b a n k a c r e d i n s r e v i s t a n e · pdf filetema e preferuar e autorëve të...

16
Nr.5 Mars 2012 BOTIM DY - M UJO R I C R E D IN S B A N K Banka Credins Revista NE | |

Upload: phamanh

Post on 06-Feb-2018

245 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

Nr.5 M

ars 2012 BOTIM

DY - M

UJOR I

CREDIN

S BA

NK

B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E

|

|

Page 2: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

2

kARTAT eRDHËN!

Projekti i Kartave të Parapaguara është meritë e bashkëpunimit të disa strukturave të Bankës ku ndër të tjerë përmendim znj. Almida Asllani Drejtore e Departamentit të Kartave dhe z. Dimitri Toslluku Drejtor i Departamentit të IT-së.

Për herë Të PArë në ShqIPërI, KArTAT e PArAPAguArA VISA!

Page 3: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

3

GARA mes DeGËve

Duke filluar nga data 25 Tetor midis degëve, për rreth 2 muaj u zhvillua një garë për shtimin e bazës së klientëve pagamarrës në Credins Bank, me klientë të rinj dhe cilësorë

me synimin për të ndërtuar me ta një marrëdhënie afatgjatë dhe me përfitueshmëri të lartë për Bankën.

qëllimi i garës ishte përthithja e punonjësve të Institucioneve Shtetërore dhe Kompanive Private, si dhe kanalizimi i tyre si pagatorë pranë Bankës sonë.

Kriteret kualifikuese për fituesin ishin dy dhe plotësimi i të dy kritereve nxorri tre drejtorët fitues.

Kriteret ishin:

1. nënshkrimi i 3 apo më shumë Marrëveshjeve me Institucione Buxhetore dhe Kompani Private.2. Marrja e 200 apo më shumë Pagatorëve nga këto Marrëveshje të reja të firmosura.

Kjo garë, e cila zgjati për 7 javë e gjysëm, përfshiu pjesën më të madhe të drejtorëve të degëve, të cilët me përkushtim e këmbëngulje nënshkruan 55 marrëveshje me Institucione Shtetërore dhe Subjekte Private me një prurje totale prej 1.572 pagamarrës.

Drejtorët të cilët arritën rezultatet më të larta në përmbushjen e dy kritereve të vendosura, duke u shpallur fitues ishin:

VENDI I PARË: Zamira Qorri Drejtore Dega Lushnjë

VENDI I DYTË: Kasem Mahmutaj Drejtor Dega Berat

VENDI I TRETË: Sezair Shehu dhe Olsi Ekonomi Drejtor Dega Peshkopi dhe Drejtor Dega Korçë Sfida dhe gara të tjera do të ketë përgjatë këtij viti, të cilat do të rreshtojnë në radhët e fituesve degë dhe drejtues të cilët do të tregojnë që me punë të palodhur, përpjekje e përkushtim maksimal, çdo synim është i arritshëm dhe i realizueshëm.

Kasem Mahmutaj

Zamira Qorri

Olsi Ekonomi

Sezair Shehu

Page 4: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

4

TË sHkuRToHeN kosToTDAKorD Të ShKurTohen KoSToT, Por Ku?

ne jemi në një ambient ekonomik sfidues. Klientët kanë më pak para për të shpenzuar. Kostot janë në rritje dhe është e vështirë të kontrollohen. Presioni për të rritur kufijtë e përfitimit është intensiv. Shpenzimi më i madh në Pasqyrën Financiare zakonisht janë kostot e lidhura me personelin, pagat, përfitimet, trajnimin. Kur shpenzimet duhet të reduktohen, zakonisht fillohet me shpenzime të lidhura me njerëzit. Po atëherë si i bëhet për argumentin që njerëzit janë aseti më i çmuar i një kompanie? Kjo është ende e vërtetë, por njerëzit janë edhe aseti më i kushtueshëm i një kompanie në të njëjtën kohë. në kohë të vështira të ekonomisë, kompanitë duhet të

vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë përherë, por, thjesht duhet ta bëjnë më mirë dhe në mënyrë më efektive. Për ta bërë këtë gjë, menaxhimi duhet të marrë vendime të mençura për sa i përket shpenzimeve të njerëzve.

