dituria - immi.se · kulturore shqiptare ”migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme...

20
REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, - QERSHOR 2007– NR 3 DITURIA E BOTON QKSH ”MIGJENI” BORÅS-SUEDI

Upload: others

Post on 21-Oct-2019

21 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, - QERSHOR 2007– NR 3

DITURIA E BOTON QKSH ”MIGJENI” BORÅS-SUEDI

Page 2: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 2

Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë, prindër e mësues D I T U R I A

Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni”

Borås-Suedi

Kryeredaktor :

Sokol Demaku

Këshilli redaktues:

Rrahman Jashari Lena Liden Agron Çela Ramadan Myrtaj Arsim Daka Hakif Jashari

Adresa e redaksisë:

Revista Dituria C/O

Studiefrämjandet L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås

3. Nga redaksia

4,5. Lidhja Shqiptare e Prizrenit

6. Isa Boletini

7,8. Një vështrim historik i arsimit në Shqipëri

9,10,11. Për më të vegjëlit tanë

12. Si të jesh i lumtur në jetë

13. Gënjeshta justifikim i gabuar 14. Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

15, 16. Nga shëndetësia

17. Kuzhina shqiptare

18, 19. Për orët e lira

20. Bashkimi bën fuqinë

Page 3: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 3

Zhega me verën erdhi dhe po troket në derë e ketë dëshirojnë të gjithë pa marrë parasysh moshën apo kohën. Pranvera ishte e begatë dhe e pleshme për ne. Filluam me Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe revistën tonë ”Dituria”. Këtë muaj po shkojmë me numrin e tretë të revistës, me dizajn të ri, përmbajtje të reja, dhe për plotë me risi. Besojmë se të gjithë jemi të kënaqur me këtë. Ne mundohemi që cdo herë të sjellim dicka të re, të sjellim freski në revistë dicka cka na shkon ne të gjithëve për shpirt dhe se besojmë se së bashku me ju do ia arrijmë ketij qëllimi. Shumica prej nesh pushimet verore do i kalojë në vendlindje e ne ju ”Urojmë rrugë të mbar dhe pushime të kendshme në gjirinë familjar!”, e kjo është edhe një arsye

më shumë në menyrë që kur të kthehemi nga pushimet valigjet tona të jenë të mbushura me kujtime dhe mbresa të ëmbla, të cilat do ti qesim në letër e më pastaj në faqet e ”Diturisë”. Pra jeni të mirëseardhur në faqet e revistës sonë dhe tuaj me mbresat e udhëtimit por edhe me artikuj dhe reportazhe tjera. Ne mendojmë në vjeshtë që të shkojmë edhe me ca rubrika tjera që mendojmë se do jenë me interes për lexuesit tanë. Në faqet e orëve të lira do shkojmë me fjalkryq për të rritur,me një kuiz diturie për fëmijë dhe të rinjë dhe me një lojë shpërblyese për femijë. Në ”Klubin letrar” që e kemi në gjirin e revistës mendojmë që ne vjeshtë të shkojmë me një cikël takimesh ku do bisedojmë për kulturën, traditën, doket dhe zakonet tona, historinë e popullit tonë si dhe do organizojmë orë letrare me poetët tanë që jetojnë dhe

veprojnë ketu në Västragötalän dhe sipas mundësive do ftojmë edhe ndonjë poet apo shkrimtar të njohur nga vendlindja. Ftojmë të gjithë ata që merren me shkrime në prozë a poezi që të na bashkohen dhe të na dërgojnë punimet e tyre për botim në revistën ”Dituria”, posaqërisht ftojmë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme e ata janë të mirëseardhur me punimet e tyre,pra dëshira jonë është që edhe në redaksi të kemi ndonjë të ri. Pra lajmerojuni,ju presim!

RRUGË TË MBARË NË VENDËLINDJE!

PUSHIME TË KËNDSHME NË GJIRIN FAMILJAR!

Redaksia e revistës ”Dituria”

Page 4: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 4

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

Një nga çështjet kryesore, që u shtrua gjatë pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të krahinave të vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët radikalë, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurë për formimin e saj udhëheqësit politikë vendosën të shfrytëzonin traditën e lashtë shqiptare. Sipas kësaj tradite, sa herë që vendin e kërcënonte rreziku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin në një kuvend të jashtëzakonshëm, i cili formonte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose lidhjen e përgjithshme. Ekzistenca, në pranverën e vitit 1878, e besëlidhjeve lokale ose e komisioneve të vetëmbrojtjes, e lehtësonte punën e udhëheqësve politikë. Duhej vetëm thirrja e kuvendit të përgjithshëm dhe organizimi me sukses i punimeve të tij.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjak nga Bosnja dhe sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte viljajetet otomane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte përpjekja e parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga deshtimi i forcave të Skenderbeut në Mesjetë.

Lidhja u formua pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili u kishte dhënë tokat shqiptare Bullgarisë, Malit të Zi dhe Sërbisë pas Luftës Ruso-Turke të viteve të ashtuquajtura Kriza Lindore 1877-1888. Prijësit shqiptar nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan në një qendër të Vilajetit të Kosovës që sot gjendet në Maqedoni, për të diskutuar rezistencën. Italia përkrahu një komitet italo-shqiptar për të zgjeruar nacionalizmin shqiptarë për të fituar aleat në Ballkan, kurse Porta e Lartë bëri të njejtën me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll më 1877. Anëtarët e Komitetit ishin Zija Prishtina, Sami Frashëri, Jani Vretua, Pashko Vasa dhe Abdyl Frashëri.Manifesti i këtij komiteti u bë Stausi i Lidhjes.

