banka qendrore

33
KAPITULLI 10

Upload: menaxherat

Post on 24-May-2015

23.282 views

Category:

Economy & Finance


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Banka Qendrore

KAPITULLI 10

Page 2: Banka Qendrore

Sistemi bankar dhe organizimi i tij, Banka Qendrore, Banka Qendrore Evropiane, Banka Qendrore e Kosovës, Banka Qendrore dhe politika monetare, Tregu i parasë, Bilanci i BQ, Banka komerciale, Ndërmjetësit financiarë jobankarë.

Page 3: Banka Qendrore

Të japë përkufizimin mbi Sistemin Bankar dhe funksionet e tij. Të japë përkufizimin mbi Bankën Qendrore dhe funksionet e saj. Të veçojë tiparet që e dallojnë Bankën Qendrore nga bankat e nivelit të

dytë. Të identifikojë politikat që implementon dhe zbaton Banka Qendrore dhe të

radhitë dhe të shpjegojë instrumentet e politikës monetare që përdorë ajo. Të shpjegojë rolin e Bankës Qendrore në tregun e parasë. Të tregojë lidhjen ndërmjet Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të

dytë në tregun e parasë. Të shpjegojë rolin e Bankës Qendrore në fushën e emetimit të parasë. Të përshkruajë shërbimet për qeverinë që kryen Banka Qendrore. Të trajtojë dhe të analizojë bilancin e Bankës Qendrore. Të shpjegojë lidhjen ndërmjet deficitit buxhetor dhe bazës monetare. Të trajtojë pavarësinë e Bankës Qendrore. Të shpjegojë nevojën për kapital të Bankës Qendrore. Të trajtojë dhe të analizojë përgjegjësinë e Bankës Qendrore.

Page 4: Banka Qendrore

Sistemi bankar i një vendi në përgjithësi përbëhet nga banka të dy niveleve: ◦ Banka Qendrore dhe ◦ Banka të nivelit të dytë.

Niveli i parë përfaqësohet nga Banka Qendrore si autoriteti monetar që harton dhe zbaton politikën monetare dhe nëpërmjet të cilës ndikon mbi aktivitetin ekonomik, dhe

Niveli i dytë nga bankat komerciale që realizojnë pjesën kryesore të financimit të ekonomisë.

Page 5: Banka Qendrore

Banka Qendrore mund të përkufizohet si institucion specifik bankar, me funksione dhe përgjegjësi për rregullimin dhe stabilitetin monetar të vendit, ruajtjen e vlerës së jashtme të valutës kombëtare dhe sigurimin dhe ruajtjen e likuiditetit të vendit në pagesat ndërkombëtare.

Page 6: Banka Qendrore

Si pushtet më i lartë monetar i një vendi, Banka Qendrore kryen këto funksione:

◦ Rregullon qarkullimin e parasë dhe emetimin e kredisë në harmoni me kërkesat për stabilitetin e brendshëm monetar dhe likuiditetin në pagesat ndërkombëtare;

◦ Kujdeset për likuiditetin e sistemit kreditor dhe lidhur me të rregullon dhe kontrollon punën e bankave brenda vendi, me qëllim që të ruajë stabilitetin monetar të vendit;

◦ Kujdeset për bilancin e pagesave të vendit dhe lidhur me të, rregullon punët valutore, me qëllim që të sigurohet likuiditeti në pagesat ndërkombëtare;

◦ Emeton dhe shtyp para (metalike dhe bankënota);◦ Kryen shërbime dhe transaksione të llojllojshme financiare në emër

dhe për llogari të qeverisë;◦ Ndjek dhe i analizon rrjedhat monetare në tregjet financiare

ndërkombëtare dhe bashkëpunon me institucionet financiare ndër-kombëtare kryesore dhe me bankat qendrore të vendeve të tjera, me qëllim të kryerjes pa pengesa të transaksioneve financiare në tregjet ndërkombëtare;

◦ Kryen punë specifike bankare, të cilat i janë përcaktuar me ligj.