Zgjidhja është të fuqizohen njerëzit të punojnë bashkarisht dhe në mënyrë më frytdhënëse, të bëhet një punë grupi më e mirë. Puna në grup është tema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një rrjedhë e qëndrueshme librash të botuar, që ofrojnë “mënyrën e re më të mirë” për të arritur një punë në grup më të mirë. Këto ide shkojnë e

vijnë dhe rrallë lënë një ndikim afatgjatë në

performancën e grupit. Kjo është e kuptueshme,

është një problem kompleks dhe ne

nuk i kemi mjetet e nevojshme për të

përmirësuar gjërat. Për shembull, në qoftë se ne punojmë së bashku si të barabartë në një grup, ti nuk ke mundësinë

të më thuash mua që sa herë takohemi si

grup “unë të mërzis,

Page 5: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

5

Profesionistët e burimeve njerëzore duhet ta dinë që të prezantosh praktikat e menaxhimit me qendër tek njerëzit, mund të ketë një ndikim pozitiv shumë të madh për kompanitë shqiptare. historia e Shqipërisë ka qenë fillimisht e llojit të menaxhimit “komando dhe kontrollo”. Ky lloj menaxhimi i detyron njerëzit të bëjnë punën, por nuk i motivon ata dhe nuk krijon besnikëri. Të prezantosh praktikat e menaxhimit me qendër tek njerëzit në këtë lloj ambienti, menjëherë do të fillojë të përmirësojë përkushtimin dhe performancën e stafit. udhëhiq diskutimin në kompaninë tuaj në lidhje me ndërtimin e një baze

vlerash dhe parimesh që shërbejnë si një themel për strategjinë

e kompanisë. gjej forma të dallosh anëtarë të stafit që i jetojnë këto vlera. nxjerrja në pah e këtyre njerëzve është një motivim më i fortë dhe më afatgjatë se sa paratë. Lidh Politikat e Burimeve njerëzore me

vlerat e kompanisë. Punësoni së pari ata që kanë të njëjtat vlera me ju dhe ndoshta më pak aftësi teknike. nxirrni në pah dhe shpërbleni bashkëpunimin dhe efektivitetin e skuadrës. Lidhni skemën e kompensimit me vlerat e kompanisë. Sigurohuni që procesi i vlerësimit të stafit përforcon parimet e menaxhimit me qendër tek njerëzit. Drejto Shefat e tu të kalojnë nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika më efektive menaxhimit me qendër tek njerëzit. Këto janë të gjitha hapat që profesionistët e burimeve njerëzore mund të ndërmarrin që të kenë një impakt strategjik në kompani.

në kohë të vështira ekonomike një kompani duhet të vazhdojë të bëjë atë që ajo bën, thjesht ta bëjë më mirë. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në mënyrë më efektive. Ky mund të jetë një vend i mirë për të investuar.

Përgatiti E. Q

DreJTIMI I BurIMeVe nJerëZore

sepse zgjatem shumë të dal aty ku dua”. unë nuk kam asnjë mundësi për t’i thënë menaxheres sime që “ajo me nervozon shumë, sepse ajo gjithmonë më thërret në zyrë pa më thënë temën pse do takohemi”. Madje edhe menaxherja ime e ka të vështirë të më thotë në një mënyrë konstruktive çfarë po bëj unë për të ndihmuar skuadrën apo si e dëmtoj atë. Këto janë tema që janë shumë të vështira dhe të sikletshme për t’u diskutuar. ndjenjat mund të lëndohen. njerëzit mund të preken ose inatosen.

Tani le të ëndërrojmë për pak. Imagjino të punosh me një grup ku ti mund të jesh i ndershëm dhe i sinqertë me të gjithë pjesëtarët e skuadrës. Imagjino të kesh besim tek të gjithë pjesëtarët e grupit dhe ata të të besojnë ty. Imagjino që skuadra të përdorë

një proces për vendimmarrje që është zhvilluar dhe miratuar nga të gjithë anëtarët e skuadrës së bashku.

