“bachelor në ekonomi” - aaal.edu.al bsc ekonomi.pdf · “bachelor në ekonomi” nË shkollen...

14

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT:

“Bachelor në Ekonomi”

NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE

“PAVARSIA”

Tiranë, Maj 2012

Eksperte: Prof.As. Doriana Matraku

Page 2: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

2

Hyrje

Ky raport është mbështetur në:

Shqyrtimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, të hartuar nga grupi i vlerësimit të

brendshëm të UPV.

Shqyrtimin e dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë vepr imtaria e zhvillimit të

programeve mësimore (rregullore dhe udhëzime, dosjet e programeve të studimit, regjistrat

themeltar, dokumentacioni i zyrës së burimeve njerëzore, sekretaria mësimore).

Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend si dhe në intervistimet e studentëve, pedagogëve,

stafit drejtues të universitetit, stafit administrativ.

Gjatë vizitës në vend u realizuan takime me Zv.Rektorin e Universitetit, Dekanin e Fakultetit

Ekonomik, Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, drejtuesit e njësive bazë, komitetet shkencore si

dhe stafin akademik të këtij fakulteti, studentë, punonjësit e sekretarisë mësimore, të zyrës së

kurrikulës, të burimeve njerëzore. Gjithashtu u bë vizitë në mjediset mësimdhënëse të këtij

universiteti, në bibliotekën e fakultetit, sallën e kompjuterave.

GVJ e vlerëson si mjaft serioz dhe bashkëpunues angazhimin e drejtuesve të UPV për garantimin

e aksesit dhe ofrimin e informacionit të kërkuar. Pothuajse të gjitha kërkesat e anëtarëve të grupit,

lidhur me vënien në dispozicion të dokumentacionit u plotësuan menjëherë, ndërsa në rastet kur

informacioni nuk disponohej në moment (psh. mbi tregues të ndryshëm që duheshin përllogaritur)

është ofruar brenda afateve të arsyeshme.

Vlerësimi i programeve të studimit u përqëndrua në analizën e programit të studimit, objektivave

formues, kompetencat që fitohen, përputhshmëria e titullit të lëshuar me kurrikulën e ofruar,

mënyrën e organizimit të kurrikulës, analiza e syllabuseve (programet e lëndëve), format e

veprimtarive formuese për çdo disiplinë, mënyra e organizimit të vlerësimit të dijeve, kompetenca

e stafit pedagogjik, literatura e përdorur etj.

Përbërja e GVJ

Doriana MATRAKU (Dervishi)

Parimet e Punës së GVJ

- Besimi

- Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni etj.

-

Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Ekonomi

- Fillimi i hapjes së programit të studimit të degës Ekonomi është viti 2009.

-

Page 3: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

3

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Bachelor në Ekonomi, mbështetur në Standardet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Mbështetur ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për

Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i

ndryshuar me ligjin Nr. 10 307, datë 22.7.2010, ky

institucion ofron programe të akredituara studimi.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Programi i studimit të ciklit të parë në Ekonomi synon të pajisë me njohuritë bazë mbi metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme si dh të ndihmojë në formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh. Programi i studimit të ciklit të parë realizohet me 180 kredite europiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tre) vite akademike.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Program I studimit në Ekonomi është hartuar në

përputhje me vullnetin e universitetit për të

ndihmuar në ruajtjen e vlerave të komunitetit si

dhe në përputhje me strategjinë e zhvillimit të

qytetit. Ky program studimi synon të ofrojë një

tërësi njohurish dhe konceptesh teorike si dhe të

aftësojë studentet në përdorimin e tyre praktik

duke u dhënë një formim bazë të përgjithshëm në

shkencat përkatëse ekonomike.

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të

përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë

program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit dhe

që karakterizojnë profilin e programit;

Përmbajtja e programit, tekstet bazë dhe ato

referenciale, përfaqësojnë një kombinim unik i cili

synon të përgatisë një staf të aftë për të kryer me

sukses operacionet ekonomike por pa u specifikuar

apo specializuar në degë të vacantë.

Ky program ofrohet përmes një kurrikule të

strukturuar e cila reflekton në një formë të

balancuar njohuritë ekonomike.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Në përfundim të këtij program studimi, studentët marrin një formim bazë të përgjithshëm në shkencat përkatëse ekonomike duke ndihmuar në formimin e specialistëve në manaxhim, analizë

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e ti j për përmbushjen e s tandardit në tërës i .

