berisha dhe meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të...

24
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje bux- hetin e ri 2019 si nen për nen ashtu dhe në tërësi. Seanca e djeshme plenare u karakterizua nga debate dhe përplasje mes palëve. Mbledhja nisi në orën 10.00, por kreu i komisionit... Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë gjetur konsensusin e radhës për reformën zgjedhore. Në një kohë kur marrëdhëniet opozitë-mazhorancë janë të tensionuara dhe mino- ranca ka bojkotuar komisionet... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 28 Nëntor 2018 Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve, kundërshtojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, sulmojnë platformën e Ramës & KOMENT ANALIZE F. 16-17 “Shpirtrat e vdekur” të sindikatave shqiptare Politikë e trazuar në Shqipëri Nga Ylli MEÇE Nga Zenel ÇELIKU Nga Besi BEKTESHI Kauza kombëtare, si shpëtim nga politikat antishqiptare! Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 18 Jeta artistike i përball aktorët me jo pak prob- leme. Në teatër dhe kinema problemi me buxhetet e pakta vijon edhe pse puna e artistëve është e madhe. Aktorja Klodjana Keco... Debatet për ndërtimin e Unazës së Madhe kanë vijuar edhe ditën e djeshme, por duket se situata po shkon drejt zgjidhjes. Një pjesë e banorëve kanë pranuar ekspertizën për vlerësimin e banesave. Autoriteti Rrugor... KLODJANA KECO: Buxheti për artin duhet dyfishuar, që të mos nxiten projektet e dobëta dhe fantazmë Nis vlerësimi i banesave tek Unaza e Re, ALUIZNI përjashton nga legalizimet 107 objekte, Rama apel banorëve të distancohen nga SHQUP Miratohet buxheti i ri, nuk ndryshon fasha për tatimin e pagave, ja benefitet për pensionistët, bujqit, mjekët, mësuesit dhe ushtarakët Arrihet marrëveshja mes PD dhe PS, reforma zgjedhore miratohet brenda 20 dhjetorit, opozita gati të kthehet në Kuvend Faqe 8 Faqe 9 Faqe 7 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Faqe 5 KLGJ dhe KLP tronditin politikën, shkrihet KLD dhe bie fuqia e Ilir Metës, hapet rruga e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta Fundi i këtij vitit do të rikthejë panikun në politikë. Pasi u miratuan ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në dre- jtësi, shumë politikanë u alarmuan dhe nisën sulmet dhe presionet. Madje për shkak të re- formës në drejtësi desh ra dhe qeveria në 2016. Por më pas nisën ankimimet në Kushtetuese dhe vonesat, duke krijuar një periudhë qetësie në radhët e të korruptuarve... Në një kohë kur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj po u bën thirrje prej disa kohësh njësive të pushtetit lokal të shlyejnë borx- het dhe të mos krijojnë detyrime të reja të prapambetura, kryebashkiaku iTiranës, ErionVeliaj, as që e ka vënë ujin në zjarr mbi këtë porosi. Madje, si për ironi të apelit kërcënues të ministrit, Bashkia e Tiranës... Erion Veliaj zhyt në borxhe Bashkinë e Tiranës, detyrimet e prapambetura arrijnë në 27 mld lekë CIA zbardh prapaskenat, ja si dështuan ndër vite tentativat për bashkimin Shqipëri-Kosovë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç prishën planet e PPSH Faqe 10 Fq. 12,13 Faqe 2,3 Kuvendi nis diskutimin e ligjit, ja si do të izolohen në burgje 150 krerë bandash, drejtojnë trafikun nga brenda qelive Faqe 6 Opozita përplaset me ndërkombëtarët, sulmon në Bruksel reformën në drejtësi, BE vlerëson procesin dhe kërkon luftë ndaj korrupsionit Faqe 4 Zhbllokohet ngërçi, më 11 dhjetor nis ngritja e organeve të drejtësisë, zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

20 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje bux-hetin e ri 2019 si nen për nen ashtu dhe në tërësi. Seanca e djeshme plenare u karakterizua nga debate dhe përplasje mes palëve. Mbledhja nisi në orën 10.00, por kreu i komisionit...

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë gjetur konsensusin e radhës për reformën zgjedhore. Në një kohë kur marrëdhëniet opozitë-mazhorancë janë të tensionuara dhe mino-ranca ka bojkotuar komisionet...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 28 Nëntor 2018

Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve, kundërshtojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën,

sulmojnë platformën e Ramës

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

“Shpirtrat e vdekur” të sindikatave shqiptare

Politikë e trazuar në Shqipëri

Nga Ylli MEÇE

Nga Zenel ÇELIKU

Nga Besi BEKTESHI

Kauza kombëtare, si shpëtim nga

politikat antishqiptare!

Çmimi 20 lekë

Faqe 18

Jeta artistike i përball aktorët me jo pak prob-leme. Në teatër dhe kinema problemi me buxhetet e pakta vijon edhe pse puna e artistëve është e madhe. Aktorja Klodjana Keco...

Debatet për ndërtimin e Unazës së Madhe kanë vijuar edhe ditën e djeshme, por duket se situata po shkon drejt zgjidhjes. Një pjesë e banorëve kanë pranuar ekspertizën për vlerësimin e banesave. Autoriteti Rrugor...

KLODJANA KECO: Buxheti për artin duhet

dyfishuar, që të mos nxiten projektet e

dobëta dhe fantazmë

Nis vlerësimi i banesave tek Unaza e Re, ALUIZNI

përjashton nga legalizimet 107 objekte, Rama apel banorëve të distancohen nga SHQUP

Miratohet buxheti i ri, nuk ndryshon fasha për tatimin e pagave, ja benefitet për

pensionistët, bujqit, mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

Arrihet marrëveshja mes PD dhe PS, reforma

zgjedhore miratohet brenda 20 dhjetorit, opozita gati

të kthehet në Kuvend

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 7

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Faqe 5

KLGJ dhe KLP tronditin politikën, shkrihet KLD dhe bie fuqia e Ilir Metës, hapet rruga e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta

Fundi i këtij vitit do të rikthejë panikun në politikë. Pasi u miratuan ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në dre-

jtësi, shumë politikanë u alarmuan dhe nisën sulmet dhe presionet. Madje për shkak të re-formës në drejtësi desh ra dhe qeveria në 2016.

Por më pas nisën ankimimet në Kushtetuese dhe vonesat, duke krijuar një periudhë qetësie në radhët e të korruptuarve...

Në një kohë kur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj po u bën thirrje prej disa kohësh njësive të pushtetit lokal të shlyejnë borx-het dhe të mos krijojnë detyrime të reja të prapambetura, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, as që e ka vënë ujin në zjarr mbi këtë porosi. Madje, si për ironi të apelit kërcënues të ministrit, Bashkia e Tiranës...

Erion Veliaj zhyt në borxhe Bashkinë e Tiranës, detyrimet e

prapambetura arrijnë në 27 mld lekë

CIA zbardh prapaskenat, ja si dështuan ndër vite tentativat për

bashkimin Shqipëri-Kosovë, Dushan Mugosha dhe Miladin

Popoviç prishën planet e PPSH Faqe 10Fq. 1

2,1

3

Faqe 2,3

Kuvendi nis diskutimin e ligjit, ja si do të izolohen në burgje 150 krerë bandash, drejtojnë trafikun nga brenda qelive

Faqe 6

Opozita përplaset me ndërkombëtarët, sulmon në Bruksel reformën në drejtësi, BE vlerëson procesin dhe kërkon luftë ndaj korrupsionit F

aq

e 4

Zhbllokohet ngërçi, më 11 dhjetor nis ngritja e organeve të drejtësisë, zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP

Page 2: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPK konfirmon në detyrë Besnik Canin, por kërkon hetim disiplinor për shkeljet e prokurorit me hetimet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kon-firmuar dje në detyrë prokurorin e Elbasanit Besnik Cani. Gjatë seancës dëgjimore të zhvillu-ar me të u zbuluan shkelje me hetimet, por për komisionerët ai duhet të konfirmohet në detyrë dhe të ketë një hetim disiplinor ndaj tij. Kjo do të thotë se për 4 çështje, pritet që Prokuroria e Përgjithshme ose Inspektori i Drejtësisë pasi të ngrihet, të nisin hetimet pasi dyshohet prokurori nuk ka zbatuar korrekt ligjin. KPK ka vendosur dje: Transferimin e çështjeve pranë organit kom-petent për inspektim e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit

59 të ligjit nr. 84/2016, si më poshtë vijon: Prak-tikës së marrëdhënies juridiko – civile ndërmjet subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me shoqërinë “K…i” shpk; Dosjes së procedimit penal me nr. 1079 të vitit 2012 si dhe praktikës për përftimin e statusit të familjes së pastrehë në bazë të vendimit nr. 14 të datës 28.03.2013 të Këshillit Bashkiak Fier; Çështjes nr. 1290 të vitit 2015, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; Çështjes nr. 1380 të vitit 2006, të Proku-rorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj.

Brunilda Bekteshi anëtare dhe pritet që vendimi të dalë i argumentuar pas 30 ditësh. Gjatë seancës dëgjimore, për Canin pati dyshime se mund të ketë përfituar në mënyrë të padrejtë kredi të butë në Bashkinë e Fierit. Për këtë rast, komisioni i vetingut ka marrë indicie nga lajmet e publikuara në një portal, sipas të cilit, Cani ka zvarritur hetimet për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier dhe krye-bashkiakun për përfshirje në skemë korruptive për kreditë e buta. Komisioni nuk kishte administruar dot dosjen e aplikimit të bashkëshortes së Canit për kredi të butë, pasi ajo nuk ndodhej më në bashki, por u gjet se ai ishte futur në listën e personave

të pastrehë që mund të përfitonin. KPK tha se në fund prokurori nuk kishte përfituar kredi të butë. Bashkëshortja që kishte aplikuar nuk kishte asnjë pronë të paluajtshme. Megjithatë komisioni tha se kishte dyshime që aplikimi ishte përdorur për të përfituar nga privilegji i të qenit prokuror. Çështja po ashtu ishte hetuar edhe në lidhje me kriterin e profesionalizmit. Cani nuk kishte hetuar dosjen, që kishte të bënte po me një vendim të Bashkisë Fier e këshillit bashkiak atje për qiratë e buta, por kishte qenë drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier në këtë kohë dhe kishte miratuar vendimet e prokurores së çështjes.

Zhbllokohet ngërçi, më 11 dhjetor nis ngritja e organeve të drejtësisë, zbardhet lista e emrave

që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP

Arta Marku thërret Mbledhjen e Prokurorëve për ngritjen e KLP

Kliti TOPALLI

Hapet rruga për ngritjen e organeve të reja të dre-jtësisë. Pas një zvarritje-je gati 2-vjeçare, zyrta-

rizimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK me BKH është afër. Dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për prokurorin Besnik Cani, duke mbyllur në këtë mënyrë procesin e vetingut për të gjithë kandidatët e KLP dhe KLGJ. Këto dy organe do të jenë qeveria e gjyqësorit, pasi do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Deri më tani pati zvarritje dhe sulme ndaj reformës, por dje KPK ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit Cani, duke zhbllokuar ngërçin për hedhjen e shortit. Sipas ligjit, KLGJ dhe KLP do të përbëhen nga 11 anëtarë secila. Nga këta, 5 zgjidhen nga Parlamenti dhe 6 nga proku-roria dhe 6 nga gjykatat. Kuvendi i ka zgjedhur nga 5 anëtarë, ndërsa tani ka mbetur përzgjedhja e për-faqësuesve të drejtësisë. Por duket se nuk do të ketë më asnjë vonesë. Kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur dje të thërrasë më 11 dhjetor Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku do të zgjidhen 6 anëtarët e KLP. Kjo do të thotë se më 11 dhjetor merr zyrtarisht jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. “Në mbështetje të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sis-temit të drejtësisë”, neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, me date 27.11.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me shkresën nr.7995/I prot., ka dërguar listën me emrat e kandidatëve prokurorë që e kaluan me sukses procedurën e rivlerësim-it. Për këtë arsye, thirret Mbledhja e Përgjithshme e Prokuroreve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokuror-isë dhe njoftohen prokurorët e prokurorive te të gjithë niveleve se mbledhja do të zhvillohet në datën 11.12.2018, ora 09.00, në ambientet e hotel “MAK Albania”, Tiranë”, thuhet në njoftim. Po ashtu të gjithë anëtarëve u është bërë e ditur se

JA EMRAT E KANDIDATËVE DHE ANËTARËVE PËR KLGJ E KLP

10 KANDIDATËT PËR KLP1.Anila Leka, Prokuroria e Përg-jithshme2.Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë3.Besnik Muçi, Prokuroria e Kri-meve të Rënda4.Dritan Prençi, Prokuroria Kukës5.Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda6.Kostaq Beluri, Prokuroria e Përg-jithshme7.Vatë Staka, Prokuroria Shkodër8.Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Shkodër9. Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda10. Besnik Cani, Prokuroria e El-basanit

10 KANDIDATËT PËR KLGJ1.Medi Bici, Gjykata e Lartë2.Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë3.Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda4.Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë5.Alma Brati, Gjykata e Tiranës6.Astrit Faqolli, Gjykata e Tiranës7.Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës8.Manjola Xhaxho, Gjykata e Ti-ranës9.Marçela Shehu, Gjykata e Kurbinit10.Dritan Hallunaj, Gjykata e Kri-meve të Rënda

ANËTARËT PËR KLGJ TË ZGJEDHUR NGA KUVENDI

1.Fatmira Luli, avokate2.Alban Toro, avokat3.Erion Muharremaj, pedagog4.Maksim Qoku, pedagog5.Naurela Llagami, shoqëria civile

ANËTARËT PËR KLP TË ZGJEDHUR NGA KUVENDI

1.Nurihan Seiti (Metaj), avokat2.Tartar Bazaj, avokat3.Gent Ibrahimi, pedagog4.Sandër Beci, pedagog5.Alfred Balla, shoqëria civile

pjesëmarrja është e detyrueshme. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të caktohet dhe data e Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të zgjedhë anëtarët e KLGJ. Kjo do të thotë se brenda dhjetorit dy organet kryesore të reformës në drejtësi do jenë gati. Pas kësaj nis zhbllokimi i ngërçeve në gjyqësor dhe hapet rruga e luftës ndaj korrupsionit.

Emrat e kandidatëveSipas listës së siguruar nga

gazeta, si për KLGJ, ashtu dhe për KLP, kanë mbetur në garë nga 10

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të për-faqësuesve të shoqërisë civile.

2. Anëtarët gjyqtarë zgjidhen nga Mbledhja e Përg-jithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve.3. Anëtarët jogjyqtarë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kritereve ligjore, sipas rregul-lave të parashikuara në këtë ligj.

PËRBËRJA E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

1. Këshilli i Lartë i Prokuror-isë është organ kolegjial, i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë joprokurorë, të përzgjed-hur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

2. Anëtarët prokurorë zgjid-hen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve.

3. Anëtarët joprokurorë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kriter-eve ligjore, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj.

Përbërja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

kandidatë, pasi një pjesë shumë e madhe ngelën në veting. Këta 20 emra e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit dhe nuk ka më asnjë pengesë për zgjedhjen e tyre. Sa i takon listës, për KLP janë 2 prokurorë nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 nga Prokuroria e Tiranës, një nga e Kukësit, një nga e Elbasanit, 2 nga Krimet e Rënda, 1 nga Apeli i Krimeve të Rënda dhe 1 nga Apeli i Shkodrës. Sa i takon KLGJ, në garë janë: 4 gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Gjyka-

ta e Apelit Tiranë, 1 nga Gjykata e Apelit Vlorë, 1 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, si dhe 1 nga Gjykata e Kurbinit. Pra tani zyrtarizmi i organeve është çësht-je ditësh. Më 11 dhjetor merr jetë KLP, ndërsa po rreth kësaj date do zgjidhen dhe anëtarët e KLGJ. Këto dy organe kanë në dorë gjithë fatin e drejtësisë, pasi kryejnë emërime, shkarkime dhe marrin masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu ato zgjedhin kryeprokurorin e ri dhe anëtarët e SPAK.

Page 3: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rikthehen dorëheqjet në radhët e drejtësisë, largohet nga detyra gjyqtari Metush Saraçi, gati t’i ndërpritet vetingu

Rikthehen dorëheqjet në radhët e sistemit të drejtësisë. Para se të niste procesi i vetingut, ju dha një mundësi gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhiqen, duke shmangur procesin e verifi-kimit. Por më pas pati një vendim nga Gjykata Kushtetuese, e cila bëri të ditur se çdokush ka të drejtë të largohet në çdo moment dhe vetingu ndërpritet. Gazeta ka mësuar se së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi. Kjo është bërë e ditur nga Presidenca, e cila në faqen zyrtare ka

njoftuar se kërkesa e Saraçit është dorëzuar më 5 nëntor. Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga detyra, por me këtë lëvizje Saraçi largohet dhe nga procesi i vetingut. Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e vetingut. Presidenca ka një rubrikë të posaçme ku hedh të gjithë emrat e dorëhequr, duke argumentuar se kjo është bërë sipas nenit 56 të ligjit 84/ 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Repub-

likën e Shqipërisë”. Në këtë nen thuhet: “Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Pres-identit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për push-imin e procedurës së rivlerësimit. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit ‘Për pensionet shtetërore suplementare

të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit’”, thuhet në këtë nen. KPK pritet që dhe për zotin Saraçi të japë të një-jtat argumente si për Adriatik Llallën. Edhe ky i fundit u largua pasi kishte dorëzuar deklaratat përkatëse. KPK e bazon ndërprerjen e vetingut te argumentet e Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për vendimin nr 78. 12.12.2017, ku përcaktohet se për sa kohë që procesi i rivlerësimit nuk ka për-funduar, çdo subjekt ka të drejtë që ta ndërpresë vetingun pas dorëheqjes.

KLGJ dhe KLP tronditin politikën, shkrihet KLD dhe bie fuqia e Ilir Metës, hapet rruga e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta

Viti 2019 sjell ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit

Kliti TOPALLI

Fundi i këtij vitit do të rikthejë panikun në politikë. Pasi u mirat-uan ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi,

shumë politikanë u alarmuan dhe nisën sulmet dhe presionet. Madje për shkak të reformës në drejtësi desh ra dhe qeveria në 2016. Por më pas nisën ankimimet në Kushtetuese dhe vonesat, duke krijuar një periudhë qetësie në radhët e të korruptuarve. Por duket se kjo qetësi shumë shpejt do të marrë fund, pasi tashmë gjithçka është gati për të nisur gjuetinë e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në afera. Dje u mbyll vetingu për të gjithë kandidatët për KLGJ e KLP, ndërsa Arta Marku njoftoi se më 11 dhjetor ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por çfarë do të ndodhë me ngritjen e këtyre organeve te reja. Çfarë do të sjellin KLGJ dhe KLP? Këto dy organe cilësohen ndryshe si qeveria e drejtësisë. Ato kanë në dorë emërimet, shkarkimet, transferimet dhe gjithçka ndodh në drejtësi. Gjëja e parë që do të ndodhë me ngritjen e KLGJ është shkrirja e KLD. Sipas dispozitave transitore dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në momentin që KLGJ merr jetë, KLD del jashtë loje. Kjo do të thotë se vitin tjetër ky institucion nuk do ekzistojë. Bashkë me të del jashtë drejtësisë dhe Presidenti Ilir Meta, i cili do ketë të drejtë vetëm të propozojë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Momen-talisht Meta drejton KLD dhe përmes këtij institucioni ka shumë ndikim në drejtësi. Por ngritja e KLGJ ja heq atij fuqinë dhe e nxjerr komplet jashtë drejtësisë. Por më e rëndësishmja është se me ngritjen e tyre, hapet dhe rruga e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ligjit, KLGJ dhe KLP janë organet që hapin garën dhe përzgjedhin anëtarët e këtyre dy organeve.

Ngritja e SPAKSipas nenit 179 të Kushtetutës,

Prokuroria e Posaçme nis punë brenda 2 muajsh nga ngritja e KLP. “Prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme do të emërohen brenda dy muajve nga kri-jimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit. Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari. Transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit”, thuhet

Meta i akordon titull ish-ambasadorit Arvizu

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër A. Arvizu u vlerësua dje nga Presidenti i Republikës me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile.” Kreu i shtetit shqiptar i akordoi ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Titullin e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përpa-rimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si am-basador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”. Në fjalën e tij Presidenti Meta e cilësoi Arvizun “një mik të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve”.“SHBA-të kanë pasur dhe vazhdojnë te kenë një rol vendimtar dhe një rëndësi vitale në historinë e shtetit shqiptar që prej krijimit të tij, për çka Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë mirën-johës. Në këtë kontekst vendoset edhe kontributi i ambasadorit Arvizu gjatë, por edhe pas shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri”, tha Meta.

Zgjedhjet në PD, voton Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka votuar dje pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8 në Tiranës. Pas votimit, në një deklaratë për mediat, Basha tha se ishte i kënaqur me numrin e votuesve demokratë, ndërsa u shpreh se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë. “Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parim-in një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup-seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do t’i hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të kon-firmimit të vlerave, të luftës pa kom-promis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike”, tha ai.

• Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të emërtohen, funk-sionojnë dhe ushtrojnë kompetencat e gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor,sipas ligjit. Transferimi i çështjeve do të bëhet në përputhje me ligjin. Gjyqtarët në detyrë pranë këtyre gjykatave do të transferohen në gjykata të tjera, në rast se ata ose familjarët e tyre të afërt

nuk japin pëlqimin për rishikimin periodik të llogarive të tyre financiare dhe telekomunikimeve vetjake.

• Prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme do të emërohen brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit. Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari. Transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit.

I KUSHTETUTËS PËR NGRITJEN E SPAKNENI 179

Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspek-

torit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, de-putetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

JA KË MUND TË HETOJË E GJYKOJË SPAK

aty. E njëjta gjë vlen dhe për KLGJ. KLP ngrihet brenda dhjetorit dhe kjo do të thotë se në janar hapet gara për SPAK, në mënyrë që deri në shkurt të ketë përfunduar procesi. Pra SPAK

me shumë gjasë në shkurt nis të konstituohet. Fillimisht do jenë 10 prokurorë, ndërsa më pas do shtohet stafi. Pra tani nuk e ndal dot askush Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën

e Posaçme. Pasi të ngrihen këto or-gane, nis puna për Byronë e Hetimit. Godinat për të gjitha institucionet janë gati. Nga ana tjetër ndërkombëtarët do të sjellin pajisje speciale dhe do japin asistencë teknike. Një tjetër element që duhet theksuar është se në SPAK të parët që kanë të drejtë të futen janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Deri më tani asnjë gjyqtar dhe prokuror i këtij institucioni nuk ka ngelur në veting. Kjo do të thotë se dhe emrat që do go-dasin të korruptuarit janë projektuar. Pra mbyllja e vetingut për anëtarët e KLGJ dhe KLP është një sinjal i qartë për të gjithë të korruptuarit se tani nuk ka asnjë pengesë në goditjen e tyre.

Këto dy organe cilësohen ndryshe i qeveria e drejtësisë. Ato kanë në dorë emërimet, shkarkimet, transferimet dhe gjithçka ndodh në drejtësi. Gjëja e parë që do të ndodhë me ngritjen e KLGJ është shkrirja e KLD...

Page 4: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

4 GAZETA SOTE Mërkurë 28 Nëntor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

Ruçi pret homologun austriak, Sobotka: Shqipëria ka bërë progres në reforma, mbështesim anëtarësimin në BEKreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur

ditën e djeshme në një takim zyrtar homologun e tij Austriak, Wolgang Sobotka. Gjatë konfer-encës së përbashkët për shtyp kreu i Parlamentit austriak shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Shqipërisë. Dhe për këtë, ai vuri në dukje faktin se Shqipëria ka bërë progres në reformat integruese, sidomos ajo në drejtësi. “Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe janë në nivel të lart, por sigurisht që ka nev-ojë për përpjekje të mëtejshme për shoqërimin

e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit drejt BE-së. Shqipëria e realizoi me sukses procesin e vetingut si dhe ka bërë përpjekje për evoluim”, deklaroi ai. Më tej, Sobotka tregoi projektin e Parlamentit austriak, i cili ka si syn-im zhvillimin e parlamenteve ballkanike duke ofruar bursa për punonjësit e administratës për të shuar e vizituar nga afër parlamentin e Austrisë. “Parlamenti austriak e ka bërë pjesë të tij zhvillimin e parlamenteve ballkanik duke përfshirë atë të Shqipërisë. Në janar të vitit 2019

do të ofrojmë bursa për punonjësit e adminis-tratës së parlamenteve të vendeve të Ballkanit, të cilët do të shkojnë në Austri e do shohin si funksionon Parlamenti austriak. Me projektin e nisur në Austri dëshirojmë që punën e Parla-mentit tonë ta sjellim sa më pranë publikut dhe shoqërisë civile”, u shpreh ai. Ndërsa në fund të fjalës, theksoi nevojën e njohjes së nxënësve të shkollave më punën e Parlamentit e deputetëve. “Ideja parësore është që nxënësve të shkollave të ndryshme t’ju jepet mundësia ta shohin si

punojnë deputetët dhe për ta bërë sa më të prekshme demokracinë”, nënvizoi Presidenti i Parlamentit austriak, Wolgang Sobotka. Ndërsa nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehu mirënjohje ndaj mbështetjes së dhënë nga Austria. “Mirënjohje Austrisë për mbështetje e dhënë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ishte një takim shumë vëllazëror i një bash-këpunimi akoma më produktiv midis dy ven-deve”, deklaroi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Rigels SELIMAN

Opozita shqiptare vijon të godasë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ditën e djeshme u mbajt

në Bruksel takimi i nivelit të lartë BE-Shqipëri, ndërsa ranë në sy sulmet e deputetëve të opozitës sa i takon Shqipërisë. Fillimisht, ka qenë kreu i Partisë Republikane, ai i cili ka sul-muar dje reformën në drejtësi. Mediu teksa përmendi procesin e vetingut, theksoi se është e papranueshme që një vend si Shqipëria nuk ka gjykata, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë gjithë pushtetin. Sipas tij, më mirë të ketë gjykata dhe korrup-sion se sa të mos ketë fare gjyqësor. “Më mirë një kohë pa gjykata se me gjyqtarë të korruptuar është e pav-end, sepse si opozitë mund të themi më mirë pa qeveri sesa me qeveri të korruptuar. Evropa është ndërtuar mbi respektimin e Kushtetutës, parimit Check and Balance. Dhe ekzistenca dhe funksionimi i gjyqësorit është thelbësor për qeverisjen e drejtë dhe të drejtat e qytetarëve. Më shumë se një vit jemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithë pushtetin e ka kryeministri. Po ashtu Gjykata e Lartë ka mbi 28 mijë çështje të pashqyrtuara të cilat rëndojnë të drejtat e qytetarëve për vite me radhë dhe shtojnë abuzimet dhe korrupsionin e qeverisë”, deklaroi kreu i PR, Fatmir Mediu.

Reforma në drejtësi ka dështuarNë të njëjtën linjë me Mediun dje

janë rreshtuar edhe thuajse të gjithë deputetët e opozitës pjesë e delega-cionit, të cilët sulmuan fort progresin e Shqipërisë dhe reformat integruese, sidomos atë në drejtësi. Deputetja e LSI, Klajda Gjosha përmes një statusi në rrjetet sociale ka treguar se dhe ajo ka sulmuar reformën në drejtësi. “Sot në Parlamentin Europian, në një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në fjalën time ngrita disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe largimin masiv të trurit nga Shqipëria. Reforma në drejtësi është një produkt i të gjitha forcave politike, ku LSI ka luajtur një rol kyç. Pavarësisht ecurisë së reformës është e rëndësishme të analizojmë momentin ku ne ndodhemi sot me sistemin e drejtësisë. Shqipëria është

Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave, sidomos asaj në drejtësi

Opozita përplaset me ndërkombëtarët, sulmon në Bruksel reformën në drejtësi, BE vlerëson procesin dhe kërkon luftë ndaj korrupsionit

Panariti: Qeveria, e nxituar në negociatat me BEDeputeti i LSI, Edmond Panariti

ka komentuar ditën e djeshme zhvil-limet më të fundit politike në vend dhe jo vetëm. Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti i LSI u ndal tek çështja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, teksa deklaroi se qeveria shqiptare po nx-iton gjatë javëve të fundit, ndërsa përjashtoi opozitën nga përgjegjësitë. “Deri para 3-4 muajsh thanë që ishte e mbyllur çështja e negociatave, sot shohim nxitim. Sot u hodh një plan B që nëse ju nuk na bëni pjesë e BE-së, ne ja bashkohemi me njëri-tjetrin. Ja që nuk qenka dhe aq formalitet. Men-doj se ka në lojë të tjera gjëra. Duhet dialog me opozitën. Ne jemi jashtë parlamentit. S’bëhemi dot garniturë e një procesi që nuk po na pyet. Po na ndjekin njerëzit, na kanë votuar. Nuk jam për ekstremizmin e problemeve, por kur ngërçi është i tillë nuk bën dot indiferentin. Detyrohesh që defacto ta transmetosh edhe më tej. Kërko-het që qeveria të jetë tolerante ndaj opozitës”, deklaroi Panariti.

Kodheli: Shqipëria, 100% me qëndrimet e BE

Shqipëria, me radhitjen e saj 100% në kuadrin e politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët, përbën një shembull në Ballkanin Perëndimor. Kjo u bë e ditur dje nga kryetarja e komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodhe-li, e cila priti dje në Selinë e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ambas-adorin e Jashtëzakonshëm dhe Fu-qiplotë të Republikës së Lituanisë në Shqipëri (rezident në Athinë), Dr. Ro-landas Kacinskas, me kërkesë të këtij të fundit. Kodheli i uroi ambasadorit lituanez mirëseardhjen dhe shpre-hu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira, që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Ambasadori litu-anez u shpreh se vendi i tij vlerëson zhvillimet demokratike në Shqipëri, si edhe orientimin e saj të palëkundur e të padiskutueshëm properëndimor. “Për ne Shqipëria është një partnere e denjë edhe në kuadrin e NATO-s”, deklaroi ambasadori i Lituanisë në Shqipëri (rezident në Athinë), Dr. Rolandas Kacinskas.

opozitës, Bashkimi Europian ka dhënë mesazhe inkurajuese për Shqipërinë lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformave me qëllim çeljen e negociatave të anëtarësim-it. Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kryesimin e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister dhe komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Euro-pian, Johannes Hahn, ky i fundit ka vlerësuar reformën në drejtësi, ndërsa është shprehur edhe lidhur

me marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Shqipëria ka bërë pro-gres në implementimin e reformës në drejtësi. Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn. Në këtë takim, përfaqësuesit e BE kanë theksuar se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave, ndërsa kanë kërkuar që të ashpërsohet lufta ndaj korrup-sionit. Sipas tyre duhet që SPAK dhe BKH të ngrihen sa më shpejt.