Lëvizja kombëtare , të cilën e udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave më të ndryshme të popullisisë së Shqipërisë dhe u zhvillua në truallin historik të përgatitur gjatë dhjetëvjeqarëve të mëparshëm nga Lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo shënoi një hap të madh cilësor nga pikëpamja e

platformës ideologjike, e kërkesave politike dhe të frontit luftarak, në krahasim me lëvizjen më lëvizjen clirimtare të dhjetëvjeqarëve të kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para Lëvizje Clirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës clirimtare që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritja e armatosur. Ajo ishte e para lëvizje masive e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënonte si organizatë një hap të madh e cilësor nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me Besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoj degët e saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e larta të atdheut krahas pushkës edhe penën. Për më tepër Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë e cila jo vetëm qe u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore por edhe arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejësisht të pavarur nga autoritet e Perandorisë Osmane.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë. Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar ajo mundi t`i nënshtronte armiqtë e brendshëm e ti izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti

Page 5: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 5

të gjerë duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj kulmore, në formimin e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare.Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sëndërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisë Osmane. Në të vertetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që u organizua nga Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtypë ajo pati një varg arritjesh më rëndësi historike. Gjatë viteve 1878-1881 u bënë hapa më të mëdhenjë sesa gjatë dhjetëvjeqarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike në një bashkësi të vetme kombëtare e cila për më tepër u sanksionua edhe në llogarit e luftës së udhëhequr prej saj për të mbrojtur tërësin teritoriale të atdheut për formimin e shtetit Shqiptar. Me qëndresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit, Kelmendit e të Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plackë tregu për të kënaqur interesat e Fuqive të Mëdha ose lakmitë pushtuese. Me karakterin kombëtar që përshkoi veprimtarinë e saj trevjeqare Lidhja e Prizrenit e përmbysi 8tezën që mbronin Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje sipas së cilës mohohej egzistenca e kombit shqiptar; ajo vertetoi në shkallë ndërkombëtare se populli shqiptar ishte komb i formuar, liridashës, atdhetar me aspiratat e veta dhe i vendosur për krijimin e shtetit të vet kombëtar. Edhepse shqiptarët nuk i fituan gjatë Krizës Lindore të drejtat e tyre kombëtare, në saje të Lidhjes së Prizrenit cështja shqiptare hyri në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare si një nga problemet e mprehta që kërkonte zgjidhje urgjente. Me veprimtarinë pushtetore që zhvilloi sidomos muajve të fundit të jetës së saj Lidhja e Prizrenit hodhi gjthashtu

poshtë tezën tjetër propagandistike të armiqëve të Shqipërisë mbi paaftësinë e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe provoi në truallin konkret se ata tashmë ishin të përgatitur politikisht për të pasur shtetin e tyre kombëtar.

Lidhja e Prizrenit i dha shtytje të paparë deri më atëhere edhe levizjes kulturore shqiptare; përparimet e arritura brenda tre viteve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë, publicistikës dhe të krijimtarisë ishin më të mëdha sesa hapat e bërë gjatë dhjetëvjeqarëve të mëparm. Lidhja e Prizrenit krijoj më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme clirimtare të shqiptarëve deri në fitorën e pavarësisë kombëtare në Nëntor të vitit 1912. Nga ana tjetër Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarëve edhe një varg mësimesh të rëndësishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipërisë ishte synimi i realizueshëm, por shtypja e saj tregoj se fitorja përfundimtare e autonomisë kalonte nëpër rrugë të vështira dhe se duheshin përpjekje të tjera vigane për arritjen e saj. Historia e Lidhjes së Prizrenit tregoi se pengesa kryesore për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar nuk vinte nga Perandoria Osmane por nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët u bindën se luftën clirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbështetur në radhë të parë në forcat e tyre njerëzore e materiale dhe se duhej të punonin njëkohësisht për të siguruar përkrahjen e Fuqive të Mëdha, sidomos të atyre që kishin filluar të anonin nga zgjidhja e drejtë e ceshtjes kombëtare shqiptare. Lidhja e Prizrenit provoi gjithashtu se brenda vendit Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politke, morale, materiale e luftarke duhej ta kërkonte tek shtresat e gjëra popullore dhe tek bashkimi i të gjitha forcave shoqërore e politike të kombit shqiptar pa dallim feje, krahine e përkatësie shoqërore. Veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit tregoi më në fund rëndësinë e madhe që kishte për betejat e ardhshme clirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndërgjegjen kombëtare nëpërmjet shkollës shqipe të letërsisë shqiptare dhe të publicistikës patritike.

Page 6: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 6

ISA BOLETINI

(1864-1916)

Isa Boletini, shëmbëlltyra e të cilit ishte dhe mbetet udhërrëfyes i denjë i breznive se si i dilet zot trollit të vet në çdo moment e çdo kohë, duke mos kursyer edhe forcën e fundit të jetës së tij, edhe pas nëntë dekadave të rënjes heroike ka po të njëjtën porosi dhe të njëjtin qëllim: Çlirimin mbarëkombëtarë të të gjitha trojeve etnike shqiptare.

E vrazhdë ishte ajo kohë, kur hordhitë turke zienin çdokund për të shkelur e pushtuar popuj, për të vënë rendin e tyre politik, e në flakën e asaj lufte dilnin djem të matur e të pashoq të pushkës e pendës, për t’i thyer nofullën bishës së pangopur që kishte zënë vend kudo në kontinentin e vjetër. Trima të tillë ishin edhe Bajram Curri, Idriz Seferi, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, Isa Boletini, e shumë të tjerë, që të bashkuar bënin një kështjellë të pathyeshme, në të cilën theu qafën pushtuesi i pamëshirë. Isa Boletini atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i Lëvizjes për clirim e bashkim kombëtar. Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjecare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atëdhetar të tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osman dhe qarqeve shovensite fqinje. Me 1901-1902 u vu në në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjes Sërbisë, malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqpëri. Për këtë arsye u thirr në Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri më 1906. Isa Boletini përkrahu revolucionin xhonturk të viti 1908, që ishte njënga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëmdësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqve. U

dallua si udhëheqës e oganizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje- Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen e antiosmanëve të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë luftës Ballkanike në tetor 1912 u vu në krye të cetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismaili Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemali shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo- malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët :

"Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia".

