buletini mujor - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/buletini mujor - gusht 2018.pdfzyra...

9
REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/ KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL BULETINI MUJOR Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës Gusht 2018

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO

KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/ KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL

BULETINI MUJOR

Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Gusht 2018

Page 2: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

U mbajt takimi i rregullt i Komisionit për Çështje Normative

Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, z. Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e rregullt, në të cilin ka diskutuar për çështje të ndryshme nga fushëveprimtaria e tij. Kryesuesi Hyseni ka theksuar se Komisioni për Çështje Normative është duke vepruar me kujdes të shtuar profesional në zbatim të Planit të punës për vitin 2018. “E tërë veprimtaria është duke u realizuar në mënyrë strikte dhe në harmoni me agjendat e parapara për hartimin, plotësimin dhe ndryshimin e akteve nënligjore të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë z.Hyseni. Aktet, për të cilat u vendos të plotësohen dhe ndryshohen janë: Rregullorja për organizmin dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, Rregullorja për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, Rregullorja për komunikim publik dhe Rregullorja për ndarjen e lëndëve, me ç ‘rast u vlerësua se duhet të kenë prioritet në procesin e punës, kurse me qëllim të realizimit konkret janë përcaktuar zyrtarët përkatës dhe është vendosur që në takimet e punës të jenë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët mbështesin KPK-në. Gjithashtu, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së. z.Lavdim Krasniqi, njoftoi anëtarët e Komisionit për Çështje Normative se Zyra për Komunikim Publik e SKPK-së ka hartuar Udhëzuesin për zyrtarët për komunikim publik, i cili së shpejti do të procedohet për shqyrtim. Në vazhdim të mbledhjes u diskutua edhe për pagesën e ndërmjetësuesve dhe rastet kontestimore, në të cilat Këshilli Prokurorial i Kosovës paraqitet si palë e paditur. Në takim morën pjesë edhe partnerët nga Ambasada Amerikane dhe EULEX-i.

Page 3: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shprehur shqetësimin për zhvillimet pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj dhe diskutimeve publike për punën e sistemit prokurorial dhe organeve të tij. Këshilli ka obligim kushtetues e ligjor për të siguruar që Prokurori i Shtetit të veprojë si i pavarur dhe i paanshëm, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe duke garantuar barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe të dyshuarit për vepra penale. Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke e zbatuar këtë garanci kushtetuese në përputhje me misionin dhe objektivat e tij. Tendenca për të njollosur punën e Këshillit Prokurorial dhe organeve të tij, si dhe përpjekjet për ta devalvuar punën e Prokurorit të Shtetit nga kushdo qoftë, përfshirë edhe grupe politike janë të papranueshme dhe i cilësojmë si ndërhyrje në punën tonë dhe cenim të pavarësisë së garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Sigurojmë opinion publik se Këshilli ka krijuar infrastrukturë dhe resurse të nevojshme për punë të mirëfilltë të prokurorëve në zbatim të mandatit të tyre në luftën e pakompromis kundër krimit të gjitha formave. Gjithashtu, Këshilli nuk do të lejojë asnjëlloj kompromisi, nga askush dhe për asnjë rast, për asnjë prokuror, pavarësisht pozitës së tij në sistemin prokurorial, në rast të shkeljeve dhe dështimit për ta kryer punën siç kërkohet me ligj. Tendenca që takimet e organeve menaxhuese me prokurorë të paraqiten para opinionit si ndikime në raste të caktuara, janë plotësisht të pabaza, qëllimkëqija dhe me tendencë të uljes së imazhit dhe punës pozitive të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Këshilli Prokurorial i Kosovës garanton qytetarët e Kosovës se do të vazhdojë punën e pakursyer për të krijuar një ambient ku sundon rendi dhe ligji.

