diaspora.com.gr - 1 - shqip

19
www.diaspora.com.gr NUMRI 01, JANAR-MARS 2011 | Revistë tremujore social-informative e diasporës shqiptare në Greqi | SHPËRNDAHET FALAS

Upload: leonard-shtika

Post on 23-Mar-2016

327 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revistë social-informative e diasporës shqiptare ne Greqi - Nr 1

TRANSCRIPT

Page 1: diaspora.com.gr - 1 - shqip

www.diaspora.com.grN UM R I 0 1 , J A N A R- MA R S 2 0 1 1 | R e v i s të t re m u j o re s o c i a l - i n fo r m at i ve e d i a s p o rë s s h q i p t a re n ë G re q i | S H P Ë R N DA H E T FA L A S

Page 2: diaspora.com.gr - 1 - shqip

Udhëtojmë pa viza me

Rezervime, Oferta: DHIMITRIS

TEL.: 2310 541043CEL.: 6974 655119

CDO DITE: 09:30 20:00 e 21:30

E vetmja linje me 2 tv,

film e humor,

uje ne frigorifer,

gazeta,

6 bagazhe falas,

WC ne autobuz!

Page 3: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|1

DIASPORAAristotelous 1454623 ThessalonikiGreece

Për deklarata shtypi, artikuj, fotografi, tekste dhe për çdo lloj tjetër lajmërimi apo informacioni për publikim mund të kontaktoni nëpërmjet:

Telefon: (0030) 2311210838Faks: (0030) 2311210838e-mail: [email protected]

Mënyra e ShpërndarjesNë të gjithë Greqinë nëpërmjet shërbimit postar ose në pika të posaçme

NDALOHET SHITJA E REVISTËS

Pronar-Botues-Drejtor i PërgjithshëmAleks K. Buda

Përgjegjëse e Redaksisë Kozeta Buda

Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me PublikunFotini Dhimitri

Kontakt me Sektorin e [email protected]. 6944843087

Përgjegjëse për Revistën në AthinëSofia Buda(0030) 6984671573

PËRMBAJTJA

2 Kompania shqiptare që ndihmon të huajt

3 Kina në skenën botërore - suksesi ekonomik bën që të rritet besimi në vetvete

5 Ulje e tarifave të regjistrimit për blerjen e autoveturave të reja!

6 Lëvizja e lire për qytetarët e Republikës së Shqipërisë

8 Liberalizimi i Vizave: Informacion për hyrje në shtetin Grek

9 Aplikim për Pasaportë Biometrike

10 Lëvizje e lirshme me vërtetimin blu (tipi A) gjatë vitit 2011

10 Regjistrimi i Fëmijëve të Porsalindur

11 Si të legalizoni dokumentet?

12 Të dhëna të përgjithshme kontakti

13 Taulant Rizai: Duhet ta ndjekësh që ta arrish

14 Luan Krasniqi përsëri në ring

16 Vaji i Ullirit dhe Shëndeti Ynë

17 Argëtim

Përgjegjës për Revistën në ShqipëriJuxhin Çili(00355) 0-694076596

Përkthyes Adjola ShtembariJonisa Lici

Editimi i TeksteveDhimitris Tengelidhis

Përgjegjës për Versionin ElektronikLeonard ShtikaMario Shtika

PrintimiLITHOGRAPHIA ‘‘Psaras Th. – Andoniadhis I.’’ N. Redhestos, Tel. 2310466776

Ndalohet ripublikimi, ripërtëritja e plotë ose e pjesshme, përpunimi, interpretimi i përmbajtjes të çdo botimi me cilëndo mënyrë pa miratimin e mëparshëm me shkrim.

Page 4: diaspora.com.gr - 1 - shqip

2|diaspora

Duket se koha, temperaturat e larta, dhe jo gjendja e sigurisë, përbëjnë më shumë shqetësim për një grup shq-iptarësh që punojnë në Irak e Afganistan prej disa vitesh.

Astrit Krasniqi, drejtor-projekti i kompanisë shqiptare me bazë në Gjermani, Ecolog, thotë se ka kaluar tre vjet në Irak.

Duke folur për BBC-në ai tregon se nga përvoja e tij, shumica e të huajve që punojnë në këtë vend janë të mirëseardhur nga popullsia vendase për shkak të rolit të tyre në transformimin dhe rindërtimin e Irakut.

Megjithatë, shton ai duke iu referuar trupave ushtarake nga disa vende Perëndimore, “ka edhe të tjerë të cilët i shikojnë si pushtues”.

“Sa i përket qëndrimit ndaj nesh, kjo varet edhe nga ajo se si ka qenë jeta dhe pozita e tyre në të kaluarën, nëse kanë jetuar e janë trajtuar keq, ne na shikojnë mirë dhe e kundërta,” tregon zoti Krasniqi.

“Punojmë kryesisht në mjedise të mbyllura, por nuk është se nuk kemi kontakte me irakianët,” thotë zoti Krasniqi.

Duke folur për BBC-në ai thotë se mbresat kryesore nga ky vend krize nuk lidhen aq me sigurinë, sa me kushtet klimatike.

“Përpos dimrit, punohet në kushte tepër të vështira klima-tike, temperaturat janë mjaft të larta. “

Jetë jo normaleMegjithatë, jeta e tyre në Irak nuk është normale. Thuajse në të gjitha operacionet paqësore ndërkombëtare,

krahas komponentit ushtarak, është i përfshirë edhe ai civil. Kompania Ecolog është e angazhuar në Irak dhe Afganistan

prej disa vitesh. Ajo ofron mbështetje logjistike dhe ngritjen e objekteve të ndryshme për trupat e huaja.

Në terren, bazat ushtarake janë kthyer në qyteza ku gjithashtu jetohet e punohet, në hapësira të rrethuara me popullsi lokale.

“Fjala është për qyteza ku mund të gjesh gjithçka, nga ter-renet sportive deri tek restorantet zinxhir të tipit ‘fast food’...” thotë zoti Krasniqi.

Ecolog ka një përvojë mëse dhjetëvjeçare të bashkëpunimit me aleancën ushtarake të NATO-s, apo qeveri dhe ministri të Mbrojtjes të disa shteteve, por dhe me organizata të ndryshme joqeveritare.

Përfaqësuesi i kompanisë Ecolog, Lumri Bexheti, thotë për BBC-në se shërbimet përfshijnë mbështetje logjistike, furnizime me lëndë të ndryshme, si karburante, infrakstrukurë lëvizëse, në ndërtimtari.

Ai përmend se vetëm në njërin projekt në Irak, në bazën ush-tarake Victory Base Complex që ka kapacitet prej 50 mijë ban-orësh- ushtarakë e civilë - për mirëmbajtjen e infrastrukturës së kampit janë angazhuar rreth 800 punëtorë, shumica shqiptarë, dhe 350 automjete të rënda.

Kjo bazë, thotë zoti Bexheti, çdo ditë furnizohet me mbi 5 milionë litra ujë nga kompania e tij.

“Roli specifik dallon nga projekti në projekt, por përgjithë-sisht fillon nga ofrimi i zgjidhjes apo idejimi i konceptit e deri tek sigurimi i kushteve të jetesës normale, shpeshherë në një hapë-sirë pa kurrfarë infrastrukture,” thotë zoti Bexheti duke shtuar se

kompania e tij ka pro-jekte edhe në Gjermani.

Vetëm në Irak e Afganistan, thotë ai, “operojmë në rreth 95 lokalitete, duke kryer shërbime për rreth 150 mijë ushtarë, kontrak-torë apo punonjës të organizatave joqeveri-tare. “

Kompania vepron në një mjedis të vështirë, madje kohë më parë ndaj saj u ngritën spekulime se merrej edhe me veprimtari të jashtëligjshme.

Zoti Bexheti thotë se akuzat ndaj kompanisë së tyre janë sqaruar tashmë dhe pretendimet u provuan të pabaza.

“Në biznes rritja dhe suksesi nuk janë gjithnjë të mirëpritura, sidomos jo nga konkurrenca,” shpjegon zoti Bexheti.

