arbana

7
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” E SHTUNE, 17 SHTATOR 2011 Botim i PANORAMA GROUP Nr.303 Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: [email protected] FALAS Ermela i kthehet të dashurit të parë pas ndarjes me Ervinin dhe vendosin të jetojnë bashkë Dafina u nda, sepse i fejuari, Krenari, bënte shpenzime kolosale dhe falimentoi në biznes AKTU AKTU AKTU AKTU AKTUALITET ALITET ALITET ALITET ALITET PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH ARB ARB ARB ARB ARB AN AN AN AN AN A A A A A Në garë me Adi Në garë me Adi Në garë me Adi Në garë me Adi Në garë me Adi Kr Kr Kr Kr Krastën? astën? astën? astën? astën? Absur Absur Absur Absur Absurditet ditet ditet ditet ditet Reperi Mc Kr peri Mc Kr peri Mc Kr peri Mc Kr peri Mc Kresha f esha f esha f esha f esha fillon illon illon illon illon bashkëjetesën në bashkëjetesën në bashkëjetesën në bashkëjetesën në bashkëjetesën në shtëpinë e R shtëpinë e R shtëpinë e R shtëpinë e R shtëpinë e Rozi R zi R zi R zi R zi Radit adit adit adit adit Prezantuesja e njohur rrëfen të gjitha detajet e programit të ri “1001 pse” faqe 17 INTER INTER INTER INTER INTERVIST VIST VIST VIST VISTA faqe 23 faqe 20 faqe 21 Në foto: I dashuri aktual i Ermelës, Joti

Upload: blerandrexhepi

Post on 07-Jul-2015

1.536 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Arbana

Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

E SHTUNE, 17 SHTATOR 2011Botim i PANORAMA GROUPNr.303

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Marae-mail: [email protected]

FALAS

Ermela i kthehet të dashurit tëparë pas ndarjes me Ervinindhe vendosin të jetojnë bashkë

Dafina u nda, sepse i fejuari,Krenari, bënte shpenzimekolosale dhe falimentoi në biznes

AKTUAKTUAKTUAKTUAKTUALITETALITETALITETALITETALITET PERSONAZHPERSONAZHPERSONAZHPERSONAZHPERSONAZH

ARBARBARBARBARBANANANANANAAAAANë garë me AdiNë garë me AdiNë garë me AdiNë garë me AdiNë garë me AdiKrKrKrKrKrastën? astën? astën? astën? astën? AbsurAbsurAbsurAbsurAbsurditetditetditetditetditet

RRRRReeeeeperi Mc Krperi Mc Krperi Mc Krperi Mc Krperi Mc Kresha fesha fesha fesha fesha fillonillonillonillonillonbashkëjetesën nëbashkëjetesën nëbashkëjetesën nëbashkëjetesën nëbashkëjetesën nështëpinë e Rshtëpinë e Rshtëpinë e Rshtëpinë e Rshtëpinë e Rooooozi Rzi Rzi Rzi Rzi Raditaditaditaditadit

Prezantuesja e njohurrrëfen të gjitha detajet e

programit të ri “1001 pse”

faqe 17

INTERINTERINTERINTERINTERVISTVISTVISTVISTVISTAAAAA

faq

e 23

faqe 20

faqe 21

Në foto: I dashuriaktual i Ermelës, Joti

Page 2: Arbana

E SHTUNE 17 SHTATOR 2011PANORAMA plus SUPLEMENT 16

Ka udhëtuar drejt Brazilit me shpresë se do të fitojëndonjë çmim të rëndësishëm në spektaklin e bukurisëme përmasa botërore, “Miss Universe”. Shqiptarja e fam-shme nga Mali i Zi kishte zgjedhur këtë vit të konkurrojënë “Miss Universe Kosova”, për shkak se vitin e kaluarkishte plane të tjera dhe koha shumë e limituar nuk iakishte mundësuar një gjë të tillë. Këtë vit konkurroi dheu zgjodh si më e bukura e Kosovës, duke përfaqësuarvendin në “Miss Universe”, të mbajtur në Brazil. Edhepse u përfol shumë se Afërdita kishte konkurruar mekëshillë të Fadil Berishës si fotograf zyrtar i eventit, dhenatyrisht shpresat ishin të mëdha, meqë Berisha ishteanëtar jurie, përsëri Afërdita Dreshaj nuk i përmbushidot pritshmëritë tona. Ajo u rendit në vendin e 16-të ngatë gjitha vajzat e pranishme në spektakël. Mediat e bënëpunën e tyre, por Afërdita këtë radhë nuk pati sukses.Ishte bukuroshja e Venezuelës që deklaroi e para, se ngatë gjitha konkurrentet të cilat i kishte parë, frikën ia kishteasaj të Kosovës, pra Afërdita Dreshajt. Më vonë dolëndhe disa sondazhe nga gazeta gjermane dhe serbe, qërendisnin Afërditën në vendin e parë si pretendentjakryesore për të fituar çmimin e madh. Kjo gjë nuk ndo-dhi. “Miss Universe” këtë vit u shpall bukuroshja mengjyrë nga Angola, 25-vjeçarja Leila Lopez, e cila pasvetes ka edhe disa çmime të fituara, si “Miss Angola” nëAngli, ku edhe banon, si dhe “Miss Angola” në Angola.Zgjedhja e saj ka qenë shumë surprizë për publikun, përvetë faktin se është vajzë me ngjyrë, duke lënë pas shumëbukuroshe latino-amerikane, të cilat gjithmonë kanëzënë vendin e parë. Afërdita është kthyer nga ky event edëshpruar, për faktin se arriti të renditet e 16-ta në listëne gjatë të bukurosheve, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë,

Xhesika Berberi, nuk arriti të kalojë as atë prag.Afërdita me vete kishte edhe të fejuarin e saj,këngëtarin Shpat Kasapi, i cili kishte lënë an-gazhimet e tij muzikore për të përkrahur të fejua-rën në San Paolo të Brazilit.

Zhgënjim për AfërditaDreshajn tek “Miss Universe”

Modelja që përfaqësonte Kosovën u rendite 16-ta, fiton Leila Lopes nga Angola

Edhe pse nuk qëndroi gjatë në lojën e “Big Brother 4”,Elisa Çaushi, 22-vjeçarja që kishte udhëtuar nga Londra përt’u bërë pjesë e kësaj loje, për linjat dhe bukurinë e saj u kthyenë një nga vajzat e lakmuara të djemve në konkurrencë. Por,në një farë mënyre, të gjithë i qëndruan larg për faktin se ajokishte hyrë në lojë me statusin “e lidhur”, me një djalë qëjetonte në Londër dhe që i dihej vetëm emri, Fation. Pas dal-jes nga loja, ajo udhëtoi drejt Londrës ku takoi të dashurin,dhe që më pas ua prezantoi miqve të saj në “Big Brother”, nëTiranë. Por tashmë, me sa duket, punët nuk kanë shkuar aqmirë mes të dyve, ndaj Elisa ka pohuar për gazetën “Panora-ma” se i ka dhënë fund pak më shumë se një muaj më parëlidhjes. “Jam ndarë nga Fationi, se kishim disa muaj që nukpo shkonim mirë”, ka konfirmuar ajo për gazetën, ndërsa kadeklaruar se direkt pas ndarjes ka kaluar disa pushime nëKorfuz, së bashku me Torosin dhe Ervinin e “BB4”. Duket sekanë pushuar së bashku si tre miq të mirë, përderisa ajo atjepërveçse është argëtuar, është njohur me një djalë nga Tira-na, me të cilin ka nisur një lidhje të re. Ne kemi arritur tëgjejmë këtë foto me biznesmenin me emrin Bujar, i cili jetonprej 15 vitesh në Greqi. Duket se ka qenë dashuri me shikimtë parë, përderisa janë shoqëruar të gjitha ditët e pushimevetë saj dyjavore. Djali ka biznesin e tij “Pool bar”, si dhe punon“Security”. “Në fakt po i marrim gjërat ngadalë për t’u njo-hur më mirë, pasi gjithmonë nuk i dihet”, thotë Elisa.