“E drejta e pronës është një nga plagët më të mëdha të qytetarëve shqiptar. Rasti i Unazës së re në Tiranë është vetëm fillimi i asaj çka do të shohim në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është çështje që zgjidhet me arro-gancë por që kërkon një vëmendje edhe më të madhe edhe nga vetë Komisioni Europian. Për fat të keq politika në Shqipëri nuk ka qenë kurrë kaq e pashpresë dhe e polarizuar sa është sot. Keq qeverisja ka sjellë largimin në masë të shtresës së mesme dhe rinisë, e cila po kthe-het në një plagë të shoqërisë. Klima bashkëpunuese dhe fokusi te ekonomia janë të vetmet shtylla që mund ta frenojnë këtë fenomen. Shqipëria ka nevojë urgjente për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ky është i vetmi proces që mund të kuadratojë qeverisjen brenda kornizës së rregullave dhe standardeve”, deklaroi dje deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

U mbajt dje në Bruksel takimi i Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, ndërsa të pranishëm ishin edhe deputetë të maxhorancës dhe opozitës shqiptare. Gjatë fjalës së tij, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri një prezantim mbi ecurinë e implementimit të reformës në drejtësi, ecurinë e kënaqshme të vetingut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK. “E di që ka pasur një shqetësim për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, por më mirë vakanca sesa gjyqtarë të korruptuar të japin vendime. Në fillim të vitit të ardhshëm institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në detyrë. Shqipëria ka një ndër ligjet me të mira për minoritetet në Evropë dhe ky është një standard për të gjithë Ballkanin. Madje edhe vende anëtarë të BE në rajon mund t’i referohen si model”, deklaroi Balla.

Bruksel, Gjosha akuza qeverisë Bruksel, Balla vlerëson reformën në drejtësi

pa një Gjykatë Kushtetuese dhe pa një Gjykatë të Lartë. Ajo që quhet Check and Balance dhe që ka një rëndësi të madhe në demokraci, te ne është jo funksionale. Sistemi është në kolaps dhe rreziku që vjen nga kjo është tepër i madh”, deklaroi deputetja e LSI, Klajda Gjosha. Pra, duket qartë që të gjithë deputetët e opozitës jo vetëm që kanë sulmuar Shqipërinë tek ndërkom-bëtarët por nuk e duan as reformën në drejtësi, edhe pse e votuan vetë.BE vlerëson progresin e Shqipërisë

Ndryshe nga deputetët e

Page 5: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklara-tat e kryeministrit Edi Rama në Pejë për bashkimin e shqiptarëve në familjen europiane deri në vitin 2025. Sipas tij, deklaratat e shefit të qeverisë ishin antikombëtare, pros-erbe dhe kërcenim për BE-në. Ndërkohë, Berisha rezulton të ketë folur po me të njëjtën gjuhë në Shkup kur festohej 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Ish kryeministri tha asaj kohe se BE dhe fqinjët nuk duhet të irritohen nga përp-

jekjet e shqiptarëve për bashkimin e tyre kombëtar. “Ky 100 vjetor na fton, na frymëzon të vazhdojmë për të bërë realitet ëndrrën e atyre që u flijuan gjatë një shekulli për liri dhe dinjitet kombëtar. Ajo ëndërr në të vërtetë 1000 herë po ta lexosh, është ëndrra e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Këtu nga Shkupi dua t’ju bëj thirrje shqiptarëve. Të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit për bashkimin e tyre”, deklaronte dikur Berisha.

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka prezan-tuar idenë e një projekti për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij dy ditë më parë në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025. Rama shtoi

se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave. Duke u ndalur te marrëveshjet mes dy vendeve, Rama tha se brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë 0 taksa në doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa 100% taksa në veri, pra në kufirin Kosovë-Serbi.

SOT SHAN RAMËN, POR JA SI E KËRCËNONTE BERISHA SERBINË

RAMA: BASHKIMI KOMBËTAR DERI NË VITIN 2025

Janë deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme që

trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brish-

ta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto

deklarata që nuk ndi-hmojnë vazhdimësinë

e një dialogu kon-struktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë

në një pozicion të vështirë me fqinjët...

Deklarata e Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri acaron grekët, eurodeputeti qipriot i kërkon sqarime Ballës

Meta rreshtohet krah BerishësNë të njëjtën linjë me ish-

kryeministrin Sali Berisha ditën e djeshme është rreshtuar edhe partia e Metës. Ka qenë deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, e cila i ka cilësuar si një alarm, deklaratat e kryem-inistrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Gjosha përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se deklaratat e bëra dy ditë më parë në Pejë nga kryeministri Edi

Rama, sipas saj, janë nacionaliste dhe të papërgjegjshme, që e vendosin vendin tonë në një pozitë të vështirë me fqinjët. “Janë deklarata të tilla na-cionaliste dhe të papërgjegjshme që trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brishta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë e një dialogu kon-struktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ‘Zero Probleme me Fqinjët’

Rigels SELIMAN

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta janë rreshtuar kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Kryem-

inistri Edi Rama të hënën bëri një deklaratë shumë të fortë, duke u shprehur se dy vendet do të jenë bashkë brenda vitit 2025. Por edhe pse kjo është një gjë që e do çdo shqiptar, Berisha, Meta dhe një sërë deputetësh pranë tyre janë rreshtuar kundër, ashtu si Serbia dhe Greqia. Deklaratat e Ramës janë kundër-shtuar shumë ashpër jo vetëm në Beograd dhe Athinë, por mbështet-je kanë gjetur edhe nga opozita shqiptare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar deklaratat e Ramës, duke i quajtur antishqiptare. Sipas tij, Rama përdor çdo vizitë në Kosovë për të mbuluar dështimin e tij në hapjen e negociatave të Shqipërisë. “Deklaratat e Edvin Kris-taq Ramës në Pejë janë mirëfilltas antishqiptare! Të dashur miq, për-dorimi i përsëritur i Kosovës nga Ed-vin Kristaq Rama për të sulmuar dhe kërcënuar BE është akt banditesk dhe fund e krye antishqiptar. Tashmë është bërë zakon që çdo vizitë në Kosovë, Edvin Kristaq Rama do të përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç. Me mesazhet kërcënuese që lëshon nga Kosova, Rama si një bandit, si një Don Kishot i vërtet mendon se ai tut Bashkimin Euro-pian dhe i imponon atij të mbyllë sytë para organizatës shtetërore kriminale më të rrezikshme të Europës, “Rilindja” që kryesohet nga kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama”, deklaroi ai. Më tej, Berisha nuk ngurroi ta etiketonte deklaratën e Ramës si kryekëput proserb. “Prandaj dënoj me ashpërsinë më të madhe deklaratat antikombëtare në thelb proserbe kundër Bashkimit Europian të Edvin Bregoviçit dhe përdorimin e Kosovës nga ana e tij për deklarata, me të cilat kërkon të mbulojë dështimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorancës së tij të krimit dhe drogës, vjedhjes dhe korrupsionit”, nënvizoi ish-kryem-inistri Sali Berisha.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Kosovë, kanë shkaktuar debat në Parlamentin Europian. Eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou, teksa lexoi fjalën e kryeministrit Edi Rama i cili foli për “bashkimin Shqipëri Kosovë në 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”, kërkoi shpjegime nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Në përgjigje të eurodeputeti qipriot, socialisti Balla u shpreh se 2025 është momenti anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. “Ne be-

sojmë se 2025 është momenti anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Mos kini frikë nga bashkëpunimi mes shqiptarëve. Jemi faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi më proeuropian në rajon, në Shqipëri mbështetja për anëtarësim në BE është mbi 90%. Zhvillojmë me të gjithë fqinjët marrëdhënie shumë të mira, përfshirë Serbinë”, deklaroi ai. Po ashtu, Balla shpjegim kishte edhe për deklaratën e Ramës se qëndrimi i Serbisë në raport me Kosovën është

me dy fytyra. “Së pari Serbia duhet të çlirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet të pranojë realitetin e ri të pakthyeshëm dhe njohë pavarësinë e Kosovës. Është qëndrim me dy fytyra që nga njëra ane bëhen bisedime, nga ana tjetër Serbia lobon kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare siç ndodhi me Inter-pol. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol i bën mire luftës së përbashkët kundër krimit”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Balla deklaroi gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian, duke iu drejtuar euro-

deputetit Takis Hadjigeorgiou, se një kolegia e tij, Eleni Theocharous, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që hapi zjarr ndaj policisë. “Nuk e di se pse një eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet të marrë pjesë në ceremon-inë e varrimit të një personi që qëlloi mbi policinë. Kudo në Europë të qëllosh mbi policinë është akt terrorist. Është e papranueshme për normat dhe vlerat e këtij Parlamenti qëndrime dhe deklarata të tilla”, nënvizoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Bashkim me Kosovën”, LSI: Deklaratat e Ramës, një alarm i madh

Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve, kundërshtojnë bashkimin e Shqipërisë

me Kosovën, sulmojnë platformën e RamësMediat serbe: Shqiptarët

bashkohen në 2025Mbledhja mes dy qeverive dje

në Pejë mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës është ndjekur me vëmendje të madhe nga mediat shqiptare, por edhe nga mediat serbe. Këto të fundit kanë shkruar ditën e djeshme për deklaratat e Ramës dhe marrëveshjet e nënshkruara. Nënshkrimi i nëntë mar-rëveshjeve të përbashkëta dhe heqja e tarifave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë ka revoltuar mediat serbe. Në numrin e të përditshmes, gazeta serbe “Alo” shkruan se “Shqiptarët bashkohen në 2025”. “Shteti i rremë i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nën-shkruar nëntë marrëveshje që rreg-ullojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e bashkimit doganor, uljen e tarifave, ndërprerjen e roamingut, krijimin e dhomave të përbashkëta dhe njohjen e pronësisë industriale”, shkruhet mes tjerash në median serbe. Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të cilat deri më sot kanë qenë frenuese mes dy shteteve”, shkruhet në artikull.

Deklaratat e Ramës në Kosovë, Bumçi: Ishin

kërcënimeIsh-ministri i Jashtëm Aldo

Bumçi ka folur dje për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti i PD i cilësoi deklaratat e Ramës kërcënime, që sipas tij, nuk kanë qasje me perëndimin. Po ash-tu, ai tha se në takimet që zhvilloi Rama në Kosovë, mbizotëroi më shumë Tirana sesa Prishtina dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë. Demokrati shtoi mes të tjerash se mes Ramës dhe Thaçit ka një aleancë për çështjen e kufirit. “Edi Rama ka nisur kërcënimet dhe nuk kemi qasje me perëndimin. Në këtë takim të Ramës, mbizotëroi Tirana dhe jo Prishtina. Doli në pah marrëdhënia Tirano-Serbe. Pra doli në pah negoci-mi me Tiranën dhe jo me Prishtinën. Serbia problemin e ka me Kosovën. Duhet të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin. Ka një aleancë Ra-ma-Thaçi dhe për çështjen e kufijve. S’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb me Tiranën, por me Prishtinë. Kjo marrëdhënie e kaloi Prishtinën në plan të dytë”, deklaroi Bumçi.

e ka humbur tashmë kuptimin!” shkruan Gjosha. Po ashtu, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha theksoi se Rama po përdor kërcënimet ndaj BE-së për rezultate konkrete. Pra, kjo nuk është hera e parë që ish-kryemi-nistri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta bëhen bashkë, pasi, pak ditë më parë ata kundërshtuan fort rishikimin e kufijve Kosovë- Serbi, ide kjo e artikuluar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Page 6: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT6 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sandër Lleshaj paralajmëron: Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë të tjera rezultate, vetingu në polici do të vijojë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj para-lajmëroi ditën e djeshme se së shpejti do të ketë rezultate të tjera në luftën kundër krimit të organ-izuar. Gjatë një takimi me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, Lleshaj tha se operacioni “Forca e Ligjit” do të vijojë, edhe pse ka qenë një nismë e paraardhësit të tij në këtë detyrë, Fatmir Xhafaj. “Lufta kundër krimit të or-ganizuar do të njohë të tjera rezultate. Në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si një punë e nisur nga ministri paraardhës, do të vijojë më me forcë

e ritëm, duke përfshirë gjithë strukturat dhe ag-jencitë ligj-zbatuese”, tha ministri i Brendshëm. Në vijim ai u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gjatë bisedës, Sandër Lleshaj parashtroi kërkesën për asistencë logjistike dhe trajnime për Policinë e Shtetit. Ai u shpreh se procesi i integrimit për qeverinë shqiptare mbetet qëllim kombëtar. Nga ana tjetër, duke u ndaluar tek reformat e realizuara, përfaqësuesi austriak, Wolfang Sobotka theksoi se vetingu në sistemin e drejtësisë është një pikë kyçe në këtë proces, dhe

në këtë kontekst, vlerësoi dhe inkurajoi përpjek-jet e Shqipërisë për të vijuar më tej. Gjithashtu, Presidenti Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së. Ai nënvizoi se rezultatet do të bindin edhe vendet ende skeptike. Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal. Nga ana tjetër, Sandër Lleshaj e ndali thek-sin edhe tek procesi i vetingut në radhët e Policisë

së Shtetit. Sipas tij, procesi i vetingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të pasohet edhe nga vetingu i uniformave blu. Ai shtoi se nderi dhe integriteti i punonjësit të policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme. Duke theksuar edhe një herë se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret dhe kushtet për rrugëtimin e saj në Bashkimin Evropian, zyrtari austriak vlerësoi edhe punën e kryer nga autoritetet shqiptare për menaxhimin e kufijve dhe flukseve migratore.

Kuvendi nis diskutimin e ligjit, ja si do të izolohen në burgje 150 krerë bandash,

drejtojnë trafikun nga brenda qelive

Etilda Gjonaj: Regjimi nuk mund të jetë më i gjatë se një vit

Mimoza IBRA

Të dënuarit e sigurisë së lartë do të qëndrojnë në izolim për të shmangur kontak-tet me jashtë. Qeveria pak

kohë më parë dorëzoi në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve””, ndërsa dje ky projektligj u mor në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve. E pranishme në këtë komision për të bërë prezantimin e projektligjit ishte ministrja e Drejtë-sisë, Etilda Gjonaj. Gjonaj deklaroi se një i arrestuar apo i dënuar për pjesëmarrje në organizatat kriminale apo terroriste do të izolohet për një periudhë 1-vjeçare, duke vendosur rregulla të veçanta për telefonatat dhe takimet e këtyre personave. Sipas saj, nga përllogaritjet e Ministrisë së Dre-jtësisë, afërsisht janë 150 krerë ban-dash kriminale që do t’i nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm nën masa të rrepta sigurie. “Ministria e Drejtësisë ka bërë studim për të marrë numrin e subjekteve që do t’i nënshtrohen ligjit dhe cilët janë subjektet që janë dënuar apo dyshohen për vepra pe-nale të tilla”, vijoi më tej ministrja. Etilda Gjonaj theksoi se forcimi i masave ndaj këtij kontingjenti është bërë për shkak të kontakteve që të burgosurit mbanin me jashtë. Për këtë arsye, ekziston frika se këta elementë të burgosur vijojnë bash-këpunimin edhe brenda qelive për drejtimin e trafikut e për të shmangur diçka të tillë, do të forcohen masat ndaj tyre, duke u izoluar. “Nga puna operative e strukturave të burgjeve por edhe nga strukturat e policisë së shtetit është konstatuar se elementët kriminalë, edhe pse në burgje, kanë tendencën të vijojnë të ruajnë lidhjet me bashkëpunëtorët e tyre jashtë për të vijuar aktivitetin e tyre kriminal. Nëse një person do të arrestohet apo do të gjykohet për këto vepra penale, ai duhet të vendoset nën një regjim të posaçëm me kufizim të të dre-jtave, me qëllim për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo grupin kriminal ku bëjnë pjesë apo me organizuara të tjera aleate, konflikte të mundshme me elementë të organizatave kundërshtare si edhe ndërveprimi me të burgosurit apo të

Kuko: Të ndalohet tregtimi i lëndëve plasëse

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko deklaroi dje se nuk do të lejohet më tregtimi i lëndëve plasëse, shpërthyese dhe i mjeteve piroteknike. Në një dalje për mediat, ajo u shpreh se një vendim i tillë është marrë pas incidentit të ndod-hur gjatë protestës së të enjtes para Parlamentit. “Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestru-ara janë në gjendje të shkatërrojnë materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet. Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike. Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazin-imin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, të cilat i drejtohen tregut të gjerë. Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzojnë produktin me këtë përm-bajtje”, tha ajo.

MB: Policia të ofrojë siguri publike për qytetarëtMinistria e Brendshme i bëri

thirrje dje Policisë së Shtetit që të an-gazhohet në ofrimin e sigurisë publike për qytetarët. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një ceremonie të mbajtur para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës, nuk i kurseu lavdet për punonjësit e Policisë së Shtetit. Dëshiroj të shpreh bindjen time se nderimi ndaj heronjve të Policisë shqiptare është mënyra më e përshtatshme për të vlerësuar dhe nderuar edhe angazhimin dhe kon-tributin e gjithë punonjësve të saj, që me përgjegjësi dhe përkushtim, ofro-jnë përditë e përnatë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike për qytetarët e vendit tonë. Policia e Shtetit është organizata që në vitet e demokracisë ka mbajtur barrë të jashtëzakonshme dhe që ka paguar një çmim shumë të rëndë, përballë të cilit çdo shqiptar duhet të tregojë respekt të lartë. Profesioni i policit është i bazuar tek nderi, sensi i detyrës dhe integriteti”, u shpreh Sandër Lleshaj.

“Regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave kon-siston në: lejimin e një takimi familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video. Me termin “familjarë” nënkuptohen të paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit. Në raste

të jashtëzakonshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Për personat e paraburgosur, takimi me perso-na të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Parashikimet e këtij paragrafi nuk zbatohen për takimet me avokatët mbrojtës”, thuhet në ligj.

VETËM NJË TAKIM NË MUAJ PËR TË BURGOSURIT

“Regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave kon-siston në: lejimin e të dënuarit ose të paraburgosurit, i cili nuk kryen takime familjare, për kryerjen një bisede telefonike në muaj, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta, e cila regjistrohet. Kryerja e bisedave telefonike për personat e dënuar autorizohet me

vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kurse, për personat e paraburgosur, ajo autorizohet me vendim të arsyetuar të prokurorit”, thuhet në ligj. Po ashtu do të hiqen nga qarkullimi edhe paratë, ku të prangosurit nuk do të lejohen të përdorin vlera monetare.

NJË TELEFONATË NË MUAJ PËR KRERËT E BANDAVE

paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtës organizatë apo organizatave të tjera me të cilat ato bashkëpuno-jnë”, tha Etilda Gjonaj.

Modeli italianMinistrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj sqaroi se ndryshimet në ligj janë bërë sipas modelit italian. “Ndryshimet në ligj parashikojnë regjim të posaçëm, si ai italian 41/Bis. Edhe në Itali, në atë që kohë është miratuar, ka kaluar disa herë për diskutim, si në Gjykatën Kushtetuese italiane, ashtu edhe në Gjykatën Ev-ropiane të të Drejtave të Njeriut. Ligji

është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupe kriminale janë goditur, por krimi është bërë më i sofistikuar. Partnerët italianë kanë konsideruar se ligji duhet zbatuar edhe në Shqipëri. Nëse një person do arrestohet për vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posaçëm për të parandaluar kontaktet me organ-izatën kriminale apo edhe elementë të tjerë brenda burgut. Regjimi nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit”, shp-jegoi Gjonaj. Më pas mund të bëhet një rivlerësim i kushteve për vazh-

dimësinë e këtij regjimi të posaçëm. Ndërsa deputeti i PS, Adnor Shameti u kujdes të theksonte se në ligj duhet të përcaktohet qartë se do të jenë krerët e bandave ata që do t’i nënshtrohen izolimit. “Duhet të dalë qartë që bëhet fjalë për krerët e organizatave krim-inale. Jo të ushtrohet për një rreth subjektesh, por për krerët e organiza-tave”, tha ai. Në fund ligji u miratua në parim, ndërsa pritet diskutimi nen për nen pasi të gjithë të jenë njohur edhe me mendimet dhe rekomandimet e Euralius, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Avokatit të Popullit.

Page 7: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadorja gjermane: Vendi i opozitës është në Parlament, Shqipëria ka ende shumë për të bërë për integrimin

Shtohen zërat e ndërkombëtarëve kundër qëndrimit të opozitës. Që prej muajit korrik të këtij viti, partitë opozitare kanë vendosur të bojkotojnë Parlamentin dhe komisionet parlamentare, por kjo për ndërkombëtarët është një sjellje e gabuar. E fundit nga arena ndërkombëtare që e ka vënë në dukje këtë gjë ishte ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz. Gjatë një takimi të zh-villuar ditën e djeshme në Korçë, ajo deklaroi se vendi i opozitës është në Parlament. “Ne

jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në Parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në Parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor, për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës”, tha diplomatja gjermane. Vetëm dy ditë më parë një thirrje të tillë e bëri edhe ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ndërsa diçka e ngjashme është artikuluar më herët edhe nga ambasadori i Austrisë, Johan

Sattler. Pra, duket se të gjithë diplomatët nuk e mbështesin opozitën në bojkotin parlamen-tar dhe kërkojnë rikthimin në Kuvend të saj. Ndërkohë, ambasadorja gjermane, Susanne Schutz e ndali theksin dje edhe tek procesi i integrimit për Shqipërinë. Sipas saj, është bërë goxha progres në këtë drejtim, po ka ende punë për tu bërë. “Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë

ende zhvillime dhe përparësi në këto pika,” u shpreh ajo. Susanne Shutz komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Kosovë. “Ne si Gjermani kemi thënë që 6 shtetet e Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndë-sishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen”, tha Susanne Schutz.

Arrihet marrëveshja mes PD dhe PS, reforma zgjedhore miratohet brenda

20 dhjetorit, opozita gati të kthehet në Kuvend

Balla: Paketa ligjore gati, e votojmë brenda Krishtlindjes

Mimoza IBRA

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë gjetur konsensusin e radhës për reformën zgjedhore. Në

një kohë kur marrëdhëniet opozitë-mazhorancë janë të tensionuara dhe minoranca ka bojkotuar komisionet parlamentare, duket sikur disku-timet për reformën zgjedhore kanë vijuar midis palëve. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të Brukselit ditën e djeshme, deklaroi se reforma zgjed-hore do të miratohet në Parlament përpara festës së Krishtlindjeve. “Jemi gati të votojmë së bashku me opozitën, të cilët i falënderoj që jemi së bashku këtu, reformën zgjedhore, paketa ligjore për të cilën tashmë është gati. Besoj se do ta votojmë brenda Krishtlindjeve”, tha Balla. Fakti që paketa ligjore për reformën zgjedhore është gati, tregon që dy bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi kanë qenë në kontakte të vazh-dueshme me njëri-tjetrin për ta përmbyllur me sukses këtë proces. Edhe pse nëpër daljet mediatike dukej sikur kishte mes dy kampeve kishte tension dhe nuk binin dakord për reformën zgjedhore, burimet i thanë gazetës se palët kanë punuar intensivisht me njëra tjetrën duke përgatitur paketën e cila reflekton rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Duke marrë shkas nga deklarata e Ballës se kjo reformë do të miratohet në Parlament brenda Krishtlind-jeve, sipas llogaritjeve i bie që ajo të kalojë brenda datës 20 dhjetor. Seanca e fundit parlamentare për këtë vit do të jetë pikërisht në datën 20 dhjetor dhe është e mundur që në këtë datë të bëhet edhe mira-timi i reformës zgjedhore. Duhet theksuar se miratimi i reformës do e rifusë opozitën në Kuvend, duke qenë se Balla la të nënkuptohet dje se është arritur konsensusi. E nëse partitë opozitare vendosin të thyejnë bojkotin parlamentar dhe rikthehen në Kuvend për miratimin e reformës zgjedhore brenda dhjetorit, atëherë ato shpëtojnë edhe mandatet e tyre, të cilat rrezikojnë të digjen. Sakaq, gjetja e konsensusit PS-PD për

Luigi Soreca: BE është e ardhmja e Shqipërisë

Hendeku gjinor është ende i madh në Shqipëri ndaj duhen më shumë projekte dhe nisma që mundësojnë fuqizimin e grave duke synuar shanse të barabarta. Ambas-adori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, zgjodhi dje Bashkinë e Patosit si një nga 10 bashkitë e vendit që drejtohen nga një grua për të dhënë mbështetjen e projekteve për gjithë-përfshirjen e grave. Soreca u shpreh se rruga drejt integrimit të Shqipërisë drejt BE kalon edhe nëpërmjet bashkive ndaj duhet të hartohen plane më specifike për barazinë gjinore. “Kam pasur mundësi të punoj për liberalizimin e vizave për rajonin dhe për Shqipërinë. Por kjo i përket të kaluarës dhe ne duhet të shohim të ardhmen. Dhe e ar-dhmja është integrimi në Bashkimin Europian, është një proces i gjatë ku Shqipëria tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm. Ne tani jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe detyra ime që kur kam ardhur këtu është të ndihmoj Shqipërinë të bëjë hapin tjetër”, tha Soreca.

Teuta Vodo: Të vendosur për të

ndërtuar shtetin ligjor Zëvendësministrja e Drejtësisë,

Teuta Vodo u shpreh dje e bindur se qeveria është e vendosur për të ndër-tuar shtet ligjor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se një gjë e tillë do të arrihet duke luftuar krimin e or-ganizuar dhe praktikat e paligjshme. “Ndërtojmë shtetin ligjor prej gërma-dhave të krimit të organizuar! Rrugës së rigjallërimit të Fierit iu shtua sot gjurma e ndërmarrjes së parë sociale të ndërtuar me asetet e konfiskuara prej së krimit të organizuar. Çdo gjë e mirë që marrim përsipër të ndërtojmë përfundon duke na ndërtuar vetë ne dhe gjithçka e vjedhur prej komu-nitetit do të rikthehet sërish atje ku përket, si një tullë në fortë e shtyllave të shtetit të së drejtës. Falë përkrahjes së vazhdueshme të Delegacionit Eu-ropian në Shqipëri, kjo ishte veçse e para sipërmarrje që tregon qëllimin e reformave që mes institucioneve të tjera, Ministria e Drejtësisë po ndërmerr në goditjen e praktikave të paligjshme”, u shpreh Vodo.

reformën zgjedhor jep sinjale se bashkëpunimi mes tyre po shtohet. Sinjali i parë u dha kur qeveria propozoi Ridvan Boden si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Diskutimet për reformën zgjedhore

Për reformën zgjedhore ka patur shumë diskutime dhe pre-sione edhe nga ndërkombëtarët. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca deklaroi pak ditë më parë se kjo reformë është shumë e rëndësishme për integrimin e vendit dhe duhet të miratohet 6 muaj para procesit të zgjedhjeve vendore. Ai po ashtu dha ultimatum që partitë politike të bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Porosi për bashkëpunim për reformën zgjedhore ka dhënë edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt. Mesa duket, thirrjet e ambasadorëve janë dëgjuar nga politikanët shqiptarë, të cilët janë ulur në tryezë për të bërë gati draftin për miratim brenda dhjetorit. Vlen të theksohet fakti se në këtë proces

diskutimi kanë marrë pjesë vetëm kryetari socialist i komisionit, Bledi Çuçi dhe ai demokrat, Oerd Bylyk-bashi dhe dakordësimet janë arritur vetëm midis tyre, duke iu bërë kësh-tu në një farë mënyre dalje partive të vogla. Kjo sepse sipas informa-cioneve, nuk do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, edhe pse aleatët e Partisë Demokratike e kanë kërkuar vazhdimisht këtë. Qoftë

Argon Duka, ashtu edhe Dashamir Shehi janë shprehur se nevoja për ndryshimin e sistemit zgjedhor është imediate sepse mungesa e partive të vogla në qeverisje sjell abuzim me pushtetin. Por duket se partitë e mëdha kanë vendosur të mos i dëgjojnë partitë e vogla, megjithatë mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me reformën zgjedhore.

“Politika shqiptare është shumë e papjekur për të qenë nën drejtimin e një partie të vetme. Mungesa e bal-ancave, apo partive të vogla në qeverisje, sjell arrogancë, abuzim, tejkalim të autoritetit. Paradoksalisht sot kemi një mazhorancë monoparitake, e cila nuk po qeveris dot. Kjo është pasojë e këtij Kodi Zgjedhor, i cili e ka tjetërsuar to-

talisht përfaqësimin, duke i kthyer deputetët në noter, dhe kryetarin e partisë fituese të zgjedhjeve në një autokrat. Nëse nuk ndryshon kodi, rreziku është që edhe ai që do të vijë pas Ramës, do të sillet po njësojë. Për këtë arsye ne mbështesim ndryshimin e sistemit”, tha pak ditë më parë kryetari i PAA, Agron Duka, i cili është aleat i PD.

KËRKESA E PARTIVE TË VOGLA PËR NDRYSHIM TË KODIT ZGJEDHOR

“BE pret që të ketë një reformë zgjedhore, ashtu si është rekoman-duar nga OSBE/ODIHR. Reforma është me rëndësi që të kryhet 6 muaj para datës së zgjedhjeve. Puna qe është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mirë, por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe BE e konsideron prioritet. Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne pres-im që partitë politike të punojnë së

bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërf-shirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it. Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”, tha pak ditë më parë am-basadori i BE, Luigi Soreca.

BE: REFORMA, PARA ZGJEDHJEVE VENDORE

Page 8: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

8 GAZETA SOTE Mërkurë 28 Nëntor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Afrim Qendro: Projekti i Unazës së Madhe, i ligjshëm

Kryetari i ARRSH, Afrim Qen-dro iu kundërpërgjigj dje akuzave të opozitës se projekti për Unazën e Madhe është i paligjshëm. Në një dalje për mediat, teksa iu kërkoi banorëve të tjerë të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për shpronësim, Qendro deklaroi se janë ndjekur të gjitha pro-cedurat ligjore. “U bëj thirrje banorëve të dorëzojnë të gjithë dokumentet që të nxjerrim VKM për të bërë të mun-dur shpronësimin. Ata që janë me legalizim, të bashkëpunojnë me AL-UIZNI-n dhe me Bashkinë e Tiranës. Meqë kemi pasur disa akuza nga eksponentë të opozitës dhe jo vetëm, dua të shpjegoj disa gjëra. Dua të shp-jegoj se projekti i segmentit të Unazës i ka ndjekur të gjitha hapat ligjor të duhur. Kemi një kërkesë zyrtare nga bashkia, nga ana tjetër miratimin e fondit nga Ministria e Transportit, më pas urdhrin e drejtorit të ARRSH dhe më pas Këshillin Teknik. Ne i jemi drejtuar 3 kompanive për bash-këpunim. Ky projekt është komfort standardeve”, tha ai.

