bukuritË e fesË islame · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të allahut, për diturinë...

43
BUKURITË E FESË ISLAME Abdurrahman ibn Nasir Es Sadi Përktheu: Alban Kodra Redaktor fetar: Jusuf Kastrati Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

BUKURITË

E FESË ISLAME

Abdurrahman ibn Nasir Es Sadi

Përktheu: Alban Kodra

Redaktor fetar: Jusuf Kastrati

Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj

Page 2: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

ادلرة املخترصة يف حماسن ادلين اإلساليم

انية()باللغة األبل

الشيخ عبد الرمحن بن نارص السعديتأيلف:

أبلان كودراترمجة:

مراجعة رشعية : يوسف اكسرتايت

لغوي: يتون كوجيناي تدقيق

Page 3: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

3

PËRMBAJTJA

Hyrje ......................................................................... 5

Shembulli i parë: Feja islame ngrihet mbi parimet e

besimit .................................................................... 10

Shembulli i dytë: Përsiatje mbi shtyllat praktike të

Islamit ..................................................................... 13

Shembulli i tretë: Urdhri për bashkim dhe harmoni16

Shembulli i katërt: Fe e mëshirës dhe mirësisë ...... 17

Shembulli i pestë: Fe e urtësisë, natyrshmërisë dhe

arsyes ...................................................................... 18

Shembulli i gjashtë: Fe që e urdhëron të mirën dhe e

ndalon të keqen ...................................................... 20

Shembulli i shtatë: Ligjërimi i transaksioneve të

dobishme ................................................................ 22

Shembulli i tetë: Ligjërimi i gjithçkaje të pastër ..... 24

Shembulli i nëntë: Ligjërimi i të drejtave të ndërsjella

................................................................................ 26

Shembulli i dhjetë: Legjislacioni i trashëgimisë ...... 28

Shembulli i njëmbëdhjetë: Kodi penal.................... 30

Shembulli i dymbëdhjetë: Tutela ligjore................. 31

Shembulli i trembëdhjetë: Garantimi i së drejtës .. 32

Page 4: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

4

Shembulli i katërmbëdhjetë: Nxitja e huadhënies . 33

Shembulli i pesëmbëdhjetë: Parimet e zgjidhjes së

konflikteve .............................................................. 34

Shembulli i gjashtëmbëdhjetë: Kuvendimi dhe

vendimmarrja e përbashkët ................................... 36

Shembulli i shtatëmbëdhjetë: Ligj që përmirëson fenë

dhe jetën e njeriut .................................................. 37

Shembulli i tetëmbëdhjetë: Lidhja mes dijes, fesë dhe

pushtetit ................................................................. 38

Shembulli i nëntëmbëdhjetë: Mospërplasja mes fesë

dhe mendjes ........................................................... 39

Shembulli i njëzetë: Vështrim panoramik mbi

ekspansionin e shpejtë të Islamit ........................... 40

Shembulli i njëzetenjëtë: Universaliteti i Islamit .... 43

Page 5: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

5

بسم اهلل الرمحن الرحيم

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,

Mëshirëplotit!

Hyrje

Të gjitha lavdet dhe falënderimet janë për Allahun. Atij

i kërkojmë ndihmë e falje dhe tek Ai kthehemi të

penduar. Allahut i lutemi të na mbrojë nga e keqja e

vetes dhe e veprave tona. Atë që Allahu e çon në rrugë

të drejtë, askush nuk mund ta nxjerrë prej saj.

Ndërkaq, atë që Ai e lë në humbje, askush nuk mund ta

udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që meriton të

adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi ملسو هيلع هللا ىلص

është rob dhe i dërguar i Tij.

Feja islame që ka kumtuar Muhamedi ملسو هيلع هللا ىلص është feja

më e plotë, më e mirë, më e lartë dhe më

madhështore. Bukuria, përsosuria, mirësia, mëshira,

drejtësia dhe urtësia, që përmban kjo fe, dëshmojnë

për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe

urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se

profeti Muhamed ملسو هيلع هللا ىلص është vërtet i dërguar i Allahut,

është i sinqertë e i besueshëm dhe nuk flet nga mendja

e vet, por fjalët e tij janë vetëm frymëzim hyjnor.

Page 6: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

6

و إن ٣الهوى عن ينطق وما﴿ ﴾٤وح ي وحي إل ه

"Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është

vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (Kurani, 53: 4)

Pra, feja islame është argumenti më i madh dhe më i

dukshëm, si për njëzimin e përsosurinë absolute të

Allahut, ashtu edhe për sinqeritetin e profetësinë e

Muhamedit ملسو هيلع هللا ىلص.

Qëllimi im në këtë trajtesë është që të paraqes, me aq

sa kam njohuri, aspektet kryesore të bukurisë së kësaj

feje madhështore. Ndonëse dituria ime është shumë e

mangët për të shfaqur tërë madhështinë, bukurinë dhe

përsosurinë e kësaj feje në një trajtesë, ndonëse të

shprehurit tim është i dobët për t’i shpjeguar ato

përmbledhtazi, aq më shumë me hollësi, mendoj se

diçka që nuk mund të arrihet plotësisht, nuk duhet

braktisur tërësisht. Prandaj, njeriu nuk duhet lënë atë

që di për shkak të asaj që nuk di, sepse Allahu nuk e

ngarkon askënd përtej mundësive të veta:

وا﴿ ﴾استطعت م ما الل فاتق

"Frikësojuni Allahut aq sa të mundeni." )Kurani, 64:

16(

Page 7: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

7

Arsyeja është se mësimi i kësaj diturie sjell përfitime të

shumta, ndër to:

* Lëvrimi i saj konsiderohet si një prej veprave më të

mira, sepse ajo është një nga disiplinat më fisnike dhe

më të larta të dijes. Një nga punët më të dobishme me

të cilat njeriu mund ta angazhojë veten është të

mësojë, të hulumtojë e të mendojë rreth fesë, si dhe të

ndjekë çdo rrugë për ta nxënë atë. Pikërisht, koha e

shfrytëzuar në këtë mënyrë është koha që ke fituar

dhe jo që ke humbur.

