barra tatimore 2015

20
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 1 AL-Tax Center Dokumente Fiskale, Nr. 2015/03/02 www.al-tax.org [email protected] Datë 26.03.2015 Tiranë, Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit

Upload: eduart-gjokutaj

Post on 15-Jul-2015

127 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 1

AL-Tax Center Dokumente Fiskale, Nr. 2015/03/02 www.al-tax.org [email protected] Datë 26.03.2015 Tiranë, Shqipëri

Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit

Page 2: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 2

©AL-TAX Dokumente fiskale Mars 2015

Përgatitja dhe shpërndarja Gjokutaj

ALTax Center

Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit

PËRMBLEDHJE

Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton për herë të tretë, llogaritjen e barrës tatimore, për

secilin rajon në Shqipëri duke bërë edhe klasifikimin për barrën më të ulët dhe barrën tatimore më të lartë.

Kjo barrë tatimore krahasohet edhe ne aspektin ndërkombëtar me vende te rajonit ballkanik.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së politikës dhe studiusve, medias, si dhe

kritikëve që mund të rezervojnë komente për vlerësimin apo kanë pyetje në lidhje me llogaritjet dhe faktet e

prezantuara në dokument.

Të dhënat e përdorura për llogaritjet janë marrë nga burime Brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe u përdorën për

të krahasuar dhe shërbyer si referencë kryesore për prezantimin.

Fjalë kyç: barra tatimore, Shqipëria, tatime, taksa, TVSh, rajon, norma tatimore, Ballkan, 2015, liria fiskale

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose përta përdorur në funksion të politikave për tatimet në zbatimin e praktikave të tyre.

Autorësia është e ©AL-TAX. Kushdo që do të përdorë të dhëna nga ky material, kërkohet të shënojë autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë. Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te [email protected]

Page 3: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 3

Terma dhe përkufizime

Barrë Tatimore

Shuma totale e tatimeve të paguara dhe detyrimeve doganore dhe sigurimet

shoqërore, sipas bazës të të ardhurës të tatimit përkatës (tatimet mbi kapitalin, mbi

punën dhe tatimet mbi konsumin) nga një grup i caktuar tatimpaguesish, industrie,

rajoni, shteti etj., të krahasueshme me çfarë paguajnë grupet, industritë, rajonet,

shtetet, etj.

Norma tatimore

totale

Norma tatimore totale mat shumen e tatimeve dhe taksave dhe kontributeve te

detyrueshme per tu paguar nga bizneset pas llogaritjes se zbritjeve te lejueshme dhe

perjashtimeve si pjese e fitimit tregtar. Tatimet ne burim (te tilla si tatimi mbi pagen)

ose taksat dhe tatimet e mbledhura me agjent tatimor (te tilla si TVSH, tatimi mbi

shitjen) jane te perjashtuara.

Tatimet mbi të

ardhurat

Një tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim

mbi individët (ku ai mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose tatim

mbi të ardhurat individuale), ai gjithashtu përdoret në disa vende për një tatim mbi

personat juridikë, si p.sh. shoqëritë.

Tatimi përgjithësisht zbatohet në bazë vjetore, d.m.th. mbi të ardhura të nxjerra në,

ose lidhur me, një vit fiskal të caktuar.

Mund të dallohen dy sisteme kryesore të tatimit mbi të ardhurat: një sistem tatimor

global dhe një sistem tatimor tabelar mbi të ardhurat. Megjithatë, edhe në sistemet e

tatimit global, në pikëpamjen e përkufizimeve të ndryshme teorike të të ardhurave,

shumica e vendeve i specifikojnë postet që përbëjnë të ardhura për qëllime tatimore.

Shkallët e tatimit mbi të ardhurat mund të zbatohen me shkallë progresive ku shkalla e

tatimit rritet me rritjen e të ardhurave ose me shkallë fikse. Mund gjithashtu të

vendoset një mbipagesë.

Shumica e vendeve vendosin tatim mbi të ardhurat për totalin e të ardhurave në shkallë

botërore të rezidentëve dhe për të ardhurat nga burime brenda vendit në rastin e

jorezidentëve. Disa vende, megjithatë, e kufizojnë tatimin mbi të ardhurat në të

ardhurat me burim të brendshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët sipas

parimit të territorit.

Tatimi mbi punën

Në këtë grup përfshihen tatimet që lidhen drejpërdrejt me të ardhurat e krijuara nga

puna. Të ardhura të tilla janë tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributi i

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

Tatim mbi

kapitalin

Termi përdoret për qëllime statistikore nga Kombet e Bashkuara për t’iu referuar

“detyrimeve kapitale (d.m.th. ato tatime të vendosura në intervale të parregullta dhe

shumë të rralla mbi vlerat e aktiveve ose pasurinë neto në pronësi të njësive

institucionale) dhe tatimeve mbi transferimet e kapitalit (d.m.th. tatimet mbi vlerat e

aktiveve të transferuara ndërmjet njësive institucionale si rezultat i trashëgimisë,

dhurimeve me gjallje (inter vivos) (d.m.th. kur donatori është gjallë) ose transferime të

tjera”.