Reagim i Këshillit Prokurorial të Kosovës për rastin e Blakajt

Page 4: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

Takim i rregullt i Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së me udhëheqësit e njësive organizative

Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takimin e rregullt me udhëheqësit e njësive organizative të KPK-së, me ç‘rast ka diskutuar për dinamikën e realizimit të projekteve të planifikuara. Në takim z. Krasniqi ka diskutuar me udhëheqësit e njësive organizative të KPK-së për përgatitjet për dëgjimin buxhetor, zbatimin e planit për personel, zbatimin e projekteve nga lëmi i teknologjisë informative, arkivave, shërbimeve të përgjithshme dhe çështjeve të tjera të fushëveprimtarive përkatëse ë prokurorial . Kreu i Sekretariatit të KPK-së, z. Lavdim Krasniqi, ka kërkuar nga udhëheqësit e njësive organizative që në vijim të proceseve të tashme dhe të ardhme të bëjnë një shqyrtim dhe analizim të nevojshëm planifikues, në mënyrë që të vazhdohet ofrimi i shërbimeve efikase dhe efektive dhe, njëkohësisht, të ketë edhe avancime të ofrimit të shërbimeve në sistemin prokurorial të Kosovës.

Page 5: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

Grupi për hartimin e Kodit të Etikës për prokurorë në vazhdim të punës së mbetur nga sesioni i fundit, i cili është realizuar në mesin e gushtit, ka mbajtur një takim tjetër për të finalizuar draftin e punuar nga prokurorë e profesionistë vendorë dhe ekspertë holandezë. Në mbështetje të zbatimit të këtij kodi do të hartohet një udhëzues i veçantë, kurse ky proces i rëndësishëm është duke u mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me anë të një grupi prokurorësh dhe ekspertesh të këtij vendi, si dhe prokurorë dhe profesionistë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Lëvizjes “Fol”, të cilët janë partnerë në këtë projekt. Kodi i Etikës përcakton sjelljen etike të prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, gjë që në ditët vijuese drafti final do të procedohet për shqyrtim në Komisionin për Çështje Normative, e mëpastaj për miratim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Mbahet takimi i Grupit për hartimin e draftit të Kodit të Etikës për prokurorë

Page 6: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

SEKRETARIATI I KPK-së

Në planin e jashtëm të aktiviteteve, Sekretariatit i KPK-së ka vazhduar veprimtarinë e dendur për administrimin dhe krijimin e parametrave efektivë dhe efikas të sistemit prokurorial, sidomos duke u angazhuar në procesin e rishikimit funksional ë të drejtësisë, pastaj duke bërë veprime konkrete menaxhuese dhe profesionale për hartimin e Kodit të Etikës për Prokurorë, me ç’rast janë mbajtur dy takime për të finalizuar draftin e punuar nga prokurorë e profesionistë vendorë dhe ekspertë holandezë, si dhe duke mbajtur konsultime të vazhdueshme strategjike me partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar planin e mbështetjes së sistemit prokurorial të Kosovës.

Në planin e brendshëm të menaxhimit, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takime të rregullta me udhëheqësit e departamenteve, me ç ‘rast ka diskutuar për dinamikën e realizimit të punëve në kuadër të përgjegjësive të tyre dhe mbështetjes për të gjitha prokuroritë. Në këto takime është diskutuar për nevojat buxhetore për vitin 2018 dhe 2019, përfshirë sfidat e përgjithshme, zbatimin e planit të rekrutimeve dhe projektet që lidhen me funksionalizimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL). Në këtë kontekst është kërkuar nga udhëheqësit e departamenteve që të përcjellin dinamikën e zbatimit të planit të punës dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme për Këshillin, komisionet e tij dhe Prokurorin e Shtetit, si dhe të bëjnë përgatitjet për dëgjimin buxhetor, zbatimin e planit për personel, zbatimin e projekteve nga lëmi i teknologjisë informative, arkivave,

Zyra për Komunikim me Publikun, në kuadër të zbatimit të Planit të Punës të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin

2018 për hartimin e procedurave të brendshme për komunikim me publikun, ka përfunduar hartimin e Udhërrëfyesit

për zyrtarët e komunikimit publik, kurse pas përfundimit të konsultimeve profesionale do të procedohet për miratim

në Komision për Çështje Normative dhe pastaj në Këshill.

Page 7: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

Udhërrëfyesi përmban standardet dhe kriteret që plotësojnë kuptimet teorike dhe praktike, të cilat janë përgatitur dhe bashkërenduar, përcjell dhe vlerësuar në harmoni të plotë, duke zënë vend qendror respektimi i plotë i procedurave komunikuese si garantuese të prezantimit të informacionit publik në sistemin prokurorial. Ndërkohë, gjatë gushtit, Zyra për Komunikim Publik e Sekretaritait të KPK-së ka realizuar një punëtori informuese njëditore në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim Publik në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me zëdhënësit dhe zyrtarët e rinj të prokurorive themelore.