Paloka: Rama po kërcënon banorët e “Astirit”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi dje se qytetarët e zonës së “Astirit” po kërcënohen që të mos vijojnë protestën. Teksa ishte i pranishëm në protestë, ai theksoi se kryeministri Edi Rama po ve-pron kundër banorëve në një kohë kur duhet të merret me krimin. “Dhuna nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Është një regjim që për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë, as strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat në këto strehë. Shiheni! Kanë ngritur gjithë policinë në këmbë. Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë, ky ngre gjithë Policinë kundër banorëve të kësaj zone që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që ia jep jo vetëm Kushtetuta, ia jep e drejta njerëzore. Natën vijnë kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtime për të ndërtuar pallate kur të largohen këta banorë, vijnë dhe kërcënojnë banorët. Ma thanë para 5 minutash banorët”, u shpreh Edi Paloka.

PD-LSI mbështesin banorët e “Astirit” dhe akuzojnë qeverinë: Vlera e projektit 48 mln euro, qytetarët të vijojnë protestënPartia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste

për Integrim mbështetën edhe ditën e djeshme protestën e banorëve të “Astirit”. Dy partitë opozitare më të mëdha në vend akuzuan qeverinë se projekti i Unazës së Madhe është akt korruptiv. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha në rrjetet sociale se vlera e vërtetë e pro-jektit është 48 milionë euro, ndërsa postimin e shoqëroi edhe me një dokument që sipas saj tregon korrupsionin qeveritar. “Mbi koston e Unazës së Tiranës! Kemi disa ditë që diskuto-jmë për koston e Unazës së Tiranës dhe faktit

që kostoja për kilometër është 20 milionë euro. Në fakt të gjitha tenderat publikë japin vlerën e tenderit pa TVSH që do të thotë kosto është në të vërtetë 48 milionë euro dhe 24 milionë euro për kilometër. Kjo tabelë e ARRSH e tr-egon më së miri korrupsionin e paprecedentë me këtë tender”, tha Jorida Tabaku. Akuzave kundër qeverisë iu bashkua edhe deputeti tjetër demokrat, Agron Shehaj. Po ashtu përmes një dokumenti të publikuar në rrjetet sociale, She-haj i kërkoi kryeministrit Edi Rama të tregojë se kush do t’i përfitojë 20 milionë eurot. “Edi

Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është perso-ni që do të përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re, që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunëell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës! Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama. Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018”, u shpreh Agron Shehaj. Ndërsa deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e pranishme në protestën e paradites

iu bëri thirrje qytetarëve të vijojnë të protes-tojnë. “Protesta është mjeti më demokratik që çdo qytetar duhet ta ushtrojë për të kërkuar të drejtën e tij. Dhe këtu po cenohet një e drejtë kryesore, një e drejtë e gjithë këtyre që të kenë një shtëpi dhe një banesë. Dhe shteti nuk po bën asgjë për të ndihmuar këta banorë. Dhe pa diskutim që do të jemi çdo ditë në mbështetje të tyre për t’i suportuar. Sot u bënë shumë ditë që ne jemi në këtë protestë për t’i mbështetur, për një kauzë që është shumë e drejtë. Sot të gjithë këta banorë do të ngelen pa shtëpi”, deklaroi ajo.

Reagon RamaKryeministri Edi Rama ka

reaguar dje përmes një statusi në rrjetet sociale për familjet që preken nga Unaza e Re dhe që po largohen nga banesat e tyre duke përfituar, sipas tij dhe sipas ligjit, banesa sociale apo bonus qiraje. Rama theksoi se familjet po ndahen nga lukunia duke u bërë apel që të dis-

tancohen nga SHQUP. “Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale,bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik Hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Rigels SELIMAN

Debatet për ndërtimin e Unazës së Madhe kanë vi-juar edhe ditën e djeshme, por duket se situata po

shkon drejt zgjidhjes. Një pjesë e banorëve kanë pranuar ekspertizën për vlerësimin e banesave. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate për mediat bëri me dije se vazhdoi edhe dje procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Sipas njoftimit, inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet, pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit. “Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kry-het verifikimi i 18 objekteve. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara ditën e djeshme, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 58% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet. Gjejmë rastin edhe njëherë tu bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie ti depozitojnë ato pranë zyrave përkatëse në Au-toritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ALUIZNI përjashton nga legalizimet 107 objekte

ALUIZNI ka reaguar dje sa i takon protestës së banorëve të “Astirit”, teksa ka publikuar listën e objekteve të kësaj zone që kanë marrë legalizimet. Por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se janë plotë 107 subjekte të cilëve iu ndërpritet procesi i legalizimit për objektet e ndërtuara në “Unazën e Re”. Prej dy muajsh ALUIZNI ka filluar një punë paraprake për evidentimin e objek-teve pa leje që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Sipas ALUIZNI-t kjo u bë mbi bazën e projektit para-prak të miratuar nga Këshilli Teknik i ARRSH-së për projektin “Rehabil-itimi i Segmentit rrugor Mbikalimi i

“Unaza e Madhe”, Rama: Përgëzime familjeve që po ndahen nga lukunia e SHQUP

ARRSH nis vlerësimin e banesave te Unaza e Re, ALUIZNI përjashton nga legalizimet 107 objekte, Rama apel banorëve të distancohen nga SHQUP

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e djeshëm. Gjatë protestës së radhës, mësohet se ka pasur përplasje me Policinë Bashkiake, e cila ka për detyrë garantimin e vazhdimit të punimeve në zonën e Astirit. Qytetarët kanë bllokuar rrugën për disa minuta dhe janë përplasur me policinë bashkiake, e cila ndodhej në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve. Mësohet

se pati disa momente tensioni gjatë protestës por se pas negocimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën dhe ka rinisur qarkullimi. Po kështu mjetet e rën-da që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës. Por mjetet janë rikthyer sërish për heqjen e shtyllave elektrike dhe banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

BANORËT E “ASTIRIT” SËRISH PROTESTA

Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”. Mbi bazën e këtij projekti, drejtoritë e AL-UIZNI-t Tiranë, vijuan procedurat e përjashtimit nga procesi i legalizimit të objekteve që prek ky projekt. “Ven-dimet e skualifikimit, që prej ditës së sotme, i janë përcjellë zyrtarisht secilit subjekt të interesuar me rrugë postare. Është e kuptueshme që për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Pro-jektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listën e publikuar. Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre. Përfitojmë nga rasti që të fto-jmë qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari deklaroi ditën e djeshme se përplasja e banorëve të Unazës së Re nuk është me Policinë e Shtetit e as me policinë bashkiake por me Edi Ramën. “Ai po i provokon dhe po i shkatërron gjënë më të shtrenjtë pronën. Rama ka qenë në këtë zonë elektorale dhe iu ka thënë që nuk do prishen këto banesa por ndërkohë nga ana tjetër vepron

si një palaço kryeministër. Kryem-inistër pa pikë lidhje me realitetin, antikombëtar. Del hapur që Rama nuk i do qytetarët e tij”, deklaroi ai. Më tej, Braimllari theksoi se opozita do vazhdojë të mbështesë banorët e kësaj zone. “Jemi në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Ne kemi ardhur për të mbrojtur të drejtën e tyre”, nënvizoi Braimllari.

“Unaza e Madhe”, Braimllari akuza qeverisë

Page 9: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ajo që besoj është më e rëndë-sishmja, në kuptimin e volumit në buxhet, janë investimet në infra-strukturë, që janë gjysmë miliardi dhe që do të mbështesin, qoftë in-frastrukturën e rrugëve kombëtare, qoftë infrastrukturën e ujësjellësve, si dhe trajtimin e mbetjeve, re-habilitimin e mëtejshëm të rrjetit energjetik. Nuk po hyj në detaje për akset rrugore, por po kaloj në hapin tjetër, të rindërtimit të të gjithë rrjetit të qendrave tona shëndetësore. Janë 100 qendra të tjera, pas 80 të parave, që janë në punë e sipër dhe që do të përfundojnë deri në fund të vitit. Janë 100 qendra të tjera shën-detësore që do të rindërtohen gjatë vitit të ardhshëm, ose do ndërtohen nga e para, si dhe disa projekte të tjera për spitalet”, tha kryeministri Rama pak kohë më parë.

JA INVESTIMET QË DO TË REALIZOHEN

Miratimi i buxhetit, Tabaku: PS shkeli ligjin

Deputetja demokrate Jorida Tab-aku akuzoi dje mazhorancën se shkeli ligjin me miratimin e ligjit për buxhetin. Komisioni dje u drejtua nga Anastas Angjeli, pro sipas Tabakut kjo është antiligjore. "Sot Komisioni Ekonomisë ka miratuar dokumentin më të rëndë-sishëm të shtetit në shkelje të ligjit dhe rregullores se Parlamentit. Sot mbledh-ja e komisionit është drejtuar nga sek-retari i komisionit. Dy janë dokumentet më të rëndësishëm të një qeverie: pro-grami dhe buxheti i shtetit. Kur buxheti i shtetit miratohet në shkelje të ligjit e të rregullores, a ka më moral të qëndrojë një qeveri? Këta që shkelin Kushtetutën, çdo ligj këto që e kanë bërë leckë çdo VKM sot kane shkelur me të dy këmbët dhe vetë Parlamentin. A ka me vend për opozitën në këto institucione? Ministri i Financave i pari dhe i dyti Kryeministri sot kanë shkelur Parlamentin me të dy këmbët për një nga dy dokumentet më të rëndësishme të një qeverie!", tha ajo.

Festat e Nëntorit, Kuvendi hap dyert

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert nesër dhe pasnesër për t’u vizituar nga qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm. Salla e seancave plenare do të hapet më 28-29 nëntor dhe do të shpërndahen çanta falas, t-shirt dhe stilolapsa me thirrje sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit. “Me rastin e fes-tave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë vijon traditën e organizimit të “Dyerve të Hapura” më datat 28 dhe 29 nëntor 2018. Salla e Seancave plena-re, më datë 28 nëntor 2017, në orarin 10:00 – 15:00 dhe më datë 29 nëntor 2017, në orarin 17:00-19:00, do të qën-drojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj. Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas çan-ta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese. Përgjatë dy ditëve, dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët, të cilët mund të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare”, njoftoi Kuvendi.

Kuvendi nis procedurat për të zgjedhur kreun e ri të KLSH, Vitore Tusha në seancë dëgjimore para Komisionit të Ekonomisë

Kuvendit për Ekonominë ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore me Vitore Tushën, kandidaten e përzgjedhur nga Presidenti i Shqipërisë për pozicionin e kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ajo tregoi para deputetëve karrierën e saj të gjatë në gjyqësor, ndërsa hodhi idetë mbi atë se çfarë do të sjell nëse emërohet në krye të KLSH. “Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë do të jetë prioritet. KLSH do të përmirësojë metodat audituese. Ndërsa komuni-kimi me Kuvendin është i një rëndësie të veçantë”, tha ajo. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe, tha pas fjalës së kandidates Tusha, se ky Komision do të

hartojë një raport të cilin më pas do ta depozitojë në Kuvend. Tusha është kandiduar në këtë post pas përfundimit të mandatit aktual të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj. Mandati i kreut të KLSH-së është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH-së bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhet nga Kuvendi me votë. Emri i Vitore Tushës u propozua nga Presidenti Meta. Gjyqtarja Vitore Tusha është pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe kaloi edhe me sukses edhe pro-cesin e Veting-ut. Ndërkohë komisioni nuk ka për-caktuar një datë se kur do të votohet Vitore Tusha. Kuvendi mblidhet më datë 3 në seancë plenare

për buxhetin dhe në ren dite nuk është emri i saj. Vitore Tusha lindi më 26.11.1960 në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate. Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin

2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Është bashkautorë në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Këtë vit ajo kaloi me suk-ses vetingun, ndërkohë që i ka mbarur mandati në Kushtetuese. Presidenca e interpreton mbarimin e mandatit si detaj që nuk e pengon atë të emërohet në KLSH, por qeveria mendon ndryshe.

Komisioni i Ekonomisë votoi po ashtu edhe heqjen e TVSH-së për inputet në bujqësi, përfshirë fara e fidanë, por dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për shërbimin e veterinarisë. Megjithatë Ministri i Financave refuzoi të mira-tojë një fond shtesë për investimet në këtë sektor. Gjatë mbledhjes u shtuan fondet për Kontrollin e Lartë të Shtetit, SHISH, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Diasporës. Po ashtu u miratua rritja e stafit për Prokurorinë dhe SHISH.

Rritja e pagave Sipas ligjit të miratuar dje në

komision, do të ketë rritje pagash në disa sektorë, ku në krye qëndron shëndetësia. Aty do ketë rritje pagash

me 10%. Në sektorin e arsimit do të ketë një tjetër rritje të konsiderueshme prej 7%. Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin që përfi-tojnë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje. Po ashtu do ketë një rritje në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë në një masë që do të variojë sipas kategorive, 5%-7%. Sipas statis-tikave të siguruara nga gazeta, paga e një mjeku familje do shkojë në rreth 80.949 lekë të reja. Ndërsa paga e një mjeku në spital do të shkojë në rreth 91 mijë lekë të reja. Infermierët me arsim të lartë në qendrat shëndetësore

Kliti TOPALLI

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje buxhetin e ri 2019 si nen për nen ash-tu dhe në tërësi. Seanca e

djeshme plenare u karakterizua nga debate dhe përplasje mes palëve. Mbledhja nisi në orën 10.00, por kreu i komisionit Erion Braçe e shtyu për pasdite pasi pati përplasje mbi fashën për tatimin e pagave. Qeveria propozoi që të ulet fasha e tatimit në 10 mijë lekë, por socialistët nga ana tjetër dolën me një propozim që të rritet tavani nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë të reja. Të dyja palët nuk kishin dakordësi dhe seanca nisi rreth orës 16.00. Por socialistët vendosën që të mos bëjnë asnjë ndryshim. Ata u tërhoqën nga propozimi i tyre, por nga ana tjetër rrëzuan dhe kërkesën e ministrit Ahmetaj për uljen e fashë. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka argumentuar edhe më parë qëndrimin e tij, duke shpjeguar se tatimi prej 0% për pagat deri në 40 mijë lekë përk-thehet ndryshe në 1.300 lekë shtesë në muaj për çdo individ të punësuar. Në fashën e punonjësve që paguhen nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë janë rreth 70 mijë individë në vend. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka votuar kundër edha sa i përket përjashtimit nga TVSH-ja për imputet bujqësore, pasi Braçe kishte kërkuar TVSH zero për këtë kategori. Por, vota e tij ka qenë e vetme, ndërkohë që ministri Arben Ahmetaj ka mbrojtur propozimin për përjashtimin e tyre nga skema e TVSH-së. Diskutime të cilat kanë përfunduar me konsensus ka pasur gjatë komisionit parlamentar edhe sa i përket rentës minerare. Ndërkohë, komisioni ka votuar që fishekzjarrët të bëhen pjesë e akcizës, ndërsa pulla fiskale të përdoret edhe për duhanin e grirë. Referuar sistemit të taksave vendore përcaktohet qartë që pension-istët që figurojnë pronarë të banesës së tyre do të përjashtohen nga taksa e ndërtesës. Sa i përket ndërtesave që janë në legalizim ato do të duhet që të paguajnë 0.5 për qind taksë ndërtimi. Po ashtu u miratuan të gjithë kërkesat e komisioneve për dhënie mendimi. Në këtë mënyrë u miratua rritja e pagave për mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe policët e burgjeve.

Pensionistët përjashtohen nga taksa e banesës

Miratohet buxheti i ri, nuk ndryshon fasha për tatimin e pagave, ja benefitet për mësuesit,

ushtarakët, bujqit, mjekët, dhe pensionistët

do marrin rreth 47 mijë lekë, ndërsa ata me arsim të mesëm rreth 44 mijë lekë. Ndërsa infermierëve me arsim të lartë në spitale paga do ju shkojë në rreth 58 mijë lekë, ndërsa atyre me arsim të mesëm do ju shkojë rreth 54 mijë lekë. Sa i takon arsimit, pagat e drejtorëve do variojnë nga 77 mijë në 87 mijë lekë të reja. Ndërsa mësuesit e shkollës së mesme do marrin rreth 77 mijë lekë. Atyre të ciklit të ulët pagat do u variojnë nga 71 mijë lekë në 78 mijë lekë. Ndërsa sa i takon ushtarakëve, paga më e ulët do të jetë 35.280 lekë për ushtarakët me gradën “Ushtar/Detar 1”, ndërsa paga e Gjeneralëve do shkojë në rreth 180 mijë lekë.

1. Paga e një mjeku familje do shkojë në rreth 80.949 lekë të reja.

2. Paga e një mjeku në spital do të shkojë në rreth 91 mijë lekë të reja.

3. Infermierët me arsim të lartë në qendrat shëndetësore do marrin rreth 47 mijë lekë.

4. Infermierët me arsim të mesëm rreth 44 mijë lekë. 5. Infermierëve me arsim të lartë në spitale paga do ju

shkojë në rreth 58 mijë lekë6. Infermierëve me arsim të mesëm do ju shkojë rreth

54 mijë lekë. 7. Pagat e drejtorëve në shkolla do variojnë nga 77 mijë

në 87 mijë lekë të reja. 8. Paga për mësuesit e shkollës së mesme do shkojë

rreth 77 mijë lekë. 9. Mësuesve të ciklit të ulët pagat do u variojnë nga 71

mijë lekë në 78 mijë lekë. 10. Paga më e ulët për ushtarakët do të jetë 35.280 lekë,

ndërsa paga e Gjeneralëve do shkojë në rreth 180 mijë lekë.

JA SA DO RRITEN PAGAT

Page 10: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

10 GAZETA SOTE Mërkurë 28 Nëntor 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Bashkia e Tiranës vërehet të ketë mbledhur borxhin më të lartë kraha-suar me secilën nga 61 bashkitë e listuara nga Ministria e Financave.

Në muajin shtator, kur janë përditësuar të dhënat e fundit nga Financat, Bashkia e Tiranës...

Ahmetaj apel për shlyerjen e borxheve, Veliaj paguan vetëm 31 milionë lekë

Erion Veliaj zhyt në borxhe Bashkinë e Tiranës, detyrimet e prapambetura arrijnë në 27 mld lekë

9 mujori, lejet e reja të ndërtimit rritje vjetore me 38% në kryeqytet

Në një kohë kur ministri i Financave dhe Ekon-omisë, Arben Ahmetaj po u bën thirrje prej disa

kohësh njësive të pushtetit lokal të shlyejnë borxhet dhe të mos krijojnë detyrime të reja të prapam-betura, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, as që e ka vënë ujin në zjarr mbi këtë porosi. Madje, si për ironi të apelit kërcënues të min-istrit, Bashkia e Tiranës mësohet të ketë akumuluar deri në shtator një borxh prej 2.7 miliardë lekësh të rinj, të cilin mesa duket as që ka ndërmend ta shlyejë, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se borxhi total i 61 bashkive arriti në shtator në vlerën 7,102,088,861 lekë të rinj. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës vëre-het të ketë mbledhur borxhin më të lartë krahasuar me secilën nga 61 bashkitë e listuara nga Ministria e Financave. Në muajin shtator, kur janë përditësuar të dhënat e fundit nga Financat, Bashkia e Tiranës llogarit një borxh prej 2,725,712,368 lekësh të rinj, duke thyer rekordin e të gjitha ministrive, borxhi i të cilave nuk arrin as në 1 miliard lekë secila. Të dhënat e publikuara nga Financat tregojnë gjithashtu se nga muaji qershor deri në shtator, Erion Veliaj, edhe pse kishte 2,728,896,874

lekë borxhe, përkundër urdhrit të Ahmetajt ka shlyer vetëm 3.1 mil-ionë lekë të rinj.

Detyrimet gjatë korrik-shtator Në kuadër të evidentimit të

detyrimeve të prapambetura të kri-juara rishtazi, si dhe monitorimit të shlyerjes së tyre, bazuar në planin e shlyerjes dërguar nga bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekono-misë, si dhe në zbatim të pikës 86, të udhëzimit nr. 2, datë 19.01.2018, “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2018”, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë bërë raportimin e detyrimeve të prapambetura për tremujorin e tretë të vitit 2018. Nga përpuni-mi i të dhënave dhe përditësimi i informacionit nga çdo bashki për periudhën korrik-shtator 2018, rezulton se vlera e detyrimeve të krijuara rishtas në tremujorin e tretë të vitit 2018 është rreth 0.1 miliard lekë më pak se vlera e detyrimeve të krijuara rishtas në tremujorin e dytë. Në tremujorin e tretë të këtij viti janë likuiduar 3 miliard lekë nga totali i detyrimeve të prapambetura. Sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në shta-tor 2018 janë likuiduar dhe ndër-kohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë raporton se stoku i detyrimeve të prapam-

betura në fund të dhjetorit të vitit 2015, kohë kur këto u identifikuan si të tilla ishte 11.8 miliardë lekë. Stoku i detyrimeve të prapambetura

në fund të muajit shtator 2018, i cili parashikohet të shlyhet në një peri-udhë afatmesme, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha

bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është rreth 7.1 mil-iardë lekë ose 4.7 miliardë lekë më i ulët se sa stoku i fund vitit 2015. Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 0.3 miliard lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërkohë që krahasuar me fundin e vitit 2017 vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 2.1 miliardë lekë.Detyrimet e krijuara në prill-qershor

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, janë krijuar detyrime që ar-rijnë vlerën 2.8 miliardë lekë (krye-sisht investime dhe shpenzime për mallra dhe shërbime). Vlera e detyr-imeve të krijuara rishtas në tremu-jorin e dytë të vitit 2018 është rreth 0.5 miliard lekë më shumë se vlera e detyrimeve të krijuara rishtas në tremujorin e parë. Në tremujorin e dytë të këtij viti janë likuiduar 3.9 miliardë lekë nga totali i detyrimeve të prapambetura. Likuidimi i detyr-imeve të prapambetura është bërë sipas moshës së detyrimeve, pra janë likuiduar të parat detyrimet më të hershme. Sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në qershor 2018 janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim.

Employer: Ministry of Agriculture and Rural Development (MoARD)Project: Water Resources and Irrigation Project (WRIP)Contract title: Rehabilitation of irrigation schemes (location in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lush-nja): Tregtan 2, Tregtan 3, Slanice, Leminot, Murriz-Thana: Lushnja branch - Upstream & Murriz-Thana: Cukas branchCountry: AlbaniaLoan No. /Credit No. / Grant No.: No. 8817-AL RFB No: WRIP/1/W/001 Issued on: November 23, 2018

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Specific Procurement NoticeTemplate

Request for BidsWorks

(Without Prequalification)

1. The Government of Albania (hereinafter called “Borrower”) has financing from the International Bank for Reconstruc-tion and Development (IBRD) (the “Bank”) toward the cost of the Water Resources Irrigation Project, and intends to apply part of the proceeds toward payments under the contract for Rehabilitation of irrigation schemes (location in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lushnja): Tregtan 2, Tregtan 3, Slanice, Leminot, Murriz-Thana: Lushnja branch - Upstream & Murriz-Thana: Cukas branch.

2. The Ministry of Agriculture and Rural Development (MoARD) now invites sealed Bids from eligible Bidders for Rehabilitation of irrigation schemes (location in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lushnja): Tregtan 2, Tregtan 3, Slanice, Leminot, Murriz-Thana: Lushnja branch - Upstream & Murriz-Thana: Cukas branch. Location is in Municipality of Has, Kucove, Maliq & Lushnja, in Albania. Construction Period is 8 months plus 12 months DLP.

3. Bidding will be conducted through international com-petitive procurement using Request for Bids (RFB) as specified in the World Bank’s “Procurement Regulations for IPF Borrowers- Procurement in Investment Projects Financing” July 2016 (“Procurement Regulations”), and is open to all eligible Bidders as defined in the Procurement Regulations.

4. Interested eligible Bidders may obtain further information from Water Resources and Irrigation Project (WRIP) in the MoARD, to Mr. Altin Skëndo Project Manager with e-m address [email protected] and inspect

the bidding document during office hours 09:00 to 16:00 hours at the address given below.

5. The bidding document in English may be purchased by interested eligible Bidders upon the submission of a written application to the address below and upon pay-ment of a nonrefundable fee of 5,000 Albanian Lek or in a convertible currency (i.e. Euro). The method of payment will be direct deposit to Credins Bank, account no. IBAN AL14 2121 1016 0000 0000 0055 8388, name of account: Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, currency of account Albanian Lek (ALL). The document will be sent by the delivery procedure is usually airmail for overseas delivery and surface mail or courier for local delivery.

6. Bids must be delivered to the address below on or before January 18, 2019 at 10:00 local time. Electronic Bidding will not be permitted. Late Bids will be rejected. Bids will be publicly opened in the presence of the Bidders’ designated representatives and anyone who chooses to attend at the address below on January 18, 2019 at 10:30 local time.

7. All Bids must be accompanied by a Bid Security by an amount of 280,000 Euro.

8. The address (es) referred to above is:Water Resources and Irrigation Project (WRIP) office

Altin Skëndo – Project Manager Ministry of Agriculture and Rural Development –

MoARD Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural

Blvd. Deshmoret e Kombit, No.2Tirana, Albania

Numri i lejeve të ndërti-mit në shkallë vendi njohur një rritje të moderuar gjatë 9 mujorit të këtij viti me vetëm 0.3 për qind në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa qarqet e Dibrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit rritja ishte me ritme dyshifrore. Sipas të dhënave të Institutit të Statis-tikave (INSTAT), në të gjithë vendin u dhanë 834 leje gjatë janar-shtator, nga 831 të tilla që u dhanë më 2017. Numri i lejeve në qarkun e Dibrës u rrit me 190 për qind, nga 10 që ishin dhënë më 2017 në

nëntëmujorin e 2018 u dhanë 19 të tilla. Pas Dibrës rritja më e madhe ishte në qarkun e Gjirokastrës ku u vu re një dyfishim i lejeve në raport me 2017. Në Berat numri i lejeve pësoi rritje vjetore me 60 për qind në 9-mujor. Në Tiranë, numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 38 për qind, pasi janë dhënë 74 lejë ndërtimi më shumë se 9-mujorin e 2017. Tirana iu rendit e para në shkallë vendi për numrin më të lartë të lejeve të dhënave më 2018. Ndërsa në tremujorin e tretë 2018 janë miratuar gjithsej 343 leje ndërtimi për ndërtesa të reja,

nga 310 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 10,6 %. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2018, është rreth 330.725 m 2 , nga rreth 350.153 m 2miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rënie prej 5,5 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndër-tesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2018, është 15,2 miliardë lekë, nga 14,3 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 6,6 %.

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNEKontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e

pranimit për vende të lira pune:I. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.

Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:-Të ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar jo më poshtë se niveli master Profesional në degët Inxhinieri Informatike apo Inxhinieri Matematike dhe Informatike; Teknologji Informacioni; Të zotërojnë gjuhën angleze;Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese.

Paga mujore për këto vende pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve KonkurrimiSi dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së,

rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_puneKontrolli i Lartë i Shtetit

Page 11: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBE-SHBA kërkojnë anulimin e taksës, qeveria refuzon

Andi LAMKO

Disa qindra serbë protestuan dje në veri të Mitrovicës në Kosovë, kundër tarifës tregtare prej 100 për qind

për importet nga Serbia, disa orë pasi katër komunarë e kryebashkiakë serbë dhanë dorëheqje në shenjë proteste. Por megjithë presionin për heqjen e taksës, kundër së cilës folën dje dhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, qeveria e Kosovës dukej dje e patundur për ruajtjen e saj. Protestuesit në Mitro-vicë mbanin pankarta me slogane si “Kërkojmë t’i jepni paqes një shans”, “Ata po na terrorizojnë”, “Duam paqe jo luftë të re” dhe “Mos na mbyllni në geto”. Presidenti i Listës Serbe dhe kryebash-kiak i Mitrovicës së veriut deri para dorëheqjes së tij, Goran Rakiç, tha në protestë se komuniteti ndërkombëtar po hesht ndaj vendimeve “brutale dhe jodemokratike” të Prishtinës. Ai njoftoi dorëheqjen e katër kryetarëve të ko-munave me shumicë serbe dhe tha se administrata lokale do të ndërpresë çdo lidhje me Prishtinën. “Kjo nuk është një tekë e jona por protestë ndaj lëvizjeve që nuk na lejojnë të jetojmë jetën tonë normale”, tha Rakiç, i cili gjithashtu akuzoi forcat speciale të policisë së Kosovës për dhunë gjatë arrestimeve në fundjavë të të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Veseli: Dorëheqjet, veprim i ngutshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk pranoi të komentonte dje dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veri duke thënë se i duhet kohë për të analizuar zhvillimet. Ndër-

Erdogan paralajmëron Greqinë e Qipron për shpimet në Mesdhe

Samiti G-20, Argjentina shqyrton ndjekjen penale të Princit Salman

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar dje Greqinë e Qipron kundër sjelljeve të papërgjegjshme në Mesdheun lindor, duke iu referu-ar shpimeve të naftës e gazit natyror. “Sjellja e papërgjegjshme e Greqisë dhe e administratës greke të Qipros, të cilat po mar-rin mbështetje nga disa vende evropiane, po kthehet në një kërcënim e rrezik, kryesisht për veten e tyre. Turqia nuk do të bëjë as tolerimin më të vogël në Mesd-heun Lindor apo rajone të tjera”, tha Erdogan në një takim të

grupit parlamentar të AK duke iu referuar shpimeve të kompanisë ExxonMobil. Kreu i parlamentit turk Binali Yildirim, paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare për eksplorimet e naftës në Mesdhe-un lindor, duke thënë se burimet nuk duhet të shfrytëzohen para arritjes së marrëveshjes politike në ishullin e ndarë. Turqia ka sfiduar vazhdimisht aktivi-tetin shpues të administratës qipriote në Mesdheun Lindor, duke thënë se dhe pjesa turke e Qipros ka të drejta për burimet hidrokarbure të rajonit.

Prokurorët në Argjentinë thanë dje se po marrin në konsideratë ngritjen e akuzave kundër princit të Arabisë Sau-dite, Mohammed bin Salman, për krime lufte në Jemen dhe torturë ndaj njerëzve, kur ai të qëndrojë në Argjentinë për samitin e G20-ës. Mundësia erdhi pas rekomandimeve të organizatave të të drejtave që i kanë thënë autoriteteve se gjykatat argjentinase duhet të kërkojnë ndjekjen penale të princit saudit për pasojat e rën-da në njerëz gjatë luftës në Je-

men dhe torturë kundër qyte-tarëve të caktuar të Arabisë Saudite, përfshirë edhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Shkresa është pranuar nga një gjykatës federal, dhe proku-rori tash duhet të vendosë nëse parimi i përgjithshëm juridik mund të zbatohet në rastin e princit. Princi Salman është njëri nga të ftuarit e samitit dyditor, i cili pritet të fillojë të premten. Presidenti amer-ikan ka deklaruar se është i gatshëm ta takojë princin megjithë kontestimet.