Page 4: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 4

PËRMBAJTJA

Përshkrim Faqe 5

I Barra tatimore në Ballkan Faqe 7

II Barra Tatimore në Shqipëri Faqe 10

Pesha e të ardhurave tatimore rajonale ndaj prodhimit të brendshëm Faqe 13

Llogaritja e barrës tatimore për rajonet Faqe 14

Rajonet me barrën tatimore më të ulët Faqe 15

Rajonet me barrën tatimore më të lartë Faqe 15

Indeksi i Lirisë Fiskale 2015 - Metodologjia Faqe 16

Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Ballkan Faqe 16

Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Faqe 17

Përmbledhje Faqe 18

SHTOJCA Faqe 19

Page 5: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 5

Përshkrim

Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax Center për llogaritjen e

Ditës së Lirisë Fiskale, 2015. Të dhënat e përdorura i përkasin realizimit të vitit 2014. Një vlerësim i kësaj natyre

bëhet për here të tretë në Shqipëri dhe është duke u futur në rrugën e traditës nga qendra ALTax në ambientin

ekonomik-fiskal shqiptar. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri rajon në tjetrin, duke

treguar për aftësinë që duhet të kenë në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me rajone të ngjashme,

në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore. Nga ana tjetër, secili qytetar që

është kontributor në buxhetin e shtetit duhet të njihet se si është barra që mban në raport me qytetarët në

rajonet e tjera shqiptare dhe ballkanike.

Llogaritja e barrës tatimore është vlerë e shtuar në debatin mbi transparencën fiskale, duke u mundësuar

politikëbërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të krahasuar shpërndarjen e

barrës tatimore. Renditja sipas barrës fiskale jep mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe

politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike. Kjo analizë,

sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë,

dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë duhet të

ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.

Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët

dhe jo rezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të procedurave tatimore.

Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga

administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që

administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata

janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të përfshira sipas

adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e

administrimit tatimor.

Të dhënat statistikore për qarqet janë objekt edhe i analizave, sipas krahasimit të të dhënave të programeve

buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.

Page 6: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 6

Prezantimi i të dhënave mbi prodhimin e brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbi

informacionin që gjendet në raportet e Fondit Monetar (Country Report), te i cili gjenden tabela, analiza dhe

projeksione për të dhënat makro për vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2014. Për Shqipërinë, të

dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Instituti i Statistikave, ndërsa të dhënat makro për

tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga prezantimi i statistikave dhe buletineve të Ministrisë së

Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave.

Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave statistikore në

nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes rajonale sipas barrës tatimore.

Page 7: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 7

I

Barra tatimore në Ballkan Diskutimi përqendrohet te fakti se kush nga shtetet paguan më shumë dhe më pak tatime dhe detyrime të tjera fiskale përgjatë vendeve të Ballkanit, por edhe si e mbartin barrën tatimore rezidentët e këtyre shteteve, të shprehur në përqindje. Nëpërmjet të dhënave në tabelë (2014), për vendet e rajonit të Ballkanit mund të diskutohet se si barra tatimore ka rënduar tatimpaguesit nga njeri shtet në tjetrin, si dhe mundësitë për të bërë krahasime midis vendeve dhe grupeve.

Ndryshimi në barrën tatimore

vërehet se ka një rritje në tre

vendet e para në tabelë, të

cilat janë vende fqinje me

njeri-tjetrin. Nga ana tjetër

ato janë edhe vendet me barrë më të ulët në rajonin e Ballkanit.

Barra tatimore1në rajonin e Ballkanit në vitin 2014 është mesatarisht sa 28,7 përqind e

Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2013 barra tatimore është 30,5 përqind. Nga njeri vit në

tjetrin rezulton një ulje e barrës tatimore me 1,8 pikë përqind. Vendet me barrën më të lartë

tatimore në Ballkan (Greqi, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë mbi 60% të prodhimit të

brendshëm bruto të Ballkanit.

Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, barra tatimore më e ulët gjendet në

shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Ndërsa barra

tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci)

dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi).

Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet

se barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët

sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova,Mali i Zi, Kroacia dhe

Bosnjë - Hercegovina. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk

1Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve, pasi rregullat dhe

mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas shteteve, por edhe sipas nivelit të taksimit (qendror apo vendor) dhe

tipit të tatimit.

2014 2013

KOSOVË 23,3% 22,6%

SHQIPËRI 23,8% 21,6%

MAQEDONI 25,2% 24,1%

MALI I ZI 26,7% 34,3%

KROACI 27,0% 33,0%

SERBI 33,0% 35,6%

GREQI 33,5% 35,4%

BOSNJË-HERCEGOVINË 37,0% 38,1%Burimi: FMN, economywatch.com

SHTETIBARRA TATIMORE

Page 8: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 8

përfshihenskemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikate përkohshme të taksimit

(brenda vitit fiskal).