Deklaratat e bëra nga disa media, thotë ai, “u ndaluan men-jëherë nga gjykatat përkatëse dhe u vërtetua se pretendimet ishin të pabaza.”

Burimi BBC

AKTUALITET | ARTIKUJ | ANALIZA

SHKURT1.Rreth 40% e banorëve të Gjermanisë apo të Francës e konsiderojnë fenë islame si rrezik për identitetin e tyre kombëtar. Po ashtu dy të tretat e francezëve dhe tre të katërtat e gjermanëve mendojnë se myslimanët nuk janë të integruar mirë. Këto janë përfundimet e një anketimi të zhvilluar në Francë dhe në Gjermani nga gazeta franceze “Le Monde” si dhe të një studimi të Uni-versitetit të Mynsterit.2.Gjermania dhe Franca njëherë për njëherë nuk duan të miratojnë hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në të ashtuquajturën zonë Shengen, pa kontrolle kufitare. Rumania e ka cilësuar këtë qëndrim diskriminues, ndër-kohë që Bullgaria tregon më shumë mirëkuptim për shqetësimet e ngritura nga ministri i Brendshëm gjer-man de Maiziere dhe ai francez Hortefeux.3.Viti 2010 shënoi disa lëvizje pozitive të cilat Ballkanin Perëndimor e shndërrojnë nga një burim konfliktesh në të shkuarën, në një burim stabiliteti dhe bashkëpunimi drejt perspektives së përbashkët evropiane. Gjatë këtij viti është rritur niveli i marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndonëse kanë mbetur dallimet sa i përket statusit të Kosovës.

Kompania shqiptare që ndihmon të huajt Seladin XhezairiBBC, Londër

Page 5: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|3

AKTUALITET | ARTIKUJ | ANALIZA

Kina në skenën botërore - suksesi ekonomik bën që të rritet besimi në vetvete

Kina e përballoi krizën finan-ciare dhe ekonomike globale shumë më mirë se Evropa dhe SHBA. Pikërëndesat politike po spostohen edhe më tej në drejtim të Pekinit. Dhe Kina tregon tani hapur muskujt e saj. Midis ekspertëve të Kinës qarkullon prej disa kohësh një shpre-hje: “Ka vetëm një gjë që rritet më shpejt se ekonomia kineze - ky është besimi në vetvete i Kinës.” Ky vetëbesim nxitet prej re-kordeve nga më të ndryshmet. Disa prej tyre: këtë verë, Kina or-ganizoi në Shangai ekspozitën më të madhe botërore të të gjitha kohërave, me një rekord vizitorësh prej 73 milionë vetësh.Kina ka ndërkohë rrjetin më të gjerë të trenave me shpejtësi të lartë - dhe trenat më të shpejtë të botës, që ecin nëpër këto shina, ajo i ndërton vetë. Dhe në të gjithë botën nuk ka asnjë kompjuter që të jetë në gjendje të llogarisë më shpejt, sesa “Tianhe 1A”, në qytetin port të Kinës Veriore, Tianjin.

Bumi i eksporteve gjermane është i lidhur me rritjen ekonomike të KinësNë kohën e krizës financiare dhe ekonomike, ndikimi dhe rëndësia e Kinës është rritur edhe më tej: BE dhe SHBA iu desh të përballonin më 2009 hapat mbrapa në ekonomitë e tyre prej 3 deri 4 përqind. Eko-nomia e Kinës, nga ana tjetër, shënoi një rritje prej 9 përqind. Që ekonomia gjermane e drejtuar nga eksportet punon këtë vit sër-ish me kapacitete të larta, kjo ka të bëjë për shembull edhe me faktin që firmat Mercedes Benz-i dhe BMW bëjnë turne shtesë për të furnizuar tregun kinez. Në të njëjtën kohë, rezervat devi-zore të Pekinit janë të mbushura plot, me dy bilionë e gjysmë dollarë.

Kina me kapacitete të fuq-ishëm investuesAktualisht nga Kina synojnë të përfitojnë jo vetëm duke e parë si treg pune, por edhe si inves-tore. Edhe në Evropë, Kina e ka paraqitur veten në muajt e fun-dit si shpëtimtare: Greqia e bro-horiti kryeministrin kinez, Wen Jiabao, kur bëri të ditur në fillim të tetorit në Athinë se do të blinte edhe hua të tjera shtetërore greke.Por edhe në shtete të tjera evropiane në krizë, si në Irlandë, Por-tugali, dhe në Spanjë, Pekini investon në hua shtetërore, për të cilat përveç tij nuk ka interes askush. Kur kryeministri kinez vizi-

toi Italinë, të përfshirë gjithashtu nga kriza, Berluskoni ndriçoi edhe Koloseun me prozhektorë të kuq.Në angazhimin kinez veçanërisht në Evropën Juglindore, Eber-hard Sandschneider, ekspert për Kinën në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, sheh një pozicionim strategjik: “Ngan-jëherë janë pikërisht vendet e varfra, të cilat impresionohen më fort nga shumat e investimeve kineze, se sa shtete të tjera, ob-jekte që hapin me mirënjohje derën për një politikë të tillë.”Por Kina investon miliarda edhe në zgjerimin e “soft power”-

it, fuqisë së butë të saj: ajo themelon në të gjithë botën institute Konfuci dhe zgjeron mediat e saj ndërkombëtare. Bota duhet të jetë e qetë: ngjit-ja e Kinës do të jetë paqësore.

Fytyra tjetër e PekinitPor në shtator Pekini tregoi fytyrën tjetër të tij, më pak

miqësore. Shkasi: Japonia ndaloi një anije kineze peshkatarësh, në një zonë të diskutueshme ujore midis të dyja vendeve. Më parë kjo varkë kishte goditur anije japoneze të rojës bregdetare. Natyrisht që priteshin protesta me zë të lartë nga Pekini. Por për habinë e opinionit publik botëror - dhe për shqetësimin e fqin-jëve - Kina filloi të artikulojë njërin kërcënim pas tjetrit. Dhe nuk mbeti tek fjalët: kontaktet qeveritare u ndërprenë, shkëmbimi midis të rinjve u anulua. Vërtet që Japonia e liroi kapitenin kinez. Por edhe kjo nuk e zbuti Pekinin: ai kërkoi që Japonia t’i kërkojë falje.

Ekonomia kineze në shër-bim të politikësSpas një studimi të Univer-sitetit të Göttingenit, të har-tuar në vjeshtë, vendet që patën pritur kundër dëshirës kineze Dalai Lamën, patën një rënie prej rreth tetë përq-ind të eksporteve të tyre drejt Kinës. Ndoshta së shpejti do

të vërehet edhe një “Efekt -Liu - Xiaobo”. Shkencëtari kinez, auto-ri dhe disidenti mori në fillim të tetorit të këtij viti Çmimin Nobel për Paqen. Kina qe përpjekur ta ndalonte këtë paraprakisht, me angazhim të madh diplomatik.Kur nuk e arriti këtë, në prag të dhënies së Çmimit në 10 dh-jetor, Kina u dërgoi një letër të 65 ambasadorëve të stacionuar në Oslo. Në të kërkohej prej tyre “që ata të mos marrin pjesë në aktivitete, të cilat janë të drejtuara kundër Kinës.” 18 shtete e an-uluan pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel. Shtetet e BE treguan të paktën këtu unitet: përfaqësuesit e tyre shkuan të gjithë në ceremoni.

Autor: Matthias von Hein /Auron DodiRedaktoi: Lindita Arapi

Burimi DW

Pamje simbolike. Ekonomia kineze në rritje

Pavioni gjerman në panairin e Shangait

Kryeministri grek Papandreu dhe ai kinez Ven Jiabao gjatë vizitës së këtij të fundit në teror 2010 në Athinë

Të demonstroje kundër Japonisë lejohej në Kinë

Aktivisti i burgosur Liu Xiaobo dhe gruaja e tij

Page 6: diaspora.com.gr - 1 - shqip

4|diaspora

100 milion euro transferuan vetëm gjatë sezonit të kaluar veror emigrantët Shqiptarë që punojnë dhe banojnë në Greqi në bankat greke që aktivizohen në vend, deklaroi drejtori i përgjithshëm i degës së Bankës Emporiki në Shqipëri Jorgos Karakostas.

