bashkia corovode - buletini nr.7

4
Viti I, Nr. 7 Mujore E-mail: [email protected] Maj 2012 Në këtë numër do të lexoni: F.1- Përshëndesin për 5 maj lideri i LSI-së, Meta, deputeti Naço dhe kryetari i bashkisë, Spahiu F.1- Miliona lekë investime në rrugë, ujësjellësa, shkolla, e mbrojtje nga lumi Osum F.2- Çorovoda në nderim të dëshmorëve F.2 - Takim në Bashkinë Çorovodë me Bashkinë e Qazmës në Kroaci F.2- Bashkia Çorovodë fiton gjyqin me ÇEZ F.3- Trari i improvizuar i Lames për Çorovodën si vezët e mbretit F. 4- 100 - Vjetori i Pavarësisë - program me aktivitete në nderim të tij Numri 07 Maj 2012 Buletin mujor i Bashkisë Çorovodë Shtypet në 700 kopje . Shpërndahet falas. Web Site i Bashkisë Çorovodë: bashkiaçorovodë.gov.al Çorovoda. Qyteti ku ecim së bashku 5 Maj, dita ku u përulemi të rënëve Miliona lekë investime në rrugë, ujësjellësa, shkolla, e mbrojtje nga lumi Osum Përshëndetja e liderit të LSI-së Ndonëse nuk jam pranë jush, ndër shekuj kushdo që ka luftuar për atdheun dhe ka rënë në fushën e betejës është një dëshmor, virtytet e të cilëve, ashtu si eshtrat që prehen në varrezat e dëshmorëve, prehet shpirti i tyre në altarin e kombit. Me këtë dua të them se jo vetëm në 5 Maj, ditës kur ra dëshmor Qemal Stafa e shokë të tij, duhen përkujtuar, por ngahera në qendër të vëmendjes kemi idealin për të cilën ata ranë.Dita kur ne përulemi me nderim, me respekt, përpara njerëzve që për gjithçka vunë gjënë më të shtrenjtë për mbrojtjen e dinjitetit e lirisë të atdheut të tyre. Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë ne shkojmë për të çuar tek ta lule, buqeta dhe kurora duke u përulur homazhet e çastit përpara tyre me qëllimin e vetëm se ëndrra për të cilën ata luftuan tashmë është realizuar.Ndërsa largohemi duke marrë prej tyre optimizmin për të punuar në jetën tonë të përditëshme me dinjitet dhe në shërbim të atdheut tonë. Përshëndetja e deputetit të Skraparit Në çdo 5 Maj që kur isha fëmijë, si bir i këtij qyteti, vija këtu, së bashku me shokët e mi për të bërë homazhe. Por me kalimin e kohës, mësova se ardhja këtu ishte një nevojë, një detyrë, një nderim që mund të bëja para vendit ku prehen dëshmorët e kombit. Skrapari i ka dhënë luftës mbi 400 dëshmorë dhe 3 heronj të popullit. I ka dhënë Përshëndetja e kryetarit të Bashkisë, z. Nesim Spahiu Kam nderin më të madh që ndodhem sot mes jush veteranë. Ashtu siç kam sot nderin që edhe me banorët e tjerë të këtij qyteti që kanë ardhur në këtë 5 Maj për të çuar lule e kurora pranë piedestalit që përfaqëson të rënët. Së bashku në këtë ditë të shënuar vijmë këtu për të nderuar dëshmorët dhe luftës bujarinë, strehimin e ndihmën e gjithanshme jo vetëm me forcat partizane, por dhe të gjithë banorët e kësaj treve sa bujare, po dhe aq trime e me kulturë. Ndaj sot jemi këtu së bashku për të nderuar të rënët që mbi gjithçka gjatë luftës për liri, vunë jetën e tyre. Jemi këtu bashku me veteranët, bashkëshokët dhe luftëtarët e këtyre trimave që për ideal e për liri u renditën në forcat antifashiste për të çliruar njëherë e përgjithmonë popujt e robëruar. Ndaj në çdo jubile, nderimi më i thellë shkon për ju. Edhe njëherë së bashku me veteranët përulem para këtij monumenti për të thënë se në jetë të jetëve populli do të jetë brenda idealit tuaj. heronjtë e trevës Skraparit, të cilët në ditët kur e lypi nevoja këta bijë nënash iu përgjigjën thirrjes të atdheut dhe vunë në shërbim të tij edhe gjënë më të shtrenjtë. Ndaj, ne sot u përulemi me nderim e respekt duke ngritur edhe njëherë në piedestal idealin e tyre për të cilën luftuan të rreshtuar së bashku me veteranët që kemi këtu pranë. Ishin ditët e luftës për liri që këta bijë nënash, të cilëve ne sot u përulemi me respekt, çliruan jo vetëm trevën e Skraparit, por morën pjesë të rreshtuar në armata të tëra partizane për çliruar gjithë Shqipërinëduke realizuar detyrën madhore ndaj atdheut. Sot ne kemi ardhur këtu për t’iu thënë se kurrë nuk do të harrojmë idealin për të cilën ju ratë. Bashkëpunimi me të huajt Spahiu pret kroatët dhe italianët Trari i improvizuar i Lames për Çorovodën si vezët e mbretit Çorovodë - Në datën 7.05.2011 në ambjentet e bashkisë Çorovode u zhvillua takimi me përfaqësuesit e Bashkisë Qazmë Kroacisë. Delegacioni kroat për- bëhej nga z. Dinko Pirak, kryetar i bashkisë Qazmë, nënkryetari i saj Josif Vincekovic, drejtori për komunën Qazmë zoti Ivan Beljan si dhe Skënder Zogaj zëvendës kryetar i bashkive shqiptare në prefekturën Qazmë. Vijon në faqen 2 Çorovodë - “Mjeran”, nuk dua të them që në fillim se ka kohë, pasi të rendis një fabul për një grua llafezane që i ngjiti burrit mjeran se pillte vezë. Gruaja, paksa e përdalë e asaj kohe, kur u ngrit në mëngjes tek pantallonat e burrit gjeti 2 kokrra vezë të cilat i kishte sjellë nga qymezi, teksa kishte mbyllur pulat. Gruaja mori enët dhe shkoi në çezëm për të mbushur ujë. Atje u tregoi shoqeve të saj se burri i saj kishte bërë 2 vezë. Shoqet qeshën dhe e panë me përçmim, ndërsa fjalën e hapën tej e mbanë, kudo në shtëpi, lagje e fshat, fjalë që mori dhenë në krahinë e shkoi deri te mbreti i asaj kohe. Adjutanti i çon fjalë mbretit se diku ishte një burrë që kishte pjellë vezë, madje mëkëmbësi i mbretit i tha këtij të fundit se burri kishte pjellë 99 vezë. Mbreti i çuditur nga haberi që mori urdhëroi koshallet që të shkonin ta merrnin në fshatin nga ishte dhe ta sillnin se e kërkonte mbreti. vijon në faqen 3

