cilësia dhe kujdesi4 4 cilësia & kujdesi quality Çanta & portofol syze udhëzime kujdesi...

12
1 Guidë MODE

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

11

Guidë Mode

Ne e kuptojmë se produktet e modës nuk janë të lehta për tu ofruar. Në mënyrë që t’i lehtësojmë gjërat për ju, ne kemi krijuar një guidë të veçantë që ju vjen në ndihmë të gjitha pyetjeve, qartëson dyshimet dhe jep udhëzime sesi të bëheni një ekspert mode dhe ta bëni shitjen e produkteve të modës me më shumë kënaqësi dhe argëtim.

Cilësia dhe kujdesimësoni më tepër rreth cilësisë së produkteve të modës dhe si të kujdesemi më së miri për to

Truke sTilimizbuloni truket e stilistëve profesionalë

dhoma e provës

mësoni 7 këshilla të shpejta për të rritur fitimet tuaja nga produktet e modës

udhëzime shiTje

zbuloni sekretin e bizhuterive të vogla

mësoni kuptimin e numrave dhe gjeni masën perfekte

zbuloni koleksionin avoN signature dhe historinë pas tij

Guidë modeFakTe iNTeresaNTe

koleksioNi premium

4 4

QualityCilësia & kujdesi

Çanta & portofol syze

udhëzime kujdesi• Lani me kujdes, me ujë të ngrohtë, me sapun, shpëlani dhe thani.

Ne e dimë që cilësia në AVON është ajo çfarë klientët kërkojnë, prandaj dhe produktet e modës kalojnë në një proces të gjatë para se të arrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar. Tërheqja, hedhja, larja dhe testi i kohës janë disa nga kontrollet që ato kalojnë. Për më tepër, vetëm ato produkte që marrin 100% përshtypje pozitive nga 125 vullnetarë, dalin në broshurë. Çdo gjë për të siguruar cilësinë maksimale që mund të shijohet për një kohë të gjatë nga klientët tuaj.

Çantat dhe portofolët tanë kalojnë prova të vështira për të siguruar cilësinë maksimale. Çdo pjesë e çantës apo portofolit, nga zinxhiri deri tek qepja më e vogël është e testuar. Kontrollohet çdo gjë tjetër që i bën ato zgjedhja numër një.

Cilësia• Shumica e çantave kanë zinxhir praktik, xhepa

të brendshëm dhe të jashtëm për të ruajtur rregullin dhe për të gjetur gjërat lehtësisht

• Ato janë të testuar në kushte moti ekstreme dhe dorezat e çantave janë të testuara për peshën maksimale që ato nuk do të thyhen.

• Shumica e çantave dhe portofolave tonë janë të bëra me material rezistent dhe të lehtë për tu mbajtur PVC( Polivinil Klorid) ose PU(Poliuretan).

• Portofolët kanë dizenjo praktike, që përfshijnë sektorin e parave letër, sektori i monedhave, i kartave të kreditit dhe i fotografisë.

udhëzime kujdesi • Mundohuni të mos i mbushni plot çantat, që

të mos i deformoni ato, pasi për shkak të materialit sintetik, ato nuk mund ta marrin sërish formën e mëparshme dhe sipërfaqa mund të dëmtohet.

• Mundohuni ta shmangni ekspozimin e produktit në temperatura ekstreme direkte, të cilat mund të kenë pasoja negative.

• Pastroni me një cohë të njomë, mos e lani në lavatriçe.

Cilësia• Të gjitha syzet AVON janë të sigurta, pasi sigurojnë mbrojtje

UV400 duke siguruar 100% mbrojtje nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB*.

• Ato janë të cilësuara me markën CE që tregon se syzet tona përmbushin Standartin Europian BSEN 1836: 2005+A1: 2007, mbi sigurinë, dhe qëllimin e tyre.

• Të gjitha lentet tona janë polikarbonat, dhe ofrojnë impakt rezistence maksimal, i cili është 10 herë më i lartë sesa materialet e tjera plastike apo xhami të lenteve.

• Vidat e rregulluara më së miri, sigurojnë bashkëngjitje solide të kornizës të bëra me material fibra karboni rezistent.