Bëhet fjalë për ‘’votën e besimit’’ të shtetasve Shqiptarë kundrejt bankave greke, që operojnë në vend.

Në sistemin bankar të Shqipërisë, totali i kursimeve arrin rreth 6 miliard euro dhe totali i huave rreth 3,5 miliard. euro.

Emporiki Bank Albania disponon 20 filiale dhe 4 thesare që mbulojnë mbi 82% të popullatës së vendit dhe një pjesë të mirë të tregut. Këto filiale dhe agjenci ndodhen kryesisht në qytete të mëdha si Tirana që përben një zonë me zhvillim të shpejtë, sipas faqes informuese të internetit që ka kjo bankë.

Në faqen e internetit theksohet, midis të tjerash, se të gjitha filialet e reja që u hapën gjatë periudhës 2009-2010 në Shqipëri – një model “revolucionar” që lejon transparencën, cilësinë e lartë të shërbimeve dhe efikasitetin që ofrohet nga korporata Credit Agricole. Ky model do të jetë i përbashkët për të gjitha filialet në nivel botëror.

Nga rrjeti i Bankës Emporiki në Greqi ofrohet mundësia në shtetasit Shqiptarë, që punojnë dhe banojnë në Greqi, të hapin llogari bankare të çdo lloji në Emporiki Bank Albania, e cila ofron interesa konkurruese depozitash.

Gjithashtu në avantazhe përfshihet pagesa e detyrimeve, si kësteve të kredive me dërgesa në kosto shumë të ulët (zero komision dhe asnjë obligim për transferta deri 10.000 euro brenda Korporatës).

Burimi www.reporter.gr

100 milion euro transferuan emigrantët Shqiptarë në bankat greke në Shqipëri

Çdo automobilist që interesohet të udhëtojë me automjetin e tij jashtë-vendit i cili nuk është pjesë e Bashkimin Evropian (p.sh Shqipëri) dhe që disponon diplomë greke, është i detyruar të pajiset me diplomë internacionale greke, diplomë kjo që lëshohet nga E.L.P.A.

Kohëzgjatja e kësaj diplome është njëvjeçare ose trevjeçare sipas vendit të destinacionit të të intere-suarit. Në rastin tonë kjo diplomë është e vlefshme nga dita që e merr atë për tre vitet e ardhshme. Pothuajse të gjithë emigrantët shqiptarë udhëtojnë në shtetin Shqiptar dhe si pasojë të gjithë duhet të informohen për nxjerrjen e diplomës internacionale. Për me tepër informacion kontaktoni me 2311 210 838.

w w w . d i a s p o r a . c o m . g r

Page 7: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|5

Ulje e rëndësishme e tarifave të regjistrimit për blerjen e autoveturave të reja parashikon projektligji i paraqitur në Kuvend me synim stimulimin e tregut të automjeteve i cili është prekur nga kriza. Ulja e tarifave do bëhet në kombinim me tërheqjen e automjetit të vjetër nga qarkullimi i cili do ketë leje qarkullimi në

Greqi deri më 31.12.1998. Gjithashtu do jetë i vlefshëm për automjetet që do të tërhiqen deri më 31.12.2011. Ulja e tarifave të regjistrimit lidhet kryesisht me automjetet me cilindra të mesme. Më shumë në projektligjin e Ministrisë së Ekonomisë parashikohet se:

Autovetura të reja për përdorim personal me cilindrat motorike deri në 1800 centimetër kub të parashikuara për zëvendësimin e autoveturave për përdorim personal, që do tërhiqen nga qarkullimi për tu shkatërruar, nuk paguajnë tarifën e parashikuar të regjistrimit, si më poshtë:

- Automjete me cilindrat motorike deri në 900 centimetër kub, çlirohen nga tarifa e parashikuar e regjistrimit për vlerën e tatueshme deri në 6.000 euro.

- Automjete me cilindrat motorike nga 901 deri në 1400 centimetër kub, çlirohen nga tarifa e parashikuar e regjistrimit për vlerën e tatueshme deri në 8.000 Euro.

- Automjete me cilindrat motorike nga 1401 deri në 1600 centimetër kub, çlirohen nga 65% e tarifës së parashikuar të regjistrimit për vlerën e tatueshme deri në 11.000 euro.

- Automjete me cilindrat motorike nga 1601 deri në 2000 centimetër kub, çlirohen nga 50% e tarifës së parashikuar të regjistrimit për vlerën e tatueshme deri 14.000 euro.

Kjo rregullore është e vlefshme vetëm në rastin kur për automjetin e teknologjisë së vjetër të tërhequr nga qarkullimi është lëshuar leje qarkullimi në Greqi deri në 31.12.1998. Gjithashtu duhet të paguhen taksat e qarkullimit të vitit brenda të cilit do të bëhet fshirja, si dhe të detyrimeve që mund të rezultojnë nga vite të mëparshme.

Me vendime të përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë, Ambientit, Energjetikës e Ndryshimeve Klimaterike, Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve Rrugore, do të përcaktohet procedura e tërheqjes nga qarkullimi e automjeteve si dhe e dokumentacionit të kërkuar.

GREQIUlje e tarifave të regjistrimit për blerjen e autoveturave të reja!

Në zyrën tonë, me ndihëm e një bashkëpunëtori tonë ekspert mbi temat e Sigurimit Social, kemi mundësi nga data 1.1.2011 të :

1. Numërojmë ditët e punës.

2. T΄ju informojmë për kriteret e pensionit.

3. T΄ju njoftojmë për progresin e Legjislacionit për Sigurimet Shoqërore dhe të gjejmë zgjidhjen më të përshtatshme për të gjitha problemet e sigurimit për secilin personalisht.

4. Të marrim përsipër procedurat e pensionit, për rastet e arritjes të moshës së caktuar, për rastet e paaftësisë në punë, vdekjes dhe procesit të sigurimit në Institutin e Sigurimit Social (IKA) si dhe të Institucioneve të tjera.

Kontakt për më shumë informacion 6983979161.

SIGURIMI SOCIAL

Krijoni biznesin tuaj nga shtëpia me mundësi të panumërta përfitimi!

Ne angazhohemi në suksesin tuaj! Ju ofrojmë infrastrukturën dhe

mbështetjen për realizimin e ëndrrave tuaja.

Çfarë dëshironi?

Ejani me ne…për një të ardhme më të mirë

Ekziston zgjidhja duke funksionuar sistemi i besueshëm dhe i qëndrueshëm i marketingut të forever living products në të gjitha vendet e botës, ku do arrini më shumë të ardhura nga sa kishit menduar se do arrinit nga ky propozim që mund t’ju ofroj:

•Biznespakapitaldherisk•Orarfleksibëlpunësimi•PagesëmeΒοnusembishitjetmepakicë•ProduktetëcilësisësëlartëmebazëAloe Vera •Produktekonsumidhetëkonsumueshme Shëndeti & Mirëqenie •Prezencëndërkombëtarenëmëshumë se 145 vende

Informacione te bashkëpuntori i pavarur znj: Remba Konstandia Tel.: 2310 285531 & 6932636732 Selanik, Greqi

Nr. Aprovimit FLPgr 308

FOREVER

Page 8: diaspora.com.gr - 1 - shqip

6|diaspora

Lëvizja e lire për qytetarët e Republikës së Shqipërisë

INFORMACIONE ADMINISTRATIVE

Tashmë qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në 3 shtete të tjera jo-anëtare të BE-së, pjesë të zonës Shengen.Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që kanë një pasaportë të vlefshme biometrike, mund të udhëtojnë pa viza në këto shtete për periudha afatshkurtra deri në 90 ditë, çdo gjashtë muaj (180 ditë), për qëllime biznesi, për studime apo për turizëm. Në cilat Shtete mund të udhëtoni pa viza?Rregullat e reja zbatohen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër. Austri Belgjikë Bullgari Qipro Rep. Çeke Danimarkë Estoni Finlandë Francë Gjermani Greqi Hungari Islandë Itali Letoni Lituani Luksemburg Maltë Holandë Norvegji Poloni Portugali Rumani Sllovaki Slloveni Spanjë Suedi Zvicër

