banka qendrore shqiptare

18
Pranoi: Anila Voci Punoi: Gloria Cara Matilda Kamxhiu Leridiana Jupa Matilda Derstila

Upload: google

Post on 14-Jul-2015

177 views

Category:

Business


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Banka Qendrore Shqiptare

Pranoi: Anila Voci Punoi: Gloria Cara

Matilda Kamxhiu

Leridiana Jupa

Matilda Derstila

Page 2: Banka Qendrore Shqiptare

Permbajtja:

Historiku.

Banka qendrore/perkufizimi.

Funksionet e bankes qendrore.

Instrumentet e politikes monetare.

Politika e skontimit.

Politika e tregut te hapur.

Politika e rezervave te detyrueshme.

Politika e rezervave te detyrueshme/struktura.

Politika e kontrollit sasior te kredise.

Zbatimi I politikes monetare.

Politika valutore.

Emetimi I parase.

Sherbimet per qeverine.

Bilanci i bankes qendrore dhe bazat

monetare.

Referencat bibliografike.

Page 3: Banka Qendrore Shqiptare

Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të

bankës qendrore në vitin 1913.

Në vitin 1925, ajo e rifilloi veprimtarinë e saj me emrin

Banka Kombëtare e Shqipërisë, me qendër

administrative në Durrës dhe me Komitetin

Administrativ në Romë.

Në shkurt të vitit 1926, u bë edhe qarkullimi i

monedhës së parë kombëtare shqiptare.

Në vitin 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-

Çlirimtar miratoi ligjin mbi anulimin e konvencionit të

Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të

saj, i cili i hapi rrugë shtetëzimit të Bankës.

Në fund të vitit 1990, ndërrimi i sistemit politik në

Shqipëri do të pasqyronte ndryshime thelbësore, duke

bërë që ekonomia të hynte në një fazë transformimi

nga një ekonomi shtetërore në një ekonomi tregu të

lirë, transformim ky që do ti jepte jetë sistemit bankar

dynivelësh në Shqipëri.

Page 4: Banka Qendrore Shqiptare

Banka Qendrore mund të përkufizohet siinstitucion specifik bankar, me funksione dhepërgjegjësi për rregullimin dhe stabilitetin monetartë vendit, ruajtjen e vlerës së jashtme të valutëskombëtare dhe sigurimin dhe ruajtjen e likuiditetittë vendit në pagesat ndërkombëtare.

Page 5: Banka Qendrore Shqiptare

Si pushtet më i lartë monetar i një vendi, Banka Qendrore kryen këtofunksione:

Rregullon qarkullimin e parasë dhe emetimin e kredisë në harmoni me kërkesat për stabilitetin e brendshëm monetar dhe likuiditetin nëpagesat ndërkombëtare;

Kujdeset për likuiditetin e sistemit kreditor dhe lidhur me të rregullondhe kontrollon punën e bankave brenda vendi, me qëllim që të ruajëstabilitetin monetar të vendit;

Kujdeset për bilancin e pagesave të vendit dhe lidhur me të, rregullonpunët valutore, me qëllim që të sigurohet likuiditeti në pagesatndërkombëtare;

Emeton dhe shtyp para (metalike dhe bankënota); Kryen shërbime dhe transaksione të llojllojshme financiare në emër dhe

për llogari të qeverisë; Ndjek dhe i analizon rrjedhat monetare në tregjet financiare

ndërkombëtare dhe bashkëpunon me institucionet financiare ndër-kombëtare kryesore dhe me bankat qendrore të vendeve të tjera, me qëllim të kryerjes pa pengesa të transaksioneve financiare në tregjetndërkombëtare;

Kryen punë specifike bankare, të cilat i janë përcaktuar me ligj.

Page 6: Banka Qendrore Shqiptare

Instrumentet e politikës monetare janë:

Politika e skontimit,

Politika e tregut të hapur,

Politika e rezervave të detyrueshme,

Politika e kontrollit sasior të kredisë, dhe

Politika kreditore selektive, përkatësisht kontrolli cilësor ikredisë.

Page 7: Banka Qendrore Shqiptare

Politika e skontimit e Bankës Qendrore po bëhetrregullator me rëndësi në tregjet e parasë, të kredisë, dhe të kapitalit, dhe po ndikon drejtpërdrejt nëgjendjen e bilancit të pagesave të vendit dhe nëstabilitetin e ecurive ekonomike.

