arta marku: ja elementët që do të shfrytëzojmë për të ... · marrin në pyetje krerët e...

24
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje në Kuvend. Përveç mocionit me debat të kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama në lidhje me skemën ekonomike, e cila ishte pika kryesore e rendit të ditës... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Nis shpërbërja e LSI, pas Gjirokastrës edhe në Fier largime militantësh, 4 këshill- tarë braktisin Kryemadhin dhe bashkohen me PS Përplasen PD-PS, socialistët kërkojnë drejtësi për 26 viktimat e Gërdecit, Berisha braktis seancën dhe udhëton me Metën në Azerbajxhan Tirazhi 10000 kopje E Premte 16 Mars 2018 Arta Marku: Ja elementët që do të shfrytëzojmë për të rihapur dosjet e Gërdecit dhe 21 Janarit, të gjithë të korruptuarit për ndjekje penale, DASH i gatshëm për hetimin e Llallës Parlamenti ka zhvilluar dje për rreth 9 orë një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për ndihmën ekonomike. Një seancë që u shoqërua me debate të shumta dhe akuza e kundër akuza mes mazhorancës dhe opozitës... Kryeministri Edi Rama ka folur dje në Kuvend mbi reformën e ndihmës ekonomike që qeveria ka ndërmarrë. Në mocionin me debat që opozita zhvilloi me kryeministrin Rama, ky i fundit duke u ndalur tek akuzat e demokratëve... Edi Rama: Mbi 10 mijë familje përfituan për herë të parë ndihmë ekonomike, PD parti pa lidership, nxjerr lot krokodili nga mungesa e ideve Debat në Parlament për ndihmën ekonomike, Basha: 30 mijë familje u përjashtuan padrejtësisht, PS presione për zgjedhjet vendore Faqe 8 Faqe 9 Faqe 7 Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 10-vjeçari Gërdec dhe foltorja e mbushur me viagra politike! Nga Besi BEKTESHI Nga Bardhyl BEJKO Nga Sokrat NDREÇKA Sa shumë shënjestra të gabuara, zonja Kryemadhi! Dora që nuk kafshohet, puthet! Fillon tërmeti në drejtësi, mbyllet vetingu për gjyqtarin Fatos Lulo, komisionerët marrin në pyetje krerët e gjyqësorit Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 5 Ditën e djeshme u shënuan plot dhjetë vjet nga ngjarja e rëndë e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 per- sona dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë demontimi armësh.Teksa çdo vit familjarët... Përkujtohet tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave letër Arta Markut për rihapjen e dosjes, avokat Matlia sulmon politikën dhe drejtësinë Faqe 6 Faqe 3 Pas drejtësisë edhe politika në veting, ILDKP kontroll të plotë pasurisë së 140 deputetëve, hapen dosjet për zbulimin e pasurive të dyshimta Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri në vitin 1965, ja kërkesat e Enver Hoxhës për Kinën dhe sulmet ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik Faqe 12,13 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbyllur verifikimet për gjyqtarin e parë.Teksa prej disa muajsh priteshin rezultatet e vetingut, më 21 mars do fillojnë efektet e para. Gazeta ka mësuar se vendimi i parë që do të marri komisioni do të jetë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Për të është mbyllur procesi i verifikimit të pasurisë, figurës dhe karrierës, ndërsa më 21 mars... Faqe 2

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje në Kuvend. Përveç mocionit me debat të kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama në lidhje me skemën ekonomike, e cila ishte pika kryesore e rendit të ditës...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Nis shpërbërja e LSI, pas Gjirokastrës edhe në Fier largime mili ta ntësh, 4 këshill-tarë braktisin Kryemadhin dhe bashkohen me PS

Përplasen PD-PS, socialistët kërkojnë drejtësi për 26

viktimat e Gërdecit, Berisha braktis seancën dhe udhëton

me Metën në Azerbajxhan

Tirazhi 10000 kopje E Premte 16 Mars 2018

Arta Marku: Ja elementët që do të shfrytëzojmë për të rihapur dosjet e Gërdecit dhe 21 Janarit, të gjithë të korruptuarit për ndjekje penale,

DASH i gatshëm për hetimin e Llallës

Parlamenti ka zhvilluar dje për rreth 9 orë një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për ndihmën ekonomike. Një seancë që u shoqërua me debate të shumta dhe akuza e kundër akuza mes mazhorancës dhe opozitës...

Kryeministri Edi Rama ka folur dje në Kuvend mbi reformën e ndihmës ekonomike që qeveria ka ndërmarrë. Në mocionin me debat që opozita zhvilloi me kryeministrin Rama, ky i fundit duke u ndalur tek akuzat e demokratëve...

Edi Rama: Mbi 10 mijë familje përfituan për herë të parë ndihmë ekonomike, PD parti pa lidership, nxjerr lot

krokodili nga mungesa e ideve

Debat në Parlament për ndihmën ekonomike, Basha: 30 mijë familje u përjashtuan

padrejtësisht, PS presione për zgjedhjet vendore

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 7

Faqe 4

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

10-vjeçari Gërdec dhe foltorja e mbushur me

viagra politike!

Nga Besi BEKTESHI

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Sokrat NDREÇKA

Sa shumë shënjestra të gabuara, zonja Kryemadhi!

Dora që nuk kafshohet, puthet!

Fillon tërmeti në drejtësi, mbyllet vetingu për gjyqtarin Fatos Lulo, komisionerët

marrin në pyetje krerët e gjyqësorit

Çmimi 20 lekë

Faqe 5

Ditën e djeshme u shënuan plot dhjetë vjet nga ngjarja e rëndë e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 per-sona dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë demontimi armësh. Teksa çdo vit familjarët...

Përkujtohet tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave letër Arta Markut për rihapjen e dosjes, avokat Matlia sulmon

politikën dhe drejtësinë

Faqe 6

Faqe 3

Pas drejtësisë edhe politika në veting, ILDKP kontroll të plotë pasurisë së 140 deputetëve,

hapen dosjet për zbulimin e pasurive të dyshimta

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri në vitin 1965, ja kërkesat e Enver Hoxhës për Kinën dhe sulmet

ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik

Faqe 1

2,1

3

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbyllur verifikimet për gjyqtarin e parë. Teksa prej disa muajsh priteshin rezultatet e vetingut,

më 21 mars do fillojnë efektet e para. Gazeta ka mësuar se vendimi i parë që do të marri komisioni do të jetë për anëtarin e Gjykatës

Kushtetuese, Fatos Lulo. Për të është mbyllur procesi i verifikimit të pasurisë, figurës dhe karrierës, ndërsa më 21 mars...

Fa

qe

2

2 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Teksa shumë shpejt do të dalin të dhënat e para për gjyqtarët dhe

prokurorët, viti 2018 do të sjellë surpriza

dhe në radhët e depu-tetëve, pasi do i nën-shtrohen kontrollit të

plotë të pasurisë. ILD-KP ka bërë të ditur dje se është marrë vendi-mi për të ushtruar një kontroll të imtësishëm

për të 140 depu-tetët e Parlamenti të

Shqipërisë, gazeta ka mësuar se ILDKP do

hapë të gjitha dosjet e deklarimeve që kanë

bërë deputetët që nga dita e parë...

Në ligjin për deklarimin e pasur-isë, janë bërë një sërë ndryshimesh të rëndësishme sidomos për njerëzit e drejtësisë. Janë futur disa dispozita ku përveç subjektit dhe familjarëve, duhet që të deklarohet dhe pasuria e kushërinjve. “Mbartin detyrimin për deklarimin e pasurisë dhe të interesave private: ç)kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër kor-rupsionit dhe krimit të organizuar si dhe familjarët e afërm të tyre sipas

parashikimeve të legjislacionit që rregullon organizimin dhe funksion-imin e institucioneve për të luftuar ko-rrupsionin dhe krimin e organizuar; d)kandidatët për prokuror, oficer he-timi, personel administrativ i Proku-rorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe familjarët e afërm të tyre sipas parashikimeve të legjisla-cionit që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në ligjin e ri.

NË SITË TË AFËRMIT E ZYRTARËVE

Lufta kundër drogës, Hajnaj: Nuk do ketë tolerim

Lufta kundër krimit të organi-zuar dhe drogës vijon të jetë fokusi kryesor i mazhorancës. Zëvendës drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj deklaroi ditën e djeshme se për të shfarosur këto dy fenomene duhet më shumë bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese. Gjatë një takimi sensibilizues me pushtetin vendor në Lushnje, Hajnaj theksoi se do të kryhen kontrolle në ambientet e mbyllura, ku dyshohet të jenë maga-zinuar sasi të mëdha kanabisi. “Është e domosdoshme që lufta kundër këtij fenomeni të jetë më e organizuar, më efikas dhe më rezultative. Dhe për të realizuar këtë objektiv do kërkohet një bashkëpunim akoma më i madh edhe gjatë vitit 2018. Kontrollet duhet të vazhdojnë jo vetëm në zonat që janë kontrolluar një herë, por edhe në ambientet e mbyllura. Duhet të rritet bashkëpunimi midis agjencive të tjera që kanë detyrime për këtë fenomen. Të forcohet pjesa e goditjes së grupeve kriminale, nuk do të ketë tolerim për askënd”, tha Aida Hajnaj.

Petrit Vasili sulme prokurorisë: Të hetojë

koncesionetKreu i grupit parlamentar të

LSI, Petrit Vasili sulmoi ditën e djeshme institucionin e prokuror-isë, duke theksuar se nuk po heton koncesionet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se prokuroria po hesht në një kohë kur faktet për koncesionet i ka treguar shumë qartë FMN. “Konce-sionet janë afera më e errët, që ka zënë për fyti ekonominë shqiptare. Vetingu i koncesioneve është de-tyrim ligjor i pashmangshëm, por edhe një obligim moral për qindra mijëra shqiptarë. Prokuroria hes-ht ndërkohë që për mungesën e transparencës dhe dëmin kolosal të tyre në ekonominë tonë ka tre-guar shumë qartë FMN dhe gjithë bota. Vetingu i koncesioneve është i pashmangshëm, kush hesht, rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve. Veting koncesioneve, mjaft u fsheh proku-roria shqiptare”, deklaroi Petrit Vasili në “Facebook”.

Komisioni hetimor për Saimir Tahirin, zbardhen emrat e anëtarëve të PS, nga Felaj e Ndreu, te Sterkaj e Fino

Partia Socialiste ka përcaktuar anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar për të hetuar çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pak kohë më parë emri i tij u implikua në përgjimet telefonike të disa narko-trafikantëve ndërsa opozita kërkoi ar-restimin e Tahirit. Për këtë arsye me kërkesë të Partisë Demokratike, është ngritur edhe një komision hetimor, i cili pritet të ketë nën lupë rolin e institucioneve dhe funksionarëve publikë në atë që kampi i djathtë e quan

kanalizim të vendit si edhe rolin e Saimir Tahirit në këtë mes. Teksa pak ditë më parë u zbardhën anëtarët e opozitës PD-LSI në këtë komision, dje janë bërë publik anëtarët socialistë. Kështu, më konkretisht, nga radhët e PS do të jenë deputetët Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino. Ndërkohë, nga radhët e demokratëve janë katër anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Ndërsa

Endrit Braimllari do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në krye të komisionit është vendosur demokrati Edi Paloka, ndërsa Ermonela Felaj do të mbajë detyrën e nënk-ryetares. Pra siç duket, Partisë Demokratike i është lënë kryetari i komisionit, ndërsa socialistët kanë shumicën e votës. Objekti i punës së komisionit të posaçëm për Tahirin do të jetë verifikimi i pasojave të vendimit të Parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar për

përfshirjen në trafikun e drogës. Ndërkohë po ashtu ky komision do të ketë në fokus edhe verifikimin e rolit të Ministrisë së Dre-jtësisë në ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i akuzuar edhe si financier i grupit “Habilaj” të arrestuar në Itali. Pas ekstradimit të tij, partitë opozitare hodhën vazhdimisht akuza se Kuvendi dhe ministria ndikuan në proces-in hetimor. Sipas tyre, Nezar Seiti u largua qëllimisht sepse ishte një dëshmitar kyç që implikonte Saimir Tahirin.

Kliti TOPALLI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vendosur që të fusë në veting të gjithë deputetët shqiptarë. Teksa

shumë shpejt do të dalin të dhënat e para për gjyqtarët dhe prokurorët, viti 2018 do të sjellë surpriza dhe në radhët e deputetëve, pasi do i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. ILDKP ka bërë të ditur dje se është marrë vendimi për të ushtruar një kontroll të imtësishëm për të 140 deputetët e Parlamenti të Shqipërisë, gazeta ka mësuar se ILDKP do hapë të gjitha dosjet e deklarimeve që kanë bërë deputetët që nga dita e parë. Në Parlament ka deputetë me karrierë mbi 20 vjeçare. Çdo deklarim vjetor që ata kanë bërë do të verifikohet dhe deklarata do të shihen nga njëri vit në tjetrin, duke parë me imtësi se si ndryshon pasur-ia. Në ato raste ku ka trend rritës të dyshimtë, atëherë thellohen hetimet dhe pastaj merren masa. Deri më sot ILDKP ushtonte verifikime rastësore për deputetët. Ligji për deklarimin e pasurisë para se të ndryshonte dety-ronte institucionin të bënte verifikim të plotë çdo 3 vite për deputetët. Por ligji ndryshoi dhe u ul në dy vite. Në kuadër dhe të zbatimit të ligjit, IL-DKP tani do hapë dosjet për shumë emra në Parlamenti dhe priten sur-priza, pasi ka shumë ish-ministra që janë deputetë me pasuri të dyshimtë. Gazeta ka mësuar nga ana tjetër se shumica e politikanëve i kanë dorëzuar deklaratat e pasurisë. Afati përfundimtar është 31 marsi dhe sa i takon vitit 2017 pjesa dërmuese i kanë dorëzuar dhe verifikimi nis në prill, sipas burimeve të gazetës.

Ndryshimet në ligjPërveç deputetëve, pritet që

ILDKP të marrë vendim dhe për të verifikuar funksionarë të tjerë, pasi me ndryshimet në ligj kategoritë që duhet të verifikohen çdo dy vjet janë shtuar. “Kontrolli i plotë ush-trohet çdo 2 vjet për Presidentin e Republikës, Deputetët, Kryeminis-trin, Zv/kryeministrin, ministrin, zëvendësministrin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Proku-rorin e Përgjithshëm dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,

jtjes së konkurrencës, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, zëvendësgu-vernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj”, thuhet në nenin 25 të ndryshuar. Ndërkohë kontroll çdo 3 vjet do ketë për krerët e bash-kive, këshillave të qarkut gjyqtarët dhe prokurorët e Apelit dhe drejtues të administratës. Mësohet se sapo të

përfundojë skanimi i formularëve, do nisë verifikimi për shumicën e zyrtarëve. Por interesant është fakti se njësoj si për gjyqtarët edhe politi-kanët do kontrollohen për pasurinë e tyre dhe të familjarëve. Organizata ndërkombëtare prej kohësh kishin dhënë alarmin se nuk verifikohen pasuritë e pushtetarëve shqiptarë.

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarin e Kon-trollit të Lartë të Shtetit, Avokatin e Popullit, anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarin e organeve rregullatore ose të mbro-

Deputetët, ministrat dhe zyrtarët dorëzojnë pasuritë

Pas drejtësisë dhe politika në veting, ILDKP kontroll të plotë pasurisë së 140 deputetëve,

hapen dosjet për zbulimin e pasurive të dyshimta1. Të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lid-

hur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të paraqesin deklaratën e tyre, personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjithë llojet e deklarimit, ose me mjete të komunikimit elektronik të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë.

2. Nëse dorëzimi bëhet personalisht në strukturat për-katëse të institucioneve, pasqyrohet në një procesver-bal, që përfshin të dhënat për identifikimin e deklaratës

së dorëzuar, datën e dorëzimit dhe nënshkruhet nga nëpunësi dhe marrësi.

3. Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elek-tronik, vlerësohet e marrë në përputhje me parashi-kimet e legjislacionit për nënshkrimin dhe dokumen-tin elektronik.

4. Subjektet të cilët nuk janë zyrtarë në momentin e dorëzimit të deklaratës, e dorëzojnë atë pranë Inspek-toratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, sipas përcaktimeve të këtij neni, përveç kur parashikohet ndryshe në ligj.

DORËZIMI I DEKLARATAVE TË INTERESAVE PRIVATE

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Në përfundim të procesit, Komisioni mund të vendosë për subjektet e rivlerësimit:

a) konfirmimin në detyrë;b) pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe

detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës;

c) shkarkimin nga detyra;2. Në rast se subjektet e rivlerësimit, sipas nenit 179/b, pika

4, fjalia e dytë, të Kushtetutës, kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit, Komisioni mund të vendosë:

a) emërimin si gjyqtar ose prokuror, në përputhje me dis-pozitat e legjislacionit që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve;

b) refuzimin e emërimit si gjyqtar ose prokuror, në përputhje me dispozitat e legjislacionit që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve.

Konfirmimi në detyrë i jepet subjektit të rivlerësimit në rast se plotësohen së bashku kushtet e mëposhtme:a) kur arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë;

b) kur arrin nivel të besueshëm në kontrollin e figurës;c) kur arrin një nivel minimal kualifikues në vlerësimin

e aftësive profesionale.

JA KUR MERREN MASA DISIPLINORE

JA KUR BËHET KONFIRMIMI NË DETYRË

Ja rruga që do ndjekëkomisioni i vetingutKur trupa gjykon se janë ndër-

marrë të gjithë hapat e nevojshëm hetimorë për përfundimin e hetimit kryesisht, merr vendim për përfun-dimin e tij dhe njoftimin e subjektit si më poshtë vijon: a. Për përbërjen e trupës gjykuese dhe përfundimin e procedurave të hetimit

kryesisht. b. Për rezultatet e këtij hetimi. c. Nëse provat kanë nivelin e

provueshmërisë, sipas nenit 52 të ligjit 84/2016, njoftimin e subjektit të rivlerësimit për kalimin e barrës së provës sipas paragrafit 5 të nenit Ç, paragrafit 5 të nenit D, paragrafit 4 të nenit DH dhe paragrafit 5 të nenit E të Aneksit të Kushtetutës.

d. Të drejtën për t'u njohur me dokumentet e dosjes së kësaj pro-cedure, si dhe të marrë një kopje të tyre. Dosja i vihet në dispozicion subjektit sipas neneve 45-47 të Kodit të Procedurave Administrative, duke respektuar të drejtat e palëve sipas neneve 35-40 të Kodit të Procedurave Administrative.

e. Të drejtën e subjektit për të deklaruar konfliktin e interesit me anëtarët e trupës gjykuese.

f. Të drejtën e subjektit për të kërkuar thirrjen e dëshmitarëve apo marrjen e çdo nevojshme për identifikimin dhe kontaktimin e dëshmitarit, si dhe të dhëna mbi thelbin e informacionit të pritshëm.

g. Afatin brenda të cilit duhet bëjë kërkesën me shkrim për njohjen me dosjen dhe të paraqesë prova shpjegime me shkrim apo të bëjë kërkesa në përputhje me pikat “d" dhe "e" të kësaj pike. Ky afat nuk mund të jetë më pak se 5 ditë dhe jo më shumë se 20 ditë nga data e njoftimit të subjektit për t'u njohur me dosjen.

- Brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës së subjektit për thirrjen e një dëshmitari apo marrjen e një prove, trupa gjykuese, në prani të vëzhguesit ndërkombëtar, vendos me arsyetim për pranimin apo re-fuzimin e kërkesës. Në rast se kjo kërkesë pranohet, relatori i çështjes ka detyrimin të marrë deklarimin/provën mbështetëse, ta vlerësojë atë dhe ta përfshijë në relacionin përfundimtar.

Shqipëria drejt shembullit kroat, ministrja e Jashtme e Kroacisë zbarkon në Tiranë, asistencë për reformën në drejtësi dhe integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti dje në takim homologen kro-ate, Marija Pejcinovic Buric, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri Bushati i vlerësoi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kroacisë si të shkëlqyera, të qëndrueshme, pa asnjë çështje të hapur dhe me ecuri pozitive ndër vite. “Midis vendeve tona zhvillohet një dialog politik inten-siv, si në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe për situatën në rajon e më gjerë”, u shpreh ministri. Ai falënderoi palën kroate si një

bashkëpunëtore të afërt në procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe që ka mbështetur plotësisht procesin e zgjerimit europian dhe përf-shirjes së të gjitha vendeve të rajonit në BE. Dy ministrat deklaruan se presin rekomandimin për hapjen e bisedimeve në raportin e vlerësimit të Komisionit që do të publikohet në muajin prill si dhe përkrahjen e tij nga shtetet anëtare të BE-së, si një investim i qëndrueshëm për procesin e pa-kthyeshëm të reformave të Shqipërisë dhe stabi-litetit demokratik të rajonit. Dy bashkëbiseduesit

veçuan faktin se Shqipëria e Kroacia, si bashkud-hëtare në procesin e anëtarësimit në NATO, kanë zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë në kuadër tё reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Gjatë takimit, u nënvizua nevoja për një rritje cilësore dhe impulse të reja në thellimin e bashkëpunimit ekonomik me fokus të posaçëm turizmin dhe mjedisin, për t’a ngritur atë në nivelin e bashkëpunimit politik, duke marrë parasysh interesin e dyanshëm për intensifikimin e marrëdhënieve. Zyrtarja kroate deklaroi se

do të ketë asistencë prej tyre në reformën në drejtësi, duke dhënë sinjale se shembulli kroat i arrestimeve “VIP”, mund të vijë në vendin tonë. “Jemi aleatë dhe miq për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë goxha përparim 2 vitet e fundit. Do mbështesim hapjen e negociatave për integrim. Kroacia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Reforma në drejtësi, e vështirë por e rëndë-sishme. Do të bëjmë maksimumin tonë për t’iu ndihmuar. Problemet me gjyqësorin duan kohë për t’u zgjidhur”, tha Buric.

Fillon tërmeti në drejtësi, mbyllet vetingu për gjyqtarin Fatos Lulo, komisionerët

marrin në pyetje krerët e gjyqësorit

Më 21 mars do të mbahet seanca e parë dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Kliti TOPALLI

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ka mbyllur verifi-kimet për gjyqtarin e parë. Teksa prej disa muajsh

priteshin rezultatet e vetingut, më 21 mars do fillojnë efektet e para. Gazeta ka mësuar se vendimi i parë që do të marri komisioni do të jetë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Për të është mbyllur pro-cesi i verifikimit të pasurisë, figurës dhe karrierës, ndërsa më 21 mars ai është thirrur në një seancë dëgjimore. Seanca do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në orën 11.00 dhe anëtarët e trupës gjyqësore janë: Genta Tafa (Bungo); Brunilda Bekteshi; Etleda Çiftja. Në bazë të ligjit të vetingut dhe rregulloreve të komisionit, pasi mbyllet procesi i verifikimit, subjekti i rivlerësimit vihet në dijeni nga ana e komisionit dhe përmes postës elektronike ai thirret në seancë. Gazeta ka mësuar se komisioni do të prezantojë vetëm disa elemente në seancën dëgjimore, ndërsa ajo do të jetë një seancë pyetje përgjigje, ku për shumë çështje që anëtarët janë konfuzë, gjyqtari Lulo do të duhet të japë shpjegime. Sipas informacioneve ai do të pyetet dhe për pasurinë. Lulo rezulton ndër gjyqtarët më të pasur në vend dhe në seancë do japë shpjegime të de-tajuara mbi ta ardhurat. Po ashtu do të pyetet dhe për vendimet që kanë ndërmarrë, apo dhe pastërtinë e fig-urës, nëse rezulton të ketë kontakte me kontigjentë të krimit. Mësohet se komisioni ka zbuluar disa parregullsi në deklarimet e tij, për të cilat Lulo është vënë në dijeni dhe më 21 mars do japë sqarime. Mësohet se gjyqtari ka pajtuar dhe një avokat, i cili do e mbrojë në seancë. Lulo do të bëhet personi i parë për të cilin do të marrë vendim Komisioni i Vetingut dhe në fund mbetet të shihet nëse do e kalojë apo jo procesin. Pasi të mbyllet seanca dëgjimore trupa me 3 anëtarët duhet të japin vendimin. Po ashtu mësohet se pas tij do të thirren në seancë dëg-jimore të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese, që janë gjyqtarët kryesorë në vend.

Parashikimi në ligjNë ligjin për rivlerësimin

kalimtar të gjyqtarëve dhe të proku-rorëve janë përcaktuar qartë rrugët që ndiqen në seancat dëgjimore. Në

nenin 55 thuhet se komisioni do të funksionojë tamam si gjykatë dhe do zbatojë përcaktimet në Kodin e Procedurës Administrative. “Komi-sioni fton subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore, në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative. Vëzh-guesit ndërkombëtarë njoftohen paraprakisht për zhvillimin e se-ancës dëgjimore. Seanca dëgjimore e Komisionit është publike dhe zhvillohet në përputhje me nenin 20 të ligjit “Për organizimin dhe funk-sionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Komisioni ka të

drejtë të marrë në pyetje subjektin e rivlerësimit. Subjektit të rivlerësimit mund t’i drejtojë pyetje edhe vëzh-guesi ndërkombëtar, nëse ai pranon të përgjigjet. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve. Pyetjet mund të përfshijnë njohuritë dhe aftësitë praktike në fushën e së drejtës, ku subjekti i riv-lerësimit ka ushtruar detyrën vitin e fundit”, thuhet në ligj.

Vendimi Më janë përcaktuar dhe proce-

durat për marrjen e vendimit. Sipas ligjit, bisedimet për marrjen e ven-dimit ndaj subjektit të rivlerësimit zhvillohen me dyer të mbyllura në

praninë e vëzhguesit ndërkombëtar. Vendimi i Komisionit merret me votim të hapur dhe me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të trupit gjykues. Nëse gjatë vendimmarrjes ka qëndrime të ndryshme nga ai i shumicës, komi-sioneri i mbetur në pakicë arsyeton me shkrim mendimin e tij. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të shkru-ajë një mendim ndryshe/paralel që i bashkohet vendimit. Procesverbali i bisedimeve të çështjes mbahet nga personeli i regjistrit të Komisionit. në pikën 6 të ligjit përcaktohet se vendimi shpallet në fund të seancës dëgjimore. Kjo do të thotë se më 21 mars vendoset fati i Fatos Lulos.

4 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhen të tjera detaje nga negociatat Meta-Bushati për detin, ministri: Presidenti kërkon informacione që nuk i kemi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur ditën e djeshme sa i takon marrëveshjes së detit me Greqinë. Gjatë një prononcimi për mediat, Bushati deklaroi se diplomacia shqiptare është në pritje të vendimit të Presidentit të Republikës, për të lëshuar au-torizimin për nisjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar. Por nga ana tjetër, ministri Bushati sqaroi se kreu i shtetit ka kërkuar dhe informacione, të cilat sipas tij, nuk janë kompetencë e dikasterit që drejton. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Presidentin e

Republikës. Siç e dini Presidenti i Republikës ka kërkuar informacione mbi çështje sensi-tive, të cilat shkojnë në disa raste edhe përtej fokusit së Ministrisë së Jashtme. Kemi kryer gjithë procesin e koordinimit me institucionet e tjera dhe i kemi dorëzuar Presidentit të gjithë informacionin që ai ka kërkuar. Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulet në bisedime me ekipin grek me shpresën që do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë”, deklaroi ai. Po dje, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se në javët në vijim do

të bëhet njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit të automjeteve midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Puna e përbashkët po vazhdon. Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milionë euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë min-istritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona”, u shpreh ai. Më herët, ministri Bushati deklaroi se negociatat me Greqinë po çojnë

drejt një pakti të ri mes dy vendeve, që sipas tij, do të jetë i zbatueshëm edhe në praktikë. Zoti Bushati u shpreh se në 2009-ën Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur siç duhet për të hyrë në procesin e negocimit për një marrëveshje për përcaktimin e zonave detare me Greqinë. “Marrëveshja e re që mund të dalë si produkt i negocimeve me palën greke do të jetë më e mirë dhe më e ndershme, për shkak të aplik-imit të disa parimeve, disa rrethanave të cilat në vitin 2009 janë injoruar”, deklaroi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Shpërbëhet LSI, pas Gjirokastrës largime militantësh edhe në Fier, 4 këshilltarë

braktisin Kryemadhin dhe bashkohen me PS

Nuk ndalen largimet nga radhët e Partisë së Kryemadhit

Bashkia e Tiranës votoi pak kohë më parë buxhetin e vitit 2018, ku interesant ishte fakti se gjatë votimit një tjetër këshilltare e LSI, Bora Panajoti bashkoi vo-tat me socialistët. Kjo ishte hera e tretë që anëtarët e LSI nuk i mbështetën projektet e Bashkisë së Tiranës, por Bora Panajoti u bashkua me mazhorancën. Ku-jtojmë që kjo është këshilltarja e katërt që i ikën LSI, pas Naim Halilit, Agim Krajës dhe Genta Mezinit, duke i dhënë kështu votat e nevojshme Veliajt deri në fund të mandatit për të vijuar me projektet e tij për të ndryshuar kryeqytetin. Nuk dihen arsyet e këtij bashkimi të këshilltarëve të LSI me mazhorancën, por ekzistojnë dy skenarë: ose kanë braktisur qëndrimin e LSI, ose LSI në prapavijë po e mban afër Erion Veliajn.

LSI BASHKOI VOTAT ME VELIAJN

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për In-tegrim duket se ka mar-rë tatëpjetën. Ashtu siç gazeta në mënyrë të

përsëritur ka deklaruar se qël-limi i socialistëve dhe sidomos kryeministrit Edi Rama është që të rikthejë militantët e LSI në Partinë Socialiste, efektet e këtij plani duket se po jepen nga dita në ditë. Sinjali më i freskët vjen nga Fieri, aty ku ditën e djeshme është përçarë grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të këtij qytetit. Bëhet fjalë për 4 këshilltarë, të cilët kanë braktisur partinë që drejtohet nga Monika Kryema-dhi dhe i janë bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste. Konkretisht, anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI që kanë kaluar tek PS janë Drita Sauli, Natasha Yzeiraj, Thoma Tyto dhe Ekaterina Zarka. Madje, këtë lajm e kanë pohuar ditën e djeshme edhe vetë protagonistët. Gjatë një deklarate për mediat, katër këshilltarët kanë komunikuar vendimin e tyre, duke u shprehur se braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi nuk mund të qëndrojnë në opozitë me Partinë Demokratike. “Largohemi menjëherë nga kjo force politike dhe i bashkëngjitemi grupit të këshilltarëve të PS. Nuk mund të rrimë në një forcë politike bashkë me PD-në. Të rrish krah PD-së do të thotë të pranosh politikën antishqiptare”, thanë në deklaratën për mediat nga selia e PS, katër këshilltarët e larguar nga LSI. Mirëpo, burimet thanë se në ditët e ardhshme do të ketë edhe largime, ku pritet që Partisë Socialiste t’i bashkohen edhe të tjetër këshilltarë të LSI, jo vetëm në Fier por edhe në qytetet të tjera të vendit. Madje, ashtu siç gazeta e ka pohuar edhe pak ditë më parë mësohet se partinë e Kryema-dhit, pritet ta braktisin edhe dy deputetët të saj. Megjithatë, rasti i djeshëm në Fier nuk është i vet-mi tregues, i cili tregon qartë se pas daljes në opozitë të LSI, kjo forcë politike nga dita në ditë po “shkatërrohet” dhe tkurret. Sido-

qoftë, fati i LSI-së do të vendoset në zgjedhjet vendore të vitit 2019, pasi deri atëherë kjo parti me shumë gjasa do të rrudhet akoma më shumë. Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Këshilltarët e LSI i bashkohen PS në qytetet të tjera

I njëjti fenomen ka ndodhur dhe në qytetet si Korça, Tirana, Gjirokastra, apo edhe Lushnja. Këshilltarët e LSI, tashmë në opozitë, pak kohë më parë bash-kuan votat me ata të PS duke miratuar buxhetin për vitin 2018 në disa qytetet të ndryshme. Ndër-

Lobi rus, Shehi: Basha të japë llogari

dhe të jetë transparentKreu i LZHK, Dashamir Shehi ka

komentuar dje zhvillimet me të fundit politike në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, Shehi e ndali theksin tek çështja e lobimit rus për PD, teksa kërkoi që Lulzim Basha të japë llogari dhe të jetë transparent. “Përsa i përket lobimit rus, unë i kërkoj Bashës të jetë më transparent, s’kemi asgjë për të fshehur. I kam kërkuar Bashës të jetë më transparent dhe më u vendosur dhe ta mbyllim këtë muhabet”, tha kreu i LZHK. Ndërkohë, Shehi deklar-oi se në vend është rritur varfëria. “Kemi rritje të varfërisë, po të ishte për tu përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria. Në 5 vjet që qeveria Rama ka përmirësuar 3%, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje qe të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet? Azia është përmirësuar 15%, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Që do të thotë që një pjesë e popullsisë do vazhdojë të jetojë në varfëri”, deklaroi ai.