Elisa e ‘BB4’ ndahet ngaFationi dhe lidhet me një

biznesmen në Korfuz

Zbulohet juria e “Vokalit” në TCH: Deda,Bektashi, Bejleri, Alban e Miriam

Kantautori i njohur Elton Deda ka mbërritur dje në Tiranë, pasi do të jetëpjesë e projektit ambicioz “The voice” (Vokali) në “Top Channel”, që do tëfillojë këtë sezon të ri televiziv. Ai do të jetë një nga emrat e anëtarëve të jurisëgjykuese, që janë vendosur të jenë në panelin e spektaklit më të ri të talenteve tëreja, që do të përzgjidhen nga ky show muzikor. Dhe për Elton Dedën duketsikur e vazhdon aty ku e ka lënë, këtë eksperiencë gjykuese për këngëtarët erinj që aspirojnë të bëhen profesionistë, ndërsa të gjithë i kujtojnë batutat e tijnë panelin e spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”, format i prezantuar ngaAdi Krasta. Ndërkohë, pjesë e jurisë së këtij formati të ri me autor Rezart Agën,ku do të përzgjidhen zërat e rinj të vitit, do të jetë dhe këngëtarja kosovareAlma Bektashi, e cila ka qenë e pranishme këto kohë në një tjetër show tëngjashëm të vëllezërve Pandi dhe Bledi Laço, ai me titull “Gjeniu i vogël” në“TV Klan”. Dy këngëtarët i pamë bashkë dhe vitin e kaluar nëspektaklin muzikor“Me&you”, ku si dy miqtë vjetër kënduan dhe rrë-fyen kujtime nga karrierae tyre muzikore që pasviteve ‘90-të. Ndërkohë qëpër herë të parë në një pan-el të tillë do të jetë këngë-tari profesionist Sidrit Be-jleri, të cilin e kemi parë tëketë qenë shpesh i ftuar tëkëndojë në programet e“Top Channel”, siç ka qenëprogrami “E diell”. Në këtëgjykim artistik të zërave tërinj do të udhëtojnë ngaGjermania dhe Alban e Miriam Çani, dy këngëtarëttë cilët janë mediatizuar tashmë si çift të dashuruarish. Sipas burimeve tona,ata do të kenë të drejtën e një vote, dhe ndoshta është menduar kështu për tëkrijuar pak show, në marrjen e vendimit të tyre edhe nëse do të jenë më shumënë një mendje apo do të kenë mendime të kundërta. Spektakli “The voice”, qëmori jetë fillimisht në Holandë e SHBA dhe pritet të startojë në të njëjtën kohënë 20 televizione të botës, si në Australi, Suedi, Portugali, Spanjë, Irlandë,Brazil, më shumë se një muaj më parë u njoftua se edhe BBC kishte blerë tëdrejtat e transmetimit të këtij formati për Britaninë e Madhe. Producentët janëduke zhvilluar audicione nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovësdhe Maqedonisë, ndërkohë që mosha e protagonistëve që aspirojnë për t’ubërë këngëtarë, varion nga 16-35 vjeç. Anëtarët e jurisë së sipërpërmendurhyjnë në lojë në fazën e dytë, ku do të bëjnë gjykimin. Ndërsa në fazën e tretëata do të bëhen trajnerë të tyre, duke punuar dhe duke i mësuar për të qenë tësuksesshëm. Anëtarët e jurisë do të jenë protagonistë të vërtetë, duke pasurkështu mundësi të rikthehen në vëmendjen e publikut.

Në fillim të sezonit “Skeç show” ka menduar tëbëjë një festë të vërtetë miqësore me familjen dhemiqtë e tij artistë. Aktori i njohur i “Apartamentit 2XL”, Julian Deda, ka festuar të enjten në mbrëmje,në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë,përvjetorin e tij të 30-të. Nuk kanë munguar aktorët etjerë të stafit të tij në “Vizion Plus”, të vijnë me dhu-rata në ditëlindjen e tij, dhe po ashtu ish-kolegë tëspektaklit “Portokalli”, mes të cilëve dhe AgronLlakaj, i cili tashmë moderon spektaklin “Kush do tëbëhet milioner” në “Tv Klan”. Gjithashtu, sirrallëherë ndodh me personazhet VIP, që nuk i përz-iejnë fëmijët në festat me të rritur, ai ka preferuar tëmarrë në festë vajzën 5-vjeçare dhe djalin 2-vjeçar.Një nga momentet interesante të festës ka qenë dhu-rata që i ka bërë bashkëshortja, që ka qene një Ipad.Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit,ndërkohë që tashmë Juli bëhet gati të shfaqet përsezonin e ri televiziv, ku bashkë me Gentian Zenela-jn, Ermal Mamaqin e aktorët e tjerë do të eksperi-mentojnë sërish me humorin.

Jul Deda feston 30-vjetorin,bashkëshortja i dhuron Ipad

Fotot efëmijëve tëJulian Dedëspublikohenme lejene tij

Foto nga30-vjetori iDedës

Page 3: Arbana

E SHTUNE 17 SHTATOR 2011 PANORAMAplusSUPLEMENT 17

Një tjetër histori ndarjeje, që poqarkullon këto ditë në ambientekëngëtarësh dhe jo vetëm, është ajomes këngëtares kosovare DafinaZeqiri dhe të dashurit të saj, KrenarCocaj. “Panorama plus” arriti tëzbulojë lajmin pothuajse në kohëreale, falë disa informatorëve tanësekretë, shumë të afërt me çiftin.Tani jemi në fazën që vetë protago-nistët duhet të rrëfejnë së çfarë kandodhur realisht mes tyre. Natyr-isht që ne nuk na gënjen mendja qëndonjëri prej tyre mund të na rrëfejëversionin real të ndarjes. Por sido-mos Dafina, që është personazhpublik, duhej të ndiente obligim përt’u shpjeguar fansave që e ndjekindhe shpenzojnë për ta parë e dëg-juar, se çfarë po ndodh me jetën esaj. Mirëpo, ajo nuk ka pranuar tëprononcohet, të paktën për gazetëntonë. Nga ana tjetër, i dashuri ikëngëtares, Krenari, na ka ofruar njëmarrëveshje: nëse ne i tregojmë sekush është personi që na ka rrëfyerhistorinë e tyre të ndarjes, ai do pra-nojë të tregojë gjithçka. Si personimë i lënduar nga kjo histori, dukepasur parasysh se Dafina e la Kre-narin, ky i fundit e sheh më të udhësqë të flasë në media, por nuk i delende inati se kush e ka dekonspiru-ar. Shpresojmë të ndërrojë mendjedhe të na ofrojë ndonjë marrëveshjetjetër, sepse në profesionin tonë nenuk japim lajme, por mbledhimlajme dhe për këtë duhet të na mirëk-uptojë Krenari dhe kushdo tjetër.

KRENARI KISHTE PROBLEMEFINANCIARE

Siç e kemi thënë edhe në sh-krimin e javës së kaluar, zënkat mesçiftit bëheshin kryesisht për punëparash, madje shpesh ato degjener-onin edhe në dhunë. “Panoramaplus” tregoi se Dafina ishte larguarnga apartamenti ku bashkëjetonteme Krenarin dhe se familjarët e saj ekishin marrë atë me dhunë pas in-sistimit të të atit të Krenarit, që djalii tij dhe Dafina të vazhdojnë lidhjendhe të tejkalojnë mosmarrëveshjet.Të njohur të çiftit tregojnë sekëngëtarja Dafina Zeqiri ishte lidhurme Krenarin me mendimin se aiështë i pasur dhe ky fakt ishte njëbonus i mirë për të pasur mbësh-tetje në shpenzimet e saj të shumta