Renditja sipas barrës tatimore të vendeve të Ballkanit nuk ka të njëjtën tendencë me

normën tatimore gjithsej, që

prezantohet në tabelë për vitet

2013 dhe 2014. Ndërsa nga

krahasimi horizontal midis

viteve përsa i përket vetë

normës tatimore gjithsej ka një

rritje mesatare në 2014

(25,7%) krahasuar me 2013

(24,3%) me + 1,4 pokë përqind,

që reflekton ndryshimet e

ndodhura në legjislacionet e

disa vendeve ballkanike në lidhje me normat e tatimeve të caktuara. Në Greqi është

miratuar ndryshimi i normës maksimale të tatimit mbi të adhurat personale me 4 përqind

më shumë.

Të njëjtin ndryshim të kufirit maksimal të tatimit mbi të ardhurat personale e ka kaluar edhe

Kroacia, por nisur nga formula e llogaritjes së normës tatimore gjithsej, efekti i ndryshimeve

jepet për vitin pasardhës. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit, ndryshimet e ndodhura në

normat tatimore kanë dhënë ndikime dhe efekte më të vogla.

Për TVSH-në, normën tatimore mbi mesataren e kanë Kroacia dhe Greqia, ndërsa normën

tatimore nën mesatare e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin mbi fitimin, normën

tatimore mbi mesataren e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën nën mesatare e kanë Mali i

Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja. Shqipëria konstatohet me normë tatimore për fitimin

ndërmjet kufirit më të lartë dhe më të ulet.

VAT Corporate tax Personal Income TaxSocial & Health

Contributions

ALBANIA 20% 7,5%, 15% 13%, 23% 27,9%

BOSNIA 17% 10% 5%, 10% 31,0%

KOSOVO 18% 10% 4%, 5%, 8%, 9%, 10% 10,0%

GREECE 13%, 23% 26% 46% 45,1%

MACEDONIA 5%, 18% 10%, 15% 10%, 24% 27,0%

MONTENEGRO 19% 9%, 20% 9% 33,8%

SERBIA 20% 15% 15% 36,3%

CROATIA 5%, 13%, 25% 20% 47,2% 35,2%

Country

Year 2014 - 2015

2014 2013

MAQEDONI 7,4% 7,4%KOSOVË 15,3% 15,2%KROACI 18,8% 19,6%MALI I ZI 22,3% 22,3%BOSNJË-HERCEGOVINË 23,3% 22,2%SHQIPËRI 30,7% 30,9%SERBI 38,6% 33,2%GREQI 49,9% 44,0%Burimi: FMN, World Bank

SHTETITOTALI NORMES TATIMORE

Page 9: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 9

Për tatimin mbi të ardhurat personale (përfshirë tatimet në burim) Greqia, Kroacia kanë

normën tatimore më të lartë, ndërsa normën tatimore më të ulët e kanë Kosova, Shqipëria2,

Maqedonia, Bosnja. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, normën më

të lartë e kanë Greqia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, ndërsa normën më të ulët e kanë Kosova,

Maqedonia, Shqipëria.

Kur analizojmë efektin e barrës tatimore sipas statistikave të investimeve neto në përqindje

të prodhimit të brendshëm, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën

tendencë me barrën tatimore.

Shqipëria ka një hyrje të IHD neto (8,3% të PBB) ndër më të lartat edhe pse ka barrë

tatimore ndër më të ulëtat

(24.1% të PBB). Ndërkaq,

Serbia ka IHD neto (3,3% të

PBB) ndër më të ultat në

Ballkan, por me një barrë

tatimore ndër më të lartat

(33% të PBB).

Arsyeja e mospërkimit të

barrës tatimore, normës

tatimore dhe investimeve të

huaja është pasqyrimi më i

mirë i efektit që ka në radhë

të parë klima për investime në një vend të caktuar. Politika fiskale ka efektin për të thithur

investimet, pasi kushtet dhe rregullat për tregun perceptohen sipas indekseve për investim

me situata pozitive dhe mbi nivelet mesatare të tyre. Nga ana tjetër, nevoja për sisteme të

zhvilluara të tregut financiar, kapaciteteve të tregut të punës bashkë me nivelin e

korrupsionit kanë një tjetër efekt me ndikim në thithjen e investimeve dhe zhvillimin e

tregut të brendshëm.

Pas perceptimeve nga indekset përfaqësuese të treguesve më lart, në përputhje me

planifikimin për thithjen e investimeve të huaja vlen të hartohet politika fiskale që përshtat

normat e taksimit të kapitalit dhe punës sipas nivelit të tregut dhe vizionit për tregun e

ardhëm.

2Rasti i normës tatimore për Shqipërinë ka spjegim për grupimin, për arsye se norma me 13% e tatimit mbi të ardhurat

personale përfshin mbi 95% të bazës tatimore të tij.