Page 7: Banka Qendrore

Instrumentet e politikës monetare janë:◦ Politika e skontimit,◦ Politika e tregut të hapur,◦ Politika e rezervave të detyrueshme,◦ Politika e kontrollit sasior të kredisë, dhe◦ Politika kreditore selektive, përkatësisht kontrolli

cilësor i kredisë.

Page 8: Banka Qendrore

Politika e skontimit e Bankës Qendrore po bëhet rregullator me rëndësi në tregjet e parasë, të kredisë, dhe të kapitalit, dhe po ndikon drejtpërdrejt në gjendjen e bilancit të pagesave të vendit dhe në stabilitetin e ecurive ekonomike.

Veprimi i politikës së skontimit të Bankës Qendrore është dydimensional:◦ Brenda ekonomisë së një vendi, nëpërmjet rregullimit të

masës së parasë dhe kredisë, dhe veprimit të tyre në ekonomi dhe

◦ Në fushën e rrjedhave të parasë dhe të kapitalit në shkallë ndërkombëtare.

Page 9: Banka Qendrore

Politika e tregut të hapur (open market policy, or open market operations) paraqet një instrument të ndërlikuar dhe efikas të politikës monetare të bankave qendrore në vendet ekonomikisht të zhvilluara, nëpërmjet së cilës Banka Qendrore blen dhe shet letra me vlerë në tregun e hapur, me qëllim të rritjes, përkatësisht të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave të tjera.

Supozim themelor për funksionimin e politikës së tregut të hapur është funksionimi i tregjeve të zhvilluara të obligacioneve, ku Banka Qendrore mund të zbatojë me sukses politikën e blerjes dhe të shitjes së obligacioneve, e përmes kësaj edhe politikën përkatëse monetare.

Page 10: Banka Qendrore

Politika e tregut të hapur i kryen dy funksione themelore:◦ Ruan kursin e letrave me vlerë të qeverisë në nivelin e

dëshiruar, ngase kjo është parakusht për emetime të huave shtetërore në të ardhmen. Në rastet kur bie kursi i letrave me vlerë të qeverisë, Banka Qendrore nëpërmjet blerjes së një numri më të madh të tyre në tregjet financiare e rrit kërkesën e përgjithshme për to, dhe kështu arrin ta rrisë kursin e tyre;

◦ Rregullon potencialin kreditor të bankave dhe nëpërmjet saj dhe masën e parasë dhe të kredisë në ekonomi. Në këtë mënyrë, Banka Qendrore ndikon dhe mbi ecuritë e investimeve, të konsumit personal, të çmimeve dhe të bilancit të pagesave.

Page 11: Banka Qendrore

Politika e rezervave të detyrueshme, (reserve requirement policy) është instrument i rregullimit të potencialit kreditor të bankave dhe të likuiditetit të tyre.

Në pajtim me politikën e tyre monetare, këtë instrument sot e përdorin bankat qendrore gati të të gjitha vendeve.

Page 12: Banka Qendrore

Bankat e nivelit të dytë në shumë vende janë të detyruara të mbajnë një pjesë të depozitave si rezervë.

Banka Qendrore përcakton strukturën e rezervave të detyrueshme duke i vendosur ato sipas kategorisë së depozitave:◦ Mbi depozitat e transaksioneve. Për shembull, në SHBA norma e

rezervës së detyrueshme është 3% për depozita deri në 40,5 milion dhe 8 deri 14% mbi këtë shumë.

◦ Mbi depozitat me afat të firmave. Për shembull, 3% për depozitat me afat maturimi 6 deri në 9 muaj, dhe 0 për depozitat mbi këtë afat maturimi.

◦ Mbi depozitat në eurodollarë. Mund të vendoset një normë e rezervës së detyrueshme (për shembull ajo ishte 3% deri në vitin 1988).

◦ Mbi depozitat vetjake me afat. Norma e rezervës së detyrueshme zakonisht është zero për këto depozita, por në raste të veçanta mund të vendoset mbi këtë nivel.

