botim qendror i ministrisë së mbrojtjes e premte, 30 ... · vlerësohen dhe dekorohen 38 figura...

16
E premte, 30 nëntor 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 48 (8149) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Berisha: Falenderoj FARSH, FSK dhe flamurtarët e vendeve të NATO-s për paradën dinjitoze. Ambasadori i SHBA Arvizu, uroi shqiptarët 100-vjet Pavarësi, Paradë madhështore e Forcave të Armatosura Shqiptare Ministri i Mbrojtjes Imami përuroi bustin e Ismail Qemalit në Kaninë FA ndërtojnë mbi shkatërrimin, demontimi i armëve sjell dhe vepra arti AKTIVITETI U REALIZUA NGA SHOQATA ATDHETARE-KULTURORE “KANINA” “Kanina është qendër dhe destinacioni i madh i historisë tonë” faqe 5 Në sytë e miliona shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e trojet e tjera shqiptare, të ſtuarve pjesëmarrës në këtë ceremoni parakaluan rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme, flamurtarët e vendeve anëtare të NATO-s. Një paradë dinjitoze nga FA. Spikati dhe uniforma e re, dekoracionet, gradat, cilësia dhe ngjyrat, risi dhe harmoni e plotë DOSSIER 100 VJET FARSH 35 ministra Mbrojtjeje IMAMI: MBI PREDHAT E LUFTëS Së FTOHTë KRIJUAM LULET E DRITëS. TOPALLI: FALëNDEROJ IMAMIN PëR DHURATëN Që I BëRI SHKODRëS Në KëTë 100-VJETOR faqe 4 faqe 12-14 Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI MSC Aurora GOLEMI AKADEMIA BONIFACIANA, INSTITUCION HUMANITAR Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i jepet “Çmimi Ndërkombëtar Bonifacio VIII” faqe 10 Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi IMAMI: ëNDRRA E MARTIRëVE Të KOMBIT, ëSHTë Më AFëR REALIZIMIT SE KURRë Më PARë. ÇEKU: EMOCIONON FAKTI I DEKORIMIT Të PëRBASHKëT faqe 6-7 FOTOLAJM /“THE GUARDIAN”

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 1

E premte, 30 nëntor 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 48 (8149)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Berisha: Falenderoj FARSH, FSK dhe flamurtarët e vendeve të NATO-s për paradën dinjitoze. Ambasadori i SHBA Arvizu, uroi shqiptarët

100-vjet Pavarësi, Paradë madhështoree Forcave të Armatosura Shqiptare

Ministri i Mbrojtjes Imami përuroi bustin e Ismail Qemalit në Kaninë

FA ndërtojnë mbi shkatërrimin, demontimi i armëve sjell dhe vepra arti

Aktiviteti u reAlizuA ngA shoQAtA AtdhetAre-kulturore “kAninA”

“Kanina është qendër dhe destinacioni i madh i historisë tonë”

faqe 5

Në sytë e miliona shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e trojet e tjera shqiptare, të ftuarve pjesëmarrës në këtë ceremoni parakaluan rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme, flamurtarët e vendeve anëtare të NATO-s. Një paradë dinjitoze nga FA. Spikati dhe

uniforma e re, dekoracionet, gradat, cilësia dhe ngjyrat, risi dhe harmoni e plotë

dossier100 VJEt Farsh

35 ministra Mbrojtjeje

iMAMi: MBi predhAt e luftës së ftohtë krijuAM lulet e dritës. topAlli: fAlënderoj iMAMin për dhurAtën Që i Bëri shkodrës në këtë 100-vjetor

faqe 4

faqe 12-14

Prof. asoc. dr. Zaho GoLeMiMsC aurora GoLeMi

akadeMia BonifaCiana, instituCion huManitarGjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i jepet “Çmimi Ndërkombëtar Bonifacio Viii”

faqe 10

Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi

iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit, është Më Afër reAliziMit se kurrë Më pArë. Çeku: eMocionon fAkti i dekoriMit të përBAshkët

faqe 6-7

fotoLajM /“the Guardian”

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 20122

kapiten Feti Vogëli që dha jetën si paqeruajtës në Afganistan. Pas veteranëve ishte radha e flamurtarëve të NATO-s. A ka gjë më të bukur për këtë vend. A ka gjë më të rrallë dhe më magjike. Flamurtarë nga më shumë se 20 vende anëtare të NATO-s parakaluan para tribunës. Të gjithë ata përshëndetën shqiptarët në festën e tyre. Duke filluar që nga flamurtarët e Belgjikës e duke u mbyllur tek i 20-ti, flamurtarët e Maqedonisë. Një parakalim që do të mbahet mënd gjatë.

Kuadrati i zemrave tonaKuadrati i parë i formacioneve të

rregullta ushtarake ishte kuadrati i FSK. “Ah Kosova është më shumë se zemra jonë, është jeta jonë dhe për herë të parë kuadrati i kësaj force parakalon në krye të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”. Nuk e imagjinoni dot çfarë entuziazmi përcolli, çfarë dashurie, çfarë feniksi ishte ngritur në këmbë dhe po parakalonte në Sheshin “Skënderbej”. Një festë që do të skalitet në zemrat tona sollën këta djem të

reportazh

këtë orkestër filluan ta këndojnë këtë himn që i ka mbajtur gjallë në jetë, në gëzime dhe hidhërime tërë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë. Një moment mbarë kombëtar dhe mbarëshqiptar që të drithëron, që të bën kre-nar, që të jep një tjetër bindje të patundshme se jemi një ndër kombet më dinjitozë të këtij kontinenti. Himni na ka bashkuar si një trup i vetëm dhe si një trup i vetëm na bashkoi dhe në këto momente. Pas himnit u dha dhe sinjali për fillimin e paradës. I pari ishte Flamuri shqiptar që mbahej nga tre flamurtarët dhe që përshkroi në revistë tërë rrugën nga do të parakalonin tërë trupat e paradës. Flamurtarët u duartrokitën dhe u përcollën me shumë en-tuziazëm jo vetëm nga ata që ishin në shesh, por dhe nga mbarë shqiptarët që e përcillnin nëpër ekranet e televizioneve në mbarë botën. Kuadrati i parë i ka tërë domethëniet e këtij kombi. Janë veteranët ata që mbajnë me vete tërë sakrificat e këtij kombi, që përfaqësojnë tërë të rënët e këtij kombi duke filluar që nga 1912 e duke përfunduar tek dëshmori i fundit

Dinjitoze. Kjo është fjala që bu-ron nga shpirti i të gjithëve për Paradën e 28 Nëntorit 2012, të zhvilluar në Sheshin “Skënder-

bej” në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Kosovës dhe flamurtarët e 20 vendeve anëtare në NATO-s. Dashamirës të zjarrtë dhe spektatorë të saj ishin mbi gjysmë milioni njerëz nga mbarë trojet shqiptare, nga mbarë Shqipëria, nga mbarë Kosova, nga mbarë diaspora shqiptare, të cilët donin ta shijonin dinjitetin, hijeshinë, bukurinë, personalitetin, afeksionin që të jep kjo paradë. Në një gjatësi prej rreth dy kilometrash që nga rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” e deri tek fundi i “Pazarit të ri”, një det i madh kuqezi në të dy anët e rrugës përbënte spektatorët dhe dashamirësit e kësaj parade. Nuk i numëroje dot. Vlerësimi më i lartë për FA, për dinjite-tin e tyre si anëtare të NATO-s, vlerësimi më i lartë për Shqipërinë dhe 100 vjetorin e saj. Në krye të tërë detajeve të saj, që dy orë para se sa të rreshtoheshin trupat ishte vetë ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Po ashtu një punë voluminoze ka bërë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili është jo vetëm ushtaraku numër një me përgjegjësitë më të mëdha dhe direkte për tërë mbarëvajtjen e kësaj parade, por dhe njeriu që do të hapte siparin e kësaj parade. Në orën 15.00 trupat pjesëmarrëse në paradë, nga trupat më të zgjedhura të Shqipërisë dhe Kosovës janë rreshtuar në startin e nisjes për në harenë festive që prodhonin dashamirësit që ishin vendosur në dy anët e rrugëve që në mëngjesin e datës 28 nëntor 2012. Gatishmëria dhe disiplina e këtyre trupave ishte në shkallën më të lartë. Komandantët e kuadrateve kërkonin përsosjen e detajeve të fundit dhe të tërë ishin të emocionuar për këtë eveniment shumë të madh dhe prestigjioz.

Simbolika e ParadësNjë skenar dhe një vendosje me një

simbolikë shumë domethënëse i kishte ven-dosur trupat dhe mjetet e paradës andej nga u kthyen lajmëtarët e firmosjes së hyrjes së Shqipërisë në NATO, andej nga kanë ardhur tërë miqtë më të çmuar të këtij vendi, andej nga është perëndimi, aspirata shekullore e kësaj Shqipërie. Një rreshtim që simbolikën e tij e plotësonte më së miri vendi ku ishte vendosur tribuna dhe kahu i paradës. Nuk është e lehtë dhe e thjeshtë ta shpjegosh me dy fjalë atë forcë tërheqëse të mirëfilltë që kishte kjo paradë për gjysmë milioni shqiptarë. E përzier më një gjendje emocionale shumë të veçantë simbolika e kësaj parade të bën shumë shpejt për vete dhe të ngjall ndjenja përkushtimi dhe dashurie për tërë këtë det kuq e zi nga pafundësia e flamurëve kuq e zi dhe nga zbukurimi me simbolet kombëtare që gjeje në trupin, në rrobat, në fytyrën e çdo dashamirësi të kësaj parade. Tribuna ishte vendosur përballë ndërtesës më të veçantë të Tiranës, Muzeut Historik që në këtë 100 vjetor duket se ka veshur petkun e autoritetit të vërtetë të tij. Ai kishte ishte veshur me koherencën arkitekturore ashtu siç ishin veshur me këtë koherencë tërë ndërtesat e këtij kryeqyteti, tërë ndërtesat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por Muzeu Historik kishte dhe një mision tjetër, ai është kthyer në sofrën më historike të vendit këto ditë. Asnjëherë nuk e kishte pasur këtë atmosferë kaq magjike ky qytet që nga dita e kurorëzimit të tij në vitin 1920 dhe kjo falë impenjimit të tërë qeverisë për ta kthyer në kryeqytetin e mbarë shqiptarëve në 100 vjetorin e krijimit të këtij shteti. Kronikani Marin Barleti histori shkruesi i Skënderbeut në vitin 1418 e identifikon këtë shesh dhe këtë rrugë me emrin Plenum Tyrenae. Kjo është dhe simbolika më sinjifikative e or-ganizatorëve për të zgjidhur këtë itinerar të paradës. Së dyti sheshi “Skenderbej” është qendra e tërë jetës administrative të mbarë shqiptarëve, pika e referimit të këtij shteti në

mbarë botën, pasi nga ky shesh është shumë e lehtë ti gjesh të tëra rrugët. Por atje ku fil-lonte kjo paradë ka ndodhur dhe dita hyjnore e shqiptarëve ku është shkatërruar busti i diktatorit më famëkeq të këtij vendi që ju imponua më forcë mendjeve të shqiptarëve. Trupat përbërëse të paradës ishin vendosur përballë këtij muzeu të këtij kombi, i cili e fillon jetën që nga koha e neolitit, vijon në kohën e bronxit në qytetërimin ilir, sallat e mesjetës me tre ikonat e pavdekësisë si ajo e “tre hierarkëve”, e “Shën Gjergjit” si “Epitafi i Gllavencës”. Edhe vetë 100 vjetori është një epitaf modern i këtij kombi. Atje ku është vendosur Salla e Rilindjes në Muze ishte dhe kuadrati i veteranëve, të cilët janë primari i kësaj parade.

ParakalimiPas mbërritjes së miqve të çmuar

shqiptarë dhe nga mbarë bota që e kanë në zemër Shqipërinë erdhën dhe fjalët e tyre përshëndeste për këtë 100 vjetor dhe për vendin e vërtetë të historisë së Shqipërisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i paraqiti forcën komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ishte ora 16.45 minuta e datës 28 Nëntor 2012. Në një makinë ushtarake të stolisur për këtë paradë gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dha ko-mandën “VINI RE”. Ky ishte dhe momenti që të gjithë ushtarakët morën rolin e tyre të vërtetë për të plotësuar këtë mision të shenjtë në mbarëvajtjen e kësaj parade. Nën ritmin e marshit të paraqitjes ai i raportoi gatish-mërinë komandantit të përgjithshëm dhe tërë miqve të çmuar. Një moment shumë prekës mbërtheu tërë këtë det kuq e zi në momentin që spikerja dha sinjalin se tani do të ekzeku-tohet “Himni Kombëtar” i Shqipërisë. Të gjithë mbajtën frymën deri në momentin që Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë filloi notën e parë muzikore. Pastaj si një oqean të gjithë së bashku me

Parada dinjitoze, me zemër dhe shpirt për mbarë shqiptarët

Gatishmëria dhe disiplina e këtyre trupave ishte në shkallën më të lartë. Komandantët e kuadrateve kërkonin përsosjen e detajeve të fundit dhe të tërë ishin të emocionuar për këtë eveniment shumë të madh dhe prestigjioz

Kosovës, të gjithë stërnipa të Hasan Prishti-nës, Isa Buletinit dhe të Adem Jasharit. Fjalët mungojnë pasi emocionet janë aq të mëdha sa përjetohen përjetësisht në tërë qenien njerëzore. Krenarë të sigurt ata parakalojnë në zemër të kryeqytetit të shqiptarëve. Fale-minderit SHBA, që solle këtë ditë të madhe për shqiptarët. Ky ishte dhe mesazhi që u përcoll nga të gjithë kur parakaloi flamuri i SHBA dhe kuadrati i FSK. Kuadratet e Formacioneve të Rregullta të Forcave të Ar-matosura të Shqipërisë u hapën me kuadratin e shtabit të Përgjithshëm. Elita e oficerëve më uniformën e re që është plot dinjitet, hijeshi me dekoracion, me tërë simbolet kombëtare dhe shumë praktike. Një kuadrat që më parë kishte dëgjuar atë përshëndetje të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha që përmblidhte brenda tërë historinë 100 vjeçare të këtij kombi dhe betimin e pavdekshëm për besnikëri, për komb e flamur. Këtë shikoje dhe tek parakalimi i tyre. Kombi dhe Flamuri ishte ritmi hapit të tyre i përshëndetjes së tyre i sigurisë së tyre. Nuk mund të përshkruhet ajo atmosferë që ngjallën 9 kuadratet e Forcave Tokësore e asaj që quhet kolona vertebrale e Forcave të Armatosura. Beretat blu, beretat vishnjë janë bërthama e paqeruajtësve, janë ushtarakë të vërtetë që disiplinën dhe uniformën i kanë tabu për të plotësuar detyrat. Ata parakalojnë njeri pas tjetrit duke sjellë një adrenalinë force, sigurie, paqeje, mirëkuptimi. Ata e zotëruan dhe e mbërthyen Sheshin “Skënder-bej”, për gati 9 minuta duke u përcjellë me mirënjohjen me të thellë. Pas tyre kuadratet e Forcave Detare sjellin një tjetër atmosferë. Feniksat e deteve shq-iptare janë përfaqësuesit bashkëkohorë të historisë mijëravjeçare të ujërave Shqiptare. Po ashtu të njëjtën atmosferë sollën dhe kuadratet e Forcave Ajrore, të cilat për herë të parë me uniformën e re sollën një tjetër hijeshi dhe një tjetër besim. Pilotët u përcollën si ushtarakë, si miq të çmuar dhe morën vlerësimet më të larta me kuadratin e tyre të dytë të Forcave Ajrore. Kuadrati i Policisë së Shtetit dhe ai i Gardës së Republikës ishin dekorata në doksin e Forcave të Ar-matosura të Shqipërisë. Ata parakaluan shumë të sigurt kompakt dhe si ushtarakë profesionistë të standardeve të NATO-s. Brigada e Mbështetjes Rajonale me kuadratet e saj solli dhe sigurinë për jetën , për pronën në emergjencat civile. Uniforma e ceremonialit, uniforma e stërvitjes dhe uniforma speciale ishin të kombinuara në mënyrë të përkryer dhe kuadratet parakaluan shumë të sigurt. Radha e kuadrateve të Brigadës Logjis-tike dhe të Regjimentit të Mbështetjes sollën forcën dhe sigurinë e asaj pjesë delikate të ushtrisë, e cila dhe në kohë paqeje është njësoj si në kohë luftë pasi duhet të plotësojë kushtet dhe të gjitha ato nevoja që ka ushtria shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por në misionet jashtë vendit. Kuadratet parakaluan duke marrë përzemërsinë e tërë spektatorëve. Kua-drati i Policisë Ushtarake ishte një ndër më dinjitozët dhe më të bukurit. Vërtet ata përcollën një atmosferë shumë fes-tive dhe ushtarake. Kuadratet e KDS që ishin dhe kuadratet e tërë akademistëve të Shqipërisë ishin perfekt. Paradës i dha një tjetër fytyrë dhe një tjetër sens Tru-proja e Nderit që demonstroi një mani-festim krejt bashkëkohor i standardeve të NATO-s, që për herë të parë hyri në skenarin e paradave ushtarake. Një manifestim që zgjati për gati 15 minuta, që brenda kishte mijëra mesazhe, që kishte shkallën e lartë të përgatitjes dhe të disiplinës dhe të kombinacionit ushtarak me manifestimin. Ata mbizotëruan tërë këtë festë me atë që dhanë. Urime dhe përshëndetje 100 vjeçare.

