copyright i azeta tartaraj 2013 · marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re...

173
i Copyright i Azeta Tartaraj 2013

Upload: others

Post on 09-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

Copyright i

Azeta Tartaraj

2013

Page 2: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

ii 

 

Udhëheqësi i Azeta Tartaraj vërteton se ky është version i miratuar i disertacionit të mëposhtëm:

MARKETINGU TERRITORIAL MJET

I ZHVILLIMIT DHE KOHEZIONIT SOCIAL

Prof.As.Dr. Afrim HOTI

Page 3: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

iii 

 

 

MARKETINGU TERRITORIAL MJET

I ZHVILLIMIT DHE KOHEZIONIT SOCIAL

 

 

 

 

Përgatitur nga Azeta TARTARAJ MSc

Disertacion i paraqitur në

Fakultetin e Biznesit

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Në përputhje të plotë

me kërkesat

për Gradën “Doktor”

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Prill, 2013

Page 4: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

iv 

 

 

 

 

Prindërve të mi

Pika të forta referimi në jetën time...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 5: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

 

 

Mirënjohje dhe falenderime

Do të dëshiroja të falenderoja të gjithë ata që direkt apo indirekt, kanë dhënë kontributin e tyre, në përmbylljen me sukses të punës sime kërkimore, fryt i një rruge të nisur 3 vite më parë. Shpreh falenderimin tim së pari për Prof.Dr.Bardhyl CEKU, si iniciator i këtij rrugëtimi sa impenjativ, aq edhe interesat, për këshillat që më ka dhënë, kryesisht në pjesën e strukturës së punimin dhe për çështjet që lidhen me trajtimin teorik të saj. Mirënjohja dhe falenderimi im i veçantë shkon për Prof.As. Afrim HOTI, drejtuesin e temës sime të disertacionit, por mbi të gjitha, pikën time të referimit akademik. Këshillat e dhëna prej tij me shumë profesionalizem, devocion dhe dashamirësi, në çdo moment të punës sime, më lehtësuan kapërcimin e shumë vështirësive. Profesor HOTI më ka mbështetur dhe përkrahur në aktivitetin tim profesional, lidhur me tematikën e studimit, duke më dhënë mundësi të përball njohuritë në fushën time specifike të studimit, me eksperiencat e huaja, nëpërmjet pjesëmarrjes në projektin e bashkëpunimit me Universitetin e Padova-Itali. Një falenderim dhe mirënjohje të madhe ia dedikoj Prof.Dr Mit’hat MEMA, për dashamirësinë që ka treguar, kurajon që na ka dhënë dhe nxitjen që na ka ofruar gjatë gjithë kësaj periudhe, për të përfunduar me sukses studimet tona të ciklit të tretë Doktoratë. Falenderoj përzemërsisht Prof.Dr. Kristaq KUME, i cili më ka inkurajuar dhe orientuar në momente të vështira dhe më ka nxitur të eci përpara në punën time. Një falenderim, të gjithë atyre që kanë ofruar disponibilitetin e tyre për bashkëpunim në këtë kërkim dhe atyre që më kanë ndihmuar në realizimin e sondazhit. Një falenderim të gjithë miqve që i kam ndjerë gjithnjë pranë dhe që kanë ndarë bashkë me mua të gjitha shqetësimet dhe kënaqesitë. Një falenderim special për ëngjëllin tim mbrojtës, i cili edhe pse jo fizikisht, ka qenë gjithnjë prezent përkrah meje, në çdo hap që kam hedhur, duke më ndihmuar të kapërcej me forcë dhe kurajo çdo moment të vështirë. Dhe në fund, por sigurisht jo për nga rëndësia, mirënjohjen dhe falenderimin më të madh, do të dëshiroja t’ia bëja nënës sime, e cila me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një nënë mund të japë, më ka mbështetur dhe përkrahur në gjithcka kam arritur në jetë. Vajzës sime Nunzia i them faleminderit, që ka ditur të më kuptojë dhe mbështesë në këtë periudhë të mbushur me impenjime, duke më mirëkuptuar në mosprezencat e mia dhe në detyrimet e të qenurit për të njëkohësisht nënë dhe baba. Pa mirekuptimin dhe dashurinë e tyre, kjo punë nuk do të kishte qenë e mundur. Faleminderit të gjithëve!

Page 6: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

vi 

 

Deklaratë mbi origjinalitetin

Azeta TARTARAJ Deklaroj se kjo tezë përfaqëson punën time origjinale dhe nuk kam përdorur burime të tjera, përvec atyre të shkruajtura nëpërmjet citimeve. Të gjitha të dhënat, tabelat, figurat dhe citimet në tekst, të cilat janë riprodhuar prej ndonjë burimi tjetër, duke përfshirë edhe internetin, janë pranuar në mënyrë eksplicite si të tilla. Jam e vetëdijëshme se në rast të mospërputhjeve, Këshilli i Profesorëve të UAMD-së është i ngarkuar të më revokojë gradën “Doktor”, që më është dhënë mbi bazën e kësaj teze, në përputhje me “Rregulloren e programeve të studimit të ciklit të tretë (Doktoratë) të UAMD-së”, neni 33, miratuar prej Senatit Akademik të UAMD-së me Vendimin nr.____, datë ______ Durrës, më 20 prill 2013 Firma

Page 7: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

vii 

 

P Ë R M B L E DH J E

Si pasojë e zhvillimeve të mëdha integruese dhe globalizuese në Evropë dhe në mbarë botën, marketingu territorial, sa vjen dhe bëhët një domosdoshmëri. Kjo për faktin se rritja e konkurencës në nivel global, ka çuar në një rritje të konkurencës mes territoreve të zonave të ndryshme gjeografike. Në një ekonomi të globalizuar, që zhvillohet dhe ndryshon me ritme të shpejta, përballë qeverive qendrore dhe atyre lokale dalin sfida të reja. Ato do të duhet të luajnë një rol proaktiv, kryesisht në drejtim të sigurimit të një të ardhmje të zhvilluar, të qëndrueshme, si dhe të një imazhi sa më të mirë të territorit që ato manaxhojnë.

Për të realizuar këtë proces, në një territor që ndryshon vazhdimisht, lind nevoja e ndërtimit të politikave të përshtatshme nga ana e pushtetit lokal, me qëllim rritjen e vlerave të territorit, në funksion të rritjes së mirëqenies së banorëve të zonës. Duke studiuar kërkesën dhe nevojat e territorit, marketingu i territorit i jep pushtetit lokal një panoramë të qartë. Kjo nuk do të thotë që marketingu i territorit duhet të ngatërrohet me politikat e qeverisjes së territorit. Ai luan një rol plotësues në këto politika, duke ndihmuar në formulimin e tyre. Duke parë rëndësinë e madhe dhe rolin që luan marketingu territorial në këtë drejtim, ky punim jep një model manaxhimi të territorit, bazuar në marketingun territorial dhe e aplikon atë në një territor shqiptar.

Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve teorike që lidhen me të. Duke bërë një analizë të literaturës ndërkombëtare, pasi Shqipëria është akoma shumë prapa në këtë drejtim, studimi tenton të japë edhe një kontribut teorik, i cili konsiston në dhënien e një përkufizimi të ri për marketingun e territorit. Fjalë kyçe: marketing territori, politika manaxhimi, rezidentë, turistë, pushteti lokal, strategji etj.

Page 8: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

viii 

 

SUMMARY

 

As a result of the large integration and globalization in Europe and worldwide, territorial marketing, it comes and becomes a necessity. This is because of the increasing of global competition, that has led to an increase in competition between territories of different geographic areas. In a globalized economy, that evolves and changes rapidly, in front of central and local governments new challenges come. They will need to play a proactive role, mainly in terms of providing a developed and stable future, and also a better image of the territory that they manage.

To realize this process, in territory that is constantly changing, the need for building appropriate policies by the local government, in order to increase the value of the territory, in order to increase the welfare of local residents. By studying the demand and needs of the territory, territorial marketing gives local authorities a clear picture. This does not mean that the marketing of the territory has to be confused with the territorial government policies. It plays a complementary role in these policies, helping in their formulation. By observing the great importance and role of territorial marketing in this regard, this paper provides a model of territorial management, based on territorial marketing and applying it to an Albanian territory.

Territorial marketing is relatively a new discipline and as such is still in a study process, from the point of view of theoretical concepts associated with it. By analyzing the international literature, because Albania is still far behind in this field, the study attempts to provide a theoretical contribution, which consists in giving a new definition for marketing territory. Keywords: marketing territory, policy management, residents, tourists, local authorities, strategy, etc.

Page 9: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

PËRMBAJTJA E LËNDËS

KAPITULLI I Faqe

HYRJEI.1 Njohuri të përgjithshme .................................................................................... 1I.2 Qëllimi i studimit................................................................................................ 3I.3 Çështjet e kërkimit shkencor............................................................................. 4I.4 Metodologjia ...................................................................................................... 6I.5 Shtrirja dhe organizimi i studimit ................................................................... 13

KAPITULLI II Faqe

LITERATURA E SHQYRTUAR, MBI KONCEPTET DHE PËRMBAJTJEN E MARKETINGUT TERRITORIAL

II.1. Trajtim paraprak.......................................................................................... 15II.2 Autorë të ndryshëm mbi marketingun territorial....................................... 17

II.2.1 Modeli amerikan.............................................................................. 19II.2.2 Modeli evropian............................................................................... 19

II.3 Degët e marketingut territorial .................................................................... 20II.4 Literatura bashkohore mbi përmbajtjen dhe elementet

e marketingut territorial ............................................................................... 21II.4.1 Këndvështrim teorik ....................................................................... 22

II.4.1.1 Marketingu turistik .......................................................... 24II.4.1.2 Marketingu publik ........................................................... 25II.4.1.3 Marketingu i marrëdhënieve .......................................... 26II.4.1.4 Marketingu social ............................................................ 29II.4.1.5 Marketingu i ndërmarrjes dhe marketingu B2B........... 31

II.4.2 Marketingu territorial – ndërmarrje ndërdisiplinore ................ 32II.5 Përkufizime mbi marketingun e territorit, sipas autorëve të ndryshëm.... 42II.6 Marketingu i territorit dhe menaxhimi ........................................................ 48 II.6.1 Kërkesa dhe Oferta........................................................................... 50

IX

Page 10: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

II.6.2 Kufijtë administrativ ........................................................................ 51 II.6.3 Territori dhe vlerat e tij, në funksion të procesit të pozicionimit... 53 II.6.4 Marketingu territorial – i jashtëm dhe i brendshëm..................... 57 II.6.5 Imazhi i territorit ................................................................. 59

KAPITULLI III Faqe

NDËRTIMI I MODELIT MANAXHERIAL, BAZUAR NË MARKETINGUN E TERRITORIT

III.3.1 Parimet ........................................................................................................ 61III.3.2 Fazat ............................................................................................................ 65

KAPITULLI IV

MARKETINGU TERRITORIAL – ZONA KINOSTUDIO

Hyrje IV.1 Përshkrimi i territorit - si zonë e përcaktuar studimi ............................... 74

IV.1.1 Identiteti i territorit ....................................................................... 75IV.1.2 Rëndësia e analizës së peisazheve në territor ............................... 82

IV.1.3 Sfidat studimore në territor ........................................................... 96IV.1.4 Vizioni ndaj territorit ..................................................................... 98

IV.2 Zhvillimi ekonomik dhe kohezioni social – sfidë për Tiranën .................. 99IV.2.1 Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social - kulturor të Tiranës.......................................................................................... 101

IV.2.1.1 Planet urbanistike të zhvillimit të Tiranës .................... 103IV.2.1.2 Disa tregues mbi Tiranën .............................................. 105IV.2.1.3 Faktorët e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shërbimet në Tiranë................................................. 109

IV.2.2 Politika e zhvillimit ekonomik-shoqëror të Njësisë Bashkiake Nr.4 ............................................................. 112IV.2.3 Politika e zhvillimit ekonomik-shoqëror të Komunës Dajt.......... 113

IV.2.3.1 Zhvillimi i territorit ......................................................... 114IV.2.3.2 Probleme të zhvillimit në Komunën Dajt ...................... 115

IV.2.4 Politika e zhvillimit të ministrive të linjës me impakt në Zonën e Kinostudios.................................................................................. 115

IV.3 Të dhënat statistikore sipas pyetësorit ........................................................ 116IV.4 Marketingu territorial në Zonën e Kinostudios ......................................... 122

IV.4.1 Objektivat ........................................................................................ 122IV.4.2 Elementet përbërëse ....................................................................... 123

IV.4.2.1 Elemente të brendshme .................................................. 123 IV.4.2.2 Elemente të jashtme ......................................................... 129 IV.4.2.3 Elemente të dukshme dhe të padukshme ...................... 131IV.4.2.4 Elemente tërësore ............................................................. 131

Faqe

X

Page 11: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

IV.4.3 Fazat ................................................................................................ 133IV.4.3.1 Formulimi i modelit manaxherial .................................. 133IV.4.3.2 Përcaktimi i objektivave ................................................. 137IV.4.3.3 Zgjedhjet strategjike ....................................................... 138IV.4.3.4 Plani i Veprimit ................................................................ 139

KAPITULLI V Faqe

DISKUTIMI I REZULTATEVE, KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

V.1 Konkluzione..................................................................................................... 142V.1.1 Koncepte teorike të përgjithshme .................................................. 143V.1.2 Përse Marketingu territorial “Zona Kinostudio”......................... 145

V.2 Rekomandime.................................................................................................. 147V.2.1 Të përgjithshme................................................................................ 147V.2.2 Të përgjithshme për territorin e Tiranës ...................................... 148V.2.3 Të specifikuara për zonën e Kinostudios ....................................... 148

V.3 Sugjerime për të ardhmen.............................................................................. 154

BIBLIOGRAFIA .................................................................................................. 156

LISTA E FIGURAVE Faqe

Figura 2.1 Marketingut territorial, ndërmarrje ndërdisiplinore.......................... 23Figura 2.2: Objektivat e marketingut territorial të lidhura me ofertën dhe kërkesën......................................................................................... 51Figura 2.3: Vlerat e dukshme dhe të padukshme të marketingut territorial....... 56 Figura2.4 Marketingu territorial i brendshëm dhe i jashtëm, sipas një projekti italo-turk …........................................................................................... 58Figura 4.1 Restorant “Fresku”.............................................................................. 76Figura 4.2 Château Linza...................................................................................... 77Figura 4.3 Dajti Ekspres........................................................................................ 77Figura 4.4 Teleferiku Dajt...................................................................................... 84Figura 4.5 Peisazhi përreth teleferikut ................................................................. 84Figura 4.6 Ndarja administrative e Tiranës në 11 njësitë e saj .......................... 102Figura 4.7 Pozicioni gjeografik i Tiranës dhe komunave përreth si dhe qyteteve që e rrethojnë....................................................................................... 102Figura 4.8 Tre unazat e Tiranës, si dhe qendra të karakterit të ndryshëm në to.................................................................................. 107Figura 4.9 Akademia ushtarake “Skënderbej”..................................................... 124Figura 4.10 Laboratori bakteriologjik ................................................................. 124

XI

Page 12: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

Figura 4.11 Qendra kombëtare kontrollit të barnave .......................................... 125Figura 4.12 Qendra spitalore universitare ........................................................... 125Figura 4.13 DRPRR............................................................................................... 126Figura 4.14 Media televizive në ish-Kinostudio.................................................... 126Figura 4.15 Akademia e filmit “Marubi”.............................................................. 127Figura 4.16 Ndërtesa e ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”..................................... 127Figura 4.17 Rrapi trishit........................................................................................ 128

LISTA E TABELAVE Faqe

Tabela 4.1: Lidhja vlerësuese ndërmjet koefiçentëve favorizues dhe jo favorizues në territor....................................................................... 87Tabela 4.2: Gjendja civile, mosha dhe gjinia ....................................................... 120Tabela 4.3: Rezident/jo rezident, njësia e aktivitetit dhe profesioni..................... 120Tabela 4.4 : Vlerësimi, interesi për zonën dhe vlerat e saj .................................. 121Tabela 4.5: Marrëdhëniet mes rezidentëve dhe jo rezidentëve si dhe sugjerime.. 121Tabela 4.6: Interesat në zonë të qytetarit dhe çfarë ai do të bënte ndryshe.......... 121Tabela 4.7: Gjendja e aktorëve në lidhje me punësimin sot dhe parashikimi në të ardhmen në zonën e Kinostudios .............................................. 130

XII

Page 13: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

1

KAPITULLI I

HYRJE

I.1 Njohuri të përgjithshme Kohët e fundit është rritur ndjeshëm interesi për studimet mbi marketingun e

territorit. Autorë të shumtë po fokusohen drejt kësaj disipline, e cila po merr rëndësi gjithnjë e më të madhe në ditët e sotme, si rrjedhojë e rritjes së konkurrencës mes territoreve. Nëse do të na duhej ta përmblidhnim me një shprehje të thjeshtë kuptimin e marketingut territorial, do të thoshim që, ai është marketing i aplikuar në një territor të caktuar. Por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Marketingu i territorit është një veprimtari shumë më e ndërlikuar nga ç’mund të duket në pamjen e pare dhe nuk kufizohet vetëm në komunikimin apo promocionin e një territori. (Kotler,1993). Ndonjëherë mund të duket sikur marketingu i territorit është thjesht një term i ri, i cili ka filluar të përdoret së fundmi për të shprehur një sërë teknikash, të cilat shërbejnë për të promovuar territorin, por kjo nuk është e vertetë. Marketingu i territorit nuk është thjesht një term por një disiplinë, e cila është e lidhur ngushtë dhe vepron në bashkëpunim edhe me disiplina të tjera.

Marketingu i territorit lind nga fakti që territori, i konsideruar si një e mirë publike e të gjithë aktorëve që influencojnë e influencohen prej tij, duhet t’u ofrojë atyre, jo vetëm zhvillimin ekonomik të territorit, por edhe të krijojë vlerë, duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të tij.

Duke qenë një disiplinë e re, pjesa teorike e marketingut të territorit është ende në ndërtim e sipër dhe si e tillë vihen re paqartësi apo dykuptimësi në konceptimin e tij.

Siç dihet, në ditët e sotme fenomene të tilla si globalizimi apo rritja e konkurencës në nivel global, ka çuar në rritje të konkurencës mes territoreve të zonave të ndryshme gjeografike. Secila prej këtyre zonave perpiqet të shfrytëzojë burimet e saj, për t’i kthyer ato në produkte, të cilat më pas do të mund t’i ofrojë, duke bërë të mundur që këto zona të kenë mundësi më të mëdha për t’u zhvilluar, duke përmirësuar kështu nivelin e jetës së banorëve te tyre. Për të realizuar këtë proces në një territor që ndryshon vazhdimisht, lind nevoja e ndërtimit të politikave adekuate nga ana e pushtetit lokal, me qëllim rritjen e vlerave të territorit. Por kjo nuk do të thotë që marketingu i territorit duhet të ngatërrohet me politikat e qeverisjes së territorit. Ai luan një rol plotësues në këto politika, duke ndihmuar në formulimin e tyre. Duke studiuar kërkesën dhe nevojat e territorit, marketingu i territorit i jep pushtetit lokal një panoramë të qartë, duke e ndihmuar atë në krijimin e politikave me qëllim zhvillimin e territorit.

Mbështetur në autorë dhe studiues të njohur evropianë dhe amerikanë dhe duke marrë thelbin e përbashkët të përkufizimeve të ndryshme të dhënë prej tyre, koncepti “marketing i territorit” nënkupton angazhimin e aktorëve të ndryshëm, për të ndërtuar

Page 14: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

2

një politikë zhvillimi në një territor të dhënë, ku veprimtari të përdorimit të aseteve, bashkëveprojnë me iniciativa të planifikuara, qëllimi i të cilave lidhet me zhvillimin e territorit si një unitet ekonomik e social.

Në këtë kuptim, marketingu territorial përbën një mjet për menaxhimin e territorit dhe zhvillimin e vlerave të tij, nëpërmjet promovimit të mallrave, shërbimeve, punës dhe aktiviteteve të qytetarëve, si dhe të organizatave dhe të aktorëve të ndryshëm, që veprojnë në atë territor. Parë kështu, marketingu territorial mund të konceptohet si një veprimtari apo mjet veprimi, i përbërë nga tri degë bazë:

Marketing turistik - që lidhet me promovimin e vlerave turistike të territorit të dhënë;

Marketing i kapaciteteve profesionale dhe biznesit - që lidhet me aktivizmin e aktorëve të biznesit në zhvillimin ekonomik;

Marketing i qytetit ose zonës/rajonit – që lidhet me rolin e qytetarëve dhe organizatave në zhvillimin ekonomik dhe social të atij territori (EU Archimedes Program, 2007-2010).1

Lindur si përgjigje ndaj zhvillimeve integruese dhe globalizuese të jetës ekonomike dhe sociale në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe më gjerë, marketingu territorial ka marrë edhe trajta të diferencuara në periudha të ndryshme kohore. Ai është konceptuar dhe trajtuar teorikisht, është ndërtuar si politikë dhe zbatuar si mjet zhvillimi lokal nën forma të ndryshme.

Modeli/koncepti amerikan. Nëse do të studionim evolucionin e kësaj displine ndër vite do ta nisnim analizën

në fillimin e viteve ’20, vite në të cilat nisën studimet e para në këtë fushë. Në gjysmen e dytë të shekullit të XIX, si rrjedhojë e zhvillimeve të ndjeshme në fushën e studimeve të marketingut, si dhe zgjerimit të fushave ku ai aplikohej, një zhvillim të ndjeshëm mori edhe marketingu i territorit. Në këtë periudhë në ShBA, komuna të ndryshme zhvillonin aktivitete promocionale për të tërhequr sa më shumë investime. Disa vite më vonë amerikanët ndërtojnë edhe agjencitë publike.

Administratorët e parë që janë marrë sistematikisht me zhvillimin e territorit lokal në ShBA, kanë përdorur kategori konceptuale tipike të marketingut, të huazuara nga teknikat e shitjes së mallrave dhe ofrimit të shërbimeve. Rezultati i kësaj veprimtarie praktike ishte fitimi i një modeli që nënkuptonte një Vizion pragmatik bazuar në konceptin anglo-sakson. Sipas këtij modeli, synimi themelor i një komuniteti lokal është “t’iu shesë ato që posedon, personave apo aktorëve të interesuar”

Disa iniciativa për veprimtari të tilla zhvillohen edhe në Kanada dhe Britaninë e Madhe (Gold e Ward, 1994).

Modeli/koncepti europian. Në Evropë gjatë dy luftrave botërore nuk kemi prezencë të marketingut të

territorit. Krizat dhe vështirësitë ekonomike të 20 viteve të fundit e kanë rritur

domosdoshmërinë e përdorimit të instrumenteve të marketingut të territorit. Kjo për faktin se si rrjedhojë e krizës, është rritur konkurrenca mes territoreve. Shumë vendeve evropiane, nën ndikimin e fenomeneve të tilla si globalizmi, integrimi në Evropë, problematikat ambientale dhe sociale, iu është dashur të përshtasin politikat e tyre pikërisht me këto zhvillime. Një numër i madh reformash janë ndërmarrë gjate këtij procesi të rëndësishëm. Pikërisht për t’iu bërë ballë këtyre reformave, në                                                             1 EU Archimedes Program, Actions to Regenerate Cities and Help and Innovate, Mediterranean Economic Development, 2007-2010, fq.1 

Page 15: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

3

politikat e tyre, qeveritë vendore dhe lokale kanë aplikuar ndjeshëm marketingun e territorit.

Në ndryshim nga ai amerikan, modeli evropian merr një përmbajtje më të gjerë, duke përfshirë edhe dimensione të tilla si ato kulturore, administrative dhe sociale të rajonit/zonës së dhënë. E reja në përmbajtje, përsa i përket konceptit evropian, ka të bëjë me faktin se ky model synon ndërtimin e një sistemi atraktiv të territorit, është gjithëpërfshirës dhe si i tillë, ai përfshin aktorë të sferës publike dhe private d.m.th. ky model është “një vend ku jetohet, një vend ku investohet, një vend për t’u vizituar dhe rivizituar”.

Në Evropë ai përfaqësonte një nga shumë disiplinat që lidheshin me marketingun, siç ishin: marketingu i turizmit, marketingu social, marketingu i organizatave jo fitimprurëse, marketingu i marrëdhënieve, marketing artistik etj.

Bazuar te konceptet dhe idetë mbi marketingun territorial, lindën edhe teoritë ndaj tij. Këto teori apo përkufizime të marketingut territorial, lidhjet e tij me kategoritë e tjera ekonomike dhe jo ekonomike, si edhe të konsideruarit e tij si mjet themelor në rrjetin e komplikuar të bashkëveprimeve mes zonës që merret në studim, vendit në nivel kombëtar, rajonal dhe në rrafshin ndërkombëtar, do të zënë një vend të veçantë në studimin tonë.

Një këndvështrim i tillë i trajtimit të çështjes është i rëndësishëm, pasi përkufizimet që janë dhënë për marketingun territorial, nuk janë të njëjta as në formë dhe as në përmbajtje. Pavarësisht kësaj, ato kanë një synim të përbashkët: të mobilizojnë asetet, burimet, kapitalin fizik dhe njerëzor, në funksion të zhvillimit të qendrueshëm afatgjatë ekonomik dhe të kohezionit social, të një territori të dhënë.

Këto diferenca në përkufizime, sigurisht lidhen edhe me karakteristikat e territorit, natyrën e tij dhe rolin e aktorëve që veprojnë në të, si edhe burimet dhe qëllimet e politikave të zhvillimit lokal dhe më gjerë.

 

I.2 Qëllimi i studimit

Parë dhe analizuar nga këto dy kendvështrime teorike dhe praktike, del edhe qëllimi kryesor i studimit,i cili është :

Krijimi i një ambienti të zhvilluar ekonomik, social dhe kulturor të zonës së

Kinostudios, si pjesë e territorit të Tiranës, që të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së rezidentëve dhe jo rezidentëve.

Për të realizuar qëllimin kryesor të studimit tonë, duhet të kalojmë në fazat si vijon:

të njihemi me marketingun territorial si koncept teorik, përmbajtjen dhe përkufizimet e dhëna për të. Në përfundim të hulumtimeve të literaturës në lidhje me këtë koncept relativisht të ri, risia që sjell studimi ynë është një përkufizim i ri i marketingut territorial.

të analizojmë tërësinë e elementeve komplekse të marketingut territorial me qëllim aplikimin e tyre në një model manaxherial për territorin. Risia që do të sjellim nga ky studim do të jetë ofrimi i një modeli të manaxhimit të territorit, në ndihmë të studiuesve dhe angjencive të specializuara pranë administratës lokale/zonale publike.

Page 16: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

4

arritja në disa konkluzione dhe rekomandime, që marrin formën e koncepteve tona të përgjithshme dhe specifike dhe që mund të shfrytëzohen në ndërtimin e politikave të zhvillimit ekonomik dhe kohezionit social në Tiranë – Zona Kinostudio (Njësia Bashkiake Nr.4).

Kështu që studimi ynë do të analizohet, duke u fokusuar në dy këndvështrime: - së pari, në këndvështrimin teorik, i cili lidhet me shtjellimin e

koncepteve bazë të cilat përcaktojnë përmbajtjen e marketingut territorial, si një disiplinë relativisht e re e teorisë ekonomike dhe administrimit, duke ofruar edhe konceptet dhe përkufizimet për të;

- së dyti, në këndvështrimin praktik të marketingut territorial, të cilit i jepet gjithmonë e më shumë rëndësi në kohët e sotme, kohë e urbanizimit të shpejtë, shumëdimensional dhe integrues, duke shërbyer si një mjet mbështetës, për politikën e administratës publike qendrore dhe lokale. Për këtë qëllim, studimi ynë sjell një: model të manaxhimit të territorit, bazuar në marketingun e territorit, i cili mund t’iu ofrohet të interesuarve, për të zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme një territor të caktuar. Ky model manaxherial është zhvilluar në një territor të marrë në studim, që është Zona e Kinostudios.

Në rastin e studimit tonë, të bësh marketingun e territorit në Zonën e Kinostudios, do të thotë që pasi të trajtosh elemente të tilla si:

- roli i madh që luan tregu i brendshëm i medias televizive, në zhvillimin dhe kulturën e qytetarëve,

- infrastruktura e papërshtatshme rrugore, - mungesa e qendrave atraktive për qytetarët, - mungesa e planeve të zhvillimit të biznesit apo - lidhjet e dobta komunitet- minibashki për të rinjtë, etj.

të ideosh, planifikosh dhe zbatosh aktivitete, të cilat të çojnë në zhvillimin e zonës në fjalë, duke sjellë përfitime për të gjithë aktorët pjesëmarrës në territor.

I.3 Çështjet e kërkimit shkencor

Nisur nga qëllimi ynë i studimit:

Krijimi i një ambienti të zhvilluar ekonomik, social dhe kulturor të zonës së Kinostudios, si pjesë e territorit të Tiranës, që të ndihmojë në rritjen e mirëqënies së

rezidentëve dhe jo rezidentëve.

dhe nga fakti që:

1. Zhvillimi i strategjive dhe politikave të zhvillimit të territorit, është një proçes i rëndësishëm dhe ka si qëllim njohjen dhe forcimin e vlerave të përbashkëta të territorit, si dhe mirëqenien e qytetarëve, nën një kohezion sa më të madh social.

2. Territori i dhënë - zona Kinostudio – konsiderohet një “produkt” apo një “kompani” e cila duhet të mirëmanaxhohet me një orientim të fortë nga tregu, në funksion të rritjes së përfitueshmërisë së aktorëve që veprojnë në të.

Page 17: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

5

3. Aktorët që veprojnë në territorin tonë janë të ndryshëm edhe interesat që ata kanë mbi këtë territor janë të ndryshme.

4. Sa më i madh kohezioni social, aq më i madh solidariteti, siguria te qytetarët, të cilët gjenerojnë më shumë zhvillim dhe forcojnë imazhin e territorit të tyre.

Pyetja kryesore e studimit është:

Cili do të ishte modeli më i përshtatshëm i manaxhimit të territorit, i cili përmbush objektivat, bazuar në strategjitë dhe planet e marketingut territorial, me

qëllim rritjen e mirëqenies së banorëve dhe aktorëve të tjerë, që operojnë në zonën e Kinostudios në Tiranë ?

Për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetjeje kryesore të studimit, kemi

shtruar nënpyetjet si më poshtë:

1. Si mund të çojë studimi i marketingut territorial, në ndërtimin e një modeli manaxherial në ndihmë të administratës lokale dhe në funksion të aktorëve që veprojnë në të?

2. Si duhen gjetur mekanizmat e përshtatshëm të bashkëveprimit dhe bashkëpunimit mes aktorëve që veprojnë në territor?

3. Si mund të gjenden mekanizmat e bashkëpunimit mes aktorëve që veprojnë në territor dhe autoriteteve lokale, në mënyrë që ata të mund të marrin maksimumin nga ky territor?

Çështjet e mësipërme, trajtohen duke u bazuar në një kuadër të gjerë konceptesh

të lidhura me marketingun territorial si “kufij administrativ statik, por të studiuar në sensin dinamik”, aktorë me “kapacitete dhe potenciale zhvillimi”, rezidentët dhe aktorët i lidhin “vlerat e përbashkëta”, duke zhvilluar individualitetin e tyre, ata jetojnë dhe ndërveprojnë në një “marrëdhënie intraaktive” mes tyre edhe jashtë kufijve administrativë, “globalizmi” dhe “integrimi” kërkon mbështetjen e marketingut territorial, por është pjesë e së tërës, etj.

Marketingu territorial, siç u përmend edhe më lart, vjen si pasojë e zhvillimeve të mëdha integruese dhe globalizuese në Evropë dhe në mbarë botën. Disa nga arsyet që bëjnë të domosdoshëm studimin e marketingut territorial janë:

• aktiviteti i kompanive tashmë i kalon kufijtë kombëtarë dhe ato rajonalë, prandaj dhe ato e kanë të nevojshme dhe kërkojnë vazhdimisht strategji të reja zhvillimi, si dhe forma të reja për kryerjen e investimeve të tyre,

• tregu i kapitaleve është duke u bërë jashtëzakonisht i lëvizshëm, • reduktimi (heqja e tyre në rastin e BE-së) i barrierave tregtare për

mallrat, ndërtimi dhe funksionimi i një infrastrukture krejt moderne të transportit dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit si dhe komunikimit, duke u bërë gjithnjë edhe më shumë asete integrale dhe themelore të ekonomisë globale,

Page 18: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

6

• në një ekonomi të globalizuar, përballë qeverive qendrore ose lokale dalin sfida të reja. Ato do të duhet të luajnë një rol proaktiv, kryesisht në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje të zhvilluar, të qëndrueshme, si dhe të një imazhi sa më të mirë.

Marrja në konsideratë e këtyre veçorive ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve pjesëmarrëse të aktorëve (kombëtarë ose lokalë) në konkurrencën në nivel ndërkombëtar, duke fuqizuar territorin e tyre nëpërmjet tërheqjes së investimeve, turistëve por gjithashtu edhe të kapitalit njerëzor si shkëncëtarëve, kërkuesve të talentuar apo punonjësve të kualifikuar.

E gjithë kjo ndërmarrje në funksion të marketingut territorial si politike zhvillimi, nuk mund të arrihet pa një mënyrë menaxhimi adekuat, pa një metodologji shkencore.

I.4 Metodologjia

Para se të trajtojmë metodologjinë, në funksion të studimit tonë, për ndërtimin e

një modeli manaxherial bazuar në marketingun territorial, le të japim më parë disa koncepte të përgjithshme të metodologjisë, marrë nga analiza e literaturës së shtjelluar për këtë qëllim.

Shkenca moderne e përkufizon metodologjinë si një sistem udhëzues për të zgjidhur një problem, me komponentë specifikë si fazat, detyrat, metodat, teknikat dhe mjetet që përdoren për arritjen e një qëllimi të caktuar të veprimtarisë. Pra, metodologjia mund të përcaktohet si më poshtë :

analizë e parimeve të metodave, rregullave dhe postulateve që mishërohen në një disiplinë,

studim sistematik i metodave që janë, mund të jenë ose mund të kenë qënë të aplikuara brenda ose në kuadër të një displine,

studim ose përshkrim i metodave specifike. Kështu që, një metodologji mund të përfshijë një shumëllojshmëri metodash, ku

secila mund të aplikohet në aspekte të ndryshme të një fushe, si dhe në fusha të ndryshme, duke përdorur kërkimin shkencor qoftë ai kërkim sasior apo edhe kërkim cilësor.

Çështjet e lidhura me studimin e metodës, vazhdojnë akoma edhe sot të jetë një objekt diskutimi. Shumë autorë shprehen se “nuk ekziston asnjë recetë gjeniale që do të ndiqnin ose do të duhet të ndiqnin kërkuesit shkencorë për të shpikur/krijuar njohje dhe dije të reja”. Por, nga ana tjetër, ata pohojnë se “ megjithatë, kryerja e aktivitetit shkencor, kërkon aplikimin e metodave të ndryshme në varësi të situatave ku ai ndërmerret, si edhe sa në kontekstin justifikues, po aq edhe në atë zbulues”.

Pohimi i mësipërm, nuk përjashton faktin se ky dallim mes kontekstit zbulues dhe kontekstit justifikues, është dhe mbetet akoma objekt i një mendimi kritik të fortë, duke ofruar kështu një kuadër konceptual, që lejon zhvillimin e mendimit ndaj metodës shkencore.

Metodologjia vendoset në pozicionin e ndërmjetësit mes filozofisë së mendimit dhe teknikave të kryerjes së kërkimeve, për të “arritur shqyrtimin e mjeteve operacionale të zhvilluara dhe aplikuara në punimet e kërkimeve empirike…metodologjia i kushtohet verifikimit të marrëdhënieve ndërmjet koncepteve

Page 19: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

7

të përdoruara në ndërtimin e teorisë dhe të kontrollit ndaj procedurave dhe metodave të zbatuara” (1997; Guala, 2007, De Toni et Bouton, 2005; Bocchi et Ceruti, 2007).2

Në këtë përkufizim, metodologjia kërkimore, konceptohet si përgjegjësi për t’u siguruar se puna kërkimore, bazuar në metodat sasiore e cilësore, merr formë dhe përmbajtje të një kërkimi shkencor, me qëllim arritjen e një objektiv të përcaktuar. Prandaj dhe studjuesit shqyrtojnë lidhjen e ngushtë të metodologjisë me metodën dhe teorinë. Kur ndërmerret një studim, themi se kemi të bëjmë me një proçes, i cili përbën një kuadër konstruktiv dhe strukturor dhe që mund të vijojë me nënproçese të tjera, të kombinuara ose që ndryshojnë përgjatë etapave të zbatimit.

Në linjën tonë të studimit të territorit, kjo nënkupton një proçes gjithëpërfshirës, të kombinuar dhe koordinuar me shumë aktorë.

Por për ta thelluar analizën tonë, le të shohim si qendron metodologjia, në raport me paradigmën dhe algoritmin.

Brenda një kuadrit teorik, kur studjues të ndryshëm ndërmarrin punë kërkimore-shkencore, analiza dhe studime, në shumicën e rasteve, ata i përmbahen kritereve metodologjike. Një paradigëm, ashtu si edhe një algoritëm përbën një kuadër konstruktiv, gjë që do të thotë se koncepti konstruksion shfaqet si një veshje më shumë logjike, se sa fizike e elementëve përbërës të tij.

Në të gjitha fushat ku realizohen kërkime ose kryhet punë kërkimore, studjuesit ndjekin disa norma të veçanta kërkimore, bazuar në teoritë përkatëse. Në fushën e kërkimeve sociale këto norma i quajmë “norma cilësore”. Mbështetja në këto norma merr rëndësi të madhe, pasi nga ato varen përfundimet e studimit dhe cilësia e tyre, të cilat mund të çojnë në konkluzione të drejta, por edhe të gabuara.

Metodologjia ofron rregullat e kërkimeve shkencore, duke supozuar që kërkimet e kryera janë bazuar në kritere dhe teza rigorozisht të njohura dhe të pranuara. Kështu, metodologjia luan një rol ndërmjetës mes rasteve të arsyetimit dhe procedurave të shkencës, si dhe të instrumenteve të miratuara, në referencë të një konteksti për kërkimin e dhënë.

Metodologjia pozicionohet në rolin e ndërmjetësit mes folozofisë dhe teknikave të punëve kërkimore-shkencore, pra është ajo që shqyrton mjetet operacionale të zhvillimit dhe aplikimit në punët kërkimore empirike. Ajo ka për mision të verifikojë marrëdhëniet mes koncepteve të përdoruara në ndërtimin e një teorie dhe të kontrollojë rregullat e procedurave dhe të metodave, me qëllim shpjegimin e shkaqeve të efekteve që ndodhin/vijnë në një aktivitet të dhënë (Corbetta, 1997; Guala, 2007, De Toni e Pomello, 2005; Bocchi e Ceruti, 2007)3

Me kërkim shkencor kuptojmë aktivitetet kërkimore themelore, që ndërmerren për të prodhuar ose dhënë ide dhe njohuri të reja, pavarësisht nga aplikimi i tyre. Përfitimi nga një aktivitet kërkimor është i vështirë të matet, të paktën në një periudhë afatshkurtër, sepse aplikimi i përfundimeve të arritura kërkon një ambient konkret material, kapacitete njerëzore etj, të cilat mund të jenë disponibël në afat më të gjatë kohor.

                                                            2 Salomone.M, 2006 ”La Cohesion antre contenus, methodes et milieu scolaire”,Ecologie et l’Institution scolaire, fq. 30  

3 Corbetta, 1997; Guala, 2007, De Toni e Pomello, 2005; Bocchi e Ceruti, 2007 

Page 20: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

8

Kërkimi, lidhet sa me metodat e përdoruar, aq dhe me rezultatet që arrihen. Vetë evolucioni i kërkimit shkencor, në varësi të objektit të studimit, bazohet në disa kritere objektive siç janë:

o komunikimi i rezultateve nga kërkuesit shkencorë, që marrin një rëndësi për strukturën përkatëse, shoqërinë në tërësi dhe fushën ku ato do të aplikohen,

o vijueshmëria e kërkimit bazuar në rezultatet e arritura dhe objektivat e vendosura,

o njohja me avantazhet e arritura edhe nga pjesa tjetër e komunitetit të kërkuesve shkencorë,

o rezultatet ekonomike, tregtare apo sociale përhapen në sektorët e përcaktuar në funksion të zhvillimit ekonomik-social të qëndrueshëm.

Këto kritere, përveçse janë të përgjithshme, ato mbeten të natyrës së rendit cilësor, çështje të vlerësimeve variable dhe mbi të gjitha, të vështira për t’u vlerësuar nga të tjerët, përveç specialistëve të fushës. Ndërsa kriteri sasior, nga ana e tij, mbetet në formën e një propozimi, që synon të masë performancën e kërkuesve shkencorë ose të grupeve të tyre.

Nëse ndjekim arsyetimin e mësipërm, në funksion të studimit tonë mbi marketingun territorial, domethënë që kërkimi shtrihet kryesisht në fushën ekonomike-sociale, atëhere aktiviteti kërkimor shkencor kryhet për t’i dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me nevojat, potencialet dhe strategjitë e zhvillimit të rajonit/territorit të dhënë, jo vetëm duke u kryer nga kërkues të specializuar, por edhe në një hapsirë të përcaktuar dhe me objektiva të përcaktuara qartë.

Ashtu siç edhe kemi analizuar deri tani, studimi i territorit lidhet ngushtë me kryerjen e kërkimeve shkencore, llojet dhe kategoritë e tyre, që aplikohen në fusha apo disiplina të ndryshme. Para se të realizohen këto hapa, kërkohet që metodat studimore, të lidhen ngushtë me përkufizimin e kërkimeve shkencore, me njohjen e elementëve përbërës - të cilët shpesh marrin formën e pyetjeve dhe udhëheqin më tej kërkimet tona, sipas objetivave të përcaktuara, në territorin e dhënë.

Sipas shkollës italiane dhe franceze të marketingut territorial, “kërkimi shkencor është një ndërmarrje ose demarsh racional, i organizuar dhe rigoroz, me qëllim kuptimin dhe studimin ndaj një objekti (fushe) të përcaktuar. Kërkimi shkencor ngre dhe rrit nivelin e mendimit, duke e thelluar atë nëpërmjet reflektimit dhe kritikës. Duke përdorur arsyetimin, intuitën dhe eksperiencën, ai eksploron fushat që janë akoma të panjohura. Një ndërmarrje e tillë, sjell gjithashtu momente të krijimtarisë, sipas të cilave ne mund të evidentojmë hipoteza dhe qasje, ide apo teori të reja. Ato na lejojnë, gjithashtu, të riformulojmë perspektiva dhe metodologji, duke i paraprirë kështu inovacioneve“.

Nisur nga ky përkufizim mund të themi se, nëpërmjet kërkimit shkencor, mund të arrijmë:

o evidentimin dhe formulimin e çështjeve të reja, si dhe prodhimin e dijeve të reja në fushën ku ndërmarrim veprimtarinë shkencore, që në rastin tonë është marketingu territorial,

o krijimin ose hedhjen e objektivave të rinj drejt së ardhmes, duke përcjellë dije të reja dhe teori zhvillimi,

o përhapjen e dijeve të fituara tek aktorët që veprojnë në territorin tonë, por edhe tek ata që ndodhen përtej këtij territori, madje edhe përtej territorit kombëtar.

Page 21: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

9

“Kërkimi shkencor në fushën e marketingut territorial konsiderohet një ndërmarrje shkencore që tejkalon vizionin tradicional të mirëmenaxhimit të territorit dhe të aspekteve të tij materiale dhe fizike. Ai synon të arrijë njohje të tilla, zbatimi i të cilave lidhet me etapat e nevojshme që lehtësojnë (ose qartësojnë) politikat qeverisëse lokale/rajonale, ndaj përdorimit efikas të vlerave/burimeve të padukshme të atij territori” (Bassani S., 2002)4

Kërkimi shkencor në këtë fushë na ofron mundësinë të studiojmë se si të arrijmë të krijomë dhe mirëmenaxhojmë marrëdhëniet dhe vlerat mes aktorëve në komunitetin tonë, për rritjen e mirëqënies dhe zhvillimin e jetës sociale të tyre. Vetë marketingu territorial do të mundësoje gjithashtu evidentimin e proceseve të ndryshimit të marrëdhënieve, të cilat lindin, instalohen dhe zhvillohen jo vetëm në një zonë gjeografike me kufij të dhënë, por edhe përtej tyre, në marrëdhënie me elemente jashtë territorit, duke lejuar kështu mbajtjen, gjenerimin dhe rritjen e vlerave të territorit.

Shumë autorë nënvizojnë se metoda kërkimore mbetet mbi të gjitha një zgjedhje ndërmjet modeleve dhe procedurës që ofrohen. Sipas tre autorëve francezë: Bourdieu, Chamboredon et Passeron, në librin e tyre “Le Metier de sociologe : Prealables epistemologiques”5, çështja metodologjike është “një zgjedhje e mirë e teknikave në funksion të natyrës së trajtimit për çdo çështje teknike që i nënshtrohet objektit të saj….çdo kërkim është një rrugë e gjatë, me shumë degë, mbi të cilat merret vendimi…nuk ka rregulla, asnjë logaritëm nuk mund të tregojë se cili është vendimi më i mirë.”

Po këta autorë vijojnë arsyetimin se “zgjedhja e teknikave të përshtatshme për një rast të mirëpërcaktuar nuk do të thotë kufizim i teknikave që përdoren”. Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë se, nëse ne zgjedhim në rastin tonë të studimit, një teknikë si për shembull pyetësorin dhe bashkë me të metodën statistikore, rezultatet që presim nuk mund të konsiderohen si të pavarura nga teknika e zgjedhur dhe për pasojë, nuk është e thënë të mos kundërshtohen nga teknika të tjera. Përsëri, duke vijuar me rastin tonë të studimit, ato mund të bashkërendohen edhe me studime të mëparshme, studjuesit e të cilave kanë përdorur të tjera metoda, psh ajo eksperimentale, krahasuese, etj.

Bazuar në kuadrin teorik të trajtuar, kërkimi shkencor në rastin tonë të studimit, duhet të analizojë sipas një metologjie që kombinon medotat sasiore dhe cilësore, elementë të tillë si raportet, marrëdhëniet, subjektet dhe ndërveprimtaritë e aktorëve në territor, rezultatet e të cilave do të jenë në funksion të politikave manaxhuese dhe politikave të zhvillimit.

Zona që merret në shqyrtim nga shumica e autorëve të marrë në studim nga ne, nuk do të ndyshojë shumë nga zona jonë konkrete – zona Kinostudio, në të gjithë elementët e tij përbërës. Por, i zbatuar në një territor të dhënë, objekti personalizohet, duke i dhënë rëndësi të veçantë metodës së rastit të studimit në marketingun e territorit. Kjo metodë aplikohet duke krahasuar përvojat e fituara në rajone/vende të tjera, në lidhje me problematikat në fjalë. Në lidhje me zonën e Kinostudios, janë

                                                            4 Bassani S., “Territori, confini e stakeholders: per una definizione del valore di un territorio” PhD Disertation, Università degli studi di Bergamo, Italia, 2002

5 Bourdieu, P. Chamboredon, J-C. et Passeron, J, 1968 « Le Metier de sociologe : Prealables epistemologiques, mouton de gruyler, fq.200

Page 22: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

10

kombinuar metodat sasiore dhe cilësore, duke marrë në konsideratë që për studimin e marketingut territorial, konsiderohet domosdoshmëri përdorimi i metodave që maksimizojnë integritetin e të dhënave, gjë që mund të arrihet më mirë nëpërmjet kombinimit të metodës sasiore dhe interpretimit ekonomik e social të të dhënave të marra prej saj.

Studimi mbi marketingun territorial, përgjithësisht përqëndrohet në objektiva shumë heterogjenë, gjë që lidhet me objektivat dhe veprimtaritë e kategorive të ndryshme mes aktorëve, kuptueshmëria e dinamikës së marrëdhënieve, vlerat e territorit, etj. Kjo është arsyeja që studjuesit vendosin si mënyrën më të mirë të studimit mënyrën e përshtatjes, e cila nënkupton përdorimin së bashku të metodës empirike të kërkimeve në terren, qasjet metodologjike, si dhe metodat sasiore dhe cilësore. Përdorimi i kombinuar i këtyre elementëve, mund të sjellë një imazh më të plotë të ndërtimit të situatave dhe analizës së tyre.

Por, duhet venë në dukje konkluzioni që nxjerrin pjesa më e madhe e autorëve që kanë studiuar marketingun territorial, kur theksojnë se diferencat ndërmjet metodës sasiore dhe cilësore, identifikohen si të tilla kryesisht në fushën teorike. Nëse kalohet nga fusha teorike në atë praktike, vëmë re se këto diferenca, apo kritereret ku ne mbështetemi për t’i evidentuar ato, janë në të vërtetë shumë të vogla dhe mbi të gjitha ato nuk mund të shquhen “nën një veprimtari të vetme, në një vendimmarrje të vetme..”(Bassani S., 2002).

Prandaj, këta autorë konkludojnë në nevojën e kombinimit të këtyre dy metodave, e quajtuar “Metoda double” e cila, së bashku me metoda të tjera veçanërisht atë eksperimentale (nisur nga përvoja të tjera në marketingun territorial), lejojnë marrjen e përfundimeve më të plota (Cipolla, De Lillo, 1996) 6. Ata vijojnë më tej kur theksojnë se “…do të ishte e pazbatueshme nëse veprohej ndryshe, ose duke mos i konsideruar të dyja së bashku, sepse idetë e fituara nga njëra metodë, mund të kenë efekte negative mbi situatën.”

Ky këndvështrim metodik dhe aplikativ, ofron mundësinë e shqyrtimit të marrëdhënieve shkak-pasojë mes aktorëve, në mënyrë sa më objektive dhe sipas standarteve shkencore të njohura.

Në vijim të llogjikës së mësipërme, për arritjen e qëllimit të studimit tonë, është bërë një kërkim empirik, duke realizuar një kombinim të metodave sasiore dhe cilësore. Për të kompletuar të dhënat sasiore, në funksion të arsyetimit cilësor që duhet të ndiqnim për të arritur në konkluzionet tona, janë përdorur të dhëna primare edhe sekondare. Për këtë qëllim, janë marrë të dhëna nga INSTAT, website të Ministrive të linjës që lidhen me marketingun e territorit,etj., si dhe janë përgatitur pyetësorë, të cilët i janë shpërndarë një numri të madh personash (994 pyetësorë) përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit, në të gjithë territorin tonë të studimit. U zgjodh përdorimi i pyetësorit për arsye se, për rastin tonë të studimit, ishte e nevojshme të merreshin një numër i konsiderueshëm opinionesh, të cilat përfaqësonin kategori të ndryshme aktorësh që veprojnë në territorin tonë. Nëpërmjet kombinimit të metodave sasiore dhe atyre cilësore, rezultatet e marra nga linja llogjike e ndjekur në shpjegimin e fenomeneve që lidhen me studimin tonë, vijnë dhe shpjegohen si rezultat i të dhënave të mbledhura nga pyetësori. E gjitha kjo në funksion të shpjegimit të modelit tonë të manaxhimit, parë nga këndvështrimi i marketingut të territorit.

                                                            6 Cipolla C., De Lillo A., 1996, “Sociologue et sirènes, anges Méthodes qualitatives et la théorie sociale”, fq. 25 

Page 23: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

11

Nëpërmjet përdorimit të pyetësorit – në formë individuale dhe në grup – ne sigurojmë dy forma të dhënash, që i shërbejnë analizës sonë :

1. Sigurimin e informacionit në mënyrë uniforme për secilin individ (struktura e njëjtë e pyetësorit), ndaj objektit të pyetur,

2. Individualizimi i subjektit për të cilin ngrihet pyetja/konstatimi Sigurisht, zgjedhja e instrumentit bëhet mbi bazën e tipit të analizës dhe të

objektivit apo qëllimit të studimit. Në rastin tonë, objektivi është mbledhja e një numri opinionesh/pikëpamjesh të ndryshme ndaj disa subjekteve, ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe që veprojnë në territorin e dhënë. Më tej, dëshirojmë që përgjigjet e marra të mund të krahasohen me grupin e dytë të të pyeturve (në pyetësorin tonë, grupet janë të ndara sipas moshave). Duke vepruar në këtë mënyrë, ne arrijmë të marrim/njohim opinionin mbi një numër të dhënë subjektesh dhe të shqyrtojmë gjykimin e personave të pyetur (që mund të jenë opinione që konvergjojnë ose divergjojnë)

Duke proçeduar në këtë mënyrë, ne do të mund të marrim të dhëna uniforme mbi sjelljet e qytetarëve, që do të na ndihmojnë në analizën tonë të mëtejshme mbi kuptueshmërinë e elementëve dhe fakteve sociale të rajonit/zonës.

Kjo proçedurë na është dukur me e logjikshme dhe që bazohet në rrjedhjen e analizës së mendimit konceptual, duke u nisur nga kuadri teorik i përgjithshëm – në një segment të veçantë; nga kuadri tërësor analizues - te kuadri i një pjese të së tërës; nga kuadri i hartimit të pyetjeve që i japin përgjigje qëllimit kryesor të studimit - te kuadri praktik i vërtetimit dhe zbatimit të tyre.

Metologjinë si më sipër, do e aplikojmë për rastin tonë të studimit, duke e konceptuar marketingun territorial si mjet zhvillimi, por jo si qëllim në vetvete për të konkurruar zonat e tjera (në rastin tonë, në dhe përreth Tiranës), por për të rritur vlerat e territorit/zonës sonë, në interes të qytetarëve. Ky koncept bazohet dhe mund të argumentohet si në sfondin teorik, ashtu edhe në atë praktik, sipas të cilit, për territoret dhe aktorët që veprojnë në territor, më shumë rëndësi kanë zhvillimi, kërkimi dhe kooperimi, se sa konkurrenca si qëllim në vetvehte.

Në këtë linjë arsyetimi, që merr formën e një vlerë sociale, ne nuk bëjmë punë studimore/kërkimore apo ndërtojmë strategji zhvillimi për të mundur të tjerët, por për të zhvilluar vehten dhe madje duke bashkëpunuar me të tjerët.

Ne arrijmë të bëjmë një ndarje sa më të qartë mes analizave të marketingut territorial si punë kërkimore, me çështjet administrative të Bashkisë/Minibashkisë, sepse qëllimi ynë nuk është shqyrtimi dhe studimi i procesit të vendimarrjes apo përmirësimi i saj etj, por terreni ku ato vendime do të duhet të zbatohen, në mënyrë që vendimarrja dhe politikat e zhvillimit bashkiak, të mbështeten në këtë punë studimore.

Prandaj, objektivat tona konkrete marrin formën e mëposhtme: Vendoset theksi te qytetari, banues në zonë/territorin e dhënë, dmth

rezidentët, pasi mirëqënia e tyre është qëllimi i kësaj ndërmarrje, Kohezioni social lidhet me solidaritetin tej zonal dhe më gjerë, duke

kaluar analizimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme nga përgjithshmja te zona jonë e studimit,

Qasja e ndërveprimeve mes aktorëve, që ngrihet dhe funksionon, bazuar jo vetëm në vlerat ekzistuese të territorit, por dhe në krijimin e vlerave të reja të tij, që i shërbejnë mirëqënies dhe imazhit të saj përtej Tiranës, madje edhe Shqipërisë.

Page 24: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

12

Në studim, ne do të përpiqemi të provojmë pikërisht këtë lidhje ndërmjet teorisë së marketingut territorial dhe elementeve aplikativë, ku ndërthuren njëherësh si kapitali material (fizik), ashtu dhe kapitali njerëzor bashkë me administratën bashkiake – qendrore dhe lokale. Ndaj dhe studimi vijon me interpretimin e kufijve administrative dhe vlerat e territorit, pikëpamjet dhe vlerat individuale të aktorëve pjesëmarrës dhe të grupeve të ndryshme shoqërore, metodën studimore dhe aplikative etj.

Në përmbushje të qëllimit kryesor të studimit, është realizuar një kërkim empirik, përshkrues i fenomenit në përgjithësi dhe më pas është kaluar në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave sasiore: primare dhe sekondare dhe më pas në analizimin e tyre nëpërmjet metodave cilësore dhe në mënyrë specifike metoda e rastit të studimit. Gjithnjë, në funksion të qëllimit kryesor të studimit, është ndjekur një rrugë e cila ka kaluar nëpër dy faza kryesore.

Në fazën e parë, është bërë një kërkim dhe studim i thelluar i literaturës në lidhje me marketingun e territorit si teori dhe e modeleve dhe eksperiencave të ngjashme të modeleve manaxheriale, në vende të ndryshme të botës, me qëllim përmbushjen e dy objektivave kryesore:

- nxjerrjen e një përkufizimi teorik të ri në lidhje me marketingun e territorit,

- formulimin e një modeli manaxherial për një territor të caktuar, bazuar në konceptet e marketingut të territorit.

Në fazën e dytë, nëpërmjet një kërkimi empirik, pasi janë mbledhur të dhëna primare, nëpërmjet një sondazhi të kryer tek banorë dhe aktorë të tjerë të zonës sonë të studimit, si dhe të dhëna sekondare nga institucione të ndryshme, të lidhura me territorin e zonës sonë të studimit – zona Kinostudio, është ndërtuar një model manaxherial i zonës në fjalë, i cili bazohet në marketingun e territorit.

Zgjedhja për të përdorur një kërkim empirik, duke kombinuar metodat e analizës cilësore dhe sasiore (që në rastin tonë të studimit është pyetësori), ka ardhur si rezultat e rëndësisë që kanë të dyja metodat, për të shpjeguar modelin tonë, në mënyrën më të kompletuar të mundshme. Kjo për arsye se, nëpërmjet këtij kombinimi metodash sasiore dhe cilësore, do të kishim mundësinë që: të dhënat sasiore të mbledhura nga pyetësori, t’i shpjegonim të kombinuara me argumenta cilësorë, në mënyrë që të arrinim në disa konkluzione lidhur me fenomenet prezente në studimin tonë.

U zgjodh përdorimi i pyetësorit për arsye se, për rastin tonë të studimit, ishte e nevojshme të merreshin në konsideratë një numër i madh opinionesh, nga aktorë të ndryshëm që veprojnë në territor. Pyetësorët janë plotësuar nga 994 persona, të cilët janë përfaqësues të kategorive të ndryshme të aktorëve që veprojnë në territor.

Sipas studimit tonë, marketingu territorial do të konceptohet si mjet zhvillimi dhe jo si qëllim në vetvete për të konkurruar zonat e tjera (në rastin tonë të Tiranës). Ai synon rritjen e vlerave të territorit/zonës sonë, në interes të qytetarëve, investitorëve, turistëve dhe të gjithë aktorëve, të cilët janë të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me këtë territor. Ky koncept bazohet dhe gjen argumentat e tij, si në sfondin teorik, ashtu edhe në atë praktik, sipas të cilit për territoret dhe aktorët që veprojnë në to, rëndësi më të madhe kanë veprimtari të tilla si zhvillimi, kërkimi dhe kooperimi, se sa konkurrenca si qëllim në vetvete.

Ne nuk do të synojmë të kryejmë një punë studimore/kërkimore, të ofrojmë modele apo të ndërtojmë strategji zhvillimi për të mundur të tjerët, por për të zhvilluar veten dhe madje duke bashkëpunuar me të tjerët.

Page 25: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

13

Kemi mbajtur parasysh edhe një fakt të rëndësishëm: ka një ndarje të qartë mes analizave tona të marketingut territorial - si punë

kërkimore - me çështjet administrative të Bashkisë/Minibashkisë. Qëllimi ynë, është studimi i territorit për të cilin do të merren vendime të

caktuara, me qëllim përmirësimin e manaxhimit të tij, në funksion të aktorëve të ndryshëm që veprojnë në të, në mënyrë që vendimarrja dhe politikat e zhvillimit bashkiak, të mbështeten në këtë punë studimore dhe kërkimore dhe në Modelin e manaxhimit të propozuar nga ne.

Në linjë me analizën e parimeve dhe fazave të njohura të marketingut territorial, ne arrijmë të materializojmë studimin tonë në zonën e Kinostudios, nëpërmjet zbatimit të një modeli manaxherial, i cili kalon nëpër katër fazat e mëposhtme:

• Përcaktimi i elementeve përbërës të analizës së situatës • Përcaktimi i objektivit të studimit • Përcaktimi i zgjidhjeve strategjike • Zhvillimi i planit të veprimit

I.5 Shtrirja dhe organizimi i studimit Megjithëse ne analizojmë një hapsirë të dhënë, brenda territorit gjeografik të

Qarkut të Tiranës, studimi përqëndrohet në vënien e theksit tek qytetari, banues në zonën/territorin e dhënë, d.m.th tek rezidentët, pasi mirëqenia e tyre është qëllimi i kësaj ndërmarrjeje, tek kohezioni social, që lidhet me solidaritetin tejzonal dhe më gjerë, duke kaluar në analizën tonë nga e përgjithshmja te sektorialja dhe nga sektorialja/zonalja te e përgjithshmja.

Qasja e ndërveprimtarisë mes aktorëve, ngrihet dhe funksionon jo vetëm e bazuar tek vlerat ekzistuese të territorit, por dhe në krijimin e vlerave të reja, që i shërbejnë mirëqenies dhe imazhit të saj tej Tiranës, madje edhe tej Shqipërisë (Akademia Marubi, TV e ndryshme etj, vlerat historike që lidhen me themelimin e Kinostudios, etj.).

Nisur nga tezat tona, ky studim synon të provojë, lidhjen ndërmjet teorisë së marketingut territorial dhe elementeve aplikativë, ku ndërthuren njëherësh si kapitali material (fizik) ashtu dhe kapitali njerëzor, bashkë me administratën bashkiake–qendrore dhe lokale. Ndaj dhe studimi vijon me interpretimin e kufijve administrativë dhe vlerat e territorit, pikëpamjet dhe vlerat individuale të aktorëve pjesëmarrës dhe të grupeve të ndryshme shoqërore, metodën studimore dhe aplikative etj.

Bazuar tek literatura dhe praktika e huaj mbi marketingun territorial, studimi ynë, mund të konsiderohet një kontribut modest, në dhënien e një përkufizim të ri mbi të, si dhe në punën në terren në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe qendrore të administratës, si dhe aktorëve privatë dhe publikë në zonën e Kinostudios, duke ofruar një model manaxhimi të territorit, si një unitet elementesh të përbërë nga 9 hapa, që na lejon të ndërtojmë hap pas hapi edhe planin e marketingut territorial. Ndërsa këtë plan veprimi ne e aplikojmë në zonën në fjalë, ai ofrohet ose sugjerohet edhe për territore apo rajone të tjera të vendit tonë.

Plani ynë është sigurisht i hapur për plotësime, por sugjerojmë se përbën një bazë të mirë nisjeje për administratën lokale, në programet e saj zhvillimore.

Jemi përpjekur të japim këtu edhe eksperiencën profesionale fituar në Shqipëri dhe jashtë vendit kryesisht në Itali.

Page 26: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

14

Shtojmë se, për të bërë analiza dhe për të nxjerrë konkluzione në lidhje me rastin tonë të studimit, ne jemi mbështetur në një bazë të dhënash primare dhe sekondare. Janë mbledhur të dhëna sekondare nga Bashkia e Tiranës, Njësisë Bashkiake Nr.4, Komuna Dajt, bashkë me institucionet e linjës, por edhe të dhëna primare të marra nga pyetsorë të plotësuar nga banorët dhe aktorët e tjerë të territorit, duke pasuruar më tej hapat e propozuara të studimit të territorit. Kështu bëhet i mundur identifikimi më i plotë dhe më i saktë i objektivave, bazuar te qëllimi i studimit, si dhe trajtohen dhe analizohen në një shtrat më të gjerë dhe më të thellë burimet, potencialet zhvillimore ekonomike e sociale, etj. Kjo është bërë e mundur edhe për faktin se në studimin e Marketingut territorial, ne kemi përdorur metodën si më sipër, e cila na ka lejuar që, duke u mbështetur te Planifikimi territorial i Bashkisë së Tiranës në tërësi dhe duke u përqëndruar te Njësia Bashkiake Nr.4 dhe Komuna Dajt, analiza jonë “i zbret” në terren tezat tona, duke përdorur në zonën e marrë në shqyrtim, modelin tonë manaxherial të propozuar bazuar në marketingun e territorit, i cili është ndërtuar, duke kombinuar metodat shkencore të kërkimeve ekonomike, manaxhimit dhe sociologjisë, si dhe kalimin nga konceptet teorike në ato praktike, në zonën tonë të studimit dhe nga e përgjithshmja tek sektorialja, si dhe anasjelltas.

Të gjitha këto elemente përbëjnë vizionin tonë strategjik, për të fituar një efikasitet maksimal të përdorimit të marketingut territorial në shërbim të manaxhimit të territorit, duke patur parasysh që në të operojnë aktorë të ndryshëm, me interesa të ndryshme, të cilët mund të jenë rezidentë ose jorezidentë në territor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 27: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

15

Kapitulli II

LITERATURA E SHQYRTUAR, MBI KONCEPTET DHE PËRMBAJTJEN E MARKETINGUT TERRITORIAL

II.1. Trajtim paraprak Marketingu territorial është një përpjekje për t’i dhënë vlera zhvillimit të

territorit, në mënyrë që ai të paraqesë për territorin vlera të tilla, që ai të mund të konkurojë denjësisht me tregjet apo territoret e tjera, duke iu dhënë aktorëve dhe qytetarëve të tij, mundësinë për një ofertë më të mirë se sa ajo e konkurrentëve. Ky aktivitet përgjithësisht realizohet nga agjenci zhvillimi, për llogari si të aktorëve publikë, ashtu edhe të atyre privatë.

Marketingu territorial, duke qënë një disiplinë e re, mbetet akoma në përpunim dhe ristrukturim e sipër. Sipas historianit Stephen ard, disa praktika të marketigut territoial janë shfaqur edhe gjatë shekullit XIX, si përgjigje ndaj zhvillimeve integruese dhe globalizuese të jetës ekonomike dhe sociale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më pas në Evropë dhe më gjërë. Në rrjedhën e viteve, ai është parë e studjuar si nga pikëpamja teorike, ashtu edhe nga ajo praktike, ku si njëri, ashtu dhe tjetri dimension, konsiderohen komplementarë në përkufizimet e dhëna. Në përplasjen mes koncepteve teorike dhe përfundimeve të fituara nga zbatimi në praktikë e tij si politika zhvillimi, marketingu territorial ka marrë trajta të diferencuara d.m.th. ai është konceptuar dhe trajtuar teorikisht (degët dhe elementet përbërëse), ndërtuar si politikë dhe zbatuar si mjet zhvillimi lokal në forma të ndryshme.

