bilanci i prokurorise per 6 mujorin e dyte te 2015 në luftën kundër krimit financiar

3
KABINETI Tiranë më 04.01.2016 Njoftim për median Prokuroria, bilanci i 6-mujorit të dytë 2015 për luftën kundër krimit financiar Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 në luftën kundër krimit financiar, të lidhur kryesisht me krimin e organizuar, por edhe me mashtrime e fallsifikime, nga e cila rezulton se janë përfunduar hetimet për disa skema mashtruese, me vlerë përfitimi të paligjshëm dhe dëm ndaj shtetit rreth 60 milionë euro, si edhe janë vendosur nën sekuestro pasuri të paluajtshme e të luajtshme që arrijnë në një vlerë të përafërt rreth 45 milionë euro. 1. Skemat mashtruese financiare Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka përfunduar hetimet dhe ka evidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese financiare në tregun e karburanteve, farmaceutik, konçensione, ndërtim, etj. - muajin Tetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë mashtruese me rimbursimin e fondit të ilaçeve, në vlerë rreth 2 milionë euro. Në krye të kësaj skeme dyshohet se është drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”. Kjo skemë ishte në vijim të një hetimi të nisur më parë gjatë vitit 2015, gjatë të cilës është evidentuar edhe një rast tjetër skeme mashtruese, për të cilën tashmë janë dërguar për gjykim disa zyrtarë Fondit Kujdesit Shëndetësor dhe administratorë farmacish. - Po në Tetor 2015, Prokuroria e Korçës zbuloi një skemë mashtruese financiare në vlerë rreth 1.5 milionë euro në tregun e materialeve inerte. Personat përgjegjës për këtë skemë u dërguan për gjykim në fund të muajit dhjetor 2015. - Në muajin Nëntor 2015, Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtruese financiare në tregun e shitjes së aksioneve të kompanisë së naftës “FULLPET”, në vlerë shmangie detyrimi ndaj shteti rreth 500 milionë lekë reja. - Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy skema shumë të mëdha financiare, të shtrira në disa vite. Fillimisht, është dërguar për gjykim skema “DIA-ADC”, dy kompani me administror Kastriot Ismailaj, me vlerë rreth 10 milionë euro. Në vijim, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për një tjetër skemë mashtruese, “KGE”, me vlerë rreth 40 milionë euro, për të cilën akuzohen shtetasit Francesko Beketi dhe disa bashkëpunëtorë tij. - Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit zbulon një skemë mashtruese financiare në tregun e karburanteve, me vlerë shmangieje detyrimesh ndaj shtetit rreth 2.5 milionë Ora News

Upload: anonymous-ppe9isqycs

Post on 27-Jan-2016

533 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Bilanci i Prokurorise per 6 mujorin e dyte te 2015 në luftën kundër krimit financiar

TRANSCRIPT

Page 1: Bilanci i Prokurorise per 6 mujorin e dyte te 2015 në luftën kundër krimit financiar

KABINETITiranë më 04.01.2016

Njoftim për median

Prokuroria, bilanci i 6-mujorit të dytë 2015 për luftën kundër krimit financiar

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 nëluftën kundër krimit financiar, të lidhur kryesisht me krimin e organizuar, por edhe memashtrime e fallsifikime, nga e cila rezulton se janë përfunduar hetimet për disa skemamashtruese, me vlerë përfitimi të paligjshëm dhe dëm ndaj shtetit rreth 60 milionë euro, si edhejanë vendosur nën sekuestro pasuri të paluajtshme e të luajtshme që arrijnë në një vlerë tëpërafërt rreth 45 milionë euro.

1. Skemat mashtruese financiare

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka përfunduar hetimet dhe kaevidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese financiare në tregun e karburanteve,farmaceutik, konçensione, ndërtim, etj.