• Pjesa më e madhe e syzeve tona janë të kategorisë 2 ose 3. Kategoria e filtrave tregon se sa të errëta janë ato. Katego-ria e 1 është një hije e lehtë ndërkohë që kategoria 4 është shumë e errët dhe do të ishte e përshtatshme për përdorim gjatë drejtimit të makinës.

* Drita e diellit e cila arrin tek ne, emeton dy tipe rrezesh të dëmshme: rrezet e gjata ultraviolet (UVA) që shkaktojnë plakjen dhe rrezet e shkurtra ultraviolet (UVB) që shkaktojnë djegien e diellit.

Gërvishtja, goditja apo hedhja janë disa nga testet e performuara mbi syzet tona. Testet strikte na japin siguri 100% mbi cilësinë e tyre. Zbuloni çfarë i bën ato të veçanta.

6

Cilësia & Kujdesi

BizhuteriNe e dimë që detajet bëjnë diferencën, ndaj ne sigurohemi që bizhuteritë të jenë perfekte deri në detajin më të vogël.

Cilësia• Bizhuteritë janë të testuara për praninë e nikelit, kad-

miumit, apo prezenca të tjera për tu siguruar që janë hipoalergjike, që do të thote se risku i alergjisë është minimal.

• Bizhuteritë në AVON kalojnë disa teste për të siguruar përdorim të sigurtë dhe afatgjatë

• Një palë vathë janë të bëra me material titani, i cili është rezistent, i qëndrueshëm, por edhe material i lehtë dhe miqësor me lëkurën.

Këshilla Kujdesi• Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me aromat, spërkatësin

e flokëve, gjithashtu shmangni fjetjen me bizhuteritë tuaja, pasi mund të sjellin dëmtime të tyre. Ju lutemi të siguroheni që parfumi është i tharë para se të vendosni bizhuteritë tuaj.

• Mbani bizhuteritë tuaja në një vend të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte.

• Pastroni me një cohë të njomë, ose produkt për pastrimin e bizhuterive. Thani me një cohë të pastër të tbutë.

Ora Për shumë njerëz ora është më shumë sesa një bizhuteri. Ne duam t’u japim klientëve tanë cilësinë më të lartë dhe dizenjo të përjetshme për t’i bërë ata të shijojnë këtë produkt për një kohë të gjatë.

Cilësia• Të gjitha orat AVON janë të

përbëra me kuarc

• Orat janë të pajisura me bateri qelizë që zgjasin shumë. Jetëgjatësia funksionale e tyre është 2-3 vjet.

• Avon ofron garanci dy vjeçare për dëmtimet gjatë prodhimit të produktit

Këshilla Kujdesi• Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë produktet kozmetike si dhe

ekspozimin e zgjatur në diell, pasi ajo mund të shkaktojë zbehjen e ngjyrës.

• Mos i zgjeroni rripat e orës, pasi ato mund të lirohen apo këputen.

• Byzylykët metalikë lahen me kujdes me ujë. Fshini me kujdes me një cohë të njomë, pak të butë.

• Përpjekja për të ndërruar bateritë e orës në shtëpi, mund të dëmtojë kapa-kun gjatë hapjes. Kërkoni ndihmën e një argjendari për këtë gjë.

• Ora nuk është rezistente/ e papërshkrueshme ndaj ujit, nëse nuk ka shënim të tillë si 3ATM.

STYLING TRICKS

9

TRuKe STILImI

ÇANTA & STILI e JeTeSËSÇanta është aksesori më i dashur i femrave. Ajo është mikesha e saj e ngushtë që mund t’i besojë më së miri. Kur i rekomandoni një çantë klientit tuaj, duhet të keni parasysh stilin e jetesës, si dhe format trupore të saj.

ÇANTA e meSmeMundëson ecjen me duar të lira, dhe përshtatet në format A4, që e bën ato një zgjedje ideale për punë apo takime të përditshme. Rripi i rregullueshëm e bën më të përshtatshme çantën për silueta të ndryshme.

ÇANTA e mAdhePërshtatet me çdo gjë që ju nevojitet dhe çdo gjë që dëshironi të keni me vete, është zgjedhja më e mirë për femrat që duan të kenë të gjitha pajisjet me vete.

