diabeti dhe situata të veçanta - lillysalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të...

12
SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA Diabeti dhe situata të veçanta Diabete e situazioni particolari (LINGUA ALBANESE) (Gjuha shqip)

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA

Diabeti dhe situata të veçanta

Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Page 2: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Çfarë ndodh nëse sëmurem?

Kur jemi të sëmurë është i nevojshëm mjekimi i kujdesshëm për të shmangur komplikime apo një rritje të glicemisë.

ÇDO LLOJ SËMUNDJEJE MUND TË INFLUENCOJË KONTROLLIN GLICEMIK:

RRUFA GRIPI APO BRONKITI DHIMBJA E FYTIT

INFEKSIONET E LËKURËS

INFEKSIONET E RRUGËVE URINARE (SI CISTITI)

ÇRREGULLIMET NË STOMAK

Page 3: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Çfarë ndodh nëse sëmurem? Disa këshilla praktike

Pusho sa më shumë të jetë e mundur

Në qoftë se jeton vetëm, mund të jetë me dobi të vesh në dijeni dikë që je i sëmurë

Në rast se ke temperaturë do të jetë gjithmonë e nevojshme të pish më shumë lëngje se zakonisht për të parandaluar çhidratimin: lëngje pa sheqer të shtuar si uji, çajra dhe kamomili. Ushqehu normalisht

Në rast se nuk mund të hash normalisht mund të zëvendësosh ushqimet e thata me sasi të vogla lëngjesh të sheqerosura (jo të llojit dietik) si koka kola apo limonada, qumësht apo pelte frutash, lëngje frutash, akullore, kos apo supë

Mos e ndërprit kurrë terapinë sepse glicemia mund të rritet, madje edhe nëse ha pak. Nëse mendon që je në gjendje të korrigjosh vetë dozat e insulinës për të ruajtur kontrollin glicemik, bëje, ndryshe konsulto ekipin diabetologjik apo mjekun tënd për të marrë udhëzime se si korrigjohet doza

Nëse je duke e bërë tashmë këtë, kontrollo gliceminë më shpesh: të paktën 4 herë në ditë me shpim gishti. Nëse nuk e bën dot, thuaji një miku apo një familjari të të ndihmojë. Nëse glicemia është më e lartë se normalja, mund të jetë e nevojshme analiza e urinës për të kontrolluar për prani ketonesh. Kontakto ekipin diabetologjik apo mjekun tënd për këshilla praktike

Nëse glicemia zbret tepër (hipoglicemi) ka nevojë të hash apo të pish diçka të ëmbël, si reçel, mjaltë, lëng frutash, pije të ëmbla apo thjeshtë glukozë në vend të çokollatës apo ëmbëlsirave, sepse këto kanë përmbajtje të lartë yndyre

Në rast të vjellash, kontakto ekipin diabetologjik apo mjekun tënd

Page 4: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Të udhëtosh kur je me diabet

Nëse udhëtimi është planifikuar mirë, do të kënaqesh me pushime të këndshme pa probleme.

Para nisjes fol me diabetologun dhe kontrollo edhe mundësinë e një sigurimi që mbulon urgjencat që lidhen me diabetin.

Fakti që je me diabet nuk duhet të të pengojë të udhëtosh, me kusht që të përgatitesh me kohë duke planifikuar udhëtimin dhe mbërritjen.

Page 5: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Gjërat që nuk duhen harruar

Ka rëndësi të mendosh edhe çfarë lloji ushqimi do të kesh në dispozicion në vendet që do të vizitosh sikurse edhe për vaktet gjatë udhëtimit: për shembull, prenoto në anije apo në avion një vakt për diabetikë.

Nëse merr insulinë, kontrollo cila insulinë është në dispozicion në pikëmbërritjen tuaj; emërtimet dhe fuqia e llojeve të ndryshme të insulinës mund të ndryshojnë.

Kontrollo nëse është i nevojshëm vaksinimi para se të arrihet në destinacionin e zgjedhur.Vaksinimet mund të ndikojnë përkohësisht diabetin dhe mund të jetë e nevojshme të ndryshohen dozat e zakonshme të barnave hipoglicemizues.

Page 6: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Edhe pse gjuha angleze kuptohet në shumë vende të huaja, mëso një frazë për të kërkuar ndihmë në gjuhën e vendit, për rastet kur kjo mund të jetë e nevojshme.

Nëse merr insulinë, është e nevojshme të deklarosh në doganë që ke age, shiringa, stilolapsa dhe glukometra. Mund t’i kërkosh një letër-çertifikatë diabetologut tënd.

Mba me vete të gjitha barnat që përdor zakonisht dhe merr parasysh mundësinë që udhëtimi të zgjasë më tepër se zakonisht.

Glukometrin dhe shiritat për matjen e glicemisë sikurse bateritë zëvendësuese.

Gjërat që nuk duhen harruar

Page 7: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Mos harro shiringat apo aget për stilolapsin e insulinës.

Sigurohu që të kesh me vete karbohidrate të mjaftueshme (sheqer në qeska të vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund të shfaqet hipoglicemia.

Është e rëndësishme të kesh me vete diçka që të bëjë të mundur të identifikohesh si person me diabet (dokumente, teserë), në rast se sëmuresh jashtë vendit apo në rast se do të të drejtohen pyetje në doganë.