Bejdo Malo

Berisha: Falenderoj FARSH, FSK dhe flamurtarët e vendeve të NatO-s për paradën dinjitoze

Kryeministri Berisha ishte dje para me-diave në ambientet e Këshillit të Ministrave për të shprehur, pas përfundimit të festimeve të 28 nëntorit, mirënjohjen, falënderimet më të përzemërta të tijat personale dhe të qeverisë shqiptare, për të gjithë ata të cilët bënë të mundur që Tirana, Vlora, Shqipëria, të përjetojnë ditën më festive të shekullit që kaloi, festën më të bukur në tërë ekzistencën e tyre. “Por, siç e do rendi, falënderimi dhe

mirënjohja më e parë është për miqtë dhe të ftuarit, të cilët na nderuan aq shumë me delegacionet që dërguan. 57 vende mike u përfaqësuan në rang të deleguarish direkt nga kryeqytetet e tyre. Po kështu, 12 organizata të fuqishme ndërkombëtare dërguan të deleguarit e tyre, për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë me popullin shqiptar. Me këtë rast, më lejoni të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ato

vende mike që dërguan përfaqësuesit e tyre të lartë për të festuar në datën 28 nëntor 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, me shqiptarët” – tha kreu i ekzekutivit shqiptar. Më tej zoti Berisha tha se: - “Dua të falënderoj ushtarakët shqiptarë e të Ko-sovës, për paradën e shkëlqyer e dinjitoze, të falënderoj 13 vende mike që dërguan njësitë e tyre në këtë paradë. Ishte një gjest shumë miqësor ndaj nesh”.

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

3ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012zyrtare

Paradë madhështore e Forcave të Armatosura Shqiptare

Parada ushtarake e Forcave të Armatosura që u zhvillua sot pas-dite në sheshin “Skënderbej” me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

së vendit tonë, ka shënuar një ngjarje të rrallë dhe mjaft solemne. Rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme kanë parakaluar përpara qindra e mijëra qytetarëve të kryeqytetit dhe nga gjithë Shqipëria, nga Kosova, si dhe nga trojet e tjera shqiptare.

Të pranishëm në këtë eveniment të rrallë ishin presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, kryeminis-tri, z. Sali Berisha, presidentja e Republikës së Kosovës, znj Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ministra të kabinetit qe-veritarë, deputetë, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu nderonin me pjesëmarrjen e tyre Presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviç, kryeministri i Republikës së Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, kryetari i Dhomës së Deputetëve Italian, z. Xhan-franko Fini, Zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Aleksandër Vershbou, eurodeputetë të Parlamentit Europian, am-basdorë të vendeve të huaja të akredituar në Tiranë etj.

Në fjalën e tij tejet emocionale, Kryemi-nistri Sali Berisha falenderoi në radhë të parë miqtë e pranishëm në festën tonë dhe ka uruar për një miqësi dhe bashkëpunim me ta për shumë e shumë vite e shekuj të tjerë. Duke iu drejtuar qytetarëve të mbarë Shqipërisë dhe kombit tonë, z. Berisha theksoi se, “së bashku kemi nderuar, kemi valvitur më shumë se kurrë flamurin tonë kombëtar, kemi kënduar himinin e tij, sepse atij i takon nderimi më i parë. Ai është altari ky prehen të pavdekshëm qindra dhe mijëra martirë dëshmorë të kombit tonë”. Në këtë vit jubilar, vijoi më tej z. Berisha, ne kemi nderuar më shumë se kurrë prijësit tanë: Ismail Qe-malin, babain e Pavarësisë, themeluesin e shtetit shqiptar; Hasan Prishtinën, arkitektin e Shqipërisë etnike; Isa Boletinin, të cilin ai e cilësoi Robin Hudin e shqiptarëve dhe të gjithë burrat firmëtarë të Pavarësisë. Ne i përjetësuam ata në rrugë dhe në sheshe, me buste dhe shtatore në katër anët e vendit dhe viseve shqiptare, ka theksuar ai.

Më tej, Kreyministri Berisha ka shpre-

hur një mirënjohje të veçantë për popul-lin shqiptarë dhe e ka cilësuar këtë ditë feste të madhe si ditën e mbarë qytetarëve shqiptarë. “Këto 100 vite ju kaluat kohëra vuajtjesh, sakrificash mbinjerëzore, për-jetuat luftëra, mjerime, pushtime, diktatura çnjerëzore dhe megjithatë gjatë këtij shekulli ju ndërtuat dhe krijuat me duart dhe mendjen tuaj diga dhe hidrocentrale, rrugë, fabrika, uzina, ullishte dhe bëtë që vendi ynë nga një vend që 20 vjet më parë rënditej i treti më i varfër në botë, të ngrihet si Feniksi mbi mjerimin e tij dhe sot të rrisë të ardhurat për frymë jo 10 apo 20, por 30 herë më shumë se në 20 vitet që shkuan”, është shprehur kreu i qeverisë shqiptare.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Berisha një nderim tjetër të veçantë u bëri grave dhe vajzave shqiptare, minoritetit që jetojnë në Shqipëri, si dhe të rinjve shqiptarë kudo që janë, të cilëve u tha se Shqipëria do t’u jetë përjetë mirënjohëse për gjithçka keni bërë për lirinë dhe pavarësinë, ndërtimin dhe prosperitetin e saj.

Në këtë eveniment foli edhe kryemin-istri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili në emër të qeverisë së Kos-ovës dhe popullit të saj ka sjell përshën-detje të veçanta për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe u ka uruar gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë.

Më pas, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në cilësinë e drejtuesit të paradës ka dhënë komandën për fillimin e paradës ushtar-ake. Nën ritmin e marsheve të ekzekutu-ara nga Orkestra Frymore e FA ka nisur parada ushtarake me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Përballë tribunës së festimeve të këtij jubileu të madh, janë rreshtuar përfaqësuesit e FA të Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Të parët që parakalojnë para tribunës janë veteranët e Luftës Antifashiste Çlirimtare, brezi i nderuar që sublimoi jetën në Luftën Antifashiste, duke e rreshtuar vendin tonë në anën e koalicionit të fitimtarëve. Pas tyre me flamuj ne duar parakalojnë përfaqësues të vendeve anëtare te NATO-s. Në për-bërje të kësaj aleance politiko-ushtarake janë 28 vende anëtare të cilat besojnë tek vlerat e lirisë. Ato janë: Shqipëria, Bel-gjika, Bulgaria, Kanada, Kroacia, Repub-lika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara. Parakalojnë gjithashtu edhe flamurtarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, dy prej vendeve partnere që aspirojnë

anëtarësimin në NATO.Vijnë para tribunës përfaqësuesit e

Forcës se Sigurisë se Kosovës, bijtë dhe bijat e UÇK-se, të Kosovës heroike, që sot sjellin flamurin e Republikës me të re të Ballkanit. Ata parakalojnë krenarë si pasardhësit e Heroit Legjendar Adem Jashari.

Më pas shfaqet kuadrati i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, që përbën strukturën organizative më të lartë ushtarake dhe realizon komandën unike në Forcat e Armatosura të RSH. Me plot ritëm e gjallëri parakalojnë kuadratet e Forcës Tokësorë. Mes tyre dallon kua-drati i Batalionit të Forcave Speciale dhe Batalionit Komando, të cilët kanë nderuar Shqipërinë në misionet paqeruajtëse, duke vepruar përkrah trupave të vendeve aleate në Bosnje, Irak, Afganistan, Çad etj. Ata kanë nënshkruar histori si ambasadorë të paqes në vendet e trazuara edhe me gjakun e dëshmorit tonë kapiten Feti Bedri Vogli!

Përpara tribunës parakalojnë me rrad-hë kuadratet me uniformën e bukur e të Forcave Detare, të Forcave Ajrore, të tru-pave të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të Brigadës Logjistike, ushtarakë që kanë shkëlqyer në operacionet humanitare dhe ato të emergjencave civile, më procesin e demontimit të municione të rrezikshme të trashëguara nga sistemi komunist. Pas

tyre kanë parakaluar efektivat e Policisë së Shtetit, të Gardës se Republikës, të Regji-mentit të Mbështetjes, kuadratet e Ko-mandës së Doktrinës e Stërvitjes, kuadrati i Agjencisë të Sistemeve të Ndërlidhjeve dhe Informacionit, prej të cilëve bëhet e mundur edhe lidhja dhe komunikimi në çdo moment i trupave tona në misionet paqeruajtëse si ne Afganistan, Irak etj. Që nga misioni i parë i trupave tona në Bosnje-Hercegovine, në vitin 1996 e deri më sot, Shqipëria ka kontribuar me rreth gjashtë mijë trupa. Kuadrati i Policisë Ushtarake mbyll parakalimin e trupave, ndërsa Truproja e Nderit e Forcave të Ar-matosura performoi një skenar veprimesh rreshtore me armë dhe koreografi, i cili vjen si një risi sot me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë.

Më pas parada ka vijuar me paraka-limin e mjeteve dhe teknikës luftarake të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit. Paradën e mbylli kuadrati i Orkestrës Frymore të Forcave të Arma-tosura, një orkestër kjo e mirënjohur që performon jo vetëm në ceremoniale të ndryshme shtetërore, por edhe në kon-certe dinjitoze duke shpalosur vlera e nivel të lartë artistik.

Në paradën ushtarake me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë morën pjesë rreth 1800 forca të inkuadruara në 32 kuadrate, nga të cilat 27 kuadrate nga Forcat e Armatosura, një kuadrat nga Policia e Shtetit, një kuadrat nga Garda e Republikës, një kuadrat nga Forca e Sigurisë të Kosovës dhe një kuadrat me veteranë. Gjithashtu një kuadrat përbëhej nga flamurtarët e vendeve të NATO -s, të cilat nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë paradë. Po kështu, në paradë u ekspozuan edhe rreth 50 mjete të tipave të ndryshme që janë në përdorim në Forcat tona të Armatosura, si dhe 10 motoçikleta të Policisë së Shtetit.

Parada e Forcave tona të Armatosura demonstroi një gatishmëri dhe nivel të lartë stërvitor, aftësi profesionale për të qenë përherë të gatshëm në përmbushjen e misionit kushtetues. Ishte kjo një parade dinjitoze, një performancë e shkëlqyer e FA Shqiptare me rastin e 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ishte kjo e sotmja e cila është padyshim dëshmi e dinjitetit dhe e krenarisë sonë kombëtare, e respektit për brezat që sakrifikuan e derdhën gjak, për luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë. Kjo paradë është njëkohësish edhe një mesazh i besimit, e garancisë së sigurt për të ardhmen e fëmi-jëve tanë dhe brezave që do të vijnë.

Në sytë e miliona shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e trojet e tjera shqiptare, të ftuarve pjesëmarrës në këtë ceremoni parakaluan rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme, flamurtarët e vendeve anëtare te NATO-s

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 20124 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Ministri i Mbrojtjes Imami përuroi bustin e Ismail Qemalit në Kaninë

Në kuadër të festimeve që po zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u zhvillua në

Kaninë të Vlorës, aktiviteti “Kanina për Shqipërinë”. Ky aktivitet u reali-zua nga shoqata atdhetare-kulturore “Kanina”, në bashkëpunim me in-telektualët dhe biznesmenët e kësaj zone. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Shpëtim Gjika, prefekti i Qarkut Vlorë, z. Eduard Velçani, kryetari Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, deputetë të Qarkut të Vlorës, eurodeputeti austriak, z. Josef Ëeidn Holzer, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Austria për të marrë pjesë në këtë ceremoni, përfaqësues të familjes Vlora si dhe shumë banorë të kësaj zone. Gjatë këtij aktiviteti, u inau-gurua busti i birit të Kaninës, Ismail Qemalit, i cili është falë kontributit të biznesmenëve dhe intelektualëve të Kaninës. Shiritin e përurimit të bustit të themeluesit të shtetit shq-iptar, e preu ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe biznesmeni nga Kanina, Gazmir Bega. Mbas fjalës së hapjes që mbajti kryetari i Shoqatës “Kanina”, Agaçe Yzeiri, të pranish-mit i përshëndeti ministri Imami. Ministri Imami falënderoi të gjithë të

pranishmit si dhe organizatorët e kësaj ceremonie. “Kanina është qendër dhe destinacioni i madh i historisë tonë. Rrebeshit turk iu përgjigj më së pari Gjergj Arianiti. Ai ishte në krye të të gjithë luftërave arbërore, dhe më pas

dhëndri i tij Gjergj Kastrioti, heroi ynë kombëtar, miti dhe simboli ynë, që realizoi në ato 25-vjet luftëra të përgjakshme. Ajo luftë kishte pady-shim një bazë dhe kjo bazë e ka pasur qendrën dhe kreun këtu. Nuk mund

të ishte ndryshe, që nga një familje e madhe dhe një histori e madhe, të vinte Ismail Qemali në historinë e Shqipërisë. 100-vjetori i Pavarësisë është një ngjarje e shënuar për ne shqiptarët, sepse me të gjithë

mundin, përpjekjet, konfliktet dhe luftërat tona, ne arritëm që pas 100-vjetësh të kemi një shtet dhe jo vetëm një shtet shqiptarë, por dy shtete, që është Republika e Kosovës dhe të jemi më të lirë se kurrë në historinë tonë’’. Me tej, ministri Imami duke folur për vlerat dhe kontributin e Ismail Qemalit theksoi se: - “Ismail Qemali është figura më e ndriçuar e 100-vjeçarit të shkuar, por kanë ekzistuar edhe vullnete negative e të liga për të lënë në harresë, për mos të nxjerrë në pah veprën më të madhe të historisë tonë kombëtare, që është Shpallja e Pavarësisë. Ai nuk ishte i vetëm, por ishin paria e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, Prishtinës, ishin trimat luftëtarë. Kjo e bën akoma më të madhe figurën e Ismail Beut, sepse e gjithë paria e Shqipërisë zgjodhi burrin e Kaninës dhe burrin e Vlorës të ngrejë flamurin, shenjën e identitetit tonë të pangatërrueshëm dhe të patjetër-sueshëm kombëtarë. “Ismail Bej Vlora është i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha territoret tona etnike dhe në mbarë globin. Ka përfunduar ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami. Në përfundim të kësaj veprimtarie, ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami nga përfaqësuesit e Shoqatës “Kanina”, iu dhurua flamuri i Kaninës.

Ministri Imami: “Kanina është qendër dhe destinacioni i madh i historisë tonë. Rrebeshit turk iu përgjigj më së pari Gjergj Arianiti. Ai ishte në krye të të gjithë luftërave arbërore, dhe më pas dhëndri i tij Gjergj Kastrioti, heroi ynë kombëtar, miti dhe simboli ynë, që realizoi në ato 25-vjet luftëra të përgjakshme. Nuk mund të ishte ndryshe, që nga një familje e madhe dhe një histori e madhe, të vinte Ismail Qemali në historinë e Shqipërisë. Zotit Imami nga përfaqësuesit e Shoqatës “Kanina”, iu dhurua flamuri i Kaninës

Ky aktivitet u realizua nga shoqata atdhetare-kulturore “Kanina”, në bashkëpunim me intelektualët dhe biznesmenët e kësaj zone

100-vjetori i Pavarësisë, ambasadori i shBa uron shqiptarët

Ambasadori i SHBA në vendin tonë ka uruar shq-iptarët ne këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të krijimit të shtetit shqiptar drejtuar shqiptarëve Aleksandër Arvizu uron: - “Përshënde-tje! Jam i lumtur t’u bashkohem paraardhësve të mi si ambasador i SHBA në Tiranë ndërsa festoni këtë moment vërtet të veçantë të historisë suaj moderne. Shqipëria ka kaluar disa sfida të mëdha që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 1912, por shqiptarët gjithnjë kanë treguar forcë e vitalitet të jashtëzakonshëm. Në vitin 1991, Shqipëria la pas një nga periudhat më të gjata e më të errëta të historisë së saj si shtet, ko-munizmin, dhe eci përpara me padurim për të përqa-

fuar parimet e demokracisë, lirisë dhe ekonomisë së tregut. Asnjë vend tjetër nuk ka arritur kaq shumë në kaq pak kohë. Shtetet e Bashkuara i qëndruan pranë Shqipërisë në shpalljen e Pavarësisë 100 vjet më parë dhe në dekadat e para të pavarësisë suaj. U kthyem në vitin 1991 dhe u pritëm krahëhapur. Që nga ajo kohë kemi punuar me ju për të ndërtuar një demokraci më të fortë dhe kemi qenë me ju në ditë të mira e të këqija. Jemi krenarë t’ju shohim në NATO dhe presim t’ju shohim të merrni vendin tuaj si anëtar i BE-së. Gëzojeni këtë moment, jini krenarë për historinë dhe traditat tuaja dhe mbani mend se historia e një populli është kontributi i përbashkët i secilit prej tyre”.