* Njohja e mirësive të Zotit dhe shpallja e tyre është

detyrë që Allahu ia urdhëroi të Dërguarit të Tij dhe,

gjithashtu, konsiderohet një prej veprave më të mira.

Nuk ka dyshim se hulumtimi në këtë disiplinë është

njohje, shpallje dhe reflektim rreth njërës prej mirësive

më të mëdha të Allahut të Lartësuar: fesë islame, të

vetmes fe të pranuar tek Ai. Shpallja e kësaj mirësie

konsiderohet falënderim për Allahun dhe bëhet shkak

për shtimin e begative të Tij.

* Njerëzit ndryshojnë shumë mes tyre në lidhje me

besimin dhe plotësinë e tij. Sa më shumë që një njeri ta

njohë e ta nderojë këtë fe, sa më shumë të gëzohet e

të kënaqet me të, aq më i plotë është besimi i tij dhe

Page 8: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

8

aq më e drejtë është bindja e vet. Kjo është argumenti

i të gjitha bazave dhe rregullave të besimit.

* Një nga format më të mira të thirrjes në fenë islame

është shpjegimi i bukurive që ajo përmban e që i

pranon çdokush që ka mendje dhe natyrë të

shëndoshë. Nëse në krye të thirrjes islame vihen

persona që i shpjegojnë bukur të vërtetat e kësaj feje

dhe përfitimet që ajo ia sjell njerëzimit, do të

mjaftonte për t’i tërhequr plotësisht të tjerët drejt saj.

Sepse, kur njerëzit shohin se si Islami i harmonizon

interesat fetare dhe ato tokësore, në dobi të anës

shpirtërore e materiale, nuk do të ketë më nevojë për

të hedhur poshtë dyshimet e kundërshtarëve të Islamit

apo pikëpamjet e tyre fetare. Njeriu, me ta parë të

vërtetën, që shpjegohet qartë e me argumente

bindëse, vetvetiu do t’i largojë dyshimet që e

mundojnë. Dhe, me t’iu shfaqur disa fakte të kësaj feje,

ai do të bëhet predikuesi më i madh për pranimin dhe

saktësinë e tyre.

Dije se bukuritë e fesë islame shtrihen në të gjitha

çështjet dhe argumentet e saj, në rregullat e saj

themelore dhe në ato dytësore, në dituritë e saj fetare

e legjislative, si dhe në ato natyrore e shoqërore. Këtu

nuk është qëllimi të përfshihen e të ekzaminohen tërë

këto aspekte, ngase kjo punë kërkon zgjatje të madhe.

Page 9: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

9

Por, qëllimi është sjellja e disa shembujve të cilët

vlejnë për të nxjerrë përfundime përgjithësuese dhe i

hapin derën kujtdo që dëshiron t’i hyjë kësaj rruge.

Janë shembuj të marrë në mënyrë të shpërndarë nga

themelet e nga degët e fesë, nga rregullat e

adhurimeve dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Me ndihmën e Allahut dhe me shpresën që Ai të na e

ndriçojë udhën e dijes e me bujari të na i përmirësojë

fjalët e veprat, më poshtë po rendis shembujt:

Page 10: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

10

Shembulli i parë: Feja islame ngrihet mbi parimet e

besimit1

* Feja islame është ngritur mbi parimet e besimit që

përmenden në Kuran, siç vijon:

نزل وما بالل آمنا ق ول وا﴿ نزل وما إلنا أ

إوسماعيل م إبراهي إل أ

وب إوسحاق سباط ويعق وت وما وال

وس أ وت ماو يس وع م

انلبيون أ

ق ل رب هم من حد بي ن فر م أ ﴾١٣٦ون سلم م ل ن ون منه

"Thoni: Ne besojmë në Allahun, në atë që na është

shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur

Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12

bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e

Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i

tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe

vetëm Allahut i përulemi." ) Kurani, 2:136(

* Këto parime madhështore, që Allahu na urdhëron t’i

besojmë, janë përcjellë nga të gjithë profetët dhe të

dërguarit. Ato përmbajnë njohuritë dhe pikëpamjet më

të larta rreth besimit në Allahun, ashtu siç e ka cilësuar

Ai Veten përmes të dërguarve të Vet, si dhe tregojnë

përpjekjet që duhen bërë, për ta fituar pëlqimin e Tij.

1 Të gjithë nëntitujt e këtij punimi janë vënë nga përkthyesi.

Page 11: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

11

* Pra, Islami është një fe që ka për bazë besimin në Zot

dhe ka për fryt rendjen pas gjithçkaje që sjell dashurinë

dhe pëlqimin e Tij, me qëllim të pastër vetëm për

Zotin. A mund të përfytyrohet një fe më e mirë dhe më

e lartë se kjo?

* Është fe që urdhëron të besosh në vërtetësinë e

mesazheve të sjella nga të gjithë profetët, pa bërë

dallim midis tyre; të besosh se të gjithë ata janë të

dërguarit dhe besnikët e sinqertë të Allahut. Është e

pamundur që një feje të tillë t’i drejtohen shigjetat e

kundërshtisë dhe qortimit.

* Islami urdhëron atë që është e drejtë, pranon atë që

është e sinqertë, pohon të vërtetat fetare që

mbështeten në mesazhet e Allahut për të dërguarit e

Tij dhe përputhet me atë që është logjike, e natyrshme

dhe e dobishme. Nga ana tjetër, Islami nuk e refuzon

të vërtetën në asnjë mënyrë, nuk e pranon gënjeshtrën

dhe nuk i promovon të pavërtetën e të kotën, çka e

bën atë mbizotërues kundrejt feve të tjera.

