kërkonin pa cientëve të shkojnë në ordinanca private.

• Pacienti duhej të paguante darkën për ekipin profesionist që po kryente operacionin

30 Opinionet e shprehura në këtë Raport janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

Page 31: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

31Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

(më shumë se 50 Euro).

• Pacientët janë detyruar të paguajnë ryshfet për të qenë të parët në listë të pritjes për të marrë një shërbim.

• Pacientëve u kërkohet të blejnë medikamente të caktuara, edhe kur ato nuk janë të rëndësishme.

• Pacientët u kërkojnë të afërmve të intervenojnë për ndonjë rast të caktuar

Profesionistët shëndetësor ia atribuojnë një pjesë të përgjegjësisë për gjendjen aktuale vetë pacientëve. Sipas mjekëve dhe infermierëve, korrupsioni në shëndetësi zakonisht inicohet nga pacienti. Siç pohojnë profesionistët, ka shumë raste ku pacientët u ofrohen mjekëve me sasi të madhe të hollash dhe të gatshëm të japin para vetëm që të kryhet ndonjë shërbim i caktuar.

Gjithashtu profesionistët shëndetësor kanë pohuar që bazuar në raste të izoluara, qytetarët kanë krijuar perceptime dhe opinione të gabuara për korrupsionin në shëndetësi. Prandaj sot ata besojnë që për të marrë një shërbim për të cilin kanë nevojë duhet të paguajnë rysh-fet, gjë që nuk është e vërtet. Sipas profesionistëve shëndetësor, mediat janë ato që po ndiko-jnë negativisht në këtë aspekt sepse ato po paraqesin vetëm shembuj të këqinjë, korrupsion dhe gabime dhe nuk po u japin hapësirë veprimeve pozitive që ndërmerren nga mjekët.

Mjekët dhe infermierët në fokus grupe shprehin besimin e tyre që një numër i madh i njerëzve që deklarojnë se ka nivel të lartë të korrupsionit në sektorin e shëndetësisë nuk e mbështesin këtë mendim në përvojat e tyre vetjake, por zakonisht në atë se çfarë dikush u ka thënë atyre. Që të gjithë faktorët e lartpërmendur konsiderohen të jenë lajthitës sipas profesionistëve shëndetësor.

Nga përvojat që kanë treguar pacientët, një që ka nxitur debat është treguar nga pacienti i cili po trajtohej në spitalin publik derisa po priste për operacionin. Sipas tij, ndonëse problemi që ai kishte ishte kritik, mjekët nuk kujdeseshin për të. Sipas pacientit kjo bëhej më qëllim sepse mjekët nga ai dëshironin të merrnin ryshfet. Familjari i tij është ‘detyruar’ të jap ryshfet në mënyrë që të kryhej operacioni. Vetëm pasi mjeku ka marrë paratë (që ishin më shumë se 50 euro), ai ishte i gatshëm të ndihmojë pacientin dhe të kryejë detyrën e tij. Pacienti nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë për të raportuar rastin e korrupsionit tek menaxhmenti i spit-alit, por as në gjykatë apo polici. Dhe, sipas stafit profesional ky është mjerim. Por, qytetarët mendojnë që edhe nëse i raportojnë rastet korruptive ato nuk trajtohen si duhet. Ata kanë përmendur raste të ndryshme, ku mjekët janë kthyer në punë përkundër dëshmive se ka pasur korrupsion. Mjekët dhe pacientët janë pajtuar që ka nevojë për më shumë konsistencë në përpjekjet për të ulur korrupsionin.

Përfundimet Në përgjithësi, tregohet që kënaqshmëria me kujdesin shëndetësorë në Kosovë është e lartë. Vetëm rreth ¼ e pacientëve ishin të pakënaqur me performancën e institucioneve shënde-tësore, shërbimeve që kanë marrë dhe performancën e stafit. Mund të konkludohet që per-formanca e mjekëve dhe infermeriëve ka ndikim të madh kënaqshmërinë e pacientëve me institucionet shëndetësore dhe se pse pjesa më e madhe e pakënaqësisë së pacientëve lidhet me strukturën, pajisjet dhe organizimin e shërbimeve shëndetësore.