për klipe. Në fakt, familja e Krenaritvërtet ka qenë e pasur, por kohëvetë fundit biznesi familjar kishte për-jetuar një krizë, dhe se biznesmenëtnga Prizreni, të cilët jetonin nëPrishtinë, kishin filluar ta humbninepitetin prej “boss”-i, që shpeshpërdoret në Kosovë. Familja e Kre-narit më parë kishte jetuar në njëvilë shumë luksoze, po ashtu nëPrishtinë, por me kalimin e kohësdhe me humbjet e mëdha që përje-tonte biznesi familjar, ata vendosëntë jetojnë në katin e dytë të shtëpisësë xhaxhait të Krenarit. Madje dikur,Krenari shihej me makina të ndry-shme dhe shumë luksoze, kursetani familja e tyre ka ngelur vetëmme dy vetura, pasi disa të tjera uaka sekuestruar policia, për shkakse kishin probleme. Edhe udhëtimetnë Australi ishin bërë në llogari tëKrenarit, meqë familja e tij kishtemiqësi atje, por me sa duket nukkishin llogaritur mirë, se të gjithakëto shpenzime ishin të ekzagjeru-ara dhe se një ditë do t’i çonin nëkrizë financiare. Por ajo që Dafinapo përpiqet të shpëtojë këto kohë,është reputacioni i saj në muzikë.Mësohet se Drini, menaxheri iDafinës, ka rënë dakord me Kre-narin që të mos publikojë asgjë nëlidhje me ndarjen, deri në momen-tin që këngëtarja të lançojë albumine saj të ri, sepse do të tërhiqte vë-mendjen nga jeta private e Dafinës,ndërkohë që atyre u duhet public-itet për të shitur albumin.

DAFINA HESHT PËRNDARJEN

Ka kaluar gati një javë që ngapublikimi i ndarjes nga Krenari,kurse Dafina ka vendosur të hesh-të për rastin në fjalë. Asnjë fjalë nukështë thënë nga këngëtarja në ndon-jë media të shkruar apo televizive.Heshtja flet më shumë se fjalët, thotënjë thënie popullore, gjë që vërtetonse mes tyre çdo gjë ka marrë fund.Hulumtuam nëpër profilet zyrtaretë Dafinës në Facebook dhe Twit-ter, por nuk gjetëm asnjë reagim tësaj. Në Twitter ajo ka postuar vetëmklipet e fundit, po ashtu edhe nëFacebook dhe në faqen zyrtare, e cilakontrollohet edhe nga disa admin-istratorë të tjerë, por edhe nga Dafi-na. Gazetarët e “Pasdite në TopChannel” kanë pyetur mbi ndarjenmenaxherin e Dafinës dhe ai kapohuar se çifti është në krizë. Lindpyetja, mos vallë Dafina po men-don se sa para do t’i kërkojë medi-as që do publikojë rrëfimin e saj? E

Dafina u nda nga Krenari,pas falimentimit në biznesFamilja e Krenarit ka pasur probleme financiare dhe pikërisht në këtë

kohë filluar zënkat e çifit, të cilat kanë degjeneruar edhe në dhunë

BESARTA KADIU

themi këtë, sepse ajo e ka në prak-tikë që të kërkojë para për çdo daljenë media, ndërkohë që po ta men-dosh më thellë, falë këtyre mediaveDafina u bë kaq e njohur dhe natyr-isht, e pasur. Nuk do ishte keq që tëishim ne gazetarët që t’u kërkonimpara për të dalë personazhet në gaze-ta e revista, sepse intervistat e tyrejanë të mbushura me promocionembi klipin e ri, albumin, koncertinetj. Ndërkohë, lajmet sensacionale,siç ishte p.sh. ky i ndarjes, ne nukkemi shans që t’i mësojmë nga gojae tyre. Atëherë çfarë vlere kanërrëfimet e tyre për ne, aq më tepërdhe kur na kërkojnë t’i paguajmë?

KRENARI: “MË TREGONIBURIMIN E INFORMACIONIT

QË TË FLAS”Ndryshe nga Dafina, e cila nuk

ka dashur të flasë mbi ndarjen, njëreagim vjen nga ish i dashuri, Kre-nar Cocaj. I indinjuar thellë ngalajmi që “Panorama plus” botoi jav-ës që kaloi, Krenari i është përgjig-jur kërkesës sonë për të folur nëlidhje me rastin, por vetëm me njëkusht, pasi të mësojë burimin e in-formacionit se nga na erdhi lajmi përndarjen nga Dafina. “Në momentinqë do të tregoni të vërtetën, do të jemi gatshëm të bashkëpunoj me ju”, kashkruar Krenari në SMS-në dërguar

gazetarit tonë.

PO MENAXHERI I DAFINËSÇFARË PATI?

“Tashmë, menaxherin e Dafinëse bën djali me emrin Drin Zatriqi,menaxher klubesh nate të njohuranë Prishtinë, i biri i Agim Zatriqit,ish-drejtorit të RTK në Kosovë.Ndërkohë që nga miq të tyre të afërtkanë qarkulluar fjalë që mes tyre ekz-iston diçka më shumë se thjeshtmarrëdhënie pune, por kjo mbetetpër t’u pohuar nga ata vetë.” Kësh-tu ka shkruar gazeta “Panorama”javën e kaluar, duke shpjeguar se mëparë Dafina menaxhohej nga idashuri i saj. Gjatë investigimevetona, ne thamë edhe arsyen që e kaçuar çiftin në ndarje. Treguam sesherri mes çiftit ishte bërë për punëparash, madje e kishim cituar në tit-ull. Mirëpo nuk e ka lexuar kështumenaxheri i ri i Dafinës, Drini, i cilika nxituar menjëherë të shprehet nëmediat kosovare, se nuk është ai sh-kaku që janë ndarë Dafina me Kre-narin. Po kush të tha se je ti? Ku e petë shkruar se Dafina ndahet ngaKrenari sepse është lidhur me Drin-in? Tani që Drini është shprehurkështu, ne na lind e drejta të besojmëfjalët që po qarkullojnë në ambientetartistike, se me të vërtetë mes tyreka më shumë se marrëdhënie pune.

Ndryshe nga herët e tjera, që nëpërkopertina shfaqen femra seksi dheshumë elegante, këtë radhë revista e njo-hur kosovare “Select” ka bërëpërzgjedhjen e imazhit të kantautorit Flo-rian Mumajesi që të shfaqet në koper-tinën e këtij muaji. Revista shitet vetëmnë Kosovë, por duke llogaritur që Floriatje është shumë i preferuar, ndodh qëshitja të kalojë shifrat e atyre numravekur në kopertina publikohen femra të zh-veshura. Kjo është hera e parë që Flori zëvend në një kopertinë reviste në Kosovë,pasi siç treguam, në të shumtën e rastevepërparësi u jepet femrave të showbizit,për shkak të tërheqjes së vëmendjes.Përveç fotosesionit të realizuar, Flori kadhënë dhe një intervistë shumë intere-sante, ku lavdëron tej mase këngëtaren, ecila është nën menaxhimin e tij, pra Elva-na Gjatën, duke thënë se nga të gjitha El-vana është më e mira. Por nuk është kon-statim vetëm i tij, Elvanën e duan të gjithënë Kosovë. Në këtë revistë të veçantë, per-sonazhet nga Shqipëria që përzgjidhenpër kopertinë janë të rralla. Ka qenë Joni-da Maliqi dhe Alban Skënderaj, së bash-ku me Miriamin, të tjerë jo, të paktën derimë tani. bl. re

Flori, për herë të parë në njëkopertinë reviste në Kosovë

Të njohur të çiftit tregojnëse këngëtarja DafinaZeqiri ishte lidhur meKrenarin me mendimin seai është i pasur dhe kyfakt ishte një bonus imirë për të pasurmbështetje nëshpenzimet e saj tëshumta për klipe. Nëfakt, familja e Krenaritvërtet ka qenë e pasur,por kohëve tëfundit biznesifamiljar kishtepërjetuar njëkrizë