Gjonaj: Opozita është përpjekur të bllokojë reformën në drejtësi Ministrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj kritikoi dje opozitën, duke e akuzuar se është përpjekur të bllokojë reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut në sistemin gjyqësor. “Në vend që të kërkonit e propozonit zgjidhje për skemën e ndihmës ekonomike, kërkuat financime në burime të errëta dhe shumë të dyshimta për të bllokuar Vettingun, zgjedhjet dhe rrugën eu-ropiane të Shqipërisë”, deklaroi ajo. Ndërkohë, ministrja theksoi se synimi i opozitës nuk është mbështetja e famil-jeve në nevojë, por bllokimi i reformave të qeverisë. Sipas ministres, reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e para pozitive dhe ajo tashmë është e pandalshme. “Në sistemin e ri të dre-jtësisë, askush nuk do të ketë mundësi ti fshihet drejtësisë, duke përdorur akrobaci procedurale, siç keni bërë deri tani dhe as të përfitojë në kurriz të qytetarëve të pambrojtur dhe pa pushtet ekonomik e politik”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Largohemi menjëherë nga kjo force politike dhe i bashkëngjitemi grupit të këshilltarëve të PS. Nuk mund të rrimë në një forcë politike bashkë me PD-në. Të rrish krah PD-së do të thotë të pra-nosh politikën antishqiptare...sa disa të tjerë braktisën partinë e Kryemadhit për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Konkretisht në Fier u larguan dy këshilltarë të LSI dhe u bashkuan me Partinë Socialiste, ndërsa një tjetër doli i pavarur. Mësohet se Thoma Tyto dhe Drita Sauli iu bashkuan grupit të këshilltarëve të Partisë Social-iste. Ndërsa Ekaterina Zarka në

mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak deklaroi largimin e saj nga LSI, ku theksoi se nuk do t'i bashkohet asnjë force politike, por do jetë këshilltare e pavarur. Meg-jithatë, asnjë prej këshilltarëve nuk pranoi të komentojë votën pro miratimit të buxhetit, apo braktisjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

t JA SI PS PO JOSH MILITANTËT E LSIPër shfarosjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim

nga arena politike, Partia Socialiste ka menduar që të aplikojë disa mënyra, kryesisht duke i marrë militantët nga partia. Kështu, pas porosive të vazh-dueshme të kryeministrit Edi Rama, baza socialiste ka nisur “gjuetinë” në kërkim të militantëve të zh-gënjyer apo jo të LSI. Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të LSI është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste duke

iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është se gjatë kontakteve do t’ju kërkohet që të braktisin LSI, për vetë faktin se kjo parti është një forcë pazaresh dhe jo subjekt politik i qytetarëve. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, mësohet se socialistët gjatë takimeve me militantët do t’ju kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet.

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

ARTAMARKU:

Ka një numër dosjesh si kjo e Gërdecit, të cilat kanë dominuar opinionin publik që nga fillimi, që nga hapja e këtyre dosjeve. Dhe ky dominim ka pasur një amplitudë të ndryshueshme në varësi të zhvillimeve poli-tiko-shoqërore që kanë ndodhur në vend. Shumë persona kanë dhënë opinione, gjykime, mendime në lidhje me ecurinë e këtyre dosjeve...

Rrëfehet kryeprokurorja: Do hapim dosjet e vjetra, shumica të pezulluara prej vitesh

Ja elementët që do të shfrytëzojmë për të rihapur "Gërdecin" dhe "21 Janarin", të gjithë të korruptuarit për ndjekje penale, DASH i gatshëm për hetimin e Llallës

Arta Marku ka parala-jmëruar dje se dosja e tragjedisë së Gërdecit dhe ajo e vrasjeve të 21

Janarit mund të rihapen. Në një-jtën intervistë të dhënë për gaze-tarin Sokol Balla në “Vizion Plus”, Marku deklaroi se organi i akuzës po shqyrton të gjitha mundësitë procedurale që këto çështje të rihetohen. Duke qenë se ligji ka disa kufizime për çështjet e vjetra, Marku tha se po shihen të gjithë aspektet juridike, të cilët mund të jenë anashkaluar dikur dhe kjo do japë mundësinë të rinisin hetimet. Duke folur për herë të për në media kryeprokurorja tha se do luftojë ashpër korrupsionin e krimin. Po ashtu tha se ka gatishmëri nga DASH për të hetuar ish-kryeproku-rorin Adriatik Llalla.

-Cili është mendimi juaj për sistemin e drejtësisë, sepse shu-mica e shqiptarëve mendojnë që është i korruptuar. Një pjesë tjetër thotë që për shkak të korrupsionit ka sjell përzierje në punët e poli-tikës, apo kompromise me botën e krimit. Keni dhe ju të njëjtin perceptim?

Kam një perceptim timin në lidhje me sistemin e drejtësisë, pasi jam pjesë e tij prej shumë vitesh. Ajo që mund t’ju them është që sistemin e drejtësisë e kam parë të degradoi vit pas viti. Është e dhimbshme ta thuash, por unë kështu e kam ndjerë. Si proku-roria ashtu dhe gjykata nuk po e ushtronin më atë funksionin Kus-htetuese. Prokuroria për ndjekjen penale dhe Gjykata për dhënien e drejtësisë. Edhe opinioni publik në të njëjtën formë e ka parë këtë gjë. Shumica e opinionit e percep-tonte sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit, pra gjithë sistemin, si shumë të korruptuar. Mase dhe presioni i opinionit publik ishte ajo që shtyu dhe politikën të konkludoi me Reformën në Drejtësi.

-Pra ju thoni që problemet gjithmonë kanë ardhur nga lart?

Nuk mund ta them që kanë ardhur vetëm nga lart, por ka pas-ur shumë probleme dhe vazhdon të ketë përsa Reforma në Drejtësi akoma nuk është implementuar. Është në vazhdim.

- Por duhet thënë që dhe ju nuk keni bërë pak lëvizje që nga momenti që keni ardhur në këtë zyrë dhe ju keni lëvizur drejtuesit e disa degëve të Prokurorisë më të rëndësishme në vend. Pse?

Ju garantoi që lëvizjet kanë qenë të menduara mirë, nuk janë

bërë në nxitim e sipër. Kanë qenë të menduara dhe të konsultuara me situatën. Është marrë para-sysh edhe perceptimi i opinionit publik në ato prokurori ku janë bërë lëvizjet.

-Sa herë ndërrohet një trajner, pyetet trajneri i ri se çfarë opinio-ni ka për trajnerin e mëparshëm. Keni ju një opinion tuajin për ish-Kryeprokurorin Adriatik Lla-lla, kryesisht profesional edhe për shkak të detyrës që ju ka lidhur me të?

Kam natyrisht një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku. Është përfolur aq shumë sa nuk e gjej me vend të përsëris asgjë nga to.

-Por e ndani të njëjtin opinion?Le të themi që po.-Ndaj zotit Llalla ka pasur dhe

një situatë të paprecedentë, duke filluar nga viti 2016 kur atij ju re-vokua viza për një arsye personale deri tek vendimi i Departamentit te Shtetit që ja revokoi vizat, me një vendim të vet Sekretarit të Shtetit, tashmë ish-Sekretari Till-erson dhe shoqëruar me një moti-vacion, i cili në një farë mënyre na shokoi të gjithëve, për përfshirjen e tij në afera të rënda korruptive. Ju vetë si u ndjetë kur e dëgjuat këtë lajm.

T’ju them të drejtën jam ndjerë shumë keq, ashtu siç është ndjerë çdo zyrtar i këtij shteti apo siç du-hej të ndihej çdo zyrtar. Është një vendim i rëndë dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për ish-paraard-hësin tim.

-Apo për personin që duhet të hetojë aferat korruptive por ndër-kohë akuzohet që është i përfshirë në to. Besoi që nuk duhet të jeni ndjerë mirë, por ama DASH në një reagim për mediat shqiptare, përf-shi dhe Vizion Plus, tha që ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Prokurorinë nëse ajo do të hapte një hetim në këtë rast. Çfarë po ndodh? A po heton Kryeprokurorja ish-Kryeprokurorin, ose me saktë, Prokuroria ish-drejtuesin e saj për këtë çështje dhe për këto akuza?

Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjith-monë i gatshëm për të ndihmuar, për të përkrahur në hetimin e ku-jtdo zyrtari që është përfshirë në çështje korrupsioni dhe jo vetëm për rastin konkret. Natyrisht që dhe për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin ti falenderoj.

-Çfarë po bëni ju ishte pyetja. Ka një veprim konkret, ka një reg-

jistrim çështje konkrete hetimore në këtë rast?

Le të themi që Prokuroria ka marr përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Më tepër unë nuk mund të flas rreth kësaj çështje.

-Pse është krijuar perceptimi se Prokuroria e Përgjithshme nën drejtimin tuaj po heton zyrtar, ose vetëm të LSI ose te PD dhe nuk ka hetim të forta dhe për zyrtar të partisë në pushtet?

Siç edhe ju e thatë, është thjesht perceptim i krijuar nga ata që janë nën hetim, nga ata që janë dëmtuar nga çështjet në fjalë, por dua t’ju them që të gjitha çështjet e deritanishme, ose pothuajse të gjitha, janë çështje të vjetra. Dosje që kanë qenë prej vitesh në hetim dhe për një arsye ose tjetër i kam gjetur aty. Nuk kam bërë asgjë më tepër vetëm se nuk kam penguar prokurorët të ushtrojnë funksionin e tyre dhe të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre.

-Ky ishte në ditën që ju zgjid-heshit prokurore?

Në ditën që unë u zgjodha.-Zonja Marku, a ka hetime të

reja përsa i përket dosjeve sensi-tive që lidhen qoftë me krimin e organizuar dhe qoftë me korrup-sionin në nivele të larta në vend?

Ka dosje të reja për të cilat po punohet. Ju garantoj që pastrimi nga të korruptuarit nuk njeh radhë edhe rangje dhe opinioni publik do të vihet në dijeni në momentin e duhur.

-Zonja Marku, 10 vjet më parë, si sot në 15 marsin e vitit 2008, në një zonë nevralgjike jashtë Ti-ranës, midis rrugës nacionale dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar, ndodhi një tragjedi, tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën në total 28 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. A do të rihapen hetimet për dosje të tilla, po e filloj nga Gërdeci.

Ka një numër dosjesh si kjo e Gërdecit, të cilat kanë dominuar opinionin publik që nga fillimi, që nga hapja e këtyre dosjeve. Dhe ky dominim ka pasur një ampli-tudë të ndryshueshme në varësi të zhvillimeve politiko-shoqërore që kanë ndodhur në vend. Shumë persona kanë dhënë opinione, gjykime, mendime në lidhje me ecurinë e këtyre dosjeve. Unë natyrisht që nuk mund të jap një mendim, një zgjidhje në këtë mo-ment pasi në demokraci gjithçka ndodh, por drejtësia para se të jeta veprim është procedurë. Dhe pavarësisht vullnetit individual

apo institucional, nëse ky nuk përkthehet në procedurë atëherë është i destinuar të dështojë. Këto çështje natyrisht që po shqyr-tohen nëse ka mjete juridike të paezauruara, mjete të zakonshme ose jashtëzakonshme dhe a ka mundësi prokuroria që t’i përdorë këto mjete që mund të jenë të paezauruara në drejtim të rihapjes së këtyre dosjeve, megjithatë kjo çështje po shqyrtohet nga ana jonë, nga ana teknike-juridike.

-Për shembull një çështje tjetër për të cilën diskutohet shumë, unë i kam kushtuar shpeshherë emi-sione, pasi është një çështje shumë sensitive, ngjarjet e 21 janarit. Dhe shpesh flitet, t’i rikthehemi proce-durave, për mënyrën se si është zhvilluar procesi i 21 janarit, se deri diku procedurat nuk ta lejojnë një rihapje të tij. Por kjo, jo kur ka indice të reja...

Unë nuk mund të them asgjë më tepër se ajo që thashë pak më parë në lidhje me këtë. Pra, pavarësisht vullnetit individual dhe institucional që nuk mungon, ne po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike të zakonshme apo të jashtëzakonshme të paezauruara. Dhe nëse do të ketë një hapësirë që këto mjete mund të përdoren atëherë vullneti është që të përdoren.

-Realisht a ka një pritshmëri më të madhe se sa keni ju mundë-si si institucion, për të zbardhur dosje të vjetra hetimore, pra sa realisht janë mundësitë tuaja si in-stitucion për ta bërë këtë gjë për të cilën presin të gjithë? Pra a ka një mospërputhje midis pritshmërive dhe mundësive tuaja si institucion

për të kapur peshqit e mëdhenj të vjetër apo të rinj?

Pritshmëria është e madhe, është e kuptueshme, është e dal-lueshme. Natyrisht që është më e madhe se ajo që mund të bëjë prokurori i përgjithshëm me kom-petencat që ka. Siç e thashë dhe pak më përpara, sistemi i proku-rorisë ka ndryshuar, nga sistem i centralizuar në sistem i decentral-izuar dhe prokurorët e çështjeve janë zotër të këtyre çështjeve. Prokurori i Përgjithshëm mund të ndërhyjë vetëm në mënyrën e përgjithshme të funksionimit të institucionit, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështje konkrete, nuk ka të drejtë të fillojë hetime, nuk ka të drejtë të kontrollojë hetime. Por luan rolin e tij në drejtim të motiv-imit të prokurorëve, në drejtim të rregullimit të mënyrës se si funk-sionon institucioni në përgjithësi.

-Zonja Marku, ambasadori amerikan rriti pritshmëritë tona kur tha se këtë vit do të kapen peshqit e mëdhenj. Natyrisht në kapjen e peshqve të mëdhenj, rrjetën e para e hedh prokuroria, ju e mbështesni këtë pritshmëri të ambasadorit amerikan dhe tonën në përgjithësi? A do jetë ky viti i kapjes së peshqve të mëdhenj?

Unë mund t’ju them që hetimi nuk është fushatë, prokuroria punon çdo ditë me dosjet e mëdha, me dosjet e vogla, me këdo që i është cenuar interesi, këdo qytetar që është cenuar nga një vepër penale. Nëse do të ketë peshq të mëdhenj kjo do të shihet në vazhdim të punës tonë. Nuk më pëlqen të flas, më pëlqen të veproj dhe kur veproj do të flitet më pas.

6 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ajo që kërkoj nga ju është që të par-ashtrohet një pro-ces i ri penal për

organizatorët dhe pjesëtarët e kësaj

katastrofe. Nga ana e institucionit që ju hetoni është bërë

një “hetim” për ve-prën shpërdorim

detyre, vrasjen nga pakujdesia, falsifi-kim dokumentesh, etj. Por në realitet

është krejt ndryshe. Gërdeci ka ndodhur

nga babëzia për para duke shfry-

tëzuar varfërinë e zonës...

Banorët e Gërdecit rrëfejnë përjetimet e tyre

Shumë prej banorëve të Gërdecit u rikthyen ditën e djeshme në vendin ku ndodhi shpërthimi vrastar që u mori jetën 26 personave dhe la pas qindra të plagosur e dëme materiale. Në përvjetorin e 10-të të tragjedisë ata u bashkuan për të hequr pllakatet me emra e viktimave të vëna nga dy qeveri të ndryshme, për të vendosur një tjetër vetë. Një prej banorëve, Ilir-ian Deliu tregoi për mediat edhe disa çaste përjetimi nga shpërthimi. “Isha tek shtëpia, kur ndodhi shpërthimi, nuk mbaj mend pastaj e kam parë veten të zhveshur, më tej ika, futa du-art në xhepa për të parë kuletën se aty kisha foton e familjes se e dija që i ki-sha humbur të gjitha, e kuptova këtë gjë, ia thashë edhe vëllait, i humbëm të gjitha”, rrëfeu Ilirian Deliu. Ndërsa një tjetër e prekur, Rabije Gërdeci shpjegoi sesi akoma edhe sot e kësaj kohe vijojnë sorollatjet e saj në spitale dhe gjykata. Unë vazhdoj edhe kuro-hem. D.m.th mundësitë e mija janë shumë të pakta dhe duhet t’i sajojë shteti”, tha ajo.

Të prekurit nga Gërdeci thirrje për drejtësi

Familjarët e viktimave nga shpërthimi i Gërdecit e kujtojnë në çdo kohë tragjedinë e ndodhur, të cilën e cilësojnë si një ngjarje shumë të rëndë. Për Luftim Gërdecin, kjo masakër nuk mund të kalohet kurrë, duke theksuar se shteti du-het t’i dëmshpërblejë. “Në qoftë se shteti shqiptar, në qoftë se neve për shembull na kërkohet që për një faturë dritash të paguhet ose të mos kemi fatura të prapambetura dhe për këtë na fusin në burg, atëherë kur na vret vetë dhe nuk na dëm-shpërblen kjo është shumë e rëndë. Kjo është një vrasje që nuk kalohet kurrë”, deklaroi Luftim Gërdeci dje për mediat, teksa u shënua edhe përvjetori i 10-të i ngjarjes. Ndërsa Feruzan Durdaj, i cili nga shpërthi-mi i fortë humbi djalin dhe kunatën, bëri thirrje edhe një herë tjetër për një hetim më të thelluar. “Kush qëlloi ministër, kryeministër apo zëvendës kryeministër, apo drejtor çfarë ishte, apo ushtarak , ata le t’i hetojë”, u shpreh Feruzan Durdaj.

Shpërthimi në Gërdec, Zamira Durdaj: Krim shtetëror dhe vepër korruptive e pushtetarëve, duam drejtësi

Edhe pse ka kaluar një dekadë nga tragje-dia e Gërdecit, familjarët e viktimave vazhdojnë të ngrenë zërin për drejtësi. Qindra persona u prekën nga flakët që përfshinë fabrikën e demontimit të armëve, por sipas tyre ai nuk është një aksident teknologjik, ashtu sikundër u tha. Zamira Durdaj humbi djalin 6-vjeçar, Erisonin, ndërsa gjatë një interviste televizive ajo u shpreh se gjyqin e kanë fituar, por nuk është ekzekutuar akoma si vendim. “Në shkallën e parë të procesit civil kemi fituar, edhe në apel procesi i djalit tim ka mbaruar dhe është

te përmbarimi për t’u ekzekutuar si vendim. Gjyqin e kemi fituar përballë Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Ministrave, Ndërmarrjes dhe Kompanisë Alba-Demil. Sot nuk kemi gjyq të hapur, kërkojmë rihapjen e procesit penal që është pezulluar për shkak të imunitetit të ish ministrit, kemi një ish ministër të pagjykuar, edhe kur kemi ne një gjyq civil të fituar përpara Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ish Ministri të pagjykuar, në këtë fazë jemi përballë kërk-esës drejtuar Prokurorisë, që nuk kemi marrë përgjigje akoma dhe një nga kërkesat që i janë

drejtuar Strasburgut dhe nga ne nuk kanë mbërritur akoma për procesin penal”, tha ajo. Më tej Zamira Durdaj e ndali theksin edhe tek qëndrimi i institucioneve shtetërore për ngjar-jen e ndodhur. Sipas saj, institucionet vijojnë ta konsiderojnë si një aksident teknologjik. “Në proceset civile që ne kemi vazhduar gjatë kësaj periudhe, institucionet kanë vazhduar të mbajnë të njëjtin qëndrim si aksident teknolog-jik, si Ministria e Mbrojtjes, si Këshilli i Minis-trave, ashtu edhe ndërmarrja MEICO që ishte shtetërore edhe kompania Alba-Demil, të njëjtin

qëndrim kanë edhe ato”, deklaroi ajo. Zamira Durdaj e cilësoi tragjedinë si babëzi të pushte-tarëve për para, duke theksuar se ky është një krim shtetëror. “Ky është një krim shtetëror dhe një vepër korruptive e këtyre pushtetarëve nga babëzia për para e bënë këtë gjë që e bënë në fushë të hapur. Besoj se politika, Gërdecin e ka si gurin e peshores në momentin që do të ndodhë diçka në Shqipëri në njërin krah, krahu tjetër nxjerr peshoren dhe balancohen me Gërdecin. Është bërë një gur peshoreje Gërdeci për dy krahët e politikës”, u shpreh Zamira Durdaj.

Përkujtohet tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave letër Arta Markut për rihapjen e dosjes, avokat Matlia sulmon politikën dhe drejtësinë

Familjarët kërkojnë që dikush të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e rëndë

Mimoza IBRA

Ditën e djeshme u shënuan plot dhjetë vjet nga ng-jarja e rëndë e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26

persona dhe qindra të tjerë u pla-gosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë demontimi armësh. Teksa çdo vit familjarët e viktimave dhe të prekurit shkojnë në vendin e ngjarjes për të përku-jtuar tragjedinë, dje Zamira Durdaj iu ka dërguar edhe një letër krye-prokurores së përkohshme Arta Marku dhe ambasadorit të SHBA në vendin tonë, Donald Lu. Zam-ira Durdajt, Gërdeci i mori djalin 6-vjeçar por ajo shprehet se akoma drejtësia nuk ka shkuar në vend për këtë ngjarje të ndodhur. Në letrën e dërguar Markut dhe Lu, kërkesa e saj është e qartë: dosja e Gërdecit të hapet dhe personat përgjegjës të ndëshkohen. “Ajo që kërkoj nga ju është që të parashtrohet një proces i ri penal për organizatorët dhe pjesëtarët e kësaj katastrofe. Nga ana e institucionit që ju hetoni është bërë një “hetim” për veprën shpërdorim detyre, vrasjen nga pa-kujdesia, falsifikim dokumentesh, etj. Por në realitet është krejt ndryshe. Gërdeci ka ndodhur nga babëzia për para duke shfrytëzuar varfërinë e zonës. Duke punuar pa asnjë rregull në punë, ku punonin njerëz të pakualifikuar dhe mjetet e punës në të ashtuquajturën “Fabrikë Demontimi” ishin leva, darë dhe sqeparë. Do doja që kjo katastrofë të thellohej në hetime edhe për veprën e korrupsionit. Kërkoj që dikush të mbajë përgjegjësi, ose ata që e organizuan, ose ata që e hetu-an, ose ata që e gjykuan”, shkruan në letër Zamira Durdaj.

Kërkesa e familjarëve Për të, dëshira dhe kërkesa

më e madhe është që kjo çështje të zgjidhet dhe kryeprokurorja t’i rikthejë shpresën e humbur. Në letër ajo ka renditur edhe disa fakte që lidhen me këtë ngjarje e që sipas saj, duhen gjykuar. “Faktet janë kokëforta për sa i përket kësaj ngjarje: Kemi ish-ministrin e Mbro-jtjes të pagjykuar ende në Gjykatën e Lartë për shkak të imunitetit dhe pushimin e çështjes. Kemi 26 të

Zamira Durdajt. Reagimi i avokatit

Nga ana tjetër, reagim për këtë ngjarje të rëndë pati dje edhe nga ana e avokatit Dorian Matlia. Ai është përfaqësuesi i familjeve të dëmtuara të Gërdecit nëpër seancat gjyqësore, por gjatë një pronon-cimi për gazetën “SOT”deklaroi se drejtësia në këtë rast është e munguar. Ai u shpreh i zhgënjyer me forcat politike dhe sistemin e drejtësisë, duke theksuar se e dre-

jta në këtë rast iu shërben vetëm familjarëve dhe askujt tjetër. “Unë e shoh ngjarjen e Gërdecit sot si armë e mazhorancës për të mbaj-tur opozitën në kufijtë e jashtëm të moralit. Por aspak si problem për të zgjidhur drejtësinë e munguar. Nuk i hyn në punë drejtësia askujt, përveç atyre që u dëmtuan realisht. Shoh gjithashtu që reforma në drejtësi ishte një farsë e poshtër”, nënvizoi avokati Dorian Matlia ditën e djeshme.

dënuar me vendim dënimi qeshar-ak. Kemi 3 të dënuar me pranim të gjykimit të shkurtuar në Gjykatën e Apelit. Një ish-shef shtabi të dënuar me 6 vite burg të cilat s’i ka kryer se ndodhet me azil në SHBA. Kemi një proces civil të fituar nga familjarët e viktimave përballë: Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Ministrave (Avokatura e Shtetit), Ndërmarrja Shtetërore MEICO, Kompania Alba-Demil”, vijon më tej letra e

“Ka disa të dënuar për probleme gati-gati teknike. Sigur-isht që dosja duhet të hapet. Nuk kanë dalë ata që drejtonin punën në atë ndërmarrje çmontimi të armatimit. Kështu që është e domosdoshme në qoftë se vërtetë do të bëhet reforma në drejtësi një nga kriteret që do të tregojë nëse kjo

reformë ka qenë e suksesshme apo jo është ndëshkimi i të gjithë atyre ngjarjeve. Nuk është puna vetëm se Sali Berisha ka qenë kryeministër dhe ka përgjegjësi për këtë ngjarje, por ka qenë edhe me lidhje direkte, ai dhe njerëzit e afërt të tij”, u shpreh ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi dy ditë më parë.

KLOSI: DOSJA E GËRDECIT DUHET TË HAPET

“Problemi është që ajo është një ngjarje e rëndë, nuk është një shfaqje aksidentale. Ajo është rrjedhojë direkte e korrupsion-it kryeministror shqiptar. Mbas kësaj lind kjo pyetje: Kush ka qenë kryeministër i asaj kohe? Sali Berisha! Atëherë, korrupsioni kryeministror i asaj kohe është përgjegjës për këtë. Plus që atje

është e implikuar edhe familja e tij, ai vetë. Atëherë reforma në drejtësi e ka një nga pikat kryesore ndësh-kimin e Gërdecit. Madje të gjithë ndërkombëtarët dhe sidomos poli-tika amerikane ia ka bërë të qartë Berishës që reforma në drejtësi kap Gërdecin, reforma në drejtësi kap detin”, tha avokati Spartak Ngjela para dy ditësh.

NGJELA: REFORMA NË DREJTËSI DO TË NDËSHKOJË GËRDECIN

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kokaina, ministri Xhafaj sulmon opozitën: Baltosës, habitët edhe ndërkombëtarët me deklaratat tuaja

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur dje sërish sa i takon operacionit të 27 shkurtit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë, sa-sia më e madhe e ardhur ndonjëherë në vendin tonë. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj sulmoi opozitën lidhur me akuzat që kjo e fundit ka lëshuar këto ditë për qeverinë, teksa deklaroi se ndalimi i kokainës në portin e Durrësit, sipas tij, ishte thjeshtë dhe vetëm një aksion i fortë i policisë shqiptare dhe i organeve ligjzbatuese shqiptare, pa ndihmën e askujt. “Vetë partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, drejtpër-drejt, por edhe përmes agjencive të tyre të spe-

cializuara ndërkombëtarisht si DEA, Europol-i, Interpol-i dhe Drejtoria Kombëtare Antimafia italiane, e kanë shprehur qartësisht meritën e autoriteteve shqiptare në shënimin e këtij suk-sesi të Forcës së Ligjit”, deklaroi ai. Ndërkohë, ministri Xhafaj shtoi se liderët e opozitës dolën qesharakë edhe në sytë e ndërkombëtarëve, ndërsa i quajti baltosës kronikë. “Jo vetëm ne, por edhe partnerë tanë në luftën kundër krimit të organizuar janë të çuditur dhe gati të shokuar për mënyrën se si lidershipi opozitar e përcolli suksesin e sekuestrimit të një sasie të tillë droge. Si është e mundur të nderuar

kolegë opozitarë që një pjesë e juaja dhe ca më shumë drejtuesit tuaj politikë, pa pikën e turpit artikulojnë akuza skandaloze për këtë çështje pikërisht për ata të cilët janë protagonistë në arritjen e këtij rezultati?! Më vjen sinqerisht keq ta them, por duhet. Disa prej jush, janë komplet qesharakë në skenarët e formatit po-licesk. Sa u përket skeptikëve apo baltosësve kronikë, ata problemin e kanë me veten dhe jo me policinë. Nëse mendojnë se duke shigjetuar policinë, po dëmtojnë shumicën qeverisëse, apo së paku ministrin përgjegjës, dëshiroj t’ju them se e kanë shumë gabim dhe bëjnë një

mundim të kotë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Xhafaj deklaroi se policia është e vendosur për të luftuar në mënyrë të shpejt krimin e organi-zuar dhe korrupsionin. “Ne kemi bindjen tonë të fortë, ashtu si dhe vullnetin e palëkundur, që jo vetëm të vazhdojmë në një rrugë që me shumë punë kemi shtruar, por të shpejtojmë dhe hapin përgjatë saj. Dimë detyrat që na janë ngarkuar, dimë rekomandimet që na janë ofruar dhe ju ftojmë të mbani dhe ju shënim rezultatet konkrete dhe evidente, në javët dhe muajt në vijim”, nënvizoi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputeti Erjon Braçe ishte ndër të paktët ligjvënës që kujtuan dje në sallën e Parlamentit tragjedinë e Gër-decit. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe foli për një drejtësi të munguar, ndërsa kërkoi që në fillim të fjalimit një minutë heshtje. Ai u ndal te fajtorët e pandëshkuar të kësaj tragjedie teksa përmendi sërish emrin e kreut të opozitës Lulzim Bashën se vazhdon ende që të gënjejë shqiptarët. “Varfëria do drejtësi. Puna shkoi shumë larg

deri te kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund ta lufto-jë këtë mafie është shumë e madhe, kafshët kanë dalë nga kontrolli. Gërdeci na tregoi se një kryeministër, një ministër i Mbrojtjes, një tjetër i drejtësisë bënë shërbime. Dhe në fund djali më i poshtër korruptuan drejtësinë. Varfëria nuk do gënjeshtra. Këtu u gënjye pa masë. Lulzim Basha është një gënjeshtar kronikë. Mbi fotot e vërteta vijon rrebeshi i gënjeshtrave”, deklaroi Braçe.