Në rrjedhën e dekadave, marketingu territorial është pasuruar gjithashtu nga prurjet e reja të ekonomisë rajonale dhe urbane, nga zhvillimet integruese ekonomike e tregtare, ekonomia industriale, turizmi dhe konkurrueshmëria mes tregjeve në një shoqëri gjithmonë dhe më të integruar. Në këtë ambient të ri ekonomik e shoqëror, që sa vjen e bëhet më global dhe më i integruar, praktika e marketingut territorial nga shumë autorë, konsiderohet gjithmonë e më shumë thelbësore për të gjithë administratën qendrore dhe lokale, përgjegjëse për zhvillimin e territorit. Kjo është e mundur sepse nga aplikimi i marketingu territorial, fitohen metoda, mjete dhe praktika të veçanta dhe të dobishme, që kontribojnë në përmirësimin e aktiviteteteve ekonomike e social-kulturore në territorin e dhënë.

Veçanërisht në fillimet e këtij shekulli, autorë të ndryshëm kryesisht evropianë, evidentojnë një element të ri të përmbajtjes së marketingut territorial, duke e cilësuar atë shumë të rëndësishëm : “një frymë dhe shpirt të ri për administratën lokale, vendimmarrësit publikë dhe private” sepse marketingu territorial vendos “qytetarin/klientin” në qendër të aktiviteteve (Vincent Gollain, 2008).7 Ashtu si shumë                                                             7 Le Club des Développeurs Economiques de l’Ile de France ; «Petit précis de marketing territoria”l, Vincent Gollain, 2008 

Page 28: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

16

autorë të tjerë që theksojnë rëndësinë e publikut, autori në fjalë veçon se, vështirësia më e madhe mbetet njohja e publikut, përshtatja sa më mirë e produkteve/shërbimeve me kërkesat/shijet e tij. Parë nën kontekstin e marketingut territorial, parimi i marketingut tradicional, do të thotë vendosja e qytetarit në qendër të ndërmarrjes, duke aplikuar një seri metodash dhe mjetesh për të arritur qëllimin, nëpërmjet maksimizimit të përdorimit efektiv të burimeve të territorit në fjalë.

Në studimin tonë ne kemi synuar: plotësimin ose përmbushjen e dëshirave të të gjithë aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm nëpërmjet një këndvështrimi potencial unik, optimizimin e burimeve të disponueshme, si dhe të demonstrojmë kapacitetin tonë për të dëgjuar dhe programuar. Duke qenë se e gjithë veprimtaria e marketingut territorial zhvillohet për të arritur përmbushjen e interesave të përbashkëta të të gjithë aktorëve pjesmarrës në të, atëherë analiza e interesave të tyre marrin prioritet. Nëpërmjet theksimit të interesave të përbashkëta, ne mundemi të ndërtojmë politikat adekuate, në funksion të zhvillimit dhe kohezionit social.

Nën dimensionin e një ndërmarrjeje me theks territorin, veprimtarie të përbashkët mes aktorëve të territorit, marketingu territorial është i gjerë si në koncept, ashtu edhe në përmbajtje, por po aq i gjerë është edhe si praktikë. Mundet gjithashtu, që marketingu territorial të aplikohet ndaj një projekti specifik, si p.sh. për një projekt të madh urbanizimi apo për një shërbim specifik. Por mundet gjithashtu të aplikohet edhe si një ndërmarrje/aktivitet i përbashkët, gjithëpërfshirës dhe kompleks, që synon forcimin e veprimtarisë ekonomike, turistike e kulturore në një territor të dhënë, siç është rasti ynë i studimit – zona Kinostudio.

Çështja e marketingut territorial, është tashmë një aktivitet apo ndërmarrje që ka filluar të trajtohet pothuajse nga e gjithë literatura botërore. Kjo disiplinë e re zbatohet edhe në kuadër të zhvillimeve integruese dhe globalizuese, si p.sh. ndërkombëtarizimi i veprimtarive ekonomike-tregtare, krijimi i zonave të reja ekonomike në rrafshin global apo zhvillimi i shpejtë i teknologjive të reja. Në këtë plan, gjithmonë e më shumë kërkohen zgjidhje me karakter lokal/zonal, bazuar në mundësitë dhe kapacitetet që mund të ofrohen nga territori, në raport me zonat/territoret e tjera gjeografike. Këtë detyrë apo mision e merr përsipër marketingu territorial.

Përmbajtja e marketingut territorial, ka marrë gjithashtu forma të reja. Një numër gjithmonë e më i madh institucionesh publike kanë filluar të përdorin logjikën e marketingut territorial, si një mjet për të arritur objektivat e tyre institucionalë. Megjithëse marketingu territorial është studiuar dhe studiohet nga shumë autorë dhë në vende të ndryshme, mbeten akoma shumë aspekte të tij, që meritojnë të studiohen më tej në gjerësi dhe në thellësi.

Në kapitujt e këtij studimi, në përmbushje të arsyetimit llogjik mbi qëllimin e studimit tonë, si dhe në ndihmë të përgjigjeve për çështjet dhe nënçështjet që shtruam në fillim, ne do të përpiqemi t‘iu japim përgjigje pikërisht këtyre pyetjeve dhe të tjerave nënpyetje si këto, duke u udhëhequr nga ideja se, zhveshja e territorit nga kufijtë administrativë dhe trajtimi vetëm nga këndvështrimi territorial, na lejon lehtësisht të identifikikojmë rrjetin e vlerave mbi të cilat ngrihet, funksionon dhe zhvillohet territori në shqyrtim. Ky këndvështrim është pjesë e tendencës së sotme, për t’i dhënë sa më shumë rëndësi formimit të marrëdhënieve mes rrjeteve të aktorëve. Produktet lokale formojnë një bashkim sinergjie me kapacitete të mjaftueshme për të rritur prodhimet dhe shërbimet lokale, shumë më tepër se sa në rastin kur ato (rrjetet, degët apo elementet) do të vepronin dhe funksiononin të ndara.

Studimi ynë zhvillohet në tri drejtime:

Page 29: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

17

- drejtimi i parë, ka për synim të trajtojë marketingun territorial në rrafshin teorik, të studiojë lidhjet e tij me llojet e tjera të marketingut, në funksion të shpjegimit të karakterit ndërdisiplinor të marketingut të territorit, për ta analizuar atë si disiplinë dhe për të nxjerrë një përkufizim tonin;

- drejtimi i dytë, ka për synim studimin e elementeve të tjera të nevojshme, që lidhin marketingun e territorit me manaxhimin e tij, në funksion të hapit të mëtejshëm të studimit tonë, që është ai i ndërtimit të modelit manaxherial të marketingut të territorit;

- drejtimi i tretë, prezanton spektrin aplikativ të modelit manaxherial të marketingut të territorit, në rastin e zonës së Kinostudios (Tiranë).

Çështja kryesore, është përcaktimi i përmbajtjes së marketingut territorial, përkufizimet dhe kufizimet e ndryshme të tij, të cilat mbeten nën ombrellën e interesave administrative dhe jo gjeografike/fizike të tij. Një tjetër koncept i rëndësishëm, është edhe shkalla e ndarjes së nivelit të përmbushjes së interesave/dëshirave nga aktorë të ndryshëm, pjesëmarrës në territorin tonë, duke na lejuar të qartësojmë më mirë objektivin tonë të studimit dhe punës kërkimore. Përsa kohë që thelbi i problemit, përfshin rolin e marketingut si një disiplinë shkencore, ky punim shkencor dhe ky kapitull i dytë orientohet drejt veçantive territoriale dhe analizës, përshkrimit dhe interpretimit territorial të tregut, me dimension ndërveprues.

Në këtë kapitull, do të merremi me literaturën e shqyrtuar, si atë evropiane, ashtu edhe atë amerikane mbi konceptet, përmbajtjen dhe modelet e marketingut territorial, me qëllim që të shohim se si ka evoluar kjo disiplinë ndër vite dhe në territore të ndryshme. Po në këtë kapitull, do të studiojmë literaturën në lidhje me elementët që realizojne lidhjen mes koncepteve të marketingut të territorit dhe atyre manaxheriale.

 

II.2 Autorë të ndryshëm mbi marketingun territorial

Marketingu territorial aktualisht, konsiderohet një nocion relativisht i ri dhe i papërcaktuar qartë. Ekzistojnë koncepte të ndryshme në lidhje me këtë disiplinë. Kjo ka ardhur nga fakti se teoria dhe konceptet mbi marketingun territorial, jo vetëm janë zhvilluar vonë, kryesisht në dekadat e fundit të shekullit XX, por edhe sepse vetë vendet e ndryshme, të cilat kanë dallimet mes tyre në fushën e kulturës, nivelit të zhvillimit ekonomik-shoqëror, nevojave, interesave dhe objektivave që duan të arrijnë, i kanë dhënë atij përmbajtje koceptuale të ndryshme. Kështu, nëse literatura angleze, marketingun territorial, zakonisht e quan si vend/vendosje marketingu, shkollat gjermane e trajtojnë atë si marketing të komunave/komuniteteve. Dhe për ta bërë konceptin e marketingut territorial edhe më të komplikuar, shumë autorë flasin për marketing lokal dhe rajonal, marketing hapsire, marketing bashkiak, ose marketing për qytetin (Ashworth and Voogd, 1990, Rumpel, 2002, Kotler et al, 1993 or Janečková and Vaštíková, 1999).8

Në thelb, mendimi ynë është se të gjitha konceptet, lidhen me përpjekjet për të përshtatur instrumentet e marketingut tradicional, me nevojat secifike të një territori të

                                                            8 Suchacek, J 2008 ”Territorial marketing in the Czech Republic: a trial- and- error process” V SB - TU Ostrava, Faculty of Economics, fq. 1, në referencë të autorëve: Asworth and Voogd, 1990, Rumpel, 2002, Kotler et al, 1993 or Janečková and Vaštíková, 1999

Page 30: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

18

caktuar. Dhe përderisa nevojat specifike të territoreve të ndryshme janë të ndryshme, është e qartë që do të marrim koncepte të ndryshme të marketingut territorial. Edhe aplikimi në një hapsirë të dhënë, përbën në realitet një funksion të ri të marketingut. Megjithatë, përkufizimet e ndryshme të marketingut territorial, sa vijnë e bëhen gjithmonë e më shumë një detyrë e komplikuar dhe e vështirë, sepse bashkia ose rajoni/zona përfshijnë shumë më shumë njësi, aktorë me veprimtari dhe interesa të ndryshme, se sa një ndërmarrje. Bazuar të argumentimet që japin shumica e autorëve, ne mund të dalim në një konkluzion të përgjithshëm.

Elementë të përbashkët të Marketingut territorial mund të gjenden ose mund të identifikohen më lehtë në tërësinë e instrumenteve, metodave dhe koncepteve të fituara në një territor të dhënë, se sa në objektivat që synohen të përmbushen.

Ndaj dhe në studimin tonë, qëllimi kryesor është të sigurojmë njohjen me praktikat e zhvillimit territorial në Bashkinë e Tiranës, Njësia Bashkiake Nr.4, dhe Komuna Dajt. Mbështetur në strategjitë e tyre të zhvillimit ekonomik, urban dhe social, synohet identifikimi i potencialeve të zhvillimit në zonë, si dhe marrja e mendimit dhe opinionit të qytetarëve, në mënyrë që të përdorim ato instrumente studimi, metoda kërkimore dhe ofrojmë koncepte ekonomike-sociale dhe urbane, në funksion të objektivave tona. Kështu, marketingu territorial analizohet si proçes dhe ndërmarrje aktorësh lokalë dhe zonalë, të lidhur ngushtë me kërkesat e qytetarëve, me qëllim final maksimizimin e funksionimit efiçent ekonomik dhe social të territorit tonë, në linjë me objektivat tashmë të mirëpërcaktuara.

Përdorimi gjithmonë e më i gjerë në kohët e sotme i marketingut territorial, për mendimin ekonomik bashkohor, përbën tashmë një nga fushat kryesore të reagimit ndaj transformimeve social-ekonomike, lëvruar kryesisht në vitet 1970-1980 pothuaj në të gjithë vendet e zhvilluara europiane. Vendosja e theksit mbi përgjegjshmërinë dhe aktivitetin individual, kufizimin e ndërhyrjeve shtetërore në funksionimin e mekanizmave të tregut ose krijimin e ambienteve stimuluese për aktivitetet private, janë duke fituar gjithmonë e më shumë terren, rëndësi parimore, në zhvillimet e kohëve të sotme moderne.

Sforzi (1994) mendon që ky fakt shpreh “një ide komplekse, të vështirë për t’u fokalizuar, në të cilën teoria kryesore është akoma në fazën rudimentale dhe kur duhet vënë në praktikë, është në fazën fillestare”.

Një përcaktim, që shpjegon lidhjen mes marketingut tradicional dhe atij të territorit, është ai i Van den Berg (1990), i cili thotë që “një qytet duhet menaxhuar si një ndërmarrje”, duke përcaktuar kështu faktin që menaxhimi i një territori duhet bërë i orientuar nga tregu.

Zhvillimet lokale/zonale dhe rajonale kanë filluar të perceptohen kryesisht në kuptimin e stimulimit të potencialeve të brendshme (Ježek, 2007 or Sucháček, 2005a, b, c ).9 Me qëllim që të arrihet nxitja dhe aktivizimi i potencialeve lokale, është e nevojshme të realizohen ose kryhen reforma instuticionale, si dhe të aplikohen metoda të reja dhe fleksibël të manaxhimit të territorit. Nga ana tjetër, disa autorë parashtrojnë ndikimin e madh të rrjetit të aktiviteteve në zhvillimet lokale dhe rajonale, mënyrave të funksionimit të këtij rrjeti, të cilat marrin formën e faktorëve “të fortë” shumë të

                                                            9 Ježek,J. 2007 ”The Renewal of the rural territoriesin the Czech Republic” pikat a, b, c

Page 31: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

19

rëndësishëm dhe vendimtarë, për një zhvillim dinamik të zonave apo rajoneve që merren në analizë (Granovetter, 1991 or Wite, 1981). 10

Gjithashtu, në vendet e zhvilluara dhe post-industriale, faktorët lokalë, tradicionalë, janë konsideruar shumë e pak të përfshirë, gjithmonë dhe kudo dhe një vëmendje e veçantë (në disa drejtime) iu kushtohet faktorëve modernë lokalë të “butë” të tillë si imazhi i rajonit, cilësitë insitucionale të sektorit publik ose cilësia e ambientit, përdorimi në rritje i elementëve të ndryshëm të maketingut territorial. Në këtë ndërmarrje gjithëpërfshirëse, marketingu tradicional, i përdorur gjerësisht për aktivitetin e fimave private, është bërë gjithashtu subjekt i marketingut të quajtur zgjerues, i cili bën të mundur aplikimin e tij pjesor, në sferën e zhvillimit të Bashkisë apo rajonit të dhënë (Rumpel, 2002).

II.2.1 Modeli amerikan Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administratorët e parë që janë marrë

sistematikisht me zhvillimin e territorit lokal, kanë përdorur kategori konceptuale tipike të marketingut, të huazuara nga teknikat e shitjes së produkteve dhe ofrimit të shërbimeve. Rezultati i kësaj veprimtarie praktike, ishte dhënia e një modeli që nënkupton një vizion pragmatik bazuar në konceptin anglo-sakson. Sipas këtij modeli, synimi themelor i një komuniteti lokal është “të shesë ato që posedon“ për të interesuarit për: zonat urbane, fushat ku aplikohet ulje/reduktimi apo përjashtimi nga taksat, drejtimet për të tërhequr investimet e huaja, promovimi i programeve promovuese të territorit etj.

Në modelin amerikan, marketingu territorial konsiderohet jo vetëm një produkt, por produkt-mall, që në terma ekonomikë, duhet të shitet. Duke qënë se ky përbën thelbin e modelit amerikan të marketingut territorial, atëhere edhe i gjithë procesi i studimit, metodologjia dhe hapat e zbatimit të tij nga aktorë të ndryshëm, udhëhiqen nga synimi i maksimizimit të fitimit. Në këtë kuptim, modeli amerikan i marketingut territorial si produkt ekonomik, e njëhson atë me mjetin për të qënë i përdorur nga politikat ekonomike të rajonit/qytetit të dhënë, me qëllim rritjen e vlerës monetare të kapitalit fizik në të.

II.2.2 Modeli evropian Modeli europian është i ngjashëm me modelin amerikan, por nën një përmbajtje

më të gjerë kulturore, administrative dhe sociale të rajonit/zonës së dhënë. Në modelin evropian, përmbajtja e re ose elementet shtesë të përmbajtjes, kanë të bëjnë me faktin se ky koncept përfshin qëllimin për ndërtimin e një sistemi atraktiv të territorit në tërësi, pra është gjithëpërfshirës dhe si i tillë, ai përfshin të gjithë aktorët e sferës publike dhe private. Në këtë kuptim, ky model është një model studimi dhe veprimi që nënkupton:

                                                            10 R. Swedberg, 2004 “What has been Accomplished in New Economic Socialogy and Where is it Heading?”, fq. 317, në referencë të autorëve: Granovetter, 1991 or VVite, 1981

Page 32: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

20

“një vend ku jetohet, një vend ku investohet, një vend për t’u vizituar dhe rivizituar”.

Duhet të theksohet se dy modelet si më sipër – megjithë ngjashmëritë mes tyre – kanë diferenca konceptuale dhe aplikative, që lidhen edhe me ndryshimet që ekzistojnë mes shkollave ekonomike dhe politike europiane dhe atyre amerikane (anglo-saksone). Ndër elementet dalluese janë p.sh. komponentet kulturore dhe sociale, të cilat në modelin evropian të marketingut territorial, janë më të theksuar, se sa në atë amerikan. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se në këtë të fundit ato nuk merren në konsideratë, por mbeten më dytësore. Kjo është arsyeja kryesore përse marketingu territorial si koncept, teori, studim, plan zhvillimi dhe politikë është më i lëvruar në Evropë se sa në Amerikë apo vende të tjera të botës.

Në këtë linjë arsyetimi, ne mendojmë se, përveç trashëgimisë në fushën e mendimit ekonomik, politik e social, të traditës dhe kulturës europiane, një nga shkaqet e këtyre diferencave mund të kërkohet edhe tek sistemi i integrimeve evropiane dhe të vetë ngritjes dhe funksionimit të Bashkimit Europian si filozofi, politikë dhe praktikë ku elemente si solidariteti, kohezioni social, zhvillim i harmonizuar/rajonal, etj, përbëjnë vlera evropiane, që udhëheqin institucione dhe aktorë të ndryshëm në jetën ekonomike, politike e sociale, më shumë se në çdo hapsirë tjetër në botë.

II.3 Degët e marketingut territorial Në përmbajtjen e vetë, si model dhe koncept europian, marketingu territorial

është gjithëpërfshirës, d.m.th. studimi i tij përfshin të gjithë aktorët dhe fushat në territorin e dhënë. Si i tillë, ai përbën një mjet për menaxhimin e territorit dhe zhvillimin e vlerave të tij nëpërmjet promovimit të mallrave, shërbimeve, punës dhe aktiviteteve të qytetarëve si dhe të organizatave të ndryshme që veprojnë në atë territor. Autorë të ndryshëm evropianë edhe këtu japin përkufizime të ndryshme, por ata bashkohen në rastin kur trajtohet marketingu territorial si përmbatje degësh. Në këtë këndvështrim, ata kanë rënë dakord për ndarjen e përgjithshme të tij, në tre degë:

o Marketing turistik - që lidhet me promovimin e vlerave të territorit të dhënë në fushën e turizmit. Kjo degë përfshin turizmin në kuptimin e gjerë të tij: promovim të vlerave të mirëfillta turistike, historike, kulturore të territorit. Në këtë degë përfshihet edhe promovimi i imazhit, si aktivitet ku angazhohen jo vetëm strukturat përkatëse, por edhe vetë aktiviteti dhe jeta e përditshme e aktorëve dhe individëve.

o Marketing i kapaciteteve profesionale dhe biznesit - që lidhet me aktivizimin e aktorëve të biznesit në zhvillimin ekonomik. Megjithëse vetë aktorët e biznesit, që kryesisht janë organizata dhe njësi private, kryejnë marketingun tradicional, ato vijnë dhe përfshihen në marketingun territorial si elementë themelorë të tij. Kjo ndodh sepse biznesi dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i territorit, përbëjnë thelbin e marketingut territorial.

o Marketing i qytetit ose zonës/rajonit – që lidhet me rolin e qytetarëve dhe organizatave në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të territorit (EU Archimedes Program, Actions to Regenerate Cities and Help and Innovate,

Page 33: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

21

Mediterranean Economic Development, 2007-2010).11 Në kuptimin më të detajuar, me këtë degë, kuptojmë përfshirjen e aktorëve të tjerë jo ekonomikë dhe jo turistikë, që zhvillojnë aktivitetin dhe jetën e tyre në territorin e dhënë. Si edhe në degën e parë apo edhe në atë të dytë, marketingu i qytetit, është në vetvete imazh dhe promovim vlerash tërësore, konkurruese dhe zhvilluese, në raport me territoret e tjera.

Të tri degët e mësipërme, nxjerrin në pah përmbatjen e plotë të marketingut të territorit, sipas të cilit të gjithë aktorët janë objekte dhe subjekte në veprimtaritë e ndryshme, nën një politikë administrative në atë territor të dhënë. Ata bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë në përmirësimin e përdorimit të aseteve – kapitaleve fizike, monetare dhe njerëzore/qytetare për zhvillimin tërësor dhe harmonik të territorit, si një unitet ekonomik e social.

Në këtë kuptim, marketingu territorial merr trajtën e një mjeti themelor në menaxhimin e territorit dhe zhvillimin e vlerave të tij, nëpërmjet promovimit të mallrave, shërbimeve, punës dhe aktiviteteve të qytetarëve, si dhe të organizatave të ndryshme që veprojnë në atë të territor, në të tri degët: turistike, biznesit dhe qytetarëve.

II.4 Literatura bashkohore mbi përmbajtjen dhe elementet e marketingut territorial Para se të analizojmë kuadrin konceptual të marketingut territorial, duhet të

bëjmë edhe një qartësim tjetër, jo vetëm teorik: dallimet dhe të përbashkëtat mes marketingut tradicional dhe marketingut territorial, si konceptime teorike dhe veprimtari praktike.

Gjatë shtjellimit të temës, ne kemi dhënë, në një mënyrë a në një tjetër edhe kuptimin e diferencuar të marketingut tradicional nga ai territorial. Kështu, p.sh. kur është trajtuar modeli evropian dhe modeli amerikan i marketingut të territorit, është theksuar se ky i fundit bazohet kryesisht në konceptin tradicional të marketingut, d.m.th. nën këndvështrimin ekonomik të tij. Ndërsa ai evropian merr një trajtë më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse për territorin e dhënë.

Marketingu tradicional në thelbin e vetë kuptohet si kombinim i katër elementeve:

-Produkti ose Shërbimi që kompania iu ofron konsumatorëve dhe që përfshin cilësitë fizike të tij, çfarë nevojash ai përmbush, çfarë e dallon produktin apo shërbimin tonë nga ai i konkurrentëve, çfarë dobie sjell, etj.

-Çmimi që i vendoset produktit apo shërbimit, i cili duhet të jetë i tillë që njëkohësisht të plotësojë pritshmërinë e klientit, të jetë konkurrues në treg dhe të sjellë fitimin e dëshiruar për kompaninë,

-Vendi ose shpërndarja, që përfaqëson vendin ku shiten produktet apo shërbimet, në mënyrën që të kënaqë kërkesat e konsumatorëve,

-Promocioni, që përfshin mënyrën e komunikimit nga ana e kompanisë të karakteristikave të produktit apo shërbimit për konsumatorët apo audiencën e synuar, me qëllim nxitjen e shitjes së produkteve apo shërbimeve.                                                             11 EU Archimedes Program, Actions to Regenerate Cities and Help and Innovate, Mediterranean Economic Development, 2007-2010, fq.1

Page 34: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

22

Duke krahasuar përkufizim dhe përmbajtjen e marketingut tradicional me atë të marketingun territorial, ne mund mund të dallojmë ndryshimet mes tyre, të cilat po i rendisim si më poshtë :

marketingu territorial është tërësor dhe gjithëpërfshirës, ndërsa ai tradicional është sektorial (fusha ekonomike e biznesit),

marketingu territorial, ndërsa është konkurrencë mes aktorëve, ai është njëherësh edhe një marrëdhënie dinamike në interes sa të aktorëve aq edhe të komunitetit të atij territori,

marketingu territorial është bazë dhe mjet i rëndësishëm në ndërtimin e strategjive të zhvillimit dhe zbatimit të politikave të administratës lokale/qendrore dhe madje në nivel edhe kombëtar, ndërsa ai tradicional i shërben strategjisë së një firme/kompanie dhe vetëm për produktet apo shërbimet,

marketingu territorial është në interes të të gjithë komunitetit, ndërsa ai tradicional vetëm të biznesit që prodhon ato produkte/shërbime, si dhe të një grupi të dhënë konsumatorësh.

Nga kjo analizë krahasuese mes marketingut territorial dhe marketingut

tradicional, ne mund të konkludojmë se modeli amerikan i marketingut territorial mund të quhet “marketing i zgjeruar i marketingut tradicional“, përderisa ai mbështetet pothuajse terësisht në kategoritë ekonomike dhe të biznesit.

 

II.4.1 Këndvështrim teorik Autorja italiane Sara Bassani, Universiteti i studimeve Bergamo, Fakulteti i

Ekonomisë, në studimin e realizuar në vitin 2002: “Territori, kufijtë she aktorët: për një përcaktim të vlerës së një territori”12, duke kryer analizën e saj mbi marketingun territorial, ka ofruar edhe konceptet bazë teorike të tij. Bazuar në këtë analizë kërkimore-shkencore, ne vijojmë më poshtë, jo vetëm duke e sjellë marketingun territorial në dimensionin e tij më të qartë, më të plotë, por edhe duke e pasuruar atë me elemente të tjera, nëpërmjet një ballafaqimi analitik, mes përkufizimeve të ndryshme, të evidentuara si më sipër.

E reja tjetër që ne do të sjellim në këtë çështje, lidhet edhe me trajtimin e përmbatjes së marketingut territorial, nisur nga mendimi ekonomik dhe strategjik i zhvillimit të vendit tonë, studiuar në linja të përgjithshme dhe i Tiranës në veçanti. Kjo e re, do të përkthehet në analizën e disa elementeve promovuese të ekonomisë dhe biznesit, por që bazohen te vlerat dhe resurset e zonës së Kinostudios, të cilat ne duam t’i promovojmë më tej si: imazhi mediatik, vlerat turistike, pasuritë kulturore etj.

Në dekadat e fundit është arritur që marketingu territorial të konsiderohet si disiplinë, me një konceptim sa më organik. Në mënyrë të vecantë, është arritur progres drejt objektit të studimit të tregut, si tërësi aktorësh ku, për shumë autorë kjo

                                                            12 Bassani S., “Territori, confini e stakeholders: per una definizione del valore di un territorio” PhD Disertation, Università degli studi di Bergamo, Italia, 2002 

Page 35: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

23

konsiderohet një etapër e re, drejt rrugës kërkimore-shkencore të zhvillimit ekonomik dhe social.

Marketingu territorial, në fakt, ka lindur si një zgjerim i konceptit dhe praktikës të territorit, si një kalim i praktikave të administrimit, në një zhvillim autonom të disiplinës së planifikimit të marketingut. Në veçanti, përmbajtja teorike e marketingut territorial, përmbledh shumë kategori të marketingut. Do të zgjateshim shumë në pjesën teorike, sikur t’i vendosnim të gjitha në listën tonë, për të shpjeguar lidhjet e tyre me marketingun e territorit, në mënyrë që të pasqyrojmë ndikimin e tyre tek ky i fundit.

Për këtë arsye kemi zgjedhur vetëm disa degë të marketingut si: - marketingun turistik, - marketingun publik, - marketingun e marrëdhënieve, - marketingun social, - marketingun e ndërmarrjes, - marketingun ndërdisiplinor Figura 2.1 paraqet në mënyrë skematike lidhjen e marketingut territorial me

disiplinat e tjera si më sipër.

Figura 2.1 Marketingut territorial, ndërmarrje ndërdisiplinore  

Page 36: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

24

 

Përpara se të analizojmë këtë përmbajtje të gjerë të marketingut territorial të ofruar nga literatura e shqyrtuar bashkohore, si përmbajtje teorike, ne mund të qartësojmë se kjo përmbajtje, nuk duhet të ngatërrohet me degët e marketingut territorial. Në qoftë se në ndarjen në degë, autorë të ndryshëm e kanë përcaktuar atë bazuar në kriterin e fushave “të dukshme” të territorit, përmbajtja e marketingut territorial si konceptim, bazohet në kriterin e vëzhgimit tërësor të territorit, në të cilin përfshihen elemente të dukshme dhe të padukshme të tij.

II.4.1.1 Marketingu turistik Literatura e shqyrtuar dhe kryesisht ajo evropiane, e konsideron marketingun

turistik si elementin themelor të marketingut territorial. Vendi parësor i këtij elementi, lidhet me zhvillimet e vrullshme që kanë marrë në kohët e sotme rrjetet, kontaktet dhe marrëdhëniet ndër-njerëzore, me ngritjen dhe zhvillimin e shpejtë të industrisë së turizmit, e cila për shumë vende dhe rajone të botës, është shndërruar në shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe social të tyre. Nga statistikat a marra nga Organizata Botërore e Turizmit, në diët e sotme industria turistike është industria që zë vendin e parë për nga të ardhurat që sjell në krahasim meindustritë e tjera. Si për të evidentuar edhe më shumë këtë rëndësi të turizmit, disa autorë kanë dhënë edhe përkufizime të tij si p.sh. Kotler (Franch, 2002; Peroni, 1997)13, i cili e konsideron marketingun turistik “si element plotësues natyral të marketingut territorial” pasi me teknikat e tij, përcillet vetë tregu i territorit pranë konsumatorëve, që janë gjithmonë e më të shumtë në numër.

Për vetë peshën e madhe që ka marrë marketingu turistik, ne mund të përmendim këtu edhe një tjetër autor, J. Christopher Hollvvay i cili, në librin me titull “Marketing for Tourism”, 2004 thekson se “marketingu për zhvillimin e turizmit, si element i marketingut territorial, plotëson teorinë mbi marketingun në tërësi, si dhe ndihmon në aplikimin e tij, në sektorë të ndryshëm të industrisë së udhëtimeve dhe turizmit”. Kuadri i tij teorik, merr në konsideratë, ndryshimet e ndodhura në dekadat e fundit, në ambientin e marketingut tradicional. Por nga ana tjetër, është për t’u evidentuar edhe dimensioni ndërkombëtar i marketingut turistik, roli i strategjive promovuese të kryera në bashkëpunim mes tyre dhe aktorëve publike (qeveritë), si dhe fakti tjetër i rëndësishëm që lidhet me ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta të formave dhe trajtave të marketingut turistik.

Nga analiza e marketingut turistik të këtij autori dhe të disa autorëve të tjerë, ne mund të konkludojmë se, ndërtimi i marketingut turistik, përfshin jo vetëm objektivat e aktorëve të fushës së industrisë së turizmit, por edhe të rrjetit të lidhjeve mes tyre dhe aktorëve të tjerë të territorit tej rajonal dhe tej lokal. Prandaj, në epokën ku jetojmë, tregu turistik konsiderohet ai që kërkon të sfidojë, duke ofruar gjithmonë e më shumë një gamë sa më të gjerë dhe të ndryshme shërbimesh. Janë aktorët e turzimit, ata që bëjnë përpjekje të mëdha për të njohur sa më mirë, jo vetëm kapacitetet në rajonin apo zonën e dhënë, por mbi të gjitha, për të bërë të mundur që këto kapacitete t’iu përgjigjen shijeve të konsumatorëve.

                                                            13 Franch, 2002; Peroni, 1997

Page 37: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

25

Kjo është arsyeja, që disa autorë të mendimit ekonomik, pranojnë se marketingu turistik mbetet një “supervizor” për të gjithë aktorët rajonalë dhe lokalë dhe se analizat dhe përfundimet ndaj tij, duhen marrë shumë në konsideratë nga përpunuesit e strategjive rajonale të zhvillimit ekonomik. Në ndihmë të të kuptuarit më mirë domethënien e termit që përdorëm më sipër “supervizor”, na vjen njohja me përmbajtjen e marketingut turistik ku, së fundmi, është përfshirë koncepti “aktivitet në rrjet”. Nga ana tjetër edhe aktivitetet në rrjet nuk mund të kuptohen pa zbërthyer dhe studjuar qartë objektivat që duhet të arrihen, nëpërmjet përdorimit të këtij koncepti. Për këtë, literatura bashkohore ofron disa kendvështrime, por që takohen të gjitha në një pikë, që sipas mendimit tonë merr formatin e mëposhtëm:

Objektivi kryesor i krijimit të aktiviteteve në rrjet, mbetet promovimi i vlerave natyrore, historike, infrastruktura funksionale, kapacitetet turistike, karakteristikat kulturore të qytetarëve si: sjellja, mikëpritja, etj. Kjo mundësohet nëpërmjet forcimit të lidhjeve dhe një integrimi më të fortë të rrjetit të aktiviteteve të aktorëve tanë, jo vetëm turistikë, duke dhënë kështu imazhin e territorit si një unitet kompleks, me karakteristika specifike atraktive për klientët, turistët apo vizitorët lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Në formulimin e një formati të tillë të marketingut turistik, ne kemi konsideruar sigurisht edhe rastin tonë të studimit, ku marketingu turistik do të jetë element shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon të arrijmë një miradministrim të aktiviteteve të shumta mes aktorëve në zonën e Kinostudios. Siç trajtohet edhe në kapitullin IV, vlerat turistike të zonës sonë do të na ndihmojnë në implementimin me efikasitet të modelit manaxherial bazuar në marketingun territorial, në përputhje me objektivat strategjike të zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies në atë territor.

II.4.1.2 Marketingu publik Nga teoritë e shqyrtuara mbi marketingun publik, ne dimë se ai trajton mënyrat e

përdorimit të marketingut në organizatatat apo aktorët publikë. Duke qenë element i marketingut territorial, marketingu publik është një sektor i ri studimi, vecanërisht i dobishëm për administratën publike, megjithëse parimet dhe praktikat e tij janë përdorur gjithmonë në punët administrative, por nën këndvështrimin e marketingut tradicional. Ndërsa, si pjesë e marketingut territorial, literatura e sotme e studjon atë, për të kuptuar më mirë racionalitetin në përdorimin e tij nga aktorët publikë, si edhe si mjet dhe instrument për zhvillimin e strategjive të marketingut. Marketingu publik, si derivat i marketingut në tërësi, përfshin edhe analizën e koncepteve bazë si marketingun miks, segmentimin e tregut, grupet e interesit, menaxhimin e marketingut, aktorët dhe marrëdhëniet mes tyre në territorin e dhënë, etj.

Disa pjesë apo derivate të marketingut publik, merren dhe janë edhe elemente të marketingut territorial ose kur trajtojmë marketingun publik, e lidhim atë vetëm me aktorët publikë.

Bazuar më studimin e autorit rumun, Tudor Ţiclău (Facultatea de Stiinte Plotice, Administrative si ale Comunicarii, Universitatea Babes – Bolay, 2012, Romania)14, ne mund të ofrojmë në mënyrë të përmbledhur synimet e marketingut publik :

                                                            14 Ţiclău, T. 2012, “Markeing and Public Administration”, Facultatea de Stiinte Plotice, Administrative si ale Comunicarii, Universitatea Babes – Bolay, Romania 

Page 38: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

26

o efektivitet i lartë i aktivitetit të aktorëve publikë, të cilët konsiderohen aktorë themelorë në shërbim të strategjisë së marketingut territorial,

o njohja me konceptet bazë teorike të marketingut publik, në mënyrë që të zhvillohet edhe mendimi kritik në administratën lokale/rajonale,

o aftësimi i vendimarrësve të politikave të zhvillimit, për të implementuar idetë dhe konceptet e marketingut publik, në planet dhe strategjitë e marketingut territorial,

o marrja në konsideratë e reagimeve të publikut, përgjatë fazave të implementimit të strategjive dhe planeve të zhvillimit,

o aftësimi për të përdorur mjetet studimore analitike si: identifikimi i nevojave zhvillimore, analiza e veprimtarisë së aktorëve në terren, kryerja e një studim analitik me objektiva të përcaktuara, studimi i segmenteve të tregut,

o ndërtimi i një marketingu publik me perspektivë zhvillimi afatgjatë. Në funksion të synimeve të marketingut publik, kërkohet të tërhiqet vëmendja

dhe të informohen qytetarët, për të marrë prej tyre reagimet lidhur me zbatimin e strategjive dhe politikave të zhvillimit në nivel të pushtetit lokal ose qendror. Në këtë kendvështrim, si koncept i përgjithshëm, marketingu publik (disa autorë e cilësojnë marketing i qytetit apo qytetarit) mund të cilësohet si pika fundore e veprimtarisë së aktorëve privatë dhe sidomos publikë (qeverisja lokale, rajonale dhe kombëtare) dhe shfaqet si mjet për të përmbushur objektivat themelore të marketingut territorial: kërkesat dhe shijet e qytetarit d.m.th. të konsumatorit për produkte dhe shërbime.

Në terrenin ku aktorët përpunojnë strategjitë e tyre ekonomike dhe të biznesit, si dhe zhvillojnë veprimtarinë e tyre konkrete, duhet të mbahet në konsideratë gjithashtu edhe fakti se: qëllimi kryesor është dhe mbetet shërbimi ndaj publikut. Prandaj administrata lokale duhet ta njohë, studjojë dhe analizojë marketingun e publikut në territorin e saj, sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të përmbushë më mirë të politikat e saj të zhvillimit ekonomik dhe social, në komunitetin ku ajo zhvillon aktivitetin e saj.

Ky është koncepti modern për kohën ku jetojmë, ku përparësitë e “fitimit për të tërë komunitetin/ shoqerinë” sa vijnë edhe bëhen më dominante, më përparësore dhe më gjithëpërfshirëse. E gjitha kjo realizohet nëpërmjet ndërtimit të strategjive dhe politikave të zhvillimeve të qëndrueshme ekonomike, si dhe nën një kohezion social sa më të lartë, qofshin këto lokale/territoriale, kombëtare, rajonale po tej rajonale.

 

II.4.1.3 Marketingu i marrëdhënieve Marketingu i marrëdhënieve është përdorur për herë të parë si term, nga autori Ll.

Berry15, në referencë ndaj sektorit të marketingut të shërbimeve. Autori ka trajtuar gjerësisht ndikimin e marrëdhënieve mes aktorëve në marketingun territorial. Ai gjithashtu ka shqyrtuar konceptimin teorik të marketingut të marrëdhënieve, si element i marketingut territorial, duke e zgjeruar dhe pasuruar përmbajtjen e tij. Por si koncept i teorisë së marketingut, marketingu i marrëdhënieve është zhvilluar gati dy dekada më parë, në fund të viteve ’60 dhe me të, janë marrë një numër i madh autorësh.                                                             15 Berry Ll. “Marketing of relations, Emerging Perspectives on marketing”, American Marketing Association. Chicago, 1983, fq. 25

Page 39: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

27

Ne këtu do të vecojmë autoren italiane, S.Bassani, në studimin e të cilës ne gjejmë konceptin e “bashkimit të marrëdhënieve” mes aktorëve të një territori, duke e quajtur atë “paradigmë variabël të marketingut” (Bassani, 2002)16. Sipas këtij përkufizimi, marketingu i marrëdhënieve synon “nisjen, negocimin dhe administrimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimet mes grupeve të interesit, për të arritur avantazhe konkurruese në një treg të dhënë, mbi një bazë afatgjatë kontratash mes klientëve dhe ofruesve të produkteve dhe shërbimeve”.

Nëse e marrim këtë përkufizim në kuadrin e territorit tonë të studimit, dimensioni i marrëdhënieve merr një rëndësi të veçantë, duke u shfaqur si një forcë dhe një avantazh konkurrues vendimtar, për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të tij.

Oferta territoriale, që përfshin: vlerën e kapitalit të instaluar në këtë hapsirë, aktorët që veprojnë në atë territor, ambientin, infrastrukturën dhe qytetarët, si dhe aktorë të tjerë të përhershëm dhe përkohshëm lokalë dhe tej lokalë, që hyjnë në marrëdhënie dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin për të përmbudhur qëllimet e tyre, është në thelb menaxhim marrëdhëniesh d.m.th. marketing marrdhëniesh. Ky është në fakt, vetë thelbi i marketingut territorial.

Marketingu i marrëdhënieve, si element i marketingut territorial para së gjithash konceptohet edhe si marrëdhënie afatgjatë d.m.th. është krijim, ndërvarësi dhe menaxhim i marrëdhënieve mes aktorëve të ndryshëm, në një territor të dhënë, duke përbërë kështu një etapë kyçe në të gjithë procesin e përmirësimit dhe zhvillimit të territorit.

Meqënëse marketingu i marrëdhënieve konceptohet si marrëdhënie mes njërëzve, çështja sa vjen e bëhet edhe më komplekse, sepse në rrjetin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, njerëzit shfaqen ose më saktë udhëhiqen në sjelljet e tyre, sa nga veti të brendshme të karakterit, aq edhe nga karakteristika të edukimit si konsumatorë apo aktorë që ofrojnë produkte dhe shërbime.

Ndër përbërësit e marrëdhënieve mes njerëzve, autorë të ndryshëm veçojnë besimin dhe klimën e besimit mes tyre, si një faktor kyç i marketingut të marrëdhënieve. Parë kështu, vendosja e besimit përbën një tjetër koncept me dobi të madhe për modelin aplikativ të marktingut të marrëdhënieve. Kur njerëzit njihen mirë dhe besojnë në realizimin e objektivave të tyre si marrëdhënie ndërmjet tyre, atëhere themi se kemi arritur ndërtimin e marketingut të marrëdhënieve në territor.

Gjithashtu, duke vijuar në arsyetimin tonë mbi besimin si concept, në marrëdhëniet mes aktorëve ose palëve, si pjesë e rëndësishme e marketingut të marrëdhënieve, që influencon dukshëm në mundësitë dhe mënyrat e zhvillimit të planifikuar të territorit, dallohen edhe dy karakteristika të tij :

1. besimin e individit si shprehje e vullnetit për të arritur ose përmbushur objektivat e caktuara,

2. varësia reciproke mes tyre, si shprehje specifike e marrëdhënieve të interesave aftagjata të bashkëpunimit, respektit, gjetjes së zgjidhjeve, lidhjeve mes njësive të aktivitetit dhe pjesëmarrjes në të, të aktorëve të ndryshëm të interesuar.

Njohja dhe analiza e saktë e këtyre karakteristikave, u ka mundësuar disa autorëve që të thellojmë studimet në aspektin e marrëdhënieve mes aktorëve apo palëve, të cilët luajnë një rol aktiv në përmbushjen e qëllimit për të arritur një rezultat                                                             16 Bassani S., “Territori, confini e stakeholders: per una definizione del valore di un territorio” PhD Disertation, Università degli studi di Bergamo, Italia, 2002

Page 40: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

28

të përbashkët (“Teoria e lojës”, që do të trajtohet më poshtë). Si të tilla, ato aplikohen ndër firma e kompani të ndryshme, duke përbërë kështu një synim strategjik për të gjithë sektorët e tjerë dhe duke mbetur gjithashtu faktorë kryesorë në ndihmë të arritjes së një kohezioni social në komunitet.

Një tjetër autor, që ka dhënë një kontribut të vecantë në trajtimin e marketingut të marrëdhënieve, është edhe Hakannson (International Marketing and Purchasing of Industrial Goods An Interaction Approach By IMP Project Group, Håkan Håkansson, University of Uppsala, JOHN WILEY & SONS Chichester, 1982, p10)17 kryesisht lidhur me marrëdhëniet në ndërveprimin. Kontributi i tij mbetet shumë domethënës në formulimin e modeleve interpretuese afatgjata të këtyre marrëdhënieve të bashkëpunimit mes aktorëve. Në mënyrë të veçantë, Hakannson vëren lidhjet dhe përdorimin e variblave makro-ekonomikë si ambienti, atmosfera dhe shkëmbimet, në analizën e zonës që merr në shqyrtim, duke vënë theksin në ndikimin e këtyre variablave në marrëdhënieve dhe që sjellin ose marrin formën e një rrjeti me ndikim reciprok te secili aktor.

Në këtë rast, teza e hedhur është se marrëdhëniet që zhvillohen ndërmjet dy individëve influencohen nga të tretët (aktorë të tjerë) dhe elementi kyç është kooperimi, i cili duhet të zhvillohet ndërmjet aktorëve. Kështu, konkludohet se njësia e prodhimit /shërbimit, pra një ndërmarrje është një njësi, limitet e së cilës kanë të bëjnë me ndryshime në funksion të veprimtarisë dhe qëllimit të saj dhe marrëdhënieve që ajo vendos me aktorët e tjerë.

Analiza e kësaj çështjeje vijon më tej me autorë të shkollës suedeze, të cilët i trajtojnë marrëdhëniet mes aktorëve, si një bashkim i veçantë lidhjesh brenda një bashkimi të përcaktuar individësh, karakteristikat dhe detyrimet e të cilëve mund të analizohen në funksion të interpretimit të sjelljeve të tyre sociale. Dhe, nëse kjo situatë përkthehet në një ambient biznesi, atëhere ky rrjet lidhjesh konsiderohet si një sistem i këmbyeshëm dhe i kudogjendur, që lidh shumë pika nëpërmjet një gjuhe të specializuar dhe që lejon vetëorganizimin e tyre, duke përdorur informacionin.

Sigurisht, citimi i disa autorëve mbi konceptimin e rrjetit të marrëdhënieve, ka për qëllim që të na ndihmojë në mënyrë që ne të mund të formojmë qasjen tonë për të dhe njëkohësisht të kuptojmë më mirë efektin e këtij rrjeti në marketingun e marrëdhënieve, si më poshtë:

 

Përmbajtja e rrjetit të marrëdhënieve - si marketing të marrëdhënieve – merr formën e një kërkimi të vëmendshshëm lidhur me rolin vendimtar që ato luajnë në një ambienti konkurrues. Ato lidhin dhe bashkojnë komunitetin e aktorëve në territor, të cilët duhet të veprojnë sipas një strategjie sa më të plotë. Rëndësi të veçantë merr trajtimi analitik i rrjetit të këtyre marrëdhënieve, në funksion të objektivave të vendosura. Ato duhet t’i konsiderojmë si të modifikueshme dhe kapacitetin e tyre, mund ta menaxhojmë me efikasitet, në marrëdhënie edhe me ambientin e jashtëm, duke ndihmuar kështu formatin tonë të studimit të marketingut territorial.

 

                                                            17 International Marketing and Purchasing of Industrial Goods An Interaction Approach By IMP Project Group, Håkan Håkansson, University of Uppsala, JOHN WILEY & SONS Chichester, 1982, p10

Page 41: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

29

II.4.1.4 Marketingu social Si për çdo element të marketingut terriorial të analizuar deri tani, ne kemi marrë

për referencë punët kërkimore të disa autorëve. Por, me qëllim që t’i afrohemi sa më shumë zbatimit të tyre në kushtet ekonomike dhe ambientin shoqëror të vendit tonë dhe specifikisht zonës sonë të studimit, metoda jonë është evidentimi i analizës së kryer nga ta, por nën këndvështrimin e përshtatjes relative, nëpërmjet reduktimit apo shtimit të vektorëve të rinj plotësues apo të koncepteve të reja. Edhe në rastin e marketingut social, kjo metodë mbetet kyesore. Madje vektorë të rinj plotësues zënë vend më shumë këtu se sa në elementët e tjerë, sepse dallimet sociale janë me ndikime të rëndësishme, në përformancën ekonomike të një aktiviteti dhe në raport me shoqërinë shqiptare, ato janë edhe më të dallueshme.

Teoria na ofron konceptin e marketingut social, duke e përkufizuar atë si një aplikim sistematik të marketingut tradicional, së bashku me konceptet dhe teknikat e tij, për të arritur qëllime specifike sjellje, për një produkt social. Marketingu social, mund të aplikohet për të promovuar të mirat materiale që dëshirojmë ose të shmangim ato që nuk i dëshirojmë, duke promovuar kështu mirëqënien për të gjithë shoqerinë. Ky element mund të marrë shprehje në praktikë dhe jetën e përditshme p.sh. kur ne pyesim ose iu kërkojmë qytetarëve të mos pinë cigare në ambientet publike ose që ata të mbajnë rripin e sigurimit kur udhëtojnë me makinë etj. Për shumë studiues, marketingu social ndonjëherë është parë si përdorim standard i praktikave të marketingut tradicional, për të arritur qëllime joekonomike. Por ky këndvështrim, e bën atë të konceptohet në mënyrë tepër të thjeshtëzuar.

Nën një këndvështrim historik, origjina e kësaj disipline daton në vitet ’60. Para kësaj periudhe profili teorik i veprimtarive pa qëllim fitimi ishtë i pandarë nga teoria e përgjithshme e marketingut dhe ka vijuar me një qasje funksionale (paradigma funksionaliste). Me lindjen e shkollës sistematike dhe të shkëmbimeve zhvillohet edhe një qasje e ndryshme nga marketingu bazuar në konceptin e shkëmbimit (paradigma e shkëmbimit ose e transaksionit). Më tej ka patur zhvillime të reja psh shtrirja e metodave të marketingut edhe për aktivitetin e institucioneve, me qëllim përhapjen e ideve për një kohezion social më të madh.

Ishin pikërisht këto ide që ndihmuan më vonë në lindjen e veprimtarive sociale dhe, nga ky këndvështrim i ri i marrëdhënieve, “objekti i shkëmbimit nuk është më një produkt apo shërbim (në kuptimin tradicional të këtij termi), por marketingu social – d.m.th. përmirësimi i jetesës” (Kotler P., Zaltman G.)18, duke marrë kështu edhe kuptueshmëri etike, fetare dhe kulturore. Zonat apo fushat e para, ku kjo qasje e re fitoi më shumë terren kanë qënë shërbimet shëndetësore, edukimi dhe artet, të ndjekur nga shërbimet e bibliotekave, politikat e shërbimeve sociale dhe ndihmat humanitare.

Nga ana tjetër, qëllimi parësor i marketingut social është “produkti social”, ndërkohë që në “marketingun tradicional” qëllimi është mbi të gjitha “përfitimi financiar”. Sigurisht që, duke bërë këtë ndarje, autorë të ndryshëm të teorisë së marketingut nuk duan të thonë se tregjet komerciale nuk mund të ndikojnë ose kontribojnë në të mirat sociale. Ndaj dhe, ndër dekadat e fundit, marketingu social është përshkruar shpesh si të kishte “dy prindër”: një “prind social” dmth shkencat sociale dhe politikat sociale, dhe një “prind marketingu” dmth marketingu tregtar dhe                                                             18 Kotler P., Zaltman G., 1971, “Le marketing social:. Une approche du changement social planifié”, Journal of Marketing, vol n ° 35

Page 42: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

30

sektori publik. Në fillim të viteve ’50 Weibe19, pyeste: përse ju nuk mund të shisni vëllazërinë/miqësinë dhe mendimin racional ashtu sikurse shisni një sapun?

Koncepti i marketingut social ka marrë një përmbajtje më të plotë sidomos në këto dy dekada të fundit, duke u bërë një disiplinë më e integruar dhe përfshirëse, e cila projekton ide mbi shkencat sociale dhe politikën sociale, po aq sa për marketingun tradicional.

Ndërsa, sipas studimeve të Kotler, marketingu social mund të përkufizohet si “përdorim i strategjive dhe teknikave të marketingut, për të influencuar në grupe të caktuara pët të pranuar, modifikuar ose abandonuar vullnetarisht një sjellje, me qëllim arritjen e një avantazhi në favor të personave ose shoqerisë/komunitetit brenda kompleksitetit të tij”. Thënë kështu, marketingu social cilësohet si përdorim i teorive dhe mjeteve të marketingut, për të ofruar zgjidhje të problemeve sociale dhe për të promovuar dobitë e përdorimit të njësive/aktorëve publike.

Nga trajtimi teorik dhe i koncepteve të mësipërme të marketingut social, duhet bërë kujdes që të mos ngatërrohen konceptet mes marketingut social, marketingut publik dhe atij pa qëllim fitimi, duke i bërë sa më të qarta diferencat mes tyre:

- së pari, koncepti mbi marketingun social përfshin një interes publik dhe për rritjen e mirëqënies, që kanë impaktin e tyre ndaj biznesit lokal;

- së dyti, marketingu social dallohet nga dy konceptet e tjera edhe nga fakti se tipari i tij kryesor - më shumë i dukshëm - është rëndësia e veprimit të tij, më shumë se sa forma e organizimit sipas një qëllimi dhe destinacioni të dhënë.

Meqënëse veprimtaria e organizatave pa qëllim fitimi, OJF-ve kanë për mision njeriun, qytetarin në ambientin ku ai jeton dhe vepron, për një jetë më të mirë ekonomike, edukative dhe sociale, ato analizohen këtu si një çështje më vehte. Nëpërmjet trajtimit më të vëçantë të këtij vektori – pjesë e marketingut social – ne mundësojmë arritjen e një analize më të plotë studimore. Gjithashtu, kjo do të na lejojë që në rastin tonë të studimit, zonës së Kinostudios, të fokusohemi edhe tek OJF-të që veprojnë në territorin e dhënë, duke plotësuar spektrin e marketingut social, si pjesë e marketingut territorial.

Nga kjo analizë, mund të nxirret përfundimi se qëllimi i veprimtarive sociale (pa qëllim fitimi) është që institucionet dhe organizatat që merren me aktivitete sociale, duhet të dine të menaxhojnë me efikasitet marrëdhëniet me publikun, duke iu ofruar atyre teknika të analizës ekonomike dhe sociale të tregut dhe të pjesëve të tij përbërëse, së bashku me politikat dhe strategjitë përkatëse.

Këta autorë, në mënyrë të përmbledhur, rëndësinë e veprimtarive sociale në raport me marketingun territorial, e përshktuajnë si qëllim për:

o përmirësimin e jetës sociale të qytetarëve (komunitetit) nga veprimtaria e organizatave pa qëllim fitimi,

o kuptueshmërinë e nevojave të kërkesave sociale dhe identifikimin e përgjigjes sa më të drejtë për to, nga ana e strukturave përkatëse,

o studimin dhe kuptimin e nevojave të ambientit që synon ofrimin e një programi ndërhyrës të orientuar drejt identifikimit të kërkesave,

o arritjen e një “rentabiliteti social” dhe përforcimin e “vlerave sociale” që duhen arritur.

                                                            19 Weibe G. , 1979, “Merchandizing Commodities and Citizenship on Television”, Public opinion quaretly, vol 15, p 679 

Page 43: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

31

Në konkluzion dhe për ta konsideruar më pas në rastin tonë të studimit, shtojmë se :

Dobia sociale dhe veprimtaria e institucioneve dhe organizatave pa qëllim fitimi, janë të lidhura së bashku. Ato veprojnë në të njëjtin territor dhe objektivi i tyre mbetet

respektimi i atij territori, në atë shkallë që t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të qytetarëve, në një hapsirë gjeografike të dhënë.

 

II.4.1.5 Marketingu i ndërmarrjes dhe marketingu B2B

Kur trajtohet marketingu i ndërmarrjes, si në teori, ashtu edhe në praktikë, ne marrim në konsideratë pothuaj gjithmonë veprimtarinë e biznesit, me qëllim kënaqësinë konsumatore, në mënyrë që të sigurohet maksimizimi i fitimit. Ky element i marketingut territorial, trajton tregtimin e produkteve dhe shërbimeve, pasojë e ndërveprimit të aktorëve në këtë fushë, të cilat mund të jenë ndërmarrje, njësi prodhimi industrial, tregtimi dhe shërbimi, por edhe institucione publike dhe private.

Para se të shtjellojmë këtë element, në funksion gjithmonë të marketingut territorial, le të qartësojmë konceptet e mëposhtme, të cilat i kemi përdorur deri tani ose do të përdoren në vijim.

Kur është trajtuar koncepti marketing, ne kemi nënkuptuar marketingun tradicional, d.m.th. i japim atij gjithmonë përmbajtje ekonomike. Në këtë kuptim, elementin që po trajtojmë tani, pra marketingun e ndërmarrjes, do ta marrim të njëvlefshëm me marketingun tradicional, d.m.th. që elementi në fjalë nënkupton gjithmonë veprimtari ekonomike dhe financiare të organizatave të prodhimit apo shërbimit, me qëllim kënaqësinë konsumatore dhe fitimin. Në këndvështrimin e temës sonë të studimit dhe të analizës së tezave, si zbërthim të temës sonë, marketingu i ndërmarrjes do të përbëjë elementin kryesor. Po në këtë këndvështrim do të studiojmë si të rëndësishëm edhe marketingun B2B, i cili ka si qëllim raportet e shkëmbimit të produkteve apo shërbimeve mes organizatave të ndryshme, qofshin këto publike apo private. Kjo është një pjesë e rëndësishme lidhur me marketingun e territorit, pasi një nga qëllimet kryesore të tij është tërheqja e investitorëve.

Kjo është arsyeja që më poshtë do ta trajtojme më gjerë këtë koncept në përgjithësi dhe marketingun e ndërmarrjes në veçanti.

Marketingu tradicional Nga literatura e teorisë ekonomike, dihet që marketingu përfshin një seri

procesesh, me qëllim evidentimin e nevojave të konsumatorit dhe plotësimin sa më të mirë të nevojave me produkte dhe shërbime. Marketingu zbërthehet në elemente kryesore, që janë : produkti, çmimi, vendi dhe promocioni. Së bashku, këto katër elemente njihen tashmë nga teoria ekonomike e marketingut si “4-P e Marketingut” (product, price, place, promotion) dhe kombinimi i tyre përbën marketingun miks. Dihet gjithashtu se, që strategjia e marketingut të ketë sukses dhe të jetë efektive, kërkohet kombinimi i duhur i të katër elementeve të tij përbërës, si dhe përcaktimi i një metode të drejtë, në përshtatje me zonat që merren në studim, të marra ato veç dhe së bashku.

Meqënëse, marketingun e ndërmarrjeve dhe marektingun B2B, ne do të përdorim në Kapitullin e IV si një prej elementëve të rëndësishëm të marketingut territorial në zonën tonë, le t’i trajtojmë këto elemente më me hollësi:

Page 44: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

32

Produkti: është malli apo shërbimi që do të shitet te klientët. Në trajtimin e produktit kanë rëndësi çështje të tilla si: realizimi i produktit në mënyrë qëai të plotësojë më së miri nevojat e konsumatorëve, në segmente të caktuara tregu.

Çmimi: kur produkti apo shërbimi është prodhuar, marketingu merr vendime mbi vendosjen e çmimit me të cilin ai do të shitet. Në proçesin e vendosjes së çmimeve, merren parasysh disa faktorë, kombinimi i të cilëve çon drejt marrjes së një vendimi mbi çmimin e produktit, i cili duhet të orientohet drejt kënaqjes së segmentit të klientëve të synuar. Këto vendime merren duke mbajtur parasysh, si faktorët e brendshëm (arritja e objektivave të kompanisë mbi fitimin), ashtu edhe faktorë të jashtëm (studimi i konkurrencës, me qëllim krahasimin e çmimeve në treg).

Vendi: përfaqëson kanalet e shpërndarjes, deri aty ku shitet produkti apo ofrohet shërbimi – vendodhja ose vendcaktimi i tregut. Kjo me qëllim përmbushjen e objektivit që produkti apo shërbimi duhet të jetë në vendin e duhur, në momentin e duhur dhe në sasinë e duhur, në mënyrë që të jetë disponibël në treg për konsumatorët. Në kohët e sotme, me një nivel të lartë të teknologjisë së shkëmbimit të informacionit, organizimi i shpërndarjes, mund të realizohet edhe nëpërmjet internetit. Bizneset e mëdha i shesin produktet e tyre në pika të mëdha të shitjes me shumicë dhe këto të fundit, i shpërndajnë ata në pikat e shitjes me pakicë.

Promocioni: lidhet me mënyrën se si kompania komunikon me konsumatorin potencial, me qëllim njohjen e produktin dhe nxitjen e shitjes së tij. Këtë objektiv, promocioni e arrin duke përdorur instrumentat promocionalë që janë: publiciteti, shitjet personale, marketingu i drejtpërdrejtë, marrdhëniet me publikun dhe promocionin e shitjeve. Promovimi mund të shërbejë për qëllime të ndryshme si p.sh. shitja e produkteve, rritja e imazhit të markës në treg etj. Një promovim efektiv, do të krijonte lindjen e një nevoje apo dëshire për blerjen e produktit nga klienti, e cila më pas transformohet në kërkesë dhe mund të finalizohet me shitjen e produktit apo shërbimit, duke rritur fitimet e kompanisë.

Teoria ekonomike njeh gjithashtu faktin se marketingu i ndërmarrjes, bazuar te këto parime, përfshin kryerjen e studimit kërkimor mbi tregun (market research), me qëllim njohjen me kërkesat e konsumatorit, në të dy format e tij: studim kërkimor sasior, që bazohet në mbledhjen e informacionit duke përdorur teknika të ndryshme si p.sh. pyetsorët, si dhe forma të tjera vëzhgimi; studimi kërkimor cilësor, që ka të bëjë me marrjen dhe studimin e shembujve në numër të kufizuar të konsumatorëve, duke i pyetur dhe diskutuar me ta për produktet dhe shërbimet, për të cilat ne marrim shënimet përkatëse.

Kombinimi i këtyre dy formave të kërkimit do të mund të japë rezultatin e pritshëm.

Studimi ynë është shumë më i gjerë dhe gjithëpërfshirës dhe e merr territorin si një të tërë, në nivele të ndryshme të kërkesës. Kjo do të thotë që kjo analizë e territorit do të lejojë vendimmarrësit dhe politikën lokale, ose të atyre që kanë investuar në këtë ndërmarrje, të vendosin se cilat mënyra dhe mjete do të duhet të ndërmerren, me qëllim rritjen e vlerave të territorit dhe plotësimin e kërkesave komplekse të rezidentëve/qytatarëve tanë.

II.4.2 Marketingu territorial – ndërmarrje ndërdisiplinore Deri tani, ne kemi analizuar literaturën e shqyrtuar nga disa autorë, të cilët

theksojnë se veprimtaritë e aktorëve lokalë, i japin formë konceptuale dhe praktike,

Page 45: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

33

marketingut territorial. Për të kuptuar këtë varësi mes koncepteve teorike dhe praktikës së marketingut territorial, duhen studjuar më tej lidhjet e tij me disiplina të tjera, që trajtojnë territorin. Autorët në fjalë bien dakord, se këto disiplina janë:

- “Politikat ekonomike, të zhvillimit dhe planifikimit urban, si dhe plani strategjik;

- Ekonomia dhe financat publike; - Qasjet teorike, teoria e lojës dhe sociologjia.” (Bassani, 2002)20

1.Politika ekonomike, zhvillimit, planifikimit urban dhe plani

strategjik Siç kemi theksuar, qëllimi themelor i marketingut territorial është të rrisë cilësinë

e jetës së qytetarëve/rezidentë në territorin e dhënë. Një qëllim i tillë madhor, nuk mund të arrihet veçse nën një kuadër të plotë të politikave ekonomike, planit urban dhe atij strategjik të zhvillimit, të cilat konsiderohen produkte të institucioneve përkatëse në territor. Tërësia e elementëve të planit urban dhe strategjisë së zhvillimit, kërkojnë sigurisht një aplikim “on the ground” dhe të përshtatur të treguesve makroekonomikë. Kjo detyrë mbetet atribut i njësive apo aktorëve publikë dhe veçanërisht ekspertëve që konceptojnë politikën ekonomike.

Dihet se politika ekonomike, shprehet si tërësi ndërhyrjesh të administratës publike (shtetit, banka qendrore, njësitë e qeverisjeve lokale/rajonale) ndaj aktiviteteve ekonomike. Zakonisht ekonomistët dallojnë politikat ekonomike sipas rrethanave që synojnë orientimin e aktivitetit ekonomik afatshkurtër dhe politikat ekonomike strukturore, që synojnë modifikimin e funksionimit afatgjatë të ekonomisë. Ndërkaq, roli i politikës ekonomike për vendimmarjen, lidhet me orientimin e sistemit ekonomik dhe peshës së tij në përmbushjen e objektivit të dhënë. Vetë objektivi themelor, i zbërthyer në disa të tillë sipas aktorëve dhe llojit të veprimtarisë së tyre, lejon mundësi zgjedhjeje dhe veprime të politikës ekonomike, të cilat literaturat e shqyrtuara i përmbledhin në dy drejtime:

• Zhvillimi i sistemit ekonomik nëpërmjet instrumentit të planifikimit që influencon në planifikimin e fenomeneve ekonomike afatgjata. Në ekonomitë e zhvilluara, theksi vendoset kryesisht në përforcimin e sektorëve produktivë të ndërmarrjeve private, si edhe të organizatave të tjera, veprimtaritë e të cilave udhëhiqen nga objektiva politikë, socialë dhe ekonomikë të institucioneve publike.

• Ndryshimet në rishpërndarjen e të ardhurave mes territoreve, është një objektiv që lidhet me nevojën për të forcuar procesin e industrializimit të rajoneve më pak të zhvilluara, ku pabarazia mes zhvillimeve ndërmjet tyre, ka përbërë shpesh një pengesë në punësimin dhe në rritjen e mirëqënies ekonomike e sociale.

Në vendin tonë, planifikimi si politikë ekonomike dhe rishpërndarje mes territoreve të ndryshme ka qënë dhe mbetet një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik e shoqëror, të cilët janë pjesë e rëndësishme edhe në MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE). Në veçanti, për zona të caktuara të territorit shqiptar, zbutja e diferencave përbën politikë mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale, partnerëve socialë dhe aktorëve publikë apo privatë, objektivi i të cilëve shkon                                                             20 Bassani S., “Territori, confini e stakeholders: per una definizione del valore di un territorio” PhD Disertation, Università degli studi di Bergamo, Italia, 2002 fq 27

Page 46: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

34

në të njëjtin drejtim me programet për zhvillimet ekonomike e sociale të këtyre zonave/territoreve.

Strategjia e zhvillimit të vendit tonë, përfshirë Tiranën dhe zonën tonë të studimit territorial, politika ekonomike do të përkthehej si ndërmarrje e strukturave qeveritare të planingut në nivel kombëtar në bashkërendim me ato të pushtetit lokal (bashkiak e minibashkiak dhe Komunës së Dajtit). Kryesisht në fushën e rishpërndarjes mes territoreve, Shqipëria ndeshet me vështirësi jo të vogla, që kanë ardhur sa nga trashëgimia, aq edhe nga vështirësitë e periudhës së tranzicionit, duke përbërë kështu një sfidë teorike të planingut, si dhe të zbatimit të politikave të miratuara, me synim zbutjen e pabarazisë mes rajoneve, zonave dhe ekonomisë rurale dhe urbane.

Urbanizimi, gjithashtu, si një disiplinë që merret me studimin e sistemeve urbane dhe që përdor një analizë ndërdisplinore – ekonomike, sociologjike, statistikore, demografike, etj., është një tjetër drejtim mbështetës i rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në Marketingun territorial. Në sajë të planifikimit urban, ne mund të përqendrohemi në territorin e dhënë, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rregullave në zonat me nivel të ulët zhvillimi ekonomik e social, si dhe lehtësimin e përfshirjes së tyre në rrjedhën e zhvillimeve normale në nivel kombëtar.