Veprimi i politikës së skontimit të Bankës Qendroreështë dydimensional:

Brenda ekonomisë së një vendi, nëpërmjetrregullimit të masës së parasë dhe kredisë, dheveprimit të tyre në ekonomi dhe

Në fushën e rrjedhave të parasë dhe të kapitalit nëshkallë ndërkombëtare.

Page 8: Banka Qendrore Shqiptare

Politika e tregut të hapur (open market policy, or open market operations) paraqet një instrument tëndërlikuar dhe efikas të politikës monetare të bankaveqendrore në vendet ekonomikisht të zhvilluara, nëpërmjet së cilës Banka Qendrore blen dhe shet letrame vlerë në tregun e hapur, me qëllim të rritjes, përkatësisht të zvogëlimit të potencialit kreditor tëbankave të tjera.

Supozim themelor për funksionimin e politikës sëtregut të hapur është funksionimi i tregjeve tëzhvilluara të obligacioneve, ku Banka Qendrore mundtë zbatojë me sukses politikën e blerjes dhe të shitjes sëobligacioneve, e përmes kësaj edhe politikën përkatësemonetare.

Page 9: Banka Qendrore Shqiptare

Politika e rezervave të detyrueshme, (reserve requirement policy) është instrument i rregullimit të potencialitkreditor të bankave dhe të likuiditetit të tyre.

Në pajtim me politikën e tyre monetare, këtë instrument sot e përdorin bankat qendrore gati të të gjitha vendeve.

Page 10: Banka Qendrore Shqiptare

Bankat e nivelit të dytë në shumë vende janë të detyruara të mbajnënjë pjesë të depozitave si rezervë.

Banka Qendrore përcakton strukturën e rezervave të detyrueshmeduke i vendosur ato sipas kategorisë së depozitave:

Mbi depozitat e transaksioneve. Për shembull, në SHBA norma e rezervës së detyrueshme është 3% për depozita deri në 40,5 miliondhe 8 deri 14% mbi këtë shumë.

Mbi depozitat me afat të firmave. Për shembull, 3% për depozitatme afat maturimi 6 deri në 9 muaj, dhe 0 për depozitat mbi këtëafat maturimi.

Mbi depozitat në eurodollarë. Mund të vendoset një normë e rezervës së detyrueshme (për shembull ajo ishte 3% deri në vitin1988).

Mbi depozitat vetjake me afat. Norma e rezervës së detyrueshmezakonisht është zero për këto depozita, por në raste të veçantamund të vendoset mbi këtë nivel.

Page 11: Banka Qendrore Shqiptare

Banka Qendrore e zbaton kontrollin sasior të kredisënëpërmjet këtyre aktiviteteve:

Me kufizimin e rritjes së shumës së kredive afatshkurtra derinë lartësinë e caktuar;

Me ruajtjen e likuiditetit parësor të bankave të nivelit të dytënë lartësinë e caktuar;

Me përcaktimin e kushteve të aftësisë kreditore të bankavetë nivelit të dytë dhe

Me përcaktimin e normës minimale të likuiditetit të bankavetë nivelit të dytë.

Page 12: Banka Qendrore Shqiptare

Qëllimet themelore të politikës monetare janë:

Stabiliteti i çmimeve,

Punëzënie e lartë,

Rritja ekonomike,

Stabiliteti i normës së interesit,

Stabiliteti i tregjeve financiare, dhe

Stabiliteti i tregjeve valutore.

Objektivat e politikës monetare ndahen në dy lloje:

Objektivat vepruese në të cilat ndryshimi i instrumentit jep njëefekt të provuar mbi këtë objektiv si, për shembull, rezervatbankare dhe norma e interesit (si norma e interesit të huasndërbankare).

Objektiva ndërmjetëse në të cilat veprimi i një instrumentitransmetohet nëpërmjet objektivave veprues si, për shembull, oferta e parasë (M1, M2), dhe norma e interesit (si norma e interesit mbi obligacionet).

Page 13: Banka Qendrore Shqiptare

Një funksion tjetër kompleks dhe shumë i rëndësishëm i Bankës Qendroreështë ruajtja e vlerës së jashtme të valutës kombëtare dhe sigurimi i likuiditetitnë pagesat ndërkombëtare.