GËRDECI, BRAÇE: TË SHKOJNË PARA DREJTËSISË FAJTORËT

PD-PS përplasen në Parlament, socialistët kërkojnë drejtësi për 26 viktimat e Gërdecit, Berisha braktis seancën dhe udhëton me Metën në Azerbajxhan

Financimi rus, Balla i nxjerr kontratën Bashës: Mos u fshih pas Ristanit, shko vetë në prokurori

Rigels SELIMAN

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje në Kuvend. Përveç mo-cionit me debat të kërkuar

nga opozita me kryeministrin Edi Rama në lidhje me skemën ekono-mike, e cila ishte pika kryesore e rendit të ditës, dje në seancën plenare janë prekur edhe çështje të tjera, si lobimi i PD me kompanitë ruse dhe tradegjia e Gërdecit. Ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili qysh në fillim të fjalës së tij ka kujtuar 10-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, duke u shprehur se dre-jtësia e re do të çojë fajtorët atje ku u takon. Dhe për këtë, Balla theksoi se opozita ikën nga salla sa herë që flitet për të vërtetën. “Një përkujtim në memorie të 26 të vrarëve në Gër-dec, bëhen 10 vite nga dita që shteti hidhte në erë një fshat të tërë, e ku përgjegjësia penale e atij krimi e tragjedie të rëndë nuk është bërë. Ju që ikni nga salla sa herë që në sallë thuhen të vërteta. Tragjedia dhe krimi i Gërdecit duhet hetuar deri në fund për të gjithë fajtorët, për 26 jetët e humbura e pronat e shkatërruara. Duhet të vihet aty ku i takon dhe fajtorët të shkojnë aty ku u takon”, deklaroi ai. Mes të tjerash Balla “thumboi” ish-kryeministrin Berisha, teksa iu drejtua Bashës se ky i fun-dit kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë atë në listën e deputetëve që do të fliste dje, pasi do të ishte një pro-vokim i rëndë sipas tij. “Tavarish Luli, (shoku-në rusisht) ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vinte në sallë e nuk ia ke vënë emrin në listë për të folur se në 10-vjetorin e Gërdecit do ishte një tjetër provokim i rëndë për pamundësinë që drejtësia të kishte bërë detyrën”, u shpreh ai. Taulant Balla ka bërë publike dje edhe kon-tratën e nënshkruar nga Basha me “Muzin Capitol”, për financim dhe lobim rus të PD-së në SHBA. Madje, ai nuk nguroi që të lexonte numrin e pasaportës së kreut demokrat, ndërsa tregoi firmën e tij për këtë kontratë. Duke qëndruar në të një-jtën linjë, Balla i ka kërkuar Bashës të japë llogari për 500 mijë dollarët e paguar për lobim nga rusët. “Tani Lulzim, çohu dhe thuaj ku i ka gjetur

PD, 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017. Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë, kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse. Lulzim, mos u fshih as pas Arben Ristanit, po shko vetë në prokurori”, nënvizoi Balla.

Reagon NokaNë kundërpërgjigje të akuzave

të mazhorancës, ka dalë dje deputeti i PD, Flamur Noka, i cili nga foltorja e Kuvendit ka “sulmuar” qeverinë Rama. Teksa tregoi disa raste konkrete që u prekën nga “pastrimi” i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike, Noka iu drejtua PS-së me shprehje fyese. “Zoti ministër ju dhe para ca viteve dekodera këtyre familjeve. Pasi

Azerbajxhan, Meta: Shqipëria i ofron mundësi turizmit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dje në ceremoninë e hapjes së Forumit të 6-të Baku-së, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”, ku marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme, si dhe një numër i madh politik-bërë-sish dhe akademikësh. Me këtë rast, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanint, Ilham Aliyev. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Presiden-ti Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal. Po ashtu, Meta nënvizoi nevojën e shtrim-it të bashkëpunimit dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera. Ndërsa Presidenti Aliyev e falënderoi Presidentin Meta për ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe premtoi realizimin e saj në një kohë sa më të shpejtë.

Spiropali akuza opozitës: Gjuha juaj, e zezë

Deputetja e PS, Elisa Spiropali akuzoi dje PD në lidhje me lobimin e saj me një kompani ruse. Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali deklaroi se gjuha e opozitës është e zezë, pasi sipas saj, është e interesuar të nxijë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Ju doni një popullatë që ta kontrolloni, ti përdorni për mishin dhe topin tuaj elektoral dhe argumenti që të varfërit po sulmohen është një argument i vjetër. I keni pa-tur frenat në dorë. Në rast se do kishit minimumin e vullnetit për ta çuar Shqipërinë përpara nuk do merrnit një fushatë për ta nxirë Shqipërinë kudo. Shqipëria jo vetëm që nuk është e zezë por është një faktor stabiliteti në rajon, është një bosh stabiliteti. Gjuha juaj është e zezë, pse nuk përgjigjet kryetari i opozitës mbi sasinë e parave të derd-hura guackë pas guackë për nxirjen e Shqipërisë. Po ç’janë këto para ruse? S’besoj se Kremlinin e ka lënë mendja të investojë një parti që ka humb 230 mijë vota”, deklaroi Spiropali.

Tavarish Luli, (shoku-në rusisht) ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vinte në sallë e nuk ia ke vënë emrin në listë për të folur se në 10-vjetorin e Gërdecit do ishte një tjetër provokim i rëndë për pamundësinë që drejtësia të kishte bërë detyrën...u bënë me televizorë, ua hoqe ndi-hmën ekonomike. Jeni zemër katile. Kështu është kur nuk e ke mendjen tek hallexhinjtë, por te drogaxhinjtë. Fatbardha Disha është me tre jetimë dhe është pa shtëpi. Ilir Mazreku, me 7 anëtarë në familje. Shikojeni gjend-jen e ‘vilave’ siç thotë kryeministri. Hani derra, pini derra, se për ju pop-ulli nuk ekziston. Për ju ekzistojnë oborrtarët”, deklaroi Noka.Berisha dhe Meta në Azerbajxhan

Mirëpo si për koincidencë, teksa dje shënohej 10-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, ish-kryemi-

nistri Sali Berisha ka munguar në Kuvend, ndërkohë që ky i fundit është i akuzuar si shkaktari kryesor i asaj tragjedie, ku humbën jetën 26 persona. Berisha ndodhej në Azerbajxhan, aty ku dje ishte edhe Presidenti Ilir Meta. Nuk dihet nëse këta të dy janë takuar me njëri tjetrin. Megjithatë, prania e tyre atje lë të nënkuptohet se një takim Me-ta-Berisha është i pashmangshëm, për vetë faktin se edhe Presidenti në çdo dalje të tij, e ka shprehur hapur se për doktorin ka debulesë. Sidoqoftë, mbetet për tu parë.

Deputetja e PD, Grida Duma ka akuzuar dje mazhorancën në lidhje me skema e re ekonomike që ka përjashtuar shumë njerëz në nevojë. Duma i cilësoi qever-isësit aktuali “të paaftë”. Sipas saj, rritja e varfërisë dot sjellë rritjen e kriminalitetit në vend. “Ju jo vetëm që s’dini e jeni të paaftë por s’kuptoni se paketa e ndihmës ekonomike ka dështuar. Keni fshehur kriteret se e dini që po t’i publikoni ju kriteret është dështim që janë shtuar 18 mijë të varfër në mënyrë absolute. Nëse e ke këtë masë njerëzish të varfër atëherë vendi duhet të përgatitet mirë të rrisë fondin e sigurisë kombëtare, ky është kontingjent për krim. Këtë e vërtetojnë shifrat tuaja. Burgjet janë në kapacitetin. 105.7 %”, deklaroi ajo.

Duma: Rritja e varfërisë do sjellë

rritjen e kriminalitetit

8 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryemadhi: Qeveria kërkon t’i blejë në zgjedhjet e ardhshme familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike, ja sugjerimet e LSI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje gjatë mocionit me debat që opozita zhvilloi me kryeministrin Rama për skemën e re të ndihmës ekonomike, e akuzoi këtë të fundit se ka përjashtuar padrejtësisht 20 mijë familje. Madje Kryemadhi tha se Rama po i shmanget përgjegjësisë dhe po ia hedh fajin teknologjisë. Por kreu i LSI nuk u ndal me kaq. Ajo, ashtu si dhe kreu demokrat Lulzim Basha, deklaroi se qëllimi i qeverisë është që të varfërojë shqiptarët në mënyrë që t’i blejë në zgjedhjet vendore. “Bota është e bollshme për nevojat e njerëzimit, por jo për babëzinë e tij”. Kjo shprehje në fakt është

më aktuale se kurrë për këtë Kryeministër të “babzitur”, i cili nuk do të kuptoj se progresi i një shoqërie nuk matet sesa fiton një grusht individësh, por se sa shumë qytetarë të varfër dalin nga gracka e varfërisë. Ky zotëri që urren të varfërit, së fundmi me një të rënë të lapsit ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike, “lëmoshës ekonomike” mbi 20 mijë familje të varfëra shqiptare. Madje për disa raste flagrante thotë e “ka fajin sistemi”, se tashmë nuk ka më kujt t’ia lërë fajin dhe ja lë teknologjisë. Varfëria mbi të gjitha është mungesa e parasë për të mbijetuar me dinjitet dhe integritet dhe për të

plotësuar nevojat më bazike. Nuk ka asgjë më të kushtueshme për një shoqëri sesa varfëria e qytetarëve të saj sepse ajo mbjell injorancë, krim-inalitet dhe prapambetje! Por mbi të gjitha sa më të varfër të jenë shqiptarët, aq më kollaj blihen në zgjedhjet e ardhshme, që janë duke trokitur”, tha Kryemadhi. Më tej, kreu i LSI prezantoi edhe planin e forcës së saj për skemën ekonomike. Kryemadhi tha se e vetmja mënyrë që t’i jepet fund varfërisë është që Fondi i Ndihmës Ekono-mike të shkojë 2% e GDP-së. “Ne jemi një forcë politike që kemi prezantuar një plan konkret, planin kundër varfërisë, si një kurë jetike kundër

sëmundjes së varfërisë”, e cila në themel të saj nuk jep lëmoshë, por një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet në nevojë. Ne kemi një vizion dhe një qasje transformuese, krejtësisht e ndryshme nga skemat aktuale parazitare e lëmoshës. Ne përqafojmë idenë se çdo qytetar shqiptar duhet ti garantohet ajo që në konceptet moderne ekonomike dhe të mbështetjes sociale quhet “Të ardhurat Bazike Universale”. Konkret-isht, ne besojmë se mund ti japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptar vetëm nëse: Fondi i Ndihmës Ekonomike do të shkojë në rreth 2% të GDP-së”, u shpreh kreu i LSI.

“Banka Botërore, autore dhe bashkëautore, mbështetëse e kësaj reforme vetëm një javë më parë deklaroi se 70% e familjeve më të varfra në Shqipëri janë përjashtuara nga ndihma ekonomike. E pe këtë raport? Të ra ndonjë zile? Ndjeve ndonjë përgjegjësi apo ishe i zënë duke urdhëruar sejmenët e tu që të shkonin tek familjet që kisha vizituar unë dhe t’i gjenin arsyen përse nuk janë në ndihmë ekonomike apo t’i nxirrje para kamerave për t’u gjetur një vend pune. A thua se vendet e punës janë

me bollëk dhe këta nuk duan të punojnë. 70% e familjeve më të varfra janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Vetëm 1/3 janë të mbuluar nga ndihma ekonomike, thotë Banka Botërore. Kjo është e vërteta. Dhe para se të vije këtu dje dy raporte të tjera të kanë treguar gjendjen e vërtetë të vendit. Shqipëria rendet në vendin e 112 nga 156 shtete, për sa i përket gjendjes shpirtërore të njerëzve apo jo që njihet si Indeksi i Lumturisë për vitin 2018”, deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha dje nga foltorja e Kuvendit.

KREU DEMOKRAT: REFORMA PREK 70% TË FAMILJEVE TË VARFRA

Mocion me debat në Parlament për ndihmën ekonomike, Basha: 30 mijë familje u përjashtuan padrejtësisht, PS presione për zgjedhjet vendore

Basha thirrje Ramës: Rikthe në skemë familjet në nevojë ekonomike

Endri ARIZI

Parlamenti ka zhvilluar dje për rreth 9 orë një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për ndihmën ekonomike. Një

seancë që u shoqërua me debate të shumta dhe akuza e kundër akuza mes mazhorancës dhe opozitës. Ashtu siç ishte parashikuar, opozita gjatë gjithë mocionit me debat që u zhvillua në Kuvend paraqiti fakte të ndryshme se skema e re e ndihmës ekonomike, sipas saj, është abuzive pasi ka larguar nga sistemi në mënyrë të padrejtë një numër të madh familjesh. Madje, veç këtyre pretendimeve të ngritura, opozita gjithashtu bëri thirrje të hapur në Kuvend përgjatë gjithë seancës që të rikthehen në skemë të gjitha familjet e përjashtuara. Por pavarë-sisht pretendimeve të ngritura nga ana e opozitës, nuk ka ndarë të njëjtin mendim mazhoranca, e cila gjatë mo-cionit me debat theksoi se skema e re ka larguar të gjithë abuzuesit dhe ka përfshirë të gjitha familjet në nevojë.

30 mijë familje u përjashtuan padrejtësishtKreu demokrat Lulzim Basha dje

gjatë mocionit me debat që opozita zhvilloi me kryeministrin Rama, teksa mori fjalën akuzoi qeverinë nga foltorja e Kuvendit se ka përjashtuar padrejtë-sisht 30 mijë familje nga skema ekono-mike. “Të nderuar mijëra familje që jeni larguar me të padrejtë dhe pa e ditur se pse nga skema e ndihmës ekonomike, ju është hequr buka e fëmijëve nga njeriu që qëndron prapa meje. Tani e kuptoni fare mirë se pse mocioni me debat që opozita kërkoi që në momentin e bërjes publike të largimit abuziv të 30 mijë familjeve shqiptare nga skema e ndihmës ekonomike u shty dhe u vonua. Për një arsye të thjeshtë që besoj se nuk ka shqiptarë që nuk e ka kuptuar sot. Preokupimi dhe mbrojtja e vetme e Edi Ramës, njeriut që me një të rënë të lapsit pa asnjë transparencë, pa asnjë shpjegim i ka hequr bukën e fëmijëve 30 mijë familjeve në nevojë ekstreme, nuk ishte të korrigjonte masën e pashpirt dhe kriminale, nuk ishte të kontrollonte realisht si është gjendja e këtyre famil-jeve, por ishte të bridhte pas kryetarit të opozitës, të ndiqte kryetarin e opozitës ku do shkonte, në cilat familje do të shkonte dhe pastaj të pretendonte se po

zgjidhte hallin e atyre 10, 15, 20, 30 apo 50 familjeve që vizitova unë”, tha Basha. PS presione për zgjedhjet vendore

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë mocionit me debat në Parlament, akuzoi Partinë Socialiste se nëpërmjet reformës së ndihmës ekonomike po ushtron presione për zgjedhjet e ard-hshme lokale. Basha tha se reforma që PD ka nisur në 2012 është marrë peng nga qeveria dhe po përdoret për të nën-shtruar shqiptarët. “Reforma e nisur në vitin 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për t’i përdorur si mish për top, për t’iu hequr ndihmën ekonomike, për t’i nënshtruar, për t’i përbuzur me qëllim që t’i blesh në zgjedhjet e ard-hshme lokale. Kjo është skema politike

Ervin Salianji: Ndihma ekonomike po përdoret

për blerje vote Deputeti i PD, Ervin Salianji ka

denoncuar dje në Kuvend disa raste të abuzimit me ndihmën ekonomike. Sipas Salianjit, skema është tërësisht abuzive dhe po përdoret për blerje vote dhe kërcënim. “Që të mos jetë abuzive publikoni kriteret e skemës, pikavarazhin konkret dhe pse e avan-tazhohet qytetari x dhe jo qytetari y. Ky kontingjent në masën më të madhe janë votues të PS, ne po kërkojmë që shteti të marrë përsipër detyrimin e vet jo t’i trajtojë për mëshirë dhe as të tallemi siç bëni ju,” tha Salianji. Sipas deputetit demokrat në qarkun e Korçës po marrin ndihmë ekonomike disa funksionar të PS. “Ja ku i keni emrat e sekretarëve dhe komisionerëve të Par-tisë Socialiste me vila që përfitojnë dhe qytetarët në mjerim që i keni hedhur në mëshirën e perëndisë. Që të luftoni dembelizmin mos jepni para kot”, u shpreh Salianji.

Klajda Gjosha: Kryeministri është kthyer në zyrë pune

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha dje nga foltorja e Kuvendit gjatë mocionit me debat, akuzoi kryemi-nistrin Rama se është kthyer në zyre pune. “Patjetër që skema ka nevojë për rregullim, për t’u përmirësuar e për të qenë më e drejtë për qytetarët, por ajo çka nuk kuptoj është instikti i menjëhershëm për t’u shfajësuar në mënyrën më të habitshme për atë që ka ndodhur dhe fyerja e paprecedent që ju i bëni këtyre familjeve duke i keqtrajtuar ata si të ishin hajdutët më të mëdhenj të këtij vendi dhe duke i vënë gishtin në plagë për ti bërë ata të vuajnë më shumë se vuajtja e tyre e përditshme duke jetuar në varfëri të plotë. E duke mos u mjaftuar me ofendimin verbal, keni kaluar edhe në një tallje çnjerëzore që bëni duke punësuar të gjithë ata emra të denon-cuar nga opozita, duke i përdorur ata për teatrin tuaj të radhës. Unë çdo gjë mund të kisha besuar por që kryeministri do të kthehej në një zyrë punësimi, t’ju them të vërtetën nuk ma ka kishte marrë mendja”, tha deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

“Unë kam qenë familje më familje ata kanë kërkuar dhe nuk kanë gjetur vend pune, derisa dolën në fotografi me mua dhe ti nise pastaj ushtrinë e servilëve tu për t’u papritur para kam-erave vendin e punës. Ti flet për mijëra vende të reja pune. Më thuaj cila fabrikë i ofron këto vende pune? Ku janë shtuar këto vende pune, në cilën industri qenkan këto vende pune gati që shqiptarët nuk i marrin? Në cilat uzina, cilat biznese, cilat organizata i

kanë hapur këto vende pune? Sepse të flasësh në ajër është e thjeshtë. Meqë flet në ajër thuaj se ka 300 mijë vende pune, mos thuaj 2 mijë, 3 mijë. Pse thua 2 mijë, 3 mijë? Gënjen, që gënjen bëje gënjeshtrën më të madhe. E vërteta nuk është kështu, e vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Se vetëm dy muajt e parë të janë mbyl-lur 3 mijë biznese të vogla sipas të dhënave të QKR-së”, u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha dje në Kuvend.

BASHA: QEVERIA KA FUTUR EKONOMINË NË KOLAPS

që po përdor. Por ne nuk jemi këtu sot për të treguar motivet e mbrapshta të këtij akti kriminal. Ne jemi këtu për të konstatuar bashkë të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do që ta thuash ti”, u shpreh Basha. Më tej, kreu demokrat i bëri thirrje të hapur kryeministrit Edi Rama që të rikthejë

në skemë të gjitha familjet në nevojë ekonomike. “Ndale këtë akt kriminal, rikthe në skemë familjet në nevojë ekonomike! Paratë i ke, mjafton mos i japësh Arben Ahmetajt 25 milionë dollarë për inceneratorë këtë vit dhe t’i çosh këto para aty ku njerëzit kanë nevojë”, u shpreh kreu demokrat.

Reforma e nisur në vitin 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për t’i përdorur si mish për top, për t’iu hequr ndihmën ekonomike, për t’i nënshtruar, për t’i përbuzur me qëllim që t’i blesh në zg-jedhjet e ardhshme lokale. Kjo është skema politike që po përdor...

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ogerta Manastirliu: Skema e re e ndihmës ekonomike i jep fund abuzimeve partiake, 4.8 miliardë lekë për familjet në nevojë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit se skema e re e ndihmës ekonomike i ka dhënë mundësinë mbi 10 mijë familjeve të reja të përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike që me skemën e vjetër përjashtoheshin për kritere absurde. Ministr-ja Manastirliu tha gjithashtu se në skemën e vjetër kërkoheshin 9 dokumente për aplikim ndërsa me skemën e re kërkohen vetëm 2. “Në skemën e vjetër kërkoheshin 9 dokumente për aplikim, në skemën e re kërkohen vetëm 2. Karta e Identitetit dhe vërtetimi i pronësisë mbi Tokën. Ky i fundit, deri dje të s’kualifikon-te. Sot, jo më. Nuk i përmend kot këto kritere,

dhe faktin që ne i eliminuam. Sepse vetëm për shkak të heqjes së tyre, 19.000 familje që më parë nuk mundeshin të aplikonin, sot jo vetëm që munden të aplikojnë, por më shumë se 10.063 prej tyre janë kualifikuar dhe përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike”, tha Manas-tirliu. Duke hedhur poshtë akuzat e opozitës gjatë mocionit me debat, ministrja Manastirliu deklaroi ndër të tjera se buxheti për ndihmës jo vetëm nuk është shkurtuar, por është rritur me 27%. “3.7 miliardë lekë, akordonte qeveria e PD, programit të ndihmës ekonomike. Në atë kohë 40 mijë përfitues merrnin nga 6 mijë në 12 mijë ndihmë ekonomike të pjesshme. A mund të quhet ndihmë ekonomike 8 mijë lek në muaj? I

kishin gjetur një emër ‘ndihmë të pjesshme” kur në fakt ishte vetëm ‘lëmoshë’ për të fryrë shifrat. Lëmoshë për të gënjyer ata që e përfitonin. Ne, në 4 vite kemi rritur me 27% buxhetin. Ishte 3.7 miliardë deri në vitin 2013, sot është 4.8 miliardë lekë”, tha ajo. Më tej, ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se kjo skemë që po zbatohet synon të mbulojë jo më 14% por 60 % të popullsisë së varfër. Ministrja theksoi gjithashtu se sistemi elektronik nuk lejon më abuzimet me fondet e ndihmës ekonomike. “Nëpërmjet kontrollit të kryqëzuar me shtatë sisteme, bëhet verifikimi për të ardhurat, ase-tet apo gjendjen e papunësisë. Falë këtij verifi-kimi të kryqëzuar, me Hipotekat, Tatim Taksat,

Gjendjen Civile, Zyrat e Punësimit, Sigurimet Shoqërore, Regjistrimin e Automjeteve dhe QKB, u zbuluan 19.780 deklarime të pasakta ose të rreme. Janë 3892 prej atyre që kishin aplikuar për ndihmë ekonomike, që nuk kanë deklaruar automjetet. 7897 aplikantë nuk kishin deklaruar të ardhura nga pagat. 3026 aplikues nuk kishin deklaruar përfitimet nga pensionet. Këto janë vetëm tre nga grupet, janë 11 të tilla, që sistemi i ri i ka refuzuar për shkak të deklarimit të rremë dhe mospërputh-jes me kontrollet automatike të gjashtë bazave të të dhënave. Janë raste abuzimesh, që deri në dhjetor të vitit që kaloi, përfitonin ndihmë, pa e merituar”, tha Manastirliu.

“Por, si me të gjitha reformat e tjera, edhe me këtë reformë, qeveria e asaj kohe, sot një opozitë jashtë kohe, parapëlqeu vijimin e avazit të vjetër në rrugën qorre të skemës së klientelizmit partiak dhe të korrupsionit kapilar. Mjafton të përmendim që këta që kërkojnë sot llogari për skemën e re të ndihmës ekonomike i jepnin vetes ndihmë ekonomike në të gjithë Këshillin Bashkiak të Kukësit, nga i pari tek i fundit. E merrnin ndihmën ekonomike dhe e ndanin

me njëri-tjetrit dhe pastaj e çonin kaskadë te fisi, te fara dhe natyrisht, edhe te celulat e klaneve dhe të partisë. Ne e nisëm reformën menjëherë, pasi hoqëm një sërë kriteresh që i kishte vendimi i qeverisë së asaj kohe, duke përjashtuar televizorin, frigoriferin, bojlerët dhe duke hequr edhe kriterin përjashtues të ndryshmit të vendbanimit, i cili sot është një e drejtë e çdo qytetari, që deri dje mohohej në funksion të ndihmës ekono-mike”, u shpreh kryeministri dje në Kuvend.

Kryeministri: PD e shfrytëzonte ndihmën ekonomike për të deleguarit e saj

Edi Rama: Mbi 10 mijë familje përfituan për herë të parë ndihmë ekonomike, PD parti pa lidership,

nxjerr lot krokodili nga mungesa e ideve

Kryeministri: E gjithë paketa e mbështetjes sociale ka një sërë subvencionesh direkte

Endri ARIZI

Kryeministri Edi Rama ka folur dje në Kuvend mbi reformën e ndihmës ekonomike që qeveria ka

ndërmarrë. Në mocionin me debat që opozita zhvilloi me kryeministrin Rama, ky i fundit duke u ndalur tek akuzat e demokratëve u shpreh se me skemën e re të qeverisë përfituan për herë të parë ndihmë ekonomik mbi 10 mijë familje. “Këtu u bë disa kohë që flitet në hava për 20 mijë familje të larguara nga skema, por nuk thuhet asgjëkund se këto ndryshime që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të reformës kanë mundësuar që 18.730 familje të aplikojnë për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër nuk mund të përfshiheshin dot dhe prak-tikisht ishin përjashtuar. Nuk thuhet po ashtu, që ende pa u përmbyllur përllogaritja e 2 muajve të parë të shtrirjes skemës, janë 10.063 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin vetëm për shkak të gropave dhe shtigjeve të mbyllu-ra të skemës së vjetër, e cila ishte fund e krye në duart e partive”, tha Rama. Por fill pas kësaj deklarate, kryeministri Rama shpjegoi ndër të tjera edhe benefitet e skemës së re ekonomike. Ai tha se më këtë skemë ekonomike qytetarët do të përfitojnë duke nisur nga rimbursimet e librave, subvencionimet në arsim dhe deri tek kompensimi i energjisë elektrike. “Aspekti tjetër është e gjithë paketa e mbështetjes sociale, që kjo qeveri, saktësisht, qeveria e deridjeshme e koalicionit dhe kjo e sotmja vazhdon ta ketë, ku ka një sërë subvencionesh direkte: Kompensimi i energjisë elek-trike për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, në masën 13 mijë lekë. Subvencionet për arsimimin dhe vaksinimin e fëmijëve. Garantimi që familjet në nevojë, si pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, të përfitojnë lehtësi të tjera për frekuentimet në kopsht e çerdhe, për rimbursimin e pagesave të librave, mesatarisht 35 mijë lekë, bursë për ushqim dhe akomodim në arsimin parauniversi-

tar, ku, sipas referencës për të ard-hurat për frymë, futen dhe familjet në ndihmë ekonomike. Përjashtim nga tarifat e arsimit të lartë. Niveli i parë përjashtim të plotë dhe niveli i dytë 50% deri në moshën 25 vjeç, për fëmijët e familjeve me një prind që janë në ndihmë ekonomike”, tha ai.

Rama: PD parti pa lidershipKryeministri Edi Rama dje nga

foltorja e Kuvendit akuzoi PD-në si një parti pa lidership. Ai gjithashtu

Pandeli Majko ironizon PD për lobimet në SHBA

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka ironizuar dje PD në lidhje me çështjen e lobimeve në SHBA. Nga foltorja Kuvendit, Majko nuk kurseu ironinë duke u shprehur se nëse PD konsultohet me rusët më mirë të konsultohet me PS. “Dhe ne ndon-jëherë e teprojmë, psh me këtë punën e ndihmës ruse, apo sponsorizimeve ruse për PD-në. Si një parti nuk jam dakord me kolegun Balla me të thënë të drejtën në disa drejtime. Nga '49- '61 edhe partia e vjetër e majtë ka pasur një afeksion por ka pasur afeksion për ideologji dhe jo për para. Edhe ne, me të thënë të drejtën, kjo partia ime e vjetër, na duket shumë interesante eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobim në Amerikë. Por unë kam një këshillë. Mendoj se kur vjen fjala për tek rusët, mirë është që të konsultoheni me ne. Se kemi dhe çik eksperiencë për këtë punë. Madje e mbyllëm këtë punë në '60 dhe bëmë një film "Ballë për Ballë”, kam frikë se në rastin tuaj do ta mbyllni me një këngë të tipit: “Lule ti, e lule unë dil pak këtej se kam pak punë””, tha ai.

Shezai Rrokaj: Varfëria dhe pabarazia sociale

janë në rritjeDeputeti i LSI, Shezai Rrokaj dje

nga foltorja e Kuvendit akuzoi qever-inë se është shkaktarja kryesore për largimin e shqiptarëve në azil. Sipas tij të gjitha këto largime nga vendi kanë ardhur për shkak të rënies ekonomike dhe rritjes së varfërisë. “Është tronditëse të analizosh shifrat e shqiptarëve që po largohen nga vendi, ku kryesisht dom-inon rinia dhe shtresa e mesme: 30% e të rinjve janë të papunë dhe 70% e tyre kërkojnë të lenë vendin. Shqiptarët nuk duan burgun si të vetmen alternativë në emër të gjoja të bërit shtet. Ata duan per-spektivën evropiane brenda Shqipërisë së tyre, duke forcuar ekonominë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e cilësisë së jetës. Po çfarë u keni ofruar deri tani shqiptarëve për përmirësimin e cilësisë së jetës? Ka një përgjigje: varësinë prej drogës", tha ai.

tha se Partia Demokratike nuk di se ku ka kokën dhe në mungesë të ideve po nxjerrë lot krokodili në lidhje me skemën e re të ndihmës ekonomike. “Nuk thuhet po ashtu, se me skemën e re hiqet masa e pjesshme e ndi-hmës ekonomike. Lotët e krokodilit që derdhen përditë, në mungesë të ideve, në mungesë të programit, në mungesë të lidershipit të një opozite që nuk di ku ka kokën, jo më t’ju gjejë rrugën atyre që kërkojnë rrugë për të ardhmen, pengojnë që të shi-kohet një gjë që duhet përsëritur; I jepnin ndihmë ekonomike deri dhe 6 mijë lekë të vjetra, këta që sot vijnë këtu dhe kërkojnë llogari për një tjetër nga plagët e rënda, që e hapën dhe e infektuan me keqqeverisjen

dhe me verbërinë e shurdhërinë e tyre”, u shpreh Rama. Më tej, Rama tha se problemi i demokratëve është se nuk e konceptojnë dot një Shqipëri pa abuzues dhe pa abuzime. “Problemi i këtyre është që këta nuk e konceptojnë dot një Shqipëri pa abuzues dhe pa abuz-ime. Problemi i këtyre është që, për këta, pas çdo abuzimi dhe abuzuesi ka një arsye. Arsyeja është varfëria. Arsyeja është pamundësia. Arsyeja është gjithfarë mos-arsyeje, përveç arsyes shumë të thjeshtë, që për ne është vijë e panegociueshme ndarëse me këta, në këtë shtet, secili duhet të marrë atë që i takon dhe secili duhet të kontribuojë sipas asaj që i takon dhe pikë”, tha Rama.

“Sot, ne japim 55.000 lekë në muaj për këdo që del nga ndihma ekonomike, sepse nuk plotëson kriteret dhe është i gatshëm të marrë një kurs trajnimi profesional. Familjet e ndihmës ekonomike kanë përfituar nga procesi i legalizimit duke paguar vetëm 35% të parcelës, në rastet kur parcela është pronë private. Pas vitit 2017, familjet në ndihmë ekonomike dhe jo vetëm familjet në ndihmë ekonomike, por të 600.000 qytetarët e pasiguruar përfitojnë mbulimin e plotë të medikamenteve falas për diagnozat e sëmundjeve kronike dhe marrin mbulim të plotë për të gjithë ilaçet e rimbursueshme. Bëhet fjalë për një paketë, e cila shkon në 10 mil-iardë lekë. 100 milionë dollarë është paketa e solidaritetit që kjo qeveri ka ndërtuar qysh në mandatin e shkuar dhe gjer sot e gjithë ditën. Nuk ishin këto para fare”, deklaroi kryeministri Edi Rama dje nga foltorja e Kuvendit.