Page 13: Banka Qendrore

Dy janë parimet kryesore mbi të cilat mbështetet Banka Qendrore kur vendos normën e rezervës së detyrueshme.◦ Depozitat me afat më të shkurtër maturimi,

përgjithësisht, kanë normë më të lartë rezerve;◦ Institucionet më të vogla ngarkohen me norma

më të ulëta të rezervës së detyrueshme.

Page 14: Banka Qendrore

Banka Qendrore e zbaton kontrollin sasior të kredisë nëpërmjet këtyre aktiviteteve:◦ Me kufizimin e rritjes së shumës së kredive

afatshkurtra deri në lartësinë e caktuar;◦ Me ruajtjen e likuiditetit parësor të bankave të

nivelit të dytë në lartësinë e caktuar;◦ Me përcaktimin e kushteve të aftësisë kreditore të

bankave të nivelit të dytë dhe◦ Me përcaktimin e normës minimale të likuiditetit

të bankave të nivelit të dytë.

Page 15: Banka Qendrore

Politika kreditore selektive përbën kontrollin cilësor të kredisë nëpërmjet të cilit Banka Qendrore e ushtron orientimin e vëllimit kreditor sipas destinimit të paracaktuar vetëm nëpër sektorë të caktuar të ekonomisë, alokimit regjional etj.

Nëpërmjet politikës kreditore selektive, Banka Qendrore kontrollon orientimin dhe përdorimin sipas destinimit të parasë së emetuar nëpër ato veprimtari të prodhimit dhe qarkullimit, të cilave iu është dhënë përparësi me qëllim të sendërtimit të shkallës së zhvillimit ekonomik që do të sigurojë stabilitet në ecuritë ekonomike.

Page 16: Banka Qendrore

Qëllimet themelore të politikës monetare janë: Stabiliteti i çmimeve, Punëzënie e lartë, Rritja ekonomike, Stabiliteti i normës së interesit, Stabiliteti i tregjeve financiare, dhe Stabiliteti i tregjeve valutore.

Objektivat e politikës monetare ndahen në dy lloje: Objektivat vepruese në të cilat ndryshimi i instrumentit jep një efekt

të provuar mbi këtë objektiv si, për shembull, rezervat bankare dhe norma e interesit (si norma e interesit të huas ndërbankare).

Objektiva ndërmjetëse në të cilat veprimi i një instrumenti transmetohet nëpërmjet objektivave veprues si, për shembull, oferta e parasë (M1, M2), dhe norma e interesit (si norma e interesit mbi obligacionet).

Page 17: Banka Qendrore

Mekanizmi i zbatimit të politikës monetare nga Banka Qendrore në një vend të vogël - Kosova◦ 1. Instrumentet:

Vendosja e nivelit të normës së skontos; Vendosja e nivelit të normës së interesit për kreditë dhe

depozitat.◦ 2. Objektivat vepruese:

Kontrolli i nivelit të rezervës nëpërmjet kontrollit të emetimit të parasë.

◦ 3. Objektivi dhe qëllimi ndërmjetës: Kufizimi i disponibilitetit të kreditit. Qëllimet përfundimtare: Qëllimi parësor: Kontrolli i inflacionit Qëllimi dytësor: Nxitja e rritjes ekonomike dhe punëzënia e

lartë.

Page 18: Banka Qendrore

Mekanizmi i zbatimit të politikës monetare nga Banka Qendrore në një vend të madh - SHBA

1. Instrumentet: ◦ Përdorimi i gjerë i operacioneve të tregut të hapur (blerje dhe shitje e letrave me vlerë);◦ Përdorim i kufizuar i ndryshimit të normës së skontos;◦ Përdorim i rrallë i rezervave të detyrueshme (përdorimi i kufizuar si instrument i politikës

monetare).2. Objektivi veprues:

◦ Kontrolli i rezervave totale.3. Objektivi ndërmjetës:

◦ Ndikimi i normave të interesit afatshkurtër (kryesisht normat e interesit për huat ndërbankare ditore);

4. Qëllimet ndërmjetëse:◦ Ndikimi i normave të interesit në tregun e obligacioneve◦ Përcaktimi i ritmit të rritjes së agregateve monetare.

