broshurë informuese për fondet e investimit

6
Broshurë informuese për Fondet e Investimit Fondet e Investimit

Upload: others

Post on 07-Nov-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Broshurë informuese për Fondet e Investimit

Broshurë informuesepër Fondet e Investimit

Fondet e Investimit

Page 2: Broshurë informuese për Fondet e Investimit

RAIFFEISEN INVEST SH.A DHE TREGU I KAPITALIT NË SHQIPËRI

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria administruese e parë e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në Shqipëri për administrimin në të njëjtën kohë të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive – fonde investimi dhe të Fondeve të Pensionit Vullnetar. Raiffeisen Invest është shoqëria më e madhe në vend duke zotëruar mbi 90% të tregut të fondeve të investimit (shifrat e fundvitit 2016).

Zgjerimi i tregut të kapitalit në vend gjatë viteve të fundit ka tërhequr vëmendje të shtuar nga ana e individëve por edhe e institucioneve �nanciare për alternativa të reja investimi, pervec produkteve tradicionale bankare.

Raiffeisen Invest sh.a ka njohur tashmë një rritje solide dhe të qëndrueshme të aseteve nën administrim që prej vitit 2012 kur prezantoi fondin e parë të investimeve.

Shoqëria ofron produktet e saj për më shumë se 33,000 investitorë dhe ka nën administrim një total asetesh prej mbi 513 milionë euro, të investuara në dy fonde investimi: Raiffeisen Prestigj në monedhën LEK dhe Raiffeisen Invest Euro në monedhën Euro dhe në një Fond pensioni vullnetar.

MISIONI DHE VIZIONI I RAIFFEISEN INVEST SH.A

Misioni i shoqërisë Raiffeisen Invest sh.a është të sigurojë për investitorët menaxhim sa më të mirë të aseteve të tyre përmes një një procesi investimi, i cili udhëhiqet nga integriteti, profesionalizmi dhe transparenca.

Vizioni i Raiffeisen Invest sh.a është të jetë Shoqëria lider në vend për menaxhimin e aseteve, me një fokus të qartë në kujdesin ndaj investitorëve dhe zbatimin e praktikave më të mira të menaxhimit të aseteve.

Objektivi strategjik i Raiffeisen Invest sh.a ka qenë dhe do vazhdojë të jetë promovimi i fondeve të orientuara në shërbimin për masën e gjerë të investitorëve me objektiva të qëndrueshme investimi, zhvillimi i tregut vendas të fondeve të investimit duke shtuar nivelin e transparencës me investitorët dhe edukimin e tyre të vazhdueshëm për produktet tona.

2

Page 3: Broshurë informuese për Fondet e Investimit

FONDET E INVESTIMIT – CFARË JANË?

Fondet e Investimit janë një alternativë investimi relativisht e re për tregun �nanciar shqiptar ende në zhvillim dhe një mundësi diversi�kimi e aseteve të investitorëve.Fondet e investimit janë grupim asetesh të cilat investohen nga shoqëria administruese përmes strategjive të investimit duke krijuar në këtë mënyrë portofole investimi të cilat janë shumë të vështira për t’u krijuar nga një investitor individual në mënyrë të pavarur. Fondi i investimit administrohet nga shoqëria administruese Raiffeisen Invest, e cila ka të punësuar për këtë qëllim profesionistë me eksperiencë të gjerë në fushën e investimeve.

Objektivi, politika e investimit dhe pro�li i rrezikut të një Fondi Investimi janë të prezan-tuara në dokumentin e publikuar, të quajtur Prospekt i Fondit. Investimi në fond konver-tohet në numër kuotash me një çmim të caktuar, i cili ndryshon çdo ditë dhe përditëso-het në faqen zyrtare të shoqërisë administruese. Investitorët e fondit zotërojne kuotat e fondit dhe jo instrumentet �nanciare ku investon fondi.

Cmimi i kuotës së fondit përcaktohet nga raporti i totalit të vlerës së investimeve të fondit me numrin e kuotave që ka emetuar fondi. Ky çmim luhatet çdo ditë në varësi të vlerës së instrumenteve �nanciare ku fondi ka investuar.

INVESTIMI NË FOND NUK ËSHTË DEPOZITË BANKARE

• Nuk ka afat dhe normë interesi të përcaktuar si depozita bankare

FONDI NUK PAGUAN INTERES TË PËRCAKTUAR

• Kthimi nga investimi në fond është në varësi të kushteve në treg, karakteristikave të fondit dhe strategjisë së investimeve që fondi vë në zbatim• Fondi i investimit nuk mund të garantojë një kthim të caktuar, si në rastin e depozitave • Kthimi historik i fondit përdoret si mjet ilustrimi për investitorin për të treguar ecurinë e tij, por nuk është garanci për kthimin në të ardhmen

INVESTIMI NË FOND NUK KA AFAT TË PËRCAKTUAR

• Investitori mund të shtojë investimin në çdo kohë• Investitori mund të shesë kuotat e blera në çdo kohë, pjesërisht apo të gjitha duke ofruar likuiditet të vazhdueshëm

INVESTIMI NË FOND NUK ËSHTË I SIGURUAR NGA AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

• Ky është standart ndërkombëtar për fondet e investimit në të gjitha tregjet ndërkombëtare 3