Po në Britaninë e Madhe dhe Irlandë?Britania e Madhe dhe Irlanda mbeten jashtë zonës Shengen, për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët shqiptare duhet të kontaktojnë Seksionin e Vizave në Amba-sadën e Britanisë së Madhe në Tiranë dhe në Ambasadën e Ir-landës në Greqi.Si mund ta dalloj nëse pasaporta ime është biometrike?Shpërndarja e pasaportave biometrike në Shqipëri ka filluar që nga maji 2010. Shikoni me kujdes nëse pasaporta juaj ka këtë simbol në pjesën ballore të saj. Nëse po, atëherë pasaporta juaj është biometrike dhe ju mund të udhëtoni me të lirisht në shtetet e sipërpërmendura.Si mund të pajisem me pasaportë biometrike, nëse ende nuk e kam një të tillë?Aplikoni pranë zyrave të Gjendjes Civile në Njësitë e Qeverisjes Vendore, të Komunave dhe BashkiveA mund te udhëtoj akoma me pasaportën time të vjetër jo-biometrike?Pasaporta e vjetër jo-biometrike nuk vlen për lëvizjen e lirë pa viza. Ju nuk do të mund të udhëtoni dot me këtë pasaportë, nëse në të nuk keni vizë Shengen.Sipas rregullave të reja, sa kohë mund të qëndrojnë qytetarët shqiptare në zonën Shengen?Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë bi-ometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen maksimumi 90 ditë, që nga dita e hyrjes brenda një periudhe kohore prej gjas-htë muajsh (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të

parë në këtë zone, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon në datën 1 korrik. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, është përgjegjë-sia juaj të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjas-htë mujore (180 ditë).A mund të punoj dhe të jetoj në shtetet e zonës Shengen sipas rregullave të reja?Rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u sigurojnë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të jetuar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u punësuar në këto shtete. Nëse keni ndërmend të punësoheni apo të studioni për një periudhe që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikoni për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi në ambasadën apo konsullatën e shtetit ku do të shkoni. Është e ndaluar të punoni në zonën Shengen pa leje pune apo të jetoni aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.Cilat janë kërkesat e tjera për të hyrë në këto shtete?a) Pasaportë biometrike. b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punon-jësit të kontrollit kufitar e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit. •Kurdeklaronnëkufisepoudhëtonpërturizëm,përpushime,i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor. •Kurdeklaronseudhëtonpëraktivitetetëndryshme,paraqitet

Page 9: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|7

INFORMACIONE ADMINISTRATIVE

dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar. • Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitetkonfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo reko-mandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.). •Kurdeklaronseudhëtonpërvizitëteknjëiafërm,duhettëjepetin-formacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj. •Në tëgjitha rastet, shtetasiduhet të ketë siguracionin shën-detësor (që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë, dokumentacionin e nevo-jshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës). •Mjeteteudhëtimit(biletaavioni,trageti,etj.)Cilat janë mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Shengen? Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periud-hën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. (Vende të ndryshme kanë shuma të ndryshme, por me-satarisht është 50 euro në ditë, kur ju keni një rezervim hoteli. Asgjë të ndërlikuar nuk ka në procedurat e lëvizjes në zonën e lirë).Rekomandime për udhëtarëta) Udhëtoni me agjenci udhëtimi të besueshme. b) Kontrolloni a ju duhet siguracion shëndetësor nga lloji i tij (dokumenti/konfirmimi nga zyrat shëndetësore). Rekoman-dohet të pajiseni me siguracion shëndetësor përpara nisjes. Nëse udhëtoni drejt zonës Shengen me automjet duhet te pajiseni me patentë ndërkombëtare drejtimi dhe me kar-

tonin jeshil të siguracionit ndërkombëtar të makinave. Për më shumë informacion, përfshire rregullat rrugore të BE-së, vizitoni faqen e internetit : h t t p : / / e c . e u r o p a . e u / t r a n s p o r t / r o a d _ s a f e -t y / o b s e r v a t o r y / t r a f f i c _ r u l e s _ e n . h t m c c) Numri i urgjencës është 112 dhe vlen për të gjitha shtetet anë-tare të BE-së (për policinë,ambulancën dhe zjarrfikësin). Kujdes !Mos rrezikoni duke kaluar dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në asnjë vend të Shengenit dhe të humbisni kështu mundësinë ligjore që ju mundëson liberalizimi i vizave për të lëvizur të lirë në të gjitha vendet Shengen. Çdo person që kapet duke hyrë apo duke qëndruar në mënyrë të pal-igjshme në njërin nga vendet e Shengenit do të kthehet menjëherë në Shqipëri dhe nga autoritetet e këtij vendi mund t’i ndalohet hyrja në të gjitha vendet Shengen deri për 5 vjet. Ky është një standard që zbatohet sot për të gjithë dhe në të gjitha vendet e BE-së. Personat nuk duhet të konsiderohen si persona që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo për sigurinë e brend-shme. Gjithashtu, nuk duhet të jenë persona ndaj të cilëve është dhënë ndonjë vendim për të refuzuar hyrjen e tyre në këtë zonë. Autoritetet kufitare të shteteve anëtare jo vetëm që kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa, por dhe të japin vendimin përfundimtar mbi çështjen e hyrjes në këtë zonë (Neni 5 i Konventës Shengen).Një numër i madh shtetasish të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Ser-bisë nuk po lejohen sot të hyjnë në asnjë nga vendet e Shengen-it dhe po kthehen në kufi pikërisht për këtë arsye.www.e-albania.al

Page 10: diaspora.com.gr - 1 - shqip

8|diaspora

Liberalizimi i vizave jep mundësi në çdo shtetas Shqiptar të udhëtojë në të gjithë territorin e Evropës (përveç Bri-tanisë të Madhe dhe Irlandës). Por, sigu-risht të gjithë tashmë njohim se Shtetet që do të mirëpresin fluksin më të madh do të jenë Greqia dhe Italia. Për të inte-resuarit të cilët dëshirojnë të vizitojnë miqtë apo familjet e tyre në Greqi do duhet të jenë të pajisur me Pasaportë Biometrike. Hapi i dytë është kërkesa për një Deklaratë Përgjegjësie nga personi që i pret në Greqi i cili merr përsipër qën-drimin e tyre për sa ditë ata dëshirojnë të vizitojnë shtetin grek. Deklarata e Për-gjegjësisë mund të merret në Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve (K.E.P.), e cila do të plotësohet nga vetë personi që banon në Greqi duke shkruar me detaje sa ditë do të qëndrojë shtetasi shqiptar në ba-nesën e tij, për cilën arsye ai viziton shte-tin grek dhe se nuk është i interesuar të

punojë apo të qëndrojë në Greqi më shu-më se afati i përcaktuar. Ky dokument do të duhet gjithashtu të jetë i vulosur nga Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve (K.E.P.), ose nga cilido Rajon Policor Grek. Gjithashtu të gjithë personat që do të ka-lojnë doganat Greke do duhet të dispo-nojnë shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro për çdo ditë që do të qëndrojnë në Greqi ose një Librezë Bankare nga cilado Ban-kë Greke. Por, edhe në qoftë se shtetasi shqiptar nuk disponon shumën e parave i jepet mundësia të kërkojë nga personi që banon në Greqi që ta presë në doganë bashkë me librezën e tij bankare duke marrë përsipër të gjitha shpenzimet e personit që do të ftojë në Greqi.

Ndërsa për personat e mitur (mosha 1-18 vjeç) që do të hyjnë në shtetin grek, do të duhet që prindërit e tyre të dispo-nojë 25 euro/ditë (për person).

Ju informojë gjithashtu se Siguracio-

nin tuaj Shëndetësor e siguroni në do-ganën Shqiptare.

Jeni të gjithë të mirëpritur!

Informacioni i mësipërm u sigurua nga stafi i Revistës DIASPORA pas një bi-sede telefonike me nëpunësit e Doganës Greke në Kristalopigji.