Ai i urdhëron veprat e mira, sjelljet fisnike dhe gjithçka

të dobishme për njerëzit; nxit drejtësinë, bujarinë,

mëshirën dhe mirësinë; ndalon padrejtësinë,

agresionin dhe sjelljet e këqija. Nuk ka virtyt të

përcjellë prej lajmëtarëve të Zotit që Islami të mos e

Page 12: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

12

ketë konfirmuar; nuk ka interes fetar dhe tokësor të

predikuar në ligjet hyjnore që Islami të mos e ketë

rekomanduar; nuk ka dëm që Islami të mos e ketë

ndaluar e të mos e ketë urdhëruar largimin prej tij.

* Ideja është se, botëkuptimi i kësaj feje e pastron

zemrën, e fisnikëron shpirtin e i rrënjos thellë moralet

e larta dhe veprat e mira.

Page 13: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

13

Shembulli i dytë: Përsiatje mbi shtyllat praktike të

Islamit

Normat më të rëndësishme të Islamit, pas besimit,

janë: falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i

Ramazanit dhe haxhillëku pranë Xhamisë së Shenjtë në

Mekë. Një vëzhgim i këtyre normave nxjerr në pah

dobitë e mëdha që burojnë prej tyre dhe përpjekjet që

duhen bërë për ta fituar kënaqësinë dhe shpërblimin e

Zotit në këtë jetë e në tjetrën.

* Vështroje namazin: përkushtim i pastër ndaj Allahut,

kthim i plotë drejt Tij, lavde, lutje dhe përgjërim para

Tij. Namazi është për pemën e besimit siç është vaditja

për kopshtin. Sikur namazi të mos përsëritej gjatë ditës

dhe natës, pema e besimit do të thahej e degët do t’i

vyshkeshin, por ajo rritet e përtërihet me adhurimet e

namazit.

Shiko se si namazi e mban njeriun të angazhuar me

përmendjen e Zotit, që është vepra më e madhe, dhe

si e ruan atë nga shthurja dhe nga veprat e turpshme.

* Mendo për urtësitë dhe dobitë e zekatit: edukon

sjellje fisnike, siç janë bujaria e zemërgjerësia dhe

shëron koprracinë; tregon mirënjohje për Allahun;

ruan pasurinë nga shkatërrimi material dhe moral;

Page 14: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

14

promovon bamirësinë ndaj njerëzve dhe solidaritetin

me nevojtarët; përmbush përfitime të nevojshme.

Zekati plotëson nevojat e të vobektëve, ndihmon në

realizimin e objektivave madhorë, pa të cilët nuk mund

të bëjë bashkësia e muslimanëve, si dhe e lufton

varfërinë. Ai shpreh siguri në kompensimin e Allahut,

shpresë në shpërblimin e Tij dhe besim në premtimin e

Tij.

* Agjërimi është ushtrim për egon që, për hir të

dashurisë për Allahun dhe për t’u afruar me Të, të

braktisë gjërat e dëshiruara me të cilat është mësuar.

Agjërimi e stërvit forcën e vullnetit dhe durimin.

Ai i forcon motivet e sinqeritetit ndaj Allahut sepse

dashurinë për Allahun e vendos para dashurisë për

veten. Prandaj, Allahu e ka veçuar agjërimin nga të

gjitha veprat e tjera, duke konsideruar se ky adhurim i

përket vetëm Atij.

* Haxhillëku është adhurim ku besimtari shpenzon

pasuri, duron vështirësi dhe përballet me rreziqe të

ndryshme vetëm për ta kërkuar kënaqësinë e Allahut,

për ta vizituar Atë e për t’iu përulur në shtëpinë e në

oborrin e Tij. Në ato vende të shenjta, të cilat janë

"sofra" që Allahu i ka shtruar për miqtë e shtëpisë së

Tij, besimtari kryen një larmi ritesh adhurimi:

Page 15: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

15

madhëron dhe i dorëzohet tërësisht Krijuesit,

(për)kujton ngjarjet e profetëve të përzgjedhur, duke

forcuar kështu besimin e vet dhe dashurinë për ta.

Muslimanët nga e gjithë bota njihen me njëri-tjetrin,

rendin së bashku drejt unitetit dhe pajtimit për

interesat e tyre të veçanta dhe të përbashkëta, që nuk

mund të numërohen. Prandaj, haxhillëku është një nga

ritet më të bukura e më madhështore të fesë, për

shkak të dobive të shumta që u sjell besimtarëve.

Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër, sa për ta nxitur

mendimin.

Page 16: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

16

Shembulli i tretë: Urdhri për bashkim dhe harmoni

* Feja islame e nxit dhe e urdhëron bashkimin, ashtu

siç e qorton dhe e ndalon përçarjen. Ky parim themelor

nënvizohet në shumë tekste nga Kurani dhe fjalët e

profetit Muhamed ملسو هيلع هللا ىلص. Kushdo që ka sadopak logjikë,

i kupton dobitë shpirtërore dhe materiale që burojnë

prej bashkimit dhe dëmet që shmangen nëpërmjet tij.

* Nuk është sekret se fuqia shpirtërore e ngritur mbi të

vërtetën burimin e ka te bashkimi rreth saj. Është e

njohur gjendja e brezave të parë të muslimanëve:

niveli i lartë i fetarisë, i përkushtimit dhe i fuqisë që

nuk u arrit më nga të tjerët pas tyre. Kjo, sepse ata i

qëndruan me besnikëri parimit të bashkimit rreth së

vërtetës, e zbatuan atë siç duhet, duke qenë plotësisht

të bindur se ai e përbën shpirtin e fesë së tyre.

Page 17: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

17

Shembulli i katërt: Fe e mëshirës dhe mirësisë

Islami është fe e mëshirës, begatisë e bamirësisë, si

dhe nxit çdo gjë që është në të mirë të racës njerëzore.

Ai predikon dhembshuri, mirësjellje e mirësi, si dhe

ndalon të kundërtat e tyre, çka e shndërron atë në

dritë që gris errësirën e shkaktuar nga padrejtësia,

agresioni, keqtrajtimi dhe përdhosja.