Në kuadër të politikës ekonomike të dhënë, planifikimi dhe urbanizimi zbatohen vetëm kur autoritetet kompetente mbështeten në konceptin e planifikimit strategjik. Ky term përbën një mënyrë të re të programimit, që shërben për të implementuar politikat lokale të miratuara, me objektiv promovimin dhe stimulimin e rritjes ekonomike e sociale. Planifikimi dhe urbanizimi sipas një strategjie të miratuar, përfshin edhe përcaktimin e afateve kohore të cilat mund të jenë: afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Përcaktimi i këtyre afateve bëhet nën një plan koordinimi gjithëpërfshirës mes rajoneve, por dhe në nivel kombëtar.

Studimet dhe praktikat më të fundit, në vendet më të zhvilluara evropiane, sjellin përkufizimin e planit modern strategjik, që në thelb do të thotë ndërtim të hapave të qeverisjes efikase vendore. Kjo do të thotë të mirëqeverisësh territoret, aktorët që veprojnë në to, bashkë me të gjitha organizatat lokale, (komunat, komunitetet përbërëse, provincat dhe rajonet) si dhe përfaqësuesit e shoqatave sociale, kulturore dhe sportive.

Kjo përbën një sfidë tjetër për marketingun territorial. Qytetet kryesore të Shqipërisë, tashmë kanë planet e tyre strategjike të zhvillimit,

nëpërmjet të cilave autoritetet parashikojnë jo vetëm një zhvillim sa më harmonik të territorit, por edhe mjetet e nevojshme disponibël për të përballuar krizat e mundshme ekonomike etj. Në vendet e zhvilluara evropiane, shumica e qyteteve ofrojnë shembuj shumë të mirë në këtë dretim dhe që shumë studjues i marrin si referencë në punimet e tyre planifikuese si p.sh. Barcelona në Spanjë, Glasgovv në Brinatinë e Madhe dhe Lyon në Francë apo Toriono në Itali (Cicciotti E., Politi A., Dallara M., 2001)21.

2. Ekonomia dhe financat publike Ekonomia dhe financat publike, janë dy disiplina të tjera, të cilat konsiderohen si

burime interesante për tregun lokal nga studiuesit e marketingut territorial. Në kushtet kur ekonomia dhe marrëdhëniet që burojnë prej saj, mes aktorëve në territorin e

                                                            21 Cicciotti E., Polit, A. Dallara, M. 2001, Milan « L'évaluation des politiques territoriales et de la gouvernance du développement local: théorie et méthode ; la croissance régionale et urbaine sur le marché mondiale » Franco Angeli-Italie

Page 47: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

35

dhënë, zhvillohen sipas parashikimeve, atëhere financat publike duhet t’u përgjigjen këtyre pyetjeve :

1. A mundet administrata lokale të përdorë efektet ekonomike, në mënyrën më të mirë të mundshme, në dimensionin social dhe të dëshirueshëm për komunitetin ?

2. Si mund të mirëmenaxhohet mbrojtja sociale për rezidentët/qytetarët ? 3. A mund të identifikohen drejt sektorët që kërkojnë ndërhyrje nga

qeverisja lokale (apo kombëtare) ? 4. Çfarë mjetesh duhet të përdoren për të përmirësuar mirëqenien sociale

të komunitetit ? Një analizë e tillë normative, që presupozon ndërhyrjet publike, bazohet kryesisht

në rezultatet ekonomike të parashikuara. Nga ana tjetër, për arritjen e këtyre rezultateve kërkohet që në territorin e dhënë të ndërtohet një konfiguracion optimal i një sistemi ekonomik. Përmbajtja e këtij sistemi lidhet me aktorët e ndryshëm heterogjenë (që kanë preferenca) dhe faktorë të ndryshëm prodhimi/shërbimi (kapacitet prodhimi, kapital human), të cilët duhet të jenë jo vetëm rezultativ, por dhe të harmonizuar me kërkesat e marketingut territorial.

Kur gjenden përgjigjet adekuate të pyetjeve si më sipër, të lidhura me marketingun territorial, mund të thuhet se shkenca e financave publike ka arritur të gjejë rolin e vet kryesor, në ndërtimin e një ekonomie sociale. Ky rol lidhet me:

përmbushjen e qëllimit të përcaktimit të optimumit social, që nënkupton një përdorim sa më të mirë të burimeve disponibël në territorin e dhënë, si dhe një proces rishpërndarje sa më të barabartë të tyre mes individëve/rezidentëve në atë territor.

Në praktikë, planet e organizimit dhe menaxhimit, konsiderojnë të rëndësishëm edhe përdorimin e metodave statistikore dhe matematikore, nisur edhe nga disa abstragime të tilla si :

-Supozohet se individët janë racionalë në kërkesat e tyre; -Kemi marrë në shqyrtim një shoqeri/komunitet me vizion organik; -Kemi pranuar një politikë të drejtë të rishpërndarjes së burimeve, që lejojnë

përmirësimin maksimal të mirëqenies drejtpërdrejt te individi. Siç do të analizojmë në rastin tonë të studimit, në zonën e Kinostudios, këto

abstragime – si dhe të tjera – do të jenë pjesë integrale e metodës dhe analizës sonë shkencore të studimit.

3. Teoria komplekse, teoria e lojës dhe sociologjia Në temën tonë studimore, një rëndësi të veçantë merr studimi i raporteve mes

aktorëve që veprojnë në një territor të caktuar, pasi në funksion të plotësimit të kërkesave të tyre, arrihet edhe qëllimi kryesor i studimit tonë. Për të parë se si mund ta arrijmë këtë në funksion të maksimizimit të vlerës së territorit, i duhen dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

o Përse kryhet kërkimi shkencor mbi marketingun territorial dhe për cilët aktorë? Për ata rezidentë, apo edhe për ata të jashtëm, apo për të dy së bashku?

o Cilat struktura duhet të marrin përsipër të dëgjojnë kërkesat/dëshirat dhe synimet/qëllimet e aktorëve të territorit tonë?

o A është e mundur të arrijmë një kompromis ndërmjet kërkesave që vijnë nga grupe të ndryshme të territorit, për t‘i dhënë zhvillimit një karakter të përgjithshëm, komunitar dhe me dimension social?

 

Page 48: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

36

Nga njohja me përkufizimet e ndryshme të marketingut territorial, përmbajtjen dhe elementet e tij dhënë nga autorë të ndryshëm, arrijmë në përfundimin se ato mbështeten në konceptet bazë të teorive të cilat nuk janë vetëm me karakter ekonomik. Ne kemi parë p.sh. produktin social, planet e zhvillimit dhe strategjitë, ndërthurjen e qasjeve të tjera të teorive mbi urbanizimin, turizmin, publikun, kompeksitetin e zhvillimit të marketingut territorial si një ndërmarrje teorike, aplikative ku aktorë publikë e privatë janë edhe objekt, edhe subjekt të tij. Prandaj, mjaft autorë kryesisht evropianë e konceptojnë marketingut territorial si teori komplekse, ku për të marrë një produkt, ndërthuren disa disiplina.

Teoria komplekse, është përdorur dhe përdoret në shumë fusha. Përmbushja e objektivit të së kësaj teorie angazhon disa teori dhe disa mekanizma dhe struktura. Në thelbin e vetë, kjo teori trajton sistemin kompleks të veprimeve dhe ndërveprimeve të aktorëve. Në fushën që ne studjojmë dhe kur ne duam të modelojmë sistemin ekonomiko-social, duhet të konsiderojmë një numër rregullash të trashëguara dhe të reja, deri sa të arrijmë rezultatin e kërkuar. Pra, një sistem kompleks është një sistem i përbërë nga një numër i madh aktorësh në ndërveprim lokal dhe të menjëhershëm, që paraqitet nëpërmjet karakteristikave të mëposhtme :

o grafiku i ndërveprimeve nuk është i ndarë: nuk mund të ndodhë që të gjithë ndërveprojnë me të gjithë d.m.th. ka edhe një pjesë që mbajnë lidhje të privilegjuara, ndërveprimet janë kryesisht lokale, ashtu si pjesa më e madhe e informacionit, sistemi ka pak organizata qendrore,

o ka dhe një rreth informacioni: gjendja apo situata e një aktori që influencon ndaj një tjetri dhe nga kjo ndërlidhje, përcaktohet edhe e ardhmja e tij në raport me aktorët e tjerë; këta rrathë ndërveprimesh, që mund të quhen edhe ndërveprime reflektive, përbëjnë një nga arsyet e sjelljeve të ndryshme të tyre në sistem. Sjelljet e aktorëve mund të jenë edhe të parashikueshme dhe me vështirësi realizimi në praktikën e veprimtarisë së tyre,

o ndërveprimet mes aktorëve formojnë grupe të lidhura fortë ku çdo grup që është në ndërveprim me të tjerët, lejon modelime të sistemit kompleks, sipas niveleve të veprimit dhe në një numër të kufizuar grupesh,

o grupet mund të jenë në vetvete sisteme komplekse: një shoqeri apo komunitet mund të shikohet si një sistem individësh në ndërveprim, ku edhe vetë individi mund të shikohet dhe konsiderohet si një sistem i përbërë ndërveprimesh,

o sistemi vepron mbi ambientin e tij ku është ngritur: thuhet se sistemi është i hapur dhe në të hyjnë lëndë, energji ose informacione nga sisteme që dalin nga lënda, energjia ose informacioni. Kufiri i sistemit përcaktohet nga raporti me ambientin, forma e tij – që është ajo që e dallon sistemin bazë - dhe është i ndryshëm (në kohë dhe në hapsirë) sepse sistemi transformohet duke vepruar.

Teoria komplekse, trajtuar si sistem kompleks ndërveprimesh të aktorëve tanë, që veprojnë në territorin e dhënë, përfaqëson shumë nga përbërësit/grupet si më sipër. Ajo përfshin sjellje të tjera plotësuese si vetëorganizimi, veprimet emergjente të organizatave, forca/potencialet lokale si dhe ndarjet e aktiviteteve. Disa autorë të tjerë përfshinë edhe kaotizmin, që lidhet me faktin se disa sjellje janë komponente konkurruese, disa të tjera të thjeshtë dhe disa të tjera akoma janë në gjendje kaotike.

Grupet dhe sjelljet plotësuese të teorisë komplekse, japin disa forma sistemesh, ku disa prej tyre janë edhe më shumë komplekse në qëllimin e tyre për të vendosur mbi rezultatet e përgjithshme, ose për të përfshirë mekanizma të tjerë. Ato tregojnë

Page 49: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

37

edhe pasurimin e kësaj qasje, e cila mund t’i japë përgjigjet pjesore ose të sugjerojë këndvështrime të ndryshme mbi këto sisteme. Kjo teori përfshin edhe një numër simulimesh dhe dhënien e disa rekomandimeve mbi sjelljen e këtyre simulimeve. Disa të tjerë iu drejtohen analizave numerike (siç edhe ne e kemi në rastin e pyetësorit tonë, si dhe tabelave që dalin me këtë rast).

Përsa i përket fushës ekonomike, të cilën ne kemi marrë në studim, mund të arrijmë në përfundime të dobishme për studimin tonë, duke bërë një analogji ndërmjet funksionit të organizatave operacionale dhe ndërveprimit mes aktorëve ekonomike, që veprojnë në territor. Sipas teoricienëve të kësaj teorie, “ekonomia klasike, nuk mund të rikuperojë mungesën e ekuilibrit mes aktorëve të ndryshëm dhe të përcaktojë rolin e kapitalit njërëzor në veprimtarinë e tyre” (Bassani S., 2002). Duke e analizuar këtë fjali, ne mund të shtojmë se një ndërmarrje përfaqëson në të vërtetë një sistem kompleks në një ambient gjithashtu kompleks. Para se ajo të mund të sigurojë stabilitetin e nevojshëm, duhet të realizohet një miradministrim efikas i veprimtarisë së saj. Për këtë qëllim, kërkohet eksplorimi i strategjive të reja, ndërtimi dhe promovimi i zgjidhjeve të përshtatshme dhe të arsyeshme krijuese, në konkurrencë me aktorë të tjerë.

Ndërsa në fushën e administrimit, është i njohur fakti se koncepti i vetëorganizimit lidhet me konkurrencën dhe bashkëpunimin. Nëse konkurrueshmëria e ndërmarrjes favorizon bashkëpunimin dhe anasjelltas, atëhere në marrëdhëniet me të tretët, asaj i kërkohet të ndërtojë aleanca strategjike, promovojë projekte inovative bashkë me ushtrimin e një kontrolli dhe administrimi të vëmendshëm për të rikuperuar gabimet e mundshme. Vetëm kështu ndërmarrja mund t’u rezistojë krizave dhe të rrisë prodhimin/shërbimet e saj. Këta teoricienë e ndajnë veprimtarinë e ndërmarrjës në tri nivele të ndryshme :

organizative, ku përfshihet puna në ekip dhe vlerat e përbashkëta sociale;

strategjia dhe planingu për sigurimin dhe zgjerimin e tregut, si dhe aftësitë për të ndërtuar kapacitete;

skenare për të ardhmen. Në rastin tonë të studimit, kompanitë apo firmat që veprojnë në territorin e zonës

së Kinostudios kanë një status të caktuar, veprojnë në një treg të dhënë dhe nën një politikë administrative në kuadër të Tiranës si qark dhe kryeqytet. Prandaj dhe këndvështrimi i marketingut territorial si teori komplekse, na ndihmon në përcaktimin e statusit të aktorëve tanë, për të parashikuar sa më saktë të ardhmen e zhvillimit të territorit.

Para se të analizojmë konceptin e teorisë së lojës lidhur me marketingun territorial, le të marrim për referencë përmbajtjen e kësaj teorie sipas autorëve të ndryshëm evropianë, të cilët do të na ndihmojnë në analizat tona të mëtejshme, jo vetëm për ta përshtatur teorinë e lojës si qasje teorike me kushtet e vendin tonë, por edhe për zbatimin e saj në terrenin konkret, në zonën tonë të studimit.

Teoria e lojës ka pushtuar dekadat e fundit analizat ekonomike, sidomos pas viteve ’80, dhe janë shndërruar në një standard shkencor për to. Përfaqësuesit kryesorë janë: Thomas Schelling, VVilliam Vicky, David Gale, Lloyd Shapley, etj., dhe tetë prej tyre kanë marrë çmimin Nobel në ekonomi. Kjo teori është më shumë e përdorur në ekonomitë industriale, për të analizuar konkurrencën ndërmjet ndërmarrjeve, në situata oligopoli dhe ka për objekt analizën e sjelljeve racionale të vendimmarrësve (që kjo teori i quan lojtarë) në situatat ndërvepruese. Kjo do të thotë akoma se, rezultatet e arritura nga një vendimmarrës – pasojë e veprimeve të tij –

Page 50: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

38

varen gjithashtu nga veprimet e vendimmarrësve të tjerë. Për shembull, kur studjojmë marketingun miks, një nga elementet që ne studiojmë është vendosja e çmimit për produktet/shërbimet e ofruara nga një ndërmarrje. Vendosja e këtyre çmimeve varet, së pari, nga karakteristikat e përgjithshme të tregut si dhe së dyti, nga niveli i çmimeve të këtyre produkteve/shërbimeve të prodhuara nga ndërmarrjet e tjera konkurrente me të. Prandaj dhe ndërmarrja në fjalë duhet të parashikojë masa për veprimet ndaj konkurrentëve të saj (Michel Bruley, Directeur Marketing Teradata VVestern Europe) 22.

Por, një vendim i marrë nga drejtuesit e ndërmarrjes/organizatës/ ndaj aktorëve në tregun e dhënë, mund të jetë relativisht racional ndaj një objektivi dhe relativisht irracional ndaj një tjetri. Për shembull, marrim rastin e një ndërmarrje që investon në një treg të njohur dhe konkurrues jashtë vendit. Nëse objekti i saj është maksimizimi i fitimit afatshkurtër, vendimi është sigurisht irracional. Përkundrazi, nëse ajo ndërton të ardhmen e saj në vendin e vetë, atëhere është më e mundshme që vendimmarrja të konsiderohet racionale. Në këtë rast, autori e përdor nocionin e racionalitetit për t’i sjellë të gjithë elementet e vendimmarrjes në nivel të barabartë krahas me problemet e perceptimit dhe vëzhgimit në tregun që merret në shqyrtim.

Si në çdo proces edhe në atë të vendimmarjes, pavarësisht nga objekti i studimit, sasia dhe cilësia e informacionit është një ndër elementët themelorë më impakt shumë të rëndësishëm që, para së gjithash, varet nga fakti se sa shpejt dhe saktë ky informacion i serviret vendimarrësit. Prandaj, shumica e autorëve në këtë fushë, bien dakord se informacionet, që vendimmarrësit duhet t’i marrin në konsideratë, mund të jenë të lidhura me :

• njohjen e vendimmarrësve të tjerë, • mjetet ose vendimet e mundshme të vendimmarrësit që ne analizojmë,

si edhe të vendimmarrësve të tjerë, • pasojat për çdo vendim të vendimmarrësit, të analizuar si kombinim

mes të gjithë lojtarëve, • marrëdhëniet mes vendimmarrësve d.m.th. marrëdhëniet që krijohen

mes lojtarëve për vendimet që merren. Në praktikë ndodh shpesh që ato ose të injorohen ose të mbivlerësohen,

• roli i faktorit kohë, në marrjen e një vendimi unik, të përcaktuar ose vendimeve të pjesëshme, etj,

Teoria e lojës na lejon gjithashtu të përshkruajmë evoluimin e sjelljeve të popullsisë, individëve/rezidentëve në territorin e dhënë, që në fakt janë jashtë procesit të vendimmarrjes. Analiza ofron informacion mbi shumëfishimin ose shtimin e ndërveprimeve, si dhe të sjelljeve të tyre racionale. Kjo qasje, që nga shumë autorë quhet loja evolucionare, bazohet në seleksionimin neo-darvinian (sjelljet më efikase eleminojnë ato që janë më pak efikase) dhe iu hapin rrugë përdorimit të qasjeve tradicionale në një vendimmarrje. Ndër çështjet më të mëdha që aktualisht kjo teori duhet të përballojë është ajo që ka të bëjë me problematikën e kooperimit. Ashtu si dhe në jetën e përditshme edhe në veprimtarinë e një ndërmarrje, kooperimi është i vështirë për t’u zbatuar.

Le të shikojmë tani teorinë e lojës nën këndvështrimin e vendimmarrjes në një ndërmarrje (aktor prodhimi apo ofrues shërbimi). Ashtu si dhe në degë apo disiplina                                                             22 Bruley, M. 2005, « Systeme d’Information Decisionnel, elements sur la Theorie des Jeux », Marketing Teradata VVestern Europe, Directeur, fq 3,5,7,8

Page 51: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

39

të tjera të shkencës së ekonomisë, modelet matematikore po përfshihen gjithmonë e më shumë edhe në këtë teori. Modelimi matematik i sjelljes së vendimmarrësve racionalë mund të pasqyrohet në një situatë të veprimtarisë së një ndërmarrje. Por, për disa autorë ky përfundim nuk është gjithmonë i vlefshëm, sepse fushat e përdorimit janë mjaft të ndryshme si p.sh. në fushën e mbrojtjes ushtarake (modelimi i përhapjes së armëve bërthamore); sociologjisë dhe gjenetikës (kërkuesit shkencorë kanë përdorur strategjinë e lojës për të kuptuar më mirë evoluimin e sjelljes së specieve përballë ndryshimeve të ambientit të tyre); organizimit (zhvillimi i sistemit me pjesëmarrjen e shumë aktorëve dhe agjentëve); marketingut dhe strategjisë së ndërmarrjes (ku kjo teori ka arritur të marrë çmimin Nobel në Ekonomi) etj.

Pjesa më e madhe e autorëve bien gjithashtu dakord se ekzistenca e fushave të ndryshme të aplikimit, nuk mund ta shndërrojnë teorinë e lojës në një “medikament çudibërës” universal, që t’i përgjigjet të gjitha situatave dhe t’iu ofrojë atyre zgjidhje. Racionaliteti është një rregull që kërkon maksimizimin e dëshirave të aktorëve, për të cilët nuk është e nevojshme të njohin në detaje çdo gjë rreth vendimeve që merren, sepse për ta ka rëndësi të arrijnë të njohin kombinimet e ndryshme të vendimeve të mundshme, duke njohur lojtarët, mjetet që përdorin, pasojat e veprimeve të tyre, informacionet që ata disponojnë dhe tipin e marrëdhënieve që vendoset mes lojtarëve.

Kështu, për shembull, kur dy lojtarë përballen me njëri-tjetrin dhe që kanë të dy shansin të ndërmarrin vendime - për të shkuar më tëj ose jo, për të vepruar ose jo –autori në fjalë (Michel Bruley) dallon katër skenare të mundshëm, bazuar në shembullin klasik të mirënjohur të teorisë së lojës, “Dilema e të burgosurit”, si më poshtë:

Dy të privuar nga liria dhe që nuk e njihnin njeri-tjetrin janë pyetur secili më vethte dhe rastet e përgjigjeve që ata kanë dhënë janë:

- secili mund të tradhëtojë tjetrin (T), - secili mund të mos japë asnjë përgjigje (S).

Nëse të dy tradhëtojnë, atëhere ata do të shkojnë në burg për 3 vjet. Nëse njeri tradhëton e tjetri jo, atëhere tradhëtari lirohet dhe viktima shkon në burg për 5 vjet. Nëse asnjeri nuk tradhëton, ata do të shkojnë në burg për 1 vit.

Autori vijon më tej, duke na dhënë shëmbullin e mësipërm në trajtën e një matrice, ku shfaqen skenarët e ndryshëm :

S T S -1 , -1 -5 , 0 T 0 , -5 -3 , -3

 

t = Tentativë për tradhëti = 0 vite në burg r = Shpërblim për bashkëpunim = 1 vit në burg p = Dënim për egoizëm = 3 vite në burg s = Pagesë për manipulim = 5 vite në burg Nga analiza e kësaj matrice të thjeshtë, autori nxjerr konkluzionin se “Cilado që

të jetë zgjedhja e tjetrit, një lojtar ka gjithmonë një interes për t’u shprehur. Ndërkaq, nëse dy të burgosurit nuk do të ishin shprehur, ata do të shkojnë secili në burg për 1 vit, në vend të 3 viteve”.

Page 52: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

40

Ky është dhe paradoksi, që e ka bërë kaq të shquar shembullin e “Dilemës së të burgosurit”

Në funksion të temës sonë të studimit, shëmbullin e “Dilemës së të burgosurit” duhet ta përshtasim në terrenin konkret. Kështu ne lehtësisht konstatojmë se loja e tyre ka prodhuar kontraditën ndërmjet interesit individual dhe interesit kolektiv. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë kontradiktore, dikush mund të mendojë për një zgjidhje të menjëhershme, por që nuk mund të jetë e vërtetë. Çdo lojtar mundet, në fakt, të arrijë me kalimin e kohës të marrë informacione mbi sjelljet e lojtarit tjetër, prandaj dhe teoricieni amerikan Robert Axelrod ka arritur në konkluzionin se “strategjia dhënie-marrje, për të cilën lojtari fillon të përvetësojë një qëndrim bashkëpunues dhe më pas luan atë që ka luajtur lojtari tjetër, në pjesën e mëparshme, është dhe mbetet më e vlerësuara për shumë kohë”.

Interesant është trajtimi i kësaj çështje në ambiente ekonomike-shoqërore për vende të ndyshme. Në ndëmarrjet japoneze, stafi drejtues jo vetëm është shumë i vlerësuar për aktivitetin e tyre të përditshëm, por gjithashtu edhe për mënyrën se si ata administrojnë dhe shpëndajnë informacionin. Një kulturë e ndryshme shfaqet në ndërmarrjet franceze, që shpërndajnë më pak informacion, aq sa ata e konsiderojnë të domosdoshëm për pushtetin e tyre. Atëhere, në referencë të Dilemës së të burgosurit, mbajtja e informacionit nuk është një strategji që vlerësohet shumë në një periudhë afatshkurtër. Përkundrazi, në afat të gjatë, shpërndarja e informacionit mbetet gjithmonë më e vlerësuar për çdo organizatë dhe për stafin e saj drejtues, me kushtin që përfitimi të jetë i mjaftueshëm, sipas objektivave të vendosura. Gjithashtu, në një organizatë në përgjithësi, sjelljeve dhe strategjive dominante iu mëshohet aq shumë, sa ato eleminojnë të gjitha sjelljet e tjera dhe përfundojnë duke ndërtuar një kulturë të vërtetë.

Pikërisht, prandaj drejtuesit kërkojnë ndihmën e specialisëve të teorisë së lojës në proçesin e tyre të vendimmarrjes, sepse kjo disiplinë lejon kryerjen e një analize rigoroze dhe të saktë përballë situatave të sotme aq të komplikuara dhe ku vendimmarrësit mbeten zotët e zgjedhjeve dhe vendimeve të tyre.

Përgjithësime të tjera mbi teorinë e lojës: Pas kuadrit teorik të dhënë si më sipër në mënyrë të detajuar, autorë të ndryshëm vijojnë më tej me përgjithësime të kësaj teorie, duke e plotësuar kështu kuadrin e saj të plotë dhe duke ndihmuar specialistët e kësaj fushe. Në këtë kuadër, teoria e lojës modelon sjelljen e një specialisti/agjenti përballë situatave të zgjidhjeve, ku ai duhet të studjojë mirë çdo situatë veçmas dhe në ndërveprim, për të identifikuar zgjedhjen më efikase në terren, në krahasim me të tjerat. Kjo teori interesohet gjithashtu për sjelljet e individëve, me qëllim maksimizimin e përfitimit të tyre. Ajo lejon të kuptojmë procesin e votës, pushtetit, diplomacisë, tregtimit, negociatave, formimit dhe koalicionet në të gjithë aktivitetin e organizatës/aktorit në territorin e dhënë.

Një lojë, në fakt, karakterizohet nga rregulla të saj, të cilat përcaktojnë numrin dhe rolet e aktorëve, si dhe variablave që një lojtar mund të kontrollojë, p.sh. mundësitë e zgjidhjes, informimit dhe komunikimit ndërmjet lojtarëve. Këto rregulla, teoria i përmbledh si më poshtë :

• Lojtarët - që duhet të jenë të paktën dy, • Veprimet - strategjitë e mundshme të lojtarëve dhe informacionet

disponibël për zgjedhje, • Zhvillimet dhe etapat e lojës, • Rezultatet (fitim ose humbje)

Page 53: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

41

Vetë lojrat marrin forma të tipeve të ndryshme si bashkëpunuese ose si jo të tilla; konkurruese ose jo konkurruese; të përsëritshme ose jo të përsëritshme (evolucioniste). Ndërsa vetë lojtarët mund të jenë: agresivë, manipulues, kaotikë, skllavërues dhe kooperues (Michel Bruley, 2005)23.

Duke na dhënë këtë pamje të plotë dhe interesante, me qëllim për të ndihmuar vendimmarrësit në procesin e tyre të aktivitetit, autori konkludon se, “megjithatë, është e vështirë që teoria e lojës të konsiderohet një shkencë pozitive që sjell parashikime të sakta. Sa më shumë që situata e lojës bëhet komplekse aq më pak mesimet e teorisë së lojës matematikore bëhen instrumente për të shpjeguar ose dhënë këshilla në gjetjen e një zgjidhje. Në disa raste mund të gjenden zgjidhje mes ekujlibrave të shumtë të vendosura. Analiza e ndërveprimit të sjelljes individuale racionale bëhen më të vështira kur ato dalin nga një kuadër edhe më i thjeshtë i prezantimeve të zakonshme të teorisë së lojës”.

Pothuaj në këtë përfundim vjen edhe autori tjetër i njohur i teorisë së lojës Gibbons Rubinstein (1997), në librin e tij "An Introduction to Applicable Game Theory"24, thelbi i së cilës ka të bëje shkencën matematike që analizon situatat konfliktuale dhe kërkon zgjidhje përmes modeleve konkurruese dhe kooperative/bashkëpunuese. Ai evidenton se kjo formë është një studim ndaj vendimeve individuale në një sistuatë të dhënë, ku ndërveprojnë çështje të ndryshme si p.sh. vendimet mbi një çështje që mund të influencojnë mbi rezultatet e arritura nga një tjetër aktor rival, sipas një mekanizmi pasveprues.

Një element tjetër dallues, është edhe funksioni operacional i marketingut lokal, për të gjetur apo identifikuar mbi të gjitha pikat e kontaktit me të gjithë aktorët që veprojnë në territorin e dhënë, në një mënyrë sa më konstruktive; në situatat komplekse, si p.sh. dinamika e një zone gjeografike, kooperimi ndërmjet aktorëve është zgjedhja me e mirë, sepse ai lejon që secili të arrijë përformancën e dëshiruar.

Në konkluzion: Teoria e lojrave na ndihmon që të gjejmë atë ekuilibër bashkëpunimi mes

aktorëve që veprojnë në territorin tonë, i cili do të sjellë përfitime për të gjithë aktorët, jo vetëm për disa prej tyre.

 

Sociologjia, në fushën që ne po studjojmë - si përmbajtje dhe me elementët përbërës të saj, si ndërmarrje ndërdisiplinore dhe si kompleks teorik - është pjesë e rëndësishme e çështjes dhe temës sonë. Ne këtu do të merremi me sociologjinë ekonomike, e cila do të na ndihmojë në trajtimin e rastit tonë të studimit. Për këtë çështje, ne do t’i referohemi më shumë autores S.Bassani, nisur edhe nga fakti se ajo mbështetet në një mjedis ekonomik dhe social – Itali që, megjithë diferencat e mëdha, ka edhe ngjashmëritë më të mëdha me vendin tonë, territorin dhe sjelljet e aktorëve tanë.

Ashtu si edhe kemi vijuar në analizën tonë të deritanishme mbi biznesin lokal, sjelljet e aktorëve, roli i institucioneve, rezidentët, tregtarët, shoqatat që luajnë një rol

                                                            23 Bruley, M. 2005, « Systeme d’Information Decisionnel, elements sur la Theorie des Jeux », Marketing Teradata VVestern Europe, Directeur, fq. 3,5,7,8

24 Rubinstein G., 1997, "An Introduction to Applicable Game Theory” Jounal of Economic Perspectives, fq. 19-38

Page 54: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

42

të caktuar, ashtu dhe duhet të njohim më mirë mënyrën se si ato organizata, organizojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre. Pikërisht, këtu na ndihmon socialogjia.

Sociologjia është shkenca që studion strukturat sociale, rregullat dhe proceset që bashkëveprojnë ose ndahen, njerëzit jo vetëm si individë, por gjithashtu edhe si anëtarë të organizatave të ndryshme, grupet dhe institucionet. Veçanërisht socialogjia urbane merr më shumë interes sepse studimet e territorit lidhen me jetën sociale dhe ndërveprimet mes njerëzve dhe rajoneve/zonave urbane. Ashtu si sociologjia e përgjithshme që studion parimet mes proceseve sociale, socialogjia urbane përqëndrohet në objektin e analizës së marrëdhënieve ndërmjet njeriut/qytetarit dhe ambientit, njeriut dhe qytetit ku ai jeton dhe kryen veprimtaritë e tij.

Me këtë objekt të saj, autorët më të fundit e përcaktojnë atë si një një disiplinë normative të sociologjisë së përgjithshme në fushën e kërkimeve strukturore, proceseve, ndryshimeve dhe problemeve të një zone urbane dhe sigurimi i raporteve dhe informacioneve për politikat e administrimit dhe ndërtimit.

Marketingut territorial – si një ndërmarrje ndërdisiplinore - kërkon përcaktimin dhe vendosjen e një niveli të rëndësishëm për çdo njërën prej tyre, në shërbim të zhvillimit ekonomik e social të territorit. Këto disiplina, që sapo i kemi analizuar njëra pas tjetrës, na lejojnë që:

- së pari, të thellojmë njohuritë tona mbi territorin e dhënë, si dhe dinamikat zhvillimore sipas interesave që ne kemi përcaktuar,

- së dyti, të ndërtojmë zhvillimin në nivel strategjik. Ndërsa, teoria e lojës, si pjesë e disiplinave, këtu zë një vend më vehte: ajo

vendoset mes këtyre dy segmenteve sepse na lejon të kuptojmë dinamikën në hapsirë dhe mbetet një mjet i nevojshëm në mbështetje të nivelit strategjik të marketingut territorial.

II.5 Përkufizime mbi marketingun e territorit, sipas autorëve të ndryshëm

Meqënëse si ide, koncept, përmbatje apo veprimtari është ende i papërcaktuar, kuptohet që edhe përkufizimet ndaj marketingut territorrial janë të ndryshme formalisht, por ato nuk ndryshojnë thelbin e tij. Le të shohim disa përkufizime të autorëve të ndryshëm mbi marketingun e territorit dhe mënyrën se si ata e kanë konceptuar atë.

Përkufizimi 1 “Marketingu strategjik tenton projektimin e një komuniteti për të kënaqur nevojat

e tyre kryesore zonale. Place marketing, kemi atëherë kur aktorët e interesuar, si për shembull qytetarët, punonjësit dhe kompanitë marrin kënaqësi nga komuniteti dhe kur vizitorët, bizneset e reja dhe investitorët gjejnë kënaqësinë e pritshme. Place marketing do të thotë të prjektosh një vend ku të kënaqësh nevojat e tregut të synuar.” (Kotler, Haider, Rein, 1993)

Në këtë përkufizim të tij, Kotler e paraqet marketingun e territorit si një praktikë, me një orientim të qartë nga tregu. Në të njëjtën kohë ai e ndërthur veprimtarinë e marketingut të territorit me objektiva sa të atyre ekonomikë, aq edhe të atyre sociale.

Page 55: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

43

Përkufizimi 2 “City marketing, përshkruan mënyra të ndryshme, nëpërmjet të cilave qytetet

mund të përmirësojnë pozicionin e tyre konkurues në treg. City marketing, mund të përshkruhet si një proces ku aktivitetet urbane janë të lidhura me kërkesën e një target konsumatorësh, me qëllim maksimizimin e funksionimit social dhe ekonomik në mënyrë efiçiente të një zone të caktuar, në përputhje me objektivat e vendosura. Kjo ide mund të aplikohet në shumë zona.” (Ashworth e Voodg, 1988)

Në përkufizimin e tyre të City marketing, si dhe në argumentat dhe analizat e përdorura në botimet e tyre, autorët e konsiderojnë marketingun territorial njëkohësisht si displinë dhe si praktikë, me objektiva të qarta ekonomike dhe sociale, duke e kompletuar kështu konceptin e marketingut të territorit edhe me element socialë.

Përkufizimi 3 Ndërsa në argumentat e tij, autori Van der Meer, në botimin e tij të realizuar në

vitin 1990, e trajton konceptin vetëm si praktikë, duke e përkufizuar kështu City marketing:

“City marketing mund të përshkruhet si një set aktivitetesh të destinuara për të optimizuar sinkronizimin midis ofertës së funksioneve urbane dhe kërkesave të banorëve, kompanive, turistëve dhe vizitorëve të tjerë.”

Përkufizimi 4 “Marketingu i qytetit është analiza, planifikimi dhe zbatimi i programeve që

synojnë krijimin, ndërtimin dhe mbajtjen e raporteve të shkëmbimeve të leverdisshme me tregjet relative, me qëllim përmbushjen e objektivave organizative.” (Van Den Berg, Bramezza dhe Van Der Meer, 1994)

Edhe këta autorë e shikojnë marketingun e territorit më tepër si një praktikë dhe jo si disiplinë.

Përkufizimi 5 “Marektingu i territorit merret me analizën, planifikimin, implementimin dhe

kontrollin e programeve të hartuara nga autoritetet publike të manaxhimit urban dhe nga organet që varen prej tyre… për t’iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme pritshmerive të personave, aktiviteteve të qytetit dhe territorit të tij, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe konkurrueshmërinë e qytetit në nivel global.” (Casella, 1997)

Edhe në këtë përkufizim autori e paraqet marketingun e territorit si një praktikë me objektiva të qarta, si ato ekonomike, ashtu edhe ato sociale.

Përkufizimi 6 Trajtim i autorëve Valdani e Jarach, 1998, është i ngjashëm me atë të Ashworth e

Voodg në vitin 1988, në trajtimin e marketingut të territorit si disiplinë dhe si praktikë kur thonë se: “Disiplina e cila është përgjegjëse për analizën, planifikimin dhe zbatimin e planeve të destinuara për të krijuar, ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie fitimprurëse me tregjet për të arritur objektivat me interes politiko-organizativ, të tilla si rritja e popullsisë produktive dhe pasurimi dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së popullsisë rezidente ose të migruar.”

Përkufizimi 7 “Një proces që synon krijimin e vlerave për një komunitet të përbërë nga një grup

individësh të cilët përfitojnë nga territori i paracaktuar brenda kufijve të tij. “ Cercola, 1999, e trajton marketingun e territorit si disiplinë.

Page 56: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

44

Përkufizimi 8 “Të gjitha ato aktivitete, të cilat të kryera mbi njëhapësirë të caktuar gjeografike,

mund tabëjnë atë një zonë tërheqëse për një grup të zgjedhur investitorësh,mbi nevojat e perceptuara të cilëve janëdizënjuar karakteristikat e zonës.” (Paoli, 1999)

Në studimet e tij, autori e trajton marketingun e territorit si një praktikë me qëllim arritje objektivash ekonomikë por pa i dhënë rëndësinë e duhur atyre socialë, që në trajtimin e konceptit të marketingut të territorit, është shumë e rëndësishme.

Përkufizimi 9 “Marketingu i territorit siguron mjetet konceptuale dhe operacionale për të lidhur

ofertën e territorit dhe kërkesën e tij.” (Varaldo, Caroli, 1999) Duke futur konceptet e ofertës, kërkesës lidhjet mes tyre duke përdorur mjete konceptuale dhe operacionale, e trajton si disiplinë marketingun e territorit.

Përkufizimi 10 Po i njëjti autor (Caroli, 1999) kompleton përkufizimin e tij kur thekson faktin

që, marketingu i territorit është një disiplinë e cila synon të promovojë konkurencën në një zonë gjeografike, duke marrë parasysh ekuilibrat, kohezionin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në përkufizimin e tij thuhet se “Marketingu i territorit është një funksion që kontribuon në zhvillimin e balancuar të territorit, me anë të projektimit dhe zbatimit të një interpretimi të karakteristikave kryesore të ofertës që kënaq segmente të identifikuara në kërkesën aktuale dhe potenciale; kjo kënaqësi realizohet nëpërmjet krijimit të një vlere neto pozitive. Në nivel strategjik, marketingu i territorit është një intelegjencë integrimi dhe fekondimi.”

Përkufizimi 11 Analiza e nevojave të palëve të interesuara dhe klientëve, tregjeve të cilat

tentojnë të ndërtojnë, mirëmbajnë dhe të forcojnë marrëdhënie të dobishme mes palëve të interesuara (marketingu territorial i brendshëm) dhe me ato publike të jashtme të referimit (marketing territorial i jashtëm), me qëllimin përfundimtar për të rritur vlerën e territorit dhe kompanive dhe atraktivitetit e tyre, duke aktivizuar kështu nje rreth vicioz kënaqësi-atraktivitet-vlerë. (Valdani e Ancarani, 2000)

Në këtë rast autorët e paraqesin si praktikë më shumë se sa një disiplinë marketingun e territorit.

Përkufizimi 12 Vesci është një tjetër autor që e paraqet marketingun e territorit si një praktikë. Ai

thotë: “Marketingu territorial më tepër se sa ndërtim i aktiviteteve të zhvilluara për

tërheqjen e investimi mbi një zonë të caktuar, përfaqëson një proces relacional, strategjik dhe operacional nga një organ, i vënë në jetë nga një ent territorial, një agjensi publike, me ndihmën e veprimtarive të agjentëve të territorit, me qëllim realizimin e një zhvillimi të rregullt, të koordinuar dhe koherent të një zone të caktuar.” (Vesci, 2001)

Përkufizimi 13 Marketingu territorial mund të përcaktohet si një përpjekje atraktive e territorit të

dhënë në raport me territoret konkurruese për të influencuar, në interes dhe favor të tij, duke ofruar vlera më të mira, më superiore dhe më të qëndrueshme se sa ato të territoreve konkurrente të tij. Hapat e ndërmarra nëpërmjet marketingut territorial duhet të jenë të sigurta, të lejojnë dhe ndihmojnë në studimin sa më të mirë të situatës territoriale, të përcaktojë mirë objektivat dhe strategjitë e zhvillimit (në të trija degët), ku ajo ndaj qytetarit është më e rëndësishme. Dhe, më në fund, të ndërtojë, zbatojë

Page 57: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

45

dhe vlerësojë mirë planet e veprimit në terren (autor francez, i kompanisë “Mercato”) 25

Ky aktivitet përgjithësisht inicohet nga aktorë lokalë siç janë njësitë territoriale, dhomat e tregtisë ose strukturat zyrtare të shtetit. Zbatimi i tij bëhet kryesisht nga organizatat dhe njësitë e specializuara si p.sh. nga angjecitë e zhvillimit, komitetet apo agjecitë e turizmit, strukturat që merren me konkurrueshmërinë dhe markat e njohura, organizata sociale dhe kulturore, etj. Teknikat, praktikat dhe metodat e marketingut territorial, frymëzohen nga ato të zhvillimit të ndërmarrjeve, por duke mos rënë në “situatë të kopjuar”. Zhvillimi ekonomik dhe social i një territori, në këndvështrimin e marketingut territorial, sigurisht mbështetet në arsyetimet e ndryshme logjike mbi zhvillimin e një ndërmarrje apo të një njësie prodhim-shërbimi.

Përkufizimi 14 Marketingu territorial është një orientim marketingu i krijuar në bazë të llojeve të

tjera të veprimtarisë së marketingut, p.sh. marketing industrial, marketing i shërbimeve dhe marketing social. Ideja mbi marketingun territorial, nënkupton që autoritetet lokale drejtojnë aktivitetet dhe veprimtaritë e tyre për grupe të përcaktuara specifikisht, me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre dhe njëherësh, të garantojë që ato (grupet) kanë arritur të sigurojnë ambientin e tyre të përshtatshëm për të jetuar dhe kryer veprimtari biznesi.

Duke ndërtuar një politikë të veçantë, autoritetet lokale marrin në konsideratë krijimin e kushteve sa më të favorshme të jetesës dhe punës, veçanërisht për qytetarët/banorët, investitorët dhe turistët. Nën këtë këndvështrim, nëpërmjet marketingut territorial, njësia territoriale e dhënë, vjen e shndërrohet si një kompani, që duhet të mirëmenaxhohet, që kërkon vendosjen e një komunikimi sa më të drejtë mes aktorëve të atij territori, si dhe vendosjen e marrëdhënieve shumë të mira me median. (Anne Knapik, Universiteti Teknik Czestochova, Poloni)26

Përkufizimi 15 Ka një numër paqartësish lidhur me përkufizimin dhe përmbajtjen e marketingut

territorial. Keqkuptimet më kryesore mund vijnë nga fakti që ky aktivitet shikohet nga kendvëshrime të ndryshme dhe si koncept merr ose shprehet nepërmjet nocioneve ë ndryshme. Në mënyë të natyrshme, këta mbrojtës të këtij koncepti - madje konsiderohen këmbëngulës të mëdhenj – shpehin të njëjtat konsiderata edhe për aplikimin e Marketingut terriorial edhe në ekonomitë në tranzicion, sic janë ato të vendeve me ekonomi të centralizuar. Ashtu sic analizohet nga shumë studime, në ekonomi të tilla ka më shumë zhvillime spontane sa sa të planifikuara. Megjithatë, edhe në këto vende mund të gjenden apo krijohen hapsirat e mjaftueshme për aplikime në të ardhmen të komponentëve të veçantë të marketingut territorial në vendin tuaj (Jan Sucháček, Çeki)27

                                                            25 Autor francez, i kompanisë “Mercato” 26 Knapik A., 2009, Czestochova University, “Territorial Markeing –thoughts and acts of lokal authorities”, fq. 9. 

27 Suchacek J., 2008, ”Territorial marketing in the Czech Republic: a trial- and- error process” V SB - TU Ostrava, Faculty of Economics, fq.24

Page 58: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

46

Përkufizimi 16 Në rrjedhën e viteve, sidomos në dekadat e fundit, kohezioni territorial është

shndërruar në një çështje tepër të rëndësishme për qeveritë kombëtare dhe për ato mbi-kombëtare (organizatat apo organizmat me funksione ndërkombëtare). Kjo çështje ka marrë këtë peshë rëndësie edhe për shkak të rritjes së paparashikuar të disbalancave apo diferencave të mëdha mes hapsirave/rajoneve të ndryshme, në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social. Rajonet urbane dhe ato më të zhvilluara urbane, po tërheqin gjithmonë e më shumë njerëz dhe aktivitete ekonomike, ndërkohë që një pjesë e madhe e territoreve rurale dhe periferike sikur janë të dënuara të mbeten pas dhe të abandonohen nga banorët. Këto përbëjnë çështje për t’u zgjidhur dhe sfidë zhvillimi që, në mënyrë të përgjithshme shfaqen në vendet evropiane si Portugalia, rajone të Spanjës apo Greqisë, që megjithë një seri politikash komunitare veçanërisht politika e përbashkët rajonale dhe ajo e kohezionit social, ato mbeten problematike në disa drejtime kryesore zhvillimi: diferencat e mëdha mes veriut të zhvilluar të globit dhe jugut relativisht në zhvillim dhe të prapambetur; në fqinjin tonë të përtejdetit, Itali nuk është e vështirë të shquash dallimet mes veriut të zhvilluar “europian” dhe jugut problematik “në kufij europianë”, etj.

Prandaj, aplikimi i filozofisë dhe mjeteve të marketingut këtu, përdoren për të ndryshuar këtë gjendje, ose të paktën për të ngadalësuar këtë proces, nëpërmjet realizimit të një strategjie zhvillimi të marketingut territorial. Duke i konsideruar territoret periferike dhe rurale, si produkte që e kanë të domosdoshme t’u bësh marketing, rezulton se komponentet kryesore të sistemit të marketingut, diskutohen gjithmonë e më shumë dhe se ato janë disa nga tendencat e sotme në shoqëri apo komunitet, që ndikojnë ofertën dhe kërkesën në territorin e dhënë. Nën këtë këndvështrim teorik, studjuesit arrijnë të identifikojnë disa drejtime të veprimtarive të aktorëve përgjegjës me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë në zonat periferike dhe rurale, duke përdorur koncepte dhe fjalë kyçe: territore periferike, territore rurale, marketing tradicional dhe marketing territorial, aktorë me interesa individuale dhe komunitare, konkurrueshmëri, kohezion social (Anabela Dinis, Portugali)28

Përkufizimi 17 Kërkime të shumta lidhen me influencat reciproke që marrin dinamikat e lidhjeve

dhe marrëdhënieve ndërmjet firmave dhe rajoneve. Këto marrëdhënie, marrin forma specifike dhe varen nga tiparet e veçanta që ato përfaqësojnë. Gjithashtu, studimet sugjerojnë që dinamikat e zhvillimeve rajonale, të jenë kryesisht faktorë të paprekshëm dhe të konsiderohen ndërvartësi rrjetesh që veprojnë në shkallë shumë të ndryshme dhe jo mbi komponentë materialë. Kjo specifikë e trajtimit të raporteve mes aktorëve në një territor, është pjesë e literaturës, që lidhet gjithashtu me gjendjen tradicionale të teorisë së gjeografisë ekonomike. Të gjitha këto rezultatet të pritshme të studimit të këtij kompleksi marrëdhëniesh, iu sigurojnë administratave rajonale/lokale një përspektivë të re për promovimin e territorit që ato administrojnë: rajonet, rrjeti industrial, gjeografia e marrëdhënive, ndër-veprimtaritë mes aktorëve, marrëdhëniet mes firmave të aktivitetit ekonomik dhe biznesit, pra Marketing

                                                            28 Dinis A., 2006, Portugal “Marketing and Innovation – useful tools for competitiveness in rural and peripheral areas”, European Planing Studies, fq. 91

Page 59: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

47

territorial (Ricardo Alexandre, Fontes Correia, Revista nderkombetare jo-fitimprurëse, Itali)29

Përkufizimi 18 Marketingu territorial përbën një politikë në shërbim të zhvillimit të territorit. Si

koncept dhe si veprimtari, Marketingu territorial synon të arrijë integrimin e veprimtarive, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e vlerave të aseteve të një territori të dhënë, i cili është marrë në studim dhe planifikuar nga autoritetet së bashku me iniciativat zhvillimore nga aktorët. Një ndërmarrje e tillë kërkon dhe shoqërohet nga një strategji zhvillimi me shtrirje më shumë se sa territori administrativ i dhënë, sepse veprimtaria dhe marrëdhëniet ndërtohen dhe zhvillohen edhe përtej atij territori dhe lidhet ngushtë me imazhin e tij tejkombëtar (Projekt i kooperimit bilaterial italo-turk, 2007)30

Përkufizimi 19 Marketing territorial konsiderohet si bashkim i rrjetit të biznesit dhe territorit.

Duke e parë si të tillë, është e nevojshme të jepet një përkufizim më i plotë dhe më i qartë shkencor për të, si përgjigje ndaj homogjenitetit/diferencave dhe teorive, kategorive, metodologjive, mjeteve dhe teknikave analizuese të përdorura në teori dhe praktikë, të cilat marrin formën dhe karakteristikat specifike, si mundësi për të ndryshuar disiplinat, pikëpamjet dhe qasjet e ndryshme nga autorë të ndryshëm. Duhet nënvizuar se marketingu territorial është shfaqur dhe është zhvilluar brenda disiplinave universitare, si një praktikë matrice (ashtu si disiplinat e tjera të deklarimit të formave, koncepteve). Prandaj, duke bërë dallimet e qarta mes koncepteve të ndryshme të marketingut territorial, ne mund të analizojmë konstatimet e mëposhtme :

o marketingu territorial ka lindur relativisht vonë, në teori dhe po vonë është aplikuar në praktikë nëpërmjet strategjisë së Planifikimit të tij.

o marketingu territorial vuan akoma nga influenca e disiplinave që janë të lidhura me të dhe që konfondonjë jo pak lexuesin, qytetarin me marketingun tradicional apo të tjera veprimtari biznesi etj.

o marketingu territorial është i përgjithshëm, tërësor, ekonomik, kulturor dhe social.

(Gollain V., Francë 2002, “Le Marketing du territoire” )31 Përkufizimi 20 Marketingu territorial, përfaqëson trajtimin e pozicionimit të një qyteti, rajoni,

zone apo metropoli, në raport me tregun kombëtar apo ndërkombëtar. Ky marketing lidhet sigurisht me faktorë tipikë territorialë, që mund të tërheqin investime industriale, turistë, fuqi punëtore të specializuar profesionalisht, interesin për të instaluar qendra të korporatave, të distributorëve të ndryshëm, të tregtimit të mallrave dhe shërbimeve, të agjencive publike e private, të ekspertëve të fushave të ndryshme etj. Përpos instrumenteve tradicionale të marketingut si p.sh. infrastruktura e transportit, lehtësimet apo favorizimet fiskale ose ofrimi i burimeve specifike që gjenden në atë territor, në kohët e sotme përfshihen edhe metoda moderne, mbi                                                             29 Correia, R. 2010. “Marketing Territorial: Interacção entre Redes Industriais e Regionais. ed. 1. Porto: Universidade do Porto.Tese de Doutoramento em Ciências Empresariais”

30 Italy – Turkey Bilateral Cooperation Project, 2007: Territorial Markeing(EU programes), fq. 22

31 Gollain V., 2002, “Le Marketing du territoire”, fq. 29

Page 60: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

48

kushtet bazë të produktit që duam të nxjerrim/fitojmë dhe të territorit si një njësi unike.

Analiza e mësipërme, është një hap i parë në analizën teorike mbi konceptin e marketingut të territorit, e cila do të na ndihmojë për të nxjerrë konkluzione dhe për të arritur në përkufizimin tonë mbi marketingun e territorit.

Në kushtet specifike, kërkohet të përdoret një marketing teritorial i përshtatshëm, mbi bazën e një teknologjie dhe kërkimi shkencor të lartë. Meqënëse elementët territorialë janë të shumtë dhe të ndryshëm, atëhere do të duhet që për zonën/rajonin apo qytetin e dhënë, të përcaktojmë edhe instrumente shtesë për të arritur konvergimin e të gjitha përpjekjeve, në përmbushjen e qëllimit tonë të studimit. Kështu, para se të ndërmerret studimi kërkimor mbi marketingun territorial dhe më tej, politikat për zbatimin e tij, në vijim të çështjeve të studiuara më sipër, do të duhet të udhëhiqemi edhe nga disa synime që marrin formën e pyetjeve :

o Cilat janë vlerat që ofron zona/rajoni apo qyteti ? o Çfarë tregu investimesh disponon aktualisht ky territor? o Në cilat segmente të tregut të jashtëm synohet të pozicionohet

zona/rajoni apo qyteti i dhënë? o Çfarë imazhi duam që territori ynë të fitojë jashtë vendit?

(Dominic Tremblay, Université du Québec à Chicoutimi, Canada)32 Nga trajtimi tërësor dhe analiza e detajuar e elementeve përbërës, degëve dhe

përkufizimeve të autorëve të ndryshëm mbi marketingun e territorit, ne mund të sjellim edhe një këndvështrim të ri të përmbajtjes së tij, duke dhënë një përkufizimin tonin si më poshtë:

“Marketingu territorial është një ndërmarrje komplekse ku përfshihen aktorë

publikë dhe privatë, me objektiva strategjike të përgjithshme dhe specifike zhvillimi, shumëdimensionale: ekonomike, biznesi, urbane, turistike, kulturore dhe sociale, për

arritjen e të cilave merren në konsideratë një tërësi faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, të dukshëm dhe të padukshëm dhe mbi të gjitha natyra e marrëdhënieve

ndërmjet aktorëve, me qëllimin final rritjen e mirëqënies dhe kohezionit social dhe në një harmoni sa më të madhe mes interesave individuale dhe atyre komunitare.” Dhënia e këtij përkufizimi për marketingun e territorit, ishte edhe një nga

qëllimet e këtij studimi. Këtë përkufizim të ri të marketingut territorial, si dhe të gjithë elementët e

përmendur më sipër, ne do t’i marrim gjerësisht në konsideratë në trajtimin e çështjes pasardhëse dhe në Kapitullin V.

II.6 Marketingu i territorit dhe manaxhimi.

Në vijim të studimit tonë, do të kompletojmë kuadrin teorik në lidhje me elementet e tjera që lidhen me manaxhimin e territorit, parë nën këndvështrimin e marketingut territorial. Këtë do e realizojmë nëpërmjet shqyrtimit të literaturës në lidhje me çështje, si dhe analizimit të eksperiencave të vendeve të tjera.                                                             32 Tremblay D., 2006 (vol 2) “Marketing Territorial et Positionnement Mondial”, Université du Québec à Chicoutimi, Canada, fq. 35

Page 61: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

49

Pasi jemi njohur me literaturën e shqyrtuar nga autorë të ndyshëm mbi përmbajtjen dhe elementët e Marketingut territorial nën këndvështrimin teorik, studimi ynë vijon në studimin e elementëve të nevojshëm për të studiuar modelin manaxherial, bazuar në marketingun e territorit. Pas kësaj analize do të kalojmë në fazën e aplikimit të teorisë në praktikë. Kështu do të njihemi me marktingun territorial aplikativ në një vend si Italia, ku si teoria dhe praktika e studimit të territorit është shumë e zhvilluar. Kemi zgjedhur këtë metodë sepse gjykojmë se, duke qenë të pajisur me një kuadër teorik dhe praktik mbi marketingun territorial, nga autorë të njohur evropianë dhe amerikanë, si dhe duke analizuar modele të aplikuara në vende të tjera, me karakteristika të ngjashme me Shqipërinë, do të mund të ndërtojmë një model manaxhrial të suksesshëm të territorit të rastit tonë të studimit, në zonën e Kinostudios.

Mbështetur në Marrëveshjen e bashkëpunimit BE-Turqi (Turqia është vend Kandidat për anëtarësim në BE, që nga vitit 2002), në vitin 2007 mes Italisë dhe Turqisë, është zhvilluar një projekt për mirëmenaxhimin territorial, kryesisht për të rritur kapacitetet e zhvillimit ekonomik dhe investimeve turistike në Turqi. Projekti që merr formën e një guide, në ndihmë të politikave të zhvillimit të territorit/rajoneve, është konceptuar në dy pjesë:

- pjesa e parë lidhet me konceptimin e marketingut, - pjesa e dytë lidhet me vendosjen e

komunikimit/marrëdhënieve/ndërveprimeve mes aktorëve në territorin e dhënë33.

Marketingu territorial – aplikativ në një territor dhe me një qëllim të dhënë, shpreh një politikë zhvillimi të territorit, i cili integron veprimet për përmirësimin e aseteve kryesore të këtij territori, ndaj iniciativave të planifikuara të komunikimit. Në këtë kuptim, ky projekt është një zbatim i teorisë së marketingut territorial, që ka për qëllim të rrisë peshën e territorit duke promovuar burimet e reja dhe tërhequr investimet e huaja ose investimet potenciale në fushën e turizmit (marketingu i jashtëm); të promovojë territorin për ndërmarrjet dhe qytetarët e tij, më synim rritjen e kohezionit të brendshëm (marketingu i brendshëm). Marketingu territorial shpreh gjithashtu një unitet njësish të një komunikimi dinamik tej territorial. Këto njësi komunikimi janë të domosdoshme sepse:

• ekonomia është duke u bërë gjithmonë e më globale, • kompanitë trans-kombëtare ndërtojnë strategji të reja dhe hedhin forma

të reja investimesh, • tregu i kapitaleve bëhet gjithmonë e më shumë i paparashikueshëm dhe

ofron oportunitete për investime, • reduktimi apo eleminimi i barrierave në tregtimin e mallrave,

infrastrukturat e reja të transporteve dhe zhvillimi i shpejtë i informacionit teknologjik, janë asete të rëndësishme të zhvillimit ekonomik global dhe territori i dhënë është pjesë e këtij zinxhiri lidhjesh,

• në një ekonomi të globalizuar, qeverisjeve qendrore/kombëtare dhe lokale iu kërkohet të luajnë një rol proaktiv, që të arrijnë të sigurojnë zhvillimin aftagjatë dhe promovimin e imazhit të territorit të tyre,

                                                            33 Italy – Turkey Bilateral Cooperation Project, 2007

Page 62: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

50

• qëllimi është përmirësimi i pjesëmarrjes në konkurrencën ndërkombëtare; rritja e fuqisë së territorit të tyre me investime të reja dhe me kërkime shkencore; nxitja dhe mbështja e talenteve të reja, si dhe fluksit të turistëve që gjenerojnë rritje dhe zhvillim ekonomik dhe krijojnë mundësi ekonomike për forcimin e kohezionit social,

• kur objekt i marketingut territorial është qyteti, theksohet se kjo merr rëndësi të veçantë, sepse qytetet janë shndërruar tashmë në lojtarë të rinj me peshë të madhe në zhvillimet territoriale, sepse posedojnë burime zhvillimi si: infrastrukturë, fuqi punëtore dhe specialistë të kualifikuar, ambiente për evente të mëdha dhe takime të ndryshme mes aktorëve/lojtarëve, zhvillim të kërkimeve dhe ofrojnë konkurrueshmëri të lartë.

II.6.1 Kërkesa dhe Oferta

Politika dhe administrata lokale, lojtarët apo aktorët në territorin e dhënë, në radhë të parë njohin, studjojnë dhe identifikojnë kapacitetet zhvillimore të ambientit në atë territor ku veprojnë apo ndërveprojnë aktorët, rezidentët, lojtarët privatë dhe publikë. Kjo do të thotë, se ata duhet të njohin mirë kërkesën dhe ofertën e mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, që hyjnë, dalin dhe zhvillohen aty.

Oferta, është ajo çfarë territori mund të ofrojë për përdoruesit e mësipërm. Kërkesa, përfaqësohet prej kompanive, turistëve, rezidentëve ose vizitorëve, etj. të brendshëm (lokale) ose të jashtëm (jashtë territorit të dhënë). Për vetë karakteristikat dhe veçantitë që ka në marketingun territorial, subjektet që ofrojnë dhe ata që kërkojnë, i përkasin shpesh të njëjtit ambjent gjeografik.

Oferta territoriale duhet vlerësuar sipas karakteristikave të saj, të cilat mund të jenë të prekshme ose të paprekshme. E gjitha kjo realizohet në funksion të maksimizimit të vlerës që ofrohet për subjekte të interesuara për të. Ky është një proçes i vështirë, pasi oferta territoriale ka një natyrë shumë të komplikuar. Siç e përmendëm edhe më sipër, këto subjekte mund të jenë pjesë e të njëjtit ambjent apo territor.

Duke qenë se kërkesa ndaj një territori, ka karakter heterogjen, një rëndësi të veçantë merr proçesi i segmentimit të kërkesës. Ky proçes, është një ndër hapat e parë që realizohen në një analizë situate dhe shërben për të kuptuar se çfarë oferte do përgatitet për klientët. Proçesi i segmentimit nis me studimin e mënyrës se si klientët marrin vendime dhe përcaktojnë kërkesat e tyre. Nga ky proçes, merren të dhëna të cilat janë heterogjene mes tyre. Vijohet me ndarjen e kërkesave në grupe homogjene, për të cilat më pas studiohet oferta. Një rol të rëndësishëm këtu, luan edhe studimi i ofertës që atyre i bëhet nga konkurentët potencialë. Kjo ndihmon në pergatitjen e një oferte të diferencuar dhe më të mirë, në krahasim me territoret konkurente.

Në ndryshim nga marketingu tradicional, në marektingun territorial, për vetë karakteristikat e faktorëve që karakterizojnë ofertën territoriale, oferta përgatitet për një periudhë afatmesme ose afatgjatë.

Proçesi që përshkruam më sipër, në lidhje me: - studimin e kërkesës territoriale, - përgatitjes së ofertës, - studimit të ofertës së territoreve konkurente.

Page 63: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

51

 

 

 

Figura 2.2: Objektivat e marketingut territorial të lidhura me ofertën dhe kërkesën

nuk është gjë tjetër, përveç se studimi i mënyrës se si ne duam të pozicionojmë

territorin tonë në treg. Nëpërmjet Figurës 2.2 pasqyrohen objektivat e marketingut territorial në lidhje me

ofertën dhe kërkesën.

II.6.2 Kufijtë administrativ

Pothuaj në të gjitha përkufizimet e marketingut territorial, territori është dhënë si: - një hapsirë pa kufij të përcaktuar, por me pjesë të përcaktuar nga

pikëpamja e territorit, - një rrjet aktorësh që ndërveprojnë mes njeri-tjetrit dhe që udhëhiqen

nga objetiva të përcaktuara. Nën këndvështrim e parë, atë të një hapsire toke të përcaktuar, territori merr

formë statike. Nën këndvështrim e dytë, si një hapsirë pa kufij, territori merr formë dinamike

dhe shfaqet si marrëdhënie mes aktorëve lokalë dhe tej lokalë. Sipas edhe studimit të autores S.Bassani, rasti i dytë i këndvështrimit konceptual të territorit pra, kufijve administrativë të tij është shumë interesant, për të cilin ne mund të sjellim këtë përkufizim:

Me kufij administrativë të territorit kuptojmë një zonë, e cila mund të konsiderohet si një bashkim vlerash dhe marrëdhëniesh mes aktorëve, që ndërveprojnë sipas objektivave të tyre të përcaktuar.

Kështu që, territori nuk konsiderohet më si një hapsirë gjeografike, por si një zonë ndërvepruese mes aktorëve, veprimtaria e të cilëve është gjithashtu më shumë se zonale/lokale. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë lidhjet ndërmjet burimeve/vlerave, marrëdhëniet mes aktorëve dhe kapacitetet e tyre zhvillimore dhe

Page 64: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

52

konkurruese. Në këtë kontekst, marrin shumë rëndësi vlerat dhe burimet potenciale, që mund të gjenerojnë zhvillime në territor, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë social e kulturor.

Meqënëse territori dhe kufijt e tij administrativ janë kaq kompleks, vetë zona do të duhet të studjohet dhe analizohet nga shumë disiplina (sikurse është trajtuar më lart: metodologjia e marketingut territorial është ndërdisiplinore), me formën dhe metodën e diskutimit dhe analizës, duke marrë trajtën e manaxhimit të pejsazhit (Landscape Approach). Kjo formë e trajtimit të kufijve administrativë, pra të vetë territorit, lidhet me konceptin e territorit, bazuar në përbërjen dhe karakteristikat e elementëve konstruktivë të tij, duke marrë kështu dy trajta :

1. Menaxhimi i pejsazhit si tërësi vlerash individuale Në këtë trajtë të tij, pejsazhi shfaqet si vendi ku secili aktor vepron dhe merr

vendime, sipas objektivave të përcaktuara. Mbështetësit e këtij koncepti gjykojnë, se kështu mund të arrihet integrimi i individit në ambientin natyral dhe mund të promovojnë pejsazhin në vlerat e tij të veçanta dhë të orientuara drejt një harmonie me elementët historikë dhe në respekt të elementëve natyral. Gjithashtu, zona apo territori merr edhe një rëndësi të madhe estetike. Për të kuptuar më mirë këtë harmoni mes elementësh përbërës të territorit, mund të bëjmë një krahasim me degën e ekologjisë. Në ekologji, pejsazhi/ambienti apo territori karakterizohet nga ekosistemi natyral si një sistem i gjallë, d.m.th. i vetërregulluar, në harmoni me një botë që ripërtërihet. Çështja që mbetet të trajtohet këtu, është ajo se si njeriu ndërhyn në këtë sistem për të ruajtur ekuilibrat natyrorë në shërbim të tij. Ndërsa, në territorin tonë me kufijt e dhënë administrative, individi duhet të veprojë dhe ndërveprojë në një ambient/pejsazh gjithashtu të dhënë (burimet, vlerat, aktorë privatë, publike, etj), dhe atij i duhet të ndërhyjë për t’i zhvilluar ato lidhje, më tej.

2. Menaxhimi i pejsazhit si rrjet lidhjesh lokale dhe tej lokale Në këtë trajtë të dytë, pejsazhi konceptohet si proçes ndërveprimi mes aktorëve

brenda tij, si dhe mes tyre dhe të tjerëve jashtë territorit, të cilët kanë edhe afërsi gjeografike, organizative dhe institucionale mes tyre. Këto cilësohen ndërveprime të aktorëve lokale dhe tej lokalë (ndërmarrje, banka, sindikata, organizata sociale e kulturore, etj.) që veprojnë nën një dinamikë komplekse. Pra, janë këta aktorë që luajnë një rol kyç si ndërmjetës, ndërmjet aktorëve lokalë dhe atyre kombëtarë dhe madje globalë me afërsi gjeografike apo afërsi institucionale.

