bjeshka e pashtrikut

3
DITARI NGA – BJESHKA E PASHTRIKUT - 2010 Nisja për këtë marshutë ( ekspeditë ) është bërë të dielen më 09.05.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.30, ndërsa kthimi në ora 21.15 minuta. Kemi pasur 30 minuta vonesë për shkak të problemit që kishte pasur autobusi me bateri. Pjesëmarrës ishim gjithsej 113 veta. Kësaj radhe në fshatin Kushnin na janë bashkangjitur 57 bjeshkatar nga Prishtina dhe10 nga Prizreni. Udhëtuam me një autobus në relacionin: Gjakovë - Bistrazhin - Damjan - Kushnin, që gjithsej përbën largësi prej 23 km. Nga fshati Kushnin, gjegjësisht nga shkolla në ora 8.15 minuta kem filluar marshimin për të mbërrijtur në Majen e Pashtrikut të lmd prej 1986 metrash, në ora 12.45 minuta. Rrugëtimin e filluam nëpër rrugë të gjërë malore për të vazhduar pastaj pjesërisht nëpër shtigje më të ngushta gurore gjer tek vendi i deminuesve i lmd prej 900 metrash, ku atë ditë janë akomoduar një pjesë e marshuesve. Nga aty është marshuar nëpër Qafen e Likenit të lmd. prej 1100 metrash, ku dhe njëherit gjendet kufiri Kosovë – Shqipëri, pastaj nëpër brigje të gjelbëruara dhe rrafshlarta, gjersa kem mbërrijtur në Majen e Pashtrikut. Në majë për shkak se ishim shumë marshues nuk kem mbërrijtur të gjithë për një kohë. Disa nga shokët e grupës tonë kishin qëndruar për ti shoqëruar kolegët nga Prishtina të cilët ishin vonuar gjatë udhëtimit, prandaj dhe nuk e kanë filluar marshimin bashkë me neve. Kësaj radhe grupa e parë e marshuesve e kemi pushtuar majen për katër orë e gjysmë, që don të thotë më shpejtë se kurdoherë më parë dhe para kohës së planifikuar. Edhepse me një orë e gjysmë diferencë, këtë ditë majën e kanë pushtuar numër mjaft i madhë i marshuesve, e ndër ta kishte edhe djelmosha të rinjë të cilët kishin ardhur për herë të parë në bjeshkë. Në majë edhepse koha ishte shumë e kthjellët dhe me diell, fryente një erë shumë e ftohët prandaj kem qëndruar shumë pakë, aq sa për të bërë ca foto tek varri historik i Sari Salltekut dhe për të soditur atë panoramë të bukur që shihej nga ajo majë. Koha e kthjellët bëri që nga aty qartë të shihej: Gjakova, Liqeni i Radoniqit, Xërxa, Rahoveci, Prizreni, Sharri me Bjeshkët e Koritnikut, Gjallica, Kukësi si dhe Liqeni i Fierzes. Nga

Upload: shba-pashtriku

Post on 12-Mar-2016

234 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Bjeshka e Pashtrikut - 09.05.2010 nga Ilir Lyta

TRANSCRIPT

Page 1: Bjeshka e Pashtrikut

DITARI NGA – BJESHKA E PASHTRIKUT - 2010

Nisja për këtë marshutë ( ekspeditë ) është bërë të dielen më 09.05.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.30, ndërsa kthimi në ora 21.15 minuta. Kemi pasur 30 minuta vonesë për shkak të problemit që kishte pasur autobusi me bateri.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 113 veta. Kësaj radhe në fshatin Kushnin na janë bashkangjitur 57 bjeshkatar nga Prishtina dhe10 nga Prizreni.

Udhëtuam me një autobus në relacionin: Gjakovë - Bistrazhin - Damjan - Kushnin, që gjithsej përbën largësi prej 23 km. Nga fshati Kushnin, gjegjësisht nga shkolla në ora 8.15 minuta kem filluar marshimin për të mbërrijtur në Majen e Pashtrikut të lmd prej 1986 metrash, në ora 12.45 minuta. Rrugëtimin e filluam nëpër rrugë të gjërë malore për të vazhduar pastaj pjesërisht nëpër shtigje më të ngushta gurore gjer tek vendi i deminuesve i lmd prej 900 metrash, ku atë ditë janë akomoduar një pjesë e marshuesve. Nga aty është marshuar nëpër Qafen e Likenit të lmd. prej 1100 metrash, ku dhe njëherit gjendet kufiri Kosovë – Shqipëri, pastaj nëpër brigje të gjelbëruara dhe rrafshlarta, gjersa kem mbërrijtur në Majen e Pashtrikut.

Në majë për shkak se ishim shumë marshues nuk kem mbërrijtur të gjithë për një kohë. Disa nga shokët e grupës tonë kishin qëndruar për ti shoqëruar kolegët nga Prishtina të cilët ishin vonuar gjatë udhëtimit, prandaj dhe nuk e kanë filluar marshimin bashkë me neve. Kësaj radhe grupa e parë e marshuesve e kemi pushtuar majen për katër orë e gjysmë, që don të thotë më shpejtë se kurdoherë më parë dhe para kohës së planifikuar. Edhepse me një orë e gjysmë diferencë, këtë ditë majën e kanë pushtuar numër mjaft i madhë i marshuesve, e ndër ta kishte edhe djelmosha të rinjë të cilët kishin ardhur për herë të parë në bjeshkë.