Page 8: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Këshilla praktike

• Nëse të duhet të udhëtosh me avion, vendose insulinën në bagazhin e dorës sepse në stivë mund të ngrijë.

• Gjatë udhëtimit, nëse është e mundur, ndalu për të kryer një aktivitet fizik të lehtë dhe kontrollo rregullisht gliceminë nëse je mësuar me këtë e veçanërisht nëse je me terapi insulinike.

• Për sa është e mundur, mbaji të rregullta oraret e marrjes së barnave, të vakteve dhe të gjërave të vogla që hedh në gojë herë pas here.

• Nëse ndryshon boshtin e orëve, vazhdo të kryesh injeksionet dhe të konsumosh vaktet sipas orareve të zakonshme.

• Rregullo orën në çastin e mbërritjes dhe kur kthehesh në shtëpi. Gjithashtu, mos harro që kur udhëtohet drejt perëndimit dita është më e gjatë, pra mund të kesh nevojë për më tepër ushqim por edhe për më tepër aplikime insuline apo tableta.

• Në të kundërt, kur udhëtohet drejt lindjes dita është më e shkurtër, prandaj mund të kesh nevojë për më pak ushqim dhe insulinë/tableta.

Page 9: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Këshilla praktike

VENDET E NGROHTA

Mbrohu nga dielli; mbaje insulinën në një vend të freskët larg nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe kontrollo gliceminë me rregullsi; përveç kësaj, merr shumë lëngje, mos ec zbathur në rërë të nxehtë apo mbi sipërfaqe të tjera të nxehta.

Në mbërritje

VENDET E FTOHTA

Vish rroba të ngrohta dhe me disa shtresa: disa shtresa të lehta janë më mirë sesa një shtresë e trashë; mos e lij të ftohet insulinën dhe kontrollo gliceminë sepse në klimat e ftohta mund të jetë më e lartë.

Mbi glukometrat dhe shiritat mund të kenë efekt si temperaturat e nxehta apo të ftohta ashtu edhe lartësia nga deti. Për më shumë informacione, konsulto gjithmonë udhëzimet e libërthit të pajisjes matëse që po përdor.

Page 10: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Para nisjes

INSULINË DHE TABLETA ME NJË KUTI REZERVË

AGE, SHIRINGA OSE STILOLAPSA INSULINE

TESERË IDENTIFIKIMI DHE LETRËN E EKIPIT DIABETOLOGJIK PËR FLUTURIMIN ME AVION

GLUKOMETËR DHE SHIRITA ME NJË SASI REZERVË DHE SI DHE BATERI ZËVENDËSUESE

SHEQER, TABLETA GLUKOZE DHE USHQIME PËR HIPOGLICEMINË

SIGURIMIN DHE DOKUMENTACIONIN MJEKËSOR

MJEKIMET KUNDËR DIARRESË DHE TË VJELLAVE SIPAS UJDIVE ME MJEKUN APO DIABETOLOGUN

NJË PAJISJE TË SIGURT PËR HEDHJEN POSHTË TË AGEVE

Bëj një listë të plotë dhe sigurohu që ke gjithçka që të duhet

Page 11: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

Nëse shkon në një festë

ÇFARË DUHET TË ZGJEDH NË BUFE?

MUND PI ALKOOL DHE PIJE ALKOOLIKE TË FORTA?

GJATË RAMADANIT

zgjidh ushqime me pak sheqerna të thjeshta, yndyra të ulëta dhe pa të ngjyera, parapëlqe perimet dhe peshkun

Nëse drejton mjetin: kufizo deri në minimum alkoolin dhe parapëlqe pije pa alkool

Kontakto gjithmonë mjekun tënd

Nëse nuk drejton mjetin: pi e shumta gjysmë gotë verë apo një birrë të vogël

Page 12: Diabeti dhe situata të veçanta - LillySalute · 2019-02-18 · vogla, biskota të thata të kripura, etj.), duke menduar që mund të ketë vonesa në oraret e vakteve dhe që mund

ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET

L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK

Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA

Diabeti dhe situata të veçanta

Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Komplikacionet

PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM

Le complicanze

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Hipoglicemia

SI TA NJOHIM DHE ÇFARË TË BËJMË?

L’ipoglicemia

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Çfarë është

diabeti

SHKAQET DHE PASOJAT

Che cos’è il Diabete

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Keni në dispozicion dhe mund të shkarkoni të gjitha broshurat e posaçme për diabetin në adresën

www.lillydiabete.it

Në dispozicion edhe në gjuhët:

Për informacione të mëtejshme, konsultohu me mjekun tënd apo telefono në

hapur përditë nga ora 8:30 deri në 21:30

Diabeti dhe situata të veçanta

Mënyra e duhur e jetesës

ABC-ja e insulinës

Çfarë është diabeti

Hipoglicemia

Komplikimet

Anglisht Frëngjisht Spanjisht

KinezishtHindisht ArabishtFilipinisht

Gjermanisht Rusisht Rumanisht Italian

800-117678

E dr

ejtë

aut

ori ©

201

2, E

li Li

lly It

alia

SpA

gjith

a të

dre

jtat t

ë re

zerv

uara

.IT

DB

T002

68k