FOTINI DHIMITRI

LIBERALIZIMI I VIZAVE: INFORMACION PËR TË HYRË NË SHTETIN GREK

INFORMACIONE ADMINISTRATIVE

Rezervime, Oferta: DHIMITRISTEL.: 2310 541043CEL.: 6974 655119

E vetmja linje me 2 tv, film e humor, uje ne frigorifer, gazeta, 6 bagazhe falas,

WC ne autobuz!

CDO DITE: 09:30 20:00 e 21:30

Page 11: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|9

Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të pajiset me pasaporte biometrike. Aplikimi për pasaporte biometrike bëhet pranë çdo qendre aplikimi pranë zyrave të gjendjes civile. Shtetasi mund i cili ka mbushur moshën 16 vjeç mund të aplikoje njëkohësisht për të dy dokumentet e identitetit. Në këtë shtetasi vepron në të njëjtën mënyrë si për letërnjoftimin elektronik.

Në rast të aplikimit më vete për pasaportë biometrike shtetasi vepron si më poshtë.

a) Për shtetasit nën moshën 16 vjeç, aplikimi për pasaportë biometrike bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit me prokurë të posaçme. Në këtë rast duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:

1. Kuponi për aplikim (kupon i pagesës që merret në Postën Shqiptare)

2. Një dokument i vlefshëm me fotografi që vërteton identitetin e tij. Një dokument i tillë mund të jetë:

• Pasaporte • Certifikatë personale me fotografib) Për shtetasit nën moshën 16 vjeç, aplikimi për pasaportë biometrike

bëhet duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:1. Kuponi për aplikim (kupon i pagesës që merret në Postën

Shqiptare)2. Vetëm letërnjoftimi elektronikTërheqja e pasaportës biometrike bëhet pranë zyrave të shpërndarjes

në Drejtorinë e Policisë përkatëse. Tërheqja e pasaportës kryhet nga aplikanti, nga kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose persona të autorizuar me prokurë të posaçme si dhe nga pjesëtarë të afërt të familjes (bashkëshorti/ja, prindi,fëmija)

Aplikimi për letërnjoftim elektronik mund të bëhet në çdo qendër aplikimi pranë njësive të qeverisjes vendore dhe në shërbimet konsullore në Athinë dhe në Selanik.

Tërheqja e letërnjoftimit elektronik bëhet pranë zyrës në të cilën është bërë aplikimi vetëm nga vetë aplikanti.

Aplikim për Pasaportë Biometrike Konsulencë JuridikeShërbime Avokatie

MARGARITA MARUAvokate

Adresa: Egnatias 654626, Selanik

Telefon: 2310 510337Celular: 6944 713835

E-mail: [email protected]

Page 12: diaspora.com.gr - 1 - shqip

10|diaspora

INFORMACIONE ADMINISTRATIVE

Vendimi i ri i Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarit, iu jep mundësi emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të vizitojnë vendin e tyre shumë herë në vit, duke patur norma-lisht dokumentacionin e duhur.

Ministri z. Hristos Papucis firmosi vendimin në përputhje me dispozitat e nenit 11 paragrafi 4 i Ligjit 3386,për emigran-tët që jetojnë të ligjshëm në Greqi.

Në vendim thuhet se të gjithë emigrantët mund të udhë-tojnë në vendin e tyre gjatë vitit 2011 sa herë ata të dëshirojnë dhe vendimi hyn në fuqi prej datës 01/01/2011 dhe deri në datën 31/12/2011.

Emigrantët që munden të kalojnë në vendin e tyre dhe të rikthehen në Greqi duhet të kenë:

•Pasaportëtëpaskaduarqëtënjihetngashtetigrek;•VërtetimintipA’(ngjyrëblu)kuvërtetohetsekanëapli-

kuarpërlejeneqëndrimitnëGreqi;Mundësia e ri-hyrjes në Greqi nuk është e mundur për të

gjithë shtetasit e huaj që kanë vërtetimin e veçantë, i cili u ësh-të dhënë në përputhje me paragrafin 5 nr. 22037/01-10-2010 K.Y.A, për të cilët ndalohet dalja nga vendi dhe për ata që janë lënë të lirë me kusht që të paraqiten në rajonet e policive ku banojnë.

LËVIZJE E LIRSHME ME VËRTETIMIN BLU (TIPI A) GJATË VITIT 2011

Nëse nuk keni regjistruar ende fëmijën tuaj në Shqipëri atëherë gjëja e parë që duhet të kryeni është të kontaktoni me Përfaqësinë më të afërt Konsullore të Shqipërisë me vendbanimin tuaj (Konsullatën apo Ambasadën Shqiptare).

Më konkretisht, në rastin e Greqisë, regjistrimet e fëmijëve kryhen nga vetë shtetasit ose të afërmit e tyre në Shqipëri me Aktin e Lindjes ose Certifikatën e dhënë nga autoritetet greke. Ky dokument jepet në momentin që bëhet regjistrimi në Zyrën e Gjendjes Civile në qytetin apo komunën greke përkatëse. Më pas dokumenti i lindjes legalizohet në Zyrën e Ministrisë së Jashtme Grekedhe depozitohen 20 Euro për llogari të Ambasadës Shqiptare ose Konsullatës në Selanik në bankat e akredituara. Dokumenti përkthehet zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe i dërgohet me rrugë postare Ambasadës në Athinë ose Konsullatës në Selanik bashkë me mandat pagesën bankare që u krye më parë.

Pasi dokumenti të legalizohet nga Përfaqësia Konsullore Shqiptare është gati për t’u dërguar në Shqipëri për regjistrimin e fëmijës në Gjendjen Përkatëse Civile të prindërve.

AXEL Courier ofron shërbim postar ekspres për legalizimin e dokumentit dhe dërgesat e kolipostave në Shqipëri.

Për më tepër informacion kontaktoni me Përfaqësitë Konsullore Shqiptare në Greqi ose kontaktoni me ne nëse dëshironi që veprimet të kryhen nga AXEL Courier duke telefonuar në numrin 2310 280-449.

Regjistrimi i Fëmijëve të Porsalindur

Page 13: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|11

INFORMACIONE ADMINISTRATIVE

Në AXEL GROUP ofrojmë shërbime cilësore dhe të sigurta për legalizimin e dokumenteve në Greqi dhe në Shqipëri, në kohë të shkurtër dhe me kosto të ulët në krahasim me alternativat e tjera.

Tashmë, duke koordinuar punën me Sektorin e Përkthimeve AXEL PËRKTHIME dhe përgatitjen e dokumenteve nëpërmjet Shërbimit Postar AXEL COURIER SERVICES kemi mundësinë: 1) Të legalizojmë të gjitha dokumentet zyrtare në Ministrinë e Jashtme të Greqisë. 2) Legalizim të akteve noteriale dhe prokurave të noterëve grekë në Ministrinë e Drejtësisë së Greqisë. 3) Legalizim në Ministrinë e Brendshme të Greqisë të të gjitha dokumenteve zyrtare që kanë të bëjnë me Gjendjen Civile. 4) Legalizim të të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me Autoritetet Konsullore të Shqipërisë në Greqi, siç është Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik. 5) Legalizim të dokumenteve në Ministrinë e Jashtme Shqiptare në Tiranë. 6) Legalizim të dokumenteve në Ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë.7) Legalizim në Ministritë dhe në shërbimet e tjera të administratës publike në Greqi dhe në Shqipëri. Në AXEL GROUP ju ofrojmë një zgjidhje të kompletuar, direkte dhe cilësore, për përmbarimin e çështjeve tuaja duke ju kursyer kohë dhe para. Ky shërbim unik, që ofrohet çdo ditë në klientët tanë, gëzon besueshmëri të lartë dhe përgjegjësi.

Sepse, jo vetëm që ju ofrojmë garanci të plotë për shërbimin e saktë, të shpejtë dhe cilësor, por gjithashtu kemi përgjegjësi maksimale, që detyrohet me ligj, në kuadër të kontratës me klientin dhe shërbimeve që parashikon leja e AXEL GROUP.