5. Qëllimet përfundimtare:◦ Stabiliteti i çmimeve; ◦ Rritja ekonomike; ◦ Punëzënie e lartë; ◦ Stabilitet i tregut valutor; ◦ Stabilitet i normës së interesit.

Page 19: Banka Qendrore

Procesi i veprimit të instrumenteve të politikës monetare deri në qëllimet përfundim-tare përbën kanalet e politikës monetare.

Funksionimi i kanaleve të politikës monetare◦ Kanali i ofertës monetare, ◦ Kanali i normës së interesit, ◦ Kanali i pasurisë, ◦ Kanali i disponibilitetit të kreditit, ◦ Kanali i likuiditetit.

Page 20: Banka Qendrore

Një funksion tjetër kompleks dhe shumë i rëndësishëm i Bankës Qendrore është ruajtja e vlerës së jashtme të valutës kombëtare dhe sigurimi i likuiditetit në pagesat ndërkombëtare.

Për sendërtimin me sukses të këtij funksioni, Banka Qendrore përdorë instrumente të caktuara të politikave monetare dhe valutore. Si instrumente më të rëndësishme me karakter të tillë, konsiderohen:◦ Rregullimi i kursit të këmbimit të valutës kombëtare në pajtim me politikën e

përcaktuar të kursit real;◦ Intervenimi në tregun e brendshëm valutor nëpërmjet shitjes dhe blerjes së

mjeteve valutore nga rezervat valutore, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit në pagesat ndërkombëtare dhe të ruajtjes së rezervave valutore në lartësinë e përcaktuar;

◦ Rregullimi i marrëdhënieve kreditore me botën nëpërmjet kontrollit të hyrjes borxh dhe lejimit të kredive personave të jashtëm, në pajtim dhe në frymën e politikave të përcaktuara monetare dhe valutore dhe me gjendjen e bilancit të pagesave të vendit;

◦ Rregullimi i qarkullimit të pagesave me botën në pajtim me rregullat ndërkombëtare dhe me marrëveshjet e lidhura bilaterale dhe multilaterale me vendet e tjera;

◦ Kontrolli i rrjedhave të arkëtimeve dhe pagesave valutore, në pajtim me sistemin valutor dhe me gjendjen aktuale të rezervave valutore.

Page 21: Banka Qendrore

Pozita e privilegjuar e Bankës Qendrore në sistemin financiar sigurohet me të drejtën e emetimit të parasë (monedha dhe kartëmonedha) për furnizimin e ekonomisë me valutë kombëtare të përcaktuar dhe të pranuar përgjithësisht si mjet këmbimi dhe pagese në vend. Ky është një funksion mjaft i rëndësishëm dhe me një përgjegjësi të madhe.

Kryerja efikase e këtij funksioni varet drejtpërdrejtë nga shkalla e pavarësisë së Bankës Qendrore nga qeveria e vendit, e cila në shumicën e rasteve kërkon mbulimin e deficiteve buxhetore drejtpërdrejtë përmes shtypjes së parasë, e që ka implikime në çekuilibrimin e tërësishëm ekonomik duke shkaktuar inflacion.

Page 22: Banka Qendrore

Në rolin e saj si bankë e bankave, Banka Qendrore e orienton veprimtarinë kryesisht në mbikëqyrjen e sistemit të pagesave ndërmjet institucioneve bankare dhe institucioneve tjera, si dhe rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të pagesave ndërbankare duke mbajtur dhe udhëhequr evidencën e llogarive të të gjitha bankave komerciale dhe institucioneve tjera financiare dhe jofinanciare.

Page 23: Banka Qendrore

Bankat qendrore ofrojnë shërbime bankare për qeverinë duke mbajtur depozitat e saj. Përmes llogarisë të thesarit, Banka Qendrore bën pagesa për institucione publike duke lëshuar çeqe.