Page 4: Arbana

E SHTUNE 17 SHTATOR 2011PANORAMA plus SUPLEMENT 18

Fituesja e BB4 kthen ish

”Në korrik publikova albumin e ri dhe që në javën eparë u prit shkëlqyeshëm, titullohet "A bëhesh merak?".Përmban 8 këngë të reja të zhanreve të ndryshme dheme një bashkëpunim të gjerë. Pas pushimit dhe koncer-tit të parë që kam tani (pas një sezoni veror shumë tësuksesshëm, pasi që nga 1 korriku e deri më 28 gushtkam numëruar 60 shfaqje brenda dhe jashtë vendit), dotë kthehem në Shqipëri për të realizuar klipin e dytë ponga albumi i ri, kësaj here me “Max production”. Men-jëherë pas xhirimeve, kam një shfaqje tjetër në Zvicër,pastaj do vazhdoj për të realizuar klipet e tjera për këngëte albumit, pasi ka 3 vite që nuk kam bërë klipe”, theksonnë rrëfimin ekskluziv për “Panorama plus”, këngëtarjae njohur Gjyste Vulaj. “Sa u përket shfaqjeve, gjithmonëkëndoj live dhe në bazë të pronotimeve, edhe këtë vjesh-të e dimër çdo fundjavë do të jem me shfaqje nëpër Eu-ropë, po ashtu edhe për Vitin e Ri jam e prenotuar nëGjermani, Kosovë dhe Maqedoni. Më gëzon fakti që jamçdo vit e më e sukseseshme, por më shumë gëzohem përatë, që nuk kam asnjë pikë "krize", edhe pse konkurren-ca është shumë e madhe në një aspekt”, tregon Gjystjapër punën e saj të palodhshme, si dhe për prenotimet eshumta ku ajo paraqitet vetëm live, duke mos ndieraspak krizë në profesionin e saj, sado që konkurenca nëmuzikë është në rritje e sipër. “Kam një këngë që ua kamkushtuar çifteve për ditën e dasmës, për vallëzim, pasitë presin tortën. Titullohet "Shpirtin tek ti e kam".

Albumin tim ua kam dedikuar të gjitha femrave qësakrifikojnë për familjet e tyre dhe në veçanti njerkëssime, e cila sakrifikoi çdo gjë për lumturinë time dhe tëmotrave të mia”, përfundon rrëfimin këngëtarja, e cila,edhe pse është bërë nënë, nuk njeh moshë dhe vazhdontë na habisë me linjat e saj perfekte.

BLERAND REXHEPI

Është 32 vjeç, shtatlartëdhe nga Shqipëria. Enëse do të jetë meshumë fat, do të mundtë luajë në të njëjtin filmme aktoren e famshme,Penelope Cruz. Ai qu-het Sokol Pepkolaj, kalindur në Tropojë dhejeton prej vitesh në Mi-lano (Itali). Emri i tijpara pak ditësh ështëpërmendur në faqet eshtypit italian, si përshembull në gazetën“La Republica”, si dja-li shqiptar me profesionpolic, por që ështëkërkuar të luajë rolin ekomandantit në një filmme metrazh të gjatë, kuflitet për luftën e Bosn-jës. Pepkolaj tregon përemocionet e një oferte sikjo, rol për të cilin produ-centët e japin Ok-in në tetor.

Sokol, emri yt është për-mendur në shtypin italian,pasi jeni kërkuar për një rolnë filmin më të ri të Pene-lope Cruz. Ku u takove meaktoren?

Po, jemi takuar me Pene-lope Cruz në Torino. Ishimduke zhvilluar “casting”për filmin e Sergio Castelli-

to, dhe jemi takuar atje pasiaktorja Cruz do të marrëpjesë në xhirimet e këtij filmi,që do të marrë konfirmiminmë 15 tetor.

Çfarë mund të na thuashmë shumë për këtë film, sai rëndësishëm është si pro-jekt?

Është një film me metrazhtë gjatë dhe titullohet “Venu-to al mondo”. Deri tani jami përfshirë nga emocionetdhe ndjenja e padurimit,pasi kemi bërë “casting”,por konfirmimin e marrimmë 15 tetor. Është një pro-

jekt filmik gjigant, i financ-uar me 70 milionë euro, e qëmua më pëlqen shumë.

Çfarë roli do të ketë Cruznë këtë film?

Ajonë këtë film luan rolin e gru-as së gjeneralit, pasi siç ethashë, është një skenarvërtet interesant, me shumëemocion e tension, ndërsaflitet për luftën e Bosnjës.

Për çfarë roli je kërkuartë luash në këtë projekt?

Unë jam kërkuar për ro-lin e komandantit, megjith-atë s‘mund të them asgjëkonkrete. Le të shohim se

çfarë roli do të më japin pro-ducentët duke parë aftësinëtime aktoriale dhe fizikun.

Shumë do të pyesnin sesa afër botës së artitke qenë deri tani, keaspiruar për të qenëaktor më parë?

Patjetër që po.Nëse do të dëshironitnjë prezantim ngaunë, mund t’ju themse kam filluar parady vitesh këtë rrugësi figurant filmash.Më vonë jam an-gazhuar me sfilatamode për “Coconu-da” dhe firma tëtjera italiane. Gjith-ashtu kam ndjekuredhe kurse të ndry-shme për role në fil-ma aksion.

Po eksperiencakonkrete ke pasurnë kinema, ke luaj-

tur diku deri tani?Po, kam qenë pjesë e pro-

jektit “Due bravi ragazzi”,që fitoi vendin e parë në Fes-tivalin e Filmit në Milano,ndërkohë që është në daljefilmi i ri ku unë interpretoj,me titull “The one”. Xhi-rimet e këtij filmi janë reali-zuar në Londër, në Trento,Bolonja dhe Milano të Italisëdhe mezi po pres projektin eri me Cruz.

IntervistaIntervistaIntervista Sokol Pepkolaj: Unë, 32-vjeçari nga

Tropoja që do luaj me Penelope CruzKLOTILDA HARKA

Katër stinët e nxehtatë Gjyste Vulajt“Albumin tim ia kushtoj njerkës time e cila

sakrifikoi për mua dhe motrat e mia”

Katër stinët e nxehtatë Gjyste Vulajt

“Albumin tim ia kushtoj njerkës sime, e cilasakrifikoi për mua dhe motrat e mia”

Page 5: Arbana

E SHTUNE 17 SHTATOR 2011 PANORAMAplusSUPLEMENT 23

Në fakt, mjaftoi një ritakimsurprizë televiziv i Ermelësdhe Ervinit, në studion eemisionit “Pasdite në TopChannel”, që pyetjeve tëshumta se si po vazhdontejeta private e saj pas ndarjesgjithë zhurmë nga Ervini, t’upërgjigjej ky i fundit, duketreguar në një farë mënyre seende nuk e kishte humburinteresin ndaj saj. Dhe pikër-isht pyetjes së prezantuesessë re, Lira Burgia, për të zbu-luar më tej nëse në jetën e Er-melës kishte hyrë ndonjëmashkull tjetër, u duk se ihodhi pak benzinë zjarritvetë Ervini. Ai, ashtu si kal-imthi por jo pa qëllim, tha seErmela tashmë kishte jetën esaj, dhe se ajo po bashkëje-tonte me një djalë tjetër, mad-je apartamentin me qira, si-pas tij, Ermela e kishte marrëshumë afër apartamentit tëErvinit, në zonën e Me-dresesë në Tiranë. Vetë Erme-la nuk e mohoi, por iu përgjigjme ironi, se në fakt po bash-këjetonte me maçokun e saj.Por u duk ama se nuk e gjetiforcën e duhur për ta kundër-shtuar plotësisht, atë që Erv-ini e tha hapur në publik,ashtu siç ajo e ka zakon tëmos kursejë askënd. Gjithse-si, si një stratege e mirë eplaneve të saj, ajo i dha njëmesazh Ervinit që ta mbylltegojën tani e tutje, ndërsa ibëri një ftesë publike për tëkonsumuar një kafe së bash-ku, direkt pas emisionit. E,pavarësisht flirteve të Ervin-it me disa vajza të ndry-shme, duket se ai asgjë seri-