Për më tepër, mënyra e funksionimit të sistemit tonë është efektive, e thjeshtë dhe në kohë reale. Kështu, vështirësitë e transportit të dokumenteve zyrtare në destinacion, humbja e tyre, pagesat, pasiguria,

informacioni jo i plotë dhe probleme të tjera janë thjesht një e shkuar. Thjesht ju nevojitet të kontaktoni me ne në numrin telefonik: 2310 280449 ose duke dërguar e-mail në [email protected] Kudo që të ndodheni në Greqi, personeli ose

përfaqësuesit tanë do të kontaktojnë me ju direkt për marrjen e dokumenteve.

Pasi të realizohen të gjitha veprimet, dokumentet do t’ju kthehen përsëri, në dorë, në destinacionin që ju dëshironi.

Thjesht, Saktë dhe Lirë vetëm nëpërmjet këtij shërbimi unik. Sistemi i legalizimeve AXEL preferohet nga dhjetëra qytetarë që çdo ditë devijojnë radhët e gjata në zyrat e shërbimeve publike, burokracinë, humbjen e dokumenteve, vonesat dhe mbi të gjitha nuk humbasin punën e tyre duke fituar kohë dhe para.

www.axelnet.gr

Legalizim i Dokumenteve

Page 14: diaspora.com.gr - 1 - shqip

12|diaspora

PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE NË GREQI DHE SHQIPËRI

ATHINËSh. T. Z. Dashnor DervishiAmbasadorAmbasada e Republikës së Shqipërisë neRepublikën e Greqisë7, Vekiareli GR. 15237 Filothei, AthensTel. +30 210 6876200,Fax. +30 210 6876223E-mail: [email protected]

SELANIKZ. Thomaq NiniKonsull i PërgjithshëmKonsullata e Përgjithshme SelanikTsimiski 43, 54623 ThessalonikiTel.+30 2310 222694, +30 2310 257598 Fax. +30 2310 222571Email: [email protected]

JANINËZ. Jako DakoKonsull i PërgjithshëmKonsullata e Përgjithshme JanineStr. Foti Tzavella, 2 IoanninaTel. +30 26510 21330 Fax.+30 26510 37768Email: [email protected]

ΠΡΕΣΒΕΙΑ ΤΙΡΑΝΑ ∆ιεύθυνση: Rruga Frederik Shiroka, No 3, Tirana Τηλ .: (003554) 2274669, 2274670, 2274668, Fax: 2234290Email: gremb.tir[at]mfa.gr Web Site: www.mfa.gr/tirana∆ιαφ.Ώρας:-1Ωράριο(ώραEλλάδος):10.00-18.00ΠΡΕΣΒΥΣ:ΠΑΖΙΟΣΝΙΚΟΛΑΟΣΠΥΒ’ Προξενικό Γραφείο ∆ιεύθυνση: Rruga Frederik Shiroka, No 3, Tirana Τηλ.: (003554) 2274644, 2274645, 2274852, Fax: 2234443E-mail: gremb.tir[at]mfa.gr Web Site: www.mfa.gr/tiranaΔΙΕΥΘΥΝΩΝ:ΣΑΧΑΡΙΔΗΣΔΗΜΗΤΡΙΟΣΓΠΓ’ ΓΕΝ.ΠΡΟΞΕΝΕΙΟ ΑΡΓΥΡΟΚΑΣΤΡΟ ∆ιεύθυνση: Konsullata e Përgjithshme e Greqisë - Sheshi I Cercizit, Gjirokastër, Albania Τηλ .: (003558426) 3804 3091, 2010/3536, Fax: 8141Τηλ.Εκτ.Αν.:0035584262010Email: grgencon.arg[at]mfa.gr Web Site: Ωράριο(ώραEλλάδος):09.30-16.30ΓΕΝ.ΠΡΟΞΕΝΟΣ:ΡΙΖΟΠΟΥΛΟΣΙΩΑΝΝΗΣΣΠΑ’ ΓΕΝ.ΠΡΟΞΕΝΕΙΟ ΚΟΡΥΤΣΑ ∆ιεύθυνση: Pavllo Katro Nr.4, Korca-Albania Τηλ .: (0035582) 252888, 252889, Fax: 2445052 Τηλ.Εκτ.Αν.:0035569368955/0030683801003/00355694414285Email: grgencon.kor[at]mfa.gr Web Site: ypex.gov.gr/korytsaΩράριο:10.00-16.30ΓΕΝ.ΠΡΟΞΕΝΟΣ:ΟΙΚΟΝΟΜΟΥ-ΚΑΜΑΡΙΝΟΣΘΕΟΔΩΡΟΣΣΠΑ’

TELEFONA TË RËNDËSISHËM

Takime IKA 184Ndihma e Shpejtë 210 6801555EKAV (AMBULANCA) 166Qendra e Helmimeve 210 7793777-9Mjekët Pa Kufij 210 5200500Policia 100Zjarrfikësja 199Itinerare KTEL 14505 (Selanik 2310 595400)KTEL Selanik 2310 595400Itinerare anijesh, 14944trenash, aeroplanëshProbleme Elektrike 10500Linja SOS 210 3220900Linja e Grave të 8001188881 Keqtrajtuara “PRANE TEJE”

NDIHMË RRUGORE

Express Service 1154, 210 9524950Hellas Service 1057, 210 2532616Interamerican 1168, 210 9405550

KUJDESEMI PËR NATYRËN – MBROJMË SHTËPINË DHE SHËNDETIN TONË

Greenpeace 210 3840774-5WWF Hellas 210 3314893Qendra për Kafshët e Egra 210 9520117Kompania Greke për 210 2581391Mbrojtjen e KafshëveKompania e Riciklimeve 210 8224481

FËMIJË

Qendra e Ndërhyrjes për Fëmijë në Rrezik 1050Buzëqeshja e Fëmijës 210 3306170UNICEF 210 7484184Ndihmë në Fëmijët e Alkoolistëve 210 5239161

NUMRI MBARË-EVROPIAN I URGJENCËS 112

LINJA PËR INFORMACIONE NË GJUHËN SHQIP 2311 210 838

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME KONTAKTI

Page 15: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|13

SPORT

E quajnë Taulant Rizai, Tao i thërrasin shkurt, dhe në ishullin e largët të Kretës, në skajin jugor të Greqisë, ka vendosur të tejkalojë kufijtë...

Është vetëm 18 vjeç dhe që në moshë të vogël ka treguar talent në mbretëreshën e sporteve, atletikën, dhe ashtu siç na rrëfen e ardhmja është me të...

Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që janë dalluar në atletikë edhe Taulanti ka caktuar qëllimet e veta. Ai aspiron si Mirela Manjani dhe Sava Lika për të marrë pjesë në kompeticione prestigjioze ndërkombëtare. Për këtë ai stërvitet çdo ditë këtu e pesë vjet dhe rruga e arritjeve të mëdha është ende e gjatë. Por kjo është magjia e atletikës, dëshira që të tejkalosh kufijtë, vullneti për të kaluar vështirësitë, këmbëngulja për të kaluar të gjitha pengesat.

Dhe kjo është ajo që Taulanti bën më mirë, të kalojë pengesat...

Në Greqi erdha në moshën tre vjeçare bashkë me familjen time dhe si vendqëndrim zgjodhëm ishullin e Kretës pasi këtu ndodheshin disa të afërm familjarë dhe e konsideronim si një vend të qetë ku mund të gjenim punë.

Duke lënë pas Fierin, vendin e origjinës, familja e tij u stabilizua ashtu si dhe mijëra familje të tjera shqiptarësh që vendosën të krijonin një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Fatmirësisht nuk u ndesh me fenomene racizmi apo ksenofobie dhe këtë e dedikon tek angazhimi i tij me sportin e atletikës dhe sukseset që pasuan, atëherë kur të gjithë filluan ta shikonin me një sy tjetër duke fituar respektin dhe përkushtimin e të gjithëve.

Atletikën e nisa duke ndjekur disa nga garat e motrës time, e cila gjithashtu merrej me atletikë, dhe në moshën 13 vjeç, meqenëse më pëlqente shumë, fillova edhe unë.

Kushtet e stërvitjes dhe instalimet sportive janë shumë të mira dhe mund të them se moti shumë i mirë këtu ku banoj më ndihmon në rezultate.