ÇANTA e VOGËL RReTh TRuPITÇantë që duhet ta ketë çdo femër, E gjerë, e mjaftueshme për gjërat bazë, dhe e përshtatshme me çdo veshje.

ÇANTË ShPINeAksesor i rehatshëm për udhëtime me biçikletë dhe eksplorime. Pesha e balancuar mbi supe në mënyrë të barabartë mban duart e lira.

ÇANTË PËR mbRËmJeAksesor i rëndësishëm për një natë elegante dhe plot sharm. Çdo grua duhet ta ketë në garderobën e saj. Është e lehtë për tu mbajtur, dhe mban objektet e rëndësishme si çelësa, celular, të kuq buzësh dhe karta krediti.

ÇANTË SezONALeVjen gjithmonë në stinën e verës. Çantë e madhe dhe e lehtë për plazh! Dizenjo me ngjyra e bëjnë atë një zgjedhje ideale moderne.

ÇANTA e meSme mbI SuPZgjedhja ideale për punët me stil të theksuar klasik. Rekomandohet për femrat të cilat kanë siluetë në formë dardhe, dhe që duan të kthejnë vëmendjen nga ijet e tyre.

ÇANTË SPORTIVeÇantë e përkryer për femrat aktive, siguron hapësirë të mjaftueshme për atletet, peshqir, produkte kozmetike dhe veshje të ndryshme për palestër.

ÇANTË fuNdJAVAShNjë çantë ideale praktike për udhëtime të shkurtra. Ajo i përshtatet një udhëtimi të shkurtër, për të marrë me vete gjërat kryesore. Ju gjithashtu mund t’ia rekomandoni si çantë për bagazhet e dorës pasi ajo përputhet me rregullat e linjave ajrore.

11

4 format e pamjes eleganteMësoni se si të rekomandoni syzet ideale që përputhen me formën e fytyrës së klientit,

që të duken sa më mirë.

fytyrë e rrumbullakët(faqe të plotë, ballin konkave dhe mjekër)

PO: e gjerë, korniza drejtkëndëshe

JO: e rrumbullakët ose korniza me ngjyra

fytyrë katrore(mjekër e spikatur, ball i gjerë)

PO: Syze rrumbullake ose me kornizë sy-mace

JO: Forma gjemoetrike të theksuara

fytyrë trekënDore(ball i gjerë, mjekër të hollë)

PO: Forma rrumbullake ose sy-mace

JO: Syze tepër të dekoruarafytyrë e zgjatur(mjekër e hollë dhe faqe të holla)

PO: Syze të mëdha për të balancuar formën e fytyrës duke i shtuar gjerësi

JO: Korniza të ngushta

truke stilimi

13

Stilimi i bizhuterive

StYliNG triCKStruKe Stilimi

Edhe aksesorë të tillë si bizhuteritë e vogla mund të ndryshojnë në mënyrë të dukshme pamjen tuaj. Bizhuteritë duhet të përputhen jo vetëm me formën e fytyrës por edhe me të gjithë siluetën. Mësoni si të ofroni këshilla profesionale për klientët tuaj.

Gratë me Shtat të lartëBizhuteri të rënda, vathë të përmasave të mëdha.Ata duhet të qëndrojnë në proporcion të drejtë me trupin.

Qafë të ShKurtërVarëse me zinxhir të gjatë modern si dhe një palë vathë me dekorues të gjatë, për të krijuar pamjen e një qafe më të gjatë. Ato mund të vishen gjatë gjithë vitit dhe të përshtaten me stile të ndryshme.

SuPe të GJera reKOmaNDONi bizhuteri,delikate dhe të holla, që të balancojnë vizualisht siluetën.