* Islami ka bërë për vete edhe njerëz që, para se ta

njihnin, kanë qenë armiqtë e tij më të përbetuar, por

pastaj u strehuan në hijen e tij. Ndërkaq, Islami i ka

zbutur ithtarët e vet dhe ka bërë që falja, mëshira e

dashamirësia t’u rrjedhin nga zemrat, fjalët e veprat, si

dhe të depërtojnë tek armiqtë e tyre, duke i kthyer ata

në mbështetësit më të mëdhenj të fesë. Kështu, disa

prej tyre kanë hyrë në Islam nga largpamësia dhe fuqia

e ndjenjave; disa i përulen dhe pëlqejnë tek ai normat,

që u duken më të mira se të fesë së vet; ndërsa disa të

tjerë thjesht e gjejnë tek ai drejtësinë dhe mëshirën që

kërkonin.

Page 18: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

18

Shembulli i pestë: Fe e urtësisë, natyrshmërisë dhe

arsyes

Islami është fe e urtësisë dhe natyrshmërisë, fe e

logjikës, devotshmërisë dhe shpëtimit.

* Këtë e qartëson më së miri korpusi i normave të tij

parësore e dytësore, të cilat natyra dhe mendja

njerëzore i pranojnë dhe u nënshtrohen me shtysën e

drejtësisë dhe të së vërtetës. Këto norma janë të

ndërtuara bukur, me rregull dhe të vlefshme për çdo

kohë e çdo vend.

Të gjitha orientimet dhe njoftimet e kësaj feje janë të

vërteta e të sakta. Deri më sot askush nuk ka mundur,

dhe nuk do të mundë, t’i përgënjeshtrojë a t’i hedhë

poshtë. Përkundrazi, shkenca dhe dijet e sakta gjithnjë

i kanë mbështetur ato.

* Studiuesit objektivë kanë vërtetuar se Kurani ka

orientuar në mënyrë të padyshimtë drejt çdo diturie të

dobishme fetare, natyrore apo politike. Andaj, ligjet

islame nuk përmbajnë diçka që mendja nuk e pranon,

përkundrazi, logjika e pastër dëshmon për vërtetësinë

dhe dobinë e gjithçkaje që përmban legjislacioni islam.

Urdhërimet dhe ndalimet e legjislacionit islam janë të

gjitha të drejta, sepse çdo gjë që Islami e ka detyruar

është përfitim i pastër ose i gjasshëm, rrjedhimisht,

Page 19: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

19

çdo gjë që ai e ka ndaluar është dëm i pastër ose dëm

më i madh se dobia.

Sa më shumë që njeriu i mençur t’i kundrojë normat

islame, aq më shumë do t’i rritet besimi në urtësinë e

kësaj feje dhe do t’i forcohet bindja se ajo ka zbritur

nga Zoti i Urtë dhe i Lavdëruar.

Page 20: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

20

Shembulli i gjashtë: Fe që e urdhëron të mirën dhe e

ndalon të keqen

Feja e ligjëron luftën në raste të caktuara, si dhe e nxit

urdhërimin e së mirës dhe ndalimin e së keqes.

* Lufta është e ligjëruar si masë për të sprapsur

agresionin dhe pengesat që ngrihen kundër kësaj feje

dhe të drejtave të saj. Nuk ka synime grabitqare dhe as

lakmi apo qëllime vetjake. Ai që i studion argumentet e

këtij parimi dhe historinë e Profetit ملسو هيلع هللا ىلص dhe të

shokëve të tij me armiqtë e tyre, pa dyshim do të

mësojë se ky veprim hyn te nevojat dhe mbrojtja nga

sulmet e agresorëve.

* Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes janë një

vijim i përpjekjes për ruajtjen e fesë dhe të ithtarëve të

saj, duke i orientuar ata nga e mira dhe duke i larguar

nga e keqja. Kështu, besimtari edukohet me zbatimin e

normave, e lufton të keqen që ka brenda vetes, që e

nxit drejt së ndaluarës dhe mospërmbushjes së

detyrimeve që ka mundësi t’i bëjë.

Prej këtu buron edhe pesha e madhe dhe bukuria e

këtij parimi urdhërues e ndalues, çka e bën zbatimin e

tij domosdoshmëri për shoqërinë, me qëllim që të

vetëpërsoset vazhdimisht, të vetëpastrohet nga veset

dhe të lartësohet drejt virtytit. Ndërkaq, lënia e

Page 21: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

21

hapësirave të lira për të keqen e vesin, shoqërisë do t’i

shkaktojë shumë dëme e padrejtësi, veçanërisht në

lidhje me zbatimin e të drejtave që kërkohen nga feja,

ligji dhe tradita.

Page 22: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

22

Shembulli i shtatë: Ligjërimi i transaksioneve të

dobishme

Legjislacioni islam ka parashikuar forma të ndryshme

të shitblerjes, qiradhënies, ortakërive dhe

transaksioneve ku njerëzit shkëmbejnë mes tyre

mallrat, financat, përfitimet etj. Me lejimin e këtyre

marrëdhënieve financiare mes njerëzve, legjislacioni

islam e shfaq plotësinë e tij, sepse i përfshin si

përfitimet e domosdoshme, ashtu edhe përfitimet e

nevojshme dhe ato të luksit. Në këtë mënyrë ky ligj u

ka lënë njerëzve hapësirën e përshtatshme për të

rregulluar punët, gjendjen dhe jetën e tyre.

Për ligjërimin e këtyre transaksioneve, legjislacioni

islam si kushte kryesore ka vënë që: marrëveshja të

kryhet me pëlqimin e të dy palëve, të jetë

transparente, objekti i vet dhe kushtet që burojnë prej

saj të jenë të njohura. Nga ana tjetër, Islami ndalon çdo

transaksion që përmban dëmtim apo padrejtësi, siç

janë lojërat e fatit, marrëdhëniet me kamatë apo ato

në të cilat ka mosnjohje dhe mungesë transparence.

Nga vëzhgimi i transaksioneve të lejuara vërehet lidhja

e tyre me përfitimin moral dhe material. Gjithashtu,

dëshmohet gjerësia e mëshirës së Allahut dhe plotësia

e urtësisë së Tij, sepse del qartë që Ai u ka lejuar

Page 23: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

23

njerëzve gjithçka të mirë: mjetet e pastra të jetesës

dhe mënyrat e rregullta të fitimit.