Taulanti garon në distancën 110 metra me pengesa dhe disa nga arritjet më të rëndësishme deri tani janë vendi i parë në Kampionatin Grek Juniors U16 dhe me rekord për ishullin e Kretës në këtë kategori, vendi i parë në Kampionatin Grek Juniors U18, Kampion në Kampionatin e Shkollave Greqi-

Qipro në disiplinën 110 metra me pengesa, Kampion i Greqisë në kategorinë U20 në disiplinën 110 metra me pengesa me rekord të ri për Kretën në këtë kategori.

Kam arritur të kap edhe normat për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian për Juniors U16 ku bëhej kualifikimi për lojërat Olimpike në këtë kategori, gjithashtu për në Kampionatin Ballkanik dhe Takimin midis tetë vendeve për adoleshentë, por për shkak të mos disponimit të shtetësisë greke nuk munda që të shkoj.

Natyrisht Taulantit së shpejti do t’i jepet mundësia të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare, pasi si shumë shqiptarë të tjerë ka përfituar kartat greke. Kështu deri tani kaloi pengesat e burokracive dhe tashmë përpara ka pengesat e së ardhmes, me të cilat do ndeshet për të plotësuar ëndrrat e veta.

Deri tani duket se jam në rrugë të mbarë dhe me rezultatet e deritanishme besoj se kam aftësitë që të vrapoj në nivele ndërkombëtare profesionale dhe pse jo të jem në një finale të lojërave Olimpike, që është edhe ëndrra ime të vrapoj në një stadium plot me njerëz.

Do t’ju thosha prindërve që të aktivizojnë fëmijët me sport sepse kjo do t’ju bënte shumë mirë, që të mos jenë vetëm në shkollë dhe në shtëpi të ngulitur në një kompjuter.

Do t’ju thosha fëmijëve që të bëjnë atë që dëshirojnë më shumë dhe të luftojnë për ëndrrat e tyre sepse asnjë ëndërr nuk do të realizohet vetë. Duhet ta ndjekësh që ta arrish...

Taulanti ende është nxënës dhe synon që pasi të mbarojë shkollën të vazhdojë studimet e larta në Akademinë e Sporteve. Ai beson tek vetvetja, tek aftësitë dhe talenti i tij dhe duke qenë i vetëdijshëm se çka mund të arrijë, jep tek të gjithë fëmijët e emigrantëve një mesazh suksesi, një mesazh shprese.

TAULANT RIZAIDuhet ta ndjekësh që ta arrish...

Page 16: diaspora.com.gr - 1 - shqip

14|diaspora

SPORT

Luan Krasniqi i rikthehet ringut për titullin Kampion Bote

Në një duel kundër boksierit nga SHBA-ja Johnathon Banks, Kras-niqi do të ketë shansin e tij të fundit në botën e boksit. Boksieri i peshës së rëndë Luan Krasniqi do të rikthehet përsëri në ring për titullin “Kampion bote”. Ai do të shfrytëzojë shansin e tij të fundit në një duel kundër boksierit nga SHBA-ja Johnathon Banks. “Unë jam i lumtur që më jepet kjo mundësi”, tha ai para gazetarëve ditën e martë në Ludvigsburg. Unë kthehem në ring tani për shkak se kam shans për titullin kampion botë tha më tej 39 vjeçari, ish kampion boksi në Evropë. Fituesi që del nga ky duel që zhvillohet më 26 shkurt 2011 në arenën e Ludvigsburgut do të ndeshet më pas me një nga vëllezërit Klitschko për titullin e kampionit të botës. Luan Krasniqi ndeshet me ukrainasin Alexander Dimitrenko

Kundërshtari i Krasniqit me vetëbesimKrasniqi pati pësuar tre humbje të rënda më parë, por kësaj radhe ai u shpreh optimist: “Unë i kam kaluar të gjitha ngritjet dhe uljet në sportin tim”, ku indirekt vuri në pah edhe KO që pësoi kundër boksierëve Lamon Brewster, Tony Thomspon dhe Alexander Dimitrenko.”Unë dua të arrij atë që nuk e arrita kundër Brewster”, tha më tej Krasniqi. “Kam respekt për kundërshtarin tim serioz të radhës Johnathon”, tha ai. Për herë të parë Krasniqi do të ushtrohet me trainerin Hans-Jürgen Witte.”Nuk ishte ide e mirë ajo, që të më zgjedhë mua për rikthimin e tij në ring, pasi unë jam në rrugën drejt ngjitjes”, tha i sigurtë amerikani 28 vjeçar Banks nga Detroiti.

AG/KelmendiRedaktoi: Lindita Arapi

Burimi DW

w w w . d i a s p o r a . c o m . g r

Page 17: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|15

Τel / Faks: +30 23740 42202Celular:+30 6974 881624, +30 6944 873533 +30 6981 779627

Anastasia Apartments

Anastasia ApartmentsFurka Halkidhiki 63077 Greqi

Dimër: +30 2310 211999email: [email protected]

Kompleksi ynë Anastasia ndodhet në Furka, një vend plot gjelbërim në gadishullin e Kasandhrës të Prefekturës Halkidhiki.

Kombinon qëndrim në mal dhe det në një zonë përrallore.

Në një bashtë prej 3 hektarësh me ki-oskë, bar, fushë basketbolli dhe pemë frutore është vetëm 700m larg detit. Shërbime Kemi 15 dhoma të mirëmbajtura me përkujdes personal nga vetë pronarët. Disponojnë kondicioner, frigorifer, TV, kuzhinë, WC personale dhe vend per-sonal parkimi.

Kompleksi Anastasia pranon Kuponë të Turizmit Social që jepen nga IKA me USHQIM për të gjithë vizitorët tanë.

Page 18: diaspora.com.gr - 1 - shqip

16|diaspora

TRUPI DHE SHËNDETI

Vaji i Ullirit dhe Shëndeti Ynë

Ne të gjithë dimë se vaji i ullirit nuk shton vetëm shije në sallata dhe pasta që hamë por gjithashtu ndihmon që të jemi më të shëndoshë, apo?. Por, a është vaji i ullirit po aq i dobishëm kur aplikohet në lëkurë dhe flokë? Këtë ndoshta nuk e keni ditë dhe sipas ekspertëve përgjigjja është- PO.

Vaji i Ullirit për lëkurën tuaj:

Vaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor e gjithashtu edhe ndotësit kimik. Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit. Thënë ndryshe të mbron nga mplakja.

Provoje dhe shiko nëse funksionon edhe për ty. Bëj masazh vendeve ku ke lëkurë të fortë sikur ajo rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit dhe gjunjëve. Por që të kesh rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, me fjalë tjera duhet të ketë të shkruar “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Fërko buzët e çara apo lëkurën e tharë me at lloj vaji dhe shih rezultatet.

Vaji i Ullirit për flokë të dëmtuara:

Vaji gjithashtu ushqen flokët. Është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshme me zbokth. Ndiq një ritual një herë në javë të aplikimit të vajit të ullirit në flokë për 30 minuta dhe më pas mbulo flokët me peshqir të ngrohtë para se ti pastrosh me shampo. Në këtë mënyrë do ti riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë se kurrë. Vaji gjithashtu është shumë i mirë në trajtimin e flokëve të thara, flokë të dëmtuara dhe të egërsuara. Thjeshtë vë një pikë vaj ulliri në shuplak të dorës, fërko duart dhe më pas lëmo fundin e flokëve tua për ti hequr qafe fundet e egërsuara të flokut. Ma thjeshtë e më mirë nuk ka. Në fund, a ka dikush që ka përdor vaj ulliri për riparim të flokut të dëmtuar dhe për lëkurë ose edhe për diçka tjetër? Nëse po, ndaje rezultatet dhe këshillat me të tjerët.