Ajo gjithashtu përmbushë nevojat për kreditim afatshkurtër duke i shitur obligacionet e qeverisë tek publiku. Të ardhurat nga shitja e obligacioneve depozitohen në llogarinë e thesarit pranë Bankës Qendrore e cila pastaj bënë pagesa në emër të qeverisë dhe në këtë mënyrë udhëheqë me detyrimet e tërësishme qeveritare.

Thesari mund të financoj deficitin e përkohshëm duke marr hua nga Banka Qendrore e cila i blen obligacionet drejtpërdrejtë nga thesari, por gjithnjë duke marr parasysh ndikimin e këtij veprimi në masën e parasë në qarkullim.

Page 24: Banka Qendrore

Sot nuk ekziston një mendim i pranuar përgjithësisht sa i përket pavarësisë së Bankës Qendrore.

Megjithkëtë, në literaturën më të re dominojnë kryesisht dy qasje në definimin e pavarësisë së Bankës Qendrore: ◦ Qasja legale dhe ◦ Qasja jolegale.

Qasja legale kryesisht lidhet me: ◦ pavarësinë institucionale,◦ pavarësinë e personelit drejtues,◦ pavarësinë funksionale, ◦ pavarësinë organizative dhe ◦ pavarësinë financiare të Bankës Qendrore.

Qasja jo legale ◦ Qasja jo legale konsiston në atë se shkalla e pavarësisë së Bankës Qendrore varet

shpesh nga rrethanat faktike më tepër se nga ato legale. Me fjalë të tjera Banka Qendrore në realitet mund të ketë nivel të ndryshëm të pavarësisë nga ajo që përcaktohet në bazë të legjislacionit.

Page 25: Banka Qendrore

Sa më e pavarur të jetë Banka Qendrore, aq më mirë mund të ndjekë një politikë monetare që synon objektiva afatgjatë (si stabiliteti i çmimeve). Aktualisht, në botë ekziston një prirje e qartë për dhëniën e kompetencave më të mëdha bankave qendrore, madje edhe në vende ku pavarësia e saj ka qenë e kufizuar, si Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, etj. Studimet tregojnë qartë lidhjen e fortë midis nivelit të lartë të pavarësisë së Bankës Qendrore dhe nivelit të ulët të inflacionit;

Po qe se e ka në varësi Bankën Qendrore, qeveria do të ushtrojë presionin e mundshëm për të financuar deficitet e mëdha buxhetore. Ky presion mund të përballohet nga një bankë e pavarur;

Rëndësia e madhe e kontrollit monetar, i cili nuk mund t’iu lihet në dorë politikanëve të cilët nuk janë ekspertë të kësaj fushe;

Page 26: Banka Qendrore

Drejtuesit e Bankës Qendrore që hartojnë politikën monetare, nuk zgjidhen në rrugë demokratike me votim të lirë dhe, si rrjedhojë, nuk mund të shkarkohen në këtë rrugë, kur ata nuk e kryejnë mirë detyrën e tyre;

Argumenti i ndjekjes së një politike afatgjatë vetëm nga agjenci shtetërore të pavarura si Banka Qendrore, nuk është plotësisht i saktë, përderisa edhe ligjvënësit synojnë dhe ndjekin politika afatgjatë si, për shembull, politika e jashtme;

Politika monetare duhet të kontrollohet nga organet e zgjedhura nëpërmjet votës, të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e vendit në tërësi. Në këtë kuadër, vetëm ata mund të realizojnë harmonizimin e politikës monetare me atë fiskale, si kusht i domosdoshëm i zhvillimit të shpejtë të ekonomisë;

Bankat qendrore jo gjithmonë kanë vepruar drejt për të shmangur zhvillime negative që mund të shmangeshin, siç ishte rasti i depresionit të madh.

Page 27: Banka Qendrore

Banka Qendrore e përcakton ofertën monetare, duke ndikuar në radhë të parë mbi bazën monetare.

Bilanci i Bankës Qendrore ndihmon në përcaktimin e faktorëve që ndikojnë mbi bazën monetare.