2009 - 2013 2014

MALI I ZI 14,1% 8,9%

SHQIPËRI 10% 8,3%

KOSOVË 4,5% 5,3%

SERBI 0,9% 3,3%

MAQEDONI 2,9% 3,0%

BOSNJË-HERCEGOVINË 2% 1,9%

GREQI 0,7% 1,1%

KROACI 2,4% 1,0%

Burimi: tradingeconomics.com, Gfmag.com, heritage.org

ShteteINVESTIMET E HUAJA DIREKTE (% e PBB)

Page 10: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 10

II Barra Tatimore në Shqipëri Për t’ju përgjigjur pyetjes se kush zonë gjeografike në bazë qarku paguan më shumë tatime në buxhet (e shprehur si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB-së), paraprakisht do të sqarojmë ndikimet e faktorëve që e bëjnë vlerësimin të mundshëm. Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e madhësisë së qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj), por nga ana tjetër nuk është as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).

Së pari, për të arritur në nivelin e barrës tatimore sipas rajoneve (qarkut) shqiptare do të

shikohen elementët

përbërës që përfaqësojnë

këtë barrë në buxhetin e

shtetit. Raporti i tatimeve,

detyrimeve doganore,

taksave nacionale, taksave

lokale dhe tarifave lokale, si

dhe kontributeve të

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2013 dhe 2014, respektivisht janë sa

21,8% dhe 24,1% e PBB-së.

Detyrimet tatimore qendrore dhe doganore përbëjnë një barrë tatimore, respektivisht sa

16,7% dhe 18,2% e PBB-së. Kjo rritje i dedikohet kryesisht rritjes së TVSH, taksave nacionale

dhe rritjes së normës së tatim fitimit.

Barra tatimore nga administrimi tatimor vendor (administratat fiskale lokale) në dy vitet

2013 dhe 2014 është te 0.8% dhe 0.9% e PBB-së duke mbajtur një status quo në buxhet

ende nën kapacitetet mesatare të arkëtimeve të detyrimeve ligjore. Ndërsa kontributet e

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfaqësojnë një barrë fiskale sa 4,3% dhe 5% e

PBB-së.

ne %

Pesha në PBB 2013 2014

Tatimet dhe Doganat 16,5% 17,9%

Pushteti Vendor 0,8% 0,9%

Sigurimi Shoqeror 4,3% 5,0%

Pesha në PBB 21,6% 23,8%

Page 11: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 11

Së dyti, pesha e barrës tatimore të pushtetit qendror ndaj totalit të barrës tatimore në 2014 është 76 % dhe shënon ulje me 1 pikë përqind nëse krahasohet me vitin paraardhës 2013. Raporti i barrës tatimore të pushtetit vendor ndaj totalit të barrës tatimore është 3,7% dhe shënon rritje të vogël në peshën e saj në buxhet me 0,1 pikë përqind. Ndërsa, raporti i kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj të totalit të barrës tatimore është 21% duke shënuar edhe ky zë i të ardhurave buxhetore një rritje me 1 pikë përqind krahasuar me vitin e mëparshëm. Nga monitorimi i shpërndarjes së barrës tatimore sipas zërit të të ardhurave tatimore,

vërehet se tatimet indirekte

zënë respektivisht 68,1% dhe

67,3% për vitet 2013 dhe

2014. Ndërsa, tatimet direkte

(pa sigurimet shoqërore dhe

shëndetësore) zënë

respektivisht 31,9% dhe 32,7% për vitet 2013 dhe 2014. Ky tregues vlen për investimet duke

shikuar tendencën në rënie të peshës së tatimeve indirekte (presioni mbi cmimet e

konsumit) dhe tendencën në rritje të tatimeve direkte (ndikimi mbi fitimin korporativ dhe të

ardhurat personale)

Së treti, nëpërmjet këtyre raporteve, shikohet se barra e tatimeve të mbledhura nga

administrata qendrore në Shqipëri është rritur me 1,5 pikë përqind më shumë në PBB. Edhe

pse presioni i TVSH mbi

cmimet e konsumit ka rënë,

rritja e peshës së të

ardhurave nga TVSH në PBB

vjen si rrjedhojë e një

shpërndarje më të mirë të

barrës së këtij tatimi në

raport me qarkullimin dhe

detyrimet që i takon

bizneseve për të paguar në

buxhet. Barra tatimore ka

një shpërndarje mbi një bazë më të gjerë individësh, duke patur parasysh rritjen e taksave

nacionale që bazohen mbi taksimin e karburantit që përdoret nga më shumë se 400 mijë

automjete të ndryshme.