NJë varëSetë gjatë me një dekorues, vathë elegantë dhe sfera romantike

fYtYrë DreJtKëNDOrePërpiquni të shmangni vathët, gjatësia e cilave e kalon gjatësinë e vijës së mjekrës.

fYtYrë e rrumbullaKëtBizhuteritë më të përshtatshme për këtë lloj fytyre janë ato që theksojnë sytë dhe vathë me dekorues të mëdhenj, të cilat mund të vishen bashkë me një varëse të gjatë për të zgjatur vizualisht fytyrën.

fYtYrë KatrOrepër forma të rrumbullakta, me kontrastet

e tipareve të mprehta, do të ishte

ideale një varëse e shkurtër me hark të

këndshëm, për të zbutur linjën e ashpër.

Shmangni vathët këndor.

fYtYrë treKëNDOrePër këtë formë fytyre zgjedhja më e mirë do të ishin bizhuteritë e theksuara dhe të mëdha. Ato do të balanconin zonën e hollë rreth mjekrës.

FITTING ROOM

14

2

3

4

1

DhOMaT e pROvës

Të bëRa Me pOROsI

GjoksiVendosni shiritin matës nën krahë dhe masni zonën e plotë të gjoksit. Mbajeni shiritin paralel me dyshemenë.

BeliMasni me shirit pjesën më të ngushtë rreth belit.

IjetVendosni shiritin matës në pjesën më të gjerë të ijeve duke mbajtur këmbët të bashkuara.

S

92-97

76-82

98-105

83-90

106-112

91-98

113-120

99-105

121-127

106-122

M L XL XXL

S

36-38

82-86

65-69

90-94

40-42

91-96

74-79

99-104

44-46

101-106

84-89

109-114

48-50

112-118

95-101

120-126

52-54

124-130

107-113

132-138

M L XL XXL

Femra

cm

gjoksi

beli

ijet

TrupI në numraKlientët tuaj mund të ndihen jo të sigurtë në blerjen e rrobave nga katalogu pa i provuar ato më parë. Me këto ndihma të thjeshta ju do të ndihmoni klientët për të gjetur masën e duhur dhe t’i siguroni ato që të bësh shopping në AVON është pa risk.

Kraharori Vendosni shiritin matës në pjesën e plotë të gjoksit dhe të shpatullave. Mbajeni shiritin paralel me dyshemenë.

Avon gjithmonë dëshiron që femrat të duken bukur dhe të kenë besim në vetvete. Koleksioni Body Illusion ofron një dizenjo unike që përshtatet me çdo shije dhe nevojë. Rrobat Body Illusion përfshijnë pjesë modeluese, që ndihmojnë modelimin e pjesëve problematike të trupit: kofshët, ijet, dhe belin, për një pamje më tërheqëse.

Këshilla për matjen:

• Masat nuk duhet të merren

shumë të ngushta, apo shumë të

gjera, për të siguruar masën që

përshtatet më së miri.

• Nuk është e këshillueshme të

mbahet frymëmarrja gjatë matjes

së belit, pasi do të ndikojë në

rezultatin final.

• Mbani shënim të gjitha masat

tuaja në një letër për referenca të

ardhshme.

• Kur zgjidhni një produkt nga linja

Body Illusion, klientët tendojnë

të zgjedhin masa më të vogla.

Jepini instruksione që të zgjedhin

masën e njëjtë si të rrobave të

tjera, për të patur rezultate më të

kënaqshme.

meshKuj

cm

kraharori

beli

1

3

4

3

2

I jep formë gjoksIt

I jep formë belIt

Hollon barkun

68

10

17

6 16.5 mm

18.1 mm

19.75 mm

8

10

Detajet kanë rënDësiNganjëherë, përshkrimet teknike nuk mund tu duken të qarta klientëve tuaj. Jepini instruksione si ti lexojnë ato, në mënyrë që të porosisin masën e duhur. Është e domosdoshme që të mbani me vete aksesorë në çantën tuaj, për të reklamuar masën e një produkti të caktuar.

UDHëZiMeQË do t’Ju NdihmoJNË tË JepNi kËshilla profesioNale klieNtËve tuaJ gJatË zgJedhJes sË bizhuterive.

Vathë

gjatësia e vathëve jepet së bashku me gjatësinë e dekoruesit dhe zinxhirit.

OraÇanta

Nëse rripi i çantës është i rregullueshëm, atëherë keni informacion për gjatësinë maksimale dhe gjatësinë minimale të mundshme të tij.

dorezat janë të matura nga pjesa e sipërme e çantës në pjesën e sipërme të rripit. Është pjesa ku ju vendosni krahun tuaj.

