deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

17

Upload: valiana-rama

Post on 13-Jul-2015

581 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Page 2: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Permbajtja

• Jeta e At Zef Pllumit

• Veprat

• Mirenjohjet

• Perjetimiet

Page 3: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Jeta

Prenka - emri i pagëzimit - lindi më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit (Lorencit) (Shëngjin) nga një familje me origjinë nga Shkreli. Siç edhe tregon tek libri autobiografik "Saga e fëmijnisë", u lind nga e ëma, Luke Mrija në një zabel. Data e lindjes i mbeti 7 prilli ngaqë

pat një rivendosje prej gjykatës civile mbasi doli për herë të parë nga burgu dhe nuk morën parasysh as datën e lindjes që pasqyrohej në regjistra shkollor, e as atë të

shënuar në burg (që ishte tjetër).Heret, në fëmijëri, kur familja e tij veronte në Qafë të Tëthores së Bogës, mes bjeshkëve të Shkrelit të Malcísë e atyre të Shalës së Dukagjinit. Takon Atë Gjergj Fishtën, dhe Atë Anton Harapin që vinin për të takuar t'axhën e Zef Pllumit, Pashko Tomën, që shquhej si

burrë i mirë ndër male. Përshkruan gjithmonë te libri autobiografik "Saga e fëmijnisë" mbresat e para nga këta fretën që të impononin respekt me praninë e tyne. N'atë takim të fëmijërisë së hershme, xhaxhai u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat (prej një takimi të mëparshëm me Atë Bona Gjeçajn ofm). Atë Harapi i jep një medaljon të Shën Françeskut që kishte në qafë, e i thotë që ta ruante me shumë kujdes

e kur të shkonte në Kolegjën Françeskane të paraqiste atë medaljon.

Page 4: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Mirenjohje

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Presidenti Moisiu vlerësoi Atë Zefin “si përfaqësues të pasunisë kulturore e njerëzore, si nji institucion të vërtetë, që i rezistoi regjimeve dhe

kohnave ma të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”. Nga ana e tij Atë Zef Pllumi u shpreh se e pranon këtë nderim

me dëshirë, si një shenjë që sot e mbrapa nuk do të ketë më censurë e dallime krahinore, fetare e ide, që e copëtojnë kulturën shqiptare dhe si një shenjë e unitetit të

kësaj kulture gjatë shekujve.Po në vitin 2006 Atë Zef Pllumi merr çmimin letrar Penda e Artë për trilogjinë e tij me kujtime Rrno vetëm për me tregue të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Juria paska pranue edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj âsht vlera që ka demokracia. Kjo âsht vlefta mâ e madhe që i bâhet librit tim. Të tjerat janë

për mue kunora që çohen në funerale që i vdekuni s'i sheh,─ tha P. Zef Pllumi me rastin e pranimit të çmimit.

Page 5: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

VepratRrno vetëm për me tregue

Françeskanët e mëdhaj - kujtimet e Padres rreth Etënve duke rreshtue 12 prej tyne, si apostujt.

Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo - shkruem mbi bazën e një ditari të 1802 që Át Zefi ka lexue kur punonte në Arkivin Françeskan.

Histori kurrë e shkrueme - libër i botuem në formë përmbledhjeje, ku shkrimi i fundit që asht një intervistë që Arben Marku i ka ba Át Zef Pllumit i jep dhe titullin përmbledhjes.

Saga e fëmijnisë - libër i 2009 nën kujdesin e gjuhëtares Enkelejda Shamku-Shkreli që i ka qendisë dhe parathanjen. Trajton vitet e para të jetës së fratit deri në prag të regjimit

komunist.Ut heri diçebamus-siç i thonim dje

At Zef Pllumi, një ndër penat më të shquara shqiptare të këtij shekulli, në veprën e tij “Rrno Vetëm për me tregue”, botim i shtëpisë botuese “55”, na jep një tablo të asaj që ai

ka përjetuar përgjatë viteve të persekutimit komunist. Në paragrafin, “Ilegalët Ilegalë”, ndërsa përshkruan ditët e para të hyrjes së komunistëve në Shkodër, jep dhe një dëshmi për marshimin e shqiptarëve të Kosovës drejt Tivarit. Libri i At Zefg Pllumit ndër të tjera

është dhe një dëshmi e asaj çka ka ndodhur përgjatë viteve të rregjimit komunist, jo vetëm me klerikët, por dhe me shumë nacionalistë apo intelektualë që ranë pre e

verbërisë vrastare komuniste

Page 6: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Rrno vetem per me tregue

Atyne qe vdiqen njerez,atyne qe qendruen njerez gjate asaj periudhe te veshtire ne te cilen njeriu u shnderrue ne nje kafshe pune"At Zef Pllumi.