Njësia e Auditimit të Brendshëm në vijim të përmbushjes së detyrave gjatë muajit gusht ka filluar auditimin e rregullt

të Divizionit të Shërbimeve të Përgjithshme, si dhe ka përpiluar edhe objektivat kryesore për këtë divizion.

Ndërkaq, nga raportet e Departamentit të Burimeve Njerëzore, Prokurim dhe Administratë del se ka filluar punën një

(1) Zyrtar Ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjashtë (6) vozitës në prokurori, përfshirë dhe Sekretariatin

dhe një (1) Dorëzues në Prokurorinë Themelore në Prizren. Zyra për Përkthim dhe Lekturim ka bërë një punë

voluminoze, duke bërë përkthimin e 239 faqeve të dokumenteve dhe materialeve të ndryshme nga gjuha shqipe në

gjuhën serbe dhe anasjelltas për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorinë

Speciale të Republikës së Kosovës. Zyra për Administrimin dhe Arkivimin e Dokumenteve, në vijim të përmbushjes së

detyrave, edhe gjatë muajit gusht ka bërë pranimin, protokollimin, evidentimin dhe arkivimin e dokumenteve, në një

total prej 826 veprimesh në përpunimin administrativ-teknik të akteve dhe lëndëve; dërgimin e akteve përkatësisht të

lëndëve në procedim të mëtutjeshëm; pranimin dhe dërgimin e postës, shpërndarja e lëndëve dhe akteve; ruajtjen e

dokumenteve zyrtare, klasifikimi në dosjet e arkivit; koordinimin dhe planifikimin e punëve, si dhe bashkëpunimi me

njësitë e tjera organizative të SKPK-së.

Page 8: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

Departamenti i Teknologjisë Informative ka filluar trajnimin e stafit të prokurorive themelore për përdorimin e

Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), konkretisht, në prokuroritë themelore të Pejës, Gjilanit,

Ferizajt, Gjakovës dhe Prizrenit. Trajnimi fillimisht është fokusuar për stafin e shkrimores dhe pas aftësimit të tyre, do

të vazhdojë me prokurorët, të ndarë sipas departamenteve. Trajnimi është duke u mbajtur në zyrat e stafit të

prokurorisë nga trajnerët e projektit TIK/SMIL, kurse pas përfundimit të trajnimit planifikohet të vihet në zbatim SMIL-

i, me ç’rast të gjitha lëndët që pranohen në prokurori skanohen dhe futen në sistem. Po ashtu, të gjitha veprimet e

prokurorit në kuadër të lëndës do të regjistrohen në sistem dhe si rezultat i kësaj, do të kemi një digjitalizim të punës

në prokuroritë e Republikës së Kosovës. Vlen të ceket që në kuadër të SMIL-it parashihet të realizohen ndërlidhjet

apo shkëmbimi i të dhënave në mënyrë elektronike me sisteme të tjera, si: regjistri civil, regjistri i bizneseve dhe

sistemi i gjykatave.

Page 9: BULETINI MUJOR - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Buletini mujor - gusht 2018.pdfZyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive

NJËSITI PËR SHQYRTIMIN E PËRFORMANSËS SË PROKURORIVE

Zyra për Analizë, Vlerësim dhe Verifikim ka hartuar Raportin krahasimor pesëvjeçar për veprat penale karakteristike

dhe Raportin krahasimor për periudhën tremujore me numrin e rasteve të pranuara dhe të zgjidhura për 12 vepra

penale, si dhe është angazhuar në procesin e vlerësimit të performancës për 12 prokurorë me mandat fillestar.

Zyra për Statistika ka bërë përpilimin e raporteve statistikore për punën e prokurorive dhe raporteve për integrime

evropiane për tremujorin e dytë dhe gjashtëmujorin e parë. Raportet janë të pasqyruara sipas regjistrave dhe

prokurorive. Gjithashtu ka përgatitur të dhënat për veprat penale të terrorizmit, korrupsionit dhe krime ekonomike, të

dhënat për rastet e parashkruara për vitet 2016, 2017 dhe 2018 dhe ka bërë konfirmimin e të dhënave për veprat

penale të mekanizmit përcjellës nga prokuroritë.

Zyra për Trajnime ka hartuar raportin gjashtëmujor për pjesëmarrjen e prokurorëve në trajnime, konferenca, tryeza,

seminare dhe punëtori.