Imagjino që ti dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të skuadrës të jeni të aftë të përdorni konfliktin në mënyrë konstruktive për të arritur zgjidhje më të mira. Imagjino që të gjithë t’i kenë të qarta rolet dhe përgjegjësitë e tyre. Imagjino që çdo kush të pranojë dhe të japë kritika në një mënyrë që të përforcojë besimin reciprok dhe respektin. Ti mund të fillosh të shohësh sa efektive mund të jetë skuadra në qoftë se funksionon në këtë lloj ambienti. Tani imagjino që nuk është thjesht një skuadër që punon në këtë mënyrë, por një kompani e tërë. Imagjino nivelin e efektivitetit dhe përfitimit që një kompani me këtë lloj kulture korporate mund të prodhojë.

Page 6: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

6

ÇfARË ËsHTË kReDiA?Kredia është një lloj borxhi, sasi parash që jepen kur kemi nevojë. Kredia realizon dhe jep zgjidhje shumë nevojave dhe kërkesave kur paratë nuk mjaftojnë. Kreditë jepen kryesisht në Lekë, euro dhe usd. Janë Institucionet financiare si Bankat ato të cilat japin kredi gjerësisht. Personat që futen në ndërveprim janë kredidhënësi dhe kredimarrësi. Paratë kthehen nga kredimarrësi kundrejt kredidhënësit (Bankës), duke u paguar përveç principalit dhe norma e interesit dmth çmimi për përdorimin e parave të marra hua nga Banka.

Çfarë është Kredia e Keqe?

Kreditë në shlyerjen e detyrimit nga kredimarrësi variojnë nga njëra tjetra. Kreditë e këqia janë kredi, të cilat numrin e ditëve të vonesës në shlyerjen e detyrimit nga kredimarrësi e kanë mbi 90 ditë. Bankat klasifikojnë kreditë e tyre në pesë kategori si 1. kredi standarde, 2. kredi në ndjekje, 3. kredi nënstandarde, 4. kredi të dyshimta dhe 5. kredi të humbura. Kredia e kategorisë 1 përfaqëson cilësinë më të lartë të kredisë, ndërsa kategoria 5 cilësinë më të ulët të kredisë. Kreditë e klasifikuara në kategoritë 3, 4 dhe 5 përbëjnë grupin e kredive me probleme.

Banka mban fonde rezervë (të cilat quhen provigjione) për mbulimin e humbjeve të mundshme nga shfaqja e problemeve në pagesat e Detyrimeve të klientëve ndaj Bankës. Përqindjet e vendosura nga Banka e Shqipërise për provigjionimin e kredive janë: për Kreditë Standarde 1%, në ndjekje 5%, nënstandarde 20%, Të Dyshimta 50% dhe të humbura 100%. ndërsa sipas IFrS (Standardeve ndërkombëtare të raportimit Financiar) provigjionimi bëhet në bazë të kolateralit (pronës së siguruar garant për kredinë e dhënë).

Çfarë është Regjistri i Kredive?

regjistri i Kredive është një bazë shumë e rëndësishme me të dhëna informacione mbi angazhimet financiare të personave që aplikojnë për kredi pranë një Banke apo institucioneve të tjera financiare. Aty shënohen dhe personat të cilët kanë kredi të këqia.

Përgatiti J. S

Page 7: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

7

Çmim pËR puNoNjËseN e bANkËs

quhem Ledia Sulejmani, e diplomuar në Degën e Financës në Fakultetin e ekonomisë, universiteti i Tiranës.

Përveç dëshirës për të qenë pjesë e auditorëve të universitetit, nëse do të fokusohesha vetëm aty, nuk do ta quaja të realizuar qëllimin tim për të qenë një studente e përfshirë

dhe e impenjuar për të arritur më të mirën në profesion në të ardhmen.

Termat e financës nuk i kam prekur dhe dëgjuar vetëm në auditorët e universitetit, por gjithashtu kam marrë pjesë edhe në shumë evenimente dhe konkurse. Këto kanë qenë pjesë suplementare e arsimimit tim dhe do të thoja, shumë të frytshme. në çdo eveniment apo konkurs të organizuar kam prezantuar punimet e mia individuale apo në grup dhe në secilin prej tyre jam shpërblyer me çmime.

Duke iu referuar kësaj, do të veçoja një eksperiencë për të cilën jam shumë krenare: marrja e çmimit të dytë në konkursin e organizuar nga Banka e Shqipërisë “Çmimi i guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2011”. Punimi im konsistonte në temën e diplomës: “Zhvillimet ekonomike të Ballkanit perëndimor dhe sfidat për të ardhmen”, në të cilën analizohen ndryshimet dhe karakteristikat ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket treguesve ekonomikë, duke trajtuar konceptin e një rajoni të përbashkët dhe sfidat për të ardhmen.

