bashkia e elbasanit, ndër më të mirat në europën juglindore, për...
TRANSCRIPT
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al
E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Prill 2015 Viti i botimit 2015, Nr 87
Fjala e Redaktorit
Bashkia e Elbasanit për vitin
2015 ka nisur një sërë inves-
timesh të rëndësishme të cilat
do të tí japing një tjetër impact
qytetit tonë. Aktualisht ka nisur
puna për suvatimin e pallateve
në lagjet “Partizani”,
“Vullnetari”, ”Emin Matrax-
hiu”, “Kongresi i Elbasanit”,
“Beqir Dardha”, “Shënkoll”,
“28 Nëntori” dhe “Luigj Gura-
kuqi”. Gjithashtu po punohet
për sistemimimin dhe
asfaltimit të bllokut të banimit
(tek kinezët), sheshet e pallat-
eve 60.61.62.63/1,64,64/2,64/3
dhe sistemim - ssfaltimin e rru-
gës "Marie Dhamo" në lagjen
“5 Maji”. Të tjera investime
presin të miratohen dhe të nisin
së shpejti. Ne së bashku do t’i
japim Elbasanit atë që meriton.
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më
të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në
shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Kryetari i Bashkisë së
Elbasanit, takim me
këshilltaret e Komunës
së Mitrovicës
faqe 3
Zhvillohet mbledhja
e Këshillit Bashkiak
për muajin Prill
2015
faqe 5 Vijon ne faqe 3
Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën
Juglindore, për iniciativat bashkiake për përfshirjen e Grave
dhe të Rinjve në qeverisjen lokale
I jepet titulli “Qytetare
Nderi” shkrimtares dhe
gazetares Migena
Arllati
faqe 5
Vijon ne faqe 5
Qyteti i Elbasanit është fituesi i parë,
në Europën Juglindore, i Çmimeve për
iniciativat Bashkiake për GENiYouth,
prezantuar nga NALAS për iniciativat
më të mira për përfshirjen e Grave dhe
të Rinjve në qeverisjen lokale.
Komiteti i Vlerësimit, i përbërë nga
ekspertë rajonalë në çështjet gjinore
dhe të të rinjve i dha pikët maksimale
aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm
gjinor dhe Buxhetimi me pjesëmarrje”
në qytetin e Elbasanit dhe arriti në
përfundimin se Bashkia Elbasan
“tregon përkushtim të vërtetë për një
proces vendimmarrje të buxhetit
bashkiak gjithëpërfshirës dhe me
pjesëmarrje.
Projekti përfshiu shumë aktorë dhe
arriti me sukses të rrisë numrin e grave
dhe të rinjve që në mënyrë aktive
morën pjesë në procesin e buxhetimit.
Gjithashtu mundësoi rritjen e
përqindjes së buxhetit me impakt
direkt të këtij target grupi. Bashkia e
Elbasanit ka implementuar për 4 vjet
buxhetimin gjinor. Kjo tregon
përkushtim politik për barazinë gjinore
dhe qëndrueshmërinë e rritjes së
kapaciteteve. Iniciativa është parë si
një model dhe praktikë e mirë në
Shqipëri dhe mund të aplikohet në
vende të tjera.” Në 18 Maj 2015, në
takimin vjetor të Forumit të
Autoriteteve lokale të Europës
Juglindore i cili do të zhvillohet në
Plovdiv të Bullgarisë, Bashkia e
Elbasanit do të tërheqë çmimin e
marrë. Në letrën e tij drejtuar kryetarit
të Bashkisë së Elbasanit, ....
Bashkia Elbasan, apel
kundër shfrytëzimit të
fëmijëve Bashkia e Elbasanit në
bashkëpunim me organizatat
joqeveritare, Drejtorinë e Policisë
së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore
kanë ndërmarrë një fushatë
sensibilizuese që synon të mbrojë
çdo fëmijë nga shfrytëzimi. Me
moton “Vendi ku duhet të rriten
fëmijët është shtëpia dhe jo rruga”
qindra nxënës organizuan një
parakalim masiv në bulevardin
kryesor të qytetit duke dhënë
mesazhe sensibilizuese. Kryetari i
Bashkisë së Elbasanit e cilësoi një
problem madhor shfrytësimin e
fëmijëve për punë duke bërë apel
për më shumë bashkëpunim për t’i
dhënë fund këtij fenomeni. Ky
është një aktivitet mjaft i ndjeshëm
dhe shumë i rëndësishëm për
zbatimin e Planit të Veprimit, për
fëmijët në situatë rruge. Bashkia e
Elbasanit vlerëson punën e të gjithë
partnerëve për këtë sfidë të madhe
për t’i thënë JO, shfrytëzimit të
fëmijëve në rrugë. Në Bashkinë e
Elbasanit të gjithë kanë punuar së
bashku duke patur prioritet të
punës,identifikimin dhe
menaxhimin e rasteve të fëmijëve
në rrezik, ku një pjesë e mirë e
rasteve të identifikuara janë fëmijë
në situatë rruge. Gjatë këtij viti janë
në procës menaxhimi 23 fëmijë në
situatë rruge. Duke u vlerësuar si
raste në rrezik të lartë, ato janë
menaxhuar përmes Grupeve
Multidisiplinare, në bashkëpunim
me aktorët lokalë duke siguruar
mbështetjen e fëmijës dhe të
familjes.