Page 32: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

32 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Edhe pse ka vërejtje në performancën e mjekëve dhe infermierëve në institucionet publike të shëndetit, ato mbetet zgjedhja e parë që të anketuarit bëjnë dhe ky është një tregues tjetër edhe i cilësisë së përgjithshme të këtyre shërbimeve.

Paknaqësia e pacientëve mbetet shumë e lartë kur kemi të bëjmë me performancën e Qen-drës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, dhe në fokus grupe është thënë se kjo është për shkak të kushteve të dobëta në institucion, si dhe numrit të madh të pacientëve që frekuentojnë atë dhe kërkojnë ndihmë. Derisa performanca e ofruesve të kujdesit në QKUK ishte pozitive, mangësitë ishin kryesisht në fusha të tjera, si në infrastrukturë dhe kushte hig-jienike. Të tjera arsye të përmendura janë medikamentet që pacientët duhet të sigurojnë si dhe problemet tjera teknike me të cilat përballen gjatë trajtimit, siç është edhe vet udhëtimi deri tek institucioni shëndetësor.

Edhe pse përqindja e rasteve të korrupsionit që kanë deklaruar pacientët në këtë studim është mjaft e vogël, korrupsioni mbetet problem për sektorin e shëndetësisë. Bazuar në për-vojat reale të deklaruara nga pacientët, 3.9% kanë qenë të kushtëzuar nga profesionistë shën-detësor, por përqindja e pacientëve që janë të gatshëm për të dhënë ryshfet nëse profesion-istët shëndetësor ua kërkojnë këtë është më e lartë.

Kryesisht mjekët janë ata që kërkojnë ryshfet, rëndom para të gatshme dhe rastet korruptive janë më të pranishme në spitalet regjionale krahasuar me mjekësinë famiëjare dhe QKUK-në. Studimi ka treguar që rastet më të shpeshta korruptive ndodhin për faktin që pacientët e vendosur në listat e pritjes duan që të kenë trajtim më të shpejt jashtë rendit në listë, andaj edhe paguajnë të holla.

Është konkluduar që përgjegjës për korrupsion nuk janë vetëm mjekët. Pacientët gjithashtu janë fare pak të motivuar që të luftojnë korrupsionin. Ata nuk raportojnë korrupsionin dhe në anën tjetër shfaqen shumë të gatshëm që vullnetarisht t’i japin ryshfet personelit klinik për të marrë shërbimet e dëshiruara shëndetësore. Gjithashtu një fakt i rëndësishëm që u konstatua nga ky studim është që shumica e të anketuarve nuk dinin se ku duhet raportuar rastet korruptive dhe ky është një aspekt që ka nevojë për intervenim.

Përkundër kësaj, gjendja është optimiste sa i përket institucioneve shëndetësore në Kosovë dhe së paku nga këndvështrimi i pacientëve, performanca e përgjithshme e këtyre insti-tucioneve është e lartë dhe niveli i pranisë së rasteve korruptive është i ultë.

Rekomandimet

Bazuar në të gjeturat e këtij Dokumenti të Veprimit dhe duke u përqendruar në rezultatet kryesore, ne rekomandojmë si në vijim:

• Ministria e Shëndetësisë dhe menaxhmenti i institucioneve të kujdesit shëndetësor duhet të marrin parasysh mundësitë për të përmirësuar aspektet teknike të spitaleve (strukturën dhe procesin e kujdesit) dhe të krijojnë kushte më të mira pune për mjekët si dhe për pacientët në trajtim.

Page 33: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

33Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

• Menaxhmenti i institucioneve të kujdesit shëndetësor në pajtim me Ministrinë e Shëndetësisë duhet të shqyrtojnë mundësitë për ridizajnimin e referimit të pacientëve dhe procesit të kujdesit në mënyrë që të ofrojnë shërbime transparente, efektive, të qasshme, më të shpejta dhe më të mira për pacientët

• Programet për Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional për mjekë dhe infermierë duhet të vazhdojnë dhe menaxhmenti i institucioneve shëndetësore, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë duhet të shqyrtojnë mundësinë për të zhvilluar programe të reja me fokusin kryesor në marrëdhëniet mjek/infermier – pacient

• Menaxhmenti i institucioneve shëndetësore duhet të shqyrtojë mundësinë e zbatim it të stimulimeve apo “pagesave mbështetur në performancë” me qëllim të përmirë simit të performancës së profesionistëve shëndetësorë.