Nje pasuri e pacmueshme e letersise shqipetare,e cila deshmon sistemin komunist jo vetem si nje ideologji,por per nje agoni te mirefillte qe perfshiu vendin tone per nje dekade te tere.Askush me mire se At Zef Pllumi,nuk do te mundej t'a portretizonte realitetin e hidhur te asaj kohe,prapaskenat pas se ciles fshihej propaganda politike,te cilen ai e misheron ne formen e kujtimeve."Rrno vetem per me tregue",per mua eshte me shume se nje liber i zakonshem,me teper se sa nje shkrim letrar,eshte nje deshmi e drejtperdrejte e te pathenave,nje busull e hapesires historike te vendit tone.

Page 7: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Nji dite na derguen ne Novosele per me pa se ku do te punojshim simbas projektit. Ishte vetem nji vizite e cila do te percaktonte vendet e punes. Ate dite punoi vetem keshilli teknik tue vendose piketat. Ne nesre perseri aty. Kur mberriti kolona e jone e te burgosunve, Novosela ishte çue ne kambe. Kishin dale ne rruge dhe protestojshin me sa za qe kish: "Poshte fashistat! Poshte reaksioni! Nuk i duem! Nuk i duem!" Rojet bane punen e vet dhe nuk ndodhi kurrnji aksident. Ne nesre komanda na dergoi perseri aty. Ne fushe, kishem afer nji burre te shkurte qe thirrej Miti Koliqi. Thuhej se ishte nga ato ane, se ishte kene "oficer partizan" dhe se kishte "vra baben e vet!" Ishem shume kurioz me dite se çthonte ai vete dhe nuk u durova pa e pvete.

-Eshte e vertete, -me tha, -babai im ishte nje nder kapot e Ballit Kombetar nder keto fshatra, ndersa, siç ishte zakon atehere nder keto ane, une vete dola partizan. Gjate luftes isha nenoficer ne garden e Shtabit te Brigades. Aty shihja me syte e mi se si oficerat e Shtabit i torturonin deri ne vdekje ose pushkatim roberit e zene nga radhet e Ballit Kombetar. Kur hyme ne fshatin tim si fitimtare, komanda me urdheroi: "Me mire shko vete e na sill babane ketu se perndryshej do ta kete punen keq." Une u dridha, por nuk munda ta kundershtoj urdherin. Shkova ne shtepi. Babai ishte larguar nga friga. Pyeta te familjes dhe me treguen vendin. Pak para se ta takoja fola me ze te larte qe ta dinte se isha une dhe mos te qellonte.

Page 8: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

. I tregova urdherin e komandes. Ai u mendua ca kohe, me pyeti per oficerat e ne fund me tha: "Sigurisht qe nuk do te me vrasin duke qene baba i nje partizani. Perndryshe do te me kerkonin perpjekje zjarri." Keshtu qe pranoi te paraqitej ne Shtab per tu dorezuar. Mu dridh zemra. Gjate rruges mendoja se si oficerat e Shtabit do ta torturonin pa meshire deri ne vdekje. Kete gje ai nuk e dinte, par une kisha pare e jetuar krimet e tyre te çmendura. Pata dhembje per vuajtjet qe e prisnin babain dhe i thashe: "Kalo pak para se do te ndalem".Ai ecta ngadale dhe une, atehere, kur hyri ne shenjester te armes sime, terhoqa gishtin. Ai ra ne te parin plumb prapa kokes. Nuk qellova me, par ndeja deri sa dha shpirt. I mora armen dhe me te ne krah u paraqita ne Shtab. "Nuk erdhi babai?" -me pyeten. "Desht te ikte rruges, por e qellova. Ja edhe arma e tij". . Ata me pergezuan per kryerjen e detyres. Me vone me graduan oficer. Kam qene edhe ne Degen e Sigurimit ne Shkoder ne vitet 1945-1946. Ndegjo, nuk di se çke ndegjuar ti per kete ngjarje, par babane e vrava, sepse e doja shume dhe nuk do te duroja qe te ma poshteronin. Kam shkaterruar familjen e po ashtu edhe jeten time. Me organizimin e policise popullore me nxoren ne lirim, par nuk jam kthyer kurr me ne fshatin tim. Kam jetuar si i humbur.

Page 9: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Ne gjyse te Tetorit,kampi i Bedenit kishte pamjen e nje grumbulli plehnash,i cili meritonte t’i vihej zjarrmi per mos me perlye boten me mikrobe.Kurrkush nuk ishte ma i zoti me ba normen qe kerkojshin.Ata herojt e punes o kishin vdeke o ishin n’at cadren e vdekjes.Njerzit ishin kthye ne kafshe,por qe tashma nuk mujshin me punue,por rrijshin tue andrrue me gjet nji cope buke te mykun per me jetue edhe nje dite ma teper.Kur vdiste ndokush,e para pune ishte me kqyre a ka kund racjonin e bukes.