Vaji i Ullirit është eksponenti më i madh i yndyrave gjysmë të ngopura dhe është komponenti kryesorë i Dietës Mediterane. Vaji ullirit është lëng natyral që ruan shijen, aromën, vitaminat dhe përbërësit e frytit të ullirit. Vaji ullirit është i vetmi vaj që mund të konsumohet ashtu si është – i freskët posa të shtrydhet nga ulliri. Të mirat shëndetësore të vajit të ullirit janë si për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve të yndyrave gjysmë të ngopura ashtu edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave antioksiduese. Studimet tregojnë se vaji ullirit ofron mbrojtje kundër sëmundjes së zemrës duke kontrolluar nivelet e kolesterinës LDL (“keqe”) gjersa shtojnë nivelet e kolesterinës HDL (“të mirë”). Nuk ka vaj tjetër natyral i prodhuar që ka sasi më të madhe të yndyrave gjysmë të ngopura sikur vaji ullirit.

Vaji ullirit shumë mirë tolerohet nga stomaku. Në fakt funksionet mbrojtëse të vajit të ullirit kanë efekte të dobishme në ulcerë dhe

gastriti. Vaji ullirit aktivizon sekrecionin e vrerit dhe hormoneve të pankreasit shumë më shumë në mënyrë natyrale sesa barnat e dhënë me përshkrim të mjekut. Dhe rrjedhimisht zvogëlon ndodhin e formimit të gurëve të tëmthit.

Vaji i Ullirit dhe sëmundja e zemrës

Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë 25 mililitra (mL) – rreth 2 lugje gjelle – të vajit të ullirit (virgin olive oil) çdo ditë për një javë kanë treguar më pak oksidim të kolesterinës LDL dhe nivele më të larta të përbërësve antioksiduese në gjak, veçanërisht fenolëve.

Por, përderisa të gjitha llojet e vajit të ullirit janë burim i yndyrave gjysmë të ngopura, Vaji Ullirit EXTRA VIRGIN që del nga shtypja e parë e ullinjve përmban nivele më të larta anti oksiduese, veçanërisht të vitaminës E dhe fenolëve, për shkak se është procesuar më pak.

Vaji ullirit është një ndër vajrat e mira, vaj me yndyrë shëruese. Shumica e njerëzve nuk kanë probleme me të për shkak se nuk çrregullon proporcionin kritik të omega 6 ndaj omega 3shit dhe se shumica e acideve yndyrore në vaj të ullirit janë në fakt vaj omega 9, që është gjysmë i ngopur.

Vaji i Ullirit dhe kanceri i zorrës së trashë

Hulumtuesit Spanjoll sugjerojnë se nëse e fusni vajin e ullirit në dietën tuaj (në ushqimet tuaja) ofrohen edhe dobitë e parandalimit të kancerit në zorre. Studimet e tyre tregojnë se minjtë e ushqyer me vaj ulliri ishin më pak në rrezik ndaj kancerit të zorrës se sa ata që janë ushqyer me vaj tjetër. Në fakt minjtë që janë ushqyer me vaj ulliri kishin përqindje të ulët të kancerit në zorre gati të njëjtë me ata që janë ushqyer me vaj peshku. Dhe disa studime tjera veç më e kanë lidhur vajin e ullirit me zvogëlimin e rrezikut ndaj kancerit në zorrë.

Llojet e Vajit të Ullirit

Në përgjithësi vaji ullirit nxirret nga shtypja e ullinjve (kjo dihet). Por, vaji i ullirit vije në lloje të ndryshme, varësisht nga sasia e shtypjes që është përfshirë. Llojet janë:

Extra Virgin – që konsiderohet më e mira, më së paku e procesuar, dhe përmban vajin nga shtypja e parë e ullinjve.Virgin – nga shtypja e dytë.Pure – ndërhynë në procese sikur filtrime dhe rafinim. Extra light – ndërhynë procese të shumta dhe mbanë vetëm pakë shije të ullirit.

Kur blen vaj të ullirit ju sigurisht se dëshironi të bleni vaj të kualitetit të lartë EXTRA VIRGIN. Vaj i cili vije nga shtrydhja e parë e ullinjve, nxirret pa përdor nxehtësi apo kemikale, dhe se nuk ka shije tjetër përpos të ullirit e mu për këtë ka statusin “extra virgin”. Sa më pakë që procesohet ulliri aq më afër shijes natyrale dhe aq më i mirë e me i shëndetshëm.

Page 19: diaspora.com.gr - 1 - shqip

diaspora|17

SUDOKU

ARGËTIM

Si luhet SudokuSudoku është një lojë vetmitare logjike në të cilën lojtarit i propozohet një kuti me 9×9 kutiza, secila prej të cilave mund të përmbajë një numër nga 1 deri në 9 ose mund të jetë bosh apo e bardhë;kafaziduhetkonsideruari ndarë në 9 “nënkafazë”, të quajtur rajone, me 3 × 3 kutiza të përafërta. Lojtarit i propozohet një kafaz në të cilin vetëm disa kuti, nga 20 në 35, përmbajnë disa numra. Qëllimi i lojës është që të mbushen hapësirat boshe të një rrjete të mbushur me vija, kolona e rikuadro me numrat nga 1 deri në 9, në mënyrë të atillë që çdo vijë, kolonë apo rajon të përmbajë të gjithë numrat nga 1 deri në 9 (secili vetëm një herë). Sudoku të një manuali

enigmistik duhet të përmbushin tre kritere: numrat fillestarë duhet të formojnë një skemë simetrike në lidhje me qendrën e kafazit;duhet të ekzistojë një zgjidhje e vetme; numrat fillestarë duhettë jenë më pak se 35. Duhet saktësuar që, në të kundërt me atë që thuhet shpesh, sudoku është një lojë logjike por jo tamam matematike, e po ashtu loja nuk ka të bëjë me numrat. Veçoritë e numrave nuk përdoren asnjëherë dhe asnjëherë nuk përdoret fakti që aty janë disa numra. Për të patur edhe më të qartë këtë koncept mjafton të mendojmë se në vend të 9 numrave të parë mund të përdorim 9 shkronjat e para të alfabetit apo 9 simbole të ndryshme mes tyre ( nuk është e nevojshme as që mes simboleve

të ketë një rregull).

RregullatLoja ka një rregull të vetëm: duhen mbushur të gjitha kutitë e paraqitura në mënyrë që çdo vijë, kolonë e nënkafaz, çdo shifër nga 1 deri në 9 të shfaqet një e vetëm një herë. Instrumentet Për të kompletuar një Sudoku duhen vetëm arsyetim logjik, përqendrim e durim, përveçse laps e gomë, për rastet e mundshme ( e nganjëherë të pashmangshme ) të gabimeve.

ZgjidhjaSi çdo lojë logjike e ndërtuar mirë, secili Sudoku duhet të pranojë një zgjidhje të vetme, për ti lejuar lojtarit një kontroll të vlefshëm të rezultatit të arritur. Duhet vënë re që ndërsa një Sudoku “i thjeshtë” ( me 35 numra të futur) ka një

zgjidhje të vetme, një Sudoku ” i vështirë”, (me 20 numra) mund të ketë më shumë zgjidhje: një Sudoku bosh, vetëm me hapësira, ka sigurisht një numër të lartë zgjidhjesh.

VështirësiaNjë nga rregullat e Sudokut parashikon që secili kafaz të ketë, në nisje, jo më shumë se 30 numra. Vështirësia e një skeme shtohet me pakësimin e numrave në nisje, por nuk varet vetëm nga kjo: edhe vendosja e tyre ndikon në nivelin e vështirësisë së lojës. Historikisht kjo lojë është shumë më e thjeshtë për tu zgjidhur se sa një lojë e lashtë dhe e famshme logjike matematike të cilës i është përkushtuar edhe Euleri: bëhet fjalë për “kuadratet greko latinë”.

EASY

1 7 3

3 6 8 4

9 2 3 5

9 1 3 4 2

4 1 3 5

3 5 9 7 1

8 3 2 6

9 7 5 1

3 8 2

AVERAGE

7 5 3 4

9 3

6 9 4 5

7 5 4

8 9

9 7 2

2 7 5 6

8 7

9 6 2 5HARD

5 8 1

3 7 6

5 3 4

6 4

1 2

8 2

9 5 7

3 6 5

1 9 8

VERY HARD

3 4 5

3

9 6 8

7 2 3

9 4

8

1 3 7

8

5 6 9.