- Në muajin Tetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë mashtruese merimbursimin e fondit të ilaçeve, në vlerë rreth 2 milionë euro. Në krye të kësaj skemedyshohet se është drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”. Kjo skemë ishtenë vijim të një hetimi të nisur më parë gjatë vitit 2015, gjatë të cilës është evidentuar edhenjë rast tjetër skeme mashtruese, për të cilën tashmë janë dërguar për gjykim disa zyrtarëtë Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe administratorë farmacish.

- Po në Tetor 2015, Prokuroria e Korçës zbuloi një skemë mashtruese financiare në vlerërreth 1.5 milionë euro në tregun e materialeve inerte. Personat përgjegjës për këtë skemëu dërguan për gjykim në fund të muajit dhjetor 2015.

- Në muajin Nëntor 2015, Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtruese financiare nëtregun e shitjes së aksioneve të kompanisë së naftës “FULLPET”, në vlerë shmangiedetyrimi ndaj shteti rreth 500 milionë lekë të reja.

- Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar përgjykim dy skema shumë të mëdha financiare, të shtrira në disa vite. Fillimisht, ështëdërguar për gjykim skema “DIA-ADC”, dy kompani me administror Kastriot Ismailaj,me vlerë rreth 10 milionë euro. Në vijim, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për njëtjetër skemë mashtruese, “KGE”, me vlerë rreth 40 milionë euro, për të cilën akuzohenshtetasit Francesko Beketi dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

- Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit zbulon një skemë mashtruese financiare nëtregun e karburanteve, me vlerë shmangieje detyrimesh ndaj shtetit rreth 2.5 milionë

Ora News

Page 2: Bilanci i Prokurorise per 6 mujorin e dyte te 2015 në luftën kundër krimit financiar

euro. Për këtë skemë konsiderohet përgjegjës administratori i kompanisë “Tea Oil”,Adrian Xhillari. Për këtë skemë, aktualisht janë të arrestuar edhe disa ish-zyrtarë të lartëtë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përfshirë ish-zv.drejtoreshën e Përgjithshme,të dyshuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë toleruar realizimin e kësajskeme.

- Po në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një tjetër skemë financiare, kësajradhë në tregun e lojëravë të fatit, me një dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milionë euro.Për këtë skemë, konsiderohen përgjegjës shtetasit Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorëtë kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”.

2. Sekuestro dhe konfiskime

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka sekuestruar ose konfiskuar pasuri tëpaluajtshme dhe të luajtshme, në një total prej dhjetra miliona euro, kryesisht në zbatim të ligjit“Antimafia” ose për shkak të veprave penale të fallsifikimit të dokumentave dhe përfshirjes nëskema mashtruese financiare. Në total, në 6-mujorin e dytë 2015 janë sekuestruar: Llogaribankare në vlerë totale 3.2 milionë euro; Rreth 570 mijë m2 sipërfaqe tokë bujqësore dhe truall,një hotel dhe dy godina 8+12 kate, në vlerë totale rreth 23.6 milionë euro; Aksione në 8kompani private. Po ashtu, me një vlerë ende të papërcaktuar, por në një shumë të përafërt rreth15 milionë euro, janë sekuestruar edhe 8 apartamente, 2 vila 3-katëshe, dy komplekse tregtareme sipërfaqe 11 mijë m2 dhe 10 mijë m2, një pikë karburanti, një ndërtesë 1700 m2, 2.1 milionëm2 tokë bujqësore dhe 700 m2 truall. Në mënyrë të detajuar, paraqiten si më poshtë:

- Në Qershor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e rreth 18.5milionë lekë të reja, 940 mijë dollarë amerikanë të gjendura në llogari bankare dhebono thesari, si edhe dy automjete, të regjistruara në emër të shtetasit Kastriot Ismailaj,administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”. Këto pasuri ishinfillimisht nën sekuestro preventive, me një vendim të Gjykatës së Tiranës.

- Po në Qershor 2015, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, vendoset sekuestronpreventive për disa kompani të administruara nga i pandehuri Francesko Beketi dhebashkëpunëtorët e tij, në kuadër të hetimit për skemën mashtruese “KGE”.