Page 4: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

4

financiare, kontabilitet, marketing, etj. Përsa I përket nevojave të tregut të punës, mendoj se duhet të kishtë një degëzim apo specializim të programit në degën e turizmit për vetë mundësitë që ofron tregu I punës në këtë qytet.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky program është hartuar duke marrë parasysh zhvillimin ekonomik të vendit, por duhet të ishte përshtatur më mirë dhe me zhvillimin e këtij rajoni.

Konkluzione: Program I studimit ofron një formim bazë të përgjithshëm në shkencat përkatëse ekonomike duke ndihmuar në formimin e specialistëve në manaxhim, analize financiare, kontabilitet, marketing, etj në mënyrë që studentët e diplomuar të përshtaten më mirë me tregun e punës, por duhet që programi të jetë më I përshtatshëm për rajonin në të cilin ky universitet operon.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Program I studimit në Ekonomi është hartuar në përputhje me vullnetin e universitetit për të ndihmuar në ruajtjen e vlerave të komunitetit si dhe në përputhje me strategjinë e zhvillimit të qytetit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Program I studimit ofron një formim bazë të

përgjithshëm në shkencat përkatëse ekonomike

duke ndihmuar në formimin e specialistëve në

manaxhim, analize financiare, kontabilitet,

marketing. Përmbajtja e programit, tekstet bazë

dhe ato referenciale synojnë të përgatisin një staf

të aftë për të kryer me sukses operacionet

ekonomike por pa u specifikuar apo specializuar në

degë të vacantë.

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një

llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Program I studimit ofron një formim bazë të përgjithshëm në shkencat përkatëse ekonomike duke ndihmuar në formimin e specialistëve në manaxhim, analize financiare, kontabilitet, marketing por në përfundim të programit studentët nuk specializohen në një drejtim të caktuar por mbeten në kuadrin e njohurive të përgjithshme.

Konkluzione: Program I ciklit të parë të studimit bachelor në Ekonomi, është në përputhje të kënaqshme me objektivat e këtij programi dhe të institucionit në përgjithësi. Niveli I ofruar në këtë PS është në përputhje me zhvillimet strategjike dhe të vet Institucionit të Arsimit të Lartë. Sigurisht për një mbarëvajtje sa më të mirë të këtij programi dhe në mënyrë që të jetë sa më I përshtatshëm për strategjitë e rajonit në të cilin ndodhet, në përfundim të 3 vjecarit të pare, është e rekomandueshme të bëhen ndryshime të lejueshme në programet përputhje me ligjin e Arsimit të Lartë. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Page 5: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

5

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Ky program ofrohet përmes një kurrikule të

strukturuar e cila reflekton në një formë të

balancuar njohuritë ekonomike duke kaluar nga

bazat e një sipërmarrje të vacantë deri tek korniza

e përgjithshme ekonomike brenda së cilës lëvizin

organizatat publike dhe ato të biznesit. Megjithatë

duke u nisur nga vendi në të cilin operon ky IAL,

duhet ti jepej më shumë prioritet një nga

përparësive të këtij rajoni sic është turizmi dhe

program I studimit duhet të ishte më I përshtatur

në këtë drejtim.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Nuk ka informacion për të vlerësuar këtë kriter

Konkluzione: Duke qënë se ky IAL është I përqëndruar në qytetin e Vlorës, I cili njihet në Shqipëri për përparësinë e tij ndaj turizmit, mendoj se programi I studimit duhet të ishte në përputhje me këtë zhvillim të qytetit dhe rajonit për ti krijuar dhe studentëve mundësi më të shpejta dhe të sigurta punësimi.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi I studimit është në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Shqipëri kështu që është në përputhje me interesat kombëtare.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi I studimit është në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Shqipëri kështu që është në përputhje edhe me vlerat kulturore kombëtare.

Konkluzione: Programi I studimit mbështetet në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me ligjin Nr. 10 307, datë 22.7.2010 kështu që është në përputhje me interesat dhe vlerat kombëtare.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Institucioni përdor metodën e kontrollit të njohurive nëpërmjet pyetjeve të adresuara studentëve, nëpërmjet testimeve të pjesshme, nëpërmjet detyrave të kursit individuale dhe punës në grup si dhe nëpërmjet provimeve përfundimtare.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Institucioni përdor dhe forma të vlerësimit të performanceës së cdo pedagogu dhe I shpall rezultatet në raportin e vetvlerësimit.