Aleksandër A. Arvizu: Jemi krenarë t’ju shohim në NATO dhe presim t’ju shohim të merrni vendin tuaj si anëtar i BE-së. Gëzojeni këtë moment, jini krenarë për historinë dhe traditat tuaja dhe mbani mend se

historia e një populli është kontributi i përbashkët i secilit prej tyre”

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 5zyrtare

për realizimin e kësaj vepre, e cila, siç theksoi z. Imami, është një vepër e përbashkët e pedagogëve dhe ar-tistëve të universitetit të Pensilvanisë dhe Akademisë së Arteve të Bukura këtu në vendin tonë. Kryetarja e Ku-vendit, znj. Jozefina Topalli, në fillim të fjalës së saj falënderoi në mënyrë të veçantë ministrin e Mbrojtjes, z. Arben Imami për këtë dhuratë që i kanë bërë Shkodrës në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Çdo vepër arti është e bukur, është një vlerë më shumë, tha znj. Topalli, por shndërrimi i armëve të shkatërrimit në vepra arti është diçka shumë e veçantë. Prandaj, një

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shq-ipërisë dhe krijimit të FA Shqiptare, paradite e së

shtunës, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Shkodrës zhvilluan aktivitetin për pro-jektin “Në shërbim të hapësirave pub-like”. Ky projekt është mbështetur nga Pen State University, New York Acad-emy of Arts, Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia Shkodër. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: kryetarja e Kuven-dit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, kryetari i bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, prefektja e qarkut, znj. Voltana Ademi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, përfaqësues nga zyra e OSBE, deputetë, gjeneralë, si dhe shumë banorë të qytetit të Shkodrës. Aktiviteti ka nisur në sheshin para bashkisë së qytetit, ku pas ekzekutimit nga Orkestra Frymore e FA të Him-nit Kombëtar të Shqipërisë, fjalën e hapjes e mbajti kryetari i bashkisë, z. Lorenc Luka. Ministri Imami, duke marrë fjalën në këtë ceremoni u shpreh se: - “Në verën e vitit 2010 filloi kjo punë. Punët e mira duan kohë dhe mendoj se i kemi kushtuar kohën, mundin, dedikimin e një grupi shumë më të madh njerëzish sesa janë rreshtuar këtu sot. Njerëz që kanë punuar me përkushtim , inteligjencë, talent dhe kreativitet të lartë”. Procesi i demontimit të municioneve në mesin e vitit 2012 ishte i sigurt, që do të shkonte me atë ritëm drejt fundit në vitin 2013, dhe po mendonim: “Mirë që po shkatërrojmë, po a do të jemi të aftë të tregojmë që FA tona të mund të ndërtojnë mbi shkatërrimin? A mundet që mbi predhat e Luftës së Ftohtë të krijohen Lulet e Dritës dhe Paviglioni i Dashurisë për një kohë paqeje, për një kohë lirie? Ne filluam bashkëpunimin me një grup artistësh shqiptarë, si dhe ftuam disa profesorë të universitetit të Pensilvanisë, që erdhën në dimrin e vitit 2010-2011 dhe vendosëm që t’i sjellim në Shkodër. U zgjodh Shkodra për vendosjen e këtyre veprave, sepse është një qytet me tradita dhe shtresa mijëvjeçare kulturore. “E sollëm në Shkodër për të bërë pikërisht këtë ballafaqim të lashtësisë së kësaj kryeqendre mijëvjeçare të shqiptarëve dhe të ilirëve me një vepër moderne. Prandaj dhe unë jam shumë i lumtur që kjo bëhet në Shkodër. Jam i lumtur sepse i gjithë serioziteti, përkushtimi, talenti i kryetarit të bashkisë, z. Luka, i Këshillit Bashkiak dhe i qytetarëve të Shkodrës është për ta ruajtur këtë qytet

të bukur dhe të mrekullueshëm. Për këtë patëm mbështetjen e plotë të de-putetëve shkodranë dhe personalisht të znj. Topalli për çka edhe ju falënderoj” - është shprehur ministri Imami.

Në fund të fjalës së tij, z. Imami falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë punë të madhe, veçanërisht përfaqësuesin e OSBE në Tiranë, për të gjithë mbështetjen që ka dhënë për realizimin e këtyre veprave artistike me pjesë nga predhat e mortajave që u de-montuan. Gjithashtu, ai ka falënderuar SHBA, për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë procesit të demontimit të municioneve të tepërta dhe në veçanti

Forcat e Armatosura ndërtojnë mbi shkatërrimin, demontimi i armëve sjell dhe vepra arti

imami: Mbi predhat e Luftës së Ftohtë krijuam lulet e Dritës. topalli: Falënderoj imamin për dhuratën që i ka bërë shkodrës në këtë 100-vjetor të Pavarësisë

Ministri i Mbrojtjes Imami në përurimin e objekteve artistike në Shkodër. Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të FA Shqiptare, paradite e së shtunës, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Shkodrës zhvilluan aktivitetin për projektin “Në shërbim të hapësirave

publike”. Ky projekt është mbështetur nga Pen State University, New York Academy of Arts, Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia Shkodër

falënderim shumë i sinqertë i shkon artistëve që kanë punuar me aq dashuri dhe pasion për të bërë një vepër të tillë. Më pas, znj. Jozefina Topalli ka nënvi-zuar vlerat e Shkodrës, duke theksuar se ky qytet ka lindur për të bërë art, ky qytet jeton për artin dhe ka lindur artin. Shkodra ka nxjerrë njerëzit më të mëdhenj të historisë, luftëtarë, ideologë, njerëz të mëdhenj të muz-ikës, kulturës, sportit, letërsisë, artit, fotografisë, është shprehur ndër të tjera ajo. Më pas, kryetarja e Kuvendit, znj. Topalli, ministri Imami dhe kryetari Bashkisë prenë shiritin e përurimit të veprës artistike “Lulet e Dritës” e

vendosur në lulishten para bashkisë së qyteti, si dhe vizituan edhe veprën tjetër “Paviglioni i Dashurisë”, e cila ishte vendosur në krah të bashkisë. Në fund, znj. Topalli dhe z. Imami, të shoqëruar nga kryetari i bashkisë dhe mjaft qytetarë të Shkodrës, bënë një shëtitje përgjatë gjithë bulevardit kryesor të qytetit të kthyer tashmë në një pedonale. Veprat artistike, që u përuruan sot në qytetin e Shkodrës, janë pjesë e projektit “Në shërbim të hapësirave publike”. Ato u konceptuan nga artistë të njohur amerikanë: prof. John Boëman, prof. Ann Sholstrom, prof. Ëard Shelley dhe Helen O’Leary, në bashkëpunim me një grup artistësh shqiptarë dhe nën kujdesin e posaçëm të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami. Këto vepra janë realizuar me materialet e nxjerra nga procesi i demontimit të mu-nicioneve të tepërta, duke qenë jo vetëm vepra të mrekullueshme arti dhe me funksion urban për qytetin e Shkodrës, por duke mbartur një metaforë të madhe, atë të kapërcimit të epokave. Ato janë dëshmi e faktit se, Shqipëria po le pas trashëgiminë e Luftës së Ftohtë duke u bërë vendi i parë i ish-bllokut komunist, që në vitin 2013 çlirohet përfundimisht nga mbetjet e së shkuarës. Për ven-dosjen e këtyre veprave artistike, një kontribut të veçantë kanë dhënë FA, ku u angazhuan 20 forca dhe pesë mjete nga Brigada e Mbështetjes Rajonale dhe 20 forca të Batalionit të Këmbësorisë Malore të Vaut të Dejës.

Flamuri shqiptar më madhështor se kurrë më parë në Komandën e isaF, afganistan

Nuk kishte si të ndodhte ndry-she. Adrenalina e 100 vjetorit të pavarësisë që përfshiu cdo shqiptar në mbarë botën, ishte edhe aty, në fushën e luftës në Afganistan, ku për vite me radhë pjestarë të Forcave të Armatosura japin kontributin e tyre në shërbim të paqes.

Atmosfera festive në të gjitha trojet shqiptare, nuk mund të mos ishte e pranishme edhe në Ko-mandën e ISAF, në Afganistan. Ditë me radhë përgatitje për të konkluduar me një ceremoni, që edhe vende potencialisht të fuqishme do ta kishin zili. Bashkoi kjo ditë e madhe gëzimi në një ambient tërësisht festiv, personelin e FA-së që shërben në ISAF, IJC, NTM-A, Akademinë e Shkencave Ushtarake Mjekësore, ekipin e OMLT-3. Respektuan me prezencën e tyre autoritetet më të larta ushtarake dhe civile të NATO-s në Kabul si dhe qindra përfaqësues nga rreth 50 vende të koalicionit.

Torta gjigande e përgatitur për këtë rast, falë kontributit të personelit civil ko-sovar që shërben në Komandën e NTM-A, u pre nga Gjeneralmajor Furst.

Në emër të personelit shqiptar në Afgani-stan përshëndeti përfaqësuesi i FARSH N/kol. Fredi Maksuti. Midis të tjerash ai nën-vizoi kontributin që Shqipëria jep në kuadrin e stabilitetit në rajon si dhe kontributin në shërbim të paqes dhe sigurisë krahas vendeve të tjera të koalicionit. U nderua me këtë rast kujtimi i të rënëve në fushën e luftimit, duke i bërë homazh të vecantë dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli.

Ceremonia vazhdoi mw pas më një kokteil të përgatitur për këtë qëllim, nën tingujt e muzikës shqiptare.

Kontigjenti i FARSH në Afganistan uron gjithë popullin shqiptar dhe Forcat e Armatosura Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë.

N/kol. Fredi MaksutiISAF, Afganistan

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 20126 dekorime

100-vjetori i Pavarësisë, vlerësohen dhe dekorohen38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi

imami: Ëndrra e parealizuar e këtyre martirëve të kombit, është më afër realizimit se kurrë më parë. Ministri i FsK: Emocionon fakti i dekorimit të përbashkët për brezat e patriotëve nga Kosova

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FA, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua sot

pasdite, ceremonia për dekorimin dhe shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, të personaliteteve me kontribut të shquar ushtarak dhe luftëtarëve popullor që kanë dhënë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Në këtë ceremoni morën pjesë min-istri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrat e Mbrojtjes, znj. Zana Xhuka dhe z. Ekrem Spahiu, gjeneralë, drejtorë , ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm , Forcave të Armatosura, familjarë dhe të afërm të personaliteteve . Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe ministri i FSK, z. Agim Çeku, kryetari i komu-nës Skënderaj të Kosovës, z. Sami Lushtaku, zv/ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Gani Veseli, si dhe mjaftë të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes Imami, theksoi se, për të gjithë ne kjo është një ditë e bukur, e veçantë, emocionuese dhe nuk ka kohë më të përshtatshme për të kujtuar sakrifi-cat, kontributet, luftën e pashterur të shqiptarëve për liri, pavarësi dhe për të qenë një vend mes vendeve të tjera, një komb mes kombeve të tjera në Europë. Ne jemi pasardhës të atyre burrave që ishin të gatshëm për sakrificat më sublime, dhe për këtë është dhe mirënjohja e shtetit shqiptarë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave tona të Armatosura. “Ne u dorëzojmë sot, statusin e “Dëshmorit të Atdheut” 26 luftëtarëve shqiptarë, 22 prej të cilëve nga Kosova, të cilët luftuan dhe dhanë jetën për pavarësinë e trojeve shqiptare, për ruajtjen e lir-isë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për veprimtarinë patriotike të 12 personaliteteve të tjera nga Kosova, duke u akorduar medaljen më të lartë që jep Ministri i Mbrojtjes, “Për Shërbime të Shquara”. Shumë prej këtyre figurave që nderojmë sot, janë pjesëmarrës në momentet vendimtare të historisë sonë të afërt, që nga Lid-hja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, i cili rezultoi me shpalljen e Pavarësisë, e duke vijuar me luftën dhe përpjekjet e tyre, për të mbrojtur shtetin sovran shqiptar. Nëpërmjet evidentimit të këtyre luftëtarëve të lirisë, ne në fakt evidentojmë rolin vendimtar që ka lu-

ajtur Kosova në materializimin e idesë së shtetit komb të shqiptarëve e deri tek shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor. Më pas, ministri Imami duke evidentuar kontributin e madh të Kosovës në luftën për liri e pavarësi, theksoi se Lëvizja Kombëtare në Kosovë, u intensifikua në mbrojtje të interesit të shqiptarëve në Ball-kan, duke iu kundërvënë politikave shoviniste serbe dhe qëndrimeve jo të favorshme të Portës së Lartë. Në këtë kontekst u organizuan Lidhja e Pejës, Kuvendi i Ferizajt, Kryengritjet e Mëdha të viteve 1910-12. I gjithë ky intensitet i lëvizjes kombëtare , bëri që Kosova të ishte treva shqiptare më e martirizuar. Pavarësisht se e mbetur jashtë kufijve politikë të Shqipërisë së Pavarur, populli shqiptar i Kosovës, nuk hoqi dorë në asnjë moment nga lufta dhe përpjekjet për liri dhe bash-kim kombëtar.

Ceremonia e sotme është një përpjekje që përkrah figurave të mëdha historike si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe shumë të tjerë, të cilët e kanë gëzuar mirënjohjen publike të shqiptarëve, të evidentojmë edhe këto personalitete që kontribuuan e sakrifikuan jetën për çështjen kombëtare. “Sot Kosova është e lirë, e pavarur, me një shtet që po konsolidohet dhe me perspektivë të qartë Evropiane. Shqipëria është një ndër faktorët më të rëndësishëm në Ballkan, anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, shumë shpejt

kandidate për anëtarësim në Bash-kimin Evropian. Në këtë 100- vjetor të Shpalljes së Pavarësisë, ëndrra e parealizuar e këtyre martirëve të kombit, është më afër realizimit se kurrë më parë’’ - ka nënvizuar, min-istri Imami. Ndërsa ministri i FSK, z. Agim Çeku, pasi ka falënderuar të pranishmit në ceremoni, si dhe në veçanti ministrin e Mbrojtjes, z. Arben Imami për organizimin e

këtij aktiviteti shumë domethënës, u shpreh: “Gjatë rrugës kur po vija në Shqipëri po mendoja për këtë ditë, po mendoja se sa i madh është nderi dhe lavdia e këtyre burrave të mëdhenj të Kosovës dhe viseve të banuara prej shqiptarëve, që sot me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë të nderohen me dekoratën dhe statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Ky akt ka një domethënie të jashtëzakonshme, përveç kujtimit

të heronjve dhe dëshmorëve, për familjet e tyre, për pasardhësit dhe për vetë popullin e Kosovës”. Më tej, ministri Çeku u shpreh se, më emocionon fakti i dekorimit të për-bashkët për brezat e patriotëve nga Kosova, që nga luftëtarët e Sulejman Vokshit, komandantit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga kryetari i parë i qeverisë së Lidhjes së Prizrenit Ymer Prizreni, tek pleqtë e urtë dhe atdhetarët Shaban Binaku , Ramadan Shabani, nga Ali Pashë Gucia, Ahmet Delia i Prekazit dhe Adem Jasharit, komandantit tonë legjendar.

Në fund të fjalës së tij, ministri Çeku, ka falënderuar shtetin shqiptar, ministrin e Mbrojtjes Imami për nismën e marrë, që siç theksoi ai, i bën nder çdo shqiptari, i bën nder këtij jubileu madhështor të shqiptarëve, pavarësisht territoreve ku jetojnë. “Me nderimin që ju i bëtë këtyre burrave patriotë, këtyre shqiptarëve të mëdhenj, Shqipëria ka nderuar veten, ka nderuar Kosovën. Vetëm kombet që dinë të jenë mirënjohës ndaj sakrificës dhe gjakut të derdhur për liri, kanë të ardhme të sigurt”, - ka përfunduar ministri i FSK, z. Agim Çeku. Më tej, ceremonia ka vijuar me dhënien nga ministri i Mbrojtjes Imami, të statusit “Dësh-mor i Atdheut” 26 luftëtarëve që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, si dhe u ka akorduar medaljen për “Shërbime të Shquara” 12 per-sonaliteteve të shquara të kombit tonë. Personalitetet e vlerësuara nga Ministria e Mbrojtjes në këtë 100-vjetorë të Pavarësisë, janë nga Kosova, Shqipëria dhe nga troje të tjera shqiptare. Propozimet për dekorimin dhe shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të këtyre figurave të shquara të popullit dhe kombit tonë, kanë ardhur nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe nga disa qarqe të Shqipërisë. Të gjithë këto personalitete që sot morën vlerësime të larta nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, kanë dhënë një kontribut të çmuar për çështjen tonë kombëtare, si dhe janë shquar për patriotizëm dhe trimëri në luftën për liri dhe pavarësi. Në fund të kësaj ceremonie, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami falën-deroi edhe njëherë qeverinë e Kos-ovës dhe ministrin e FSK, z. Agim Çeku që mundësoi të dhënat histo-rike për të gjithë këto figura dhe

U është dorëzuar statusi “Dëshmorë të Atdheut” 26 luftëtarëve shqiptarë, 22 prej të cilëve nga Kosova, të cilët luftuan dhe dhanë jetën për pavarësinë e trojeve shqiptare, për ruajtjen e lirisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Për veprimtarinë patriotike të 12 personaliteteve të

tjera nga Kosova, duke u akorduar medaljen më të lartë që jep Ministri i Mbrojtjes, “Për Shërbime të Shquara”

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 77dekorime

u shpallën “dëshmor i atdheut”

1. Ajdin Draga 2. Shaqir Smaka 3. Durmish presheva 4. Abdullah Hoxha 5. Ahmet Delia 6. Ali pashë Gucia 7. musa Shezade 8. Lec Gradica 9. Sadik Lutani 10. Sak Faslia 11. ramadan Bajraktari 12. Dërgut Bajraktari 13. rexhë Bajraktari 14. Halil Haxhia15. Shaqir Hoxhë rezalla16. Hetem Kozhica17. mehmet Lutani18. Idriz Selmani19. Selman Kryshefci20. Fejzullah Limani21. Zenel Abria22. teme Dobroshevci 23. mustafa Qulli 24. Ceno mehmet Sharra 25. Novruz mahmutaj 26. Dhimitër Nasi Kajana Me medaljen “Për shërbime të

shquara” me motivacion: “Për kontribut të çmuar në për-

pjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi” u dekoruan:

1. Nexhip Draga 2. Iljaz pashë Dibra 3. Bedri pejani 4. Sulejman Batusha 5. Bajram Deklani 6. Shaban Binaku 7. Ymer prizreni 8. Shuaip Spahiu 9. Hasan Ferri10. Sadik Gjurgjeviku11. ram Binaku12. ramadan Shabani

personalitete të shquara të historisë sonë kombëtare, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë dhe që po i nderojmë në këtë vit të jubileut të madh të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Ajdin DRAGA, lindur më 1870, në Mojstir të Kosovës. Biri I familjes së njohur të Dragajve, të shquar për at-dhedashurinë dhe guximin e tyre. Prej 23-29 janar 1899, Ajdini mori pjesë si delegat në Kuvendin e Pejës dhe në hartimin e programit të këtij kuvendi historik. Ajdin Draga kontribuoi në kryengritjet e viteve 1908,1910 dhe 1912. Sipas dokumenteve arkivor , në nëntor të vitit 1912, në kuvendin kombëtar të Vlorës, Ajdini ishte pjesëtar i delegacionit të Kosovës. Për më tepër në qershor te vitit 1913, Ajdini së bashku me Isa Boletinin dhe Mehmet Pashë Dërrallën, protestuan pranë fuqive të mëdha në mbrojtje të kufijve tokësorë të Shqipërisë, kundër qëllimeve shoviniste të shteteve ballkanike. Ajdin Draga me forcat kosovare të udhëhequra nga Bajram Curri dhe Isa Boletini mori pjesë në luftimet kundër rebelëve në qershor të vitit 1914 ku humbi jetën në luftime në Rrashbull të Durrësit.