Prill 2015 Faqja 2
Gratë rome bashkohen në kërkesat e tyre Një përfaqësi e grave të komunitetit rom dhe
egjiptian kanë zhvilluar një takim me kryetarin e
Bashkisë Z. Qazim Sejdini të cilit i kanë
paraqitur kërkesat e tyre për një jetesë më të
mirë të këtij komuniteti.
Gratë Rome & Egjyptiane të qytetit të Elbasanit
iu bashkuan Platformës së “Rrjetit Kombëtar të
Grave Rome dhe Egjiptiane” për një aksion të
përbashkët të të gjithë aktorëve për
përmirësimin e statusit social-ekonomik të grave
Rome dhe Egjiptiane në Republikën e
Shqipërisë.
Nëpërmjet kësaj platforme Gratë
Rome dhe Egjitiane sjellin në
vëmendjen e të gjithë shoqërisë
situatën e vështirë social ekonomike
me të cilën përballen gratë Rome
dhe Egjyptiane si dhe për të kërkuar
zgjidhje konkrete dhe të
qëndrueshme në këtë drejtim .
Studime dhe analiza të kohëve të
fundit të ndërmarra nga organizata
kombëtare e ndërkombëtare që
punojnë në fushën e të drejtave të
njeriut tregojnë se gratë Rome dhe Egjyptiane
në Shqipëri përfaqësojnë një nga grupet sociale
më të rrezikuara. Ato ballafaqohen me forma të
ndryshme të diskriminimit në arsim, strehirn,
kujdes shëndetësor, punësim, mbrojtje sociale
etj.
Për të adresuar problematikat e tyre “Rrjeti
Kombëtar i Grave Rome dhe Egjyptiane” ka
hartuar platformën e mëposhtme për veprim të
përbashkët duke i bërë thirrje Qcverisë dhe
institucioneve të tjera përgjegjëse të ndërmarrin
vcprime konkrete për përmirësimin e pozitës së
gruas Rome & Egjyptiane në Shqipëri.
Platforma për veprim të përbashkët:
-Të parandalohen dhe adresohen nëpërmjet
rregullimeve ligjore format e shumta të
diskriminimit me të cilat gratë rome dhe
agjyptiane përballen në Shqipëri.
-Të sigurohet përfaqësim i barabartë i grave
rome dhe egjyptiane në organet vendimmarrëse
dhe në administratën shtetërore në të gjitha
nivelet, veçanërisht në Drejtorinë e Përfshirjes
Sociale dhe Barazisë Gjinore, pranë Ministrisë
së Mirëqenies Sociale.
-Të sigurojnë përfshirjen e grave rome në
komisionet për barazinë gjinore në nivel
kombëtar e lokal dhe në të gjitha organet zyrtare
përgjegjëse për monitorimin dhe krijimin e
politikave të barazisë gjinore.
-Të mbledhin të dhëna sistematike, të ndara në
bazë të gjinisë dhe përkatësisë etnike në gjithë
sferat e jetës shoqërore.
-Të rishikojnë politikat ekzistuese të cilat kanë
një ndikim të pabarabartë mbi gratë rome dhe
egjiptiane dhe të krijojnë programe të reja
sociale dhe dispozita ligjore favorizuese për to.
-Të përgatisin një analizë të saktë të numrit të
grave të papuna në bazë të përcaktimit etnik.
-Të ndërmarrin dhe mbështesin me masa
specifike për uljen e papunësisë te gratë rome
dhe egjyptiane me 50% deri në vitin 2020.
-Të zhvillojnë seanca të veçanta trajnimi dhe
integrimi në tregun e punës duke i dhënë
prioritet nënave të vetme, të pastreha, apo nënat,
fëmijët e të cilave janë në situatë rruge.
-Të rishikojnë dhe të sigurojnë zbatimin e
politikave nxitëse për sipërmarrësit privatë që të
punësojnë gra nga komuniteti rom dhe
egjyptian.
-Të rrisin nëpërmjet programeve efikase deri ne
80% punësimin e grave rome dhe egjyptiane me
arsim të nivelit universitar.