Page 6: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

6

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Institucioni mban dhe shpall ecurinë e studentëve që nga momenti i pranimit e deri ne përfundim të programit.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime

për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: si sondazhe dhe anketime studentëve, intervista, teste të ndërmjetme, provime përfundimtare, detyra kursi, ese, praktika mësimore etj. Keto metoda u verejten gjate takimit tone me studentet ne UPV si dhe nga dokumentat perkatese ne sekretarine mesimore apo dhe ne departamente.

Konkluzione: Institucioni përdor metodën e kontrollit të njohurive nëpërmjet pyetjeve të adresuara studentëve, nëpërmjet testimeve të pjesshme, eseve, nëpërmjet detyrave të kursit individuale dhe punës në grup si dhe nëpërmjet provimeve përfundimtare. Institucioni përdor dhe forma të vlerësimit të performanceës së cdo pedagogu nëpërmjet pyetsorëve drejtuar studentëve.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Departamenti i Ekonomisë paraqitet në

organigramën e Universitetit si pjesë përbërëse e

Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore.

Gjithashtu, është paraqitur curricula për informim

mbi përmbajtjen e programit të studimit.

Përgjegjësi i Departamentit është autoriteti kryesor

drejtues në departament.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Njësia kryesore ka informacion të hollësishëm përsa I përket lëndëve me zgjedhje apo të detyruara, katalogun e përgjithshëm të lëndëve të paraqitura në mënyrë të detajuar (orët, përshkrimin, syllabus etj).

Page 7: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

7

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Njësia kryesore ka informacion të detajuar përsa I përket pedagogëve, ngarkesës mësimore të tyre, orët në auditor, krediteve etj.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Njësia kryesore ka informacion të hollësishëm përsa I përket lëndëve me zgjedhje apo të detyruara syllabuseve të lëndëve, ndarjes së pikëve sipas vlerësimit në provime të ndërmjetme, ese, detyra apo provim përfundimtar.

Konkluzione: Përgjegjësi i Departamentit është autoriteti kryesor drejtues në departament. Njësia kryesore ka informacion të hollësishëm përsa I përket lëndëve me zgjedhje apo të detyruara, katalogun e përgjithshëm të lëndëve të paraqitur në mënyrë të detajuar (orët, përshkrimin, syllabus etj). Vlen për tu përmendur që syllabuset e disa lëndëve duhen plotësuar me emrat përkatës të pedagogëve dhe syllabuset duhet të shtohen me literaturë ndihmëse përvec literaturës bazë e cila jepet në cdo rast.

Standardi II.5

- Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Institucioni bën një auditim të situatës financiare, por nuk ka informacion të mjaftueshëm rreth kësaj gjendje në raportin e vetvlerësimit.

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Bëhet një auditim I përvitshëm nga institucioni, por infromacioni rreth gjendjes financiare të universitetit, është I mangët.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

IAL nuk jep një informacion të tillë.

Konkluzione: Informacioni nuk është I plotë përsa I përket gjendjes financiare të UPV. UPV duhet të jetë më transparente në materialet lidhur me pagesat e studentëve, detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative si dhe grante të huaja të përfituara.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Institucioni ndjek procedurat ligjore për rekrutimin e personelit nëpërmjet njoftimeve të ndryshme në gazetën locale, pranë institucionit etj në përputhje me statutin dhe rregulloren.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Numëri total I pedagogëve të angazhuar në këtë program studimi është 16, ndër të cilët vetëm 7 prej tyre janë të brendshëm ose me kohë të plotë duke përmbushur vetëm rreth 43 % të personelit akademik të angazhuar.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit confront statutit dhe rregullores së përcaktuar nga vetë institucioni

Page 8: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

8

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Po institucioni zotëron një bazë të dhënash për mënyrën e rekrutimeve në punë, nëpërmjet njoftimeve të ndryshme në institucion apo gazetat lokale. Eshtë përgjegjësi e zyrës së burimeve njerëzore.

Konkluzione: Vihet re një numër I reduktuar I pedagogëve me kohë të plotë, një numër I cili përbën rreth 43 % të stafit akademik. Ky numër është larg përmbushjes së kriterit të përcaktuar për një IAL megjithëse duhet theksuar trendi pozitv pra në rritje I numrit të pedagogëve të brendshëm.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik. Kjo bazë e të dhënave përmban: dosje personale të cdo pedagogu, biografinë profesionale, kualifikimet, orët e punës raportin e rekrutimit etj.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik si dhe modulet në të cilën pedagogët janë titularë të lëndës.

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Institucioni ndjek dhe publikon procedurat ligjore për rekrutimin e personelit nëpërmjet njoftimeve të ndryshme në përputhje me statutin dhe rregulloren.