Shaqir SMAKA, lindi në vi-

tin 1887, në Kostërc (Kastriot) të Drenicës. Ai u radhit me armë në dorë përkrah luftëtarëve të lirisë në kryengritjet e vitit 1911-1912. Gjatë viteve 1913-1915, me sugjerimin e Hasan Prishtinës u vu në krye të luftëtareve të Drenicës dhe me sukses bëri qëndresë kundër aneksimit të Ko-

sovës nga ana e Serbisë dhe Malit të Zi. Në vitin 1916 organizoi aksione të suksesshme kundër ushtrive të push-tuesve austro-hungarez dhe bullgarë. Ai ishte udhëheqësi kryesor i te gjitha grupeve luftarake të Drenicës. Ai ra në fushën e betejës në një dyluftim me komandantin austriak, Hirtman. Pas kësaj çetat e lirisë i mori në ud-hëheqje, Azem Galica.

Durmish PRESHEVA u lind ne Rahovicë në vitin 1887. Ai ka marrë pjesë në luftime në Shqipëri në luftërat ballkanike deri në ngritjen e flamurit kombëtar. Aktiviteti i tij nuk pushoi edhe pas ngritjes së flamurit në Vlorë. Me 15 qershor të vitit 1914, në luftimet kundër rebeleve ngeli i vrarë dhe Durmish Presheva. Emri i tij është i skalitur në pllakën memo-riale përkujtimore në Vlorë në mesin e luftëtarëve të vrarë.

Abdullah HOXHA, veprimtar në organizimin e rezistencës së fuqishme kundër sundimit osman të viteve 1909-1910. U vra nga forcat e Turgut Pashës.

Ahmet DELIA, u lind ne vitin 1850 në Prekaz të Epërm. Në moshën 25 vjeçare inkuadrohet në lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare. Me armë në dorë mbrojti dhe përkrahu

Lidhjen Shqiptare te Prizrenit dhe Lidhjen e Pejës. U vra me 25 nën-tor 1912 në luftë me forcat serbe në Prekaz.

Ali Pashë GUCIA, veprimtar i lëvizjes anti-osmane të gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbo-malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e Lidhjes Shq-iptare të Prizrenit u vra nga qeveri-taret e Stambollit.

Musa SHEZADE, lindi në vitin 1870 në qytetin e Gjakovës. Krahas veprimtarisë kombëtare, fetare, sociale dhe humanitare për rreth 40 vjet zhvilloi aktivitet politik. Musa Shezade kishte qenë deputet, kishte marrë pjesë në Kongresin e Manastirit, ku me fanatizëm mbrojti alfabetin shqip me germa latine. Në veprimtarinë e tij të shumanshme ishte pjesëmarrës në nënshkrimin e memorandumit të Junikut dhe Ko-mandant i çlirimit të Shkupit. Për më tepër, ai ishte delegate i Prizrenit për shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Është pushkatuar nga serbët pikërisht me 28 Nëntor 1945.

Lec GRADICA, u lind në vitin 1878 në Gradicë të Drenasit, në një familje patriote, pjesëtar i Del-egacionit të Kosovës për në Vlorë në vitin 1912. Në vitin 1918 pas tri ditë luftimesh në vendin e quajtur Mali i Madh në Gradice ra në altarin e lirisë, Lec Gradica.

Sadik Rame LUTANI, lindi më 13 prill 1887 në Turqefc të Drenicës. U rrit dhe u edukua në një familje atdhetare, pjesëtar i Delegacionit të Kosovës në ngritjen e flamurit në Vlore. Ai nuk i lëshoi armët nga dora deri sa ra duke luftuar heroikisht në luftën e Çelisë më 13 shtator 1945.

Sak FASLIA, lindi në vitin 1885 në Koshukan të Rugovës. I takon një familjeje të njohur për trimëri dhe burrëri që kanë luftuar për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze. Ne këto luftime Saku u dallua si udhëheqës dhe strateg edhe pse ishte i ri nga mosha. U vra në luftë me malazezët në Maje të Smilovicës për lirinë e trojeve shqiptare.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në një ceremoni të veçantë ka dekoruar me medaljen “Për shërbime të veçanta” kapiten Armend Mehaj, pjesëtar i Forcave të Armatosura të Norvegjisë, me motiva-cionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Viktor Berdo, drej-torë dhe ushtarakë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues të Forcave të Arma-tosura të Norvegjisë, si dhe familjarë të kapiten Mehaj.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi theksoi se, jemi mbledhur sot këtu për të vlerësuar kontributin e kapiten Armend Mehaj, ushtarakut të një vendi mik dhe aleat si Norvegjia, shtetas nor-vegjez dhe bashkëkombës shqiptar. Dekorimi për ushtarakët e vendeve partnere, ka vijuar më tej gjeneralmajor Gjunkshi, është kthyer në një traditë për FA, por dekorimi i një ushtaraku shqiptar, pjesëtar i Forcave të Armatosura të një vendi aleat, sjell emocione të veçanta.

Duke evidentuar vlerat si ushtarak të kapiten Mehaj, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi nënvizoi faktin se gjatë misionit të Çad, kapiten Mehaj ka bashkëpunuar ngushtë me ushtarakët e kontingjentin tonë, duke kontribuar kështu në përmbushjen me sukses të misionit tonë atje. Ishte pikërisht ky kontribut, që drejtuesit e misionit të Forcave të Armatosura të RSH, më propozuan për këtë dekoratë, është shprehur gjeneralmajor

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dekoron kapiten armend Mehaj, efektiv i Fa Norvegjeze

Gjunkshi.Duke marrë dekoratën nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm

të FA Shqiptare, përmes emocioneve kapiten Armend Mehaj shprehu falenderime të veçanta për këtë vlerësim që po i bëhet këtu në Shtabin e Përgjithshëm të FA të Shqipërisë dhe në këtë moment historik për shtetin dhe mbarë kombin shqiptar. “Ndjehem i privilegjuar që marr këtë dekoratë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në 100- vjetorin e Pavarësisë. Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen time, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit tonë kombëtar”, është shprehur në fund të përshëndetjes së tij kapiten Mehaj.

Në përfundim të ceremonisë, kapiten Armend Mehaj i ka dhuruar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dy dhurata në emër të Forcave të Armato-sura të Norvegjisë dhe të të Gardës Mbretërore.

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji. Në vitin 1999 i është bashkuar Forcave të Armatosura Norvegjeze për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 20128

Dekoracionet, gradat, cilësia dhe ngjyrat, risi dhe harmoni e plotë

reportazh

Uniforma e re e forcave të armatosUra të shqipërisë

Bejdo MaLo

Një uniformë e bukur e veshur për herë të parë në një prej datave më histo-rike të Shqipërisë. Një

prej prezantimeve më dinjitoze në aktivitetin më jubilar dhe më pres-tigjioz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dekoracionet e reja si pjesë përbërëse e kësaj uniforme i japin autoritetin perëndimor ush-tarakëve shqiptarë. Ngjyra dhe për-shtatja e uniformës për specifikën e çdo force dhe çdo njësie speciale ka krijuar një tjetër arritje. Prezantimi i tërë pjesëtarëve të Forcave të Arma-tosura të Shqipërisë më uniformën e re me standarde të përputhura plotë-sisht me standartet e NATO-s, pre-zanton personalitetin e vërtetë të tyre, të demonstruar në misionet paqerua-jtëse, dhe në shumë e shumë ngjarje që lidhen me futjen e saj në NATO. Një uniformë e realizuar me një di-zenjim perfekt. Ministria e Mbrojtjes është kujdesur që prezantimi i kësaj uniforme të jetë pasqyra e komuni-kimit me autoritet të plotë të ush-tarakëve shqiptarë jo vetëm me njeri tjetrin, jo vetëm me publikun shq-iptar, por edhe më partnerët tanë të huaj. Uniforma për nga personaliteti i saj i ka rreshtuar si të barabartë me të 27 vendet anëtare të NATO-s. Kjo uniformë plotëson së pari tre misionet e saj themelore. Saktësi dhe autoritet në uniformën ceremoniale, prakticitet dhe rezistencë në uniformën e stër-vitjes, qëndresë dhe siguri në uni-formën speciale. Përveç bukurisë dhe hijeshisë ajo është dhe një uniformë që është bërë për të plotësuar shumë detyra të vështira specifike. Gjithçka nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe specialistëve të kësaj fushe në Ministrinë e Mbrojtjes është konceptuar dhe ideuar në për-puthje me misionin dhe detyrat që ka çdo forcë dhe çdo specialitet shërbimi. Dekoracionet e reja janë në harmoni të plotë. Në këto dekoracione për çdo forcë përveç autoritetit dhe bukurisë vizive ka shumë elementë kombëtarë të historisë së këtij kombi, por dhe shumë elementë të Aleancës së ku ne bëjmë pjesë. Dekoracionet dhe gradat kanë një dallim të dukshëm, por funksionojnë si një ansambël. Gjithç-ka në këto uniforma lexohet qartë. Mjafton të shikosh hijeshinë që buron në uniformën e Forcave Detare. Shefi

i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi thotë se: “Forcat e Armatosura të Republikës se Shqipërisë vijnë në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shtetit Shqiptar me një pamje të re nga ana profesionale dhe vizuale. Për herë të parë, uni-forma e re e Forcave të Armatosura e miratuar nga një grup pune dhe një bord i ngritur posaçërisht për këtë qellim, vjen me një dizenjo sipas standarteve të NATO-s, plot ngjyra dhe me një cilësi dhe kualitet tepër të larte. Në këtë paraqitje krijohet një harmoni e plotë midis uniformave të reja dhe shenjave dalluese për secilën forcë. Kua-drati i Shtabit të Përgjithshëm i përbërë nga oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes promovon dhe uniformën e re, e cila ka krijuar një paraqitje të re. Në këtë paradë pjesëtaret e FA, burrat dhe gratë nën uniformë ndjehen tashmë në standarde të barabarta me kolegët e tyre të vendeve anëtare të NATO, e cila demonstrohet qartë edhe në ven-dosjen e tyre kuadratike gjatë parakalimit të 28 nëntorit 2012”, ky është vlerësimi i gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për uniformën e re. Në paradën e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar që u zhvil-lua në sheshin “Skënderbej” dhe në paradën e 100 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura që do të zhvillohet më datën 4 dhjetor 2012 në Komandën e Doktrinës dhe të

Stërvitjes 31 kuadratet ushtarake do të parakalojnë me uniformat e reja, të cilat sapo janë veshur. Uniforma e Forcave Tokësore ka brenda shumë specifika të misionit të kësaj force. .. Gjeneralbrigade Dhori Spirollari, komandanti i Forcave Ajrore të FA të Shqipërisë konfir-mon se uniforma e re është një gjetje shumë brilante shumë e arrirë, din-jitoze sipas standarteve të NATO-s. Për uniformën e Forcave Ajrore vërtet kemi marrë vlerësime shumë

të gjetura dhe dëshirojmë që kjo uniformë që performohet në këtë paradë të jetë në tërë veprimtarinë e kësaj force. Është shumë cilësore dhe të gjitha gradat dhe simbolet që janë vendosur në të janë vërtet një risi dhe një arritje. Kjo uniformë që prezantohet nga dy kuadratet promovuese të kësaj force i ka dhënë një tjetër kuptim prezencës së oficerit, dhe të tërë strukturave për-bërëse. Asnjëherë në historinë e tyre Forcat Ajrore nuk kanë patur një

uniformë kaq dinjitoze dhe një uni-formë që e prezanton këtë force me kaq shumë dinjitet. Të gjitha detajet janë punuar me shumë mjeshtëri ndërkohë që janë përzgjedhur me standarde shumë cilësore si copa ngjyra dhe tërë pjesët përbërëse të saj. Nëpërmjet prezantimit të paradës ushtarake në këtë përvjetor tregohet dhe një herë vlerësimi maksimal për Forcat e Armatosura të Shqipërisë si dhe tregohet nderi dhe respekti mak-simal në luftën dhe përpjekjet, që janë bërë në këto 100 vjet të shtetit shq-iptar. Gjeneralbrigade Abaz Lleshi, komandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale ka vlerësimin më të lartë për uniformën e re që është promovuar në trupat që ai komandon. Ai konfir-mon se: Prezantimi i uniformës së kësaj njësie në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm ka disa specifika dhe veçanti. Nëpërmjet prezantimit të Paradës Ushtarake në këtë përvjetor tregohet dhe një herë vlerësimi mak-simal për FA si dhe tregohet nderi dhe respekti i padiskutueshëm për luftën dhe përpjekjet 100 vjeçare. Prezantimi i forcave të kësaj njësie në këtë aktivitet jubilar ka disa specifika dhe veçanti. Në paradën e 100 vjeto-rit të shpalljes së pavarësisë dhe të krijimit të Ushtrisë shqiptare forcat pjesëmarrëse prezantohen me uni-formën e re dhe të bukur të veshur për herë të parë. Në këtë paradë forcat pjesëmarrëse të Brigadës së Mbështetjes Rajonale prezantohen me disa lloj uniformash si uniforma e

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 9parada

Uniforma e re e forcave të armatosUra të shqipërisë

ceremonialit uniforma e stërvitjes (kamuflazhi) dhe uniforma speciale. Të tre këto uniforma përveç bukurisë hijeshisë dhe specifikës së tyre në përmbajtje janë konceptuar dhe ideuar në përputhje me misionin detyrat që ka çdo repart dhe sipas llojit të çdo specialiteti dhe shërbimi. Kështu kuadrate e batalionit të kërkim shpëtimit janë veshur me uniformën e bukur të zjarrfikësve, uniformën e shpëtimit nën rrënojë si dhe uni-formën e kërkim shpëtimit ujor. Një veçanti tjetër e këtij prezantimi janë dhe dekoracionet e reja si pjesë e kësaj uniforme. Dekoracioni dhe gradat kanë një dallim të dukshëm e të lex-ueshëm të rendit e gradave. Ngjyrimi dhe përshtatja e tyre është parë në përputhje me llojin dhe specifikën e secilës uniformë. Prezantimi i forcave pjesëmarrëse me uniformën e re në këtë paradë evidenton per-sonalitetin seriozitetin dhe vlerësimin për FA si dhe përkushtimin e tyre për plotësimin e misionit kushtetues që ato kanë. Për uniformën e re ceremoniale vlerësim maksimal ka dhe komandanti i Policisë ushtarake kolonel Ylli Zyla. Ai thotë se: “Unë personalisht dhe stafi im i Policisë ushtarake përgëzojmë dhe për-shëndesim të gjithë ata që realizuan dhe dizenjuan këtë uniformë, për cilësinë, stilin e shkëlqyer të uni-formës ceremoniale të policisë ushtarake. Kjo uniformë është një nga më të mirat që kanë patur Forcat e Armatosura në këto 100 vjet shtet

dhe më e mira në 40 vjetet e fundit. Kjo uniformë do të përfaqësojë ushtrinë shqiptare me shumë dinjitet përpara kombit mbarëshqiptar, por edhe partnerëve të huaj në këtë 100 vjetor dhe është plotësisht e kraha-sueshme me vendet e tjera anëtare të NATO-s. Është përzgjedhur me shumë kujdes dhe kuadrati i Policisë Ushtarake që parakaloi me shumë dinjitet dhe një nga treguesit më sinjifikativë të performancës ishte dhe uniforma e re ceremoniale që ata veshën në paradën e 100 vjetorit dhe që do ta përdorin në tërë vep-rimtarinë e tyre ceremoniale si brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa komandanti i Brigadës Logjistike gjeneralbrigade Syrja Gjoka thekson se: “Asnjëherë në historinë e saj kjo strukturë e FA nuk ka patur një uniformë kaq komode dhe cilësore sa në këtë paradë. U bë shkak par-ada e 100 vjetorit që ne të krijojmë identitetin tonë me uniformën e ceremonialit, me uniformën e stër-vitjes. Duke filluar që nga detajet e kësaj uniforme dhe duke përfundu-ar tek harmonizimi i saj ajo është shumë e ideuar dhe e konceptuar me misionin e vërtetë të Brigadës Logjistike. Vërtet kjo uniformë ka shumë elementë, të cilët i japin asaj prestigj dhe autoritet. Të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura tani kanë një identitet të ri shumë lehtë të lexueshëm me një dekora-cion si të vendeve anëtare të NATO-s, por dhe me një vendosje

të kombinuar shumë mirë të sim-boleve me gradat. Vërtet është një arritje reale. Komandanti i KDS gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, një ushtarak që e ka merak shumë të madh uniformën, ndjehet vërtet i befasuar nga cilësia e saj dhe e konsideron si një pasaportë shumë origjinale për Forcat Tona të Arma-tosura. Cilësinë e saj, hijeshinë, autoritetin, dhe perfomancën mund ti shikoje kur shikon dy kuadratet e KDS duke parakaluar në shesh. Disiplina e tyre rreshtore e kombin-uar më uniformën ishin një demon-strim shumë dinjitoz që të bind plotësisht për vlerësimet që ka gjen-eralbrigade Bardhyl Hoxha për uniformën. Por vlerësime kjo uni-formë ka marrë dhe nga specialistët që ndoqën çdo detaj të saj në Min-istrinë e Mbrojtjes dhe në veçanti tërë atashetë ushtarakë të të gjithë ambasadave të huaja në Tiranë, që ndoqën paradën. Uniforma e re vërtet është shumë cilësore, shumë e gjetur, shumë praktike dhe mbi të gjitha i jep autoritetin e plotë Forcave të Armatosura. Të 1800 ushtarakët e Forcave të Armatosura që morën pjesë në këtë paradë demonstruan 18 lloje uniformash ceremoniale të stërvitjes dhe spe-ciale, të cilat janë dhe uniformat e reja që janë perfomanca e tyre. Vlerësime nga ana e ushtarakëve shqiptarë që i veshën këto uniforma më 28 Nëntor ditën e 100 vjetorit dhe parakaluan me to dhe do të parakalojnë dhe më datën 4 dhjetor janë me qindra. Ata e kanë shijuar dhe e çmojnë cilësinë dhe identitetin e saj. E kishim dëshiruar prej kohësh këtë uniformë konfirmojnë drejtuesit e Forcave Tokësore, të cilët paraka-luan me 9 kuadrate dhe kishin të treja llopjet e uniformave në kuadratet që përfaqësonin. Uniformat e reja të kamuflazhit si ato të stërvitjes në përshtatje me kushtet e terrenit dhe të motit, por dhe uniformat speciale janë një identitet i ri që është i barabartë me standardet e NATO-s. Uniforma në mënyrë të padiskutueshme është një arritje është një hap i madh për plotësimin e objektivave të Forcës. Duke filluar që nga uniforma e parë zyrtare e vitit 1925, e cila mund të konsiderohet ajo që vulosi identitetin e trupave të Mbrojtjes Kombëtare e duke ardhur tek uniforma e vitit 2012 është shumë e lehtë të bësh dallimin dhe të vlerësosh cilësinë e saj. Forcat e Armatosura mbushin 100 vjet plot gjashtë ditë pas krijimit të shtetit shqiptar dhe rruga e tyre është bash-kudhëtare besnike me fatin e këtij shteti, me historinë e këtij shteti, me autoritetin e këtij shteti, ndaj vlerësi-mi për të është real. Uniforma është një prej pjesëve më të rëndësishme të historisë së ushtrisë shqiptare dhe deri sa është arritur në uniformën e vitit 2012 janë harxhuar shumë en-ergji për të krijuar një perfomancë sa kombëtare aq dhe si ajo e vendeve anëtare të Paktit të Atlantikut.