Për sendërtimin me sukses të këtij funksioni, Banka Qendrore përdorëinstrumente të caktuara të politikave monetare dhe valutore. Si instrumente mëtë rëndësishme me karakter të tillë, konsiderohen:

Rregullimi i kursit të këmbimit të valutës kombëtare në pajtim me politikëne përcaktuar të kursit real;

Intervenimi në tregun e brendshëm valutor nëpërmjet shitjes dhe blerjes sëmjeteve valutore nga rezervat valutore, me qëllim të ruajtjes së likuiditetitnë pagesat ndërkombëtare dhe të ruajtjes së rezervave valutore në lartësinë e përcaktuar;

Rregullimi i marrëdhënieve kreditore me botën nëpërmjet kontrollit tëhyrjes borxh dhe lejimit të kredive personave të jashtëm, në pajtim dhe nëfrymën e politikave të përcaktuara monetare dhe valutore dhe me gjendjen e bilancit të pagesave të vendit;

Rregullimi i qarkullimit të pagesave me botën në pajtim me rregullatndërkombëtare dhe me marrëveshjet e lidhura bilaterale dhe multilateraleme vendet e tjera;

Kontrolli i rrjedhave të arkëtimeve dhe pagesave valutore, në pajtim me sistemin valutor dhe me gjendjen aktuale të rezervave valutore.

Page 14: Banka Qendrore Shqiptare

Pozita e privilegjuar e Bankes Qendrore ne sisteminfinanciar sigurohet me te drejten e emetimit teparase(monedha dhe kartemonedha) per furnizimin e ekonomise me valute kombetare te percaktuar dhe tepranuar pergjithesisht si mjet i rendesishem dhe me nje pergjegjesi te madhe.

Kryerja efikase e ketij funksioni varet drejtperdrejtenga shkalla e pavaresise se Bankes Qendrore ngaqeveria e vendit,e cila ne shumicen e rasteve kerkonmbulimin e deficiteve buxhetore drejtperdrejtepermes shtypjes se parase,e qe ka implikime ne cekuilibrimin e teresishem ekonomik duke shkaktuar inflacion.

Page 15: Banka Qendrore Shqiptare

Bankat qendrore ofrojnë shërbime bankare për qeverinë duke mbajtur depozitat e saj. Përmes llogarisë të thesarit, Banka Qendrorebën pagesa për institucione publike duke lëshuar çeqe.

Ajo gjithashtu përmbushë nevojat për kreditim afatshkurtër duke ishitur obligacionet e qeverisë tek publiku. Të ardhurat nga shitja e obligacioneve depozitohen në llogarinë e thesarit pranë BankësQendrore e cila pastaj bënë pagesa në emër të qeverisë dhe në këtëmënyrë udhëheqë me detyrimet e tërësishme qeveritare.

Thesari mund të financoj deficitin e përkohshëm duke marr hua ngaBanka Qendrore e cila i blen obligacionet drejtpërdrejtë nga thesari, por gjithnjë duke marr parasysh ndikimin e këtij veprimi në masën e parasë në qarkullim.

Page 16: Banka Qendrore Shqiptare

Banka Qendrore e përcakton ofertën monetare, duke ndikuar në radhë të parë mbi bazën monetare.

Bilanci i Bankës Qendrore ndihmon në përcaktimin e faktorëve që ndikojnë mbi bazën monetare.

Page 17: Banka Qendrore Shqiptare

Aktivet Pasivet

Certifikatat e arit dhe te SDR Paraja ne dore

Letra me vlere shteterore Depozitat bankare

Huat me skonto Depozitat shteterore

Valuta me obligacione te huaja dhe te huaja.

Page 18: Banka Qendrore Shqiptare

Roger LeRoy Miller, David D. VanHoose “ Modern Money and Banking”, Third Edition, McGraw-Hill International Editions,

New York, 1993. K. Thomas Liaw “ Capital Markets”, Thomson-Western, 2004. Frederic S. Mishkin, Stanley G. Eakins “ Financial Markets + Institutions”, Fourth Edition, Addison Wesley, New York, 2003. Peter S. Rose “ Money and Capital Markets”, 8th Edition, McGraw-Hill, New York, 2003. Freedman, Charles and Goodet, Clyde “ The Financial Service Sector: Past Changes and Future Prospects”, Technical Report

#82, Bank of Canada, 1997. Henry Kaufman “ On Money and Markets: A Wall Street Memoir”. New York: McGraw-Hill, 2000. Frederic S. Mishkin. “ The Economics of Money, Banking, and Financial Markets”, Sixth Edition Update.

New York: Addison Wesley, 2003. Lloyd B. Thomas “ Money, Banking, and Financial Markets”. New York: McGraw-Hill, 1997. Milton Friedman & Anna J. Schwartz “ A Monetary History of the United States, 1867-1960”. (Princeton, N.J.: Princeton

University Press, 1963).