ne %

Struktura te ardhurave tatimore 2013 2014

Tatimet dhe Doganat 77% 76%

Pushteti Vendor 3,6% 3,7%

Sigurimi Shoqeror 20% 21%

100% 100%

ne %

Struktura e tatimeve 2013 2014

Tatime indirekte 68,1% 67,3%

Tatime direkte 31,9% 32,7%

ne %

Pesha në PBB 2013 2014

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 8,1% 8,8%

Tatimi mbi Fitimin 1,1% 1,5%

Akcizat 2,7% 2,9%

Tatimi mbi të Ardhurat Personale 2,1% 2,1%

Taksa Nacionale dhe të tjera 2,0% 2,2%

Taksa Doganore 0,4% 0,4%

Pesha në PBB 16,5% 17,9%

Page 12: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 12

Ndërsa, tendenca e rënies (- 0,1 pikë përqind) së barrës së tatimit mbi vlerën e punës (tatimi

mbi të ardhurat personale) dhe tendenca e rritjes (+ 0,4 pikë përqind) së barrës ndaj

kapitalit (tatimi mbi fitimin) janë rrjedha që përkojnë me tendencën e ekonomisë dhe

programit të qeverisë aktuale shqiptare.

Në vitin 2014, u miratua ndryshimi i politikës fiskale të mëparshme, e cila funksiononte sipas

parimit të taksës së sheshtë pas një periudhe më shumë se 4 vjecare tatimi ndaj individëve

me paga të ulta dhe të mesme. Politika e re u orientua nga rritja e presionit fiskal për

akumulimet e kapitalit e koordinuar me tendencën e shpërndarjes së barrës tatimore mbi

kursimet e individëve kryesisht të pasur, si dhe mbi kapitalet e shoqërive tregtare duke

diferencuar nga kjo barrë bizneset e vogla.

Nga llogaritja e shpërndarjes së barrës tatimore sipas muajve të periudhave të vitit ka një

proporcion të barabartë shpërndarje. Çdo muaj barra tatimore është në nivelin mesatar të

8% të totalit të barrës tatimore. Më e ulët barra tatimore është në muajin Shkurt ndërsa më

e lartë është në muajin Dhjetor.

Të dhëna të detajuara për secilin zë të të ardhurave të buxhetit të shtetit gjenden te

SHTOJCA.

Page 13: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 13

Pesha e të ardhurave tatimore rajonale ndaj prodhimit të brendshëm

Në tabelën që përmban llogaritjen e të ardhurave tatimore, që administrohen nga

administrata qendrore dhe ajo rajonale dhe vendore prezantohet një renditje sipas peshës

së të ardhurave që arkëton dhe derdh në buxhet secili rajon shqiptar ndaj prodhimit të

brendshëm bruto të Shqipërisë në vitin 2014, si dhe numri i popullsisë rajonale ndaj numrit

të popullsisë gjithsej në Shqipëri. Pesha e barrës tatimore rajonale (tatimet dhe taksat

qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të brendshëm, përfshin llogaritjen e tatimeve të

paguara në buxhetin e shtetit nga secili rajon ndaj PBB-së së vendit. Kjo renditje nuk synon

barrën tatimore, por vetëm tregon një renditje të peshës së të ardhurave që mblidhen nga

secili rajon (qark) në PBB-në e vendit.

Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për

llogari të administratës tatimore qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe

administratat tatimore vendore (Bashkitë dhe komunat). Për gjithë qarqet barra tatimore

peshon sa 21.8% e PBB-së së vitit 2013 dhe 24.1% e PBB-së së vitit 2014.

në PBB në PopullsiPBB/

Banor

1 Tiranë 38,2% 25,2% 1 1 1

2 Fier 12,4% 11,7% 2 2 2

3 Durrës 9,9% 9,8% 3 4 3

4 Elbasan 7,9% 10,7% 4 3 4

5 Vlorë 5,8% 6,6% 5 7 5

6 Korçë 5,5% 8,1% 6 5 6

7 Shkodër 5,4% 7,7% 7 6 7

8 Berat 4,1% 5,2% 8 8 8

9 Lezhë 3,4% 4,9% 9 9 9

10 Dibër 3,2% 4,4% 10 10 10

11 Gjirokastër 2,2% 3,2% 11 11 11

12 Kukës 2,1% 2,5% 12 12 12

Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor

Pesha në

Popullsi

Renditja sipas peshës

Renditja e rajoneve të Shqipërisë sipas peshës fiskale në PBB dhe popullsi, 2014

Nr. RajoniPesha tatimore

në PBB

Nga analiza e renditjes së peshës së të ardhurave në PBB me peshën e banorëve ndaj

popullsisë së vendit shikohet një përputhje pozicionesh. Nga krahasimi, rezulton se përvec

tre rajoneve më të mëdhenj të pozicionuar në tre vendet e para, gjithë rajonet e tjera kanë

një peshë të ardhurash më të vogël se pesha e banorëve.

Page 14: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 14

Kjo mospërputhje spjegohet, me centralizimin e konsumit dhe industrisë në këto rajone.

Nga ana tjetër, një administrim më i mirë fiskal mund të justifikojë ngushtimin e diferencave

midis konsumit dhe shpërndarjes së popullsisë dhe bizneseve në rajon.