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 201210

Kulluri: Nuk ka asnjë skandal me shitjen e armëve në republikën e

Kongos

Sekretari i Përgjithshëm i MM, z. Edvin Kulluri, dha një deklaratë për mediat, ku ka dhënë sqarime lidhur me akuzën e bërë ganga media për armatime shqiptare që përdoren në Kongo. Në deklaratën e tij thek-sohet se: - “Në përgjigje të akuzave të televizionit Top Channel për të ashtuquajturin skandal të përdorimit të predhave shqiptare në luftimet e Kongos, Ministria e Mbrojtjes sqaron se, këtu nuk ka asnjë skan-dal dhe as lajm. Shitja e predhave 120 mm qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos është ligjore. Kjo shitje është raportuar pranë Or-ganizatës së Kombeve të Bashkuara, ashtu siç edhe është e publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE). Ndaj për t’i kursyer televizionit në fjalë, monitorimin e agjencisë së lajmeve Reuters, aktiviteti i tregtimit të mallrave ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes gjendet në këtë raport. Ky është raporti i AKSHE për vitin 2011, publikuar në faqen e internetit me adresë www.akshe.gov.al ku pasqyrohet shitja e 10 mijë pred-have mortaja 120 mm. Përdoruesi i fundit është Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe e Veteranëve të Luftës së Republikës Demokratike të Kongos”. (Z. Kulluri paraqiti para mediave dokumentin e mar-rjes në dorëzim të këtyre predhave nga qeveria kongoleze). “Bëjmë me dije se qeveria e Republikës Demokratike të Kongos nuk është nën embargo. Shitja i është bërë qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos konformë të gjithë rregul-lave dhe akteve ligjore. Nëse rebelët kongolezë kanë shtënë në dorë këto armatime, kjo nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes të Repub-likës së Shqipërisë. Informojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë mbështetur në vijimësi qeverinë e Republikës Demokratike të Kongos dhe përpjek-jet e saj për stabilitet të brendshëm. Pikërisht në këtë kontekst, ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për çështjet politike, Wendy Sherman vizitoi Kongon më datë 5 dhe 6 nëntor. Akti i sotëm i televizionit vjen pikërisht gjatë festimit të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, dhe sidomos, pas përgëzimeve që qeveria shqiptare mori nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut zoti Rasmussen, për kon-tributin që Shqipëria po jep për paqen dhe sigurinë globale”- tha Kulluri.

zyrtare

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i jepet “Çmimi Ndërkombëtar Bonifacio VIII”

Çmimi ju dha për kontribut të veçantë për promovi-min e vlerave të individit, si dhe për kontributin e

dhënë në misionet paqeruajtëse si dhe për punën e shkëlqyer në asgjësimin e municioneve të tepërta. Çmimi u propozua nga Këshilli Drejtues i Akademisë dhe Komiteti Shkencor i Çmimit Ndërkombëtar Bonifacio VIII, nën drejtimin e Shkëlqesisë së tij Monsinjor Fraco Croci Në ambientet e Akademisë Bonifaciane, më datën 23 nëntor 2012, në qytetin Anagni, Itali, u organizua ceremonia e dhënies së çmimit ndërkombëtar “Bonifacio VIII” për gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Çmimi ju dha për kontribut të veçantë për promovimin e vlerave të individit, si dhe për kon-tributin e dhënë në misionet paqerua-jtëse si dhe për punën e shkëlqyer në asgjësimin e municioneve të tepërta. Çmimi u propozua nga Këshilli Drejtues i Akademisë dhe Komiteti Shkencor i Çmimit Ndërkombëtar Bonifacio VIII, nën drejtimin e Shkëlqesisë së tij Monsinjor Fraco Croci . Akademia Bonifaciana, është një nga institucionet humanitare më me influencë në botë, e cila ush-tron aktivitetin e saj nën kujdesin personal të Papës. Ky çmim është dhënë për figura të shquara politike, shkencore. Për ushtarakë të lartë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me vlera të veçanta ndërkombëtare.

Presidenti i Akademisë Bonifaciane, në një ceremoni solemne, në prani të mjaft personaliteteve të rëndësishëm, vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të gjeneral Gjunkshit. Nga ana e tij, gjeneral Gjunkshi duke falenderuar organizatorët ndër të tjera u shpreh se “…dëshiroj T’Ju shpreh Ju, Këshillit Drejtues të Akademisë Bonifaciane

dhe Komitetit Shkencor të Çmimit Ndërkombëtar Bonifacio VIII, mirën-johjen më të thellë për vlerësimin që shprehni Ju ndaj meje si shefi i Shtabit, unë do te ja dedikoja në radhë të parë vendit tim dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, nëpërmjet këtij Çmimi kaq prestigjioz Ndërkombëtar, të cilin ia dorëzoni personit tim. Dhënia e këtij

Çmimi, koinçidon me 100- vjetorin e kri-jimit te Shtetit Shqiptar dhe Forcave tona te Armatosura, dhe vlerat që ruan dhe promovon ky Çmim bashkojnë kulturat tona të cilat kanë frymëzuar gjithmonë impenjimin tim në Forcat e Armatosura Shqiptare në atdhe dhe jashtë tij, atje ku veprohet për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtar…”.

Ky çmim është dhënë për figura të shquara politike, shkencore. Për ushtarakë të lartë dhe për-faqësues të shoqërisë civile, me vlera të veçanta ndërkombëtare. Presidenti i akademisë Boni-faciane, në një ceremoni solemne, në prani të mjaft personaliteteve të rëndësishëm, vlerësoi

kontributin e vazhdueshëm të gjeneralmajor Gjunkshit

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te tyre. Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Duk-agjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës. Kreu i qeverisë shqiptare, z. Sali Berisha vlerësoi vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e ish- komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. “Lirimi i Ra-mush Haradinajt ishte lajmi më i gëzuar që më erdhi mua dhe gjithë shqiptarëve këtë ditë. Pafajësia e Ramush Hardinajt, ish-komandant i UÇK dhe luftëtarit për liri, që ndihmoi shumë njerëz nga barbaritë, është triumf i drejtësisë ndërkombëtare. Nuk kam pasur kurrë dyshim tek drejtësia dhe pafajë-

sia e z. Haradinaj. Shfrytëzoj rastin ta ftoj në Shqipëri të festojmë së bashku këtë ditë të madhe, këtë vit të madh. Përpjekjet për

të simetrizuar gjëra jo simetrike kanë marrë përgjigjen e duhur nga gjykata ndërkom-bëtare”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

Gjykata e hagës shpall të pafajshëm tre luftëtarët e uÇK

Akademia Bonifaciana, është një nga institucionet humanitare më me influencë në botë, e cila ushtron

aktivitetin e saj nën kujdesin personal të Papës

reagimi

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 11 nato

asambleja Parlamentare e NatO në Pragë

Rasmussen: Çelësi i “Smart Defence” është prioritarizim, specializim dhe më e rëndësishmja bashkëpunim multinacionalZoterinj Presidentë, Minis-

tra, të nderuar Anëtarë të Parlament i t , Zonja dhe Zotërinj! Së pari më lejoni

t’ju falënderoj, Z. Karl Lamers, për prezantimin që më bëtë. Ju vazh-doni të jeni një president mjaft aktiv, jashtëzakonisht i angazhuar dhe i palodhur i Asamblesë Parlamentare të NATO. Kam qenë i privilegjuar të punoj me ju dhe ju falënderoj për ded ik imin tua j në rua j t j en dhe forcimin e marrëdhënieve transatlan-tike. Më lejoni të falënderoj Asam-blenë Parlamentare të NATO për ftesën e bërë për të folur sot para jush, dhe më lejoni të falënderoj gjithashtu presidentin Stech, krye-ta r in e Kuvend i t Nemcova dhe kryeministrin Necas për mikpritjen e shkëlqyer në këtë qytet të jashtëza-konshëm. Është gjithnjë kënaqësi e madhe të jesh në Pragë. Ende e ku-jtoj kur kam ardhur këtu 10 vjet më parë për Samitin e Pragës dhe unë isha Kryeministri i Danimarkës. Ishte Samiti i parë i NATO që mba-hej përtej asaj që quhej “perdja e hekurt”. Ishte samiti i parë i shekul-lit të 21, samiti i parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011. Ajo çfarë do të diskutoj me ju zonja dhe zotër in j , so t janë shpenzimet e mbrojtjes. Shpenzimet e mbrojtjes po bien në vendet e Aleancës. Ne kemi nevojë për një rimëkëmbje ekonomike dhe bazuar në këtë ne kemi nevojë për një rimëkëmbje të mbrojtjes. Ne duhet të stopojmë rënien dhe pastaj të ringrihemi. Unë besoj se kjo është e mundur. Por kjo d o t ë k ë r k o j ë a n g a z h i m d h e mbështetje të vazhdueshme nga drej-tuesit e vendeve të NATO, nga ju, parlamentarët e NATO. Unë jam një politikan si ju dhe e kuptoj realitetin politik. Kur njerëzve u kërkohet se çfarë duhet të shkurtojnë qeveritë, mbrojtja është ndoshta fusha që u shkon e para në mendje. Por si poli-tikanë, ne të gjithë duhet t’u shpje-gojmë se gjendet edhe një realitet sigurie. Liria nuk ofrohet falas. Dhe çdo vendimmarrje për të përmirë-suar ekonominë nuk duhet të na çojë në një tjetër lloj krize , krizën e s igur i së . Për t ë mbësh te tur në mënyrë efektive popujt tanë, qe-veritë duhet të vijojnë të investojnë në sigurinë reale. Ne na nevojitet të kemi forcat dhe kapacitetet e duhura për të zmbrapsur dhe për tu mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi ndaj vendeve tona të lira. Dhe të mos kemi asnjë i luz ion, l i r ia dhe s igur ia do të kërkojnë sfida. Krizat do të vijojnë të jenë të paparashikueshme, njësoj si Libia vitin e kaluar. Shtetet e dështuara do të vijojnë të mirëpres-in organizatat terroriste që kërcënoj-në vendet tona. Përhapja e armëve të dëmtimit në masë dhe sistemet e raketave për përdorimin e tyre, është e pamundur të ndalohen brenda një nate. Linjat tona detare dhe të gjitha sistemet vitale të transportit dhe komunikimit ende kanë nevojë të mbrohen. Të gjitha këto sfida kom-plekse nuk do të zhduken në një kohë

kur ne jemi të fokusuar tek kriza ekonomike. Ato nuk do të presin deri sa ekonomitë tona të rimëkëmben. Në fakt, ato mund të bëhen më të vështira për tu zbuluar nëse ne qën-drojmë pasivë. Për rrjedhojë ne duhet të vijojmë të mbajmë ushtrinë tonë të fuqishme. Është fakt se kriza ekonomike ka goditur fort shpenz-imet e mbrojt jes. Krahasuar me 2009, shpenzimet e mbrojtjes së Aleancës në total, vitin e kaluar zbritën me mbi 56 miliardë dollarë në terma realë. Në Evropë 6 aleatë, vitin e kaluar, rritën shpenzimet e mbrojtjes krahasuar me vitin 2009. Por kjo rritje nuk ishte e madhe. Dhe u baraspeshua nga shkurt imet e mëdha të bëra nga 19 aleatë të tjerë. Ndërmjet vendeve Evropiane, vetëm 2 prej tyre kanë alokuar më shumë se 2% e GDP, vitin e kaluar. Katër a lokuan më pak se 1%. SHBA gjithashtu sapo ka filluar të reduk-t o j ë s h p e n z i m e t e m b r o j t j e s . Shkurtime të tjera janë në duar. Kjo është shqetësuese. Dhe statistikat nxjerrin në pah një t jetër trend shqetësues. Qysh nga 1991, shkëm-bimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet e NATO, përjashtuar SHBA ka rënë nga 35% në 23 %, sot. Këtë hendek transatlantik në rritje e gjej të pambështetur. Kjo minon parimin e Solidaritetit të Aleancës. NATO do të thotë të shkëmbesh dhe të ndash me aleatët. Aleatët ndajnë me njeri-tjetrin rreziqet dhe kërcënimet, ashtu siç ndajnë përfitimet e sig-ur isë. Dhe nëse shikojmë çfarë ndodh në botën përreth nesh, mesa-zhi i qartë për Evropën është : Ne duhet të marrim më shumë përgjegjë-si për sigurinë tonë, dhe jo më pak. Ne duhet të vështrojmë me kujdes këto statistika në kontekstin e asaj çfarë ndodh rreth nesh. Ndërsa ne po shkurtojmë, të tjerët përtej nesh në botë po shpenzojnë dhe investoj-në. Sipas disa vlerësimeve, shpenz-imet e mbrojtjes në Azi janë dyfish-

uar në dekadën e kaluar dhe këtë vit do të kalojnë për herë të parë shpen-zimet e mbrojtjes së vendeve Evro-piane të NATO. Në 2015, Kina do të tejkalojë shpenzimet e mbrojtjes së 8 vendeve më të mëdha të NATO të marra së bashku. Rusia synon të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes nga 3% në 6% të GDP brenda 10 vjetëve të ardhshëm. Nëse nuk veprojmë tani, unë parashikoj tre pengesa se-rioze: E para , reduktimet e thella të shpenzimeve të mbrojtjes në disa vende të NATO do të krijojë një hendek brenda vetë Evropës. Shumë aleatë këtu do të gjenden të pafuq-ishëm të përmbushin kapacitetet e nevojshme të mbrojtjes. Kjo do të çojë në pamundësinë e të vepruarit ko lek t iv i sh t në menaxh imin e krizave ndërkombëtare. Së dyti, hendeku transatlantik në rrit je i shpenzimeve të mbrojtjes dobëson mbështetjen e SHBA për Aleancën. Ky ësh të tashmë n jë percept im shqetësues në anën tjetër të Atlanti-kut, atë që Evropianët janë “free-loaders”. Sa herë që unë takoj ligjvënës në SHBA, më pyesin “Pse duhet të bashkohemi dhe angazho-hemi në NATO, nëse Evropianët nuk përpiqen dhe përgatiten vetë për këtë gjë?” Kjo është një pyetje e drejtë dhe kërkon përgjigjen e duhur. Së treti, rritja e fuqive të reja do të krijojë një hendek ndërmjet aftësive së tyre dhe aftësive tona për të ve-pruar. Dhe me këtë mos më keqkup-toni. Nuk jam duke theksuar se rritja e tyre përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Aleancës. Por nëse ne vijojmë në këtë rrugë dhe vijojmë të shkurtojmë shpenzimet e mb ro j t j e s , n e d o t ë s h i k o jmë dobësimin e influencës sonë në ske-nën ndërkombëtare shumë shpejt. Kjo mund të duket si “nxi e stero”. Por nuk është ky qëllimi im. Sepse unë besoj se kemi një rrugë përpara. Për momentin ne kemi nevojë të ruajmë në të njëjtin nivel shpenzimet