- Në Korrik 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon sekuestrimin e 6300 m2 tokë arë,me vlerë 11 milionë lekë të reja, në pronësi të Aleko Perlesi, në kuadër të ligjit“Antimafia. Në Dhjetor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar konfiskimin dhekalimin në favor të shtetit të kësaj pasurie.

- Prokuroria e Durrësit, me leje të gjykatës, ka vendosur në Korrik 2015 sekuestropreventive për 8 apartamente, një vilë, një lokal dhe një pikë karburanti, në pronësi tëfamiljes Tepshi, të akuzuar nga autoritetet italiane për “trafik lëndësh narkotike”. Vlera ekësaj pasurie ende nuk është përcaktuar plotësisht.

- Në fund të Korrikut 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e llogarivebankare në shumën mbi 850 mijë euro, në emër të shtetasve Rovena Kalemi dhe BledarCoraj, pasi nuk justifikonin burimin e tyre.

- Në Gusht 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, pas lejes së marrë nga gjykata, kavendosur sekuestron preventive për një hotel dhe dy godina banimi 8 +12 kate, me vlerëtotale rreth 10 milionë euro, në pronësi të Astrit Limani, i dënuar në Itali për “trafiklëndësh narkotike”.

- Në Shtator 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, në zbatim të ligjit “Antimafia”, ka

Ora News

Page 3: Bilanci i Prokurorise per 6 mujorin e dyte te 2015 në luftën kundër krimit financiar

vendosur sekuestro për mbi 11 mijë m2 truall dhe ndërtime, përfshirë biznese, si edhe përrreth 15.300 metra katrorë tokë bujqësore, të regjistruara në emër të shtetasit DashamirGjoka, i akuzuar nga autoritetet italiane për “trafik të lëndëve narkotike”. Vlera e këtyrepasurive është ende e papërcaktuar plotësisht.

- Po në Shtator 2015, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 130 mijë m2 tokë pyjore nëPalasë, me vlerë rreth 280 mijë euro, e përfituar me dokumenta të fallsifikuara, në emërtë shtetasit Timolea Dhimoleo. Për këtë pasuri, në Dhjetor 2015 u vendos konfiskimi dhekalimi në favor të shtetit.

- Në Tetor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron 2.1 milionë metra katrorë tokëpyll, tokë arë dhe tokë truall në zonën turistike në Fier, përfshirë edhe 1700 metra katrorëndërtesë, si edhe për 3 shoqëri private, të gjitha në emër të shtetasit Fatmir Kajolli, idënuar në Itali për “trafik lëndësh narkotike”.

- Po në Tetor, Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteveitaliane, sekuestron kompleksin tregtar “Golden”, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disapasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërveAltin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike.

- Prokuroria e Vlorës, në Tetor 2015, sekuestron rreth 44 hektarë tokë bregdetare,përfshirë edhe plazhin e Llamani, me vlerë mbi 9 milionë euro, e dyshuar si e përfituarnë bazë të dokumentave të fallsifikuar në emër të shtetasit Jani Qirici.

- Në Nëntor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron llogarinë bankare 2 milionëeuro të kompanisë “ALENFRA”, me administratore shtetasen italiane SimonetaConiglio, e dyshuar për burim të paligjshëm krijimi.

- Në Dhjetor 2015, Prokuroria e Vlorës, në dy raste të ndryshme, ka vendosur sekuestropër një sipërfaqe toke prej 44 mijë m2, me vlerë 4.4 milionë euro, në zonën e plazhit tëJonufrës, e dyshuar si e përfituar me dokumenta të fallsifikuara nga pasardhësit e shtetasitGjon Gjonboçari. Në rastin tjetër, janë sekuestruar 85 mijë m2 tokë në zonën e Palasës,me vlerë 200 mijë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuarnga disa shtetas.

Albi SERANI

KËSHILLTARPËR MEDIAN

Ora News