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të tjerë.

Page 7: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 7

NJË VESHTRIM HISTORIK I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

SHQIPTAR

Arsimi në Shqipëri ka traditë të hershme, që lidhet ngushtë me historinë e popullit për liri. Bazuar në të dhënat arkeologjike dhe studimet krahasuese deshmohet për kulturën e lashtë Ilire, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët. Gjatë mesjetës u ngritën kisha, katedrala dhe manastirë,të cilët krahas të tjerave, zhvillonin edhe veprimtari mësimore. Rolin e mësuesit e luanin në këtë kohë njerëzit e fesë. Në epokën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skenderbeu, zhvillim të veqabtë mori hartimi i kronikave historike, kështu që u krijuan kancellarit ku bëhej përpunimi i dokumentacionit zyrtar, korespondencat me fqinjët etj. Gjuha shqipe përdorej për komunikim brenda principatave. Dokumentet e para të shqipes i kemi në shekullin 15. Duke e parë librin e parë në Gjuhën Shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut 1555, bazuar në gjuhën e pasur dhe drejtëshkrimin e qendrueshëm deshmon se Buzuku është mbështetur në një traditë më të hershme të shkrimit të shqipes. Pak më të vonshme nga gjysma e parë e shek. 17 janë disa shkolla fillore në Gjuhën Shqipe që u hapën nga kleri katolik që shumë shpejtë u mbyllën nga autoritet osmane. Materialet mësimore , librat dhe metodikat u përgatiten nga Pjetër Budi, Frang Bardhi, Andrea Bogdani etj. Në mbledhjen e Kuvendit të Peshkopëve Shqipëtar 1703 (Koncili i Arbërit) u vendos që të gjitha shenimet në të gjitha regjistrat shqipëtar të mbaheshin në Gjuhën Shqipe.

Përpjekjet për zhvillimin e arsimit dhe shkollave shqipe patën rritje të dukshme gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Lidhja e Prizrenit, gjatë viteve 1878-81 hartoi programin për njohjen zyrtare të Gjuhës Shqipe.

Lidhja caktoi një alfabet të përbashkët për të gjithë përdoruesit e Gjuhës Shqipe. Me këtë alfabet u botua edhe Alfabetarja e Gjuhës Shqipe. Më 7 mars 1887 në Korcë hapet shkolla “Mësonjëtorja e parë” e cila shënoi zyrtarisht shkollën e parë shqipe të institucionalizuar me fizionomi të plotë kombëtare dhe me karakter demokratik Kjo shkollë ishte e përbashkët për djem e për vajza të të gjitha shtresave të shoqërisë dhe mësimeve të ndryshme fetare. Në dhjetor të vitit 1909 në Elbasan u hap NORMALJA e cila shënoi themelimin e shkollës së mesme të arsmit kombëtar e cila shërben si fidanishte e përgatitjes së mësuesve për shkollat fillore të të gjitha trevave shqipëfolëse. Me shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në qytetin e Vlorës arsimi dhe shkolla shqipëtare u rioganizua dhe u drejtua nga Qeveria Kombëtare. Veprimtaria arsimore e saj u përqendrua në vendoshjen e Gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare në shtetin e ri shqipëtar, në karakterin kombëtar dhe demokratik të përmbajtjes së shkollës, në ngritjen e drejtorive arsimore në prefekturat kryesore, në arsimin e detyrueshëm fillor dhe në hapjen e shkollave Normale për përgatitjen e mësuesve.

Në këtë kohë u hodhën themelet e Administratës civile shqipëtare më 1913, cka përbënte bazën fillestare edhe të legjislacionit arsimor shqiptar.

Page 8: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 8

Me krijimin e Ministrisë së Arsimit më 4 dhjetor 1912 me ministër luftëtarin, pedagogun dhe auriditin e shquar Luigj Gurakuqi. Në vitin 1920 në gusht u roganizua dhe u zhvillua Kongresi Arsimor i Lushnjës, ku u morën vendime të rëndësishme për kombëtarizimin , laicizimin për njëjtësin e shkollës shqipëtare dhe për hartimin e dokumentacionit shkollor. Vitet 1920-39 karakterizohen nga krijimi i stabilitettit të arsimit, konsolidimit të arsmit fillor dhe krijimit të plotë të arsimit të mesëm. Në vitin 1933 u bë shtetëzimi i shkollave. Në vitin 1934 shpallet dekretligji për Organiken e arsimit në bazë të cilit u bë reforma arsimore. Në nëntor 1944 në Shqipëri u vendos pushteti i diktaturës së proletariatit me sistemin e një partie të vetme që zgjati rreth 45 vjet. Në gusht të 1946 u miratua reforma e parë Arsimore që konsistonte me krijimin e një sistemi të ri arsimortë ndertuar mbi parime të ashtuquaktura demokratike e socialiste. Mbi bazën e marksizëm-leninizmit, kjo reformë synonte në ndryshimin rrëmkësor të kritereve ideologjike, shkencore e pedagogjike të përmbajtjes dhe metodave të procesit mësimor dhe edukativ. Lufta kundër analfabetizmit masiv mori shtrirje të gjerë. U përcaktuan strukturat e arsimit fillor 7 vjeqar dhe më vonë 8 vjeqar dhe të atij të mesëm. Arsimi i mesëm mori hov zhvillimi sidomos pas vitit 1975 si dhe ai i shkollave të mesme bujqësore. Qe në vitin 1946 në Tiranë u hap Insitituti i Lart Pedagogjik që përgatiste mësues për të gjitha nivelet e arsimit. Në vitin 1957 hapi dyertë Universiteti