Upload: corovoda-online

Post on 28-Oct-2014

108 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Buletini Nr.7 Bashkia Corovode ©Corovodaonline.blogspot.com

TRANSCRIPT

Page 1: Bashkia Corovode - Buletini Nr.7

Viti I, Nr. 7 Mujore E-mail: [email protected] Maj 2012

Në këtë numër do të lexoni:F.1- Përshëndesin për 5 maj lideri i LSI-së, Meta, deputeti Naço

dhe kryetari i bashkisë, Spahiu

F.1- Miliona lekë investime në rrugë, ujësjellësa, shkolla, e

mbrojtje nga lumi Osum

F.2- Çorovoda në nderim të dëshmorëveF.2 - Takim në Bashkinë Çorovodë me Bashkinë e Qazmës nëKroaciF.2- Bashkia Çorovodë fiton gjyqin me ÇEZ

F.3- Trari i improvizuar i Lames për Çorovodën si vezët e mbretit

F. 4- 100 - Vjetori i Pavarësisë - program me aktivitete nënderim të tij

Numri 07 Maj 2012

Buletin mujor i BashkisëÇorovodë

Shtypet në 700 kopje.

Shpërndahet falas.

Web Site i Bashkisë Çorovodë:bashkiaçorovodë.gov.al

Çorovoda. Qyteti ku ecim së bashku

5 Maj, dita ku u përulemi të rënëve

Miliona lekë investime në rrugë, ujësjellësa, shkolla,e mbrojtje nga lumi Osum

Përshëndetja e liderit tëLSI-së

Ndonëse nuk jampranë jush, ndër shekujkushdo që ka luftuar përatdheun dhe ka rënë nëfushën e betejës është njëdëshmor, virtytet e tëcilëve, ashtu si eshtrat qëprehen në varrezat edëshmorëve, prehet shpirtii tyre në altarin e kombit.Me këtë dua të them se jovetëm në 5 Maj, ditës kur

ra dëshmor Qemal Stafae shokë të tij, duhenpërkujtuar, por ngahera nëqendër të vëmendjes kemiidealin për të cilën ataranë.Dita kur ne përulemime nderim, me respekt,përpara njerëzve që përgjithçka vunë gjënë më tështrenjtë për mbrojtjen edinjitetit e lirisë të atdheuttë tyre. Në këtë ditë tëshenjtë për kombin tonë neshkojmë për të çuar tek talule, buqeta dhe kuroraduke u përulur nëhomazhet e çastit përparatyre me qëllimin e vetëmse ëndrra për të cilën ataluftuan tashmë ështër e a l i z u a r . N d ë r s alargohemi duke marrë prejtyre optimizmin për tëpunuar në jetën tonë tëpërditëshme me dinjitetdhe në shërbim të atdheuttonë.

Përshëndetja e deputetittë Skraparit

Në çdo 5 Maj qëkur isha fëmijë, si bir i këtijqyteti, vija këtu, së bashkume shokët e mi për të bërëhomazhe. Por me kalimin ekohës, mësova se ardhjakëtu ishte një nevojë, njëdetyrë, një nderim që mundtë bëja para vendit kuprehen dëshmorët e kombit.Skrapari i ka dhënë luftësmbi 400 dëshmorë dhe 3heronj të popullit. I ka dhënë