Rama: 55 mijë lekë për këdo që del nga

ndihma dhe merr trajnim profesional

10 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Projektligji, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian

Draft ligji i ri për kontabilitetin shkon në Kuvend, 9 ndërhyrje për raportimin

financiar dhe uljen e informalitetitDraft ligji “Për kontabilitetin

dhe pasqyrat financiare” është depozituar në Kuvend, duke hapur kështu rrugën për disku-

timet në komisionet parlamentare dhe më pas, miratimin e Parlament. Kalimi i tij në qeveri erdhi pas një kohe të gjatë debatesh mes grupeve të interesit që kryesisht u zhvilluan gjatë majit dhe që më pas u la në harresë. Në relacionin që shoqëron draft ligjin janë nënvizuar 9 përmirësime dhe ndërhyrje në standarde, ku mes të tjerash synohet dhe ulja e informalitetit në sektor. Kështu, së pari bëhet një përafrim me di-rektivën e Bashkimit Europian sa i përket klasifikimit të njësive ekonomike dhe gru-peve ekonomike për qëllime të raportimit financiar. Së dyti bëhet një përcaktim më i saktë i pasqyrave financiare që duhet të përgatisin njësitë apo grupet ekonomike, në varësi të kategorisë së cilës i përkasin. Lidhur me informalitetin dhe uljen e tij bëhet një rregullim i përgjegjësisë për hartimin dhe nënshkrimin e pasqyrave Financiare. “Ky rregullim i munguar ka krijuar problematika të ndryshme sido-mos në rastet kur përdorues të pasqyrave financiare janë përfaqësuesit tatimorë, duke krijuar kështu premisën për krijimin e një tregu informal brenda profesionit”, thuhet në relacion. Në pikën 4 bëhet rreg-ullimi i raportimit financiar (standardet kontabël të detyrueshme për zbatim) të rregullatorëve në sektorin financiar dhe të sigurimeve. Po kështu bëhet një lehtësim nga barra e raportimit financiar për per-sonat fizikë, për mikronjësitë, të cilave u kërkohet të paraqesin vetëm pasqyra të thjeshtuara, si dhe njësitë ekonomike të

FMN: Normat e ulëta të interesit për lekun stimuluan përdorimin e euros

Rritja ekonomike nuk e nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vetëm 1.3%

Niveli i lartë i euroizimit në ekonomitë e vogla pengon efektivitetin e politikës mon-etare, por gjithashtu ato kanë nxitur përdorimin e euros. Një material studimi i Fondit Mon-etar Ndërkombëtar “Efektiviteti i ulët i politikës monetare në ekonomitë e Euroizuara”, ku studiohet rasti i Shqipërisë thu-het se, efektiviteti i transmetim-it të politikës monetare është dëmtuar në nivele më të larta sesa në vendet e zhvilluara nga përdorimi i euros. Ndër pesë autorët e studimit është edhe drejtori i Politikës Monetare

në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli. Gjithashtu, studimi ka gjetur se euroizimi përkeqëson rrezikun që mund t’i vijë stab-ilitetit financiar nga normat e ulëta të interesit. Dokumenti propozon një sistem monitori-mi operacional për të vlerësuar pasojat që ka sjellë euroizimi në politikën monetare nëpërmjet disa variablave. Në kontekstin e shënjestrimit të inflacionit dhe mbajtjen fleksibël të kursit të këmbimit, BSH ndoqi një politikë monetare ekspan-sioniste për të nxitur rritjen ekonomike.

Megjithëse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes duke iu afruar 4%, kjo nuk po reflektohet në nxitjen e konsumit. INSTAT raporton se në tremujorin e katërt 2017, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 1,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues është rritur 0,4%. Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë. Në tregtinë me pa-kicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve,

indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,5%, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 11,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2016. Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Produkte joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, ka pësuar rënie në nivelin 0,8%, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Our World in Data: 80% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 10 USD në ditë

Rreth 80% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 10 dollarë në ditë. Sipas portalit Our World in Data, i cili ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, për shpërndarjen e popullsisë sipas pragjeve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.44% e popullsisë jetonin me mbi 10 dollarë në ditë, pjesa tjetër, 79.56% jetonte me më pak se 10 dollarë në ditë. Të dhënat e Bankës Botërore, të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, janë për vitin 2013. Kra-hasuar me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të

popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë. Më pas renditet Kosova me 25.15% të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98%, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë 58.25%, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e pop-ullsisë, apo 60%, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh, dhe Bosnja me katër të pestat e pop-ullsisë. Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22% të popullsisë.

“Rreth 23% e punonjësve në sektorin e in-dustrisë nxjerrëse punojnë në informalitet”. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, i cili mori në shqyrtim të dhënat zyrtare të publikuara përgjatë periudhës 2007-2016. Sipas, Artur Papajanit, një prej autorëve të studimit, infor-maliteti në sektorin minerar vërehet në drejtim të mos deklarimit të punonjësve, ndërsa në atë hidrokarbur në mosdeklarimin e pagave reale. “Dukshëm është i ndjeshëm, i paraqitshëm, problemi i informalitetit, edhe nga ana e vetë organeve shqiptare që e ndjekin. Rreth 23% e që është informaliteti i shkaktuar nga tregu

i punës, pikërisht nga mosdeklarimi total i punëmarrësve, siç është në sektorin minerar dhe nëndeklarimi i të ardhurave që marrin, i formës së pagës bruto, në sektorin e hidrokar-bureve. Po kjo gjë u konstatua edhe në tregun e punës, marrëdhëniet e punës që rregullohen nga punëmarrësi me sipërmarrësit, mungesën e kontratave kolektive. Madje u theksua me forcë se një ndër arsyet kryesore të informalitetit, sidomos në sektorin minerar në Shqipëri, është mungesa e kontratave kolektive”, u shpreh Papajani. Për të ndryshuar këtë panoramë, studimi jep edhe një sërë rekomandimesh, ku një prej tyre është futja e stimujve fiskalë për

kompanitë që operojnë në këtë sektor. “Reko-mandimi kryesor që u dha ishte problemi i stu-dimit dhe rishikimit të pagës minimale, aty ku fillon operacioni, ku ngrihet gjithçka në këtë lloj tregu. Njëkohësisht, rekomandime të tjera janë ato të natyrës ekstension i shtrirjes më të gjerë të kapitalit në sektorin e burimeve minerare, pra të ketë incentiva nxitës për sipërmarrësit, të ndërmarrë nga qeveria”, tha Papajani. Një rëndësi e veçantë në studim i jepet forcimit të dialogut social mes palëve, ku në situatën aktu-ale një rëndësi të veçantë mes nevoja për dialog në nivel dege profesioni dhe nivel ndërmarrje, i cili deri më sot është i pandjeshëm.

Industria nxjerrëse, në informalitet 23% e të punësuarve në miniera e naftë

vogla, duke u kërkuar të hartojnë vetëm dy pasqyra Financiare. I njëjti draft bën edhe lehtësimin e barrierës ekzistuese për njësitë ekonomike që operojnë në monedha të huaja, duke lejuar tashmë

kontabilitetin e tyre në monedhën funk-sionale gjatë ushtrimit kontabël, pa ndry-shuar kërkesën që pasqyrat financiare të paraqiten në monedhën vendase. Së gjashti, drafti i propozuar parashtron

çështjen e transparencës duke kërkuar disa shënime shpjeguese shtesë lidhur me numrin e të punësuarve, kategorizimin e të ardhurave dhe pagesat e bëra për au-ditimin e pasqyrave Financiare. Relacioni

shpjegon se përmes ligjit të ri synohet të bëhet përcaktimi i përmbajtjes dhe detyr-imit për hartimin e raportit të ecurisë së veprimtarisë, raportit jofinanciar, raportit të drejtimit të brendshëm, të cilat japin një pamje të plotë të zhvillimit dhe politikave të ndërmarrjes, si dhe raportit të pagesave që u bëhen autoriteteve shtetërore. Së fundmi, drafti i propozuar i jep zgjidhje edhe përmirësimit të kërkesave për zg-jedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, duke zgjeruar mundësinë e përfaqësimit të më shumë sektorëve në këshill, por edhe duke kufizuar man-datin e anëtarit, me qëllim mundësinë e përfaqësimit dhe kontributit në Këshill të më shumë personaliteteve nga fusha dhe sektorë të ndryshëm.

Pr/ligji, në përputhje me PKIEBazuar në programin e qeverisë

2013-2017, një ndër angazhimet krye-sore është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, duhet të zbatohet me korrektësi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), pjesë e së cilës është dhe kapitulli 6 i acquis communautaire “E drejta e shoqërive tregtare” në të cilin përfshihet edhe detyrimi i harmonizimit të rregullave për përgatitjen e pasqyrave dhe të raportimit financiar. Ky projektligj është në përputhje me PKIE-në dhe rekomandimet e Komisionit Evropian. Raportimi financiar transparent luan një rol kyç në rritjen e besimit të inves-titorëve të brendshëm dhe të huaj, si një kriter i rëndësishëm për inkurajimin e investimeve, të inovacionit dhe të rritjes ekonomike në vend.“

Në pikën 4 bëhet rregullimi i raportimit financiar (standardet kontabël të detyrueshme për zbatim) të rregullatorëve në sek-

torin financiar dhe të sigurimeve. Po kështu bëhet një lehtë-sim nga barra e raportimit financiar për personat fizikë, për

mikronjësitë, të cilave u kërkohet të paraqesin vetëm pasqyra të thjeshtuara, si dhe njësitë ekonomike të vogla...

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Liderët botërorë dënojnë njëzëri Rusinë për helmimin e ish-agjentit në Britani

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRusia kundërpërgjigjet: Edhe ne do të dëbojmë diplomatët britanikë nga vendi

Andi LAMKO

Liderët e Francës, Gjerman-isë, SHBA dhe Britanisë lëshuan dje një deklaratë të përbashkët ku fajësonin

Rusinë për sulmin me helm ush-tarak nervor ndaj një ish-agjenti në Salisbury, në një kohë kur Moska refuzon akuzat dhe tha se do të dëbojë diplomatët britanikë, si kundërpërgjigje të sanksion-eve të Theresa May. Emmanuel Macron, Angela Merkel e Donald Trump thanë se ishin dakord me deklaratën e kryeministres britan-ike se për sulmin nuk kishte al-ternativë tjetër të besueshme. “Ne i bashkohemi vlerësimit britanik se dështimi i Rusisë në trajtimin e kërkesës legjitime të Britanisë mbi çështjen, sinjalizon përgjeg-jësinë e saj”, thuhej në deklaratë, duke kërkuar që Rusia të hetojë mbi çështjet e sulmit në Salisbury. Kryeministrja May përsëriti dje qëndrimin e saj gjatë vizitës në skenën e krimit në Salisbury. "Ne mbajmë përgjegjëse Rusinë për këtë sulm të përçmueshëm e mizor, që ka ndodhur në rrugët e një qyteti të veçantë”, tha May me zyrtarët e emergjencave.

Lavrov: Rusia gjithashtu do të dëbojë britanikët

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, përsëriti dje refuzimin e fajit të vendit të tij, dhe tha se Rusia do të dëbojë së shpejti diplomatë britanikë, në kundërpërgjigje të masës së ngjashme së Londrës. “Qasja e Britanisë së Madhe për çështjen vjen pjesërisht nga problemet e saj

Qeveria greke: Bisedimet për emrin, në rrugë të mbarë

Stoltenberg: Perëndimi nuk po kërkon Luftë të Ftohtë

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, duke folur për çështjen e emrit gjatë një konference për gazetarët, ka deklaruar se momentalisht po ecin në një rrugë mjaft pozi-tive, duke shtuar se negociatat për emrin vazhdojnë me ritëm intensiv. Në lidhje me draft mar-rëveshjen, ai ka thënë se po e përpunon Ministria e Jashtme Greke ndërsa së shpejti është planifikuar vizita e shefit të diplo-macisë së Greqisë, Nikos Kotzias në Shkup. “Pozicionimi i Qever-isë greke është emër i përbërë,

erga omnes, për përdorim të përgjithshëm. Kjo do të thotë që nevojitet rishikim i Kushtetutës, që të mund të arrijmë në zgjidhje për pranueshme për të dyja palët dhe të qëndrueshme. Rishikimi i Kushtetutës do të lidhet me emrin, por me siguri edhe me pozicionet irredentiste që janë të përfshira në Kushtetutën e vendit fqinj”, ka thënë Tzanakopoulos. Ai ka kritikuar liderin e partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirjakos Micotakis, për qën-drimet e tij radikale refuzuese në çështjen e emrit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Perëndimi nuk është duke kërkuar për nisjen e një Lufte të Ftohtë apo garë armësh me Rusinë, mirëpo ai ka ripërsëritur se aleanca ushtarake do t’i mbrojë të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi. “Ne nuk duam Luftë të Ftohtë dhe as të përfshihemi në një garë të re armatimesh”, u ka thënë Stolten-berg gazetarëve duke prezantuar raportin vjetor të NATO-s. “Kjo është e shtrenjtë, e rrezikshme dhe në interesin e askujt. Mirëpo

nuk duhet të ketë dyshime se NATO do të mbrojë të gjitha aleatët ndaj çdo kërcënimi”, ka shtuar ai. Komentet e tij kanë ardhur në kohën e rritjes së ten-sioneve në mes të Perëndimit dhe Rusisë edhe pas dyshimeve se Moska është mbrapa sulmit me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani të Madhe. Stoltenberg ka thënë se Britania mund të llogarisë solidaritetin e NATO-s, ndonëse ky shtet nuk ka kërkuar që të aktivizohet mbro-jtja e përbashkët sipas nenit 5.

Zaev: Ligji për gjuhët nuk dëmton, të ndalohen ndasitë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dhënë dje opin-ionin e tij zyrtar rreth votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë. Ai thotë se nga ky ligj civili-zues nuk humb askush, dhe se nuk shkelet as Kushtetuta e as Amendamenti 5. “Mbrëmë u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Maqe-donisë. Ky ligj është kontribut serioz për ndërtimin e konceptit të një shoqërie për tërë qyte-tarët e Maqedonisë. Ky hap e

pati mbështetjen në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Vlera kryesore që reflekton ai pra ‘Maqedonia vendi i të gjithë qytetarëve’ është koncept dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë. U përcaktuam për politika që e ndërtojnë Maqedoninë si shtet qytetar për të gjithë që jetojnë aty, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë, si edhe të gjithë bashkësitë tjera”, tha Zaev, duke shtuar se ligji nuk shkel kushtetutën, siç pretendon opozita e VMRO-DPMNE dhe presidenti Gjerorgje Ivanov.

mbi Brexit, ne e konsiderojmë si ofenduese”, tha Lavrov. Ish spiuni britanik në Rusi, Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij, Yulia Skripal, 33 vjeç, mbeten të sëmurë rëndë në spital, pasi u gjetën pandjenja në një stol në Salisbury, më 4 mars. Helmi i përdorur në sulmin është identifi-kuar si pjesë e një grupi të agjentëve nervorë të zhvilluar nga Rusia disa dekada më parë, të njohur si Novichok. Por megjithë akuzat e kryeministres konservatore, kreu laburist i opozitës britanike tha dje se origjina e helmit ushtarak rus nuk provon fajin e Moksës. Jeremy Corbyn tha se lënda e rrezikshme mund të ketë rënë në duar të tjera për shpërbërjes së Bashkimit Sovje-tik në vitet 90-të. Ambasada ruse në Tiranë njoftoi dje mediat shqiptare se në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB lidhur

me incidentin kimik në Salisbury të Britanisë së Madhe, ose të ashtuqua-jturën “çështje Skripal”, pala ruse paraqiti një përgjigje të rreptë dhe të mira-argumentuar ndaj akuzave, spekulimeve dhe ultimatumeve të pabaza që vijnë nga Londra.

Moska refuzon ultimatumet nga Londra

Përfaqësuesi i Përhershëm i Ru-sisë në OKB, Vasili Nebenzja nënviz-oi gatishmërinë për bashkëpunim profesional me hetuesit britanikë në bazë të Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike, aq më tepër që nga ky incident u prek edhe shtetasja ruse Julia Skripal, bija e ish-agjentit të dyfishtë. “Por si përgjigje morëm vetëm një tjetër tufë me fletërrufe, të cilat mund t’i duken të kënaqshme vetëm publikut të painformuar, të cekët dhe të emocionueshëm”, tha Nebenzja. Sipas ambasadës së

Haradinaj: Të martën votohet për kufirin

me Malin e Zi Kryeministri i Kosovës, Ra-

mush Haradinaj, tha dje se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, pritet të mbahet të martën e ard-hshme ndërsa shfaqi bindjen se deputetët do ta përmbyllin çështjen. “Edhe për mua nuk ka qenë një pro-ces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i tillë. Por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territori-ale”, tha zoti Haradinaj.

Brnabiç: Serbia nuk shantazhohet

nga BE për KosovënKryeministrja serbe, Ana Brna-

biç tha dje se shpreson që Bashkimi Evropian do ta ketë parasysh fleksi-bilitetin dhe performancën e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Mirëpo ajo shtoi se Serbia nuk është një vend i dobët ekonomikisht ose politikisht, prandaj nuk mund të shantazhohet. Duke komentuar takimin me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Wess Mitchell, ajo ka thënë se pikëpamjet e Serbisë dhe SHBA për Kosovën, janë shumë të ndryshme.

Puigdemont: Modeli zviceran, i mirëpritur

për KatalonjënLideri i rrëzuar i Katalonjës, Carles

Puigdemont ka thënë se shumica e kat-alanasve do të pranonin që të jenë pjesë e një lloji të sistemit federal zviceran. “Nëse Spanja propozon një model si i Zvicrës, unë mendoj që do të jetë një ide në të cilën ne mund të punojmë dhe me gjasë shumica e katalanasve do të bindeshin”, u shpreh ai, në një intervistë për rrjetin zviceran RTS, duke shtuar se nëse Spanja do të ndahej në këso linja, atëherë asnjëri nga problemet e tanishme nuk do të ekzistonin.

Moskës në Tiranë, delegacioni rus bëri një propozim për të hartuar pa vonesë, po atë ditë, një reagim të koordinuar dhe të depolitizuar të Këshillit të Sigurimit ndaj inci-dentit në fjalë, i cili do të pasqyronte edhe aspektin juridiko-ndërkombëtar të kësaj situate. “Në këtë reagim ne e përjashtuam çdo ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit sovran, në rastin konkret të Britanisë së Madhe, si edhe në hetimin e tij kombëtar. Mëkate këto, në të cilat zakonisht bien vetë Londra dhe vende të tjera perëndimore. Del-egacioni britanik me amendamentet e tij shtrembëron thelbin e këtij doku-menti, e bëri të pamundur hartimin dhe faktikisht e prishi miratimin e dokumentit”, tha ambasada.

Ne i bashkohemi vlerësimit britanik se dështimi i Rusisë në trajtimin e kërkesës legjitime të Britanisë mbi çështjen, sinjal-izon përgjegjësinë e saj. Ne mbajmë përgjegjëse Rusinë për këtë sulm të përçmueshëm e miz-or, që ka ndodhur në rrugët e një qyteti të veçantë...

Deri në 10 njerëz mund të kenë humbur jetën nga shembja e një ure këmbësorësh të instaluar së fundmi pranë kampusit universitar në Florida, e cila zuri nën vete disa korsi trafiku dhe të paktën tetë automjete, tha senatori i zonës Bill Nel-son, duke vizituar vendin e aksidentit tragjik. Grupet e shpëtimit vazhdonin dje të kërkonin të mbijetuar disa orë pas shembjes së urës mbi një nga autostradat më të frekuentuara në jug të Floridas. Gjashtë të plagosur u dërguan në spital, tha zv. kryebashkiaku Carlos Gimenez, ndërsa dëshmitarët thonin se nga rrënojat e urës dëgjoheshin thirrje të dëshpëruara

për ndihmë. Policia u detyrua të largonte helikopterët e rrjeteve televizive në mënyrë që grupet e shpëtimit të dëgjonin thirrjet të bllokuarve nën strukturë. Ura lidhje universitetin me qytezën e Sweetwater dhe ishte instaluar vetëm të shtunën e kaluar në gjashtë orë kohë. Ajo ishte 53 metra e gjatë dhe peshonte 950 ton. Ura ishte vendosur në formë mbikalimi në një nga rrugët me trafik më të dendur në Florida, pasi një studente 18-vjeçare nga San Diego kishte vdekur duke u përpjekur ta kalonte rrugën gushtin e shkuar, raportonin mediat lokale. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se presidenti Donald

Trump ishte vënë në dijeni për ngjarjen. Një nga kompanitë ndërtuese të urës tha në një deklaratë se do të kryente një hetim të plotë për të zbuluar atë që kishte shkaktuar dështimin tragjik inxhinierik, dhe se do të bashkëpunonte në çdo drejtim me hetuesit. "Ura e re UniversityCity Bridge, e cila ishte ende në ndërtim, pësoi një shembje katastro-fike që shkaktoi plagosje dhe vdekje. Kom-pania jonë MCM është një biznes familjar dhe jemi të shokuar nga ngjarja", thuhej në deklaratë, duke shtuar se ura do të përfun-donte në janar 2019. Ajo ishte financuar me një grant 11.4 milionë dollarë nga departamenti amerikan i transportit, tha një zëdhënës.

Shembet ura e këmbësorëve në Florida, bilanc tragjik me të paktën 10 viktima

12 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri më 1965, ja kërkesat e Hoxhës për Kinën dhe sulmet ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik

Zbardhen detajet e vizitës së kryeministrit kinez Çu En Lai në Shqipëri më 1965. Në një dokument të siguruar nga

gazeta, tregohet biseda e tij me liderin e PPSH, Enver Hoxha. Ky i fundit ka parashtruar disa kërkesa ndaj deleg-acionit kinez.

Mars 1965 Memorandum i bisedës mes sho-

kut Çu En Lai dhe liderëve të partisë e të shtetit shqiptar, 27-29 mars. Shoku Çu En Lai dhe liderë të tjerë të partisë komuniste kineze u takuan në samitin me udhëheqësit shqiptarë në pallatin e kryeministrit.

Pala Shqiptare: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Haki Toska, Hysni Kapo, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtyl-la, dhe ambasadori në Kinë, Nesti Nase

Pala kineze: kryetari Çu En Lai, anëtarët e komitetit qendror Xie Fuzhi, Zhang Hanfu, Zhao Jimin, Çu Jien Guo dhe Li Xianian.

Takimi i parë nisi më 27 mars 1965, në 16.30. Të gjithë pjesëmarrësit u ulët dhe shoku Enver Hoxha i kërkoi Çu En Lai të nistë takimin sipas ax-hendës së eventeve të tilla.

Çu En Lai: Në rregull, mund të nisni ju.

Hoxha: (me shaka) Në rregull, po filloj të flas por kryetari jeni ju. I dashur shoku Çu En Lai, të dashur shokë të delegacionit kinez. Vizita juaj këtu ka sjellë gëzim të papërshkrueshëm në zemrat tona, dhe ngjarjet tilla u bëfshin traditë e përhershme mes vendeve tona. Partia dhe populli ynë po festojnë sepse ju kanë juve shoku Çu En Lai mes tyre për herë të dytë, si një mik i dashur i tyre. Kur ju jeni mes nesh është si të kemi këtu Kinën e madhe, komitetin tuaj qendror dhe udhëheqësin e dashur Mao Ce Dun, për të cilat partia dhe populli ynë kanë respekt të pamasë. Por ndjenjat tona marksiste-leniniste ekzistojnë çdo ditë dhe jo vetëm sot me ju këtu. Partia dhe populli ynë i kanë lidhur këto ndjenja me vetë jetën e tyre, me luftën, përpjekjet, arritjet, fitoret, me gëzimin dhe me hidhërimin. Shqipëria dhe Kina të lidhura ngushtë nga miqësia e përjetshme, do të fitojnë e do të ecin përpara së bashku, dhe asnjë forcë nuk do të mund t’i dëmtojë. Ne e shikojmë sot zhvillimin e shpejtë të vendit tuaj të madh, të drejtuar nga politikat e ditura dhe heroike marksiste-leniniste, si të brendshme dhe të jashtme. Ne e shikojmë përp-jekjen tuaj të papërkulur mark-siste-leniniste kundër imperializmit botëror, veçanërisht atij amerikan, si dhe kundër revizionizmit modern, veçanërisht atij hrushovian. Ky kurs i drejtë politikash ne na frymëzon dhe na forcon. Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, me ju dhe shokët e tjerë, ishin për ne jo vetëm një kënaqësi e madhe, por gjithashtu të vlefshme për forcimin e miqë-sisë sonë. Ne nxorëm mësime dhe konkluzione nga këshillat tuaja vël-lazërore dhe nga toni emocionues i udhëheqësit Mao. U gëzuam kur dëg-juam nga shoku Spiro për unitetin dhe entuziazmin e popullit të madh kinez rreth partisë suaj, dhe arritjet e mëdha ekonomike. Ambasadori ynë në Pekin na flet për dashurinë që partia dhe populli juaj kanë për popullin tonë. Të gjitha delegacionet tona kthehen nga Kina me një pasion të madh për gjithçka kanë parë aty dhe për dashurinë e popullit kinez

Hoxha kërkonte mbështetje ekonomike nga kryeministri kinez

në Pekin për të zgjidhur këtë çështje jetësore për vendin tonë, që është plani pesë-vjeçar. Por vizita juaj sot na gëzon gjithsesi pa masë dhe është një fitore më vete për vendin tonë. Vizita juaj këtu në janar 1964, shoku Çu En Lai ishte një ngjarje historike për vendin tonë dhe marrëdhëniet e ngushta marksiste-leniniste mes popujve tanë. Lidhjet tona ndihmo-jnë jo vetëm në forcimin e moralit të situatës në vendin tonë por dhe në sferën ndërkombëtare. Ne ishim të

lumtur për eksperiencën kompetente të marrë nga Kina në sektorë kyçë të ekonomisë. Konsultimet tona me ju na kanë ndihmuar shumë në detyrat tona ekonomike dhe në zhvillimin konkret dhe korrekt të sektorëve ekonomikë. Ju kishit të drejtë kur na këshilluat të mbështeteshim në pas-uritë e brendshme dhe ka mbetur dhe opinioni ynë. Ju na këshilluat zhvil-limin e bujqësisë dhe plani ynë pesë-vjeçar u fokusua në të pasi opinionet tona koinçidonin. Ne ju falënderojmë

për frymëzimin që mbollët te ne për zhvillimin e industrisë dhe për ndi-hmën që nuk keni hezituar kurrë të na jepni në shfrytëzimin e burimeve tonë të brendshme minerale. Ju ishit të interesuar në zhvillimin e indus-trisë së përpunimit të nikelit dhe mineraleve të tjera, në prodhimin e energjisë elektrike dhe rafinimin e mëtejshëm të naftës. Ky inkurajim dhe orientim korrekt ka bërë që ne të realizojmë detyrat tona të planifi-kuara. Tashmë ne jemi të bindur se

për popullin shqiptar. Ata në tregojnë sesi ju keni kapërcyer vështirësitë dhe për këshillat e vlefshme që ju u jepni në takimet me ta.

Hoxha elozhe KinësPesha kolosale e Kinës së madhe

dhe strategjia e saj e patundur mark-siste-leniniste janë bërë frymëzim për lëvizjen ndërkombëtare socialiste dhe një fener ndriçues për paqen dhe tri-umfin e revolucionit botëror socialist. Popujt e të gjithë botës presin të drejto-hen nga shoku Mao Ce Dun me besim të plotë në luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit modern, si dhe çdo armiku tjetër të fshehtë apo të hapur. Imperializimi amerikan, revizionizmi modern dhe reaksionarët e të gjithë botës tmerrohen kur shikojnë vendos-mërinë e Kinës, që së bashku me popu-jt e tjerë revolucionarë dot hapë varret e tyre. Në botë kanë ndodhur vente të rëndësishme dhe popujt përballen me probleme komplekse, luftëra të të gji-tha llojeve dhe me aleanca që prishen e ndryshohen shpesh, disa liderë blihen dhe të tjerë zënë vendin e tyre, intriga thuren e shthuren nga armiqtë imperi-alistë dhe aleatët e tyre, por mbi gjithë këtë ne shikojmë si ndriçon kauza e drejtë marksiste-leniniste, e cila shtyp pa mëshirë botën e vjetër duke ngritur lart e duke forcuar botën e re socialiste. Në këtë luftë të madhe Kina qëndron si një shkëmb e një flamur. Partia dhe populli ynë heroik e kanë për nder të luftojnë përkrah popullit vëlla të Kinës. Është nderi dhe detyra e tyre të japin kontributin e tyre të vogël në këtë përpjekje kolosale, ku Kina mban në shpatullat e saj një peshë të madhe por të lavdishme. Vizita juaj këtu dhe këm-bimet e opinioneve që do të nisin, për të cilat unë jam i bindur se do të kenë unitet të njëjtë marksist-leninist, do të na ndihmojnë të bëhemi më të fortë në këtë përpjekje me shumë fytyra.

ShqetësimetNjë nga shqetësimet e udhëheq-

jes sonë që prej vizitës suaj në Shqipëri vitin e shkuar, është puna për realizimin e planit të 4-t pesëv-jeçar. Ne duam të sigurohemi që plani të ndiqet në mënyrë real-iste, në përshtatje me sukseset e mëparshme dhe me kapacitete tona të brendshme. Ne duam të sigurohe-mi që të jemi në kohë, siç kemi rënë dakord në janar, kur parashtruam nevojat tona për ndihmë. Jemi përp-jekur me anë të letrave që ju kemi dërguar, të bëjmë të qartë rrugën e veprimit për planin tonë, por nuk e dimë nëse e kemi kryer në mënyrë të kënaqshme. Aktualisht disa nga specialistët tanë janë në Kinë duke u konsultuar për problemet, në një frymë vëllazërore dhe miqësore. Kur shokët tanë dhe ju në Pekin të keni diskutuar të gjitha çështjet atëherë delegacioni ynë i drejtuar nga shoku Spiro Koleka do të vijë

Ne e shikojmë përpjekjen tuaj të papërkulur mark-

siste-leniniste kundër imperi-alizmit botëror, veçanërisht atij

amerikan, si dhe kundër revizion-

izmit modern, veçanërisht atij hrushovian. Ky

kurs i drejtë poli-tikash ne na fry-

mëzon dhe na forcon. Vizita e

shokut Beqir në Pekin dhe bised-

imet e frytshme me shokun Mao

Ce Dun, me ju dhe shokët e tjerë, ishin për ne jo vetëm një

kënaqësi e mad-he, por gjithashtu

të vlefshme për forcimin e miqësisë

sonë...

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri më 1965, ja kërkesat e Hoxhës për Kinën dhe sulmet ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik

Hoxha kërkonte mbështetje ekonomike nga kryeministri kinez

do të vazhdojmë këto suksese edhe me forcat tona, bashkë me ndihmën tuaj, që do të ishte si një çlirim i dytë për Shqipërinë. Ne ju falënderojmë gjithashtu për ndihmën ushtarake dhe në fushat e agjitacionit e kul-turës, pa përmendur mbështetjen në arenën ndërkombëtare.