Macron mbron taksën e karburanteve pavarësisht protestave

Presidenti francez Emma-nuel Macron tha dje se qëndron i palëkundur në vendimin e tij pavarësisht protestave që kanë përfshirë vendin, duke u justi-fikuar se me rritjen e çmimit të karburantit po mundohet të mbrojë mjedisin. Macron gjithashtu njoftoi se Franca do të mbyllë të gjitha centralet e qymyrit deri në vitin 2022, së bashku me një numër të centraleve bërthamore. "Nuk i ngatërroj protestuesit me qyte-tarët që duan të përcjellin një mesazh", tha ai. "Ju nuk mund

të jeni pro mjedisit të hënën dhe pastaj të martën kundër rritjes së çmimit të karburantit. Ne duhet të dëgjojmë protestuesit, por jemi në një gjendje alarmi mjedisor". Mijëra të ashtuqua-jtur 'xhaketa të verdha' kanë mbushur rrugët e Francës mbi çmimet e naftës. Presidenti nuk pranon të heqë dorë edhe pse shprehet i hapur për ide dhe rishikimin e mënyrës se si do aplikohet taksa, ndërsa pranoi se shumë qytetarë mendojnë se politika po u imponohej atyre pa u konsultuar.

Maqedoni, kuvendi i heq imunitetin Nikola Gruevskit

Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të opozitës VMRO-DP-MNE, Kuvendi i Maqedonisë i hoqi dje imunitetin e deputetit ish-kryem-inistrit maqedonas Nikolla Gruevski. Në sallën plenare nuk ishin të pran-ishëm deputetët opozitarë të VM-RO-DPMNE, kryetar nderi i së cilës është Gruevski, ndërsa për kërkesën e gjykatës për paraburgim të tij nuk pati debat. Ish-kryeministrit Gruevski, u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.

Gjykata heq ndalimin e Berlusconi-t për

poste politikeGjykata Evropiane e të Drejtave të

Njeriut ka shfuqizuar dje masën ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Ber-lusconi që e ndalonte të merrte poste publike, prej hetimit për evazion fiskal. Gjykata në Strasbourg të Francës, tha se Berlusconi kishte kërkuar rishikimin e çështjes pasi autoritetet vendase kishin deklaruar se tre herë ish-kryeministri është i aftë të marrë një zyrë publike, dhe tha se nuk ka rrethana të veçanta në lidhje me të drejtat e njeriut, që çështja të vazhdojë.

Kurti për takimin e Pejës: I rëndësishëm, si një miqësore futbolli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos-je, Albin Kurti, takimin e të hënës mes dy qeverive shqiptare në Pejë, e vlerësoi të rëndësishëm dhe uron që marrëveshjet e arritura nga ai takim të mos mbetet vetëm në letër, ndërsa më tej e krahasoi me ndesh-jet miqësore të futbollit. Kurti uron që ato të mos mbesin vetëm në letër, sa për konsum mediatik. “Nëse nuk konkretizohen atëherë kjo mbledhje qeverish ngjan si një lojë miqësore futbolli”, tha Kurti.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar dje kryeministren britanike Theresa May, duke thënë se marrëveshja që ajo ka negociuar me Bashkimin Evropian vë në rrezik marrëdhënien tregtare me SHBA. Në komentet e tij të para mbi marrëveshjen e Brexit e cila votohet muajin që vjen në parlamentin britanik dhe është miratuar nga BE, Trump tha se është një marrëveshje shumë e mirë për BE por jo për Britaninë dhe SHBA. “Në formën e saj tani, me këtë marrëveshje Britania nuk do të mund të treg-tojë me Shtetet e Bashkuara, dhe nuk besoj se ata e dëshirojnë këtë. Kjo është ana negative e marrëve-shjes”, tha Trump për gazetarët. Trump argumenton se May duhet të rinisë negociatat me Brukselin për të siguruar kushte më të mira për Britaninë.

Rusia ka caktuar dje masën e paraburgimit për 60 ditë, për rreth 10 nga 25 marinarët të kapur një ditë më parë në tre mjete të marinës së Ukrainës, ndërsa video të deklaratave të tyre u shfaqën në mediat vendase. Një nga marinarët, Volodymyr Lisovyi, tha se ishte i ndërgjegjshëm për "natyrën provokative" të veprimeve ukrainase, por ushtria e Ukrainës komen-toi duke thënë se marinarët janë detyruar të gënjejnë nga presioni. Kombet perëndimore kanë dënuar për-dorimin e forcës nga Rusia dhe kanë kërkuar lirimin e anijeve dhe personelit ukrainas. Ukraina ka thënë se ndjehet e kërcënuar nga Rusia dhe ka shpallur gjendje 60 ditore lufte. Kancelarja Angela Merkel biseduar dje në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Poroshenko.

Trump për marrëveshjen e Brexit: E mirë për BE, jo për SHBA Përplasja Rusi-Ukrainë: Marinarët e kapur shfaqen në TV rus

Dorëhiqen zyrtarët serbë të Kosovës, protestë kundër tarifës tregtare

sa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar veprim të ngutshëm dorëheqjen e katër kryetarëve të komu-nave veriore të Republikës së Kosovës. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, duke thënë se këto dorëheqje janë të dëmshme për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komu-niteteve në Kosovë. “Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Re-publikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit”, u shpreh Veseli. Kreu i Kuvendit ka theksuar se Republika e Kosovës është e an-

gazhuar që të respektojë të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi të saj dhe sipas tij problemet duhet të zgjidhen në mënyrë të matur dhe vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe dialogut.Qeveria e vendosur të mbajë tarifën

Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur të mbajë në fuqi taksën për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të hequr tarifat. Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se vendi respekton vlerësimet e miqve ndërkombëtarë, por që vendimi për taksën nuk mund të largohet në rrethanat aktuale. “Ne kur e kemi vendosur taksën kemi pasur parasysh që do të kemi vërejtje dhe sug-jerim nga miqtë tanë ndërkombëtarë,

por ne mendojmë që tani për tani jemi të vendosur që taksa të mbetet në fuqi derisa të mos ndërrojnë sjelljet e palës tjetër, në këtë rast të Serbisë. Këto janë vendime që i kemi bërë për të mbrojtur vendin tonë nga veprimet e dëmshme që ka bërë Serbia karshi shtetit tonë”, thotë Shatri. Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se shumica e bizneseve në Kosovë, kanë mbështetur taksën. “Janë tre kate-gori të bizneseve që në përgjithësi kanë disponim pozitiv. Ka solidaritet më këtë vendim ka një përkrahje popullore por ajo që mbetet me rëndësi për bizneset është parashikueshmëria se deri kur mund të zgjat taksa”, thekson Rukiqi.

Shtetet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shman-gur provokimet dhe zbutur tensio-net. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ar-dhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stab-ilitetin”, thuhet në deklaratë.

Kosova të heqë tarifat ndaj Serbisë, të zbusë tensionet

DASH:

Page 12: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT12 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh prapaskenat, ja si dështuan ndër vite tentativat për bashkimin Shqipëri-Kosovë, Dushan

Mugosha dhe Miladin Popoviç prishën planet e PPSH

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBABË E BIR AKUZOHEN PËR DISA VJEDHJE TË TJERA NË LEZHËAmerikanët japin detaje nga lëvizjet për bashkimin e shqiptarëve

Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthy-er dhe një herë në qendër të debatit. Kryeministri

Rama ka deklaruar se kjo do bëhet realitet deri në 2025. Por kjo nuk është lëvizja e parë, pasi ka pasur dhe më herët të tilla tentativa. CIA tregon një dokument të periudhës komuniste ku synohej bashkimi, pro tentativat dështuan.

Janar 1953Minoriteti shqiptar në Jugosllavi

Minoriteti shqiptar në Jugosl-lavi përbëhet nga një popullatë prej rreth 900.000 banorësh që jetojnë në Kosovë, në Malin e Zi dhe në perëndim të Maqedonisë. Kosova është teorikisht një krahinë auto-nome e Republikës së Serbisë, e cila edhe ajo është pjesë e federatës së Jugosllavisë. Me shtimin e Metohijes në Kosovë, rajoni mori emrin admin-istrativ jugosllav Kosmet, i cili ka zyrtarisht 750.000 banorë, rreth 85 për qind e të cilëve janë shqiptarë etnikë. Në kohën e përcaktimit të kufijve të Shqipërisë në konfer-encën e Londrës në 1913, Kosova iu dha Serbisë, dhe shumë shqiptarë të rajonit u larguan në jug për në Shqipëri. Këta u strehuan kryesisht në krahinën e Krujës, Mamurrasit, Fusha e Mbretit (Elbasan), në Myz-eqe dhe lokalitete të tjera. Të tjerë u përzunë nga serbët, mes të cilëve dhe familja Bllaca dhe familje fisnike katolike. Priftërinjtë Shtjefen Kurti, Gjon Bicaku, Mikel Shala arritën të shpëtonin jetën e tyre duke u larguar për në Shqipëri në vitin 1929. Në këtë kohë qeveria shqiptare dërgoi një notë proteste në Ligën e Kombeve (tanimë OKB) në lidhje me vrasjen e At Shtjefen Gjecov, e cila është përshkruar në një libër të Dr. Vasfi Samimi, të publikuar në Tiranë në 1943. Autoritetet jugosllave përfituan nga analfabetizmi i masave shqiptare dhe nën pretekstin se ishin turq dhe të fesë myslimane, i mohuan atyre të drejtën të flisnin gjuhën dhe të ruanin traditat kombëtare apo patriotike. Serbët i detyruan shqiptarët të lar-goheshin nga shtëpitë e tyre dhe në to u vendosën serbë dhe malazezë. Më prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia dhe shqiptarët që jetonin në kufijtë e vitit 1913 të Shqipërisë së lirë nisën të luftonin pushtuesit prej ndjenjës së tyre të patriotiz-mit dhe dëshirës për liri. Situata e shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së luftës ishte krejt ndryshe. Ata ishin nënshtruar nga Jugosllavia, prandaj pushtimi italian e gjerman ishte një çlirim për ta. Por gjurmët e thella të zgjedhës jugosllave do të mbeteshin për vite me radhë. Në vitin 1941 kur gjendja e kosovarëve kishte arritur pikën më të keqe, Kosova u shpëtua dhe u bashkua me Shqipërinë. Grupe mësuesish dhe zyrtarësh admin-istrate u dërguan në Kosovë nga Shqipëria në vitet 1941 e 1942. Zyr-tarët e kuptuan gjendjen dhe ndjesitë e kosovarëve dhe zbutën disi urrejtjet dhe dëshirën e tyre për hakmarrje,

duke rivendosur barazinë dhe të dre-jtat e tyre në lidhje me ato të serbëve dhe malazezëve. Nga viti 1941 deri në 1944 sllavët mbajtën postet e tyre në administratë por shumë prej tyre u larguan nga vendet e punës pasi ishin pasuruar tashmë në kurriz të skllevërve shqiptarë. Gjatë pushtetit shqiptar në Kosovë, serbët dhe mala-zezët kishin mbrojtjen e gjykatave kundrejt abuzimeve të shqiptarëve, të cilat ndërhynin menjëherë në favor të tyre. Për shembull në vitin 1944 një kosovar vrau një serb në Prizren për gjakmarrje, por vetë komandanti Xhafer Deva urdhëroi që vrasësi të ekzekutohej në po atë vend ku kishte kryer vrasjen.

PërçarjetKomunistët e rezistencës në

Shqipëri nisën të arrinin suksese me anë të intrigave mes intelektualëve shqiptarë dhe me anë të sloganeve patriotike apo citateve komuniste për “të drejtat e punëtorëve”. Ata propozuan që të gjithë shqiptarët të bashkohen me ta për të luftuar imperializmin nazifashist dhe nisën një fushatë intrigash dhe përçar-jesh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, të nxitur nga agjentët jugosllavë brenda Partisë Komuniste. Të dërguarit komunistë nga Shqipëria u pritën nga serbët e malazezët e Kosovës, të cilët i bindën komunistët shqiptarë se kosovarët ishin fanatikë fetarë. Minoriteti serbo-malazez në Kosovë ka pasur tendencë të besonte te komunizmi. Komunistët mes tyre përfituan re-zultatet e punës së tyre në 1942 kur nxitën shqiptarët të digjnin qytetin e Pejës. Në ditët e para pas çlirimit të Kosovës, ishin komunistët që pretendonin se ishin misionarë të nacionalizimit shqiptar, me qëllim me qëllim nënshtrimin e kosovarëve ndaj komunizmit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht sllavizmit. Pesëqind njerëz u vranë me armë zjarri dhe thika në sulmet e para të çetnikëve dhe më vonë nga partizanët. Liderët kryesorë komunistë ishin Fadil Hox-ha, Mehmet Hoxha, Xhevdet Doda,

vëllezërit Nimani, Hysni Zajmi, Ismet Shaqiri dhe të tjerë. Në dimrin e vitit 1943 ka pasur masakra të mëdha të kosovarëve në Rozaj. Me gjithë masakrat e çetnikëve dhe më vonë të partizanëve, kosovarët vazhduan rezistencën e tyre dhe luftuan kundër çetnikëve dhe partizanëve në Plavë, Guci, Rozaj, Tutinit, Mitrovicë, Gjilan, Raska dhe në lokalitete të tjera ku flitej shqip. Në vitin 1942 ata krijuar Lidhjen e dytë të Prizrenit, të drejtuar

nga Bedri Pejani. Të gjithë shqiptarët iu përgjigjën thirrjes së Lidhjes dhe mbrojtën kufijtë e atdheut të tyre deri në ardhjen e ushtrisë sovjetike në Serbi. Lufta e kosovarëve ndaj komunistëve sllavë u inkurajua dhe nga gjermanët. Kosovarët e kishin bërë të tyren përpjekjen kundër komunistëve jugosllavë dhe u mbështetën nga grupe të Ballit Kombëtar shqiptar në qershor 1944. Por jugosllavët kishin arritur të in-filtroheshin në Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe thuajse kishin drejtimin e saj. Kështu, kreu i ko-munistëve të Shqipërisë, Sali Bosh-njaku, i cili ishte në fakt famëkeqi Dushan Mugosha, urdhëroi Enver Hoxhën, Mustafa Gjinishin, Omer Nishanin dhe të tjerë të shpalleshin si çlirimtarë të vendit, duke mbajtur të fshehtë drejtuesit serbë të partisë. Patriotët e vërtetë shqiptarë po e kuptonin se komunistët po merrnin kontrollin dhe meritat e rezist-encës, duke përfituar dhe ndihmën e forcave Aleate, prandaj nuk patën zë në çështjen e Kosovës. Komunistët shqiptarë vendosën që për çështjen e Kosovës të diskutohej pas mba-rimit të luftës, kështu që kosovarët mbetën të ngatërruar mes intrigave të dy mjeshtërve jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosës. Për kosovarët ishte e pamundur të për-balleshin njëherësh me komunistët shqiptarë të drejtuar nga Enver Hoxha, si dhe me serbët, malazezët, çetnikët dhe bullgarët. Kosovarët luftuan me të gjitha fuqitë për pa-varësinë e tyre, duke mbrojtur rendin dhe kufijtë deri në 1944. Në Kosovë erdhën rreth 20-30 grupe komuniste të Shqipërisë të cilët nuk bënë shumë për të prishur rendin publik, por vranë Atë Lorenco Mitrovici dhe një ushtar në Gjakovë, si dhe prishën disa linja telefonike.

BashkimiNga viti 1941 kur Kosova u

bashkua me Shqipërinë, dhe deri në 1944 kur komunistët sllavë morën kontrollin, serbët dhe malazezët u trajtuan me barazi. Vuajtje pësuan

vetëm ata që ishin kundër regjimit dhe merreshin me intriga politike. Edhe rendi publik ishte i mirë, dhe serbët, shqiptarët e malazezët mund të udhëtonin në qytetet e Shqipërisë dhe tregtarët mund të shisnin apo blinin mallrat e tyre lirshëm. Nuk kishte kriza urie dhe dyqanet ishin të mbushur me produkte. Kostot e jetesës u ngritën gjatë luftës por kjo erdhi sepse qeveria shqiptare kishte hequr standardet e këmbimit në flori. Forcat nacionaliste kosovare që kundërshtonin komunizmin qëndronin në male dhe drejtoheshin nga Ymer Berisha, Mulla Idrizi e Luan Gashi. Në 1944 vullnetarët na-cionalistë të Kosovës u mundën nga Brigadat e 5-të, e 7-të deh e 17-të e partizanëve të Shqipërisë, të drejtu-ara nga Shfeqet Peçi, i lindur në Mal-lakastër. Të gjitha qytetet e Kosovës u pushtuan nga këto brigada, të cilat rekrutuan me forcë banorët në të ashtuquajturën “Ushtria Çlirimtare”. Teksa forcat gjermane tërhiqeshin, brigadat shqiptare i ndoqën ato deri në Banat, duke u prekur nga sëmundje si tifo dhe më pas u erdhi vdekja. Vetëm një e pesta e këtyre forcave u kthyen. Ndërkohë, Shaban Palluzha nga Drenica mori urdhër të formonte brigadën e re kosovare që do ndiqte gjermanët bashkë me forcat shqiptare. Kjo u kundërsh-tua nga profesor Ymer Berisha po nga Drenica i cili kërkoi të bindte nacionalistët të mos bashkoheshin me forcat shqiptare, duke thënë se sllavët po përpiqeshin të largonin kosovarët nga vendi duke i vënë në ndjekje të gjermanëve. Kryengritje të nacionalistëve kosovarë u zhvil-luan në Drenicë e Llapje, ku banorët ishin besnikë ndaj frymës nacional-iste të Xhafer Devës. Shumë beteja të shqiptarëve kundër sllavëve dhe mbështetësve të tyre u zhvilluan në male, ku u vranë rreth 600 kosovarë dhe rreth 2500 sllavë. Tre beteja madhore u zhvilluan në Drenicë, Gjilan e Ferizaj. Nacionalistët kryen luftime të ashpra në Drenicë, ku karroca të panumërta transportonin municion dhe ushqim çdo ditë në front, dhe ktheheshin me të sëmurët e të plagosurit, për t’i çuar më pas në spitalet e Prishtinës, Mitrovicës e Peçit. Brigada e 7 e kuptoi që kosovarët do të luftonin deri në fund, prandaj ftoi për negociata Mufti Asim Lushën, ish-përfaqësuesin e Drenicës. Por komunistët shkelën rregullat e luftës duke vrarë në vend Muftiun, çka shkaktoi ashpërsim të luftimeve. Gjilani gjithashtu u ngrit në revoltë nën udhëheqjen e Mulla Idrizit. Forcat nacionaliste në pranverën e vitit 1945 sulmuan dhe fituan betejën në Ferizaj, por suksesi ishte jetëshkurtër prej mungesës së municioneve dhe disiplinës. Forcat komuniste ishin rigrupuar pas tërheqjes së gjermanëve deh arritën të mundnin grupet nacionaliste. Pas humbjeve të pësuara komunistët kryen masakra në disa qytete, duke detyruar nacionalistët të hiqnin dorë nga rezistenca e mëtejshme.

Komunistët e rezist-encës në Shqipëri nisën të arrinin suk-sese me anë të intri-gave mes intelektu-alëve shqiptarë dhe me anë të sloganeve patriotike apo citat-eve komuniste për “të drejtat e punëtorëve”. Ata propozuan që të gjithë shqiptarët të bashkohen me ta për të luftuar imperializ-min nazifashist dhe nisën një fushatë intri-gash dhe përçarjesh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, të nxitur nga agjentët jugosl-lavë brenda Partisë Komuniste...

Page 13: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 13

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Bisedë me vajzën e Izet Osmanit (Kalo) dëshmorit dhe “tradhtarit”

Nga Hyqmet ZANE

Historia e çdo çami në veçanti në Shqipëri është pjesë e bashkë-sisë së gurëve që përbëjnë mo-zaikun e historive që përbëjnë

tërësinë e vlerave historike të një kombi. Në këtë tërësi vlerash nuk ka se si të mos kthesh kokën nga persekutimi që një sistem i bëri një popullate të tërë që fati e përplasi në vitet e një shekulli.

Jo pa interes dhe me shumë vëmend-je do të konsideroja historinë e ekzekuti-mit të Izet Osmanit (Kalo), njërit prej atyre burrave të Çamërisë që me idealizmin e tyre dhe me përkushtimin si shqiptarë të devotshëm dhe antigrekë, jetuan e luftuan për të mirën e popullit dhe vendit të tyre.

Ashtu përmes njohjeve miqësore u bëra i pranishëm në shtëpinë e vajzave të Izet Osmanit, Ildishanit dhe Myzejeni që jetojnë në Durrës dhe nga goja e tyre dëg-jova historinë e trishtë të njeriut që me aq mund e sakrifica i shërbeu Shqipërisë dhe që një ditë nga dëshmor i popullit u kthye në armik. E gjithë kjo, si një telenovelë e parrëfyer mirë ende edhe sot e kësaj dite nga pjesa e historiografisë shqiptare. Me ose pa dashje, me hir apo me pahir, me të drejtë apo pa të drejtë, mbi këtë familje rëndoi pesha e një mënxyre të madhe dhe të parrëfyer në vite. Nuk është e vetmja histori kur idealistët që menduan se nga idetë komuniste do të shikonin të ardhmen. Janë edhe shumë të tjerë si ajo e Nako Spiru etj që u bënë viktimat e një sistemi që në vend të shpërblimeve, u dha plumbin e pabesisë bijve të popullit.

Për më shumë, vizita e një amba-sadori amerikan si Uidhers në shtëpinë e tyre një ditë të bukur për të mësuar se si këto dy motra të res-pektuara dhe të vua-jtura i kishin shërbyer të nderuarës Mysine Kokalari, ka mbetur për to si i vetmi mo-ment i vlerësimit të sakrificave për një familje, në një kohë që këndvështrimi i një Shoqate si ajo e Çamërisë do të duhej të ishte fokusi i të mësuarit të të vërtetave të ngjarjeve që lanë mbresë në jetën e këtyre dy zonjave tashmë në moshë pleqërie dhe në vet-minë e një kohe që ka harruar nderimin njerëzor.

E bija e (Izet Osmani (Kalo), Ildis-hani, e gjen me vend të flasë për Çetën Çamëria për të parën çetë antifashiste si një pjesëmarrje dëshmi se çamët ishin protagonistët si luftëtarë të lirisë. E kri-juar nga Rexho Plaku, nga i ati i saj, Izet Osmani (Kalo) dhe bashkëpunëtorët e vet çamë, Haki Rushiti dhe Taho Sejko, Çeta Çamëria u bë flamurtare e vlerave të një krahine që dha kontribute të rëndësishme në Luftën II Botërore kundër nazifashiz-mit. Por që për fatin e keq u sulmua keqas dhe u dhunua kriminalisht nga komu-nistët si një pabesi që do ta provonte një popullatë e tërë.

Ildishani Osmani shprehet: “Çeta Çamëria është krijuar nga Rexho Pla-ku, Haki Rushiti, Taho Sejko dhe Izet Osmani, ku secili ka pasur rolin e tij në formimin e asaj çete. Ndërhyrjet në punët e brendshme të Çetës, nga Kadri

në Rrëshen, njëherë i çuan në Savër të Lushnjës, atje ndenjëm tre muaj dhe më pas morën në hetuesi Ildizen dhe motrën dhe nënën e tyre, Selimen.

Në kohën e diktaturës u përhapën legjenda gojore sikur Izet Osmani rrinte në tavanin e shtëpisë ose vente natën në shtëpinë e tij si përgojime me aktivitetin e një njeriu që i dha vendit të tij kontribut dhe mori epitetin “tradhëtar” kur ai ishte hero dhe dëshmor.

Për këtë realitet diktatorial, vajza e tij shprehet se “Nuk kishte asnjë provë që ishte gjallë. Madje nënën time e kanë rrahur kaq shumë, sa që gjithë trupi i ishte bërë i zi sterrë dhe neve vajzave na kanë mbajtur 13 ditë në hetuesi. Stavri Xharra ishte hetues, korçar. Ne na kërcënonin po nuk na kanë rrahur”.

Ndërsa e motra e Ildishanit shton se “Në Sarandë unë nuk e dija fare si kishte vdekur babai. Dhe sa zbres nga autobusi, më vijnë policët, më marrin dhe më fusin në një dhomë shumë të vogël dhe gjithë natën më hidheshin mijtë sipër. 18 vjeç isha, vinin policët më shikonin dhe talleshin me mua. E gjithë kjo ishte se donin të na diskreditonin si çamë. Asgjë nga ato që shkruan Mark Dodani i sigurimit nuk është e vërtetë. As çfarë kanë thënë të tjerët. Ato kanë qenë vetëm shpifje. Të ma gjejë Mark Dodani ku ka punuar Izet Osmani, a ka bënë i arratisur? Mark Dodani thotë që Izeti bënte lojë të dyfishtë dhe është vërtetuar katërcipërisht se Izet Osmani është gjallë. E pyes - Ku, ku është gjallë, ku ka bënë,

ku është varrosur? Të më thonë që është varrosur këtu, të shkoj t’ia shoh njëherë varrin. Mad-je më kishin sjellë dhe një grua në hetu-esi që të më zbulonte. Donin si e si që unë të pranoj që unë e kisha takuar babanë. Këto mi bënin kur isha në Lushnjë. Kur va-jtëm në Rrëshen më kanë ballafaquar me Skënder Varrinë, që më thoshte "shkoja vazhdimisht pranë shtëpisë sonë dhe

kam takuar babanë" . "Nuk është i vërtetë i thashë, gënjen". Skënder Varriu me këta ka qenë edhe ai, ka qenë i detyruar". Nuk është e vërtetët i thashë." "Po ishte i maskuar", thoshte Skënderi. "Nuk di gjë i po përgjigjesha. Unë nuk kam parë njeri, nuk kam njohur babanë tim". Më morën në Tiranë dhe na pyetën edhe aty. Të mos harrojmë të gjitha këto ndodhën pas arrestimit të çamëve më 1960 dhe më janar 1961 në Tiranë me atë Skënderin. Trupin e babait që ishte pa kokë nuk e sollën ata të sigurimit siç thanë vetë gjithçka ka ndodhur midis dy kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Këto i ka bërë sigurimi i shtetit shqiptar që dilnin nga Kakavija dhe hynin në Konispol. Nevruz Bejleri, madje na e ka thënë kur u ballafaquam në hetuesi. Nevruz Bejleri ka thënë "Aman more. Po si thoni kështu. Po e kam varrosur me këto dy duar more. Në fakt ne nuk dimë asgjë për këto që sajonin ata të sigurimit". Për fatin e keq komuniteti çam ka vuajtur aq shumë dhe historia e popullatës çame është histori e hidhur, e trishtë që edhe sot e kësaj dite pak vetë e dinë.

Eleminimi i Izet Osmanit (Kalos), paralajmërimi për viktimizimin e çamëve nga diktatura

Aliu (Pisha) nga Bo-lena e Vlorës, bënë që të prishej drejtimi I saj dhe Hakiu me shokët e vet iku në Çamëri, ndërsa Izeti mbeti në Konispol. Duhet ta them se Hakiu ishte koman-danti dhe futja e grekëve në çetë ishte e papranueshme nga çamët. Ishte viti 1942. Ndodhën çfarë ndodhën që njihen nga historia. Edhe ne si familje ikëm nga Çamëria dhe u vendosëm në Vlorë.

Pas fitores së EAM-it përkohësisht u duk sikur u çlirua Çamëria. Mund të shkonim e të vinim në shtëpinë tonë. Por nuk dinim gjë se çfarë kishte ndodhur në thellësi të Çamërisë. Mbaj mend që duke ndjekur nga pas nga Vërva në Koskë njerëzit e mi, kur arrita në një vend në kufirin që ndan Shqipërinë me Çamërinë, është një gur i madh me perimetër të madh, ndërsa në anën tjetër ishte një ferrë e madhe. U gjetën skelete dhe kafka dhe më ra në sy një palë gërsheta të mbetura në ferrë me gjithë skalpin e kokës. Unë isha e vogël nja 6-7 vjeç dhe nëna me gjyshen më qetësuan nga tmerri që pashë. Në Koskë ishin Smajletë, (fisi i gjyshit të Il-dishanit) Rustemejtë dhe lagja e Kalajve”.

Zonja Ildishan, duke dashur që të jetë e saktë në rrëfimin e vet, për atë që ka ndodhur më pas, e kap fillin nga prob-lemi që u krijua në Çetën Çamëria, ku zë fill edhe përplasja e madhe e komu-nistëve shqiptarë me çamët, me ndërm-jetësinë e grekëve apo filogrekëve. Më tej ajo vazhdon: “Roli i Kadri Aliut (Pisha) ka qenë dora e zezë në përçarjen dhe prish-jen e Çetës. Hakiu e

mori një pjesë të çetës dhe u arratis në Greqi. Ata u kthyen, kurse Hakiu ndenji atje. Edhe të shoqen e tij ia çon kushëriri Shaban Ademi në Koskë ku Hakiu kishte qëndruar. Pastaj ndodhin ato të tjerat. Ne ikim nga Çamëria. Ishte një periudhë që sikur u normalizua gjendja, fituan ato të AMI-t atje dhe u çlirua Çamëria.

Po greku bëri çfarë deshi, vrau si deshi, sakatoi pleq e plaka dhe fëmijë. I kishte therur. atje. Ishin gjithë ato, gjashtë – shtatë koka e trupa ishin se i kam parë unë, kurse katoi (bodrum) i Uso Hamzait ishte mbushur plot me kufoma”.

Vajza e Izetit, Ildishani vazhdon me historinë e saj më tej kur kujton se u prishën marrëdhëniet mes Izetit, Tahos dhe të tjerëve me Hakiun që iku dhe mbeti në Greqi. Në bisedë e sipër i them se “Babai im mund të jetë çami i fundit që mund ta ketë takuar Haki Rushitin. Im atë erdhi nga Gjermania, nga internimi, vajti në Janinë dhe atje në vajti te koman-da greke, korifllaqia, për të marrë lejen se do vinte në Çamëri dhe kishte dhe pesë shqiptarë do t’i përcillte. Ata i thanë që Çamëria është prishur dhe u zu me

Ky muhabet në maj të vitit 1955. Kur ikën ata, do shkonte babai me shërbim për në Gre-qi. Rrugën e bënte ose nga Kakavija, nga Korça. Dhe nuk shkonte vetëm. Por para se të shkonte në shërbim, vajti te xhaxhai. "Adem, i thotë, po vete me shërbim. Po 99 herë mua do më vrasin. A do më vrasin tonët a do më vrasin grekët nuk e di. Po e dinin ato, se ky ishte limon i shtrydhur se nuk donte të shkonte më.