-Të sigurojnë marrjen e mikro kredive për gratë
rome dhe egjyptiane sipërmarrëse.
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini:
Pasi dëgjoi kërkesat e grave rome/egjiptiane,
kryetari i Bashkisë i njohu ato me punën e bërë
deri tani nga Bashkia Elbasan për këtë
komunitet dhe planet për të ardhmen.
Sigurisht, tha Sejdini, që ende shumë punë
mbetet për t’u bërë për këtë komunitet duke
shprehur angazhimin e tij. Z. Sejdini ftoi gratë
rome/egjiptiane të bëhën pjesë e vendimmarrjes
së qyetit duke u bërë pjesë e Këshillit Bashkiak.
Ai shtoi se Këshillit Bashkiak i Elbasanit është i
vetmi i cili në përbërje ka dy përfaqësues të këtij
komuniteti të cilët përfaqësojnë dhe mbështesin
interesat e tyre. Sejdini i siguroi përfaqësueset e
grave rome/egjiptiane se do të punojnë së
bashku për të plotësuar kërkesat e tyre.
Impianti i përpunimit të mbetjeve Teknologjia bashkëkohore që aplikohet në Elbasan i jep fund ndotjes
Në qytetin e Elbasanit ka
nisur ndërtimi i impiantit
të përpunimit të mbetjeve
urbane. Një investim
madhor dhe mjaft i
rëndësishëm për këtë
qytet. Teknologjia bash-
këkohore me parametra
europianë, e vënë në zba-
tim edhe në Itali, Kroaci,
Rumani etj do të zbato-
het me përpikmëri në qytetin e Elbasanit. Impianti i ri do të asgjesojë mbet-
jet përmes djegies me incenerator me një temperaturë shumë të lartë. Ky
impiant do të zgjidhë një herë e përgjithmonë problemin e ndotjes
mjedisore që shkaktohej nga djegia e mbetjeve në fushën aktuale të grum-
bullimit.
Por cilat janë avantazhet që sjell ky impiant?
Më në fund do të menaxhohet gjendja aktuale e fushës së mbetjeve urbane,
një problem shqetësues për shumë vite, jo vetëm për banorët e zonave pranë
saj, por për të gjithë qytetin e Elbasanit. Ndërtimi i tij do të ulë në maksi-
mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë
mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive nga gjendja ekzistuese e
fushës së mbetjeve. Nga djegia e mbetjeve, me një teknologjie bashkëko-
hore dhe efiçente, do të përftohet energji elektrike. Një gjë e tillë ka re-
zultuar mjaft fitimprurëse dhe e suksesshmë edhe në vendet e tjera ku është
aplikuar. Gjithashtu ky landfill do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvilli-
mi ekonomik në rang rajonal. Nderkohë që kompania e cila ka marrë
përsipër ndërtimin e tij, ka parashikuar edhe investime në infrastrukturën
lokale. Impianti i ri i përpunimit të mbetjeve urbane nis të ndërtohet në 3
shkurt dhe brenda 14 muajve pritet të jetë gati.
Konkretisht, cilat janë masat zbutëse të ndikimit në mjedis?
Qytetarët shpesh herë janë interesuar veçanërisht për ndikimin që ky im-
piant do të ketë në mjedis. Specialistët shpjegojnë se fillimisht do të bëhet
seleksionimi i mbetjeve para përgatitjes për përpunim në impiant duke mën-
januar materialet e rrezikshme dhe ndotëse. Në lidhje me këtë çështje Min-
istria eMjedisit uështë shprehur se do të ketë një monitorim periodik dhe
rigoroz të shkarkimeve në mjedis. Ato do të jenë konform normave të
përcaktuara me ligj. Gjithashtu do të bëhet trajtimi i ujërave që mund të
shkarkohen nga sheshi i depozitimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane dhe
menaxhimi në mënyrë të integruar i hirit që gjenerohet nga impianti.
Prill 2015 Faqe 3
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë,
më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj.
Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë
të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Denonco veprimet korruptive në Bashkinë
e Elbasanit dhe institucionet në varësi të saj
Vijon nga faqe 1
Sejdini pret në një takim Ambasadorin e Turqisë Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini priti në një takim
Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Z. Hidayer Bayraktar. Në takimin që
zgjati më shumë se një orë Sejdini dhe Bayraktar folën për mundësitë e
forcimit të bashkëpunimit dhe sidomos për shtimin e investimeve turke në
Elbasan. Sejdini paraqiti disa projekte të Bashkisë që kanë të bëjnë me
zhvillimin e Kalasë, rikonstruksionin e xhamisë dhe ndërtimin e një azili të
moshuarish. Gjithashtu u fol për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për disa
projekte të zhvillimit të Elbasanit. Më shumë rëndësi mes këtyre projekteve
është ai për zhvillimin e kalasë, projekti për ngritjen e një azili të
moshuarish në Elbasan dhe restaurimin e xhamisë në kala. Por zyrtarët
diskutuan edhe për projekte kulturore artistike dhe për binjakëzime të
mundshme jo vetëm me bashki por edhe me shoqata turke.Nga ana e tij
ambasadori Bayraktar e cilësoi mjaft të dobishme bisedën me kryetarin e
Bashkisë së Elbasanit pasi sipas tij ishte një bisedë që preku shumë
tematika. Ambasadori tha se u njoh me projektet e Bashkisë Elbasan dhe
shprehu interesin për shtimin e bashkëpunimit. Bayraktar: "Biseda jonë u
shtri në shumë plane dhe ishte mjaft e dobishme, trajtuam çështjet e disa
projekteve. Investitorët turq janë të pranishëm në të gjithë Shqipërinë po
ashtu edhe në qytetin e Elbasanit. Kryetari më foli për kalanë, xhaminë dhe
qendrën e të moshuarve. Në dëshirojmë ta zgjerojmë bashkëpunimin. Në
Elbasan ka investime të rëndësishme turke siç është Kurum i cili ka krijuar
një punësim të mirë për qytetin. Po ashtu edhe kompania Limak e cila po
ndërton hidrocentralin e Banjës. Objektivi ynë është që këtu të vijnë sa më
shumë investitorë turq dhe i inkurajojmë ata".
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, takim me këshilltaret e Komunës së Mitrovicës
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit priti në një
takim këshilltaret e Komunës së
Mitrovicës të cilat patën një vizitë në
qytetin e Elbasanit në kuadër të
shkëmbimit të eksperincave me
këshilltaret e Këshillit Bashkiak të
Elbasanit.
Pasi i njohu me qytetin dhe historinë e tij,
Sejdini vuri në dukje një nga ndryshimet e
rëndësishme për përfaqësimin e gruas 50
% në Këshillat Bashkiakë. Gjithashtu
mjaft e rëndësishme, sipas Z. Sejdini është
fakti që tashmë këshilltarët nuk do të jenë
pjesë e administratës, apo në poste
drejtuese, çka sipas tij do t'i japë edhe më shumë
hapësirë shoqërisë civile.
Organizatorja e këtij takimi, Znj. Vetone Veliu,
drejtoreshë e Bashkësisë së Grave në Komunën
e Mitrovicës u shpreh se eksperiencat e
Bashkisë së Elbasanit kishin bërë që ajo të
zgjidhte këtë qytet për të mësuar më shumë.
Sipas znj. Veliu "Buxhetimi Gjinor", një projekt
i zbatuar nga Bashkia e Elbasanit, është një
mundësi shumë e mirë që mund të zbatohet edhe
në Komunën e Mitrovicës. Gjithashtu znj. Veliu
tha se përfaqësimi i grave në masën 50% në
Këshillat Bashkiakë do të ishte mirë të zbatohej
edhe në Kosovë. Të dyja palët u shprehën për
forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.
...Në këtë kontekst, shërbimet janë ofruar të
integruara në bazë të nevojave të familjes duke
filluar nga rikthimi dhe integrimi në shkollë i
fëmijëve, mjetet shkollore, qira banese për
familjen, kurse profesionale për prindërit, apo
mikrokredi për gjenerim të ardhurash. Qëllimi i
këtij suporti ka qenë fuqizimi i familjes me synim
shkëputjen e fëmijëve nga situata në rrugë dhe
integrimi në shkollë. Mbrojtja e fëmijëve është
një proces i vështirë dhe sfidues ku merr një
rëndësi të veçantë përgjegjshmëria e
institucioneve dhe e partnerëve që
bashkëpunojnë. Të gjithë kemi një rol kryesor në
luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe në
ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm. Të gjithë
duhet të marrim përgjegjësitë për t’i dhënë fund
dhunës ndaj fëmijëve. Nëse të gjithë duhet të
punojmë së bashku për të bërë të mundur që çdo
fëmijë i cili duhët të jetë në shkollë, vërtet të jetë
në shkollë. Të bëjmë të mundur që ligjet të
zbatohen dhe kushdo që cënon fëmijët të marrë
dënimin e merituar. Të bëjmë të mundur që
shoqëria civile të bëjë punën e saj. Pra, të gjithë
duhet të besojmë fort që mbrojtja e fëmijëve
duhet të jetë në qendër të përpjekjeve tona për të
patur një botë e një jetë më të mirë. Fëmijët
meritojnë shumë dashuri. T’i themi JO
shfrytëzimit të fëmijëve. Organizatorët e këtij
aktiviteti kanë shpërndarë edhe fletpalojse në të
gjithë qytetin duke theksuar të drejtat e fëmijëve
dhe përgjegjësitë e prindërve apo kujdestarëve të
tyre. Fëmijët kanë të drejtë të ushqehen, të
vishen dhe të kenë kujdesjen e prindërve; të
regjistrohen në gjendjen civile; të vaksinohen; të
regjistrohen në çerdhe, kopësht dhe shkollë.