Kur fitova këtë çmim ndjeva se energjitë e katër viteve të shkollës, kishin marrë kënaqësinë e të qenurit e vlerësuar. është një ndjesi për të cilën çdokush ka nevojë si një stimul për të dhënë një produkt më të mirë.

Sistemi bankar është pikërisht vendi ku gjithçka fillon për të hedhur bazat e formimit profesional financiar. Jam ende e re për të qenë një profesioniste, por puna mes profesionistëve të Credins Bank me bind çdo ditë e më shumë se kjo bankë është oguri më i mirë për të nisur karrierën time.

Ledia Sulejmani

Page 8: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

8

1. AKSIONERËT KRYESORË TË BANKËS:

SeCo - Sekretariati Shtetëror Zvicerian i Marrëdhënieve ekonomike (State Secretariat for economic Affairs) BFSe holding BV – Fondi i Investimeve Financiare në Ballkan, hollandë (Balkan Financial Sector equity holding B.V.) A. Pilo r. Tërshana Menaxhmenti

2. TOTALI I AKTIVAVE:

3. PORTOFOLI BRUTO I KREDISË:

4. KREDITË ME PROBLEME:

5. DEPOZITAT E KLIENTËVE:

6. FITIMI:

7. KAPITALI AKSIONER:

8. NR. I STAFIT:

9. NR. I DEGËVE& AGJENCIVE:

RezulTATeT e fuNDviTiT 2011InForMACIon I neVoJShëM ngA CreDInS BAnKnë KuADër Të TrAnSPArenCëS Me PuBLIKun Për MuAJIn DhJeTor 2011

sipas IFRS

84.8 miliardë LEKË

62.4 miliardë LEKË

9.8 %

71.4 miliardë LEKË

1.63 miliardë LEKË

7.6 miliardë LEKË

589 punonjës

44

Page 9: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

9

DHuRATA fËmijËve TË policËve TË RËNË NË kRye TË DeTyRËs

Credins Bank mbështet festat e fundvitit për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, qarku Tiranë. nëpërmjet Credins Bank Viti i ri

vjen me dhurata për fëmijët e atyre që dhanë jetën, në mbrojtje të qytetarit, rendit dhe sigurisë.

në një organizim modest pranë zyrave të drejtorisë së policisë të qarkut Tiranë u mundësua shpërndarja e dhuratave për 40 fëmijët, të cilët u paraqitën me familjarët dhe të afërmit për t’u gëzuar me dhuratat e festave të fundvitit. Kjo është një nga nismat e bukura dhe mbështetjet e radhës që Credins Bank ofron në kuadër të impaktit konkret në jetën sociale të vendit.

Page 10: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

10

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Besa” ka kënaqësinë të njoftojë marrjen e një donacioni nga Credins Bank në Shqipëri. Kontributi nga banka do të shkojë i gjithi në mbështetje të Shkollës “Besa”, e cila aktualisht zhvillon mësimdhënie në gjuhën shqipe për fëmijë dhe të rritur në vendndodhjet e mëposhtme:

universiteti i Massachusetts, Boston

universiteti i Bostonit

ne dëshirojmë të falënderojmë Credins Bank për mbështetjen dhe besimin e tyre. Shpresojmë që ky donacion të jetë vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi të gjatë dhe të suksesshëm mes MAASBeSeS dhe Credins Bank.

urojmë gjithashtu që kjo mbështetje të jetë një shembull i mirë bashkëpunimi mes organizatës tonë dhe institucioneve të tjera shqiptare.

nuk do të kishte një mënyrë më të mirë për të çelur siparin e festimeve në prag të 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë sesa rritja dhe forcimi i marrëdhënieve institucionale mes organizatave shqiptare në ShBA, Shqipëri, Kosovë, e kudo në trojet shqiptare e diasporë, ku jetojnë dhe punojnë bashkëkombësit tanë.

fAleNDeRim NGA sHoQATA sHQipTARo - AmeRikANe “besA”