e mbrojtjes. Sapo ekonomitë tona të përmirësohen, ne duhet të marrim në konsideratë rritjen e investimeve në mbrojtje përsëri. Dhe gjithmonë ne duhet ti shpenzojmë paratë e taksa-paguesve tanë në mënyrën më të mençur. Dhe ne pothuajse kemi vendosur se si ta bëjmë këtë. Ne kemi bërë kalendarin tonë. Në Sami-tin e Chicagos në maj, ne vendosëm objektivin “Forca e NATO 2020”, forcë që do të jetë më e aftë, më e integruar, dhe më komplementare. Dhe ne mund ta realizojmë këtë nëpërmjet “Mbrojtjes së Zgjuar” “Smart Defence” dhe Iniciativës së Forcave të Ndërlidhura “Connected Forces Initiative” – nëse i mbësh-tesim ato me vullnetin e mirë politik. Më lejoni të them pak fjalë rreth secilës prej këtyre dy iniciativave. “Smart Defence” është një koncept drejtues për zhvill imin e kapac-iteteve. Duke u bashkuar së bashku për përfitimin e kapaciteteve, vendet do të kenë mundësi të realizojnë atë që nuk mundet ta bëjnë të vetme. Është rritje e efiçencës së burimeve për të bërë më të mirën me atë çfarë ke. E kundërta “Smart Defence” nuk është të bësh pak sa më pak. Çelësi i “Smart Defence” është më shumë prioritarizim, specializim dhe më e rëndësishmja bashkëpunim multina-cional. Qysh prej Chicagos ne kemi bërë progres inkurajues. P.sh. ne po blejmë avionë pa pilotë që do të na japë sisteme zbulimi dhe vëzhgimi në pronësi të Aleancës. Sistemi ynë (i NATO) i mbrojtjes raketore për mbrojtjen e popullsisë dhe territor-eve tona është tashmë operacional. Dhe këtu në Pragë, ne kemi shembul-lin e Qendrës Ndërkombëtare të Koordinimit Logjis t ik (Mult ina-tional Logistics Coordination Cen-tre) e cila u mundëson aleatëve të punojnë së bashku në mënyrë më efektive. Dhe shumë projekte të tjera që janë në punë e sipër. Ne duhet të ruajmë këtë stad. Ne duhet të vi-

jojmë t’i shtyjmë më tej këto pro-jekte që kemi rënë dakord. Ne duhet të avancojmë edhe me projekte të tjera që kemi identifikuar si të për-shtatshme për përqasjen multinacio-nale të Aleancës. Iniciativa e Forcave të Ndërlidhura është e fokusuar në efektivitetin operacional. Çdo ditë forcat e NATO po punojnë krah për krah nga Afganistani në Kosovë e deri në brigjet e Somalisë. Ne kemi zhvilluar gjithashtu kulturën e të p u n u a r i t m e p a r t n e r ë t j a s h t ë Aleancës. Kjo është një eksperiencë vitale, dhe diçka që duhet ta ruajmë përtej përfundimit të këtyre mision-eve. Këtu përsëri përqasjet multina-cionale mund të na ndihmojnë. Është një synim i vlerësueshëm bërja e trajnimit dhe edukimit tonë akoma dhe më mul t inacional. Sidomos përmirësimi i kontributeve multina-cionale në kuadër të programit tonë të stërvitjeve, specifikisht për NRF, (NATO Response Force) i cili ende e ka shqetësim këtë pike. Në përmbled-hje , zgjidhjet multinacionale do të jenë vitale për mbështetjen e efektiv-itetit të Aleancës. Ato do të na lejojnë ne të marrim më shumë vlerë nga paratë dhe më shumë siguri nga bu-rimet tona të kufizuara. Do të na sigurojnë të fokusohemi tek prioritetet dhe zhvillimin e kapaciteteve që mund të operojnë së bashku. Do të ndih-mojnë industritë e mbrojtjes të ofrojnë kontrata multinacionale dhe punë, që në të kundërtën do të mungonte. E thënë mjaft thjesht , në klimën e sotme ekonomike dhe të sigurisë, zgjidhjet multinacionale janë baza nëse ne duam të ruajmë ambicien tonë. Zonja dhe zotërinj. Aleanca jonë ka qëndruar në testin e kohës. Së bashku në kohë të mira dhe të këqi ja. Pavarësisht vështirësive ekonomike, ajo vazhdon të sigurojë një kalendar pune që i lejon aleatët të arrijnë siguri më të madhe se çfarë mund të siguronin më lehtë. Kjo është ajo pse ne duhet ta ruajmë Aleancën tonë të forte. Si Sekretar i Përgjithshëm, unë do të luaj pjesën time. Do të kërkoj për zgjidhje dhe përqasje multinacionale. Për më shumë mundësi për t’i lidhur forcat tona së bashku, së bashku brenda Evropës, përmes Atlantikut dhe me partnerët tanë. Për mënyrat e anga-zhimit direkt të industrisë sonë. Dhe për të bërë të mundur përdorimin më të mirë të fondit të përbashkët. Kështu ne mbajmë së bashku kapacitetet tona dhe partneritetin tonë të fuqishëm në shekul-lin e 21. Por Aleanca ka nevojë që ju të bëni më shumë. Si anëtarë të parlament-eve tuaja, ju keni përgjegjësi të konsid-erueshme. Ju duhet të bëni zgjidhje të vështira për mbrojtjen e sigurisë sonë, prosperitetit tonë dhe sovranitetit të vendeve tona. Ju keni përgjegjësi të konsiderueshme si anëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO. NATO ka nevojë që ju të vijoni t’u shpjegoni kolegëve tuaj në parlament dhe votuesve tuaj në shtëpi, pse investimet në mbrojtje dhe siguri janë esenciale për mbrojtjen e vlerave që ud-hëheqin mënyrën tonë të jetesës.

Përgatiti: Kolonel Piro Ahmetaj

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 201212 histori

Prof. asoc. dr. Zaho GoLeMiMsC aurora GoLeMi

100 VJET FARSH 35 ministra Mbrojtjeje

Një shekull shtet shqiptar. Një udhëtim i vështirë e kom-pleks. Ushtria Kombëtare Shqiptare me histori të njeh-

suar me vetë shtetin shqiptar. “Udhë-tojmë“ përgjatë një shekulli me Minis-trat e Luftës e më vonë të Mbrojtjes së Shqipërisë nga Gjeneral Mehmet Kal-kandeli–Tetovari, i cili erdhi në Vlorë bashkë me Isa Boletinë që ishte gjeneza e pavarësisë, komandant i parë i gardës së mbrojtjes së qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Ministrat e Mbrojtjes nw fillimet e shtetit shqiptar ishin organi-zatorët dhe drejtuesit e drejtpërdrejtë që ngritën ushtrinë e parë, formacionet e para të këmbësorisë, kavalerisë, artil-erisë, të mbrojtjes së kufirit, të logjis-tikës, të armëve dhe të shërbimeve të tjera. Ministrat e Luftës/Mbrojtjes janë përsonalitete të vlerësuar që përfaqë-sojnë epokat, që kanë përballuar me sfidat e shekullit e punë të konsid-erueshme, me gjurmë të jashtëzakon-shme të gjakut, të djersës, të punës, të dështimeve dhe të sukseseve. Nderi i kombit kërkon respekt për të gjithë brezat që sollën progres e ndryshim dhe qëndrueshmëri solide. Në hapësirën administrative shqiptare prej 28.748 km² kanë kryer aktivitetin e tyre në dikastërin e mbrojtjes 35 Ministra Mbrojtje. Pas Ministrave të Luftës qëndron “dora” që ngriti strukturat kryesore përbërëse ushtarake me forca aktive, rezervë e vullnetare e xhan-darmëria me 12000 veta. Në mënyrë të dokumentuar gjejmë që rreth 70 oficerë dhe 150 nënoficerë të karrierës ishin shkolluar në strukturat arsimore të Pe-randorisë Osmane. Në tetor 1913 me Vendim të Konferencës se ambasador-eve ne Londër, një grup ushtarakësh hollandez të kryesuar nga Gjeneral De Weer, Kolonel Ludowjek Thomson ndihmuan në ristrukturimin dhe për-gatitjen e xhandarmërisë. Vitet që pa-suan shënuan zhvillime të tjera të rëndësishme. Kështu për herë të parë Forcat e Armatosura u ndanë në Forca Tokësore, Detare dhe Ajrore. Në vitet 1920–1924 ushtria shqiptare përbëhet në rreth 7000 vetë. Kjo është edhe pe-riudha e aplikimit të Ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Edhe për peri-udhën që pasoi UKSH pati një rritje të lehtë që në prag të shpalljes së Mbrtërisë në 1 shtator 1928 UKSH kishte rreth 8500 vetë. Gjatë periudhës së sundimit monarkik kemi një ndikim të fuqishëm jo vetëm të Mbretit por edhe të Koman-dantit të Fuqive Armate që kryente atributet e Ministrit të Luftës. Në fakt ndarja ushtarake ekzistoi, por vet forcat kaluan ndryshime të brendëshme të vlerësuara pozitive për kohën. Gjithash-tu gjatë kësaj periudhe edhe rritja e buxhetit për ushtrinë ishte e konsid-erueshme dhe mbrojtja pati një ngritje të konsiderueshme dhe mori një fiz-ionomi më të plotë për kohën. Gjithçka kishte arritur shteti shqiptar dhe Forcat e tij të Armatosura deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore do të shuhej në

ditën e agresionit fashist ndaj vendit tonë më 7 prill 1939, ku shteti u bë inekzis-ten dhe për pasojë edhe Forcat e tij të Armatosura. Ministrat e kësaj periudhe e pushuan aktivitetin dhunshëm për shkak të pushtimit. Me fillimin e LIIB kemi një epokë të re, Ministra të rinj, që do të përfaqësonin një ideologji që do të instalohej në Shqipëri e ndikuar nga Lindja. Fakt është se Shqipëria pati një lëvizje të fuqishme antifashiste. Forca më e madhe me një skemë orga-nizative të qëndrueshme dhe shumë eficente, me formacione sulmuese, me një ngritje numerike progresive dhe me një Shtab te Përgjithshëm ishte Ushtria Antiafshiste Vullnetare Nacional Clir-imtare. NUCSH krijoi 24 Brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata afërsisht me 45 000 luftëtarë, që konsiderohet më e suksesëshmja e ushtrive të pas 1912-s. Në Nëntor 1944 bashkë me forcat ter-ritoriale shqiptare të shpërndara në gjithë hapësirën shqiptare arriti në rreth 70000 luftëtar, që përbënte 7% të popullsisë të Shqipërisë për atë peri-udhë. Ministri I kësaj periudhe doli nge Mbledhja e Tiranës dhe që erdhi në Tiranë në nëntor të vitit 1944. Pas çlir-imit UKSH ju nënshtrua një procesi reduktimi e riorganizim. Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombetare dhe numri i saj u reduktua në 40000, në Dhjetor në 35000 ndërsa në 1948, në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi transformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Struktura organizative esaj përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, FT, FD, FA, FR dhe ato Territoriale. Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komuni-kimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artil-eria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan. Shq-ipëria ishte anëtare e Traktatit te Var-shavës nga vitet 1950 deri 1960 “de facto” si dhe “de jure” deri në denon-cimin e Traktatit në shtator 1968. Ush-tria shqiptare u pajis me armatim dhe teknikë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo

periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sic ishte ajo e vitit 1950. Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të PPSH me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur me popul-lin për mos lejimin e krijimit të Kastës Ushtarake, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gra-dave dhe shpërndarja e saj ne cdo pjesë të territorit të vendit. Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partise në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura. Gjatë peri-udhës së Luftës së Ftohtë, në vitet ‘80, Forcat e Armatosura arritën shifrën maksimale prej 61000 forca aktive, dhe 360000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Riorganizimi në vitet u bë me 22 divizione në tre fronte të shpërndara në 2200 pika hapje me fortifikim masiv mbi bazën e konceptit të “mbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbë”, dhe që përfshiheshin edhe Shkollat e Lira ushtarake. Fuqia njerëzore e dizen-juar nga Ministrat e Mbrojtjes Popullore kishte një përbërje prej 16.500 oficerë, 9.000 nënoficerë, 60.000 ushtarë, 8.000 civile, 450.000 rezervistë, 230.000 forca vullnetare të organizuara në me 127 brigada këmbesorie, artilerie, sul-muese. Në harkun kohor të 45 vjetëve FA u riorganizuan disa here. Vetëm AQFA në 47 vjet pati 12 struktura nga të cilat vetëm dy Ministra Mbrojtjeje janë marrë të dokumentuar seriozisht më cështjet e tij, kur në fakt cdo qytetërim flet me gjuhën e dokumen-tuar. Forcat e Armatosura përgjatë Luftës së Ftohtë kishin një arsenali ushtarak me 1050 tanke të inkuadruar në 9 brigada, 34 rregjimente të artilerisë kundërajrore, 4000 gryka zjarri artilerie tokësore, 1000 gryka zjarri artileri bregdetare, 300 anije luftarake detare, 4 nendetese (tip sovjetike), 240 avione e helikopterë ushtarakë etj. Buxheti per Ushtrinë Shqiptare shkonte deri në 21%; ndërkohë që buxheti actual është 2% për mbrojtjen dhe sigurinë. Reforma në FASH filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komu-niste nga uniformat ushtarake dhe

zëvëndësimi e tyre me simbolet kom-bëtare, vendosjen e gradave dhe depoli-tizimin e departizimin. Në vitin 1995 numri i ushtarakëve zbriti në 28.000 forca aktive. Numri i divizioneve zbriti nga 22 në 9 divizione. Ministrat e Mbrojtjes tashmë civilë në demokrac-vi sollën një erë të re ndryshimesh duke synuar një ushtri simotrat evropiane dhe ato të NATO-s. Ministrat kanë synuar dhe pse jo kanë arritur të përcojnë tek FASH objektiva të qarta në rritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë së tyre me partnerët ndërkombëtar. Gjithë spektri i politikës shqiptare i përfaqë-suar nga portofolet e Ministrave kanë

qenë të qartë në politikat pro anëtarësim-it në NATO nisur edhe nga barometri matës i pramueshmërisë së NATO-s ku 96% e popullsisë ka qenë pro anëtarësim-it dhe integrimit në familjen atlantike të sigurisë kolektive. Në 1992 Shqipëria shprehu dëshirën për t’u bërë anëtare e NATO-s, që u pasua me ndërmarrjen e hapave konkrete dhe në 1994 firmoset Dokumenti në kuadrin e PfP dhe në Qershor 1995, bëhet zyrtarisht pjesë e nismës PfP. Kriza e vitit 1997 dëmtoi rëndë FASH. Në vitin 1999 u përgatit për herë të parë Plani i veprimit për Anëtarësim (MAP). Tashmë ishte kapërcyer viti i krizës së 1997 dhe ringritja ishte e shpejtë. Aktualisht gjeografia e kontributeve të FA në mbështetje të paqes e sigurisë i kaloi kufijtë e rajonit të Ballkanit për tu sh-trirë edhe përtej kontinentit. Proceset integruese të FA të nisura në vitin 1992 u ridimensionunan pas vitit 1997, në përputhje me realitetet e krijuara, dhe arritën pikën e tyre kulmore me ftesën për antarsim në NATO në Samitin e Bukureshit në Prill 2008 si dhe finaliz-imin me antarësim në prill 2009 në Samitin e Këln-Strasburgut.

35 MINISTRA MBROJTJEGjeneral Mehmet Pashë Dërralla,

personalitet në Ushtrinë osmane, ish-komandanti i Vilajetit të Kosoves, ish-komandant i Qarkut të Prizrenit, ish-komandanti i Forcave Ushtarake të Lidhjes së Prizrenit, ish-Ministri i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. Ministri i parë i Luftës denigrohet e lihet në harresë deri në vdekje e pas vdekjes deri në vitet e demokracisë. Per Minis-trin e parë të Luftës është prezantuar në mënyrë të posacme një biografi e plotë edhe në Buletinin Arkivor Ushtarak, botim i Arkivit Qendror të Forcave të

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 13histori

Armatosura.Gjeneral Esat Pashë Toptani, ish-

komandant i Mbrojtjes së qytetit të Shkodres 1912-1913, ish komisar në Selanik e deputet në Parlamentin e Turqisë, ish-pjesëmarrës në Konfer-encën e Paqes, ish-Ministër Lufte në Qeverinë e Princ Vidit e me plot vep-rimtari e merita të tjera historike vritet me atentat në vitin 1920 në Francë nga Avni Rustemi.

Kolonel Jusuf Dibra ishte Ministër i Luftës në dy kabinete qeveritare në periudhën e Princit Vilhelm Vid, ku kryeministër ishte Turhan Pasha si dhe në kabinetin e ngritur më vonë nga Esat Pasha në periudhën e luftës së I Botërore. Ishte i arsimuar në akademinë ushtarake të Stambollit dhe kishte kryer një sërë detyrash në shërbim të Perën-dorisë Osmane. Për këtë Ish-Ministër ka pak të dhëna arkivore, megjithese studi-met e kerkimet historiografike janë në proces. Jusuf Dibra e mbylli jetën nga një atentat ndaj tij më 20 mars 1927.

Gjeneral Kara Seit Pasha Ministër i Luftës në Qeverinë e Dytë të Turan Pashë Përmetit. Kara Seit Pasha vinte në këtë detyrë pas shpërbërjes së ushtrisë së Perandorisë osmane në Ballkan, ku ai kishte kryer funksione të larta deri në Komandant divizioni osman në Berat. Kishte kryer arsimimin në Manastir dhe në Stamboll. Detyrën e Ministrit të Luftës e ka kryer nga 1 gushti 1914 deri në 3 shtator 1914. Pas dështimit të qeverisë së Durrësit largohet në drfejtim të Shkodrës. Riaktivizohet si pjesëtar në Kongresin kombëtar të Elbasanit në vitin 1916, ku ka qenë edhe kandidat i mundshëm për ministër. Të dhënat për këtë ushtarak karriere janë shumë të kufizuara.