Në majë edhepse koha ishte shumë e kthjellët dhe me diell, fryente një erë shumë e ftohët prandaj kem qëndruar shumë pakë, aq sa për të bërë ca foto tek varri historik i Sari Salltekut dhe për të soditur atë panoramë të bukur që shihej nga ajo majë. Koha e kthjellët bëri që nga aty qartë të shihej: Gjakova, Liqeni i Radoniqit, Xërxa, Rahoveci, Prizreni, Sharri me Bjeshkët e Koritnikut, Gjallica, Kukësi si dhe Liqeni i Fierzes.

Nga maja siç kishim planifikuar zbritëm poshtë tek Tyrbja e Teqes Madhe e cila gjendet në rranzën e Majes së Pashtrikut, ku u vendosëm për të ngrënë dhe pushuar. Aty në barë të gjelbëruar dhe nën rrezet e ngrohta të diellit kem qëndruar afro dy orë, gjersa jemi mbledhur të gjithë për tu kthyer së bashku. Gjatë asaj kohe kemi pushuar, zhvilluar biseda dhe humor, shetitur nëpër atë ambient të bukur, ndërsa disa edhe kanë rrëshqitur nëpër borën e cila gjendej nëpër ato anë të bjeshkës. Pasi që u mblodhëm të gjithë dhe i bëmë ca foto së bashku, në ora 15.15 minuta kemi filluam kthimin prapa, por tani nëpër anën tjetër të bjeshkës, nëpër një natyrë të mrekullueshme e cila me bukuritë e saja bëri që ne të mos ndjejmë fare lodhje por vetëm kënaqësi.

Në të kthyer gjersa po ecnim bashkë me Suphiun dhe po bisedonim rreth vlerave të këtij aktiviteti që po e bëjmë në bjeshkatari, Unë po i them Suphiut se kësaj here më lehtë e kam pushtuar Majen e Pashtrikut se para dy vitesh kur kisha filluar me bjeshkatari dhe isha më i ri, çka po më jep të kuptoi në njëfar mënyre se nuk po mplakem por po rinohem. Suphiu duke ma aprovuar me buzëqeshje atë diskutim vazhdoi të më spjegoi se si njerëzit vështirë po e kuptojnë kur ai po ju thotë se tani po ndjehet më i fortë se para luftës, gjegjësisht para njëmbëdhjetë vitesh dhe se është fakt se kjo mrekulli po ndodhë nga ecjet dhe relaksimet që po na i sjellë bjeshkataria.

Tek shitorja e fshatit Kushnin ku po na priste autobusi mbërrijtëm në ora 18.45 minuta. Aty duke i pritur të tjerët të cilët ende nuk kishin mbërrijtur kem qëndruar mbi një gjysmë ore duke pushuar dhe freskuar me nga një pije. Pasi që jemi mbledhur të gjithë përpos një gruaje e cila gjer në orët e vona nuk ka mbërrijtur poshtë në fshat, kem shkuar në

Page 2: Bjeshka e Pashtrikut

Restorantin Gurra për tu freskuar me nga një pije. Në restorant kem pushuar gjer në ora 20.30 minuta dhe pastaj kem vazhduar për Gjakovë, ku mbërrijtëm në ora 21.15 minuta. Nga disponimi dhe relaksimi që na kishte dhuruar ai marshim i mrekullueshëm gjithë udhëtimin në autobus e kemi kaluar duke qeshur dhe kënduar.

Kjo ekspeditë për shkak të rrugës së gjatë dhe përpjetave të mëdha ishte mjaft e mundimshme, mirëpo edhe tejet impresionuese dhe atraktive. Poashtu ishte njëra ndër ekspeditat më të suksesshme që kemi pasur, për faktin se këtë majë e cila njihet si njëra ndër më të vështirat arritën ta pushtojnë edhe shumë të rinjë fillestar në bjeshkatari. Kam bindjen se gjithë ky rezultat duhet të ketë ardhur nga vullneti dhe impresionimi i madhë që njerëzve iu ka dhënë natyra fantastike si dhe rrezet diellore, sepse sikur të kishte qenë koha me mjegullira dhe të reshura një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Ishte kjo një ekspeditë përplotë me mbresa e cila bëri që ne të kënaqemi, e gjithashtu të ketë edhe vend të veçant në historikun e bjeshkatarisë.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me autobus: 1.30 minuta ( 2 x 45 minuta )Ecje këmbë: 8.00 orë ( 4.30 minuta + 3.30 minuta ).Ecje gjatësi rrugore: 28 km. ( 14 + 14 )Ecje këmbë m/lmd: 1578 m/lmd ( 408 - 1986 ).

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 09.05.2010