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Institucioni ka mangësi në pedagogë me grada dhe tituj shkencor. Insitucioni në përbërje të tij ka vetëm një pedgog me titullin Prof. Asoc. Dr., ka 4 pedagogë në proces doktorature, dhe 2 pedagog me master.

Konkluzione: Institucioni shfaq problem në raportin staf akademik I brendshëm/staf total një raport që vlerësohet në masën 43 % nga 70 % që është kriteri për tu plotësua. Gjithashtu institucioni shfaq probleme në përbërje të pedagogëve ku mungojnë pedagog me grada dhe tituj shkencor.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për përmbushjen

e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të personelit ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen

e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Në këtë program studimi kërkohet realizim I orëve laboratorike, kështu që është I domosdoshëm angazhimi I personelit ndihmës.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve të ciklit të

parë;

Pedagogët e këtij institucioni dëshmojnë një angazhim optimal për përmbushjen me sukses të programit, por institucioni duhet të shtojë numrin e tyre në mënyrë të menjehershme.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të

mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale

(së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Insitucioni ofron përkujdesje akademike si dhe funksionimin e zyrës së këshilim-karrierës. Ky proces përfshin: orientimin dhe këshillimin e studentëve gjatë ndjekjes së programit të tyre, takime orientuese, mbështetjen e studentëve për parandalimin e largimeve etj.

Page 9: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

9

Konkluzione: Insitucioni ofron përkujdesje akademike si dhe funksionimin e zyrës së këshilim-karrierës. Stafi akademik I përfshirë në tutoriatin dhe këshillimin akademik të programit ekonomi, po krijon një rrjet bashkëpunimi dhe komunikimi të vazhdueshëm me njësinë e zyrës së këshillimit.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të

personelit akademik e të personelit mësimor-

shkencor;

Institucion organizon programe specifike, është partnere në konferenca ndërkombëtare, është pjesë e projektit tempus si dhe nxjerr në botim në mënyrë periodike revistën shkencore “academikus”

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

programeve të studimeve të ofruara.

Baza e të dhënave përmban botime akademike si; tekste, monografi, libra artikuj të ndryshëm dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Konkluzione: Institucion organizon programe specifike dhe është partnere në shumë inisiativa ndërkombëtare. Do të ishte me interes paraqitja e marrëveshjeve të bashkpunimit me insitucionet e tjera partnere jashtë vendit.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Pranimet bëhen në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Për t’u pranuar në programin Bachelor në Ekonomi, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore dhe të zotërojë një diplomë të shkollës së mesme, si dhe diplomë tjetër të studimeve të ndjekura në një institucion jashtë.

Konkluzione: Institucioni ka vendosur kritere për pranimin në programin Bachelor të Ekonomisë, kritere të bazuar në ligjin përkatës dhe të përshtatura në rregulloren mësimore të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Nëpërmjet takimeve me studentët u vu re një mirëinformim I tyre rreth moduleve të ndyrshme qe zhvilojnë.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Bëhet një vlerësimi I studentit për pedagogët e cdo lënde por në raportin e paraqitur nuk ka ndonjë model të këtij pyetsori apo rezultate konkrete për pyetsorë të mëparshëm.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Insitucioni ofron përkujdesje akademike si dhe funksionimin e zyrës së këshillim-karrierës. Megjithatë është e rëndsishme që kjo zyrë të zgjerojë veprimtarinë e saj.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Duke qënë se programi është I ndërtuar në mënyrë të tillë në përputhje me zhvillimin strategjik të rajonit, studentët mbeten në kontakte të vazhdueshëme me universitetin pas diplomimit në

Page 10: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

10

këtë program.

Konkluzione: Studentët janë në kontakt të vazhdueshëm me Universitetin dhe kjo realizohet mirë nga funksionimi i zyrës së këshilim-karrierës. Megjithatë është e rëndsishme që kjo zyrë të zgjerojë veprimtarinë e saj për ti ardhur në ndihmë studenteve.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Nuk mund te flasim për statistika të til la pasi aktualisht është viti I parë I diplomimit pra studentët e pare diplomohen kete vit akademik.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Institucioni disponon statistika përsa I përket numrit të të regjistruarve në këtë program si dhe tërheqjet e mundshme apo ata të cilët nuk kanë mundur të shlyejnë detyrimet e tyre brenda viteve të përcaktuara akademike.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Ecuria e studentëve është një nga angazhimet kryesore të stafit I cili pasqyron në tabela përmbledhëse ecurinë e tyre që në momentin e regjistrimit dhe deri në përfundim të studimeve.

