Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/material... · web viewnjë...

36
Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe e Formimit Profesional Education Center of Elbasan MATERIALE MESIMORE Në mbështetje të mësuesve të shkollave profesionale që trajtojnë lëndën “Arkitekturë kompjuteri dhe rrjetesh“ (L26-210-11) në kl.12 të profilit mësimor “Mbështetje e përdoruesve të TIK“ (T2-III-11), të drejtimit mësimor TIK. (Këto materiale mund të përdoren edhe nga mësuesit e praktikave profesionale gjatë trajtimit të moduleve praktike të këtij profili mësimor) 1

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe e Formimit Profesional

Education Center of Elbasan

MATERIALE MESIMORE

Në mbështetje të mësuesve të shkollave profesionale që trajtojnë lëndën “Arkitekturë kompjuteri dhe rrjetesh“ (L26-210-11) në kl.12 të profilit mësimor

“Mbështetje e përdoruesve të TIK“ (T2-III-11), të drejtimit mësimor TIK.

(Këto materiale mund të përdoren edhe nga mësuesit e praktikave profesionale gjatë trajtimit të moduleve praktike të këtij profili mësimor)

Materialet mësimore u përgatitën nga Përparim Shera, me mbështetjen teknike të Agjencisë Kombëtare të AFP dhe me mbështetjen financiare të Education Center of

Elbasan (ECE).

Tiranë, 2011

1

Page 2: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Udhëzim për përdorimin e materialeve mësimore:

Mësuesit e lëndës “Arkitekturë kompjuteri dhe rrjetesh“ të kl. 12, duhet ti analizojnë këto materiale mbështetëse të shkruara dhe ti përzgjedhin e ti përshtasin ato në përputhje me Temën 10 (Laptopët dhe pajisjet e tjera të lëvizëshme) të programit të kësaj lënde.

Materiale të veçanta mund të pasurohen, përshtaten dhe ri-formatohen nga mësuesit, e më pas të printohen dhe tu shpërndahen nxënësve në mbështetje të çështjeve teorike dhe praktike që trajtohen në klasë ose në laborator.

Skemat, figurat dhe ilustrime të tjera që i përmban ky material i shkruar mund të çfaqen me projektor për nxënësit, për të konkretizuar aspektet teorike dhe praktike të çështjeve të ndryshme që lidhen me Laptopët dhe pajisjet e tjera të lëvizëshme.

E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit që trajtojnë modulet e praktikave profesionale të cilat kanë të bëjnë me Laptopët dhe pajisjet e tjera të lëvizëshme.

2

Page 3: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

LAPTOP-ËT DHE PAJISJET E TJERA TE LEVIZESHME

Ç’është një kompjuter

Kompjuteri është një makinë e programueshme që ka për qëllim që në mënyrë automatike të ekzekutojë një varg të caktuar veprimesh llogjike ose aritmetike.Një sistem kompjuterik përbëhet nga komponentë hardware-ikë dhe software-ikë. Hardware është një pajisje fizike si për shembull kasa, pajisja e ruajtjes së informacionit, tastiera, monitori, kabëllat, pajisjet e zërit, printerat etj. Ndërsa termi software i referohet sistemeve të shfrytëzimit dhe programeve aplikativë të shumëllojshëm. Sistemet e shfrytëzimit janë bashkësi komandash që instruktojnë kompjuterin si të veprojë dhe punojë. Këto veprime mund të përfshijnë identifikimin, hyrjen dhe përpunimin e informacionit. Programet aplikative ose shkurt aplikacionet kryejnë funksione të ndryshme. Aplikacionet ndryshojnë gjerësisht në varësi të llojit të informacionit që përdoret dhe gjenerohet. Kështu, bashkësia e instruksioneve që realizon shkrimin e një teksti apo përpunon të dhënat numerike të një tabele përbën një aplikacion të caktuar. Si përfundim, sistemet e shfrytëzimit mundësojnë krijimin e një ambienti pune kurse aplikacionet mundësojnë kryerjen e punëve konkrete.

Figura 1: Skema e një sistemi kompjuterik

Të gjithë kompjuterat, siç jepet dhe në figurën 1, përfshijnë komponentet e mëposhtme hardware-ike.

Pajisjet e hyrjes së informacionit: Pajisje që mundësojnë cilat të dhëna dhe instruksione hyjnë në kompjuter.

Memoriet: Pajisje që mundësojnë një kompjuter të ruajë të paktën përkohësisht të dhëna dhe programe.

Pajisje të ruajtjes së informacionit: Pajisje që mundësojnë një kompjuter të ruajë në mënyrë permanente një sasi të madhe të dhënash.

Njësia qendrore e përpunimit: Pajisja kryesore që njihet ndryshe zemra e kompjuterit dhe që mundëson ekzekutimin e intruksioneve.

3

Page 4: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Pajisjet e daljes së informacionit: Pajisje që mundësojnë për të parë atë që kompjuteri ka kryer dhe përpunuar.

Klasifikimi më i zakonshëm i kompjuterave është ai sipas përmasës dhe fuqisë si vijon: Kompjuterat personalë: Një kompjuter i vogël, i përdorshëm nga një përdorues,

bazuar në një mikroprocesor, i përbërë nga një tastierë për futjen e të dhënave, një monitor për shfaqjen e informacionit dhe një pajisje për përpunimin dhe ruajtjen e informacionit.

Workstation: Një kompjuter i fuqishëm për një përdorues që ka një mikroprocesor më të fuqishëm se një kompjuter personal dhe një monitor të një cilësie më të lartë.

Minikompjuter: Një kompjuter i aftë për të suportuar një numër shumë të madh prej mijëra përdoruesish njëkohësisht.

Mainframe: Një kompjuter i fuqishëm i aftë për të suportuar një numër shumë të madh prej mijëra përdoruesish njëkohësisht.

Superkompjuter: Një kompjuter ekstremisht i shpejtë dhe i fuqishëm i aftë për të kryer miliona intruksione në një sekondë.

Ç’është një laptop

Laptop-i është një kompjuter personal për përdorim portativ i cili integron në një pajisje të vetme pjesët përbërëse të një kompjuteri desktop. Laptop-ët përfshijnë një klasë të gjerë modelesh të cilat grupohen sipas kritereve të ndryshme, por më i zakonshmi është ai sipas përmasës së ekranit që varion nga 7-inch në 20-inch si vijon:

Netbooks (7-12 inch) Subnotebooks (1012 inch) Notebooks (12-15 inch) Desktop replacement (16-20 inch)