Page 24: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

24

Shembulli i tetë: Ligjërimi i gjithçkaje të pastër

Në lidhje me ushqimet, pijet, veshjet, martesën etj.,

legjislacioni islam ka ligjëruar çdo gjë që është e mirë

dhe e pastër.

* Për sa u përket ushqimeve, feja ka lejuar të gjitha ato

që janë të dobishme, si, fjala vjen, drithërat, frutat,

perimet, mishin e kafshëve të detit tërësisht, kurse

mishin e kafshëve të tjera me kushte, si dhe ka ndaluar

vetëm atë që është e dëmshme për fenë, mendjen,

trupin dhe pasurinë e njeriut. Pra, çdo gjë e lejuar nga

Zoti vjen prej mirësisë së Tij dhe konsiderohet si pjesë

e bukurisë së fesë. Po ashtu, çdo gjë e ndaluar nga Zoti

vjen prej mirësisë së Tij, sepse Ai ka ndaluar atë që

është e dëmshme për njerëzit. Edhe kjo konsiderohet

si një prej mirësive të fesë, sepse mirësia e diçkaje

përcaktohet nga urtësia, domethënë nga dobia që sjell

dhe nga dëmet që shmang.

* Për sa i përket martesës, Islami, jo vetëm që e ka

ligjëruar martesën midis burrit dhe gruas, por edhe e

nxit atë, sepse është në të mirën e të dy palëve dhe

shmang shumë të këqija për të gjithë. Islami e ka

kufizuar poligaminë deri në katër gra, për arsye të

padrejtësive që shkakton kalimi i këtij kufiri. Madje,

nëse ekziston frika nga padrejtësitë e mundshme apo

Page 25: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

25

pamundësia për të përmbushur normat hyjnore në

martesë, për ta ruajtur qëllimin e martesës, Islami e

nxit monogaminë.

* Martesa është një prej mirësive më të mëdha dhe domosdoshmëri, por, kur njeriu e ka të pamundur të jetojë me dikë që nuk përshtatet e nuk pajtohet me të, kur qëndrimi bashkë krijon një gjendje të nderë e të vështirë, i tillë konsiderohet edhe lejimi i divorcit. Allahu thotë:

غن يتفرقا إون ﴿ الل ي ﴾سعته من لك

"E nëse ata ndahen, Allahu e bën të pavarur çdonjërin

prej tyre, me begatinë e Tij." (Kurani, 4:130)

Page 26: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

26

Shembulli i nëntë: Ligjërimi i të drejtave të ndërsjella

Allahu dhe i Dërguari i Tij për njerëzit kanë ligjëruar një

seri normash, të cilat realizojnë mirësinë, drejtësinë

dhe shmangien e padrejtësive. Të tilla janë, fjala vjen,

të drejtat që ka sanksionuar për prindërit, për fëmijët,

për të afërmit, për fqinjët, për pronarët, për

bashkëpunëtorët dhe për çdonjërin bashkëshort

kundrejt tjetrit. Të gjitha këto të drejta, të

domosdoshme apo plotësuese, shihen si të

përshtatshme nga natyra dhe logjika e pastër.

Nëpërmjet tyre arrihet ndërveprimi dhe shkëmbimi i

përfitimeve dhe interesave ndërmjet njerëzve,

varësisht situatës dhe pozitës së atij që e zotëron të

drejtën.

Sa më shumë të thellohesh në shqyrtimin e këtyre

normave të së drejtës, do të shohësh ç’të mira sjellin

ato dhe sa të këqija shmangin. Do të vëresh se si

përmbushen dobi të përgjithshme e të veçanta, se si

realizohet bashkëjetesa e qetë dhe e plotë. Këto janë

tregues se feja islame kujdeset për lumturinë në të

dyja botët.

Te këto norma do të shohësh se si të drejtat ecin me

kohën e me vendin, me situatat e me traditat, se si i

rregullojnë interesat e ndryshme dhe e arrijnë

Page 27: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

27

bashkëveprimin e përkryer në çështjet e fesë dhe të

jetës, si i pajtojnë dëshirat e ndryshme dhe i zhdukin

mëritë e armiqësitë. Sigurisht, këto përfundime arrihen

duke hulumtuar dhe duke ekzaminuar burimet e

këtyre normave.

Page 28: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

28

Shembulli i dhjetë: Legjislacioni i trashëgimisë

Legjislacioni islam ka vendosur një mori ligjesh që

rregullojnë kalimin e pasurisë pas vdekjes dhe

mënyrën e shpërndarjes së trashëgimisë te

pasardhësit. Zoti i Lartmadhërishëm e tregon në Kuran

urtësinë e këtij aspekti, duke thënë:

ون ل ﴿ م تدر ه يقرب أ

م أ ﴾نفعا لك

"Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga

dobia..." (Kurani, 4:11)

Pra, Zoti i Lartësuar i ka përcaktuar Vetë mënyrat e

ndarjes së trashëgimisë sepse Ai e di më mirë se cili

trashëgimtar është më i afërt për nga dobia, se ku

dëshiron zakonisht njeriu që të përfundojë pasuria e tij

dhe se cili e meriton më shumë mirësinë e

trashëgimlënësit. Këto çështje i ka rregulluar aq bukur,

saqë edhe logjika e shëndoshë përulet para kësaj

saktësie. Në qoftë se çështjet e trashëgimisë do të

liheshin në dorë të njerëzve, sipas opinioneve dhe

dëshirave të tyre, me siguri që kjo do të shkaktonte

probleme dhe zgjedhje të këqija; do të prisheshin

ekuilibrat e rregulli dhe do të krijoheshin situata të

rrëmujshme.