Pesha specifike që zënë qarqet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve që mbajnë barrën tatimore, karakteristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e popullsisë, arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të trashëguara dhe aktivet e krijuara në këto dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe investimeve me fonde publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal. Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas madhësisë që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e raporteve, mund të shihet se barra tatimore në rajone mbahet në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve të mesme dhe të mëdhenj. Një faktor ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum, të cilat kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës në të cilën krijohen apo prodhohen drejt eksportit apo në zonat me dendësi popullsie. Shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore. Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën kohë edhe zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën. Nga ana tjetër, barra tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më shumë se 4% në totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe krijojnë të ardhura brenda territorit të Shqipërisë.

Llogaritja e barrës tatimore për rajonet Llogaritja Barra tatimore për rajonet e vendit është bazuar mbi të dhënat e shpërndara mbi bazë qarku sipas ndarjes administrative e territoriale. Të dhënat statistikore janë marrë nga buletini informativ i Instat, nga të dhëna të tjera të publikuara nga administratat tatimore, doganore dhe pushteti lokal, të kryqëzuara me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar, Bankës Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë nga projekte vendore, të cilat kanë shërbyer si referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë krahasuesë. Për përllogaritjen e prodhimit të brendshëm rajonal për vitin 2014 janë vlerësuar nga ekspertët botimi i Institutit të Statistikave si dhe tendenca rajonale e strukturës së prodhimit të brendshëm në 5 vitet e mëparshme ndaj mesatares. Për llogaritjen e detyrimeve doganore janë llogaritur arkëtimet e degëve doganore dhe alokimi sipas mallrave dhe pikave të hyrjes së tyre kryqëzuar me konsumin rajonal dhe aktivitetet rajonale. Ndërsa tatimet e paguara nga shoqëritë më të mëdha janë llogaritur si një barrë tatimore që i përket Tiranës dhe vendodhjes së tyre në disa nga rajonet ku kanë vendodhjet e tyre

Page 15: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 15

tëbiznesit në qytete kryesore si: Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, Shkodër dhe Gjirokastër. Pas përcaktimit të tatimeve të paguara sipas rajoneve është bërë raporti me prodhimin e brendshëm sipas rajonit përkatës duke rezultuar në raportet e paraqitura në analizë. Në këtë përllogaritje gabimi shkon deri në 3%.

Rajonet me barrën tatimore më të ulët

Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2014 me prodhimin e brendshëm

rajonal të vitit 2014,

rezulton se barra

tatimore më e ulët

është në rajonin e

Kukësit me 11,1%. Në

vend të dytë është

rajoni i Elbasanit me

11,6%. Në vend të tretë

është rajoni i Beratit me

13,3%. Të 6 rajonet dhe

bashkitë e tyre me

barrën tatimore më të

ulët janë me përhapje gjeografike në jug perëndim, në Shqipërinë e mesme, verilindje, veri

dhe perëndim.

Rajonet me barrën tatimore më të lartë

Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2014 me prodhimin e brendshëm

rajonal të vitit 2014,

rezulton se barra

tatimore më e lartë

është në rajonin e

Tiranës me 29,3%. Pas

këtij qarku barrën më të

lartë e mban rajoni i

Durrësit me 29% dhe

më pas qarku i

Gjirokastrës me 27,6%.

Të 6 rajonet dhe

bashkitë e tyre me

barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e mesme, jug dhe

juglindje.

1 Tiranë 29,3%

2 Durrës 29,0%

3 Gjirokastër 27,6%

4 Elbasan 24,7%

5 Korçë 23,5%

6 Vlorë 22,8%

Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor

RajoniBARRA TATIMORE SIPAS

PBB RAJONIT, 2014Nr.

RAJONET ME BARREN TATIMORE ME TE LARTE, 2014

1 Kukës 11,1%

2 Dibër 11,6%

3 Berat 13,3%

4 Lezhë 15,8%

5 Shkodër 17,1%

6 Fier 18,2%

Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor

RajoniBARRA TATIMORE SIPAS

PBB RAJONIT, 2014Nr.

RAJONET ME BARREN TATIMORE ME TE ULET, 2014

Page 16: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 16

Indeksi i Lirisë Fiskale 2015 Metodologjia Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të raportit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin e brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton

shumëzohet me numrin e diteve të vitit (365). Numri që rezulton llogaritet si ditë të muajve

duke filluar nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri

në ditën që plotësohet sipas muajit që i përkon. Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si

Dita e Lirisë Fiskale. Kuptimi i kësaj dite lidhet me faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë

ditë kanë mbyllur llogaritë e pagimit të detyrimeve tatimore dhe nga kjo ditë e vitit e në

vijim ata punojnë për veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim tatimor shtetit.

Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Ballkan

Nga kjo metodologji, nëse vlerësojmë dhe llogaritim të dhënat për vendet e Ballkanit,

rezulton se në varësi të barrës tatimore ndaj PBB-së Dita e Lirisë Fiskale në 2015 vjen më

shpejt në Kosovë (26 Mars 2015) dhe më vonë në Bosnjë-Hercegovinë (15 Maj 2015).