Përshëndetja e kryetarittë Bashkisë, z. NesimSpahiu

Kam nderin më tëmadh që ndodhem sot mesjush veteranë. Ashtu siçkam sot nderin që edhe mebanorët e tjerë të këtij qytetiqë kanë ardhur në këtë 5Maj për të çuar lule ekurora pranë piedestalit qëpërfaqëson të rënët. Sëbashku në këtë ditë tëshënuar vijmë këtu për tënderuar dëshmorët dhe

luftës bujarinë, strehimin endihmën e gjithanshme jovetëm me forcat partizane,por dhe të gjithë banorët ekësaj treve sa bujare, podhe aq trime e me kulturë.Ndaj sot jemi këtu së bashkupër të nderuar të rënët qëmbi gjithçka gjatë luftës përliri, vunë jetën e tyre. Jemikëtu së bashku meveteranët, bashkëshokëtdhe luftëtarët e këtyretrimave që për ideal e përliri u renditën në forcatantifashiste për të çliruarnjëherë e përgjithmonëpopujt e robëruar. Ndaj nëçdo jubile, nderimi më ithellë shkon për ju. Edhenjëherë së bashku meveteranët përulem parakëtij monumenti për tëthënë se në jetë të jetëvepopulli do të jetë brendaidealit tuaj.

heronjtë e trevës tëSkraparit, të cilët në ditëtkur e lypi nevoja këta bijënënash iu përgjigjën thirrjestë atdheut dhe vunë nëshërbim të tij edhe gjënëmë të shtrenjtë. Ndaj, ne sotu përulemi me nderim erespekt duke ngritur edhenjëherë në piedestal idealine tyre për të cilën luftuan tërreshtuar së bashku meveteranët që kemi këtupranë. Ishin ditët e luftëspër liri që këta bijë nënash,të cilëve ne sot u përulemime respekt, çliruan jovetëm trevën e Skraparit,por morën pjesë të rreshtuarnë armata të tëra partizanepër të çliruar gjithëShqipërinëduke realizuardetyrën madhore ndajatdheut. Sot ne kemi ardhurkëtu për t’iu thënë se kurrënuk do të harrojmë idealinpër të cilën ju ratë.

Bashkëpunimi me të huajt

Spahiu pretkroatët dhe

italianët

Trari i improvizuar i Lamespër Çorovodën si vezët e

mbretitÇorovodë - Në datën7.05.2011 në ambjentet ebashkisë Çorovode uzhvillua takimi mepërfaqësuesit e BashkisëQazmë të Kroacisë.Delegacioni kroat për-bëhej nga z. Dinko Pirak,kryetar i bashkisë Qazmë,nënkryetari i saj JosifVincekovic, drejtori përkomunën Qazmë zoti IvanBeljan si dhe SkënderZogaj zëvendës kryetar ibashkive shqiptare nëprefekturën Qazmë.

Vijon në faqen 2

Çorovodë - “Mjeran”, nuk dua të them që në fillim se kakohë, pasi të rendis një fabul për një grua llafezane që ingjiti burrit mjeran se pillte vezë. Gruaja, paksa e përdalë easaj kohe, kur u ngrit në mëngjes tek pantallonat e burritgjeti 2 kokrra vezë të cilat i kishte sjellë nga qymezi, teksakishte mbyllur pulat. Gruaja mori enët dhe shkoi në çezëmpër të mbushur ujë. Atje u tregoi shoqeve të saj se burri isaj kishte bërë 2 vezë. Shoqet qeshën dhe e panë mepërçmim, ndërsa fjalën e hapën tej e mbanë, kudo në shtëpi,lagje e fshat, fjalë që mori dhenë në krahinë e shkoi deri tembreti i asaj kohe. Adjutanti i çon fjalë mbretit se diku ishtenjë burrë që kishte pjellë vezë, madje mëkëmbësi i mbretiti tha këtij të fundit se burri kishte pjellë 99 vezë. Mbreti içuditur nga haberi që mori urdhëroi koshallet që të shkoninta merrnin në fshatin nga ishte dhe ta sillnin se e kërkontembreti.

vijon në faqen 3

Page 2: Bashkia Corovode - Buletini Nr.7

GAZETA E BASHKISË ÇOROVODË2 KRONIKA - AKTUALITET

Faqja u përgatit nga stafi i gazetës

Çorovoda në nderim të dëshmorëveQindra banorë me buqeta e karafila në duar përulen tek të rënët e luftës çlirimtare

Që herët në mëngjes, qindra qytetarë veteranë dhefamiljarë të dëshmorëve të atdheut, janë mbledhur pranëmemorialit kushtuar martirëve të rënë gjatë luftës nacional-çlirimtare. Të pranishmit vendosën buqeta e kurora me lulepranë lapidarit si dhe shumë qytetarë e familjarë vendosënbuqeta me lule në memorialet e dëshmorëve. Buqeta melule dhe kurora vendosën kryetari i bashkisë Nesim Spahiu,në emër të LSI-së, vendosën kurora deputeti Nasip Naço

Ditën e mërkurë në mjediset e gjykatëssë shkallës së parë Berat u zhvillua gjyqimidis palës paditëse bashkisë Çorovodëdhe palës së paditur ÇEZ-i (Kompania

e shpërndarjes së energjisë).