Page 11: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

11

DËboRA Nuk peNGoN puNËN

Dëbora nuk pengon mirëpritjen e klientëve

të Degës në peshkopi. ata e kanë rrugën të

hapur, pasi e gjejnë të pastruar nga Dëbora

nga punonjësit e Degës peshkopi

Page 12: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

Ceremonia e Diplomimit të FASTIP

Ceremonia e Diplomimit të FASTIP

Sponsorizim Organizata SIFE

Aktiviteti në Mavrovë

8- V jetori i Bankës 8- V jetori i Bankës

Mbrëmja e fundvitit

Sponsorizim Teatri Operas dhe Baletit

Festa e 8- Vjetorit të Bankës

Panairi i punës së Universitetit New York

Page 13: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

Panairi i Punës, Dhoma e Tregtisë

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës

Festa e 8- Vjetorit të Bankës

Baner tek Folie Marine, Jalë

Sponsorizim Ecovolis Aktiviteti në Mavrovë

Panairi i Punës, Dhoma e Tregtisë

Mbrëmja e fundvitit

Projekti “Shqipëria në moshën e Internetit”

Përurimi i Librit të Aristotel Panos

Page 14: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

14

fjAloR ekoNomik

Factoring - Shitje, faktorim (shitje që një shoqëri i bën llogarive të arkëtuara, që rezultojnë nga shitjet e kryera kundrejt një skontoje). Faktoringu nënkupton

financimin e llogarive të arkëtueshme të një subjekti tregtar. Faktoringu është një transaksion financiar ku një subjekt i caktuar shet llogaritë e veta të arkëtueshme (fatura, kontrata etj) me një vlerë skontimi të caktuar. Faktoringu ndryshon nga huadhënia në tre aspekte. Së pari Fokusi në Faktoring është në vlerën e llogarive të arkëtueshme, dhe jo në aftësinë paguese të shitësit. e dyta Faktoringu nuk është hua, është blerje aseti (llogaritë e arkëtueshme) dhe e treta huaja Bankare përfshin dy palë, ndërkohë që Faktoringu përfshin 3. Tre palët e përfshira janë: Shitësi, Debitori dhe Faktori. Shitësi është ai të cilit i detyrohet një shumë (zakonisht për produkte apo shërbime të shitura) një palë e dytë, Debitori. Shitësi në këto rrethana shet një ose disa nga faturat e veta të pambledhura me skonto tek një palë

e tretë, që quhet Faktori (që mund të jetë Institucion Financiar, Bankë) për të gjeneruar para. Debitori në fund i paguan Faktorit vlerën e plotë të faturës.

Mortgage - Peng, lënie pengu, hipotekë, hipotekim, hua hipotekare (lënia e një trualli apo shtëpie si garanci për një kredi

bankare). Mortgage në fjalorin modern përdoret për të nënkuptuar kredinë hipotekore. Kredia mortgage e dhënë nga një Institucion financiar, Bankë është kredi e siguruar nga pasuri (property) e pajisur me çertifikatën e saj. në disa Juridiksione të vendeve si psh Bali ose Indonezi, mortgage nuk ekziston. Individët që posedojnë shtëpi, kanë paguar para cash për blerjen e tyre. Karakteristikat e kredisë mortgage shuma, afati, norma e interesit, metoda e pagesës së kredisë etj mund të ndryshojnë nga një kredi në tjetrën.

përgatiti J. S

Page 15: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

15

ANekDoTA

Hebreu dhe Sheiku

Një hebre punonte për një sheik të pasur.

Një ditë sheiku na pëson një aksident dhe i duhej urgjentisht transfuzion gjaku. i vetmi që mund ta shpëtonte ishte hebreu.

para se të dhuronte gjakun pyet rabinin.- si të bëj rabin, ti jap?

- jepi biri im, edhe ai njeri është si unë dhe si ti. jepi dhe zoti do të ta shpërblejë.

kështu vepron, dhe me tu shëruar sheiku i jep plot dhurata të shtrenjta,

bizhuteri, makinë, vilë dhe monedha ari.

përsëritet situata, përsëri pyet rabinin, ai i jep të njëjtën përgjigje, i dhuron përsëri gjak dhe kur sheiku shërohet i dërgon një buqete me lule

dhe një shishe vere. Habitet hebreu, po s’ka c’bën!

përsëritet për të tretën herë situata, dhe kësaj radhe sheiku i dërgon një letër falënderimi.

shumë i çoroditur hebreu pyet rabinin:

- epo rabin, herën e parë më dhuroi pasuri, të dytën një shishe verë, ndërsa tani vetëm një copë letër??? i shpëtova jetën apo jo??

