derguci i popit-05.12.2010

2
DITARI NGA – BJESHKA E OSHLAKUT ( DERGUCI I POPIT ) – 2010 Nisja për këtë shetitje është bërë të dielen më 05.12.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 08.00, ndërsa kthimi në ora 16.30 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta. Udhëtuam me një minibus, nëpër Prizren gjer në afërsi të Prevalles, ku nja dy kilometra para se të mbërrinim në Prevallë, gjegjësisht në lmd prej 1400 metrash, kemi ndaluar për të vazhduar pastaj marshimin nëpër shtegun në të majtë. Ishte ora 9.45 minuta kur filluam shtegtimin nëpër kohë mjaft të ndryshueshme. Qielli herë mbulohej nga retë të cilat qarkullonim shumë shpejtë, dhe herë kthjellej dhe bënte që nga rrezet e diellit të ndriqohej gjithë ajo natyrë e bukur dhe e mbuluar në të bardhë Me të mbërrijtur në qafen e bjeshkës së Oshlakut jemi ballafaquar me rryma të ftohëta ajri dhe shtresa më të dendura bore. Nga bora gjithë ajo natyrë dhe ato bjeshkë kishin marrur një pamje fascinante. Ashtu duke vazhduar ecjen nëpër qafën e bjeshkës, arritëm pikësynimin tonë dhe në ora 11.45 minuta, mbërritëm në majen e ashtuquajtur Derguci i Popit, të lmd prej 1946 metrash. Edhepse bënte shumë ftohët, në atë majë kemi qëndruar 25 minuta, duke pritur largimin e reve, me qëllim që t’i vështrojmë si duhet bjeshkët përreth. Lëvizja e shpejtë e reve bëri që qielli të hapej dhe nga aty të shohim nga afër dhe shumë qartë bjeshkët të cilat shëndritnin nga bora dhe rrezet e diellit: Bistren, Lybetenin, Brezovicen dhe Hotelin Molika. Pasi përfunduam edhe me fotografime, menjëherë kemi filluar ikjen nga ato rryma të ftohëta ajri, gjegjësisht zbritjen poshtë bjeshkës. Zbritjen tani e bëmë nga krahu tjetër i bjeshkës, gjegjësisht tatëpjetë Prevalles. Në mes të atij shtegu, disi në një vend më të mbrojtur nga të ftohtit, kemi ndaluar për të ngrënë. Tentuam ta ndezim zjarrin por ishte e kotë sepse nuk kishte drunjë të terur dhe të mjaftueshëm. Ashtu duke mërdhirë kemi përfunduar me të ngrënë dhe menjëherë kemi vazhduar për në Prevallë. Vazhduam nëpër shtigje mjaft të rrëpishme dhe përplotë me borë. Pasi që i kaluam villat e njohura të pushtetarëve, në ora 14.10 minuta mbërritëm në Prevallë ku po na priste minibusi. Porsa e bëmë një vizitë të vogël në atë vend menjëherë kemi vazhduar për tek Restoranti “

Upload: shba-pashtriku

Post on 11-Mar-2016

222 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

DITARI NGA – BJESHKA E OSHLAKUT ( DERGUCI I POPIT ) – 2010 Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 05.12.2010

TRANSCRIPT

Page 1: Derguci i Popit-05.12.2010

DITARI NGA – BJESHKA E OSHLAKUT ( DERGUCI I POPIT ) – 2010

Nisja për këtë shetitje është bërë të dielen më 05.12.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 08.00, ndërsa kthimi në ora 16.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta. Udhëtuam me një minibus, nëpër Prizren gjer në afërsi të Prevalles, ku nja dy

kilometra para se të mbërrinim në Prevallë, gjegjësisht në lmd prej 1400 metrash, kemi ndaluar për të vazhduar pastaj marshimin nëpër shtegun në të majtë. Ishte ora 9.45 minuta kur filluam shtegtimin nëpër kohë mjaft të ndryshueshme. Qielli herë mbulohej nga retë të cilat qarkullonim shumë shpejtë, dhe herë kthjellej dhe bënte që nga rrezet e diellit të ndriqohej gjithë ajo natyrë e bukur dhe e mbuluar në të bardhë

Me të mbërrijtur në qafen e bjeshkës së Oshlakut jemi ballafaquar me rryma të ftohëta ajri dhe shtresa më të dendura bore. Nga bora gjithë ajo natyrë dhe ato bjeshkë kishin marrur një pamje fascinante. Ashtu duke vazhduar ecjen nëpër qafën e bjeshkës, arritëm pikësynimin tonë dhe në ora 11.45 minuta, mbërritëm në majen e ashtuquajtur Derguci i Popit, të lmd prej 1946 metrash.

Edhepse bënte shumë ftohët, në atë majë kemi qëndruar 25 minuta, duke pritur largimin e reve, me qëllim që t’i vështrojmë si duhet bjeshkët përreth. Lëvizja e shpejtë e reve bëri që qielli të hapej dhe nga aty të shohim nga afër dhe shumë qartë bjeshkët të cilat shëndritnin nga bora dhe rrezet e diellit: Bistren, Lybetenin, Brezovicen dhe Hotelin Molika.

Pasi që përfunduam edhe me fotografime, menjëherë kemi filluar ikjen nga ato rryma të ftohëta ajri, gjegjësisht zbritjen poshtë bjeshkës. Zbritjen tani e bëmë nga krahu tjetër i bjeshkës, gjegjësisht tatëpjetë Prevalles. Në mes të atij shtegu, disi në një vend më të mbrojtur nga të ftohtit, kemi ndaluar për të ngrënë. Tentuam ta ndezim zjarrin por ishte e kotë sepse nuk kishte drunjë të terur dhe të mjaftueshëm. Ashtu duke mërdhirë kemi përfunduar me të ngrënë dhe menjëherë kemi vazhduar për në Prevallë. Vazhduam nëpër shtigje mjaft të rrëpishme dhe përplotë me borë. Pasi që i kaluam villat e njohura të pushtetarëve, në ora 14.10 minuta mbërritëm në Prevallë ku po na priste minibusi.

Porsa e bëmë një vizitë të vogël në atë vend menjëherë kemi vazhduar për tek Restoranti “ Sharri “. Aty të gjithë së bashku kemi hyrë për t’u ngrohur dhe relaksuar me nga një pije apo kafe. Pa vonuar shumë nga aty kemi vazhduar për në Gjakovë, ku pas një udhëtimi mjaftë të mirë mbërritëm në ora 16.30 minuta.

Këtë ditë edhepse ishte mjaft ftohët dhe nuk kem ecur shumë, prapëseprapë kaluam për mrekulli. Natyra e bukur, si dhe bora e cila i jepte një pamje fascinuese atyre bjeshkëve, bënë që kjo ditë të jetë njëra ndër ditët më të bukura të bjeshkatarisë.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me minibus: 3.30 minuta ( 1.45 + 1.45 )Ecje këmbë: 4.00 orë ( 2.00 + 2.00 ).Ecje gjatësi rrugore: 7 km. ( 4 + 3 )Ecje këmbë m/lmd: 546 ( 1400 – 1946 ). Prevalla gjendet në 1550 m/lmd, mirëpo ne ecjen e filluam nga shtegu para mbërritjes në Prevallë, gjegjësisht nga lmd prej 1400 metrash.

Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 05.12.2010

Page 2: Derguci i Popit-05.12.2010