Varësegjatësia e zinxhirëve:

Byzylykë

Numri i dhënë është diametri i brendshëm i byzylykut, ose i byzylykut të pa hapur.

Dekoruese

gjatësia e dekoruesit përfshin edhe pjesën e poshtme të tij.

e sHkUrtër 42-51 cm

e MesMe 60-69 cm

e gjatë 70-88 cm

Unaza

Nëse klienti ka një unazë aktuale, vendoseni atë në figurën e printuar për të gjetur masën e duhur të tij.

numri masa

gjatësia e rripitpërshkrimi jep gjatësinë maksimale dhe minimale të rripit, pa kasën.

Kasa

Pjesa e përparme

diametri i brendshëm

* Nëse klienti juaj nuk ka një unazë aktuale, jepini instruksione që të masë masën e unazës, duke vendosur një vizore në pjesën e përparpme të gishtit. vlera e matur do të jetë një vlerë e përafërt me diametrin e gishtit.

DhOmat e PrOVës

18

Fakte interesante

sekretet e vogla të bizhuterive

BOTA E DETAJEVE TË KËNDSHMEMësoni më tepër rreth materialeve të përdorura në bizhuteritë AVON dhe shpërndajeni këtë njohuri me klientët tuaj për të theksuar cilësinë e produkteve.

e larë në bronz vs. e larë në arKostoja e arit është rritur shumë edhe ç[r shumë tregtarë me pakicë të bizhuterive. Ne përdorim larjen në bronz për të simuluar larjen në ar të bizhuterive, duke na mundësuar ofrimin e një game të gjerë bizhuterish në ngjyra dhe dizenjo të ndryshme, por mbi të gjitha, me çmime të arsyeshme.

këshilla kujdesiPër ju dhe klientin tuaj, do të gjeni instruksione në paketimet e bizhuterive si të kujdeseni më së miri për të ruajtur cilësinë e tyre.

të lara në argjendShumica e bizhuterive në AVON janë të lara në argjend. Baza e materialve të veshura me argjend jane: zink, bronz, alumin dhe titan (vathët). Larja në argjend i afrohet argjendit të vërtetë, por nuk është aq e shtrenjtë. Ajo kombinohet shumë mirë me ngjyra të tjera, duke ju dhënë një pamje casual dhe elegante njëkohësisht.

Perlat klasikePerlat klasike duhet të kenë vendin e tyre në kutinë e bizhuterive të çdo femre, por bizhuteri perla të vërteta janë mallrat e pakta dhe për këtë arsye shumë të shtrenjta. Për këtë arsye, AVON përdor imitimin e perlave që janë po aq të bukura sa perlat e vertëta, duke krijuar bizhuteri përjetësisht të bukura dhe me çmime të përballueshme.

zirkon kubikZirkoni kubik është një diamant sintetik. Është shumë i afërt me diamantët aktual, që ne i ofrojmë me në terma ekuivalent të 4C’s: prerja, qartësia, ngjyra, dhe karatët.

20

Udhëzime shitje

eksploroni botën e modës

Produktet e modës mund të rritur shitjet e tuaja në mënyrë të

konsiderueshme. Kjo është arsyeja pse ajo është e rëndësishme

që klientët tuaj mund të mbështetet në ju dhe besim rekomandimet

tuaja. Treguar atyre qasjen tuaj profesionale në çdo hap.

informohu në çdo kohëQëndroni në kontakt me revistën FOCUS dhe broshurën për të qënë në gjendje që t’i përgjigjeni pyetjeve të klientëve tuaj. Përdorni ofertat demo për t’i patur aksesorët para të gjithëve. Mos harroni, ndërkohë që blerja e produkteve të bukurisë është gjithmonë një kënaqësi, ju mund ta konsideroni edhe si investim nga i cili të fitoni shumë të holla.

tregoni përkushtimin tuajMundohuni të dëgjoni në mënyrë aktive dhe të ruani kontaktin në sy, gjatë bisedave me klientin tuaj. Mos harroni të buzëqeshni, por qëndroni natyrshëm. Këshilloni klientin tuaj nëse ai është i pavendosur dhe qartësoni dyshimet e tij.