Ermela kthehet tek ish i dashuridhe vendosin të jetojnë bashkë

Fituesja e BB4 kthen ish-in në Shqipëri dhe e punëson në “TCh”

oze nuk ka nisur në jetën etij private pas ndarjes ngaErmela, e cila nga ana e sajpo përjeton një histori tëvërtetë dashurie. Ashtu siç etha dhe Ervini, ajo vërtet kanisur bashkëjetësën e saj menjë djalë 27 vjeç, i cili nukështë një njohje e re, por nëplot e kuptimin e fjalës mundtë quhet “fiksimi i vjetër i Er-melës”. Djali që shihni nëfoto quhet Joti dhe ështëpikërisht ai djalë që Ermelae ka përmendur brenda lojëssë “Big Brother 4”, ndërsa utregoi banorëve të tjerëve seajo histori dashurie e parashtatë viteve i kishte mbeturbrengë në zemër, pasi nukishte konsumuar si lidhje,për shkak të ndërhyrjeve tëfamiljarëve të tij, që nuk ekishin dashur Ermelën nëatë kohë. Ata ishin bërë sh-kak për ndarjen, dhe pasasaj që ndodhi Joti u larguadrejt Milanos (Itali), qyteti kuka jetuar deri para një mua-ji, kur me kërkesën e Ermelësvendosi të rikthehet në Sh-qipëri dhe ta riprovojnë edhenjë herë lidhjen. Ermela e kabindur të rikthehet, pasi e kapërjetuar si një histori tëvërtetë dashurie, që ndosh-ta ndodh vetëm një herë nëjetë. Ndaj, jo pa qëllim nuk ekurseu as për publikun që tëshprehej për brengën e saj,djalin me emrin Jotti, me tëcilin që 7 vite më parë ruantenjë kujtim sa të bukur, po aqedhe të hidhur. Djali me sytëblu nga Lezha, i cili ka nd-jekur studimet e larta në Uni-versitetin e Florencës si dhenë Institutin SAE për kine-ma, i është rikthyer meshumë qejf lidhjes. Ka qenë

ndoshta profili i shkollës sëtij, që e ka vënë Ermelën nëlëvizje, që ta mbajë në Tiranëatë, duke menduar si opsionpunësimi televizionin. Kësh-tu që para plotësimit të ën-drrës së saj për të punuar nëtelevizion, ajo fillimisht kapunësuar në stafin e TCh tëdashurin e saj, në pozicion-in e operatorit në spektaklin“Vokali”, që ka nisur për-gatitjet për t’u transmetuar nësezonin e ri televiziv.

ERMELA, 1 MUAJBASHKËJETESË ME

JOTTINPo fakti që Ermela po

përpiqet ta ruajë sekret bash-këjetesën me ish të dashurine saj, ndoshta nënkuptohet sinjë mungesë sigurie, pasi passhumë vitesh shpesh ndodhqë dy të dashuruar nuk e njo-hin më njëri-tjetrin. Megjithatë,ajo ka vendosur ta shijojë nëqetësi privatësinë e saj, kësaj

U duk se fillimi i sezonit të ri të «Pasdite në Top Chan-nel», me autore këtë vit Dalina Buzin, ka nisur me një“reality show” të veçantë në një studio televizive. Autorjakishte ftuar Ermelën në panelin ku disktohej për lidhjetdhe ndarjet më të bujshme VIP, ndërsa i kishte përgatiturnjë kurth Ermelës,duke i sjellë papriturErvinin në studio. Re-agimi i tyre ishte me tëqeshura, ngacmime,batuta e provokime,ndërsa dukej qartë se ikishin harruar inatet.Publiku pa përqafimindhe puthjen e fundit tëçiftit para kamerave,duke rikujtuar kohët evjetra në lojën e tyre në“BB4”, ku ata të dy sh-këmbenin përqafimepa fund. Pas programit“Pasdite në TCH”, dy ish të dashurit u ulën në një kafeafër studiove të “Top Channel”, ndërsa kanë biseduar përmarrëdhënien e tyre tani e tutje. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do i harrojnë mëritë, dhe pse jo, të mbeten shokë.

Nora Istrefi, shpëtimi dheshansi i fundit për Stresin

BESARTA KADIU

Ermela dhe Ervini; Pasputhjes te “Pasdite në TCH”,

pinë kafen e fundit

here derisa të bindet se ështëzgjedhja e duhur për të apo jo.Ajo jeton me Jottin që nga data20 gusht, afërsisht kur vendo-si të shkëputet përfundimishtnga miqtë e saj të «Big Broth-er», dhe po ashtu nga Ervinipërfundimisht. Duket se inter-esi kësaj here i kishte ikur përErvinin, dhe se e kishte ndarëmendjen, që nuk do të kishtetjetër rikthim. Po ashtu, vendo-si të krijojë një mur komuniki-

mi me shtypin, duke e mend-uar më qetësisht këtë punën elidhjeve tani e tutje. Tashmë,Ermela ka menduar të largohetnga familja e t’ia nisë nga epara, ndërsa ka marrë një shtë-pi dhe jeton bashkë me Jottinnë Tiranë. Madje, dëshmitar ikësaj bashkëjetese është dhevetë Ervini, i cili pohoi në pro-gram se e shihte çdo mëngjesme të dashurin e ri, pasi i kanëapartamentet afër.

Stresi po kalon një krizë këtë kohë, për shkak se nuk ka mundur të sigurojë njëvokal femre për këngën, e cila tashmë është përfolur shumë gjatë, por ende nukështë dëgjuar se çfarë është. Fillimisht u përfol se do të jetë konkurrente në “TopFest”, ku do të këndohet nga Stresi dhe Ronela Hajati, por kjo paraqitje nuk ndo-dhi, sepse këngëtari kishte disa probleme me ligjin në shtetin zviceran, ku edheishte ndaluar për një kohë të gjatë. Por, pas rikthimit, pritej lançimi i këngës, eplanifikuar të punohet edhe me videoklip, edhe pse ky projekt nuk është reali-zuar as sot e kësaj dite. Disa muaj më vonë, këngëtarja Ronela Hajati, në njëintervistë dhënë një mediaje shqiptare, pat thënë se Stresi ka prishur marrdhëni-et me të, për arsye që as vetë këngëtarja nuk i dinte. Fundi i shoqërisë së tyre erdhime një SMS në celular të Ronelës nga ana e Stresit dhe Enxhit (atë kohë kur ishinbashkë). Më vonë, kjo këngë ishte planifikuar të realizohej në duet me Enxhin,pasi fabula e këngës përshkruante historinë e lidhjes mes Stresit dhe Enxhit,zënkat dhe dashurinë mes tyre, e gjitha kjo e përshkruar në vetëm disa minutaprojekt muzikor. Kaloi shumë kohë, as me Enxhin nuk u realizua kënga, edhe pseStresi i tha “Lamtumirë” asaj në një tjetër mënyrë. Lidhja e tyre njëvjeçare morifund dhe projekti mbeti në gjysmë, edhe pse kënga tashmë ishte e regjistruar. Përtë mos e lënë ashtu pa jetë këtë këngë të buku,r që thuhej se do të ishte hit veror,me sa duket do të shfaqet si hit vjeshtor (nëse realizohet tani), pasi Stresi i kaofruar bashkëpunim këngëtares seksi Nora Istrefi, duke e gjetur si shpëtim dheshans të fundit për realizimin e duetit. Se ka zgjedhur një këngëtare kosovare,reperi e pohoi edhe në intervistën dhënëpër “Panorama plus” disa javë më herët,por duke mos dhënë emër se cila do të jetë ajo. Ne mësojmë se është pikërishtNora, ajo që do të bashkojë vokalin me Stresin. Edhe për Norën, ky do të jetëbashkëpunimi i tretë dhe shpresojmë i suksesshëm, pas këngëve në duete, tëshfaqura me Ermal Fejzullahun dhe Mc Kreshën. bl. re

Në foto: I dashuriaktual i Ermelës, Joti

Page 6: Arbana

E SHTUNE 17 SHTATOR 2011PANORAMA plus SUPLEMENT20

ARBARBARBARBARBANANANANANA OSMANIA OSMANIA OSMANIA OSMANIA OSMANINë garë me Adi Krastën? Absurditet

IntervistaIntervistaIntervista

Nëse do të veçonim një pyetje, nga 1001 pse-tëqë mund t’i kishit drejtuar Arbana Osmanit, mundtë ishte për prezantuesin e njohur Adi Krasta. Janëkomentuar shpesh në shtyp si emrat e diskutuar,kur është fjala për spektakle që kërkojnë audiencënë “Top Channel”. Dhe Arbana Osmani, e cila popërgatitet të shfaqet në ekran me show-n më të ri,kësaj here me protagonistë fëmijë, e jep përgjigjene saj në këtë intervistë. Sezoni i ri në “Top Chan-nel” i moderatores së njohur dhe gjithçka për vet-en e marrëdhëniet me të tjerët i zbulon ekskluziv-isht për gazetën “Panorama”, shoqëruar me njëset special fotografish të realizuara në Nju Jork.