I thotë edhe nënës "Selime, ti e di, unë po shkoj me shërbim. Nëse nuk vij ki kujdes vajzat". Edhe Ramos, (Ramo Jaupi, ishte burri i motrës së Dinos) i thotë. “Unë po iki po kam frikë. Po kujdes." Dhe iku. Pritën këta 10 ditë, a 15 ditë, nuk e di se sa ditë kanë pritur. Nuk u kthye. Atëherë nisen nga Tirana Teme Sejko dhe shumë njerëz të tjerë. Në Gjirokastër, një shumicë e madhe, vajtën te shtëpia dhe i thanë që Izet Osmani është vrarë. U vra në përp-jekje me armiqtë (grekët). Po unë isha në maturë. Isha në kohë të provimeve. Dhe nuk më treguan mua. Dhe vinte Shaban Ademi çdo javë tek unë, (Shaban Ademi në vitin 1960 u arrestua dhe e vranë në hetuesi me ta ash-tuquajturin grupi i Teme Sejkos). Kur mbarova provimet unë, erdhi Shabani më mori dhe shkuam në shtëpi. Xhaxhai pastaj më tregoi që është vrarë. Pas gjashtë ditësh, a më tepër, nuk e di, vjen Nevruz Bejleri (ka qenë shef i sigurimit të rrethit Gjirokastër) të shtëpia jonë dhe më takon dhe dolëm në bahçe . "O Nevruz po si është puna? Pse nuk na e sollët trupin?" "Shiko Disho, tha, Izeti kur kemi shkuar ne, gjithmonë shkonte 50 m larg, përpara nesh. Dhe ashtu bëri dhe kësaj here. Dhe e qëlluan e vranë. Në këtë kohë unë shkova që ta shikoja dhe ai më tha "Nevruz nuk ngrihem më, më thotë, po merr postën edhe ikni." Kur vajtën këta pas gjashtë ditësh e gjetën pa kokë. E morën dhe ashtu e varrosën. Nuk patën mundësi ta sillnin në shtëpi, se pas gjashtë ditësh, në maj, ishte dekompozuar”.

Dhe kështu përfundoi çështja e Izetit. Pastaj familjen e quajtën familje dëshmori, për 5 vjet deri në vitin 1960. Lapidari ishte i përbashkët, dhe në fund atje sipas rradhës ishte dëshmor, edhe Izet Osmani. Edhe gjatë kësaj kohe ne merrnim pensionin edhe ne dy gocat. Edhe motra ime më e vogël mbaroi tetëvjeçaren atje, erdhi në Tiranë mbaroi shkollën pedagogjike, pastaj dhe kësaj i dolëm për universitet. Të dyja ishin në universitet kur ndodhi ngjarja me të ashtuquajturin “grupi i Teme Sejkos”. Për çudi në atë kohë, siç e kujton Ildizja, u tha që Izet Osmani është gjallë. Po ku është gjallë? Familjen e Izet Osmani (Kalo) e internuan. U internuan

Pas gjashtë ditësh, a më tepër, nuk e di,

vjen Nevruz Bejleri (ka qenë shef i sigurimit të rrethit Gjirokastër) të shtëpia jonë dhe më takon dhe dolëm në bahçe . "O Nevruz po si është puna? Pse nuk na e sollët trupin?" "Shiko Disho, tha, Izeti kur kemi shkuar ne...

Pas luftës, Izeti punoi pak kohë në postë, shpërndante letrat.

Pak, shumë pak kohë, pastaj Teme Sejkua i

propozon që të hyjë në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit, në sektorin e kundrazbulimit deri në 1955. Në shtëpinë tonë vinin shpesh për

gjueti Mehmeti...

atë, korofillakun. Prej aty shkon te zyra amerikane e UNRRA. Aty takon Hakiun. Me të cilin përshëndeti, duke e thirrur “Dajko” nga lidhjet që kishim familjarisht. Hakiu i tha "Shyqyr Zotit, do e gëzosh babanë se nëna e tij, gjyshja ime kishte që nga 1912 në Stamboll. Shkëmbejnë fjalët e para me njeri-tjetrin dhe Hakiu e këshillon që të shkonte tek nëna e tij dhe të mos hynte në Shqipëri se do të mbetej aty dhe komunistët do të bëjnë shumë të këqija. Por im atë këmbënguli që do të shkonte në Shqipëri që të marrë vesh familja, babai, vëllezërit e motrat, por edhe gruaja që ishte gjallë. Hakiu i tha: "Do futesh brenda, po nuk do dalësh më". Hakiu vetë iku në SHBA, me ata të UNRRA-s ku jetoi derisa ndërroi jetë. Por para se të ndahej me babanë i dha një letër për t’ia dhënë Tahir Demit që babai im e kreu me korrektesë.

Duke dëgjuar këtë rrëfim, Ildishani shtoi se “Pas luftës, Izeti punoi pak kohë në postë, shpërndante letrat. Pak, shumë pak kohë, pastaj Teme Sejkua i propozon që të hyjë në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit, në sektorin e kundrazbulimit deri në 1955. Në shtëpinë tonë vinin shpesh për gjueti Mehmeti, Kadriu dhe Beqiri. Sidomos Kadriu vinte shumë shpesh, se e kishim edhe dhëndërr. Kohët e fundit Izetin e kishin zbuluar grekët, siç thoshte, dhe kishte ardhur disa herë në Tiranë, ku kam shkuar edhe unë që në moshën 14 vjeç dhe kreva edhe shkollën e mesmen dhe të lartën i bëra në Tiranë. Babai vinte shpesh herë dhe i thashë unë "O Tixhi (se Tixhi i thërrisnim të gjithë) pse vjen kaq shpesh? Tani po mbaroj. Pse?" "Jo- më tha nuk vij për ty. Po unë dua ta lë atë punë, meqenëse u bë dhe kooperativa, u bëra kryetar i deleve, dhe dua ta lë." Dhe vinte të takohej me Kadrinë. Njëherë tjetër pastaj, Kadriu, Beqiri dhe Mehmeti kishin ardhur në Konispol për vizitë, nuk e di për çfarë, dhe si zakonisht shkonin në stanin tonë, te xhaxhai, te Ademi, ngaqë ai kishte shumë dele dhe i mbante dhe i ndihmonte të gjithë.

Vajtën aty në stanin tonë, ishte dhe Nevruz Bejleri, ishte Gani Tartari. Që ka qenë sekretar i partisë, babai im ka qenë zëvendës. Po hanin mish atje, i thotë Nevruz Bejleri, (ka qenë komandant i zbulimit). "Shoku Gjeneral (ata të tre gjeneralë ishin, se kujt iu drejtua) shiko, se Izeti është zbuluar dhe nuk ka qejf të shkojë më andej kufirit (në Greqi) nuk mund të shkojë më". "Po mirë i thotë, (se kush nga ta të tre nuk e di) le të shkojë dhe kësaj rradhe pastaj herës tjetër do t’i gjej ndonjë punë tjetër." E mirë në rregull”.

Page 14: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT14 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Nxirrnin gurë në malin e Tomorit, nën hetim 5 persona

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, ka nisur hetimet për 5 persona, pasi akuzohen se kryenin aktivitete të paligjshme në Malin e Tomorit, duke nxjerrë gurë gëlqerorë. Burime zyr-tare nga policia bënë me dije se materialet janë referuar për shtetasit me inicialet I. L., 42 vjeç, banues në Poliçan, B. L., 43 vjeç, banues në Berat; C. Q., 41 vjeç, banues në Poliçan; A. B., 32 vjeç, banues në Çorovodë, si dhe shtetasi me inicialet S. Q., 59 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti. Materialet heti-more do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Punësim i paligjshëm”. Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura.

Dosja “Xhisiela”, gjykim i shkurtuar për Rrexhep RrajënGjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkur-

tuar ndaj Rexhep Rrajës, për çështjen “Xhisiela”. Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar në rast dënimi nga trupi gjykes, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja do të përfitojë ulje dënimi me 1/3. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi Gjykata e Krujës caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë nën akuzën e përndjekjes, si finalizim i një dosjeje që kishte qenë në duart e prokurorisë prej disa muajsh. Çështja mori përmasa të tjera kur ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Debatet dhe akuzat për këtë çështje përfshinë edhe politikën. Ndërkohë në seancën e djeshme mori pjesë në seancë dhe e dëmtuara e cila ka thënë përpara gjykatës se nuk është dhunuar asnjëherë nga Rrahman Rrahja.

Mungojnë avokatët, shtyhet gjyqi për vrasjen e Marvi MihalitKa dështuar këtë të martë procesi gjyqësor për vrasjen e

të riut Marvi Mihali, i cili mbeti viktimë e një konflikti për një karikues celulari me vlerë 500 lekë të reja. Shkak për shtyrjen e seancës janë bërë avokatët mbrojtës të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, Dejvis Bitraj, si dhe avokati i të pandehurve Klidens dhe Marsel Allës. Për këtë arsye, gjykata caktoi avokat kryesisht për tre të pandehurit, por pavarësisht kësaj, seanca e kësaj të marte dështoi, për t’i lënë kohë avokatëve të caktuar që të njihen me dosjen. Sakaq, në këtë seancë gjykata vendosi që të thërrasë forcërisht me anë të shërbimeve policore në seancën e radhës edhe dëshmitarin Besim Sokolaj, i cili edhe pse kishte marrë dijeni, nuk ishte paraqitur për të dëshmuar. Ndërkohë, prindërit e të ndjerit, Marvi Mihali, të cilët janë legjitimuar si palë në këtë proces penal, i kërkuan trupës gjyqësore që të pyeten edhe ata në këtë proces, kërkese e cila është pranuar nga gjykata, por ende nuk është caktuar seanca se kur do të zhvillohet marrja e deklarimeve.

Masakra në Bllok, lirohen Ajaks Boshnjaku dhe Geldo Hoti për mungesë provash

Tre ditë pas dorëzimit në polici, Gjykata e Tiranës mëngjesin e djeshëm ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun. Trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj tij. Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokati i tij. Urdhër arresti për të ishte firmosur nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi kishte dyshime se është i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin. Boshnjaku është mik me

të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit. Nga hetimet e organit të akuzës dyshohej se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elion Hato. Vetë Boshnjaku e ka pranuar se ka qenë në lokalin “Monopol”, por kur ka ndodhur shkëm-bimi i zjarrit ai është larguar nga vendngjarja me shpejtësi nga frika. Ai ka deklaruar dje në

gjykatë se nuk e dinte që ishte person i shpal-lur në kërkim dhe pasi e mësoi u vetëdorëzua. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe për Geldo Hotin, një tjetër i arrestuar si i dyshuar për vrasjen në ish-Bllok, ndodhur më 4 Tetor. Më 8 Tetor, Gjykata e Ti-ranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg me afat 45 ditor”, kohë gjatë së cilës hetuesit do të duhet të siguronin prova të mjaftueshme për të provuar nëse kishte qëll-uar me armë në lokal. Geldo Hoti u arrestua

U financuan nga biznesmeni për të parë “El Clasico-n”, Krimet e Rënda dërgojnë në

gjyq dosjen ndaj 3 gjyqtarëve të Apelit Durrës

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraProkuroria: Pasi panë ndeshjen, gjyqtarët dhanë vendim në favor të biznesmenit

Elvis MYRTA

Tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petraq Dhimitri, Petrit Ceno dhe Kliton Spa-

hiu, do të gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mësohet se organi i akuzës të krimeve të rënda, ka mbyllur hetimet ndaj tyre, duke dërguar dosjen për gjykim. Krahas tyre në gjykim është dërguar edhe biznesmeni Namik Sadiku, i cili akuzohet se ka paguar udhëtimet e tyre jashtë vendit, në një rast për të parë një ndeshje futbolli në Spanjë. Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznes-menit Namik Sadiku. Gjyqtarët e Apelit të Durrësit do të gjykohen për akuzën e “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”, ndërsa biznesmeni akuzohet nga prokuroria për akuzën e “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë” të parashi-kuar nga neni 319 I Kodit Penal. Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë zhvilluar dy udhëtime, njëri prej të cilëve në Spanjë për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës, në 2014. Rasti që po hetohet nga proku-roria implikon gjyqtarët e Apelit të Durrësit me biznesmenin Namik Sadiku dhe ka të bëjë me një çështje gjyqësore midis këtij të fundit dhe ish-ortakut të tij, Oliver Ushina. Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se gjyqtarët dhe biznesmeni, Namik Sadiku, të kenë udhëtuar jashtë vendit dhe parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht me këtë biznesmen. Në kohën e udhëtim-it drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori

i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012, ku pas udhëtimit këta gjyqtarë dhanë vendimin në favor të Sadikut. Kujtojmë që në shkurt të këtij viti tre gjyqtarët u pezulluan nga KLD.

Hetimet e prokurorisëSipas prokurorisë, me ar-

dhjen e letër-porosisë nga au-toritet spanjolle dhe ato italiane rezulton se tre gjyqtarët kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Spanjës për të parë derbin “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit. Prokuroria ka kërkuar ndihmën e drejtësisë italiane për të marrë në Napoli dëshminë e shtetasit Ferdinando Mollo, i cili ka pran-uar se kishte për vizitë në vilën e tij katër persona, dy prej të cilëve nuk i njihte. Episodi i dytë i prokurorisë, sërish u referohet udhëtimeve në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë me avi-on i tre gjyqtarëve së bashku me biznesmenin, ndërkohë që biletat janë prerë sërish tek e

njëjta kompani udhëtimi dhe përsëri numrat e prerjes janë të njëpasnjëshëm. Nga hetimet, thotë prokuroria, tre gjyqtarët kanë udhëtuar për të parë ndesh-jen e futbollit në Madrid mes Reali dhe Barcelonës. Sërish prokuroria i ka kërkuar ndihmë drejtësisë spanjolle për të zbulu-ar vendin ku ishin akomoduar tre gjyqtarët. Drejtësia spanjolle i thotë prokurorisë se gjyqtarët kishin qëndruar në dhoma dyshe që janë paguar nga këshilltari i ambasadës shqiptare në Spanjë, shtetasi Fatjon Pula me vlerën e 441 euro. I njëjti punonjës i am-basadës, Fatjon Pula, ka paguar edhe dhomën e biznesmenit, i cili fillimisht ka rezervuar të njëjtin hotel me gjyqtarët dhe më pas është zhvendosur në një hotel prej 346 euro nata. Por, pavarë-sisht se rezulton të ketë paguar dhomat e gjyqtarëve, këshilltari i ambasadës ka mohuar të kishte njohje me ta, ndërkohë që ka pranuar të ketë paguar dhomat e biznesmenit. Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe biznesmeni ka komunikim telefonik aktiv me trupën e gjyqtarëve, por për Krimet e Rënda këto nuk mund të konsiderohen prova që mund ta bindin atë se gjyqtarët kanë dhënë një vendim të padrejtë. “Pas këtij udhëtimi tre gjyqtarët janë shprehur me vendim në

favor të qytetarit Namik Sadiku, cili edhe i kishte blerë biletat e udhëtimit dhe pagesat e hotelit në Spanjë”, thuhet në dosjen e prokurorit Klodian Braho.

Gjyqtarët e Ape-lit të Durrësit do të gjykohen për akuzën e “Kor-rupsion pasiv të gjyqtarëve, proku-rorëve apo punon-jësve të tjerë të Drejtësisë”, ndërsa biznesme-ni akuzohet nga prokuroria për akuzën e “Kor-rupsion aktiv të gjyqtarëve, proku-rorëve apo punon-jësve të tjerë të drejtësisë”...

në doganën e Kakavijes duke udhëtuar drejt Greqisë. Ai u akuzua fillimisht për vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje. 37-vjeçari kishte mohuar vazhdimisht që të kishte qëlluar me armë natën e ngjarjes. Hoti pranoi se ishte i pranishëm në lokal, por kur dëgjoi krismat e para, tha se ishte shtrirë në tokë dhe nuk kishte parë çfarë kishte ndodhur. Geldo Hoti, u lirua nga gjykata pasi prokuroria nuk solli prova të reja për të provuar nëse 37-vjeçari, kishte qëlluar me armë zjarri apo jo. Për ngjarjen e 4 tetorit që tronditi mbarë opinion publik, pas hekurave janë vetëm Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në kërkim për këtë ngjarje vazhdojnë të jenë Ervin Mata, Marviol Billo dhe Fabio Allushi.

Page 15: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Duke qenë se Miri u gjykua me gjykim të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 të dënimit. Në këtë mënyrë, ish gjyqtari do të vuajë 2.6 vite burg. Ndërsa, kushëriri i tij Kujtim Miri i akuzuar si sek-seri që mori 30 mijë euro dhe ja dorëzoi gjyqtarit për lirimin...

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë vendimin mëngjesin e djeshëm për ish-

gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri. Ish gjyqtari i Apelit të kryeqytetit është dënuar nga kolegët e tij të kri-meve të rënda me 3.9 vite burg. Duke qenë se Miri u gjykua me gjykim të shkurtuar, ai përfiton uljen e 1/3 të dënimit. Në këtë mënyrë, ish gjyqtari do të vuajë 2.6 vite burg. Ndërsa, kushëriri i tij Kujtim Miri, i akuzuar si sek-seri që mori 30 mijë euro dhe ja dorëzoi gjyqtarit për lirimin e Gentjan Dodës, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 2.6 vite burg dhe ky përfiton 1/3 uljen e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1.8 vite burg. Gjithashtu, gjykata vendosi dhe ndalimin e ushtrimit të detyrës si gjyqtar për 5 vite për ish-gjyqtarin Miri. Kujtojmë se prokuroria kërkoi 4 vite burg për ish gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mirin. Or-gani i akuzës ka konkluduar se rezulton e provuar përfshirja e ish-gjyqtarit në veprime an-tiligjore, pasi ai dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 30 mijë eurosh dhe ka dhënë një vendimin që favorizon lirimin nga burgu e një të pandehuri të dënuar më herët me 20 vjet burg. Më konkretisht ai aku-zohet se ka liruar të dënuarin me vrasje, Gentjan Doda, ku në këmbim të parave, ndryshoi akuzën në plagosje. Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pas ngritjes së akuzave për ko-rrupsion pasiv. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra, për të cilat tha se i kishte të të afërmve.

DosjaNë dosjen hetimore thuhet

se ish gjyqtari i apelit, Shkëlqim Miri u përfshi në korrupsion për dhënien e një vendimi kundrejt ryshfetit prej 30 mijë euro. Sipas prokurorisë dyshohet se gjyqtari ka marrë këtë shumë

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 persona në Kukës

Tre persona janë vënë në prangat e policisë këtë të martë pasi ishin shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë mësohet se tre të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. M., vjeç 56, banues në Tropojë; R. B., vjeç 30, dhe M. B., vjeç 30, të dy këta banues në Gjakovë, nga Kosova. Bëhet e ditur se të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, “Kultivim i bimëve narkotike”, “plagosje” dhe “vjedhje me dhunë” Prej tyre 56 vjeçari me inicialet A. M., i arrestuar nga policia e Tropojës, akuzohet për veprën penale, “Kultiv-im i bimëve narkotike”, ndërsa rezultonte i dënuar më parë me 1 vit 2 muaj burg. Ndërkohë dy të tjerët janë ndaluar në pikën kufitare të kontrollit Morinë, në Kukës ku gjatë punës së kontrollit, punonjësit e shërbimit, konstatuan se këta per-sona rezultonin me dokumentacion të parregullt pasi ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se arrestimi i tyre provizor u bë për qëllim ekstradimi.

Gjykata dënoi me 2.6 vite kushëririn e gjyqtarit i akuzuar si sekser

Mori 30 mijë euro për të liruar Gentian Dodën, Krimet e Rënda dënojnë me

3.9 vite burg ish gjyqtarin Shkëlqim Miri

Në kërkim në Itali për vrasje, pranga 24-vjeçarit në kryeqytet

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në pran-gat e uniformave blu të kryeqytetit përfundoi Donald Rrushi, 24 vjeç. Arrestimi të riut u bë pasi, Gjykata e Torinos në Itali kishte vendosur ndaj Donald Rushitit masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Gjykata e Torinos në Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg”, sqaron policia. Pas arrestimit, i riu shqiptar pritet që të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Ndërkohë, po ditën e djeshme policia e Tiranës ka arrestuar edhe një 53-vjeçar me inicialet V. Gj., i dënuar me 1.8 vite burg për mashtrim.

Plagosja në Paskuqan, dyshohet për ngatërrim shënjestreUrim Vata, 55-vjeçari, që mbeti i plagosur mbrëmjen e së

hënës në Paskuqan në periferi të Tiranës, mund të mos ketë qenë objektivi i atentatit. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se autori mund të ketë ngatërruar shënjestrën. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët, Vata ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. 55-vjeçari është pronar i një pike bastesh, ndërsa rezulton pa asnjë precedent penal, prandaj dyshohet se ka qenë një ngatërresë e autorëve. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi ngjarja për të shkuar në gjurmët e autorëve. Vata aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 55-vjeçari u qëllua rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës nga persona ende të paidentifikuar, ku mori dhe një plumb në këmbë. Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

ndaj të dënuarit Gentian Doda nga “vrasje me dashje” në “pla-gosje të rëndë”. Ndërkohë, pasi ishte dorëzuar shuma e parave, gjyqtari në muajin qershor të këtij viti, sipas prokuror-isë kishte ulur dënimin ndaj Gentian Dodës, nga 20 vite të kërkuar prej akuzës në 8 vite. Gentian Doda dhe vikti-ma Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel. Konflikti ndërmjet tyre ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në vitin 2010, në

Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalist dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik duke e plagosur rëndë. Nga plumbat, ka mbetur i vdekur aksidentalisht shtetasi Asllan Gjoka. Nga ana tjetër, i plagosuri ka mundur të mbi-jetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, si dhe ka arritur t’i tregojë familjes se kush e kishte qëlluar. Ai ka identifikuar Gentian Dodën.

për ndryshimin e akuzës nga vrasje në plagosje të rëndë, ndaj shtetasit Gentian Doda. Për këtë gjyqtari u hetua prej 6 muajsh, ku me urdhër të prokurorisë në 10 nëntor të vitit 2017, policia ushtroi kontroll në banesën e gjyqtarit. Gjatë kontrollit në banesë gjyqtarit të apelit iu gjetën 345 milionë lekë. Shuma e parave është sekues-truar, ndërsa Miri ka deklaruar se ato janë të një të afërmi të tij për blerje prone Ndaj tij rrëndon akuza e korrupsionit dhe fshehje e të ardhurave. Pas ndalimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri, policia ka shpallur në kërkim me urdhër të Prokuror-isë edhe Gentian Dodën, i cili dyshohet për veprën penale të ‘korrupsionit aktiv’. Doda, aku-zohet se ka dhënë një shumë të madhe parash për të dalë nga burgu, si dhe për ‘pastrim parash’. Sipas prokurorisë Shkëlqim Miri e ka marrë ry-shfetin nëpërmjet sekserëve, Kujtim Miri, kushëriri i gjyqtarit si dhe miku të Gentian Dodës, Alban Buçi. Roli i tyre është zbuluar nga kamerat e sigurisë në një lokal në Fushë-Krujë. Sipas prokurorisë Mirit Miri i ishte premtuar një shumë prej 30 mijë euro, në këmbim të ndryshimit të veprës penale

Përgjegjësi i grupit operativ të OSHEE, Prrenjas, Reshit Karriqi është goditur dhe dhunuar pasditen e djeshme nga një person që rezulton me probleme të shëndetit mendor. Në momentin kur Karriqi është sulmuar ai ka qenë në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Prrenjasit, ku fatmirësisht përgjegjësi nuk mori dëmtime të rënda. Burime zyrtare bënë me dije për gazetën se Shefi i Grupit Operativ të OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi është goditur për shkak të detyrës. Shefi i Grupit Operativ të OSHEE për rrethin e Librazhdit, sipas burimeve zyrtare është goditur me grushte dhe mjete të forta nga shtetasi Artan Kokonozi banues në Përrenjas. Mësohet se dhunuesi rezulton të ketë

zaptuar me dhunë tri muaj më parë një ambient që është në pronësi të OSHEE. Kokonozi pasi e ka zaptuar këtë objekt që dikur ka shërbyer si zyrë e ndërmarrjes së ish elektrikut ka sistemuar familjen e tij në të duke pretenduar se e ka kthyer në banesë. Pas zaptimit të këtij objekti nga ana e Kokonozit, OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike në këtë objekt. Për këtë rast, Shefi i Grupit Operativ bashkë me Shefin e Agjencisë kanë bërë denoncim për zaptimin e objektit nga ky shtetas. Ky denoncim është bërë në Posten e Policisë në Përrenjas për rastin në fjalë. Mësohet se ditën e djeshme punonjësi i OSHEE, Karriqi në kohën që ka qenë duke u kthyer për në zyrë nga lagja Përrenjas Fshat,

ku kishte kryer manovrime në kabinën elek-trike është sulmuar dhunshëm nga zaptuesi i zyrës së ish ndërmarrjes elektrike. Kokonozi i cili i ka dalë përpara atij dhe e ka goditur në fytyrë dhe në trup. Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve të cilët kanë arritur të frenojë agresorin pasi situata mund të përkeqësohej sepse agresori njihet edhe si person me prob-leme të shëndetit mendor. Ndërkohë dhunuesi ka kërcënuar me jetë punonjësin e OSHEE-së dhe familjarët e tij si dhe ka dëmtuar për të disatën herë derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Përrenjasit. Pas kësaj ngjarjeje uniformat blu kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të agresorit.

Konflikti, i sëmuri mendor sulmon punonjësin e OSHEE në Prrenjas

Page 16: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

16 GAZETA SOTE Mërkurë 28 Nëntor 2018

Nga Zenel ÇELIKU

Shqipëria e persekutuar nga regjimi komunist 50 vjeçar, ishte e fundit në ish botën komuniste që u ngrit fuqishëm dhe e përmbysi atë regjim anti njerëzor.

Thirrjet e shqiptarëve nga brenda shpirtit të tyre ishin: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” dhe “Liri demokraci”. Kështu shqiptarët menduan se tashmë erdhi koha që të jetojnë të lirë dhe në demokraci të pastër si e gjithë Europa, pa ankthet e komunizmit më të egër në ish vendet komuniste. Deri këtu ëndrra e shqiptarëve dukej se po realizohej, por pa e menduar se kjo demokraci e brishtë do të sillte korrupsionin më të madh në Ballkan, shqiptarët nuk e mendonin kurrë se vendi i tyre do të sillte shumë krim, se trafiku i drogës do të lulëzonte si në asnjë vend tjetër, trafiku i prostitucionit do të kthehej në një plagë të rëndë për familjet shqiptare, kontrabanda e të tjera afera kriminale do të kapnin kulmin e tyre në krahasim me çdo vend në Rajonin e Ballkanit.

Sot pas rreth 30 vite në demokraci, shikojmë se vendi ynë po rënkon nga një politikë vërtetë shumë e trazuar, sepse ndër vite kemi parë politikë shumë agresive ndërmjet tre partive kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat shpesh e kanë kthyer vendin në arenë përleshjeje për politike

Regjimi kriminal ko-munist, e la vendin me 3.3 milionë banorë, kurse regjimi korruptiv i demokracisë e katandi-si në 2.5 milionë dhe me mungesë të lind-jeve, e prezencë akoma më të madhe të pleqve në sasi impresionante të barabartë me botën e plakur perëndimore! Kjo tani është një hem-orragji, e cila godet drejt për së drejti kom-bin shqiptar! Politikat irracionale, grindjet politike, korrupsioni, krimi dhe pasiguria lig-jore dhe financiare, po largojnë njerëzit nga Shqipëria! Lufta pa principe morale dhe demokratike...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kauza kombëtare, si shpëtim nga politikat antishqiptare!

Politikë e trazuar në Shqipëri

Nga Besi BEKTESHI

Është e vërtetë se stre-ha e fundit e korrup-sionit është ngritja në piedestalin e një kauze

kombëtare dhe shtirja si - na-cionalist! Por është po kaq e vërtetë, që kauza kombëtare rifut në ardhmëri dhe nxjerr nga dëshpërimi, një shoqëri e cila e ka tepruar si me elitat e saj dhe me shpërdorimin e lirës dhe demokracisë! Për afro tridhjetë vite të dalë nga diktatura, ne kemi shpërdoruar gjithçka! Kemi krijuar "ishullin fantazëm të korrupsionit, anti demokracisë, drejtë-sisë së munguar dhe politikës irracionale deri anti kombëtare"! Si elita politike, ajo intelektuale dhe njerëzit poshtë janë në një vorbull pa kohezion sho-qëror, në ilaritet drejtësie imorale dhe në pasurim të një pakice shumë pakicë, për të dëshpëruar një shumicë përditë dhe më shumicë! Si në vertikalen tonë shoqërore dhe atë horizontale të deprimuar, jemi në error të plotë politik dhe filozofik! E para, sepse kemi kuptuar lirinë ekonomike si "rënie në qafë të njëri tjetrit"! E dyta, se ligjin e konsiderojmë si urdhër gabim, të barabartë për kohën e Enverit! Së treti, se aspektin kombëtar e kemi transformuar në flamur që ngrihet kur luan kombëtarja dhe për të shitur mend si folklorikë dhe jo si patriotë! E katërta, sepse hamë dhe vishemi më mirë, por mendojmë dhe punojmë më keq! E pesta, se na mungon përbërësi qytetërim, mes nesh dhe për-ballë Europës! E gjashta, se akoma kemi armik veten! E shtata, se kemi rrëzuar bazamentin arsi-mor edukativ, në nivelin më të ulët shoqëror, që me krijimin e shtetit të parë shqiptar real, të vitit 1920! E teta, se kemi lejuar fuqi historikisht armike të kombit, të fuqizojnë dhe intensifikojnë përpjekjet, për të çorientuar besimin tonë kombëtar për të ardhme shqiptare të përbashkët! E nënta, se kemi rritur një brez me interesa të vogla kombëtare! Dhe e fundit, ose e dhjeta, se kemi tre dekada që si shoqëri nuk jemi të zot të ndërtojmë për veten tonë, shtet ligjor e demokratik!

Për të mos vazhduar më me folklorizmin tonë si në politikë dhe ekonomi, na duhet një kauzë e madhe, për ti bërë ballë hemorragjisë së largimit të njerëzve nga Shqipëria! Po ikin përditë, po bosha-

tiset Shqipëria nga veriu në jug! Shqiptari sot nuk duron dot, jo vetëm qeverisjen dhe opozitën, por nuk duruan as veten! Nuk duron jetën në mungesë të theksuar të qytetërimit! Nuk duron pasigurinë në ekonomi dhe jetë, nuk duron arrogancën e admin-istratës e cila nuk duron dot as veten, nuk duron dot arrogancën e privatit dhe pronarit, nuk duron pagën si në Afrikë dhe kërkesën e standarteve si në Danimarkë, nuk duron dot mungesën e anës so-ciale reale dhe njerëzore, nuk duron dot drejtësinë e gjyqeve farsë dhe akuzave idiote! Tashmë histeria e largimit dhe kushteve për t’u larguar po godet anën kombëtare! Regjimi kriminal komunist, e la vendin me 3.3 milionë banorë, kurse regjimi kor-ruptiv i demokracisë e katandisi në 2.5 milionë dhe me mungesë të lindjeve, e prezencë akoma më të madhe të pleqve në sasi impresionante të barabartë me botën e plakur perëndimore! Kjo tani është një hemorragji, e cila godet drejt për së drejti kombin shqiptar! Politikat irracionale, grindjet politike, korrupsioni, krimi dhe pasiguria ligjore dhe finan-ciare, po largojnë njerëzit nga Shqipëria! Lufta pa principe morale dhe demokratike në politikëbërjen e shqiptarëve, është akoma më e keqe se ajo që kemi bërë me armikun në kohët moderne! Elita e sotme politike është më e degraduara moralisht në aspektin demokratik, por akoma më keq në aspektin kombëtar!