Laptop-ët përbëjnë klasën më të gjerë të kompjuterave portativë. Një klasë tjetër kompjuterash portativë është klasa e kompjuterave tablet. Vecoria e tyre është tek mungesa e tastierës e cila zëvendësohet nga një ekran me prekje. Një klasë tjetër kompjuterash si smartphone, smarbook, PDA (personal digital assistant) përfshin pajisje të një madhësie të vogël por me kapacitete më të kufizuara. Një grup tjetër pajisjesh portative përfshin makinat llogaritëse të programueshme të specializuara për punë matematikore. Një klasë të vecantë pajisjesh portative përbëjnë pajisjet që njihen si handheld game consoles të cilat përdoren kryesisht si instrumenta argëtimi.Laptop-ët, PDA-të, tablet-ët dhe smartfonat janë bërë shumë më popullorë, ndërsa çmimet e tyre ulen dhe teknologjia vazhdon të progresojë duke përmirësuar kapacitetet dhe ofruar funksionalitete të reja. Në figurën 2 jepen pamjet e një laptop-i, PDA-je, tableti dhe smarfoni. Laptop-ët e sotëm mund të konfigurohen me porta shtesë vidiosh, porta infra të kuqe, kanë kamera të integruara etj. Theksojmë se notebook-ët, tablet-ët dhe laptop-ët janë lloje të komjuterave portativë. Të gjithë kompjuterat portativë do ti quajmë laptop-ë në këtë material. PDA-të (asistentët personalë dixhitalë), dhe smartfonat janë shembuj të pajisjeve të dorës dhe portative që janë bërë në ditët e sotme shumë të përdorshëm. PDA-të ofrojnë karakteristika të tilla si lojra, postë elektronike, lundrim interneti dhe të tjera karakteristika të ofruara nga kompjuterat personalë. Smartfonat janë

4

Page 5: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

telefona celularë me më shumë kapacitete sesa PDA-të. PDA-të dhe smartfonat mund të ofrojnë përdorimin e të njëjtave programe si laptop-ët.

Pak histori

Është e vështirë të përcaktohet kush mund të jetë laptop-i i parë në histori, sepse ata nuk ishin shumë të ngjashëm me laptop-ët e sotëm modernë. Megjithatë GRiD Compass 1101 njhet si laptop-i i parë i projektuar në 1979 dhe i përdorur nga astronautët e NASA-s gjatë misioneve të hapësirës në vitet e para të 1980. Ajo peshonte 5 kg dhe kushtonte afërsisht 9,000 USD. Shumë historianë të tjerë konsiderojnë laptop-in Gavilan si të parin laptop plotësisht funksional i projektuar nga Manny Fernandez në 1983. Megjithatë shumica e historianëve njohin Adam Osborne si projektuesin e laptop-it të parë të vërtetë në 1981. Ky kompjuter peshonte rreth 11 kg dhe kushtonte rreth 2000 USD. Ai kishte një ekran 5-inch, portë modemi, dy disketa 5 ¼, një pako baterish dhe ishte i pajisur me disa programe. Në 1988 Compaq Computer nxorri laptop-in e parë me kartë grafike VGA. Në 1989 u prodhua NEC Ultralite, i njohur si kompjuteri i parë i stilit notebook. Në 1991 Microsoft hodhi në treg teknologjinë e mauseve për përdorimin e laptop-ëve. Në 1992 Intel dhe Microsoft hodhën të parët në treg teknologjinë e menaxhimit të avancuar të fuqisë për kompjuterat laptop-ë. Në 1993 doli në treg PDA e parë. Në vitin 2002 filloi epoka e kompjuterave të parë personalë tablet të projektuara nga Microsoft.Gjatë viteve në vazhdim një shumëllojshmëri modelesh të ndryshme kompjterash tablet janë hedhur në treg. Ndërkohë, përsa i përket smartfonëve, pajisja e parë e hedhur në treg Ericsson R380 i takon kompanisë Ericsson në vitin 2000 dhe që integronte funksionet e një telefoni dore me atë të një PDA-je. Gjatë këtij dhjetë vjeçari të fundit ka patur një zhvillim mjaft të shpejtë të pajisjeve smartfonë duke u bërë shumë popullorë.

Figure 2: Pamja e një laptop-i, PDA-je, tableti dhe smartfoni

Përdorimi i laptop-ëve dhe pajisjeve të tjera të lëvizëshme (portative)

Tipari më i rëndësishëm i një laptop-i është madhësia e tij. Formati i laptop-it përcakton vendosjen e tastierës, ekranit dhe komponentëve të brendshme në një kasë të vogël dhe portative. Një nga tiparet më popullore të laptop-it është përdorimi i saj pothuajse në çdo vend. Një bateri e rikarikueshme lejon që laptop-i të funksionojë kur ajo nuk është e lidhur në një rrjet elektrik alternativ. Laptop-ët e parë u përdorën kryesisht nga njerëzit e biznesit për të aksesuar të dhënat kur ata ishin jashtë zyre. Përdorimi i laptop-ëve fillimisht ishte i kufizuar për shkak të çmimit, peshës dhe kapaciteteve të kufizuara krahasuar me kompjuterat e zakonshëm desktop më pak të kushtueshëm. Laptop-ët e

5

Page 6: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

sotëm kanë çmime më të ulta dhe kapacitete të shtuara. Një laptop është tani një alternative reale e një kompjuteri desktop. Përdorimet më të zakonshme për një laptop përfshijnë:

Marrje shënimesh në shkollë ose aktivitete shkencore Prezantime informacionesh në takime biznesi Aksesim të dhënash jashtë zyre dhe shtëpie Argëtim me lojra ose filma apo muzikë ndërsa je në udhëtim Lundrim në internet në vende publike Dërgim dhe marrje poste elektronike në vende publike

Koncepti i PDA-ve ka ekzistuar që në vitet 1970. Modelet më të hershme ishin organizues personalë të kompjuterizuar të cilët kishin një ekran me prekje dhe një kalem-shkrues. Sot, disa modele kanë përveç ekranit me prekje dhe një tastierë, dhe përdorin një sistem shfrytëzimi që është i ngjashëm me ato sisteme shfrytëzimi që përdorin kompjuterat desktop.PDA-ja është një organizues elektronik personal që ofron mjetet e mëposhtme:

Libër adresash Kalkulator Orë alarm Akses interneti Postë elektronike Pozicionim global

Smartfoni është një telefon portativ me të gjithë kapacitetet e PDA-së. Smartfonët kombinojnë funksionet e telefonit celular dhe të kompjuterit në një pajisje të vetme dore. Teknologjia e një PDA-je dhe teknologjia e një smartfoni është duke u integruar në një të vetme.Smartfonët ofrojnë mjetet e mëposhtme kryesore:

Kamera të integruar Aksesim dokumentash Postë eklektronike Marrje shënimesh Televizion

Lidhja e smartfonëve dhe PDA-ve përfshin lidhjet kabllore USB dhe Bluetooth.

Karakteristikat e një laptop-i

Karakteristikat e zakonshme të një laptop-i janë: Ata janë të vegjël dhe portativë Ata kanë një ekran të integruar Ata kanë një tastierë të integruar Ata punojnë mbi një rrjet elektrik me rryme alternative ose me një bateri të

rikarikueshme. Ata lidhen drejtpërdrejt me disqe të jashtme dhe periferikë të tjerë. Ata mundësojnë lidhjen me periferikët nëpërmjet stacioneve të portave (docking

stations)Disa prej avantazheve të laptop-ëve kundrejt desktop-ëve janë:

6

Page 7: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Produktiviteti. Laptop-t mund të përdoren në vende ku nuk është i mundur përdorimi i desktop-ëve.

Menjëhershmëria. Me një laptop mund të aksesosh informacion për zgjidhjen e problemeve në mënyrë urgjente.

Përditësimi. Përdorimi i laptop-it shmang transferimin e të dhënave nga një kompjuter në një tjetër.