Page 29: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

29

* Feja e lejon njeriun që një pjesë të pasurisë së vet ta

lërë me testament për punë të mira e të devotshme, të

cilat do t’i bëjnë dobi në jetën e amshuar. Këtë pjesë e

ka kufizuar deri në një të tretën e pasurisë për ata që

nuk janë trashëgimtarë, me qëllim që pasuria, të cilën

Allahu e ka bërë mjet jetese, të mos shndërrohet lodër

në duart e njerëzve me mendje dhe me fe të mangët,

para largimit të tyre nga kjo botë. Për sa i përket rastit

kur ata janë me shëndet të mirë trupor dhe mendor,

zakonisht frika nga varfëria dhe falimentimi i ndalon që

ta kalojnë pasurinë në dëm të tyre.

Page 30: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

30

Shembulli i njëmbëdhjetë: Kodi penal

Legjislacioni islam paralel me krimet ka përcaktuar

dënime të ndryshme.

* Arsyeja është se krimet dhe shkelja e të drejtave të

Allahut dhe e të drejtave të njerëzve konsiderohen

ndër padrejtësitë më të mëdha që e prishin rendin,

fenë dhe jetesën tokësore. Prandaj, Ligjvënësi ka

caktuar ndëshkime trupore, të cilat e parandalojnë

kryerjen e këtyre krimeve dhe shkeljeve. Një analizë e

këtyre ndëshkimeve nxjerr në pah përfitimet e

përgjithshme e të veçanta. Nga analiza njeriu i mençur

e kupton mirësinë e fesë dhe se e keqja nuk mund të

luftohet krejtësisht, përveçse me anë të ndëshkimeve

të ashpra që Ligjvënësi ua ka caktuar krimeve, qofshin

ato pak a shumë, të rënda a të lehta.

Page 31: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

31

Shembulli i dymbëdhjetë: Tutela ligjore

Legjislacioni islam përcakton që personit mund t’i

ndalohet e drejta e shfrytëzimit të pasurisë vetjake, në

rast se ai e keqpërdor atë në dëm të vetes apo të të

tjerëve. Ky ndalim zbatohet ndaj personave të çrregullt

mendërisht, ndaj të miturve dhe ndaj personave me

aftësi të kufizuara mendore, sikurse që zbatohet edhe

ndaj debitorit në favor të kreditorëve të tij.

* Këto rregulla konsiderohen bukuri të fesë islame

sepse parandalojnë një dëm më të madh se dobia.

Dihet që njeriu në parim është i lirë ta përdorë

pasurinë si të dojë, por, nëse përdorimi i tij sjell më

shumë dëme dhe të këqija sesa përfitim, atëherë feja

përcakton ndalimin e shfrytëzimit të pasurisë, për hir

të interesave më të mëdha dhe për t’i orientuar

njerëzit drejt një përdorimi të dobishëm e jo të

dëmshëm.

Page 32: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

32

Shembulli i trembëdhjetë: Garantimi i së drejtës

Legjislacioni islam e ligjëron garantimin dhe

dokumentimin e të drejtave në forma të ndryshme.

* Një formë është dëshmia. Ajo bën të mundur që të

përmbushen të drejtat e njerëzve, të parandalohen

mohimet e pabaza dhe të zhduken dyshimet. Forma të

tjera për sigurimin e të drejtave janë pengu, garancia

dhe dorëzania. Në rastet kur është e pamundur që

haku të kthehet tek i zoti, atëherë ky i fundit e merr të

drejtën e vet nëpërmjet këtyre dokumenteve.

Nuk janë sekret përfitimet e ndryshme që vijnë nga

këto praktika ligjore, siç janë: sigurimi i të drejtave,

zgjerimi i transaksioneve, bazimi i tyre në drejtësi,

ndershmëri dhe rregull. Sikur të mos ishte sigurimi dhe

dokumentimi i të drejtave, pjesa më e madhe e

transaksioneve do të çrregulloheshin. Ky sigurim është

i dobishëm edhe për të zotin e së drejtës, edhe për atë

që e ka detyrimin përsipër.

Page 33: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

33

Shembulli i katërmbëdhjetë: Nxitja e huadhënies

Feja islame e nxit huadhënien, e cila konsiderohet

bamirësi që i sjell njeriut shpërblimin e Zotit të

Lartësuar dhe mirënjohjen e njerëzve, si dhe më pas ia

kthen sërish pasurinë të zotit. Kësisoj, kjo marrëdhënie

i siguron njeriut përfitime të mëdha, pa i shkaktuar

dëm. Nëpërmjet saj përmbushen shumë interesa e

nevoja, zgjidhen shumë situata të vështira dhe

realizohen shumë vepra mirëbërëse.

Huadhënësit i kthehet pasuria e vet, njëherazi fiton

shpërblim të madh nga Zoti. Nga aspekti shoqëror,

huadhënësi ka kryer një veprim të bukur ndaj vëllait të

vet, që sjell mirësi, bereqet, kënaqësi shpirtërore,

afrim dhe dashuri.

Mirësia e pastër do të ishte nëse personi e ndihmon

shokun e vet pa kërkuar t’i kthehet asgjë, siç u

përmend në rastin e zekatit dhe sadakasë.

Page 34: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

34

Shembulli i pesëmbëdhjetë: Parimet e zgjidhjes së

konflikteve

Islami ka vënë norma dhe rregulla për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve dhe problemeve në favor të njërës

prej palëve që janë në konflikt. Këto norma janë të

ngritura mbi drejtësinë dhe argumentin, në përputhje

me traditën zakonore dhe natyrshmërinë. Kështu,

legjislacioni islam provën e konsideron detyrim të

gjithkujt që mëton diçka apo një të drejtë të caktuar.

Nëse paditësi sjell prova në favor të tij, që ia forcojnë

pretendimin, atëherë i jepet e drejta që kërkon. Por,

nëse paditësi nuk sjell prova, atëherë mjafton që i

padituri të betohet për pavërtetësinë e pretendimit

dhe kësisoj nuk ka asnjë detyrim.

Legjislacioni islam provat i klasifikon në shkallë të

caktuara. Kështu, rrethanat sqaruese dhe traditën

zakonore mes njerëzve i konsideron prova.

Domethënë, prova përfshin gjithçka që e sqaron të

vërtetën dhe orienton drejt saj.