- shiko bir, ai tashmë ka gjakun tonë!!!

Kur disa zihen fiton...

Një letër mbi tavolinën e ngrënies me shënimin:

“ Të dashur optimist, pesimist dhe Realist. Ndërkohë që po ziheshit duke

u përpjekur të vërtetonit se shishja ishte gjysmë plot apo bosh, unë e piva të gjithën. me Respekt, oportunisti!”

Jo me çdo partnere mund ta ngresh zërin

luani duke folur në celular:

- po, po, e dashur,- thotë luani, po vij menjëherë. Çfarë po bëj tani? jam me demin për një birrë. kur mbarojmë? pothuajse

mbaruam, vij për dy minuta. Çfarë të blej? po, mirë, po kaloj nga supermarketi para se të vij në shtëpi!

luani mbyll celularin, ndërsa demi fillon të qeshë me ironi.

- po si ka mundësi, që të merr gruaja dhe ti i thua: po mbaroj tani, po vij shpejt, po i blej të gjitha. Nuk mund ti biesh tavolinës me grusht, të trashësh zërin, unë jam burri, mbreti i xhunglës, dhe

mjaft me llafe?

Dhe luani që i përgjigjet:- vëlla, mos i ngatërro gjerat! Gruaja jote është lopë, e imja

luaneshë!

Page 16: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · PDF filetema e preferuar e autorëve të biznesit. ekziston një ... nga menaxhimi “komando dhe kontrollo” në praktika ... Menaxhmenti

16

DEGA DURRËS Bulevardi kryesor, Rruga Tregtare, Nr 42, Tel. (052) 236 256,(052) 239 925, Fax. (052) 239 500AGJENCIA PORTI DURRËSTek sheshi i trageteve në Portin detarTel./Fax. (052) 234 500AGJENCIA DURRËS 2 Pranë Qendrës Tregtare Industriale, Lagjja 17, Rr. Unazës,Tel/Fax. (052) 236 257DEGA SHKOZET Lagja 14, Përballë Shkollës së Mesme “Olsi Lasko”, Shkozet, Durrës, Tel. (052) 237 668; Fax. (052) 237 669DEGA SHIJAK Lagjja Kodër, Shijak. Tel. (0571) 23 069; Fax. (0571) 23 070DEGA KAVAJË Lagjja Nr. 5, Kavajë. Tel. (0554) 227 858; Fax. (0554) 227 859DEGA FUSHË-KRUJË Lagjja Kastrioti; Tel. (0563) 22 489; Fax. (0563) 22 490DEGA FIER Bulevardi “Jakov Xoxe”. Tel. (034) 29 131; (034) 29 132;Fax. (034) 229 130DEGA LEZHË Lagjja Besëlidhja, Rruga “Luigj Gurakuqi” Nr 48. Tel. (0215) 23 500; Fax. (0215) 23 600DEGA VLORA 1 Lagjja Pavarësia, Banesë 12 katëshe, Skelë, Vlorë. Tel. (033) 229 958; Fax. (033) 229 959

ZYRA QENDRORE DEGA TIRANA 1Rruga Ismail Qemali, Nr. 4, Tel. (04 )22 34 096; 069 20 69666;(04 ) 22 50 994Fax. (04) 22 22 916SWIFT Code: CDISALTR www.bankacredins.com; [email protected] E G A T I R A N A 2Bulevardi “Zogu i I”, Qendra VeVeTel. (04) 22 58 252; (04) 22 57 988Fax. (04) 22 48 654.D E G A T I R A N A 3Kryqëzimi 21-Dhjetorit. Tel. (04) 22 39 042, Fax. (04) 22 38 995D E G A T I R A N A 4Rruga Komuna e Parisit Tel. (04) 23 20 234, Fax. (04) 23 20 233D E G A T I R A N A 5Rr. e Elbasanit, pranë “Shkollës së Baletit”. Tel/Fax. (04) 23 47 809D E G A T I R A N A 6Brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Tel/Fax. (04) 23 76 305D E G A T I R A N A 7Rruga Ali Demi Tel/Fax. (04) 23 58 083D E G A T I R A N A 8Rruga “Bardhyl”, (tek kryqëzimi i Rr. ”Bardhyl” me Rr. ”Hoxha Tahsim”),Tel. (04) 23 47 572D E G A T I R A N A 9Rruga Bajram Curri, pranë kryqëzimit të Shkollës së BashkuarTel/Fax. (04) 23 47 560D E G A T I R A N A 1 0Rr. ”Ferrit Xhajko”, (ish-Frigoriferi) Tel. (04) 22 48 485 D E G A T I R A N A 1 1Rruga Gjin Bue Shpata, pranë stadiumit Selman Stermasi, Tel/Fax (04) 22 56 694