Lehtësia në lidhje. Laptop-i mund të aksesohet lehtësisht në internet dhe rrjeta kompjuterike pa kabëll.

Konsumi më i ulët i energjisë. Zhurma më të pakta. Bateria. Laptop-ët mund të punojnë në mungesë të energjisë me bateri. Përmasa dhe pesha. Laptop-ët janë më të lehtë dhe më të vegjël se desktop-ët. Kompaktësia. Laptop-ët kanë fole për përdorim të përbashkët të disa periferikëve.

Disa prej disavantazheve të laptop-ëve kundrejt desktop-ëve janë: Performanca. Duke krahasuar laptop-ët dhe desktop-ët me çmim të njëjtë mund të

thuhet që laptop-ët kanë performancë më të ulët se desktop-ët. Përmirësimi i kapaciteteve. Laptop-ët janë më të kufizuar se desktop-ët përsa i

përket përmirësimit dhe rritjes së kapaciteteve si hard disqet, memoriet, kartat etj. Kjo ndodh për shkak të mungesës së faktorëve standardë të formës për laptop-ët.

Jetëgjatësia. Studimet kanë treguar se pjesët e laptop-it kanë jetëgjatësi më të shkurtër se ato të desktop-ëve.

Problemet shëndetësore. Përdorimi i laptop-ëve në pozicione jo të rregullta qëndrimi është provuar që shkakton probleme të ndryshme shëndetësore.

Siguria. Për shkak të mobilitetit që kanë, laptop-ët janë më lehtësisht të ekspozuar ndaj sigurisë fizike dhe të të dhënave krahasuar me desktop-ët.

Pjesa e jashtme e një laptop-i

Laptop-ët dhe kompjuterat desktop përdorin tipe të njëjta portash, kështu që periferikët mund të përdoren në të njëjtën mënyrë. Këto porta janë specifikisht të dezinjuara me qëllim lidhjen e periferikëve, sigurimin e lidhjeve në rrjeta dhe aksesim audio. Portat dhe foletë e lidhjeve janë të pozicionuara në pjesën ballore, të pasme dhe anësoret e laptop-it për shkak të kompaktësisë së pajisjes. Laptop-ët përmbajnë dhomëza për karta PC dhe karta Ekspres për të shtuar funksionalitetet, si për shembull memorie shtesë, një modem, një lidhje rrjeti etj. Laptop-ët kanë një portë për ushqimin e jashtëm. Laptop-ët mund të punojnë duke përdorur një bateri ose një përshtatës fuqie të rrymës alternative. Kjo portë mund të përdoret për të ushqyer kompjuterin me rryme lektrike ose për të ngarkuar baterinë. Pjesa e jashtme e laptop-it ka gjithashtu treguesit e gjendjes (të quajtura ndryshe dioda ndriçuese - LED), porta (ports), dhomëza (slots), lidhëza (connectors), platforma hyrëse (bays), vrimat hyrëse (jacks), hapësirat e ajrimit (vents) dhe një vrimë çelësi (keyhole). Theksojmë se komponentët e pjesës së jashtme dhe diodat ndriçuese ndryshojnë midis modeleve të ndryshme të laptop-ëve. Në krye të një laptop-i tipik gjenden tre dioda ndriçuese, siç paraqiten në figurën 3:

Bluetooth ose Wi-Fi, një standard i teknologjive të lidhjeve pa kabëll për shkëmbim të dhënash në distanca të shkurtra.

7

Page 8: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Bateria. Pajisja që mundëson të punuarit e laptop-it për një kohë të kufizuar në mungesë të rrymës alternative.

Standby. Kjo i referohet gjendjes së laptop-it në të cilën ajo harxhon më pak energji për shkak të kalimin në gjendje jo pune vetëm të disa pjesëve të tij si hard disku dhe monitori.

Figure 3: Pamja ballore e një laptop-i tipik

Pjesa e pasme e disa laptop-ëve ka tre komponentët e mëposhtëm, siç tregohet në fig. 4: Platforma e baterisë. Një hapësirë që shërben për vendosjen e baterisë. Porta e lidhjes me ushqyesin e rrymës elektrike alternative. Porta paralele.

Figure 4:Pjesa e pasme e laptop-it tipik

Një laptop punon duke përdorur një bateri ose një adaptor të rrymës elektrike alternative. Bateritë e laptop-ëve prodhohen në trajta dhe përmasa të ndryshme. Ata përdorin tipe të ndryshme të kimikateve dhe metaleve për të ruajtur energji.Në tabelën 1 paraqiten krahasimisht bateritë e rikarikueshme më të përdorshme në laptop-ët tipikë.

Tabela 1: Bateri laptop-ësh

Tipi i baterisë Karakteristika Pajisja

Lithium-ionI lehtë, pa efekt memorie, nxehet

lehtësisht, me rrezik shpërthimi. Duhet mbajtur i ftohtë dhe karikuar shpesh.

Telefona celularë, laptopë

Lithium-polimer

I kushtueshëm, i vogël, i lehtë, me kapacitet të moderuar, i karikueshëm

shpejt, jetëgjatësi të moderuar, me rrezik shpërthimi por i pandezshëm.

Laptopë, PDA, MP4-players, pajisje lojrash.

8

Page 9: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Pjesa e anës së majtë të një laptop-i, siç tregohet në figurën 5, ka 10 komponentët e mëposhtëm:

Vrima e çelësit të sigurisë (security keyhole) Porta USB Lidhësi S-video (S-video connector) Modem-i Porta e lidhjes në rrjet me kabëll (Ethernet port) Diodat ndriçuese të lidhjes në rrjet (Network LEDs) Vrima e lidhjes me kufje (Stereo headphone jack) Vrima e lidhjes me mikrofon (Microphone jack) Hapësirat e ajrimit Një dhomëz për kartë shtesë (PC combo expansion slot)

Figura 5: Pamja e majtë e një laptop-i tipik

Pjesa e përparme e laptop-it, siç tregohet në figurën 6, ka komponentët e mëposhtëm: Portën infra të kuqe (infrared ports) Altoparlantët (speakers) Shuli i laptop-it (laptop latch) Hapësirë ventilimi

Figura 6: Pamja e përparme e një laptop-i tipik

Ana e djathtë e laptop-it, siç paraqitet në figurën 7, përmban katër komponentë: Pajisja e diskut optik (Optical drive) Treguesi i gjendjes së diskut optik Treguesi i gjendjes së folesë së diskut Porta VGA (Video Graphic Array)

9

Page 10: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Figura 7: Pamja e djathtë e një laptop-i tipik

Ana e poshtme e laptop-it, siç paraqitet në figurën 8, përmban këto komponentë: Panelin e aksesit të hard diskut Shulin e baterisë Lidhësin me replikatorin e portave (docking station connector) Panelin e aksesit të memories RAM

Figure 8: Pamja e poshtme e një laptop-i tipik

Pjesa e brendshme e laptop-it

Laptop-i ka formën e një dyfaqëshi. Tipikisht, laptopi mbyllet kur nuk është në përdorim. Prej hapjes së kapakut të laptop-it, ju mund të aksesoni një shumëllojshmëri të pajisjeve hyrëse, diodat ndriçuese dhe një ekran. Ka disa pajisje hyrëse të disponueshme kur hapet kapaku i laptop-it, siç tregohet dhe në figurën 9:

Butonat e kontrollit të volumit Butoni i ndezjes Tastiera Kontrollori i treguesit (pointer controller) Lexues gjurmë gishtash (fingerprint reader) Mausi me prekje (touchoad mouse)

Një laptop merr dhe interpreton të dhënat në shumë mënyra. Si rezultat, laptop-i është në gjendje të kryejë një shumëllojshmëri funksionesh.