Çfarë mbetet? Të pritet SPAK dhe BKH!? Është shumë pak! Por dhe shumë vonë! Kjo shoqëri ka nevojë për një kauzë të madhe e cila ti bashkojë! Jo vetëm Shqipërinë, por shqiptarët dhe kryesisht Kosovën! Kauza e vetme që largon gangrenën tonë politike dhe morale, është kauza kombëtare! Ajo e kapërcen atë, e tejkalon! Sig-urisht që kjo elitë nuk është e sigurtë për këtë kauzë! Brenda saj, ka individë që kanë bërë punën e armiqve tanë, pa pasur shumë nevojë për pjesëmarrjen e tyre! Ajo mund të jetë pjesë e vorbullës, por kauza kombëtare, nuk është do-men i saj! Prej kohësh tashmë dihet se integrimi jonë në Europë, do të jetë tepër i vështirë për dy elementë! I pari, elementi politik i brendshëm i cili "punon për vete dhe interesat e armiqve tanë kombëtare" dhe elementi dytë, BE-ja që do të vonojë integrimin deri sa ta çojë punën te modeli turk që ka tre dekada zgjatje e stërzgjatje, e që asnjëherë nuk do të pranohet! Por klubi lart Euro-pian, besoj e njeh mirë historinë e ballkanasve" E

di se aty plas gjithçka! Nis gjithçka dhe kryesisht jo për mirë! Sidomos te shqiptarët! Te shqiptarët nisi shpërndarja e perandorisë në Ballkan dhe po ashtu e ish Jugosllavisë, dhe koha ka treguar se të gjitha këto dhe me pabesitë në Europë, kanë rritur bashkimin kombëtar! Kauza e sotme është pikërisht dhe amaneti i madh i 1912-tës! Si në Europë dhe jo në Europë, sot ka ardhur dita e thënies me forcë, rivendikimit me guxim dhe planifikimit të përbashkët mes shqiptarësh, të arritjes së plotësimit të "amanetit" ose qëllimit final kombëtar, që është trojet dhe modeli i përbashkët shqiptar në gradualitetin logjik, por në të thënën kombëtare, zbatimin financiar dhe ekonomik përherë e më të shpejtë dhe të fortë! Boll me his-teritë nacionaliste greke, serbe dhe kudo qofshin afër nesh! Ne nuk kemi nevojë për histeri nacion-aliste! Ne kemi nevojë, për kauzë politike dhe kombëtare bashkë, të cilat na pastrojnë hilexhinjtë dhe të korruptuarit dhe nisin punën disa vjeçare për kombin e unifikuar shqiptar! Në këtë proces dhe me ndihmën nga jashtë - si interesaxhinjtë jo kombëtare dhe ato të korruptuar politikë, do të largohen, sepse nuk e mbajnë dot mbi supe kauzën e madhe kombëtare shqiptare! Maska-renjtë, hajdutët dhe të inkriminuarit, nuk mund të ndjekin kauza kombëtare dhe të jenë patriotë, kur kanë vjedhur dhe rrënuar popullin e tyre! Kurse kauza e madhe kombëtare sëbashku me integrimin kompatibël me të, janë shpëtimi nga elita dhe establishmenti politik i degraduar dhe pa moral kombëtar. Sepse kjo e deritanishmja është politike fatkeqësisht anti shqiptare!

Tentativat për të dalë në këto terma, kanë disa kohë që dalin nga lidershipet! Edhe dje, edhe do të dalin sërish! Në fakt, kjo kauzë duhet bërë dhe lëvizur nga shoqëria shqiptare, ajo kosovare dhe kudo ku ka shqiptarë! Politika ka paralel dhe rrugën e pastrimit nga krimi dhe korrupsioni për të cilën tashmë bota është shumë e interesuar dhe po ndërton mekanizmat e vetë ligjor për ta kryer me sukses! Ky është pikërisht dhe momenti për kauzën e madhe kombëtare, e cila nuk toleron dot as ndasi as pabarazi dhe po ashtu as lëkundje në krahët politikë sipas orekseve dhe pasurimit të lidershipeve të programuar për hajni dhe imoralitet politik! Sigur-isht edhe këtë kauzë ato që janë të vendosur për krim dhe korrupsion do ta sabotojnë! Por kauza mbetet dhe është e vetmja që nga pastron dhe rregullon!

destruktive dhe më shumë për interesa pushteti dhe jo për hallet dhe problemet që e shqetësojnë këtë popull fukara.

Aktualisht kemi një mazhorancë në qever-isje, ose ndryshe sot Shqipëria ka një qeveri monopartiak, gjë që ndodh rrallë në vendet demokratike. Në demokraci, pushteti shpërn-dahet në 2-3-4 forca politike me qëllimin që përgjegjësitë të shpërndahen dhe kështu pushteti të kontrollohet brenda për brenda. Gjithsesi, ne sot realisht kemi një politikë shumë të trazuar, ku nga njëra anë kemi një qeverisje e cila po ballafaqohet me disa skandale ku në radhët ministrave dhe të pushtetarëve ka figura të inkriminuara-ky është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe këto janë akuzat që opozita i ka deklaruar publikisht. Qeveria “Rama” ka në radhët e saj disa ministra të akuzuar si të lidhur me elementë kriminalë, ka ministra të cilët akuzohen për afera korruptive në përmasa të mëdha, ka figura të cilët preken nga Ligji i Dekriminalizimit. Është e çuditshme, para një lumi akuzash nga opozita, se disa ministra janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, asnjë ministër nuk bën indietro dhe të japë dorëheqje, siç bëri ish ministri i Jashtëm i Greqisë, që pas një akuze menjëherë bëri dorëheqje nga posti i ministrit. Përse kjo kulturë nuk shikohet tek qe-veritarët tanë, apo portofoli i tyre ka më shumë

rëndësi para fateve të shqiptarëve?Së fundmi, përpara kemi një situatë plot

tension politik me banorët në Unazën e Re, të cilëve do t’ju shemben shtëpitë dhe bizneset e tyre. Është e vërtetë se ata kanë ndërtuar në tokat e tiranasve, por ata i kanë ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh këto ndërtesa, e tashmë po ju shemben në mënyrë të beftë. Po të pye-sësh vetë tiransit që janë pronarë të ligjshëm të atyre tokave, që të ardhurit kanë ndërtuar dhe tani duhet t’ju shembet mundi i shumë viteve, tiransit mikpritës e të urtë do të thonë, lërini ti gëzojnë ato prona këta njerëz sepse tani është shumë vonë që të reagoni me kaq shpejtësi, neve na kompensoni. Qeveria “Rama” ka deklaruar se ato ndërtesa që do të shemben, janë zaptuar dhe janë prona të tiranasve autoktonë. Po është e vërtetë dhe shyqyr z. kryeministër që sot po qani hallin e pronarëve, të cilëve u janë grabitur tokat e tyre. Ju si qeveri, përse nuk po i ktheni pronat, të cilat sot janë të lira, por e keni kthyer ATP si një çerdhe korruptive dhe si bunker hajdutërie???

Po, vërtetë banorët e Unazës së Re janë në hall të madh, ata kanë disa ditë që janë në protesta të forta, të cilat burojnë nga halli se ku do ta fusin kokën pas shembjeve të ndërtesave të tyre. Veç këtij halli, ata janë përballuar më policinë ku edhe janë arrestuar. Në krahun e

banoreve të kësaj zone në Tiranë, është radhitur edhe opozita e bashkuar e cila ka deklaruar se nëse do të shemben ndërtesat e kësaj zone, do të ketë rebelim masiv në vend, gjë që mundet të destabilizojë rendin kushtetues. Kjo situatë është vërtetë shumë shqetësuese, këtu opozita ka shumë për të bërë, në këto momente më shumë se kurrë opozita duhet të jetë prezente në fushëbetejën politike, dhe fushëbeteja është Ku-vendi i Shqipërisë. Është e gabuar ideja e opozitës që thotë, nuk do të shkojmë në Parlament deri sa kjo mazhorancë të pranojë kushtet e opozitës, me Ramën kryeministër opozita nuk pajtohet. Kjo strategji nuk e çon opozitën drejt një fitore-je sepse edhe ndërkombëtarët po kërkojnë që opozita të futet në Parlament dhe atje të shpalose të gjitha shqetësimet e saj, dhe atje të luftojë me të gjitha mjetet për t’ju ofruar pushtetit.

Para një situate politike të trazuar, le të shpresojmë se mazhoranca do t’i thërrasë ndërgjegjes dhe do të kthehet tek hallet e shqiptarëve, duke mos e konsideruar pushtetin si gjënë më të shtrenjtë, por ta lënë Shqipërinë që të ecë e sigurt drejt Qershorit 2019, ku pritet që Shqipëria të hapë negociatat me BE. Kjo është më e rëndësishme se postet e disa minis-trave të korruptuar, ndërsa opozita t’i thërrasë përgjegjësisë dhe të shkojë në parlament, kjo do të jetë suksesi i saj.

Page 17: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 17

Nga Ramazan SHERJA

Midis shumë urimeve që kishte shqiptari në gëzime e festa, tre ishin më krye-

sorët dhe me të bukurit. I pari ishte urimi kur lindte fëmija, dhe shkonte farefisi, shoku e miku dhe uronin: Të rrojë ai vogli, pastë lindur me jetë të gjatë e të rritet me nënë e babë!” Ky urim ka kohë që nuk po dëgjohet më, ose çdo ditë e më tepër po vjen duke u zbehur. Tani që po futet edhe tek e ashtuquajtura bashkëjetesë, si fazë gjoja për t’u njohur më mirë çifti, e ka bërë të pavlefshëm këtë urim, sepse në këtë lidhje të kurorëzuar po lindin edhe fëmijë dhe nuk mund të shkosh t’i pish kafen në shtëpi se asgjë nuk është ligjëruar dhe nuk dihet se si merr puna më vonë. Në rastin e bashkëjetesës nuk kemi as martesë, as familje të re, dhe nëse nuk ka familje nuk mund të ketë as fëmijë trashëgimtarë. Në këtë rast as nuk mund të urosh: “U rritsh me nënë e babë”, sepse çiftit ndoshta nuk i pëlqen më bashkëjetesa dhe mund të ndahet dhe nuk dihet se ku e si do të përfundojë fëmija, e çifti i rikthehet jetës së beqarit. E thotë edhe kënga e krijuar kohët e fundit “se ç’na mbushi bashkëjetesa / plot beqarë e beqaresh/.

Urimi i dytë i bukur tradicional ishte ai që bëhej në dasma. Martesa e çiftit pas një fejese të sinqertë ishte evenimenti më i madh i të riut dhe i familjes, nyja kryesore e jetës, është kapaku që

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“Shpirtrat e vdekur” të sindikatave shqiptare

Si po harrohen 3 urime të bukura të popullit tonë

Nga Ylli MEÇE

Nuk gjen në asnjë vend të botës, bile as në ndonjë kënd të kontinentit afrikan

si Shqipëria, e cila po i afrohet dekadës së tretë që nga ndrys-himi i sistemit dhe që deri tani nuk ka patur dhe ende nuk ka sindikata, të cilat të kryesojnë lëvizjet e mëdha me karakter shoqëror për të drejtat e tyre. Dikush edhe mundet të më ironizojë e të qeshi duke thënë: Po ky nuk e di që ne kemi një “Konfederatë Punëtorësh”, sikurse edhe një tjetër “Sindikatë të Pavarur”?!

Po me të vërtetë i kemi, por vetëm në letrat e personazhit Çiçikov, si te romani “Shpirtrat e vdekur”. Aq inekzistente janë ato, saqë nuk ka nevojë fare për të vërtetuar sepse tashmë të gjithë e dijnë fare mirë se roli i tyre jo vetëm që s’ka qenë në interes të punëtorëve dhe masave të gjera të popullit, por ato janë bërë thuajse shtojca të dy partive të mëdha, ose për të qenë edhe më të saktë kryetarë të tyre de fakto janë dy liderët e partive kryesore PS dhe PD.

Edhe në kohën e Zogut, që ne shpesh me të drejtë e konsiderojmë një regjim obskurantist, përsëri shoqatat e punëtorëve në Korçë më 1936, të mbështetura dhe nga shoqatat e tjera si ajo e rrobaqepësve, apo e mësuesve organizuan dem-ostratën e fuqishme kundër regjimit me divizën: Duam punë duam bukë! Demostratë kjo, e cila nuk mbështeste regjimin por ishte në mbështetje të kërkesave të punëtorisë korçare dhe që do të shërbente njëkohësisht edhe si zgjim, për lëvizjet e tjera me karakter masiv në shkallë vendi. Në qendër, pra në Tiranë ku dhe kanë zyrat e tyre të bukura të dy këta kryetarë se me se merren nuk e dijnë as vetë punonjësit e tyre. Veçse një gjë dihet mirë, që ata që nga qendra e deri në bazë nuk bëjnë asgjë, përveçse hartojnë plane sindikale në letër të shoqëruara këto dhe me kërkesa për zyra dhe pajisjesh luksoze të tyre me ajër të kondicion-uar e me kolltuqe nga 20 cm sfungjer për të ruajtur të ndenjurat nga “puna e lodhshme” në kërkim të pasurimit të tyre.

Edhe disa simptoma të një serioziteti që kanë shfaqur naftëtarët tanë, apo ndonjë sektor tjetër,

në demostratën për të drejtat e pagës dhe të pen-sioneve “krerët e mëdhenj” kanë munguar, sepse merreshin me administrimin e pronave të tyre, pa bërë fjalë këtu, se mungesa e tyre njëkohësisht është edhe mesazh për shtetin... që ja ne nuk jemi aty me ta dhe për rrjedhojë jemi kundër frymës së tyre rebele e demostrative.

Paradokset e mëdha qëndrojnë te fakti se edhe kur fillojnë lëvizje të tilla, menjëherë shohim “kryetarët e mëdhenj”, që njëri u premton dhe mundohet ti qetësojë... tjetri i ndez më keq dhe jo për interes të punëtorëve por interesat e tyre të marrjes së pushtetit. Ajo që bie në sy është tejet domethënëse sepse sapo e marrin pushte-tin partitë (të cilat luajnë kartën e “Sindikatës” i harrojnë punëtorët e tyre sepse tashmë barra e kësaj “detyre” i bie sindikatës opozitare. A ka tallje më të madhe që kapitalizmi dhe borgjezia e re shqiptare hedh kundër njeri-tjetrit punëtorët duke e konsideruar një pjesë të punëtorisë shqiptare kundërshtare të tjetrës? Dhe loja e tillë e përçarjes vazhdon. Pushojnë nga puna arsimtarë, punonjës bashkie, apo dhe të telekomit, vetëm e vetëm se ai na qenka i rreshtuar në formacionet e një partie.

Përtej “ping-pongut” me punonjësit e çdo sfere të punës e të prodhimit, ka ardhur koha që lëvizja punëtore të jetë e unifikuar. Nuk ka mundësi dhe është jashtë çdo logjike të filozofisë së shoqërisë, që interesat e një punëtori simpa-tizant (psh të PD, PS... PSD... PKSH, Ballit apo dhe një partie tjetër) të jenë në kundërshtim me interesat e tjetrit. Loja e partive qëndron te fakti se i ndërsejnë punëtorët tanë dhe masat e gjera të popullit kundër njeri tjetrit deri dhe në krahinore sikurse u tentua në vitin e mbrapshte të 1997-tës nga i mbrapshti Berishë, i cili tentoi të hidhte në luftë vëlla vrasëse “Jugun komunist e rebel” me Veriun e Shqipërisë. Dhe prova të tjera që ai të vret natën dhe të përcjell ditën në funeral me

në ndenjën kombëtare me rehabilitim tradhtarësh, se taksat janë aq të larta saqë po krijohet një depresion i madh shpirtëror në popull, sa që niveli i të ardhurave për të mbuluar shpenzimet po bie çdo ditë e më shumë, (teksa gëzojmë pa masë dhe mezi e presim një shpërblim në fund viti i barazv-lefshëm ky me një kofshë keci të pjekur, sepse për rritje pagash as që bëhet fjalë). Shumëkush pret specialistin Fadil Kepi të flasë, mbase bëhet diçka me pensionet apo dhe rritjen e tyre.

Për sa më sipër, të gjitha janë detyra serioze të sindikatave të punëtorëve, por ato tashmë janë ose në gjendje të gjumit letargjik...ose janë “në vdekje klinike”, përjashto këtu vetëm krerët e tyre, të cilët i kanë tradhtuar totalisht interesat e punëtorëve por dhe shtresave të tjera të popullit tonë.

Nëpër ekranet e Tv dëgjojmë për “arritjet e mëdha ekonomike” me kaq e me aq %. Bukur! Po si shpjegohet që pagat e punonjësve tanë nuk rriten? Këto nuk i shohin krerët sindikalistë në qendër dhe nëpër rrethe? Presin Evropën që të japi rekomandime për rritje pagash? Po, a ka sindikata që t’i thotë “Ndal” makutërisë së rritjes së pagave të administratës së lartë shtetërore dhe parlamentarëve që me dy shishe verë që konsumon dikush prej tyre në ditë, është paga e një punëtori shqiptar?!

Niveli i lartë dhe misioni i një sindikate kuptohet atëhere kur ajo zbret në sheshe për të kërkuar të drejtat e saj legjitime, të cilat vidhen, tjetërsohen e përvetësohen nga kasta e re e kap-italizmit shqiptar.

Ka ikur koha që këto dy sindikata të mbështesin kapitalizmin, por të luftojnë çdo ditë e më shumë për të drejtat e tyre, që ka-pitalizmi shqiptar jua ka lënë vetëm në letër, sepse krerët i kanë tradhtuar interesat e tyre dhe për fatin e keq, tashmë rolin e sindikatave e kanë marrë në dorë partitë.

mbyll epokën e rinisë çapkëne dhe hap portat e familjes së vërtetë ku detyrimet e çiftit janë re-ciproke dhe kanë si detyrim edhe trashëgiminë familjare. Bëhej dasmë dhe nuk gëzonte vetëm çifti, por mbarë familja e farefisi, madje edhe lagja. Dhe ditën e dasmës apo në ditët më pas miqësia,shoqëria e farefisi uronte me gjithë zemër: U trashëgofshi! Por edhe dasma nuk po bëhen më me bukurinë e dikurshme nga disa çifte. Pasi kalon një bashkëjetesë 4-5 vjeçare, pasi lind dhe një apo dy fëmijë, çifti ose nuk bën dasmë fare, ose e bën atë formalisht, sa “për të mbushur kasetën”, siç e quajti komshiu im dasmën që u bë këto ditë në lagjen time. A ka kuptim urimi “u trashëgofsh!” këtu, kur trashëgimi duket me,pasi në këtë dasmë bashkë me çiftin në dasmë kërcen edhe trashëgimtari. Se kur shpërndan nusja kafetë e karamelet, urimi “u trashëgofsh” në radhë të parë ka kuptimin e dëshirës për përtëritjen e familjes, rigjenerimin e brezave familjarë e farefisnorë, shtimin dhe konsolidimin e shoqërisë.

Urimi i tretë, përhapur mjaft mes shqiptarëve ishte kur njeriu niste pensionin e pleqërisë. Mbushte qytetari apo qytetarja moshën dhe vitet e punës dhe priste e qetë pensionin e pleqërisë që i lidhte shteti, sipas kontributeve që kishte dhënë. Dhe plaku pensionist hapte derën e konakut, priste shokun e punës, mikun e vjetër, krushqinë e farefisin dhe rinohej kur ata i shprehnin dasham-irësinë me urimin: “Ta hash gëzuar pensionin, e me pleqëri të mbarë e faqebardhë! Tani, edhe nëse pensionisti e ka mbushur moshën e duhur, ai nuk e di as vetë a do ta marrë apo jo pensionin, dhe as

se në ç’masë është ai, pa le më ta dinë këtë miqtë e shokët. Ka ndodhur për persona të veçantë, që pensioni për mangësi dokumentash ka filluar pas dy apo tre vjetësh! Ose ka patur raste akoma më absurde, kur veprimet me dokumentacionin kanë zgjatur shumë dhe pensioni është lidhur, pasi i moshuari i ka mbaruar hallet, ka vdekur! Kishte një vit e ca, që një shoku ynë që kishte punuar në minierë, kishte mbushur moshën për pension dhe i vajtën shoqëria dhe e uruan: Paç pleqëri të mbarë o Nezir! Mjaft punove për familjen e sho-qërinë, tani gëzoji këto ditë i qetë dhe pensionin ta hash gëzuar! “Prej jush faleminderit, se unë vërtet quhem pensionist tani, por pension nuk marr ende -ua kthen ai. Janë ngatërruar dokumentat dhe atje tek sigurimet shoqërore nuk të sqaron e nuk mban përgjegjësi askush. Vitet e punës i ke në rregull -më thanë, por për tre muaj nuk janë derdhur kontrib-utet. Nuk kemi ç’të bëjmë, drejtohu gjyqit!” Po pse faji im është që dega e financës që paguhej për atë punë, nuk ka derdhur siguracionet e ka bërë manipulim!? Kështu. Unë tani do të pres kur ta vendosë gjykata për pensionin tim. Ndoshta vdes pa e marrë fare, prandaj mos u ngutni të uroni ju.” Sa e sa pensionistë sorollaten kështu nëpër dyert e agjensive të sigurimeve e disave u bie të fikët para sporteleve dhe më shumë mallkojnë: “Mos u hëngërsh o pension!” se sa i gëzohen atij. Dikur, vërtet ishte diktaturë, por ama të gjitha zyrat e nëpunësit e shtetit kishin saktësi matematike në dokumentacion. Gjërat ishin në vendin e duhur, dhe askush nuk mund të luante as dokumentat, as me dashurinë e të rinjve dhe as me familjen,cilado

qoftë. Ndaj shoqëria ishte moralisht më e shën-doshë. Mësuesi mbushte moshën 50-55 vjeç, apo punëtori i kategorisë tjetër 60 vjeç dhe nëpunësi shtetëror kishte detyrën të përgatiste dokument-acionin e duhur dhe nuk mund të kalonte një ditë nga pagesa e pensionit. Po kështu dhe familja ishte vërtet e shenjtë dhe e paprekshme, bënte jetë të qetë duke e luajtur realisht rolin e saj si celula e shoqërisë. Tri nyje ka njeriu të rëndësishme në jetën e tij. Lindjen, fejesë-martesën dhe vdekjen. Dy nuk i ka në dorë ai, lindjen dhe vdekjen, ia përgatisin të tjerët, kurse për martesën zgjedh e vendos vetë. Lindja është trokitje në dyert e një jete që mund të ketë të papritura. Martesa është maturimi, gëzimi, lidhja e betimi për të ecur bashkëshortët krah për krah në udhët e jetës, e duke u bërë ballë të gjitha vështirësive. Por një periudhë e rëndësishme e njeriut është dhe jeta si pensionist. Kjo është pjesa e mbetur e jetës, ku njeriu bën konkluzionet e bilancin e gjithçkaje që ka kaluar. Sa zgjat kjo periudhë askush nuk e di, por ata engledisen me atë çikë pension që marrin. Por, a ka veprim më çnjerëzor, kur ca zyra të Sigurimeve Shoqërore për ca gabime që i kanë bërë po vetë në caktimin e masës së pensionit, u ndalojnë debitorëve gjysmën e pensionit pasi kanë frikë se pensionisti vdes shpejt dhe atyre u mbetet borxhi pa marrë!? Secili që lind, është i detyruar të krijojë familje, të punojë dhe të jetojë si pensionist duke pritur me nder vdekjen. Prandaj, shteti dhe shoqëria, të gjithë duhet të punojnë me ndërgjegje, që secili individ të shkruajë gjëra të bukura e të vlefshme në librin e mrekullueshëm të jetës.

fjalim e lot krokodili ka dhënë aq shumë saqë dhe vetë brenda stanit të tij tashmë e kanë kuptuar. Ky fenomen i ka shoqëruar gjithë kohës punëtorinë shqiptare dhe shtresat gjera të popullit nga të gjithë trojet tona. Edhe e ashtuquajtura “Parti e majtë” e Rilindjes, mbase jo aq e ashpër sa e djath-ta, përsëri edhe ajo sa është në opozitë mobilizon tërë punëtorinë, përfshi këtu Konfederatën me kërkesa gjoja në interes të klasës punëtore, por që në fakt janë kërkesa të tyre për t’u borgjezuar sa më shumë e me ritme sa më të shpejta. Fakte doni? Nuk është fare e nevojshme boll tu hedhim një sy premtimeve të tyre elektorale. Përsëri do të jetë e afërt koha kur t’i shohim

duke lexuar fjalimet (nga ku disa më vonë fshijnë menderet e tyre teksa të tjerët i rilexojnë edhe mbas 4 viteve) bile duke i brohoritur e du-artrokitur.

Historia e deritanishme dhe praktika kanë vërtetuar, e nuk janë punëtorët e fshatarët e korruptuar, nuk janë ata sipërmarrësit e aferave të mëdha; por janë pikërisht kasta drejtuese e partive dhe bashkë me ta edhe krerët sindikalistë, të cilët luajnë rolin përçarës në lëvizjen punëtore në Shqipëri.

Vëreni me kujdes. Në vendet perëndimore ngrihen në demostrata të fuqishme që tronditin nga themeli dhe vet qeveritë sikurse ndodh në Francë, ku klasa punëtore franceze dhe populli francez kundërshton rritjen e çmimeve të naftës dhe nënprodukteve të saj që është me “çentesi-ma”... (te ne nuk ka muaj të mos rriten çmimet e tyre), teksa një pensionist i yni merr jo më shumë se 15 mijë lekë të rinj, se mësuesit pushohen si u do qejfi departamenteve, se papunësia po ngelet po ajo e 20 viteve më parë, se rinia e sotme ka ngelë e pashpresë dhe po merr rrugët e kurbetit, se populli shqiptar, dëshmorët, ish partizanët e luftës por dhe të punës, nëpërkëmben duke i fyer

Page 18: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT18 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

Rolet më të fundit në teatër dhe filmAngazhimi më i fundit në skenën

e teatrit për aktoren Klodjana Keco ka qenë shfaqja teatrore “Vetëvrasësi” me regji nga Sulejman Rushti. Kjo vepër e autorit Nikolai Erdman që erdhi si bashkëpunim mes Teatrit të Korçës dhe Teatrit Kombëtar u shfaq për publikun në skenat teatrore në dy teatrot. Në veprën e autorit Erdman aktorja Klodjana Keco erdhi me rolin e Margaritës. Sot kjo konsiderohet si një nga dramat më të mira, që ka dalë nga Rusia komuniste. Një i ri, i papunë, Simon, beson se përgjigja ndaj prob-lemeve të tij është të mësojë të luajë tuba. Megjithatë, plani i tij dështon dhe ai mendon vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të fitojë para nga mjerimi i Simon, duke shfry-tëzuar vetëvrasjen e tij për disa ofer-tues. Këta ofertues kanë planifikuar të shfrytëzojnë vdekjen e Simonit në avancimin e çështjes së tyre individ-uale. Inteligjenca, e përfaqësuar nga Aristarku, është i pari që i afrohet atij.

Nga kjo pikë, Simon e gjen veten, duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, artet, punëtorët, romancat etj. Në kinema sukses i aktores Keco ishte dhe filmi “Krom”, ku regjisori Bujar Alimani i besoi rolin e nënës që nuk dëgjon dhe nuk flet. Shqipëria me filmin "Krom" u prezantua në garën për Oscar, dhe pati premierën ndërkombëtare në Festiva-lin Karlovy Vary. Një nënë memece, që pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përg-jysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit. Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rok, që ka rebeluar nga shtëpia për t’ju gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij. Po në fushën e kinemasë këtë vit Klodjana Keco ishte dhe si asistente në “Luanët drejt Venecias”.

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktorja pohon se artistët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë përballë problemeve me jetën artistike

Buxheti për artin duhet dyfishuar, që të mos nxiten projektet e dobëta dhe fantazmë

KLODJANA KECO: KLODJANA KECO:

Jeta artistike i përball aktorët me jo pak probleme. Në teatër dhe kinema problemi me bux-hetet e pakta vijon edhe pse

puna e artistëve është e madhe. Aktorja Klodjana Keco shprehet se probleme do të vijojë të ketë jeta artistike, e megjithatë kjo situatë nuk duhet të bëjë indiferent artistët, pasi duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën. Në intervistën për gazetën “SOT” aktorja shprehet se në këto kushte duhet theksuar se cilësia është e lidhur ngushtë me se sa serioz është një investim. Por sipas saj, në rast se një aktori do t’i duhet të bëjë disa punë paralelisht për të përball-uar ekonominë edhe cilësia e punës se tij me artin nuk do jetë më e mira. Por ajo shton se në rast se Ministria e Kulturës, në atë fond shumë të vogël që ka vendos të aprovojë shumë pro-jekte, sigurisht që rezultati nuk do të jetë mbresëlënës. Aktorja Klodjana Keco aktive në skenën e teatrit, por dhe me angazhime në kinemanë shqiptare vijon me projektet e reja në jetën artistike. Me role në teatër dhe në filma, aktorja ka spikatur me talentin e saj, duke qenë pjesë në produksione të ndryshme teatrore por dhe në filma. Edhe këto ditë ajo po vijon punën për një tjetër shfaqje në teatër.

-Jemi në muajt e fundit të vitit.

Si po mbyllet ky vit sa i takon an-gazhimeve tuaja si aktore në teatër apo dhe në kinema?

Viti 2018 është një nga vitet më të ngarkuara për mua. Një fillim viti i vështirë, me furtuna të mëdha emocionale, por që me ngarkesat profesionale duket se nuk po i lë vend mendimit. Fillova me një bashkëpunim me teatrin e Korçës “Vetëvrasësi”, me regji nga Sulejman Rushiti, shfaqje që u vlerësua me disa çmime në festivalet tona teatrore. Vi-joi me xhirimet e filmit artistik “Love” dhe më pas “Luanët drejt Venecias”, ku unë kontribuova si asistente. Së fundmi, në muajin dhjetor ky vit kurorëzohet me premierën më të re të Teatrit Metropol “Sherlok Holms”.

-Në aktivitetin tuaj artistik, ku ke hasur me tepër vështirësi me filmin apo teatrin?