DEGA VLORA 2 Rr. “Demokracia“, Lagjja. “Osmen Haxhiu”, Vlorë. Tel. (033) 237 170DEGA ELBASAN Lagjja Aqif Pasha, Rruga 28 Nëntori, (pranë Drejtorisë së Policisë). Tel. (0544) 224 213; (0544) 24 472Fax. (0544) 24204DEGA SHKODËR Lagjja Vasil Shanto Rruga “Vaso Kadia”. Tel. (022) 250 643; (022) 250 645; Fax. (022) 250 633DEGA KORÇË Bulevardi “Republika”, Lagja 12 (tek “Ish-Vetëshërbimi”)Tel. (082) 254 300; Fax. (082) 254 400DEGA LUSHNJE Bulevardi Kryesor Ish-Hotel Myzeqeja Tel. (022) 2986, Fax. (022) 2983DEGA KUKËS Lagjja Nr. 2 Pallati 67, Tel. (024) 224 903, Fax. (024) 224 904 DEGA BURREL Lagjja Pjeter Budi, Burrel Tel. (02172) 3404, Fax. (02172) 3414DEGA BALLSH Lagjja “5 Shkurti”, BallshTel. (0313) 23642, Fax. (0313) 23643DEGA PESHKOPI Bulevardi “Elez Isufi”, PeshkopiTel: (0128) 25624 Fax. (0218) 25625DEGA BERATLagjja “22 Tetori”, Shëtitorja kryesoreTel: (0322) 34 612, Fax. (0322) 34718AGJENCIA SHKODËR Sheshi “2 Prilli”, Tek hipoteka

D E G A T I R A N A 1 2Pranë Shkollës “Harry Fultz”Rr. Jordan Misja, Tel. (04) 22 35 439Fax. (04) 22 30 756D E G A T I R A N A 1 3Rr. Myslym Shyri, TiranëTel. (04) 24 21 223, Fax. (04) 24 21 221 D E G A T I R A N A 1 4Rr. Don Bosko, TiranëTel. (04) 240 6367Fax. (04) 240 6368D E G A T I R A N A 1 5Rr. Luigj Gurakuqi, pranë Ushtarit të Panjohur, Tel: (04) 22 58 128Fax: (04) 22 57 995D E G A T I R A N A 1 6Bulevardi Gjergj FishtaTel/Fax: (04) 24 19 672D E G A L A P R A K ËTek Blloku “Gintash” (dykatëshet) në Laprakë, Tel : (04) 23 56789Fax : (04) 23 56 285D E G A V O R ËNë qendër të Vorës, Tel. (047) 26 00 435Fax. (047) 26 00 422 D E G A K A M Ë ZNë qendër të KamzëTel. (04) 22 00 485; Fax. (04) 22 00 487A G J E N C I A F U S H Ë - P R E Z ËTek kolaudimi i automjeteveA G J E N C I A T I R A N A 1Autostrada Tiranë – Durrës, Km 11, pranë Emigres Sh.p.k, Tel/Fax. (048) 23 01 260A G J E N C I A T I R A N A 2Agjencia tek Hipoteka e TiranësA G J E N C I A T I R A N A 3Agjencia tek QKR-ja (Qëndra kombëtare e regjistrimit)

D E G Ë T D H E A G J E N C I T Ë N Ë T I R A N Ë

D E G Ë T D H E A G J E N C I T Ë N Ë R R E T H E

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

11.

24. 34.

35.

36.

37.

38.

39.

40.

41.

42.

43.

44.

25.

26.

27.

28.

29.

30.

31.

32.

33.

12.

13.

14.

15.

16.

17.

18.

19.

20.

21.

22.

23.