Çorovodë - Në datën 7.05.2011 në ambjentet e bashkisëÇorovode u zhvillua takimi me përfaqësuesit e BashkisëQazmë të Kroacisë.Delegacioni kroat përbëhej nga z. DinkoPirak, kryetar i bashkisë Qazmë, nënkryetari i saj JosifVincekovic, drejtori për komunën Qazmë zoti Ivan Beljansi dhe Skënder Zogaj zëvendës kryeta i bashkive shqiptarenë prefekturën Qazmë. Takimi u zhvillua në ambjentet ekëshillit të bashkisë, ku morën pjesë kryetari i bashkisë z.Nesim Spahiu, kryetari i këshillit të qarkut z. Luan Çuedari,anëtar i këshillit të Qarkut Bilbil Alimadhi si dhe nënprefektii prefekturës Berat z. Avdyl Braho. Pas fjalëspërshëndetëse, kryetari i bashkisë z. Nesim Spahiu, i njohu

e kryetari i saj Avdyl Braho, në emër të Partisë Socialistevendosën kurora deputeti Fidel Ylli dhe kryetari i saj përqytetin e Çorovodës Fatos Hasani. Pas homazheve uzhvillua një aktivitet përkujtimor pranë Pallatit të Kulturës“Riza Cerova”. Takimi u hap nga Kryetari i Komitetit tëVeteranëve Harulla Çela, në emër të pushtetit vendorpërshëndeti të pranishmit kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu.Në aktivitet përshëndetën edhe kryetari i komitetit të

veteranëve të rrethit Enver Naska. Po gjatë aktiviteti ushpërndanë tituj nderi dhe mesazhe mirënjohje kushtuarfamiljeve të dëshmorëve të atdheut. Aktiviteti u mbyll mekëngë kushtuar dëshmorëve të kënduara nga nxënësit eshkollës 9-vjeçare “Kahreman Ylli”. Më pas u organizuanvizita në familjet e dëshmorëve të atdheut, ku u fol përjetën dhe veprën e tyre.

Skrapar - Aktivitet kulturor për nder të festave të dëshmorëve

Takim në Bashkinë Çorovodë me Bashkinë e Qazmës në Kroaci

shkurtimisht mysafirët me resurset turistike që afron trevae Skraparit, projektet e bashkisë si dhe mosmundësinë erealizimit të tyre, ndonëse në disa projekte bashkia vijon tëpunojë me intensitet për t’i vënë në funksion të turistëve tëhuaj dhe të vendit. Pas përshëndetjes të njëjtën ekspozepër bashkinë e Qazmës në Kroaci bëri dhe kryebashkiakui saj z. Dinko Pirak. Më pas biseda u përqendrua në njëbashkëpunim në fusha të përbashkëta, ku delegacionetretrospektive këmbyen mendime për këmbim eksperiencashnë fushën e turizmit dhe investime të tjera të natyrësprodhuese ekonomike.Delegacioni kroat, i shoqëruar ngakryetari i bashkisë Nesim Spahiu bëri një vizitë në kanionet

e Osumit, për të cilët miqtë nga Kroacia mbetën të befasuarnga bukuritë e rralla që sjell natyra në rrjedhën e Osumit.Në drekën e punës organizuar për nder të miqve kroatë, tëpranishmit diskutuan për vlerat e përbashkëta të popujvetanë si dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimittë tyre. Takimi ishte shumë efikas dhe së shpejti do të mundtë konkretizohet me një binjakëzim midis dy bashkive asajÇorovodë dhe Qazmë. Gjatë largimit miqtë kroatë, shprehënkënaqësinë e mikpritjes si dhe kthimin së shpejti për të parëedhe njëherë mrekullitë mbi kaskadën e Osumit si dhe tëtjera mrekulli të kanioneve dhe të shpellave natyrore.

Bashkia Çorovodë fiton gjyqin me ÇEZ

Bashkia Çorovodë paditi ÇEZ përshpalljen të pavlefshme të energjisë elektrikeme zërin energji e pamatur, dëm ekonomikqë i sillte kësaj bashkie 30 milionë lekë. Kaqenë gjykata ajo që pasi ka dëgjuar palënpaditëse (bashkia Çorovodë) për vlerënpretenduese të faturave të energjisë, tëfaturuara nga ÇEZ, që sipas bashkisë nukishte një energji e konsumuar prej saj, por

një faturë afrofe e pamatur. Pasi kashqyrtuar këto dhe prova të tjera shkresoretë faturave të kompanisë ÇEZ të cilat nukkoordinonin me numrat e matësave të

energjisë vendosi që bashkia Çorovodë tëmospaguajë vlerën e energjisë të përcaktuar ngaÇEZ. Vlen të përmendet se bashkia fiton gjyqinme kundravajtës dhe institucione private për të

dytën herë, çka do të thotë se në punëne saj në këtë mandat institucioni ibashkisë Çorovodë, vijon të punojëbrenda normave morale duke zbatuarme përpikmëri ligjet e shtetit. Gjyqi iparë që fitoi bashkia ishte ai me znj.Tefta Mjekra për arsye të prishjes sëkioskës të vendosur pa leje dhe në vendtë papërshtatshëm nga policiabashkiake. Vlen të përmendet se në tëdyja rastet përfaqësuesit e bashkisëkanë ditur të mbrojnë ligjet nga shkelësite tyre, këtë e tregon më së miri fitimi itë dyja gjyqeve në gjykatën përkatëse,duke sjellë para togave të zeza detajedhe fakte të pamohueshme.