Shtetëror i Tiranës i cili nxorri nga dyertë e tij të gjithë intelektualët dhe specialistët që i nevojiteshin Shqipërisë. Arsimi 8 vjeqar u bë i detyruar. Në vitin 1969 u fut në shkollë edukimi komunist dhe trekëndëshi revolucionar “mësim-punë prodhuese-edukim ushtarak”. Në shkollë të mesme dhe të lartë u fut të bëhej një muaj punë dhe një muaj stervitje ushtarake. Kështu politizimi i shkollës arrijti kufijte tejskajshëm pasi cdo qelizë e përmbajtjes se saj u përshkua nga filli i kuq i ideologjisë marksiste-leniniste dhe partisë shtet. Në vitin 1980 filloj në përpjekje për modernizimin e sistemit arsimor shqiptar me një premtues, por shumë shpejt ekonomia shqiptare pësoj rënje keshtu për pasojë edhe shkolla shqipe ndjeu rënje. Në vitin 1990 pakënaqësia popullore ndaj sistemit dhe gjendjes ekonomike arriti kulminacionin dhe ndodhi përmbysja e diktaturës së proletariatit dhe partisë shtet ku u krijua plyralizmi politik dhe u vendos sistemi shumpartiak i zgjedhje të lira. Kështu pas 46 vitesh diktature komuniste Shqipëria u drejtua drejt përëndimit dhe Europës.

Abdyl Bucpapaj Durrës

Page 9: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 9

Novelzë

LULI I VOCËRR

Askush s`e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli. More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande. Kur Luli hyn n`oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, po askuj asnjë fjalë sì thotë. Ecën ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, derisa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës shkollore shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty është caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtie ndër xhepa, hundën picrrake të kuqun nga të ftohtit e mëngjesit ia sjell diellit dhe…shikon. Gjaja që ma tepër ia tërhek vrejtën janë çizmet, që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa të bukra janë! Si shkëlqejnë!- mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë syt ndër tollumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kureshtja i afrohet një shoku që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku I vet, në diell, t`i ngrofi kambët. Po kur nuk ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë disi hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Ndoshta, ndoshta... Nganjëherë i afrohet mësuesi Lulit . Dhe kur e ka ftyrën e dlirtë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ia merr dorën e shikon me sy pllumbi dhe kishte dashtë t`i fali diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. E Luli i vocërr çka mund t`i fali mësuesit tjetër? Veç në ia faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hanger mësuesin. Shkëputur nga libri i Migjenit ” Novelat e qytetit të veriut ”. E pregatiti për ju: Agron Çela.

Page 10: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 10

Punime nga nxënësit tanë

FLAMURI

O, flamur valo,valo

Zemrat tona na gëzo. Që t`valosh në zëmrat tona,

Të qëndisi Marigona.

Në Shqipëri dhe Kosovë Valo,valo i lirë përgjithmonë.

Marigona Shabani, Borås

Arianit Citaku, Ekarängsskolan

Page 11: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 11

PËRËNDIMI I DIELLIT

E ulur në bregun e detit, sytë treten drejt hapësirës së kaltërtë. Një pamJe e mrekullueshme pushton sytë dhe gjithë qenien time. Kjo pamje është pilërisht përedimi i diellit. Ai i ka dhenë detit një ngjyrë të kuqrrimtë. Kjo të krijon një përshtypje sikurse dielli është shtrirë mbi detin e paanë për të marrë një sy gjumë. Në këtë krevat të mrekullueshëm të vret sytë një njollë e argjendtë. Eshtë hëna që ka zënë vend në qillin e kaltërtë duke zavendësuar kështu diellin vezullues. Atje tej të zënë sytë një pulëbardhë a mjellmë që me krahët e saj prek lehtë valët e detit. Kjo krijon një fërshellimë të lehtë që thyen atë heshtje mbytëse që t`mbizotëron kudo. Eshtë pikërisht kjo heshtje që të bënë të mendosh për cdo faqe të librit të jetës tënde dhe të kujton gjithnjë se je vetëm dhe se vetmia po të mbytë. Tashmë dielli u zhduk duke na lënë përshendetjen e fundit për ditën e sotme. Bashkë me të u largua edhe gjallëria e ditës duke ia lënë vendin zymtësisë dhe ftreskisë së natës. Sonila Biraku Shk.fillore Demokracia Durrës