SfidatNe jemi të ndërgjegjshëm për

sfidat kolosale me të cilat përballet partia e Kinës, siç është orientimi i kur-sit botëror drejt marksizëm-leninizmit,

prandaj kërkesat tona bëhen një barrë dhe një sakrificë më shumë për të. Prandaj duam t’ju sigurojmë se dëshi-ra jonë është zhvillimi i ekonomisë socialiste sipas një kursi racional dhe jo me karakter egoist apo nacionalist. Përkundrazi, dëshira jonë është zhvil-limi i vendit ne sensin ndërkombëtar, zhvillimi harmonik i Shqipërisë në Ev-ropën e sotme të mbushur me sisteme kapitaliste dhe revizionistë të degjen-eruar. Kjo do ta bënte Shqipërinë një model të një vendi të vogël socialist,

për nevoja urgjente ushtarake, pasi Shqipëria është kaq larg nga motra dhe aleatja e saj e fuqishme Kina. Prandaj ajo duhet të forcojë mbrojtjen dhe të ndërtojë ekonominë socialiste në sektorët më të rëndësishëm, që të jetë e gatshme të përballet me ngjarje të papritura. Ne jemi të ndërgjegjshëm se plani ynë pesë-vjeçar megjithëse është konkret dhe i arritshëm, është në të njëjtën kohë i ngjeshur dhe kërkon sakrifica e mobilizim të madh. Por ne jemi të gatshëm ta realizojmë atë dhe kështu do të bëjmë. Prandaj ju kërko-jmë partisë Kineze dhe shokut Mao Ce Dun të kuptojnë arsyen e kërkesave tona për ju, të cilat ne i konsiderojmë ndihmë të madhe dhe si sakrificë nga ana juaj, veçanërisht duke marrë parasysh detyrat e mëdha që ju po kryeni në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare.

Rezervat mineraleSiç ju e dini mirë i dashur shoku

Çu En Lai, rezervat tona të hekur-ni-kelit kanë potencial të lartë për pjesë metalike dhe janë nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit tonë. Nevojat tona për hekur dhe çelik janë të larta dhe gjithmonë në rritje. Hekurin dhe çelikun e përpunuar ne e importojmë dhe kjo na kushton shumë mallra të tjera të nevojshme. Për më tepër,për këtë çështje jemi në mëshirën e revizionistëve çekë e polakë të cilat vazhdimisht nuk përmbushin detyr-imet e tyre me sasinë apo cilësinë e ma-terialit. Më parë kështu vepronin me ne revizionistët sovjetikë. Veçanërisht revizionistët çekosllovakë e kanë tre-guar fytyrën e tyre anti-marksite, kapi-taliste dhe merkantiliste. Të gjitha kus-htet e kërkojnë që uzina e përpunimit të ferro-nikelit duhet të nderohet në vendin tonë dhe jo në Çekosllovaki, por ata kanë shkelur mbi detyrimet e tyre dhe e ndërtuan fabrikën në vend, ne u detyruam të pranojmë dhe t’u japim atyre mineralin kundër dëshirës sonë. Ata ende nuk e kanë vënë në punë uzinën e tyre por kanë grumbul-luar rezerva mineralesh nga ne gjatë gjithë kësaj kohe. Çdo vit ata ushtro-jnë presion për çështje të ndryshme, ose duke refuzuar çmimet blerjes, ose duke refuzuar sasinë pranuar të mineraleve, e të tjera si këto. Por tani me ndihmën e tuaj ne do të zgjidhim këtë problem thelbësor të ekonomisë sonë. Por tani me ndihmën e tuaj ne do të zgjidhim këtë problem thelbësor të ekonomisë sonë. Ne kemi nisur ndërtimin e kombinatit metalurgjik në Elbasan dhe punimet po vazhdojnë me sukses. Shokët kineze janë duke përfunduar analizat e burimeve dhe depozitave minerale në mënyrë që uzina e Elbasanit të përpunojë 100 mijë ton hekur-nikel në vit. Ne ju propozo-jmë dhe ju kërkojmë të pranoni planin tonë pesë-vjeçar dhe rritjen e limitit të përpunimit nga 100 në 300 mijë ton

deri në vitin 1972-73. Për arsyet që përmenda më sipër ne besojmë se kjo uzinë është e rëndësishme për jetën tonë,pasi siguron zhvillim konkret të ekonomisë dhe kemi besim se ju do të jeni dakord me ne. Çështja e uzinës së ferro-kromit është e rëndësisë së madhe pasi ky është një mineral krye-sor i vendit tonë. Kjo uzinë do të rrisë vlerën e kromit tonë dhe specialistët thonë se ajo do të ketë fitim në një kohë të shkurtër. Për nxjerrjen dhe pasurimin e kromit ne do të studiojmë eksperiencën tuaj, proceset e uzinës së re dhe çështjet e eksportit. Në lidhje me çështjen e prodhimit të energjisë në hidrocentrale ne inkurajohemi nga opsionet që ju prezantuat gjatë vizitës së fundit vitin e kaluar. Specialistët tuaj ishin entuziastë me idenë dhe bashkëpunuan ngushtë me specialistët tanë. Këta të fundit shkuan në Kinë me rezultatet e bashkëpunimit për konsultime të mëtejshme. Bazuar në studimet dhe nevojën tonë për energji ne kemi shtuar në plan dhe ndërtimin e hidrocentralit në Vaun e Dejës. Shokët tanë po e studiojnë zbatimin e këtij projekti të madh për vendin tonë. Ne do të angazhohemi me të gjitha forcat për planet e hidrocentralit por nuk do të mund të arrijmë sukses pa ndihmën e specialistëve kinezë. Ju kërkojmë që të kuptoni fuqinë tonë, ne do të kemi mobilizim total,por mendojmë se ndi-hma juaj është e domosdoshme. Më tej për çështjen e energjisë, është ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, që pritet të përfundojë brenda planit të ardhshëm pesë-vjeçar. Por është e rëndësishme që studimi dhe dizajni i këtij projekti të kryhet në të njëjtën kohë me studimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës.

NaftaNë letrën që ju kemi dërguar ne

kemi qartësuar pikat kryesore të planti tonë dhe e keni parë se fokusi kryesor është përdorimi i burimeve tona të naf-tës, zgjerimi i operacioneve të nxjerrjes dhe i përpunimit të saj, në mënyrë që ajo të përdoren për nevojat në zgjerim të ekonomisë sonë. Bashkë me këtë ne ju kemi kërkuar ndihmë në dizajnin e një shtese për uzinën e fertilizuesve az-otikë, ndërtimi i së cilës parashikohet të përfundojë brenda planit të 5-të pesë vjeçar. Kjo shtesë do të jetë një bazë e fuqishme për forcimin e bujqësisë sonë për eksportimin e një pese të produkteve drejt Kinës ose vendeve të tjera. Në hartimin e planit të 4-rt pesë-vjeçar ne jemi udhëhequr pikësëpari nga objektivi i zhvillimit të bujqësisë dhe i arritjes së potencialit të plotë brenda planit pesë-vjeçar. Ju mund ta shikoni që ne i kemi vënë vetes detyra të vështira por do të kemi mobilizim të plotë të partisë dhe shtetit që do të punojnë nën frymën patriotike dhe revolucionare. Ne kemi punuar me kujdes për të siguruar bazën materi-ale, financat dhe forcën punëtore,si atë manuale dhe të specializuar. Ne i kemi balancuar projektet në mënyrë që ato të mos bëhen barrë e ekonomisë dhe të ulin mirëqenien e popullit. Ne me modesti e kuptojmë dhe e pranojmë se ju duhet të bëni sakrifica për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e atdheut. Aktualisht kemi arritur rezultate të kënaqshme me masat e vendosura nga partia dhe rregullatorët, duke pasur nën kontroll të plotë lëvizjen e masës punëtore nga zona rurale në zonat urbane. Kemi zhvendosur shumë njerëz nga qytetet në zonat rurale bashkë me familjet e tyre, sipas nevojës së ekonomisë së vendit. Natyrisht që ne presim dhe vlerësojmë këshillat, kritikat dhe sugjerimet tuaja pasi ato janë të rëndësishme si për udhëheqjen tonë dhe për tuajën, për të përgatitur sa më mirë delegacionet tona në Pekin.

si një pikë uji në oqeanin kapitalis-to-revizionist që jo vetëm i reziston sistemeve skllavëruese por triumfon mbi ta. Për më tepër kjo linjë korrekte e zhvillimit do të shërbejë si një shem-bull për t’u ndjekur nga vende të tjera dhe si sukses i mbështetjes së Kinës së madhe me në krye shokun Mao Ce Dun. Ne e kuptojmë se Shqipëria nuk vlerë të madhe në potencialin botëror, por ka bërë dhe do të bëjë deri në fund të përpjekjes detyrën e saj si shtet socialist duke luftuar në përpjekjen e shenjtë për triumfin e marksizëm-len-inizmit, kundër imperializmit botëror. Zhvillimi i ekonomisë sonë socialiste dhe drejtimi i planit tonë pesë-vjeçar merr parasysh të gjithë panoramën ndërkombëtare politike dhe ideolog-jike, si dhe problemet e pritura dhe të papritura që mund të dalin, pra ne jemi duke luftuar dhe duke u përpjekur për betejat e ardhshme. Në planin tonë pesë vjeçar, në këtë kohë “paqeje të armatosur” ne përgatitemi për betejë. Ne besojmë se dhe ju mendoni në të njëjtën mënyrë. Në këto kohë të turbulluara, kjo qetësi relative tregon

Pesha kolosale e Kinës së madhe

dhe strategjia e saj e patundur mark-

siste-leniniste janë bërë frymëzim për lëvizjen ndërkom-

bëtare socialiste dhe një fener ndriçues për paqen dhe tri-

umfin e revolucionit botëror socialist. Popujt e të gjithë

botës presin të dre-jtohen nga shoku Mao Ce Dun me besim të plotë në

luftën kundër imperi-alizmit dhe revizion-izmit modern, si dhe

çdo armiku tjetër të fshehtë apo të

hapur...

14 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Gjykata e Apelit Durrës lë në burg stomatologen që mashtroi 11 biznesmenë Stomatologia Olesia Duka do të vijojë të qëndrojë në

burg. Mësohet se Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur të lejë sërish në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçaren, e cila akuzohet për mashtrim. Apeli i qytetit bregdetar nuk pranoi kërkesat e avokatit të Ole-sia Dukës, Arben Llangozi. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar më 21 mars. Sakaq, avokati tha se klientja e tij duhet te dale dhe se kërkon pafajësi. Sipas tij Olesia Duka ka pasur marrëdhënie tregtarë me biznesmenët të cilëve u ka marrë para, dhe se kjo çështje duhet trajtuar si padi civile. Nga ana tjetër, ai akuzoi biznesmenët për fshehje të ardhurash. Më tej, Llangozi akuzoi shtetin se nuk i do njerëzit intelektualë si Olesia Duka, e cila sipas tij ka mbaruar dy fakultete. “Sot ishte një ankim i kryer

nga avokati që ka qenë inekzistent, pa firmën e Olesias, nuk është se është gjykuar çështja, do të gjykohet në datë 21, nuk është se kemi një gjë të gjykuar dhe Olesia mbeti në burg. Është një ankim nga një person i pa autorizuar nga ajo. Në datë 21 është gjyqi i vërtetë, nuk kam qenë unë avokat, ka qenë një tjetër i deklaruar në Shkallë të Parë, unë e kam marrë pas seancës që u caktua masa e arrestit. Është bërë dy herë ankimin, njëherë nga avokati që është rrëzuar dhe njëherë nga ajo dhe gjyqi është në datë 21. Në pretendojmë pafajësi sepse kemi të bëjmë me një marrëdhënie civile, të gjitha janë me kontrata, nuk ka asgjë të padokumentuar, të gjitha kontratat duhet t’i drejtohej gjykatës civile. Këto biznesmenë kanë të bë-jnë me fshehje të ardhurash dhe i kanë të faktuara nga

provat. Për klienten time flitet se ka të rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kur ajo ka dy fakultete me mesatare 10, po theksoj se shteti nuk i intelektualët, po ata që vjedhin shtetin dhe ta mbrojnë atë. Janë bërë kallëzimet edhe për prokurorin e çështjes dhe palët në proces që janë ankuar në prokurori. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është gjykata civile dhe jo penale” deklaroi ai. Për masën e sigurisë të apeluar nga Olesia Duka do të zhvillohet një seancë më 21 mars. E ashtuquajtura dentist e VIP-ave, akuzohet për mashtrimin e biznesmenëve në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Ajo ka arritur t’u marrë shuma të konsiderueshme parash biznesmenëve të ndryshëm por edhe personave të tjerë, duke u deklaruar atyre se donte të investonte për hapjen e klinikave të tjera dentare.

Nezar Seiti dëshmon përpara prokurorëve të KataniasFinancieri i grupit kriminal të drogës, "Habilaj" Nezar Seiti

ka dëshmuar sot në prokurorinë e Katanias. Kështu pak kohë pas ekstradimit në Itali, Seiti ka dhënë shpjegime dhe hollësira në organin e akuzës së Katanias, dëshmi që do t'i vihet në dis-pozicion edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Deri më tani nuk dihen ende detaje nga dëshmia e Nezar Seitit. Seiti është ek-straduar drejt shtetit italian, i arrestuar më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge. Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. Hetimi për Nezar Seitin do vijojë edhe nga Krimet e Rënda. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, Seiti është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie. Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Kanos me armë zjarri 2 persona, arrestohet 35-vjeçari

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë ditën e djeshme. Policia e Tiranës sqaron se pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë re-agimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Arben Hasanit 35 vjeç, banues në Tiranë. Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, është konfliktuar me shtetasit me inicialet A. C., dhe A. A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pis-toletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekues-trua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë. Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe muni-cioneve luftarake", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.

Operacioni “Shëtitësit” zbardh 11 vjedhje, pranga 27-vjeçarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona, autor të disa vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Shëtitësit”, është ndaluar Eriol Pane, nga Tirana dhe janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet M. V., 31 vjeç, dhe A. L., 19 vjeç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës. Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe ma-teriale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin në qytetin e Durrësit. Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të 11 vjedhjeve. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Gjyqi në Spitalin e Traumës, “Arrest me burg” për 34 vjeçarin që montonte mina me telefon

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHetimet, dyshohet se Gentian Hoxha furnizohej nga grupe kriminale në Fushë-Krujë e Durrës

Elvis MYRTA

Me g j i t h ë s e i gjymtuar nga s h p ë r t h i m i , 34-vjeçari Gen-

tian Hoxha do të hetohet në masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimit. Vendimi iu dha në ambien-tet e spitalit të Traumës, ku 34 vjeçari ndodhet në gjend-je të rëndë shëndetësore. Gjykata e Tiranës ka vendo-sur masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Gentian Hoxha, i akuzuar se montonte bomba me celular. Masa e sigurisë u caktua në ambientet e spitalit ku i akuzuari ndodhet i plagosur si pasojë e shpërthimit të fortë që ndodhi në dyqanin e celularëve, ku ai punonte pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet. Vendimi iu dha nga gjyqtarja Shefk-ie Demiraj e cila ishte e pranishme së bashku me prokurorin Ervin Karanx-ha në ambientet e spitalit. Pas seancës e cila zgjati vetëm pak minuta në sallën e reanimacionit, gjyqtar-ja Demiraj e pyetur nga gazetarët komunikoi këtë vendim. “Masa e sigurimit e kërkuar nga Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë është ajo e arrestit me burg parashikuar nga neni 208 i Kodit të Procedurës Pe-nale.. Kaq mund t’ju them”, deklaroi ajo para gaze-tarëve. Ndërsa avokati që mbron 34-vjeçarin, i cili është avokat i caktuar nga shteti pasi ai vet nuk ka zg-jedhur avokat, tha se klienti i tij nuk foli shumë pasi është në gjendje të rëndë. “Nuk kemi pretendim, pamë rrethanat pasi nuk kemi in-formacion tani për tani. Do shohim në vijim se si do të veprojmë lidhur me mbro-jtjen. Ai thjesht thotë se ka pasur një pako në dorë dhe i ka shpërthyer. Në vijim do shikojmë faktet provat, sepse akoma nuk jemi njo-hur. Pretendimi fillestar është se i ka shpërthyer një telefon në dorë. Sot u

njohëm me akuzën që rën-don mbi të, ku më kryesorja është ajo e armëmbajtje pa leje e prodhim armësh”, është shprehur avokati për mediat. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë dhe sipas hetimeve paraprake shkak i shpërthimit ka qenë një gabim që 34-vjeçari ka bërë gjatë punës me montimin e një prej bombave të cilat përgatiteshin prej tij dhe shiteshin me çmimin 1500 euro copa.

HetimetDetaje të reja kanë dalë

nga grupi hetimor lidhur me shpërthimin aksidental që i ndodhi Gentian Hoxhës, në momentin që po mon-tonte një minë me celular në dyqanin e tij. 34-vjeçari, dyshohet se lëndën shpër-thyese e siguronte në qyte-tin e Fushë-Krujës, ndërsa ende nuk është marrë në pyetje nga oficerët e poli-

cisë gjyqësore. Burime nga grupi hetimorë dhe policia bëjnë me dije se Gentian Hoxha, dyshohet se lëndën shpërthyese e siguronte në qytetin Fushë-Krujës. Gjithashtu edhe tregu krye-sor për tregtimin e bombave të cilat aktivizohen në dis-tancë ishte po Fushë-Kruja, Durrësi dhe Kruja, pohojnë burime nga policia krimina-le e Tiranës. Në biznesin e tij të marrë me qira, 34-vjeçari, kishte përshtatur një dhomë të dytë për të punuar i qetë dhe për t’u kamufluar sa më mirë nga policia. Pikërisht në atë dhomë u gjet lap-topi, një sasi tritoli, bashkë me fitilat zjarrpërcjellës që për-doren për krijimin e minave me celularë. Uniformat blu, sekuestruan në tavolinën e punës së Gentian Hoxhës edhe një mikroskop si edhe disa kapsolla që përdor-en për ndezjen e në dis-

tancë nëpërmjet telefonit të lëndës shpërthyese. Provat materiale të sekuestrua në biznesin e 34-vjeçarit janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të vërtetuar nëse mekanizmat shpërthyese që prodhonte Gentiani ishin përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale, e cila ka mbetur e pazbardhur. Pavarësisht se e kaloi gjendjen kritike për jetën, oficerët e poli-cisë gjyqësore ende nuk kanë mundur ta marrin në pyetje Hoxhën. Personi që mbeti i plagosur pasi ishte duke montuar një mine me celularë në dyqanin e tij në rrugën “Pjetër Budi”, nuk mund të flasë dhe të dëgjojë sipas mjekëve, pasi ka shumë dëmtime në kokë e gjymtyrë. Në tregun e zi, çmimet për bombat me ce-lularë shiten nga 700 euro deri në 1500 euro.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Gentian Hoxha, i akuzuar se monton-te bomba me celular. Masa e sigurisë u caktua në ambi-entet e spitalit ku i akuzuari ndodhet i plagosur si pasojë e shpërthimit të fortë që ndodhi në dyqanin e celularëve, ku ai punonte pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet...

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Avokati: Jaeld Çela, mund të vihet në dispozicion të drejtësisë nëse do të njihet me provat ndaj tij

Elvis MYRTA

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në seancën e djeshme ndaj ish shefit të Policisë së Vlorës ka

kërkuar zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë afatet e hetimeve të ish zyrtarit të lartë të proku-rorisë. Në seancën e ditës së djeshme prokurori i çështjes Dritan Prençi pretendon se afa-tet duhet të zgjaten, pasi sipas tij janë duke u kryer disa veprime të rëndësishme hetimore. Sipas tij, organi i akuzës po vijon transkriptimin e përgjimeve për një periudhe dy vjeçare të grupit si dhe analizën e telefonatave mes tyre. Sipas tij ka pasur disa telefonata dhe sms që janë shkëmbyer mes të pandehurit dhe vëllezërve Ha-bilaj. Gjithashtu një argument tjetër që prokuroria kërkoi zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj ish zyrtarit të lartë janë dhe disa letër po-rosi që janë nisur drejt Greqisë dhe Italisë. Sipas prokurorisë gjatë kësaj kohe do të përfito-hen prova të rëndësishme për hetimin. Ndërkohë që Ish-dre-jtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i grupit të “Ha-biljave”, në seancën e djeshme u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës Petrit Isamili. Ai kërkoi nga gjykata të mos pranojë zgjatjen e afateve të hetimeve nga Prokuroria. Sipas avokatit mbrojtës të caktuar nga familja, Prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete që imp-likon klientin e tij në mbjelljen dhe trafikun e kanabisit. Ai i tha gjykatës se Çela nuk mund të akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal vetëm se ka marrë një mesazh urimi nga njeri prej vëllezërve Habilaj. Ndërkohë pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Jaeld Çelës, i akuzuar nga akuza si i përfshirë në grupin Habilaj, nuk e përjashton mundësinë se ai mund të vihet në dispozicion të drejtësisë. “S’jemi njohur me faktet. Janë

“ Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i grupit të “Ha-biljave”, në seancën e djeshme u përfaqësua nga avokati i tij mbro-jtës Petrit Isamili. Ai kërkoi nga gjykata të mos pranojë zgjatjen e afateve të hetimeve nga Prokuro-ria. Sipas avokatit mbrojtës të caktuar nga familja, Prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete që implikon klientin e tij në mbjelljen dhe trafikun e kanabisit...

duke u transkriptuar përgjimet telefonike të Jaeldit dhe grupit Habilaj për të parë implikimin e tij lidhur me akuzat. Klienti im po paragjykohet. Nuk mund te implikohet për një mesazh urimi që ka marrë për Vitin e Ri në 2016 që ka marrë nga Florian Habilaj”, tha avokati i Çelës. Ndërkohë që duke qenë se mbrojtja e kundërshtoi kërkesën e organit të akuzës, Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu seancën për në datën 19 mars, ku dhe do ketë një vendim për shtyrjen apo jo me 3 muaj të afateve hetimore për ish zyrtarin e lartë. Kujtojmë që në 18 janar të këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërk-esën e prokurorisë për shtyrjen me 3 muaj të hetimeve.Urdhër arrestet për 3 zyrtarët

në Policinë e VlorësProkuroria e Krimeve të

Rënda në nëntor të vitit që sapo lamë pas ka lëshuar një urdhër-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj". Fletë-arresti i është përcjellë policisë për ekzekutim mëngjesin e datës 22 nëntor, ndërsa Policia e Vlorës e ekze-kutoi këtë urdhër vetëm pas-dite, ku Jaeld Çela nuk gjendej në banesën e tij në momentin

Dosja “Habilaj”, prokuroria kërkon edhe 3 muaj hetim për ish-kreun e Policisë së Vlorës

Itali, godit grupi i shqiptarit “Drakula”, 1 mln euro grabitje

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për dhjetëra vjedhje. Sipas mediave italiane gjatë operacionit u arrestuan tetë persona, pesë prej të cilëve shqiptarë. Mes të arrestuarve është edhe kreu i grupit, një 33-vjeçar shqiptar me pseudonimin “Drakula”. Grupi në të cilin ishin pjesë edhe dy italianë e një rumun operonte në zonën e Piaçencas, Bergamos dhe Brescias. Raportohet se goditjet organizoheshin nga shqiptari “Drakuala” në banesa të ndryshme ku ai më parë siguronte informacione për familjet. Janë vërtetuar të paktën 15 raste grabitjesh që kanë autorë personat e prangosur. Por, policia dyshon edhe për dhjetëra raste të tjera që po hetohen. Këta persona grabisnin çdo send të mundshëm, nga paratë, te veprat e artit apo elektro-shtëpiake. Një milion euro është shuma e vlerësuar e të ardhurave nga grabitjet e grupit. Sipas hetuesve italianët ofronin mbështetjen logjistike, ndërsa shqiptarët dhe rumuni kryenin vjedhjet.

Tjetër operacion antidrogë në Itali, 2 shqiptarë në pranga

Një ditë pas superoperacionit, në të cilin u arrestuan 21 shqiptarë, autoritetet italiane kanë goditur një tjetër grup trafikantësh droge. Edhe në këtë aksion, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë. Mediat italiane kanë shkruar se bëhet fjalë për Elio Çela, 31 vjeç, dhe Marigen Abdurramani, 38 vjeç. Ata ishin pjesë e një grupi prej 11 anëtarësh, që merreshin me trafikun e kokainës dhe marijuanës. Në sajë të operacionit, është zbuluar se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gram metanfe-tamina, euro kesh, një pistoletë me numër kalibri të fshirë, si dhe 230 plumba të kalibrave të ndryshëm. Mësohet se droga trafikohej me makina të vogla të vogla nga rajoni i Kampanjës në Abruzzo dhe Marke, e më pas shpërndahej në lokalet e natës të frekuentuara sidomos nga të rinjtë.

Zbardhet dosja ndaj 21-vjeçares që helmoi vjehrrën, nga debatet tek mbytjaZbardhet dosja se si u vra Lirie Lami,

48-vjeçarja që u helmua dhe u mbyt nga nus-ja 21-vjeçare në Kamzë. Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë lëngun magjik, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më. Në dosjen hetimore e cila është përqendruar e gjitha në videon që ka incizuar hoxha gjatë rrëfimit të 21-vjeçares, ajo dëgjohet ti thotë vjehrrës së saj që këtë lëng e kanë pirë të gjithë dhe se nëse do ta pinte do ti bënte mirë për të mos patur më probleme. Ajo I tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke i thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte

bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që i kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi. Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për ti thirrur Dhuratës për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin

e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi. Ndërkohë që në prokurori Marjana Cmeta ka deklaruar se vjehrrën e ka gjetur pa ndjenja në kuzhinë, ndërkohë që më herët kishin debatuar me të dhe e kishte kafsh-uar. Ndërkohë burime pranë grupit hetimorë bëjnë me dije se e reja gjatë rrëfimit të saj tek hoxha, i cili ka zgjatur pothuajse rreth 1 orë e 15 minuta ka qenë e tensionuar. Të njëjtat burime saktësojnë se 21-vjeçarja gjatë gjithë rrëfimit të saj ajo ka qenë në gjendje ankthi dhe shfaqet e tensionuar. 21-vjeçarja Marjan Cmeta së bashku me ish vjehrrin kushëririn e tij dhe hoxhën që regjistroi videon do dalin sot përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.

që policia ushtroi kontroll në banesën e tij për ta arrestuar. Gjithashtu kujtojmë që po në këtë datë fletarrestime janë lëshuar edhe për dy ish-zyr-tarë të policisë së Vlorës. Ata janë Sokol Bode, ish-drejtori i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohila, ish-shef i krimit në po-licinë e Vlorës. Por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, pasi operacioni u krye me rreth 6

orë vonesë, dhe pati dyshime se operacioni u dekonspirua. Të tre ish-zyrtarët e lartë të policisë akuzohen se me mosveprimet e tyre kanë lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Kujtojmë që po në këtë dosje Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke u hetuar dhe ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Kapen në Francë me 1.5 kg heroinë pranga 2 shqiptarëvePolicia franceze ka arrestuar dy shqiptarë, pjesë të një

organizate kriminale, të cilëve iu sekuestrua një sasi droge dhe para kesh. Sipas mediave franceze, dy shqiptarët beso-het se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që vepronte në Rhone dhe Isere. Dy të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 1.5 kg heroinë, 40 kilogram përzierës si dhe 30 mijë euro kesh. Arrestimi i shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, është pjesë e një hetimi të nisur në Janar nga Prokuroria e Gre-noble. Kujtojmë që në këtë periudhë u arrestuan dhe dy shqiptarë të tjerë. Sipas shtypit francez, bëhet fjalë për një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Francë dhe në Holandë. Ky rrjet është gjithashtu i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni të vajzave rumune në rajonin e Grenoble. Mendohet se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi ishin pjesë e strukturave të larta të organizatës kriminale që operonte në këtë zonë.

16 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

10-vjeçari Gërdec dhe foltorja e mbushur me viagra politike!

Dora që nuk kafshohet, puthet!

me një rrahje shpatullash aspak apropriate të ish kreut të opozitës së saj kohe. Ishte një situatë absurde, e cila përfundoi me një të vdekur (ose të vrarë) tre në burg tani jashtë tij, një film nga Hollivudi dhe lotët e njerëzve e fotot e shpërthimit. Po qesja e qeverisë u hap në saj të shprehjes idiote dhe fajtore - të gjallët me të gjallët dhe të vdekurit me të vdekurit e me dy lapidare i vunë kapakun historisë së Gërdecit. Ai burri “i madh” i poli-tikës shqiptare, që i ka ndodhur “ndërtimi i skemave piramidë”, që i ka ndodhur “hapja e depove të ushtrisë dhe shkatërrimi i shtetit shqiptar në vitin 1997 me pasojë mijra të vdekur dhe miliarda dëme”, që i ka ndodhur 21 janari dhe sigurisht Gërdeci – nuk ishte në sallë në orën 12:05, kur dhjetë vite më përpara plaste fabrika abuzive e shtetit shqiptar, në aferën e ndyrë të ripaketimit të fishekëve si armatim jo kinez. Jo, nuk ishte Sali Berisha. Fajtori kryesor dhe permanent i Gërdecit, sëbashku me suitën e tij të asaj kohe gjysma prezent në sallë! Nuk di se sa ishte njeriu i madh i të djathtës konservatore shqiptare apo Fatmir Mehdiu – pa lejen e të cilit dhe dijenitë e tij, nuk mund të luhej një aferë e tillë pak km larg zyrës së tij?! Ishin shumë fajtorë në atë sallë dhe shumë jashtë saj, por që asnjëherë drejtësia shqiptare e degraduar dhe e korruptuar deri në qelizën më të vogël, jo vetëm nuk i ka konsideruar, por as hetuar dhe as denjuar ti trajtojë në mënyrën e duhur që pikërisht drejtësia di. Po pra, as prokuroria, as gjykatat dhe as politika. Kriminelët e pop-ullit të tyre, vrasësit me afera korrupsioni të

Nga Besi BEKTESHI

Diktatura e krim-inelit Enver Hox-ha që në marrjen e pushtetit dhe

deri sa vdiq qetësisht në shtratin e tij nuk ka vrarë, pushkatuar, eliminuar 26 persona të pafajshëm bren-da një sekonde fatale si në orën 12:05 të 15 marsit 2008-të ka bërë e ashtuquajtura demokraci shqiptare. Më vjen shumë keq që e them këtë gjë, por asnjë kriminel dhe diktator si Enver Hoxha, jo vetëm nuk e ka bërë, por as i ka plasur gjë në erë, që t’i vdisnin me këtë “hata” një numër i madh njerëzish. U shkatërrua një fshat i gjithi pak km larg aeroportit të vetëm ndërkombëtar dhe pak km larg Kryeqytetit të Shqipërisë. Përveç krimit të jashtëzakon-shëm me vrasje masive – afera e madhe demontimit të armëve, abuzivizmi me fondet e Pentagonit nga trafikantë armësh, abuzimi me politikën shqiptare dhe qeverinë e saj të super korruptuar morën lajmet e botës! Post Gërdeci kishte pasojë vetëm dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes dhe pastaj arrestimet e vogla të nivelit të dytë dhe tretë, por dhe “vdekjen” e një dëshmitari kyç, që kishte të regjistruar telefonatën ku përmendte lidhjen mafioze të kësaj afere deri lart te kryeminis-tri i kohës dhe djali i tij. Fytyrat e errëta të kryeministrit dhe ish ministrit u shoqëruan tashmë në interpretim mbas këtyre viteve

një populli të vogël por në Europë, vrasin 26 njerëz me korrupsion, hedhin në erë një fshat – e askujt si fajtor nuk i ndodh asgjë. Në zbatim të kanunit (në mungesë të ligjit dhe drejtësisë si realisht është në Shqipëri) individë të tillë, janë në gjak të vazhdueshëm me popullin e tyre. Po po dhe nuk ka as pare dhe as pleqni që i nxjerr nga ky gjak! Opozita (socialistët sot) e kujtoi Gërdecin, por sigurisht dhe ajo është një përgjegjëse e mos mbajtjes së kauzës ligjore dhe politike të Gërdecit ose ngjarjes më të qartë korruptive me pasojë vdekjen e njerëzve në Shqipëri. Gërdeci është çështja më e thekshme dhe më e qartë se në çfarë grade është shteti ligjor dhe demokracia në Shqipëri. Gërdeci tregon qartë se Shqipëria nuk është as vend i botës së tretë, por një vend ku fajtorët janë ata që japin moral dhe mbajnë leksione, duke i ditur të gjithë poshtë foltores së çfarë monstrash janë.

