burimet e se drejtes penale

14

Upload: refik-mustafa

Post on 07-Jan-2017

65 views

Category:

Law


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Burimet e Se Drejtes Penale
Page 2: Burimet e Se Drejtes Penale
Page 3: Burimet e Se Drejtes Penale
Page 4: Burimet e Se Drejtes Penale

Burime materiale konsiderohen të gjitha marrëdheniet shoqëroro-ekonomikedhe marrëdhëniet e tjera shoqërore që e karakterizojnë një shoqëri.

Burime formale të së drejtës penale janë normat juridike veç e veç dhe tërësiae tyre. Burim formal kryesor është kodi penal. Burime të tjera janë kushtetuta, konventat ndërkombëtare etj.

Page 5: Burimet e Se Drejtes Penale

Të gjitha kushtetutat përmbajnë parime drejtuese edhe për të drejtënpenale.

Në anën tjetër të gjitha vlerat dhe të mirat e garantuara me kushtetutë, mbrohen me të drejtën penale.

Page 6: Burimet e Se Drejtes Penale

Kushtetuta me disa dispozita të saj paraqitet edhe si burim i drejtpërdrejtëi së drejtës penale. Kështu, kushtetuta parasheh “parimin e legalitetit” me rastin përcaktimit të veprave penale dhe sanksioneve penale, garantonrespektimin e personalitetit të njeriut dhe dinjitetit njerëzor në procedurënpenale dhe në çdo procedurë tjetër.

Poashtu, në rast heqjeje ose kufizimit të lirisë si dhe gjatë kohës sëekzekutimit të dënimit, qytetarëve u garantohet liria e lëvizjes dhe e vendbanimit; paprekshmëria e banesës, letrave dhe e dërgesave të tjera tëkomunikimit; u garantohet paprekshmëria e integritetit të personalitetit tënjeriut, e jetës personale dhe familjare etj.

Page 7: Burimet e Se Drejtes Penale

Shumë pranë nivelit të burimeve kushtetuese qëndrojnë konventatdhe aktet e ndryshme juridike ndërkombëtare. Ato përmbajnëparime të karakterit penalo-procedural dhe për këtë shpeshherëpërfshihen në kushtetuta ose tekste të përbashkëta me të.

Page 8: Burimet e Se Drejtes Penale

Për të drejtën tonë penale kanë rëndësi ato konventa ndërkombëtare me të cilat vendi ynë është i obliguar që të mirave apo vlerave të caktuara juridike t’u sigurojë mbrojtje juridike-penale.

p.sh., Të tilla janë:

“Konventa e Gjenevës mbi humanizimin e luftës” (1949);

“ Konventa për luftimin dhe parandalimin e krimit të gjenocidit” (1948);

“ Konventa mbi eliminimin e të gjitha diskriminimeve raciale” (1966) etj.

Veçmas veprat penale kundër sigurisë së komunikacionit ajror, që janë të parapara në legjislacionin penal, kanë mbështetje apo rrjedhin nga Konventa mbi luftimin e rrëmbimit të kundërligjshëm të fluturakes (Hagë 1970) dhe “Konventa mbi luftimin e akteve kundërligjore të drejtuara kundër sigurisë së fluturakeve civile” (Montreal 1971) etj.

Page 9: Burimet e Se Drejtes Penale

Çdo shtet është i obliguar t’i ndëshkojë kryerësit e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit etj., edhe në rastet kur me legjislacionin e tyre penal nuk janë paraparë këto krime, përkatësisht, edhe në rastet kur shteti i caktuar nuk i ka ratifikuar konventat përkatëse të cilat i inkriminojnë këto vepra.

Page 10: Burimet e Se Drejtes Penale

Si burim kryesor i së drejtave penale të shteteve bashkëkohore është kodi penal apo ligjipenal.

Me ligj penal nënkuptojmë çdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen çështje nga fushae të drejtës penale. Këto janë dispozita me të cilat parashihen veprat penale dhesanksionet penale ndaj kryesve të tyre.

Me nocionin kod penal nënkuptojmë ligjin e rëndësishëm në të cilin në mënyrë tëtërësishme dhe të sistemuar përmblidhen dispozitat penalo-juridike.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 janar 2013.

Me shprehjen legjislacion penal, nënkuptojmë të gjitha ligjet penale, pra edhe kodinpenal, si dhe tërë sistemin e ligjeve dhe dispozitave të tjera penale, të cilat janë në fuqi dheaplikohen në një vend të caktuar.

Page 11: Burimet e Se Drejtes Penale

Ligjet e tjera, normat nënligjore dhe aktet nënligjore, konsiderohen si burime plotësuese apo sekondare të së drejtës penale.

Të tilla konsiderohen ato dispozita ligjore të cilat, sipas rregullit, rregullojnë marrëdhënie të tjera shoqërore, por megjithatë kanë rëndësi edhe në të drejtën penale.P.sh.:

“Kodi i Procedurës Penale”;

“Ligji për ekzekutimin e sanskioneve penale”;

“Ligji mbi organizimin e gjykatave”;

“Ligji mbi prokurorinë”; etj.

Page 12: Burimet e Se Drejtes Penale

Përkundër faktit se nuk mund të mohohet ndikimi i së drejtës zakonore nëzhvillimin dhe formimin e të drejtës penale, e drejta zakonore nuk mund tëshfaqet si burim i drejtpërdrejtë i së drejtës penale.

Parimi i legalitetit, e përjashton mundësinë që e drejta zakonore të jetë burimi së drejtës penale.

Page 13: Burimet e Se Drejtes Penale

Në Angli dhe në SHBA, praktika gjyqësore ose precedenti gjyqësor paraqitet si burim irëndësishëm i së drejtës penale.

Në të drejtën tonë penale dhe në të drejtat penale të shteteve të tjera të Evropës, praktikagjyqësore nuk është burim i drejtpërdrejtë i së drejtës penale, sepse do të ishte nëkundërshtim me parimin nullum crimen nullum poena sine lege.

Praktika gjyqësore nuk mund të parashoh vepra penale të reja apo t’i abrogojë atoekzistuese.

Page 14: Burimet e Se Drejtes Penale

Shkenca e së drejtës penale nuk është burim i drejtpërdrejtë i së drejtës penale.

Mirëpo, shkenca e së drejtës penale ka ndikim të konsiderueshëm, pasi me ndihmën e saj është bërë ndërtimi i një varg nocionesh dhe institcionesh të sëdrejtës penale.