NËNË…

Nënë, ti për mua je shumë e shtrenjët. Je thesari më i madh që jeta mund të më kishte dhenë. Je si një yll i bukur që gjithmonë bën dritë. Je e embël si ai flladi i ngrohët i pranverës që shpirtin ma ledhaton dhe zemrës sime i shton jetë. Je gjëja më e cmuar për mua, aq sa edhe guri më i shndritshëm nuk krahasohet me ty. Ti je si një melodi e ëmbël shpirtërore, si një natyrë e bukur. Je si një lule e bukur që kurrë nuk do të vyshket. Je si kaltërsia e detit që edhe kur nxehet dhe dallgët përplasen nuk e humbet bukurinë e tij. Ti je dielli më i shndritshëm dhe më rrezeartë për mua. Dashuria ime për ty është e pafund. Kjo dashuri e zjarrtë dot ë vijë dhe do të të gjejë edhe kur ti të jesh larg. Cdo klithmë e cdo renkim yti më duket si një thikë që depërton në zemrën time. Cdo ëndërr nis dhe mbaron me ty. Lotët e tu më janë dukur si shigjeta që nguleshin në cdo pjesë të trupit tim. Në cdo hap të jetës, dora jote më është gjendur pranë dhe gjithmonë e zgjatur për të më ndihmuar. Zemra jote e madhe më ka falur dhe më ka pranuar gjithmonë kështu sic jam. Zemra jote është vëtet një yll në fundin e të cilit kam gjetur gjithmonë falje. Tek ti, nënë, unë kam gjetur mbështetje. Më ke ndihmuar që të kthej cdo faqe të jetës sime, të zbuloj cdo mister të jetës. Tani e kuptoj që ti je një engjëll dhe që zoti të ka dërguar për të më mbrojtur. I lutem zotit të të kem ty përgjithmonë: cdo ditë, cdo orë, cdo minute, cdo sekondë. Marrë nga libri “Lundroj në mendimet e mia” Ajdin Dragoshi, kl VIII Shkolla ”Udha e shkronjave” Tiranë

Page 12: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 12

SI TË JESH I LUMTUR NË JETË

Lumturia është e lindur... por edhe ekstazë që mund ta shpikësh vetë! Si të ushqesh harmoninë shpirtërore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë filozofi të madhe. Mund të mendosh për të tjerët se janë fatlumë,e të tjerët mund të mendojnë njëjtë për ty. Dhe a e dini pse?! Sepse në të vërtetë nuk dimë se ç'ndodh brenda tjetrit. Lumturia mund të jetë e lindur por dhe sekreti, që shpiket dhe pastaj pasurohet. Psikologët mendojnë se lumturia nuk është ekstazë e përkohshme por është gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo "është e shkruar në genet tona". Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “Eshtë shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “tek shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur. Por kujdes! Kjo nuk është fare e vërtetë! Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla: 1. Punëso mendjen ! Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive

2. Mendo me optimizëm! Gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqëndrohet në zgjidhje të problemit. 3. Qesh! Është fiskultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

4. Fantazo! Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin

5. Shpërfill mendimet negative! Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje Depresioni.

6. Zgjidh shoqërinë Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë. Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

7. Rregulli i artë! Mbani mend edhe këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme që mund t'u ndodhë rikthimi në normalitetvjen për gjashtë muaj apo një vit.

8. Bëj atë që të pëlqen! Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe relaksohuni. Po si? Pushoni para se të lodheni Qetësohuni edhe në punë Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i bën të duken të reja.

Ja dhe disa sekrete të vockla për të ndjerë lumturi dhe në punë: Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbaj vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e ditës. Kryeni punët sipas rëndësisë. Mësohuni ta organizoni punën, t'u japësh detyra bashkëpunëtorëve dhe të dish të mbikqyrësh punën e tyre. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë të bën ta lësh mënjanë lodhjen dhe brengën.

Page 13: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 13

GËNJESHTRA JUSTIFIKIM I GABUAR SHOQËROR

Në kohën bashkohore një nga plagët më të këqia që po godasin njerëzimin është padyshim kriza morale... Duket se njerëzit kanë harruar dhe shpërfillur ndërgjegjën e tyre dhe e tërë kjo e bënë të pamundur mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Një cikë pasaktësi të shpëton nga një situatë e palakmueshme, mirëpo duhet parë se cka shumë njerëz mendojnë për këtë dukuri dhe fenomen pra për gënjeshtren. Shumë shpesh mund të dëgjosh arsyetime të tilla se të gënjesh nuk është dicka e gabuar, nese kjo si bënë dem dikujt tjetër në jetë. Genjeshtra ka lindur për të mbaruar punë dhe ata që genjejnë ju ecin më mirë punët se ata që nuk genjejnë.Këtë e ka vërtetuar jeta, sepse ata që genjejnë dhe mashtrojnë sot bëjnë jetë, ndërsa i ndershmi dhe i sinqerti gjithmonë fukara ngelet, por është i ndershëm. Një arsyetim i tillë mund të thirret edhe me një emër tjetër: etika e momentit. Me fjalë të tjera nëse motivimi yt është i drejtë dhe nëse qëllimet e tua janë të drejta, fakti që genjyet... nuk është ndonjë gabim ose gjë e madhe. Kjo është një pikëpamje e zakonshme në botën bashkohore. Të ndikuar nga kjo klimë, shumë njerëz janë bërë më tolerant ndaj gënjeshtrës. Në disa fusha madje gënjeshtra është bërë mënyrë e zakont e të vepruarit. Shpesh të bie të dëgjosh sot se të gënjesh është gjë e zakont, se dikush qenka i prirë për këtë, se dike koha po e ve në sprovë që të gënjejë e në disa vende do dëgjosh nga tipa të ndryshëm se ata po u paguakan që të gënjejnë e këta janë shitësit e ndryshëm. Shumë veta mendojnë faktikisht se nuk ka asgjë të keqe në të ashtuqujturën gënjeshtër të vogël e të padahmshme, por bie pyetja: a ka raste kur mund të jetë e justifikueshme që të gënjesh? Ndërkohë që të gjitha gënjeshtrat janë të qortueshme, disa janë më të rënda se të tjerat. Dikush, për shembull mund të gënjej nga turpi ose nga frika. Një tjetër mund të ketë bërë zakon që të gënjejë me ligësi, për të dëmtuar ose për të lënduar dike pra atë tjetrin. Për shkak të motiveve keqëdashëse, ky përson

që gënjen me paramendim përbën një rrezik për shoqërinë. Duke qenë se jo të gjitha gënjeshtrat nxiten nga keqëdashja duhet pasur kujdes me të tjerët. Skandalet që kanë të bëjnë më gënjeshtrat të thena nga politikaj të shquar dhe udhëheqës tjerë kanë tronditur shoqërinë botërore. Sigurisht të jemi të sinqert nuk duhet dhe nuk është e nevojshme që të jemi të detyruar ti zbulojmë cdo informacion kujtdo që na pyet. Si shembull individi me synime të liga mund të mos kenë të drejtë që të dinë disa gjëra ata nuk mund të jenë në jetën ton,ata duhet të jenë sa ma larg nesh. Pra njerëzit duhet të kuptojnë se po jetojmë në një botë me përplot pabesi e armiqësi. Ndoshta ka raste kur gënjeshtra mud të dujet rruga më e lehtë, por sot njerëzit bëjnë mirë të ndjekin ndergjegjën e tyre të pastër kur hasin në situata veqabnërisht të vështira, sepse është shumë inkurajuese të thuhet e verteta dhe të jeshë i ndershëm me të tjerët në rrethin ku jeton. Êshtë e gabuar të gënjesh, pra gjithëherë duhet thënë e vërteta sepse një ndërgjegje e pastër do të nxitë paqën dhe dashurinë mes njerëzve, sodomos në vendet e trazuara dhe me tolerancë të ulët në ndergjegjën njerëzore. Në cdo vend cdo ditë do dëgjosh për urrejtje, dhunë mostolerancë... dhe åër mungesë respekti ndaj dinjitetit njerëzor. Kriza e sotme morale është e qartë për të gjithë, por disa nuk duan ta kuptojnë,prandaj duhet kuptuar dhe analizuar domethenien e vertetë prapa ngjarjeve të tashme bashkohore. Duhet parë dhe analizuar përse egzistonë kriza morale me të gjitha pasojat e saja fatale duke shkuar nga ajo që të eleminohet e njejta ose së paku të lehtësihen pasojat e krizës morale.

Page 14: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 14

Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjendet në Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është vëllau yt:kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos e përbuzë gjuhën e nënës tënde duke folur në gjuhë të huaja kur nuk është nevoja. Kujtoju se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë të paktën ne Evropë dhe Mesdhe.

Mos harro gjuhën e shenjtë Shqipe që është gjuha jote gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj,gjuha rrënjë e gjuhëve të Evropës, gjuha më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetrimit Mesdhetar dhe Evropian.Kuptoje dhe lexoje mirë ambientin ku punon e jeton. Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja që të bëhesh njeri i ditur dhe Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tënd, të të parëve tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij c`nderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri pa shpirt, njeri i kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si dritën e syve moralin shqiptar. Paraqitu si shqiptar se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetës dhe të tjerëve që ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëhere çfar kulture mendon se përmban apo përcjellë? Je frigaç nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke frikë e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të shkelin më këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se çfar ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, të afërmit dhe prindërit që të kanë lindur e rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si Shqiptar ose po ashtu nëse mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi, atëhere si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe ti përkasësh asaj? Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy.Po të kujtoj se kultura dhe trashegemia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë. Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i ve vetës. A mos po mendon se po jep mend se kush do zgjidhet ose si të zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo mendon se i takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë drejtim. A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë do të të bëjnë mik ty që paraqitesh si me pa kulturë? A

nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të gjejnë trashëgimi për vetën e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po ashtu duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinë e tyre? Eh,mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t`u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si me kulturë; dmth nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnikritë familjare arbërore. Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Përgjigju vetë se kush fol kështu. A mos kujton që të huajt janë të msheftë edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tu që të lindën e rritën, njerëzit tu që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të hapin derën e shtëpisë dhe do të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirtë të ngushtë? A mos mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetës kur shan apo i shprehesh kështu një të huaji? Respektoje vetën dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha të mendosh jo vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodhë që mund të jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoj forcat tuaja me shqiptarët tjerë: Kudo që të jesh mblidhi të mirat e përvojat e mira, mendjen dhe fuqinë tuaj dhe dërgoj në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori për Të.

Marrë nga Wekopedia

Page 15: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 15

NDËRPRERJA E PUNËS SË ZEMRËS Ndërprerja e punës se zemrës shenon ndërprerjen e menjëhershme të papritur të punës së zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Ndërprerja e punës së zemrës është situata më dramatiken në jetë. Shkaqet që e ndërprejnë punën e zemrës janë: -infarkti i miokardit-embolia akute e mushkërive, stenoza (ngushtimi i aortës, anomalitë e lindura të zemres, sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, përdorimi i dozave të mëdha të barnave, krypërat e kaliumit, procedurat diagnostike, ataqet e rrymës elektrike, reaksionet anafilaktike sidomos gjatë ordinimit të penicilinës, gjakëderdhjet e mëdha etj. Ndërprerja e punës së zemrës më së shpeshti shkaktohet te anoskit akute (ngulfatja me trupa të huaj, varja, shtypja e krahërorit, fundosja në ujë) dhe hiposkisë së miokardit (zvoglimit të oksigjenit në muskulin e zemrës). Shenjat e ndërprerjes së punës së zemrës janë: -humbja e vetëdijes, mungesa e pulsit në arteriet carotidea, ndryshimi i ngjyrës së lekurës në të zbehtë, ndërprerja e frymëmarrjes, zgjerimi i bebëzave të syrit. Dallohen dy forma të ndërprerjes së aktivitetit të zemrës- i pari është ndërprerja totale e e punës së zemrës dhe e dyta kontrakcionet e pakoordinuara të muskulit të zemrës. Ndërprerja e punës së zemrës para syve të shpëtimtarit, të sëmurin shpejt e ve në pozitën praptazi (në shpinë) ia ngritë qafën me dorë dhe koka i hedhet prapa për ta penguar kthyrjen e gjuhës prapa për të mos iu zenë frymarrja. Menjëherë i ngriten gjymtyrët e poshtme deri në pozitën vertikale duke ia mbajtë rreth 5-10 sekonda deri sa të mundësohet kthimi i gjakut venozë në zemër. Me

anën e brendshme të grushtit në mënyrë ritmike e godit shpejtë dhe fortë në mes të dërrasës së krahrorit në distancë 20-25 cm. Kështu goditja ritmike ndërpren fibrilimin e në rast të asistolisë e ngacmon zemrën në aksion. Goditjet bëhen në cdo minut. Nëse pas disa goditjeve nuk ka sukses atëhere kalohet në masazhin e jashtëm të zemrës. Masazha e jashtme ose indirekte e zemrës bazohet në argumentin që zemra është e vendosurë në krahëror, në mes të boshtit kurrizor dhe prekordiumit (dërrasës së krahërorit). Shtypja në pjesën e fundit të dërrasës së krahërorit përcillet në zemër ashtu që mekanikisht pumpohet gjaku nga zemra në enët e mëdha të gjakut. Kjo metodë e mundëson që të ushqehet truri që është organi më i ndjeshëm në mungesë të oksigjenit. Mu për këtë masazha e zemrës duhet sa më shpejtë të fillojë në kohë prej 3-6 minutash nga nderprerja e punës së zemrës. Teknika e masazhës së zemrës zbatohet në të njejtën kohë me frymëmarrjen artificiale. I sëmuari vehet në mbëhtetëse të fortë. Pjesët e rrobeve që e shtrëngojnë shpërthekohen dhe hiqen. Shuplaka e njerës dorë vihet në pjesën e poshtme të dërrasës së krahërorit, ndërsa dora tjetër vehet mbi pjesën e sipërme të dorës së parë për të mundur me rritë shtypjen. Shtypja e imiton sistolen (kontrakcionin) e zemrës dhe gjaku pumpohet në enët e mëdha të gjakut. Ndërsa lirimi e imiton diastolen (zgjerimin) e zemrës dhe zemra mbushet me gjak. Ritmi i masazhës së zemrës duhet të jetë 60-70 herë ne minut. Behën 15 shtypje në dy frymëmarrje (15:2) artificiale për të oksigjenuar gjakun, përndryshe pa

Page 16: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 16

frymëmarrje artificiale masazha e zemrës nuk ka efekt. Masazha e zemrës e jashtme është efikase nëse gjatë cdo shtypje të dërrasës së krahërorit (palpohet) preket pulsi në arterien karotidale. Shpëtimtari medoemos duhet të punojë me një apo dy ndihmës ku njëri ndërrmerr frymëmarrjen artificiale e tjetri ndërron ate që është lodhur. Masazha e zemrës jo që është me përgjegjësi por edhe është e mundimshme. Nëse shpëtimtari është vetëm duhet të kryej edhe masazhën e zemrës edhe frymëmarrjen artificiale. Tek foshnjet që janë ne gji të nënës pasi krahërori është i vogël masazha bëhet duke shtypur dërrasën e krahërorit në pjesën e poshtme me dy gishtërinjë ose me shtypjen e gishtit të madh ashtu që shuplaka e kap tërë krahërorin. Dr. Med. Ramadan Myrtaj Spec. Internist-Gastroenterohepatolog- Cardiolog dhe ultrasonist

Page 17: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 17

Kuzhina shqiptare

Tavë Elbasani Për 4-5 persona duhen: Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,krypë. Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, krypë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe krypë.Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.

Torta Elizabeta Brumi: 9 ve, 9 lugë sheqer. 8 lugë miell, 3 lugë kakao, 1-2 luge vaj. (pas pjekjes e ndan pergjysme ) Filli: 300 ose 500 gr keksa te bluar 4 gota qumesht ose leng molle, 250 gr margarine, 1 sheqer pluhur, 300 gr arra të bluara ose (rrush terur) 1 cokolade 2 shllaga dhe zbukurime torteje. PERGATITJA: 4 gotat qumesht ose leng molle i kthen ne keksat e bluar, i perzien. Margarinën dhe sheqerin pluhur i ben bashkë në një enë tjetër dhe i bën bashkë me keksa. Gjithashtu edhe arrat ose rushin e terur e kthen ne keksa d.m.th bëhen bashkë. Pas përzierjes së tyre këtë e ndan ne dy pjesë te barabarta dhe njëres pjesë të keksave ja qet cokoladën e shkrier dhe me pas ajo ndërron ngjyrën. Njërën petë të tortës do të thote gjysmen e lyen me njeren ngjyre te keksave … e mbulon do te thotë me te gjithe njeren pjese te keksave , dhe permbi e vëne pjesen e petës tjetër edhe ate e mbulon me krejt keksat tjere p,sh me ngjyren tjeter. Në të gjitha anët e petës, torta duhet të merr formë të bukës dhe me pas me 2 shllagat e lyen ne te gjitha anet dhe i vë zbukurimet përmbi.Tepsia duhet te ketë të gjitha anët me madhësi të njëjtë dhe duhet të jete katrore! Krofne Për 18 copë nevojitet: 500 g. Miell, 50 g. sheqer, 1 lugë (kafeje) krypë, 40 g. tharm, 150 ml. qumësht i vakët, 2 ve, 2 lugë (ushqimi)vaj, pak miell për tavolinën e punës, 1 të bardhë të vesë, 150 g. marmeladë kajsie (apo tjetër), yndyrë për tepsi, sheqer pluhur. Marrim miellin, sheqerin dhe krypën i hedhim në një enë, në mes e shtypim një gropë dhe në të e grimcojmë tharmin. Me qumështin e vakët e përziejmë dhe parabrumin e krijuar e lëmë, të mbuluar në një vend të ngrohtë, nja 15 min. të vijë.Vetë dhe vajin i rrahim dhe pastaj ia shtojmë brumit të cilin e ngjeshim në një brum të lëmueshëm. E mbulojmë dhe në vend të ngrohtë e lëmë të vijë rreth 30 min.Brumin e ngjeshim edhe njëherë dhe në tavolinë të pluhurosur me miell e hapim në trashësi gishti. Me një gotë (apo formë tjetër të rrumbullakët) me diametër rreth 6 cm i presim. Gjysmën e rrumbullakëve të prerë i lyejmë rreth e rrotull me të bardhë të vesë dhe në mes ia qesim një lugë (kafeje)marmeladë. Gjysmën tjetër e palojmë përmbi dhe rrathet (skajet) i ndrydhim mirë (që të ngjiten). Krofnet i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluar i lëmë në një vend të ngrohtë nja 15 min. të vijnë.Yndyrën (apo vajin) në fritezë e nxejmë në 175 `C dhe krofnet i fërgojmë në të duke i rrotulluar kohë pas kohe deri sa të marrin një ngjyrë të artë në të kaftë. Krofnet së pari i kullojmë (i terim) mbi letër kuzhine dhe pastaj i pluhurosim (shumë) me sheqer pluhur.

Page 18: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 18

Fjalëkryqi

Page 19: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 19

N S M I R U B A G U R T S M

E V K F T G V J J Ë A G A I

R U L Ë A E I P A N H I V T

E S I C N L T X K A O S E R

Z H N Z A D I O O D V Ë J O

I T Ë N R Y E V V R E R U V

R R I M I E D R A A C R D I

P R I S H T I N A D I U O C

E I U F E R I Z A J Q D P A

J A N I N A V E H S I L A M

A L B A N I K U W A R O L V

Në këtë tabelë fshihen 23 qytete shqiptare. Qytete janë të shkruara në të gjitha drejtimet. Ato janë të shkruara horizontalisht, vertikalisht, mbrapsht dhe në mënyrë diagonale. Fjalorthi

Page 20: dituria - immi.se · Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si një rezultat i një pune të palodhshme dhe të vyer të entuziastëve tanë e që arritën të nxjerrin në dritë edhe

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË DHE PRINDËR, QERSHOR 2007 – FAQE 20

Bashkimi bën fuqinë

Një thënje e vjetër popullore thotë: ”Bashkimi bënë fuqinë - ndarja ligësinë”. Të gjithë ne e dimë se kjo thënje është më se e vërtetë. Ju kujtohet sigurisht plaku me shtatë djem dhe thuprat e tij, ku secili prej djemve e theu nga një thupër pa vështirësi por asnjëri nuk mundi ti thejë vetëm të shtatë thuprat. Gjatë historisë mijëvjeçare të popullit tonë na kujtohen periudhat e ndritshme dhe të lavdishme të bashkimit kombëtar në kohën e Agronit, Teutës, Skenderbeut, Ismail Qemailit etj.

Athua tash është ngritur vetëdija jonë në nivel të duhur që ta kuptojmë dhe aplikojmë në praktikë këtë mësim të çmuar nga historia kombëtare? Nuk duhet në asnjë mënyrë të mendojmë se mund të jetojmë të vetmuar dhe të izoluar në dhe të huaj sepse ne kemi nevojë për njëri tjetrin dhe na duhet jeta kulturore e shoqërore. Nëse jo për vete atëher për shkak të fëmijëve tanë që janë duke u rritur, edukuar dhe kalitur këtu. Eshtë detyrim moral i secilit prej nesh si prindër që t`ju tregojmë fëmijëve tanë rrugën e drejtë atë të bashkimit, organizimit dhe të bashkëpunimit me njëri tjetrin. T`ju përcjellim gjeneratave të reja mësimet e të parëve tanë. Ne duhet të bashkojmë të gjitha forcat pozitive dhe përparimtare që ta krijojmë një vatër të ngrohtë kulturore e cila do të na afroj të gjithë neve dhe do mbetet shembull i mirë për gjeneratat e reja. Për të gjitha këto kemi mbështetje të fortë nga autoritetet vendore dhe persona të ndryshëm por duhet që ne të tregojmë vullnet, punë e organizim të mirë që më vonë së bashku ti gëzojmë arritjet tona në të gjitha aspektet e jetës. Njeriu që përveç familjes e farefisit të tij mendon dhe punon edhe për të tjerët është humanist, njeri i respektuar, i dashur, i edukuar dhe i kulturuar sepse posedon virtyte të larta njerëzore. Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås deri më tani ka pasur dy mbledhje me antarësinë ku ka formuar dhe zgjedhur disa grupe punuese. Për shkaqe të ndryshme nuk kan ardhur një pjesë e konsiderueshme e bashkëatdhetarëve tanë që shpresojmë se do të na bashkohen më vonë. Mbledhja e tretë është caktuar pas pushimeve verore me datën:

25 Gusht 2007, n`ora 19:00, në Vävarsalen e bibliotekës së qytetit. Duhet ta përsërisim edhe një herë që është me rëndësi të madhe të merrni pjesë në mbledhje pasi që sipas rregullores mbledhja e antarësisë është organi më i lartë vendosës i QKSH ” Migjeni”. Së bashku mund të marrim vendime të frytshme dhe të sukseshme për të gjithë neve.

Ju dëshirojmë pushime të këndshme verore!

Kryesia e QKSH ”Migjeni” në Borås.