Sfida janë të dy, edhe filmi edhe teatri. Teatri me lodhjen e madhe të provave ditë pas dite dhe teknikës absolute, që kërkon, kurse filmi me natyrshmërinë dhe vërtetësinë e tij. Për sa i përket pjesës praktike unë e kam pasur më të vështirë me filmin, ndoshta sepse numri i filmave të prodhuar në një vit është më i kufi-zuar se shfaqjet dhe sigurisht sepse përshtatshmëria fizike me karakter-in në film duhet të jetë shumë më afër atij, që imagjinon autori se në teatër.

-Jeni aktive me aktivitetin tuaj artistik, çfarë synoni si aktore?

Ndoshta do tingëllojë disi jo zakonshme me këtë, por me sa duket, ndërsa vitet kalojnë prioritetet

ndryshojnë. Kthej kokën pas dhe më kujtohet se sa dëshirë kisha të bëja karrierë, të bëja emër, të isha pjesë e artistëve me ‘A’ të madhe; sot gjërat kanë ndryshuar. Dua që me punën time si aktore, por edhe me jetën time të mbështes rikthimin tek e mira, tek dashuria, tek besimi në Zot. Dua që

njerëzit të mos e hidhërojnë zemrën, por të kuptojnë se në çdo rrethanë ka dritë në fund të tunelit, por se nuk duhet humbur besimi dhe nuk duhet lejuar që zemra të na lëshojë. Në rast se një projekt, qoftë teatror, qoftë filmik ndërton këto parime, atëherë do të doja me shumë dëshirë të isha pjesë e tij. Dua që publiku që do të më shohë qoftë në film, qofte në teatër, të dale nga salla me buzëqeshje, me dritë besimi në sy dhe me një zemër të ngrohur nga dashuria; mes lotësh, ose mes të qeshurash nuk ka rëndësi.

-U bënë vite që je me angazhime në kinema dhe tetarë, por nga roli i parë çfarë kujton. Kur jemi tani në 2018 dhe kanë kaluar vite, çfarë mund të na thoni?

Tek roli i parë, mbaj mend një Klodi të vogël, që kishte frikë, që dridhej, që nuk kuptonte çfarë bënte dhe përse e bënte. Në fakt atëherë, ende nuk e kisha vendosur të bëhe-sha aktore profesioniste. Isha në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe m’u besua një rol shumë i bukur te komedia “O deputet, o gënjeshtar!”, vënë në skenë nga regjisori Guri Koço, dhe ku luanin Aleko Prodani, Marko Bitraku, Monika Lubonja etj. Sigurisht që pak gjëra kuptova, por dashurinë dhe pasionin që Aleko me Markon kishin për këtë profesion e kuptova mirë. Akoma edhe sot më kujtohet vetëmohimi fizik i Alekos, lodhej dhe nuk i ndihej lodhja. Aty kuptova se ky profesion do vetëmo-him. Në rast se kryefjala e profesionit

tënd është interesi dhe jo pasioni, vështirë se do të arrish dot gjë. Sig-urisht që mund të bësh zhurmë nëpër gazeta, sigurisht që mund të bëhesh faktor mediatik nga jeta personale, apo nga deklarata zhurmëbërëse, por profesionalisht këto nuk do të thonë asgjë. Pas një apo dy dhjetëvjeçarësh askush nuk do klikojë punët e tua dhe mund edhe të jesh harruar fare si aktor. Por për aktorët e mirëfilltë brezat vazhdojnë të hulumtojnë: monografitë, biografitë, videot, deri edhe të regjistrimet e zërit, siç ende dëgjohen ato të Aleksandër Moisiut. Atje kuptohet nëse ke vënë ndonjë tullë në këtë profesion, apo thjesht ke qëndruar aty, si anonim.

-Jeta artistike zhvillohet sipas artistëve mes problemeve dhe ata pohojnë se duhet më tepër ndihmë nga Ministria e Kulturës. Sipas jush çfarë duhet bërë?

Problemet, deri sa të mbarojë kjo botë nuk kanë për të munguar. “Njeriu sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar”, thotë Bibla. Sigurisht që probleme do të ketë, e megjithatë e kuptoj se kjo nuk duhet të na bëjë indiferente, sepse duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Në këto kushte më duhet të theksoj se cilësia është e lidhur ngushtë me se sa serioz është një investim. Në rast se një aktori do t’i duhet të bëjë tri punë paralelisht për të përballuar ekonominë dhe detyrimet, është e vetëkuptueshme, që cilësia e punës se tij nuk do jetë më e mira, nga ana tjetër, nëse ai bën vetëm një rol në vit, i cili i përmbush këto kritere shpërblimi nga pikëpamja ekonomike, puna e tij pa dyshim që do të jetë shumë më cilësore, por edhe publiku do ta mirëpresë më mirë një herë në vit, sesa në çdo shfaqje apo film. Në rast se Ministria e Kulturës, në atë fond shumë të vogël që ka, vendos

të aprovojë një mal me projekte, sigurisht që rezultati nuk do të jetë mbresëlënës; projektet do të jenë shumë të dobëta, për të mos përmen-dur raste projektesh fantazmë, ose më pak deri në aspak publik. Por, nëse po ai fond i vogël, shpërndahet në më pak projekte, atëherë rezultati pa dyshim nuk ka për të qenë “shumë e për lume”, por më cilësor. Së fundi, me çfarë parashtrova nuk dua të them se mjafton ai fond, kurrsesi. Në rast se duam që të kemi shkëmbime, minimalisht dinjitoze qoftë edhe me rajonin, jo me më gjerë, atëherë fondi për kulturën duhet pa dyshim të rri-tet shumë, më shumë se dyfishi. Një tjetër masë që duhet ndërmarrë është ligji për sponsorizimin dhe aplikimi praktikisht i tij.

-Ju çfarë kërkoni për ligjin e sponsorizimit?

Shpesh herë producentë të artit u afrohen bizneseve private dhe ata vazhdojnë të thonë se spon-sorizimi nuk u njihet tek tatimet, asnjë monedhë nuk u zbritet nga taksat kur ata sponsorizojnë. Në këtë klime, edhe pavarësimi nga subven-cionet e Ministrisë së Kulturës është i pamundur.

- Vazhdon të jesh me lëvizjen kundër shembjes së Teatrit Kom-bëtar?

Jam ndër firmëtaret e para që shprehën kundërshtinë e tyre kundër planit për shembjen e Teatrit Kom-bëtar ekzistues dhe besoj se do jem me këtë bindje deri në fund të këtij debati. Praktikisht, jo gjithmonë kam kohën të shkruaj apo të bej deklarata në media; të cilat edhe nuk e di se sa rezultat do të kishin në rast se kthe-hen në monotonë. Uroj shumë që qëndrimi ynë të mos shkojë në vesh të shurdhër dhe t’ia ruajmë mem-orien atij institucioni aq të dashur.

Intervistoi: Julia VRAPI

Në rast se Minis-tria e Kulturës, në atë fond shumë të vogël që ka, ven-dos të aprovojë një mal me projekte, sigurisht që rezul-tati nuk do të jetë mbresëlënës; pro-jektet do të jenë shumë të dobëta, për të mos përmen-dur raste projek-tesh fantazmë, ose më pak deri në as-pak publik...

Page 19: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Figura e tij nuk mbeti vetëm si një imazh, por është futur thellë në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popul-lit shqiptar. Kjo krenari e trashëguar nga mesjeta u rishfaq dukshëm në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe ka shërbyer për forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve”...

Akademia e Studimeve Albanologjike organizon edicionin e IX të veprimtarive “Ditët e Albanologjisë”. Këto veprimtari do të zhvillohen në datat 3, 4 dhe 5 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 10.00. Në datën 3 dhjetor në ambientet e sallës “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të zhvillojë punimet konferenca shkencore me temë: “Skënderbeu dhe epoka e tij”. Me datë 4 dhjetor, në sallën “Kostandin Shpataraku”, të Muzeut Historik Kombëtar do të zhvillojë punimet konferenca me temë: “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri”. Gjithashtu, po në datë 4 dhjetor, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të bëhet prezantimi i botimeve të reja, të realizuara gjatë vitit 2018, nga institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në datë 5 dhjetor, duke filluar nga ora 12:00 në mjediset e Insti-tutit të Antropolog-jisë Kulturore dhe Studimit të Artit do të mbahet ekspozita “Një etnografi për kohën e Skënder-beut”, me kuratore prof. dr. Afërdita Onuzi dhe dr. Er-mela Broci. Po këto ditë në një tjetër ak-tivitet, në ligjëratën e radhës, prof. dr. Afërdita Onuzi foli për punimin e drurit dhe gdhendjen e tij në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ajo bëri një paraqitje të hollësishme të tipologjisë së punimit të drurit, duke filluar nga zbukurimet e tavaneve, deri tek objektet e përdorimit të përditshëm, si: vegla pune, enë kuzhine etj. Po ashtu, një hapësirë e veçantë iu kushtua aplikimit të motiveve të ndryshme në gdhendjet më dru, ku spikasin motivet gjeometrike, motivet floreale, zoomorfe etj. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristruk-turimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërki-more (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Krahas kërkimit në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj., rëndësi të posaçme në punën e ASA marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.

Piktorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, pjesëmarrës në ekspozitë me punimet e tyre

lari, Agim Sulaj, Anastas Kostandini, Vangjel Gjikondi, Adrian Çene, Vangjel Gjikondi, Nikolin Ivanaj, Zaim Elezi, Azem Kuçana, Genti Proko, Qamil Prizreni, Adriana Puleshi, Romeo Kallço, etj. Në emër të Bashkisë së Krujës përshëndeti të pranishmit Florind Terhoti, në emër të piktorëve pjesëmarrës përshëndetën Kujtim Buza dhe piktori nga Kosova, Idriz Berisha. Pjesëmarrës në ekspozitë pik-tori Vangjel Gjikondi shprehet se është interesante, sepse marrin pjesë disa autorë dhe jo vetëm nga Shqipëria. “Tema dhe motivi historik për 550 -vjetorin e prehjes së Skënderbeut është interesante, ku kanë marrë pjesë shumë piktorë, por unë mendoj se ek-spozita është diçka spontane aq sa nuk ndihet fryma monumentale e saj,Viti i Skënderbeut 2018, ku predominojnë peisazhe rrugësh, portrete etj. Unë

vetë mora pjesë me 1 tablo me motivin; Fitorja e Skënderbeut në Krujë, pasi holli i saj ishte shumë i vogël dhe po të ekspozoheshin vetëm kompozime tablosh e pak peisazhe për Skënder-beun do tërhiqte shumë vëmendje në mediat e në interes të publikut”, pohon piktori Gjikondi. Më tej ai shton se janë dhe punime të reja në ekspozitë, por dhe të punuara në vite. “Shumica janë tablo të punuara tashmë brenda pak muajsh, shumica peisazhe dhe disa të tjera kompozime për interesa ekspozim-shitje, duke shfrytëzuar interesin e ekspozitës të 28 nëntorit 2018. Tablo të vjetra, interesante dhe që të krijonte emocion ishte piktura e mjeshtrit që nuk jeton më, Hysen Devolli” tregon piktori Gjikondi. Ek-spozita do të qëndrojë në ambientet në Muzeun Historik Kombëtar deri më datë 6 dhjetor.

“Ditët e Albanologjisë”, edicioni i katërt në dhjetor

Ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”, në Muzeun Kombëtar me veprat e

54 piktorëve nga Shqipëria dhe trevatJulia VRAPI

Ekspozita me piktura “Kruja dhe Skënderbeu” u çel në Muzeun Historik Kombëtar, me punime të realizuara

nga 54 autorë shqiptarë. Piktorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të cilët kanë hedhur në telajo impre-sionet e tyre për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun janë pjesë e kësaj ek-spozite. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi tha se përvjetori i sivjetshëm i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut na ris-jell sërish në vëmendje figurën e tij poliedrike, si strateg dhe udhëheqës i shquar. “Figura e tij nuk mbeti vetëm si një imazh, por është futur thellë në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popullit shqiptar. Kjo krenari e trashëguar nga mesjeta u rishfaq dukshëm në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kas-triotit Skënderbeut dhe ka shërbyer për forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve”, tha drejtori Koçi. Sipas tij, ekspozita “Kruja dhe Skënder-beu” mbyll siparin e kremtimeve të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. “Dhe padyshim është Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i memories kombëtare në vend që ka hapur dyert për një aktivitet të tillë me pjesëmarrjen e 54 piktorëve të talentuar nga mbarë trevat shqiptare”, vijon më tej dr. Dorian Koçi. Ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu” vjen si bashkëpunim i Institutit të Librit dhe Promocionit, Muzeut Historik Kombëtar dhe Bash-kisë së Krujës. Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit znj. Irena Toçi ndër të tjera tha se e veçanta e kësaj ekspozite është se marrin pjesë piktorë nga trevat mbarëshqiptare. “Janë 54 piktorë pjesëmarrës, të cilët i përkasin brezave të ndryshëm, prandaj meqë më jepet rasti i falënderoj për përkush-timin e tyre. Në këtë ditë na nderon me pjesëmarrjen e tij edhe ish-kryeministri i Kosovës z. Bajram Kosumi”, tha Toçi.

Punimet në ekspozitëPiktorë pjesëmarrës në ekspozitë

janë Abdi Bajrami, Kujtim Buza, Sali Shijaku, Adrian Devolli, Agim Kadil-

Vlorë, punime restauruese në shtëpinë e Marigosë

Inva Mula dhe Lule Elezi, vlerësime në koncertin në Koperi

Në shtëpinë e patriotes Marigo Posio, e cila qëndisi shqiponjën në flamurin që u ngrit në Vlorë nga Ismail Qemali vijojnë punimet restauruese në kuadër të projektit të restaurimit të qendrës historike të qytetit bregdetar. Shoqata TID Vlora (Zona për Zhvillimin e Turiz-mit), një organizatë jo-fitimpru-rëse që përfaqëson interesat e bizneseve dhe pronarëve të zonës bën të ditur se vijojnë punimet restauruese tek shtëpia e patriotes Marigo Posio e cila qëndisi shqiponjën në flamurin, që ngriti plaku i mençur Ismail

Qemali në Vlorë, më 28 Nëntor 1912. Projekti për restaurimin të qendrës historike të qytetit bregdetar është në funksion të ru-ajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turiz-mit. Pranvera e ardhshme është koha, kur veç banorëve të Vlorës, këto ndryshime t’i shijojnë edhe turistët. Projekti përfshin restau-rimin e 68 banesave, mes të cilave përveç shtëpisë së Marigosë edhe Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe shtëpinë e qeverisë.

Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncer-ti i sopranos së njohur Inva Mula, shoqëruar nga pianistja kosovare Lule Elezi. Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”. Para koncertit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe profesor Shyqyri Nimani. Inva Mula ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala”, ku luajti Lucia di Lammermoor, La boheme,

Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La Traviatan, në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo lu-ajti Norinen e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enes-cu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin “Butterfly” në Barcelonë. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastilles në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo.

IMK, projekt për restaurimin e banesës së Myzafer KaragjozitInstituti i Monumenteve të

Kulturës ka hartuar projektin për “restaurimin e banesës së Myzafer Karagjozit”, Gjiro-kastër. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restau-rimeve parashikon ndërhyrje konsoliduese -restauruese në objekt. Banesat e bukura gjirokastrite gëzojnë karak-teristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin janë ndërtuar. Qyteti ruan të pa-prekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakter-istika të veçanta, që lidhen me terrenin mbi të cilin është

ndërtuar. Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm. Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Qyteti i Gjirokastrës është i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UN-ESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

Page 20: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT20 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

MERKATO

Sekretari i federatës lavde për teknikun e Shpresave, “harrohet” dështimi në eliminatore

Shulku habit më optimistin: Alban Bushi i suksesshëm në krye të U-21

Adriatik BALLA

Federata Shqiptare e Futbollit nuk zhgënjeu as këtë herë. Planet e kreut të federatës Armand Duka për të mbajtur Alban Bushin

në krye të skuadrës Shpresa, edhe pse kishte ndryshuar të gjithë teknikët e ek-ipeve të moshave, gjetën mbështetjen e zyrtarëve vartës, që nxituan dje të dilnin në konferencë shtypi për të përmendur me plot lavde punën e përkushtuar të teknikut Alban Bushi, si dhe faktin (jo)bindës që nga ekipi kombëtar U-21 kanë ardhur shumë elementë në skuadrën e parë përfaqësuese. Sekretari i përg-jithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, habiti me qëndrimet e tij edhe më optimistin e kuqezinjve, duke justifikuar Bushin në krye të ekipit Shpresa. Siç dihet, Kombëtarja e moshës deri në 21 vjeç u rendit në vendin e parafundit në grupin e dytë eliminator për finalet e Kampionatit Europian. Duke marrë parasysh se Spanja në grup ishte më e forta, është normale ta mbyllë në vend të parë, por anormale duket që Shqipërinë e lanë prapa skuadrat e Irlandës, Sllo-vakisë dhe Islandës, ndërsa kuqezinjtë e rinj lanë pas tyre vetëm modestët e Estonisë. Edhe specialistët ngritën alarmin për këtë dështim, por Shulku dhe zyrtarët e FSHF-së shohin vetëm sukses. “Për të ardhur te U21, duhet të nisësh nga herët duke thënë që te U13, Bushi ka arritur objektivin te U21 pasi po furnizon ekipin A me futbollistë dhe këtë po e bën mjaft mirë. Ne kemi një plan afatgjatë që futbollistët të vijnë nga grupmoshat më të vogla e deri te ekipi i parë. Trajnerët e rinj do të jenë çdo ditë në punë ndërsa Panuçi do të jetë në çdo mbledhje dhe në seleksionime për të dhënë ide dhe për të arritur objektivat”, u shpreh Shulku, një qëndrim që nuk

ka statistikë ta justifikojë. Në fakt, dalja e Shulkut në konferencë shtypi së bashku me drejtorin e ekipeve kom-bëtare, Xhemal Mustedanagiç, kishte të bënte me ndryshimet që do të ndodhin i sistemin zinxhir të përfaqësueseve të moshave, që nga emërimi i trajnerëve të rinj deri tek strategjia që do të ndiqet me lojtarët që formohen jashtë territorit të Shqipërisë. “Nuk ka strategji për të marrë futbollistët që luajnë jashtë në

Kombëtare. Ne i kemi kontaktuar dhe është dëshira e tyre nëse vijnë apo jo. Nuk ka futbollist shqiptar që luan jashtë dhe që nuk është kontaktuar nga ne. U21 është grupmosha e fundit para se futbollistët të vijnë në Kombëtaren A”, shtoi Shulku. Ai më tej sqaroi edhe idenë e federatës për të krijuar grupmoshat 16, 18 dhe 20 vjeçare. “Do të krijojmë edhe përfaqësueset U-16, U-18 dhe U-20. Do të shikojmë nëse do të marrim trajnerë

Mbrëmjen e 8 dhjetorit në My-nih pritet të ketë një duel mjaft interesant në kik-boks, ndërmjet boksierit shqiptar Ferit Keta dhe rivalit të tij turk, Fatih Mehmet Karakus. Trajneri Ismal Keta është shprehur se iu përgjigjën ftesës së turkut, pasi ai lëshoi sfidë dhe sfidës duhet t’i dalësh para. Me 8 dhjetor në Mynih ky duel do të jetë “main event” i “Keta Fight’s Gala” dhe pritet të jetë një përballje vërtet e zjarrtë, sepse të dy luftëtarët zotërojnë aftësi të veçanta, gjithsesi, Ferit Keta nuk ka zhgënjyer asnjëherë dhe tem-peramenti i tij akullt, që kamuflon zjarrin me të cilin ai i afrohet çdo sfide, do të bëjë diferencën edhe në këtë supersfidë.

KIK-BOKSFerit Keta përgatitet për duelin me turkun Fatih

Mehmet Karakus

të tjerë apo do zgjedhim këta që janë. Trajnerët e ekipeve Kombëtare nuk kanë qenë në kohë të plotë, tani do të jenë të angazhuar vetëm me skuadrën që do të drejtojnë”, vijoi sekretari i FSHF-së Shul-ku. Në komentin e tij ai nuk la pa përmen-dur edhe largimin e Erjon Bogdanit. “Ai jetonte në Itali dhe nuk mund t’i ndiqte dot lojtarët në Shqipëri. Pjesë e tryezave dhe seleksionimeve do të jetë dhe trajneri Panuçi. Kurse drejtori i ekipit Kombëtar, Xhemal Mustedanagiç, tha se do të vijo-het me strategjinë e hartuar para një viti dhe nuk do të krijohet një sistem i ri. “Atë që kërkoj është që të jemi të ndershëm me lojtarët. Kemi organizuar me sistem çdo gjë. Të jemi të ndershëm ndaj Feder-atës, futbollistëve dhe vetvetes. Në qoftë se cilido nuk është i ndershëm dhe nuk i respekton rregullat dhe kushtet atëherë nuk është për Kombëtaren. Unë nuk do të kem asnjë konflikt me asnjë nga tra-jnerët. Në qoftë se do të ketë një konflikt do të ketë me rregullat dhe sistemin, jo me mua. Grupi i përzgjedhur i lojtarëve, do jetë i përzgjedhur nga të gjithë ne. Të gjithë do e respektojmë atë. Do ketë seleksionime pozitive dhe negative. Në qoftë se do na shfaqet ndonjë element më i mirë, do futet ky dhe do dalë më i keqi, gjithçka do të jetë transparente. Për lojtarët që do seleksionohen nga jashtë, do të vijnë vetëm ata që janë top-talent. Nuk do të vijnë më lojtarë mesatarë”, tha Mustedanagiç.

Midis Napolit dhe Elseid Hysajt nuk ka kompro-mis të paktën jo deri më sot. Edhe pse diskutimet për rinovimin e kontratës ka nisur prej kohësh, kërkesat e lojtarit e të menaxherit të tij nuk përputhen me ofertën e klubit napolitan, kështu që palët kanë mbetur të “ngrira” deri në një moment të hapjes së merkatos, kur t’i dalë mundësia Hysajt të kalojë në një klub tjetër. Siç shprehen edhe vetë mediat italiane, e ardhmja e Elseid Hysajt në udhëkryq. Mbrojtësi shqiptar ende nuk e ka të qartë nëse do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhshëm, edhe pse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2021. Është pikërisht kontrata motivi kryesor që shton

dyshimet për ta ardhmen e tij. 24-vjeçari, i cili u ble nga Empoli në vitin 2015 për 5 milionë euro, ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit napolitanë për rinovimin e kontratës. Bisedimet, që nisën që në pranverë, kanë arritur në një pikë delikate, pas zhvillimeve të vrullshme të muajve të fundit. Përfaqësuesit e mbrojtësit shkodran kërko-jnë më ngulm një kontratë afatgjatë me pagë të dyfishuar, që shkon nga 1.6 në 3 milionë euro neto në sezon si dhe eliminimin e klauzolës 50 milionë euro e vlefshme për jashtë Italisë, kërkesa këto që konsiderohet të ekzagjeruara. Ka ende kohë për të shtrënguar duart, po jo në pafundësi. Hysaj shpreson

që gjithçka të mbyllet brenda dhjetorit, maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse nuk merr një përg-jigje, atëherë do të shohë mundësinë e largimit nga Napoli. Çelsi, ku drejton mentori i tij, Maurizio Sarri, e ka kërkuar edhe verën e kaluar dhe tani është gati të rinisë bisedimet për ta mbyllur një herë e mirë këtë çështje. Presidenti De Laurentis, për momentin, nuk dëshiron të privohet nga Hysaj, por nuk përjashto-het mundësia që të ndryshojë mendje. Shpërthimi i Malkuit dhe mundësia për të fituar para janë dy argumente të vlefshme, që u shtohet edhe interesimi për Darmian. Prioritet mbetet arritja e marrëveshjes me Hysajn, por gjithsesi, plani B është gati.

Hysaj-Napoli, kriza vijon dhe pritet largimi i shkodranit

Skënderbeu bëhet gati të bëjë shitje në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për mbrojtësin shtatlartë Fidan Aliti, 25-vjeçar, nga më të spikatur në Korçë dhe që është pjesë e për-faqësueses së Kosovës. Aliti luan sezonin e tij të dytë me bardhekuqtë dhe ka treguar një performancë në rritje. Ofertat për të nuk kanë munguar që në verën e shkuar, por aktivizimi i këtij sezoni duket se ja ka rritur edhe më shumë çmimin e kartonit. Mësohet se dy skuadra të njohura, Astana e Kazakistanit e cila luan rregullisht edhe në Kupat e Evropës, por edhe Karabak i Azerba-jxhanit, janë dy nga ekipet që janë të interesuar për mbrojtësin shtatlartë të ekipit korçar, Fidan Aliti.

Aliti në fokusin e klubeve kazake, Skënderbeu

pret ta shesë

DEKLARATADuka: Nuk e mendova

asnjëherë ta shkarkoj Panuçin

Panuçi s’është rastësi në krye të Kombëtares, atë e do kreu i futbollit Armand Duka. Kështu, presidenti i FSHF-së, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku vlerësoi me notë punën e trajnerit Kristian Panuçi nën drejtimin e Kom-bëtares Shqiptare të Futbollit. Kur u pyet se çfarë note i vinte nga 1 në 10, Duka u shpreh: “10 i jepet vetëm vetes, ndërsa tjetrit nuk i jep dot më shumë se 6 apo 7”. Duka mohoi të ketë kontaktuar me Bledar Kolën për t’i dhënë rolin e trajnerit, duke thënë se nuk e ka menduar kurrë shkarkimin e Panuçit. “Nuk kam kontaktuar me Kolën kohët e fundit. Në mars nisin ndeshjet zyrtare dhe nuk mund të bëjmë eksperimente”, theksoi Duka.

Një nga lojtarët e Kombëtares që po regjistron momente mag-jike është sulmuesi i krahut Myrto Uzuni. Djaloshi që ka pak muaj që është bërë pjesë e përfaqësueses tonë, po kalon momente të mira si në planin fizik, ashtu dhe tekniko-taktik, ndërsa së fundmi u është kthyer golave dhe asisteve. Ai shënoi golin e parë për Lokomotivën e Zagrebit në barazimin 2-2 ndaj Osijekut në superligën e Kroa-cisë. Siç shkruajnë vetë mediat

sportive kroate, goli i shënuar ndaj Osijekut, ka vërtetuar edhe njëherë tjetër se kalimi i Myrto Uzunit në kampionatin kroat te Lokomotiva e Zagrebit, nuk ishte një rastësi. Që nga ndeshja e parë në Kroaci, e deri më tani, Uzuni ka rezultuar të jetë një bast i fit-uar nga drejtuesit e klubit. Edhe këtë javë, ai është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës, duke treguar se është në një nga momentet më të mira të karrierës së tij dhe këtë e dëshmon edhe

ftesa e debutimi në Kombëtare. “Çdo aksion që nis nga këmbë e tij, është shumë i rrezikshëm. Në mungesë të Dejan Radonjiç, atij i besohet të ekzekutojë edhe goditjet standarde. I rrezikshëm dhe kërcënon disa herë”, shkru-ajnë mediat kroate për Uzunin. Djaloshi është bërë menjëherë zg-jedhje e parë e trajnerit Kristian Panuçi në Kombëtare, i cili i ka besuar në katër takime radhazi që kuqezinjtë zhvilluan në dy muajt e fundit.

SULMUESI/ Shkëlqeu ndaj Osijekut, Uzuni në formacionin e javës në Kroaci

“Anormale duket që Shqipërinë e lanë prapa skuadrat e Irlandës, Sllovakisë dhe Islandës, ndërsa kuqezinjtë e rinj lanë pas tyre vetëm modestët e Estonisë. Edhe specialistët ngritën alarmin për këtë dështim, por Shulku dhe zyr-tarët e FSHF-së shohin vetëm sukses...”

TRAJNERËT E RINJ TË PËRFAQËSUESEVE TË

MOSHAVE JANË:

U-21 Alban BushiU-19 Nevil DedeU-17 Elvin BeqiriU-15 Armand Dama

Page 21: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

TEUTA

Ultrasit kanë komentuar në njoftimin e klubit për derbin, duke akuzuar Halilin për tradhti

Tifozët e Tiranës sulmojnë Halilin: Po na trajton Partizani si miq në shtëpinë tonë

Adriatik BALLA

Tirana do të përballet të premten në derbi me Parti-zanin, takim që do të luhet në stadiumin “Selman Stër-

masi”. Impianti që në fakt është i Tiranës, nëpërmjet një marrëveshje të krijuar mes dy klubeve dhe ndërm-jetësimin e bashkisë së Tiranës, do të përdoret edhe nga Partizani si pritës. E thënë ndryshe, “Selman Stërmasi” në bazë të kësaj marrëveshje nuk është vetëm i Tiranës por edhe i skuadrës armike të saj, Partizanit, sa herë që të ketë ndeshje brenda fushe. Por kjo gjë nuk u pëlqeu fansave të Tiranës të cilët prej dy vitesh e kanë refuzuar dhe atakuar këtë “skemë”, duke e quajtur poshtëruese për bard-heblutë. Ata duan që në stadiumin e tyre të luajë vetëm Tirana. Edhe në prag të këtij derbi, tifozët nuk e kanë pritur mirë faktin se Partizani si pritës i ndeshjes do të jetë “vendali”, ndërsa fansat bardheblu cilësohen në njoftim “miqtë”. Pikërisht ky term i ka acaruar bardheblutë që kanë bërë thirrje për ta bojkotuar takimin, në shenjë proteste për neglizhencën dhe turpërimin që po i bëhet klubit nga presidenti i skuadrës Refik Halili. Në fakt, për “Tirona Fanatics” është rezer-vuar vetëm sektori i miqve dhe numri pritet të jetë i ulët. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Tiranës, të cilët edhe njëherë tjetër kanë dalë kundër klubit. Ata nuk mund të pranojnë faktin se në sta-diumin e tyre, duhet të jenë tifozeria “mike” dhe shumë prej tyre bëjnë me dije se nuk do të jenë në stadium. Në postimin e klubit në “Facebook” ku bëhen të ditura detajet për derbin, ti-

fozët bardheblu kanë reaguar duke u shprehur se nuk mund të jenë miq në shtëpinë e tyre dhe për ta, kjo është e papranueshme. Grupimi kryesor i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, nuk do të jetë i pranishëm në stadium të premten për derbin me Partizanin. Këtë vendim ky grupim e ka bërë të ditur para pak minutash në faqen e vet, ku me një postim ironizon me presidentin Refik Halaili. Në postim shkruhet se kurrë tifozët e Tiranës nuk do të jenë miq në shtëpinë e tyre. Postimi i fundit i “Tirona Fanatics”: Tifogrupi “Tirona Fanatiks” nuk do të jetë prezent të premten në ndeshjen e radhës kundër pjellës së Beogradit! Tifozët e Tiranës kurrë nuk mund të jenë miq në shtëpinë e tyre, pavarë-sisht çdo lloj situate. Refik Halili bashkë me qiraxhinjtë e tij mund të vazhdojnë të luajnë “E ka kush e ka” për vendet e stadiumit, ama intelekti

i tifozëve bardheblu qëndron shumë shkallë lart tyre…Tirana është më shumë se një ndeshje, 90 minuta apo një derbi artificial. Tirona është me shumë se futboll! Komentet e tifozëve në rrjetet sociale kanë qenë vërtet të ashpra. Ata sulmojnë klubin, presidentin Halili dhe lo-jtarët, duke u thënë se nuk kanë asn-jë pikë “gjaku” si bardheblu. Madje ata bëjnë thirrje për revolta, ndërsa për Halilin kujtojnë vazhdimisht se duhet të japë dorëheqjen. Në fakt, nuk është vetëm tifozeria e Tiranës e pakënaqur. Edhe një pjesë e tifoz-erisë së Partizanit kanë shprehur pakënaqësi për çmimin e biletave. 20 mijë lekë të vjetra për tribunat e mira konsiderohen “të tepërta” dhe të ngjashme me biletat për në Cham-pions League. Fansat e kuq mendo-jnë se klubi nuk i ka përfillur kur ka vendosur çmimet e biletave dhe kjo

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për portierin e Partizanit i cili u ndalua nga policia dy ditë më parë për shkak se po ngiste makinën në gjendje të dehur. Ai është lënë i lirë nga gjykata dhe për portierin e Par-tizanit është marrë vendimi “detyrim paraqitje”. Në këtë mënyrë, Hoxha i shpëton paraburgimit dhe që nga dita e sotme mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, gjithmonë nëse ka të fundit nuk marrin një masë disiplinore për portierin. Lirimi i tij, mund të jetë një lajm i mirë për Partizanin duke qenë se të premten duhet derbi ndaj Tiranës dhe mungesa e Hoxhës, mund të ishte një goditje. Hoxha u ndalua për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit dhe ngasjes së makinës i dehur.