Page 10: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Me lindi edhe vajza,qe per mue kje e vetmja kenaqesi e jetes time.Mbas 7 vjetesh,m’erdhi perseri udhni me u paraqit te Ministri.Ate mengjes prita qe vajza te nisej

per kopsht.E mora n’gryke ma me afsh se asnjihere tjeter,sepse ma ndjeu zemra,se ndoshta,mund te largohesha per ndonji mission.Kur gruaja u nis me vajzen,mbasi u

larguen te dyja,sa nuk I pashe ma,dola dhe une,me cante nen sqetull e u nisa per ne stacionin e autobusave.

~Zyhdi Ciaku,Anetar I Sigurimit te Shtetit.

Page 11: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Nji I burgosun I kishte shkrue familjes se e kishte plotsue denimin.Erdh djali I tij per ta marre,por ai ishte aq I semude sa nuk mund doli ne takim.Doktori I dha lajmin e zi se

babai ishte tue vdeke.N’e nesre ne mengjes ai erdh nga Saranda me nje arkivol,sepse baba vdiq po ate nate.Priti tri ore te dera e kampit per me marre trupin e tij e me e varrose dikund ne katundet e Lushnjes,ku familja ishte e internueme.Por kartelisti i kampit nuk lejonte qe kufoma te delte nga burgu para ores 14,sepse vetem atehere

plotesonte denimin!Djali qe priste aty ne rruge,shume i merzitur kishte thane:-Erdha me marre baben qe te shijoje vetem nje dite liri,por ju as kufomen nuk ma jepni!

-Kufome te lire!...nuk paska as kufome te lire!...

Page 12: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Shtyshim vagonat me pirit te cilet peshojshin 2 tone;barshim trupat e drunit ose prej cmentoje per armaturat e galerive,te cilat peshojshin 94 kg

Page 13: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Atëhere ai mori prangat të cilat i kishte lanë mbi tavolinë, m’i suell duert mbrapa shpine, m’i shtini hekurat në kyçe dhe shtërngoi vidën me sa fuqi kishte. – Ja, - tha, - le të vijë Zoti e Krishti e të shpëtojnë nga duart tona. A beson gjithnjë? - Po. - Nuk di ta bësh mirë atë punë, - ndërhyni prapë Jorgoja, - ma ler mua ta përfundoj. – Dhe ndërkaq mori një palë pinca elektricisi për të vazhdue shtërngimin e vidës me atë fuqi që kishte ai trupmadh. Me hekura ndër duer kishem jetue që në rininë 20 vjeçare, por kurrë nuk kisha provue dhimbje si kjo. - Beson tani? – më pyeti operativi. - Po, besoj. - Le të shohim në se vjen ai Zoti e Krishti yt të të shpëtojë. A vazhdon të besosh përsëri? - Po, besoj, - thashë me nji za gjithnji e ma të ligshtë. Dhimbjet ishin aq të forta, sa gjaku më hypi në krye. As kambët, pothuej, nuk më mbajshin ma. Megjithate, ma fort për inad të tyne, nuk lshova asnji britmë, asnji oh!, asnji eh! Mendjem e kishem te Zoti dhe thojshem me vedi: “O Zot, ndër duer tua shpirti em

Page 14: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Kur m’erdh fjala e fundit thashe:-Dua vdekjen.

-Ker-kon vdekjen?!...-Po,se vetem permes asaj mund te fitoj lirine.

Page 15: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Superiori Át Marin Sirdani më thirri në odë të vet për dy fjalë.

Ndigjo, more djalë,- më tha,- un e çmoj vendosmëninë tande, por çdo gjâ ka masë: shka del jashtë mase asht budallallek. E kupton? Ti ke ardhë këtu në kohën mâ t'keqe që ka pasë Katolicizmi ndonjiherë e sidomos na. Ktheu në katund, aty ku ishe, struku, mos fol, as mos i beso as këmishës sate. Na kemi nevojë për ty që të jetojsh e jo me dekë. Na

pleqtë edhe na ardhtë puna me dekë, e kemi kositë livadhin, por ju të rijt duhet të jetoni. Zoti asht i Madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshej njerzit do

t'kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t'desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me

tregue. A e kupton shka due me t'thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të

teprojë le të kallxojë! Nuk asht fjala që po mbarojmë sot. E dijmë këtë. Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. E kupton këtë? Fra Zef, Un jam sot për

sot Superjor: po të jam urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue!

Page 16: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Dante Alighieri e ka shkruar poemen e tij jo per ju,po per ne

Page 17: Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

Revolucioni proletar,etapa e fundit e zhvillimit shoqnor ne historine e njerzimit.Nuk kjeKurrgja tjeter por vetem nji termet shkatrrimtar.