Shqipëria e feston Ditën e Lirisë Fiskale në 27 Mars 2015. Nisur nga data kur festohet Liria

Fiskale secili nga lexuesit kupton se sa i rëndon barra e buxhetit qytetarëve të vendit, por

nga ana tjetër është indeksi që tregon se sa ditë të lira kanë bizneset dhe individët përgjatë

vitit për të punuar për veten dhe familjet e tyre.

Më poshtë gjendet Kalendari i Lirisë Fiskale 2015 për vendet e Ballkanit, të cilat përmblidhen

në 8 shtete, për të cilët ishte e mundur edhe disponibiliteti i të dhënave statistikore për PBB

dhe të ardhurat buxhetore.

Dite Janar Shkurt Mars Prill Maj

KOSOVË 85 31 28 26

SHQIPËRI 88 31 28 27

MAQEDONI 92 31 28 31 2

MALI I ZI 97 31 28 31 7

KROACI 99 31 28 31 9

SERBI 120 31 28 31 30

GREQI 122 31 28 31 30 2

BOSNJË-HERCEGOVINË 135 31 28 31 30 15

KALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2015SHTETI

Page 17: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 17

Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri

Dita e Lirisë Fiskale, ashtu si edhe në Ballkan edhe në Shqipëri është indeksi i lehtësimit të

individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave. Dita e Lirisë Fiskale për vitin 2015

është në ditën e 27-të të muajit Mars. Kjo datë na sqaron gjithë shqiptarëve se u duhet të

punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri në fund të dhjetëditëshit të tretë të muajit të

tretë të vitit. Pas kësaj date, puna dhe fitimet e tyre nuk shkojnë më në llogarinë e shtetit,

por në llogarinë e tyre. Por, sipas barrës tatimore të secilit rajon, po ashtu nga llogaritja

sipas kalendarit të vitit rezulton që Liria Fiskale të vijë në qytetet shqiptare në data të

ndryshme të këtij viti.

Dite Janar Shkurt Mars Prill

1 Kukës 40 31 9

2 Dibër 43 31 12

3 Berat 49 31 18

4 Lezhë 58 31 27

5 Shkodër 62 31 28 3

6 Fier 66 31 28 7

7 Vlorë 83 31 28 24

8 Korçë 86 31 28 27

9 Elbasan 90 31 28 31

10 Gjirokastër 101 31 28 31 11

11 Durrës 106 31 28 31 16

12 Tiranë 107 31 28 31 17Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor

RajoniKALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2015

Nr.

DITA E LIRISE FISKALE 2015, PER RAJONET TATIMORE SHQIPTARE

Liria Fiskale vjen fillimisht në rajonin e Kukësit. Banorët e kësaj zone e festojnë këtë ditë që

në ditët e para të Shkurtit 2015. Pas tyre janë banorët e rajoneve të Dibrës, Beratit dhe

Lezhës, të cilët e festojnë Ditën e Lirisë Fiskale në Shkurt 2015.

Banorët e rajonit të Tiranës janë të fundit që mbyllin periudhën 4 mujore të festimit të lirisë

fiskale. Data që u përket për ta festuar është 17 Prill 2015.

Si një datë e përgjithshme, Dita e Lirisë Fiskale për të gjithë Shqipërinë në 2015 do të

festohet në datën 27 Mars.

Page 18: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 18

Përmbledhje Në mbyllje, mund të shprehemi se: me peshën që mban Shqipëria (2% e PBB-së së Ballkanit), apo peshën që mban Kosova (1.1% të PBB-së së Ballkanit) hyjnë te vendet nga fundi në Ballkan. Por edhe pse barra tatimore në Shqipëri është nga më të ulëtat e rajonit të Ballkanit ka një rritje të barrës në 2014 krahasuar me 2013. Ky fakt spjegohet, si prej rritjes së disa normave tatimore, po ashtu edhe me rritjen eprocesit të administrimit fiskal. Ky fakt duket te Indeksi i Ditës së lirisë Fiskale që në Shqipëri në vitin 2015 nuk vjen më herët se në cdo shtet tjetër ballkanik, ashtu si rezultoi në vitin e kaluar. Nëse shikohen Investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të parë në Ballkan

për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2014 duke treguar se efekti i barrës

tatimore dhe normave të ulëta nuk është ndikuesi primar në tërheqjen e investimeve.

Treguesi i IHD neto na tregon se nëse harmonizohen me sukses normat tatimore me rritjen

e kapaciteteve të administrimit dhe forcimin e kapaciteteve rregullatore dhe uljes së

korrupsionit do të rezultojë një efekt me nxitje dhe rritje të flukseve të investimeve të huaja

në vend. Ky konkluzion duhet të vlejë për Shqipërinë, Kosovën dhe secilin nga vendet e tjera

ballkanike.