Në raste dyshimesh apo kur provat e palëve në konflikt

janë të barabarta, Islami përcakton në çdo çështje

pajtimin e drejtë dhe të përshtatshëm, si rrugë për

zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve. Çdo

rrugë që nuk përmban padrejtësi e nuk i fut njerëzit në

Page 35: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

35

mëkat, porse është e dobishme për ta, është e

rekomandueshme në qoftë se i zgjidh

mosmarrëveshjet dhe u jep fund zënkave.

Islami ka vënë barazi mes të fortit dhe të dobëtit, mes

pushtetarit dhe qytetarit në të gjitha të drejtat, kurse

armiqësinë përpiqet ta shuajë nëpërmjet rrugëve të

drejtësisë dhe shmangies së padrejtësisë.

Page 36: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

36

Shembulli i gjashtëmbëdhjetë: Kuvendimi dhe

vendimmarrja e përbashkët

Legjislacioni islam e ka sanksionuar shuran, parimin e

kuvendimit dhe vendimmarrjes së përbashkët. Ai i

lavdëron besimtarët të cilët të gjitha punët fetare e

jetësore, të brendshme e të jashtme, i kryejnë me

këshillim midis tyre. Ky është një parim madhor, i

pranuar nga të gjithë njerëzit e mençur si rruga e

vetme për të zgjedhur atë që është më e mira, më e

duhura dhe më e drejta. Popujt që e zbatojnë atë

përparojnë më shpejt në arritjen e çdo gjëje të mirë e

të dobishme. Sa më shumë që njerëzimi i shton e i

zgjeron njohuritë dhe idetë e tij, aq më shumë e

kupton dhe e vlerëson nevojën e madhe që ka për këtë

parim.

Kur muslimanët e zbatuan këtë parim në periudhën e

parë të Islamit, si në çështjet jetësore, ashtu edhe në

ato fetare, punët e tyre ecnin mbarë dhe mirëqenia

vetëm sa rritej e shtohej. Kur ata e mënjanuan atë,

pësuan rënie të vazhdueshme në fenë dhe në jetën e

tyre, derisa arritën në gjendjen që shohim. Nëse ata i

referohen fesë së tyre për këtë parim dhe për parimet

e tjera, me siguri që do të shpëtojnë nga kjo situatë

dhe do t’ia dalin me sukses.

Page 37: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

37

Shembulli i shtatëmbëdhjetë: Ligj që përmirëson fenë

dhe jetën e njeriut

Legjislacioni islam synon ta përmirësojë fenë dhe jetën

e njeriut, ta harmonizojë interesin e shpirtit me

interesin e trupit. Ky objektiv mbështetet në shumë

argumente të teksteve të shenjta të Kuranit dhe

Sunetit. Zoti dhe i Dërguari i Tij e nxisin realizimin e

këtyre dy aspekteve, duke i konsideruar ata si ndihmës

të njëri-tjetrit.

Allahu i ka krijuar njerëzit që ta adhurojnë e ta

nderojnë Atë. Dhe, për t’ua lehtësuar adhurimin, Ai ua

ka siguruar furnizimin (riskun), u ka krijuar mundësi të

shumta për ta fituar jetesën, me qëllim që kjo t’u

ndihmojë për realizimin e nevojave shpirtërore dhe

fizike.

Islami nuk urdhëron që vetëm shpirti të ushqehet,

ndërsa trupi të lihet pas dore, por e ndalon lëshimin

pas kënaqësive e epsheve dhe urdhëron forcimin e

interesave shpirtërore. Kjo bëhet e qartë nëpërmjet

një parimi tjetër, që shpjegohet në shembullin e

mëposhtëm.

Page 38: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

38

Shembulli i tetëmbëdhjetë: Lidhja mes dijes, fesë dhe

pushtetit

Dijen e fenë, nga njëra anë, dhe autoritetin e

pushtetin, nga ana tjetër, sheriati i konsideron shtylla

që e mbajnë njëra-tjetrën. Dija dhe feja e përmirësojnë

pushtetin. Në to mbështeten autoriteti dhe ligjet. Të

gjitha pushtetet janë të lidhura me dijen dhe fenë, që

është vetë urtësia dhe rruga e drejtë, rruga e shpëtimit

dhe suksesit.

Aty ku feja dhe pushteti lidhen dhe mbështeten në

mes vete, punët ecin mirë e mbarë, rrjedhimisht, aty

ku ndahen, sistemi prishet dhe mirësia humbet; ndodh

përçarja, zemrat largohen prej njëra-tjetrës dhe fillon

rrënimi.

Këtë e mbështet fakti se feja nuk bie ndesh me

diturinë. Sado që shkenca dhe njohuritë të përparojnë,

sado që teknologjia e shpikjet të shtohen, konkluzionet

e tyre nuk bien ndesh, nuk bie ndesh me mësimet

kuranore dhe me ligjet fetare. Kjo për faktin se sheriati

nuk sjell asgjë që mendja e quan të pamundur, por

përmban vetëm atë çka logjika e shëndoshë e pranon

për të mirë apo atë që vetë mendja nuk arrin ta njohë

në tërësi apo në hollësi. Pikërisht ky pohim është

shembulli i radhës.

Page 39: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

39

Shembulli i nëntëmbëdhjetë: Mospërplasja mes fesë

dhe mendjes

Sheriati nuk sjell diçka që është e pamundur për

mendjen apo që bie ndesh me dijen e saktë. Ky është

një nga argumentet më të mëdha që, çfarë vjen prej

Zotit, është e përkryer, e qëndrueshme dhe e vlefshme

për çdo kohë e çdo vend.

Sigurisht që këto sentenca të shkurtra njihen hollësisht

pas ekzaminimit të të gjitha dukurive natyrore dhe

shoqërore, për të parë përputhjen e tyre me të

vërtetat e sakta që ka shpallur sheriati. Në këtë

mënyrë kuptohet se Kurani jep sqarime për çdo gjë

dhe nuk ka lënë pa llogaritur asgjë, qoftë ajo e madhe

apo e vogël.