• Menaxhmenti i institucioneve shëndetësore duhet të shqyrtojë implementimin e politikave më ndëshkuese kundër mjekëve dhe stafit spitalor që involvohet në rastet korruptive.

• Qeveria, në veçanti Ministria e Shëndetësisë dhe asociacionet e pacientëve duhet të investojnë më shumë përpjekje dhe para në programet edukative, kryesisht në programet që afirmojnë të drejtat e pacientëve

• Ministria e Shëndetësisë dhe asociacionet e pacientëve duhet të zhvillojnë fushata dhe strategji për të shtuar vetëdijesimin dhe motivuar pacientët të raportojnë korrupsionin në sektorin shëndetësor

• Përfundimisht, mjekët dhe pacientët pajtohen që sigurimi shëndetësor mund të ndihmojë jo vetëm për të ngritur nivelin e kënaqshmërisë me shërbimet shëndet- sore por edhe për të ulur numrin e rasteve korruptive në sektorin e shëndetësisë.

Page 34: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

34 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Referencat

Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan: http://birn.eu.com (qasur së fundit herë në Prill 2013).

Buwa, D. & Vuori, H. Rebuilding a health care system: war, reconstruction and health care reforms in Kosovo. European Journal of Public Health. 2006; 17: 226- 230.

Percival, V. & Sondorp. A case study of health sector reform in Kosovo. Confl Health. 2010; 4:7.

World Bank Full Database (2006).

Civil Society Against Corruption (2010). Kosovo. Hertie School of Governance

Komisioni Evropian (2011). Raporti i Progresit .

Chicago-Kent College of Law (2006). Combating corruption in Kosovo. Illinois In stitute of Technology.

Levizja FOL (2011). RAPORTI MBI TË GJETURAT FAKTIKE Keqpërdorimet përgjatë procedurave të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Page 35: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

35Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Shtojca -I-

Metodologjia

Shteti: Kosova Studimi: Anketë rreth kënaqshmërisë së pacientëve në Kosovë

Datat e punës në teren: Madhësia e mostrës: qëllimi = 1300 të anketuar

Nënmostra shqiptare = 16.08 – 4.09, 2013 nr. aktual = 1334 të anketuar

Nënmostra serbe = 10.07 – 13.07, 2013

Grumbulluesi i të dhënave:

Index Kosova Numri i intervistuesve: 69

Index Kosova ka zhvilluar një anketë sasiore, me pacientët e nivelit sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor. Studimi është zhvilluar në dy faza. Faza e parë përfshiu rekrutimin e pacientëve para institucioneve të kujdesit shëndetësor, ku ishin rekrutuar 2615, për të për-gatitur një mostër përfaqësuese prej 1300 pacientëve që i kishin vizituar institucionet e lart-përmendura të kujdesit shëndetësor. Faza e dytë ka përfshirë intervista sy më sy nëpër shtëpi me 1300 pacientë. Pacientët e angazhuar ishin prej këtyre institucioneve të kujdesit shënde-tësor: spitalet rajonale (Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri), Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë, dhe dy klinika spitalore (Graçanicë dhe Veriun e Mitrovicës).

Madhësia e mostrës ishte 1334 të anketuar, prej të cilëve 1178 ishin mbajtur në nënmostrën shqiptare dhe 156 në nën-mostrën serbe.

Fazat e projektit Data e fillimit Data e përfundimit

Trajnimi 28 korrik 28 Korrik

Rekrutimi 29 korrik 11 gusht

Puna në teren 16 gusht 4 shtator

Kontrolli i cilësisë 16 gusht 6 shtator

Procesimi i të dhënave 6 shtator 9 shtator

Tabela 1a: Orari i projektit – Nënmostra shqiptare

Page 36: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

36 Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Pilotimi i pyetësorit Para finalizimit të instrumentit të anketimit, është zhvilluar pilotimi. Madhësia e mostrës për pilotim ishin 20 intervista efektive. Rezultatet prej pilotimit kishin përfshirë një përmbledhje të problemeve me pyetje specifike që janë diskutuar me klientin, si dhe rekomandime për rishikimin e pyetjeve problematike. Këto rekomandime ishin përdorur për finalizimin e in-strumentit të anketimit.