Barra tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme nëse ballafaqohet me burimet dhe

kapacitetet në dispozicion dhe nëse ndërthuret në mënyrë më racionale ndikimi i rolit të

programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve dhe përgatitjen e kushteve për

investitorët aty ku barra nuk është nxitëse, do të ndihmonte secilën bashki, që të mendonte

më thellë mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda modelit të rritjes ekonomike të

vendit.

Shqipëria vuan një humbje të ardhurash tatimore të përllogaritur, te 1 miliard euro në vit

nga evazioni dhe shmangia tatimore. Por, një goditje tjetër ka pësuar edhe efektiviteti dhe

drejtësia në shpërndarjen e barrës tatimore mbi tatimpaguesit. Evazioni tatimor na ndikon

të gjithëve edhe pse mund të jetë me burim brenda vendit apo vjen i importuar nga jashtë

tij.

Disa biznese e gjejnë veten në një konkurrencë të pabarabartë me ato biznese që gjejnë

rrugë dhe forma për t’ju shmangur barrës tatimore që ju takon sipas të njëjtit ligj.

Është barra tatimore ajo që duhet të bjerë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, qoftë sektor

publik, por edhe sektori privat nxitjen që të ndryshojnë qasjen duke kërkuar një shpërndarje

më të barabartë, ku të gjithë të ndihen kontribuesë dhe më pas përfituesë.

Page 19: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 19

SHTOJCA mln leke ne %

Të ardhurat e buxhetit 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014

Ndihmat 5.737 10.092 Ndihmat 2% 3%

Tatimet dhe Doganat 229.031 253.534 Tatimet dhe Doganat 70% 69%

Pushteti Vendor 10.825 12.447 Pushteti Vendor 3,3% 3,4%

Sigurimi Shoqeror 51.064 61.426 Sigurimi Shoqeror 16% 17%

Sigurimi Shëndetsor 7.410 8.199 Sigurimi Shëndetsor 2,3% 2,2%

Jotatimore 21.553 20.673 Jotatimore 7% 6%

Për kompensim në vlerë te pronarëve 1.559 315 Për kompensim në vlerë te pronarëve 0,5% 0,1%

TOTALI 327.178 366.686

mln leke ne %

Të ardhurat tatimore 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014

Tatimet dhe Doganat 229.031 253.534 Tatimet dhe Doganat 77% 76%

Pushteti Vendor 10.825 12.447 Pushteti Vendor 3,6% 3,7%

Sigurimi Shoqeror 51.064 61.426 Sigurimi Shoqeror 17% 18%

Sigurimi Shëndetsor 7.410 8.199 Sigurimi Shëndetsor 2,5% 2,4%

TOTALI 298.329 335.606

mln leke ne %

Nga Tatimet dhe Doganat 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 111.940 123.847 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 48,9% 48,8%

Tatimi mbi Fitimin 15.119 21.483 Tatimi mbi Fitimin 7% 8%

Akcizat 38.151 40.894 Akcizat 17% 16%

Tatimi mbi të Ardhurat Personale 29.570 28.852 Tatimi mbi të Ardhurat Personale 13% 11%

Taksa Nacionale dhe të tjera 28.454 32.606 Taksa Nacionale dhe të tjera 12% 13%

Taksa Doganore 5.797 5.852 Taksa Doganore 3% 2%

TOTALI 229.031 253.534

mln leke ne %

Të ardhura nga Pushteti Vendor 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014

Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 2.454 3.678 Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 23% 30%

Taksë mbi Biznesin e vogël 1.975 1.709 Taksë mbi Biznesin e vogël 18% 14%

Taksa Lokale 6.396 7.060 Taksa Lokale 59% 57%

TOTALI 10.825 12.447

mln leke ne %

Të ardhura Jotatimore 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014

Fitimi nga Banka e Shqipërisë 4.628 1.951 Fitimi nga Banka e Shqipërisë 21% 9%

Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 9.987 11.152 Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 46% 54%

Dividenti 943 1.387 Dividenti 4% 7%

Tarifat sherbimeve 3.133 3.171 Tarifat sherbimeve 14,5% 15,3%

Të tjera 2.862 3.012 Të tjera 13% 15%

TOTALI 21.553 20.673

Page 20: Barra tatimore 2015

LAW. FISCAL. TRANSPARENCY

Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 20

REFERENCA Ministria e Financave, Statistika Fiskale Janar - Dhjetor 2014

Ministria e Financave, Buletini Fiskal (ne tremujore)

Ministria e Financave te Republikës se Kosovës, Treguesit makro dhe buxhetore 2014

INSTAT, PBB sipas rajoneve statistikore viti 2012

Tax card 2014 in Kosovo, Kpmg.com.al

Taxes at a glance 2014, pwc.com

Paying taxes 2014, pwc.com

Economywatch.com

Tradingeconomics.com

IMF, Country Reports 2014

James Rogers & Cécile Philippe, the Tax Burden of Typical Workers in the EU 28, 2014 Edition

Taxation trends in the European Union, 92/2014 - 16 June 2014

Index of Tax Freedom Report, 2015, Heritage.org

Global Magazine Editions, 2015