rekomandoni nga zemraNdihmoni klientin tuaj të marrë vendimin e duhur. Tregoni iniciativën tuaj, dhe tregohuni të ndershëm me rekomandimet e tua. Mos e shtyni asnjëherë klientin të blejë. Nëse ato janë të kënaqur, ato do të kthehen sërish me shumë blerje të tjera.

shpenzoni kohë cilësoreRezervoni kohë të mjaftueshme për takimet. Nëse ju do të takoni një klient për herë të parë, rezervoni më tepër kohë. Mos e kontrolloni orën shumë shpesh gjatë takimit, dhe mos tregoni padurim. Përshtypjet e para janë ato më të rëndësishmet, dhe që do të influencojnë në kontakte të ardhshme. Jini aty për klientin tuaj.

bëhuni një stilistPërpiquni të kombinoni artikuj mode në kompleksitetin e klientëve tuaj, trupit, format dhe nevojat. Gjithashtu, ju mund të merrni një njësi matëse me vete. Në këtë mënyrë ju do të tregoni profesionalizmin tuaj dhe t’i siguroni klientët tuaj që të bësh shopping në AVON nuk ka rrezik.

Lista juaj:

mbështesni & frymëzoniVishni gjithnjë bizhuteri aktuale të AVON në takimet me klientët tuaj. Kombinoni ato me veshjen, në mënyrë që të krijoni një pamje të dëshirueshme që çdo femër do të dëshironte ta përshtaste. Bëhuni një frymëzim për çdo femër që takoni.

siguroni kënaqësiNëse klienti juaj nuk është i lumtur, as ne nuk jemi të lumtur. Edhe pse produktet e modës AVON janë të një cilësie të mire, mund të ndodhë që të mos jetë sipas pritshmërive të klientëve tuaj. Në raste të tilla, mund të kthehet produkti, në përputhje me rregullat e AVON. Duke ditur këtë, klientët tuaj do të jenë më të gatshëm të blejnë produkte mode në AVON.

Broshura avon

aksesorë të modës avon

që përputhen me veshje tuaj

Njësi matëse

Fletore dhe një stilolaps

.................

22 22

PREMIUM COLLECTION

22

Prezantojmë

KoleKsionin signature

KOLEKsIONI PREMIUM

Në vitet ‘50 AVON prezantoi një logo të re, një dizenjo e këndshme e for-muar me 4 gërma me stil. secila gërmë simbolizon një pjesë të motos, e cila

tregon dedikimin e klientëve të privilegjuar AVON për klientët e tyre:‘’KURDOHERË, KUDO, GJITHMONË, PYETNI’’.

Kohët kanë ndryshuar, por përkushtimi mbetet i njëjtë. Logoja signature A4 kthehet në Avon me kuptim të ri që lidh

traditën me realitetin modern.

KOLEKsIONI AVON sIGNATUREpasqyron filozofinë e një marke dhe tendencat e fundit të modës. Është një përzierje e traditës me modernen. Merr atë çfarë është më e mirë nga trashëgimia e AVON dhe e bën atë të re.

Logoja 4A simbolizon çdo femër të veçantë...

Një femër, e cila ndjehet femërore KURDOHERË, që vendos makijazh, apo vendos rutinën e përditshme.

Një femër që ndihet e fortë KUDO, kur lufton për të drejtat e saj apo kur shijon pushimet me familjen e saj.

Një femër e cila GJITHMONË qëndron për një çështje të drejtë dhe nuk dorëzohet kurrë.

Një femër, e cila preferon të PYEsË para se të pranojë.

Disa herë në vit AVON prezanton Koleksionin signature. Ajo përmban produkte të cilësisë më të lartë, me dizenjo të veçantë që ofrohen vetëm nga AVON. simboli i këtij koleksioni është logoja signature. Zbuloni koleksionin signature dhe rekomandojeni tek klientët tuaj.

BIZHUTERITË sIGNATURE AVON JANË

TË LARA ME AR 9 KARAT