besimi dhe jeta islame

7

Upload: pleurat-samiu

Post on 10-Mar-2016

236 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Besimi dhe jeta Islame
Page 2: Besimi dhe jeta Islame

Jeta e Ademit A.SNje here e nje koh kur Toka u Krijua ALL-LLAHU XH.SH e krijoi edhe njeriun prej dheut.Burri i par ishte Ademi

A.S All-llahu xh.sh pastaj e krijoi edhe Gruan e krijoi ate pre bririt me te shtrembur te Ademit A.S.Ademit A.S te gjith krijesat te cilat I ka krijuar All-llahu xh.sh i

rane ne sexhde Ademit A.S.Pastaj Allahu I gezoi ata me disa Femije.

5

Page 3: Besimi dhe jeta Islame

Ademi a.s u krijua i ditur Që nga dita e parë që iu dha shpirti, Ademi a.s ishte i ditur. Jo ashtu siç na

thuhet sot se njeriu i parë ishte i paditur pastaj filloi të mësojë nga përvoja. Ai mësoi si të ndezë zjarrin, mësoi të folurën etj... Allahu e krijoi njeriun të ditur dhe jo injorant. Madje, ai ishte më i ditur se vetë melekët, gjë e cila përmendet në shumë ajete dhe hadithe. Që nga dita e parë, Zoti ia mësoi Ademit a.s emrat e çdo sendi. Kjo është kafshë, ky është zog, ky është det, ky është mal etj... Këtë e përmend vetë Abdullah ibnu Abasi. Ademi a.s mësoi gjithçka që ekzistonte në qiell dhe tokë. Veç kësaj, Zoti i mësoi të gjithë zanatet e nevojshme, ai dinte të ndezë dhe përfitojë prej zjarrit, punonte hekurin dhe drurin

6

Page 4: Besimi dhe jeta Islame

Krijimi i gruas, Havasë a.s

• Pasi përfundoi plotësisht krijimi i Ademit a.s, Zoti krijoi bashkëshorten e tij Havanë a.s. Havaja nuk u krijua menjëherë pas Ademit a.s. Ademi a.s jetoi një periudhë kohe krejtësisht i vetëm në xhenet, gjë e cila e bëri të ndihej i vetmuar dhe i mërzitur. Një ditë, ndërkohë që Ademi a.s ishte duke fjetuar, Zoti krijon Havanë, nga një brinjë e krahut të majtë të Ademit a.s. Me anë të kësaj brinje, Zoti krijoi gruan e parë, Havanë a.s. Thotë Zoti i lartësuar mbi këtë fakt:"O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij." (Nisa, 1) Kur Ademit a.s i doli gjumi, gjeti një grua pranë tij. Ai e pyeti menjëherë:"Kush je ti?" Ajo u përgjigj:"Jam një grua." Ademi a.s e pyeti:"Përse je krijuar?" Havaja u prëgjigj:"Që të gjesh prehje tek une

7

Page 5: Besimi dhe jeta Islame

Vesveset e shejtanit

• Ademi a.s dhe gruaja e tij Havaja, jetonin në xhenet, sipas urdhrit të Zotit. Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë:"Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. (Bekare, 35) Në xhenet, Ademi a.s dhe Havaja a.s kishin të siguruar gjithçka, pa lodhje dhe pa mundim. Që në fillim, Zoti i tregoi Ademit a.s mbi shejtanin, të cilin e etiketoi si armik të Ademit a.s. Kjo ishte që para se shejtani të fillojë me vesveset e tij. "Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! " Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.” (Merjem, 117) Pra, ato që na thuhen se njeriu i parë ishte i pambuluar dhe më vonë filloi të mbulohet nuk është aspak e vërtetë. Zoti i kishte veshur njerëzit e parë që në xhenet, ashtu siç i mëson si të vishen pasi do të vendosen në tokë. "O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim.

8

Page 6: Besimi dhe jeta Islame

Vesveset dhe tundimet e shejtanit

• Vesveset dhe tundimet e shejtanit, Zoti i përmend në disa ajete. Shejtani nuk banonte në xhenet, por u lejua nga Zoti, që të hyjë dhe ta tundojë Ademin a.s. Shejtani filloi t'i joshë dhe t'i tundojë që të hanin nga pema që Zoti ua kishte ndaluar. "Ndërsa Ademit i tha: “O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, se bëheni keqbërës!” (Araf, 19) Ai u thoshte se pema që u ka ndaluar Zoti, është pema e përjetësisë dhe e pushtetit. Këtë e përmend vetë Zoti në Kuran ku thotë: "Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.

9

Page 7: Besimi dhe jeta Islame

Vendosja në tokë

• Edhe pse ishin kokëulur dhe të penduar për atë që kishin bërë, duhej patjetër një qëndrim. Si ishte e mundur që para një sprove kaq të lehtë, të dorëzoheni dhe t'i shkoni pas pasioneve dhe tundimeve tuaja?! “Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar. Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.” (Araf, 24-25) Në ajete të tjera, Zoti e përshkruan këtë moment me fjalët: "Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.

10