Ndërsa prindërit dhe kujdestarët kanë përgjegjësi
të ofrojnë kujdesin maksimal për fëmijët; të
sigurojnë shëndetin e fëmijëve duke kryer vizita
të herë pas hershme në qendrat shëndetësore; të
dërgojnë fëmijët në shkollë për arsimin e
detyruar; të mos shfrytëzojnë fëmijët për të
punuar; të mos lejojnë përsona të tjerë të
shfrytëzojnë fëmijët ë tyre për punë. Bashkia
Elbasan bën apel që nëse shikoni një fëmijë në
rrugë që ka nevojë për ndihmë, mos qëndroni
indifferent! Telefononi: Policinë 129; Shërbimin
Social Shtetëror 054 510 501; Bashkinë Elbasan
054 400 167; Urgjencën 054 253 409;
Prefekturën 054 253 001 Mos qëndroni
indiferentë, të mbrojmë së bashku ata që s’mund
të vetëmbrohen.
Bashkia Elbasan, apel kundër shfrytëzimit të fëmijëve
Prill 2015 Faqe 4
Dita Botërore e Romëve, Sejdini: Jemi duke punuar shumë për këtë komunitet Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini
mori pjesë në një aktivitet të organizuar me rastin
e Ditës Botërore të Komunitetit Rom. Në fjalën e
tij ai tha se Bashkia Elbasan ka pasur gjithmonë
nën kujdësje komunitetin rom. Jemi e vetmja
bashki në vend që në Këshilli Bashkiak kemi
anëtarë të komunitetit rom që mbrojnë të drejtat e
tyre. Kemi punuar shumë për këtë komunitet dhe
do të punojmë edhe më shumë në të
ardhmen. Kemi disa projekte për romët, më
i rëndësishmi ndër ta është ndërtimi i 25
banesave për strehimin e tyre. Projekte
gjithashtu të rëndësishme janë ato të
punësimit, shkollimit dhe integrimit të
romëve. Të jeni të sigurtë që ju pret një e
ardhme më e mirë, tha Z. Sejdini.
Por si paraqitet situata e komunitetit rom
në Elbasan?
Minoriteti rom përballet me një situatë të
vështirë ekonomike e sociale e cila
karakterizohet shpesh nga një jetëse nën
standardin e nivelit, strehim jo të
përshtatshëm dhe ofrimin e një mjedisi jo të
përshtatshëm për mirërritjen dhe edukimin e
fëmijëve. Në qytetin e Elbasanit kjo popullsi
është e përqëndruar në lagjet “5 Maj”, “Beqir
Dardha” “Emin Matraxhiu”, “Vullnetari” dhe “
Sul Papri”. Shumë nga familjet rome nuk
përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike apo
shërbimet sociale për arsye se lëvizja e tyre nga
njëra lagje në tjëtrën nuk është shoqëruar me
regjistrimin e tyre në zyrat e gjendjes civile. Për
të ndihmuar fëmijët romë për të vazhduar
shkollat, duke pasur parasysh dhe vështirësitë
ekonomike që kalojnë familjet rome dhe kushtet
në të cilat jetojnë, do të ndiqen politika
mbështetëse duke dhënë mbështjetje në programe
të formimit profesional për këtë katogori
fëmijësh. Konkurenca në tregun e punës kërkon
që komuniteti rom të jetë i arsimuar dhe i
përgatitur profesionalisht për të zënë vend në
administratë.
Masat që janë marrë nga Bashkia Elbasan për
sistemimin dhe integrimin e romëve:
Bashkia ka punuar me projekte konkrete në
rregullimin e infrastrukturës së lagjeve ku ata
banojnë, si sistemim-asfaltim e ndriçim rrugësh,
ndërtim i kanalizimeve të ujërave të zeza, por
edhe ujërave të larta, ndërtim i
vendgrumbullimeve të plehrave dhe pastrim
periodik, përfshirja në programet e strehimit
nëpërmjet banesave sociale dhe atyre me kredi të
zbutur. Eshtë punuar në drejtim të asistencës së
nevojshme për plotësimin e dokumentacionit të
kërkuar sipas specifikave të ndryshme, për
strehimin, ndihmën ekonomike, apo shërbime të
tjera. Po kështu, është punuar me shumë projekte
nga donatorë të ndryshëm dhe në bashkëpunim
me disa Shoqata për sensibilizimin në lidhje me
të drejtat e tyre në përshtatshmëri me kulturën dhe
nivelin kulturor dhe arsimor. Konkretisht,
Bashkia është organizatore e Tryezave Teknike
për target grupet vulnerabël midis tyre dhe për
target grupin Rom dhe për Fëmijët. Këto tryeza
shërbejnë për krijimin dhe mbajtjen në gatishmëri
të rrjetit të shërbimeve sociale për të zgjidhur
raste të cilat kërkojnë partneritet të
domosdoshëm.