Gjeneral Ali Riza Kolonja ishte Ministër Lufte në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare në vitet ’20, pas Kongresit të Lushnjës me Kryeministër Sulejman Delvina. Ai ishte lindur në Kolonjë në 1880 dhe u arsimua në Manastir, në Stamboll; ndërsa Akademinë e Shtabit e kishte kryer në Gjermani. Kishte kryer me dhjetra detyra në ushtrinë Osmane e deri në Ministër Lufte në vendin e vet. Kishte kulturë të gjerë ushtarake, kishte prirje në diplomacinë ushtarake dhe zotëronte 5 gjuhë të huaja. Në 1922 ishte pjesëtar në Komisionin Ndërkombëtar të Katër Fuqive nënshkruese për kufijtë e Shqipërisë. Komandoi për herë të parë divizionin e parë që u krijua në UKSH. Ishte organizator edhe në mbrojtjen në terrën kundër forcave serbe e greke. Si Ministër Lufte vuri për herë të parë në zbatim Ligjin për rekrutimin Ushtarak. Është shuar në vitin 1930, por në ku-jtesën e kombit ka ngelur për ringritjen e Ushtrisë Kombetare Shqiptare dhe për mbrojtjen e kufijve shteterorë.

Kolonel Selaudin Shkoza ishte lindur në qytetin e Prizrenit më 1867 megjithëse me prejardhje ishte nga krahina e Lumës nga fshati Said Shkozë. Gjimnazin e kreu në Manastir në 1886; më vonë ndoqi shkollën e Artilerisë në Stamboll; kreu shkollën për shtabe dhe kalorësi; ndërsa diplomaohet për këm-bësori, artikeri dhe kavaleri. Shërbeu në Divizionin e Izmirit. Selaudin Shkoza Ish gjenerali i ftuar per te drejtuar Ushtrine shqiptare ne detyren e ministrit ne vitin 1921. Erdhi nga Turqia edhe kete e beri me porosi të Mustafa Kemal Ataturkut. Nga detyra te rendesishme ne Ushtrine turke e me graden e gjeneralit, Selaudin Shkoza ishte i pari ushtarak shqiptar, qe hartoi nje bazë të rëndë-sishme ligjore për Ushtrinë shqiptare. Megjithë kontributin e tij e veprimtarinë atdhetare, historiografia shqiptare nën trysninë e politikës atë e la ne harresë për shumë dekada.

Major Mustafa Maksuti ishte officer me njohuri të thella teorike e praktike, i cili kishte lindur në 1881 në Dunavat të Gjirokastrës. Shkollimin e kreu në

Stamboll dhe në 1912 vihet në dispozi-cion të Ministrisë së Parë të luftës të kryesuar nga Mehmet Pashë Dërralla. Ka dhënë kontribut të dukshëm në ngritjen e UKSH si dhe mbrojtjen e kufirit nga sulmet shoviniste. Ka qenë komandant i Detashmentit të Dytë të Xhandarmërisë shqiptare si dhe komandant batalioni në Këlcyrë ku ko-mandonte edhe tre kompanitë e Përmet, Kolonjë dhe Leskovik. Mori pjesë në luftën e Vlorës. Në zgjedhjet e vitit 1921 zgjidhet deputet dhe Ministër i Luftës po këtë vit. Ka kontribuar edhe në fushën e terminologjisë ku ka shkruar edhe mjaft artikuj në shtypin e kohës.

Kapiten Zija Dibra kishte lindur në vitin 1885 dhe ishte nga Dibra. Arsimimin bazë ushtarak e mori në Stamboll, ku edhe shërbeu pranë shtatmadhorisë osmane në Stamboll me gradën kapiten. Pas shkatërrimit të Perandorisë osmane kthehet në Shqipëri kun ë qeverinë e Hasan Prishtinës i jepet protofoli i Ministrit të Luftës falë aftësive të tij dhe eksperiencës drejtuese ushtarake, megjithëse qëndrimi në këtë post zgjati shumë pak sepse u rrëzua qeveria në këtë kohë krize për vendin. Ka kryer edhe detyra të tjera si këshilltar politik. Falë konjukturave dhe luftës së ashpër politike të kohës Zija Dibra arrestohet dhe ekzekutohet në moshën 39 vjecare.

Nënkolonel Shefik Kosturi kishte lindur në Kostur (që aktualisht ndodhet në Greqi) në vitin 1878. Ishte arsimuar në Stamboll dhe për 15 vjet rresht kishte shërbyer Portës së Lartë osmane në detyra të ndryshme. Në vitin 1912 braktisi osmanët për cështjen shqiptare dhe u vu në dispozicion të Qeverisë së Vlorës. Në krizën qeveritare të vitit 1921 për pak kohë ju besua detyra e Ministrit të Luftës. Emri i tij përmendet si Fanolist si dhe gjendet edhe në listën e Përshkallëzimit të oficerave në lirim të kohës së Mbretërisë, megjithëse për figurën dhe rolin e tij është shkruar dhe ka pak të dhëna.

Gjeneral Ismail Haki Tatzati është lindur në Fshatin Tatzat pranë Delvinës në vitin 1876. Ka ndjekur studimet ushtarake në qendrën e Perandorisë në Stamboll, ku shërbeu për 13 vjet në nivelet me gradën deri në kapiten. Viti i pavarësisë 1912 e gjeti Ismail Tatzatin në shërbim të qeverisë së Vlorës. Ka pasur një aktivitet mjaft të dendur në ngjarjet më madhore të fillim shekullit

të XX, për Pavarësinë, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, në milici, në xhandarmëri, në Kongresin e Lushn-jës, një ngritjen e ushtrisë kombëtare të viteve 20-të. Ishte një vizionar i kthjellët dhe si Ministër i Luftës, por jo gjithmonë u respektua dhe për këtë edhe emigroi jashtë vendit, u rikthye duke u përfshirë në LANC dhe më vonë me Ballin Kombëtar dhe u pushkatua në 1946 në Gjirokastër. Në kujtesën historike ka ngelur për merita në ngritjen, reformimin dhe përsosjen e organizimit të armëve e shërbimeve të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Gjeneral Mustafa Aranitasi ishte ushtarak i spikatur që komandoi disa njësi në UKSH. Xhemal Aranitasi kishte lindur në Aranitas të Mallakastrës rreth vitit 1880. Arsimimin bazë ushtarak e ka kryer në Stamboll. Shërbeu në ushtrinë osmane deri në vitin e pavarësisë së Shqipërisë dhe pastaj u kthye për tu vënë në dispozicion të qeverisë së Vlorës. Në LIB shërbeu në ushtrinë Austro-Hun-gareze dhe më vonë komandoi njësi të rëndësishme të ushtrisë shqiptare. Në vitin 1923 emërohet Ministër i Luftës dhe në korrik të vitit 1924 internohet në Bari të Italisë. Shumë shpejt do të rikthehej në pozitën e Kryetarit të Gjyqit ushtarak. Në 1927 nxirret në pension. Në 1945 internohet në Cermë të Lushnjës, ku edhe shuhet në prill të vitit 1966. Historiografia e rendit për merita të shquara në ngritjen, mod-ernizimin dhe konsolidimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Kolonel Kazim Qafëzezi kishte lindur në vitin 1877 dhe ishte ushtarak i formuar në shkollën osmane si dhe në Vjenë të Austrisë. Kishte shërbyer në disa garnizone në Janinë. Kishte lidhje më prijësat e cetave të Cerciz Topullit dhe Spiro Ballkamenit. Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë u vendos në dispozicion të Ministrisë së Luftës, ku drejtoi një detachment xhandarmërie nga 4 që kishte Ministria e Luftës në Qeverinë e parë. Kazim Qafëzezi u vendos në mbrojtje të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në 1924 merr pjesë në lëvizjen demokratike dhe në qeverinë e dalë ME kryeministër Fan Noli ku drejtoi Ministrinë e Luftës. Ai ishte ideator për ngritjen e një ushtrie moderne e me vision perëndimor për ar-matim e pajisje si dhe lidhjet me ushtritë evropiane të kohës. Më pas emigron në Itali. Refuzon rifutjen në ushtri dhe

kthehet në qytetin e Beratit ku ndërroi edhe jetë në 20.9.1931.

Gjeneraldivizioni Xhemal Aranitasi kishte lindur në 25 janar të vitit 1886 në fshatin Aranitas të Gracanit në Mal-lakastër. Studioi në Akademinë Ushtar-ake të Stambollit. Shërbeu në ushtrinë osmane vetëm pesë vjet sepse në vitin 1913 vihet në dispozicion të ushtrisë kombëtare shqiptare. Pasi gradohet major në 1924 shërben si zvendësko-mandant i Grupit ushtarak të Tiranës. Në vitin 1924 kur Ministria e Luftës u zvendësua me Komandën e Fuqive Armate, Xhemal Aranitasi u ëmërua komandant i Mbrojtjes Kombetare në Mbretërinë shqiptare dhe ju dha grada ushtarake “nënkolonel”. Ishte drejtuesi më jetëgjatë në krye të Ushtrisë Kom-bëtare shqiptare nga viti 1924 deri në vitin 1939, kur u detyrua që të largohet nga Shqiperia me Mbretin Zog. Me pas vdiq në Turqi në vitin 1961. Ka luajtur rol të njohur në ngritjen e ushtrisë sipas koncepteve bashkëkohore në krijimin e forcave, armëve e shërbimeve në formatimin e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare të kohës së Mbretërisë.

Gjeneraldivizioni Aqif I. Përmeti, kishte lindur në vitin 1884 dhe kishte përfunduar arsimimin më të mirë ush-tarak të kohës që ishte ai në qendrën e perandorisë në Stamboll duke u titul-luar officer në vitin 1906. Familja e tij ndërkohë ishte e vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me shpalljen e Pavarësisë Aqif Përmeti vjen në dispozicion të qeverisë së Vlorës me detyrë komandant kompanie të vulln-etarëve të ardhur nga Amerika. Shërbeu në UKSH për një kohë të gjatë. Në vitin 1924 i besohet detyra e komandantit të xhandarmërisë. Në vitin 1943 merr gradën gjeneraldivizioni dhe emerohet Komandant i Mbrojtjes Kombëtare por të qeverisë së regjencës nën pushtim ish komandant i Mbrojtjes Kombetare. Në vitin 1945 u dënua nga gjyqi i kriminelëve të Luftës.

Gjeneraldivizioni Preng Previzi kishte lindur në maj të vitit 1871 në fshatin Skuraj të Kurbinit. Pas përfundimit të gjimnazit franceskan në Skodër në vitn 1914 ndoqi studimet në Akademinë ushtarake të Aus-trisë dhe mori gradën ushtarake nëntoger. Emërohet rrethkomandant në Krujë. Merr pjesë në ruajtje të Kongresit të Lushnjës si dhe vihet në mbrojtje të viseve veriore nga sulmet serbe. Në vitin 1930 shkon me studime në Akademinë ushtarake të

Luftës në Torino dhe me kthimin në Tiranë emerohet pranë Komandës së Mbrojtjes Kom-bëtare. Prevezi ishte mjaft aktiv në ush-trinë mbretërore, përfaqëson ushtrinë shqiptare në Komi-sionin Ndërkom-bëtar të Vëzhguesve etj. Edhe në kohën e pushtimin Prevezi ka bërë sërish kar-rierë duke marrë grada madhore dhe duke shërbyer edhe si Komandant i Mbrojtjes Kom-bëtare nën pushtim nga tetori 1943. Në prag të clirimit, ai është detyruar që të largohet në 1946 në Greqi dhe më vonë është vendo-sur në Belgjikë, ku është shuar në vitin 1977.

Gjeneralarmate Enver Hoxha, lin-di në tetor të vitit 1908, veprimtaria e tij gjatë Luftës së

Dytë Botërore është komplekse në detyrat më të larta si komandant dhe komisar i Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Ai ka qenë udhëheqës i Shqipërisë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje në 1985 në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës. Në funksionin e Ministrit të Mbrojtjes ka qenë nga viti 1944 deri në vitin 1953, ku në postin e Ministrit të Mbrojtjes është caktuar Beqir Balluku.

Gjenerallejtënant Beqir Balluku lindi më 14 shkurt 1917 në Tiranë. Studioi në Shkollën Teknike të Tiranës. U përfshi në lëvizjen komuniste qysh gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak 1940 deri 1942. Më 20 maj 1943 u caktua koman-dant i batalionit partizan “Krujë Ishëm”, më 18 shtator 1943 komisar i brigadës së tretë dhe më pas komandant i Brigadës së Dytë. Më 28 janar 1948 ishte emëruar kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë. Kreu në Moskë Akademinë Ushtarake “Voroshillov”. Në kongresin e parë të Partisë u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe në vitin 1953 Ministër i Mbrojtjes Popullore. Një vit më pas mori gradën më të lartë në Shqipëri, atë të gjeneral leitnantit. Balluku ishte gjithmonë de-putet i Kuvendit Popullor. Në korrik të vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisë puçiste ushtarake nga diktatura dhe u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 5 nëntor 1975 për tradhti të lartë ndaj atdheut. Eshtrat ju gjetën në verën e vitit 2001 pranë fshatit Vranisht të Vlorës.

Gjeneralkolonel Mehmet Shehu lindi më 10 janar 1913 në fshatin Çor-rush të Mallakastrës. Ka qenë politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Ka kryer Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932. Shkon në Napoli për të studiuar në Kolegjin Ushtarak, ku përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerave dhe titullohet në vitin 1937; ndërsa në dhjetor të atij viti shkon në Spanjë, ku merr pjesë në Br12 Ndërkombëtare “Garibaldi” në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte bataljonin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 201214 histori

në një kamp përqëndrimi. Rikthehet në gusht 1942 dhe caktohet sekretar orga-nizativ i Qarkut të Vlorës për PKSH. Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë komandant i Çetës Plakë të Mal-lakastrës në shkurt 1943; komandant i Br1S në gusht 1943, Komandant i D1S në maj 1944 me gradën kolonel, ndërsa në tetor 1944 gradohet gjeneralmajor. Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademin Ushtarake “Voroshillov” dhe pas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948 -1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të min-istrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në 1981 Kryeministër; ndërsa nga 1974 deri në 1981 ka qenë Ministër i Mbrojtjes. Ai njihte 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Sipas versioni zyrtar të kohës tregon se kreu vetëvrasje më 18.12.1981 në Tiranë.

Gjenerallejtënant Kadri Hazbi Dautaj lindi më 15 korrik 1922 në Mav-rovë të Vlorës. Ishte djali i Hazbi Cano Dautaj, një nga komandantët e Luftës së Vlorës të vitit 1920. Pasi mbaroi Shkollën Tregtare të Vlorës, pas luftës së Dytë Botërore u arsaimua në Moskë në Bashkimin Sovjetik në Shkollën e sigurimit. Ka qenë drejtues i disa formacioneve partizane ku edhe është plagosur dy herë në beteja. Gjatë viteve 1950-1954 ka qenë zëvendësministër i parë i Ministrisë së Brendshme. Gjatë 16 viteve 1954-1980 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme; ndërsa në periudhën 1979-1982 ka kryer detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Më 10 tetor 1982 shkarkohet nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes dhe pas pesë ditësh më 15 tetor 1982 arrestohet; ndërsa pas një viti në hetusi më 10 shtator 1983 pushkato-het. Më 4 nëntor 1995 gjenden eshtrat e tij në afërsi të Selitës në Tiranë dhe ri-varrosen nga familjarët. Karakterizohej nga dinamizmi si dhe për komunikimin në të dy përmasat me vartësit si dhe me kolegët.

Prokop Murra ka lindur në vitet ’20-të dhe ka qenë aktiv gjatë Luftës së Dytë Botërore; ka qenë gjithashtu drejtues i lartë politik dhe shtetëror për një periudhë të gjatë. Ka kryer edhe detyrën e Ministrit të Industrisë dhe Minierave, Ministër I Energjitikës etj. Prokop Murraishte Ministër i Mbrojtjes Popullore i Shqipërisë gjatë viteve 1982 deri në 1990. Si ministër i Mbrojtjes u shfaq në sferëqn e disiplinës ekonomike, duke kontrolluar e shkurtuar shpenzimet duke tentuar për ta bërë sa më pak të kushtueshme. Në periudhën e tij ushtria kishte masivisht ekonomi ndihmëse për ushtarakët si dhe ndihma e ushtrisë ndaj buqësisë ishte massive në mbjellje, prashitje e korrje të grurit e misrit si dhe në mbledhjen e bimëve medicinale.

Kico Mustaqi ishte një ushtarak kar-riere që kishte lindur në 22 mars 1938 në një fshat pranë Delvinës, Sarandë. Në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes vjen pasi kishte kryer detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shq-iptare për nëntë vjet rresht. Në shkurt të vitit 1991 ngarkohet me detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë në përbërje të qeverisë së Kryeministrit Fatos Nano dhe që u largua nga detyra me dorëheqjen e qeverisë në qershor të po atij viti.

Ndricim Karakaci ka lindur në Shkodër në 10 qershor 1948. Ka qenë ushtarak karriere duke kryer detyra nga nivelet më të ulëta deri në nivel diviz-ioni. Është titulluar ofiver në vitin 1970. Në vitet 1991-1992 ka kryer detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare dhe Drejtorit të Drejtorisë së Përgatitjes luftarake. Si Ministër i Mbrojtjes pati një mandate

tepër të shkurtër. Pas rënies së Kabi-netit qeveritar u rikthye si pedagog në Akademinë e Mbrojtjes dhe në gusht të vitit 1993 del në rezervë në kuadër të reformës në Ushtrinë Shqiptare.