Konkluzione: Institucioni disponon statistika përsa I përket numrit të të regjistruarve në këtë program si dhe mban evidence përsa I përket ecurisë së studentëve por nuk mund të flasim për të diplomuar, pasi të diplomuarit e parë janë të këtij viti akademik 2011-2012.

Standardi IV.4

- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Në institucion funksionon zyra e këshillim-karrierës. Megjithatë është e rëndsishme që kjo zyrë të zgjerojë veprimtarinë e saj.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Ky program studimi ofron praktika për studentët dhe është insitucioni që siguron vendin dhe tutoriatin për praktikën.

Konkluzione: Zyra e këshillim –karrierës siguron dhe ndihmon studentët në zhvillimin e praktikës profesionale. Ky program studimi ofron praktika për studentët dhe është insitucioni që siguron vendin dhe tutoriatin për praktikën

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Institucioni nëpërmjet bibliotekës vë në dispozicion të studentëve literaturën bazë por jo ndihmëse.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Në bibliotekë mungon literatura ndihmëse, sidomos ajo në gjuhë të huaj. Kjo u vu re dukshem gjate vizites ne UPV.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të

Nuk ka informacion për ndonjë librari elektronike por nuk mungojnë revistat dhe librat shkencor.

Page 11: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

11

nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Nuk ka informacion përsa I përket shpenzimeve të UPV për bibliotekën, pasi sic u shpreha dhe me lart, informacioni per gjendjen financiare eshte I manget.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka funksionon mjaft mirë në përputhje me nevojat kryesore te studentëve, por nuk ka literature ndihmese.

Konkluzione: Biblioteka është e pasur me literaturën bazë por në të mungojnë literaturat ndihmëse sidomos ato në gjuhë të huaj. Duhen bërë përpjekje nga institucioni për akses në libraritë elektronike.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Institucioni ka laboratorë mjaftueshëm për të përmbushur me sukses këtë program studimi.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Infrastruktura është e mjaftueshme dhe e përshtatshme për këtë program studimi.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Laboratorët janë të mjaftueshëm për këtë program studimi.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Program I studimit Bachelor në Ekonomi ka pak lëndë të cilat kërkojnë laborator kompiuterash dhe UPV e plotëson këtë kriter.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Institucioni zotëron laboratorë të tillë kompiuterash dhe programesh.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Në bashkpunim me institucionet e tjera në vend, institucioni mbulon praktikat profesionale.

Konkluzione: Institucioni zotëron mjaftueshëm laboratorë dhe programe studimi për përmbushjen me sukses të programit Bachelor në Ekonomi.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Në raportin e vetvlerësimit nuk jepet ky raport financiar.

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Në raportin e vetvlerësimit nuk jepet ky raport financiar.

Page 12: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

12

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Në raportin e vetvlerësimit nuk jepet ky raport financiar.

Konkluzione: Mungojnë të dhënat përsa I përket gjendjes financiare të UPV si dhe mënyrës së sigurimit të të ardhurave nga studentët apo të ardhura të tjera si psh grante, projekte etj.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Institucioni nxit bashkpunimet ndërmjet personelit, nxit bashkpunimet ndërkombëtare me pjesmarrje në konferenca të ndryshme ndërkombëtare.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni është pjesë e programeve Tempus dhe Ceepus, si dhe është pjesmarrës në aktivitete të ndryshmë ndërkombëtare.

Konkluzione: Institucioni nxit dhe është efficient në bashkpunimet ndërkombëtare me pjesmarrje active në programe apo konferenca por mendoj se duhet të krijojë më shumë ura bashkëpunimi me IAL vendase.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe

aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Ekzistojnë bashkëpunime ndërkombëtare por mungojnë bashkëpunimet vendase me institucionet homologe.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi për realizimin e praktikave profesionale.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Institucioni ka marrëveshje të tilla bashkëpunimi, por duhen shtuar keto marreveshje kombetare apo nderkombetare per mirefunksionimin e ketij program studimi.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Nuk ka informacion.

Konkluzione: Institucione ka bashkëpunime të suksesshme me institucionet ndërkombëtare, por duhet shtuar që jetgjatësia e tij është shumë e shkurtër vetëm tre vjet, kështu që mendoj se mund të jetë një nga prioritetet e UPV lidhja e bashkëpunimeve të reja. VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e

UPV është në process akreditimi institucional.