Një objektiv tjetër i Bashkisë ka qenë identifikimi
dhe mbeshtetja e fëmijëve Rom që vijnë nga
familje të përjashtuara totalisht ose pjesërisht nga
e drejta për punësim, ushqim të mjaftueshëm,
arsimim, shërbim shëndetësor dhe strehim. Në
këtë drejtim Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në
Bashki duke realizuar takimet multidisiplinare me
institucionet dhe OJF që kanë në fokus fëmijët
kanë realizuar me sukses menaxhimin e rasteve të
fëmijëve të marrë në mbrojtje dhe të familjeve të
tyre nga komuniteti Rom. Në varësi të nevojave
të rastit këto familje kanë marrë shërbime në këto
drejtime:
-Regjistrim në shkollë dhe rikthim në shkollë,
mbështetje me materiale pedagogjike.
-Shërbime ditore, rezidenciale.
-Mbështetje psikologjike, ligjore.
-Fuqizimi i familjes përmes: Formimit
profesional për prindërit, mikrokredi për gjenerim
të ardhurash, qira banese, ndihmë ushqimore,
ndihmë mjekësore e medikamente. Një çështje së
cilës Bashkia i ka kushtuar mjaft rëndësi është
dhe arsimimi i fëmijëve Rom si e vetmja mënyrë
e cila më pas do të krijojë premisa për të dalë nga
gjendja e vështirë sociale dhe ekonomike. Kështu,
në këtë drejtim Qendra Komunitare Rome është
ngritur nga Bashkia për tu dhënë aksesin e duhur
fëmijëve dhe të rinjve Rom përmes lehtësimit në
përgatitjen e mësimeve dhe organizimit të
aktiviteteve sensibilizuese. Kjo qender
frekuentohet nga 22 të rinj dhe 60 fëmijë të
komunitetit rom. Janë organizuar herë pas here
takime me prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e
shkollave për të sensibilizuar komunitetin mbi
çështjen e arsimimit.
Arsimimi i komunitetit rom:
Konkretisht është vepruar në këto drejtime:
-Riintegrimi i fëmijëve Rom të moshës 9-15 vjeç,
në shkollë përmes rifunksionimit të Klasës së
programit “Shansi i 2-të.
-Mbështetje me mjete shkollore për fëmijët e
komunitetit Rom.
-Hapja e kopshtit për fëmijët e ciklit parashkollor,
duke bashkëpunuar me shoqatat vendase.
-Ndërtimi i qendrës Multifunksionale pranë
komunitetit Rom në bashkëpunim me
UNDP.
Projekte konkrete nga ana e institucionit
ne lidhje me rregullimin e jetes se
romeve, banesat, asistenca.
Gjatë këtyre viteve Bashkia ka
implementuar shumë projekte si nga fondet
e saj ashtu edhe nga mbështetja e disa
donatorëve. Në infrastrukturë Bashkia ka
investuar në rrugë, kanalizime, pastrim etj.
Bashkia, për përmirësimin e kushteve të
jetesës së këtij komuniteti ka bashkëpunuar me
disa donatorë dhe institucione të tjera si: UNDP
ndërtim i nje ure dhe së shpejti do të fillojë
ndërtmi i godinës së re të Qendrës Komunitare,
regjistrim i fëmijëve; OSBE- projekti që ka
mbështetur identifikimin dhe regjistrimin e
fëmijëve, asistencë mjekësore për pajisjen me
libra shëndeti, kurse kompjuteri dhe artizanati;
Terre des hommes- pajisje me mjete shkollore,
asistencë ushqimore dhe veshmbathje, aktivitete
sensibilizuese me fëmijët dhe prindërit, kampe
verore; Rajoni Emilia Romagna Itali- mbështetje
arsimi nëpërmjet kopshtit për fëmijët romë dhe
aktivitete socio-kulturore pranë Qendrës
Komunitare; Paul Ritzau- asistencë mjekësore;
Soros-asistencë në çështje të të drejtave, njohjes
me institucionet dhe mënyrës së adresimit të
nevojave, asistencë mjekësore dhe artizanati etj.