Ndërkaq, trajtave të mësipërme mund t’iu shtohen edhe prurjet e reja të literaturës moderne mbi territorin, e cila pohon se kufijt administrativë kuptohen si perspektivë zhvillimi, që nuk kufizohen nga kritere të afësisë gjeografike, organizative, institucionale dhe politike-administrative. Nëse mund të ketë kufij, ata mund të konsiderohen si kufizime në kuptimin e çështjeve specifike të territorit, të cilat evidentohen me qëllim arritjen e avantazheve konkurruese, ose në mënyrë figurative, kufizime si raporte të vlerave të palëve pjesëmarrëse. Përsa i përket ndarjes administrative, ajo është sigurisht e domosdoshme për të përcaktuar pushtetet, qëndrimet dhe një numër aspektesh të tjera të qeverisjes, por nuk mund të jetë një kufi i pakapërcyeshëm veprimtarie.

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë po japim karakteristikat e kufijve administrativë, në funksion të marketingut territorial:

Kufijt administrativë janë statik dhe jo përfaqësues. Ata duhen interpretuar në një sens dinamik, brenda të cilëve aktorët gjejnë dhe zhvillojnë interesat e tyre.

Page 65: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

53

Rrjeti i vlerave të palëve pjesëmarrëse/aktorëve, që veprojnë në një territor, nuk koinçidon me kufijt administrativë.

Grupet e ndryshme të palëve pjesëmarrëse/aktorëve posedojnë dhe shfaqin vlera të ndryshme si dhe pikëpamje të ndryshme, diversitet ky që e bën edhe më interesant dhe kompleks Marketingun territorial. 34

II.6.3 Territori dhe vlerat e tij, në funksion të proçesit të pozicionimit Në studimet dhe analizat shkencore gjithmonë ka një objektiv për të arritur,

impakti i të cilit mund të jetë ekonomik apo social, duke ruajtur dhe rritur vlerën e fushës së studimit. Edhe në rastin e territorit, qëllimi ynë është jo vetëm ruajtja e vlerës së tij, por kryesisht rritja e saj në konkurrencë dhe në zhvillim me territore të tjera tej lokale – edhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, teza mbi vlerën e territorit, lidhet me një menaxhim të tij, si bashkim i veprimtarive të aktorëve publikë dhe privatë (kur këtyre të fundit iu është ngarkuar një shërbim në kuadër të administratës lokale), dhe që ndërveprojnë për të realizuar synimet e përcaktuara komunitare. Një autor i njohur francez i studimit të marketingut territorial, Roger Brunet veçon shprehjen e mëposhtme:

“Vlera e territorit përcaktohet si menaxhim efektiv kolektiv mbi një territor të dhënë, bashkë me rezultatet e fituara nga kjo veprimtari”

Nëse zbërthejmë këtë përkufizim, del se menaxhimi i territorit lidhet në fakt me cilësinë e veprimtarive dhe praktikave të aktorëve. Si i tillë, menaxhimi efektiv konsiderohet më shumë se shkencë dhe më shumë se teknikë. Sipas një strategjie të miratuar nga autoritet lokale (dhe qendrore) dhe nën një rrjet pajisjesh komunikimi ndërmjet aktorëve, menaxhimi efektiv e kalon territorin drejt hapsirave të reja zhvillimi, lejon ndërtimin e një vizioni të së ardhmes së qytetarit dhe aktivitetit të tij në atë territor. Gjithashtu, ne mund të shtojmë këtu edhe se, nëpërmjet mirëmenaxhimit të territorit, mund të arrihet një rishpërndarje më e mirë e elementeve dhe burimeve që komuniteti/shoqëria disponon dhe krijon, përmbushen më mirë synimet dhe jo vetëm ato ekonomike, si dhe arrihen avantazhe të tjera në drejtim të rritjes së mirëqenies së shoqërisë. Ky trajtim i menaxhimit që prodhon dhe rrit vlerën e territorit duket disi kompleks dhe i shpërndarë në qëllime. Kjo ndodh sepse ai vendos theksion dhe veçon përmbushjen e synimeve sociale të komunitetit.

Menaxhimi i territorit është pra, një veprimtari gjeografike, d.m.th. që ai kontribon në modifikimin e gjeografisë së një territori, duke vepruar mbi një ose më shumë rrjete përbërëse të komunikimit, zhvillimit urban ose atij industrial. Prandaj konkludohet se “çdo veprimtari gjeografike është një veprimtari menaxhimi d.m.th. ruajtjeje dhe rritjeje të vlerës së territorit.”

                                                            34 Bassani S. 2002, ”UNIVERSITÀ DEGLI STUDI DI BERGAMO, Facoltà di Economia, “Marketing per le Strategie d’Impresa – XXI ciclo”, në referencë të autorëve: Fiocca R., Montagnini F., 2006, “The Complexity and Resources of the Enterprise”

 

Page 66: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

54

Nëse në përcaktimin e vlerës së territorit bashkojmë tezën franceze dhe atë italiane, nën këndvështrimin teorisë dhe praktikës (aq sa ekziston dhe aq sa njihet) në vendin tonë, ne mund të sjellim një prurje të re shqiptare të saj, si më poshtë:

Vlera e një territori mund të kuptohet si shumë e vlerave të dy kategorive të mëdha të prezantuara në një territor :

1. Vlera të dukshme/materiale: që nënkupton territorin nga ana e tij fizike-natyrale, ku përfshihen: infrastruktura, ndërtesat, pajisjet etj., d.m.th. janë ato që përbëjnë bazën materiale të aktorëve në veprimtarinë e tyre, si dhe tërësinë mjeteve të vetë qytetarëve në territor,

2. Vlera të padukshme/jomateriale: që janë ose përfshihen ato që nuk janë fizikisht të identifikueshme, por që janë edhe më të rëndësishme sepse lidhen me natyrën, tipin dhe llojet e marrëdhënieve ndërmjet aktorëve, si dhe sjelljet e tyre gjatë kryerjes së veprimtarisë.

Për të kuptuar më mirë këtë ndarje, le të zgjerojmë qasjen tonë: nëse në set-in e vlerave të dukshme përfshihen elemente konkrete dhe të përceptuara qartë, në set-in e vlerave të dyta, elementët përbërës janë më të vështirë për t’u identifikuar dhe trajtuar. Duhet shtuar se në këto lloj vlerash jo materiale, përfshihen edhe shërbime të tilla si: kohezioni territorial, vitaliteti i shoqatave dhe organizatave p.sh. kulturore, sportive dhe sociale, konkurrenca mes aktorëve, bashkë me kapacitetet e qeverisjes locale, sigurimi i veprimtarisë së aktorëve, njohjet me informacionin mbi sistemin e qeverisjes dhe profilit të aktorëve, varësia e rajonit/zonës dhe aktorëve mes tyre dhe me të tjera grupe jashtë tyre, etj.

Meqënëse vlerat e padukshme marrin një rëndësi shumë specifike, dëshirojmë të sjellim më poshtë konceptin që disa autorë të njohur të dekadës së fundit (kryesisht italianë, francezë dhe amerikanë) kanë dhënë ndaj këtyre vlerave jomateriale, të quajtuar shpesh si “kapital social” dhe “kapital territorial”.

• Nga A. Mutti, « Le capital social et le Développement », Bologne, Il Mulino, 1998 35: Kapitali social merr trajtën e një strukture marrëdhëniesh relativisht të qendrueshme ndërmjet qytetarëve, me qëllim promovimin e bashkëpunimit të tyre edhe në prodhim dhe shërbime, si forma të tjera të vlerës së kapitalit material,

• Nga Putman dhe Fukuyama, “Foundations of Social Theory”, Cambridge, Harvard University Press, 199036 : Kapitali social mund të përkufizohet si statik dhe rezultat i elementeve hitorike dhe kulturore që kanë determinuar në periudha afatgjata, situatat e ndryshme të jetës sociale, shumë apo pak, edhe institucionet. Ai mund të analizohet edhe si kapacitet përshtatje apo ndryshimi, sipas një linje dinamike zhvillimi.

Nga përkufizimet e këtyre autorëve dhe në referencë të analizës së deritanishme, ne mund të nxjerrim konkluzionin se vlera e territorit lidhet ngushtë me dy synime themelore :

1. Përmirësimin e ambientit dhe të vetë shoqerisë - komunitetit, qyetarëve/rezidentëve – të cilët duhet të reagojnë ndaj zhvillimeve edhe si subjekt edhe si objekt në të. Ato duhet të jenë në një linjë dinamike,

                                                            35 A. Mutti, « Le capital social et le Développement », Bologne, Il Mulino, 1998

36 Putman dhe Fukuyama, Foundations of Social Theory, Cambridge, Harvard University Press, 1990

Page 67: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

55

bashkërenduese dhe bashkëpunuese, mes aktorëve publikë dhe privatë në atë territor,

2. Rritjen e vlerës së hapsirës, e cila rritet me rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe forcimit të kohezionit social mes rezidentëve, që jetojnë dhe veprojnë në atë territor.

Dhe, në mënyrë grafike, vlerat e dukshme dhe të padukshme dhe kompleksi i ndërvartësisë së tyre jepen në tabelën e mëposhtme sipas burimit nga : Bauman Z. (1998) Globalization: The Human Consequences. New York, Columbia University Press ; Boisier S. (2005) 37; La imperiosa necesidad de ser diferente en la globalización: el mercadeo territorial. La experiencia de las regiones chilenas38, ku shqyrtohen elementët përbërës të vlerave të dukshme dhe të padukshme, të cilat janë 12 të tilla.

Ndërkaq, duhet shtuar se numri i tyre është relativ, d.m.th. që varet nga terreni që merret ne shqyrtim, karakteristikat e tij, etj. Nisur nga ky arsyetim, le t’i rendisim më poshtë këta elementë, për t’i patur në konsideratë në vijm të analizës sonë:

-Pozicioni gjeografik, -Infrastruktura, -Sistemi i shërbimeve, -Sistemi ekonomik, -Kapacitetet njohëse/dijeve, -Sistemi i vlerave sociale dhe qytetare, -Prona e patundshme (në zonë, rajon), -Karakteristika shpirtërore të vendit, -Trashëgimia kulturore, -Lidershipi ekonomik dhe kulturor, -Shkëmbimet ekonomike dhe kulturore, -Niveli i kapitalit social, rishpërndarja e të mirave materiale, Dhe, në mënyrë skematike paraqitet në Figurën 2.3: Vlerat e dukshme dhe të

padukshme të marketingut territorial Duke e marrë territorin si një të tërë, kompleks për nga përmbatja, elementët e tij

përbërës, kuptueshmëria, ndërveprimtaritë e aktorëve, etj, ne mund të pohojmë se elementët e mësipërm do të na shërbejnë për të analizaur territorin tonë, si rast i studimit në zonën Kinostudio. Në rastin e studimit do të përdorim koncepte të tilla si: produkt territori, aktorë, tipet e ofertës apo përdorues. Praktikisht këto terma do të përfaqësojnë përkatësisht:

- Produkt: qyteti/territori/sektorët inovativë dmth qyteti/zona e dhënë, pjesë të zonës urbane, zonës metropolitane, territorin, rajonin ose provincën, zonën ose hapsirën malore, zonën ose hapsirën turistike apo parkun industrial.

- Aktorë: aksionerët, institucionet publikë lokalë, agjencitë lokale (private, publike ose të përziera), angjencitë e promovimit të investimeve, qendrat urbane si Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, Qendrat Universitare dhe

                                                            37 Putman dhe Fukuyama, Foundations of Social Theory, Cambridge, Harvard University Press, 1990

38 La imperiosa necesidad de ser diferente en la globalización: el mercadeo territorial. La experiencia de las regiones chilenas

Page 68: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

56

Kërkimore-Shkencore, parqet industriale, shoqatat e punëdhënësve lokalë, sindikatat, angjencitë e promovimit të turizimit, shoqatat e qytetarëve.

- Tipet e ofertës: njësitë industriale dhe të pasurive të patundshme, ofertat turistike (hotelet, shërbimet, etj), ofertat e shërbimeve urbane dhe territoriale, si dhe infrastruktura.

Figura 2.3: Vlerat e dukshme dhe të padukshme të marketingut territorial Bauman Z. (1998) Globalization: The Human Consequences. New York,

Columbia University Press

Page 69: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

57

- Përdoruesit: përdoruesit rezidentë dhe potencialë, bashkësitë ose

komuniteti i studentëve, punëtorëve, turistët dhe vizitorët, kompanitë lokale, kombëtare dhe të huaja, investitorët lokalë, kombëtarë dhe të huaj.

II.6.4 Marketingu territorial – i jashtëm dhe i brendshëm Përvec ndarjeve të mësipërme, projekti italo-turk, i jep mjaft rëndësi ndërveprimit

mes faktorëve të jashtëm dhe brendshëm, si dimensione të marketingut territorial, nën impaktin e globalizimit:

1- Faktorë të jashtëm Në këtë grup përfshihen ata faktorë që i drejtohen dhe ndikojnë në njohjen e

kërkesës së jashtme dhe ku veprojnë aktorë të ndryshëm si: rezidentët e rinj potencialë, aktorët ekonomikë dhe të komuniteteve siç janë p.sh. kompanitë dhe investitorët e jashtëm, turistët, etj.

Qëllimi është të arrihet të identifikohen përdoruesit e jashtëm, të cilët shfaqin interes për ofertën e territorit, si dhe të promovohet oferta e brendshme, e përshtatur sipas këtyre përdoruesve.

2- Faktorë të brendshëm Në këtë grup përfshihen ata faktorë që i drejtohen përdoruesve të brendshëm siç

janë rezidentët, kompanitë lokale, investitorët aktualë, etj. Qëllimi në këtë rast është të arrihet përmbushja e dëshirave të tyre, nëpërmjet një

oferte urbane dhe të arrihen të identifikohen pritshmëritë e rezidentëve dhe në të njëjtën kohë, funksioni i marketingut territorial, i cili duhet të mbështesë vizionin politik-administrativ të politikbërësve dhe vendimmarrësve në territorin/njësinë administrative të dhënë.

Dhe për t’i dhënë një formë më të përmbledhur këtij projekti, po japim më poshtë paraqitjen grafike (Figura 2.4) të strukturës së marketingut territorial, sipas elementeve të mësipërm.

Ndër çështjet themelore, që projekti italo-turk shtron, është ajo që ka të bëjë me domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkërendimit të elementëve si më sipër, më qëllimin e vetëm, atë të rritjes së efektivitetit të zbatimit të politikave zhvillimore të territorit. Vetëm në këtë mënyrë, politikbërësit dhe vendimmarrësit mund të arrijnë suksesin e dëshiruar, sepse kjo metodë çon në vlerësimin e një territori të dhënë, për karakteristikat specifike sociale-ekonomike që synohen të arrihen dhe për potencialet e zhvillimit që duhen aktivizuar për të marrë vlerë.

Të gjitha këto synime, mund të përmbidhen në formën e mëposhtme: - Promovim të zhvillimit lokal/zonal/rajonal - Tërheqja e investimeve të huaja, - Zhvillimi i iniciativave të reja të biznesit për sektorë inovativë,

- Mbajtja dhe tërheqja e talenteve të reja, të rezidentëve, si dhe të burimeve të tjera njerëzore me potenciale zhvillimi.

 

Page 70: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

58

 

 

Figura 2.4 Marketingu territorial i brendshëm dhe i jashtëm, sipas një projekti italo-turk

Page 71: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

59

Prandaj del e domosdoshme vendosja e një komunikimi ndëraktorial mes të gjithë

lojtarëve të territorit tonë, d.m.th. ndërtimi i një strategjie të marketingut territorial, që na çon në përmbushjen e objektivave tona. Vendosja e një komunikimi në territor, shfaqet si përceptim dhe pozicionim i tij. Pozicionim i territorit do të thotë mënyra se si oferta territoriale perceptohet nga tregu, nga ata që duan të përfitojnë direkt, nga opinioni publik, si dhe nga vetë media. Pozicionimi i territorit konsiston në mënyrën se si ky territor perceptohet nga përdoruesit, që mund të jenë përdorues ekzistues ose potencialë, në krahasim me territoret e tjera konkurruese.

Por, projekti italo-turk nuk ndalet këtu. Specialistët parashikojnë edhe kryerjen e disa analizave shtesë, si mjete plotësuese të marketingut territorial, të cilat janë :

• analiza krahasuese ku përfshihen krahasimet statistikore mes territoreve të ndryshme që merren në shqyrtim,

• analiza më të mira praktike ku përfshihen një qasje/këndvështrim cilësor, e cila praktikohet kur treguesit statistikorë nuk janë përfundimtarë.

Qëllimi është të bashkohen aktivitetet e komunikimit drejt një orientimi të qartë dhe të arrihet përpunimi i një strategjie të komunikimit të koordinuar. Gjithashtu, për të përcaktuar pozicionimin e një territori është i nevojshëm edhe realizimi i një analize të perceptimit (nëpërmjet intervistave, grupeve të përqëndruara ose seminareve me aktorët, gazetarët, opinionistët etj (ashtu siç edhe ne i marrim në analizë në rastin tonë të studimit, duke ndërtuar për këtë qëllim edhe një pyetësor).

II.6.5 Imazhi i territorit Imazhi i territorit, që përfshin një seri iniciativash sa private aq edhe

publike, ka të bëjë me veprimtari të brendshme dhe të jashtme, madje në nivel kombëtar apo rajonal, diplomacinë publike dhe kulturore. Në projektin në fjalë, ai lidhet konkretisht edhe me disa elementë bazikë, të cilat duhet të mbahen mirë në konsideratë.

Çdo qytet/territor komunikon brenda dhe jashtë bazuar në një imazh. Ky imazh është rezultat i karakteristikave të tij historike, sociale, ekonomike, infrastrukturore, politike dhe kulturore. Prandaj shpesh thuhet se “një qytet/territor identifikohet me atë se çfarë ai është, si dhe me imazhin që ai perceptohet nga të tjerët, jashtë tij”. Sigurisht që një imazh i mirë, mund të ketë efekte të dukshme në kuptimin e tërheqjes së përdoruesve potencialë të jashtëm apo brendshëm. Përkundrazi, nëse qyteti/territori nuk gëzojnë një imazh të mirë ose kur ai nuk njihet, atëhere është detyre e marketingut territorial dhe strategjive të tij të komunikimit, të kontribojnë në njohjen dhe rritjen e imazhit te të tjerët, lartësimin e faktorëve të tij të zhvillimit dhe diversitetit, si dhe konkurrueshmërin që ai ofron, etj.

Analiza e projekteve, të elementëve përbërës dhe objektivave që kërkohet të arrihen, është bërë në kuadër të qëllimit për të ndërtuar modelin manaxherial të propozuar nga ne, të marketingut të territorit, bazuar mbi një metodologji të

Page 72: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

60

përshtatur. Siç do të analizojmë më poshtë, kjo metodologji dhe ky model pasqyrojnë lidhjen integrale mes koncepteve teorike të marketingut territorial dhe praktikave të kryera në ndërtimin e planeve të veprimit në territorin tonë.

Page 73: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

61

Kapitulli III

NDËRTIMI I MODELIT MANAXHERIAL, BAZUAR NË MARKETINGUN E TERRITORIT

Përpara se të vijmë tek hartimi i një modeli manaxherial për një territor të

caktuar, bazuar në marketingun territorial, duhet të njihemi me dy elementë kryesorë dhe shumë të rëndësishëm për suskesin e këtij proçesi:

- gjeneratorin e organizimit të një territori, - përshtatshmëria lokale dhe parimet ku mbështet studimi i marketingut.

Gjeneratori organizimit: Konsiderohet element shumë i rëndësishëm, sepse ai përbën bazën për të

realizuar me sukses marketingun territorial. Ky element grupon shumë pjesë ose segmente të veprimtarisë: organizimin e qeverisjes, sistemin e brendshëm të informimit ndërmjet aktorëve, ndërveprimin strategjik për të rritur interesin e territorit me strategjitë e tjera si ato të: planifikimit dhe urbanizimit, drejtimit operacional të tërheqjes së interesave të territorit, administrimit dhe adresimit të politikës së markave (të prodhimit, tregtimit apo shërbimeve) dhe bashkimit të të gjitha mjeteve në dispozicion, në funksion të studimit.

Përshtatshmëritë lokale : Çdo hap i ndërmarrë në marketingun territorial, do të duhet të mbajë parasysh

faktin që nuk jemi të vetëm në një terren për një kohë të gjatë. Konkurenca sa vjen e shtohet. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kjo të mbahet parasysh mirë nga aktorët lokalë dhe në mënyrë të veçantë, ata që synojnë tregun tej lokal d.m.th. atë ndërkombëtar. Duke studiuar disa praktika të tjera në lidhje me këtë çështje, kemi kuptuar se identifikimi i konkurencës, është një element që studiohet që me nisjen e studimit mbi marketingun territorial dhe mbahet parasysh dhe monitorohet në mënyrë progresive, gjatë zbatimit të planeve të veprimit në terren. Kjo për arsye se del e domosdoshme që gjatë manaxhimin të territorit, të jemi të orientuar nga tregu. Në rast të ndryshimeve që mund të ndodhin në treg, si pasojë e lëvizjeve të konkurencës, ne duhet të përshtasim lëvizjet tona me këto ndryshime tregu.

III.3.1 Parimet Aplikimi i një metode kërkimore shkencore, është dhe mbetet esenciale për të

arritur qëllimin e studimit të marketingut territorial. Për realizimin me sukses të saj, duhet që më parë të njihemi me parimet kryesore, ku bazohet studimi i

Page 74: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

62

territorit (Golain V., 2008)39. Në analizën e këtyre parimeve, ne jemi mbështetur te ky autor, por duke i përshtatur ato me terrenin tonë :

1. Nuk duhet të ngatërrohet marketingu i ndërmarrjes (tradicional) me marketingun territorial,

Kur kemi trajtuar përkufizimet mbi marketingun territorial, kemi prekur edhe këtë cështje. Këtu do të mjaftohemi të konsiderojmë diferencën mes marketingu territorial dhe marketingut të ndërmarrjes nën këndvështrimin e rastit tonë të studimit.

Nëse marketingu territorial mbështetet në parimet e marketingut të ndërmarrjes, sidomos në fushat e marketingut të prodhimit apo të shërbimeve, por aplikimi i tij në dimensionin territorial presupozon gjithashtu edhe përfshirjen e elementeve shpesh shumë më kompleksë. Kështu, një ndërmarrje kontrollon dhe punon për të zotëruar ofertën në treg për prodhimet dhe shërbimet e saj. Ndërsa një vendimmarrës territorial nuk zotëron veçse një pjesë të ofertës së tij, madje më mirë të themi, një pjesë marxhinale.

Kjo diferencë esenciale lidhet me faktin se oferta territoriale kombinon elementët e dukshëm (që i trajtuam më lart) dhe shërbimet, që janë rezultante të një përballje veprimesh të kryera më parë, të tanishme dhe që shikojnë në të ardhmen, si dhe që realizohen nga ndërveprime të aktorëve privatë, publikë ose shoqatat. Një tjetër diferencë është se ndërmarrja punon për të ofruar për shitje produktet apo shërbimet e saj, ndërkohë që oferta territoriale propozon një produkt territorial, të cilin e zotëron pjesërisht dhe i bashkohet shërbimeve shpesh papagesë ose, shumë më shpesh, të subvencionuara.

Ka edhe të tjera dallime mes tyre, por do të mjaftojnë këto dy dallime që përmendëm më sipër, si dhe fakti tjetër që në studimin tonë të bëjmë kujdes të mos aplikojmë vetëm metodat e manaxhimit të marketingut të ndërmarrjeve, por t’i pasurojmë ato me elementët e marketingut territorial. P.sh. ndërmarrja Altelecom Tirana 2 ose Ndermarrja e Filmit kane marketingun e tyre si ndermarrje, por të para nën këndvështrimin e marketingut territorial të Tiranës, zona Kinostudio, ato marrin dimension tjetër.

2. Identifikimi sa më mirë i shkallës (hapsirës) gjeografike përkatëse, Marketingu territorial duhet të zbatohet në një hapsirë gjeografike sa më të

përshtatshme për publikun që i drejtohet. Po kështu, hapsira gjeografike, që ne marrim në shqyrtim, formohet nga një ose më shumë ndarje administrative dhe sigurisht nuk përputhet me territorin ose hapsirën e aktiviteteve ekonomike të aktorëve.

Prandaj është shumë e domosdoshme që më parë të identifikohet dhe më tej të përshtatet hapsira jonë territoriale, me veprimtarinë e aktorëve tanë në territor. Dhe, kur ne kemi vendosur për një territor, në një hapsirë gjeografike koherente, atëhere ai territor shndërrohet në një objekt të studimit tonë të marketingut territorial. Kjo do të thotë akoma, se për të vlerësuar p.sh. investimet që kryhen/do të kryhen në atë territor, aktorët e biznesit interesohen në radhë të parë për një hapsirë ekonomike, tregjet dhe jo për një hapsirë gjeografike, sipas ndarjes administrative.

Sigurisht, nisur edhe zhvillimi i shpejtë i lidhjeve integruese të dimensionit global, veprimtaria ekonomike e aktorëve merr shtrirje tej zonale/rajonale e

                                                            39 Gollain,V, 2008, “Le Club des Développeurs Economiques de l’Ile de France” ; «Petit précis de marketing territorial” fq. 16

 

Page 75: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

63

kombëtare dhe sa më e madhe dhe më e shpejtë është kjo shtrirje, aq më shumë rritet përshtatja ekonomike e aktorëve ndaj territoreve të ndryshme. Prandaj, sfida jonë në territorin që marrim në studim lidhet me synimin për të bashkuar aktorët në ofertën territoriale (propozimet tona, që ata të gjejnë interesat e tye) që, së bashku të mund të arrijmë një analizë të situatave sa më të saktë dhe më tej të ndërtojmë një strategji kolektive të marketingut.

Ky synim parimor arrihet kur ne dallojmë qartë diferencat dhe të përbashkëtat mes marketingut territorial në raport me hapsirën gjeografike të identifikuar, ndarjes administrative, si dhe hapsirën ekonomike të aktorëve.

Në rastin tonë të studimit ne do të dallojmë: ndarjen administrative Njësia Bashkiake Nr.4, por edhe Komuna Dajt; hapsirën ekonomike të aktorëve tanë, që është me dimension jo vetëm tej zonal, por edhe tej Tiranës –kombëtar; hapsirën gjeografike të identifikuar, që përfshin por nuk përputhet me ndarjet administrative, as me haspirën ekonomike, etj. (analiza konkrete vijon në Kapitullin V)

3. Organizimi i hapave të studimit (metodologjia, aktorët etj) Të fillosh studimin e marketingut territorial, do të thotë të mbështetesh në një

ekip të motivuar dhe të organizuar. Ky ekip mund të marrë formën edhe të një agjencie të zhvillimit ekonomik, që mund të shtrijë dimensionin e aktiviteve të saj edhe tej hapsirës gjeografike të identifikuar. Gjithashtu, kjo agjenci nuk mund dhe nuk duhet të veprojë e vetme. Ajo duhet të mobilizojë kryesisht aktorët me aktivitet të rëndësishëm në territor. Është pikërisht kjo agjenci, ajo që duhet të përbëjë një bazë të rëndësishme informacioni ekonomik dhe konkurrues me qëllim lehtësimin dhe përforcimin e hapave tona të kryerjes së marketingut territorial.

Pas përcaktimit të agjencisë, etapa tjetër është dimensioni metodologjik dhe organizativ. Kjo merr rëndësi shumë më të madhe, sepse rreziku i copëtimit dhe mossuksesit është prezent, nëse ekipi në fjalë nuk arrin të përshtasë një organizim ekipor, që arrin të zgjidhë shkallën e komplikuar të kësaj ndërmarrje. Organizimi i tillë merr formën e një plani veprimi të agjencisë, e cila vepron sipas metologjisë së trajtuar më lart.

Për rastin tonë të studimit, ne nuk do të kemi një agenci të tillë, por kemi informacionet e nevojshme të siguruara nga agjencitë zyrtare të Tiranës si Bashkia e Tiranës, Njësia Bashkiake Nr.4, Komuna Dajt, Ministritë e linjës, etj.

4. Mobilizimi i aktorëve për të ndërtuar dhe vepruar së bashku Ambienti konkurrues ndërmjet territoreve transformohet në efektin e shumë

faktorëve dhe në shumë aspekte. Së pari, kemi aty në numër të madh agjencish dhe shoqata të cilat kanë për mision të promovojnë territoret e tyre. Nëse territoret që studjohen, i marrin në kuadër kombëtar (brenda kufijve kombëtarë, agjenci të tilla arrijnë nga dhjetra deri në qindra të tilla dhe në nivel të Bashkimit Europian, janë më shumë se 2000 (Golain V., 2008)40 , atëhere ato mund të realizojnë një kuadër të gjerë profesional të identifikimit të avantazheve konkurruese, të territoreve që studjojnë.

Gjithashtu, duke asistuar veprimtarinë e aktorëve në territor, ne arrijmë jo vetëm të rrisim bashkëpunimin, por edhe shkrirjen mes tyre, me qëllim që ato të jenë të gatshëm të përballojnë sfidat në nivel jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Në këtë kontekst, iniciativat individuale për promovimin e territorit dhe suksesin e tij, sa vijnë dhe bëhen edhe më të vështira. Prandaj është e nevojshme njohja me veprimet e individit, kryesisht nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive kolektive, në terriorin e                                                             40 Golain V., CDEIF, “La Guide de la Méthode du Marketing territorial”, 2008

Page 76: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

64

dhënë. Për të patur efektivitet sa më të madh, marketingu territorial duhet të arrijë mobilizimin e aktorëve kryesorë, për të gjitha etapat e kryerjes së tij. Këto etapa ndjekin një linjë veprimesh si më poshtë:

konceptimi i qartë i marketingut, që me nisjen e veprimtarisë, roli i dyfishtë i studjuesit të marketingut territorial, arritja e një mobilizimi kolektiv, roli i studjuesit të marketingut si operator mes aktorëve.

Format e organizimit të marketingut territorial janë të ndryshme, në varësi të territorit, natyrës së aktorëve dhe rolit të veprimtarisë së tyre. Detyra jonë është, që nëpërmjet këtij organizimi, të arrijmë që secili aktor të përmbushë objektivin e tij me efektivitet maksimal, nën një këndvështrim kolektiv.

5. Krijimi i besimit te vetvetja, aktorët dhe rezidentët Besimi është një element esencial në marketingun territorial, pa të cilin nuk mund

të kemi sukses. Ai është besim mes aktorëve, besim mes tyre dhe strukturave lokale dhe qendrore, besim në rregullat dhe ligjet e amdinistrimit territorial, besim te qytetarët dhe besim të ndërmarrja kolektive në interest të të gjithëve. Në mënyrë të përmbledhur, besimi duhet të marrë formë, shprehur në nivelet e mëposhtme:

o ndërmjet aktorëve, të cilët janë ngarkuar të materializojnë ofertën territoriale,

o në mënyrë të përgjithshme, por edhe mes zinxhirit të atyre që kontribojnë në promovimin e investimeve në territor,

o brenda marrëdhënieve ndërmjet investitorit potencial dhe aktorëve në territor;

o besimi nuk krijohet menjëhere, por do të duhet të kalojë në kohë e caktuar, sepse klima e besimit nuk merr formën e një dinamike spontane. Ai shpesh duhet të jetë me dimension kolektiv.

Sigurisht, besimi nuk është vetëm një çështje njohjeje apo edukimi. Ai lidhet ngushtë, sa me shtetin e së drejtës, aq dhe me traditat dhe kulturën e komunitetit në atë territor. Në analizat e fundit, shpesh analistë dhe studjues të ndryshëm, e lidhin shkallën e besimit me nivelin e demokracisë dhe për rrjedhojë edhe me suksesin e një marketingu territorial.

6. Veprimtari transparente Transparenca është një praktikë e nevojshme për të ndërtuar një energji kolektive

të marketingut territorial. Përgjatë gjithë procesit, aktorët e territorit duhet të kenë akses të plotë në të gjithë informacionet e disponueshme. Përdorimi i mjeteve të tilla si blogjet, faqet e internetit, rrjetet sociale etj, janë disa mjete që lehtësojnë ndarjen e informacioneve të nevojshme në një aktivitet kolektiv dhe shkurtojnë koston e tij, etj.

Transparenca duhet të aplikohet sidomos përgjatë ndërtimit të strategjisë të marketingut miratuar apo pranuar nga të gjithë aktorët tanë. Megjithëse plani strategjik mbetet një domen konfidencial, për të mos u përdorur nga konkurrentët, një numër orientimesh të përgjithshme do të duhet të jenë të njohur për të gjithë, sidomos për aktorët kryesorë, si dhe për opinionin shoqëror.

Në rastin tonë, nuk do të jemi të suksesshëm nëse nuk shkëmbejmë informacione mbi planet e zhvillimit të Tiranës, zonës së Kinostudjos dhe zonave përreth me aktorët, si dhe gjithë banorëve të saj, rezidentëve dhe atyre ushtrojnë aktivitetin në territorin e dhënë. Madje, më shumë se kaq: meqë hapsira ekonomike-mediatike e saj ka dimension tej zonal, pra është me impakt tej zonal (të paktën për Tiranën), rezulton se transparenca duhet të shtrihet të paktën për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Page 77: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

65

7. Studimi duhet të mbështetet në një strategji ekonomike territoriale Shumica e agjencive përgjegjëse të zhvillimit ekonomik dhe të shërbimeve të

zhvillimit ekonomik, disponojnë strategji marketingu. Por, aktiviteti i tyre lehtësohet shumë nëse territori disponon një strategji ekonomike territoriale.

Në rastin tonë, ne kemi arritur të sigurojmë informacionin e nevojshëm mbështetur në Planin e zhvillimit ekonomik të qeverisë, Strategjinë e zhvillimit ekonomik të Tiranës, që disponohet nga Bashkia e Tiranës, Strategjia ekonomike territoriale në Njësinë Bashkiake Nr.4, Strategjia e zhvillimit të Komunës Dajt, si dhe informacione zhvillimore të ministrive të linjës, të cilat lidhen me territorin tonë të studimit.

8. Klienti/qytetari me nevojat dhe kërkesat e tij – në qendër të studimit Studjuesi i marketingut territorial, duhet të ketë për qëllim dhe ambicje,

plotësimin e kërkesave të qytetarëve të komunitetit. Është shumë e rëndësishme, jo vetëm të mendojmë për klientin por ta vendosim atë në qendër të veprimtarisë së organizatës. Kjo do të thotë që studjuesi gjithmonë duhet të orientohet në formulimin e ofertës së tij territoriale, ato çfarë kilentët presin, duke përfshirë këtu edhe çështjet sociale që lidhen me të dhe jo të kërkojë që me çdo kusht të maksimizojë fitimin, pa i marrë parasysh këto elemente.

Resurset dhe potencialet e zhvillimit të territorit, bëhen pjesë e ofertës territoriale si një e tërë.

Pas evidentimit të këtyre parimeve, analizës gjithëpërfshirëse bazuar në metodat shkencore, ne do të vijojmë analizën e metodës aplikative për të arritur në njohjen e fazave, nëpër të cilat do të kalojë hartimi i modelit manaxherial të territorit, bazuar në marektingun territorial.

Përshkrimi i këtyre etapave, mbështetet në një model bazë, i cili është eksperimentuar në disa territore në Francë, por që do të analizohen nga ana jonë si model përshtatje lidhur me karakteristikat e territorin tonë të zonës së Kinostudios.

III.3.2 Fazat

Me qëllim arritjen e një studimi sa më të plotë dhe në zbatim të qëllimit kryesor të këtij studimi, ne arrijmë të ofrojmë një model, të cilin e propozojmë si rrugë që kalon në 3 faza, të cilat janë të përbëra nga 9 hapa. Ndërtimi i modelit tonë manaxherial të propozuar, është një rrjedhojë logjike e të gjithë rrugës sonë studimore të deritanishme, mbështetur si në spektrin teorik të metodologjisë së marketingut territorial, ashtu edhe në rastet e zbatimit të tij në disa vende.

Faza I: Formulimi i Modelit Modeli i propozuar përbëhet nga analiza studimore e deritanishme dhe përfshin të

gjitha hapat, që ne gjykojmë se duhet të konsiderohen nga agjencitë studimore të marketingut territorial apo studjuesve të veçantë të interesuar për këtë fushë.

Page 78: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

66

• Vendosja e informacionit në qendër të ndërmarrjes sonë (hapi 1) Veprimtaria jonë studimore ka të bëjë me informacionin e ofertës territoriale si:

mbledhja e çdo të dhëne dhe informacioni mbi tregjet (konkurrenca, kërkesa dhe ambienti i biznesit); analiza e treguesve të tregjeve që kanë impakt në studimin tonë; ndarja e tregjeve sipas interesave që ata paraqesin, në grupe sa më homogjene ndërmjet tyre dhe heterogjene për të tjerët, duke përdorur metodën sasiore dhe cilësore të të dhënave.

Ka edhe një seri kriteresh të rëndësishme që duhen shqyrtuar, me qëllim klasifikimin e informacionit sa më sipër. Bazuar te këto krite realizojmë klasifikimin e të dhënave, si më poshtë:

o Kriteret sociale-demografike, gjeografike dhe ekonomike, o Kritere që lidhen me personalitetin dhe mënyrën e jetesës (përfshihen

edhe traditat dhe kultura e aktorëve dhe qyetarëve/rezidentëve) o Kriteret mbi sjelljet, statusin dhe rentabilitetin, që aktorët tanë kanë

manifestuar dhe mund të manifestojnë potencialisht në të ardhmen, o Kriteret mbi avantazhet e kërkimit shkencor për klientët, ose më mirë

ndaj profilit të aktorëve në territor. Është e qartë se burimi i këtyre informacioneve janë agjencitë/strukturat zyrtare,

por edhe studime të pavarura nga organizata të ndryshme, përfshirë edhe ato jo fitimprurëse.

• Analiza e tregut (hapi 2)

Pas mbledhjes së informacionit, kalojmë në një hap tjetër që lidhet me analizën e tregut. Në këtë hap, është e nevojshme të mbahet në konsideratë një element esencial: studimet mbi tregun janë me kosto të lartë, konsideruar si kohën e konsumuar për realizimin e tyre, ashtu dhe mjetet financiare të shpenzuara. Me qëllim optimizimin e këtij aktiviteti, është mirë që studimin tonë ta përqëndrojmë në fushën e analizës kryesisht lidhur me elementet themelore të tregjeve në territor p.sh. pozicioni i tyre, resurset potenciale krahasimore të zhvillimit, etj. Në rastin tone të studimit, tregu themelor është dhe mbetet tregu i medias televizive dhe industria e filmit, bashkë me shërbimet në rajonin turistik të Dajtit, si dhe aktorët e tjerë privatë ekonomikë, me impakt tej zonal dhe kombëtar.

Marketingu gjatë realizimit të analizës së tregut, me qëllim segmentimin e tij, tradicionalisht ka marrë parasysh tre kritere themelore:

1. segmenti duhet të jetë i tillë që t’i shërbejë ofertës sonë të territorit dhe t’i përgjigjet pritshmërive të klientëve tanë në mënyrë konkurruese,

2. segmenti duhet të jetë në funksion të një shfytëzimi më të mirë të oportuniteteve të tregut, me dëshirën për të qënë të ndryshëm dhe më të mirë përballë konkurruesve, p.sh. në nivelin e teknologjive të reja, internetit, përparësitë ekologjike, etj.,

3. në një segment, duhen përqëndruar frocat dhe duhet zgjedhur fusha kryesore e betejës konkurruese, si logjikë për të mbrojtur pozionet e arritura dhe pse jo për t’i zgjeruar ato akoma më shumë.

Sipas literaturës bashkohore, metodat e analizës së tregut nuk janë të lehta të përdoren nga cilido. Ato duhen analizuar nga ekspertë dhe konsulentë të kualifikuar.

Megjithatë, dy janë metodat nga të cilat ne fillojmë studimin: - së pari, tërësinë e të dhënave sasiore më qëllim që të masim rëndësinë,

strukturën dhe evoluimin e tregut,

Page 79: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

67

- së dyti, tërësinë e të dhënave dhe informacioneve cilësore, që lidhen me sjelljen e aktorëve, investitorëve, si dhe faktorëve të tjerë që lejojnë instalimin e bizneseve në territor dhe zhvillimin perspektiv të tyre, etj.

Siç do ta shohim edhe në rastin tonë, këto të dhëna të marra nga pyetësorët do të na ndihmojnë në analizën e territorit të Kinostudios, sipas objektivave tona të marketingut territorial.

• Studimi i ambientit të tregjeve përreth (hapi 3)

Ky hapë i tretë i fazës së parë, lidhet me elementët e ambientit që veprojnë ndaj situatës dhe dinamikave të zhvillimit të tregjeve. Veprimet ekonomike që kryen nëpërmjet përdorimit/ose mospërdorimit të Euro-s ndërmjet Shqipërisë (ku përfshihet zona jonë e studimit) dhe tregjeve kryesore të vendit, Italia dhe Greqia, kanë pasojat e veta dhe ndikojnë në zonën tonë të studimit. Sipas shumë autorëve të marketingut territorial, ambientet që kanë ndikim dhe mund të luajnë një rol strategjik, duke stimuluar ose frenuar zhvillimet në treg janë:

-Ambienti demografik, -Ambienti politik, -Ambienti ekonomik, -Ambienti natyral, -Ambienti shkencor, teknologjik ose teknik, -Ambienti politik, institucional dhe rregullator, -Ambienti kulturor. Në funksion të nevojave tashmë të identifikuara, këto elemente të ambientit,

mund të bëhen objekt të një analize shkencore të marketingut territorial, duke veçuar sidomos ambientin natyral dhe kulturor bashkë me politikat bashkiake.

• Vlerësimi i pozicionit konkurrues ndaj ofertës sonë territoriale (hapi 4)

Kalimi nëpër këto hapa të çon natyrshëm në studimin e ofertës sonë territoriale. Por, në këtë shkallë, kujdesi duhet treguar edhe për studimin e ofertave të konkurruenteve, për të evidentuar konkurrueshmërinë cilësore të ofertës sonë në referencë të “çmimit” të territorit.

Studimi i ofertës territoriale: Nëpërmjet këtij studimi, pritet të realizohet vlerësimi i karakteristikave të

ambientit, “që ne do ta shesim si produkt kundrejt blerësve potencialë”, që në fakt janë burimet kryesore të territorit. Ato mund t’i përshkruajmë si produkte komplekse që kombinojnë karakteristikat lokale apo tej kombëtare të aplikuara në atë territor si rregullat, e drejta e punës, lehtësitë e ofruara ndaj aktorëve, karakteristikat fizike, gjeografike, infrastrukturës, fiskale, etj. që përbëjnë cilësitë e territorit tonë; shërbimet që iu ofrohen aktorëve ekonomike (p.sh. shërbimet që ofrojnë agjencitë e zhvillimit); elementët financiarë dhe rentabiliteti të lidhura me analizën e kostove të investimeve dhe funksionimit.

Për të analizuar ofertën territoriale, nën përspektivën e marketingut të zonës sonë të Kinostudios, do të përfshijmë analizën e elementeve të tilla si:

o kapitalin dhe kapacitetet njerëzore bashkë me ndërmarrjet dhe aktorët kryesorë që veprojnë në territor,

o rrjetin dhe pikat që formojnë pole të zhvillimit dhe konkurrencës, siç mund të jetë p.sh. tregu i medias vizive apo zona turistike Dajt,

Page 80: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

68

o infrastrukturën, që në rastin tonë është duke u zhvilluar, por që ka ende mangësitë e saj, me ndikim jo të vogël në cilësinë e ofertës sonë,

o shërbimet që ofron zona kryesisht në media, turizëm dhe kohën e lirë në hapsirën e Parkut kombëtar të Dajtit,

o ngjarjet profesionale, të cilat zënë shumë vend në territorin tonë si p.sh. aktivitete në kuadrin e Akademisë Marubi, kanaleve të njohura televizive si Klan, Ora News, Scan, veprimtari të ndërmarrjes së filmit, Muzeut historik të filmit, pjesëmarrje të ambasadave të huaja, etj

o kërkimet për zhvillime në zonë, njohja e aktorëve me veprimtari sekondare, vlerat dhe identiteti i territorit në raport me territoret e tjera,

o imazhi që gëzon zona jonë në Tiranë dhe jashtë saj, i cili gjykohet se është në rritje, si pasojë kryesisht e prezencës aty të rrjetit të televizioneve, cilësisë së ajrit dhe karakteristikave turistike të Dajtit.

Përsa i përket dy elementëve të tjerë të vlerësimit – studimit të ofertave të konkurrentëve dhe “çmimi” i ofertës së territorit, literatura ofron disa elementë, të cilët të përshtatur për rastin tonë të studimit, do të ishin:

- seleksionimi i territoreve konkurrente duhet të kryhet për secilin treg, mbi bazën e metodës sasiore, si dhe të perceptimit të aktiviteteve nga aktorët aktualë ose potencialë në territoret e tyre. Këtu duhen përfshirë edhe njohja me studimet e agjencive të territoreve tjera, pasi ato mund të ofrojnë një informacion të konsiderueshëm për territoret konkurente dhe ofertat e tyre, të cilat do të shërbejnë për të krahasuar këto oferta, me ofertën tonë lokale.

Pas studimit të ofertës sonë, njohjes dhe krahasimit të saj me ofertat e konkurrentëve, ne mund të përcaktojmë “çmimin” e territorit tonë në disa dimensione dhe në disa fusha.

• Sintezë në vlerësimin ndaj ofertës sonë territoriale përballë kërkesës

(hapi 5) Tani kemi arritur te ndërtimi i treguesve sintetikë mbi nivelin e oportuniteteve, që

do të na jepte çdo segment i studjuar. Në këtë pikë marrim në konsideratë kriteret e mëposhtme :

o atraktiviteti i tregjeve (sic e pamë në hapin 2) nisur nga përmasat e tyre ekzistuese dhe zgjerimi potencial i tyre, në një periudhë kohe të caktuar (p.sh. deri në 5 vjet). Këtu përfshihen numri i projekteve, punësimi, investimet financiare etj.,

o oportunitetet që ofron ambienti në zonë/rajon, bashkë me konkurrueshmërine e ofertës territoriale, duke u nisur nga rasti i studimit,

o ofrimi i një “çmimi” konkurrues për territorin tonë, Gjithashtu, duhet të shtojmë se në hapin që po analizojmë, asnjë segment i tregut

nuk konsiderohet i hapur ndaj të dhënave dhe informacioneve, që agjenci apo institucione të ndryshme, të mund të kenë ofruar. Madje, në rastin tonë, nuk rezulton se do të marrim informacione nga agjenci zhvillimi, por kryesisht nga struktura zyrtare/bashkiake, si dhe nga pyetësori përkatës.

Page 81: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

69

Faza II: Përcaktimi i objektivave Përcaktimi objektivave të marketingut të territorit, do të thotë përcaktim i

ambicjeve kolektive në afat të mesëm dhe në afat të gjatë, bazuar në misionin, vizionin dhe qëllimet.

• Përcaktimi i objektivave (hapi 6)

Ky nocion i përcaktimit të objektivave nuk është i lehtë, pasi ai lidhet me zgjedhjet e aktorëve territorialë për të “goditur” me ofertën që bëjnë ndaj rezidentëve/klientëve apo qytetarëve të komunitetit. Në tregje globale dhe shumë konkurruese, ku ne veprojmë në ditët e sotme, është i nevojshëm orientimi nga tregu. Për këtë arsye, oferta jonë territoriale fokusohet në tre 3 nivele të objektivave:

o objektiva të përgjithshëm, që kanë të bëjnë me territorin si një të tërë dhe që përfshijnë sektorë si infrastruktura, turizmi, kultura, raportet e marrëdhënieve etj.,

o objektiva për strategji të mëdha, që zakonisht lidhen dhe janë pjesë integrale e zonave të ndryshme territoriale të Tiranës dhe përreth saj,

o objektiva që lidhen kryesisht me gamën e shërbimeve turistike, financiare-bankare, etj.

Një përcaktim i tillë i objektivave dhe niveleve të tyre, na ndihmon që të mund të realizojmë më me lehtësi objektivat e zonës së Kinostudios dhe Komunës Dajt, falë edhe faktit që disponojmë tregues dhe informacione të tjera të siguruara nga strategjitë zhvillimore të Tiranës.

Në parim, përcaktimi i ambicjes nuk lidhet vetëm me zonat e mëdha, si Tirana, por edhe me qytetet e vogla apo të mesme, si p.sh. Njësia Bashkiake Nr.4, bashkë me Komunën Dajt. Prandaj, përcaktimi i saj përbën kështu edhe hapin ku ngrihet edhe çështja e zgjerimit të mjeteve ekzistuese drejt tregjeve të rinj.

Nëse në territorin e dhënë funksionojnë agjenci zhvillimi, që disponojnë objektiva të qarta në përcaktimin e një ambicje, ato kanë mundësinë të propozojnë politika për të tërhequr aktorët lokalë dhe jashtë tij, si në drejtim të prodhimit, ashtu dhe gamës së gjerë të ofrimit të shërbimeve, etj.

Faza III: Përcaktimi i zgjidhjeve strategjike Kjo fazë do të na lejojë të analizojmë zgjedhjet strategjike, nëpërmjet të cilave do

të arrihen objektivat strategjike të vendosura në hapat e mëparshëm.

• Ndërtimi/mbajtja e premtimeve sipas objektivave (hapi 7) Pozicionimi i territorit, është një politikë territoriale që konsiston në gjetjen ose

formulimin e një zgjedhje përballë konkurrentëve dhe me propozime mbi vlerat, në shërbim të qytetarëve/klientëve, sipas objektivave të marketingut territorial. Kur kemi vendosur një ambicje, që orienton marketingun territorial dhe nivelin e objektivave, ne duhet të trajtojmë në mënyrë të vazhdueshme 6 opsionet e mëposhtme:

1. Synimet për çdo segmentizim të tregut, me qëllim ruajtjen e zhvillimit të territorit,

2. Parimet e njohura të pozicionimit të territorit në funksion të objektivave të vendosuara dhe sipas një strategjie të miratuar,

Page 82: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

70

3. Pozicionimi i territorit në shkallë tej zonale, madje kombëtare e ndërkombëtare,

4. Pozicionimi i territorit sipas segmentëve kryesorë përbërës të tij, 5. Pozicionimi i ofertës territoriale si tërësi burimesh, objektivash,

projektesh zhvillimi, etj, 6. Zgjedhja e një strategjie për tërësinë territoriale në linjë me objektivat

e vendosura për aktorët publikë dhe privatë. Në pamje të parë, duket sikur këto opsione që ne sugjerojmë janë përsëritje e

parimeve të metodës së marketingut territorial. Në fakt, ato përbëjnë një tjetër “road map”, më të detajuar dhe konkret të udhëhequr nga një ambicje tashme e përcaktuar, të cilët ne duhet t’i ndjekim në përgatitjen e ofertës dhe “çmimit” të produktit tonë.

Faza IV: Zhvillimi i planit të veprimit. Analiza jonë për metodën kërkimore shkencore aplikative të marketingut

territorial, sipas fazave dhe etapave që duhet të kalojë, mbyllet me fazën e tretë: zhvillimin/ndërtimin e planit të veprimit.

Kur në studjojmë marketingun territorial, arrijmë të ndërtojmë edhe strategjinë dhe vendosim objektivat, si dhe përcaktojmë pozicionimin e territorit, faza e ”zhvillimit të Planit të veprimit” mund të quhet edhe “marketingu operacional” (V.Gollain), e cila përfshin 2 hapa: marketingun mix dhe planifikimin për të optimizuar planin e veprimeve. Kjo fazë ka të bëjë me ndërtimin, pilotimin dhe koordinimin e një plani të veprimeve, që i përgjigjet prioriteteve të përcaktuara tashmë, si dhe me përcaktimin e mjeteve dhe organizimin e kësaj ndërmarrje kërkimore-shkencore.

• Ndërtimi i marketingut miks (hapi 8)

Ky hap konsiderohet plotësisht operacional, sepse ka të bëjë me ndërtimin e planit të marketingut miks, elementët dhe përmbatjen e të cilit e kemi trajtuar në Kapitullin I. Këtu ne vetëm se do të shtojmë edhe tregues të tjerë, në formën e tre dimensioneve që ky marketing merr, në kuadër të marketingut territorial.

Këta tregues ne do të mjaftohemi t’i përmendim si renditje, sepse ata do të jenë pjesë kryesore e studimit tonë. Ndërkohë, do të fokusohemi në tre format dimensionale të tij në mënyrë analitike, të cilat shërbejnë shumë në përfundimet që dëshirojmë të arrijmë në fund të studimit.

Sipas literaturës dhe mendimit tonë, këta tregues mund të jenë: politikat ndaj produktit, çmimeve, vendodhjes dhe komunikimit ndërmjet aktorëve në territorin tonë; politikat lokale administrative, tërheqja e opinionit publik; besimi i qytetarit dhe aktorëve ndaj vendimmarrësve politikë, shfrytëzimi i strategjisë së aktorëve me influencë më të madhe, në interes të territorit dhe imazhit të tij.

Marketing miks për çdo segment të tregut,

Siç edhe e trajtuam më lart, në fillim realizohet analiza e situatës për të përcaktuar segmentet e tregut. Më pas objektivat dhe strategjitë e marktingut territorial hartohen në funksion të zhvillimit të këtyre segmenteve. Këto segmente mund të paraqiten si: zonat gjeografike më me prioritet. Objektivat për çdo zonë gjeografike (psh si për hapsirën mediatike, ashtu edhe për hapsirën ekonomike-

Page 83: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

71

turistike të Dajtit), ne mund t’i arrijmë duke ndërtuar marketingun mix për zonën i cili përfshin:

- të gjithë elementët e dukshëm dhe të padukshëm të ambjentit, nëpërmjet të cilëve do të mund të paraqesim produktin territor, në formën e ofertës për territorin,

- vendosjen e një çmimi hyrje në territor, - përcaktimin e mënyrave se si mund të krijohet akses në produktin

territor, - promovimin e vlerave dhe imazhit të territorit, në mënyrë që

përdoruesit e tij të jenë të informuar mbi avantazhet e ofruara nga territori. Marketingu miks per oferten territoriale

Pas ndërtimit të një marketingu miks për çdo segment të marrë më vete në hapsirën tonë të marketingut territorial, kërkohet të përcaktohet edhe strategjia mikse për ofertën territoriale.

Për marketingun e ofertës territoriale, studjuesit nuk janë të gjithë në një mendje dhe nuk mbështesin hapa fikse dhe të paracaktuara. Megjithatë, nga konsultimet me literaturën dhe studimet e dy autorëve kryesorë, S.Bassani dhe V.Gollain, si dhe gjykimit tonë, si rezultante e njohjes së terrenit konkret, propozojmë marrjen në konsideratë të elementëve të mëposhtëm:

o ofrimi i avantazheve më të mëdha të mundshme nga territori ynë (për të cilën është folur në fazën 1),

o identifikimi i plotë i veprimtarisë së aktorëve në zonën gjeografike të dhënë, bashkë me synimet e tyre,

o dhënia e argumenteve shkencore për cdo synim/objektiv të seleksionuar, në një segment të dhënë,

o identifikimi i veprimtarive prioritare të aktorëve tanë, për t’i zbatuar në terren, nën qasjen komunitare.

Ne mendojmë se një ofertë që merr në konsideratë edhe këta elementë, nën këndvështrimin e marketingut miks, ka të gjitha shanset të jetë më e plotë dhe për pasojë, më e mundshme për të patur sukses.

Marketing miks për politikën e komunikimit mes aktorëve Strategjia e marketingut miks e përgjithshme, në thelb, është një strategji

komunikimi, e cila përdor të gjitha instrumentat promocionale, me qëllim rritjen e imazhit të territorit. Ndarja e tij në zona gjeografike, për lehtësi studumi, bëhet si për të njohur më mirë tregjet, aktorët dhe synimet e tyre, ashtu dhe për të promovuar ofertën tonë territoriale si një të tërë.

Por, nga ana tjetër, ne duhet të vendosim në koherencë veprimtarinë e të gjithë aktorëve, d.m.th. të arrijmë të prekim interesat e aktorëve, t‘i sensibilizojmë ata dhe të forcojmë imazhin e tyre, pra të të gjithë territorit. Kjo gjë do të thotë të njohim mirë efektet e kombinuara të veprimtarive të tyre. Nëse kjo arrihet siç duhet, atëhere kemi vendosur një komunikim ose më saktë, kemi ndërtuar miks-in e duhur të komunikimit, aq shumë i nevojshëm për implementimin e strategjisë sonë të zhvillimit.

• Planifikimi për të optimizuar planin e veprimeve (hapi 9)

Procesi i përpunimit të strategjisë së marketingut në këtë hap, lidhet me planin e detajuar të marketingut territorial. Ky hap konsiderohet “esencial, sepse ka të bëjë me ndërtimin e roads map të marketingut territorial” (V.Gollain). Me këtë qasje të tij

Page 84: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

72

teorike-praktike, ky hap përfshin disa etapa të rëndësishme si: përshkrimin në mënyrë sintetike të planit të marketingut territorial, evidentimin e elementeve kalendarike (periudha, koha, fazat etj., të hartimit dhe zbatimit të tij), përpunimi i të dhënave të siguruara në hapat e mëparshme dhe përgatitja e elementeve të vlerësimit të veprimevet të deritanishme.

Në mënyrë më të detajuar, ne propozojmë që studimi ynë në këtë hap të kalojë në këto etapa:

Etapa I: evidentimi i informacioneve, gjatë hapave 1-5 Etapa II: përcaktimi objektivave, sipas hapit 6 Etapa III: pozicionimet e territorit të përgjithshme sipas tregjeve të përcaktuara

(ku ne kemi evidentuar synimet që duam të arrijmë) dhe prezantimi i ofertës territorial sipas hapit 7,

Etapa IV: përmbledhje e veprimeve tona, sipas hapit 8 dhe 9. Në përfundim të kësaj analize, e cila ka marrë formën e propozimeve dhe për të

vijuar më tej studimin tonë shkencor me qëllim aplikativ, ne mund : 1. të shtojmë edhe nevojën e ndërtimit të një kalendari parashikues, të

detajuar, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, konform strategjisë sonë, e cila vetë është ndërtuar në afate kohore zbatimi,

2. para se plani i veprimit të përfundojë psh, gjatë vitit të parë të aplikimit, ne mund të rekomandojmë nevojën e kryerjes së një analizë pjesore dhe tërësore, në mënyrë që të mund të masim (që në fillim dhe kur është e mundur) efektivitetin e zbatimit të atij plani.

3. duke përdorur këtu metodat sipas Metodogjisë sonë të përshtatur, është e mundur të vijohet më me shumë siguri në planet e tjera të veprimit, për vitet e ardhshme, mbështetur në Modelin tonë të propozuar.

Page 85: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

73

Kapitulli IV

MARKETINGU TERRITORIAL ZONA KINOSTUDIO

Hyrje

Kalimi i studimit tonë në këtë etapë, është rrjedhojë logjike e analizës shkencore, e cila mbështetet në një metodë proceduriale nisur fillimisht me analizimin e konceptit dhe përkufizimeve të marketingut territorial, përmbajtjen dhe elementët e tij, deri të propozimet tona mbi modelin manaxherial bazuar në marketingun e territorit, për t’u aplikuar pikërisht në territorin tonë – zona Kinostudio. Në mënyrë më të detajuar, procedura jonë studimore ka marre trajtën e në rrugëtimi linear: në Kapitullin II ne kemi analizuar kuadrin teorik dhe konceptual të marketingut territorial, i cili shpjegon evoluimin e kësaj dege të shkencës ekonomike në rrjedhën e dekadave, kemi studiuar përkufizime të autorëve të ndryshëm mbi marketingun e territorit, duke arritur të japim edhe një përkufizim të ri mbi të; në Kapitullin III ne jemi njohur me elemente të tjerë të cilët lidhin konceptet e marketingut të territorit me koncepte manaxheriale për të shpjeguar lidhjen dhe ndikimin e tij në ndërtimin e një modeli manaxherial për një territor të dhënë. Më pas, bazuar në eksperienca te vendeve të tjera, kemi studiuar hap pas hapi një model të manaxhimit të territorit, bazuar në marketingun e territorit.

Pikërisht, meqënëse kemi ngritur një bazë të tillë teorike, na mundësohet trajtimi ose kompletimi i temës me Kapitullin IV, objekti kryesor i së cilës është materializimi dhe vërtetimi i çështjeve që kemi trajtuar deri tani. Kështu që, Kapitulli në vijim do të përqëndrohet në fushën aplikative dhe në rastin konkret, në ndërtimin një modeli manaxherial për realizimin e marketingut të territorit - rasti ynë i studimit, që është Tirana, në vija të përgjithshme politikash zhvillimi, zona Kinostudio si studimi konkret i rastit, që përfshin Njësinë Bashkiake Nr 4 dhe Komunën Dajt.

Kur kemi trajtuar konceptin e marketingut territorial, kemi dhënë disa përkufizime të tij, si dhe kemi konkluduar se ky koncept mbetet ende një proces, pasi një numër çështjesh, lidhur kryesisht me përmbajtjen dhe elementët e tij përbërës aplikativë, do të kërkojnë të studjohen më tej. Studimi ynë i territorit – zona Kinostudio – ka për qëllim që, nga njëra anë t’i japë formë konkrete dhe aplikative marketingut territorial dhe nga ana tjetër, të mund të arrijë në disa konkluzione të trajtës teorike dhe në disa rekomandime, që mund të merren në konsideratë nga autoritetet vendore, si dhe ato qendrore (Kapitulli V).

Problemet apo gabimet që mund të lindin në praktikën e aplikimit të modelit manaxherial të propozuar, si dhe planit tonë të veprimit, lidhen sa me faktin që teoria e marketingut territorial është relativisht e re, në proces formimi dhe konsolidimi, aq edhe me faktin tjetër se përkufizimet e ndryshme të tij zbatohen në territore të ndryshme, por edhe në vende të ndryshme. Diferencat dhe dallimet që ekzistojnë sidomos mes vendeve të ndryshme, për nga shkalla e zhvillimit ekonomik e shoqëror,

Page 86: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

74

standarteve demokratike dhe kulturore-arsimore, vështirësojnë edhe më tej qasjen ose konturimin teorik dhe aplikativ unik të marketingut territorial.

Në ndërtimin e modelit tonë të manaxhimit, bazuar në marketingun territorial, përveçse do të marrim në konsideratë aspektet dhe perfundimet themelore te dy kapitujve të mëparshëm, ne do të mbështetemi gjithashtu edhe në disa praktika të marketingut territorial, të zbatuara në vende si Itali, Poloni, Francë apo Republika Çeke si dhe në një trajtim të përgjithshëm paraprak, që do të na ndihmojnë në kalimin e studimit tonë në çështjet e mëtejshme të natyrës konkrete të studimit të territorit në zonën e Kinostudios. Nisur nga përmbajtja e ndryshme e marketingut territorial i cili “merr forma të ndryshme në vende dhe rajone të ndryshme, ku ai zbatohet”, në studimin tonë, ne do të mbështetemi sa më sipër, duke shtuar metodologjikisht aspektet e mëposhtme :

Përdorim të metodave të përshtatjes dhe sidomos ato të shoqërimit, Planin strategjik të zhvillimit ekonomik-social të Tiranës, Planin urbanistik të Tiranës, Planin e zhvillimit të territorit të Tiranës Planin e zhvillimit ekonomik të Komunës Dajt Planin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të ministrive të linjës, me

aktorët e tyre, që operojnë në zonë, Pyetësorin e përgatitur në terren me qytetarë dhe aktorë të tjerë që

operojnë në zonë.

IV.1 Përshkrimi i territorit - si zonë e përcaktuar studimi

Tashmë ne dimë se marketingu territorial përfaqëson artin e pozicionimit të një zone, rajoni apo hapsire territoriale të dhënë në raport si me tregun kombëtar, ashtu dhe me atë ndërkombëtar. Marketingu territorial lidhet sigurisht me faktorë tipikë territorialë, ku mund të veçojmë faktorët që sigurojnë ose lehtësojnë tërheqjen e investimeve industriale, turistike, fuqisë së kualifikuar punëtore dhe specialistë, instalimin aty të qendrave drejtuese dhe operacionale të aktorëve ekonomikë, tregtarë apo financiarë, agjenci publike – vendase apo të huaja – ekspertizë teknikë të cilësisë së lartë në fushën p.sh. të medias televizive, etj. Sipas marketingut tradicional, ne konsiderojmë instrumente/elemente të tij në territorin tonë p.sh. infrastrukturën e transportit, akordimin e lehtësive fiskale ndaj operatorëve të biznesit, shfrytëzimin e burimeve specifike të zhvillimit që gjenden në territorin tonë, etj. Por, metodat e sotme sugjerojnë gjithashtu si asete shtesë të marketingut tradicional edhe disa elementëve të tjera, të tilla si kushtet bazë të prodhimit/shërbimit apo teknikat e përdorura për t’i dhënë atyre vlerën e tregut (Dominic Tremblay, Université du Québec à Chicoutimi, Canada)41.

Në studimin tonë për zonën e Kinostudios, nuk ka dyshim se ne mbështetemi në këto sugjerime të literaturës së huaj (aq më tepër që marketingun tradicional ne e kemi konsideruar si pjesë kryesore të marketingut territorial), gjë që na mundëson që studimi i ynë të bazohet në përdorimin e një metode sa më të mirë dhe me teknologji                                                             41 Tremblay D., 2006 (vol 2) “Marketing Territorial et Positionnement Mondial”, fq. 35, Université du Québec à Chicoutimi, Canada 

Page 87: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

75

sa më të lartë. Meqenëse elementët përbërës të marketingut territorial janë të shumtë dhe të ndryshëm, do të ishte interesante të shtronim edhe pyetjet e mëposhtme, si detajim i mëtejshëm tezave tona :

• Cilat janë asetet e zonës së Kinoistudios të cilat do t’i ofrohen tregut? • Cilat investime të zonës në fjalë mund të hyjnë në treg? • Cilat segmente të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar synojmë të

arrijmë? • Sipas cilit skenar mund të pozicionohen hapësirat e veçanta të zonës

tonë ? • Cili është imazhi – brenda dhe jashtë vendit - që ne presim të fitojmë

pas përcaktimit të ofertës sonë ? IV.1.1 Identiteti i territorit Ne do të marrim në shqyrtim ato segmente, të cilat i kanë dhënë identitet zonës

sonë, në rrjedhën e dekadave. Kështu, në vitet ’50, u hodhën hapat e para të ngritjes dhe zhvillimit të Kinostudios – si njësi e madhe prodhimi dhe shpërndarje filmi bashkë me një infrastrukturë transporti fillestare, por që premtonte shumë për të ardhmen. Disa vite më vonë, ndërtohet komplesi i madh i edukimit ushtarak Shkolla “Skënderbej” dhe Akademia Ushtarake. Krahas kompleksit spitalor kombëtar (sot QSU “Nënë Tereza”) dhe Fakultetit të Mjeksisë, si dhe disa aktorëve publikë, filloi të merrnin jetë edhe institucione arsimore, kulturore dhe shëndetësore, si dhe njësi shërbimi në funksion të popullisë që shtohej nga viti në vit. Gjithashtu, zona po merrte gjithmonë e më shumë rëndësi ekonomike, kulturore dhe turistike (me shpalljen e Parkut Kombëtar të Dajtit).