Page 3: Bashkia Corovode - Buletini Nr.7

3AKTUALITET GAZETA E BASHKISË ÇOROVODË

Çorovodë - “Mjeran”, nuk dua të them që në fillim se kakohë, pasi të rendis një fabul për një grua llafezane që ingjiti burrit mjeran se pillte vezë. Gruaja, paksa e përdalë easaj kohe, kur u ngrit në mëngjes tek pantallonat e burritgjeti 2 kokrra vezë të cilat i kishte sjellë nga qymezi, teksakishte mbyllur pulat. Gruaja mori enët dhe shkoi në çezëmpër të mbushur ujë. Atje u tregoi shoqeve të saj se burri isaj kishte bërë 2 vezë. Shoqet qeshën dhe e panë mepërçmim, ndërsa fjalën e hapën tej e mbanë, kudo në shtëpi,lagje e fshat, fjalë që mori dhenë në krahinë e shkoi deri tembreti i asaj kohe. Adjutanti i çon fjalë mbretit se diku ishtenjë burrë që kishte pjellë vezë, madje mëkëmbësi i mbretiti tha këtij të fundit se burri kishte pjellë 99 vezë. Mbreti içuditur nga haberi që mori urdhëroi koshallet që të shkoninta merrnin në fshatin nga ishte dhe ta sillnin se e kërkontembreti. Koshallet shkojnë në fshatin ku jetonte burri që ishtehapur fjala se pillte vezë dhe kërkoi ta marri me vete meqëllimin se e kërkonte për ta takuar mbreti. I çuditur ngakjo ndodhi burri i kërkon sqarim, se ç’kishte bërë që ekërkonte mbreti. -Je burri që ke pjellë 99 vezë, i thonëkoshallet, -ndaj duhet të vish me ne se s’bën se të kërkonmbreti, -ky është urdhër! I gjendur keq dhe i çuditur ngafjala që ishte hapur, fshatari niset drejt mbretit i shoqëruarnga mëkëmbësit e tij. Të nesërmen e asaj dite mbreti e pretnë oborrin e tij fshatarin, i cili kishte menduar gjatë gjithënatës, nëse do ta besonte mbreti se nuk kishte pjellë vërtetvezë, por kur kishte shkuar te koteci për ta mbyllur, kishtegjetur 2 kokrra vezë dhe i kishte marrë në shtëpi. Ajo që eshpëtoi fshatarin ishte dhe shtesa që bëri mbreti. Sapo etakoi mbreti i tha: -mirëseerdhe fshatar, ti je ai burri që kebërë 100 vezë? -Fshatarit i ikën të dridhurat dhe frika që dotë jepte llogari përpara mbretit se kishte bërë vërtet vezë.-Jo zotrote, iu përgjigj fshatari, -unë kam pjellë 99 vezë, jo100 vezë. Mbreti - e po ç’bëri! 99 me 100. Fshatari i zgjuarqeshi dhe i tha mbretit. -Zotrote mbret shtove 1 vezë, nga99 e bëre 100, po gjithë ky milet? Nga 2 vezë që mora ngakoteci, së bashku me gruan time mjerane, e bënë 99 vezë.Mbreti qeshi dhe i tha fshatarit: - kështu është kur këtagomerët e mi s’e kanë sqaruar mirë punën. Mbreti, pasi ikërkoi të falur fshatarit, e la të lirë për në punën e tij. Kjoishte fabula që i shkon për shtat gazetares dhe Artan Lames,“Shqipni tavolinash”, i cili pa fyer njeri me një lajmëtare

“dijetarë”, duke iu ardhur në ndihmë pa i parë dhe i gjykuarrastin në fjalë, marrin nën mbrojtje shpifësit, duke trilluarrenën si të vërtetë. Taksa si në të gjitha njësitë vendorebazuar në ligjet mbi taksat, edhe në qytetin e Çorovodësnuk ka të kësaj natyre që shkruan Lame “ditëziu”. Lamedhe kushdo tjetër ta dijë mirë se si në çdo qytet të Shqipërisëapo zonë e komunë të saj, bëhen pazare dhe me të drejtëpushteti vendor mbledh taksat vendore. Unë po përmenddisa nga këto pazare që dhe nëse nuk i di Lame me shokëte tij të shkojë dhe t’i mësojë. Pazaret ku mblidhen taksatjanë: pazari i Rroskovecit, pazari i Poshnjes, Kutallisë, apopazari i çdo të shtune që bëhet në qytetin e Çorovodës eBeratit ose për t’i ardhur më në ndihmë Lames tregu çam,apo tregjet e tjera në Tiranë. Nëse këto nuk taksohen nganjësitë vendore, brenda ligjeve atëherë ka të drejtë Lamjatë shkruajë çfarë t’i dojë e bardha zemër, por jo ashtu kot,si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Në një prononcimtjetër, disa ditë më parë kam shkruajtur: “Nuk ka taksë përtë hyrë në zonat turistike”, këtë keqinformim me dashje, ebëjnë njerëz si gazetarja në fjalë, nga e cila Lamja ka marrëtë mirëqëna shpifjet e saj dhe ka improvizuar në mendjen etij traun e Çorovodës. Të mos kujtojë Lame “ziu”, se nejemi vetëm provincialë dhe nuk kemi lëvizur në Europë.Kudo tani dhe shqiptari më i thjeshtë ka shëtitur në disashtete, ndërsa të tjerë djem dhe vajza të këtij vendi kanëzaptuar universitetet e botës me punë dhe jo me llafe tëpaqëna si pohon Lamja në shkrimin e tij. Nëse do, Lamjadhe gazetarë të tjerë janë të mirëpritur në qytetin eÇorovodës, për të parë nga afër, jo vetëm mrekullitë e kësajtreve kaq të pasura me mrekulli natyrore, por dhe për t’unjohur me bujarinë, mikpritjen dhe kulturën e vendasve,atëherë do ta mësojnë të vërtetën e taksës dhe jam i bindurse do të na japin të drejtë mua, taksambledhësve dhebanorët e qytetit tim që merren me pa të drejtë nëpër gojëme një të rënë të lapsit, duke llomotitur brenda sajgënjeshtrat dhe shpifjet e një tjetër gazetareje “mjerane”.Unë i them Lames dhe kujtdo që lexon këtë shkrim se:“Asnjë turist i huaj apo vendas nuk është taksuar për tëhyrë në rrethin e Skaparit. Po kështu, asnjë makinë met a r g a j o t ë k ë t i j r r e t h i , n u k ë s h t ë t a k s u a r ” . Për këto rrena ethem kështu për ta kuptuar më mirë Lame “ziu”, bashkiaÇorovodë dha dhe deklaratën për shtyp.