Page 4: Broshurë informuese për Fondet e Investimit

INVESTIMI NË FOND MUND TË LUHATET NË VARËSI TË KUSHTEVE NË TREG

• Kthimi nga Investimi dhe vlera e investimit mund të luhaten në mënyrë që kuotat e investitorëve, kur shiten, mund të jenë me vlerë më te ulët apo më të lartë se investimi �llestar• Luhatshmëria është pjesë e natyrshme e fondeve të investimit dhe eliminimi i saj është i pamundur • Fondet e Raiffeisen Invest jane ndërtuar në mënyrë konservative për të ku�zuar luhatshmërinë dhe rrezikun e humbjes, por investitorët rekomandohen të kenë hori zont jo shumë të shkurtër investimi, në mënyrë që të shmangin rrezikun e humbjes nga lëvizjet afatshkurtëra të çmimit të instrumenteve �nanciare ku janë investuar paratë• Luhatjet e përkohshme nuk duhet të ndryshojnë objektivin e investimit të investitorit

FONDI I INVESTIMIT KA TARIFË ADMINISTRIMI

• Tarifa e administrimit është me bazë vjetore dhe aplikohet cdo ditë • Në çmimin ditor të kuotës të publikuar është e zbritur tarifa e administrimit të fondit

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FOND

Menaxhim Profesional i aseteve

Investitorët e fondit për�tojnë nga aftësitë dhe eksperienca e menaxherëve të portofolit të fondit, të cilët i menaxhojnë investimet e fondit në baza ditore. Përveç njohurive dhe ekspertizës, menaxherët e fondit kanë edhe gjithë burimet e nevojshme në dispozicion për të kryer kërkimet dhe bërë analizën e nevojshme se cilat janë investimet më të mira për fondin. Menaxherët e fondit identi�kojnë investimet e përshtatshme përmes një procesi rigoroz i cili përfshin vlerësimin e instrumenteve �nanciare individuale, shpërndarjen sipas sektorëve ekonomikë, si dhe analizën e treguesve teknikë të cilët mund të ndikojnë në ecurinë e çmimit. Për të gjithë investitorët të cilët nuk kanë kohën e nevojshme në dispozicion dhe njohuritë e duhura mbi tregjet Financiare ky avantazh është shumë i vlefshëm.

Mundësi për diversi�kim duke shpërndarë rrezikun

Një investitor individual e ka të vështirë për të arritur nivelin e diversi�kimit që ofron fondi sepse për këtë qëllim duhet të blejë bono dhe obligacione të shteteve dhe kom-panive të ndryshme në tregje dhe përmes broker-ave të ndryshëm. Ky është një proces jo vetëm shumë i vështirë për t’u realizuar por edhe i kushtueshëm dhe që kërkon kohë si dhe teknologji që nuk mund të disponohet lehtësisht. 4

Page 5: Broshurë informuese për Fondet e Investimit

Mundësi për të �tuar duke rritur vlerën e aseteve

Arsyeja kryesore pse investitorët preferojnë fondet e investimit është sepse kërkojnë diçka më shumë sesa bankat mund t’u ofrojnë. Që nga �llesat e tyre, fondet tanë të investimit kanë prodhuar një kthim dukshëm më të lartë sesa produktet bankare.

Likuiditet në çdo moment duke i shitur kuotat dhe shndërruar në cash

Investitorët gjejnë një avantazh të rëndësishëm në fondet e investimit sepse mund të për�tojnë nga likuiditeti i investimit, një tipar që nuk gjendet në depozitat bankare me afat, apo investimet në obligacione qeveritare të cilat kanë ku�zime kohore.

Fleksibilitet duke investuar edhe në shuma të vogla

Kjo rrit mundësinë për të investuar në mënyrë sistematike e të disiplinuar duke �lluar me shuma të vogla mujore të cilat shtohen dalëngadalë në kohë.

Transparencë duke monitoruar investimin online dhe duke u pajisur me dokumentacion / informacion për fondin dhe ecurinë e tij

Raiffeisen Invest ju vë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm mbi fondet e investimit në çdo kohë, në formë �zike dhe në formë virtuale

Treg i rregulluar mirë dhe mbikqyrur nga Autoriteti lokal në Shqipëri - Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare

Ky nivel kujdesi nga autoritetet qendrore re�ekton rëndësinë e tregut të fondeve të investimit dhe ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e besimit të publikut.

5

Page 6: Broshurë informuese për Fondet e Investimit

DOKUMENTACIONI I FONDIT TË INVESTIMIT & KOMUNIKIMI ME INVESTITORËT

• Prospekti i Fondit dhe Informacioni Kryesor per Investitorin janë dokumente të disponueshme në cdo degë të Raiffeisen Bank, të cilët duhen lexuar me vemendje dhe kuptuar nga investitori, përpara se të marrë vendimin për investim.

• Raportet periodike mbi aktivitetin dhe ecurinë e Fondit shpërndahen në të gjitha degët e Raiffeisen Bank.

• Ecuria e çmimit të kuotës publikohet në faqen zyrtare të shoqërisë administruese : www.raiffeisen-invest.al

• Çdo investitor pajiset me username dhe password dhe mund të monitorojë ecurinë e investimit personal në fond duke hyrë në llogarinë e tij në faqen zyrtare të shoqërisë administruese.

INFORMIMI

Për informacion të detajuar mbi Fondet e Investimit, mund të kontaktoni shërbimin e klientelës në të gjitha degët e Raiffeisen Bank sh.a si dhe mund të aksesoni adresën zyrtare të shoqërisë administruese: www.raiffeisen-invest.al

6