Page 40: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

40

Shembulli i njëzetë: Vështrim panoramik mbi

ekspansionin e shpejtë të Islamit

Për të konstatuar madhështinë e Islamit, mjafton një

vështrim panoramik mbi ekspansionin e tij të shpejtë e

të pazakontë, të pasuar nga fakti që Islami nuk u

tërhoq më nga ato toka, por qëndroi i respektuar,

pavarësisht intrigave të armiqve dhe kundërshtimit të

tyre të dhunshëm.

Mjafton të shihet zanafilla e kësaj feje, mënyra se si e

bashkoi Gadishullin Arabik dhe i zëvendësoi armiqësitë

shekullore me vëllazërinë e besimit. Më pas i shtyu

arabët që të përhapen anembanë botës, duke i marrë

vendet njërin pas tjetrit, me në krye territoret e

persëve dhe të bizantinëve, dy perandoritë më të

fuqishme dhe më të mëdha të kohës. Arabët i thyen

këto dy shtete falë fuqisë së fesë dhe të besimit të

tyre, si dhe falë ndihmës së Allahut, duke e çuar

Islamin në skajet e Lindjes dhe Perëndimit.

Këto fakte mund të konsiderohen shenja të Allahut,

argumente të fesë së Tij dhe mrekulli të Profetit. Për

shkak të këtij zgjerimi të shpejtë, kombet e reja e

pranuan Islamin masivisht, me dije e vetëdëshirë dhe

jo me dhunë e mospëlqim.

Page 41: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

41

Pra, një vështrim i përgjithshëm i rrjedhës së ngjarjeve

sjell në përfundimin që Islami është e vërteta, së cilës

nuk mund t’i rezistojë asnjë e pavërtetë, sado e madhe

dhe e fuqishme qoftë. Mendja e kupton këtë vetiu,

pasi është shumë e qartë dhe asnjë njeri objektiv nuk

mund ta vërë në dyshim.

Në kundërshtim me sa më sipër, një grup shkrimtarësh

të kësaj kohe, të nxitur nga nënshtrimi ideor, mëtojnë

se përhapja e Islamit dhe ekspansioni i tij i pazakontë

kanë qenë rrjedhojë vetëm e kushteve materiale. Nën

dritën e këtij pretendimi ata kanë analizuar situatën e

kohës, duke dalë në përfundimin se faktorët e

ekspansionit të muslimanëve kanë qenë dobësia e

Persisë dhe Bizantit, kombinuar me fuqinë materiale të

arabëve.

Vetëm ky përfundim mjafton për ta hedhur poshtë

pretendimin. Arabët nuk zotëronin fuqi që t’i bënte të

aftë për t’i rezistuar ndonjërës prej principatave lokale

të kohës, aq më pak qeverive të mëdha qendrore,

sidomos dy perandorive më të mëdha, me ushtritë më

të shumta në numër e të armatosura më mirë. Jo

vetëm kaq, në të njëjtën kohë luftonin kundër të dy

perandorive dhe ngadhënjenin tërësisht, duke i

zëvendësuar ligjet e perandorit me ligjet e drejta të

Page 42: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

42

Kuranit dhe të fesë, të cilat u mirëpritën nga kushdo që

ishte objektiv dhe kërkues i drejtësisë e i së vërtetës.

A mund të shpjegohet një ekspansion i tillë vetëm me

epërsinë materiale të arabëve?! Kështu flet vetëm ai

që synon t’ia ulë vlerat fesë islame ose dikush që i

përhap fjalët e armiqve, nga mosnjohja e fakteve të

vërteta.

Mirëpo, vetë fakti që Islami qëndron i patundur

përgjatë shekujve në trojet ku u përhap, pavarësisht

përpjekjeve armiqësore për zhdukjen e tij të plotë,

është një nga mrekullitë e kësaj feje dhe argument se

ajo është feja e vërtetë e Zotit. Nëse Islami do të kishte

përkrahje të mjaftueshme për ta larguar agresionin e

vazhdueshëm të armiqve, nuk do të kishte mbetur në

botë fe tjetër përveç tij dhe njerëzit do ta kishin

pranuar atë pa asnjë shtrëngim, sepse ai është feja e

vërtetë, feja e natyrshmërisë njerëzore, feja e

bamirësisë. Mirëpo mangësia, dobësia dhe përçarja e

muslimanëve, nga njëra anë, dhe presioni i madh i

armiqve të tyre, nga ana tjetër, janë faktorët që e

ndalën përparimin e Islamit.

Page 43: BUKURITË E FESË ISLAME · 2000-03-26 · për përsosurinë absolute të Allahut, për diturinë dhe urtësinë e Tij të pafundme, sikurse që dëshmojnë se profeti Muhamed ﷺ

43

Shembulli i njëzetenjëtë: Universaliteti i Islamit

Feja islame bazohet në besimin e drejtë e të dobishëm;

në moralet e larta që e fisnikërojnë shpirtin e mendjen;

në veprat e bamirësisë dhe argumentet e qarta; në

asgjësimin e paganizmave dhe varësisë nga krijesat; në

përkushtimin e pastër ndaj Allahut, Krijuesit të

gjithësisë; në braktisjen e miteve dhe bestytnive, që

bien ndesh me realitetin dhe arsyen; në realizimin e

përfitimit absolut dhe mënjanimin e çdo dëmi; në

përmbushjen e drejtësisë dhe zhdukjen e padrejtësisë

me çdo mjet; në lartësimin drejt përkryerjes. Shtjellimi

i këtyre sentencave zgjat. Kushdo që zotëron sadopak

njohuri, mund t’i zbërthejë ato qartë e bukur.

Le të mjaftohemi me kaq, sepse kjo trajtesë përmban

parimet dhe rregullat bazë që nxjerrin në pah

përkryerjen, madhështinë dhe mirësinë e vërtetë të

Islamit.

Abdurrahman ibn Nasir Es Sadi

Prill-maj, 1945/Xhumadel ula, 1364 h