Në fund të viteve ‘80, Zona e Kinostudios njeh një hop të ri cilësor (siç do ta shohim edhe më poshtë) me shpalljen si “qendër e dyte” e Tiranës me perspektivë të madhe zhvillimi dhe banimi. Ne do ta quanim këtë periudhë (nga vitit 1989 deri më sot) si periudhë “ngritje dhe zhvillimi të shpejtë”, pavarësisht nga ndërprerjet apo mungesa e vijueshmërisë së zhvillimeve urbane për periudha të vogla kohe. Karakteristikat kryesore të kësaj periudhe janë fillimi i një zhvillimi të qëndrueshëm nga aktorë lokalë privatë, por edhe me një përqëndrim në rritje të vëmendjes së autoriteve zyrtare qendrore dhe vendore. Duke filluar sidomos pas vitit 2000, segmenteve të trashëguara të tregjeve i janë shtuar të rinj, duke i dhënë vlerë më shumë territorit të Kinostudios, në raport me territore të tjera të Tiranës. Ka patur kështu një rritje të vlerave të zonës, gjë që ka luajtur rol të konsiderueshëm në perceptimin e peisazheve të saj (që reflektojnë në fakt segmentimet në territor).

Peisazhet portretizuese dhe identifikuese : Në vijim të kuptimit të dhënë edhe në Kapitullin III, ne këtu do ta koceptojmë

peisazhin si një filtër social-kulturor, dhe ku dallojmë dy tipe të tij: peisazhe portretizuese dhe peisazhe identifikuese :

Në peisazhe portretizuese, ne mendojmë të përfshijmë objekte apo vende që kanë marrë formë monumentale natyrore :

Parku Kombëtar Dajt, Përroi që lidhet me Lumin “Tirana”, Rrapi Trish, dhe “Gurorja”

Page 88: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

76

Në peisazhet identifikuese, të cilat më shumë janë forma të ndërtimeve kolektive, mund të përmendim objekte në zonën urbane apo rurale të zonës sonë të studimit si :

Ndërtesa qendrore e Kinostudios, si portë hyrëse në qytezën e medias të Tiranës, me më shumë se 60 vjet histori;

Ndërtesa e Komisariatit të Policisë Nr.4, e cila është ndërtuar që në vitin 1930 ;

Kompleksi spitalor QTU “Nënë Tereza” gjithashtu me një histori prej gati 70 vjet ;

Fakulteti i Mjeksisë (sot Universiteti i Mjeksisë) me mbi 60 vjet histori ;

Ndërtesa “Fresku” që përdoret sot si pikë referencë ne nivel tej zonal ; Teleferiku “Dajti Ekspres” me famë tej kombëtare, Château Linza, etj.

Figura 4.1 Restorant “Fresku” Nga ana tjetër, turizimi, zhvillimi i të cilit lidhet ngushtë së pari me territorin,

mund të kuptohet dhe trajtohet më mirë nëse ne njohim dhe analizojmë pikërisht peisazhet kryesisht identifikuese. Kjo lidhje merr një kuptim të brendshëm edhe sentimental për të gjithë komunitetin, i cili e lidhë (identifikon) veten fort me këto peisazhe/vende apo haprira ku ato shtrihen. Nëpërmjet këtyre monumenteve, komuniteti ynë njihet lehtësisht nga të tjerët: aktorë të brendshëm apo të jashtëm, qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe më gjerë. Marrim p.sh. Château Linza apo rrjetin e Kanaleve televizive në ish - Kinostudio, të cilat janë plotësisht peisazhe identifikuese, madje shumë të forta në nivel tej kombëtar.

Page 89: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

77

Figura 4.2 Château Linza

Një objekt tjetër është Teleferiku “Dajti Ekspres”, që përbën një shëmbull

identifikues të kohëve të sotme për qytetarët e zonës Kinostudio.

Figura 4.3 Dajti Ekspres

Ose, vetë Kinostudio, si kompleks me vlera historike për filmin shqiptar dhe si arkitekturë monumentale e përforcon dukshëm identitetin e qytetarëve, rezidentëve si dhe aktorëve që operojnë në hapsirën tonë të studimit si territor.

Sigurisht peisazhet si më sipër ne i evidentojmë si vlera të marketingut portretizues dhe identifikues territorial, me qëllim promovues të territorit tonë, si për

Page 90: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

78

tërheqjen e turistëve dhe investimeve për to, ashtu dhe investimeve në fushën e biznesit, shërbimeve tregtare, bankare, finaciare, kulturore-sportive etj. Qëllimi ynë është dhe mbetet ofrimi i këtyre potencialeve zhvilluese pranë politikëbërësve vendorë dhe qendrorë, të cilët duhet t’i marrin në konsideratë këto asete të zonës, si karakteristika të natyrës gjeografike, historike-kulturore dhe ekonomike.

Nga studimi i zonës sonë të studimit, ku nga pikëpamja administrative përfshihen kryesisht Njësia Bashkiake Nr.4 dhe Komunën Dajt, ne konkludojmë se pas vitit 1990, ndërsa filluan të instalohen dhe zhvillohen sektorë të rinj të ekonomisë së tregut, shumë njësi apo ndërmarrje të ndryshme të prodhimit (shumica jo rentabël) u mbyllën, duke rritur papunësinë ndërmjet individëve profesionalisht cilësorë. Në dekadën e parë, por edhe në dekadën e dytë, nuk është konstatuar një rritje e dukshme e punësimit (për pasojë dhe e rritjes së mirëqënies), sepse edhe aktivitetet e reja të ngritura kanë kërkuar relativisht më pak fuqi punëtore, për shkak të teknologjisë së lartë që përdorin. Ngritja dhe funksionimi i objekteve, që ne i trajtuam si peisazhe identifikuese, bënë të mundur rigjallërimin e jetës ekonomike dhe kulturore, por nuk kanë arritur të zgjidhin plotësisht mjaft çështje të tjera, që lidhen si me punësimin, ashtu dhe edukimin arsimor, kulturor dhe sportiv të qytetarëve tanë.

Pikërisht, këtu kërkohet edhe ndërhyrja e autoriteteve zyrtare vendimmarrëse, (për të cilën ne do të diskutojmë në çështjet që vijojnë) për të mundësuar aktivizimin e aktorëve jo vetëm lokalë në shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të hapsirës në fjalë. Duke u njohur me këto peisazhe, si vlera të territorit, autoritetet bashkiake të Njësisë së Bashkisë 4, Bashkisë së Tiranës dhe Komunës Dajt, mund të krijojnë kushtet juridike dhe ambientin ekonomik përkatës, për të tërhequr firmat novatore dhe kompani investuese. Kjo do të thotë akoma se autoritetet duhet të arrijnë të përdorin marketingun territorial, për të nxjerrë në pah, identifikuar dhe më pas për t’iu ofruar një vlerë të shtuar investitorëve dhe të interesuarve të tjerë, që dëshirojnë të investojnë në zonën e Kinostudios.

Brenda këtyre karakteristikave që ne sapo i analizuam dhe potencialeve zhvillimore që trajtuam, autoritetet zyrtare mund të zgjedhin hapsirat dhe sektorët përkatës më atraktivë dhe produktivë, për të fituar sa më shumë të mira materiale dhe jo materiale në interes të qytetarëve. Dëshirojmë ta theksojmë këtë, jo për të rritur formalisht apo teorikisht peshën dhe vlerën e studimit tonë mbi marketingun territorial, por për të tërhequr vëmendjen se kjo formë studimi shkencor, është një ofertë alternative reale e aplikuar me shumë sukses nga vende të ndryshme të Evropës dhe të botës.

Mbi suksesin e marketingut territorial, ne kemi dhënë disa shembuj në Kapitullin III dhe në vijim, le të sjellim këtu edhe një tjetër shembull shumë konkret, të ofruar nga literatura, pasi mendojmë se do të na shërbejë më mirë në formulimin e ofertës sonë studimore :

Qyteti shtrihej në veri të Norvegjisë dhe konsiderohej thjesht një rreth arktik. Qyteti ishte larg tregjeve kryesore, por kishte disa karakteristika të veçanta (vlera) të panjohura për të tjerët dhe të huajt si p.sh. fauna polare, agimet polare etj. Në bazë të studimit të marketingut territorial, autoritetet ngritën disa struktura, që arritën të promovojnë këto karakteristika, duke tërhequr disa investitorë dhe shumë turistë evropianë.

Ky mund të jetë një shembull i thjeshtë, por shumë domethënës: nëpërmjet tij ne kuptojmë se, në qoftë se do të duam të kemi sukses në zhvillimin e një hapsire/zone apo rajoni, duhet të mbështetemi te marketingu territorial. Është pikërisht ky aktivitet studimor-shkencor që na ndihmon “të mësojmë se si të studjojmë, analizojmë dhe

Page 91: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

79

veçojmë vlerat e veçanta të territorit të dhënë dhe si t’i shesim ato, duke zgjedhur saktësisht sektorët me rentabilitet më të madh, që sigurojnë punësim dhe mirëqënie më të lartë, por dhe që tërheqin sa më shumë turistë në territor. Kjo e fundit ka shumë rëndësi, pasi ka patur raste kur janë zgjedhur sektorë zhvillimi vetëm sepse janë fitimprurës, por që nuk kanë arritur të tërheqin njërëz.

Prandaj, kur arrihet zgjedhja/identifikimi i sektorëve të zhvillimit, njerëzit (fuqia punëtore, frekuetuesit, turistët etj) përbëjnë asetin më të rëndësishëm. Studimi i karakteristikave të tyre, aftësive, kapaciteteve dhe edukimit, duhet të jetë në linjë, me tipin e investimit që do të realizohet.

Për rastin tonë të studimit, kur analizojmë investitorët e mundshëm, ne ngremë disa pyetje :

1. A mundet që në Zonën e Kinostudios të instalohen firma të reja, të cilat mund të jenë nga vetë zona, nga qarku i Tiranës, nga qytetet të tjera të Shqipërisë, apo nga të tre këto drejtime ?

2. Cilat janë motivet që i shtyjnë këta investitorë potencialë për t’u instaluar këtu dhe për të zhvilluar veprimtarinë e tyre ekonomike të biznesit në Kinostudio ?

3. A marrin investitorët në konsideratë cilësitë, disponibilitetin, profesionalizmin e fuqisë punëtore dhe të specialistëve që do të punojnë në firmat e tyre ?

Dhënia e përgjigjeve ndaj këtyre pyetjeve lidhet në thelb me ofertën tonë, e cila është ose përbën një objekt themelor të punës sonë studimore, që do të trajtohet kryesisht në çëshjen IV.4. Tani për tani, ne do të mjaftojemi me përgjigjen se, kuadri ligjor, ambienti ekonomik dhe biznesit, peisazhet dhe asetet natyrore dhe ato identifikuese në zonën tonë, jo vetëm lejojnë, por ofrojnë potenciale zhvillimore në disa drejtime themelore ekonomike, kryesisht ato të lidhura me median dhe industrinë e turizmit malor. Gjithashtu, investitorët e rinj do të jenë të mirëpritur, sepse gjejnë aty edhe vlera shtesë lidhur me koston relativisht të pranueshme të produkteve dhe shërbimeve, specialistë të kualifikiar rishtaz, si dhe fuqi punëtore me kosto më të ulët se në rajone të tjera të Tiranës.

Nëse merret e dhënë kryerja e një investimi të ri, në çdo fushë ai qoftë, do të ketë ndikim jo vetëm në jetën e qytetarëve të zonës, por edhe në vetë biznesin, pasojë e marrëdhënieve që krijohen mes tyre. Ky është një fakt që vjen nga investimet e deritanishme si p.sh. në median televizive: të punësuarit, qytetarët (rezidentë ose jo rezidentë), shtresa të tjera si p.sh. të rinjtë, janë ndikuar nga prezenca dhe aktiviteti i medias televizive, ashtu si vetë media (pavarësisht nga dimensioni i saj lokal, kombëtar dhe tej kombëtar) ka pësuar modifikime në përshtatje me karakteristikat natyrore zonës, si dhe të qytetarëve rreth saj. Nga ana tjetër, ka ndryshime në infrastrukturën përreth, shikohet mundësia e ngritjes së parqeve, lokaleve të rinj të shërbimit, qendrave sportive si dhe njësive të reja të edukimit, etj.

Turizmi i biznesit Në dimensionin turistik, në zonën tonë ka disa pole tërheqëse, të cilat do të duhet

të zhvillohen më tej, jo vetëm si kapacitete, por edhe sipas shijeve dhe kërkesave të turistëve potencialë lokalë, të vendit dhe të huaj. Krahas turizmit tradicional, ne do të dëshironim të zhvillonim në zonë edhe një lloj turizmi që është: turizmi i biznesit. Ky koncept lidhet me mundësitë që ofron zona e Kinostudios për të zhvilluar këtë lloj turizmi, i cili dallohet nga ai tradicional jo vetëm nga “kostoja e lartë”, por edhe nga qëllimi i aktivitetit – tërësisht me funksion ekonomik.

Page 92: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

80

Peisazhet portretizuese dhe identifikuese të zonës mund të shndërrohen në pole tërheqëse për turizmin e biznesit, nëse ato shoqërohen me investime publike shtesë, duke e shndërruar zonën e Kinostudios edhe në një Qendër të turizmit të biznesit. Për të përmbushur këtë mison, duhet që aktorët lokalë publikë dhe privatë, si dhe qeveria vendore dhe qendrore, të parashikojnë ndërtimin e qendrave të konferencave, biznesit, nxitjen e ndërtimeve të hoteleve të rinj dhe rikonstruksionin e atyre ekzistues, sipas standarteve të larta ndërkombëtare, ndërtimin e një rrjet adekuat transporti publik, që të lidhë këtë zonë me qendren e Tiranës dhe zonave përreth (Unaza e Madhe, Tramvaj Kinostudio-Kombinat, rikonstruksion i rrugëve kryesore, si dhe kryeqëzimit mes Kinostudios dhe QKV, etj.), në mënyrë që individë të interesuar për të ndjekur aktivietet e biznesit, të kenë mundësi transporti publik disponibël në çdo kohë.

Nëpërmjet zhvillimit të turizmit të biznesit në zonën tonë, ne i japim komunitetit të biznesit vendas dhe të huaj një alternativë për aktivitetet e tyre, që ata mund ta zgjedhin krahas dhjetra qendrash biznesi të instaluar në qendër të Tiranës apo në disa hapsira të tjera të kryeqytetit.

Duke propozuar këtë segment të ri zhvillimi, ne kemi për qëllim rritjen e reputacionit të zonës së Kinostudios, si një vend ideal alternativ për turizmin e biznesit në Shqipëri, si për aktorët vendas ashtu dhe për ata të huaj.

Duke ndërmarrë këtë hap të ri studimi, ne gjykojmë se “do ta shesim më shtrenjtë” territorin tonë për njerëzit e biznesit, por edhe për turistët/vizitorët tradicionalë. Mendojmë gjithashtu, se kjo politikë do të sjell një fluks turistësh, që mbartin interesa të reja biznesi në favor të tyre, por në përfitim edhe të komunitetit tonë. Ajo do të sjellë gjithashtu edhe një imazh të ri për vendasit dhe për vetë zonën e Kinostudios, pra për Tiranën kryeqytet. Këtë përfundim dëshirojmë ta theksojmë më shumë sepse praktikat e zhvillimit territorial në vendet e tjera tregojnë se një pozicionim i pa studjuar mirë i territorit, ose një pozicionim negativ i tij (nga studjuesit dhe politikëbërësit), ka çuar shpesh në ulje të interesit të investitorëve, turistëve dhe vizitorëve. Për pasojë, jo vetëm është frenuar zhvillimi, por edhe është ulur ndjeshëm edhe mirëqënia e qytetarëve.

Edhe për këtë rast, mund të sjellim shembullin e mëposhtëm, të ofruar nga literatura (Dominic Tremblay, Université du Québec à Chicoutimi, Canada)42:

Në Kanada, në qytetin Ecosse, studjuesit e territorit kishin propozuar (dhe autoritetet e zbatuan) zhvillimin e biznesit në fushën mjeksore dhe bioteknologjisë, kryesisht me investime nga aktorët lokalë. Ecosse u shndërrua në një treg të madh, i cili ishte i gatshëm të tërhiqte investitorë të huaj, por njerëzit në Jug e konsideronin atë një qytet/treg të ri, një qytet verior dhe rural. Vetë pozicionimi i tregut të ri në Ecosse, nuk zbuloi ndonjë interes të veçantë te investitorët dhe as te njerëzit (të cilët do të duhej të popullonin më shumë qytetin), ndërkohë që ishte parashikuar që njerëzit dhe aktorët të kontaktonin dhe komunikonin së bashku, për të rritur shanset e bashkëpunimit, si dhe të mund të instaloheshin atje.

Në disa vende ku është aplikuar gjerësisht marketingu territorial, praktika ka treguar se ndër pozicionimet e ofruara, njerëzit/qytetarët dhe aktorët e ndryshëm të biznesit, kulturës etj kanë shfaqur më shumë interes drejt qyteteve të rinj, të cilët udhëheqin zhvillimin në disa sektorë të rëndësishëm, si dhe atyre që disponojnë një kuadër ekonomik zhvillimi të qëndrueshëm dhe perspektiv. Nëse vijojmë me

                                                            42 Tremblay D., 2006, (vol 2) “Marketing Territorial et Positionnement Mondial”, fq. 35, Université du Québec à Chicoutimi, Canada. 

Page 93: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

81

shembujt e marrë në Kanadaja, konkludohet se p.sh. qyteti Saguenay, në veri të Kolombisë-Britanike, cilësohet si një qendër ekonomike. Si i tillë, ai ka tërhequr pothuaj të gjitha investimet dhe interesin e biznesit të shumë aktorëve, të cilët dëshironin të kryenin veprimtari ekonomike në veri të Kolombisë-Britanike, pikërisht sepse ajo është përcaktuar dhe ka imazhin e një qendre.

Sigurisht, shndërrimi i hapsirave të tilla, në qendra kaq atraktive, janë rezultat i një pozicionimi (të qytetit, zonës, rajonit, etj) adekuat të territorit, që arrin të ketë sukses në tërheqjen e interesit të investitorëve, shoqëruar, bazuar në një publicitet mbi vlerat dhe asetet e këtij pozicionimi. Vetë publiciteti nuk është një ndërmarrje e lehtë. Ai, para së gjithash është aftësia e aktorëve të përcaktuar për të shfaqur dhe ngritur vlerat e territorit të atij qytetit. Kjo do të thotë se aktorët publikë dhe privatë, agjencitë zhvillimore komunikojnë me investitorët potencialë dhe arrijnë të provojnë, se vlerat e territorit në fjalë janë të vërteta dhe suksesi është i garantuar, etj. P.sh., nëse ne themi se kompleksi i kanaleve televizive - qyteza e medias - në zonën tonë të studimit është qendër e zhvillimit të medias dhe kulturës së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, kjo nuk do të thotë se kemi bindur investitorët të investojnë aty dhe rreth saj, si direkt në këtë fushë, ashtu edhe në sektorë ndihmës dhe mbështetës për median televizive.

Nëpërmjet studimit të marketingut territorial, mundësohet diksutimi, publikimi dhe promovimi i historive të suksesit si të kësaj qyteze/segmenti të tregut, ashtu dhe të segmenteve të tjerë të zonës së Kinostudios, për firma të ndryshme në sektorët e ndërtimit, prodhimit apo shërbimit, për peisazhet identifikuese që kanë një reputacion tej lokal, për dinamizmin e rritjes së investimeve në Dajt, për kapacitetet që disponon kjo zonë në zhvillimin e biznesit turistik, etj. Studimi ynë shfaq dhe bën të njohur gjithashtu rolin e agjencive dhe mjeteve të komunikimit në nivel të Bashkisë së Tiranës, të cilët ofrojnë guida të specializuar për investitorë të ndryshëm tej lokalë dhe tej kombëtar, duke bërë kështu një marketing të territorit tonë. Për të vijuar me sugjerimet tona, ne mund të hedhim që tani pyetjet e mëposhtme (përgjigjet për të cilat do t’i marrim me detaje në pjesën IV.4):

1. Çfarë imazhi ka patur dhe ka zona Kinostudios brenda Tiranës dhe jashtë saj, parë si nga qytetarët/vizitorët ashtu edhe nga (kryesisht) investitorët potencialë?

2. Çfarë mund të sejllë studimi ynë mbi marketingun territorial në formimin e një imazhi të ri, në funksion të plotësimit të qëllimit tonë?

Vazhdojmë më tej analizën tonë mbi rëndësinë e pozicionimit të territorit, lidhur me rritjen e mirëqënies dhe cilësisë së jetës së komunitetit, që është një ndër qëllimet kryesore të studimit të marketingut territorial. Edhe këtu, ashtu si në rastin e imazhit të qendrës, ne duhet të demonstrojmë rentabilitetin e aktiviteteve që propozojmë, në të kundërtën, marketingu ynë nuk do të funksionojë. Kështu p.sh. për të ndaluar largimin e të rinjve nga zona e Kinostudios, kërkohet që si individët, ashtu dhe aktorët të jenë në lëvizje dinamike « për të kërkuar njeri-tjetrin ». Në këtë mënyrë që të dyja palët mund të binden për nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre. Në analizë të fundit, nëse arrihet që aktorë të ndryshëm janë apo duan të instalohen në zonë, mbetet që të punësuarit potencialë lokalë apo tej lokalë të shpalosin aftësitë e tyre për t’u punësuar dhe për pasojë, për të rritur nivelin dhe cilësinë e jetës së tyre dhe komunitetit në tërësi.

Prandaj dhe mbetet detyrë e autoriteteve të Njësisë Bashkiake Nr.4, Komunës Dajt dhe Bashkisë qendrore të Tiranës për të bërë përpjekje maksimale në ndërtimin e një parnetship-i të biznesit, si një lloj bashkëpunimi tregtar, ku investitorë të ndryshëm të kontaktojnë dhe të njihen me planet e zhvillimit të qeverisë qendrore dhe

Page 94: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

82

lokale (vendore). Sigurisht ka shumë forma të partnership-it, por janë autoritetet ato që kanë qartësinë, vizionin si dhe kapacitetet e nevojshme, për të rritur dhe forcuar integrimin mes aktorëve, aktorëve dhe komunitetit, si dhe autoriteteve dhe aktorëve privatë.

Kjo përbën një mënyrë shumë efikase të kohëve moderne, për të arritur rezultate pozitive nga territori. Kjo gjë do të arrihet duke realizuar një bashkëpunim të ngushtë dhe integrimi tërësor të aktorëve dhe vendimmarrësve, të të gjithë komunitetit, në të gjithë sektorët.

IV.1.2 Rëndësia e analizës së peizazheve në territor Në çështjen e mësipërme ne analizuam dy tipet e peisazheve, si dhe vumë në

dukje rëndësinë e tyre në formimin e imazhit të territorit, si hapa fillestare të tërheqjes së vizitorëve/turistëve dhe bizneseve të jashtme. Në këtë rubrikë, ne do të njihemi me funksionimin e peisazheve, karakteristikat dhe identifikimin e vlerave të tyre. Përsa i përket vlerave të peisazheve, duhet fillimisht të kuptojmë dallimin mes vendit dhe peisazhit:

Me vend, ne kuptojmë një pjesë të hapsirës, në të cilën njerëzit ndërveprojnë dhe konsiderohet në një bashkësi karakteristikash. Në gjeografi, e parë si koncept multipisiplinar, vendi është një bashkësi e faktorëve fizik, kimik, biologjik dhe ekonomik.

Ndërsa kuptimi i peisazhit, lidhet me natyrën, por atë natyrë të perceptuar në/nga një komunitet si veçori (më lart i quajtëm monumente natyrore) të saj, të cilat identifikojnë territorin. Peisazhi përmbledh disa elemente nga të cilat ai përbëhet, si dhe nga disa faktorë që e përcaktojnë. Koncepti i peisazhit shkon përtej asaj çfarë shohim dhe kërkon një proçes të të menduarit dhe të të gjykuarit, se si është arritur deri në situatën aktuale, në të cilën e gjejmë atë sot. Peisazhi është mbi të gjitha një mbajtës vlerash, për të cilat popullsia lokale duhet të jetë e ndërgjegjshme. Duke patur parasysh rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik dhe manaxhimin e një territori, peisazhi përbën një element themelor të karakterit identifikues të një zone të caktuar dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në proçesin e zhvillimit të qendrueshëm të zonës.

Duhet bërë dallimi mes këtyre dy koncepteve, sepse është shumë i rëndësishëm, në kuadrin e studimit të marketingut territorial. Dallimi merr formë dhe përmbajtje themelore, duke na lejuar të arrijmë ndërtimin e një analize sa më të saktë mbi identitetin e territorit tonë, si dhe evidentimin e vlerës së tij, në mënyrë sa më të plotë.

Përmbajtja e peisazheve : Pasi kemi bërë këtë dallim të rëndësishëm, tani ne mund të dalim në percaktimin

e veçorive të peisazhit në territor. « Koncepti i peisazhit mbetet i vështirë për tu përcaktuar » (Kotler P., G.

Zaltman, le marketing social:.Une approche du changement social planifié, Journal of Marketing)43, megjithatë autorët veçojnë dy postulate të tij:

                                                            43 Kotler P., G. Zaltman, le marketing social:.Une approche du changement social planifié, Journal of Marketing 

Page 95: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

83

• Së pari, peisazhi përfaqëson një marrëdhënie ndërmjet realitetit gjeomorfologjik d.m.th. vendit, natyrës që ne shohim dhe një vëzhguesi, i cili mund të jetë një individ apo një kolektiv.

• Së dyti, peisazhi përfaqëson ose shprehet në një objekt që shtrihet në territorin e dhënë dhe që perceptohet si aset nga një shoqeri apo komunitet.

Pranohet se peisazhi përbën aktualisht një vlerë në rritje. Në zonën tonë, siç përmendëm më lart, kemi peisazhe që kanë marrë formën e veprave me vlera më shumë se identifikuese, që përbëjnë një element më vehte në funksion të rritjes së çmimit të ofertës sonë. Por, ne do të avancojmë më tej në analizën tonë mbi konceptin e peisazheve, në referencë të aseteve në terriorin e Kinostudios.

Ndërtimi i një vizioni më të gjerë vlerësues ndaj aseteve tona (pjesë të të cilit janë përmenduar më lart, dhe tërësia e tyre do të evidentohet dhe analizohet në çështjen IV.3), do të na lejojë të fitojmë gjithashtu një koncept më të gjerë dhe më të plotë të peisazheve përkatëse. Në këtë linjë arsyetimi, nuk mendojmë se ndërtesat historike apo të reja të instaluara në zonën tonë, si për shembull mali i Dajtit, Parku kombëtar i Dajtit, etj., duhen marrë vetëm si objekte më vehte, me karakteristika teknike apo natyrore. Ato janë shumë më shumë se kaq. Ato përfaqësojnë peisazhe d.m.th. ambiente që marrin jetë nga marrëdhëniet e krijuara mes qytetarëve, aktorëve të ndryshëm apo turistëve lokalë dhe ata të huaj. Sigurisht, ndërmjet opinioneve të studjuesve të kësaj fushe, madje edhe ndërmjet opinioneve të qytetarëve dhe aktorëve të zonës sonë, që ne kemi mundur të evidentojmë, ka mendime të ndryshme për formatin dhe rëndësinë e peisazheve në fjalë.

Në linjë me këtë analizë, le të marrim një shembull : Kompleksi i ish Kinostudios, për disa, nuk përbën një peisazh, por thjesht një

objekt me disa karakteristika të cunguara historike. Madje, rëndësia e tij mbetet në kufij edhe më simbolikë sepse ka ngjyrimet e epokës komuniste, etj. Këto opinione marrin rëndësi kur bëhen « ushqim » për vendimmarrësit, të cilët ndërtojnë projektet e zhvillimit të tanishëm dhe perspektivë të hapsirës në fjalë. Prandaj është detyra e këtij studimi të evidentojë ose mbajë anën e opinionistëve/projekteve ose mbështesë projekt-idetë e autoriteteve për formatin e peisazhit, që njeri apo tjetri peisazh gëzon në zonën e Kinostudios. Ky sugjerim bëhet edhe më bindës, nëse studjojmë edhe njërën nga elementet e peisazheve – të qënit kapacitete atraktive me vlera turistike. Kështu p.sh. hapsira te Teleferiku, e cila vizitohet nga mijra e mijra vizitorë të vendit dhe të huaj, siç mund ta veme re edhe në fotot e mëposhtme, mbetet një peisazh në konceptin që ne studjojmë, në zhvillimin e të cilit nuk ndikon vetëm objekti, por edhe ambienti bashkë me natyrën monumentale të Dajtit, klimën dhe ajrin e shëndetshëm.

Page 96: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

84

Figura 4.4 Teleferiku Dajt

Figura 4.5 Peisazhi përreth teleferikut

Page 97: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

85

Në ditët e sotme peisazhi konsiderohet ose quhet një objekt që duhet mbrojtur dhe është shumë i pëlqyeshëm për vizitorët apo turistët. Ai sa vjen e bëhet pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve në komunitetin e dhënë, që gjeneron jo vetëm vlera të jetës qytetare, por edhe i shërben investitorëve lokalë apo të huaj në promovimin e kapaciteteve të tyre të biznesit. Kur ne diskutojmë për një peisazh, kjo do të thotë se ne diskutojmë në atë në këndvështrimin e afinitetit të marrëdhënieve sa shoqërore, aq edhe ekonomike. Ndërkaq, në planin e studimit tonë, peisazhi merr rëndësi operacionale, pikërisht për faktin se ai sjell, ofron ose bën të mundur funksionimin e këtyre marrëdhënieve, që janë themelore në një marketing territorial.

Pasi dhamë kuptueshmërinë e peisazhit, le të analizojmë në vijim rëndësinë e tij si përmbajtje, analiza e elementëve të të cilit na ndihmon në formimin e ofertës sonë në cështjen IV.4 :

Fillimisht, shtrojmë këto pyetje : 1. Çfarë i tërheq dhe i bën njerëzit të shkojnë dhe vizitojnë këto objekte ? 2. A mund të arrijnë ata të marrin kënaqësi gjatë kontaktit me to? 3. Si shpjegohet kjo rritje e interesit për peisazhet në kuadër të

marketingun territorial? Në përpjekje për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, fillimisht ne konstatojmë se

peisazhi lidhet me njohjen e forte të karakterit domethënës të objektit që përfaqëson atë. Karakteri domethënës, është i rëndësishëm të theksohet, si për peisazhin portretizues, ashtu dhe për atë identifikues, sepse një njohje sa më e thellë e tij, ndihmon në menaxhimin më të mirë të turizimit në territor. Por edhe kjo njohje dhe lidhje është e pamjatueshme për të përmbushur komponentet në fushën e biznesit, kulturës dhe turistik të peisazhit. Duhet ndërtimi i një plani specifik marketingu, që të bazohet në natyrën dhe rrethanat e peisazhit në të dy tipet e tij : portretizues dhe identifikues. Qëllimi është të rritet maksimalisht imazhi i peisazhit (peisazheve) që do të thotë forcimi i perceptimit pozitiv të gjithë territorit nga aktorët dhe vizitorët sidomos të huaj.

Zgjedhja e pozicionimit të territorit: Në kushtet e krizës aktuale, ekonomia jonë kombëtare, ashtu si të gjitha

ekonomitë në vende të tjera në botë, përballet me shumë sfida. Në këtë kuadër edhe biznesi në Tiranë dhe në zonën e Kinostudios, është në kërkim të rrugëve të reja për të dalë nga kriza dhe për të rritur produktivitetin. Që të mund të plotësohen këto objektiva, rëndësi parësore merr ambienti i biznesit, profili dhe cilësia e aktorëve industrialë, tregtarë, agro-ushqimorë dhe turistikë, pozicionimi i zonës sonë të studimit, në raport me zonat e tjera në Tiranë dhe rreth saj dhe promovimi i saj. Ndër këto kushte, në pozicionimin e zonës sonë, duhet të kemi parasysh edhe mënyrën se si janë pozicionuar zonat e tjera të Tiranës apo në nivel kombëtar. Kjo për arsye se ne do të na duhet të gjejmë një pozicion të tillë në treg, që jo vetëm të evitojmë konkurencën me territore të tjera pranë atij tonit por edhe të bashkëpunojmë me këto territore për të ofruar një produkt sa më interesant për aktorët e interesuar (turistë, investitorë etj.), i cili të mund të paraqesë sa më shumë interes për ta.

Nga analiza e mësipërme e elementeve të dukshëm dhe të padukshëm të territorit, për zonën e Kinostudios, ne mund të analizojmë disa mënyra pozicionimi, si më poshtë:

1. Nëse pozicionimi i zonës së Kinostudios do të jetë kryesisht i natyrës turistike, atëhere studimi ynë duhet të marrë në konsideratë se turizmi me

Page 98: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

86

karakter natyror, me Parkun e Kombëtar të Dajtit apo peisazheve historike, nuk mbetet vetëm në këtë zonë. Të tilla gjenden disa, madje edhe rreth Tiranës.

2. Nëse pozicionimi mbështetet vetëm në karakterin ekonomik të zonës, ne duhet të dimë saktësisht se sa e mundur është kjo në territor dhe sa konkurruese do të ishte zona jonë në raport me të tjerat, gjë që duket e vështirë. Për të rrezuar këtë opinion, do të mjaftonte të krahasojmë zonën tonë me zonën përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku del fare lehtë se sa pak konkurrues mbetet territori ynë.

3. Ndërsa, pozicionimi i zonës së Kinostudios sipas kriterit mediatik-kulturor dhe biznesit turistik do të ishtë më i saktë dhe më konkurrues brenda dhe jashtë Tiranës. Ky përfundim, nuk është se vjen këtu për herë të parë. Përgjatë studimit tonë nga kapitulli në kapitull, nga çështja në çështje, lexuesi e ka marrë mesazhin dhe sugjerimin tonë për rëndësinë e padiskutueshme të karakterit mediatik dhe turizmit të biznesit të zonës së Kinostudios.

Siç del edhe nga strategjia e zhvillimit të Tiranës dhe Komunës Dajt, si dhe përpunimi i të dhënave të pyetësorit tonë në çështjen IV.3 dhe IV.4, ky pozicionim do të shoqërohet me zgjerimin e mëtejshëm edhe të kapaciteteve zhvillimore ekonomike dhe turistike të zonës, gjë që do të çojë në rritjen e punësimit, pra të nivelit të mirëqënies së qytetarëve në komunitet. Kjo do të ndodhë sepse zona e Kinostudios i ka të gjitha resurset dhe elementët përbërës të marketingut territorial si ato të brendshme, ashtu edhe të jashtme, ndër të cilat ne do të veçonim si më të rëndësishme elementet e mëposhtme. Kjo do të realizohet duke renditur elementet, bashkë me koefiçentët e vlerësimit nga 1 deri në 10, për elementët që influencojnë pozitivisht dhe -1 deri në -10, për ato elementë, mungesa e të cilëve influencon negativisht në vlerën e territorit:

Një infrastrukturë që, megjithëse me cilësi ende jo të lartë, ka të gjithë potencialet për zhvillim (sikurse parashikohet edhe ngë Qeveria dhe Bashkia e Tiranës bashkë me Komunën e Dajtit), koefiçenti 5;

Një rrjet subjektesh edukimi (përfshi universitete dhe shkolla të larta), kulturore, spitalore, etj, koefiçenti 8;

Disa struktura sigurie të policisë së shtetit dhe asaj rrugore, koefiçenti 10;

Një rrjet cilësor dhe me shtrirje tërësore të njësive të shërbimit kafe-bar, restaurant dhe hoteleri, koefiçenti 8;

Një rrjet unik interesant të medias televizive me potenciale shpërthyese edhe më shumë në të ardhmen, koefiçenti 10;

Fuqi punëtore përgjithësisht të kualifikuar e punësuar dhe potencialisht e aftë të rikualifikohet sipas nevojave të tregut, koefiçenti 6

Vizitorët e shumtë, të brendshëm dhe të jashtëm, që frekuentojnë një numër të madh lokalesh, teleferikun, hotelet, televizionet, etj., janë përfaqësuesit më të mirë të imazhit të territorit, duke “iu bërë ftesë” biznesit vendas dhe të huaj për investime, koefiçenti 5 ;

Një treg konsumi që rritet me shpejtësi sidomos në Komunën e Dajtit dhe rreth ish-Kinostudios, i cili garanton investitorët për efektivitetin e investimeve, koefiçenti 8;

Etj,

Page 99: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

87

Por, sigurisht ka edhe probleme që kërkojnë zgjidhje, tek të cilat përfshihen jo vetëm elementë të cilët varen nga strukturat qeveritare, por edhe ato për të cilët këto struktura nuk janë përgjegjëse:

Kemi një haspirë rreth ish ndërtesës historike të Kinostudios ende të pa restauruar, rruga që vijon me atë “A.Moisiu” drejt Freskut për në Parkun Kombëtar është akoma në një gjendje të rënduar, koefiçenti -6;

Tramvai ende nuk ka filluar, por mbetet si projekt, koefiçenti -9; Cilësia e shërbimit ndaj vizitorëve dhe turistëve duhet të rritet sipas

standarteve evropiane, koefiçenti-4; Edukimi i të rinjve, sidomos me kapacitetet profesionale (si dhe në

nivel kombëtar) është një sfidë tjetër që duhet marrë seriozisht nga politikëbërësit jo vetëm lokalë, koefiçenti -6;

Parku Kombëtar i Dajtit duhet të shndërrohet edhe qendër atraktive për viztorët në të gjitha format e kalimit të kohës së lirë dhe sportit, koefiçenti -4 ;

Lumi i Tiranës, që përshkron një pjesë të mirë të zonës më turistike është në një gjendje të mjeruar, koefiçenti -3 ;

Unaza e Madhe është projektuar, por shtyrja e ndërtimit të saj do të ketë impaktin e vetë negativ në zonë si për vizitorë ashtu dhe për biznesin, koefiçenti -8;

Probleme ka lidhur me furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike, e cila reflektohet në cilësinë e bizneseve tashmë operacionale, por qe pengon edhe iniciativat e reja aktorëve të tjerë, për të investuar-7;

Shënim: Mund te shtojmë se vendosja e vlerësimit në koefiçentë paraqesin ndikimin e

elementit përkatës në marketingun territorial. Në këtë mënyrë, vendosim vlerësimin për çdo njerin prej tyre, si dhe marrim informacionin se ku duhet punuar më shumë në të ardhmen për përmirësimin e tyre në territor.

Më poshtë po i paraqesim këto elemente – favorizuese dhe jo favorizuese – të marketingut territorial në formën e një tabele:

Favorizues JofavorizuesInfrastruktura 5Subjektet e edukimit 8Siguria 10Njësitë e shërbimit 8Mediat televizive 10Kualifikimi i fuqisë punëtore 6Perceptimi i imazhit nga vizitorët 5Kapaciteti i tregjeve 8Segmente të infrastrukturës ‐4Tramvaji ‐5Cilësia e shërbimit ndaj turistëve ‐2Edukimi profesional i të rinjve ‐4Ndërhyrjet në Parkun Kombëtar të Dajtit ‐4Ndërhyrjet në lumin e Tiranës ‐3Unaza e madhe ‐4Probleme të furnizimit me energji elektrike ‐3Raporti mes koeficientëve vlerësues 60 29

Koefiçentet vlerësues ELEMENTET  E  VLERESUAR

Tabela 4.1: Lidhja vlerësuese ndërmjet koefiçentëve favorizues dhe jo favorizues në territor

Page 100: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

88

Mbështetur në këtë tabelë të thjeshtë dhe në metodën gjithashtu të thjeshtë

statistikore dhe duke i analizuar elementët e territorit në dy grupe, por rezultatin si përgjithësues, ne marrim përfundimin pozitiv dhe optimist për perspektivën zhvillimore të zonës së Kinostudios. E shprehur në shifra, mundësitë e zhvillimit janë gati 2 herë më të larta, se sa pengesat në ambientin ekonomik dhe social në territor.

Zona e Kinostudios është një zonë me perspektivë shumë të mirë zhvillimi

Teknologjia e informacionit dhe biznesi: Kur shërbimi i internetit filloi të shtrihej me shpejtësi kudo, pra edhe në zonën

tonë të studimit, disa e konsideruan si një mundësi shtesë shumë të rëndësishme për zhvillim. Të tjerë shpejtuan të mendonin se interneti mund të formonte botën tonë, merrte dhe jepte informacion për biznesin shumë shpejt dhe konkurrenca do të bëhej më e ashpër, duke sjellë më shumë zhvillim. Dhjetra kompani nisën aktivitetin në këtë fushë kudo në Tiranë. Sigurisht që posedimi i një teknologjie të tillë u mundëson individëve dhe aktorëve privatë apo publikë të jenë në kontakt mes tyre dhe tyre dhe të tjerëve kudo në Tiranë, Shqipëri dhe në mbarë botën online dhe në distancë. Kështu ata marrin dhe japin të dhëna dhe formojnë plane zhvillimi në biznese brenda një kohë të shkurtër, të cilat përbëjnë elemente kyçe të Planeve të zhvillimit të burimeve kudo që ato ndodhen.

Megjithë këtë pritshmëri të madhe, ne nuk mendojmë se “magjia internet”, në zonën tonë të studimit ka sjellë frytet e dëshiruara. Konkludohet se pak firma dhe kompani të zonës sonë kanë shfrytëzuar suksesshëm këtë avantazh teknologjik pasojë e mungesës sa të vizionit të tyre në planing aq edhe të kapaciteve të ulta teknike, informatike dhe dukimit profesionalë dhe në gjuhë të huaja.

Sigurisht që rrjeti i internetit veçohet si një aset që duhet vlerësuar, por ai duhet shfrytëzuar më mirë nga aktorët tanë. Por, efektiviteti i përdorimit të tij varet shumë:

Së pari, janë autoritetet ato që krijojnë ambientet atraktive për investitorët vendas dhe të huaj (rolin e të cilëve do të analizojmë më poshtë).

Së dyti, janë iniciativat e drejtuesve të biznesit për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet e edukimit, jo vetëm në territorin tonë. Kjo lidhje mes autoriteteve, aktorëve në terren dhe institucioneve të edukimit ngritur mbi një peisazh të dhënë me karakter mbizotërues mediatik televiziv dhe turistik (përfshi biznesin turistik) formon, për mendimin tonë trekëndëshin e domosdoshëm për suksesin e marketingut territorial të zonës sonë të studimit.

Nga ana tjetër, studimi nuk do të kufizohet vetëm në zonën e Kinostudios (pra, të merren në analizë veprimtaritë e jashtme ndërmjet aktorëve) dhe se ai duhet të përfshijë zhvillimin e teknologjisë së lartë të komunikimit dhe informacionit, telekonferencat, aktivtetin në distancë, takimet nëpërmjet rrjetit elektronik, etj. Aktualisht, përvetësimi dhe aplikimi i teknologjisë së lartë të informacionit në shërbim të zhvillimit ekonomik, social e kulturor të komunitetit mbetet në një nivel mesatar dhe nën mesatar. Ka programe të qeverisë shqiptare në këtë sektor, që sigurisht përfshijnë edhe zonën tonë të studimit, efekti i të cilave është paraparë edhe në ndërtimin e planit tonë të veprimit.

Marketingu territorial kërkon gjithashtu instalimin e një partneriteti ndërmjet aktorëve, sidomos atyre të mëdhenj publikë dhe privatë si ndërmarrjet, bankat, rrjetit

Page 101: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

89

të televizoneve, institucioneve të edukimit, shërbimit të shëndetit, etj, por që bashkëpunimi cënohet shumë, nëse ato nuk praktikojnë nivelin e lartë të teknologjisë së informacionit. Duhet të promovohen edhe natyra e Dajtit, kompleksi teleferikut, njësitë e shërbimit turistik, sportet në peridhën e dimrit në malin e Dajtit, sepse janë potenciale të zhvillimit të turizmit. Plani strategjik kërkon gjithashtu identifikimin e saktë të peisazheve, pasi janë ato që tërheqin më shumë vizitorë, turistë dhe investime në këtë zonë.

Përfaqësuesit dhe imazhi Pranohet se aktivitetet e biznesit, turizimit, kulturës etj., kryhen nga përfaqësuesit

e zgjedhur ose të emëruar, ose agjenci të specializuara të instaluar në territorin e dhënë. Madje, ata mund të jenë edhe në nivel kombëtar, që veprojnë nën juridiskionin e ministrive të linjës si p.sh. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Arsimit, etj, apo përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse (OJF). Por, gjithashtu, nuk është e thënë që ata të jenë persona që përfaqësojnë direkt firmat, kompanitë apo aktorë të tjerë të aktiviteteve private apo publike. E rëndësishme është që, kur ata flasin dhe komunikojnë, ata të transmetojnë mesazhin e duhur, për çdo objekt që promovojnë p.sh. qytezën e medias, ish-Kinostudio, Teleferiku, etj. Duke vepruar kështu, ne arrijmë të zgjojmë interesin e rezidentëve, vizitorëve, turistëve dhe investitorëve të interesuar për zonën e studimit tonë, duke hedhur bazat e veprimtarisë së marketingut. Suksesi i veprimtarisë së përfaqësuesve promovues të territorit, varet nga shumë faktor ku, ndër më kryesorët ne veçojmë nivelin kulturor dhe edukimin e tyre, si dhe shkallën e angazhimit të autoriteteve lokale dhe qëndrore.

Siç do ta shikojmë edhe në çështjen IV.2, disa herë në rrjedhën e dekadave, zona e Kinostudios ka qënë përcaktuar si tërësi peisazhesh zhvillimore, kulturore dhe rezidenciale banimi. Në periudhat e para të pas vendosjes së sistemit demokratik, objekte të rinj – peisazhe – janë shtuar dhe plane të reja urbane janë ndërtuar dhe janë bërë përpjekje për t’i zbatuar ato. Për zhvillimin e vonuar të zonës sonë, dikush mund të fajësojë edhe ndryshimet në qeverisjen lokale apo qendrore, të cilat kanë manifestuar preferenca partiake. Ne mendojmë se shkaqet kryesore të vonesave lidhen me mungesën e planeve strategjike të zhvillimit të Bashkisë së Tiranës dhe komunës së Dajtit, për gati dy dekada. Përpjekjet janë finalizuar vetëm në vitet 2011-2012, me miratimin e planeve strategjike të zhvillimit urban, zbatimi i të cilave sapo ka filluar, sidomos në infrastrukturë.

Në qoftë se këto plane do të ishin miratuar kohë më parë dhe do të ishin të mbështetura nga komunitetit ynë (aktorët, individët, etj), me siguri do të kishte patur më shumë përpjekje dhe më shumë energji do të ishin çliruar nga aktorët vendas dhe të huaj, për zhvillimin e kësaj hapsire interesante të Tiranës së djeshme dhe të sotme. Autoritetet dhe aktorët do të kishin patur plane veprimi në tërësi dhe për sektorë të vecantë, zbatimi i të cilave sigurisht do ta kishte pozicionuar zonën e Kinostudios në një nga vendet më të preferuara të Tiranës metropolitane. Aktualisht, identiteti i kësaj zone, shtrirë në hapsirën tonë të studimit si territor, është një detyrë e shtruar për zgjidhje. Dhe ne po marrim përsipër ta përmbushim/zgjidhim atë nëpërmjet studimit të marketingut territorial, ku shumë elemente të tij kombinohen së bashku për të fituar ofertën më të mirë. Kështu, në këtë çështje që analizojmë, këndëvshtrimi identifikues i zonës sonë, mbetet ende në nivele të ulta, megjithë përfshirjen në zhvillimin e saj të një seri peisazhesh, ambiente dhe aktorë të rinj.

Duke veçuar disi planet aktuale strategjike të zhvillimit të Tiranës apo bumin e ndërtimeve në zonën tonë veçanërisht në komunën Dajt dhe qytezën e medias,

Page 102: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

90

perceptimi për Zonën e Kinostudios mbetet si “një zonë periferike, me infrastrukturë nën standarte..që gëzon një klimë të shëndetshme dhe ajër të pastër, por larg qendrës, etj. Shumica e qytetarëve që jetojnë dhe kryejnë aktivitetine tyre në këtë zonë mbeten të mendimit se “kanë qënë dhe janë jashtë vëmendjes qeveritare..periferikë. Shumë prej tyre “kanë fluturuar drejt qendrës apo rreth saj….edhe qyteza medias sikur nuk është për ta….sepse ajo ndodhet aty, por sikur është e ngjitur me zor…në këtë hapsirë”.

Megjithëse ka gati dy dekada që media televizive është instaluar aty, teleferiku është funksional apo Chateaux Linza dhe shume lokale të tjera, që shikojnë Tiranën metropolitane, etj, akoma nuk është arritur “integrimi i individëve, nëpunësve dhe specialistëve që punojnë në to me ambientin përreth. Ata e shikojnë veten “të ardhur..për të bërë një punë..dhe për të ikur përsëri”.

Mungesa e lidhjeve mes rezidentëve dhe jorezidentëve që janë të punësuar apo vizitojnë zonën tonë, përbën një pengesë jo të vogël në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të Zonës Kinostudios, gjë që është negative sa për rezidentët, aq edhe për jo rezidentët e punësuar në zonë.

Sektori turistik: Sektori turistik në përgjithësi dhe biznesi turistik në veçanti përbëjnë nder

sektorët kryesorë të zhvillimit të zonës sonë, të paraparë edhe nga plani i zhvillimit strategjik urban i Tiranës dhe nga ai i Komunës Dajt. Dihet tashmë se zona jonë shtrihet në një hapsirë gjeografike shumë të rëndësishme dhe tepër të favorshme për këtë fushë të aktivitetit ekonomik dhe social me impakt tej zonal. Ashtu siç do të analizohet me detaje në çeshtjen në vijim, avantazhet zonale, si potenciale turistike janë të jashtëzakonshme, që lidhen sa me klimën, natyrën, po aq edhe me traditën, kulturën mikëpriten e banorëve tiranas, si dhe atyre të ardhur dhe të mirëintegruar. Në hapsirën tonë gjenden disa miniqendra tërheqëse jo vetëm për kryeqytetasit, por edhe për vizitorët të qyteteve të tjera dhe ata nga jashtë vendit.

Gjatë studimit të marketingut territorial ne bëjmë kujdes që përfaqësuesit e komunitetit, të cilët promovojnë territorin për sektorë të veçantë të tij, të mund të jenë të vërtetë dhe të sinqertë në imazhin që përcjellin në zonë dhe jashtë saj. Ky element është dhe konsiderohet themelor nëse ne duam një promovim afatgjatë të territorit. Nëse një promovim bëhet i sforcuar dhe aq më keq nëse ai përcjell mesazhe sipërfaqësore, përfituese të momentit dhe me të dhëna false, zhgënjimi i qytetarit, individit, vizitorit, turistit dhe sidomos investitorit potencial merr dimension tej zonal. Nëse kjo ndodh, “riparimi” do të kërkojë shumë kohë dhe shumë mjete financiare për t’u kryer.

Le të marrim si rast studimi hapsirën rreth “Freskut”, Qendrës së Kërkimeve të Fizikës, deri te Chateau Linza. Ky segment ka qënë pothuaj fare i panjohur deri në fund të viteve ’90. Imazhi që kishin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë ishte një fshat periferik, banorët e të cilit duan të shkojnë dhe të jetojnë në Tiranë. As klima malore e shëndetshme, as ajri i pastër, as peisazhet portretizuese dhe ato identifikuese (aq sa ishin) nuk tërhiqnin askënd. Këtu ka shumë shkaqe që kanë përcaktuar këtë gjendje, por kryesorja lidhet me natyrën e sistemit politik-ekonomik i Shqipërisë së asaj kohe. Pas vitit 1992, dhe sidomos pas vitit 2000, ne kemi një zgjim dhe ndërgjegjësim si të qytetarëve ashtu dhe të vendimmarrësve lokalë dhe qendrorë të Tiranës. Ideja e rivlerësimit të potencialeve turistike dhe biznesit turistik, e peisazheve të tjera të zonës, si dhe të ruajtjes së ambientit, janë shndërruar tashmë në udhërrëfyese për dhjetra organizata dhe aktorë zonalë dhe tej zonalë.

Page 103: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

91

Janë këto iniciativa dhe aktivitete të ndërmarra nga individët dhe aktorët kryesisht privatë, që reflektojnë imazhin real të territorit, që ne i vlerësojmë në marketingun territorial si asete shumë të rëndësishme të tij. Me evidentimin e këtyre aseteve, ne kemi bërë vetëm gjysmën e punës. E rëndësishme është rritja e vlerës së tyre d.m.th. përpunimi i tyre për t’i futur në qarkullim, duke rritur kështu vlerën e tyre. Futja në qarkullimin ekonomik të tyre do të thotë rritja e kapitaleve investuese, numrit të vizitorëve, turistëve, kryerja e aktiviteteve të ndryshme komunitare të karakterit kulturor apo sportiv. Nga analiza jonë e situatës në territor, për periudhën që po shqyrtojmë, rezulton se zona në fjalë ka njohur zhvillime interesante (sado dhe sido që të kenë qenë ato), të cilat përbëjnë shfaqje të forcimit të energjive të përbashkëta mes qytetarëve, duke ndihmuar në formësimin e marketingut tonë territorial edhe në këtë sektor kaq të rëndësishëm të tij.

Ndër shkaqet kryesore përse numri i banorëve, numri i aktorëve apo organizatave të ndryshme vijnë duke u rritur, lidhet në radhë të parë me cilësinë e ambientit natyror së saj, si dhe me një përqëndrim më të madh të vëmendjes së qeverisjes lokale dhe qendrore, me qëllim fuqizimin e karakterit turistik të zonës. Forcimi i këtij karakteri të territorit është i përcaktuar nga objektet dhe peisazhet e njohura në të, të cilat e identifikojnë Zonën e Kinostudios si: qyteza e medias, kompleksi Fresku, Château Linza etj. Vlerësohen shumë edhe Parku Kombëtar i Dajtit, ndërtimi i Unazës së Madhe, ndërhyrjet në lumin e Tiranës, afërsia territorit me qendrën historike të Tiranës, etj.

Këto janë vlera që ne i përfshijmë në konceptin e peisazhit, në kuptimin e natyrës (portretizuese) dhe si të tilla, ato janë shumë atraktive për vizitorët dhe turistët. Zona e Kinostudios është, gjithashtu, shumë mirë e pozicionuar në raport me këto peisazhe. Shpesh ne mendojmë se kjo zonë përbëhet vetëm nga ndërtime, nga komplekse dhe shumë godina banimi. Por, megjithë një agresivitet të ndërtimeve, sidomos në Komunën e Dajtit, ende ka hapsira pyjore dhe të gjelbërta, të cilat kërkojnë ndihmën dhe kujdesin e aktorëve, qytetarëve dhe të vetë autoriteteve lokale dhe qendrore, në mënyrë që zona të ruajë dhe forcojë më shumë edhe dimensionin turistik të saj.

Infrastruktura – sektor bazë i zhvillimit të Marketingut territorial : Pasi kemi bërë këtë analizë të peisazheve, mund të ngremë edhe një pyetje : Deri në cilën pikë zona jonë e studimit është në gjendje të na sjellë një qasje të

marketingut territorial të veçantë edhe në sferën e infrastrukturës ? Në nivel të infrastrukturës, megjithë ndryshimet, zonës sonë i mungojnë rrugët

standard të komunikimit brenda saj, mes saj dhe zonave të tjera të Tiranës dhe qendrës. Pranohet se një rrugë funksionale me të katër drejtimet e saj është element shumë i rëndësishëm infrastrukturor, që lehtëson shumë komunikimin ndërmjet aktorëve dhe të vetë qytetarëve rezidentë dhe jo të tillë. Infrastruktura rrugore standarte është një aset i padiskutueshëm dhe element bazë, që favorizon zhvillimin, që ndikon dukshëm në mirëqenien e qytetarëve. Dikush mund të shprehet se zona në fjalë tashmë ka të ngritur një infrastrukturë të mjaftueshme dhe vetëm se “mungojnë disa gjera për t’u përsosur…” etj. Por, në terrenin konkret, lidhur me nivelin, shtrirjen dhe rrjetin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve dhe biznesit, territori ynë ka shumë për të bërë (ashtu si gjithë Tirana dhe periferia e saj).

Këtë sferë, ne do ta diskutojmë gjatë kur të trajtojmë planet dhe strategjitë e zhvillimit infrastrukturor edhe në çështjen IV.2, por këtu donim vetëm ta preknim atë në funksion të rolit të peisazhit.

Peisazhet në hapsirën e Dajtit do të kishin tjetër vlerë, nëse p.sh. rruga rreth “Freskut” deri në hyrje të Parkut Kombëtar të Dajtit do të kishte standarte të

Page 104: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

92

pranueshme. Madje, do të shtonim se një rrugë e ndërtuar me standarte që gjarpëron në malin e Dajtit drejt Tiranës, do të ishte vlerë e shtuar për gjithë zonën dhe për vetë Tiranën metropolitan. Me një infrastrukturë të tillë, ky magjistral rrugor do të shoqërohej me rritje të madhe të interesit të grupeve të biznesit për të investuar aty. Dhe sot, mund të kishim një peisazh ku të dyja anët e magjistralit do të ishin instaluar dhe vepronin dhjetra aktorë të tjerë biznesi, numri i vizitorëve dhe të interesuarve për t’u instaluar në këtë peisazh do të ishte më i madh sepse siguria do të ishte më e lartë. Këtë ambient të gjerë shërbimesh ekonomike e turistike – me theksim biznesin turistik – ne e konsiderojmë pjesën më të rëndësishme të marketingut territorial të zonës në fjalë, sepse është fushë me potenciale të jashtëzakonshem zhvillimi të vrullshëm në të ardhmen.

Ky vision për të ardhmen e territorit është deduksion i vëzhgimeve tona, si dhe rezultat i përpunimit statistikor të të dhënave të pyetësorit. Një nga elementët që do të mundësojë këtë zhvillim të territorit, lidhet me implementimin e planit strategjik të zhvillimit urban të Tiranës dhe atij të Komunës Dajt, ku infrastruktura rrugore zë një vend tepër të veçantë, të privilegjuar dhe shumë të rëndësishëm. Ky optimizëm bazohet gjithashtu edhe në analizën e fakteve dhe terrenit konkret të jetës ekonomike në zonë që, megjithë mangësitë infrastrukturore, zhvillimi vazhdon jo vetëm në fushën e ndërtimit por edhe në atë të hapjes së biznesve të reja, veçanërisht të shërbimeve kafe-bar dhe restauranteve, si dhe serviseve dhe pikave të shërbimit lidhur me to.

Largësia dhe zhvillimi : Në kohën e sistemit komunist, largësia nga qendra, largësia nga pikat e shërbimit

apo largësia nga vendi i punës përbënin një stres më vehte. Përvec defekteve që vijnë nga natyra e sistemit politik dhe ekonomik, një nga shkaqet e kësaj gjendje lidhet me filozofinë urbane të asaj kohe, ku në qendër dhe rreth saj bëhej dhe zhvillohej gjithë jeta. Madje, aq shumë thellë është rrënjosur në mendjen e qytetarëve kjo mënyrë jetese, sa edhe sot, pas më shumë se dy dekadave, mbetet një sfidë e vërtetë ndryshimi i këtij mentaliteti lidhur me filozofinë e vjetër. Shembuj pozitivë që tregojnë për ndryshimin e kësaj filozofije mendimi dhe veprimi, kanë dhënë tashmë me qindra e qindra qytetarë, biznese dhe organizata të ndryshme, të cilët i janë larguar qendrës dhe kanë mundësuar aktivitetin e suksesshëm të tyre në zonat përreth dhe periferike, pra larg saj.

Prandaj konkludohet se në kohët e sotme, largësia nuk përbën më një problem. Përkundrazi, në disa drejtime ajo përbën një vlerë të shtuar dhe në funksion të rritjes së “çmimit” të territorit. Ideja e largësisë është një ide, një koncept, i rëndësishëm, që duhet marrë në konsideratë seriozisht në studimet dhe planet e veprimit të marketingut territorial. Kjo ide lidhet ngushtë me imazhin e ri që reflekton një territor në kohët moderne dhe që është shumëdimensional. Nësë rimarrim në shqyrtim shembullin e qytetit verior të Norvegjisë, autori kanadez i marketingut territorial shprehet se “..ai nuk është më një qytet i largët..madje është bërë shumë i afërt..”. Për krahasim: cili mendon sot në Tiranë se Château Linza eshtë larg? Dhe, të mendojmë se koncepti i ri i largësisë në vendin tonë është futur vetëm në dy dekadat e fundit. Për ilustrim dhe krahasim njëherësh, le të sjellim në vëmendje të lexusit faktin se, deri para dy dekadash, ishin pikërisht banorët e asaj zone përreth që bënin përpjekje maksimale për ta braktisur Komunën e Dajtit dhe për tu instaluar/banuar në Tiranë, ndërsa sot po ndodh e kundërta.

Ndyshimi i mendësisë, në radhë të parë, është shfaqur nga vetë qytetarët. Ata, pavarësisht nga infrastruktura e dobët dhe mangësi të tjera lidhur me kushtet e jetës

Page 105: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

93

(energjia, uji, etj) kanë arritur të ndërtojnë biznese, shtëpi banimi dhe komplekse rezidenciale në të gjithë hapsirën e Komunës Dajtit. Ky detaj ndoshta duket i parëndësishëm të theksohet por ne do ta risjellim me forcë atë në konceptin e marketingut të zonës sonë, sepse për shkak të tij, një sjellje dhe marrëdhënie e re ka nisur të formohet dhe zhvillohet ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve të qeverisjes lokale dhe qendrore. Vonesave e ndërhyrjeve të autoriteteve në haspirën në fjalë me plane zhvillimi dhe urbane, ose paqartësisë së autoriteve për të vendosur/mos vendosur piketat e zhvillimit atje, iu përgjigjën vetë individët dhe aktorë të tjerë të biznesit. Ata mundësuan nxitjen dhe përshpejtimin e ndërhyrjeve të autoriteteve qeveritare (vendore dhe qendrore) nëpërmjet planeve të zhvillimit urban, që kanë filluar të implementohen kryesisht këto dy vitet e fundit.

Kjo lloj marrëdhënie e fituar në rrjedhën e viteve është sigurisht element i rëndësishëm i marketingut territorial. Për rastin tonë të studimit, marrdhënia në fjalë, i përmban sigurisht të dyja anët : individët, aktorët privatë nga njëra anë dhe autoritetet qeveritare, nga ana tjetër. Por, duhet shtuar se në raportin mes tyre, parësore duhej të ishin ndërhyrjet e autoriteteve, ndërsa aktiviteti i individëve/aktorëve privatë të ishin në rendin e dytë të veprimtarisë. Gjithashtu, mund të vijojmë analizën tonë se, megjithëse ky raport nisi me kahe të kundërta, ai prodhoi një marrëdhënie ndëraktoriale, e cila aktualisht po vjen e po fiton të drejtën institucionale. Këtë e kemi konstatuar në rastin e Planit të ri Urbanistik të Tiranës, ku bashkëbisedimi dhe diskutimi në terren ishte themelor dhe ndikues deri sa ai plan mori formën definitive.

Koncepti i largësisë tashmë ka marrë një kuptim relativ jo vetëm në rrafshin teorik të marketingut territorial, në Evropë dhe ShBA, në vende të tjerë me zhvillim të shpejtë në botë, por edhe për mendësinë qytetare dhe zyrtare në Shqipëri, Tiranë sigurisht dhe në rastin e zonës sonë të Kinostudios. Madje këtu do të dëshironim të sillnim një këndvështrim të ri: rolin që luan shpesh edhe faktori Njeri publik, Autoritet i lartë politik, ekonomik apo i fushave të tjera të kulturës, sportit, medias etj.

Roli i tyre merr karakter promovues për territorin, në rastet kur ata vendosin të banojnë apo kryejnë një veprimtari atje. Për shembull, nëse ish Presidenti i Shqipërisë, disa nga autoritetet e larta të botës së politikës, financës, bankave, kulturës, drejtësisë etj. zhvendosen për të banuar në territorin tonë, atëhere kjo përbën një lloj promovimi të brendshëm të territorit në sy të rezidentëve, jo rezidentëve apo vizitorëve të huaj. Termin promovim të brendshëm duam ta përdorim në referencë të elementëve të brendshëm të marketingut territorial dhe për të bërë një dallim mes promovimit të aktorëve tashmë operacionalë në territor dhe aktivitetit të tyre promovues jashtë territorit.

« Fshati i vogël francez, Correns është i njohur pak në Francë, megjithëse për një kohë të gjatë, ai gëzon statusin e një destinacioni turistik ndërkombëtar. Por, një ngjarje ka ndodhur në mars të vitit 2011: Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë vendosur aty për të jetuar, në château Miraval, blerë prej tyre në vitin 2008. Përveç 6 fëmijve të çiftit të famshëm, me ta do të jetonte edhe Bill dhe Jane Pitt, prindërit e Brad, në një shtëpi pranë château-s së tyre. Ata do të merrnin gjithashtu edhe gjashtë punonjëse (kujdestare), një për secilin fëmijë. E gjithë familja ka në dispozicion një sipërfaqe trualli prej 400 ha. »

Ka mjaftuar kjo ngjarje që të nesërmen e datës 11 mars 2011, gjithë bota të njihte këtë fshat, tashmë i etiketuar edhe ai « fshat i famshëm ». Madje, kanali televiziv France 2 ka përgatitur dhe shfaqur një reportazh në terren : gazetari pyeste banorët e fshatit dhe të gjithë shpreheshin të kënaqur dhe të lumtur jo vetëm për famën, por mbi të gjitha për mundësitë e reja që krijoheshin për jetën ekonomike,

Page 106: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

94

kulturore dhe turistike të atij komunitetit, pikërisht nga prezenca e njërëzve të famshëm, përfaqësuesve të shquar të medias kinematografike botërore. Në atë reportazh, është pyetur edhe Kryetari i komunës, i cili ka treguar për angazhimin e strukturave lokale (në bashkëpunim me ato qendrore), për të shfytëzuar ngjarjen në fjalë, me qëllim promovimin maksimal të vlerave turistike të fshatit. Ai ka vijuar me bindjen se rritja e fluksit të turizmit ka rritur besimin te banorët për një ambient biznesi më të mirë dhe për aktivizimin e aktorëve të ndryshëm në veprimtari ekonomike, shërbime dhe kulturë, duke veçuar sidomos nevojën e investimeve të reja në fshat në drejtim të përmirësimit të peisazheve të tij dhe krijimin e vlerave të reja.