Trari i improvizuar i Lames për Çorovodën si vezët e mbretit

rrenacake dhe shpifarake fut në amulli jo vetëm miletin qëthotë Lamja “i shkretë”, por dhe adjutantët e mbretit, ku ika mbetur ora Lames. Dëgjova një natë në emisionin eÇanit se Aleksandër Frangaj tha diçka për këta opinionistët,- më duket se gomar, pas pyetjes së Çanit, do zoti, të mosjetë dhe Lamja në këtë trashësi. Padashur të fyej njeri,madje as gazetarët që thonë të pavërteta, si në rastin nëfjalë, unë ju them Lames dhe të tjerëve të këtij lloji se harroni,zonja dhe zotërinj, se si në Vermosh, Konispol, Durrës eKapshticë, ligjet e këtij shteti brenda të cilës është dheÇorovoda, janë një dhe zbatohen me përpikmëri. Duke thënëse kur këto njësi vendosin taksa si në kohën e sistemitotoman sipas Lames, të cilit trau i improvizuar i Çorovodës,i kujton vërtet otomanët, apo principatat, ku Lame kërkontë gatuajë një çorbë që edhe vetë po ta hajë është e helme.Të tillë njerëz që sillen vërdallë llafeve, rrugëve të Tiranësduket të mbetur esëll, nuk bëjnë gjë tjetër veçse vënëshkopinj nën rrotat e pushtetit vendor, a thua se këta

Çorovodë - Ditën e hënë, më 14 maj teatrri “Metropol”dha një shfaqje me titull Cofiti i shqyer” në qytetin eÇorovodës. Ideatorja e këtij aktiviteti ishte koordinatorja efondacionit ABC dhe regjisorja Juliana Sinanaj. Shfaqja uzhvillua në prani të një spektatori të madh që kishte mbushursallën e spektakleve të pallatit të kulturës “Riza Cerova”.“Çifti i shqyer” trajton në mënyrë groteske historinë e njëçifti të martuar. Gruaja është një femër në depresion, e cilatrajton në mënyrë groteske historinë e një çifti të martuar, ecila ka tentuar disa herë vetëvrasjen e zhgënjyer ngatradhtitë e vazhdueshme të bashkëshortit të saj, ndërsa burriështë në një përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur këtëmënyrë jetese si gjë shumë normale dhe të shëndetshme.Gjithçka shkon mirë deri në momentin kur e shoqja, Antonia,e pranon këtë realitet për bashkëshortin e saj. Por nëmomentin kur ajo vetë vendos të lidhet me dikë tjetër, njëprofesor inteligjent, i cili është edhe studiues bërthamor shumëi pashëm, atëherë gjërat nuk do të jenë më kaq të bukurapër bashkëshortin.Shfaqja u mirëprit nga spektatori i shumtëdhe u duartrokit për mjeshtërinë e lartë të aktrimit.

“Çifti i shqyer” mbërrin në ÇorovodëÇorovodë - Këshilli i bashkisë, pasi mori në shqyrtimpropozimin e bërë nga sektori i ndihmës ekonomike nëzbatim të ligjit Nr. 9355 datë 10.03.2005, në mbështetje tëvendimit të këshillit të ministrave nr.787 datë 14.12.2005.V.K.M. nr. 1053 datë 23.04.2008, si dhe në V.K.M Nr. 96datë 07.02.2012 për muajin mars 2012 nga 224