Rekomandimet që japim në lidhje me
integrimin dhe mbështetjen e romëve.
Mbështetje financiare më e madhe për
problematikat që ka komuniteti Rom nga ana e
Qeverisjes Qendrore.
Hartimi i politikave të punësimit për banorët e
komunitetit duke u përshtatur me mundësitë dhe
kapacitetin e tyre.
Lehtesimi i praktikave dhe kushteve të përfitimit
të shërbimeve dhe të strehimit.
Mbështetja, por dhe zbatimi i politikave
shtrënguese për arsimimin e fëmijëve dhe të
rinjve Rom.
Ngritja e shërbimeve alternative për të plotësuar
nevojat e këtij komuniteti si: shërbime
komunitare dhe ndërtimi apo rikonstruksioni i
kopshteve për fëmijë, në zonat ku banon
komuniteti Rom.
Prill 2015 Faqe 5
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na
ndihmoni për ta bërë më të mirë,
më cilësore dhe më të përgjegjshme
punën tonë në shërbimin tuaj.
Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të
na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Vijon nga faqe 1
1. Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin PRILL 2015.
2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë dhe fondi i
kushtëzuar.
3. Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.
4. Rinovim kontrate ambienti me qira ujësjellësi në fshat.
5. Shtesë fondi për investime në trashëgiminë kulturore.
6. Rinovim kontrate qiraje i BSQ në qytetin e Elbasanit.
Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Prill 2015
...Bashkia e Elbasanit do të tërheqë çmimin e
marrë. Në letrën e tij drejtuar kryetarit të
Bashkisë së Elbasanit, presidenti i NALAS
shprehet se qyteti i Elbasanit do të promovohet
në NALAS nëpërmjet platformës së
komunikimit dhe vlerësimit, përfshirë
publikimin e praktikave më të mira të bashkive
në GENiYouth, gazetën e NALAS. Gjithashtu
aktiviteti i Bashkisë Elbasan “Buxhetimi i
përgjegjshëm gjinor dhe Buxhetimi me
pjesëmarrje” do të jetë një rast studimor në
kurset e trajnimet e NALAS.
Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për iniciativat bashkiake për
përfshirjen e Grave dhe të Rinjve në qeverisjen lokale
I jepet titulli “Qytetare Nderi” shkrimtares dhe gazetares Migena Arllati Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar
titullin “Qytetare Nderi” shkrimtares dhe
gazetares Migena Arllati. Znj. Arllati iu
dha titulli “Qytetare Nderi” për kontributin
e saj si shkrimtare, gazetare, hulumtuese e
gjuhësisë dhe një personalitet i shoqërisë
civile. Gjatë dhënies së çmimit, kryetari i
Bashkisë Z. Sejdini vlerësoi znj. Arllati
duke theksuar se ajo është një vajzë e
Elbasanit që i bën nder këtij qyteti dhe të
gjithë vendit. Personalitete të tilla, tha
Sejdini, kanë vlera të pallogaritshme.
Migena Arllati është një vajzë e Elbasanit e cila
është martuar dhe jeton me familjen e saj në
Gjakovë. Kariera e saj paraprihet nga 10 vjet
angazhim në gazetarinë radiofonike dhe
televizive ku disa herë ka marrë edhe çmime. Në
vitin 2002, Organizata amerikane IREX e nderoi
znj. Arllati me çmim për projektin e saj
radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në
Kosovë. Aktualisht Arllati është prof. e Gjuhës
Shqipe në shkollën e mesme “hajdar Dushi” dhe
në kolegjin privat “Mehmet Akif” në Gjakovë,
Kosovë.
Teatri "Skampa" çel sezonin artistik. Në skenë "Burri i trëndafilave"
Teatri "Skampa" në Elbasan e ka nisur këtë
sezon artistik duke vënë në skenë komedinë
"Burri i trëndafilave" e autorit italian Aldo de
Benedetti. Një trupë e zgjedhur aktorësh trajtoi
me humor për publikun probleme sociale dhe
familjare që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
Regjisorja Antoneta Doka tha se kjo shfaqje i
shkon realitetit të sotëm shqiptar. Sipas Dokës,
kjo është një komedi brilante që trajton një temë
familjarë, shoqërore e sociale e cila ka në themël
të saj një keqkuptim i cili sjell një mistër. E
gjithë komedia rrotullohet rreth këtij misteri i
cili për ne do të vijë përmes një tufe me
trëndafila të kuq. Kjo komedi do të trajtojë një
problem familjar, pra është një temë familjare që
vjen në skenë me elegancë dhe klas.
Komedia "Burri i Trëndafilave" tregon se si
ndryshon jeta e një çifti i cili prej kohësh ishte
pushtuar nga monotonia. Histori dashurish,
ingrigash dhe xhelozish rrotullohen rreth një
misteri i cili zgjidhet vetëm në fund.