10

Page 11: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Në fundin e figurës 10, një rresht treguesish të diodave ndriçuese tregon gjendjen e funksioneve specifike:

Wireless Bluetooth NumLock CapsLock Aktiviteti i hard diskut Treguesi i ndezjes Gjendja e baterisë Standby/Hibernate

Figure 9: Pamja e laptop-it të hapur

Figure 10: Diodat ndriçuese të gjendjeve të laptop-it

11

Page 12: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Monitori i laptop-it është një panel shfaqjeje kristali likuid (LCD). Ai është i ngjashëm me monitorin e kompjuterit desktop, përveç faktit që parametrat e rezolucionit, ndriçimit dhe kontrastit mund të rregullohen duke përdorur programe ose butona kontrolli. Monitori i laptop-it nuk mund të rregullohet përsa i përket lartësisë dhe distancës sepse ai është i integruar në kapakun e kasës. Një monitor desktop mund të lidhet me një laptop. Duke përdorur çelësat e funksioneve, ju mund të kaloni pamjen në ekran nga laptop-i në monitorin desktop osë të shikoni të dy pamjet njëkohësisht. Ky kombinim çelësash ndryshon në laptop-ë të ndryshëm.

Përshkrimi i një stacioni bazë

Një stacion bazë është një pajisje që lidhet me rrjetin elektrik alternativ dhe me pajisjet periferike. Kur ju lidhni laptop-in në një stacion bazë, ju keni akses në rrjet fuqie dhe në periferikët e lidhur. Kemi dy lloje stacionësh bazë: stacioni i lidhjeve (docking station) dhe replikatorët e portave (port replicators). Të dyja përdoren për të njëjtin qëllim. Replikatorët e portave janë zakonisht më të vegjël se stacioni i lidhjeve dhe nuk kanë altoparlantë ose fole PCMCIA (Personal Computer Memory Card International Association). Tre komponentët tipikë në një stacion lidhjeje që paraqiten në figurën 11 janë:

Butoni i ndezjes Butoni i nxjerrjes Lidhësi i laptop-it

Figura 11:Pamja sipërore e një stacioni lidhjeje portash

Disa stacione lidhjeje përfshijnë fole për disqe ruajtjeje dhe porta për të siguruar funksionalitete shtesë. Pjesa e pasme e një stacioni lidhjeje përmban porta dhe lidhësa për të lidhur periferikët si mausin, monitorin, printerin. Një hapësirë ventilimi shërben gjithashtu për të nxjerrë ajrin e nxehtë nga stacioni i lidhjeve. Komponentët e mëposhtëm janë zakonisht të vendosura në pjesën e pasme të stacionit të lidhjeve, siç paraqitet dhe në figurën 12:

Hapësirat e ventilimit Lidhja me rrjetin e fuqisë alternative Foleja për karta PC ose karta ekspres

12

Page 13: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Porta VGA Porta DVI Lidhësi Line In Lidhësi i kufjes Porta USB Porta e mausit Porta e tastierës Lidhësi i disketës së jashtme Porta paralele Porta seriale Porta e modem-it Porta e lidhjes në rrjet (Ethernet)

Figure 12: Pamja e pasme e një stacioni lidhjeje portash

Krahasimi i pjesëve të një laptop-i dhe të një kompjuteri desktop

Pjesa më e madhe e funksioneve që një kompjuter desktop mund të kryejë gjithashtu mund të kryen nga një laptop. Megjithatë, dy tipet e kompjuterave janë të ndërtuara shumë ndryshe dhe pjesët e tyre janë të pakëmbyeshme. Pak komponentë mund të përdoren bashkërisht nga laptop-ët dhe desktop-ët. Pjesët e kompjuterave desktop-ë janë të standardizuara. Ata zakonisht plotësojnë faktorët e formës duke nënkuptuar që desktop-ë të prodhuar nga kompani të ndryshme mund të përdorin shpesh të njëjtat pjesë. Një faktor i formës së një kompjuteri desktop është ATX (Advanced Technology Extented). Kur nevojitet blera e pjesëve të përditësuara për këtë faktor forme, ju duhet të shikoni për motherboard-e ATX dhe pajisje fuqie ATX. Ky standard do të garantojë që motherboard-i dhe pajisja e fuqisë do të punojnë në një kasë ATX. Një pajisje disku DVD/CD-RW është një tjetër shembull i një pjese kompjuteri desktop që ka një faktor forme standarde. Pjesët e laptop-it janë shumë më të specifikuara se ato të një kompjuteri desktop. Kjo ndodh sepse prodhuesit e laptop-ëve fokusohen në bërjen e tyre sa më efiçientë dhe kompakë. Si rrjedhim, prodhuesit i projektojnë komponentët e laptop-ëve sipas faktorëve të tyre specifikë të formës. Komponentët e laptop-ëve janë të personalizuara, kështu që ju nuk e keni të mundur të përdorni pjesët e një prodhuesi të caktuar laptop-i për një laptop

13

Page 14: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

të një prodhuesi tjetër. Së fundi, përmendim faktin që edhe teknikët nevojitet të çertifikohen veçmas për çdo kompani prodhimi laptop-ësh.

Krahasimi i motherboard-it të një laptop-i dhe të një desktop-i

Motherboard-et e kompjuterave desktop-ë kanë faktorë forme standarde. Përmasa dhe forma standarde lejojnë motherboard-et e prodhuesve të ndryshëm të jenë të përkëmbyeshëm midis tyre. Motherboard-et e laptop-ëve ndryshojnë sipas prodhuesve të tyre dhe janë në pronësi të tyre. Kur riparohet një laptop, është e këshillueshme që të merret një motherboard tjetër nga prodhuesi përkatës i laptop-it.Figura 13 tregon një motherboard desktop-i dhe një motherboard laptop-i. Ata janë të projektuara ndryshe nga njëri tjetri. Komponentët e një motherboard-i laptop-i nuk mund të përdoren në një motherboard desktop-i dhe anasjelltas.

Figure 13: Motherbord-et e laptop-it dhe desktop-it

Krahasimi i proçesorëve të një laptop-i dhe të një desktop-i

Njësia qendrore e përpunimit ose procesori është truri i kompjuterit. Siç dihet, proçesori interpreton dhe përpunon instruksionet që përdoren për të manipuluar të dhënat. Proçesorët e laptop-ëve janë projektuar për të përdorur më pak energji dhe krijuar më pak nxehtësi se proçesorët e kompjuterave desktop. Si rrjedhim, proçesorët e laptop-ëve nuk kërkojnë pajisje ftohëse që të jenë aq të mëdha sa ato të desktop-ëve. Proçesorët e laptop-ëve përdorin gjithashtu atë që njihet si teknika e shkallëzimit dinamik të frekuencave duke modifikuar shpejtësinë si të nevojshme për të reduktuar konsumin e fuqisë dhe të nxehtësisë. Kjo teknikë e njohur në arkitekturën e kompjuterave realizon pra rregullimin automatik të frekuencave të mikroproçesorëve. Ajo është veçanërisht e përdorshme në laptop-ët ku energjia e marrë nga bateria është e kufizuar. Mirëpo, kjo sjell një rënie të lehtë të performancës së laptop-it. Ndërkohë, ajo gjithashtu rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e disa pjesëve të laptop-it. Këta proçesorë të prodhuara specifikisht për laptop-ë mundësojnë që një laptop të punojë për një periudhë më të gjatë kohe kur përdoret burimi i energjisë nga bateria. Së fundi, vemë re se teknikët duhet t’i referohen manualit të laptop-it për proçesorët që mund të përdoren si zëvendësues.

