discover albania...ju falenderojme qe udhetoni me klubi discover albania dhe beheni pjese e...

6
Discover Albania [email protected] www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Upload: others

Post on 28-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

KEPI I RODONIT

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit

Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të

Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë.

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin

e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format

e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të

vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

PROGRAMI

Kete te shtune do te shkojme tek Kepi i Rodonit, eshte nje nder vendet me interesante qe ka Shqiperia. Eshte kepi me i madh ne vendin tone, nje vend me shume histori, kujtojme ketu qe eshte ndertuar nje Kala qe ne kohen e Skenderbeut. Pasi te arrijme

atje do bejme nje eksplorim te zones duke kaluar nga njera ane e kepit ne tjetren, do te kemi mundesi te shohim dhe rrenojat e ndertesave qe datojne shekuj me pare te

ndertuara. Pasi te kemi perfunduar explorimin do te ndalojme per te kosumuar dreken. Pas drake do te zhvillojme Lojrat e Team Building.

Kjo do jete nje dite mjaft e vecante. Rreth ores 17:00 behemi gati per kthim, te lodhur, por te kenaqur nga argetimi dhe

nga ajo cka pame.

Kategoria: Marrshim

Vendtakimi: Liceu art. Jordan Misja

Data:

Ora: 8:00

Pjesemarrja: 30 + Persona

Distanca: 3 Km

Niveli i Guides: Lehte

Vendndodhja: Rodon, Durres

Femije: Mosha 6 Vjec +

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Paketa standarte, perfshihen si me poshte:

1. Transporti Tirane – Rodon – Tirane

2. Paketa Ushqimore

a. Sanduiç i madh

b. Sanduiç i vogel fshati

c. Biskota

d. Fruta te Thata

e. Frut

3. Guida

4. Fotograf gjate aktivitetit

ÇFARE DUHET TE KENI ME VETE (Lista e Shkurter):

Uje 1.5 l

Çante Shpine

Rroba per t’u nderruar

Kepuce te pershtatshme

Buzeqeshjen tuaj

Kutine personale te ndihmes se shpejte

Ju lutem lexoni listen e plote ketu.

FLORA dhe FAUNA

Flora – Kepi ben pjese në zonën e shkurreve mesdhetare, te përfaqësuara

nga dafina, shqopa dhe nga shkurret te tjera në formën e kacubeve te

veçanta. Zona karakterizohet nga prania e një bimësie natyrore me moshe 80

vjeçare që dominohet kryesisht nga pisha e bute dhe e egër me moshe 19-24

vjeçare.

Fauna - përbëhet kryesisht nga amfibe (breshka, gjarpërinj dhe bretkosa).

Kërmijtë hasen shpesh midis bimëve të rralla. Popullatat e zogjve nuk janë të

pasura as në numër e as në lloje, gjë që vjen kryesisht nga mungesa e

bimësisë.

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

KUSHTET E PERDORIMIT TE SHERBIMIT

Ju falenderojme qe udhetoni me Klubi Discover Albania dhe beheni pjese e udhetimeve tona. Në mbështetje të

nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008 për mbrojtjen e konsumatorit me poshte

po rendisim KUSHTET E PERDORIMIT TE SHERBIMIT. Materialin e plote per KUSHTET E PERDORIMIT

TE SHERBIMIT mund ti gjeni ne faqen tone ne internet duke klikuar ketu.

Me poshte do te paraqesim disa nga pikat qe Discover Albania mendon qe jane me me rendesi per t’u lexuar ne

kuader te nje udhetimi te kendeshem.

a. Ne e duam natyren dhe e mbrojme ate. Klubi Discover Albania I lut të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë

kujdes me natyrën. Nuk lejohet hedhja e mbeturinave jo organike, si dhe demtimi i natyres. Cdo person qe do

te shkele keto rregulla ne menyre te vetedijeshme do te perjashtohet nga grupi! Ne mos kemi mundesi per ta

pastruar te pakten ta leme ashtu sic e kemi gjetur.

b. Ju lutem qe te lexoni me vemendje karakteristikat e Nivelit te guides pjesemarrese. Informacione per Niveline

Guides mund te gjeni ketu. Cdo guide eshte e ndare per nivele te ndrryshme qe nga me elementaret deri tek me

te veshtirat

c. Klubi Discover Albania duke u nisur nga niveli I veshtersise se guides, ka te drejte qe te vendose ne praninimin

ose jo te pjesemarresve ne udhetim.

d. Cfare duhet te keni me vete: Klubi Discover Albania ka pregatitur nje liste me gjerat qe duhet te keni me vete

dhe masat qe duhen marre ne nje udhetim ne natyre. Gjithesesi, per cdo udhetim te caktuar ka specifika te

caktuara, secili eshte i inkurajuar qe te lexoje paraprakisht listen qe te kete mjetet e duhura ne udhetim. Per te

lexuar listen e plote klikoni ketu.

e. Ndihma Shpejte: Guidat e Klubi Discover Albania jane te Certifikuar per te dhene Ndihme e Pare nga Instancat

perkatese. Guida gjithashtu ka me vete kutine e ndihmes se pare. Me shume rendesi eshte qe gjithesecili duhet

te kete kutine e ndihmes se pare personale duke marre medikamentet specifike personale.

f. Guidat e Klubi Discover Albania jane te Licensuara nga Ministria e Turizmit per te ofruar kete sherbim. Klubi

Discover Albania perfaqesohet gjate aktivitetit nga Guida. Guida eshte drejtuesi I Grupit dhe personi qe

perfaqeson Klubin.

g. Klubi Discover Albania eshte kujdesur qe te shmang ne maksimum reziqet qe mund te shfaqen gjate udhetimit

ne natyre, kerkohe vemendje dhe pergjegjesi nga cdo pjesemarres per te ruajtur veten dhe pjesetaret e tjere te

grupit. Klubi Discover Albania nuk merr pergjegjesi ne rast te lendimeve gjate udhetimit ne natyre te

pjesemarresve. Cdo pjesemarres ka te drejte te mos zhvilloje itenerarin e percaktuar ne rast se shikon rrezik,

cdo pjesemarres mund te largohet ne cdo moment duke vene ne djeni guiden.

h. Sjellja ne Grup duhet te jete e kendeshme qe te lejohen te tjeret te shijohet udhetimi. Guida eshte personi qe

modern atmosferen. Ndalohet qe te Konsumohet Duhan ne Grup ose Akte te tjera jot e pranueshme per normat

e shoqerise. Cdo person qe deshiron te konsumoje duhan duhet te shkeputet pak nga grupi qe mos te behet

shqetesim per te tjeret.

i. Ne cdo aktivitet, si numer kryesore ne se nuk keni kontakt me guiden mund te perdorni numrin e zyres

+355696583870 duke ju ofruar informacionet e nevojshme qe ju nevojiten.

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

j. Faleminderit per mirekuptimin dhe ju urojme nje udhetim te kendeshem. Per info te metejshme na shkruani

ne [email protected].