ditët e gjeravicës

4
DITARI NGA – DITËT E GJERAVICES 2012 Këtë vit për të parën herë, shoqëria e posaformuar SHBA “ Rrasa e Zogut “ Junik, organizoi Takimin Ndërkombtar të Bjeshkatarëve me moton “ Ditët e Gjeravices 2012 “. Takim ky i organizuar në Qurshizë, gjegjësisht tek stanet të cilat gjenden në rranzën e Gjeravicës, përtej Gropës së Erenikut në lmd prej 1790 metrash, më 16 – 17.06.2012. Nisja për këtë marshutë është bërë të shtunën më 16.06.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 11.00, ndërsa kthimi të dielen më 17.06.2012 në ora 18.00. Pjesëmarrës nga Gjakova ishim gjithsej 26 veta. Genci, Skenderi, Fetahu dhe unë udhëtuam me veturën e Gencit, ndërsa të tjerët me tre vetura dhe një furgon. Udhëtuam gjer në Junik, gjegjësisht tek vendtakimi para Motelit Gjeravica. Nga aty sipas agjendës dhe nën udhëheqjen e nikoqirëve kemi shkuar për ta vizituar Qendrën Regjionale për Turizëm N’dukagjin. Pas vizitës në atë qendër, në ora 13.30 minuta, të gjithë të shpërndarë nëpër xhipa dhe automjete të ndryshme, kemi vazhduar udhëtimin nëpër rrugë shumë të vështirë malore për të arritur gjer tek caku. Për shkak të vështirësive gjatë udhëtimit na është dashur që disa herë të zbresim nga automjetet. Sigurimin e këtij transporti e kishte marrur për obligim organizatori. Unë personalisht kam udhëtuar me kolegët bjeshkatarë nga Prishtina, gjegjësisht me Pagjero të Latif Berishës. Duke pasur konsideratë rrugën shumë të vështirë malore gjer në Qurshizë, që përbënte 22 km, mund të them se me Laten kemi udhëtuar mjaft komod. Ashtu të udhëhequr nga organizatori, në kolonë automjetesh dhe nëpër kohë shumë të nxehtë, pas gadi tre orësh, gjegjësisht në ora 16.25 minuta mbërritëm tek stanet në Qurshizë. atë vend mrekullueshëm, mu në rranzën e majes së Gjeravices, menjëherë kemi filluar akomodimin nëpër stane dhe tenda. Shoqëria jonë gadi të gjithë u vendosëm në një stan së bashku, përpos Besnikut, Suphiut, Fisnikut dhe disa të tjerëve që ishin akomoduar nëpër tenda. Ajo bregore me lëndina të gjelbëruara që gjendej në rranzën e majes së Gjeravices, përballë kishte edhe bjshkën e Strellcit si dhe bjeshkët e Deçanit. Në atë lëndinë ku në ato çaste puthiteshin së bashku rrezet e diellit dhe freskia e bjeshkës, unë dhe Genci të shtrirë në barin e njomë për të pushuar, nga relaksimi që kishim kemi bërë edhe nga një

Upload: shba-pashtriku

Post on 16-Mar-2016

222 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Ditari nga Gjeravica 06.2012

TRANSCRIPT

Page 1: Ditët e Gjeravicës

DITARI NGA – DITËT E GJERAVICES 2012

Këtë vit për të parën herë, shoqëria e posaformuar SHBA “ Rrasa e Zogut “ Junik, organizoi Takimin Ndërkombtar të Bjeshkatarëve me moton “ Ditët e Gjeravices 2012 “. Takim ky i organizuar në Qurshizë, gjegjësisht tek stanet të cilat gjenden në rranzën e Gjeravicës, përtej Gropës së Erenikut në lmd prej 1790 metrash, më 16 – 17.06.2012.

Nisja për këtë marshutë është bërë të shtunën më 16.06.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 11.00, ndërsa kthimi të dielen më 17.06.2012 në ora 18.00.

Pjesëmarrës nga Gjakova ishim gjithsej 26 veta. Genci, Skenderi, Fetahu dhe unë udhëtuam me veturën e Gencit, ndërsa të tjerët me tre vetura dhe një furgon.

Udhëtuam gjer në Junik, gjegjësisht tek vendtakimi para Motelit Gjeravica. Nga aty sipas agjendës dhe nën udhëheqjen e nikoqirëve kemi shkuar për ta vizituar Qendrën Regjionale për Turizëm N’dukagjin. Pas vizitës në atë qendër, në ora 13.30 minuta, të gjithë të shpërndarë nëpër xhipa dhe automjete të ndryshme, kemi vazhduar udhëtimin nëpër rrugë shumë të vështirë malore për të arritur gjer tek caku. Për shkak të vështirësive gjatë udhëtimit na është dashur që disa herë të zbresim nga automjetet. Sigurimin e këtij transporti e kishte marrur për obligim organizatori. Unë personalisht kam udhëtuar me kolegët bjeshkatarë nga Prishtina, gjegjësisht me Pagjero të Latif Berishës.