14

Page 15: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Krahasimi i administrimit të fuqisë të një laptop-i dhe të një desktop-i

Administrimi i fuqisë kontrollon fluksin e elektricitetit drejt komponentëve të kompjuterit. Desktop-ët janë zakonisht të vendosura në një pozicion ku ata mbeten të lidhura në një rrjet elektrik. Menaxhimi i fuqisë së desktop-it realizon shpërndarjen e elektricitetit nga burimi drejt pjesëve të desktop-it. Këto kompjutera kanë gjithashtu një bateri të vogël që siguron elektricitet për ruajtjen e aktivitetit të orës së brendshme dhe parametrave të BIOS-it kur desktop-i është i fikur. Laptop-ët janë të vegjël dhe portative. Kjo veçori e portabilitetit është arritur prej kombinimit të përmasës dhe peshës së vogël të një laptop-i me aftësinë për të punuar nga një bateri. Kur laptop-i është i ndezur, administrimi i fuqisë së laptop-it mundëson dërgimin e elektricitetit nga rrjeti i rrymës alternative drejt pjesëve të laptop-it. Administrimi i fuqisë së laptop-it gjithashtu karikon baterinë. Kur laptop-i është i fikur, administrimi i fuqisë së laptop-it merr elektricitet nga bateria dhe e dërgon drejt pjesëve të laptop-it. Ka dy metoda të menaxhimit të fuqisë:

Menaxhim i avancuar i fuqisë (APM). APM është një version i hershëm nëpërmjet të cilit BIOS përdorej për të kontrolluar parametrat për menaxhimin e fuqisë.

Konfigurimi i avancuar dhe ndërfaqja e fuqisë (ACPI). ACPI ka zëvendësuar APM. ACPI ofron cilësi shtesë të menaxhimit të fuqisë. Me ACPI, sistemi i shfrytëzimit kontrollon menaxhimin e fuqisë.

Krahasimi i kapaciteteve të shtuara të një laptop-i dhe të një desktop-i

Kapacitetet e shtuara rritin funksionalitetet e një kompjuteri. Shumë pajisje shtesë mund të përdoren me kompjuterat laptop-ë dhe desktop-ë, siç mund të jenë:

Disqet e jashtme Modemë Karta rrjeti Përshtatës për lidhje pa kabëll Printera Periferikë të tjerë

Pajisjet e shtuara lidhen me laptop-ët dhe desktop-ët në mënyra të ndryshme. Një desktop mundëson lidhjen e këtyre pajisjeve me portat USB dhe portat paralele. Një laptop përdor për lidhjen e këtyre pajisjeve portat USB, portat paralele dhe kartat PC. Përdorimi i standardizuar i portave USB dhe FireWire bën të mundur që të lidhësh shumë tipe pajisjesh të jashtme me laptop-ët, stacionet e lidhjeve, replikatorët e portave dhe desktop-ët. Standardet e USB dhe WireFire mundësojnë lidhjen dhe shkëputjen e komponentëve të jashtme pa patur nevojë të fikësh sistemin. Portat USB dhe WireFire përdoren për të lidhur një numër komponentësh të jashtëm si:

Printera Skanera Disketa Mausa Kamera

15

Page 16: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Tastiera Hard disqe Disqe çasti (flash drives) MP3 player

Laptop-ët dhe desktop-ët kanë kapacitete shtesë të ngjashme. Ndryshimi në faktorin formë midis kompjuterave përcakton çfarë lloji pajisje shtesë të përdoret. Desktop-ët kanë fole të brendshme që mundësojnë instalimin e disqeve shtesë. Laptop-ët kanë hapësirë të kufizuar, kështu që foletë e shtuara tek laptop-ët janë projektuar për të mundësuar që lloje të ndryshme pajisjesh ruajtjeje të përshtaten në të njëjtën fole. Këto pajisje disqesh ruajtjeje mund të montohen dhe hiqen pa patur nevojë të ndezësh apo fikësh kompjuterin. Në tabelën 2 paraqiten tiparet e pajisjeve shtesë tek laptop-ët dhe desktop-ët.

Tabela 2: Pajisjet e shtuara

Pajisja Karta PC Integruar

Porta të jashtme (USB,

paralele, Video,

FireWire, Serial)

Integruar Kartë përshtatëse

Porta të jashtme (USB,

paralele, Video,

FireWire, Serial)

Monitor i jashtëm X X

Printer X XTastierë X X X

Maus X X

Pajisje disqesh të jashtme

X X

Karta Ethernet NIC X X X X X X

Karta Wireless NIC X X X X X X

Pajisje disku CD/DVD X X

Kontrollora pajisje disqesh

X X X

Laptop Desktop

Laptop-ët përdorin folenë e kartës PC për të shtuar funksionalitete. Foleja e kartës PC përdor një ndërfaqës standard të hapur për të lidhur tek pajisjet periferike duke përdorur standardin CardBus. Shembuj të pajisjeve që lidhen duke përdorur karta PC janë si për shembull:

Memorie Modemë Hard disqe Karta rrjeti

Kartat PC plotësojnë standardin PCMCIA. Ata janë tre llojesh: Tipi I, tipi II dhe tipi III. Secili prej tipeve është i ndryshëm në përmasë dhe mund të lidhet në pajise të ndryshme.

16

Page 17: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Një nga tipet e fundit të kartave PC quhet karta PC Ekspres. Në tabelën 3 tregohen tipare krahasuese të kartave PC, ndërsa në tabelën 4 tipare krahasuese të kartave ekspres.

Tabela 3: Specifikime kartash PCPC Bus Përmasa Trashësia (mm) Ndërfaqësi Shembuj

Tipi I 85.6x54 3.3 Memorie, I/O, CardBus SRAM Flash

Tipi II 85.6x54 5.5Memorie, I/O,

CardBusModem LAN

Wireless

Tipi III 85.6x54 10.5Memorie, I/O,

CardBus Hard disk

Tabela 4: Specifkime kartash ekspresEkspres Bus Përmasa (mm) Trashësia (mm) Ndërfaqësi Shembuj

Express Card 34 75x34 5 PCI Express, USB 2.0

FireWire, TV tuner, Wireless NIC

Express Card 54 75x54 5 PCI Express, USB 2.1

Card reader, Compact Flash Reader, 1.8-inch

drive

Kartat ekspres kanë konfigurime me 34-pin dhe 54-pin. Figura 14 paraqet një shembull të kartave PC dhe kartave ekspres.

Figura 14: Karta të shtuara laptop-i

Metodat e lidhjeve pa kabëll për laptop-ët dhe pajisjet portative

Pajisjet pa kabëll i japin mundësinë njerëzve të punojnë, mësojnë, luajnë dhe komunikojnë kudo dhe kurdo që ata dëshirojnë. Duke përdorur pajisjet që nuk kanë nevojë për lidhje kabllore, përdoruesi mund të shfrytëzojë ambjente që ofrojnë teknologji komunikimi pa kabëll si interent kafe, kampuse universitare etj. Për shembull, kampuset universitare sot ofrojnë rrjete komunikimi pa kabëll për të mundësuar studentët të regjistrohen për leksione, të ndjekin leksione dhe të dorëzojnë detyrat e projektet e tyre mësimore në hapësira ku lidhja fizike është e pamundur. Kjo tendencë e shfrytëzimit të

17

Page 18: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

komunikimit pa kabëll do të vazhdojë të rritet në të ardhmen. Më poshtë po përshkruajmë disa prej teknologjive që realizojnë lidhjen në rrjeta pa kabëll.

Teknologjia Bluetooth

Bluetooth është një teknologji pa kabëll që mundëson pajisjet të komunikojnë në distanca të shkurtra. Një pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke krijuar një rrjet personal pa kabëll (WPAN). Specifikimi teknik përshkruhet prej standardit 802.15.1 të Institutit të Inxhinierisë Elektronike dhe Elektrike (IEEE). Pajisjet bluetooth mund të marrin zë dhe të dhëna dhe janë në mënyrë ideale të përshtatura për lidhjen e pajisjeve si:

Laptop-ë Printera Kamera PDA Telefonë celularë

Karakteristikat e zakonshme të një bluetooth-i janë: Bluetooth është një teknologji e lidhjes pa kabëll në distanca të shkurtra pa patur

nevojë për kablla midis pajisjeve portative dhe pajisjeve me konfiguracion të fiksuar.

Ajo funksionon me 2.4-2.8 GHz në banda të palicensuara ISM Ajo përdor pak energji dhe ka kosto të ulët dhe përmasë të vogël. Ajo përdor atë që quhet “adaptive frequency hopping”(AFH) që realizon

reduktimin e efekteve të interferencave midis bluetooth-it dhe pajisjeve të tjera. Distancat e rrjetit personal të bluetooth-it janë të kufizuara prej fuqisë së përdorur prej pajisjeve në rrjet. Pajisjet bluetooth klasifikohen në tre grupe, siç paraqiten në figurën 15. Rrjeti bluetooth më i zakonshëm i përket klasës 2, i cili ka një segment distance prej 10 m.

Tabela 5: Klasifikimi i bluetooth-itKlasa Fuqia e sinjalit DistancaKlasa 1 100 mW 100 mKlasa 2 2.5 W 10 mKlasa 3 1 mW 1 m

Pajisjet bluetooth operojnë në një zonë frekuencash radioje nga 2.4 GHz në 2.485 GHz të cilat janë në bandat ISM. Këto banda nuk kërkojnë një liçensë. Standardet bluetooth përfshijnë AFH që lejon sinjalet të transmetohen duke përdorur frekuenca të ndryshme brenda zonës së përcaktuar të bluetooth-it, duke reduktuar në këtë mënyrë mundësinë e interferimit kur disa pajisje bluetooth janë prezente. AFH gjithashtu lejon pajisjen të identifikojë frekuencat që janë në përdorim dhe të zgjedhë një bashkësi tjetër frekuencash. Masat e sigurisë përfshihen në standardet e bluetooth-it. Sapo pajisja bluetooth lidhet, ajo identifikohet duke përdorur një numër personal identifikimi (PIN). Bluetooth-i suporton enkriptimin 128-bit dhe autenticitetin e PIN-it.

18

Page 19: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Teknologjia “Infrared”

Teknologjia pa kabëll infrared është një teknologji e komunikimit pa kabëll në distancë të shkurtër dhe me fuqi të ulët. Kjo teknologji transmeton të dhëna duke përdorur dioda që emetojnë dritë (LED) dhe merr të dhëna duke përdorur fotodioda. Rrjetat e teknologjisë infrared janë globalisht të parregulluara. Megjithatë, shoqata e të dhënave infrared (IrDA) përcakton specifikimet për komunikimet pa kabëll infrared. Karakteristikat e zakonshme të një rrjeti të tillë janë:

Infrared është një teknologji e fuqisë së ulët, pa kabëll, e distancave të shkurtra dhe që përdor LED.

Sinjalet infrared operojnë në frekuencën më të ulët dhe distancat e transmetimit kufizohen në vetëm disa metra.

Sinjalet infrared nuk mund të depërtojnë tavanet ose muret.Ekzistojnë katër tipe rrjetash infrared si vijon:

Line of sight. Sinjali transmetohet vetëm nëse ka një pamje të qartë pa pengesa midis pajisjeve.

Scatter. Sinjali kapërcen tavanet dhe muret. Reflective. Sinjali dërgohet në një transmetues optik dhe ridrejtohet drejt pajisjes

marrëse. Broadband optical telepoint. Transmetimi mund të plotësojë kërkesat e

multimedias së cilësisë së lartë.Rrjetat infrared janë ideale për lidhjen e laptop-ëve me llojet e mëposhtme të pajisjeve:

Multimedia projector PDA Printer Remore control Maus pa kabëll Tastierë pa kabëll

Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve infrared është i thjeshtë. Shumë pajisje infrared lidhen me portën USB në një laptop ose kompjuter desktop. Sapo kompjuteri identifikon pajisjen, sistemi i shfrytëzimit instalon drajvërat e duhur. Megjithë avantazhet, teknologjia infrared ka disa kufizime:

Sinjali infrared nuk mund të depërtojë muret dhe tavanet. Sinjalet infrared janë të ndjeshme ndaj interferimit dhe dobësimit prej burimeve të

forta të dritës, si për shembull ndriçimit fluoreshent. Pajisjet infrared scatter mund të lidhen pa line of sight, por transferimi i të

dhënave është i ngadaltë dhe distancat janë më të shkurtra. Distancat infrared duhet të jenë 1 m ose më pak kur përdoren për komunikim

kompjuterash.

Teknologjia e rrjetave celulare

Rrjetet celulare janë projektuar që në fillim vetëm për komunikim zëri. Teknologjia celulare është zhvilluar mjaft dhe tani mundëson transmetimin e zërit, figurës, video-s dhe të dhënave njëkohësisht. Ajo gjithashtu mundëson përdorimin e laptop-ëve dhe

19

Page 20: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

pajisjeve portative në distancë. Me një përshtatës rrjeti celular të instaluar, përdoruesi i laptop-it mund të aksesohet në internet duke qenë në lëvizje. Karakteristikat e zakonshme të kësaj teknologjie janë:

Lidhjet e rrjetave celulare janë rrjete të fuqishme pa kabëll dy-drejtimëshe. Rrjetet celulare funksionojnë përgjithësisht në një nga dy zonave të frekuencave;

800 MHz dhe 1900 MHz. Tre gjeneratat e kësaj teknologjie janë voice-only analog, digital dhe high speed

data.Megjithëse ata janë më të ngadaltë se lidhjet DSL dhe me kabëll, rrjetat celulare klasifikohen si lidhje të shpejtësisë së lartë. Për të lidhur një laptop me një rrjet celular, nevojitet instalimi i një përshtatësi që shërben për të punuar me rrjetet celulare. Një përshtatës celular nevojitet të plotësojë një nga standardet e mëposhtme:

Global System for Mobile Communications (GSM). Rrjet celular ndërkombëtar. General Packet Radio Service (GPRS). Shërbim të dhënash për përdoruesit e

GSM. Quad-Band. Lejon një telefon ceular të funksionojë në katër frekuencat GSM; 850

MGz, 900 MGz, 1800 MGz, 1900 MGz Short Message Service (SMS). Mesazhet tekst. Shërbimi i mesazheve multimediale. Mesazhe multimedia. Enhanced Data Rates for GSM Evolution (EDGE). Siguron shpejtësi në rritje e të

dhënave dhe besueshmëri të dhënash në përmirësim. Evolution Data Optimized (EV-DO). Shpejtësi të lartë shkarkimi.

Lidhja e një telefoni celular në një rrjet celular është një proçes i thjeshtë. Kartat e rrjetit celular janë “plug and play”. Ata janë të integruara në laptop ose futen në folenë e kartave PC në laptop.

Teknologjia Wi-Fi

Teknologjia pa kabëll Wireless Fidelity (Wi-Fi) bazohet në standardet dhe specifikimet e rrjetave IEEE 802.11. Numri 802.11 tregon një bashkësi standardesh që specifikohen në dokumentacionin IEEE 802.11. Sipas këtij dokumenti, termat 802.11 dhe Wi-Fi janë të ndërkëmbyeshme. Disa nga karakteristikat e kësaj teknologjie janë:

Wi-Fi është një teknologji pa kabëll që siguron një lidhje të thjeshtë nga çfarëdo pozicioni brenda zonës së një stacioni bazë.

Distancat e lidhjeve janë 91 m ose më shumë, në varësi të ambjentit. Lehtësia e aksesit e bën Wi-Fi një zgjidhje të thjeshtë për lidhjet në rrjeta.

Aktualisht, katër standarde Wi-Fi ekzistojnë: 802.11a 802.11b 802.11g 802.11n

Teknikët i referohen standardeve Wi-Fi prej vetëm shkronjës së fundit. Për shembull, një teknik i referohet një router-i pa kabëll thjesht si router-i “b”. Standardi 802.11g u fut në përdorim në 2003 dhe tashmë është standardi më i zakonshëm Wi-Fi. Standardi 802.11n u fut në përdorim në 2006. Standardet 802.11b, 802.11g dhe 802.11n përdorin bandën e frekuencës 2.4 GHz e cila është e parregulluar dhe gjerësisht e përdorur. Trafiku i madh

20

Page 21: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

mund të shkaktojë që sinjalet në frekuencën 2.4 GHz të interferohen me pajisje të tjera pa kabëll 2.4 MGz, siç janë telefonat pa kordë. Për këtë arsye, standardi 802.11a nuk është në përputhje me standardet e tjera 802.11x. Tabela e mëposhtme paraqet shpejtësinë e të dhënave dhe zonën e mbulimit për katër standardet Wi-Fi.

Tabela 6: Standardet Wi-FiStandardi Viti i fillimit Shpejtësia Distanca802.11a 1999 54 Mbps 30.5 m802.11b 1999 11 Mbps 30.5 m802.11g 2003 54 Mbps 30.5 m802.11n 2006 540 Mbps 50.3 m

Siguria është një shqetësim madhor për rrjetat pa kabëll. Kushdo brenda zonës së mbulimit të router-it mundet potencialisht të realizojë hyrjen në rrjet. Kështu që masat e mëposhtme janë të domosdoshme për të shmangur këtë fenomen:

Kurrë të mos dërgohet informacioni i fjalëkalimeve duke përdorur tekst të pakriptuar.

Përdorni një lidhje VPN kur është e mundur. Zbatoni masat e sigurisë në rrjetat shtëpiake. Përdorni sigurinë Wi-Fi Protected Access (WPA)

Standardet WPA ose WPA2 përdoren për të mbrojtur rrjetat Wi-Fi. WPA përdor një teknologji autenticiteti dhe enkriptimi të sofistikuar për të mbrojtur rrjedhjen e të dhënave midis pajisjeve Wi-Fi. WPA përdor çelësin e enkriptimit 128-bit dhe mund të përdoret në të gjithë pajisjet pa kabëll. WPA u fut për të zëvendësuar Wired Equivalent Privacy (WEP) e cila kishte ndeshur probleme sigurie.

Teknologjia satelitore

Shërbimi i teknologjisë satelitore është ideale për përdoruesit në zonat rurale dhe të largëta të cilët kërkojnë akses me brez të gjerë të shpejtësisë së lartë në zona ku shërbime të tjera të shpejtësisë së lartë mungojnë. Megjithatë, për shkak të kostos së lartë fillestare dhe shpejtësive relativisht më të ulta, instalimi i teknologjive të tilla rekomandohet vetëm nëse lidhja kabllore ose DSL është e pamundur.Karakteristikat e zakonshme të kësaj teknologjie janë:

Rrjetat satelitore janë më të shpejtë se lidhjet dialup por më të ngadalshme se lidhjet kabllore dhe DSL.

Shërbimi satelitor është ideal për përdoruesit e internetit në zona rurale dhe të largëta.

Shkarkimi (download) i të dhënave është më i shpejtë se ngarkimi (upload) i tyre. Kushtet e pafavorshme të motit mund të interferojnë me marrësin satelitor.

Lidhjet në internet satellite përdorin kanale të dhënash dy-drejtimëshe. Një kanal përdoret për ngarkimin dhe një tjetër për shkarkimin. Ngarkimi dhe shkarkimi mund të realizohen duke shfrytëzuar një lidhje satelitore. Në disa raste, një linjë telefoni dhe modem përdoren për ngarkim. Shpejtësitë e shkarkimit janë tipikisht më të larta se shpejtësitë e ngarkimit. Lidhjet satellite janë më të ngadalta se lidhjet kabllore dhe DSL, por më të shpejta se lidhjet me modem. Disa prej avantazheve të lidhjeve satellite janë si vijon:

21

Page 22: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Akses me shpejtësi të lartë në internet Akses në zona të largëta Shkarkim i shpejtë të dhënash Pjatat satelitore mund të përdoren për akses TV-je njëkohësisht.

Vendosja e duhur, instalimi, dhe konfigurimi i një sistemi satelitor janë aspekte të rëndësishme për funksionimin efiçent të sistemit. Pajisje të veçanta nevojiten të instalosh një pajisje satelitore:

Pjatë sateliti 610-mm Modem për uplink dhe downlink Kabëll koaksial dhe lidhësa.