Shembulli i mësipërm francez, vërteton tezën tonë të rolit të jashtëzakonshëm të individit të famshëm publik, në promovimin e territorit të dhënë. Prurjet e një individi të tillë, në rritjen e imazhit dhe famës së territorit, nuk krahasohen as me një punë voluminoze promovuese të ndërmarrë nga përfaqësuesit zyrtare, as nga aktivitetet e aktorëve të ndryshëm apo vizitorëve brenda dhe jashtë tij. Imagjinoni impaktin që do të kishte për zonën e Kinostudios dhe për gjithë Tiranën (madje edhe për gjithë Shqipërinë) nëse një njeri publik me famë botërore, psh një artist kinematografie apo këngëtar, të ndërtonte rezidencën e tij në peisazhin rreth Château Linza.

Vlera e imazhit të zonës sonë, krahasuar me zonat e tjera do të ishte rritur shumë dhe do të ishte një ndihmë shumë e madhe në zhvillimin marketingut territorial të zonës sonë. Prandaj mund të konkludojmë :

Përsa i përket pozicionimit të territorit tonë në krahasim me territoret konkurente, fakti që ne e dime se « nuk jemi larg », nuk do të mjaftonte, duhet që edhe të tjerët të mendojnë se ne « jemi afër ».

Ambienti ekonomik : Është e njohur se për individët, aktorët apo organizatat e ndryshme në një territor,

ka rëndësi ekzistenca dhe funksionimi i një ambienti ekonomik që gjeneron vazhdimisht zhvillim. Nga pikëpamja ekonomike, disa aktorë mund të duken të lodhur nga ambienti i dhënë, nga natyra e konkurrencës, nga mungesa e aftësive si dhe kapaciteteve për të përballuar atë, ose edhe nga lufta sindikaliste apo ngushtimi i tregut të shitjes, etj. Le të marrim një element të rëndësishëm të veprimtarisë – fuqinë punëtore në territor. Rreth këtij elementi, ne konstatojmë se zona jonë, krahas disa arritjeve pozitive në masivizimin e edukimit profesional, dallohet për mungesa të edukimit cilësor profesional. Sic del edhe nga të dhënat e Bashkisë dhe të ministrive të linjës, por edhe të pyetësorit tonë, mungesa e profesionalizmit cilësor në profesione të kërkuara është e dukshme përfshi edhe sektorin e shërbimit të turizimit. Madje në këto të fundit, konstatojmë mungesën e komunikimit në gjuhë të huaja kryesisht anglisht, pothuaj në shumicën e lokaleve dhe njësive të tjera të shërbimit.

Legjislacion inkurajues për biznesin Mendojmë gjithashtu se ka individë dhe biznese që dëshirojnë të instalohen në

zonë, që dëshirojnë të jetojnë por dhe të ushtrojnë aktivitet atje. Këtë përfundim e mbështesim te blerjet e shumta të apartamenteve të banimit, ku më shumë se gjysma e tyre janë blerë nga emigrantë shqiptarë të cilët banojnë kryesisht në Greqi dhe Itali. Me kthimin e tyre përfundimisht në atdhe, zona jonë do të përballet me një papunësi të madhe : do të kemi qytetarë që banojnë por që nuk punojnë. Sigurisht disa prej tyre mund të ngrenë ose do të tentojnë të ngrenë biznese familjare në një ambient ekonomik që tashmë është operacional dhe në zhvillim. Sygjerimi ynë lidhet me planingun mbi atë se çfarë mund të ofrojnë autoritetet vendore për të përmirësuar

Page 107: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

95

ambentin ekonomik, në mënyrë që këta qindra e qindra emigrantë të kthyer të rifillojnë jetën e tyre aktive në biznes.

Megjithëse plani i zhvillimit urban dhe startegjik të Tiranës dhe ai i Komunës Dajt parashtron vijat e përgjithshme të zhvillimit, ne mendojmë se kjo nuk mjafton. Është dhe mbetet detyrë e marketingut territorial, si alternativë e ofrimit të zgjidhjeve edhe në këtë fushë të zhvillimit. Atëhere një pyetje mund të ngremë :

Përveç imazhit pozitiv, a jemi ne të aftë të ofrojmë një perspektivë afatgjatë për fuqinë punëtore të ardhur rishtas ?

Ambienti ekonomik kërkon mbi të gjitha një kuadër ligjor të mirëpërcaktuar dhe favorizues, i cili është detyrë e autoriteteve. Në këtë drejtim, ne nuk konstatojmë ndonjë vëmendje të veçantë të autoriteteve p.sh. vendime të tyre për ulje tarifash të tatimeve, taksave etj. Po kështu, nuk ka ndonjë iniciativë nxitëse të investimeve turistike për individët, qofshin këta vendas apo të huaj. Prandaj gjykojmë se rishikimi i legjislacionit në fushën e tatim-taksave me synim nxitjen e bizneseve të reja dhe punësimin e të ardhurave të tjerë në zonë, mbetet një detyrë e autoriteve të Bashkisë së Tiranës, Komunës Dajt dhe autoriteteve të qeverisjes qendrore.

Për aspekte të tjera në fushën e krijimit të një ambienti ekonomik efikas dhe tërheqës, autoritetet zyrtare kanë ndërmarrë iniciativa inkurajuese si p.sh. investime publike në disa rrugë dytësore, objekte edukimi, krijimi i ambienteve të përshtatshme infrastrukturore rreth Teleferikut, përspektiva të Rrapi Trish dhe Unaza e Madhe, apo rrethqarkullimi të hyrja për te Rruga e Arbërit, etj., të cilat pa asnjë dyshim do të gjallërojnë shumë jetën dhe biznesin dinamik në zonë, bashkë me biznesin turistik. Në realitet, ne konstatojmë lëvizje dhe interesa në rritje të njërëzve të biznesit të vogël dhe të mesëm për në territorin tonë. Ato janë biznese jo vetëm në sektorët e shërbimeve, por edhe të prodhimit në sektorë të industrisë së lehtë dhe ushqimore.

Me plotësimin e infrastrukturës së Tiranës dhe Komunës Dajt, gjykohet se rritja e tyre në numër dhe në shtrirje të kapitaleve, do të rritet me shpejtësi.

Roli i aktorëve publikë : Në krijimin e një ambienti ekonomik sa më favorizues për biznesin, një rol

kryesor luajnë të zgjedhurit lokalë. Aftësitë profesionale të anëtarëve të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, specialistëve të sektorëve dhe mbi të gjitha, vizioni dhe vullneti i tyre, lidhet drejtpërdrejt me suksesin ose mos suksesin e veprimtarisë së aktorëve lokalë privatë dhe publikë dhe atyre që dëshirojnë të instalohen në territorin e dhënë. Të zgjedhurit (veçanërisht, pasi janë votuar për programet zhvillimore ekonomike e sociale) mund të favorizojnë më shumë krijimin e kushteve të përshtatshme për hapjen e biznesve të reja, punësimin veçanërisht të të rinjve, etj. Sigurisht të zgjedhurit nuk bëjnë zhvillimin në vetvete. Kjo bëhet nga njërëzit e biznesit, por janë ata që përcaktojnë investimet publike, linjat dhe strategjinë e zhvillimit urban, edukativ dhe kulturor të zonës. Në këtë kuptim ndikimi i tyre në biznes është themelor.

Në nivel të Shqipërisë, janë ngritur dhe funksionojnë institucione si Dhoma të Tregtisë dhe Industrisë, Këshilli shqiptar i biznesit si dhe organizime të tjera biznesi. Për territorin tonë, ne nuk mendojmë se do të duhen organizata të tjera të kësaj natyre, por nuk jemi të bindur se në to janë zgjedhur njerëzit e duhur që dinë të paraqesin dhe prezantojnë denjësisht zonën e Kinostudios, që dinë të shpalosin imazhin e saj, potencialet e pamata të zhvillimit me impakt tej lokal dhe tej kombëtar. Prandaj sugjerojmë që, nën kujdesin e autoriteteve lokale, grupet e biznesit të arrijnë të zgjedhin përfaqësues nga kjo zonë për në dhomat e tregtisë apo pranë organizimeve të

Page 108: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

96

ngjashme të komunitetit të biznesit. Vetëm kështu do të bëhet i mundur, krijimi i kushteve favorizuese në ndihmë të zhvillimit ekonomik.

Ndoshta është koha të zgjidhet edhe një lidership informal, të arrijë të bëjë programe zhvillimi, që të influencojë mbi vendimmarrjen lokale, duke imponuar (ose të paktën duke prezantuar) interesat e tij të drejtpërdrejta.

Studimi ynë sugjeron edhe përfshirjen e përfaqësuesve të biznesit të territorit tonë në konferenca kombëtare dhe madje edhe rajonale, përkrah autoriteteve vendimmarrëse. Për këtë duhet shfrytëzuar më mirë ekzistenca e biznesit te medias në zonë, të cilët përfaqësohen pothuaj kudo. Një pjesëmarrje e tillë do të ishte në interes të të gjithë rajoneve të vendit sepse palët do të shprehnin interesat e tyre, duke gjetur edhe pikat e lidhjeve dhe të bashkëpunimit. Ato do të kishin impakt edhe në rritjen e imazhit të zonës dhe rritjen e optimizmit të qytetarëve tanë, duke rritur më tej mekanizmat integrues të biznesit shqiptar, në interes reciprok dhe për t’iu bërë më mirë ballë sfidave të globalizimit.

IV.1.3 Sfidat studimore në territor Teoria trajton dhe praktika tregon se, në mënyrën se si një kompani ndërton

planin e saj të marketingut, bazuar në një plan strategjik biznesi, po ashtu edhe një territor/rajon – si p.sh. zona jonë e studimit, do të duhet të ndjekë dhe bëjë të njëjtën rrugë. Duhet, pra me të vërtet të ndërtojmë një plan strategjik, një plan të zhvillimit ekonomik zonal që përcakton saktë objektivat dhe drejtimet. Përmbajtja e këtyre objektivave është qartësisht e lidhur me zhvillimet perspektive në territor, duke orientuar më mirë ofertën ekonomike-sociale. Për këtë, studimi ynë tërësor i marketingut terriorial përcakton ofertën tonë në kuptimin e produktivitetit dhe efektivitetit ekonomik, punësimit dhe cilësisë së fuqisë punëtore, thithjes së investimeve të vendit dhe të huaja, por edhe se çfarë do të ofrojë territori ynë në drejtim të shëndetit të njerëzve, edukimit dhe kulturës së tyre, etj.

Një plan strategjik me objektiva të qarta Oferta jonë nuk do të thotë vetëm kryerja e analizës së situatës dhe përcaktimit të

objektivave. Ajo përfshin hartimin e një plani strategjik për drejtimet e ardhshme të zhvillimit të biznesit potencial, në kushtet e ekzistencës së një infrastrukture disi të përshtatshme, por me mundësi zhvillimi në të ardhmen (të cilën e trajtuam më lart). Megjithatë, mbetet e vështirë të diskutosh për një plan marketingu në nivel të të gjithë zonës, përsa kohë që nuk kemi një strategji të qartë të zhvillimit perspektiv të biznesit, për segmentet e saj. Në këtë kuptim, fillimisht ne duhet të kryejmë analiza të gjendjes, nivelit, produktivitetit, kushtet e aktivitetit të të gjithë aktorëve, si dhe ato çfarë ata posedojnë si potenciale zhvillimi ekonomik, përfshi pikat e forta dhe të dobta të tyre. Madje, nëpërmjet analizës ne mund të shkojmë më tej, duke identifikuar dhe përcaktuar saktë dhe konkretisht oportunitetet dhe rreziqet e aktiviteteve të tyre në të ardhmen brenda dhe jashtë territorit edhe në nivel tej kombëtar.

Bazuar në kushtet e tanishme të të gjithë hapsirës sonë ekonomike, rëndësi strategjike marrin edhe identifikimi i disa sektorëve me interes më të madh zhvillimi, ku priten investime të huaja dhe ku ndërhyrjet e autoriteteve duhet të jenë me emergjente. Pas këtyre hapave, ne duhet të realizojmë planin e veprimeve, i cili mund të mos jetë vetëm një plan, por disa të tillë, në kohë dhe periudha të ndryshme, brenda afateve kohore të përcaktuara.

Page 109: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

97

Në mënyrë të përgjithshme, nëse duam një marketing territorial efikas në zonën e Kinostudios, nuk mund të mos marrim si model tendencat e marketingut të bizneseve aty (marketingu tradicional). Është e njohur se në biznes ne flasim shumë për një marketing të studjuar në detaje dhe shumë të qartë, i cili synon njohjen e plotë të klientit me qëllim plotësimin dhe kënaqjen e kërkesave të tij. Kur ne ndërtojmë plane të marketingut territorial, duhet të kemi linja të mirëpërcaktuara ndërhyrje të aktorëve publike, ndërmarrjeve dhe firmave, si dhe raportet mes tyre, dhe të përfaqësuesve të konsumatorëve. Nuk mund të arrijmë të realizojmë një marketing territorial të suksesshëm, vetëm nëse është realizuar nga një ekip konsulentësh cilësorë. Plani i marketingut territorial në kohët e sotme duhet të jetë krejtësisht i arrirë, me objektiva të përcaktuara qartë, shoqëruar me plane veprimi të detajuara, sipas sektorëve dhe fushave, madje edhe me nënsektorë dhe nënfusha.

Në rastin tonë, detajet janë parashikuar në të gjithë sektorët dhe fushat, si dhe është marrë në konsideratë plani strategjik urban i zonës. Por, megjithatë, ne nuk mund të themi se sektorët, segmentet e zhvillimit në territorin e zonës së Kinostudios janë të gjithë të përfshirë. Kështu p.sh. mbetet e vështirë të përcaktohen emigrantët e kthyer dhe mbi të gjitha, potencialet e tyre si investitorë, por edhe si konsumatorë. Po kështu edhe kualifikimet ose niveli profesional i rezidentëve dhe jo rezidentëve, etj.

Para se të ndërtojmë planin e marketingut territorial, sikurse e thamë më lart, ne kemi nevojë për një plan strategjik të zhvillimit afatgjatë të territorit. Ky hap përbën një element kyç, kur ne punojmë në ndërtimin e një programi pune me etapa, hapa dhe faza të mirëpërcaktuara. Por, ne nuk do ta marrim këtë program thjeshtë dhe vetëm bazuar në disa të dhëna statistikore dhe ekonomike për zonën e Kinostudios. Ne do të përqëndrohemi në të gjithë hapsirën tonë dhe do e shohim atë njëherësh edhe si pjesë e së tërës. Kjo ka rëndësi vendimtare, sepse nuk mund të mendohet që organizata të ndryshme jo vetëm ekonomike, të kenë patur/pritur rezultate mbi planet e tyre strategjike, nëse ndërtuesit e programeve nuk janë sa intelektualisht, profesionalisht po aq dhe shpirtërisht të angazhuar dhe shumë të përqëndruar në to.

Kjo do të thotë që zona jonë konsiderohet si një organizatë, një ndërmarrje e madhe, e cila vepron sipas një plani strategjik zhvillimi, që shikon përpara, por që edhe ndalon për të parë çfarë ka bërë, çfarë nuk ka bërë dhe çfarë mund të bëjë më mirë ; të shikojmë cilat janë mundësitë tona dhe ndër to, cilat janë ato mundësi që premtojnë një zhvillim më të madh, të shpejtë dhe të qëndrueshëm; të dimë çfarë mund të arrijmë në fushën e biznesit, në atë të turzimit, medias dhe në atë të biznesit turistik në veçanti.

Plani strategjik përfshin edhe analizën e ambientit të zonës së Kinostudios në raport me zonat e tjera përreth Tiranës dhe tej Tiranës (ato analizohen jo vetëm për të kuptuar se si pozicionohemi ne në lidhje me territoret që paraqiten përballë nesh si konkurentë, por edhe si pjesë integrale e një ambienti për gjithë Tiranën dhe më gjerë), nisur nga forcat zhvillimore më kryesore të fushave prioritare. Ky dimension theksohet sepse aktorët tanë jo vetëm që zotërojnë tregun zonal, jo vetëm që kërkojnë partnerë për investime aty, por ata kanë poneciale të zgjerojnë aktivitetin tej zonës sonë dhe më gjerë. Për këtë ne shtrojmë pyetjen (që i jepet përgjigje nga plani strategjik) : cila është oferta jonë dhe cila është kërkesa që ne duhet të përmbushim bazuar në forcat zhvillimore të aktorëve tanë ?

Pikat tërheqëse për qytetarët : Dihet se mjaft individë, qytetarë të zonës sonë kanë banuar më parë në zona të

tjera të Tiranës, në qytetet të tjera të Shqipërisë ose jashtë shtetit si emigrantë. Ne mund të themi se fakti që ata kthehen në zonën tonë, mund të tregojë se ata gjejnë aty

Page 110: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

98

një cilësi më të lartë të jetës. Në fakt, njerëzit kanë për tendencë të lëvizin nga një vendbanim në një tjetër kryesisht për arsye monetare. Por, në rastin tonë ose në zonën tonë, ne gjykojmë se ata kanë ardhur (dhe do të vijnë) edhe për arsye të peisazheve që ne kemi analizuar më lart, si dhe afërsisë me qendrën e Tiranës kryeqytet. Ndërsa në nivel ndërkombëtar, ne e dimë se shkak kryesor për zhvendosje të popullsisë nga një vend në një tjetër (gjë e cila ka marrë formën e një tendence) është besimi për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendbanimin e ri, cilësia më e lartë e jetës, si dhe siguria bashkë me një sistem edukimi dhe mbrojtje sociale të lartë. Këto nuk duhen harruar sepse, në të kundërtën, do të ndërtojmë plane zhvillimi të parealizueshme.

Zhvendosja e qytetarëve në pikat tërheqëse, përfshin zhvillimin ekonomik d.m.th. faktin që aty do të ketë investime të reja në vijueshmëri në zhvillim. Dhe, ne besojmë në këtë mundësi për zonën tonë. Besojmë se bashkë me investimet do të rritet dhe punësimi dhe angazhimi i të rinjve. Të rinjtë kanë shumë rëndësi, sepse ata janë të prirur të lenë vendin e vet, për vende të tjera që atyre iu duken më tërheqëse, përfshi (dhe sidomos) jashtë shtetit. Së pari, kërkohet që të fillojmë me ndryshimin e opinionit të banorëve në zonën tone, mbi atë se çfarë ata të mendojnë pozitivisht për të, duke i mëshuar anëve të forta dhe shpresëdhënëse të elementëve dhe peisazheve tona. Ata kanë nevojë për shpresë dhe studimi ynë këtë qëllim ka: të rrisë optimizmin dhe kënaqësinë për të jetuar në zonën në fjalë, duke ofruar mundësi dhe oportunitete zhvillimi ekonomik, social dhe kultutor të krahasueshme me zonat më të mira në Tiranë dhe Shqipëri.

Duke evidentuar këto pika të forta tërheqëse për të rinjtë veçanërisht, ne sjellim edhe forcojmë më shumë identitetin e territorit.

Edukimi dhe punësimi i të rinjve mbetet sfidë për gjithë Tiranën dhe për të gjithë vendin. Për territorin tonë, ne kemi analizuar burimet dhe kemi propozuar se si ato duhet të sjellin vlerë të re, veçanërisht për të rinjtë. Në këtë linjë arsyetimi dhe në kendin ekonomik të propozimeve tona, le të marrim p.sh. një sektor të thjeshtë të aktivitetit: mbledhjen, përpunimin dhe eksportin e bimëve medicinale, apo të tjera që janë më shumicë në malin e Dajtit dhe rreth tij. Disa individë janë aktivizuar në këtë aktivitet për llogari të disa firmave grumbulluese. Por kjo nuk mjafton. Ky aktivitet mund të marrë formatin e një ndërmarrje të madhe, me pjesëmarrje të shumë aktorëve dhe me angazhimin sa të komunitetit të biznesit, aq edhe të autoriteteve lokale dhe qendrore.

Siç edhe analizuam, pikat tërheqëse për qytetarët tanë janë të shumta. Thelbi i studimit tonë nuk mbetet vetëm te evidentimi i tyre, por të shfrytëzimi racional dhe efektiv, në funksion të punësimit dhe zhvillimit ekonomik e social të komunitetit të Kinostudios dhe më gjerë.

IV.1.4 Vizioni ndaj territorit

Përshkrimi dhe analiza e situatës në territor, duke pasqyruar saktë dhe qartë pikat e forta dhe të dobta, oportunitetet dhe kërcënimet e zhvillimit, bashkë me strategjitë zhvillimore të aktorëve publikë të cilat do t’i analizojmë më poshtë, është baza e studimit. E gjithë kjo analizë realizohet në funksion të arritjes së objektivave, të cilat janë të orientuara drejt përmbushjes së një vizioni të së ardhmes së territorit: ekonomik, social, edukativ dhe kulturor.

Page 111: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

99

Nëpërmjet analizës sonë të deritanishme të territorit, ne kemi mundur të japim edhe piketojmë të ardhmen e tij. Këtu do të shtonim se, nëse vlera e territorit tonë rriten në të gjitha segmented e tij, të ne tashmë i kemi identifikuar dhe analizuar, atëhere individët dhe aktorët tanë do të ndodhen përballë një ambienti rezultativ dhe konkurrues. Jo vetëm rezidentët, por vizitorët, turistët dhe mbi të gjitha investitorët (lokalë dhe të huaj) do të shtojnë interesin e tyre ekonomik. Ne do të kemi një territor me karakteristikat e tij, me identitetin e tij të veçantë, konkurrues dhe bashkëpunues njëherësh me territoret e tjerë dhe rajonet në nivel edhe tej kombëtar.

Kjo është ajo që ne dëshirojmë të arrijmë nëpërmjet studimit tonë të marketingut territorial. Ky është vizioni ynë, plani dhe objektivat e të cilit do t’i analizojmë në çështjen IV.4.

IV.2 Zhvillimi ekonomik dhe kohezioni social – sfidë për Tiranën Në rrjedhën e më shumë se 20 viteve të peridhës së tranzicionit ekonomik, politik

dhe shoqëror të Shqipërisë, çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik harmonik dhe kohezionit social kanë ardhur duke u bërë më të rëndësishme dhe duke zënë më shumë vend në politikat dhe strategjitë qendrore e lokale të zhvillimit. Ndër to, çështjet territoriale – si probleme zhvillimi - kanë ardhur nga rritja e papritur me disbalancë/diferencë mes rajonave apo zonave të vendit tonë në kuptimin e zhvillimit ekonomik post-komunist. Zonat urbane dhe qytetet më të zhvilluara janë shndërruar në pole tërheqëse për mijra e mijra qytetarë shqiptarë jo vetëm si punëkërkues, por edhe si aktorë ekonomikë etj, ndërkohë që rajone të tera periferike të qyteteve dhe vetë qytetet më periferikë kanë humbur shumë territore – në kuptimin e territorit, që ne po studjojmë.

Punimi ynë shkencor ndërmerret që të tregojë se sa mundemi ne të aplikojmë filozofinë dhe mjetet e Marketingut territorial në zonën në fjalë, bazuar në strategjitë e zhvillimit, në mënyrë që jo vetëm të arrijmë të gjenerojmë resurset zonale, por edhe të akomodojmë sa më mirë prurjet e reja (fuqi punëtore e ardhur nga qytetet dhe rajone të tjerë të vendit, aktivitete të tyre) në territorin tonë. Por, gjithashtu, mbështetur në strategjinë e zhvillimit ekonomik të Tiranës, të ministrive të linjës që lidhen me territorin tonë, si dhe planet e zhvillimit minibashkiak, të mund të propozojmë politika për krijimin e kushteve ekonomike, shoqerore dhe të infrastrukturës, në nivel të krahasueshëm me ato në qendër dhe rreth qendrës.

Mundësinë për të vepruar në këtë mënyrë, na e ka dhënë edhe plani strategjik afatgjatë i zhvillimit urban të Tiranës, ku “Tirana e shumë qendrave” përbën një koncept themelor që e dallon atë nga planet e mëparshme.

Siç edhe e theksuam më lart, në vendin tonë, pra edhe për zonën që trajtojmë, ka patur dhe ka më shumë zhvillime spontane se sa të planifikuara sipas konceptit të marketingut territorial. Por, gjithashtu, ka dhe ofrohen mundësi për të gjetur apo identifikuar hapësira potenciale zhvillimi, për aplikime të ardhshme në to të disa komponentëve apo elementëve të marketingut territorial.

Në referencë edhe të zhvillimit të temës sonë deri tani, mund gjithashtu të përcaktojmë edhe fjalët kyçe që do të përdorim në vijm: Marketingu territorial lokal/ ose zonal, zhvillimet rajonale/zonale, strategjia e zhvillimit ne nivel te Bashkise së Tiranës, segmentet e tregjeve, plani zhvillimor i Njësisë së Bashkisë Nr.4, Kinostudio;

Page 112: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

100

plani dhe zhvillimi urban Komuna Dajt, apo Kinostudio si qytezë e arteve dhe medias në Shqipëri, si dhe e turizmit kulturor etj.

Para se të shtjellojmë idenë tonë mbi këtë zonë, është e nevojshme të kujtojmë se marketingu territorial shfaqet në Shqipëri si një koncept i ri, elementë të të cilit janë marrë në konsideratë në mënyrë spontane apo intuitive por jo i organizuar nga ana e organeve kompetente si një mjet zhvillimi për territoret, ashtu sikurse ndodh në shumë vende të botës. Ky koncept fillon e konsiderohet në vendin tonë, në një etapë të re zhvillimi ekonomik e shoqëror në tërësi por edhe të Bashkisë së Tiranës në veçanti.

Në këtë këndvështrim, ne mund të themi se: Shqipëria është duke hedhur hapa të rëndësishëm përpara drejt integrimit në

Bashkimin Europian; vendi ynë tenton të përmbushë kriteret dhe standartet europiane në të gjitha fushat; strategjitë ekonomike-sociale të rajoneve apo territoreve imponojnë zhvillimin e tyre sipas parimit të shfrytëzimit racional të resurseve lokale, si dhe të zhvillimit sa më të barabartë.

Tirana, kryeqyteti ynë, tashmë zhvillohet mbi bazën e planeve strategjike afatmesme dhe afatgjata, në linjë me ato europiane; ndarjet administrative të Tiranës janë, sa pjesë e strategjisë zhvillimore në nivel qendror dhe bashkiak, aq edhe zonal/lokal apo territorial; ato, megjithatë, mbeten të hapura nga prurjet e reja të shkencës së studimit të territorit si në aspektin e ndryshimeve të politikave, ashtu dhe në aspektin e ndërtimit të politikave të reja.

E theksojmë këtë formulim guide të punimit tonë në këtë kapitull, sepse mendojmë se deformimet afatgjata të komponenteve bazë të jetës ekonomike-shoqërore, janë manifestuar edhe në strategjitë zhvillimore të vendeve më të zhvilluara. Prandaj, ne duhet të pranojmë se kushtet e përgjithshme në territorin që studjojmë, janë disi larg nga ato që kërkohet për të përmbushur sa më mirë kriteret e një marketingu territorial.

Disa nga ato kushte, që do të ndikojnë disi në rekomandimet tona janë: Centralizim i konsiderueshëm territorial dhe administrative në

kuptimin e kompetencave dhe burimeve të financimit, megjithëse Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin mbi “Decentralizimin” sipas MSA (Marrëveshjes së stabilizim-Asocimit Shqipëri – BE)

Mungesë besimi – ose besueshmëri të ulët - mes sektorëve publikë dhe privatë, si dhe ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë, megjithë përmirësimet që ka bërë Bashkia e Tiranës p.sh. për tenderimet e hapura dhe rritjen e transparencës së punëve publike,

Dominimi i planingut strategjik në dëm të koncepteve të marketingut, gjë që nënkupton angazhime më të mëdha bashkiake për plane apo programe të përgjithshme strategjike se sa “shkuarja në bazë”, në territor,

Mungesë të financimeve për të përmbushur kërkesat e marketingut territorial, (e cila lidhet me pikën 3) që do të thotë ose mungesë njohje të plotë te territoreve bashkiake (sipas kërkesave të marketingut territorial) ose mungesë të fondeve për investime publike,

Imuniteti i institucioneve bashkiake (sikurse edhe atyre qendrore) përballë kërkesave të qytetarëve për punësim, arsimim, edukim dhe kalimi i kohës së lire. Nuk mund të lemë pa theksuar këtu se tendenca e viteve të fundit, ka qenë që të zgjedhurit bashkiakë janë përpjekur të gjenden me afër qytetarëve,

Page 113: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

101

Qëndrime skeptike ndaj inovacioneve nga njera anë dhe qëndrime jo-kritike ndaj konceptimeve të vakta të elementëve të marketingut territorial, nga ana tjetër.

Pra, studimi që ndërmarrim në zonën e Kinostudios, merr kështu formën e një sfide ne tri dimensione:

- së pari, evidentimi sa më pranë realitetit i gjendjes ekonomike-sociale; - së dyti, zbulimi i resurseve të zhvillimit, - së treti, ndërtimi i planit të veprimit të zhvillimit kompleks ekonomik

dhe kohezionit social, në funksion sa të mirëqenies dhe kulturimit të rezidentëve/qytetarëve tanë, aq edhe si “ndërtesë” e re për të zbutur diferencat me qendrën dhe zonat rreth qendrës së Tiranës, duke propozuar zhvillim harmonik dhe të shpërndarë në mënyrë sa më të drejtë mes të gjithë zonave të Tiranës dhe më gjerë.

IV.2.1 Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social - kulturor të

Tiranës Për herë të parë, pas vendosjes së sistemit të demokracisë në vend, Bashkia e

Tiranës ka miratuar strategjinë dhe prioritetet e Planit Rregullues të Tiranës me tri objektiva madhorë, në funksion të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të territorit:

1. Tirana Policentrike – Tirana me shumë qendra, të cilat ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të Tiranës.

2. Tirana e Gjelbër – Tirana me më shumë gjelbërim dhe me më shumë lidhje me gjelbërimin rreth saj, me Dajtin, Kodrat e Farkës, Liqenin e Paskuqanit, Kodrat e Bërxullit. Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës parashikon krijimin e parqeve të përbashkëta rajonale mes Tiranës dhe komunave përreth.

3.Unazat e Tiranës - Tirana do të ketë një sistem rrugor unazor, ku përveç unazës ekzistuese do të ndërtohen, edhe katër unaza të tjera. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut brenda Tiranës dhe trafikut që lidh Tiranën me zonën metropolitane.(Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës)44

E vendosur mes pikave me vlerë të madhe territoriale e kombëtare, vetëm 40 km larg detit dhe pranë malit të Dajtit, Tirana ka një pozite rajonale gjeografike të favorshme. Kjo pozitë forcohet më tepër, nëpërmjet afërsisë me portin e Durrësit, më i madhi në Shqipëri dhe me Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si dhe qytetet të rëndësishme si Elbasani në lindje dhe Kruja historike në veri, të cilët mund të konsiderohen të rëndësishëm, parë nga këndvështrime të ndryshme të zhvillimeve turistike apo ekonomike në tërësi.

Qarku i Tiranës ka një sipërfaqe totale prej 1288 km². Qyteti (brenda vijës kufizuese) zë një sipërfaqe prej rreth 41.8 km² (nga 3 km² që ishte në 1920). Tirana është qendra kryesore e Prefekturës së Tiranës dhe e Rrethit me të njëjtin emër. Kryeqyteti ynë ndahet në 11 Njësi Bashkiake dhe kufizohet nga komunat e Dajtit, Farkës, Vaqarit, Kasharit, Bërxullës, Kamzës e Paskuqanit.

                                                            44 Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës

Page 114: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

102

Figura 4.6 Ndarja administrative e Tiranës në 11 njësitë e saj.

Figura 4.7 Pozicioni gjeografik i Tiranës dhe komunave përreth si dhe qyteteve

që e rrethojnë.

Page 115: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

103

Tirana e sotme, kryeqendra politike, administrative, ekonomik e kulturore e

vendit jep rreth 60% të GDP, në të veprojnë ose ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike, tregtare, financiare e bankare gati 2/3 e gjithë bizneseve të vendit tonë, dhe pothuaj 3/4 e aktorëve të huaj kanë selinë e tyre në Tiranë.

Një pozitë e tillë gjeografike dhe pesha e saj ekonomike, e veçojnë Tiranën si vendbanimin kryesor në Shqipëri dhe epiqendrën e çdo lloj aktiviteti.

IV.2.1.1 Planet urbanistike të zhvillimit të Tiranës Megjithëse Tirana është kryeqytet i vendit që prej 1924, pozita që gëzon në

epokën e demokracisë është e veçante. Për të ardhur deri këtu, Tirana ka kaluar në disa etapa zhvillimi urbanistik dhe ekonomik, të cilat po i përmendim shkurtimisht:

1. Tirana në vitin 1920 ishte kryeqyteti dhe qendra më e madhe e vendit, por vetëm me 15.000 banorë. Plani i parë rregullues i saj u hartua në vitin 1923 dhe qëllimi kryesor i këtij dokumenti strategjik ishte, krijimi i një rrjeti të ri rrugor kuadratik në jug e në perëndim të pazarit, i cili do të harmonizohej me rrjetin ekzistues, me anë të zgjerimit dhe sistemimit të rrugëve përbërëse të këtij të fundit. Ky plan theksonte akset kryesore të qytetit si: Rrugën e Kavajës, Rrugën e Durrësit, Rrugën e Barrikadave, etj.

2. Plani i dytë rregullues i qytetit, është hartuar në vitin 1926. Ai bazohej në idetë e hedhura nga plani i parë i Tiranës, duke e rishikuar atë. Në këtë plan u materializua për herë të parë, ideja e një aksi të fuqishëm veri - jug, i cili do të përshkontë qendrën e qytetit, në formë sheshi.

3. Plani i tretë rregullues i qytetit, është hartuar në vitin 1928 nga arkitektë austriakë. Ky ishte plani i parë i konceptuar gjatë periudhës së mbretërisë, si dhe plani i parë urbanistik që merr në konsideratë të gjithë territorin e qytetit. Ai përcakton qartë vendosjen e një sistemi rrugor modern kuadratik në të gjithë qytetin, përfshirë pjesën e vjetër të tij, Bulevardin dhe sheshin e ardhshëm “Skënderbej”.

4. Plani i katërt rregullues i Tiranës u hartua në vitin 1929. Në këtë plan, aksi i bulevardit zgjatej në veri drejt stacionit aktual të trenit, ku mendohej të ndërtohej stadiumi i ardhshëm i qytetit, ndërsa në jug drejt pallatit mbretëror. Në fillim të vitit 1930 nisën punimet për ndërtimin e bulevardit “Zogu i parë”, Rrugës së Durrësit dhe të godinave të ministrive pranë sheshit qëndror.

5. Gjatë pushtimit italian më 1939, Shqipëria u shpall pjesë e Mbretërisë Italiane. Gjatë kësaj periudhe, u hartua një politikë e veçantë për zhvillimin urbanistik të vendit. Plani rregullues i vitit 1940-1943, e parashikonte Tiranën si një qendër të zhvilluar urbane, e cila do të popullohej me kolonë italianë. Popullsia fillonte me 40.000 banorë dhe në përfundim të planit arrinte në 75.000 banorë dhe për 60 vjet parashikohej të arrinte në rreth 130 mijë banorë.

6. Pas luftës, Tirana kishte 59.900 banorë, ndërsa në vitin 1955 numëroheshin rreth 108.200 banorë. Plani rregullues i 1957, kishte si objektiva kryesore:

- rritjen e dendësisë së banimit në qytetin ekzistues;

Page 116: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

104

- ndryshimin e planit të zonimit duke rishpërndarë zonën industriale dhe atë të banimit;

- përmirësimin dhe shtimin e rrjetit rrugor ekzistues; - ruajtien e disa zonave, si monumente kulturore; - shfrytëzimin racional të truallit. Ai parashikonte zgjerimin e qytetit në drejtim të lindjes, faktor ky që

diktoi zgjatjen dhe përmirësimin e rrugëve radiale. Sistemi rrugor i propozuar, bazohej në situatën ekzistuese, së cilës i shtoheshin dy unaza, njëra e brendëshme dhe tjetra e jashtme, me gjatësi 8 km, nga të cilat e para nuk u realizua ndërsa e dyta mbeti e papërfunduar. Aksi i bulevardit vazhdonte të ishte boshti ideal i funksionimit të qytetit.

7. Plani i viti 1957 nuk plotësonte ose nuk ofronte më mundësi zhvillimi, megjithëse sistemi komunist ishte duke u shëmbur. Ndaj, është hartuar në vitin 1990, plani rregullues me afat deri në 2005, me këto objektiva:

- plotësimi i kërkesave për banim të banorëve deri në vitin 2005, - përcaktimi i hapsirave të reja për zhvillimin industrial, - zgjidhja e problemit te ndotjes së shkaktuar nga këto të fundit, - shtimi e përmirësimi i rrjetin rrugor përkatës, - rishikimi dhe rivlerësimi i pjesës më të madhe të zonave të banimit të

përcaktuara si me zgjidhje të papërshtatëshme. Plani Rregullues parashikonte që popullsia e Tiranës do të kalonte nga

253.000 banorë më 1990-ën, në 317.000 banorë në vitin 2005. Përshtatja e rrjetit rrugor ekzistues me nevojat në rritje të qytetit ishte një

prioritet. Sistemi do të mbetej radial unazor, meqjithë problemet që shkaktonte në trafik me zgjerimin e qytetit.

8. Plani ose më saktë studimi i parë post komunist është realizuar në 1995 i quajtur “Studimi i zhvillimit të Qytetit të Tiranës” (1995), dhe synonte që, duke kaluar nga një analizë e hollësishme përmbajtësore dhe aplikative e Planit rregullues të 1990-ës, të sugjeronte ndryshimet dhe plotësimet e domosdoshme për përshtatjen e tij me kushtet e reja social ekonomike të krijuara mbas vitit 1990. Sigurisht, ngecja në vend e zhvillimeve demokratike nga ngjarjet e vitit 1997, spostuan edhe realizimin e tij.

9. Plani Strategjik për Tiranën e Madhe (2002, PADCO)45 është një plan strategjik për Tiranën e madhe dhe parashikonte zhvillimin e rajonit të „Tiranës së Madhe“ për një periudhë 15 vjeçare, deri në 2017. Instrumenti në fjalë kishte karakter orientues dhe koordinues për zhvillimin rajonal. Vizioni i planit do të përpunohej më tej nga bashkitë përkatëse, në instrumentet vendore të planifikimit. Ky plan ka vijuar me Planin Rregullues të Tiranës (2008)46, por studimi nuk u miratua në të gjitha instancat për shkak të mangësive të paraqitura. Megjithatë, objektivat parësore të planit ishin :

- zhvillimi i qytetit bazuar në konceptin e Tiranës së Madhe dhe zgjerimi i tij përgjatë korridorit urban Tiranë-Durrës;

- afirmimi i rolit të Tiranës si kryeqytet i vendit, nëpërmjet përforcimit të funksioneve qendrore ekzistuese dhe krijimit të hapsirave të reja atraktive;

                                                            45 Plani Strategjik për Tiranën e Madhe (2002, PADCO)

46 Planin Rregullues të Tiranës (2008)

Page 117: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

105

- integrimi i vendbanimeve informale dhe integrimi banorëve të tyre në qytet.

10. Në 2012, kemi Planin Urbanistik të Tiranës dhe Planin e Zhvillimit të Territorit të Tiranës, si projektet tërësore, komplekse dhe me vizon për të ardhmen metropolitane të Tiranës, pra edhe të zonës Kinostudio, si rasti ynë i studimit.

Ashtu siç e përmendem më lart, me proceset demokratike të pas vitit 1990, qyteti i Tiranës përjetoi ndryshime të vrullshme ekonomike, sociale e demografike, duke njohur dhe një trysni të shumëfishuar ndërtuese ndaj territorit të tij urban. Këto zhvillime të jashtëzakonshme, kanë kërkuar edhe ndërmarrjen e politikave të manaxhimit të territorit në të gjithë dimensionet e tij, me qëllim stabilizmin e gjendjes dhe ndërtimin e një të ardhmjeje vizionare dhe të mirëplanifikuar.

Krahas veprimtarisë së strukturave përkatëse të Bashkisë së Tiranës, është detyrë madhore, njëherësh edhe sfidë e marketingu territorial, që të fokusohet në aspektin e përgjithshëm të zhvillimeve ekonomike, sociale, kulturore, si dhe urbane të Tiranës dhe më tej dhe specifikisht, të zonës së Kinostudios, për të propozuar ofertën tonë zhvillimore territoriale.

IV.2.1.2 Disa tregues mbi Tiranën Rritja e popullsisë së qytetit të Tiranës, është treguesi më domethënës i kësaj

periudhe të gjatë tranzicioni: nga 250,000 që ishte në vitin 1990 në 350,000 në vitin 2001, dhe në rreth 500.000 në vitin 2011. Në vitin 2025, parashikimet e çojnë numrin e popullsisë së Tiranës së madhe, në rreth 1 milion banorë.

Në pjesën më të madhe, mënyra e akomodimit të kësaj rritjeje të popullsisë ka qenë e paplanifikuar dhe e përqëndruar sidomos në zonat periferike të qytetit dhe në zonat e reja intensivisht të urbanizuara të tij. Kjo gjë ka vënë nën presion të madh edhe infrastrukturën dhe shërbimet ekzistuese, të cilat nuk kanë arritur t’iu përgjigjen kërkesave në rritje si pasojë e këtij zhvillimi. Prandaj ka qënë një nevojë e menjëhershme, hartimi i një plani rregullues modern, kuadri ligjor i të cilit është dhënë me ligjin nr. 10119, datë 23.4.2009, azhornuar ne vitin 2010, dhe ka për objekt, përcaktimin e parimeve bazë, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për planifikimin e territorit. Ligji ka per qellim (Plani Urbanistik i Tiranës, shtator 2012; Faqja Zyrtare e Bashkisë së Tiranës)47:

- zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore,

- vlerësimin e potencialeve ekzistuese dhe ato perspektive në nivel kombëtar e vendor, nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publike e private,

- mbrojtjen e burimeve natyrore, si: toka, në veçanti toka bujqësore, ajri, uji, pyjet, flora, fauna, peisazhet,

- krijimin dhe organizimin e territoreve të ndërtueshme, infrastrukturës fizike të përshtatshme për nxitjen e investimit në ushtrimin e veprimtarive

                                                            47 Plani Urbanistik i Tiranës, shtator 2012; Faqja Zyrtare e Bashkisë së Tiranës)

Page 118: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

106

ekonomike, sociale e kulturore, si dhe lehtësimin e përdorimit të sigurtë të shërbimeve publike,

- nxitjen e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore, - garantimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe të shëndetit publik, rendit

publik dhe sigurisë kombëtare, - nxitjen e zhvillimit të balancuar rajonal, për të siguruar shpërndarje të

qëndrueshme të popullsisë në vend në bazë të burimeve, - mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e

kulturore dhe ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe të pejsazhit, - krijimin e kushteve dhe shanseve të barabarta për banim, veprimtari

ekonomike e sociale, për të gjitha kategoritë sociale, nën një kohezion ekonomik e social, ku të gjithë qytetarët të gëzojnë të drejtat e pronësisë,

- sigurimin nga ana e autoriteteve të planifikimit të bashkërendimit të veprimtarive të tyre planifikuese, për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të territorit.

Parë nën këndin e zhvillimit urban, ky plan synon nxitjen e hartimit të planeve tematike urbane dhe zbatimin e tyre, bazuar në parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor, kryesisht në katër sektorë parësorë të infrastrukturës urbane:

- Rrugët dhe Transporti Urban; - Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta; - Sistemi i Furnizimit me Ujë; - Kanalizimet/Sistemi i Kullimit,

Le të ndalemi pak më shumë të instrastuktura rrugore, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në zonën tonë të studimit, aspekte të së cilës bëhen pjesë e analizës sonë :

Korridoret Radiale: Rrjeti rrugor në Tiranë do të ketë nëntë korridore radiale: - Korridori i Durrësit, - Korridori i Kamzës, - Korridori i Kavajës, - Korridori i Komunës së Parisit; - Korridori i Elbasanit; - Korridori i ish-Uzinës Traktori; - Korridori i Dajtit, - Korridori i Tufinës dhe - Korridori i Paskuqanit.

Në këtë plan, ne mund të seleksionojmë dy korridoret në shërbim të Zonës së Kinostudios:

- Korridori Dajtit - Korridori i Tufinës (që lidhet me Rrugën e Arbërit), të cilët, bashkë me - Tramvajin Kinostudio-Kombinat, përbëjnë arteriet kryesore të komunikimit, në zonën tonë të studimit.

Korridoret Unazore: Tirana do të ketë një rrjet rrugor të përshtatshëm me funksionet e një metropoli. Struktura rrugore e propozuar paraqet tri korridore të mëdha unazore:

- Korridori i Unazës së Brendshme - Korridori i Unazës së Mesme

Page 119: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

107

- Korridori i Unazës së Jashtme. Edhe planet mbi korridoret unazore vijnë në ndihmë të analizës sonë studimore:

Ndërkohë që Unaza e brendshme dhe Unaza e Mesme e lënë jashtë zonën e Kinostudios, ajo është pjesë themelore e Unazës së Madhe, duke zënë një pozitë gjeografike shumë favorizuese, sepse gjendet në mes të dy unazave bazë të Tiranës.

Kështu që, ky dimension i ri urbanistik – unazor - i Tiranës, na jep mundësinë të përqëndrohemi në zonën tonë të Kinostudios dhe rreth saj, ku dallojmë dy qendra ose nën-qendra :

- e para është Kinostudio, si nën-qendër shumëfunksionale (media televizive, filmit shqiptar, si dhe aktorët përreth,

- e dyta, është e vendosur në kufi në komunën Dajt si nën-qendër Rezidenciale (Fresku).

Në këtë pozitë gjeografike, Zona e Kinostudios merr gjithashtu rëndësi ekonomike e sociale të rëndësishme, siç do ta trajtojmë më poshtë.

Figura 4.8 Tre unazat e Tiranës, si dhe qendra të karakterit të ndryshëm në to

Por, ndërsa këto janë planet urbane dhe ato të zhvillimit të territorit të Tiranës,

sfidat me të cilat zbatuesit do të përballen nuk janë të vogla. Përmendja e këtyre vështirësive këtu, duket sikur merr një këndvështrim “justifikues” për studimin tonë ose, dikush mund të justifikojë edhe gjendjen e marketingut territorial të Tiranës në përgjithësi dhe zonës së Kinostudios në veçanti. Por, në gjykimin tonë, kjo përmendje bëhet me qëllim që të jemi sa më realistë në parashimet tona dhe mbi të gjitha në rekomandimet e mundshme për autoritetet vendimmarrëse të zhvillimit ekonomik, social e kulturor të zonës së Kinostudios.

Atëhere, meqënëse pranojmë këtë arsyetim, le të vijojmë me analizën e gjendjes.

Page 120: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

108

Paraqitja e gjendjes dhe ndërmarrja e strategjisë së planifikimit të zhvillimit të territorit të Tiranës duhet të shoqërohet me analizën e problemeve aktuale, me qëllim që të parashikohet sa më me saktësi realizimi i studimit tonë të marketingut territorial. Gjithashtu, duke trajtuar problemet në nivel të Tiranës, përqendruar te infrastruktura, ne kemi trajtuar njëherësh edhe problemet në nivel të zonës sonë të studimit.

Zhvillimi Urban: Tirana sot vuan një seri problemesh që rrjedhin nga një mungesë planifikimi ndër

vite dhe mosmenaxhimi i territorit. Zhvillimi i pjesëve të ndryshme të këtij rajoni ka qenë spontan dhe i pa udhëhequr nga investimet publike. Qyteti i Tiranës gjithashtu vuan një mungesë balance edhe midis zhvillimeve private dhe interesave publike. Gjatë procesit të intensifikimit të qytetit, si pasojë e një urbanizimi pa plan, përveç fenomenit të zënies së tokës bujqësore në mënyrë joefiçente (me dendësi të ulëta ndërtimore), ka mbizotëruar edhe fenomeni i zënies së hapsirave publike, me ndërtime me leje dhe pa leje (Politika e Zhvillimit te Territorit të Bashkisë së Tiranës, 2012, Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës)48.

Ky model zhvillimi urban, ka qenë bazuar në parimin e zhvillimit të pronës private. Por, për shkak se në vitet e fundit është përjetuar fragmentarizimi i pronës, si dhe për shkak se Shqipëria nuk ka një traditë të hershme të ekzistencës së rregullave të ekonomisë së lirë dhe pronës private, edhe zhvillimi urban është karakteriauar nga fragmentarizimi. Modeli i zhvillimit dhe planifikimit urban, nuk ka arritur të sigurojë më shumë se sa një zhvillim të ndërprerë dhe të pakonsoliduar. Në këtë kuadër, mungon raporti dhe partneriteti midis sektorit privat dhe atij public, në realizimin e projekteve të konsoliduara, të qëndrueshme dhe cilësore, që do bënte të mundur realizimin e projekteve në kompleksitetin e tyre, si dhe do të rriste sigurinë e realizimit të projekteve.

Rrjeti Rrugor: Bazuar në Studimin e Transportit Urban për Tiranën, në qytetin e Tiranës

aktualisht llogariten 142 km rrugë urbane të ndara si: - rrugë dytësore gjatësi 71 km; - rrugë terciare gjatësi 28 km.

Në brendësi të disa blloqeve, të planifikuara në fillimin e shekullit të kaluar, mungon rrjeti kuadratik rrugor për perimetrimin e blloqeve të banimit, duke vështirësuar dukshëm jetën e qytetarëve. Megjithë ndërhyrjet dhe vetë objektivat e planit rregullues, kjo situatë e rrugëve dhe infrastruktura në blloqet e banimit, jo vetëm që nuk favorizon por përkundrazi pengon aktivitetin, si të qytetarëve, ashtu edhe të biznesit të shpërndarë në to.

Trafiku dhe Transporti: Tradicionalisht, lëvizja e qytetarëve të Tiranës është bazuar në lëvizjen

këmbësore. Por, në 20 vitet e fundit Tirana ka ndërruar në mënyrë drastike natyrën e lëvizjes nga lëvizja këmbësore, në atë motorrike, ku sot numërohen rreth 140.000 mjete motorrike, përfshirë ato që hyjnë dhe dalin çdo ditë në qytet. Përmirësimi i rrjetit rrugor, nuk ka avancuar proporcionalisht me rritjen e presionit të automjeteve ndaj rrjetit rrugor. Diskutimi i qarkullimit/trafikut është tejet i lidhur edhe me çështjen e transportit dhe cilësisë së transportit publik në Tiranë, si dhe atë të biznesit, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e prodhimit dhe shërbimeve.

Shpërndarja e popullsisë:                                                             48 Politika e Zhvillimit te Territorit të Bashkisë së Tiranës, 2012, Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës)

Page 121: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

109

Rajoni i Tiranës ka akomoduar pjesën më të madhe të procesit të urbanizimit të pas viteve �90. Qyteti i Tiranës, duke qenë poli kryesor për punësimin, strehimin dhe kushtet sociale, për një jetesë më të mirë, ka përjetuar gati trefishimin e popullsisë së tij krahasimisht me vitin 1990. I gjithë rajoni qendror i Shqipërisë, përjetoi gjatë periudhës së tranzicionit ritme të larta urbanizimi. Pasojë e mungesës së një plani rregullues, popullsia e ardhur, është e shpërndarë spontanisht dhe krejt në mënyrë të çrregullt. Ajo është përqëndruar më shumë, aty ku infrastruktura ekzistuese ishtë më e favorshme dhe fitimi për biznesin ishte më i madh.

Në këtë drejtim, zona e Kinostudios nuk ishte “objekt goditje“. Aje mbeti disi më e “virgjër” për një kohë të gjatë, duke u rigjallëruar sidomos pas vitit 2000, me vendosjen në këtë zonë të një seri kanalesh televizive dhe të Akademisë së filmit etj, si dhe të shpalljes si zonë Rezidenciale të Komunës së Dajtit. Por, për gjendjen që është infrastruktura fizike në tërësi dhe ajo në zonën e studimit tonë në veçanti, mbetet akoma i vështirë aktiviteti normal i aktorëve tanë, si atyre privatë, ashtu edhe atyre publikë.

IV.2.1.3 Faktorët e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shërbimet në Tiranë Më lart ne theksuam pozitën geografike dhe ekonomike të Tiranës, si qendër

metropolitiane për gjithë Shqipërinë. Këtu do të flasim për këtë pozitë, me synim nxjerrjen në pah të faktorëve ose elementëve të zonës dhe të shikojmë se sa ata e favorizojnë ose e defavorizojnë zhvillimin e marketingut territorial në të. Mbështetur edhe te autorët e planit të zhvillimit territorial, veçohen të rëndësishëm faktorët e mëposhtëm, të cilët marrin formën e vlerave të qytetit, në funksion të zhvillimit tërësor të tij:

1. Faktorët natyrorë Tirana është e vendosur në një pozicion rajonal gjeografik të favorshëm, midis

pikave me vlera të mëdha territoriale e kombëtare. Qyteti shtrihet rrëzë malit të Dajtit, në lindje të portit më të madh në vend dhe plazhit të Durrësit. Kodrat e Farkës, Kasharit dhe Paskuqanit, që rrethojnë qytetin në jug, perëndim e veri, janë të mbuluara me pyje dhe gjelbërim masiv. Ato i hapin perspektiva të gjëra pejsazheve natyrore drejt qytetit dhe kanë një ndikim të madh në ambientin dhe ekologjinë e Tiranës. Tirana shpalos edhe shumë vlera të tjera natyrore si Parku i madh i Tiranës dhe liqeni Artificial, Parku “Rinia”, lumi i Lanës dhe lumi i Tiranës, Liqenet e Farkës dhe Paskuqanit.

Të gjitha këto hapsira dhe elemente natyrore, janë resurse me vlera themelore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm perspektiv të qytetit, pra edhe të zonës sonë të studimit. Madje këta elementë natyrorë, me shtrirje tërësore, konsiderohen elementë shtesë pozitivë të elementëve specifikë natyrorë të zonës së Kinostudios, të cilit i rrisin vlerën e territorit.

Faktorë të infrastrukturës Tirana ka një sistem radial unazor, ku rrugët kryesore janë: rruga e Durrësit, rruga

e Kavajës, rruga e Dibrës dhe rruga e Elbasanit, që fillojnë në sheshin Skënderbej dhe zgjaten në drejtim të periferisë. Aksi më i rëndësishëm është Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, i cili vazhdon me Bulevardin “Zogu i parë” ku janë instaluar institucionet

Page 122: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

110

kryesorë të shtetit. Rrugët në të dyja anët e lumit të Lanës, përbëjnë akse të rëndësishme për lëvizjen, organizimin e transportit dhe lidhjen ndërurbane.

Faktorë tjetër i i rëndësishëm i rrjetit rrugor të kryeqytetit janë unazat, që lidhin në mënyrë organike njësitë e ndryshme territoriale dhe funksionale. Ndërsa, hekurudha, që sot gjendet në kushte jo të mira përdorimi, përbën një aset të rëndësishëm potencial, zhvillimi i së cilës do të përmirësonte ndjeshëm transportin e mallrave dhe pasagjerëve ndërmjet Tiranës dhe qëndrave të tjera ekonomike në vend.

Ndër të gjithë faktorët infrastrukturorë, veçohet sigurisht sheshi “Skënderbej”, që konsiderohet qendra urbane, administrative e kulturore të qytetit, ku janë vendosur objekte me rëndësi kombëtare si Kompleksi i Ministrive, Banka Kombëtare, Muzeu kombëtar etj. Duhen shtuar edhe njësi të tjera si sheshet “Nënë Tereza”, sheshi “Avni Rustemi” në lindje të sheshit “Skënderbej”, sheshet “Willson” në Tiranën e re dhe ai “Shtraus” tek Xhamllëku, si dhe sheshi “Garibaldi” në Kombinat, të cilat konsiderohen pikat më të rëndësishme në formimin e strukturës dhe identitetit urban.

Faktorë të trashëgimisë kulturore Theksimi i objekteve dhe monumenteve me rëndësi historike pasurojnë më tej

panoramën e territorit të Tiranës, ku përmenden: Mozaiku i Tiranës, Kulla e sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Teatri i kukullave, Kalaja e Tiranës dhe banesa e Toptanëve, ura e Tabakëve, ish Biblioteka Kombëtare, ish shkolla “Nëna mbretëreshë”, Namazgjaja, Pallati i Brigadave, Banka kombëtare, Kinostudio etj. Ndërmjet tyre, dallohet Ansambli Monumental i Qendrës, i cili përfaqëson pjesën më të spikatur të trashëgimisë arkitektonike të qytetit, si dhe zemrën istitucionale dhe administrative kombëtare.

2. Faktorë të infrastrukturës sociale Kur kemi analizuar elemenët e marketingut territorial, kemi veçuar

infrastrukturën në tërësi dhe atë sociale në veçanti, si element kryesor ku veprojnë aktorët tanë. Le të marrim në trajtim më poshtë: infrastrukturën sociale të Tiranës dhe elemenet e saj, që veprojnë ose janë të instaluar në zonën e Kinostudios, që do t’i ritheksojmë në çështjen pasardhëse, në kuadër të marketingut territorial të zonës në fjalë.

Institucinet arsimore të vendit tonë janë të përqëndruara pothuaj në Tiranë. Në to dallohen qendrat e mëdha arsimore, si dhe ato kërkimore shkencore. Zona më e madhe universitare gjendet në jug-lindje të qytetit, pranë rrugës së Elbasanit ku funksionojnë Fakulteti i Histori-Filologjisë, Ekonomisë, Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja dhe konvikti i saj, etj. Objekte të tjera arsimore janë: “Qyteti i nxënësve” në Rr. e Kavajës ; Instituti i fiskulturës në Rr. Muhamed Gjollesha; shkolla e mesme profesionale “Harri Fultz” në Rr. Asim Vokshi; Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Bulevardin “Zogu i parë”; Fakulteti i Mjekësisë dhe konviktet e tij në pjesën veriore të Rr. së Dibrës; Shkolla e mesme dhe e lartë ushtarake në pjesën jugore të Rr. së Dibrës ; Universiteti Politeknik i Tiranës me godinë qendrore në fund të Bulevardit “Dëshmorët e kombit” dhe “Universiteti Bujqësor” në periferinë veriperëndimore të qytetit.

Duhen shtuar edhe dhjetra universitete private të shtrira në të gjithë territorin e Tiranës, veçanërisht në hapsirën perëndimore dhe jugore të saj, të cilët përbëjnë një vlerë të shtuar për infrastrukturës arsimore të kryeqytetit.

Institucionet shëndetësore, që funksiononë në territorin e Tiranë, janë të shumta. Ato janë kryesisht publike, por edhe ato private kanë marrë një zhvillim të shpejt këto vitet e fundit. Këto struktura janë faktorë determinant në formimin e strukturës urbane të Tiranës, ndër të cilat dallohen: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e

Page 123: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

111

ndodhur në pjesën veri-lindore të qytetit pranë Rr. së Dibrës; Spitali Ushtarak, i ndodhur në pjesën veri-perëndimore të qytetit pranë Rr. së Durrësit; Zona spitalore e Senatoriumit, e ndodhur në jug të qytetit pranë Rr. së Elbasanit.

Për karakterin, pozicionin dhe dimensionet e tyre, këto qendra kanë një rol përcaktues edhe në zhvillimin territorial perspektiv të Tiranës.

Qendrat sportive, konsiderohen gjithashtu faktorë territorialë të rëndësishëm, me ndikim ne jetën sportive dhe kulturore të qytetarëve. Disa prej tyre janë : stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”; stadiumi “Selman Stërmasi”; stadiumi “Asllan Rusi”; stadiumi i lojrave me dorë në rrugën “Muhamet Gjollesha”; kompleksi sportiv “Dinamo”, së bashku me pishinat; kompleksi sportiv “Partizani”; terrene të tjera sportive në Rr. “Ali Demi”, në Laprakë e në Kombinat.

Disa prej këtyre qendrave kanë karakter kombëtar dhe janë faktor zhvillimi, jo vetëm për qytetin, por edhe për vendin.

Në përmbledhje të faktorëve të trashëgimisë kulturore dhe infrastrukturës sociale, duhet të shtojmë se këta faktorë janë shfaqja më e dukshme e elementëve të marketingut territorial (shih III.2.1.3. Teza mbi territorin dhe vlerën e tij, ku kemi trajtuar Elementët e dukshëm dhe të padukshëm që marrin formën e vlerave të territorit). Ne do të vijojmë më tej analizën tonë, jo vetëm në edukimin e qytetarit tiranas pranë institucioneve të arsimit, por edhe kulturën e sjelljeve të tij, që janë kryesisht të trashëguara. Këto fije të padukshme bashkë me shtratin e ndërveprimeve dhe marrëdhënieve mes aktorëve që veprojnë në territor, i japin vlerat e padukshme territorit të Tiranës dhe janë po kaq të rëndësishme sa dhe kapitali apo infrastruktura fizike (siç do të ndalemi hollësisht në Zonën e Kinostudios).

3. Faktorë ekonomikë dhe ish-industrialë Tiranë ka trashëguar disa zona ish-industriale, të cilat përbëjnë vlera të mëdha

ekonomike. Këto objekte me influencë rajonale, kanë qenë përcaktuese për formimin e pjesëve të strukturës urbane. Ato janë të shpërndara pothuajse në të gjithë periferinë e qytetit dhe disponojnë hapësira dhe sipërfaqe të mëdha, si dhe një lidhje të mirë infrastrukturore. Megjithëqë një pjesë e hapësirave dhe objekteve industriale sot janë të shkatërruara e abandonuara, ato ofrojnë mundësi të mëdha për krijimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe të strukturave urbane bashkëkohore me karakter publik.

Këto zona, dikur të rëndësishme për ekonominë vendase, mund të rivlerësohen sipas koncepteve të reja të zhvillimit të qendrueshëm të marektingut territorial. Në rastin tonë të studimit, ne do t’i listojmë ato të gjitha, për t’i marrë në konsideratë disa prej tyre, në studimin tonë të përcaktuar:

-Zona industriale veriperëndimore, ku ndodhet ish Kombinati i materialeve të ndërtimit “Josif Pashko”;

-Zona industriale perëndimore e përbërë nga Kombinati i tekstileve; -Zona e industrisë ushqimore ne veri të Rr. së Kavajes; -Zona e industrisë së perpunimit te drurit në jug te Rr. së Kavajës; -Zona industriale lindore, ku ndodhet ish Kombinati i autotraktorëve; -Zona industriale verilindore e përbërë nga ish ndërmarrjet ushtarake; -Zona e industrisë së këpucëve në Rr. Don Bosko; -Zona e industrisë së qumështit dhe mishit në Rr. 5 Maji; -Blloku i magazinave midis Rr. Siri Kodra, dhe Rr. 5 Maji; -Zona e re industriale verilindore e krijuar pas vitit 1990, përgjatë autostradës

Tiranë-Durrës, që sot përbën magjistralin kryesor, jo vetëm të Tiranës, por të gjithë

Page 124: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

112

ekonomisë së Shqipërisë (Politika e Zhvillimit te Territorit të Bashkisë së Tiranës, 2012, Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës)49

Përpunuesit e zhvillimit të Territorit të Tiranës, përveçse i kanë evidentuar këto zona si arterie ekonomike të Tiranës, ata, gjithashtu, kanë theksuar problematikat që përbëjnë çështje për zgjidhje nga administrata jo vetëm lokale. Të tilla janë ndotja ambjentale; coptimi i sipërfaqes në prona shumë të vogla; zënia e sipërfaqeve të lira nga ndërtimet pa leje; ndërthurja e sforcuar me zonat e banimit; kthimi i disa objekteve në mënyrë të papërshtatshme në banesa, etj.

Trajtimi i këtyre zonave industriale ka kërkuar gjithmonë një vëmendje të veçantë, për shkak të potencialeve të fjetura që ato pararaqesin, në zhvillimin ekonomik të Tiranës që, për në Zonën tonë të studimit, kjo përbën një nga detyrat themelore të marketingut tonë territorial.

Mund të përmenden edhe disa faktorë tjerë të karakterit të përgjithshëm, si aktorë mbështetës në territorin e Tiranës: Ambasadat dhe misionet e huaja ndërkombëtare; njësitë ushtarake të veçanta si Garda e Republikës, monumenti “Nëna Shqipëri” dhe Dëshmorët e Kombit, etj., të cilat dalin në pah shpesh kur kryhen aktivitete të rëndësishme në nivel të Shtetit dhe Qeverisë. Në këtë këndvështrim, funksioni i tyre më shumë lidhet me imazhin e Tiranës për qyetarët shqiptare dhe sidomos për të huajt.

IV.2.2 Politika e zhvillimit ekonomik-shoqëror të Njësisë Bashkiake Nr.4 Duke e analizuar marketingun territorial si hapsirë administrative (shih IV.2.1.2.

Teza mbi kufijt administrativë, Kapitulli IV), Njësia Bashkiake Nr.4 është një ndarje administrative e vendosur afërsisht nga pikëpamja gjeografike mes Unazës së Mesme dhe të Madhe, mes Lumit të Lanës dhe atij të Tiranës dhe pranë Komunës dhe Malit të Dajtit.

Infrastuktura e saj rrugore ka në qendër një nga rrugët më të vjetra të Tiranës – Rrugën e Dibrës, e cila përshkron në gjysmën e saj këtë territor dhe që plani rregullues e parashikon me sistem tramvaj, krahas lidhjes aktuale me Teleferikun e Dajtit.

Pozicioni gjeografik në qendër dhe në mes të unazave kryesore, i jep mundësinë kësaj Njësie Bashkiake të zhvillojë potencialet e saj ekonomike-kulturore mes aktorëve të shumtë që gjenden aty. Prezenca në këtë territor edisa zonave si : zona e spitaleve, zona e Akademisë ushtarake (ish Shkolla e Bashkuar), zona e Mediave televizive shqiptare (ish Kinostudio e filmit shqiptar), dhjetra njësi ekonomike, bankare dhe shërbime të tjera biznesi që shtrihen deri në kufi me Komunën Dajt, harkimi i unazës së madhe bashkë me fillimin aty të Lumit të Tiranës si dhe pika që lidh atë unazë, me fillimin e Rrugës së Arbërit për në Lindje të Shqipërisë dhe shtetet si Maqedoni dhe Bullgari etj., ka ndihmuar në lulëzimin e një hapsire të madhe ekonomike përqëndruar kryesisht pranë dhe në Tufinë.

Në konsultimet që Bashkia e Tiranës ka patur me qytetarët e kësaj Njësie Bashkiake për Planin e Përgjithshëm Rregullues të Tiranës, Kryetari i saj ka theksuar                                                             49 Politika e Zhvillimit te Territorit të Bashkisë së Tiranës, 2012, Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës

Page 125: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

113

se « …plani do të shënojë një transformim rrënjësor për Tiranën në përgjithësi dhe Njësinë Bashkiake nr.4 në veçanti… »

Në mënyrë të përmbledhur, plani parashikon : Rinovim për të gjithë morfologjinë e kësaj zone, Investim i madh strategjik për rehabilitimit të lumit të Tiranës dhe

ndërtimit të Unazës në dy drejtimet e saj, Krijimi të paktën 3 parqeve çlodhëse dhe rekreative në territorin, Ish-Shkolla e Bashkuar shndërrohet në një zonë mikse universitare dhe rekreative për banorët me funksionin e një qendre. Krijimi i zonave të tjera, duke përfshirë këtu zonën e Rrapit Trish, ku

studimi parashikon ambiente rekreative, sportive dhe universitare, Zona të tjera me funksione mikse, ekonomike, sociale, tregtare përfshi

Zonën e ish-Kinostudios ku veprojnë aktualisht dhjetra kanale televizive dhe struktura të tjera të filmit dhe artit.