Duke pasur në konsideratë rrugën shumë të vështirë malore gjer në Qurshizë, që përbënte 22 km, mund të them se me Laten kemi udhëtuar mjaft komod. Ashtu të udhëhequr nga organizatori, në kolonë automjetesh dhe nëpër kohë shumë të nxehtë, pas gadi tre orësh, gjegjësisht në ora 16.25 minuta mbërritëm tek stanet në Qurshizë.

Në atë vend të mrekullueshëm, mu në rranzën e majes së Gjeravices, menjëherë kemi filluar akomodimin nëpër stane dhe tenda. Shoqëria jonë gadi të gjithë u vendosëm në një stan së bashku, përpos Besnikut, Suphiut, Fisnikut dhe disa të tjerëve që ishin akomoduar nëpër tenda. Ajo bregore me lëndina të gjelbëruara që gjendej në rranzën e majes së Gjeravices, përballë kishte edhe bjshkën e Strellcit si dhe bjeshkët e Deçanit. Në atë lëndinë ku në ato çaste puthiteshin së bashku rrezet e diellit dhe freskia e bjeshkës, unë dhe Genci të shtrirë në barin e njomë për të pushuar, nga relaksimi që kishim kemi bërë edhe nga një gjumë të lehtë, i cili siç duket edhe më shumë na shtoi disponimin.

Hapja e takimit në fjalë “ Ditët e Gjeravices 2012 “ është bërë në ora 19.30 minuta, nga ana e organizatorit, ndërsa me disa fjalë rasti dhe përshëndetëse pjesëmarrësve që gjithsej ishin afro 150, iu është drejtuar edhe kryetari i komunës së Junikut, z. Agron Kuqi si dhe kryetari i FBAK, z. Arben Lila, i cili kishte ardhur enkas për këtë qëllim.

Pas hapjes mbrëmja ka vazhduar me darkën të përgatitur nga nikoqirët. Është darkuar nën tingujt e muzikës dhe me ushqim mjaft të shijshëm, të përgatitur nga skara. Në atë vend, gjegjësisht tek stani qëndror i asaj stanishte të Qurshizes, shoqëria jonë nuk qëndruam shumë, sepse menjëherë shkuam dhe u grumbulluam para stanit tonë ku tashmë po ndizej zjarri. Edhepse dita ishte shumë e nxehtë, nata ishte mjaft e freskët. Ashtu të veshur me rrobe të trasha dhe kapela mbi kokë, të gjithë ishim rrethuar rreth zjarrit duke zhvilluar biseda dhe duke ia thënë këngës. Rreth zjarrit dhe në atë ambient shumë romantik qëndruam gjer në ora 23.30 minuta, kur dhe pastaj shkuam për të fjetur.

Fjetja në stan edhe kësaj radhe ishte si gjithherë, pa ndonjë gjumë të mirë. Nuk do më largohet nga mendja jastyku i improvizuar i Fetahut i mbështjellur me qese najlloni i cili gjatë gjithë natës shushurinte nga lëvizjet.

Në mëngjesin e së dieles jemi zgjuar në ora 6.00 me qëllim që të përgatitemi për marshim. Pasi që kemi marrur nga organizatori shujtën ditore me vehte, në ora 7.00 kemi filluar marshimin. Disa minuta para nisjes ka mbërritur edhe Kasimi me Arbenin, të cilët kishin ardhur nga Gjakova me xhipin e Fehimit, duke bartur me vehte edhe një biçikletë të cilën mëpastaj Kasimi dhe Valoni e kanë bartur gjer në majën e bjeshkës.

Page 2: Ditët e Gjeravicës

Marshimin e filluam nëpër kohë me diell, drejtë burimit – Gurra e Hasanages, burim ky i njohur për ujin shumë të ftohët dhe të shumtë, për të vazhduar pastaj nëpër kurrizin e bjeshkës përmbi stanet e Lloqanit, me qëllim të arritjes së pikësynimin tonë që ishte maja e Gjeravicës. Për shkakun se kolona e marshuesve ishte e gjatë, maja është pushtuar në interval kohor prej një ore. Unë, Suphiu, Fetahu dhe disa të tjerë në majë kemi mbërritur në ora 9.10 minuta. Koha shumë e nxehtë, si dhe lartësia e madhe mbidetare bënin që dukshëm të vërehej rrallimi i oksigjenit në atë majë.

Në majë tek guri më i lartë trigonometrik në Kosovë, i cili ka lmd prej 2656 metrash, duke i uruar njëri tjetrit suksesin bëmë edhe ca foto. Koha shumë e kthjellët na mundësoi që nga aty shumë qartë të shohim Rrafshin e Dukagjinit, Bjeshkën e Shkelzenit, Rrasën e Zogut si dhe të gjitha bjeshkët tjera përrreth.. Poshtë bjeshkës nga afër shihej edhe Liqeni i Madh i Gjeravices.