Dje, dhjetë vite mbas Gërdecit në Ku-vendin e Shqipërisë - kishte mbetur vetëm “viagra” politike e një dore fajtorësh jo vetëm të Gërdecit, por dhe të shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Folën për gjithçka sigurisht, sepse ajo foltore është e mbushur me “viagra” politike jo vetëm për burrat, por dhe për gratë tashmë. Nuk lanë drogë e ndihmë dhe përmbytje apo dhe akuza kriminale etj., etj - pa bërë dhe pa deklamuar. Dilnin dhe iknin, hipnin dhe uleshin – ndërkohë që dhjetë vite më përpara njerëzit ishin gjakosur, shkrumbuar, djegur dhe thërrmuar nga shpërthimi. Ishin prishur shtëpitë dhe gjithë agjensitë e botës po e

përsërisnin orë e minutë. Kurse politika e viagrës së përditshme në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë – rritet e rritet!

Një ditë mbas dhjetë viteve Gërdec – ne kemi një vend ku viagra politike akoma bën ligjin dhe mbyt demokracinë në Shqipëri. Njerëzit e viagrës politike, që një pjesë kanë përgjegjësinë e Gërdecit – japin sërish moral në foltoren plot erë korrupsion politik! Shesin mend, flasin me zë të lartë dhe xhestikulacione – “për dhe në emër të popullit”. Atij populli, që e hodhën në erë! Dhjetë vite më pas Gërdecit, politika shqiptare nuk ka asgjë për të dëshmuar se kjo çështje e madhe ligjore dhe e drejtësisë ka përgjigje! Ligjvënësit që ankohen se – nuk ka zbatim ligji në Shqipëri dhe padyshim nga ky mos zbatim ligji është pasojë dhe mos dalja e përgjegjësisë për Gërdecin, janë “viagristë profesionistë”! Të tillë viagristë të foltores në kuvend që kanë vite e vite në pushtet dhe një herë të vetme nuk arritën që të kthehet në përg-jigje drejtësie qoftë dhe jashtë vendit – masakra e Gërdecit meritojnë absolutisht tjetër gjë. A e dini pse? Sepse akoma i thonë si pozita e asaj kohe dhe opozita e asaj kohe Gërdecit – trag-jedi. Po po – tragjedi dhe gjysma e njerëzve kujtojnë se është “një dramë që vihet në skenë si pikërisht ato të Shekspirit”. Në fakt, Gërdeci është masakër. Gërdeci është një vrasje masive njerëzish, një pushkatim i tyre jo politik, por korruptim. Nuk ka asnjë dallim nga vrasjet e Enver Hoxhës. Përveç dallimit se ai vriste politikisht dhe ishte më i sinqertë si kriminel me këtë vrasje, kurse këta të viagrës – korrup-tivisht dhe tinëzisht mashtrues!

Nga Sokrat NDREÇKA

Eshtë rasti i parë në historinë e kombeve që, pasi kërcënojnë njeri-tjetrin me luftë,

të ndodhur në konflikt të hapur, gjejnë papritur rrugën e paqes. Jo më larg se një vit më parë SHBA dhe Koreja e Veriut ishin në prag lufte. Tensioni i krijuar midis këtyre dy vendeve nuk ishte i zakonshëm po të kemi parasysh kur SHBA deklaroi se në rast se Koreja e Veriut nuk do t’i bindej Shtëpisë së Bardhë, rreziku amerikan ishte potencial dhe priteshin vetëm negociata pozitive për të shmangur luftën e sigurtë. Nga ana tjetër Koreja e Veriut nuk u tërhoq nga e drejta për t`u mbrojtur nga kërcënimet, përkundrazi testoi disa herë radhazi armë të sofistikuar, me potencial atomik, duke iu përgjigjur në heshtje fuqisë amerikane se ky vend ishte në të drejtën e vetë për të mbrojtur paqen dhe lirinë dhe nuk do i bindej askujt me çfarëdo shantazhi që do i bëhej. Madje Koreja e Veriut nuk iu nënshtrua as Rezolutës së Sig-urimit të OKB-së. Megjithë ndërhyrjet e vazh-dueshme për të ndërprerë shpërthimet raketore, Koreja e Veriut ishte e vendosur ti qëndronte besnike strategjisë së mbrojtjes kombëtare, e cila udhëhiqet nga ideologjia dhe nuk mund ta kushtëzojë askush, pavarësisë aleatëve dhe strukturave ushtarake, që bëjnë karshillëk, sa herë që ka tundime të momentit.

Komunistët e veriut në këtë përpjekje ngelën pak e më pak dhe kuptuan se Lufta për paqen ishte rruga e vetme që duhej investuar me të gjitha format. Këtë e kuptoi, jo pse Koreja e Veriut u rrethua nga embargo që bëheshin

edhe më evidente, por kuptoi se paqja në asnjë rrethanë nuk arrihet me kërcënime, se presioni i brendshëm arriti të kuptonte se lufta nuk ishte asgjë tjetër, veç dështim i madh. Dhe ky dështim ishte real, jo thjeshtë një ndjesi nga SHBA dhe aleatët e saj. Thuhet se zbutja e inatit të Koresë së Veriut erdhi për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore, që u zhvilluan në Korenë e Jugut. Asnjë vend, asnjë komb, asnjë shtet nuk mund të jetojë i vetmuar, nuk mund të ketë demokraci të pjekur, në rast se nuk ka si synim kryesor ven-dosjen e paqes. Por vendosja e lirisë demokra-tike ka ca kushte, të cilat duhen respektuar nga të gjithë. Dihet rreziku i madh që u vjen popujve nga lëndët bërthamore. Jetojmë në shekullin e të gjithëve, ku shpërthimet bërthamore janë rrezik potencial, ndaj dhe kufizimi i tyre arrihet me marrëveshje paqeje, arrihet me mirëkup-tim, duke vendosur në qendër të çdo strategjie mbrojtjeje dhe zhvillimi vetëm marrëdhëniet e miqësisë dhe reciprocitetit, ashtu si janë të parashikuar edhe në OKB.

Kohët e fundit në opinionin publik ndërkombëtar, njihemi me një mesazh shumë domethënës, ku dy vendet, që ishin në kufijtë e luftës frontale, shohim një qasje dhe kjo është me të vërtetë historike për t’u shënuar. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump do të takohet me presidentin koreano-verior, Kim Jon Un në një kohë të përshtatshme. Është një ngjarje, që ka shënuar kthesë, jo vetëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, midis dy poli-tikave të kundërta dhe në këtë kuadër, Koreja e Veriut ka pezulluar testimet e planifikuara, që do të thotë se e ka mirëpritur shtrëngimin e duarve me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Takimi që do realizohet në momentin e duhur është shumë dimensional, është i një niveli të lartë që synon konvergimin e dy politikave, që kanë

të bëjnë me sigurinë e paqes në botë. E parë kësisoj, takimi do të shmangë shumë dilema, të cilat kanë qenë me ngarkesë të madhe kundërshtie midis vendeve, por do mund ta bëjë Korenë e Veriut me shumë aleat potencial, duke e larguar atë nga synimi se “jemi vend me potencial të lartë bërthamor”. Heshtja në testimin e armëve raketore nga ushtria e Ko-resë së Veriut ka lënë të kuptohet se paqja dhe demokracia nuk arrihen me fuqinë e armëve, sado të fuqishme të jenë, por arrihet me zba-timin e konventave ndërkombëtare, arrihen me konsensus ndërshtetëror e më gjerë. Nuk mund të merret si arsye fakti që Koreja është përballur me sanksione të forta, të cilat e kanë detyruar njeriun e raketave të tërhiqet nga po-zicioni i tij historik dhe t’i nënshtrohet shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatëve të tij. Ky nuk është argument diplomatik dhe nuk mund të merret si i tillë. Bota sot ka burime të shumta informacioni dhe është në gjendje të dallojë strategjitë që ndërmerren për t`u mbrojtur nga dhunuesit e paqes. Kanë perënduar kohërat kur ideologjitë ishin tabu dhe si të tilla nuk lejonin shkëmbimin e kulturave dhe respek-timin e vlerave të ndërsjellta, por mbaheshin thjeshtë si dekor për përdorim të brendshëm. Megjithëse kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe presidenti koreano-verior kanë shkëmbyer akuza fyese ndaj njeri-tjetrit, ar-ritën që të kapërcejnë këtë ngërç dhe dhanë shembullin se mbi çdo palë është paqja, është liria e popujve, është demokracia, duke res-pektuar çdo privaci dhe ndërhyrje në punët e tjetrit. Kjo është shembullore dhe meriton të konsiderohet si ngjarje historike. “Bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shem-buj për kapërcimin e tyre”, thotë Helen Keller

Takimi që do realizohet nga kreu i Shtëpisë

së Bardhë, Donald Trump dhe presidenti i Ko-resë se Veriut, Kim Jon Un, nuk është aspak nënshtrim të këtij të fundit nga amerikanët dhe aleatët e tyre. Përkundrazi, sado të ketë sanksione, një popull di të vetëkorrigjohet kur është fjala për të patur kapital të hipotekuar, siç janë liria dhe paqja. Sanksionet janë tjetër gjë, qasja midis vendeve, midis popujve ka ndikim kulturor, paqësor, janë të tjera rretha-na që i bëjnë popujt, vendet të krijojnë miqësi e harmoni, sepse askush nuk mund të jetë i ndarë, i shkëputur nga e drejta për të qenë i lirë, në lirinë që ta jep Kushtetuta dhe e drejta njerëzore. Lufta diplomatike bën punën e saj, ashtu siç mund të jenë të hapura edhe përpjekje të ndërsjellta për të shkëmbyer vlerat që kanë popujt me njeri-tjetrin, vlera që duhen njohur e përjetuar, sepse kanë brenda tyre paqe, har-moni, njerëzillëk, duke i ruajtur e trashëguar si pasuri shpirtërore, kombëtare të popujve.

Takimi i mirëpritur Trump-Kim Jon Un në një kohë të përshtatshme, është një ogur i mirë edhe për vendet në konflikt, për të mësuar se njerëzimit i duhet paqja, jo lufta. Kërcënimet përmes garës së ethëshme të armatimit, është vrastare për lirinë e popujve, është pengesë e madhe për të patur një demokraci brilante, për zhvillimin ekonomik, social të popujve. Vlerat e këtij takimi të shumëpritur do jenë sa historike, por edhe një mësim i madh se popujt shkojnë drejt rrugës së paqes, jo drejt flakëve të luftës. Njerëzimit nuk i duhen konfliktet, nuk i duhen alibitë, mëritë e vjetra, gërvishtjet, por më shumë se kurrë të promovohen vlerat e paqes, larg ideologjive dhe politikave gra-bitqare, të cilat i kanë bërë popujt të shpërdor-ojnë pasuritë e tyre shpirtërore e kombëtare. Është kuptimplotë shprehja e popullit që thotë: “Dora që nuk kafshohet, puthet”!

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nëse analizojmë vep-rimtarinë e partisë që

kryeson, LSI-së, e cila për shumë vite ishte shpresa e një numri të madh qytetarësh, veçanërisht brezit të

ri, vajzave dhe djemve të shkollave të mesme

apo universitare, po edhe shtresave të

gjera të popullit që e kanë parë atë si shpre-

hëse të interesave të tyre, sot ka ikur shumë larg. A nuk ka gabuar

shënjestër LSI në strategjinë e vet, para

zgjedhjeve të qershorit 2017, ku ajo nuk e pra-noi koalicionin me part-nerin që udhëhoqi për

katër vite dhe kishin një histori të përbashkët me PS? A nuk gaboi

shënjestër me tra-jtimin që i bëri çadrës së PD-së në tre muajt e ngujimit, duke mba-jtur qëndrim heshtës dhe mbështetës ndaj protestës maratonë? Si mund të quhet ori-

entim i drejtë, qëndrimi as mish as peshk ndaj një lëvizje që cënonte,

jo thjesht koalicionin qeverisës, por vetë të

ardhmen e vendit...

Sa shumë shënjestra të gabuara, zonja Kryemadhi!

e Kryemadhit do shkonte batuta e famshme e një filmi nga koha e shkuar: “Qëllove si kalama, o Malo”! Se njëri nga “atentatorët” i dërgoi plum-bat për laraska. Kështu edhe Kryemadhi. Qëlloi si “kalama”. Gaboi shenjë. I doli huq gjuajtja. Dhe u detyrua të kërkojë ndjesë dhe të mbetet e “turpëruar” përballë fëmijëve, nipave dhe mbe-save, jo thjesht të familjes biologjike, por gjithë shqiptarëve. Po kryetarja e LSI-së, me simbolikën e çizmes dhe ndjesën figurativisht që kërkoi nuk është se ka humbur shënjestrën vetëm për këtë rast. Kjo s`do ishte asgjë. Do mbahej mend vetëm për simbolin e përdorur. Një shaka. Nëse analizojmë veprimtarinë e partisë që kryeson, LSI-së, e cila për shumë vite ishte shpresa e një numri të madh qytetarësh, veçanërisht brezit të ri, vajzave dhe djemve të shkollave të mesme apo universitare, po edhe shtresave të gjera të popullit që e kanë parë atë si shprehëse të inte-resave të tyre, sot ka ikur shumë larg. A nuk ka gabuar shënjestër LSI në strategjinë e vet, para zgjedhjeve të qershorit 2017, ku ajo nuk e pranoi koalicionin me partnerin që udhëhoqi për katër vite dhe kishin një histori të përbashkët me PS? A nuk gaboi shënjestër me trajtimin që i bëri çadrës së PD-së në tre muajt e ngujimit, duke mbajtur qëndrim heshtës dhe mbështetës ndaj protestës maratonë? Si mund të quhet orientim i drejtë, qëndrimi as mish as peshk ndaj një lëviz-je që cënonte, jo thjesht koalicionin qeverisës, por vetë të ardhmen e vendit? A nuk ka gabuar shënjestër në zgjedhjen që bëri, duke mos ruajtur individualitetin e vet në pozicionin e ri politik pas daljes në opozitë? Ishte shënjestër e gabuar kur përcaktoi si partner PD dhe gjithë forcat politike kundër mazhorancës për qëllime jo parimore. A mund të gjykohet e moralshme strategjia e LSI, kryetares Kryemadhi dhe shtabit udhëheqës të kësaj force politike, duke e paraqitur vendin tonë si një vend ku lulëzon krimi? Ku qeveria nuk është e popullit po e banditëve? Ku është ulur këmbëkryq varfëria dhe ku shpëtimi i të rinjve është braktisja e Shqipërisë? Nuk goditi në shenjë kjo forcë politike kur zgjodhi të kritikojë dhe anatemojë ligjet që ajo vetë kontribuoi për hartimin e miratimin e tyre, pasi pa votat e saj nuk mund të votohej në Kuvendin e Shqipërisë, sapo zbriti nga karriget qeveritare. A nuk ishte bash-kautore LSI për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe sa u pozicionua në opozitë hodhi poshtë krijesën që kishte miratuar me vullnetin e vet politik? Nuk mund të themi se shënjestra e LSI-së është objektive kur bashkohet me korin opozitar për ta paraqitur vendin tonë larg integrimit se lulzon krimi e mafia. Qëllon jo në shenjë kur deklaron se në këto 6 muaj shqiptarët kanë rënë në varfëri ekstreme kur vetë ka qenë bashkautore e refor-mave që janë ndërmarrë për katër vitet në bash-këqeverisje. S`është goditje në objektiv kur vë në punë gjithë tellallët dhe anatemon pa mëshirë reformat dhe programet ku ka qenë bashkau-tore e vendimmarrëse me qeverinë, siç është lufta që bën kundër strategjisë së përpunimit të mbetjeve, duke ngritur në këmbë militantët për të marrë rrugën nga Tirana në fshatrat e Fierit për ta shndërruar në kauzë një ankesë të fshatarëve. Si ka mundësi të ketë kaq kujtesë të shkurtër dhe të harrojë se ka qenë ministria e tyre ajo që drejtonte dhe zbatonte strategjinë mjedisore, ku përfshihej edhe përpunimi i plehrave, një gan-grenë prej të cilës vuajmë prej kohësh si vend?

Është shënjestra gabim, prishja e marrëve-shjes, LSI- PS- në bashkëpunimin e pushtetit lokal, i cili ka objektiv zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe nuk bën politikë të madhe. Mirë u prish koalicioni në qeverisjen qendrore. Po nuk kishte arsye për shkatërrimin e bash-këpunimit lokal. Një hap i njëanshëm ky. Pa folur për koalicionin që edhe pas ftesave pa fund, por u refuzua pa fund, nga ata që lloga-risnin për të qenë forcë e parë, forcë e paparë.

Nga Bardhyl BEJKO

“Gabova. E di që vite më vonë do më shajnë nipat e mbesat

që nuk e qëllova drejt e në ballë Ramën me çizmen që hodha mbi parlament, ditën e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme”. Zonja Kryemadhi, kryetarja e LSI, bëri “autokritikë” publike dhe u shfaq e dëshpëruar për gabimin me objektin që kishte vënë në shënjestër. Gaboi nishan. Humbi një rast për të goditur në shenjë, drejt e në kokë kryetarin e qeverisë. Të gjithë e kemi të freskët në kujtesë atë rast pasi edhe vetë “arma” e zgjedhur, ishte mjet i panjohur dhe i padëgjuar më parë. Ishte vetëm një veshje dimërore për këmbë të ngrohta. Si armë sulmi nuk ishte llogaritur e përdorur ndonjëherë. Po edhe nëse do arrinte të godiste në atë distancë nuk është se do shkaktonte ndonjë plagë të rëndë! Sipas ligjeve të fizikës, dihet se distance humbet fuqinë kinetike dhe gravitetin. Deri ditë më parë, kur Kryemadhi iu kthye edhe njëherë ngjarjes e kishim harruar si veprim. Mendonim se ishte një shprehje dufi i momentit, çizmja mbi deputetët. Nuk ishte ndonjë hata. As fenomen shqiptar. Po ja që ishte një sulm i ndërg-jegjshëm. Pa bërë asnjë përpjekje për ta fshehur veprimin, qëllimin për t`i rënë kokës, ish aleatit dhe bashkëkryetarit për 4 vjet, tani kundërshtarit me të urryer politik.

Çuditërisht ndaj tij nuk mjaftojnë vetëm fjalët, etiketimet, ligjëratat, ofendimet, sharjet, demaskimet, përgojimet e përminutshme. Ndaj tij është rritur temperatura e urrejtjes. Dhe nuk kursehet edhe dhuna fizike. Çizmja e Monikës është ku e ku më e butë nga snajperi që kishte zgjedhur për eliminimin e kryetarit të opozitës, ish kryeministri pas 21 janarit. E deklaroi vetë nga ekrani i televizionit me mburrje. Arma e zgjedhur nga ish kryeministri nuk mund të krahasohet me atë që përdori Kryemadhi. Këtu nuk ka vend për krahasim. As për barazi. Difer-enca është vërtetë shumë e madhe. Goditja me çizme është si një ledhatim. Edhe kur të qëllojnë, duke e pasur të veshur. I gjithë aksioni mbyllet e shumta me një gërvishtje. Pa shkaktuar ndonjë traumë të madhe. Ndryshe është me snajperin. Plumbi i snajperit, konvertohet me marrje jete. Pra është baraz me vdekje. Po është brenda kanunit. Megjithatë, në të dyja rastet ka një të përbashkët. Është urrejtja e liderëve tanë për njëri tjetrin. Ata nuk e duan kundërshtarin të jetë në këmbë. Nuk e pranojnë të gjallë. Urrejtja për të mos e pranuar as si qenie biologjike është fatale. Dëshira e papërmbajtur të mos thithin as të njejtin ajër është makabre. Dëshira e zjarrtë për ta zhdukur fare “armikun”, është jashtë im-agjinate. Vërtetë target i sulmit është individi. Po objektivi është posti. Nuk është qytetari Rama. As piktori Rama. Po shefi i qeverisë. Me kryemi-nistrin bëhen llogaritë. Ai mbetet objektivi. Ndaj tij është sulmi, mllefi dhe urrejtja.

Po le të kthehemi tek “keqardhja” dhe “pendesa” e kryetares së LSI-së, e cila ndërmori “aksionin” edhe pse nuk ishte përgatitur. Me provën e parë dështoi. Arsyeja? Se nuk kaloi nga poligoni i qitjes. Ishte pa stërvitje. Dhe nuk ia mbërriti nishanit. Nuk e shmangu dështimin në parlament. Nëse ajo do kishte bërë edhe pak stërvitje do e kishte realizuar. Nuk do t`i kishte shpëtuar objektivi dhe nuk do kishte nevojë të bënte tërë atë autokritikë, po do kishte një shans për t`u barazuar me kampionet e qitjes para vitit 1990. Do ta tejkalonte edhe Karabollin e cila e ngjiti Shqipërinë kampione Europe. Po kjo i përket viteve të shkuara. Jo si tani që kujt i shkrepet qëllon pa asnjë përgatitje. Për shenjën

Dhe telefoni i zotit Vasili nuk do pushonte për t`iu lutur të merrnin pjesë në qeverinë e tij. Përse duheshin shkatërruar lidhjet dhe prishur bashkëpunimi në pushtetin lokal, duke larguar administratorët e nëpunësit që punonin në interes të qytetarëve? Përse duhej larguar me ultimatum partiak zëvendës kryetarja e Bash-kisë së Tiranës, zonja Paskali, e cila përfaqësonte në bashki interesat e qytetarëve që votuan këtë parti në zgjedhjet e 2015 për bashkëqeverisje? Nuk ishte normal largimi i këshilltarëve nga aleanca PS-LSI në bashki të vendit, ku vota ishte bashkim i elektoratit të majtë, vetëm se liderët i ka mbërthyer urrejtja me partnerët e deridjeshëm. Gjithë ky mllef ndaj bashkëpunim-it në qeverisjen vendore kur ky pushtet është fryt i bashkëpunimit dhe nuk kishte vend për përçarje dhe qëndrime refraktare që bien ndesh me vullnetin e votuesve. Shënjestra e kryetares Kryemadhi dhe bashkëpunëtorëve të saj nuk është se gaboi vetëm në gjuajtjen me çizme mbi kryeministrin dhe dëshpërimi që ajo përjeton se çdo ndodhë në vitet që vijnë me pasardhësit që nuk goditi kryeministrinë në ballë. As se do shahet për mungesë nishani. Ajo që do kritikohet për tërë këto shënjestrime të gabuara për të cilat është duke paguar dhe do paguajë kosto më të mëdha në të ardhmen për akrobacitë sa majtas- djathtas. Do paguajë koston për veprimet e mospërmbajtjen, luftën pa princip, urrejtjen pa kufi, denigrimin, sharjet, etiketimet, armiqësimin mes militantëve që vijnë nga një llogore dhe i përkasin të njëjtit front. Të majtëve. Një politikane që e ka nisur betejën ende kur ishte studente dhe ka ecur nëpër shtigje të vështira, është përplasur me shumë dallgë, nuk i falet t ia fusë kot e të përqafojë kauza që nuk e nxjerrin në asnjë breg. Kryemadhi e di shumë mirë se integrimi është një objektiv dhe aspiratë kombëtare. Ashtu siç e di rëndësinë e reformës në drejtësi. Një dëshirë dhe prirje e gjithë shqiptarëve. Ndaj kur anatemon policinë, kur kritikon dhe e etiketon vendin si të mbytur nga droga, ku kapja e kokainës trajtohet dështim dhe shitet si dorëzim i shtetit, kur akuzohet vetë shteti si trafikant ordiner, vendi i mbërthyer nga krimi, kur ngrihet kundër çdo ndryshimi dhe vë në shënjestër çdo përparim nuk është se godet në shenjë. Nuk është sinjal drejt përparimit dhe Europës. Është gabim shënjestre kur gjithë opinioni kombëtar dhe jo vetëm ngre shqetësimin për lobimin e PD, kur shtypi botëror flet për një ngjarje, e cila është nën hetim dhe kur paligjshmëria është e lexueshme përmes fakteve me emra e mbiemra, me shifra e numra llogarish, është e gabuar kur e cilëson lobimin me ndërm-jetësimin rus, si akuzë qesharake. I gabuar qën-drimi pas arrestimit të ish drejtuesve të rrugëve, të cilëve u doli në mbrojtje si arrestime politike. Gabim me vettingun. E seriali i gabimeve vijon pa fund. Do donim që LSI, si parti që e mban veten për të majtë, jo të mbështeste qeverinë as të donte kryeministrin. As të ishte një erashkë t`i bëjë fresk qeverisë. As të jetë dakord me politi-kat e saj. Të mos bëhet fasadë. Le të luftojë fort e të vihet në pararojë të frontit të bashkuar opozi-tar. Po objektive veç. E ndershme. E sinqertë. Pohuese dhe mohuese. Do donim të shikonim qëndrime, siç ishte ai për vettingun në polici, ku LSI dha një kontribut të vyer me amendimet e propozuara. Do donin që të udhëhiqej nga ide progresiste. Korigjim shënjestre së paku me fjalë, siç ishte ajo që deklaroi se integrimi është përparësi para protestave. Po nuk do donim për gjithë sa numëruam më lart. Sepse në pak muaj liderët e LSI-së dhe kryetarja Kryemadhi e kanë ngatërruar sa shumë herë shënjestrën. Sa shënjestra të gabuara znj. Kryemadhi! “Dëshpërimi” që nuk mundi të godiste Ramën në parlament nuk do ishte asgjë. Do mbyllej si një shaka. E keqja është kur shënjestra gabon me ardhmërinë e Shqipërisë!

18 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi shqiptar “Dita zë fill”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçit u shfaq në festivalin Francofilm të Romës, Itali. “Dita zë fill” (Daybreak) është një dramë intime, e cila ndodh në një apartament në Tiranë. Në fakt, është një histori që mund të ndodhë kudo. Marrëdhëniet njerëzore si dhe kompleksiteti i thellë i tyre më kanë tërhequr gjithnjë. Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia. Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qiranë që prej disa muajsh. Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej apartamentit të tyre me qira, ata shpërngu-len në shtëpinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të ngulur në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj. Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike. “Dita zë fill” është film i xhiruar në interior dhe me pak personazhe ku interpretojnë aktorët Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha. Koçi erdhi deri tek ky bashkëprodhim shqiptaro-grek pas disa filmash të shkurtër artistikë dhe dokumentarë. Ky film është prodhuar nga ArtLab Film (Shqipëri) në bashkëprodhim me Graal Films (Greqi). Pasi u zhvillua në tri markete bashkëprodhimi (Cine-link, Connecting Cottbus dhe Euro-Mediterranean Co-Production Market) , ky prodhim shqiptaro-grek gjeti mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë- Shqipëri, Qendrës Greke të Filmit, Eurim-ages, Ministrisë së Kulturës, TVSH-së, Bashkisë së Tiranës si dhe rrjetit të zhvillimit të kinemasë ballkanike See Cinema Netëork. Filmi "Dita zë fill" (Daybreak) me skenar dhe regji nga Gentian Koçi u përzgjodh që të mbante premierën botërore në garën kryesore (Main Competition) në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë dhe më i rëndësishmi i rajonit, Sarajevo International Film Festival , i cili u zhvillua në gusht 2017. Filmi “Dita zë fill”, tashmë është edhe film i çmimeve, pasi aktorja e këtij filmi Ornela Kapetani ka fituar çmimin “Zemra e Sarajevës”, si aktorja më e mirë e festivalit, po ashtu ky film ka fituar edhe çmimin “Golden Sun”, filmi më i mirë në Cinedays Fest of European Film.

Ferraj: Përzgjodha figurën mitologjike, sepse është simbol i simbiozës mes dy qenieve

nie të re. “Por sot kjo është diçka që në periudhat moderne njeriu ka superuar natyrën, gati e manipulon, e rikrijon natyrën me objekte dhe sende dhe janë këto që bëhen pjesë e tij. Në një farë mënyre është një rikrijim i centaurit, por në një plan tjetër ”, pohon piktori Ferraj. Artisti, me ekspozitën e tij personale sjell punët e tij, përmes gërshetimit dhe ndjesisë së tij artistike, punime që publike do ti gjejë në galerinë FAB dhe në ditët në vijim. Njeriu në raport me atë që krijon

Artisti Viktor Ferraj pohon se ek-spozita “Centaur” është në vazhdim të “Habitat”, që u çel një vit më parë. “Ekspozita që për publikun është me punime që prezantohen për herë të parë, vjen si vazhdimësi e “Habitat”, sepse mbetet raporti i njeriut me atë që krijon. Në rastin e parë ishte me urbanizimin dhe dendëzimin që ai krijonte rreth vetes, dhe në

këtë rast është në raportin me ob-jektet dhe kjo është dhe ndryshimi në planin simbolik të ekspozitës”, pohon mes të tjerave artisti Viktor Ferraj. Punimet në qeramikë dhe tablo pikture siç u shpreh vetë artisti janë realizuar përgjatë harkut kohor të një viti. “Teknikat e punëve janë qeramikë, tablotë janë gjithashtu teknikë e përzier edhe pse janë në teknikën e pikturës me akrilik. Janë punime që ekspozohen për herë të parë dhe është në një punë që e kam bërë përgjatë një viti, edhe pse për këtë ekspozitë kisha idenë e viteve më parë”, vijon mes të tjer-ave artisti Viktor Ferraj. Për shumë vite artisti ka jetuar dhe zhvilluar aktivitetin në Itali, tashmë që është në Shqipëri ai sjell për publikun vepra, të cilat janë përzgjedhur nga krijimtaria e tij ndër vite dhe sipas tij vijnë dhe si një lloj të asaj gjendje, që ai shikon njeriun.

Filmi “Dita zë fill” shfaqet në festivalin Francofil në Romë

Artisti Viktor Ferraj sjell ekspozitën “Centaur”, me punime qeramike dhe tablo që prezantohen për herë të parëJulia VRAPI

“Centaur” titullohet ek-spozita personale e artistit Viktor Ferraj, që është çelur për

publikun në galerinë e artit FAB. Kuruar nga Petraq Papa, punimet në qeramikë dhe tablo pikture prezantohen për herë të parë. Ar-tisti Viktor Ferraj përmes figurës mitologjike Centauri, na sjell ndër-thurjen e njeriut të kohëve moderne me teknologjinë. Përmes punimeve në skulpturë dhe pikturë ai na fton të reflektojmë mbi shpirtin. Artisti Ferraj risjell në kujtesë faktin se në botën antike ky lloj bashkimi mes njeriut edhe kafshës shprehte vitalitetin, forcën dhe energjinë, që natyra i jepte atij dhe ai ndihej pjesë e saj. Ai tregon se që në periudhën që ka qenë në Itali, kishte idenë që të krijonte një strukturë në një ekspozitë të tillë, e cila përmblidhte idenë e Centaurit. Por kjo e parë nga një këndvështrim kontempo-ran, në një këndvështrim aktual. “Përzgjodha figurën mitologjike, sepse është simbol i simbiozës i lidhjes mes dy qenieve. Meqë kjo pak a shumë është alegori, një lloj forme për të shprehur varësinë ose atë pjesë që njeriu brenda vetes nuk e governon dot, është një pjesë tjetër që ai e bën të vetën, por nuk është e tij. Përshembull identifiko-het me natyrën, me kafshët, iden-tifikohet siç ka qenë në antikitet, ndjehesh si pjesë e natyrës. Si pjesë e tyre ndjehej sepse i zëvendësonte me ato karakteristika siç ishte en-ergjia, eleganca, shpejtësia, sepse nuk është vetëm figura e kalit të Centauri është dhe figura e luan-it, apo dhe figura të tjera. Gjithë energjitë e natyrës ai duket sikur donte ti përmblidhte te identiteti i tij”, shprehet artisti për punimet në ekspozitën e çelur në galerinë e artit FAB. Në fytyrat e personazheve dhe objekteve që artisti ka krijuar, dallo-het dhe rikthimi i centaurëve të rinj. Centauri vjen këtë herë pa trup kali apo rrota motorri, por si një krijesë e përzier në kërkim të një harmo-

Kumbaro: Në 2019, Përmeti më shumë mundësi turizmi

Kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri, mungojnë iniciativat

Qyteti i luleve, këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës por veçanërisht i glikove unikale, Përmeti është mikpritës i vizitorëve në çdo stinë të vitit. “Qyteti i trëndafilave”, për shkak të natyrës së bukur dhe mon-umenteve të shumta kultu-rore dhe historike, Përmeti është një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik, ku vetëm në vitin 2017 sipas të dhënave zyr-

tare mirëpriti rreth 25 mijë tu-ristë, vendas dhe të huaj. Gjatë vizitës së saj në Përmet min-istrja e Kulturës tha se qyteti do të ofrojë mundësi të shumta për turizmin. “Me projektet që po zhvillohen dhe me të gjithë potencialin agroturistik që ka, Përmeti do të ofrojë mundësi të shumta për çdo ditë tjetër të vitit për turizëm”, u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Ministrja e Kulturës pas vizitës së zhvilluar në Panairin e Ditës së Verës, mori pjesë në mb-jelljen e trëndafilave, simbol i qytetit të Përmetit.