Ndërtimi i 11 çerdheve, 5 kopshteve, 2 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme.

Krjimi i unazës së katërt, e cila vijon nga kryqëzimi me rrugën “5 maji” deri në rrugën “Niko Avrami”, për të zbritur në rrugën “Imer Ndre Gjoni” dhe për t’u lidhur me rrugën “Xhanfize Keko”.

Linja e tramvajit e cila do të kalojë përgjatë rrugës së ”Dibrës”, deri në stacionin e fundit të linjës së Kombinatit.

Plani parashikon edhe rrugë radiale, që lehtësojnë qarkullimin dhe ofrojnë mundësitë në zhvillimin ekonomik e kulturor të zonës si dhe hapsirat e lira publike për të cilat kanë shumë nevoje qytetarët, por edhe të gjithë aktorët që veprojnë në këtë Njësi Bashkiake.

Sigurisht, krenaria e Njësisë Bashkiake Nr.4 është hapsira ku janë instaluar numri më i madh i kanaleve televizive të Tiranës, Akademia e medias, njësi biznesi të flimit, Muzeu i Kinematografisë shqiptare, etj., si dhe disa strukura rajonale të rëndësishme si Posta shqiptare, Rajoni i Policisë, Komisariati 4 i Policisë, Albtelecom Tirana 2, Qendra spitalore universitare “Nene Tereza”, Akademia ushtarake “Skenderbej” (ish Shkolla Bashkuar), etj.

Aktiviteti i aktorëve si më sipër, ndësa ushtrohet gjeografikisht në këtë territor, marrëdhëniet e padukshme ndërmjet tyre dhe aktorëve të tjerë tej zonal, janë themelore në zhvillimin ekonomik-social dhe kulturor, si për zonën tonë të studimit, ashtu dhe për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

IV.2.3 Politika e zhvillimit ekonomik-shoqëror të Komunës Dajt Komuna Dajt përfshin një hapsirë të gjerë gjeografike, në kufi me Tiranën si dhe

me disa komuna përreth Malit të Dajtit, Parku Kombëtar i Dajtit prej 3300 ha, si dhe përfshin 13 fshatra: Linze, Shishtufine, Tujan, Brrar, Ferraj, Priske e Madhe, Surrel, Lanagregas, Shkalle, Qafmolle, Darshen, Selbe dhe Murt.

Page 126: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

114

IV.2.3.1 Zhvillimi i territorit Komuna Dajt është një ndër komunat me zhvillim më të shpejtë të zonave

periferike të Tiranës. Ajo ka marrë një dimension kryesisht më shumë të karakterit rezidencial banimi, sesa atij ekonomik. Dimensioni ekonomik i saj përfshin shërbimet (bare, kafe, restaurant, hotele, etj) në shërbim të turizmit vendas, të Tiranës, por edhe të të huajve. Këtu veçohen shuma pika shërbimi turistike, por “Fresku” është shumë i njohur duke u shndërruar në një pikë referimi e këtij territori, krahas Teleferikut. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e tanishme gati është 20 fishuar, duke arritur në më shumë 40 mijë banorë, megjithëse statistikat zyrtare numërojnë vetëm 12 mijë; ndërtimi, që është sektori kryesor, dallohet për një zhvillim të shpejtë dhe që vazhdon të rritet me intensitet. Ambienti tërheqës, cilësia e ajrit dhe infrastruktura në përmirësim, ka rritur shumë nivelin e jetesës së banorëve të saj.

Përveç njësive të shumta të shërbimeve turistike, në këtë territor gjenden dhe veprojnë mjaft aktorë me aktivitet tej territorial si p.sh. pika turistike në Dajt, teleferiku i Dajtit, Qendra Kërkimore e Fizikës, disa struktura të arsimit dhe bujqësisë, universiteti i Ndërtimit dhe Arkitekturës, etj. Territori, përveç Parkut Kombëtar të Dajtit, ka edhe një dimesion tërheqës për vlerat e tij kulturore dhe historike: në territorin e Komunës ndodhen 7 monumente kulture, që mbrohen nga shteti, si:

-Kalaja e Tujanit, në fshatin Priske-Shish-Tufine, -Kalaja e Dajtit, rrëzë malit të Dajtit, -Ura e Brarit, -Rrënojat e Kishës Shën Mëri, -Banesat e Sulejman Metës, Sinan Bonaces, e Qamil Culhaj në fshatin Surel dhe

në Priskë. Cdo vit, kjo Komunë frekuentohet nga të paktën 500 mijë vizitorë. Duke u bazuar në nevojat e paraqitura dhe duke vleresuar situatën e përgjithshme

në territorin e administruar nga Komuna, kjo e fundit (në bashkëpunim me qeverisjen qendrore) ka parashikuar zërat e mëposhtëm të investimeve publike dhe zhvillimit urban (Faqja Zyrtare e Komunës Dajt)50:

-Ujësjellësi i fshatit Priskë e Madhe, -Ujësjellësi i fshatit Shkallë-Darshen-Selbë-Murth, -Rruga Lanabregas - Ish Uzina e Traktorëve, -Rruga Linze-Tufinë-Ferraj, -Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Ferraj, -Ndërtimi i Shkollës së Mesme Qesarak, -Studimi Urbanistik i Master Planit të Komunës, -Ndërtimi i ambulancave të fshatrave, Selbë, Darshen, Murth, Lanabregas, -Instalimi i rrjeteve të Internetit në qendrat publike dhe ofrimi i këtij shërbimi

për të gjithë aktorët që veprojnë në Komunën Dajt -Projektime dhe shërbime konsulence për objektet arsimore, kulturore, sociale,

infrastrukturën rrugore ujësjellës, kanalizime, si dhe drejtime të tjera. Siç mund të konstatohet nga tërësia e këtyre objektivave të vendosura që në vitin

2011 (disa prej të cilave janë përfunduar), strategjia dhe politika baze e Komunës

                                                            50 Faqja Zyrtare e Komunës Dajt

Page 127: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

115

konsiston në përmirësimin e rrjeteve infrastrukturore dhe objekteve sociale në shërbim të komunitetit, duke mundësuar kështu rritjen e nivelit të jetesës së banorëve dhe përftimin e shërbimeve bazë për ta.

Kjo strategji jo vetem që jep indikacione pozitive në rritjen e mirëqenies, por gjithashtu shënon dhe një nga hapat më të rëndesishëm për rritjen e kapaciteteve turistike të zonës dhe që është në shërbim të të gjithë Tiranës dhe të gjithë vendit.

IV.2.3.2 Probleme të zhvillimit në Komunën Dajt Nëse një vizitor do të kërkojë të shkojë si turist ose do të pushojë në Malin e

Dajtit, në pikat e shumta të shërbimeve, pra në territorin administrativ që manaxhohet nga Komuna Dajt, ai ndeshet menjëherë me klimën e pastër, por edhe me probleme të infrastrukturës rrugore.

Në këndvështrimin e biznesit, infrastruktura e dobët rrugore ka ndikuar në aktivitetin e dhjetra pikave të shërbimit në të dy anët e rrugës së Dajtit, siç janë p.sh. marketet, lokalet, bar-kafetë, restaurantet, furrat e bukës, etj.

Parku Kombetar i Dajtit është një nga parqet më të bukura në Shqipëri dhe turistët që e vizitojnë atë janë të shumtë, por pengohen jo pak nga cilësia e rrugëve.

Përveç problemeve me infrastrukturën rrugore, Komuna e Dajtit është e mbipopulluar nga ndërtimet shpesh të paplanifikuara sipas normave të lejuara, të cilëve në disa raste iu mungon edhe uji i pishëm. Ndërkohë që plani i zhvillimit të teritorit të Komunës Dajt dhe mbështetja e qeverisë qendrore do të vijojnë për të zgjidhur këto probleme, në studimin tonë të marketingut territorial, ne do t‘i evidentojmë këto faktorë, sepse ata ndikojnë në përmbushjen e objektivave për marketingun tonë territorial ku përfshihen pjesë të kësaj Komune. Do të dallojmë gjithashtu se ndikimi mes Njësisë Bashkiake Nr.4 me Komunën Dajt është reciprok dhe tej zonal për një pjesë të mirë të elementëve të marketingut territorial.

IV.2.4 Politika e zhvillimit të ministrive të linjës me impakt në Zonën e Kinostudios Në studimin tonë, kemi marrë dhe do të marrim në konsideratë, sa gjendjen e

territorit, aq edhe strategjitë e zhvillimit të tij të parapara nga strukturat zyrtare të qeverisjes qendrore dhe lokale. Prandaj, ashtu siç kemi vepruar deri tani, ku kemi marrë në konsideratë planet e shvillimit në nivel kombëtar, bashkiak dhe ato të Komunës së Dajtit, do të vijojmë të marrim edhe bazën e planingut të ministrive të linjës, në orientimet që ato kanë për zonën e Kinostudios, ose të tjera objektiva zhvillimi ekonomik, social dhe kulturor me ndikim në këtë zonë.

Duke u konsultuar me faqet e tyre zyrtare në internet dhe në referencë me pikën e trajtuar më sipër (IV.1.1) me titull “Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social kulturor të Tiranës”51 rezutojnë sa më poshtë:

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, ka për

                                                            51 “Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social kulturor të Tiranës”

Page 128: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

116

objektiv realizimin e plotë të instrastrukturës rrugore (Rr.Dibrës, Rrethin te Rrapi Tresh, Rr. A.Moisiu, Rr. M.Keta) dhe Unazës së Madhe të Tiranës; sisteminin e kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza; qarkullimin e automjeteve dhe cilësinë e karburanteve;

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka disa struktura në Njësinë Bashkiake dhe Komunën Dajt, mbështet ristrukturimin e disa shkollave, ndërtimin e një shkolle të re të mesme, rritjen e veprimtarisë së Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Qendrës Kërkimore të Fizikës, Korpusin e ri universitar në rajonin e Tufinës (plane afatgjata), Universitetet Private (Universiteti i Ndërtimit dhe Illyria)

Ministria e Shëndetësisë, e cila menaxhon qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, mbështet rikonstruksionin dhe ridimensionimin e veprimtarisë së Qendrës Shendetësore 10, qendrat e komunave përreth, si dhe kontrollin ndaj njësive private të spitaleve dhe klinikave që veprojnë brenda këtij territori. Ajo parashikon ngritjen edhe të pikave të tjera të shërbimit shëndetësor, si në këtë Njësi, ashtu edhe në Komunën Dajt, në përgjigje të rritjes së madhe të popullsisë në këtë rajon.

Ministria e Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, gjithashtu parashikon aktivizimin e njësive të saj në ndihmë të të papunëve, kualifikim dhe rikualifikim sipas nevojave të tregut etj.

Ministria e Ekonomisë, në një bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Financave dhe Bashkinë e Tiranës, synon nxitjen e bizneseve në tërësi nëpërmjet politikës së krijimit të ambienteve sa më favorizuese dhe asistencës së saj për aktorë të rinj në biznes. Për zonën në fjalë, parashikohet mbështetja e bizneseve në funksion të zonës turistike të Dajtit dhe aktorëve të rinj që do të mund të instalohen me mbarimin e rrugës së Arbërit.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është institucioni që përqëndron më shumë objektiva në Njësinë Bashkiake Nr.4, Komunën Dajt dhe Parkun Kombëtar të Dajtit, duke synuar ruajtjen e vlerave historike dhe zhvillimin e atyre të reja. Objektivat janë në funksion të dy qëllimeve: fuqizimi i Zonës së Kinostudios si qendër e madhe e medias dhe filmit në Tiranë dhe ruajtja e Komunës Dajt, si zonë me destinacion turistik tej kombëtar.

Këta zëra dhe këto objektiva të ministrive të linjës ne do t’i konsiderojmë në mënyrë më të plotë në pjesën IV.4, kur të ndërtojmë Planin e Veprimit të Marketingut territorial të zonës.

IV.3 Të dhënat statistikore sipas pyetësorit Me analizën e pyetësorit, studimi ynë mbi ndërtimin e një modeli manaxherial,

bazuar në marketingun territorial, konkretizohet në zonën e Kinostudios, duke përmbushur kështu edhe qëllimin kryesor të tij.

Siç e theksuam edhe në fillim të këtij studimi, kur folëm për metodologjinë, thamë se për realizimin e studimit, është kryer një kërkimi empirik. Janë mbledhur të dhëna sekondare nga institucione të ndryshme, të lidhura me territorin e zonës sonë të studimit – Zona Kinostudio, (të cilat ne i renditëm dhe shpjeguam më sipër) dhe të dhëna primare, nëpërmjet një sondazhi të kryer tek banorë dhe aktorë të tjerë të zonës

Page 129: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

117

sonë të studimit, nga interpretimi i të cilave ne kemi marrë vendime për të ndërtuar model manaxherial të zonës në fjalë, bazuar në marketingun e territorit. Të dhënat janë marrë nëpërmjet intervistave direkte me banorë të zonës së Kinostudios dhe rreth saj, të cilët shprehin kështu opinionin e tyre për gjendjen, potencialet dhe zhvillimin perspektiv të kësaj zone.

Para se këto të dhëna të trajtohen dhe analizohen sipas metodës statistikore sasiore, cilësore dhe metodave shoqëruese dhe krahasimore, le të parashtrojmë pyetjet e ngritura në pyetësor si për nga përmbajtja e tyre, ashtu edhe për nga qëllimi në funksion të studimit :

Cila është kategoria juaj profesionale? (statusi social që keni) Kjo pyetje ka për qëllim që të marrë informacion mbi formimin profesional

mesatar të komunitetit apo shkallës së tyre të edukimit. Pra, nëpërmjet përgjigjeve, ne mund të marrim informacion mbi strukturën e popullsisë së qytetarëve tanë të zonës së Kinostudios. Statusi i tyre social është përcaktues në opinionet e dhëna. P.sh. një specialist i lartë, nje student apo një i papunë, kanë vizione të ndryshme për zonën tonë dhe Tiranën në tërësi.

Situata juaj civile, Mosha dhe Gjinia? Duke drejtuar këtë pyetje, ne marrim informacion gjithashtu mbi bazë gjinie për

çështjet tona të zhvillimit të territorit. Ku jeni rezident? Nëpërmjet kësaj pyetje ne duam të dimë se si gjykojnë qytetarët rezidentë dhe ata

jo rezidentë për potencialet dhe vlerat e zonës, si edhe për faktin se si janë marrëdhëniet mes tyre, në të gjithë hapsirën ekonomike që studjojmë. Kështu ne mund të formojmë një ide sa më të plotë mbi ata qytetarë që përfitojnë direkt nga marketingu territorial.

Njësia /biznesi ku ushtroni aktivitetin? Të dhënat apo shifrat që marrim nga kjo pyetje, kanë rëndësi për natyrën

ekonomike të marketingut territorial. Qëllimi është përdorimi i metodës krahasimore mes qytetarëve: sa prej tyre gjykojnë si qytetarë me interesa komunitare të përbashkëta dhe sa të tjerë e lidhin marketingun me interesin e tyre të biznesit, apo çfarë vendi zë biznesi social ndër ta.

Çfarë vlerësoni në punën/aktivitetit tuaj? Në studimin tonë ne na duhet të dimë mendimin e qytetarëve për cilësinë e

qeverisjes lokale apo qendrore, ambientin e biznesit apo vetë kushtet gjeografike të zonës. Nëpërmet këtyre opinioneve, ne mund të gjykojmë mbi peshën e këtyre elementëve në mbarëvajtje ose jo të aktivitetit të aktorëve tanë.

A jeni i interesuar për një zhvillim kompleks të zonës apo vetëm për aktivitetin tuaj?

Kjo pyetje lidhet disi me pyetjen 4, por këtu ka një veçori: e marrim mendimin e qytetarit direkt duke i dhënë atij alterantiva përgjigje.

Cilat janë sipas jush vlerat e zonës? Edhe nëpërmjet kësaj pyetje, ne marrim opinion dhe gjykimin e qytetarit tonë

mbi vlerat e zonës d.m.th. cilat janë elementet që atij i duken më shumë atraktivë për jetën e tij dhe si imazh pozitiv për zonën e Kinostudios në Tiranë dhe më gjerë.

Çfarë sugjeroni për zhvillimin e mëtejshëm të zonës? Kjo pyetje është me rëndësi të veçantë sepse çdo politikë që ndërmerret ka për

objektiv përmirësimin e mirëqënies së qytetarit dhe familjes së tij. Për këtë arsye

Page 130: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

118

duhet të jemi të mirëinformuar për pritshmëritë e aktorëve të zonës. Informacioni i marrë do të na vlejë për të përcaktuar objektivat.

Marrëdhëniet mes rezidentëve dhe jo rezidentëve? Marrëdhëniet ndëraktive mes aktorëve janë objekt themelor në marketingun

territorial. Por, ato do të ishin të mangëta nëse nuk njohim mirë marrëdhëniet mes vetë qyetarëve rezidentë dhe jo të tillë, sepse janë pikërisht ato marrëdhënie që krijojnë shtratin e nevojshëm dhe ambientin për një jetë komunitare sa më qytetare.

Çfarë do të donit të bënit ndryshe ? Kjo pyetje nuk duhet të ngatërrohet me pyetjen 8, sepse këtu qëllimi është të

marrim opinion se sa të qëndrueshëm janë aktivitetet e bizneseve apo se sa aktorët ndjehen konfort në punën e tyre. Këto të dhëna sigurojnë garanci në përpunimin e objektivave tona të zhvillimit.

Çfarë ju intereson më shumë në zonë ? Kjo pyetje duhet si “retorike”. Por nuk është e tillë. Ajo e lejon qytetarin të

shprehet për pikat më tërheqëse të zonës, për të cilat ai ndjehet krenar që në një mënyrë apo një tjetër ai është pjesë e saj

Tabela e mëposhtme paraqet pyetësorin, i cili është plotësuar nga 994 qytetarë:

Page 131: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

119

Të dhënat e mëposhtme, të cilat i kemi grupuar në formën e tabelave, janë marrë

duke shpërndarë këtë pyetësor në 994 qytetarë. Qytetarët e pyetur kanë qënë të shpërndarë në të gjithë zonën: pranë Porcelanit, Ish Kinostudio, Ish Shkolla e Bashkuar, Rruga-Ura, Rrapi Trish (Tufinë), Teleferiku dhe Fresku.

Page 132: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

120

Tabela 4.2: Gjendja civile, mosha dhe gjinia

        GJENDJA   CIVILE 

      MOSHA 

     GJINIA 

 

Familjarë

Familjarë pa fëmijë

Beqarë

deri 20 vjeç

deri 30 vjeç

deri 40 vjeç

deri 50 vjeç

deri 60 vjeç

Femra

Meshkuj

       68

% 12

% 20

% 24

% 22

% 28

% 15

% 11

% 52

% 48

%        

- Qytetarë që kanë marrë pjesë në plotësimin e pyetësorit janë më shumë

familjarë. - Të interesuar sipas moshës, janë qytetarë deri në 40 vjec dhe më pak

ata mbi 60 vjeç. - Ka më shumë femra të pyetura, sesa meshkuj.

Tabela 4.3: Rezident/jo rezident, njësia e aktivitetit dhe profesioni

Qytetarët e pyetur, ndërsa vepronin më aktivitetin e tyre/ose jo në zonën tonë në

territorin e Kinostudios, janë shumica rezidentë, kundrejt atyre jo rezidentë dhe shumë më pak jo rezidentë jashtë Tiranës.

Numri më i madh i tyre kryejnë veprimtari vetëpunësimi dhe shërbimi. Më pak punojnë në njësi prodhimi. Ndërkaq, sipas profesionit, qytetarët e pyetur janë në numër më të shumtë ata me arsim të mesëm, më pas vijnë ata me arsim të lartë, më pas nxënësit/studentët dhe në fund të papunët.

Kjo shpërndarje do të na ndihmojë më mirë në përpunimin e konkluzioneve tona.

Page 133: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

121

Tabela 4.4 : Vlerësimi, interesi për zonën dhe vlerat e saj

Zonën P.lokal Objekt. Fitimi Të tjera

Kompleks

Aktiv. pers.

Zonal Tirana Asnjë Biznesi

Media Turizmi

13% 21% 17% 40% 9% 12% 39% 8% 28% 13% 21% 49% 30%

VLERESIMI NE AKTIVITET INTERESI PER ZHVILLIM VLERAT E ZONES

Zona jonë vlerësohet relativisht pak, ndërsa fitimi apo aktiviteti personal

paraqesin vlerë shumë më tepër. Ata që mendojnë se Tirana duhet të zhvillohet si e tërë janë pak, në krahasim me

ata për të cilët interesi për aktivitetin personal është shumë më i madh. Ata që mendojnë se media dhe industria e saj instaluar aty paraqet vlerë për

zonën, janë një numër i konsiderueshëm. Një numër më i vogël mendon se turizmi në Dajt duhet të zhvillohet më shumë.

Tabela 4.5: Marrëdhëniet mes rezidentëve dhe jo rezidentëve si dhe sugjerime

Pozitive Negative Problematike Infrastruktura Parqe Biznes Turizëm Edukim

59% 17% 24% 31% 12% 9% 29% 19%

Marrdh. Mes rezidentëve Sygjerime për zhvillim

Në zonën tonë kryejnë aktivitete aktorë të ndryshëm dhe punonjësit janë shumica

jo rezidentë (në institucione dhe median televizive), por marrëdhëniet mes rezidentëve dhe jo rezidentëve janë pozitive.

Ata sygjerojnë se burimet e zhvillimit janë, por pengon infrastruktura, e cila duhet të jetë më e zhvilluar.

Turizmi ka hapsira zhvillimi.

Tabela 4.6: Interesat në zonë të qytetarit dhe çfarë ai do të bënte ndryshe

Klima Ndor. Ulët Prania mediave Pozici. gjeograf Biznesi vogëlFëmijët në media Kurse Inf. Cilësor

27% 27% 25% 21% 11% 30% 21% 38%

Interesa për elemente të zonës Cfarë do të bënin ndryshe

Qytetarët janë të interesuar dhe njohin vlerat e zonës. Ata ndajnë të njëjtin

opinion për elementët e saj pozitivë si klima dhe ajri i pastër, ndotja e ulët, prania e

Page 134: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

122

mediave tv, teleferiku i Dajtit dhe pozita gjeografike, me pothuaj në të njëjtën përqinde.

IV.4 Marketingu territorial në Zonën e Kinostudios Duke patur rezultatet, si nga të dhënat parësore,ashtu edhe ato dytesore, si dhe në

vijim të literaturës së shqyrtuar mbit ë gjitha elementet e marketingut territorial, si dhe modelit manaxherial, bazuar në të, ne mund të ndërtojmë modelinmanaxherial të zonës së Kinostudios, bazuar në marketingun e territorit, duke arritur edhe në fazën përfundimtare të studimit tonë.

IV.4.1 Objektivat Mbi bazën e strategjive të zhvillimit të trajtuara si më sipër nga Bashkia e

Tiranës, Njësia Bashkiake Nr.4, Ministritë e linjës dhe Komuna Dajt, përcaktojmë objektivat e përgjithshme të marketingut territorial të zonës së Kinostudios, të cilat janë:

• Zhvillim territorial mbi bazën e një modeli të ri planifikimi hapsinor, gjithëpërfshirës dhe të integruar, i cili garanton menaxhimin dhe kontrollin mbi territorin, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitjes së turizmit;

• Bashkërendim mes objektivave të planifikimit dhe zhvillimit territorial me vizionin në nivel të Bashkisë së Tiranës, si dhe objektivave të përcaktuara në instrumentet në nivel kombëtar;

• Vlerësim të potencialeve ekzistuese dhe perspektive të territorit; • Përmirësim dhe zhvillim të infrastrukturës zonale sipas standarteve të

BE-së dhe në mënyrë të veçantë, nxitja e përmirësimit dhe zhvillimit të infrastrukturës së transportit, në mbështetje të krijimit të një hapësire ekonomike të integruar në nivel rajonal e më gjerë;

• Promovimi dhe mbrojtja e mjedisit tashmë turistik të zonës së Kinostudios, duke nxitur rehabilitimin e disa terreneve të ndotura (rreth IKV dhe dy anëve të lumit të Tiranës në këtë haspirë të gjerë, ambientet përreth ish-Kinistudios, rruga-Ura) dhe të tjera të identifikuara, në përputhje me standardet e BE-së;

• Nxitja e zhvillimit të shpejtë, të balancuar dhe të qëndrueshëm social, brenda territorit të zonës sonë të studimit, nëpërmjet një bashkëpunimi institucional, por edhe ndërmjet qytetarëve të Bashkisë së Tiranës, Njësisë Bashkiake Nr.4 dhe Komunës Dajt;

• Nxitja dhe mbështetja e kapitalit social, si një mjet ekonomik zhvillimi me impakt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, duke rritur kohezionin social në këtë komunitet;

• Shfrytëzimi i kapaciteteve mediatike televizive në shërbim të qytetarëve të zonës së Kinostudios, për edukimin e brezit të ri, por edhe për angazhimin më të madh të tyre në këtë ambient të kulturës, dijes dhe biznesit;

Page 135: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

123

• Shndërrimi i hapsirës së banimit rezidencial të Dajtit (rreth Freskut, Teleferikut etj) në një zonë jo vetëm banimi, por edhe me vlera të mëdha turistike, në shërbim të të gjithë Tiranës dhe në nivel kombëtar;

• Përmirësimi i kapaciteteve edukative dhe argëtuese ekzistuese dhe nxitja e atyre të reja, sidomos e kapaciteteve universitare në ish-Shkollën e Bashkuar dhe Tufinë.

IV.4.2 Elementet përbërëse Në Kapitullin II dhe III ne jemi ndalur, ndër të tjera, në analizën e marketingut

territorial si koncept, përmbajtje dhe elementët përbërës të tij, si dhe lidhjen e tij me manaxhimin. Në këtë kapitull, ne identifikojmë, trajtojmë dhe analizojmë elëmentet konkrete të marketingut territorial, i cili ngrihet mbi një terrior tashmë të dhënë dhe të mirëpërcaktuar.

Duke konsideruar teorinë dhe praktikat e marketingut territorial si dhe duke i konkretizuar objektivat tona, me të dhënat e zonës së Kinostudios, ne do t’i ndajmë elementët në tre grupe:

- elemente të brendëshme dhe të jashtme; - elemente të dukshme dhe të padukshme; - elemente tërësore.

IV.4.2.1 Elemente të brendshme

o Rreth 24 institucione publike dhe private (aktorë të mëdhenj) si: Akademia ushtarake “Skënderbej”, 4 shkolla 9-vjecare, 2 Universitete private, Komisariati i Policisë 4, IKV, Drejtoria Rajonale e Arsimit të Tiranës, Qendra e Analizave spitalore, Qendra Shëndetësore 10, Drejtoria e Rajonale e Policisë Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Postës shqiptare, Albtelecom Tirana 2, Media televizive në ish-Kinostudio me 7 kanale, Akademia e filmit “Marubi” dhe Kompania audio-filmike AA.

Page 136: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

124

o

Figura 4.9 Akademia ushtarake “Skënderbej”

Figura 4.10 Laboratori bakteriologjik

Page 137: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

125

Figura 4.11 Qendra kombëtare kontrollit të barnave

Figura 4.12 Qendra spitalore universitare

Page 138: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

126

Figura 4.13 DRPRR

Figura 4.14 Media televizive në ish-Kinostudio

Page 139: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

127

Figura 4.15 Akademia e filmit “Marubi”

Figura 4.16 Ndërtesa e ish-Kinostudio « Shqipëria e Re »

Page 140: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

128

Figura 4.17 Rrapi trishit o Sipas të dhënave tona, në to kryejnë aktivitet dhe hyjnë në aktivitete

ndëraktive rreth 12 mijë vetë (qytetarë rezidentë dhe jo rezidentë). Siç do të shikojmë më poshtë, numri i tyre, në afatmesëm do të jetë rreth 30

dhe të punësuarit rreth 15 mijë vetë. o Rreth 1400 njësi prodhimi dhe shërbimi të karakterit ekonomik dhe

tregtar, ku përfshihen ente prodhimi artizanal, industri e lehtë dhe ushqimore, kryesisht të përqëndruar në Rr. M.Keta dhe Tufinë, njësi shërbimi tregtare me shumicë dhe pakicë, shërbim argëtimi (si p.sh. Teleferiku), lojra dhe terrene sportive.

Mendohet se në to janë të punësuar dhe të vetëpunësuar rreth 9000 vetë. Siç do të shikojmë më poshtë, numri i tyre, në afatmesëm do të jetë rreth 1500

dhe të punësuarit rreth 10 mijë vetë. o Njësi shërbimi restaurant dhe kafe-bar, hotele dhe motele, të shtrira

kryesisht në zonën e Freskut, ish-Kinostudio dhe Linzë. Ato janë rreth 1800 të tilla, me rreth 5600 punonjës. Siç do të shikojmë më poshtë, numri i tyre, në afatmesëm do të jetë rreth

2000, dhe të punësuarit rreth 7000 vetë. o Njësi shërbimi bankar, financiar dhe turistik, me rreth 34 të tilla, të

shtrira në të gjithë hapsirën tonë territorial, por kryesisht në segmentin e fundit të Rrugës së Dibrës dhe atë Aleksandër Moisiu, si dhe afër Freskut. Mendohet se në to punojnë rreth 500 vetë. Siç do të shikojmë më poshtë, numri i tyre, në afatmesëm do të jetë rreth 50

dhe të punësuarit rreth 1000 vetë.

Page 141: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

129

o Treg i hapur, njësi ambulatore të shtrira pothuaj në të gjithë territorin me rreth 320 të tilla. Nga vëzhgimet tona mendohet se në to janë të vetëpunësuar rreth 800 vetë. Siç do të shikojmë më poshtë, numri i tyre, në afatmesëm do të jetë rreth 250

dhe të punësuarit rreth 500 mijë vetë. Nga këto të dhëna, ne kemi në territorin tonë rreth 2024 aktorë, ku vetëm rreth 35

mund të konsiderohen aktorë të mëdhenj me potenciale të larta zhvillimi. Ndërsa, qytetarë residentë ose jo të tillë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre janë rreth 33000. Ndërkaq, duhen shtuar vizitorët aktualë të përkohshëm dhe turistët në Kinostudio dhe zonën e Dajtit, me rreth 3-5 mijë në ditë.

IV.4.2.2 Elemente të jashtme Në elementet e jashtme përfshihen:

o Hotele dhe njësi shërbimi në funksion të rritjes së fuqisë turistike dhe argëtuese të hapsirës së Dajtit. Me rikualifikimin e rrugës së Dajtit, numri i tyre mund të arrijë deri 2000, me numër të punënsuarish deri në 7000 vetë.

o Vila dhe ndërtime banimi, kryesisht në Komunën Dajt, duke rritur numrin e rezidentëve dhe për pasojë, si kërkesën, ashtu edhe ofertën në treg. Numri i banorëve në Komunën Dajt dhe në segmenetin rreth IKV, Freskut dhe ish-Kinostudios, mund të rritet me më shumë se 15-20 mijë vetë.

o Plotësimi i zonës së mediave televizive nëpërmjet fuqizimit të tyre, si dhe instalimit të atyre të reja.

o Turistë nga pjesët e tjera të Tiranës, Shqipërisë dhe të huaj. o Ambientet e reja universitare në ish Shkollën e Bashkuar dhe Tufinë,

duke rritur numrin e qytetarëve të zonës dhe duke përmirësuar kështu ofertën tonë territoriale.

o Njësi shërbimi të karakterit të përgjithshëm dhe ato turistike, si potenciale zhvillimi në të gjithë zonën.

o Njësi edukimi dhe sportive, kulturore dhe arsimore. Ne parashikojmë që brenda afateve të mesme dhe të gjata, të cilat do të trajtohen

të plani i veprimit, zona jonë do të shtohet me rreth 300 aktorë të rinj dhe me një numër të të punësuarish rishtaz për rreth 15 mijë vetë. Nëse do të shtojmë edhe elementin e përkohshëm, vizitorë apo turistë, atëhere ky numër mund të arrijë deri në 20 mijë (shiko Tabelën 4.7 dhe Grafikun)

Evidentimi i këtyre aktorëve, që ne i quajmë elemente të brendshme të marketingut territorial, lidhet ngushtë me qëllimin tonë për përmbushur kërkesat e tyre nëpërmjet një oferte urbane dhe të arrijmë të identifikojmë pritshmëritë e rezidentëve dhe në të njëjtën kohë, të mbështesim vizionin politik-administrativ të politikbërësve dhe vendimmarrësve në territorin tonë.

Page 142: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

130

Tabela 4.7: Gjendja e aktorëve në lidhje me punësimin sot dhe parashikimi në të ardhmen në zonën e Kinostudios

Numri Të punësuar Numri Të punësuar24 12000 30 15000

1400 9000 1500 100001800 5600 2000 7000

34 400 50 1000320 800 250 50

3578 27800 3880 42500GJITHSEJ

Aktorët

Institucionet (publike/private)Njësi prodhimi / shërbimiNjësi shërbimi/turizmiNjësi shërbimi/financeNjësi tregtimi ambulante

Gjendja aktuale Gjendja në të ardhmen

Në mënyrë grafike, paraqitet si më poshtë, duke patur parasysh se në boshtin e x

eshte numri aktual dhe perspektiv i aktorëve dhe, në atë të y numri i të punësuarve aktualë dhe perspektiv.

Ndërkohë që kjo tabelë dhe grafiku i saj trajtohen këtu si rezultat statistikor bazuar te pyetësori, në pikat e mëposhtme, ne do të bëjmë analizën e tyre në funksion të marketingut territorial të zonës së Kinostudios, si dhe Kapitullit IV, në rubrikën Konkluzione dhe Rekomandime.

0

10000

20000

30000

40000

50000

Nr. Nr.

InstitucioneNj.Prodh/shNj.Sh/turizNJ.Sh.financNj.Trg/ambGjithesej

Page 143: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

131

IV.4.2.3 Elemente të dukshme dhe të padukshme Elementet e dukshme dhe padukshme, të cilat i kemi analizuar tashmë në

Kapitullin III, përbëjnë vlera të territorit, të cilat përfshijnë: - ndërtesat e 24 institucioneve publike dhe private, të shtrira në të gjithë

hapsirën, - godinat e banimit dhe shërbimeve, - infrastrukturën rrugore, - telekomunikacionin, - pajisjet me vlera materiale në territor

Pra Kapitalin fizik. Ne mund të vlerësojmë se ky kapital, në mënyrë krahasimore me zonat e tjera të Tiranës, është relativisht i mesëm dhe i vogël, por me perspektivë rritje vlere, siç kemi argumentuar dhe si do të argumetojmë në fazat e planit të veprimit.

Vlerat jomateriale të territorit përbëhen nga: - trashëgimia historike që fillon me vlerat e industrisë së Filmit shqiptar

(ish Kinostudio), të ish Shkollës së Bashkuar dhe hapsirës spitalore; - marrëdhëniet e krijuara mes njerëzve në këto institucione dhe atyre të

tanishme si Teleferiku, Qyteza e Medias televizive, etj; - shoqatat e krijuara kulturore, sportive dhe sociale si dhe pjesëmarrja e

rezidentëve në aktivitetet e Medias televizive; - marrëdhëniet që krijohen vazhdimisht mes rezidentëve dhe turistëve që

vizitojnë median, Dajtin dhe Teleferikun etj. Në setin e vlerave të padukshme, ne do të veçnim gjithashtu besimin. Krijimi i

besimit lidhet raportet mes qytetarëve rezidentë dhe qeverisjen lokale e qendrore mbi gjendjen në zonë dhe perspektivat zhvillimore të zonës së Dajtit dhe territorit të Njësisë Bashkiake përkatëse. Është pikërisht ky besimi, trajta dhe niveli i tij, që prodhon energji të reja në fushën e aktiviteteteve të biznesit dhe edukimit.

Të gjitha këto vlera ne i konsiderojmë “kapital social”, që do të determinojë pozitivisht të ardhmen e “kapitalit fizik” në territorin që studjojmë.

IV.4.2.4 Elemente tërësore Elementet përbërëse të vlerave të dukshme dhe të padukshme, të brendshme dhe

të jashtëme, si dhe menaxhimi i pejsazhit janë analizuar më lart dhe sipas trajtimit teorik, që kemi realizuar në Kapitullin III, ato janë 12 tilla. Ndërkaq, literatura bashkohore dhe teoria mbi marketingun territorial, pohon se numri i tyre është relativ d.m.th. ai varet nga terreni që merret ne shqyrtim si p.sh. karakteristikat natyrore, niveli ekonomik-kulturor i zones, si dhe nga niveli i mirëqenies së rezidentëve.

Nisur nga ky arsyetim, ne mund t’i përshtasim ato me karakteristikat e territorit tonë, të cilat marrin trajtat e mëposhtme:

Pozicioni gjeografik është një nga vlerat bazë të zonës së Kinostudios. Ai konsiderohet si i përshtatshëm për ndërtesa banim rezidenciale dhe me potenciale të shumta për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, industrisë së medias, njësive të industrisë së lehtë dhe ushqimore në funksion të turizmit. Gjeografia i ka dhënë zonës sonë klimën, ajrin, malin, lumin, largësinë relative

Page 144: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

132

nga qendra historike, por dhe afërsinë me kodrat dhe Parkun Kombëtar të Dajtit.

Infrastruktura që mbetet ende problematike ose thënë ndryshe, akoma jo në standartet e kërkuara, mbetet prioritet i qeverisjes lokale dhe qendrore. Cilësia e saj, është tërësisht në funksion të rritjes së mirëqenies dhe të zhvillimit të turizmit në zonë, si dhe të aktiviteteve të tjera me aktorë të rinj zhvillimi.

Sistemi i shërbimeve është në vartësi të dy faktorëve: infrsatrukturës dhe kualifikimit të personelit të shërbimit. Të dy këta elementë janë defiçitar në territorin tonë, prandaj dhe objektivi është rritja e cilësisë së tyre, me qëllim që territori ynë të marri statusin e një zone të preferuar të Tiranës dhe mundësisht të gjithë Shqipërisë.

Kapacitetet njohëse/dijeve lidhen sa me edukimin, aq edhe me trashëgiminë kulturore dhe zakonet. Mendohet se territori ynë vuan aktualisht nga prurjet e reja prej zonave jo urbane, puna me të cilët (si për gjithë zonat periferike të Tiraëns) mbetet sfidë e qeverisjes qendrore dhe lokale. Mendojmë se marrja e dijeve nuk lidhet domosdoshmërisht me territorin, pasi ato mund të merren edhe jashtë tij dhe jashtë Shqipërisë, por dijet bazë, nivelet fillestare dhe të mesme, kërkojnë angazhime shumë serioze të pushteteve.

Prona e patundshme është një sfidë për Qeverinë shqiptare, çështjet e së cilës lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit gjithashtu. Nga konsultimet tona me këtë dosje rezulton se në Njësinë Bashkiake Nr.4 dhe në Komunën Dajt, institucioni i pronës është vendosur në sistemin modern dhe zgjidhjet kanë qenë shpresëdhënëse, krahasuar me zona të tjera të Tiranës.

Gjykojmë se kjo përbën një arritje dhe një vlerë për aktorët e territorit në planet e tyre të zhvillimit afatmesme dhe afatgjata.

Trashëgimia kulturore bashkë me karakteristikat shpirtërore konsiderohen vlera të padukshme të territorit me peshë të madhe. Kështu mund të rendisim disa cilësi të rezidentëve tanë, si: mikpritja, kujdesi për objektet e trashëguara historike në fushën e ndërtimeve të vjetra, objekte kulti, kujdesi për parkun kombëtar të Dajtit, mënyra të veçanta të gatimit dhe kuzhina tradicionale, vendosja e marrëdhënieve pozitive me të ardhurit nga rrethe të tjera, etj.

Ajo që evidentohet si e metë, lidhet me anazhimin e dobët të strukturave zyrtare dhe organizatave shoqërore për të promovuar në mënyrë vizive dhe me instrumente promocioni vlerat e zonës jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në nivel ndërkombëtar. Ndoshta këtu përfshihet edhe puna e pamjaftueshme e Ministrisë së linjës (MTKRS).

Shkëmbimet ekonomike dhe kulturore janë themelore për territorin, sepse pikërisht jetesa dhe zhvillimi i tij varet më shumë nga rezidentët dhe jo rezidentët që jetojnë dhe veprojnë në të. Prandaj dhe dimensioni i veprimtarisë së aktorëve është jo vetëm tej lokal, por edhe tej Tiranës.

Nga kjo analizë e elementeve tërësore, ne mund të nxjerrim konkluzionin se vlera e territorit lidhet ngushtë me dy synime themelore :

1. Përmirësimin e ambientit dhe të vetë shoqërisë (komunitetit, qyetarëve/rezidentëve) e cila duhet të reagojë ndaj zhvillimeve në territor – edhe si subjekt edhe si objekt – në një linjë dinamike, bashkërenduese dhe bashkëpunuese,

Page 145: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

133

2. Rritja e vlerës së hapsirës territoriale, e cila rritet me rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit ndërmjet aktorëve që jetojnë dhe veprojnë në atë territor.

Ne gjykojmë gjithashtu se këto konstatime propozuese bashkë me planet e zhvillimit të Bashkisë së Tiranës dhe ato të Komunës Dajt, bashkë me ato të Ministrive të linjës do të mundësojnë që zona e Kinostudios të arrijë të marrë statusin preferencial, ashtu si aktualisht konsiderohen zona të Parku dhe Liqeni i Tiranës apo Selita.

IV.4.3 Fazat Bazuar në strategjitë e zhvillimit të strukturave zyrtare, ne ndërtuam objektivat

konkrete të territorit - zona e Kinostudios, disa prej të cilave janë paraparë nga plani i zhvillimit të territorit të Bashkisë së Tiranës. Ndërkaq, metoda jonë studimore vijon me Modelin manaxherial të propozuar në Kapitullin III, i cili përfshin edhe ndërtimin e planit të veprimit, zbatimin e të cilit ne ia sugjerojmë vendimmarrësve lokalë dhe qendrore, për ta konsideruar në përpunimin e politikave të tyre zhvillimore.

Sipas modelit tonë të propozuar, analizojmë tani parimet dhe 4 fazat e modelit të manaxhimit, bazuar në marketingut territorial:

- Analizimin e të dhënave - Hartimin e objektivave - Hartimin e Strategjisë - Hartimin e Planit të Veprimit, me afatet kohore përkatëse.

Le të sohim se si do t’i aplikojmë këto faza në rastin tonë të studimit.

IV.4.3.1 Formulimi i modelit manaxherial Faza e parë zhvillohet në hapat nga 1 deri në 5, ku ne përcaktojmë « recetën »

tonë të studimit: Hapi I: Analizojmë situatën, duke përdorur informacionin e siguruar në lidhje me

studimin tonë, Oferta jonë territoriale lidhet me informacionin që kemi siguruar mbi:

• Tregjet : Ambienti i biznesit në hapësirat administrative të Njësisë Bashkiake Nr 4 dhe në

Komunën Dajt konsiderohet i mjaftueshëm nga këndvështrim legal dhe mbështetja e autoriteteve lokale. Nga Tabela III.10 dhe Grafiku III.11 shikojmë se ambienti i veprimtarisë së aktorëve tanë është plotësuar me 5 grupe :

1. institucionet publike/private, 2. njësitë e prodhim/shërbimit, 3. njësitë e shërbim/turizmit, 4. njësitë shërbim/financë e banka, 5. si dhe njësi tregtare të hapura dhe ambulante.

Në ambientin tonë veprojnë dhe ndërveprojnë 3578 aktorë, me perspektivë për të qenë në vitet e ardhshme 3880 aktorë. Konstatojmë se kërkesa është në rritje, si për

Page 146: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

134

produkte dhe shërbime financiare/bankare, ashtu edhe për ato turistike dhe hoteleri. Polet tërheqëse të rritjes së numrit të rezidentëve dhe vizitorëve (të jashtëm dhe brendshëm) mbeten qyteza e Medias, Akademia ushtarake, Teleferiku dhe zonat rezidenciale banimi rreth Linzës dhe Freskut, por edhe rreth ish-Kinostudios dhe ish-shkolla e Bashkuar.

Të gjithë këto elemente, kanë impakt direkt në tregun apo mbientin tonë të territorit, duke na dhënë një tabllo interesante të tregjeve, të ndara sipas interesave të grupeve si më sipër. Kështu, në analizën tonë ne konkludojmë se tregjet rreth Freskut, Teleferikut, Chateaux Linza dhe ish-Kinostudio përbëjnë segmente të tregut me zhvillim të shpejtë, në raport me pjesët apo segmentet e tjera të tregut.

Për të arritur në këtë segmentizim të tregut ose hapsirës sonë ekonomike-kulturore dhe turistike, përdorim kriteret e mëposhtme:

• Kriteret 1. Sociale/demografike d.m.th. niveli i mirëqenies së rezidentëve në ato

zona, numri i vizitorëve të brendshëm dhe të jashtëm, rritja e numrit të banorëve me intensitet, si lëvizje mekanike nga qytetet e tjera të Shqipërisë, por edhe nga lagje të ndryshme të Tiranës,

2. Gjeografike/ekonomike d.m.th. se segmentet e përmendura më sipër janë rrjedhojë e kushteve gjeografike më favorizuese, terreni, klima, por dhe infrastruktura më cilësore bashkë me pikat tërheqëse turistike,

3. Personaliteti dhe stili i jetës në të gjithë territorin tonë është “tiranas”, por i përzer me të ardhur nga shumë rajone të vendit. Kjo përzierje thjesht ka rritur kohezionin ndërqytetar dhe pasuruar kulturën e vendasve, duke i dhënë etiketën “shumëkrahinor” dhe “shumëkulturor”, që përbën një vlerë të shtuar të territorit tonë,

4. Aktorët tanë janë të “specializuar”më shumë në fushën e shërbimeve hoteleri/kafe bare dhe restaurante bashkë me njësi shërbimi në funksion të turizmit. Prandaj dhe aktorët kryesorë këtu, janë të kësaj fushe dhe asaj të ndërtimit. Por, marketingu sugjeron pasurimin e territorit me elemente të tjera të tij, si ato edukative, sportive dhe njësi prodhimi në shërbim të këtij qëllimi,

5. Për klientët e të gjithë territorit, por veçanërisht atyre që kryejnë aktivitete në segmentet e mësipërme, ne sugjerojmë rrjetin e agjencive të turizmit dhe promovimin e vlerave nga to, bashkë me rritjen e kualifikimit të qytetarëve për të ushtruar veprimtarinë e tyre në shërbim të territorit.

Hapi II: Kryerja e analizës së tregut në territorin tonë nën këndvështrim

ekonomik-financiar, Studimi ynë përqëndrohet në fushën e analizës kryesisht për elementet themelore

të segmenteve të tregjeve që cituam në Hapin I, si dhe të ambientit tregtar në tërësi. Në këtë linjë ne duhet të shtojmë pozicionin e favorshëm të tregjeve të territorit vendosur mes rrugëve kryesore si segmenti i fundit i Rrugës së Dibrës, M.Keta, A.Moisiu, zona e Freskut, Unazës së Madhe, fillimi i Rrugës së Arbërit dhe Rruga e Dajtit pranë Parkut Kombëtar.

Por, në territorin tonë, tregu themelor është dhe mbetet tregu i medias televizive dhe industria e filmit, krahas aktorëve të tjerë privatë ekonomikë, me impakt tej zonal dhe kombëtar, të përmenduara më lart. Aktorët që veprojnë në këtë treg të madh nën një diversitet të dukshëm, kanë mundësuar rritjen e vlerave ekonomike-financiare të zonës së Kinostudios nga viti në vit. Sipas vëzhgimeve tona, rezulton se kjo hapsirë

Page 147: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

135

ekonomike dhe tregtare jep rreth 9 për qind të prodhimit të përgjithshëm të rrethit të Tiranës, duke e përfshirë këtë zonë në “zonën me të ardhura të mesme”, me tendencë për të konkuruar në të ardhmen zona më të ardhura të mesme dhe të larta, si ajo rreth Liqenit të Tiranës, në Farkë apo në Selitë.

Duke bërë këtë segmentizim të tregut në territorin tonë, ne mundemi kështu të formulojmë më mirë ofertën tonë, duke evidentuar edhe resurset potenciale të tyre. Kjo panoramë nuk mund të mos jetë tërheqëse për aktorë të tjerë potencialë edhe jashtë Tiranës, investitorë, biznese të ndryshme, si dhe ndërtues për qëllime turistike.

Hapi III: Marrim në studim dhe në analizë ambientet përreth zonës së

Kinostudios, të cilat do të na shërbejnë në hartimin e ofertës Ky hapë i tretë i fazës së pare, lidhet me elementet e ambientit që veprojnë ndaj

situatës dhe dinamikave të tregjeve. Në zonën tonë të studimit, ne i kemi veçuar ambientet e mëposhtme si përcaktuese, në suksesin e ofertës sonë, në kuadrin e përmbushjes së objektivave:

Ambienti natyral lidhet me gjeografinë e territorit të zonës së Kinostudios, për të cilin ne gjykojmë se është ose përbën element të vlerës së shtuar veçanërisht për tregjet në tërësi, segmente të caktuara të tyre (hapsirës ekonomike-turistike) në vijim të Rrugës A.Moisiu dhe Rruga e Dajtit përfshi zonën e Teleferikut deri në kufi me Parkun Kombetar të Dajtit. Ky ambient karakterizohet nga klima e shërndetshme, ajri i pastër dhe mungesa pothuaj krejt e ndotjeve akustike.

Ambienti natyral i territorit është favorizues në zhvillimin e tregjeve dhe turizmit, zonës rezidenciale të banimit, etj.

Ambienti demografik lidhet me strukturën e popullisë dhe shkallën e saj të edukimit. Sipas edhe Tabelës III.5, mbështetur në pyetësorin tonë, ne mund të paraqesim këtë informacion:

• Me arsim të lartë, 19%

• Me arsim të mesëm 25%

• Të pakualifikuar 16%

• Shtepiake 14%

• Nxënës/stdudentë 13%

• Të papunë 11%

Duke shtuar treguesin e numrit të popullsisë, që ka tendencë të rritet, si

favorizues për zhvillimin e zonës, ne mund të shtojmë se rezidentët përbëjnë një përqindje relativisht të vogël me kualifikim të lartë dhe mesëm. Megjithëse karakteri ekonomik i zonës është tej lokal dhe madje tej Tiranës, marketingu ka për qëllim mirëqënien e rezidentëve, qytetarëve banorë në të. Prandaj konkludohet se kjo strukturë dhe sidomos numri i madh i shtepiakeve dhe të papunëve tregon ose që ata qytetarë nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar ose tregu nuk mund të thithë këtë

Page 148: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

136

kontigjent mjaftueshëm, sepse mungojnë politikat realiste të zhvillimit nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Ambienti politik nënkupton vizion të pushtetit lokal dhe qendror të zgjedhur në mënyrë demokratike. Një ambient demokratik prodhon një marrëdhënie besimi mes qytetarëve dhe pushtetit (politikës), gjë që lejon çlirimin e energjive individuale dhe komunitare për zhvillim ekonomik dhe kulturor.

Ne mendojmë se ambienti politik në zonën tonë territoriale është përgjithësisht favorizues dhe stimulues. Themi përgjithësisht sepse në disa vonesa në ndërhyrje ose nga mos aplikimi i politikave urbane adekuate, sidomos hapsira ndërtimore rreth Freskut, Linzës dhe Teleferikut nuk gëzojnë parametrat sipas standarteve europiane dhe herë pas here vështirësojnë qarkullimin e automjeteve.

Ne do të sugjeronim një plan urban urgjent të Komunës Dajt, me mbështetjen e Qeverisë, për të mos lejuar më tëj kryerjen e ndërtimeve që thyejnë normat moderne urbane.

Ambienti ekonomik dominues në territorin që analizojmë përbëhet kryesisht nga shërbimet kafe-bar dhe restaurante, hoteleri, disa shërbime të industrisë së lehtë në zonë e Tufinës ose Rrapi Trish si dhe qyteza e Medias (nën këndvështrimin e biznesit të tyre). Këto karakteristika rrjedhin nga natyra e zonës së Kinostudios e cila karakterizohet më shumë nga dimensioni turistik se sa ekonomik.

Edhe në të ardhmen gjykojmë se territori do të ruajë këto karakteristika si një zonë turstike, shërbimesh dhe e medias.

Ambienti kulturor lidhet me traditat që ofrojnë rezedentët në territor por edhe me rrezatimin kulturor të aktorëve të veprojnë aty. Në këtë kuptim veçohen vlerat e kulturës historike të fshatrave të Dajtit, të ish-Kinostudios apo vlerat kulturore të kanaleve të shumta televizive si Klan TV, ABC, ORA NEVVS, CHANNEL ONE, KOHA TELEVISION, TELENORBA, SCAN TV, A1, Radio Plus2 si dhe Akademia e Filmit.

Ne gjykojmë se ambienti kulturor ndikon dukshëm në edukimin e qytetarëve të zonës sa nëpërmjet futjes në marrëdhënie me to, aq edhe duke u përfshirë në aktivitetin e tyre si të punësuar ose spektarorë në emisione të ndryshme televizive.

Hapi IV: Vlerësojmë se sa konkurrues jemi në ofertën tonë, Vlerësimi i ofertës sonë do të thotë vendosja e një territori në konkurrencë me

territoret e tjera, në mënyrë që të arrijmë ta shesim atë si produkt drejt blerësve potencialë. Zona e Kinostudios shndërrohet kështu në një mega-produkt kompleks, me cilësitë apo vetitë e tij kryesore të përmendura në Hapat I, II dhe III.

Si çdo produkt, territori ynë ka koston e vet dhe shitja e tij duhet të mbulojë këtë kosto dhe të arrijmë të marrim fitimin e parashikuar. Dhe, këtë vlerësim ne e arrijmë duke përdorur metodën komplekse, që përfshin këto karakteristika :

1. Zona ka një kapacitet kapitali ekonomik të konsiderueshëm që, sipas analizave tona jep rreth 9% deri në 10% për qind të prodhimit të përgjithshëm të Tiranës. Ajo tashmë dallohet për kapacitete njerëzore të afta që të përballojnë sfidat e ardhshme me kushtin që vemendja e qeverisë lokale dhe qendrore të jetë më e dukshme.

2. Zona ka aktualisht rreth 3600 aktorë që, brenda një afati të mesëm kohor, aty parashikohet të veprojnë deri në rreth 4000 të tillë.

Page 149: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

137

3. Polet tërheqëse magnetike që përbëjnë zemrën e zonës janë në zhvillim të pandërprerë: qyteza e Medias, zona rezidenciale rreth Freskut, zona turistike e Rrugës së Dajtit, Teleferikë-Linzë si dhe nyja lidhëse mes Unazës së Madhe dhe Rrugës së Arbërit të Rrapi Trish.

4. Infrastruktura duhet të përbëjë vlerë të territorit, por fatkeqësisht për kohën që kryhet ky studim, ajo paraqet mangësi dhe mund të ulë vlerën e produktit tonë.

Profesionalizëm ose ofrim të vendeve të punës për qytetarë të kualifikuar. Ky dimension rrit vlerën e produktit sepse në të gjitha segmentet e tregjeve të përmendura më sipër, ofrohen shërbime që kërkojnë profesionalizëm si në Media ashtu dhe në shërbime tregtie, financiare, etj. Veçohet këtu Akademia Marubi që ofron filmin shqiptar apo të huaj për qytetarët tanë, po ashtu dhe nën kërkesat e ambasadave të huaja në Tiranë.

5. Imazhi është shumë i rëndësishëm për një territor të caktuar dhe ashtu sic e kemi theksuar edhe në kapitujt e mëparshëm, ai realizohet nëèërmjet politikave te komunikimit apo të promocionit të territorit. Gjendja aktuale ka lejuar formimin e një imazhi pozitiv si në Tiranë dhe jashtë saj, madje dhe ndërkombëtar për të gjithë zonën e Kinostudios, kryesisht të poleve kryesorë të saj të përmendura më lart.

6. Vlerat njerëzore lidhen me kulturën dhe traditat pozitive të rezidentëve dhe jo rezidentëve bashkë me vizitorët e shumtë nga gjithë Shqipëria, që ne i konsiderojmë pozitive.

Pas evidentimit të këtyre vlerave, ne mund të ngremë territorin tonë dhe ta vendosim atë përballë territorëve të tjerë konkurrentë. Në gjendjen aktuale që është zona jonë, ofrohet si konkurrente me zonat e tjera të Tiranës dhe më gjerë dhe, me propozimet dhe rekomandimet tona në Kapitullin IV, ne mendojmë se fuqia e saj konkurruese do të rritet dhe forcohet shumë.

Hapi V: Bëjmë sintezën e vlerësimit të ofërtës sonë përballë kërkesës në territorin

tonë të Kinostudios. Nëpërmjet këtyre katër Hapave, ne arrijmë të ndërtojmë treguesit sintetikë mbi

nivelin e oportuniteteve për çdo segment të studjuar, ku mund të konkludojmë si më poshtë:

Tregu ynë, ku veprojnë rreth 3600 aktorë, me theksim turistik dhe shërbimesh si dhe media televizive, paraqet potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi me efekt tej zonal. Nisur nga përmasa ekzistuese dhe zgjerimi i tij potencial në të ardhmen, brenda një afati 5 vjecar, këto potenciale do të realizohen duke e shndërruar Zonën e Kinostudios ndoshta në zonën më atraktive të gjithë Tiranën dhe më gjerë.

IV.4.3.2 Përcaktimi i objektivave Faza e dytë lidhet me përcaktimin e ambicies dhe objektivave që, për rastin tonë

të studimit përbën një hap (të vetëm, të kësaj faze). Oferta jonë territoriale identifikon 3 objektiva të

mëposhtme, në funksion të përmbushjes së qëllimit tonë të studimit: Krijimit të një ambienti të zhvilluar ekonomik, social dhe kulturor të zonës së Kinostudios, si

Page 150: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

138

pjesë e territorit të Tiranës, që të ndihmojë në rritjen e mirëqënies së rezidentëve dhe jo rezidëntëve.(analizuar në Kapitulli I, Hyrje)

o Objektiva strategjik: Zhvillimit ekonomik-social i territorit të Kinostudios si pjesë pjesë integrale e zonave të ndryshme territoriale të Tiranës dhe përreth saj, bazuar në Planet Strategjike ekonomike-sociale të Qeverisë në nivel të Qarkut të Tiranës dhe kombëtar,

o Objektiva të përgjithshëm territorial: Realizimi i Planit Strategjik urban të Tiranës dhe atij të Komunës Dajt për sektorët e infrastrukturës, turizmit, kulturës si dhe raporteve të marrëdhënieve mes tyre,

o Objektiva specifikë si nën-objektiva: përmirësimi i ambientit të biznesit, njohja me vështirësitë e aktorëve ekonomnikë e tregtarë që veprojnë në hapsirën veprimtarisë ekonomike në Chateaux Linza, Fresku, Teleferiku dhe ish-Kinostudiosë; asistencë agjencive turistike dhe atyre që promovojnë vlerat kulturore, historike dhe natyrore të territorit; krijimi i lehtësive dhe nxitja e veprimtarive bankare dhe financiare në ndihmë të individëve dhe aktorëve të fushës së biznesit; nxitja e kualifikimeve për profesione më të kërkuara në territor si psh turizëm, biznes i vogël dhe mesëm, hoteleri, shërbime tregtare dhe bankare etj.

Këto objektiva ne mundemi t’i përcaktojmë sa më saktë falë disponimit të treguesve dhe informacioneve nga Strategjitë zhvillimore të Tiranës, zonës së Kinostudios dhe Komunës Dajt, si dhe analizës që i kemi bërë të dhënave të pyetësorit, si mendim i marrë drejtpërdrejt nga qytetarët.

IV.4.3.3 Zgjedhjet strategjike Faza e tretë ka të bëjnë me përcaktimin e zgjedhjes sonë strategjike, ku

futen ndërmarrja e dy hapave të tjera: Hapi I: Përcaktimi i ambicjes sonë territoriale Ambicja jonë tashmë është e konturuar bazuar në qëllimin e studimit dhe me

përcaktimin e objektivave: territori i Kinostudios shndërrohet: - në një haspirë me vlera komplekse turistike zonale, lokale, kombëtare dhe

ndërkombëtare; -fiton statusin e një vendi me dimension zhvillimi rezidencial, edukativ kulturor

dhe biznesit në funksion të saj. -ish monumenti histiorik-kulturor, Kinostudio shndërrohet në qytezën e mediave

televizive dhe filmit të Tiranës; Këtë ambicje kolektive ne e mbështesim jo vetëm në analizën tonë të territorit,

por edhe nga njohja dhe konsultimi me Strategjitë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit (Tiranës dhe Komunës Dajt, të analizuar më lart), si dhe objektivave strategjikë (të përcaktuar dhe analizuar në pjesën për metodën). Ambicja, strategia dhe objektivat mbartin kalimin nga një logjikë territoriale në një logjikë produkti, realizimi i të cilave do të shtrihet në kohë:

• afatmesëm deri në 5 vjet, • afatgjatë, deri në 15 vjet.

Përcaktimi i kësaj ambicje nuk lidhet vetëm me polet e mëdha të Zonës sonë të studimit, por edhe me segmentet e tjera të vogla apo të mesme në Njësinë Bashkiake

Page 151: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

139

Nr.4 dhe në Komunën Dajt. Prandaj, ambicja jonë përbën stadin ose hapin ku ngrihet edhe zgjerimi i mjeteve ekzistuese drejt tregjeve të rinj në hapsirën tonë ekonomike dhe rreth saj.

Por, nga ana tjetër, realizimi i saj përfshin jo vetëm strukturat zyrtare, aktorët publikë por edhe angjenci zhvillimi, që fatkeqësisht ende mungojnë në territorin tonë. Studimi ynë ka për synim jo të zëvëndësojë rolin e tyre dhe aq më pak të strukturave zyrtare, por të nxisë nisjen e aktivitetit të tyre që duket shumë i mirëpritur nga komuniteti.

Hapi II: Mbajtja e premtimeve sipas objektivave nëpërmjet bashkëpunimit dhe

politikave të disa strukturave në territorin tonë Kur ne kryejmë pozicionimin e territorit të Kinostudios, në fakt, ne kemi ndërtuar

një politikë territoriale dmth kemi formuluar një zgjedhje përballë konkurrentëve tanë. Këtë e kemi arritur sepse kemi vendosur ose përcaktuar edhe një ambicje, e cila orienton Marketingun territorial dhe nivelin e objektivave, duke konsideruar opsionet e mëposhtme:

Në segmentet e tregjeve që kemi përcaktuar tashmë, ne iniciojmë dhe ruajmë ritmin e zhvillimit në mënyrë që të shërbejnë si shëmbuj nxitës, por edhe besimi te komuniteti ynë dhe më gjerë. Kjo është dhe mbetet jo vetëm në detyrën e strukturave zyrtare, por edhe e aktorëve privatë dhe rezidentëve në territor.

Pozicionimin e territorit tonë, që tashmë ka “çmim” dhe ka marrë formën e një “mega-produkt”, ne e zhvillojmë bazuar te objektivat rigorozisht të miratura sipas strategjive tona të trajtuar më lartë.

Imazhi i territorit realizohet në bazë të një politike komuniki adekuate, në të cilën përfshihen të gjithë aktorët publikë dhe private, si dhe vetë qytetarët. Nuk shikojmë asnjë vështirësi që imazhi i territorit tonë të arrijë të jetë tej zonal, madje kombëtar e ndërkombëtar.

Oferta jonë vijon me pozicionimin e territorit edhe si tërësi burimesh dhe objetivash, të përcaktuara tashmë dhe që duhet të implemetohen në Planin e mëposhtëm të veprimit.

Duke konsideruar sa më sipër, ne seleksionojmë strategjitë tona për tërësinë territoriale dhe aktorët më të spikatur që emetojnë më shumë dhe më shpejt zhvillimin, besimin dhe imazhin.

IV.4.3.4 Plani i Veprimit Faza e katërt lidhet me ndërtimin e Planit të Veprimit, i cili përmbushet

nëpërmjet ndërmarrjes së dy hapave të tjerë të Marketingut territorial Zonës së Kinostudios:

Hapi I: Ndërtimi i marketingut territorial miks Referuar Metodës sonë të propozuar në Kapitullin II, ne caktojmë tani Hapin I të

kësaj faze të tretë, që lidhet me marketingun territorial mix. Atëhere, Marketingu territorial i Zonës së Kinostudios në këtë hap nënkupton koordinimin e planit të veprimeve, në lidhje me elementët e marketingut mix të territorit. Kjo do të thotë se

Page 152: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

140

ekipi që do të implementojë planin e veprimit për arritjen e objektivave tona, duhet të ekzaminojë me imtësi të gjitha politikat në lidhje me produktin territor, objekt i studimit tonë, politikat e cmimit, ato të komunikimit apo promocionit dhe në fund politikat e shpërndarjes së produktit territor.

Sic do të sugerojmë edhe në Kapitullin IV, aktorët që përfshihen në zbatimin e Planit të veprimit janë në radhë të parë strukturat bashkiake dhe qeverisë qëndrore si dhe Komuna Dajt, bashkë me energjitë pozitive të qytetarëve të të gjithë zonës.

Konkretisht, këtu përfshijmë 8 tregues që duhen marrë në konsideratë: 1. Kemi sanksionuar politikat zyrtare ndaj “mega-produktit tonë” që ka

edhe një “çmim”. Vendodhjen e tij në hapësirën ekonomike mes Njësisë Bashkiake Nr 3, 8, dhe Komunës së Dajtit dhe rreth 3600 aktorë publikë dhe privatë që veprojnë ndërmjet tyre dhe me të tjerë jashtë territorit.

2. Njohim tani në detaje politikat lokale administrative, të cilat i kemi trajtuar më lart si dhe kemi tërhequr mendimin e opinionit publik, i cili gjykon:

• Rreth 31% e tij mendon se duhet zhvilluar infrastruktura e cila aktualisht përbën pengesën kryesore të zhvillimit më intensiv,

• 19% e tyre mendojnë se problem është deficiti në formimin arsimor-kulturor (cilësia e edukimit në shkolla lë për të dëshiruar) dhe duhet të ketë më shumë biblioteka dhe parqe argëtuese për të rinjtë. Nga vëzhgimet, në territorin tonë janë instaluar rreth më shumë se 200 lojra fati dhe vetëm 2 librari dhe 1 bibliotekë.

• 29% e tyre mendojnë se fusha e turizmit duhet të jetë primare në zhvillimin e territorit i kombinuar me turizmin kulturor, turizmin gjeografik etj.