Drejtori i Qendrës së Artit, Z. Klinton Kapaj tha
se "Burri i Trëndafilave" ishte fillimi i këtij
sezoni artistik, por nuk do të jetë e vetmja
shfaqje. Kapaj tha se Qendra e Artit është e
angazhuar maksimalisht në të gjitha veprimtaritë
e saj. Së shpejti do të vijë në skenë një komedi
mjaft e suksesshme "Emil".
Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.
Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]
April 2015 Page 6
Elbasan Municipality, named among the best in Eastern Europe, for the municipal
initiatives for the inclusion of the Women and Youth in Local Government
The city of Elbasan won firt palce in
Southeastern Europe for the municipal
initiatives, presented by NALAS best initiatives
for the inclusion of Women and Youth in Local
Government. The Evaluation Committee
composed of regional experts on gender and
youth awarded the maximum points to the
activity "gender responsive budgeting and
participatory budgeting" to the city of Elbasan
and concluded that the Municipality of Elbasan
"shows true commitment to a process a
comprehensive municipal budget decision-
making and participation”.
The project involved many stakeholders and
successfully managed to increase the number of
women and young people that actively
participated in the budgeting process. Also it
allowed the budget to increase in the percentage
of participants for these groups. The Elbasan
Municipality has implemented for four years,
the gender budgeting process. This shows the
political commitment to gender equality and
sustainability of capacity. The initiative is seen
as a model and good practice in Albania and can
be applied in other countries.
On May 18, 2015, at the annual meeting of the
Forum of Local Authorities of Southeast Europe
which will take place in Plovdiv, Bulgaria, the
Mayor of Elbasan will receive the prize. In his
letter to the Mayor of Elbasan, the president of
NALAS said that the city of Elbasan will be
promoted in NALAS through communication
and evaluation platform, including the
publication of best practices of municipalities in
GENiYouth, NALAS newspaper. The Elbasan
Municipality activity "Gender responsive
budgeting and participatory budgeting" will be a
case study in NALAS training courses.
Sejdini receives the Ambassador of Turkey
The mayor of Elbasan Mr. Qazim Sejdini met with the Turkish Ambassador
to Albania, Mr. Hidayer Bayraktar. In a meeting that lasted more than an
hour Mr.Sejdini and Mr.Bayraktar talked about the possibilities of
strengthening cooperation and especially increasing Turkish investments in
Elbasan. Mr.Sejdini presented several projects of the Municipality dealing
with the development of the castle, the reconstruction of the mosque
and the construction of an home for the elderly. Also it was discussed
bilateral relations and some projects for the development in Elbasan.
More important among these projects is the development of the castle,
the construction of an home for the elderly in Elbasan and mosque
restoration in the castle. But the officials also discussed the artistic and
cultural projects for a partnering possibility, not only to municipalities
but also with the Turkish associations. On his part the ambassador
Bayraktar described the conversation with the Mayor of Elbasan, and
according to him it was a conversation that touched many topics. The
ambassador said that he familirized with the projects of the Elbasan
Municipality and expressed interest in furtherring cooperation.
Bayraktar said that our conversation touched on several areas and was
quite useful where several projects tackled sertain issues. Turkish
investors are present in the country as well as in the city of Elbasan.
The mayor spoke about the fortress, the mosque and the center for the
elderly. We wish to expand cooperation. Elbasan has significant Turkish
investments as Kurum which has created good job oportunities for the city.
Also Limak company which is building hydropower genirator in Banja. Our
objective here is to appeal to more Turkish investors and encourage them to
invest in the city.
The Mayor of Elbasan, Met with the Municipality of Mitrovica The mayor of Elbasan met with the advisors of
Mitrovica municipality, which visited the city of
Elbasan to exchange experiences with and
consult with the Elbasan City Council.
Once acquainted with the city and its history, ,
Sejdini showed one of the most important
changes to the municipal council. Women
represent fifty percent of the members on the
municipal council. Also, according to Mr.
Sejdini is the fact that the councilors will no
longer be part of the administration or leading
roles, something that will give more decision
making power to society. Ms. Vetone Veliu
who organized the meeting and director of
women in the municipality for the commune of
Mitrovica said that it was the
experiences of the Elbasan municipality
that influenced her to choose this city to
learn more. According to Ms. Veliu
"Gender budgeting ", a project
implemented from the municipality of
Elbasan is a very good project that can
be implemented even in the commune
of Mitrovica. Also, Ms. Veliu said that
the representation of the women for
half the municipal councils would be
good to be implemented even in
Kosovo. Both parties expressed the
desire for further collaboration.