Vendosi:Të përfitojnë ndihmë ekonomike 222 familje me një fond759.175 lekë nga këto me: Ndihmë të plotë 179 familje menjë fond 637 300 lekë me: Ndihmë të pjesshme 43 familjeme një fond prej 121 875 lekë.Kërkesa të reja janë 8 familje të paraqitura si më poshtë:1.Klejdi Dajlan Seitaj, Alket Esat Taho, Miklovan NesimHasanaj, Kastriot Asqeri Hasa, Arben Barri Xhaferri,Hektor Zalo Qamili, Behar Haki Lame, Hekuran KodhelIliasllari. Të largohen nga skema e ndihmës ekonomike dyfamilje të paraqitura si më poshtë: Ylli Hyda Guri Punësuare shoqja, Sokol Selam Hoxha me automjetPërfitojnë pagesë paaftësie në total për muajin mars 2012,226 persona me një fond 2.535.000 lekë. Ju informojmë senë zbatim të V.K.M. nr. 204 datë 16.04.2004 “Për masëndhe kriteret për përfitimin e paaftësisë nga personat mestatus të invalidit të punës” për shtesat mujore mbipensionin e invalidit në bashki janë trajtuar 179 invalid puneme një fond prej 526.100 lekë.Ndihma Ekonomike për vitin 2012 ndahet konform ligjitnë masën 100% të fondit të planifikuar. Për të gjitha familjetqë po paraqesim në këtë vendim është marrë konfirmiminga zyra e punës, sigurimet shoqërore, tatim taksa, hipoteka,drejtoria e përgjithshme e automjeteve Berat, seksionet eBashkisë, inspektoriati i punës dhe Q.K.R. Tiranë.Vendimi u miratua me 14 vota pro dhe asnjë kundër.

Ndihma ekonomike Fondacioni ABB i dhuron makinëpastrimi bashkisë Çorovodë

Çorovodë- Për herë të parë në këto 22 vjet tranzicion,kryetari i bashkisë Nesim Spahiu mundësoi blerjen e njëmakine pastrimi plehrash. Makina u ble në Angli me njëvlerë prej 10 000 eurosh me donacion nga fondacioni ABBme president Barjam Muçaj. Kryetari i bashkisë NesimSpahiu në një prononcim për gazetën tha se ka qenë njëbashkëpunim i frytshëm mes fondacionit ABB me presidentBarjam Muçaj dhe bashkisë Çorovodë, bashkëpunim i cilisolli makinën e pastrimit të plehrave aq të nevojshëm përqytetin por me këtë fondacion kemi pasur dhebashkëpunime të tjera të frytshme. Në këtë rast gjejmundësinë e falenderimit për fondacionin në fjalë dhepresidentin e saj z. Barjam Muçaj. Ndërsa shumë shpejt,bashkia do të sigurojë dhe 200 kosha, të cilët do tëvendosen në të gjitha pikat e grumbullimit të plehrave.Ndërkohë punonjësit e ndërmarrjes që merren me problemine pastrimit të qytetit kanë filluar sensibilimin e qytetarëvepër ndarjen në qeska plastike të llojshmërisë së plehravenë shishe plastike, qelqi, kartoni etj.

Përgatiti faqen stafi i gazetës

Page 4: Bashkia Corovode - Buletini Nr.7

4 KULTURË - AKTUALITETGAZETA E BASHKISË ÇOROVODË

Kryeredaktor: Sulo Gozhina cel:0692260611Zv. Kryeredaktor & aktualitet: Krenar XhaferriKorrektor: Dorina JahoKultura: Gëzim ZylfoSporti: Migjen LajthiaNdihmoi: Stafi i Bashkisë së ÇorovodësArti grafik: Anxhela QojleE-mail: [email protected] Faqja u përgatit nga stafi i gazetës

Shëndetësi

100 - Vjetori i Pavarësisë - program me aktivitete në nderim të tij

SportFederata nëmëvehtësoi në

vendin e tretë

Konceptuar si vit i ngjarjeve të mëdha,i cili kulmon me 100 vjetorin e Pavarësisë,pallati i kulturës “Riza Cerova” kapërgatitur një program për veprimtaritëartistike, kulturore, social-kulturore, tëcilat do të jenë evidente në përvjetorëngjarjesh e datash përkujtimore. Objektivikryesor në veprimtarinë kulturore-artistike do të vërë në funksion pallatin ekulturës, bibliotekën, muzeun e veprimtaritë tjera artistike në sheshin qendror tëqytetit Çorovodës.Objektiva kryesore

1-Veprimtaria artistiko-rinore-argëtuese, deri në realizimin e

d-Koncert i madh festiv (me grupet e dalluara FFK), Tiranë-në muajin nëntor

4-Veprimtari për festat tradicionale, natyrore,historike, kombëtare gjatë vitit.a-7 Marsi-Dita e mësuesit- në muajin mars (ezauruar).b-8 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Grave- në muajin mars(ezauruar).c-14 Marsi-Dita e Verës- në muajin mars (ezauruar)d-20-25 Gusht-Ditët e Tomorit-në muajin gusht

5-Në kuadrin e qarkullimit të vlerave artistikea-Përfaqësimi i Skraparit në veprimtaritë zonale-kombëtare,sipas kalendarit të mësipërm.b-Mundësimi i lëvizjes të grupit Folklorik të Skraparit jashtëvendit, Kosovë, Maqedoni, Turqi, Greqi, Itali, etj., sipasmundësive që do të krijohen.c-Ftesë grupeve e këngëtarëve të ndryshëm për koncertenë evenimentet kryesore të Skraparit.

6-Në kuadrin e propagandimit të vlerave dheresurseve turistike të realizohet mundësimi i një botimi:“Guidë turistike Skrapar”, gjatë vitit.

7-Për muzeun historik kombëtar në vartësi dhe tëmundësive financiare, mbetet detyrë pasurimi i fonditmuzeal, një evidentim më i mirë e shkencor i vleravemuzeale në ekspozitë, kartelizimi shkencor i tyre, si dhetërheqja e objekteve, që prej vitesh janë lënë në ruajtje nëTiranë.