Perikli Teta është lindur në 11 gusht 1941 në Francë në një familje emigrante ekonomikë shqiptarë. Në vitet 1959-1961 studioi në një shkollë të aviacionit ushtarak në Ukrahinë. Në vitin 1973 përfundoi edhe studimit në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës. Kështu nga viti 1974 deri në vitin 1991 ka qenë Kryeinxhinierë i Aviacionit Ushtarak Shqiptar. Ai ka qenë edhe me studime në vitin 1986 në Suedi. Që me fillimet e lëvizjes demokratike u bashkua me lëvizjen dhe u caktua me detyrën e lartë të Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Stabilitetit; ndsërsa në kor-rik të vitit 1997 caktohet si sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes kurse një vit më vonë në korrik të vitit 1998 merr postin e Ministrit të Rendit Publik.

Alfred Spiro Moisiu lindi më 1.12.1929 në Shkodër. Në vitet 1941-1945 ka kryer studimet në gjimnazin e Tiranës; në 1946-1948 ka kryer Shkollën e Inxhinierisë Ushtarake në Peters-burg, Rusi; në vitet 1952-1958 kryen Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë; në vitet 1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë; në vitin 1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë. Përgjatë viteve 1943-1945 ka qenë ojesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL. Në vitet 1948-1949 ka qenë Komandant toge në ShBO. Në 1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” ndërsa në vitet 1958-1966 ka punuar në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes. Për vitet 1966-1971 ka qenë Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë dhe më vonë deri në 1981 ka qenë Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitet 1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982 ku deri në 1984 do të dënohej me një detyrë të ulët që ishte Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel. Në vitet 1985-1991 ka qenë pensionist dhe është riaktivizuar në 1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike; ndërsa në vitet 1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes. Në vitet 1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes. Në vitin

1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.Ka kryer detyrën e Presiden-tit dhe Komandantit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë nga 24 korrik 2002 deri në 24 korrik 2007.

Safet Zhulali ka lindur në vitin 1949 në Gjirokastër, por familja e tij u vendos në Dibër. Ai ka dhënë një kontribut të shquar, si Ministër i parë i Mbrojtjes në periudhen e ndryshimeve demokratike të vendit nga viti 1992 deri në vitin 1997, në reformimin, ristrukturimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura. Aktiviteti I tij demokratik fa filluar pikërisht në Dibër, fillimisht si Kryetar i PD-së së Dibrës, pasi kishte kryer për më se dy dekada detyrën e mësuesit të matematikës. Është zgjedhur dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë. Detyrën e Ministrit të Mbrojtjes e ka kryer në një kohë të vështirë ku ush-tria kishte një efektiv jashtëzakonisht të madh dhe që kërkonte reforma të thella për shkurtime, të personelit dhe të pajisjeve të vjetëruara si dhe për demokratizim dhe antarësim në strukturat euroatlantike, ku Shqipëria ishte e para që kërkoi të antarësohej në NATO.

Shaqir Vukaj ka lindur në Reç të Shkodrës. Ka filluar studimet e larta në Moskë dhe i ka përfunduar në Tiranë, ku është diplomuar në degën Kimi Industriale. Për shumë vite ka punuar në detyra të ndry-shme si inxhinier, kryeinxhinier e drejtor ndërmarrjeje. Ka aktivitet të gjerë politik e diplomatik. Ka qenë tre herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në vitet 1992-1996 ka qenë N/kryetar i Kuvendit, dy herë ministër si Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, dhe Ministër i Tregtisë dhe Turizmit. Ka punuar për rreth 16 vjet në diplomaci. Ka qenë për-faqësues i Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Federatën Ruse dhe në Republikën Çeke.

Sabit Brokaj ka lindur në 7 ja-nar 1942 në Vlorë. Sabit Brokaj u diplomua në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Mjekësisë në 1969. Është specializuar Brenda dhe jashtë vendit në Francë, Gjermani; në 1989 ka fituar gradën doctor I shkencave ndërsa në 1990 titullin akademik Profesor. Ka eksperiencë të madhe si mjek profesionist si dhe njeh katër gjuhë të huaja: anglisht, frengjisht,

rusisht dhe italisht. Ka qenëdeputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991, ishte dhe Ministër i Shënde-tësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997-1998.

Luan Hajdaragaj ka lindur në 1848 në qytetin e Tiranës. Ai ka studjuar për psikologji në kryeqyte-tin e Rumanisë në Bukuresht. Në veprimtarinë e vet ka rezatuar puna kërkimore e shkencore në fushën e vet duke ndjekur edhe kualifikimet e shumta si dhe një aktivitet mjaft të larmishëm akademik. Porn ë vitet ’90 të demokracisë ka pasur edhe n jë ak t iv iz im në procese t demokratizuara duke u zgjedhur edhe deputet në Parlamentin shq-iptar në ligjeslaturat 1992 deri në 1996 si dhe në 1996-1997. Nga viti viti 1998 deri në 1999 duke bërë që të vijonin reformat për ringritjen dhe moderniz imin e Forcave të Armatosura shqiptare.

I l i r G jon i k a l i ndu r n ë v i -t in 1962 në Tiranë. Ai ka qenë Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë në vitin 2000 si dhe Ministër i Brend-shëm i Shqipërisë gjatë periudhës 12.09.2001 deri në 29 janar 2002. Bën pjesë në plejadën e fundit të Ministrave të Mbrojtjes. Ka përfun-dur studimet në fakultetin e Histori Filologjisë në Universitetin e Tira-nës. në degën anglisht më 1985 si dhe më vonë kursin e diplomacisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas përfundimit të studimeve mas-ter në Maltë për diplomacy në vitet 1991-1992. Ka punuar në gazetari, në UNHCR si dhe në Kabinetin e Kryeministrit. Në periudhën që ka punuar në Ministri të Mbrojt jes kanë vijuar reformat që ishin ni-sur për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Ismail Lleshi ka lindur në Dibër në vitet ’50-të. Ka punuar gjatë në linjën mësimore dhe educative të Univers i t e t i t t ë Ti ranës . Ka pasur pak angazhim në pol i t ikë dhe i është rikthyer përsëri botës akademike. Ismail Lleshi ka kryer detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga data 8 nëntor 2000 deri në datën 22.2.2002.

Luan Rama ka lindur në vitet ’70-të, dhe aktivitetin politik e ka filluar me rrëzimin e ish diktaturës në Shqipëri. Ka kryer dy here de-tyra si Ministër i Brendshëm i Shq-ipërisë gjatë periudhës korrik 2002 deri në tetor 2003 ndërsa detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në 22.2.2002 deri në 25.07.2002 të qeverisë so-cialiste. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

Pandeli Majko lindi në 15 nën-tor 1967 në Tiranë. Është politikan shqiptar, ishKryeministër i Shq-ipërisë gjatë viteve 1998 deri në 1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vit i t 2002. Ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, por është diplomuar edhe në Fakul te t in e Drejtësisë. Gjatë aktivitetit të poli-tik dhe shtetëror në vitet 1992-1995 ka qenë deputet në Legjislaturën e XIII të Kuvendit Popullor; gjatë viteve 1996-1997 ishte sekretar i Marrëdhënieve Publike të PS-së; ndërsa gjatë viteve 1997-2001 ishte depute t në Legj is la turën XV të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe Ligjore, anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektkushtetutës, kryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit. Gjatë viteve 1997-1998 ishte sekretar i përgjith-shëm i PS-së; ndërsa nga shtator i

vitit 1998 deri ne Tetor të vitit 1999 ishte Kryeministër; nga shkurti i vitit 2002 deri në Korrik të vitit 2002 ishte Kryeministër ndërsa për tre vjet nga korriku i vitit 2002 deri në shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes.

Fatmir Mediu ka lindur në 21 ja-nar 1967 në Durrës. Ai ka kryerUni-vers i te t in e Tiranës, Fakul te t in Gjeologj i -Miniera. Dega e Inx-hinierisë së Nxjerrjes së Naftës. Në vitet 1990-1991 Inxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, Patos. Gjatë viteve 1991-1992 ishte kryetar i Partisë Republikane, dega Fier; 1992-1997: Zv.kryetar i Par-tisë Republikane Shqiptare; 1997 e në vazhdim është Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare. Ka kryer detyrën e Ministrit të Mbrojtjes deri në kohën kur ka dhënë dorëheqjen në mars të vitit 2008.

Gazmend Oketa ka lindur në 14 dhjetor 1968 në Durrës dhe është është politikan I njohur. Ka qenë zv/Kryeministër në periudhën 2005 deri në 2008; Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, nga 28 mars 2008 deri në 15 shtator 2009. Ish-deputet i dorëhequri i PD-së. Themelues i partisë së qëndrës së djathtë “FRD” dhe deri në përfundim të mandatit legjislativ dhe kryetar i parties “ad hoc”. Në vitet 1993-1995 ka qenë asistent pedagog në Fakultetin e In-xhinierisë së Ndërtimit; 1995-1997: njësia e menaxhimit të Projektit të Bankës Botërore për Rehabilitimin e Ujësjellësit të Durrësit, specialist supervizor; 1997-2001: Administra-tor dhe Manaxher i Shoqërisë “Teuta Konstruksion” sh.p.k.; 2001 e vazh-dim: aktivitet privat, Drejtues Ligjor i Firmës G&A sh. p. k.; konsulent projektues edhe për Kompani të hua-ja. Në veprimtaritë politike dallojmë se më 1990 ka qenë anëtar i Lëvizjes Studentore, kun ë 1991 ishte anëtar i grevës së urisë së studentëve; në vi-tin 2003: anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës, grupimi i PD-së; ndërsa në vitin 2004 ishte nënkryetar i Degës së PD-së, Durrës.

Arben Imami ka lindur më 21 ja-nar 1958 në Tiranë. Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve kur iu bashkua Levizjes Studentore të vitit 1990 kunder diktaturës komuniste duke u bërë kështu një nga theme-luesit e PD-së në vit in 1991. Ka qenë nënkryetari i PD-së e kry-etar i Komisioni t Elektoral. Në 1991 Imami zgjidhet deputet dhe krye tar i grupi t par lamentar të PD-së; krye tar i komis ioni t par-lamentar të Rregullores, Mandat-eve dhe Imunitetit. Është zgjedhur deputet në të gji tha zgjedhjet në demokraci. Në periudhën ‘97-‘98 Imami ishte bashkëkryetar i komi-s ioni t par lamentar për har t imin e Kushtetutës, ndërkohë nga viti 1997 deri në 1999 ishte ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëd-hënieve me Parlamentin. Në peri-udhën 2000-2001 ai ishte ministër i Drejtësisë, kurse nga viti 2001 deri në shkurt 2002 ai ishte Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentral-iz imi t . Në vi t in 2009 u zgjodh deputet dhe ju ngarkua detyra e Ministrit të Mbrojtjes, ku gjatë më shumë se tre viteve janë kryer një sërë reformash duke i kthyer Forcat e Armatosura më të vogla në numër por më operacionale, duke forcuar partneritetin me aleatët strategjikë, duke shtuar kapacitetet ushtarake në shërbim të paqes në misione n d ë r k o m n b ë t a r e n ë I r a k , A f -ganistan, Bosnjë, Chad etj., duke bërë progress të rëndësishëm në demontim; duke hedhur hapa të rëndësishëm për modernizim.

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 2012 15offa

Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FA-së të RSH, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizon aktivitetin “Talentet brenda radhëve të FA-së”. Ftojmë të gjithë personelin e FA-së që kanë prirje artistike në: instrumente të ndryshme, këngë dhe kërcim; aktrim–recitim; art figurativ -pikturë, gdhendje, skulpturë; të kontaktojnë me zyrën e Marrëdhënieve me Komunitetin.

Jeni të mirepritur deri më 28 Nentor 2012Faleminderit!

Tel zyre (510) 15 31, Cel: 066 40 90 589SEKTORI I REKREACIONIT

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

NJOFtiM NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të

bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE

ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Në koncertin e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura (OFFA), kushtuar trashëgimisë

kulturore shpirtërore patriotike ndërmarrë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (1912-2012) dhe 100 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura me 4 Dh-jetor 1912-2012, përfshihen disa nga tipologjitë më përfaqësuese të muzikës patriotike shqiptare, nga mesjeta e deri në ditët tona. Në ditët e sotme, ev ident imi i kësaj trashëgimie muzikore shpirtërore patriotike është më shumë se një domosdoshmëri, pasi, duhet çmuar vendi, vlerat dhe rëndësinë që ajo ka në korpu-sin e trashëgimisë sonë muzikore shpirtërore.

Si asnjë fushë tjetër të artit, muzika patriotike ka mbajtur më së miri në notat dhe pentagram-et e saj, frymën liridashëse të shqiptarëve dhe aspiratat e tyre legjitime për të qenë si të gjitha kombet e tjera të Europës. Ato janë njëkohësisht edhe prova më e mirë e faktit se shqiptarët e arritën lirinë e tyre sa përmes rilindjes kulturore e po aq edhe të luftës së armatosur, shprehur aq qartë tek fjalia “Me pushkë dhe penë pë r mëmëdhenë” ! Siç ka pohuar Ismail Qemali, “ ... mbajtja e fjalës së dhënë dhe feja e atdhedashurisë, nga buron edhe etja për pavarësi janë dy virtytet që vazhdimisht i kanë udhë hequr shqiptarët në të gjitha travajat e jetës së ven-dit.” Për këtë arsye këto këngë janë një nga format unikale të trashëgimisë sonë kul turore, bartëse të këtij shpirti shqiptar, për të cilin shkruan edhe As-dreni në poezinë e tij.

Në koncert do të keni rastin të dëgjoni n jë grup këngësh patriotike që përfshijnë: himnin kombëtar; këngët dhe marshet

Interpretim i këngëve unikale të trashëgimisë sonë kulturore

Më 4 dhjetor 2012, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, do të performojë në një koncert me këngë kushtuar trashëgimisë kulturore shpirtërore patriotike, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

patriotike qytetare të Rilindjes Kombëtare dhe të Pavarësisë; këngët patriotike të Luftës së II-të Botërore; të këngëve patriotike të krijuara nga kompozitorët shqiptarë, në gjysmën e dytë të shek. XX-të, e deri më tani dhe të këngëve popul-lore patriotike: iso-polifonike dhe atyre homofonike. Për orkestrimet

dhe përshtatjen e këtyre këngëve për Orkestrën Frymore te Forcave te Armatosura dhe korin e plote janë angazhuar disa prej profesionistëve më të shquar të vendit si kompozi-torët Prof. Thoma Gaqi, Prof. as Josf Minga, Ermir Krantja “Artist i Merituar”, Spartak Tili, Zef Coba, Vasil S. Tole etj.

Në kuadër të planit të bashkëpunimit me SHBA, në fushën e arsimimit, nga Zyra Amerikane të Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC), nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, është ofruar mundësia e aplikimit për të ndjekur studimet ushtarake në SHBA për vitet akademike 2013-2017, në Aka-deminë e Detarisë, Akademinë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcës Ajrore. Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtën e studimit në këto Akademi, të paraqiten pranë Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura në KDS për regjistrimet. Regjistrimet fillojnë në datën 12.11.2012 ora 09:00 dhe përfundojnë më 30.11.2012 ora 15:00. Regjistrimet do të kryhen pranë sekretarisë mësimore të Akademisë Ush-tarake të Forcave të Armatosura. Tarifa e regjistrimit për konkursin e pranimit për vijimin e studimeve në SHBA është 3.000 (tremijë) lek.Kriteret e pranimit për regjistrim si kandidatë për studime ushtarake jashtë vendit janë:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer një shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.3. Të mos jetë i/e dënuar apo ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.4. Të jetë nën moshën 23 vjeç (deri më datë 1 Korrik 2013).5. Të jetë i/e pamartuar, të mos jetë shtatzënë (kandidaturat femra për AU West Point) dhe të mos ketë persona të tjerë në varësi. 6. Të ketë rezultate të larta mësimore dhe standarde të larta fizike.7. Të jetë ne gjendje të mirë shëndetësore, të mos vuajë nga sëmundje ngjitëse, të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatitit B.8. Të mos vuajë nga sëmundje dentare. Dokumentacioni për regjistrim në konkurim:1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati për të vazhduar studi-met ushtarake në SHBA, në të cilën të jenë renditur 3(tre) Akademitë që dëshiron të ndjekë kandidati. 2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme.3. Fotokopje të noterizuar të certifikatës së TOEFL, Scholastic Aptitude Test (SAT) ose American College Test (ACT) nëse ka të tillë (brenda afatit kohor të vlefshmërisë).4. Fotokopje e Pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.5. Fotokopje e kartës së identitetit6. Çertifikatë familjare 1(një) copë.7. Fotografi për dokument, 2 copë.8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Dëshmi Penaliteti.11. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar,ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit” dhe vërtetim që nuk vuan nga sëmundje ngjitëse12. Analiza e SIDA-s dhe Hepatitit B.

Kandidatët duhet të kryejnë testimin në Scholastic Aptitude Test (SAT) ose American College Test (ACT) dhe TOEFL. Kandidatët duhet të interesohen paraprakisht lidhur me datat e testimit, qendrat e testimit dhe regjistrimin duke vizituar faqet e internetit: www.collegeboard.com për testin SAT, www.act.org për testin ACT dhe www.toefl.org për testin TOEFL.Pas përzgjedhjes paraprake, 6 kandidatët më të mirë për secilën Aka-demi, do t’i nënshtrohen testimeve të përgatitjes fizike dhe njohjes së gjuhës angleze nga ana e Zyrës Amerikane të Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC).

Për informacione më të detajuar drejtohuni pranë Sekretarisë Mësimore të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku do të njiheni me “Udhëzimin” mbi procedurat e njoftimit, regjistrimit dhe vlerësimit të kandidatëve që do të aplikojnë për studime në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit, si dhe me informacione të tjera për ndjekjen e studimeve në SHBA.

NJOFtiM

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJESDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKIMIT TË PERSONELIT

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · Vlerësohen dhe dekorohen 38 figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi iMAMi: ëndrrA e MArtirëve të koMBit,

ushtriaE prEmtE, 30 NëNtOr 201216

FA, pArAdë mAdhështore në 100-vjetorin e shtetit shqiptAr