Page 13: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

13

programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Institucioni ka punuar ne ndjekjen e cilësisë nëpërmjet metodave te ndryshme si psh: ndjek standartet e cilësisë së mësimdhënies, sekretaria, ndjekja e oreve mesimore etj.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni ndjek cilësisnë nëpërmjet këtyre hallkave: ndjek standartet e cilësisë së mësimdhënies, pyetsorët e plotësuar nga studentët në cdo vit akademik, sekretaria mësimore nëpërmjet ndjekjes së orëve mësimore, zbatimi i një syllabusi unik në përputhje me kërkesat dhe nevojat e studentit

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni ndjek standartet e cilësisë së mësimdhënies duke iu permbajtur syllabuseve dhe menyrave te percaktuara te vleresimit te studenteve .

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni ndjek cilësisnë nëpërmjet pyetsorëve të plotësuar nga studentët në cdo vit akademik per lende apo pedagog te ndryshem.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Mungojnë strategjitë afatmesme dhe afatgjata të IAL.

Konkluzione: Institucioni ndjek cilësinë nëpërmjet metodave të ndryshme të përdorura duke iu permbajtur syllabuseve dhe menyrave te percaktuara te vleresimit te studenteve, nëpërmjet pyetsorëve të plotësuar nga studentët në cdo vit akademik per lende apo pedagog te ndryshem , por duhet të jetë me e specifikuar në planifikimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Staf relativisht I ri në moshë, energjik dhe njohës I mirë I gjuhës angleze. 2. Programe mësimore bashkëkohore. 3. Mjedise të pajisura me mjete didaktike bashkëkohore. 4. Bashkëpunimet jashtë vendit. 5. Imazh pozitiv drejt konsolidimit të mëtejshëm. 6. Konsultime të vazhdueshme me studentët.

Pikat e dobëta

1. Tarifa studimi relativisht të larta.

2. Mungesë e një stafi të kualifikuar me tituj dhe grada shkencore.

3. Fonde të limituara për të zhvilluar punën kërkimore shkencore.

4. Mungesa të librariesë elektronike dhe të përdorimit të literaturës ndihmëse

Kërcënimet

1. Konkurrenca nga universiteti publik. 2. Tendencë për tu larguar nga qyteti për në institucionet e tjera publike ose private.

Page 14: “Bachelor në Ekonomi” - aaal.edu.al Bsc Ekonomi.pdf · “Bachelor në Ekonomi” NË SHKOLLEN PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE “PAVARSIA” Tiranë, Maj 2012 Eksperte: Prof.As

14

3. Risku I tërheqjes së stafit akademik nga institucionet e tjera.

Oportunitetet

1- Zgjerimi i bashkëpunimeve brenda dhe jashtë vendit, në drejtim të

a) Kërkimit shkencor b) Shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve

2- Zgjerimi i kapaciteteve egzistuese (ndërtesa të reja dhe staf akademik shtesë)

Rekomandimet

1. Stafi

Fakulteti/Dep duhet të shoh me përparësi përfshirjen e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi sepse shikohet një numër i vogël i pedagogëve të brendshëm me kualifikime gjë që con shpesh herë në situata të tilla ku i njëjti pedagog është i përfshirë në shumë lëndë të fushave të ndryshme brenda të njëjtit program studimi.

2. Mësimdhënia

Ka syllabuse në të cilat literatura ndihmëse mungon dhe mbështeten vetëm në literaturë bazë.

3. Bashkëpunimet

Universiteti duhet të krijojë bashkëpunime të menjëhershme me IAL vendase për shkëmbim

pedagogësh me grada dhe tituj shkencor, në mënyrë që të mbuloj më mirë dhe me cilësi këtë program

studimi.

4. Kërkimi shkencor

Institucioni duhet të ketë në prioritetet dhe strategjitë afatmesme, kërkimin shkencor, në mënyrë që

të kompletojë stafin akademik të brendshëm në proceset e ndryshme të kualifikimit.

5. Infrastruktura dhe lehtësirat

Problem shfaq biblioteka e cila ka mangësi në literaturë të huaj sidomos në gjuhën angleze dhe aksesi I

një biblioteke elektronike përdorimi i së cilës aktualisht nuk egziston. Kjo do të kërkonte një plan

konkret nga ana e universitetit për pajisjen e studentëve me titujt të domosdoshëm të teksteve në

gjuhën shqipe.

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

Prof. Asoc. Dr. Doriana MATRAKU (Dervishi)