Mostra: procesi i përzgjedhjes dhe specifikatNë fazën e rekrutimit, metoda e hulumtimit ishte anektimi i pacientëve para institucione-ve të kujdesit shëndetësor, ndërkaq për mbledhjen e të dhënave intervista sy më sy nëpër shtëpitë e pacientëve është realizuar.

Hapi i parë: Shpërndarja e mostrës sipas institucioneve të kujdesit shëndetësor, bazuar në num-rin e pacientëve që i frekuentojnë ato institucioneve (ofruar nga Ministria e Shëndetësisë)

Hapi i dytë: Përzgjedhja e të anketuarve

Fazat e projektit Data e fillimit Data e përfundimit

Informim 9 korrik 10 korrik

Rekrutimi 9 korrik 11 korrik

Puna në teren 10 korrik 13 korrik

Kontrolli i cilësisë 10 korrik 14 korrik

Procesimi i të dhënave 15 korrik 17 korrik

Tabela 1b: Orari i projektit – Nënmostra serbe

Mostra ishte shtresuar sipas rajoneve, si në vijim: Prishtina, Mitrovica, Vushtrri, Priz-ren, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Ferizaj për popullatën shqiptare të Kosovës, si dhe pakicat jo serbe që jetojnë në ato lokacione.

Për popullatën serbe të Kosovës, mostra ishte shtresuar sipas rajoneve, si në vijim: rajoni verior dhe rajoni qendror.

Përzgjedhja e të anketuarve për fazën e parë (intervistat në dalje) ishte bërë përmes një intervali të caktuar për ta përzgjedhur çdo të satin pacient që dilte prej insti-tucionit të kujdesit shëndetësor (radha ishte përcaktuar në bazë të numrit të përg-jithshëm të pacientëve që frekuentonin institucionin).

Përzgjedhja e të anketuarve për fazën e dytë ishte bërë prej bazës së të dhënave të pacientëve të rekrutuar në bazë të numrit të pacientëve që i frekuentonin këto institucione.

Page 37: DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË

37Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë qëndrimet e UNDP apo USAID

Refuzimet/jo-kontaktet/intervistat e mbajtura

Refuzimet:

Të anketuarit që kanë shkuar jashtë vendit pasi ishin rekrutuar 17

Të anketuarit që nuk kishin mundësi të merrnin pjesë gjatë punës në teren. 13

Të anketuarit që kanë vdekur pas rekrutimit 12

Adresa që janë dhënë gjatë rekrutimit të cilat nuk kanë mund të gjendeshin 49

Nuk kishin kohë 129

Numra jofunksional të telefonit 65

Kishin shkuar në pushime 7

Të pa interesuar 171

Të anketuarit që ishin kthyer në spital 2

Gjithsej: 465

Prej intervistave të bëra, 21.7% ishin verifikuar në teren prej mbikëqyrësve rajonalë dhe prej menaxherit të terrenit të Index Kosova. Disa prej atyre intervistave ishin verifikuar personalisht (8.8% të të gjitha intervistave të bëra), ndërsa 3.7% ishin vëzhguar drejtpërdrejtë, dhe 12% ishin verifikuar përmes telefonit. Secila pikë e mostrimit kishte së paku një temë të intervistës për ta verifikuar.

Menaxheri i terrenit i kishte shoqëruar disa mbikëqyrës gjatë punës së tyre në teren, dhe në një numër rastesh e kishte verifikuar performancën individuale të mbikëqyrësve, pasi që i kishin dorëzuar dokumentet e tyre të terrenit.

Të gjitha intervistat e bëra i ishin nënshtruar kontrolleve logjike për administrim të duhur para regjistrimit të të dhënave.

Metodat e kontrollit të cilësisë