8-Për bibliotekën publike Çorovodë, mbetetdomosdoshmëri rritja e fondit të librave, në vartësi tëkërkesave të lexuesëve dhe mundësive financiare, si dhegjetja e alternativave të tjera për pasurimin e fondit.

9-Objektiv i institucionit qendër kulturore do të jetë:a-Rritja e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me institucionetsi: bashkëveteranëve, forumet rinore, shoqatat efondacionet, që veprojnë në komunitetin tonë.b-Në veçanti bashkëpunimi me shkollat e qytetit dhe meqendrën kulturore të fëmijëve, me objektiv evidentimin evlerave krijuese e interpretuese, që edhe në të ardhmen tëjenë bazë për mbajtjen gjallë të veprimtarisë kulturore-artistike e shpirtërore të qytetit.

10-Vënia në dispozicion e ambjenteve tëinstitucionit dhe mbështetja për veprimtarinë me të tretët,për veprimtaritë e komunitetit, sociale, shoqërore, politike,etj., si gjithmonë konform ligjit.

11-Ruajtja dhe mirëmbajtja e ambjenteve dhe ebazës materiale të institucioneve shtëpi, kulturë, bibliotekë,muzeum, kinema, në funksion të veprimtarisë normale sipasprogramit dhe kërkesave të komunitetit, ku vlerësohen siemergjencë:a-Rikonstruksion tërësor i shtëpisë së kulturës “RizaCerova”.b-Riparime të pjesshme, muzeum, bibliotekë, kinema.c-Paisje me foni e ndriçim.d-Paisja e plotësimi me komplete të kostumeve popullore.

Realizimi i këtyre objektivave dhe i këtij kalendar-veprimtarie presupozon e kërkon mbështetje institucionaletë organizmave e institucioneve që veprojnë në komunitet.Në veçanti sigurimin e mundësive financiare nëpërmjetbuxhetit të pushtetit vendor e pushtetit qendror, apobizneseve, shoqatave e fondacioneve që mund tëkontribojnë.

Yndyra në mëlci1-Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza

(yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza tëlarta e të vazhdueshme të alkoolit.

2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine(hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.

3-Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesëproteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.

4-Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietëe varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën(yndyrna me tepricë - në fëmijë, e në të rriturit) e megjendjen e metabolizmit të organizmit.

5-Është konstatuar si efekt anësor i barnave, pshnga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohëtë gjatë.

6-Shihet e shoqëruar me diabetin e me plotsëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjessë ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim tështuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.

7- Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën(pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçerozetj.

8-Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizate mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë tëndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, metetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).

9-Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve(helmimeve) alkoolike akute.

10-Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë,por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rastevetek pacientja.

Pse yndyrnat dëmtojnëYndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht ngatrigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken sivakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë,në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuaratëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin

Veprimtari dhe objektivapër vitin 2012 për qendrën

kulturore Bashkia -Çorovodë

spektakleve me objektiv argëtimin dhe evidentimin e vleravekrijuese e interpretuese.

2-Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë,veprimtari festive-përkujtimore, data, ngjarje e përvjetore,që lidhen me historinë e trevës së Skraparit.a-Festimi i 70- vjetorit të çetës së parë të Skraparit- nëmuajin Mars (ezauruar).b-Festimi i 55- vjetorit të Organizatës së Veteranëve tëLANÇ-në muajin korrik.c-Festimi i 70-vjetorit të Çlirimit të Skraparit- në 5 Shtatord-Festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë - 28 Nëntor.

3-Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e Skraparit nëveprimtaritë zonale e kombëtare artistike e folklorike - gjatëvitit 2012.a-FFT ndërkombëtar i valles burimore, Lushnjë - në muajinMajb-Spektakli i madh Folklorik (talentet e reja), Tiranë - nëmuajin tetorc-FFTK të Polifonisë, në Vlorë- në muajin nëntor

të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë.Në ditët tona steatoza e mëlçisë pohaset gjithnjë e më tepër. Këtu vihetre një penetrim, infiltrim i qelizave tëmëlçisë nga yndyra. Steatoza, ështëvënë re në të sëmurët me infeksionemasive, të cilët kërkojnë një terapiagresive e voluminoze me antibiotikë,mëlçia duke qenë një nga organetbazë ku shpërbashkohen ilaçet - sipasojë dëmtohet e për rrjedhim kemisteatozë yndyrore.

Skrapar - Tashmë që skuadra e futbollit të Skraparit kaloinë kategorinë e dytë, stafit tekniko-drejtues të saj i mbetettë fillojë punën nga a-ja në shtator për t’u përballur në këtëkategori. Burime të mirëfillta nga presidenca pohuan sedrejtuesit e skuadrës së ardhshme do t’i mëshojnë më shumëfokusit të futbollistëve vendas me qëllimin e vetëm qëmerkatoja e ardhshme të zhvillohet brenda qarkut të Beratitdhe rrethit të Skraparit. Janë me dhjetëra djem, sportistë,të cilët janë ekspozuar në stërvitje si talente sportive tëmira të kënaqshme të përgatitur nga ana tekniko-profesionale dhe i presin merkaton e shtatorit për t’uatashuar pranë skuadrës të Skraparit.