Tashmë po përgatitesh për një format të rinë “TCH” “NJË MIJË E NJË PSE” OSE “CHIHA INCASTRATO PETER PAN”, patentë e“Endemol”. Kësaj here, “pse-të’ drejtuar njëpersonazhi të ftuar në studio apo dhe ndaj tejevijnë nga fëmijët. Si e përfytyron këtë eksperi-encë të re?

Është një sfidë e re, krejt ndryshe nga pro-gramet që unë kam prezantuar deri tani. Përpiqemtë mos përfytyroj shumë, pasi e marr me mend qëdo të ketë befasi të vazhdueshme. Kam përshtypjenqë do të jetë një përvojë e paparashikueshme, sepseelementi kryesor i saj është i tillë. Në qendër tëprogramit do të jenë fëmijët, ndërsa vetë pro-grami, më shumë se për fëmijët, është për të rritu-rit. Është një projekt që kërkon shumë energji,përkushtim, por edhe durim. Mjeshtrat e televiz-ionit amerikan thonë që programet me fëmijë janëprogramet më të vështira për t’u menaxhuar, ngaana tjetër, ndiej se do të jetë një spektakël i jash-tëzakonshëm, që do të na bëjë të gjithëve ta shohimjetën, të përditshmen tonë, dhe personazhet që narrethojnë, në një mënyrë krejt origjinale, me anëtë syrit të fëmijëve. Do të jetë një program për tëgjithë familjen, mezi pres që të fillojë.

U fol që moderimi i këtij show të këndshëm,të cilin jemi mësuar ta shohim në “Canale 5”,po diskutohej midis emrit tënd dhe AdiKrastës. Ishte në ambicien tënde ky format?

Unë nuk i di diskutimet, nuk e di çfarë ështëfolur... Mbase ju dini shumë më tepër se “të zotëte punës”. Para disa ditësh kam lexuar një titullgazete, të cilin e cilësoj absurd, sikur unë dhe Adiishim në një garë... Thellë-thellë, uroj të jetë ndon-jëherë kështu, por e vetmja garë ku unë dhe Adibesoj të jemi, është se kush mund të gatuajë mëmirë pulën me jufka apo pudingun anglez... Përt’iu përgjigjur pyetjes suaj, “Po, ky format ishtenë ambicien time”. Drejtuesit e televizionit prejkohësh ma kanë bërë të ditur se kërkojnë më shumëse 3 muaj në vit prezencën time në ekran, por nukkishim gjetur formulën e duhur. Në përfundimine edicionit të kaluar, më pyeten se cilin programdo të kisha dashur të drejtoja. Përgjigjja nuk mëerdhi menjëherë. Nuk e kisha të qartë se çfarë pro-grami tjetër do kisha dashur të moderoja, amadija se çfarë programi televiziv më pëlqente tëshikoja, dhe ndër të paktët programe që ndjek nëTV-të italiane është “Chi ha incastrato Peter Pan”.Dhe thashë, ai është programi që më pëlqen, qëshoh më me dëshirë. Disa muaj më vonë, më thanëqë patenta ishte blerë dhe se në tetor do të jemi nëtransmetim me formatin në shqip. U gëzova pamasë, pasi jo vetëm është një sukses i sprovuar nëvende të ndryshme të botës (në Shtetet e Bash-kuara “Kids say” është zhvilluar që në vitet ‘50),por edhe pasi është një program krejt ndryshe nga“Big Brother”, ku unë mund të shfaqem në njëdimension tjetër.

Si do ta komentoje këtë konkurrencë (nësedo të cilësohej kështu) me Adi Krastën, për tëdrejtuar një program?

Adi Krasta, në llojin e tij, nuk ka konkurrent.Dhe për shumë kohë, besoj nuk do të ketë. Unëkam qenë një fanse e zjarrtë e tij që në fëmijërinëtime. Kur unë isha fëmijë, nuk adhuroja Wings-at, por Adi Krastën, nuk ndiqja “Bang Bangun”,por “12 vallëzime pa një të shtunë…” Nuk e dinëse Adi ka dashur të drejtojë këtë program apo seçfarë ka ndodhur. Nuk është puna ime dhe nuk mëpëlqen të përzihem në punët e askujt. Personal-isht, mendoj që nëse Adi do të kishte qenë prezan-tues i “1001 Pse”, do të kishte shkëlqyer, sepse ka

treguar më shumë se një herë se me fëmijët di të jetëbrilant, por nëse janë zgjedhje që i bëjnë të tjerë,duhen pranuar dhe respektuar. Mua, ashtu siç be-soj shumë edhe shikuesve, me vjen keq që do tashoh pak në ekran, vetëm një herë në javë, por edhenë këtë rast, nëse është zgjedhje e tij, e përsëris,duhet respektuar.

Ndërkohë që sa përmendet ky program, emriqë të vjen në mendje është Paolo Bonolis. Jomë kot e bëj këtë pyetje, pasi shpesh publikushqiptar bën krahasimin. Në këtë rast preferont’i ngjasosh Bonolis-it në prezantim apokërkon ta sfidosh si prezantuese femër që je?

Po, po, i kam hapur sfidë Bonolis-it dhe Medi-asetit, po na monitoron vetëm ne të dy aktualisht.Si jemi me njëri-tjetrin, cili po bën më shumë share...Tani, unë vërtet kam një lloj vetëvlerësimi, por julutem... po flasim për njerëz, të cilët kanë ndry-shuar mënyrën e të bërit televizion... Nuk dua, aspretendoj, as nuk do të përpiqem t’i ngjaj Bonolis-it, pasi është e pamundur. Ashtu siç nuk kamdashur, nuk jam përpjekur t’i ngjaj Alessia Mar-cuzz-it, me gjithë krahasimet e skeptikëve. Unë i dilimitet e mia. Ashtu siç di dhe përparësitë. Preten-doj thjesht të bëj mirë punën time, të zbavit pub-likun që më ndjek dhe të respektoj zgjedhjen e aty-re që më ndjekin, pa sfiduar askënd.

Të ka ndodhur të komunikosh me fëmijë,sipas mendimit tënd është më vështirë të kup-tohesh me të vegjlit apo me të rriturit?

Fatmirësisht më ka ndodhur të kuptohem lehtëme të dyja palët.

Je një fanse e fëmijëve në jetë, i do, i pëlqen,dhe tashmë që e dimë që je celebruar, e dëshi-ron një fëmijë tëndin, dhe kur e ke bërë plan?

Nuk kam qenë dhe nuk jam natyrë shumë edashur, e ngjitur, shprehëse ndaj fëmijëve. Nukjam nga ato që bërtasin “Vdeeeeeksha unë për ty,sa bebe e bukur!” kur shohin një fëmijë të huaj nërrugë. U kam dhënë vëmendjen që kanë kërkuar.Përgjithësisht, më pëlqen t’i trajtoj si të rritur, jo sifëmijë, dua të komunikoj me ta si shokë dhe kafunksionuar. Më dhurojnë një lumturi të pamasëfëmijët që më njohin nga ekrani, nga “Big Broth-er”, e, kudo të jem, pa lajmëruar më vijnë e mëpërqafojnë...

Rikthehemi te spektakli, kur do të jetë pun-tata e parë, si do të bëhet përzgjedhja e fëm-ijëve dhe, a mund të zbulohen emrat e person-azheve të njohur, që do të bëhen pjesë e show-t dhe detaje të tjera?