PORTIERILirohet Alban Hoxha,

gjykata i jep masë “detyrim paraqitje”

është e papranueshme. Gjithsesi, në impiant ka vend dhe për bileta me çmim 500 lekë, që është dhe çmimi më i lirë për të parë derbin direkt në stadium. Kuptohet, çmimet më të shtrenjta i përkasin tribunave kryesore A dhe B, ku pozicionohen tifozët “intelektualë”. Ndeshja do të luhet ditën e premte dhe do të jetë përballja e parë e javës së 15-të të Kategorisë Superiore. Dueli derbi ngjall gjithmonë emocion dhe i tillë pritet të jetë edhe ky derbi midis Partizanit dhe Tiranës, në historinë e të cilëve të kuqtë kanë regjistruar më shumë fitore, por Tirana mbetet, sidoqoftë, skuadër me emër të madh.

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, ka marrë një gjobë të majme nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të konfliktimit të tij me një pjesë të tifozerisë vlonjate në ndeshjen Flamur-tari-Partizani të premten e kaluar. Trashi është dënuar me 50 mijë lekë të reja gjobë për sjellje të gabuar. Rrjedhimisht, mesfushori më i mirë i të kuqve do të mungojë në derbi me Tiranën. Një gjobë mjaft e rëndë është dhënë për Kukësin U-19, i cili penalizohet me 10 milionë lekë gjobë, për shkak se tifozët e tij u futën në fushën e lojës gjatë ndeshjes me

Kastriotin U-19. Një gjobë rekord kjo, por që sipas rregullores për ekipet e moshave, mund të paguhet me 3%.

Disa prej vendimeve kryesore të Disiplinorit:

Lojtari i FK “Partizani”, Lorenc Trashi, për sjellje jo sportive ndaj publikut në përfundimin të ndeshjes Flamurtari-Partizani, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. KF “Veleçiku”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë sub-jekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të

FSHF. Zyrtari i KF “Veleçiku”, Zeqir Dukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dho-mat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës. Lojtari i KF “Veleciku”, Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF “Burreli”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë sub-jekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të

FSHF. KF “Kastrioti” U-19, për dështim në përm-bushjen e përgjegjësive, hyrjen e personave të autorizuar në fushën e lojës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. KF “Kukësi” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hyrë në fushën e lojës per-sona të pa autorizuar dhe duke shkaktuar akte dhune, dënohet me gjobë me vlerë 1.000.000 (një milion) lek. Në aplikim të Nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

U konfliktua me tifozët në Vlorë, Disiplina dënon Lorenc Trashin

Në ndeshjen me Luftëtarin, Teutës iu rikthyen 3 futbollistë, Latif Amadu, Esin Hakaj apo dhe Bou-bakar Traore që kishin dëmtime. Latif e Traore kishin problem më të lehtë shëndetësor, ndërsa Hakaj u aktivizua në minutën e 90-të të takimit. Dëmtimi i tij, natyrisht që i ka prishur jo pak punë në linjën e majtë Teutës dhe trajnerit të saj Blendi Shkëmbi i cili është detyruar që të eksperimentojë, e madje të aktivizojë edhe Edison Ndrecën. Kurbinasi ja ka dalë, por në një transfertë si kjo me Skënderbeun, Shkëmbi do të kërkojë me patjetër shërbimet e Esin Hakajt, i cili ka eks-periencë. Madje, pritet dita e premte për të parë formën e shkodranit, dhe nëse është “ok”, do të luajë titullar.

Trajneri Shkëmbi me probleme dëmtimesh

para Skënderbeut

KUKËSISkema me tre mbrojtës

e Cungut rezulton efikaseKukësi pati mjaft mungesa kundër

Kamzës. Kapiteni Ylli Shameti, Shafik Tugruzha, Rrumbullaku, Zguro e nat-yrisht Musolli nuk mund ta ndihmonin skuadrën, kjo situatë alarmante e dety-roi trajnerin Cungu të shkonte drejt një skeme të pa propozuar më parë, me 3 lojtarë në repartin e mbrojtjes, Qaqin, Cuculin dhe Krasniqin. Dhe Kukësi nuk zhgënjeu në fazën mbrojtëse, aq sa portieri Stivi Frashëri u kthye thuajse në një spektator pa pagesë. Siguria dhe përvoja e Cuculit bënë diferencën, por edhe bashkëpunimi mes të tre aktorëve të prapavijës u duk në nivele më se të pëlqyeshme. Kthimi i Shametit nuk do të thotë me patjetër ndryshim i formulës, përkundrazi kjo skemë do të për-forcohej akoma më shumë.

Pas humbjes në Vlorë, Parti-zanit i duhet të reagojë në der-bin me Tiranën, që luhet ditën e premte. Të kuqtë e majtën vendin e parë, pavarësisht se nuk morën pikë në Vlorë, por për ta do të ishte e pafalshme të gabonin dy herë radhazi. Mesfushori Bruno Telushi e konsideron derbin si majën e futbollit. Ai ka disa javë që i ruhet kartonit të verdhë për të mos munguar pikërisht në një ndeshje si kjo. Në një prononcim për “Supersport”, Telushi ka thek-

suar: “Derbi është maja e futbollit shqiptar dhe po mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Uroj të bë-jmë atë që duhet dhe të mos dalim pa pikë në këtë ndeshje. Transferta e Vlorës ishte një ndeshje për t’u harruar dhe duhet të reagojmë. Kam shumë besim se Partizani do të reagojë, siç ka bërë edhe pas humbjeve me Skënderbeun. Forca e grupit ka bërë që të ruajmë vendin e parë dhe të mbajmë këtë ritëm. Kartonët? Edhe shokët më pyesin: pse kaq butë? Pas kar-

tonit të tretë jam ruajtur të mos marr karton. E kam pasur shumë të vështirë, pasi forca ime është karakteri i fortë. Po mendoj për derbin që prej 7-8 ndeshjesh dhe uroj të mos ndëshkohem as ndaj Tiranës. Edhe po shënova nuk besoj se do të shkoj deri aty sa të marr karton për festën e golit. Ti-fozët janë lojtari i 12-të dhe derbi është një ndeshje, ku spektakli nuk duhet të mungojë. Stadiumi duhet të jetë plot me tifozë, të cilët duhet të na përkrahin”.

Telushi: Po luaj me kujdes nga frika e kartonëve, Partizani e fiton derbin

“Komentet e ti-fozëve në rrjetet sociale kanë qenë vërtet të ashpra. Ata sulmojnë klubin, presidentin Halili dhe lojtarët, duke u thënë se nuk kanë asnjë pikë “gjaku” si bardheblu. Madje ata bëjnë thirrje për revolta, ndërsa për Halilin kujtojnë vazh-dimisht se duhet të japë dorëheqjen...”

Page 22: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

22 GAZETA SOTE Mërkurë 28 Nëntor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Julia Roberts, me një dyqan në Londër për bamirësi

1-Një shtet afrikan me kryeqytet Akra...2-Dirigjenti Koço...3-Kundërpërg-jigje e shpejtë në një diskutim të gjerë...4-Tepsi prej bakri e cekët dhe me buzë të kthyera...5-Fara e këngës...6-Literaturë italiane...7-Përfaqësi diploma-tike...8-Regjizori Musliu...9-Shkrimtari Dushi...10-Tonon Miloti...11-Është figurë gjeometrike...13-Diçka që ndalohet të preket a të zihet me gojë...14-Diçka që ndalohet të preket a të zihet me gojë...14-Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë...16-Një pije alkoolike...17-Janë me nam ato kubaneze...18-Aktori Spiro...20-Gaz pa erë, i prodhojnë tokat e kënetës...21-Është qendra e Malësisë së Madhe...22-Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako...23-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore, duhet të ulet në gjysmë toni...24-I krishterë...25-Njëlloj si shkak apo arsye...26-Është lëndë djegëse...27-Solo me klarinetë...29-Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë...30-Dele me lesh të dredhur...31-Lumë në Gjerma-ni...33-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...34-Njëlloj si nr.40 horizontalisht, por i shquar...35-Lloj çokollate...36-Meksi e politikës në inic...37-Notë muzikore...

1-Ish futbollisti gjerman...Myler...4-Ndërtesa e një organi dre-jtues...7-Ai jep leksione në universitet...12-Një nënë gjirokastrite...13-Reg-jizori Spartak...14-Ish aktori Levonja...15-Njeri i prapë, i pashtruar, që sillet ashpër me të tjerët, i shquar...17-Njeri që beson në shumë perën-di...18-Shkrimtari Dodani në inic...19-Banor i një krahine në jug të vendit, i shquar...20-Rracë e përzjerë...21-Është figurë gjeometrike...22-“...i mirë në ditë të vështira”, popullore...24-Përsëri një figurë gjeometrike...25-Ar-igo...ish trajner i përfaqësueses italiane...26-Mënyrë veprimi...27-Vendos-ja e gjërave mbi njëra-tjetrën...28-Profil metalik...29-Pagesë mbi vlerën e faturës...30-Ish futbollist spanjoll...Gonzales...32-Në fillim të bisedës... 33-Periudhë e dyndjes në plazh...34-Lajme të shkurtëra në RTV...36-Qytet në Irak, në veri të Bagdatit...37-Tip autoveture ruse...38-Robin...ish fut-bollist anglez...39-Një parazit i vogël që ecën duke kërcyer...40-Patrioti...Sadria...41-Pritë, kurth...

Aktorja amerikane Julia Roberts po mbështet një dyqan në qendër të Londrës, të ardhurat e të cilit u shkojnë në ndihmë njerëzve me nevojë. "Gruaja e Bukur" Roberts, gjithashtu ka ndihmuar për promovimin e kësaj nisme duke veshur një T-shirt "Choose Love" në evente apo dhe postuar pamjet e modelimit të saj në mediat sociale. "Ju vini tek ne dhe blini batanije ose xhaketë shpëtimi dhe largoheni pa marrë asgjë me vete, e megjithatë keni marrë me vete ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë" tha Josie Naughton, shefe ekzekutive e bamirësisë. Dyqani “Choose Love”, i drejtuar nga bamirësia e Ndihmës për Refugjatët, u hap në afërsi të rrugës Carnaby të kryeqytetit dhe

pritet të hapet një i dytë në West Broadway, New York të martën. Dyqani në Londër do të qëndrojë i hapur deri në janar. Gjatë vitit të kaluar ai ka arritur të mbledhë më shumë se 750,000 paund (963,000 dollarë). Efekti i Julia Roberts ndaj medias dhe publikut është i menjëhershëm. Me përgjigjet e saj të mprehta dhe ironike ajo fiton menjëherë zemrën e audiencës. Ajo ka arritur të tërheq vëmendjen dhe të marri duartrokitje të shumta edhe me filmin “The Secrets of Osage County”. Në këtë dramë të errët të familjes të shkruar nga Tracy Letts, Julia ndan skenën me Meryl Streep (film i nominuar për çmimin Oscar si aktorja më e mirë ), në rolin e nënës Violet.

Burri gënjeshtar

Tre mikesha po bisedonin midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej po-thuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gën-jeshtar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tre-gon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtëpi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ar-dhur në shtëpi. Dhe ai mu përg-jigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, kur tek Bobi isha unë mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

Telefonatë për zjarrfikëset

Një zonjë, shtëpia e të cilës sapo kishte filluar të digjej men-jëherë merr në telefon zjarrfikë-set dhe i thotë:

- Ju lutem hajdeni shpejt në shtëpinë time, pasi ajo po digjet. Ju lutem!

Nga ana tjetër e telefonit, recepsionisti i zjarrfikëses i përgjigjet:

- Në rregull zonjë, do të vi-jmë menjëherë. Por ju lutem na thoni sesi mund të mbërrijmë në shtëpinë tuaj sa më parë?

Dhe zonja tepër e irrituar i përgjigjet:

- Nuk e ditkeni ju si të vini? Po me atë makinën e kuqe që përdorni gjithmonë për të tilla raste.

3 6 5

6 2 5 3

8

4 1 8 3

2 7 6 8

5 2 4 9

7

8 5 2 6

9 4 1

1 5 8 3 4 7

4 1 5

2 8

9 7 1 2 8 3

1 5 9 6 4 7

5 4

2 6 9

3 8 9 7 6 1

1 3 8

7 3 4 1

9 6 4

3 5

4 8

9 6 2

6 2 8

5 9 8 7

2 4 5

Page 23: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT E Mërkurë 28 Nëntor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Atmosfera e kësaj dite nuk është pozitive. Do jeni në gjendje të merrni vendimin e duhur edhe nën presion, duke i bërë një kthesë pozitive.

23 shattor - 22 tetor

Gjatë kësaj të mërkure mund të keni problem me lëvizshmërinë, nëse jeni duke bërë një punë të rëndësishme që kërkon transport.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Duhet të ruani qetësinë dhe të mundoheni të kuptoni pikëpamjen e anëtarëve të tjerë të familjes, lidhur me çështje financiare.

Kjo e mërkurë do të sjellë në jetën tuaj një ngjarje per-sonale, e cila do ju pengojë që të bëni progres. Mundohuni që të sistemoni gjërat.

Mund të merrni një ven-dim të mirë menduar. Duhet të reagoni në mënyrë më të përgjegjshme ndaj situatave me të cilat ju përball jeta.

Dashi Demi

Gjatë kësaj të mërkure do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka pushtuar jetën tuaj prej shumë kohësh.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kjo e mërkurë parashi-kon diskutime lidhur me disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni që të jeni sa më të sjellshëm.

Kjo e mërkurë parashikon një gjuhë të mprehtë. Kjo aftësi mund të çojë në zbulimin e pasigurive tuaja, prej nga do të nxirrini një përfundim për veten.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kur bëhet fjalë për marr-jen e vendimeve, do të gjendeni në dilemë. Ndiqni instinktin tuaj dhe në këtë mënyrë do të merrni vendimin e duhur.

Huawei do të lançoj telefonin e ri në dhjetor

Ka mundësi të zbuloni një intuitë të mprehtë brenda jush. Do kuptoni se nuk keni nevojë për asnjë ndihmë nga jashtë, për të përballuar problemet.

Horizontal

Jeni natyrë familjare dhe kjo e mërkurë do të nxjerrë në pah pikërisht anën tuaj më të përkushtuar. Do të jetë një ditë shumë e ngjeshur për ju.

Do jeni të bekuar nga një vizion i jashtëzakonshëm, i cili do të bëjë që të gjykoni siç du-het. Kjo është dita e duhur për të vlerësuar investime të reja.

Kompanitë e telefonave duket se po rrisin përpjekjet e tyre për të kërkuar alternativa për një ekran të rrafshtë, si një mënyrë për të mbajtur kamerën e përparme në një telefon pa korniza. Kjo është një përgjigje ndaj atyre që nuk e pëlqejnë ekranin e popullarizuar e iPhone X të Apple. Sipas Ice Universe, telefoni konkurrues i Huawei në këtë trend, mund të debu-tojë muajin e ardhshëm. Në një postim në Twitter, IU thotë se gjigandi kinez i elektronikës po planifikon të lançojë “telefonin e parë pa korniza” në dhjetor. Sidoqoftë, emri i pajisjes nuk është i njohur, por ka të ngjarë që të jetë i ngjashëm me Galaxy A8 në aspektin e vendosjes së kamerës, siç shihet në imazhin në të djathtë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Oficeri i lartë i Perandorisë Osmane...6-Është grimcë elementare...7-Kush e ka atë i ecën...8-Ish këngëtari Radi në inic...9-Boksieri amerikan Holy-field në inic...10-Krahinë në veri...11-Ai është i mirë në ditë të vështira...12-Një perime me farëza të vogla, bishtajë...16-Filmi italian “...në Iskia” me D. Modunjën...17-Shtet në Lindjen e Mesme...18-Gur i mullirit, është edhe fshat në Pogradec...19-Djalë, rus...20-Bën pjesë në kompleksin e mjeteve të grimit për femrat...22-I thonë çajit italianët...23-Sherr, grind-je...24-Pohojnë rusët...25-Akuzoj, kallëzoj...26-Letër me vlerë për të tërhequr para banke...27-Një brejtës i madh që rron në tokë dhe ka lëkurë të çmuar...29-Një shenjë e horoskopit...30-Qytet bregdetar në Francë me një gji karakteristik...31-Specialist i sigurimeve shoqërore Fadil...32-Shkrimtari dhe piktori...Ve-lo...33-Vend i hapur në mur anash oxhakut për të vënë sende të vloga si aletet e kafes apo rakisë...35-Tip autoveture rumune...36-Pambuk italian...37-Rudina e Klan-it në inic...38-Arsen...hajduti i Londrës...39-I thonë ndryshe kalit të shalës...40-Janë objekte fetare të besimtarëve bektashian...41-Ish fshatar i pasur pas beut...42-Humroisti anglez...Hard...43-Vegël...

1-Ish-futbollisti i Partizanit...Beri-sha...2-Shtet në SHBA...3-Fuçi druri për verë...4-Mamaqi e letrave në inic...5-Ka për kryeqytet Sudani në Afrikë...8-Fuka-ra...10-Ish portieri i përfaqësueses sonë...Janku...11-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar...12-Vesh rrushi...13-Pjesë nga opera...14-Shkrimtari amerikan To-mas...15-Industri Ndërtimi...16-Futbollisti gjerman i Bajernit...Myler...18-Kështu quhej më parë Egjipti i Sipërm...20-Lloj konjaku vendi...21-Ngjyrë si e barit të thatë, i verd-hë, i errët e pak në të kuq...23-Kompozitori Kongoli...24-Ish aktori elbasanas Hysk-ja...25-Njeri me të meta mendore...26-Fshat i Fierit...28-Jepet në raste të veçanta të sulmeve ajrore...29-Shpirt i keq, djall...31-Është brinjë në skuadër...32-Trimi suliot, Boçari...33-Port slloven në Adriatik...34-Mo-trat e nënës apo të babait...36-Një ng-jyrë...38-...Jashin, ish portieri legjendar i BS...39-Gjilpërë injeksioni...40-Përemër vetor...41-Automjetet e Shqipërisë...

Norvegji, robotët zëvendësojnë postierëtPostën nacionale norvegjeze Pos-

ten-Norge së shpejti do ta okupojnë robotët postierë. Bëhet fjalë për një shërbim të robotizuar dërgesash, që përdoruesve t’u mundësohet një shërbim sa më i mirë i livrimit. Posta norvegjeze nënshkroi një kontratë me kompaninë “Buddy Mobility”, me seli në Oslo dhe San Francisko. Plani është që në fazën e parë në rrugë të lëshohen automjetet robotike ekskluzivisht në qytetin e Kongsbergut. Më vonë, kjo do të bëhet në të gjitha qytetet e tjera norvegjeze. Si funksionon? Robotët postierë mbërrijnë përpara shtëpisë së përdoruesit dhe i informojnë ata për arri tjen e dërgesave të tyre. Mesazhin për këtë qytetarët e Kongsbergut e marrin përmes aplikacionit të telefonit.

Page 24: Berisha dhe Meta rreshtohen krah serbëve dhe grekëve ... · zbardhet lista e emrave që do të marrin në dorë KLGJ dhe KLP. 2 E Mërkurë 28 Nëntor 2018 GAZETA SOT 2,3,,7,12,13,1,1,19,2,21,2

GAZETA SOT24 E Mërkurë 28 Nëntor 2018

2,3,6,7,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Liga e Kampioneve u rikthye mbrëmë me emocione dhe spektakël, por edhe me rezultate

surprizuese. Ra në sy fitorja e skuadrave të mëdha, të cilat siguruan vendet e para në grup siç ishte Reali përballë Romës. Në grupin E nuk ka më dilema, pasi Bajerni i Mynihut dhe Ajaksi shkojnë më tej, pavarësisht se në grup mbetet dhe një raund ndeshjesh për t’u luajtur. Ajaksi siguron një fitore me shumë peshë për fatet e kualifikimit, pasi arriti një sukses të madh në Athinë përballë AEK-ut, duke fituar 2-0 dhe duke shkuar në 11 pikë, praktikisht i kualifikuar. Në të njëjtin grup, Bajerni e shkatër-roi Benfikën. Arien Roben ishte heroi i takimit, pasi brenda 30 minutash në pjesën e parë shënoi dy gola. Pjesa e parë nuk do të mbyllej pa “vulën” e sulmuesit kryesor, Robert Levandovski, që shënoi golin e tretë për Bajernin në minutën e 36-të. Benfika shkurtoi në fillim të pjesës së dytë me Fernandez, por Levand-ovski në minutën e 51-të çoi në katër gola Bajernin. Në fund pati radhë dhe për Riberi, që shënoi golin e pestë. Bajerni merr kësh-

Tronditet Argjentina, finalja e “Libertadores”

në Paraguaj

SULMUESI Milani mendon se mund ta mbyllë kampionatin brenda katër vendeve të para, në mënyrë që të marrë pjesë në UEFA Champions League. Por nuk ka siguri, për këtë arsye dëshiron të bëjë një goditje të madhe në treg, për të afruar një lojtar me potencial të fortë në repar-tin sulmues. Dhe një prej emrave që ka pikasur është pikërisht një “osh”, Zlatan Ibrahimoviç. Kështu, ditët e fundit është folur shumë për një rikthim të mundshëm të suedezit

Ibrahimoviç në Itali te kuqezinjtë e Milanit, madje janë përfolur edhe detaje nga marrëveshja hipotetike që mund të arrihet mes palëve. Një fakt i tillë ka ndikuar drejtuesit e Los Anxheles Galaksi, me klubin kalifornian që ka publikuar listën e organikës për vitin 2019, ku qartë-sisht mund të lexohet emri i Ibrës. Në të vërtetë ishte pikërisht “Major League Soccer” që i dha vazh-dimësinë suedezit pas dëmtimit të pësuar në kohën që militonte te “Dja-

jtë e Kuq”. Ibra numëron 22 gola në 27 ndeshje dhe ka rigjetur dëshirën për të përjetuar emocionet e futbollit të madh, çka do ta përjetonte me rik-thimin në Itali me fanellën e një tjetër “Djalli”, atij të Milanit. Kalimi në “San Siro” projektohet gjithnjë e më afër edhe pse Galaksi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Gjithsesi, kontaktet e vazhdueshme dhe të fshehta të Ibras me Leonardon japin shpresë për realizmin me suk-ses të këtij operacioni.

DEKLARATA MESFUSHORI QËNDRIMI

Kapelo: Perez gaboi me Ronaldon, Reali vuan

Arsen Venger refuzon Bajernin, do rol drejtuesi

Mesut Ozil drejt largimit nga Arsenali, shkak stoli

Ish-trajneri i Real Madrid-it, Fabio Kapelo shpeshherë ka diskutuar për problemet ose sukseset e “Los Blancos” ndër vite, pasi ka pranuar se është një fans i madrilenëve. Trajneri italian është rikthyer të flasë për Realin, ku më shumë është ndalur te largimi i Ronaldos. Mes të tjerash, Kapelo është shprehur: “Largimi i Ronal-dos është gabimi më i madh i Perezit. Ai e largoi pasi men-donte se skuadra do të fitonte më shumë trofe pa Ronaldon në ekip, por jo vetëm që nuk por fiton trofe, por po vuan që të fitojë edhe ndeshje që në letër as nuk duhet t’i llogarisë.

Mesfushori Mesut Ozil po përballet me të ardhme të paqartë tek Arsenali, pasi është lënë në bankë rezervë ndaj Bournemuthit të dielën. Trajneri i londinezëve, Unai Emeri, pas fitores 2-1 ka thënë se Ozil me qëllim është lënë jashtë formacionit, dhe shka-ku lidhet me formën e dobët të gjermanit. Sipas “Daily Star”, Emeri është shprehur i shqetësuar me formën e Ozilit në barazimin 2-2 me Krystal Palacen. 30-vjeçari pritet të jetë në bankë rezervë në ndeshjet si mysafir, duke vënë në dyshim të ardhmen e tij nën drejtimin e Emeri.

Tekniku francez Arsen Venger, mësohet se nuk do të marrë kreun e pankinës së Bajernit të Mynihut, pasi e konsideron projektin aktual të bavarezëve si një detyrë që nuk është gati ta marrë përsipër në këto momente. Por Venger nuk do të jetë larg Bajernit, pasi është gati të marrë një rol drejtuesi në klub. Me eksperiencën e tij prej më shumë se dy dekadash në futboll, Venger ka njohje me shumë futbollist dhe ka aftësinë të sjellë në Mynih lojtarë të kalibrit botëror. Në rast se Venger merr këtë rol, transferimi i tij i parë do të

Ronaldo është pjesa që i mun-gon Realit të Madridit dhe nuk duhet të jesh ekspert futbolli që ta kuptosh”,- përfundoi fjalën e tij trajneri Kapelo.

jetë një lojtar që e njeh shumë mirë dhe që e ka drejtuar për 10 vite, Aron Ramsi. Në fakt, gjermanët ende nuk kanë dhënë detaje nga bisedimet.

tu kreun e grupit. Në grupin F, ndeshja midis Hofenheimit dhe Shakhtarit ishte rrebesh golash. Dy herë shënuan miqtë ukrainas brenda 20 minutave të para, por gjermanët barazuan shifrat 2-2 brenda 45-minutëshit të parë. Në pjesën e dytë në fundin e ndesh-jes, ukrainasit shënuan golin e tretë, duke “ngrirë” gjermanët” dhe duke hapur garën për vendin e dytë në këtë grup me Lionin. Ndeshja tjetër e mbrëmjes, dueli i madh Lion-Mançester Siti, në pjesën e parë nuk prodhoi gola. Në fakt, Siti e kishte siguruar edhe matematikisht, pasi krejt rivaliteti në këtë grup është

Juve mban kreun, Reali shpërthen në Romë, Bajerni “shuplakë” Benfikës

Incidentet e zhvilluara në vigjilje të sfidës së dytë finale të Superklasikes argjentinase kanë tërhequr vëmendjen më të mad-he të gjitha mediave botërore dhe pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, të gjithë po presin me pa-durim zhvillimin e së dytës. Pasi u shty shumë herë nga Federata Argjentinase, ndeshja më në fund mund të ketë një datë zyr-tare. Sipas një oficeri në policinë argjentinase, ndeshja do të luhet

në Paraguai me datë 9 dhjetor. Kjo deklaratë ka qenë shumë e papritur, pasi asnjë nga zyrtaret e futbollit argjentinas nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me zhvillimin e ndeshjes. Incidentet e shumta nga tifozeritë mund ta zhvendosin superklasiken argjentinase në Paraguai, që do të ishte hera e parë në histori që një përballje mes River Plejt dhe Boka Zhuniorsit do të luhej jashtë Argjentinës.

midis Lionit dhe Hofenheimit. Francezët më shumë u mbrojtën se menduan të sulmonin. Në pjesën e dytë pati katër gola, nga dy për secilin ekip, për pasojë ndeshja u mbyll barazim 2-2. Në grupin G, Roma dhe Reali i Madridit e kishin siguruar që më parë kualifikimin në turin tjetër të Champions League, kështu që mbrëmë luanin përballë njëra-tjetrës pa komplekse. Në këtë grup ndeshja e parë që u luajt ishte ajo mes CSKA-së së Moskës dhe Viktoria Plzen. Ishte një ndeshje ku rezultati dhuroi surprizë të madhe. Edhe pse rusët ishin favoritë, ndeshjen e

Vijojnë bisedimet mes Ibrahimoviçit dhe Milanit

herë është shtyrë finalja e Kupës Libertadores midis River Plejtit dhe Boka Zhuniorsit. Në fillim ndeshja u shty me 24 orë për shkak të dëmeve fizike që pësuan

lojtarët e Bokës. Më pas, konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut vendosi që ta shtyjë atë pa afat.

2

I vetmi që ka ende enigma është grupi F, ku përveç Sitit që ka siguruar vendin e parë,në garë për vendin e dytë janë Lioni dhe Shakhtar Donetsk

Turko-gjermani nuk ka kalu-ar një periudhë të mirë që prej momentit kur u la jashtë kombëtares së Gjermanisë në Botërorin e Rusisë.

fituan çekët 2-1, që e paraka-lojnë CSKA-në në renditje, ku edhe pse kanë secila nga katër pikë, fitorja në ndeshje direkte është vendimtare. Mbetet dhe një xhiro, por Plzen mund të luajë në Ligën e Europës si vend i tretë. Ndërkohë, kryendeshja e grupit, e luajtur në “Olimpiko” të Romës, dhuroi emocione dhe rivalitet. Pjesa e parë nuk prod-hoi gola, pra u mbyll 0-0, por në fillim të pjesës së dytë Gareth Bejl shënoi për madrilenët në minutën e 47-të. Më pas ishte radha e Vaskez, kështu që Reali mori kreun e grupit. Në grupin H, kryendeshja e mbrëmjes së djeshme ishte Juventus-Valencia. Pritej një shpërthim i Juves në këtë ndeshje, por bardhezinjtë hasën në vështirësi në finalizim. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë Mandzukiç kaloi “Zonjën” në epërsi. Valencia barazoi, por goli ishte i parregullt. Ndeshja tjetër Mançester Junajtid-Jang Bojs u fitua “in-extremis” nga ekipi i Mu-rinjos 1-0 me gol të Fellainit. Gara për vendin e parë mbetet e hapur. Dueli tjetër i këtij grupi, Mançester Junajtid-Jang Bojs, ishte një tjetër takim që nuk prodhoi gola në pjesën e parë, pavarësisht domin-imit të “Djajve të kuq”.