Page 28: Banka Qendrore

◦ Aktivet Certifikatat e arit dhe

të SDR Letra me vlerë

shtetërore Huat me skonto Valuta dhe obligacione

të huaja

◦ Pasivet Paraja në dorë Depozitat bankare Depozita shtetërore

dhe të huaja.

Page 29: Banka Qendrore

Arsyeshmëria Kapitali dhe vlera neto Mundësitë për rikapitalizim Niveli optimal i kapitalit të Bankës Qendrore

Page 30: Banka Qendrore

Përgjegjësitë e Bankës Qendrore rrjedhin

nga funksionet dhe detyrat që i janë besuar nga shoqëria, prandaj ajo bënë përpjekje të mëdha që objektivat e përcaktuara me politikat monetare të shpallura t’i arrijë në mënyrë që të ruaj qëndrueshmërinë dhe kredibilitetin para publikut

Page 31: Banka Qendrore

Cilat janë nivelet e sistemit bankar të vendeve me ekonomi të zhvilluar të tregut?

Si mund ta përkufizojmë Bankën Qendrore? Cilat janë funksionet e BQ? Çka kuptoni me instrumentet e politikës monetare dhe cilat janë ato? Si e shpjegoni politikën e skontos? Çka kuptoni me operacionet e tregut të hapur? Pse BQ zbaton politikën e rezervave të detyrueshme? Cili është roli i politikës së kontrollit sasior të kredisë? Cilat janë efektet e politikës së kontrollit cilësor të kredisë? Çka kuptoni me politikën valutore? Çfarë zërash përmban bilanci i BQ? Çfarë paraqet baza monetare? Pse ka nevojë për kapital BQ? Si e shpjegoni pavarësinë e BQ? Cilat janë përgjegjësitë e BQ?

Page 32: Banka Qendrore

Roger LeRoy Miller, David D. VanHoose “Modern Money and Banking”, Third Edition, McGraw-Hill International Editions, New York, 1993. K. Thomas Liaw “Capital Markets”, Thomson-Western, 2004. Frederic S. Mishkin, Stanley G. Eakins “Financial Markets + Institutions”, Fourth Edition, Addison Wesley, New York, 2003. Peter S. Rose “Money and Capital Markets”, 8th Edition, McGraw-Hill, New York, 2003. Freedman, Charles and Goodet, Clyde “The Financial Service Sector: Past Changes and Future Prospects”, Technical Report #82, Bank of

Canada, 1997. Henry Kaufman “On Money and Markets: A Wall Street Memoir”. New York: McGraw-Hill, 2000. Frederic S. Mishkin. “The Economics of Money, Banking, and Financial Markets”, Sixth Edition Update. New York:

Addison Wesley, 2003. Lloyd B. Thomas “Money, Banking, and Financial Markets”. New York: McGraw-Hill, 1997. Milton Friedman & Anna J. Schwartz “A Monetary History of the United States, 1867-1960”. (Princeton, N.J.: Princeton University Press,

1963).

Page 33: Banka Qendrore

Paul Meek “Open Market Operations” (New York: Federal Reserve Bank of New York, 1985).

Federal Reserve System The Federal Reserve System: Purposes and Functions, 8th ed. (Washington: Board of

Governors of Federal Reserve System, 1994). Federal Reserve System The Federal Reserve Discount Window, (Washington, D.C.: Federal Reserve System, 1990 Federal Reserve System “Recent Developments in Discount Window Policy”, Federal Reserve Bulletin, November 1994, pp. 965-977. Zvi Bodie / Alex Kane / Alan J. Marcus Essentials of Investments, Fifth Edition, McGraw-Hill, New York, 2004. Hirt / Block Fundamentals of Investment Management, Eighth Edition, McGraw-Hill, New York,

2006. Frederic S. Mishkin The Economics of Money, Banking , and Financial Markets, Seventh Edition, Edition

Update, Pearson International Edition, New York, 2006. Frederic S. Mishkin / Stanley G. Eakins Financial Markets & Institutions, Fifth Edition, McGraw-Hill, New York, 2006.