Në tetor jemi në ekran. Është një sipërmarrjegjigante, me qindra persona staf dhe investime ko-losale në burime njerëzore e financiare. Aktualisht,po zhvillohen audicionet për zgjedhjen e fëmijëve,që do të marrin pjesë në program dhe kërkesat kanëqenë të panumërta. Prindërit janë vërtet këmbën-gulës në lidhje me protagonizmin e fëm-ijëve. ”1001 pse” do të zgjasë 12 javë dhe do tëjetë në transmetim çdo të shtunë. Personazhet enjohur do të jenë ata ndaj të cilëve fëmijët kanë mëshumë kureshtje. Nuk ju them dot emra konkretë,se do të shuaja kuriozitetin... Por, nëse kërkoni mëshumë informacion për audicionet, ju lutem vizito-ni faqen www.top-channel.tv

Ndërkohë, siç është folur deri tani, do tëvazhdosh të prezantosh “Big Brother 5”. E keende për zemër këtë spektakël, do të kishe hequrdorë lehtë dhe për ç’arsye?

Përkushtimi dhe dëshira ime për të drejtuar këtëprogram, besoj reflektohet edhe në ekran. “BigBrother” është një program televiziv shumëdimen-sional, në qendër të të cilit janë marrëdhëniet njerë-zore. Jam me fat që drejtoj një program me kaqshumë emocion. Parësore në punën time është që,përveçse të zbavis publikun, ta shijoj, të kënaqemedhe vetë... Nuk punoj dot nën stres, nën presiondhe pa i kuptuar mekanizmat. Përpos kësaj, unëjam me fat që punoj mes profesionistësh siç janë tëgjithë ata që përfshihen në këtë projekt, ku në qendërjanë njerëz të thjeshtë, rrjedha e jetës të të cilëvemerr një drejtim krejt tjetër, falë programit. Mekalimin e viteve, kam kuptuar që nuk heq dot dorëlehtë, sado që herë pas herë një mendim i tillë mëvjen në mendje... Siç duket, nuk është ende momen-ti. Ose, siç një konkurrent i “Big Brother” do tëthoshte “Kam akoma shumë për të dhënë” (qesh).

Si vazhdon marrëdhënia jote me banorët e

“BB”, të ka ndodhur t’i bësh miq disa prej tyre,po “armiq” mes tyre mendon se ke?

Armiq, joooooo. Miq, gjithashtu. Raporti imme ta nuk është një raport miqësie. Është diçkakrejt tjetër. Më i thellë ndoshta. Më kanë rrëfyergjëra që nuk ua kanë rrëfyer miqve, kemi folur përshumëçka krejt çiltërsisht, kemi ndarë sekrete.Ngase ndjekim stile të ndryshme jetese, përveçambienteve të punës, nuk na ndodh të takohemishumë shpesh, ama sa herë që shihemi, me të gjithë,pa përjashtim, nga edicioni i parë deri tek i fundit,takohemi me një përqafim dhe ngrohtësi krejt tëveçantë, një mirënjohje reciproke për emocionet ebukura që kemi ndarë bashkë.

Të dyja programet kanë pjesë të bukur“show-n real”. Në rastin e “BB”, ideja është tëkrijohet sa me shumë ankth dhe kuriozitet, nëkëtë rast si do veprosh për të menaxhuar emo-cionet e fëmijëve?

Nuk e kam idenë. Aktualisht po takohem mepsikologët dhe autorët për të marrë të gjitha direk-tivat e mundshme, por jam e sigurt që gjithçka dotë vijë spontanisht. Një gjë është e sigurt. Në pro-gramet që kam drejtuar deri tani, qoftë në “BigBrother”, por edhe në “Top Fest”, “Pasdite” etj.,nuk kam qenë unë protagoniste dhe rrallëherë jampërfshirë emocionalisht. Këtu besoj do të jetë njëatmosferë krejt tjetër. Do të jem me shumë Arbanae jetës së përditshme, Arbana që njohin miqtë...

Nga ana tjeter, ti këtë vit ke qenë autore e“Rewind”, “Top Fest” dhe programit që filloimbrëmë “Me miqtë e mi”...

Po, “Me miqtë e mi” është një cikël programeshqë ka në qendër një artist të njohur të muzikës sh-qiptare, i cili në rolin e të zotit të shtëpisë, pasiështë ai që moderon mbrëmjen e tij, tregonrrugëtimin e tij muzikor, së bashku me miqtë e tijmë të mirë artistë. Natyrisht që përbërësi kryesorështë muzika, këndohet live me një orkestër shumësimpatike, më të vogël në numër nga ato që jemimësuar të shohim në programe të tjera muzikorenë “Top Channel”. Pas emisionit të Rovena Dilos,që ishte në transmetim mbrëmë, në atë të radhës dotë jenë Xuxi, Vëllezerit korçarë, Sajmir Braho etj.

E kujton fëmijërinë tënde? Si ka qenë, ebukur, e trishtueshme, i kujton dëshirat që kepasur, i ke plotësuar tashmë ato, dhe për çfarëke qenë kureshtare më shumë atëherë?

Fatkeqësisht, nuk kam një kujtesë të gjatë, kamvënë re që kujtoj gjithmonë më pak, ndoshta ësh-të faji i bombardimit me informacion qëpërpiqemi të marrim gjithë kohës për të mosmbetur prapa. Por, patjetër kam kujtimetë bukura, të pashlyeshme. Deri nëmoshën 5-vjeçare kam jetuar nëPeshkopi, e aty s’mbaj mendshumë. Ama, kujtoj kur shko-ja në fshat (në Maqellarë) tegjyshërit. Adhuroja kaf-shët dhe vdisja të ikjame lopë me xhaxhain,me bukë me vete. Mëpëlqen shumë natyradhe mund të rrija gjithëditën majë qershive tëkomshiut, se në bahçen egjyshit nuk kishim qer-shi. Ama, kishim mollë,mana, rrush, thana, fruta tëcilat sot e kësaj dite përpiqemt’i gjej nga fshatarët që i sjell-in nga Dibra. Pastaj, 10 vjetkam jetuar në Burrel, një përvojëkrejt tjetër, ku nisën miqësitë e para,simpatitë e para të sinqerta fëmijërore,dhe, natyrisht, dackat e mamit, sa herënuk i merrnim mirë pluhurat shqipon-jave... Dëshirat fëmijërore lidheshinme të ardhmen, më shume se një herëe kam përmendur se që fëmijë as-piroja të bëhesha një prezantuesee famshme, ndërsa sa i takonkureshtjes, po, isha kureshtare. Derivonë kam dashur të di ç’biseda bëntemami me shoqet kur më përzinin ngakuzhina...

Si një gazetare në profesion, sa kuresh-tare je tashmë, dhe cila është pyetja që do

t’ia kishe bërë një fëmijë 5 vjeç dhe prindërvetë tyre?

Falë Zotit, kureshtja ka marrë forma të tjera(qesh). Fëmijët kam qejf t’i pyes për prindërit. Çfarëbëjnë prindërit në shtëpi, si i mësojnë, si sillen menjëri-tjetrin, më kuriozon shumë atmosfera që kanënë shtëpi. Ou, prit, s’paska ndryshuar dheaq...(qesh). Sa për prindërit pastaj, jo, s’kam ndon-jë kuriozitet, se ndodh që prindërit edhe gënjejnëshumë mbi fëmijët, kështu që më mirë e merr infor-macionin nga burimi i parë.

Ti vetë i trembesh më shumë pyetjes së njëfëmije apo të një të rrituri, nëse do bëhej fjalëpër një pyetje direkte në ekran?

Të një të rrituri. Pyetjet e një të rrituri dhe ato tënjë fëmije, për nga mënyra si ndërtohen, ngamënyra gramatikore, nuk kanë ndonjë ndryshim.Por është qëllimi që kanë ne vetvete, që bën ndry-shimin. Një pyetje me spec, të rriturit kanë ten-dencën të ta bëjnë edhe me dashakeqësi, pa qenëfare kureshtarë, fëmijët kurrë, fëmijët pyesin ngakureshtja.