Shtojcë: Lista e portave të mundshme në një laptop

Portat dhe foletë e ndryshme në një laptop apo pajisje tjetër portative realizojnë lidhjen me pajisje të tjera periferike si mausi, tastiera, monitor, altoparlantë, rrjeta, karta pa kabëll, pritera, kamera, aparatë dixhitalë, telefona, karta memoriesh etj. Sa më shumë porta të tilla të ketë një laptop, aq më shumë kapacitete ajo ofron. Duke qenë se teknologjia e kompjuterave është duke u zhvilluar shumë shpejt, cilësi dhe tipare të reja i shtohen vazhdimisht laptop-ëve ekzistues. Si rrjedhim, porta modelesh të reja mund të ofrohen si intrumenta lidhjeje të laptop-it me pajisje të ndryshme periferike. Më poshtë po japim një përshkrim të shkurtër të portave që përdoren aktualisht.

- Porta USB (Universal Serial Bus)

Nga të gjithë portat e laptop-it, portat USB janë ato më gjerësisht të përdorura sot dhe më të njohurat. Portat USB përdoren për lidhjen e shumë pajisjeve periferike me laptop-in si mausi, tastiera, memoriet e çastit, kamerat dixhitale, monitorë, dhe shumë pajisje të tjera. Për pajisjet që nuk kanë energjinë e tyre të veten, portat USB mund të sigurojnë një sasi të vogël elektriciteti për pajisje që kërkojnë energji të ulët si për shembull mausi ose memoriet e çastit. Për shkak të përdorimit të gjerë, laptop-ët e sotëm kanë më shumë se një porte USB duke mundësuar lidhjen e njëkohëshme të më shumë se një pajisjeje me laptop-in.

Figure 15: Pamja e një porte USB

- Foleja e kartës Express 

Kjo kartë ka zëvendësuar kartën PC/PCMCIA. Karta ekspres është shumë më e shpejtë se ato të mëparshmet duke ju përgjigjur të njëjtave karakteristika që kërkojnë pajisjet periferike të kohës. Foleja e kartës ekspres është më e madhja në laptop dhe përdoret për lidhjen e pajisjeve të tilla periferike si karta celulari, përshtatës kartash memorie dixhitale, karta rrjeti, disqe të jashtme, karta televizive, karta zëri dhe pajisje të tjera

22

Page 23: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Figura 16: Pamja e një foleje karte ekspres

- Porta HDMI 

Një nga lidhjet e reja që përdoret gjerësisht në laptop-ët e sotëm është lidhja HDMI (High-Definition Multimedia Interface). HDMI është një lidhës audio/video kompakt dixhital shumë popullor në pajisjet e argëtimit si High-Definition LCD ose plasma TV, dhe HD-DVD ose BlueRay players pa përmendur dhe pajisje të tjera high-tech. Me portat HDMI në të dyja pajisjet ju mund të lidhni shumë thjesht laptop-in me pajisjet që përmendëm.

Figura 17: Pamja e një porte HDMI

- Porta Firewire/IEEE 1394

Firewire është e ngjashme me USB nga pamja por shumë e ndryshme nga aspekti teknik. Firewire ishte në fakt një nga portat e përdorshme në kompjuterat laptop Apple sepse USB ishte shumë më e ngadalshme. Firewire është portë e vlefshme në të gjithë laptop-ët e sotëm dhe përdoret kryesisht për lidhjen me kamerat dixhitale.

Figure 18: Pamja e një porte IEEE 1394

- Foleja për Memory Card Reader

Kjo është një fole në shumicën e kompjuterave laptop-ë të kohës që mundëson përdorimin e thjeshtë të kartave të memories të kamerave dixhitale të llojeve të ndryshme si SD (secure digital), XD picture card, MMC (multi media card), Memory stick, Memory stick PRO, dhe të tjera. Laptop-ët mundësojnë përdorimin e shumë tipeve të kartave të memories.

- Porta DVI (Digital Video Connector) 

DVI është një portë që përdoret kryesisht për lidhjen e laptop-it me një monitor ose një televizor High Definition si dhe pajisje të tjera me ekran.

23

Page 24: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

Figura 19: Pamja e një porte DVI

- Porta VGA

Porta VGA përdoret për lidhjen tradicionale analoge që lidh një laptop me një monitor analog ose TV LCD. Ndryshe nga lidhjet HDMI ose DVI, VGA nuk është dixhitale. Ajo ka shërbyer si portë standarde video për shumë dekada. Për këtë arsye kjo portë mund të gjendet në pothuajse gjithë laptop-ët dhe pajisjet me ekran.

Figure 20: Pamja e një porte VGA

- Porta S-Video

Porta video analoge bazë që përdoret kryesisht për të lidhur laptop-in me një televizor ose me video projektorë. Duke qenë se portat S-video gjenden gjerësish në aparatë televizivë, shumë laptop-ë e kanë atë portë të integruar.

Figure 21: Pamja e një porte S-Video

- Foleja RJ-45/Network

Kjo është një fole që mundëson të lidhësh laptop-in në një rrjet kompjuterash me kabëll ose lidhje interneti me brez të gjerë të shpejtësisë së lartë përmes një kablli rrjeti standard Ethernet. Foleja RJ-45 gjendet në të gjithë kompjuterat si desktop dhe laptop.

Figure 22: Pamja e një foleje RJ-45

24

Page 25: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

- Foleja RJ-11/Phone 

Kjo fole përdoret për të lidhur laptop-in me një linjë standarde telefoni nëpërmjet modemit të brendshëm 56k.

Figure 23: Pamja e portave RJ-11

- Foleja e çelësit të kabllit të sigurisë

Kjo është një fole e vogël në trupin e laptop-ëve që përdoret për të lidhur kabllin e sigurisë në laptop në mënyrë që ajo të fiksohet e lidhur përkohësisht me një objekt për të shmangur vjedhjen e saj. Kjo është e përdorshme veçanërisht në ambjente publike.

Figure 24: Pamja e një laptop-i të lidhur me kabëll sigurie

- Porta e lidhjes së stacionit të portave

Kjo portë përdoret përdoret për të lidhur laptop-in me një stacion portash e cila është një pajisje që mundëson lidhjen e lapto-pit me periferikë të tjerë. Kjo pajisje është mjaft e dobishme sidomos në rastet ku nuk është e mundur lidhja e drejtpërdrejtë e periferikëve të ndryshëm me laptop-in. Theksojmë se jo të gjithë laptop-ët kanë një fole të tillë. Gjithashtu, vemë në dukje se çdo portë e tillë është specifike sipas prodhuesit dhe modelit kështu që një stacion portash lidhjeje për një laptop të caktuar mund të mos përdoret për një laptop tjetër.

Figure 25: Pamja e një porte laptop-i për lidhje me një stacion portash

- Foleja media

Kjo fole e gjendur në disa laptop-ë lejon futjen e disa pajisjeve si CD/DVD, hard disqe ekstra, baterive ekstra midis pajisjeve të tjera. Një pajisje e tillë duhet normalisht të jetë specifike sipas modelit të laptop-it përkatës në të cilin përdoret.

25

Page 26: Ç’është një kompjuterbeqircela.vet.al/files/subdomains/beqircela/Material... · Web viewNjë pajisje bluetooth mund të lidhet me deri në 7 pajisje të tjera bluetooth duke

 

Figure 26: Pamja e një foleje media

- Porta paralele dhe seriale

Këto janë tipet më të vjetra të portave që gjenden akoma në disa prej laptop –ëve të sotëm të cilat përdoren sidomos për lidhjen me pajisje periferike disi të vjetra.

Figure 27: Pamja e një porte paralele dhe seriale

26