3. Besimi i qytetarit dhe aktorëve ndaj vendimmarrësve politike, është shprehur në pyetësorin tonë ku vetëm 21% e tyre vlerësojnë pushtetin lokal dhe administratën si aktorë pozitivë. Ata që vlerësojnë më shumë fitmin e tyre, 49% dhe, resurset e tyre kulturore dhe turistike 21%. Mungesa e besimit ose më saktë ekzistenca e një besimi të ulët mes qytetarëve dhe administratës lokale, ndoshta është një nga përfundimet tona më të rëndësishme që duhet të merret seriozisht në konsideratë nga vendimarrësit dhe politikëbërësit tanë.

4. Shfrytëzimi i aktorëve të mëdhenj për imazhin e zonës së Kinostudios është një drejtim shumë i rëndësishëm i suksesit të Marketingut tonë territorial. Do të mjaftonte theksimi i 7 kanaleve televizive në qytezën e Medias, Teleferiku dhe Akademia “Marubi” për të pritur një tendecë në rritje të aktorëve të tjerë në zonën tonë, si dhe një rritje të numrit të vizitorëve.

5. Promovimi i veprimtarisë së tyre përbën në thelb marketingun më të madh që mund t’i bëhet Zonës së Kinostudios si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

6. Por, gjithashtu, pasi kemi përcaktuar Marketingun territorial miks për tregjet në tërësi dhe për cdo segment në vecanti, ne përcaktojmë edhe politikën e komunikimit. Kjo lidhet me strategjinë e komunikimit miks, e cila tenton të rrisë imazhin e territorit tonë duke cuar kështu në zhvillimin e tij.

7. Komunikimin dhe vlerësimin ne e kemi marre nëpërmjet pyetësorit, ku rezulton se marrëdhëniet mes rezidentëve dhe jo rezidentëve vlerësohen 59% pozitive, 17% negative dhe 24% problematike. Sipas këtyre të dhënave,

Page 153: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

141

konkludojmë se raportet mes tyre konsiderohen të mira dhe që përbëjnë një resurs zhvillimi në të ardhmen.

8. Vëzhgimet tona tregojnë gjithashtu se marrëdhëniet ndëraktoriale janë jo mjaftueshëm të mira. Problemet lidhen me raportet jo mes aktorëve, por mes politikave diferencuese që aktorë publike (si psh Drejtoria e Tatimeve) ndjekin ndaj aktorëve, gjë që cënon jo pak parimin e konkurrencës dhe ul besimin e qytetarëve të strukturat publike.

Hapi II: Planifikimi për të optimizuar planin e veprimeve Planifikimi për të optimizuar planin e veprimeve përbën hapin e fundit të fazës së

tretë dhe të të gjithë procesit tonë të Marketingut tërritorial të zonës së Kinostudios. Kjo etapë konsiderohet esenciale dhe përfshin:

• Planin e detajuar ku ne identifikomë segmentizimin e tregjeve (bërë në fazën e parë), aktorët dhe profilet e tyre (evidentuar dhe analizuar më lart, bashkë me strategjitë zyrtare të planeve të zhvillimit),

• Planin kalendarik të zbatimit të marketingut tonë territorial, që ne e kemi ndarë në përiudhën aftamesëm (5 vjet) dhe afatgjatë (15 vjet),

• Përpunimi i të dhënave që ne kemi siguruar në rrugë zyrtare dhe nga vëzhgimet tona (pyetësori),

• Vlerësimin e tyre, që e kemi trajtuar në Hapat e mësipërm. Në vijim edhe të praktikave të Marketingut territorial si në Itali, Francë apo

Poloni, ne sugjerojmë që, menjëherë pas zbatimit të tij në vitin e parë, autoritetet të rishkojnë Planin e veprimit dhe, duke përdorur këtu metodën eksperimentale, është e mundur të vijohet me më shumë siguri në Planet e tjera të veprimit, për vitetet e ardhshme, mbështetur në Strategjinë e miratuar të zhvillimit.

Page 154: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

142

Kapitulli V

DISKUTIMI I REZULTATEVE, KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

V.1 Konkluzione Analiza e kryer në studimit tonë, në funksion të arritjes së qëllimit tëtij kryesor,

na çon në konkluzionin se trajtimi i disiplinës së marketingut të territorit, si disiplinë relativisht e re, është tejet kompleks. Kemi parë në studimin tonë se ajo trajtohet si një ndërmarrje ndërdisiplinore, gjë që komplikon dhënien e një përkufizimi i cili të përmbajë të gjitha elementet përbërëse.

Pasi kemi analizuar këndvështrimin teorik të marketingut territorial shumëautorësh, ne arritëm të sillnim edhe përkufizimin tonë të ri të marketingut territorial, si më poshtë:

Marketingu territorial është një ndërmarrje komplekse ku përfshihen aktorë

publikë dhe privatë, me objektiva strategjike të përgjithshme dhe specifike zhvillimi, shumëdimensionale: ekonomike, biznesi, urbane, turistike, kulturore dhe sociale, për arritjen e të cilave merren në konsideratë një tërësi faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, të dukshëm dhe të padukshëm dhe mbi të gjitha natyra e marrëdhënieve ndërmjet aktorëve, me qëllimin final rritjen e mirëqënies dhe kohezionit social dhe në një harmoni sa më të madhe mes interesave individuale dhe atyre komunitare.

Këtë përkufizim të ri, ashtu si edhe modelin manaxherial të bazuar në

marketingun e territorit, si edhe konceptet e mëposhtme, ne i ofrojmë për studjuesit dhe agjensitë e ndërtimit të planeve të zhvillimit, të interesuara për marketingun territorial të një zone apo rajoni të të dhënë.

Mbi bazën e studimit dhe analizës sonë, gjykojmë se marketingut territorial, megjithëse një disiplinë relativisht e re e marketingut, po i rritet rëndësia nga dita në ditë, sepse ai paraqet një mjet efikas, nëpërmjet të cilit njësitë territoriale mund të arrijnë të punojnë dhe zhvillohen në mënyrën sa më efiçente të mundshme. Nga analiza jonë tërësore, teorike, konceptuale, metodologjike dhe aplikative, ne mund evidentojmë dy grupe të konkluzioneve:

Teorike të përgjithshme Për zonën tonë të studimit,

Page 155: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

143

V.1.1 Koncepte teorike të përgjithshme Rezultatet apo përfundimet qe kemi evidentuar, si dhe analiza tërësore e

marketingut territorial, si një konceptim më shumë i stilit pragmatik se sa teorik, mundësojnë marrjen e koncepteve bazë të karakterit praktik, të kësaj disipline të re të shkencës ekonomike në Shqipëri. Nëpërmjet këtij studimi, ne arrijmë të ndërtojmë një model manxhimi deri dhe në detaje, me objektiva dhe qëllime të përcaktuara, realizimi i të cilave ka vetëm një qëllim:

Të plotësojë sa më mirë dhe me cilësi sa më të lartë nevojat ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetarëve të territorit.

Koncepti I: Në referencë të teorisë së marketingut territorial dhe praktikës që tashmë ne

njohim, rezulton se planet e veprimit të marketingut territorial, duhet të hartohen për periudha kohore afatmesme apo afatgjata. Ato janë të lidhura ngushtë me analizimin e burimeve natyrore, potencialeve ekonomike të panjohura/pashfrytëzuara, si dhe marrëdhënieve ndërmjet vendimmarrësve dhe aktorëve të rëndësishëm të zonës sonë të Kinostudios dhe më gjerë.

Nga studimi ynë, rezulton se marketingu territorial nuk duhet të njehsohet apo barazohet me politikat e qeverisë qendrore apo lokale. Ai bashkëpunon dhe është një element i rëndësishëm, që ndihmon këto organe, në hartimin sa më të mirë të këtyre politikave, në funksion të përmirësimit të jetës së banorëve të territorit.

Bazuar në objektivat e miratuara si rrjedhojë e ndjekjes së një misioni dhe vizioni për një territor të dhënë, marketingu territorial, përcakon strategjitë dhe planet e zhvillimit të territorit, duke u shndërruar kështu në një mjet efikas për të dhënë një sërë rekomandimesh, si për aktorët lokalë, ashtu edhe për vendimmarrësit politikë dhe administrativë, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së banorëve në territor.

Koncepti II : Modeli manaxherial bazuar në marketingun e territorit të një zone të caktuar,

konceptohet duke e konsideruar zonën tonë, si pjesë pjesë integrale të së tërës. Kjo do të thotë që plani gjykohet që në konceptim, në të gjithë hapsirën ekonomike të Tiranës dhe më gjerë, si një pjesë e saj. Zona jonë konsiderohet si një organizatë apo një ndërmarrje e madhe që :

• Vepron sipas një plani strategjik zhvillimi, i cili analizohet herë pas here për të parë atë çfarë ka bërë, çfarë nuk ka bërë dhe çfarë mund të bëjë më mirë;

• Analizon cilat janë pikat e forta të territorit dhe ndër to, cilat janë ato që premtojnë një zhvillim më të madh, më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm;

• Konkludon në njohuri të plota dhe shkencore, mbi atë se çfarë mund të arrijmë të zhvillojmë në një territor të dhënë, në mënyrë që t’i japim atij një identitet të vetin.

Në këtë koncpetim gjithëpërfshirës, plani ynë strategjik përfshin analizën e elementeve përbërëse të territorit të zonës së Kinostudios, të para ato edhe në raport

Page 156: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

144

me zonat e tjera përreth dhe tej Tiranës. Si segmente zhvillimi të së tërës, zonat në fjalë ne nuk i studjojmë dhe analizojmë vetëm si konkurruese mes njera tjetërs por i studiojmë të lidhura dhe në bashkëpunim me zonën tonë, në funksion të përgatitjes së një oferte që do të kënaqte interesat e aktorëve të ndryshëm. Në studimin tonë ne morëm përgjigje për pyetjen: cila ishte oferta jonë dhe cila ishte kërkesa që duhej të përmbushnim bazuar në forcat zhvillimore të aktorëve tanë ?

Koncepti III: Ky koncept lidhet me dimensionin vertikal dhe horizontal të

bashkëpunimit/kooperimit në rajonin/zonë e studimit, në kuptimin e koordinimit të veprimtarisë organeve të pushtetit lokal, në përputhje më orientimet e marketingut territorial dhe të ndihmuara nga përdorimi i mjeteve që ky marketing vendos në dispozicion të këtij qëllimi. Objektivat e marketingut territorial për një zonë të dhënë, duhet të jenë të lidhura fort me njësitë ose strukturat e larta vendimmarrëse dhe në të njëjtën kohë, këto struktura duhet të zhvillojnë strategjitë e tyre të zhvillimit, të orientuara nga marketingu territorial dhe t’i koordinojnë ato në linjë dhe në përputhje me politikat e përgjithshme të tyre.

Shkalla e efikasitetit të marketingut territorial, varet njëherësh nga koordimi i përbashkët i aktiviteteve mbi marketingun territorial, ndërmjet njësive dhe strukturave në nivel territori. Aktivitetet e lidhura me implementimin e strategjisë së marketingut territorial realizohen gjithashtu në bashkëpunim me organizatat, individët (rezidentët dhe jo rezidentët), si dhe autoritetet vendore dhe qendrore që veprojnë në atë territor. Në këtë këndvështrim, marketingu territorial mund të shfaqet si qasje (teori) që përshtatet dhe që sjell zgjidhje produktive ndaj problemeve të zonës apo rajonit të dhënë, si dhe që jep orientim për rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve në të.

Lidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve, aktorëve në terren dhe institucioneve të edukimit, ngritur mbi një peisazh të dhënë, me karakter mbizotërues mediatik televiziv dhe turistik formon, për trekëndëshin e domosdoshëm për suksesin e marketingut territorial, të zonës sonë të studimit.

Nëse institucionet e edukimit kanë kryer funksionet e tyre siç duhet, atëhere raporti mes autoriteteve dhe aktorëve/individët që veprojnë në territor zë një vend të veçantë në analizën tonë konkluduese:

Për arsye edhe të tranzicionit të gjatë të Shqipërisë, Tirana dhe Zona e Kinostudios ka përjetuar vështirësi drejt një zhvillimi urban dhe ekonomik normal. Aktorë privatë dhe individë kanë vepruar shpesh spontanisht dhe jo sipas ligjeve ekzistuese të urbanizmit. Duke vepruar kështu, është prodhuar megjithatë një ambient ku aktorët dhe individët bashkë me aktorët publikë kanë ndërvepruar për një kohë të gjatë. Individët aktivë, pavarësisht nga infrastruktura e dobët dhe mangësi të tjera, arritën të ndërtojnë biznese dhe komplekse rezidenciale banimi në të gjithë hapsirën e Komunës Dajtit, ku është fituar një sjellje dhe marrëdhënie e re ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve të qeverisjes lokale dhe qendrore:

vonesave të ndërhyrjeve të planifikuara të autoriteteve në hapsirën në fjalë, me plane zhvillimi dhe urbane, ose paqartësisë së tyre për të vendosur piketat e zhvillimit atje, iu përgjigjën vetë individët dhe aktorë të tjerë të biznesit.

Kjo lloj marrëdhënie përbën një element të rëndësishëm të marketingut territorial, që përmban të dyja anët:

- individët dhe aktorët privatë nga njëra anë,

Page 157: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

145

- autoritetet qeveritare nga ana tjetër. Në raportin mes tyre, parësore duhej të ishin ndërhyrjet e autoriteteve me strategji

dhe plane zhvillimi urbane, të cilat do t’i paraprinin krijimit të një ambienti ekonomik dhe të biznesit në territor. Ndërsa aktiviteti i individëve/aktorëve privatë, duhej të ishin në rendin e dytë të veprimtarisë.

Në konkluzion mund të themi se, megjithëse ky raport nisi në kahe të kundërta, ai prodhoi një marrëdhënie ndëraktoriale, e cila aktualisht po vjen e po fiton të drejtën institucionale. Është detyrë e strukturave zyrtare në radhë të parë, që të vijojë me forma institucionale të bashkëpunimit, rezultatet e së cilës janë në interes të të gjithëve, pra edhe të komunitetit në zonën e Kinostudios.

V.1.2 Përse Marketingu territorial “Zona Kinostudio” Nga studimi i ndërmarrë për marketingun territorial, ne arritëm të analizojmë

përkufizimet e ndryshme të tij, përmbajtjen dhe elementët përbërës, metodën aplikative, si dhe një seri parimesh dhe faktorësh që ndikojnë në implementimin e suksesshmën të tij, në funksion të manaxhimit sa më të mirë të territorit. Gjithashtu, arritëm të trajtojmë qasjet mbi nevojën e ndërmarrjes së marketingut territorial si mjet zhvillimi, si një gjetje dhe “mega-produkt”, me një ofertë të caktuar për “blerësit”.

Përse Zona Kinostudio ? Në vijim të tre koncepteve tona në formë konkluzionesh, ne pamë se marketingu

territorial ndërmerret për të ofruar zgjidhje, si duke u mbështetur në strategjitë zhvillimore ekzistuese, ashtu edhe duke i rishikuar ato, duke dhënë ose rekomanduar zgjidhje të reja. Në këtë logjikë, zgjedhja e zonës së Kinostudios, si rasti ynë i studimit në këtë punim, është ndërmarrë për arsyet e mëposhtme:

• për t’i dhënë shtysë më tej planit të zhvillimit ekonomik, urban dhe kulturor të Tiranës, ku Njësia Bashkiake Nr.4, shtrirë si hapësirë ekonomike deri në Komunën Dajt, është përcaktuar me potenciale zhvillimi të vrullshme në të ardhmen,

• për të zhvilluar një zonë që, krahasuar me zonat e tjera të Tiranës, përmban disa përparësi zhvillimi tërësor, të cilat nuk janë evidentuar dhe aq më pak, studjuar më parë,

• për të arritur një zhvillim të balancuar mes zonave të kryeqytetit, ku qytetarët e kësaj zone interesante të ndjehen dhe jetojnë me një status “kryeqytetas”, si dhe zonat e tjera,

• për të vënë në lëvizje dhe ndërgjegjësuar sa strukturat zyrtare, aq edhe opinionin se “nuk është territori në radhë të parë që bën njeriun/qytetarin, por ky i fundit e bën atë – territorin”

• për kulturën dhe jetën sociale e komunitare me standard sa më të lartë, të krahasueshëm me atë europiane ku duam të integrohemi.

Ndërmarrja e studimit ndaj kësaj zone do të ishte i paplotë, nëse ai nuk

shoqërohet dhe bashkërendohet me studime të marketingut territorial të zonave të tjera përreth. Në këtë mënyrë ato do të plotësonin njëra-tjetrën dhe marketingu

Page 158: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

146

territorial do të zbatohej si një produkt tërësor, në interes të të gjithë qytetarëve dhe më gjerë.

Kjo tezë mund të vërtetohet lehtë duke marrë në shqyrtim (të paktën) segmentin zhvillimor të zonës së Kinostudios në qytezën e medias apo ajo në zonën rezidenciale të parashikuar te Fresku dhe Teleferiku apo rruga turistike e Dajtit drejt Parkut kombëtar, të cilat janë zona me një interes tej zonal, madje jo vetëm kombëtar, por edhe tej kombëtar.

Ne e theksojmë këtë format studimi të marketingut territorial për të fituar një “mega-produkt” shumësegmentësh të specifikuar në zonën tonë, impakti i të cilit ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien, zhvillimin ekonomik e shoqëror të qytetarëve të të gjithë Tiranës dhe qyteteteve dhe komunave përreth. Gjithashtu, e theksojmë edhe më shumë sepse implementimi i marketingut territorial nën këtë format, çon në krijimin dhe zhvillimin e një ambienti social më të barabartë dhe për rrjedhojë, rrit kohezionin social mes qytetarëve tanë.

Turizmi i biznesit Dimensioni turistik në territorin tonë përbëhet nga disa pole tërheqëse, të cilat do

të duhet të zhvillohen më tej në dimensionin e turizmit tradicional, por edhe nën një koncept të ri të turizmit: turizmin e bznesit, duke i dhënë një fytyrë të tijën më specifike kësaj zone. Ky koncept lidhet me mundësitë që ofron zona e Kinostudios për të zhvilluar këtë lloj turizmi, i cili dallohet nga ai tradicional jo vetëm nga “kostoja e lartë”, por edhe nga qëllimi i aktivitetit – tërësisht me funksion ekonomik.

Peisazhet portretizuese dhe identifikuese të zonës sonë, mund të shndërrohen në pole tërheqëse, nëse ato shoqërohen me investime publike shtesë, për ta shndërruar zonën e Kinostudios edhe në një qendër të turizmit të biznesit në nivel tej kombëtar. Por, kjo sfidë nuk mund të realizohet vetëm nga pjesëmarrja e aktorëve lokalë publikë dhe privatë, por edhe nga angazhimi serioz i qeverisë vendore dhe asaj qendrore. Janë këto të fundit që duhet të parashikojnë ndërtimin e qendrave të konferencave dhe biznesit, nxitja e ndërtimeve të hoteleve të rinj, rikonstruksionin e atyre ekzistues sipas standarteve të larta ndërkombëtare, një rrjet adekuat transporti publik që lidh këtë zonë me qendren e Tiranës dhe zonave përreth në mënyrë që biznesmenët dhe të tjerë individë të interesuar për të ndjekur aktivietet e biznesit, të kenë mundësi transporti publik, disponibël në çdo kohë.

Duke propozuar këtë segment të ri zhvillimi, ne kemi për qëllim rritjen e reputacionit të zonës së Kinostudios, si një vend ideal alternativ për turizmin e biznesit në Shqipëri, si për biznesin vendas, ashtu edhe për atë të huaj.

Koncepti i largësisë Largësia tashmë ka marrë një kuptim relativ, ku rol të rëndësishëm kanë luajtur

sa zhvillimet e vrullshme ekonomike dhe sociale, promovimi etj, aq edhe prezenca e të ashtuquajturve “personazhe publike” në territor. Kur kushtet ekzistojnë dhe vizioni është përqafuar nga autoritetet dhe opinioni i qytetarëve, atëhere roli i prezencës së “personazheve publike” në territor, si rezidentë, përbën një mënyrë promovimi të brendshëm të territorit, në sy të rezidentëve të tjerë apo të vizitorëve të huaj. Kjo sigurisht ndikon në rritjen e imazhit të territorit.

Në këtë linjë, për krijimin e imazhit të territorit, mund të përfshihen edhe ngritja e qendrave të banimit rezedenciale të njerëzve të shquar të huaj, prezenca e të cilëve ofron një imazh pozitiv për individë dhe aktorë të tjerë, të brendshëm dhe të jashtëm, për të ndërmarrë iniciativa të reja biznesi.

Page 159: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

147

Mbi konceptin e largësisë, ne mund të konkludojmë: edhe nëse ne e dime se nuk jemi larg qendrës së Tiranës, kjo nuk do të mjaftonte. Duhet që edhe të tjerët të mendojnë kështu, në mënyrë që të pozicionohemi në mendjen e klientëve tanë, si një territor që është afër me qendrën e qytetit.

Kohezioni social Komponenti i kohezionit social përbën thelbin e marketingut territorial sepse,

teoria dhe praktikat e sotme të zhvillimit në demokraci, gjithmonë e më shumë po theksojnë nëvojën e barazisë përballë mundësive. Dhe, marketingu territorial, duke qënë ndërdisiplinor, është njëkohësisht: marketing biznesi, marketing turistik, marketing publik, marketing i marrëdhënieve dhe marketing social. Ky komponent i funit, përbën edhe një nga mjetet më efikase për të arritur këtë ngushtim diferencash, duke i dhënë vlera të përbashkëta dhe energji pozitive gjithë qytetarëve.

Por, duhet shtuar se, të gjitha këto rrjedhoja “të marrëdhënieve të padukshme”, mund të jenë të tilla, vetëm nën një sistem të drejtë demokratik manaxhimi, nga faktori politik deri në administratën qendrore dhe lokale të vendit, në rastin tonë, të Shqipërisë. Madje, aq shumë theksohet rëndësia e kohezionit social, sa niveli i tij merret shpesh si nivel i zhvillimit të demokracisë. Kohët e fundit, marrëdhënieve të biznesit i është shtuar dhe veprimtaria e “biznesit social” që, krahas termit “kapital social” apo jo fizik, po bëhet përcaktues për treguesit e matshëm të marketingut territorial.

V.2 Rekomandime Në fakt, gjatë analizës së bërë në studimin tonë, ne kemi dhënë herë pas here

rekomandime apo sugjerime si për territorin e Tiranës në përgjithësi, ashtu edhe për zonën e Kinostudios në veçanti. Në këtë pjesë ne po i rendisim ato në formë të përgjithshme dhe të seleksionuara sipas rëndësisë së tyre.

V.2.1 Të përgjithshme Marketingu territorial, si një ndërmarrje komplekse dhe me përmbajtje gjithashtu

komplekse, është një degë e re e shkencës ekonomike me karakter aplikativ. Si e tillë, ai e studjon territorin në pjesë të veçanta të tij dhe duke përdorur metodën e bashkëshoqerimit dhe koordinimit, ai merr formatin gjithëpërfshirës. Në nivel kombëtar, ekspertët e marketingut territorial në Shqipëri, mund të studjojnë territore të caktuara, mbështetur në dy kolona :

1. kolona e strategjisë së zhvillimit kombëtar, e cila përcakton objektivat e zhvillimit në të gjitha fushat dhe sektorët, burimet e zhvillimit dhe ndikimin e lidhjeve të brendshme dhe jashtme (politikën e jashtme, lidhjet ndërkombëtare në rajon, Europë dhe më gjerë, etj). Kjo kolonë sjell informacion të mjaftueshëm që studjuesit e ndryshëm të identifikojnë zona, territore apo rajone me potenciale zhvillimi sipas parimeve, përmbajtjes dhe elementeve përbërës të marketingut territorial.

Page 160: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

148

2. Kolona e tjetër lidhet me aftësinë kërkimore dhe shkencore të institucioneve universitare dhe akademike për të ndërmarrë studime të pavarura, mbështetur në njohjen e drejtpërdrejtë të territoreve apo zonave, që ata i identifikojnë si zona me rëndësi dhe me potenciale zhvillimi, për t’u bërë si shembull për zonat e tjera dhe për të tërhequr faktorin e jashtëm si vizitorë, si turistë dhe mbi të gjitha si investitorë.

Për të arritur përmbushjen e objektivit të tyre, këta studjues, mund të përdorin metodologjinë dhe metodën që ne sugjerojmë, si dhe hapat aplikative përkatëse.

Gjithashtu, ekspertëve në fjalë, ju sugjerojmë njohje në vijueshmëri të praktikave të tjera në vendin tonë ose të territorëve të huaja, të ngjashme me territorin në studim dhe rast pas rasti, të identifikojnë edhe objektivat e zhvillimit të territorit në vendet fqinje (sidomos kufitare) si dhe programet në këtë fushë të Bashkimit Europian.

V.2.2 Të përgjithshme për territorin e Tiranës Tirana e pas viteve ’90 por sidomos pas vitit 2000, ka njohur një zhvillim të

shpejtë, por edhe të shpërndarë në mënyrë spontane. Gjykohet se plani i fundit i zhvillimit urban, trajtuar në Kapitullin III, është ndërmarrja më serioze për të vendosur zhvillimin tërësor të Tiranës, në një shtrat programimi strategjik.

Nga analiza që i kemi bërë planeve të zhvillimit të Tiranës dhe atyre të Komunës Dajt, konstatojmë interesimin mbi zhvillimin urban të tij dhe objektiva të tjera zhvillimi bazuar në të, si ekonomike, kulturore, arsimore sportive, turistike etj. Por, ai nuk është përgatitur duke patur parasysh elementët e marketingut territorial, as degët e tij dhe as “kapitalin social” në kuptimin e marrëdhënieve ndërmjet aktorëve. Duke mos përfshirë këto elemente të rëndësishme, ai përjashton njërin prej aktorëve më të rëndësishëm, me një ndikim shumë të madh, qytetarin, si dhe përjashton gjithashtu edhe elementët e padukshëm të marketingut territorial , duke i “cunguar” kështu pritshmëritë e zhvillimit ekonomik dhe social të Tiranës.

Ne sugjerojmë që Bashkia e Tiranës dhe Komuna Dajt, nëpërmjet angazhimit të ekspertëve më të mirë të tyre, të segmentojnë fillimisht territoret dhe të kryejnë për to, studime shkencore të marketingut territorial dhe në një etapë të dytë, ti rikompozojë këto studime në një të tërë, nëpërmjet bashkërendimit dhe koordinimit të objektivave të secilit, për të realizuar kështu marketingun e territorit të Tiranës.

Sugjerimi tjetër lidhet me nivelin tej Tiranës d.m.th. me qytetet dhe komunat përreth saj, të cilat hyjnë në marrëdhënie reciproke me aktorë të zonave në Tiranë dhe anasjelltas.

V.2.3 Të specifikuara për zonën e Kinostudios Duke përdorur një metodë studimore e cila kalon nga e përgjithshmja te

specifikja, nga teoria tek metodat aplikative, si dhe mbështetur në konceptet e autorëve të ndryshëm mbi marketingun e territorit dhe në përkufizimin tonë të ri për të, ne mund të themi se territori i marrë në studim nga ne, ai i zonës Kinostudio, përcaktohet si :

• Ndarje administrative mes Njësisë Bashkiake Nr.4 dhe komunës Dajt, që quhen Hapsira administrative,

Page 161: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

149

• Pjësë të territorit të Komunës Dajt dhe pjesë të territorit të Njësisë Bashkiake Nr. 4, që quhet Hapsira gjeografike, ku shtrihet edhe Zona e Kinostudios, si rasti ynë i studimit,

• Hapsirë nën Bashkinë e Tiranës, Njësisë Bashkiake Nr.4 dhe Njësive me të cilat kjo njësi kufizohet, Komunës Dajt dhe komunat përreth, si dhe rajone të tjera ku shtrihet veprimtaria e aktorëve tanë (ndërveprimtaria mes aktorëve), dhe që quhet Hapsira ekonomike-kulturore dhe sociale,

Nëpërmjet këtyre tre aspekteve, ne kemi përcaktuar kufijtë e territorit të zonës së Kinostudios, duke i konsideruar të gjitha trajtat kufitare që analizon dhe koncepton teoria e sotme e marketingut territorial. Pikërisht, këta kufij – gjeografikë, administrativë dhe ekonomike-kulturor e social- përbëjne “hapsirën e lejuar” të implementimit të objektivave tona të marketingut territorial.

Rekomandimi I Për më shumë se gjysëm shekulli, zhvillimi i zonës së Kinostudios ishtë parë nga

politikat urbane të zhvillimit të periudhës komuniste me statusin dytësor ose tretësor. Kjo ndodhte sepse filozofia e kohës diktonte formën e zhvillimit rrethor:

- rrethi i parë i qendrës ishte zemra, ku jeta ishte cilësisht më e lartë në të gjitha dimensionet: ekonomike, shërbimeve dhe infrastrukturës dhe aty jetonte “paria” e qytetit dhe vendit;

- rrethi i dytë banonte shtresa tjetër e nëpunësve dhe shtresa e mesme; - rrethi i tretë periferik me statusin e “proletariatit”, të punëtorëve.

Kjo filozofi nuk njihte parametrat modernë të urbanizimit, rolin në rritje të zonave të caktuara periferike si rezedenciale apo me status turistik.

Vonesat në zhvillimin e zonës sonë lidhen kryesisht me mungesën e planeve strategjike të zhvillimit të Bashkisë së Tiranës dhe komunës së Dajtit, që janë bërë realitet vetëm në vitetet 2012. Në qoftë se këto plane do të ishin miratuar kohë më parë dhe do të ishin të mbështetur nga komunitetit ynë (aktorët, individët, bizneset etj), me siguri do të kishte patur më shumë përpjekje dhe më shumë energji do të ishin çliruar nga aktorët vendas dhe të huaj për zhvillimin e kësaj hapsire interesante të Tiranës së djeshme dhe të sotme.

Megjithë prurjet e reja lidhur me planet aktuale strategjike të zhvillimit të Tiranës apo bumin e ndërtimeve në zonën tonë, veçanërisht në komunën Dajt dhe qytezën e medias, perceptimi për zonën e Kinostudios mbetet si “një zonë periferike”, që ka “klimë të shëndetshme dhe ajër të pastër, por larg qendrës”, etj. Megjithëse ndër dekada ka funksionuar Kinostudio e filmit shqiptar dhe prej gati një dekade, aty është instaluar qyteza e medias televizive, teleferiku, Cateaux Linza, etj, akoma nuk është arritur integrimi i individëve, nëpunësve dhe specialistëve që punojnë në to, me ambientin përreth. Kjo mungesë lidhjesh shpirtërore e banorëve me territorin, përbën një pengesë jo të vogël, në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të zonës, gjë që ndikon negativisht sa për rezidentët, aq edhe për jo rezidentët të punësuar aty.

Forcimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve është sfidë edhe ndërmjet banorëve të territorit si dhe atyre të ardhur rishaz nga qytete të tjerë të Shqipërisë si dhe ish-emigrantë nga vende si Itali, Greqi, etj.

Por, këto ndryshime të mëdha pozitive, ende nuk kanë sjellë produktin e kërkuar. Rendja drejt qendrës, zonës së ish bllokut, mbetet një mendësi që ka pushtuar akoma mendjen e politikës dhe të vetë qytetarëve. Nuk pritet që qytetari të vendosë linjat e zhvillimit të Tiranës periferike. Këtë detyrë e ka politika dhe administrata bashkiake

Page 162: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

150

bashkë me atë qendrore, e cila duhet ta spostojnë vëmendjen e qytetarit në zona të tjera të Tiranës, duke fituar kështu një shtritje më të gjerë të qytetit dhe një seri parametrash më cilësorë të ajrit, klimës, qarkullimit të autmjeteve dhe mbi të gjitha një rishpërndarje sa më të barabartë të aktivitetit të aktorëve ekonomikë, socialë, kulturorë etj në territorin e Tiranës.

Nga kjo resume e shkurtër dhe nga i gjithë studimi ynë në Kapitullin III të marketingut territorial të zonës së Kinostudios, vjen edhe rekomandimi ynë i parë :

Të vijojë sjellja më e fundit e Bashkisë së Tiranës me planin e zhvillimit urban, i

konsideruar bashkëkohor dhe me standard europian, duke synuar aktivizmin e të gjithë aktorëve publike dhe privatë, që janë përgjegjës për zbatimin e tij.

Rekomandimi II Mbështetur në teorinë moderne të marketingut territorial, në përkufizimet e dhëna

nga mjaft autorë të huaj, në përkufizimin tonë të personalizuar dhe modelin e propozuar për manaxhimin, bazuar në marketingut territorial, si dhe ndërtimin e planit të veprimit, ne mundësuam krijimin e shtratit teorik-konceptual dhe praktik të marketingut territorial. Këto ne i konsiderojmë si prurje të reja shkencore, që i rekomandojmë për studjuesit e marketingut territorial dhe për specialistët në administratat lokale dhe qendrore të vendit.

Me konkretizimin e modelit manaxherial të propozuar nga ne, bazuar në marketingun territorial të zonës së Kinostudios, pavarësisht referencave statistiokre të karakterit aproksimativ, ne rekomandojmë strukturat bashkiake të Tiranës dhe ato të Njësisë Bashkiake Nr.4 dhe komunës Dajt, që të marrin në konsideratë propozimet që rrjedhin nga ky model, sipas planit tonë të veprimit. Sigurisht, sipas kushteve konkrete, elementeve të jashtëm dhe të brendshëm, të dukshëm dhe padukshëm të marketingut territorial, si dhe të objektivave strategjike përkatëse, modeli ynë i propozuar mund të modifikohet, plotësohet apo reduktohet.

Rekomandimi III Lidhur me pozicionimin e territorit tonë, analiza e kryer nga kapitulli në kapitull,

ka dhënë mesazhin e qartë se pozicionimi i zonës së Kinostudios nuk mund të jetë krejtësisht i natyrës turistike, sepse ne marrim në konsideratë se sektori shqiptar i turizmit me karakter natyror dhe malor me prezencë të parqeve dhe peisazheve historike është shumë më i zhvilluar në zona të tjera të Shqipërisë, madje edhe në zona të tjera rreth Tiranës.

Gjithashtu, pozicionimi i territorit tonë nuk mund të jetë krejtësisht me karakter ekonomik, sepse ka zona të tjera të Tiranës dhe jashtë saj, me komponentë dhe potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi ekonomik, të cilat do ta linin në hije territorin tonë, në sytë e investitorëve dhe aktorëve të tjerë, të interesuar për këtë aspekt.

Si përfundim, pozicionimi i zonës së Kinostudios kryesisht sipas kriterit mediatik-kulturor dhe biznesit turistik do të ishtë më i saktë dhe më konkurrues si brenda, ashtu edhe jashtë Tiranës.

Rekomandimi IV Një rëndësi të veçantë merr edhe koncepti i segmentimit të territorit, i cili na

ndihmon në përgatitjen e ofertës sonë territoriale. Në lidhje me këtë çështje vjen edhe rekomandimi ynë e radhës që është:

Page 163: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

151

Realizimi i segmentimit të zonës sonë nga ekspertë të Bashkisë dhe Komunës

Dajt, për t’i dhënë vlerë resurseve të saj natyrore dhe gjeografike, kulturore-shpirtërore dhe historike, ekonomike dhe biznesit.

Për segmente të ndryshme të territorit tonë sugjerojmë : 1. zbatimin e planit të zhvillimit të zonës së ish-Shkollës së Bashkuar me

karakter edukativ-kulturor dhe argëtues; 2. qyteza e Medias ka nevojë për një infrastrukturë tepër moderne, duke u

shndërruar kështu në një nyje lidhëse mes Dajtit, Qendres së Kryeqytetit dhe zonave veri-jug të Tiranës, rrugë në nivel të lartë, parqe sportive etj;

3. rruga e Dajtit, sidomos mes Freskut dhe Teleferikut, nën këndin e një zone rezedenciale me vlera tej zonale;

4. zona te Rrapi Trish, si një nyje e re hyrëse në Tiranë dhe si kryqëzim mes Rrugës së Arbërit, Unazës së Madhe dhe Lumit të Tiranës.

Përmirësimi cilësor i infrastrukturës, do të sjellë shumë shpejt instalimin e shumë aktorëve të rinj, si të Tiranës dhe jashtë saj, por edhe investitorëve potencialë në fushën e hotelerisë, shërbimeve, si dhe për qëllime turistike. Në rritjen e numrit të aktorëve që ne parashikojmë në planin tonë të veprimit, nga rreth 36 në 39 mijë, pjesa më e madhe e tyre mund të instalohet, vetëm pasi infrastruktura të ketë marrë trajtën e saj moderne.

Rekomandimi V Duke trajtuar besimin e qytetarëve, ne në fakt kemi prekur një element të

rëndësishëm të marketingut territorial – qytetarin, jetën dhe mirëqënien e tij nëpërmet përmirësimit dhe rritjes së vlerave të territorit ku ai jeton, zonës së Kinostudios. Nëse aktorët zyrtarë kryejnë detyrat dhe angazhimet e tyre dhe nëse resurset ekonomike dhe kulturore, turistike dhe natyre janë zbuluar dhe identifikuar edhe nëse ne kemi ndërtuar një plan veprimi shumë të mirë, asgjë nuk mund të realizohet nëse nuk do të njohim mirë shpirtin dhe karakterin e aktorëve tanë në zonë, si dhe të individëve që jetojnë dhe veprojnë aty.

Prandaj, vjen edhe rekomandimi tjetër : Mbetet detyrë e autoriteteve të Njësisë Bashkiake Nr.4, Komunës Dajt

dhe Bashkisë qendrore të Tiranës, për të bërë përpjekje maksimale në ndërtimin e një parnetship-i të biznesit, si një lloj bashkëpunimi tregtar, ku investitorë të ndryshëm kontaktojnë dhe njihen me planet e zhvillimit të qeverisë qendrore dhe lokale (vendore). Sigurisht ka shumë forma të partnership-it, por janë autoritetet, ato që i kanë të qarta objektivat dhe kapacitetet e nevojshme për të rritur dhe forcuar integrimin mes aktorëve, aktorëve dhe komunitetit, si dhe autoriteteve dhe aktorëve privatë. Kjo përbën një mënyrë shumë efikase të kohëve moderne ku arrihet integrimi tërësor i aktorëve dhe vendimmarrësve, për të gjithë komunitetin, në të gjithë sektorët dhe ku mund të priten rezultate pozitive.

Si pushteti qendror dhe lokal, në Njësinë tonë Bashkiake dhe në Komunën Dajt, (po ashtu dhe në të tjera njësi të Tiranës) duhet të zhvillojnë politikat e edukimit, kulturës komunitare dhe aktivitete që zgjojnë dëshirën dhe dashurinë për zonën ku jetonë. Marrëdhëniet mes tyre – të cilave markentingu territorial i jep rëndësi të vecantë – përbëjnë ambientin në të cilin veprojnë fizikisht të gjithë aktorët. Kështu që shtrati i marrëdhënieve

Page 164: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

152

ndërnjerëzore dhe ndërmjet vetë aktorëve përbën një sfidë zhvillimi. Ai lidhet sa me traditat, kulturën, aq edhe me investimet që autoritetet dhe organizatat e qytetarëve, duhet të kryejnë në të.

Rekomandimi VI Marrëdhëniet mes aktorëve, rezidentëve apo jo rezidentëve, vizitorëve dhe

turistëve, përbëjnë një dimension të rëndësishëm të zhvillimit dhe forcimit të identitetit të zonës së Kinostudios.

Për një periudhe prej gati dy dekadash, që këto marrëdhënie janë instaluar, ne mund të shprehemi teorikisht optimist, duke theksuar se marrëdhëniet, sidomos ndërmjet rezidentëve të zonës në fjalë dhe atyre jo rezidentë (të punësuar nga rajona të tjera të Tiranës apo Shqipërisë) kanë njohur progres brenda një shkalle të caktuar lidhjesh. Por, ne konstatojmë (sipas edhe të dhënave të pyetësorit tonë) se akoma nuk është arritur një nivel minimal integrimi i individëve, nëpunësve dhe specialistëve që punojnë në to, me ambientin përreth. Jorezidentët shpesh e shikojnë veten “të ardhur..për të bërë një punë..dhe për të ikur përsëri”.

Kjo mungesë lidhjesh shpirtërore përbën një pengesë jo të vogël në zhvillimin

kulturor dhe ekonomik të zonës Kinostudios, gjë që është negative, sa për rezidentët, aq edhe për jorezidentët e punësuar aty. Prandaj, ne rekomandojmë një përqëndrim vëmendjeje më të madhe të drejtuesve të këtyre institucioneve, subjekteve të tjera në territor, në mënyrë që lidhjet dhe marrëdhëniet të njohin një zhvillim të ri.

Palët duhet të manifestojnë dëshirë dhe interes të përbashkët për të jetuar dhe punuar në këtë territor.

Mirëintegrimi do të ishte një aset për të dy palët: jo rezidentët do të rrezatonin profilin e tyre të kulturës dhe këta të fundit (aktorë të ndryshëm sidomos ata të fushës së shërbimeve) do të kishin rritje të numrit të klientëve, dhe si rrjedhojë rritje të të ardhurave nga biznesi i tyre. Marrëdhënia e dyanshme do të ishte në interes reciprok edhe ekonomik, por mbi të gjitha krijon një shtrat lidhjesh dhe respeki të përbashkët, të nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm tërësor të zonës së Kinostudios, pra të vetë Tiranës kryeqytet.

Rekomandimi VII Nga studimi i ndërmarrë, ne kemi konkluduar se potencialet dhe resurset e zonës

së Kinostudios janë tej zonale madje tej kombëtare. Ky pozicion kaq strategjik kërkohet jo vetëm të ruhet, por edhe të zhvillohet më tej. Këtë detyre e ndërmerr marketingu territorial, ku një nga elementët e tij është imazhi i territorit.

Prandaj, në këtë linjë vjen edhe rekomandimi i fundit; Imazhi i Zonës së Kinostudios është krijuar nëpërmjet ndërtimit të ofertës sonë

territoriale. Por, kërkohet gjithashtu që ky “mega-produkt” të shitet. Për të realizuar këtë

marketing, duhet të aktivizohen seriozisht dhe me të gjitha mjetet që ky aktivitet përmban: aktorët publikë dhe privatë të zonës, Bashkia e Tiranës, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bashkë me organizata dhe shoqata të territorit tonë, duke evidentuar dhe promovuar të gjitha vlerat e zonës së Kinostudios dhe rreth saj.

Page 165: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

153

Aktiviteti i imazhit merr kështu trajtën e një aktiviteti të diplomacisë kulturore, turizmit dhe asaj ekonomike. Si i tillë, ai përbën një mjet që përdoret nga shumë aktorë, ndërmjet tyre edhe nga individi qytetar i zonës në fjalë i cili, me jetën dhe aktivitetin e tij bëhet pjesë e kësaj veprimtarisë komplekse të marketingut territorial, duke qenë edhe objekt edhe subjekt i tij sepse, në analizë të fundit, gjithçka që kjo ndërmarrje synon, është për qytetarin dhe me qytetarin.

Rekomandimi VIII Krijimi i një ambienti ekonomik sa më favorizues për biznesin, është dhe mbetet

në radhë të parë kompetencë e autoriteteve të Bashkisë së Tiranës, Njësisë Bashkiake Nr.4 dhe Komunës Dajt, d.m.th. të zgjedhurit lokalë. Kabineti i Bashkisë, specialistët e sektorëve dhe mbi të gjitha, vizioni dhe vullneti i tyre, lidhen drejtpërdrejt me suksesin ose mossuksesin e veprimtarisë së aktorëve lokalë dhe atyre që dëshirojnë të instalohen aty. Të zgjedhurit mund të favorizojnë kështu zhvillimin, krijimin e kushteve të përshtatshme për hapjen e biznesve të reja, punësimin veçanërisht të të rinjve, etj.

Krahasuar me rolin e subjekteve komunitare të biznesit në nivel kombëtar (dhomat e tregtisë, etj), për territorin tonë, ne nuk mendojmë se do të duhen organizata të tjera të kësaj natyre, por nuk jemi të bindur se në to janë zgjedhur njerëzit e duhur që dinë të paraqesin dhe prezantojnë denjësisht zonën e Kinostudios, që dinë të shpalosin imazhin e saj, potencialet e shumta të zhvillimit me impakt tej lokal dhe tej kombëtar.

Prandaj sugjerojmë që, nën kujdesin e autoriteteve lokale, grupet e biznesit të

arrijnë të zgjedhin përfaqësues nga kjo zonë për në dhomat e tregtisë apo pranë organizimeve të ngjashme të biznesit.

Vetëm kështu do të bëhet e mundur krijimi i kushteve favorizuese në ndihmë të zhvillimit ekonomik.

Ndoshta është koha të zgjidhet edhe një lidership informal, të arrijë të bëjë programe zhvillimi, që të influencojnë mbi vendimmarrjen lokale, duke imponuar (të paktën prezantuar) interesat e tij të drejtpërdrejta.

Studimi ynë sugjeron edhe përfshirjen e përfaqësuesve të biznesit të territorit

tonë në konferenca kombëtare dhe madje edhe rajonale, përkrah autoriteteve vendimmarrëse. Për këtë duhet shfrytëzuar më mirë ekzistenca e biznesit te medias në zonë. Një pjesëmarrje e tillë, do të ishte në interes të të gjithë rajoneve të vendit, sepse palët do të shprehnin interesat e tyre, duke gjetur edhe pikat e lidhjeve dhe të bashkëpunimit.

Ato do të kishin impakt edhe në rritjen e imazhit të zonës dhe optimizmit të qytetarëve tanë, duke rritur më tej mekanizmat integrues të biznesit shqiptar në interes reciprok dhe për t’i bërë më mirë ballë sfidave të globalizimit.

Rekomandimi IX Pranohet se shkak kryesor për zhvendosje të popullsisë nga një vend në një tjetër

është besimi për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendbanimin e ri, cilësi më të lartë të jetës, si dhe siguri, bashkë me një sistem edukimi dhe mbrojtje sociale të lartë. Këto qëndrime dhe sjellje të qyetarëve janë trajtuar me kujdes në studimin tonë,

Page 166: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

154

efekti i të cilave lidhte drejtpërdrejt me realizimin e planin të veprimit të marketingut tonë territorial.

Zhvendosja dhe instalimi i qytetarëve në zonën tonë të studimit, bëhet për të fituar një mirëqenie më të lartë, për një cilësi jete më të mirë nga pikëpamja sociale, edukative, kulturore dhe sigurisht shumë tërheqëse mbetet klima dhe ajri i pastër, d.m.th. elemente të peisazhit natyror. Por, ata shpresojnë në rritje ekonomike, në investime të reja dhe në një nivel punësimi më të lartë.

Bazuar në analizën tonë studimore, ne iu sugjerojmë të gjithë qytetarve të

konsiderojnë këto mundësi aktiviteti, biznesi dhe jetese, sepse potencialet e zhvillimit në zonën e Kinostudios janë të jashtëzakonshme.

Bashkë me rritjen e investimeve do të rritet dhe punësimi, angazhimi i të rinjve në aktivitete të ndryshme komunitare, do të gjallërohet jeta sociale dhe kulturore-sportive, pra do të rritet ciëlsia e jetës dhe mirëqenia në tërësi.

Rekomandojmë që media, individë të zgjedhur apo organizata promovuese, të

punojnë për të ndryshuar pozitivisht opinionin e qytetarëve të Tiranës, ndaj zonës sonë të studimit, duke promovuar elementet e saj, që paraqesin interes për ta.

Duke evidentuar dhe promovuar këto pika të forta tërheqëse veçanërisht për të rinjtë, ne sjellim edhe forcojmë më shumë identitetin e territorit,

V.3 Sugjerime për të ardhmen Studimi ynë trajton një disiplinë relativisht të re në shkencën ekonomike. Në

nivel ndërkombëtar, marketingu territorial konsiderohet një prurje që ka marrë dimension shkencor kryesisht në dy dekadata e fundit. Ndërsa në vendin tonë, marketingu territorial konsiderohet krejtësisht një risi e re dhe pa asnjë trashëgimi si në fushën teorike, ashtu edhe atë praktike. Kjo mangësi e literatures së shkencës ekonomike shqiptare në fushën e marketingut territorial, mendojmë se ka përbërë një vështirësi jo të vogël në përmbushjen e qëllimit të studimit tonë. Vështirësi janë ndeshur, si rrjedhojë e faktit që ne jemi mbështetur plotësisht në lietarurën e huaj të shqyrtuar që, megjithë nivelin e lartë të trajtimit shkencor, ajo është e bazuar në karakteristikat ekonomike, sociale, kulturore dhe psikologjike, si dhe në kulturën politike administrative të territoreve ku janë kryer studimet përkatëse.

Gjithashtu, në lidhje me të dhënat dhe informacionet që strukturat zyrtare ofrojnë për zonën tonë të studimit, disa prej tyre mund të merren me rezervë. Këtë mendim ne e mbështesim nga praktika 20 vjecare e tranzicionit shqiptar, ku jemi dëshmitarë se projekte të ndryshme zhvillimore, kanë patur një shkallë relativisht të ulët dhe të kufizuar zbatimi. Ndërsa, ka patur edhe raste të tjera ku projektet e zbatimit janë shtyrë shumë në kohë, ose janë ndryshuar në përmbajtje në kohë të ndryshme, në varësi të qeverisjeve të majta apo të djathta qendrore apo lokale. Këtu mund të përmendim faktin se ndërsa ishte miratuar plani francez për Qendrën e Tiranës në vitin 2009, ai është hedhur poshtë nga qeverisja e re lokale e vitit 2011. Në këtë këndvështrim ne nuk mund të kemi garanci të plotë se edhe ky plan i ri rregullues i Tiranës nuk do të ndryshojë në vitet e ardhshme.

Page 167: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

155

Nisur nga vështirësitë që përmendëm më sipër në realizimin e studimit tonë, gjykojmë që kjo është një teme e cila mund të zhvillohet më tej nga studiues të tjerë të kësaj fushe. Në këtë kuadër ne do të sugjeronim sa më poshtë:

• Në kuadër të përgatitjes dhe ndërgjegjësimit të studiuesve të ardhshëm,

në fakultetet përkatëse të universiteteve të ndryshme në Shqipëri, mund të përfshihet si lëndë “Marketingu i territorit”, në kurrikulat e profileve “Turizëm” dhe “Administrim publik”.

• Institucionet e arsimit të lartë, në ndihmë dhe në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit qendror dhe atij lokal, mund të nxisin ndërmarrjen e studimeve shkencore në fushën e marketingut territorial.

• Autoritetet e pushtetit qendror dhe lokal, duhet t’iu ofrojnë punonjësve të tyre trajnime njohëse dhe analizuese për territore të caktuara të zonave të Shqipërisë.

• Ashtu si dhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë, mund të mendohet që edhe në Shqipëri të ngrihen institucione, të cilat merren me zhvillimin dhe organizimin e marketingut territorial.

Page 168: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

156

BIBLIOGRAFIA

Ancarani F., Il marketing territoriale, un nuovo approccio per la valorizzazione

del territorio, WP SDA Bocconi, n. 12, 1996 Ancarani F., Il marketing territoriale: un nuovo approccio per la valorizzazione

delle aree economico-sociali, Economia e diritto del terziario, n. 1, 1999 Ancarani F., Il territorio - organizzazione nonprofit – in un contesto di crescente

competizione: un approccio di marketing strategico resource based, Sinergie, n. 54, 2001

Alderson W., Dynamic Marketing Behavior, Homewood IL, Richard D. Irwin, 1965

Ashworth G. J., Selling the city. Marketing approaches in public sector urban planning, Chichester, John Wiley & Sons,1995

Ashworth G. J., e Voogd H., Marketing the city. Concepts, processes, and Dutch applications, Town Planning Review, Vol. 59, n.1, 1988

Ave G., Corsico, F., Marketing urbano in Europa, Torino, Edizioni Torino Incontra, 1994

Bagozzi, Marketing as exchange, Journal of Marketing, 39, 1975 Baker M. J., Macmillan dictionary of marketing and advertising, Terza Ed.,

London, Macmillan,1998 Baker M. J., Writing a literature review, The Marketing Review, n. 1, 2000 Bartles R., Can marketing be a science?, Journal of Marketing, 15, 1951 Basssani S., Territorio, confini e stakeholders :per una definizione del valore di

un territorio, Tezë doktorate, Università deglistudi di Bergamo, Facoltà di Economia, 2002

Bellini N., Il marketing territoriale. Sfide per l’Italia nella nuova economia, Milano, Franco Angeli, 2000

Berry L. L., Relationship marketing, Emerging perspectives on service marketing, Chicago, American Marketing Association, 1983

Biggiero L., Sammarra A., Apprendimento, identità e marketing del territorio, Roma, Carocci, 2002

Boccia F., Economia e finanza delle amministrazioni pubbliche, Milano, Guerini e Associati, 2002

Bocchi M., Ceruti M., La sfida della complessità, Bruno Mondadori, Milano, 2007

Borden N.H. The Concept of the Marketing Mix, Journal of Advertising Research, Vol. 4, June 1964

Borghesio A., Dal marketing turistico al marketing territoriale, Kongresi “Il sistema turistico: politiche di sostegno ed efficienza delle strutture aziendali”, Economia Società ed Istituzioni, Roma, SER, 1997

Bourdieu P., Chamboredon J. C. et Passeron J. C., Le Metier de sociologe : Prealables epistemologiques, , 2005

Camagni R. P., Il marketing urbano come strumento di competizione tra città, in Sviluppo e Organizzazione, n. 132, 1992

Camagni R. P., Le condizioni e gli strumenti finanziari per la Milano europea, Impresa e Stato, n. 27, 1994

Page 169: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

157

Camagni R., Gibelli. M. C., I fondamenti delle politiche di sviluppo territoriale oggi: le politiche urbane, Organizzazione & Territorio, n. 187, 2001

Caroli M. G., Il Marketing territoriale, Franco Angeli, Milano, 1999 Liuc Papers n. 149, giugno 2004

Casella A., Marketing della città: premesse alla definizione ed all’applicazione di una “nuova disciplina”, in Commercio, 60, 1997

Cercola R., Economia neoindustriale e marketing territoriale, Sviluppo e Organizzazione, n. 172, 1999

Consiglio S., Le agenzie di sviluppo, Sviluppo & Organizzazione, n. 172, 1999 Corsico F., Marketing urbano, uno strumento per le città e le imprese, una

condizione per lo sviluppo immobiliare, una sfida per la pianificazione urbanistica, Ave e Corsico, cit. 1994

Costabile M., e Lanza A., Il marketing dei contesti territoriali: il potenziale di differenziazione del capitale sociale, in Valdani e Ancarani, cit., 2000

Cicciotti E., A. Politi M. Dallara, L'évaluation des politiques territoriales et de la gouvernance du développement local: théorie et méthode,

Dematteis G., Il marketing urbano: cooperare per competere, Ave e Corsico, . cit., 1994

Doel M. A., e Hubbard P. J., Taking world cities literally: marketing the city in a global space of flows, City, n. 6, 2002

Duffy H., Competitive cities succeeding in the global economy, London Spon, 1995

Egan J., Relationship Marketing, Harlow, Financial Times Prentice Hall, 2001 EU Archimedes Program, Actions to Regenerate Cities and Help and Innovate,

Mediterranean Economic Development, 2007-2010 Ferrari S., Marketing dei distretti. Alcune riflessioni sulle applicazioni del

marketing territoriale ai sistemi locali di imprese, Sinergie, n. 52, 2000 Filosa Martone, R., La città in ascolto. Una nuova visione del city marketing,

Economia & Management, n. 6, 1998 Flipo J.P., e Texier L., Marketing territorial: de la pratique à la théorie, Revue

française du marketing, n. 136, 1992 Fontana F., e Caroli M. G., Il marketing per lo sviluppo locale, Sinergie, n. 49,

1999 Gold J.R., e Ward S. V., Place promotion: the use of publicity and marketing to

sell towns and regions, hichester, John Wiley & Sons, 1994 Golfetto F., Problemi aperti per il marketing delle città, in Valdani e Ancarani,

cit., 2000 Grandinetti R., Metamarketing, Sviluppo & Organizzazione, n. 145, 1994 Granovetter M., Economic action and social structure: the problem of

embeddedness, American Journal of Sociology, 91, 1985 Gregori G. L., Il ruolo dei sistemi-rete nello sviluppo del marketing territoriale,

Economia Marche, n. 2, 2000 Groonross C., From marketing mix to relationship marketing: towards a

paradigm shift in marketing, Management Decision, 32 (2), 1994 Guatri L., Vicari, S., Fiocca, R., Marketing, Milano, Mc Graw-Hill Italia, 1999 Hakansson H., Snehota I., Developing Relationship in Business Networks,

London, Routledge, 1989

Page 170: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

158

Hàllen L., Johanson J., Seyed-Mohamed N., Interfirm adaptation in business relationships, Journal of Marketing, 1991

Cecilia Gilodi, Territorio e marketing, tra letteratura e nuovi percorsi di ricerca. Hart C., Doing a literature review, London, Sage Publications, 1998 Hayek F. A., The use of knowledge in society”, The American Economic

Review, 35, 1945 Homans G. C., Social behavior as exchange, American Journal of Sociology,

1992 Hunt S.D., The nature and the scope of marketing, Journal of Marketing, 1976 Hunt S.D., Foundations of marketing theory, New York, M.E. Sharpe, 2002 Ierardi E., Comunicazione e marketing territoriale: Milano ‘global city’ , Rivista

italiana di comunicazione pubblica, n. 2, 1999 Iorio R., Marketing pubblico per il rilancio di un «prodotto turistico» maturo in

Liguria, Economia e diritto del terziario, n. 2, 1994 Håkan Håkansson, University of Uppsala, John Wiley & Sons Chichester International

Marketing and Purchasing of Industrial Goods An Interaction Approach By IMP Project Group , 1982

Jarach D., Il piano di marketing territoriale esterno, Valdani e Ancarani, cit., 2000

Jensen-Butler C., Shacar A., van Weesep J., European cities in competition, Aldershot, Avebury, 1997

Kirzner, I. M., Concorrenza ed imprenditorialità, Soveria Mannelli, Rubbettino, 1997

Kotler P., Asplund C., Rein I., e Haider D., Marketing Places Europe, Londra, Prentice Hall, 1999

Kotler P., Haider D. H., e Rein I., Marketing Places: attracting investment, industry and tourism to cities, states, and nations, New York, The Free Press, 1993

Kotler P., e Levy S. J., Broadening the concept of marketing, Journal of Marketing, 33, 1969

Kotler, P., Jatusripitak S., Maesincee, S., The marketing of nations: a strategic approach to building national wealth, New York, The Free Press, 1997

Kotler P., G. Zaltman, Le marketing social:. Une approche du changement social planifié, Journal of Marketing, vol n ° 35, 1971

Krantz M., e Schätzl L., Marketing the city, Jensen-Butler, C., Shachar, A., van Weesep, J., European cities in competition, Aldershot, Avebury, 1997

Latusi S., Marketing territoriale per gli investimenti, Egea, Milano, 2002 Lindblom C.E., The market system, New Haven, Yale University Press, 2001 Loasby B. J., Market institutions and economic evolution, Journal of

Evolutionary Economics, Vol. 10, 2000 Mazzola F., MA Maggioni, la croissance régionale et urbaine sur le marché

mondiale, Franco Angeli, Milan, 2001 McDonald F. H., How to promote community and industrial development, New

York, Harper and Row, 1938 Mele R., Strategie e politiche di marketing nelle imprese di pubblici servizi,

Padova, Cedam, 1993 Ménard C., Markets as institution versus organizations as markets?

Disentangling some fundamental concepts, Journal of Economic Behaviour and Organization, n. 28, 1995

Page 171: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

159

Meneguzzo M., Dal new public management alla public governance: il pendolo della ricerca sulla amministrazione pubblica, in Azienda Pubblica, n. 3, 1995

Mercer D., Marketing: the encyclopedic dictionary, Oxford, Blackëell, 1999 Mezzino A., Sviluppo locale e marketing territoriale: il caso pesarese,

Azienditalia, n.5, 2002 Moore M., H., Creating public value: strategic management in government,

Cambridge -London, Harvard UP, 1995 Liuc Papers n. 149, giugno 2004 Mohran P., e Ghoshal S., Markets, firms, and the process of economic

development, Academy of Management Review, 24, 1999 Morgan R. M., e Hunt S. D., The commitment-trust theory of relationship

marketing, Journal of Marketing, n. 58, 1994 Mutti A., Le capital social et le Développement , Bologne, Il Mulino, 1998 Paddison R., City marketing, image reconstruction and urban regeneration,

Urban Studies, Vol. 30, n.2, 1993 Paoli M., Marketing d’area per l’attrazione di investimenti esogeni, Guerini,

Milano, 1999 Papotti D., L’immagine regionale fra marketing del turismo e marketing

territoriale, Lombardia Nord-Ovest, n. 3, 2001 Peck H., Payne A., Christopher M., Clark M., Relationship marketing: strategy

and implementation, Oxford, Butterworth Heinemann, 1999 Petiz L., Gli enti di promozione del territorio: tra non profit e for profit, in

Sinergie, n. 54, 2001 Petruzzellis L., Aspetti evolutivi del marketing dall’impresa al territorio, Bari,

Cacucci Editore, 2002 Polci S., La comunicazione pubblica tra turismo e marketing territoriale, Rivista

italiana di comunicazione pubblica, n. 3, 1999 Porter M. E., Il vantaggio competitivo, Milano, Edizioni di Comunità, 1987 Premazzi K., Cyber-marketing territoriale: l’attivazione di un sito web per la

valorizzazione del territorio, Micro & Macro Marketing, n. 2, 2001 Putman and Fukuyama, Foundations of Social Theory, Cambridge, Harvard

University Press, 1990. Ryans J. K., e Shanklin. W., Guide to marketing for economic development:

competing in America’s second civil war, Columbus, Publishing Horizons, 1986 Rebora G., Un decennio di riforme, nuovi modelli organizzativi e processi di

cambiamento delle amministrazioni pubbliche (1990-1999), Milano, Guerini e Associati, 1999

Rubinstein G. An Introduction to Applicable Game Theory, Jounal of Economic Perspectives, 1997

Sassen, Le città nell’economia globale, Bologna, Il Mulino, 1997 Sforzi F., City marketing and local development, Ave e Corsico, cit., 1994 Siano A., Marketing e comunicazione nelle strategie degli enti di promozione del

territorio, Sinergie, n. 54, 2001 Sicca L., Il ruolo del marketing nello sviluppo del territorio, Bellini, cit., 2000 Silvestrelli S., Agazzani D., Diversificazione dei prodotti turistici e marketing

territoriale: due casi a confronto, in Economia e diritto del terziario, n. 1, 2002 Storlazzi A., Management pubblico e gestione del territorio in ottica di

marketing, Economia e diritto del terziario, n. 2, 1997

Page 172: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

160

Sweneey D. J., Marketing: management technology or social process, Journal of Marketing, 36,1972

Texier L., Peut-on-parler de marketing territorial, Revue de Economie Regional et Urbaine, 1, 1993

Texier L., Une clarification de l’offre d’implantation en marketing territorial: produit de ville et offre de territoire, Revue de Economie Regional et Urbaine,5, 1999

Texier L. e Valla J.P., Le marketing territorial et ses enjeux, Revue Française de Gestion, janvier-fevrier, 1992

Troilo G., L’evoluzione del concetto di marketing mix: una proposta interpretativa, Finanza Marketing e Produzione, n. 2, 1993

Ţiclău T.,  Markeing and Public Administration”, Facultatea de Stiinte Plotice, Administrative si ale Comunicarii, Universitatea Babes – Bolay, Romania, 2012

Valdani E, Marketing, Marketing, Torino, Utet, 1995 Valdani E., Ancarani F., Strategie di marketing del territorio. Generare valore

per le imprese e i territori nell’economia della conoscenza, Egea, Milano, 2000 Valdani E., Ancarani F., Marketing places. A resource-based approach and

empirical evidence from the European experience, WP SDA Bocconi, n. 55, 2001 Valdani E., Jarach D., Strategie di marketing per il territorio: come vendere

un’area geografica, Perrone, V., L’occupazione possibile. Spazi d’azione imprenditoriale e manageriale, Milano, Etaslibri, 1998

Van den Berg L., Urban policy and market orientation, Euricur, Erasmus University Rotterdam, n. 4, 1990

Van den Berg L., Bramezza I., e Van der Meer J., Gestione e marketing della città: l’esperienza olandese, Impresa e Stato, n. 27, 1994

Van den Berg L., e Braun E., Urban competitiveness, marketing and the need for organizing capacity, Urban Studies, Vol. 36, 1999

Van den Berg L., Braun E., e Otgaar A. H. J., The attractive city .Catalyst for Economic Development and Social Revitalisation, Euricur Report 200-1, Rotterdam, 2000

Van den Berg L., Braun E., e Otgaar A., H. J., Sports and city marketing in European cities, Aldershot, Ashgate, 2002

Van den Berg L., Klaassen L.H., e Van der Meer J., Marketing metropolitan regions, International Conference on Marketing Metropolitan Regions, 8-10 novembre, 1990

Van den Berg L., e Van der Meer J., Urban marketing in the Netherlands. An overview of its results, Ave e Corsico, cit., 1994

Van der Meer J., The role of city marketing in urban management, Euricur Series, n.2, 1990

Varaldo R., Dal localismo al marketing territoriale, Fontana e Caroli, cit., 1999 Varaldo R., e Caroli M., Il marketing del territorio: ipotesi di un percorso di

ricerca, Fontana e Caroli, cit., 1999 Vesci M., Il governo del territorio: approccio sistemico vitale e strumenti

operativi, Padova, Cedam, 2001 Volterrani A., Politiche di rete e marketing territoriale, Rivista italiana di

comunicazione pubblica, n. 2, 1999

Page 173: Copyright i Azeta Tartaraj 2013 · Marketingu territorial është një disiplinë relativisht e re dhe si e tillë është ende në studim e sipër, për nga pikëpamja e koncepteve

 

 

161

Ward K. G., From rentiers to rantiers: ‘active entrepreneurs’, ‘structural speculators’ and the politics of marketing the city, Urban Studies, Vol. 37, n. 7, 2000 Liuc Papers n. 149, giugno 2004

Weibe G. Merchandizing Commodities and Citizenship on Television Public opinion quaretly, vol 15, 1979

Faqja zyrtare Rechauffementmediatique.org Faqja Zyrtare Techno-Sience.net Plani strategjik i zhvillimit urban të Tiranës, 2012 Plani i zhvillimit: Komuna Dajt Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve: Strategjia e zhvillimit te

zonave turistike, Parku kombëtar Dajt Instituti kombëtar i Statistikave (INSTAT), 2011 Plani Urbanistik i Tiranës, shtator 2012; Faqja Zyrtare e Bashkisë së Tiranës Politika e Zhvillimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës, 2012, Faqja zyrtare e

Bashkisë Politikat e zhvillimit të ministrive të linjës: METE, MTKRS, MPPT, M.Sh.

MASH, etj. Instituti shqiptar i Medias