Nëse një nga fëmijët do të bënte tri pyetje:Sa paguhesh në televizion, a do të bëje një op-eracion plastik e çfarë s’të pëlqen në pamjentënde, dhe a je penduar ndonjëherë për mar-tesën, si do mund t’i përgjigjeshe? :)

Tani, kush i bën këto pyetje?! Se më duket ti nukje fëmijë (qesh)?! Ka shumë mundësi që me pyetjetë tilla të përballem vazhdimisht në emision dhe,nëse janë të sinqerta, ashtu siç besoj se do të jenë, dotë marrin po ashtu përgjigje të sinqerta, siç e mer-

itojnë... Prisni deri në tetor!

KLOTILDA HARKA

Page 7: Arbana

E SHTUNE 17 SHTATOR 2011 PANORAMAplusSUPLEMENT 21

Reperi i njohur kosovar,Mc Kresha, këto ditë ështëbërë shumë i famshëm nëShqipëri dhe kjo, falë lidhjesme këngëtaren Rozana Radi.Në fakt, nuk i mjaftuankëngët e lançuara deri tani,edhe pse mjaft të pëlqyera,për të arritur në Shqipëri atëpopullaritet, që e fitoi si memagji falë një lidhjeje dashu-rie. Javën e kaluar, gazeta“Panorama” dekonspiroilidhjen e tyre, e cila nuk ish-te dhe shumë e vështirë përt’u zbuluar, pasi çifti nuk ikursen gjestet erotike edhe nëpublik. Meqë për Rozin nukkemi shumë për t’ju treguar,sepse ne tashmë kemi infor-macion të mjaftueshëm përtë, është Mc Kresha ai për tëcilin vendosëm të inves-tigonim për të mësuar mëshumë rreth të kaluarës së tijdhe për t’jua rrëfyer edhe ju.

REPERI, NJË VIT IFEJUAR

ME NJË VAJZË TURKENGA MITROVICA

Për jetën private të Kresh-nik Fazliut është folurshumë pak në mediat sh-qiptare, pasi edhe në shtypinrozë gjithmonë kanë zënëvend lajmet për suksesin e tijdhe asgjë më shumë.Ndërkohë, ne mësojmë qëMc Kresha ka qenë i fejuarpër një vit rresht me një vajzëturke nga rrethi i Mitrovicës.Kjo lidhje me vajzën turke kandodhur para disa viteve, nënjë moshë pak më të re tëKreshnikut. Ata kanë nden-jur bashkë më shumë se njëvit, madje ishin të fejuar, porlidhja e tyre nuk eci ashtu siduhet dhe vendosën që tëndahen. “Emri i vajzës nukmë kujtohet, por e di që kaqenë e komunitetit turk nëKosovë dhe ishte nga rrethi iMitrovicës”, kështu theksonpër “Panorama plus” njëburim i afërt me reperin.

PAS FEJESËS SËDËSHTUAR BËHET

BESIMTAR Pas dështimit në fejesë,

Kresha vendos që të bëhetreligjioz, duke shkuar edhenë xhami e duke u falur e lu-

tur 5 herë në ditë. Këtë gjë epohojnë po ashtu miqtë ekëngëtarit, duke thënë sendoshta nga dëshpërimi ifejesës ai vendosi t’i lutetZotit për gabimet që ka bërë.“Ai i hyri rrugës së besimit,u bë religjioz në maksimumduke u falur 5 herë në ditëdhe pas një viti e la edhekëtë”, tregon miku i tij. Siçduket, Kresha të gjitha gjërati paska njëvjeçare, edhepunën e fejesës, por edhepunën e religjionit e faljes nëxhami. Kreshniku mik tëngushtë në rrethin e artistëve,kishte Bleron, i cili kishtemarrë si detyrë ta promovojëatë si reper. Miqësia me Ble-ron nuk shkoi gjatë, për sh-kak se tashmë këngëtarët

se si ta mohonte një lajmtë tillë. Në anën tjetër, edheKresha është munduar t’i ikëpyetjes sonë në lidhje me këtërast, duke thënë se Rozanën eka mike dhe nuk ishte në dije-ni për atë që flitej. Mbas lidhjesme Rozin, Kresha vendosi tëbëjë pushime në Turqi bash-kë me të dhe disa miq të Rozit.Deri tani, guximi i reperit trup-madh ka shkuar deri aty sanë faqen e tij në Facebook tëpublikojë vetëm një foto me njëkëmbë femre dhe me siguri qëprononcimin në media përkëtë lidhje mund t’ia ketë lënënë dorë Rozit si fillim.Ndërkohë që Rozana Radi,

Mc Kresha fillonbashkëjetesën nështëpinë e Rozi Radit

Pas divorcit me Tunën, Rilind Rekapo shijon aventura të çmendura

Divorci nga këngëtarja Tuna Sejdiu duket se nuk ia ka prishur aspak humorinRilind Rekës. Ai për të cilin fliste e gjithë Prishtina në atë kohë dhe konsiderohej si“gjahu” i Tunës, këto ditë po përjeton aventurat më të çmendura rinore. Rilindi nuke çan kokën që ka humbur një nga femrat më të dëshiruara të estradës, madje nukmërzitet që së bashku me familjen e tij harxhuan më shumë se 100 mijë euro përorganizimin e ceremonisë martesore. Dëshiron t’i bëjë qejfin vetes, e ndoshta edhemartesa e lidhja e tij njëvjeçare si duket ishte një nga aventurat që kishte dashur tapërjetonte me çdo kusht. Edhe Rilindi vazhdon të mbetet “single” për momentin, porsë bashku me shoqërinë e tij është duke përjetuar aventura të ndryshme në pushime,me vetura sportive, tatu e shumë gjëra të tjera. Se si do të rrjedhë jeta e tij dhe e Tunëstani e tutje, pritet të shihet. bl. re

Mc Kresha jeton tek shtëpia e Rozit kurndodhet në Tiranë, meqë Rozi jeton vetëm.Edhe pse po tentojnë ta mbajnë sa mëprivate lidhjen, do ketë një moment që do idekonspirojë. Bëhet fjalë përfestivalin “Kënga magjike”, ku dykëngëtarët kanë vendosur që tëperformojnë së bashku.

personazh

personazhpersonazh

personazh

personazh

BESARTA KADIU

MANIMANIMANIMANIMANIbsurditet

tanë janë mësuar që sa bëhenpak të famshëm, të kthejnëkurrizin. Ata tashmë nuk fla-sin, por ajo që ka mbetur janëdisa bashkëpunime muziko-re.

PUSHIME NË TURQI MEROZANA RADIN

Historia e publikuar jav-ës që kaloi mes Rozana Ra-dit dhe Kreshnik Fazliut (McKresha) zgjoi debat të madhtek këngëtarët. Rozana rea-goi përmes një komenti nëFacebook. Duke e ditur që tëgjithë e kishin parë çiftin tek-sa argëtohej së bashku nëpublik, sikur ishin nëdhomën e gjumit, nuk kishte

sapo doli shkrimi tek “Pan-orama Plus”, hoqi nga sta-tusi i saj në këtë rrjet socialshtesën e vendosur së fund-mi, ku thoshte se ishte në njëlidhje, për të mos e komp-likuar edhe më shumë situ-atën.

NJË LIDHJE QË KAFILLUAR TË MERRET

SERIOZISHTMegjithëse javën e kaluar

shkruam se çifti i ndodhur përnjë koncert në Himarë nuk ikurseu skenat erotike në pub-lik (të cilat ngjajnë jo pak per-

verse kur intimiteti ndahet metë tjerët), në fakt e vërteta ështëse Rozi dhe Mc Kreshta kanëhyrë në një lidhje të mirëfilltëdashurie, madje miqtë e tyrena rrëfejnë se kanë rënë që tëdy kokë e këmbë brenda. Taniata i sheh gjatë gjithë kohësbashkë, madje miqtë e tyrerrëfejnë se Mc Kresha jeton tekshtëpia e Rozit kur ndodhet nëTiranë, meqë Rozi jeton vetëm.Edhe pse po tentojnë ta mbajnësa më private lidhjen, do ketënjë moment që do i dekon-spirojë. Bëhet fjalë për festiva-lin “Kënga magjike”, ku dykëngëtarët kanë vendosur qëtë performojnë së bashku. Ne iurojmë suksese.