Kosova dhe Shqipëria kanë pezulluar aktivitetet kulturore, që janë paraparë të mbahen në kalendarin e përbashkët kulturor kombëtar. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar në mediat kosovare se meqë kanë munguar iniciati-vat e përbashkëta, kalendari ka nevojë për rifreskim. Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, thotë se në vazhdimësi nga Tirana zyrtare kanë munguar ftesat që kjo ini-ciativë të zhvillohet. Pezullimi i aktiviteteve në kalendarin e për-bashkët kulturor, për drejtorin e

Filarmonisë, Baki Jashari, vjen si pasojë e mosprojektimit të saktë të shpenzimeve që institucionet kulturore i bëjnë gjatë paraqit-jeve të tyre në këtë kalendar të Ti-ranës dhe Prishtinës. Kalendari i përbashkët kulturor në mes Shqipërisë dhe Kosovës kishte për qëllim heqjen e barrierave kulturore ndërmjet artdashësve shqiptarë. Të dyja ministritë propozojnë aktivitetet kulturore (duke marrë propozime nga institucionet përkatëse), koor-dinojnë dhe marrin përsipër detyrimet financiare që lidhen me zbatimin e aktiviteteve.

“Liqeni im”, projekti më i mirë në “Eurimages”

Qendra Kombëtare e Kin-ematografisë bën me dije se projekti kinematografik “Liqeni im” me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani ëshët votuar si projekti më i mirë në “Eurimages”. “Sukses shqiptar në Eurimages! Pro-jekti "Liqeni im" me skenar dhe regji të Gjergj Xhuvanit, prodhuar nga “OnFilm Pro-duction”, votohet si projekti më i mirë ndër 54 aplikimeve, në mbledhjen e 150 të “Eu-rimages” në Yerevan. Projekti është një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë

dhe ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të kinematograf-isë!”, shkruan në faqen zyrtare Qendra Kombëtare e Kine-matografisë. Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë "Bardhë e zi". Gjatë viteve filmat që janë realizuar nga Xhuvani janë fitues dhe në festivale të ndryshme filmi.

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në “El Festival de Largos y Cortos de Santiago”, Kili, duke marrë dhe çmimin e 100. Festivali ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të ndarjes së çmimeve në Kili. Filmi “Agnus Dei” ka fituar edhe çmimin e foto-grafisë më të mirë, i cili shkon për drejtorin e fotografisë, Menduh Nushi. Festivali pesëditor, i cili ka bërë emër në Santiago, ka arritur të mbledhë më shumë se 10.000 shikues dhe më shumë se 200 kine-astë të ftuar nga rajoni e bota. Në natën finale, juria ndërkombëtare e përbërë nga shtatë anëtarë ka vlerësuar 42 filma të përzgjed-hur në programin zyrtar dhe ka ndarë këto çmimet, ku prodhi-mi shqiptar ka marrë vlerësimin e filmit më të mirë të metrazhit të gjatë. Në mungesë të autorëve nga Kosova, në emër të komitetit artis-tik të festivalit, çmimet për filmin kosovar i ka pranuar Maryoris Acosta Perez. Vlen të përmendet se në mesin e emrave të njohur të kineastëve kilian, pjesë e komitetit artistik të festivalit është edhe regjisori Sebastian Lelio fitues i Oscar për filmin më të mirë të huaj 2018 “A Fantastic Wom-an”. “Filmi “Agnus Dei” i cili trajton dramën e përsëritshmërisë së fatit dhe i cili ambientohet në luftën e Kosovës, duke qenë pjesë e më shumë se 210 festivale ndërkombëtare dhe duke fituar 100 çmime kinematografike ka arritur të jetë filmi më i shpërblyer në gjithë kinematografinë e Ballkanit”, thuhet në komunikatën zyrtare. Vlen të përmendet se “Agnus Dei”, e ka përfaqësuar Kosovën edhe në Kinë, Indi, Indonezi, Irak, Rusi, Greqi, Spanjë, Argjentin, Meksik, Brazil,Uruguaji, etj. Filmi, i cili në esencën e tij tematike, ka luftën e fundit në Kosovë, ka në kastin e aktorëve edhe emra si Bislim Muçaj, Blerim Gjoci, Selman Lokaj, Selami Taraku, Sylejman Lokaj, Selman Jusufi, Mehmet Breznica, Lum-nije Sopi, Ismet Azemi, Ramadan Malaj-Badi, Mentor Zymberaj, Çun Lajçi etj. “Agnus Dei” në muajin nëntor të vitit 2012 është shfaqur si premierë ndërkombëtare në programin kryesor “World Cinema” në India International Film Festival.

Restauratori Kliti Kallamata: Kisha të periudhës Pas-bizantine në Voskopojë e Vithkuq, prej vitesh në mjerim

monumentet më përfaqësuese të artit kishtar të shekullit 17-18 në Ballkan dhe janë kryevepra të stilit Pas-Bizantin. Vlerat e këtyre kishave i kalojnë kufijtë e Shqipërisë”, thotë Kallamata. I pyetur për përgjegjësitë e Ministrisë së Kulturës dhe IMK, Kallamata pohon se ka pasur dhe restaurime që nuk janë kryer nga profe-sionistët. “Prej vitesh ka pasur probleme e mungesë investimesh, por edhe kur nuk kanë munguar investimet, siç ka ndod-hur vitin e kaluar, këto nuk janë kryer nga profesionistë për restaurime. Gjendja e këtyre monumenteve vazhdon të jetë në rrezik për vlerat që ato mbartin. Ne nuk na takon të nxjerrim përgjegjësitë e institucioneve përgjegjëse. Këto anal-iza ata duhet ti bëjnë vetë. Ne jemi për të ndihmuar që këto monumente me vlera unikale për historinë e këtij vendi të dalin nga rreziku që u kanoset, të restaurohen në nivelin bashkëkohor dhe tu zgjatet jeta për tu shërbyer jo vetëm brezave të sotëm por edhe atyre që do të vijnë pas nesh”, vijon arkitekti dhe restauratori Kallamata.

Domingo: Thesare të trashëgimisë, në rrezik humbje

Ekspertët nga “Europa Nostra” dhe Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve, së bashku me partnerë të tjerë dhe propozues, do të vizitojnë 7 vendndodhjet e përzgjedhura dhe do të takohen me aktorët kyç në muajt në vijim. Ekipet multidisiplinare do të ofro-jnë këshilla teknike, do të identifikojnë burimet e mundshme të financimit dhe

do të mobilizojnë mbështetje të gjerë për të ruajtur këto monumente. Special-istët do të formulojnë plane veprimi të mundshme për vendndodhjet e listuara deri në fund të vitit. President i “Europa Nostra” maestro Plaçido Domingo tha se kjo listë e re me 7 më të rrezikuarat përfshin thesare të trashëgimisë që po humbasin. "Kjo listë më e re e 7 më të rrezikuarve përfshin thesare të rralla të trashëgimisë kulturore të Europës, që janë në rrezik të humbasin. Komunitetet lokale janë thellësisht të angazhuara për të ruajtur këto shembuj të rëndësishëm të trashëgimisë sonë të përbashkët, por kanë nevojë për mbështetje më të gjerë europiane. Prandaj, u bëj thirrje aktorëve lokalë, rajonalë, kombëtarë dhe europianë, si publikë ashtu edhe privatë, që të bashkojnë forcat për të siguruar një të ardhme të dobishme për këto vendndodhje" pohon maestro Do-mingo. Programi 7 më të rrezikuar nisi në janar të vitit 2013 nga “Europa Nostra” me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve si partner themelues. Ajo u frymëzua nga një projekt i suksesshëm i ngjashëm i drejtuar nga Trusti Kombëtar Amerikan për Ruajtjen Historike. 7 më të rrezikuarit nuk është një program fi-nancimi. Qëllimi i tij është që të shërbejë si një katalizator për veprim dhe për të promovuar "fuqinë e shembullit". Ai ka mbështetjen e programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, si pjesë e projektit të rrjetit Europa Nostra "Trashëgimi e përbashkët - Vlera të Përbashkëta".

Filmi “Agnus Dei” merr çmimin e 100 në festivalin e Kilit

Organizata “Europa Nostra” klasifikon kishat e Voskopojës dhe të Vithkuqit në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë

Julia VRAPI

Kishat e Voskopojës e Vithkuqit në listën e 7 më të rrezikuarave në Europë. Gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore,

“Europa Nostra” organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve kanë emëruar monumentet më të kërcënuara të trashëgimisë në kontinent. Kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq në Shqipëri janë renditur në listën e 7 më të rrezikuarat të trashëgimisë në Europë në 2018. Organizata “Europa Nostra” bën me dije se këto shembuj të dukshëm të trashëgimisë kulturore të Europës janë në rrezik të madh, disa për shkak të neglizhencës ose zhvillimit jo të përshtatshëm, të tjerat për shkak të mungesës së ekspertizës ose burimeve. Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janë një grup 12 kishash të ndërtuara në shekujt 17 e 18. Ato janë provat më autentike të zhvillimit ekonomik të këtyre qendrave kristiane gjatë regjimit Otoman në Ball-kan. Organizata “The Past for the Future” (E shkuara për të ardhmen), e cila bëri dhe propozimin në organizatën “Europa Nostra” ka identifikuar shumë kërcëni-me për këto kisha. Kërcënimi kryesor është neglizhenca totale e administratës përgjegjëse, pra Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës. Dhe kur gjatë kësaj kohe ministrja Kumbaro po flet për trashëgiminë, duke mos pran-uar dhe gjendjen e rënduar në objekte të ndryshme, kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit përzgjidhen në 7 më të rrezi-kuarat nga “Europa Nostra”. “Dëmtimet nga uji, lagështira kërcënojnë pikturat e brendshme murale, veçanërisht në kishat që kanë humbur edhe çatitë ose dritaret nga dëmtimet. Disa nga afresket po humbasin ngjyrat e tyre prej kontaktit të drejtpërdrejtë me shiun ose dritën e diellit. Shumë nga pikturat murale të teknikës së afreskut, po shkëputen nga muret dhe janë gati të bien përtokë”, thuhet në materialin e fondacionit “E shkuara për të ardhmen”. Kliti Kallamata drejtues i fondacionit pohon se prej vitesh janë në gjendje të mjerueshme. “Ne punuam për të nominuar një grup prej 12 kishash të periudhës Pas-bizantine në Voskopojë e Vithkuq, të cilat prej vitesh janë në gjendje të mjerueshme. Këto kisha janë

Probleme shëndetësore, Ermonela Jaho pezullon aktivitetet

Projekti “Muzeu im” çon specialistët e MHK në shkolla

Mbrëmjen e së hënës so-pranoja Ermonela Jaho duhej të performonte në operan Metro-politan në New York me “Madame Butterfly”, por duket se e kishte të pamundur për arsye shëndetësore. Ajo nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se mjeku e ka këshilluar të mos këndojë, ndërkohë që shpreson që ditën e premte të mund të ngjitet në skenë. “Për të gjithë ata që prisnin perfor-mancën time në Metropolitan Op-era, më duhet të them se më vjen shumë keq që nuk jam në skenë për “Butterfly”, por jam e sëmurë dhe doktori më ka rekomanduar

të mos këndoj. Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe shpresoj shumë që të këndoj sërish këtë të premte” shkruan ajo. Ndërkohë që në faqen zyrtare të Metropolitan Opera është bërë me dije se vepra do vihej në skenë nga Inna Dukach. Në skenën e operës Metropolitan të New York-ut, sopranoja shqiptare ka korrur suksesin e saj të radhës me interpretimin e një prej roleve që ajo e ka shumë për zemër. Për herë të parë me “Madame Butter-fly”, Ermonela Jaho në New York e interpretoi në 25 shkurt të këtij viti, ndërkohë që e premtja është mbrëmja e fundit.

“Edukimi përmes kulturës” shkon edhe në ambientet e shkol-lave. Muzeu Historik Kombëtar shkoi në shkollën 9-vjeçare vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë, për të zhvilluar aktivite-tin “Muzeu im”. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë dhe vlera muzeale. Monedha të ndryshme nga vendet e botës, dhuruar nga gjyshi i cili ja ka dhuruar nga çdo shtet që ka vizit-uar, ornamente zbukurimi nga veshja tradicionale e xhubletës, një çifteli, një statujë e Hyjit Apol-

lon, një statujë e Skënderbeut apo edhe foto të vjetra do të përbënin mjetet e ekspozesë. “Nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshe-hura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. Eksperienca e nx-ënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si vazhdimësi e projektit “Muzeu im”, iniciuar nga Muzeu Historik Kombëtar. Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre”, shkruan MHK.

Kumbaro prezanton projektet e trashëgiminë në Elbasan

Ministrja Mirela Kumbaro prezantoi në Elbasan projektet e Ministrisë së Kulturës, për programin e 100 fshatrave për këtë qark. Projektet e parashi-kuara për termat e Ad Quin-tum-it në Rrugën Egnatia në Bra-dashesh, rikualifikimi i Bazilikës Paleokristiane me Bashkinë e El-basanit, në qendër të qytetit, res-taurimi i kishës se Shën Premtes në Valsh, punimet e kryera në Kishën e Shën Johan Vladimirit , në Muzeun e Elbasanit, puni-met mirëmbajtëse rreth Kalasë, në rrugicat e brendshme të saj, sipas Kumbaros janë vlerë e

shtuar për zhvillimin turistik e ekonomik të qarkut të Elbasanit. “Koncepti i rijetëzimit të pasurive kulturore të zonës, shoqëron pro-gramin e 100 fshatrave pjesë e të cilit është pa dyshim Elbasani në zemër të Shqipërisë, ku poten-ciali për mikpritje, për pushim, për kurim dhe për kulturim nuk është shfrytëzuar ende. Në këtë zbatimin e këtij vizioni secili nga aktorët e shoqërisë ka një rol për të luajtur, që nga fshatarët që banojnë në këto fshatra deri te biznesi që duhet të jetë inovativ në formulat sipërmarrëse”, tha ministrja e Kulturës.

20 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Bogdani shpall listën e U-19, sqaron situatën rreth talenteve që janë rebeluar

Kombëtarja do të luajë miqësor-en ndaj Norvegjisë më 26 mars, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”, një ndeshje ku trajneri Kris-tian Panuçi do të tentojë të harmo-nizojë lojën e elementëve veteranë e bërthamë të grupit me elementët e rinj që do të ftohen në kuadër të këtij takimi. Nëse në të gjitha repartet ka dilema, për prurjet e reja dhe formën e lojtarëve, për portën kjo nuk vlen, pasi janë Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, që të dy në superformë. Gardianët e kombëtares kuqezi po kalojnë një moment të shkëlqyer në Serie A, ku janë titullarë të padisku-tuar me skuadrat e tyre, Berisha me Atalantën e Strakosha me Lacion. Që të dy kuotohen në nivelin më të lartë.

TALENTI

PORTIERI

Mesfushori vlonjat s’është në planet e Panuçit për ndeshjen me Norvegjinë, rrezikon Europianin

Vjen befasia e dytë e Panuçit, lë jashtë Kombëtares Ledian Memushajn

Adriatik BALLA

Trajneri i Kombëtares tonë, Kristian Panuçi, ka surpri-zuar për herë të dytë brenda pak ditësh. Kështu, në rastin

e parë befasuese mund të quhet ftesa për Rei Manajn, kurse këtë herë ai e ka shtuar dozën e surprizës, duke lënë jashtë Kombëtares njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit gjatë viteve të fundit, Ledian Memushajn. Duket e pakuptimtë kjo zgjedhje, po të kihet parasysh fakti se Memushaj është një nga lojtarët stabël të formacionit në Kombëtare, por edhe në Serie A italiane ka luajtur mirë në pjesën e parë të sezonit dhe ka pasur qëndrim në stol vetëm në javët e fundit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim apo gjendje jo të mirë. Ndoshta ka qenë një zgjedhje e nxituar, por është fakt të paktën deri në këto momente që vlonjati është jashtë Kombëtares dhe ky qëndrim i Panuçit mund të sjellë një valë të re kritikash për teknikun, por ndoshta dhe surpriza në listën kuqezi, ku prioritet po marrin të rinjtë.

Ftesë për Gjimshitin e jo për Memushajn

Ledian Memushaj do të mungojë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, programuar më 26 mars në “Elbasan Arena”. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Beneventos, klubit ku luan mesfushori vlonjat. Skuadra italiane bën të ditur se nga radhët e saj janë Berat Gjimshiti dhe rumuni, Alin Dorinel Toska, futbollistët që do të grumbullohen nga kombëtaret res-pektive për fundin e marsit, duke mos përmendur emrin e Memushajt, çka konfirmon mungesën e një ftese nga

Kristian Panuçi në drejtim të mesfush-orit 31-vjeçar. Memushaj nuk figuron i dëmtuar, pasi nga mediat italiane jepet në formacionin e mundshëm të Beneventos për sfidën e 18 marsit me Cagliarin, por një arsye që mund të ketë ndikuar në vendimin e trajnerit të Kombëtares, mund të jetë aktivizimi i paktë i Memushajt te Benevento, ku ka humbur statusin e titullarit nga trajneri De Zerbi. Memushaj u la në stol pa u aktivizuar për asnjë minutë në takimin e fundit me Fiorentinën, ndërkohë që nuk aktivizohet me skuadrën italiane që nga ndeshja e 4 shkurtit të kaluar me Napolin. Për sa i përket Berat Gjimshitit, titullar fiks te Benevento, klubi italian bën të ditur se do të bashkohet me Kom-bëtaren Shqiptare mëngjesin e së hënës, për t’u vënë ën dispozicion të Panuçit për miqësoren e 26 Marsit.

Shpresat me forca të cunguara, Ramadanin

ua merr Kombëtarja e madheNdeshjet me Sllovakinë janë cilësu-

ar si tejet të rëndësishme për ambiciet e Kombëtares Shpresa për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës që po dominon. Matematika bën që shanset të ekzistojnë, në mënyrë që kuqezinjtë 21-vjeçarë të synojnë një kualifikim në fazën “play-off”, ku do të luajnë katër skuadrat më të mira të vendeve të dyta. Por përpara dueleve me Sllovakinë, më 23 mars në shtëpi dhe më 27 mars në transfertë, situata për trajnerin Alban Bushi është komplikuar nga mungesat. Duke nisur nga Ylber Ramadani, i cili do të grumbullohet sërish nga Kristian Panuçi në Kombëtaren A, për miqësor-en me Norvegjinë, më datë 26 mars. Problemi më i madh për shpresat janë

Idriz Voca është një prej futbollistëve të rinj shqiptarë që është ftuar te përfaqësuesja e Kosovës nga trajneri Bernard Shaland. Por futbollisti i tal-entuar i Luzernës ka bërë disa llogari para se të veshë fanellën e Kosovës, duke refuzuar atë shqiptare dhe atë të Zvicrës. “Unë dua të luaj për vendlindjen time. Kjo është çështje zemre. Kjo është një ëndërr që bëhet real-itet”, shprehet Voca për mediat zvicerane, para se të pranonte se arsyeja pse zgjodhi Kosovën

ishte se te Zvicra, ku ka luajtur me përfaqësuesen U20, nuk do të kishte shanse të luante rregull-isht. “Te Kosova kam më shumë mundësi që të bie në sy. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë para meje”, pranoi mesfushori. Voca është ndjekur me interes edhe nga FSHF dhe u grumbullua në janar-in e vitit të kaluar me U-21. Por ai më pas zgjodhi t’i bashkohet Kosovës. I kritikuar për këtë zg-jedhje, Voca duket se i ka idetë e qarta, pasi nuk e quan Shqipërinë

vendin e tij. “Unë thjesht bëra stërvitje me Shqipërinë, asgjë më shumë. Unë jam një shqiptar i Kosovës. Nuk jam shqiptar. Ndaj për mua zgjedhja ishte e qartë”, deklaron ai. Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, është shumë i lumtur për zgjedhjen që ka bërë talenti ndërsa pranon se kjo ka pak lidhje me atdhetarinë, por me karrierën. “Është gjithmonë lojtari ai që vendos. Dhe është e qartë që lojtari zgjedh një shtet i cili ndihmon karrierën e tij”, tha ai për mediat zvicerane.

Talenti kosovar për mediat zvicerane: Nuk jam shqiptar, prandaj s’e zgjodha Shqipërinë

Berisha në formë, edhe Strakosha në

të njëjtin nivel

19-vjeçari Nezha po ndiqet nga

disa klube italiane

dëmtimet. Duke nisur nga pikëpyetjet rreth portierit titullar Selmani, që është në garë me kohën për të qenë në fushë dhe për të vazhduar me dëmtimet e sulmuesit kryesor, Fiorin Durmishaj dhe dy mesfushorëve Qazim Laçi dhe Agim Zeka. Në situatën e krijuar në për-faqësuesen e 21-vjeçarëve janë grum-bulluar mesfushori i Interit, Armand Rada, ndërsa rikthehet edhe ish-sul-muesi zikaltër, Rey Manaj, që aktualisht luan i huazuar te Granada në ligën e dytë spanjolle. Pjesë e Shpresave do të jetë edhe mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, që ka kaluar dëmtimin thuajse dymujor dhe së fundmi është kthyer në stërvitje. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e katërt në Grupin 2 kualifikues me 6 pikë në 5 ndeshje, pozicion të cilin e ndan me rivalët e radhës, Sllovakinë.

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani do të zhvillojë dy ndeshje mi-qësore ndaj përfaqësueses së Kazakistanit për këtë moshë. Ndeshjet do të zhvillohen në qyte-tin e Lushnjës në datën 24 dhe 27 mars 2018. Bogdani për këto miqësore ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2000, ku dhjetë prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë dhe pjesa tjetër e kontigjentit të kësaj përfaqësuese vijnë nga liga dhe kampionate të tjerë në Europë. Në konferencën për shtyp që dha ditën e djeshme, Bogdani është shprehur se Ismet Sinani nuk mund të konsiderohet si një talent, pasi i mungon

vazhdimësia, ndërsa nuk la pa komentuar edhe futbollistin e Interit, Armand Rada. “Grumbulli-mi fillohet në datën 19 dhe kemi miqësoret me Kazakistanin, për t’u përgatitur për eliminatoret që luhen në Tetor. Nga këto dy ndeshje pres që të konsolidojmë stërvitjen dhe skuadra të ketë vazhdimësi, ashtu siç ishim në trofeun e fundit ku humbëm finalen me Rumanin. Atje ekipi ka realizuar 9 gola në 3 takime. Pothuajse ky do të jetë grupi që do të luajë edhe në eliminatoret e kualifikueseve. Unë i kam dhënë më tepër hapë-sirë futbollistëve të datëlindjes 2000, pasi janë lojtarë që premtojnë më tepër. Pavarësisht se

do të luajmë përballë Norvegjisë, Ukrainës apo Sllovakisë, ne do të provojmë të kualifikohemi. Futbollist bëhesh te skuadra ku luan dhe jo te kombëtarja. Ata duhet të japin maksimumin edhe tek ekipet ku luajnë. Pra, nuk mund të behësh lojtar njëherë në dy muaj kur luan tek Kombëtarja, por duke u stërvitur përditë. Kemi pasur pak probleme me portierët dhe tashmë kam thirrur Marko Aliaj, që luan me Lacion. Tashmë shpresojë që këto vlera që ai tregon te Lacio, t’i tregojë edhe në ekipin kombëtar. Sinanin nuk e grumbullova në Tetor, pasi nuk kishte luajtur asnjë minutë me Milanin. Më pas

ai zhvilloi 10 minuta me këtë ekip duke shënuar dhe një gol. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me një talent, pasi Sinani luan shumë pak me ekipin e Milanit dhe ka shumë luhatje. Talent quhet ai për të cilin flasin mediat gjithmonë, luan rregullisht ose bën 2 gola për ndeshje. Bushit i kam sugjeruar futbollistët që kanë spikatur në grupin tim. Detyra jonë e përbashkët është që të sjellim sa më shumë lojtarë në grupin A dhe rezultatet janë në planin e dytë. I kam sugjeruar edhe Armand Radën. Ky futbollist është me shumë të ardhme, por duhet të kemi kujdes me këta lojtarë”, është shprehur Bogdani.

Ndryshe nga Barcelona që varet nga Lionel Mesi, trajneri i Stoke Sitit, Paul Lambert, ka thënë se të njëjtën gjë nuk mund ta mendojë edhe skuadra e tij. Stoke Siti këtë sezon, vazhdon të luftojë për mbijetesë në Premierligë, ndërsa shpresat e skuadrës janë varur tek Xherdan Shaqiri dhe cilësitë e mëdha teknike që ka kosovari i përfaqësueses zvicerane. Por, trajneri i Stoke Siti, Paul Lambert, ka thënë se Shaqiri nuk është Lionel Mesi dhe ka nevojë për mbështetje nga e gjithë skuadra. “Nuk mendoj se mund të varemi nga një lojtar. Mendoj se kjo është vështirë të ndodhë nëse nuk jeni Lionel Mesi apo lojtar i atij lloji. Xherdan Shaqiri ka bërë mirë për skuadrën, por ka nevojë për pak ndihmë”, tha Lambert.

DEKLARATA

Samuel Nezha është një prej emrave që ka spikatur këtë vit me fanellën e përfaqësueses U-19 e cila mori pjesë në turneun “Roma Caput Mundi” një muaj më parë. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka qenë një nga lojtarët më interesant të kuqez-injve në këtë turne, teksa ka shënuar dy gola për të ndihmuar Shqipërinë të shkonte në finalen e këtij aktiviteti. Nezha është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Bogdani për miqësoret ndaj Kazakistanit që zh-villohen në javën e ardhshme. Këto ndeshje të tjera do të shërbejnë jo vetëm që ai të tregojë talentin e tij me fanellën kuqezi, por edhe për të bindur disa klube si Karpi, Askoli dhe Frozinone që po e ndjekin atë.

Trajneri i Stoke Sitit: Xherdan Shaqiri nuk

është Leo Mesi

“Ndoshta ka qenë një zgjedhje e nxituar, por është fakt të paktën deri në këto momente që vlonjati është jashtë Kombëtares dhe ky qëndrim i Panuçit mund të sjellë një valë të re kritikash për teknikun, por ndoshta dhe surpriza në listën kuqezi, ku prioritet po marrin të rinjtë...”

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Partizani-Flamurtari, shansi i fundit për të kuqtë të kapin Europën

Një nga skuadrat pretendente të këtij sezoni, Flamurtari, i cili bënte ligjin në dy fazat e para, ka pësuar një traumë në këtë fazë të tretë, duke pasur rezul-tate të shprehura negative. Flamurtari po kalon momentin më të vështirë të epokës Duro, duke kaluar nga skuadra anti-Skënderbe në një kundërshtar ndaj të cilit të gjithë mund të marrin pikë. Vlonjatët janë goditur pikërisht në as-pektin e tyre më të fortë, mbrojtja solide e cila ka nisur të fusë ujë. Në 9 ndeshjet e fundit midis Kupës dhe kampionatit, kuqezinjtë kanë marrë vetëm një fitore, atë ndaj Lushnjës në shtëpi, 3 barazime dhe plot 5 humbje, duke pësuar 14 gola në këto 9 ndeshje, aq sa vlonjatët kishin pësuar në 22 ndeshjet e mëparshme.

RENDITJA/

KLUBI

Skuadra shkodrane ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet e javëve të fundit, shpreson mbijetesën

Vllaznia ka bërë kthesën e madhe, po e shpëton “Katenacio” e GjokësAdriatik BALLA

Vllaznia rrezikon rënien nga kategoria dhe megjithëse rezultatet e javëve të fundit kanë qenë premtuese e në

ngjitje të vazhdueshme, ajo sërish nuk e ka kaluar rrezikun e madh të rënies një kategori më poshtë, duke mbetur e karikuar për sfidat e radhës dhe me shpresën se do të marrë rezultatet e dëshiruara. Rezultatet pozitive të javëve të fundit duhen parë si një përpjekje e skuadrës për të bërë më të mirën, por në të njëjtën kohë është vlerësuar mak-simalisht dhe trajneri Ernest Gjoka, i cili me “katenacion” e tij ia ka dalë t’i japë Vllaznisë pikë të rëndësishme në klasifikim, duke mbajtur për momentin një distancë premtuese karshi rivalit në garën e mbijetesës, Teutës. Por durrsakët këtë javë do të jenë përballë Lushnjës, ku synojnë dhe besohet se do të arrijnë tri pikët. Kurse Vllaznia udhëton në Kukësi, ndaj kampionëve në fuqi, ku ka shpresë të marrë pikë por do ta ketë shumë të vështirë. Kjo transfertë është domethënëse për skuadrën shkodrane, e cila do të tentojë të mos dalë pa pikë nga stadiumi “Zeqir Ymeri”. Shpresat janë që Vllaznia të aplikojë skemën e saj mbrojtëse në Kukës e të besojë deri në fund për pikë. Dhe kjo lojë mbrojtëse e tipit “katenacio”, e denjë për shkollën futbollistike italiane, është në shijet e trajnerit Gjoka, i cili po bëhet mjeshtër i aplikimit të kësaj skeme dhe deri tani ka pasur sukses, pasi Vllaznia ka marrë shumë pikë gjatë javëve të fundit, duke ngjallur shpresat e mbijetesës.