Pasi që Suphiu ishte akomoduar në një vend të përshtatshëm, menjëherë aty i jemi bashkangjitur edhe ne të tjerët. Aty kemi pushuar, ngrënë, biseduar dhe soditur bukuritë e bjeshkëve nëpër të cilat ende bora nuk kishte shkrirë në tërësi. Qëndruam afro një orë, gjersa mbërritën edhe të tjerët. Është për t’u shënuar momenti kur Kasimi ia behu me biçikletën e tij, të cilën e kishte bartur për kuriozitet gjer në majë, me qëllim që zbritjen pastaj pjesërisht ta bëj me biçikletë. Ishte me të vërtetë ky një veprim kurioz dhe jo i lehtë.

Kthimin e bëmë prapa bjeshkës, gjegjësisht andej kah liqejt. Tek Liqeni i Madh jemi akomoduar dhe kemi pushuar nja tridhjetë minuta. Koha e nxehtë dhe me diell bëri që ne aty edhe të rrezitemi. Edhepse uji ishte shumë i ftohët dhe pjesërisht me akull dhe borë përmbi, unë nga grupi ynë dhe tre kolegë të tjerë, prapëseprapë jemi larë.

Nga aty kemi vazhduar shtegtimin kah Gropa e Erenikut për t’a përmbyllur rrethin gjer në pikën prej nga ishim nisur. Edhe në të kthyer kaluam një natyrë shumë të bukur. Më ka lënë mbresë rasti kur Pasha bëri një foto mbi rrethin e borës, të cilin rreth e kishte vënë në shënjestër që nga shtëpia e tij, dhe kishte premtuar se nëse aty do të mbërrinte do t’a bënte një foto në shenjë kujtimi.

Ashtu në kolonë njëri pas tjetrit duke zhvilluar biseda nga më të ndryshmet në ora 13.20 minuta, siç kishim planifikuar, mbërritëm tek stanet, gjegjësisht tek vendi i nisjes. Aty pasi që u përgatitëm dhe u mblodhëm të gjithë, u përshëndetëm me nikoqirët dhe në ora 14.10 minuta filluam kthimin. Sikur të tjerët ashtu edhe unë jam kthyer me të njëjtin automjet dhe të njëjtit kolegë që kisha shkuar. Në të kthyer edhepse ishte rruga e njëjtë, më është dukur disi më e lehtë.

Tek vendtakimi, gjegjësisht tek Motel Gjeravica, kemi mbërritur në ora 16.00. Disa menjëherë nga aty kanë vazhduar për në shtëpi, ndërsa varësisht se si ishin të organizuar, disa është dashur që t’i presin kolegët e tyre të cilët ende nuk iu kishin arritur. Nga grupi ynë disa janë nisur për në shtëpi menjëherë, gjersa të tjerët po e prisnin furgonin për kthim. Unë Genci dhe Fetahu po e prisnim Skenderin i cili së bashku me Islamin dhe Pashën ende nuk kishin arritur. Ata ishin vonuar sepse ishte dashur që ta tërheqin xhipin e SHBA Gjeravica, për shkak të defektit teknik që kishte pasur.

Ndërkohë, gjersa po prisnim ia mbërriti edhe furgoni i cili do t’i kthente shokët për në shtëpi, por pasi që Islami dhe Pasha nuk kishin mbërritur, ai tani nevoitej që t’i presë. Edhepse paraprakisht unë dhe Fetahu kishim planifikuar që së bashku me Gencin dhe Skenderin të drekojmë me disa nga shokët që tani veç kishin shkuar dhe po na prisnin në restorantin Kroi të Mulliqit, planet ndërruan, për shkak se ishte e nevojshme që të bëjmë zgjidhje tjetër, në mënyrë që shoferi i furgonit dhe shokët të cilët do të udhëtonin me te të mos presin. Për këtë gjë, pasi që u dakorduam me Gencin, vendosëm që unë dhe Fetahu të kthehemi me furgon, ndërsa Genci t’i pres shokët e lartëcekur për t’u kthyer në shtëpi.

Nga aty ne me furgon jemi nisur në ora 17.30 minuta, për të mbërritur në Gjakovë në ora 18.00, ndërsa pas njëzet minutash tek Genci kishin ardhur edhe Skenderi, Pasha dhe Islami të cilët pastaj së bashku kishin vazhduar për në Mulliq.

Marrur në përgjithësi ishte ky një takim dhe organizim mjaft i vështirë për t’u realizuar, por organizatorët e realizuan me shumë sukses. Poashtu edhe marshimi ishte mjaft

Page 3: Ditët e Gjeravicës

atraktiv, për shkakun se përshkuam një rreth të plotë përreth bjeshkës së Gjeravicës, duke vizituar dhe soditur të gjitha anët e kësaj bjeshke me nam. Natyra e bukur dhe freskuese me ato rrjedha të shumta uji që e karakterizojnë këtë bjeshkë, ishin mjaft relaksuese dhe bënë që të gjitha ato përjetime të mbeten përherë në kujtesën tonë.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me automjete: 1 orë ( 0.30 + 0.30 minuta )Ecje këmbë: 4.10 minuta ( 2.10 + 2.00 ).Ecje gjatësi rrugore: 8 km. ( 4 + 4 )Ecje këmbë m/lmd: 866 m/lmd ( 1790 - 2656 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 17.06.2012