Situata e klubitBarazimi pa gola përballë Parti-

zanit ishte një tjetër provë se shumë gjëra kanë ndryshuar te Vllaznia në gjysmën e dytë të këtij edicioni. Mbro-

jtja është kthyer në pikën më të fortë të shkodranëve. Pikërisht ai repart të cilin Ernest Gjoka e kritikonte shumë në mo-mentin e emërimit dhe që në merkaton e janarit e ndryshoi plotësisht. Ecuria e kuqebluve i ka dhënë të drejtë trajnerit. Vllaznia regjistron vetëm një humbje në shtatë javët e fundit të Kategorisë Supe-riore dhe ka pësuar vetëm një gol, atë në fund të muajit shkurt në Laç. Mes të tjerave, tre fitore ku më e bujshme ishte ajo ndaj Flamurtarit pretendent dhe tre barazime në Gjirokastër e Kamzë dhe së fundmi në shtëpi me Partizanin. Gjithç-ka e llogaritur me detaje, duke mos i lënë asgjë rastësisë. Përballë rivalëve të mëdhenj, trajneri Gjoka ka luajtur për të mos humbur dhe ashtu ka ndod-hur. Porta ka mbetur e paprekur dhe skuadra ka marrë pikë që në llogaritë e fundit të sezonit mund të rezultojnë

vendimtare. Një vlerë e shtuar ka qenë edhe portieri Alen Sherri. Talent që në Shkodër e kishin zbuluar prej kohësh, por që tani po shfaqet vendimtar, duke konfirmuar se e meriton të jetë numri 1 i portës kuqeblu. Në tërësi, mentaliteti i futbollit italian është përdorur si masë e jashtëzakonshme në një situatë që edhe pse po vazhdon prej disa vitesh, nuk është e zakonshme për një klub si Vllaznia. Për të realizuar objektivat, Er-nest Gjoka i ka dhënë skuadrës fytyrën e tij, duke përsëritur atë që bënte një sezon më parë te Kukësi kampion. Me bindjen se një ekip i fort dhe rezultatet pozitive vijnë nga mbrojtja solide, trajnerin e ka përforcuar këtë repart. Një zgjedhje që pavarësisht se e shndërron ekipin në pragmatist dhe e largon nga loja e bukur, i jep rezultatet që i nevojiten për realizimin e objektivit për të qëndruar

Kukësi kampion në fuqi nuk e ka forcën e sezonit të kaluar. Këtë herë kuksianët ndodhen në vend të dytë dhe thuajse të pashpresë për të përsëritur suksesin e vjetshëm, pasi Skënderbeu ka shkuar në 15 pikë përpara në krye të klasifi-kimit. Natyrisht, Kukësi dëshiron të mbajë komandën e vendit të dytë dhe këtë pozicion e ka për momentin, por rivalët janë afruar ndjeshëm të dielën, pas disfatës që kuksianët patën në Gjirokastër përballë Luftëtarit. Fërshëllima

përfundimtare e kryesorit Juxhin Xhaja nxori fitues Luftëtarin dhe presidenti i tij, Grigor Tavo, mbeti i vetëm në tribunë, pasi kolegu i tij te Kukësi, Safet Gjici, kishte ikur nga stadiumi disa minuta më parë. I nervozuar shumë nga rezultati dhe loja e të tijve në Gjirokastër, presi-denti i kuksianëve nuk i pa minutat e fundit, por u largua rrufeshëm. Mund të ketë qenë një nervozizëm i momentit, por nuk është aspak çudi që te Kukësi të bëhet një nga ato mbledhjet urgjente dhe të shkohet

deri te masat ndëshkuese, ndonjë gjobë e mundshme financiare, apo edhe ndonjë ultimatum. Kukësi bëri një paraqitje të dobët në pjesën e dytë të ndeshjes me Luftëtarin, gjë që e pranoi edhe trajneri Pakult, i cili u shpreh i habitur me lojën e ekipit gjatë 45 minutave të dyta. Gjithsesi, ishte një humbje pa kosto për kampionët në fuqi, sepse vendi i dytë ka mbetur i tyre. Përpara është ndeshja me Vllazninë në Kukës, që duhet fituar patjetër, në të kundërt masat janë të pashmangshme.

U zhgënjye nga humbja në Gjirokastër, Gjici bën gati gjobat për lojtarët e stafin

Flamurtari pësoi së fundmi aq gola sa kishte

pësuar në 22 takime

Kombëtarja përmirëson 1 vend në FIFA, po ashtu dhe Kosova

në elitë. Në futboll fitohet edhe kështu. Madje, pavarësisht se shumica nuk e pëlqen, kjo është mënyra më efikase. Deri në fund të kampionatit mbeten dhe 11 javë garë, ku shkodranët synojnë të marrin më të mirën e kapaciteteve të tyre dhe të sigurojnë mbijetesën e Vllaznisë në Superiore. Lushnja është pothuajse dhe matematikisht e rënë dhe po luan për statistikë, dhe meqë bien dy ekipe, atëherë më afër zonës së rënies janë Teuta e Vllaznia, rival-iteti mes të cilave do të jetë i fortë deri në javën e fundit. Këtë e ka kuptuar Gjoka që po synon të mbajë skuadrën në mbrojtje që të mos humbë. Kjo pasi çdo pikë ka vlerë në këtë luftë të fortë për mbijetesën në Superiore.

Kategoria Superiore është bërë intere-sante në fund të fazës së tretë, pasi në garë për vendin e dytë janë plot gjashtë ekipe, të cilat po shfrytëzojnë kalendarin për të pasur suksesin e duhur dhe shpresuar të kenë një pozicion që të siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën java e 26-të e Kategorisë Superiore me futbollin që kthehet vetëm pak ditë pas turnit ndërjavor për të dhënë të tjera verdikte të rëndësishme në kampionat. Kalendar vërtet intrigues që nis pasdrekën e kësaj të diele me dy sfida që luhen njëkohësisht në orën 14.00,

kur në Laç skuadra e Gentian Mezanit, që pas dy fitoreve radhazi ka kapur zonën europi-ane, do të përballet me Kamzën në një duel të ndezur mes dy formacioneve që i ndajnë vetëm 3 pikë në klasifikim. Ndërkohë, në takimin tjetër, sfida e fundtabelës në Teutën para obligimit për të fituar sfidën me Lush-njën e rënë praktikisht nga Kategoria. Një takim shumë i rëndësishëm ky për skuadrën e Gentian Begejas që nuk ka rrugë tjetër përveç trepikëshit për të forcuar pozitat në luftën mbijetesë. Në orën 17.00 të dielën në Korçë luhet Skënderbeu-Luftëtari, skuadra e

Hasan Likës i shkaktoi një surprizë të hidhur bardhekuqve në takimin e fundit në Gjiro-kastër duke i shkaktuar Skënderbeut edhe humbjen e vetme për këtë vit kalendarik, teksa shkon në Korçë me frymën e duhur pasi ka mposhtur për të dytën herë radhazi Kukësin, Skënderbeut do ti duhet padyshim një përqendrim shumë ndryshe nga ai i Teutës në një përballje mes dy prej skuadrave që shprehin futbollin më të mirë në Superiore. Të hënën është radha e dy takimeve që gjenerojnë interes të veçantë. Në orën 14 në Zeqir Ymeri Kukësi i plagosur nga Luftëtari

pret Vllazninë që e ka kthyer mbrojtjen në një bunker të vërtetë dhe kërkon pikë për të mbajtur pas Teutën në luftën për mbijetesë, ndërkohë që java mbyllet me pjatën e fortë, në orën 17.00 prozhektorët në “Selman Stër-masi” janë për Partizani-Flamurtari me të dyja skuadrat që kërkojnë të ringrihen sa më shpejt për të mos kompromentuar objektivat, me të kuqtë që ndodhen në vendin e 6 me 36 pikë, ndërsa Flamurtari në pikiatë ka humbur goxha terren dhe pas 5 ndeshjeve pa fitore ka rrëshqitur nga vendi i dytë në të pestin, me vetëm një pikë më shumë se rivalët e kuq.

Për të disatën herë Flamurtari u ndëshkua nga gjykimi. Në ndeshjen me Kamzën, gjyqtari kryesor, Enea Jorgji, akordoi një 11-metërsh shumë të dyshimtë për Kamzën, ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Ditmar Bicaj dhe nuk i ka një 11-metërsh të pastër Flamurtarit në momentet e fundit. Pas ndeshjes ka pasur shumë akuza për kryesorin Jorgji, ndërsa Ditmar Bicaj, protagonist i kësaj ndeshjeje, përveçse e duartrokiti në mënyrë ironike në momentin e ndëshkimit, ka dhënë edhe një me-sazh të qartë në rrjetet sociale. Po në mënyrë ironike, futbollisti i Flamur-tarit ka postuar foton e një kamikazi. Edhe pse ky kamikaz nuk ka fytyrën e Jorgjit, kuptohet lehtë se mesazhi i referohet arbitrit elbasanas.

KRAHASIMI

Kombëtarja Shqiptare ka përmirësuar një vend në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, duke kalu-ar tani në vendin e 58-të në ranglis-tën e qeverisë botërore të futbollit. Natyrisht, një ndryshim i madh nuk bëhet, pasi skuadrat vijnë nga një periudhë qetësie dhe pa ndeshje, por ranglista mund të ndryshojë muajin e ardhshëm, pas ndeshjes me Norveg-jinë. Në këtë klasifikim edhe Kosova përmirësoi një pozicion në FIFA, pasi nga vendi i 177-të tani renditet e 176-ta. Nuk ka diskutime sa i takon pesëshes së parë në klasifikim, pasi Gjermania është në krye dhe ndiqet nga Brazili në vend të dytë. Më pas vijnë Portugalia, Argjentina dhe Bel-gjika, që kompletojnë 5 më të mirat.

Ditmar Bicaj i gjen “sozinë” Enea Jorgjit, një kamikaz japonez

“Lushnja është poth-uajse dhe matema-tikisht e rënë dhe po luan për statistikë, dhe meqë bien dy ek-ipe, atëherë më afër zonës së rënies janë Teuta e Vllaznia, rival-iteti mes të cilave do të jetë i fortë deri në javën e fundit. Këtë e ka kuptuar Gjoka që po synon të mbajë skuadrën në mbrojtje që të mos humbë...”

22 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Prapaskenat e klipit “River”, nga Eminem dhe Ed Sheeran

1-Aktori Ymer...2-Organizatë terroriste në Irlandë...3-Një filizof grek...4-Një shtet amerikano-latin me kryeqytetin Lima...5-Tani, me dialekt...6-Pohojnë italianët...7-Variete rrushi...8-Është material inert, mbrapsh..9-Aktori amer-ikan Brad...10-Shkrimtari Çaçi...11-...Papas, aktore amerikane me origjinë greke...13-Njëlloj si zakone...14-Plënci i pulës...16-Një ngjyrë...17-Qytet pothu-ajse në jug të vendit...18-Gjykatës turk...20-Ka të tillë edhe televiziv...21-Mak-ineri për prishjen e objekteve...22-Dokument që identifikon pasurinë...23-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës...24-Shkrimtari rus..Tolstoj...25-Ekip futbolli i Vjenës...26-Pambuk italian...27-Dru i gjatë, lulet e të cilit përdoren si çaj ka efekt kurues...29-Një komedi e Shekspirit “...e dymbëdh-jetë”...30-Prift françeskan...31-Ish këngëtarja lirike Elsa...33-Masë gjatësija sa pjesa e krahut sa brryli e deru tek gishtërinjtë të shtrira plotësisht...34-Dythun-drrak i egër me brirë të degëzuar i thuhet ndryshe sute...35-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...36-Përemër vetor...37-Teatri Lushnjës...

1-Filiz i njomë që del nga trungu i pemës...4-E pashë vetenkeq, pa rrugëdalje ose...7-Fshat i Fierit, i shquar...12-Tip automjeti ru-mun...13-Një shenjë e horoskopit...14-I vogli i gomaricës...15-Byerk me barishte...17-Art i të kërcyerit me figura në skenë...18-Komuniteti Europian...19-...dhe vëllezërit e tij” film italian...20-Një brejtës i vogël shumë i shkathët...21-Lumë në veri, degë e lumit Drin...22-E fre-skët, e porsabërë..23-I thonë çallmës së hoxhës...24-Tip autoveture ruse...25-Pagesë e borxhit pjesë-pjesë...26-Shtëpi banimi...27-Aktori amerikan Kabir...28-Një shoqëri e vjetër karburantesh në Itali...29-Ato mund të jenë edhe në protestë...30-Bota bimore dhe shtazore, pa fund...32-Gëlltit ose...33-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...34-Lu-mi i Gjirokastrës, i shquar...36-Kujdestar...37-Ato e mbajnë çat-inë...38-Pjesa kryesore e portit...39-...Shkaba, tek filmi “Komisari Dritës”...40-Vegël...41-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...

Eminemi ka sjellë pamjet nga prapaskena e vid-eoklipit të tij të ri. Emil Nava ka folur për procesin në një klip të shkurtër, duke zbuluar se si është përfshirë në projekt dhe çka kërkoi të arrinte. “Ata ishin shumë të qartë. Ata deshën diçka që Em nuk ka pasur më parë. Unë mendova dhe kam dashur të bëj një dokumentar për domethënien e këngës me shumë fantashkencë”, u shpreh regjisori. Personaliteti i Eminemit shfaqet në mënyrë të përkryer në këtë klip, pasi Marshall Mathers në një pikë shihet duke qeshur në mënyrë histerike. Emil Nava që kishte krijuar disa video të Ed Sheeranit, tha se skenat janë xhiruar larg prej Amerikës. Regjisori

po ashtu ka lëvduar Eminemin për etikën e punës gjatë xhirimit të videoklipeve duke vënë në theks të veçantë pasionin dhe vizionin e tij. “River” është një prej pro-jekteve më të suksesshme të Eminemit. Eminem është vlerësuar nga revista "Rolling Stone" si një nga "100 Artistët Më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave" si dhe "Artisti i Dekadës" po nga e njëjta revistë. Revista “Vibe” e nderoi atë me titullin "Reperi më i mirë i të gjitha kohërave" në vitin 2008. Kënga single "ë" nga albumi "The Marshall Mathers LP 2" hyri në librin e rekordeve botërore "Guinness World Records" për këngën hit, e cila kishte më shume fjalë në tekst, me rreth 1600 fjalë.

PërtaciNjë fshatar tepër i lodhur nga

pesha që mbante në krah, ndalet përpara shtëpisë së mbretit, ul trastën dhe çlodhet disi. Në këtë moment shfaqet mbreti përpara derës dhe e pyet fshatarin:

-Çfarë ke në atë thes aq shumë të rëndë?

Fshatari përgjigjet:-Kam një përtac që do ta

hedh në lum.Mbreti i thotë:-Mos e hidh në lum, lëre

tek sarajet e mia dhe unë do ta mbaj atë me arra.

Nga brenda thesit dëgjohet një zë:

-A janë të qëruara?

Xhirimi i një filmi

Pasi kanë mbaruar së xhiruari të gjitha pjesët e filmit, vjen radha e aktorit kryesor për t’u hedhur në det nga anija. Regjisori i thotë:

-Tani duhet të hidhesh në det të hapur, edhe pse anija është duke ecur.

Aktori tepër i frikësuar përgjigjet:

-Po, unë nuk di not, si të hidhem?

Regjisori përgjigjet:-Nuk ka problem, sepse kjo

është skena e fundit që kemi për të xhiruar.

Djali i dobët në mësime

Djali i familjes ishte tepër i dobët në mësime dhe gjithmonë që vinte fundi i vitit mësuesja i kërkonte të firmoste dëftesën nga prindërit. Sapo hyn në shtë-pi dritat ikin dhe ai drejtohet tek dhoma ku qëndronte babai dhe e pyet:

-Babi a mund të shkruash në errësirë ti?

I ati përgjigjet:-Jo edhe aq mirë, por mund

të shkruaj.Djali duke përfituar nga kjo

përgjigje i thotë:-Atëherë mund ta firmosësh

dëftesën që më ka dhënë mësuesja?

k u l t u r e www.sot.com.al

6 1

1 9

9 4 6 3

5 3 9

4 7 5 2

1 2 6

7 5 6 8

8 1

3 5

2 4 1

8 5 3

1 4 8

2 5

5 7 8 3

6 7

1 3 2

5 6 7

4 7 1

5 8

7 5 1 6 2

4 1

4 6

8 7

9 3

7 3

6 9 2 1 3

5 4

GAZETA SOT E Premte 16 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Ditë mjaft e nevojshme për bashkëpunimin. Do të merreni më shumë me punë kolektive të organizuar mirë që të japë sa më shumë fryte.

23 shattor-22 tetor

Kohët e fundit po ju mun-gon jashtë mase energjia për të përballuar situatat nega-tive të krijuara nga persona dashakeqës kundrejt jush.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

E keni shumë të nevo-jshme që të mënjanoni disa probleme të cilat në dukje mund të jenë të lehta, por që po ndikojnë shumë si në karrierë ashtu edhe në familje dhe shoqëri.

Një ditë e bukur, e qetë dhe me projekte. Një mundësi e re për ju, por mund të rezultojë dhe një gabim, nëse nuk ver-ifikoni se çfarë ju pret.

Keni një personalitet të fortë me opinione të tilla, kështu që kini kujdes kur jep-ni këshilla që të mos tingëlloni të ashpër.

Dashi Demi

Ndjenjat tuaja dhe ndjenjat e familjes suaj kanë për të zënë një vend të rëndësishëm. Kjo iniciativë do vijë pas një ndo-dhie, e cila do krijojë probleme.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do t’ju ndjekë burimi i të këqijave, nëse do anashkaloni një temë në lidhje me paratë. Bëjini ballë çështjes dhe do shihni se problemi do zgjidhet.

Fatmirësisht, ka njerëz të cilët do t’ju ndihmojnë për t’ju lehtësuar punën. Harmonia midis punës dhe jetës perso-nale do jetë thelbi i kësaj dite.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Sot do t’ju paraqiten shumë mundësi të reja dhe nuk duhet të lejoni që për shkak të lodhjes suaj t’i neglizhoni e të mos u vini rëndësinë e duhur këtyre potencialeve të reja.

Facebook, rriten çmimet i reklamave

Mos kini turp të shprehni nevojat tuaja, as mos kini frikë t’i pyesni se çfarë kërkojnë në një partner. Sa më të sinqertë të jeni, aq më mirë ka për të qenë.

Horizontal

Po ndodhin aq shumë gjëra njëkohësisht, sa nuk dini si të kontrolloni çdo detaj. Një gjë e tillë nuk është e mundur, kështu që as mos u përpiqni.

Hëna që nuk është në shenjën tuaj, mund t’u bëjë që të gjykoni keq për një person. Nuk duhet të ndikoheni nga mendimet e të tjerëve.

Sipas të dhënave nga kompania AdStage, pas ndryshimeve të algoritmit të “News Feed”, çmimi i reklamave në Facebook është rritur, duke mos pasur prioritet përmbajtjen e publikuesve të ndryshëm. Facebook njoftoi ndryshimin e “News Feed” në janar dhe AdStage konsta-toi se CPM-të kostos për 1,000 përshtypje të reklamave u rritën në 122 për qind në krahasim me muajt më parë, shkruan Business Insider. Ndryshimi i algoritmit të Facebook do të thotë që më pak artikuj lajmesh dhe reklama janë duke u shfaqur tek përdoruesit, duke çuar në më pak përshtypje ndaj reklamave. Për më tepër, rrejti më i madh botëror njoftoi se në nivel global, përdoruesit mesatarisht shpenzojnë dy minuta më pak në ditë në platformë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Jeleku më i shtrenjtë i qenve në botë është një mënyrë tjetër për super-të pasurit që mos të kursejnë pasurinë e tyre, dhe të mbajnë kaf-shët e tyre të dashura të mbrojtura nga sulmet. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një jelek, çmimi i të cilit fillon në rreth 1,4 milion dollarë, me ar prej 24 karatësh dhe ka mbrojtëse që mund të zbukurohet me diamante të zeza dhe kristale Sëarovski, në varësi të buxhetit të pronarit. Siç thuhet më tej, jeleku Doggy Armor është projektuar për të mbrojtur një kafshë nga thika dhe kafshimet nga kafshët e tjera, në rast të sulmit. Thuhet se është “super peshë e lehtë” dhe faturohet si xhaketa më e shtrenjtë qen në botë.

Fjalëkryq i shifruar

1-Njeri që shkëput lidhjet me masat, mbyllet brenda interesave të ngushta të një grupi...6-Element kimik, përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kriprave...7-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit...8-Ministria Ndërtimit...9-En-ergji Natyrore...10-Tip avioni luftarak rus...11-Predhë luftarake nënujore, pa fund...12-Skorjet e tymit në ox-hak...16-Është material inert...17-Barazim në shah...18-Janë dy ato të globit...19-Është pije freskuese...20-Njeri mendjemadh që nuk përfill të tjerët...22-Dispon-on...23-Filmi italian “....në Iskia”...24-Kompozitori , viset, tokat...25-Magazinë e madhe drithi...26-Ish këngëtari Ndoja...27-Krahinat, viset, tokat...29-Gjellë me copa mishi, perime e salcë...30-Ai drejton një ma-nastir...31-Goli në Olimpikun e Romës...32-Khajani i rubairave...33-Vend i hapur në m ure anash oxhakut për të vendosur gjëra të vogla si aletet e kafes...35-Cig-arishte...36-Letër në format të madh...37-Zola i letërsisë franceze në inic...38-Kolosi i....ishull grek që njihet për një nga shtetë mrekullitë e botës së vjetër...39-I thonë çajit italianët...40-“Pyes...” një këngë fituese në festi-val...41-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...42-Një mik spanjoll...43-Këngëtarja popullore Rasha...

1-Pihet njëlloj si çaji...2-Regjizori Mus-liu...3-Është figurë gjeometrike...4-Trupat Ndërkombëtarë...5-Ka për kryeqytet Birmania...8-Qytezë në Rrethin e Kurbinit...10-Shkollë e ulët e fesë is-lame...11-...Myrtja tek filmi “Kur hid-heshin themelet”...12-Qymyr industri-al...13-Ajo e Arkimedit...14-Vlerëson rezistencën...15-Zyrat Italiane...16-...Godunov, një opera e Cajkovskit...18-Plikot...20-Stërqokat, femrat e gallofit...21-Ka për kryeqytet Taxhikistani...23-Qytet në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë...24-Një mishngrënës i madh...25-Njëlloj si shkak apo arsye...26-Vend me baltë dhe lluc...28-Ish tenori...Kovaçi...29-Lopatat e lundër-tarit...31-Itzhak...ish Ministër i Jashtëm izraelit...32-Një gjini muzikore...33-Qytet në Spanjë...34-Vërteton identitetin...36-Hu-moristi italian Antonio Dekurti, e thërra-sin...38-Lloj kërcimi modern...39-Autom-jetet e transportit ndërkombëtar...40-Lit-eraturë Italiane...41-Notë në pentagram...

k u l t u r e www.sot.com.al

Jeleku i qenve me ar dhe diamante

24 GAZETA SOTE Premte 16 Mars 2018

4,7,8,9,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Lacio u tregua e m r e k u l l u e s h m e mbrëmjen e djeshme, duke mundur brenda

në Kiev Dinamon ukrainase me rezultatin 2-0 dhe duke siguruar kalimin në çerekfi-nale të Europa League. Ishte një ndeshje e dominuar nga italianët, të cilët, ndryshe nga ndeshja e parë luajtur në Romë, këtë herë u tregua e vëmendshme në mbrojtje dhe diti të godasë si duhet në sulm, për të rritur preten-dimet për trofeun e këtij ak-tiviteti. Në këtë ndeshje një performancë të shkëlqyer bëri dhe portieri Thomas Strakosha, i cili është në garë tashmë për të fituar Ligën e Europës.

Ndeshja Në pjesën e parë Lacio

bëri një performancë fan-tastike, duke tentuar që në fillim të ndeshjes të gjejë rrugën e rrjetës. Dhe pas një 20-minutëshi ofensiv të koor-dinuar mirë, më në fund Lac-io e gjeti golin, pasi Lukas Leiva shënoi në minutën e 23-të. Ishte një gol me vlerë

Deklarata/ Pele: Ju rrëfej tre lojtarët më të mirë në botë

SITUATA Paris Saint Germain nuk është një skuadër e mirëfilltë. Edhe pse ka lojtarë yje që së bashku shkojnë mbi 700 mln euro, ky ekip ka probleme të brendshme. Sipas medias braziliane “Globoesporte”, konfirmohen indirekt fjalët e Dani Alveshit se “te Parisi mun-gon lidhja”, pas eliminimit të PSG nga Reali në Champions. Por si është ndarë grupi që drejtohet nga Unai Emeri në klane të ndryshme? Brazilianët: Afrimi i Nejmar dhe Dani Alveshit, që u bënë bashkë kundër Edinson

Kavanit kur uruguajani kërkoi të ekzekutonte një 11-metërsh, nisi në njëfarë mënyrë ndarjen në dhomat e zhveshejs së parizienëve. Nejmar dhe Alvesh kanë marrë me vete edhe dy brazilianët e tjerë, Thiago Silvan dhe Markinjos, si dhe portierin Trap, që është i fejuar me modelen brazialine Izabel Goulart. Latinët: Lider i kësaj rryme është Kavani, që pasi u grind me Nejmarin, mori mbështetjen e Di Marias, Pastores dhe Lo Celsos, të cilëve iu shtua edhe Berçiçe. Francezët:

“Autoktonët” e PSG formojnë një grup prej 13 futbollistësh, ku kanë peshë specifike Mbape, Rabiot, Areola si dhe Kurzava, Kimpembe e Lass Diarra. Të pavarurit: Italo-braziliani Thiago Mota, që respektohet për qëndrimin e tij në dhomat e zhveshjes, por edhe Julian Draksler, që ka pak miq, shohin punët e tyre dhe nuk përzihen me asnjë grup. Miku i të gjithëve: Marko Verrati është i aftë të dialogojë me të gjithë në italisht, spanjisht dhe portugalisht. Ai ka simpatinë e të gjithëve.

CHAMPIONS MERKATO STATISTIKAT

Konte justifikohet për eliminimin e Çelsit

Juventusi mban kombëtaren italiane prej 120 vjetësh

Trajneri Antonio Konte pas eliminimit të Çelsi nga Barcelona në mënyrë indi-rekte la të kuptohet që nuk ka patur në dispozicion një skuadër tepër cilësore për të fituar trofe. Italiani u shpreh se vazhdimësia e një trajneri nuk duhet të lidhet vetëm me trofetë që fiton, por mbi të gji-tha me përmirësimin e futbol-listëve që ka në dispozicion. Do të ndikojë fitimi i një trofeu për të vijuar punën te Çelsi? “Nuk është çështja nëse fi-ton ose jo trofe. Mendoj që vlerësimi për punën e një tra-jneri duhet të bëhet në bazë të rritjes së performancës së

Real Madridi është në kërkim të zëvendësuesit të Marcelos. “Diario Gol” rapor-ton se “Mbretërit” janë të gat-shëm të paguajnë 80 milionë euro për shërbimet e mbro-jtësit të Bajernit të Mynihut, David Alaba. Mbrojtësi aus-triak ka kontratë me Bajernin deri në vitin 2021. Për shërbi-met e tij interesim ka shprehur edhe Barcelona. Megjithatë, zëvendësimi i Marcelos me David Alabën shihet si një opsion në kampin madrilen, i cili duket i interesuar të afrojë anësorin e skuadrës bavareze për vitet në vijim. Alaba është shquar si në lojtar me ren-

Klubi më i madh në Itali, Juventusi, ka mbajtur edhe barrën e kombëtares itali-ane duke krijuar numrin më të madh të futbollistëve që kanë mbrojtur ngjyrat e ax-urrëve. Në 120 vjet për kom-bëtaren italiane kanë luajtur 140 futbollistë të Juventusit, transmeton Koha.net. Pas Juventusit është Interi me 104 lojtarë. FIGC, federata e futbollit italian, sot ka festuar ditëlindjen e 120. Gjatë këtyre viteve Italia katër herë është shpallur më e mira në botë, dhe Evropianin më 1968. “Tut-tomercatoweb” publikon listën e klubeve që i kanë dhënë më

futbollistëve, apo të cilësisë që ka organika dhe jo duke parë trofetë. Çelsi mund të bëjë më mirë, është një skuadër në rritje”, tha Konte.

diment të lartë në radhët e Bajernit në sezonet e fundit dhe kalimi në Madrid mund të ishte një mundësi e madhe në karrierën e tij.

së shumti lojtarë kombëtares italiane. Juventusi ndiqet nga Inter (104), Milan (100), Roma (76) dhe mbyll 5-shen e parë Fiorentina me 71.

Lacialët thyen 2-0 ukrainasit brenda në Kiev, duke rritur pretendimet për trofeun e rëndësishëm europian. Sukses madhështor edhe për Atletikon e Madridit

për lacialët duke pasur para-sysh ndeshjen e parë që kish-in barazuar me Dinamon e Kievit 2-2. Ky rezultat e kom-prometonte rëndë situatën e Lacios, prandaj dehe sulmi i befasishëm i minutave të para ishte domethënës për skuadrën italiane të drejtuar nga tekniku Simone Inzagi. Shënimi i golit e qetësoi disi Lacion e cila nisi të mendojë edhe për mbrojtjen, për të mos i lënë hapësira Dinamos ukrainase. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për italianët, kurse në pjesën e dytë vendasit e rritën ndjeshëm volumin e

lojës dhe sulmuan më shumë, duke tentuar me çdo kusht barazimin. Skuadra e Dina-mos, e cila ishte në fazën e grupeve me Skënderbeun tonë, përdori të gjitha skemat për të dalë te goli, por nuk ia doli. Lacio shënoi edhe go-lin e dytë me anë të De Vrij, duke “hipotekuar” fitoren dhe kualifikimin.

Atletiko Madrid “tërmet” në Moskë, pretendente

kryesor në Europa LeagueAtletiko e Madridit kon-

firmohet si pretendentja kryesore për të triumfuar në këtë edicion të Europa

Mposhti Dinamon ukrainase, Lacio e Strakoshës kalon në çerekfinale të Europa League

Real Madrid po tenton t’i marrë Bajernit Alabën

Brazili ka nxjerrë futbol-listë të mëdhenj që do të mba-hen mend gjatë në historinë e futbollit. Legjenda e futbollit brazilian, Edson Arantes do Naskimento, i njohur shkurt me emrin Pelé, deklaroi se Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Nejmar janë lojtarët më të mirë në botë për momentin. Meqë jam një njeri me tre zemra, do të qëndroj te Mesi, Ronaldo dhe Nejmar. Më i miri i të gjithë kohërave? Ateherë do të them Pele, – u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari, duke shtuar më tej se 1283 golat që ka shënuar gjatë karrierës së tij e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët. 100 ditë para nisjes

së Kupës së Botës, “Rusi 2018”, Pelesë iu kërkuar një mendim për skuadrën favorite. “Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj, – vijoi me humor Pele, – është pjesëmarrja ime në Rusi. Kanë mbetur vetëm 3 muaj…” Pele shpjegoi më tej se ka men-duar të bëhej futbollist që në moshën 3-4-vjeçare, sepse dëshironte t’i ngjante babait. “Ishte ëndrra ime dhe Zoti më ndihmoi shumë për gjithçka i kam dhënë futbollit”. Pele ka arritur ta fitojë tri herë Kupën e Botës: në Suedi (1958), Kili (1962) dhe Meksikë (1970).

League. “Los Colchoneros” edhe pse ishin pothuajse të kualifikuar treguan një provë force edhe në sfidën e kthimit përballë Lokomotivës së Moskës duke u bërë skuadra e parë që siguron një biletë për në fazën çerekfinale të kompeticionit. Simeone kishte lënë në shtëpi Diego Kostën dhe në stol Antuan Griezman, por kjo nuk e pengoi Atletikon të fitonte me shifrat e thella 5-1 në transfertën moskovite për-ballë Lokomotivës duke e eliminuar skuadrën ruse me rezultat të përgjithshëm 8-1. Serinë e golave në stadiu-min Lokomotiv Stadium të Moskës e hapi, Angel Cor-rea në minutën e 16-të, por vendasit barazuan shifrat 4 minuta më vonë me një su-pergol të Rybus. Në pjesën e dytë kishte festë për të gjithë sepse shënuan me radhë Saul Niguez, Fernando Tor-res që e gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe Griezman që pa-varësisht se hyri në fushë nga stoli shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 85-të pas asistit të Correas duke vulosur rezultatin në 1-5.

PSG e ndarë në pesë klane, Marko Verrati i lidh të gjithë

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /