andreja dhe macja e vogël
DESCRIPTION
Albanian language book 11 from the “Druzinata MELA” early childhood education picture book seriesTRANSCRIPT
Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të
konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në
zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe
UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup.
Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e
Ambasadës Britanike në Shkup.
Andreja dhe macja e vogëlAutor i tekstit: Filipina Negrievska
Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska
4
Në fushën e sportit para ndërtesës kishin dalë anëtarët e shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët duke bashkuar shkronjat me të cilat fillonin emrat e tyre) dhe po luanin së bashku duke bërë një strehë për macen e vogël që e gjetën te oborri prapa ndërtesës. Macja ishte ngjitur majë një peme dhe nuk mund të zbriste. Ana, kur e pa, i zbriti poshtë dhe menjëherë e çoi te shokët e tjerë.
“A shikon, Luan, e gjeta këtë mace!!! Hajde ta ruajmë, ta bëjmë macen tonë!” – tha Ana.
Luani ia priti me fjalët: “Hajde, hajde, edhe unë i dua shumë macet. Do t’ia bëjmë një vend strehimi atje te lulet në krye të oborrit. Unë po shkoj të mbledh krënde e gjethe të thata.”
Enisa iu drejtua me ton urtie: “Mbani parasysh, nëse bie shi, macja mund të na laget – duhet të gjejmë dhe diçka të fortë që s’e lëshon ujin t’ia vëmë sipër si çati.” Me këtë propozim u pajtua edhe Markoja, i cili po nxirrte ngjyrat nga sirtari i karrocës së tij, duke thënë: “Ide e mrekullueshme, unë do ta stolis e do ta ngjyros shtëpizën dhe tasin e qumështit të maces!”
6
Gjatë kohës që po bisedonin fëmijët rreth asaj që do të bënin, ata fare nuk e vunë re një fëmijë që qëndronte pak më tej dhe i dëgjonte e i përcillte me vëmendje. Ky fëmijë, që emrin e kishte Andre, mbante në trup tesha të vjetra e me arna, kurse në dorë kishte një top të shpuar. Edhe ai kishte dëshirë të merrte pjesë në këtë lojë, prandaj u afrua edhe pak. E para e shikoi vëngër Ana dhe s’priti: “Aha, pa shihe-shihe ti këtë lypsar! Po vjen të na e vjedhë macen tonë!!! Mos e lini të na bashkohet!!!”
Po fëmija eci edhe pak dhe kur arriti fare afër tyre, i pyeti me zë të ulët: “A më pranoni edhe mua t’i bëjmë një strehë maces së vogël?”
8
Luani në çast e ktheu kokën dhe meqë ishte shumë i zënë me pastrimin e vendit të strehimit të maces, ia preu shkurt: “Nuk mundet, hajde largohu e mos na pengo!”
Markoja merrej me ngjyrosjen e strofkës dhe fare nuk e dëgjoi Andrenë, ndërsa Enisa po heshtte dhe po shikonte herë veshjen e saj të re e herë veshjen e tij të vjetruar, kurse pastaj ia ktheu shpinën. Andreja uli kokën dhe u largua.
Ditën e nesërme dolën fëmijët para ndërtesës dhe menjëherë u nisën drejt strehimit të maces. Ata desh i la mendja kur panë se ajo nuk ishte aty, kurse Enisa madje ia krisi të qajë.
10
Ndërkohë vunë re Andrenë me macen në dorë që po vraponte drejt tyre. Ana s’pati durim dhe filloi t’i bërtiste: “Vjedhacaku i dreqit, na e kthe macen menjëherë!!!”
Andreja i trullosur u ndal dhe tha: “Nuk jam vjedhës, unë po jua sjell macen – ajo ishte ngjitur në një pemë dhe mjaullinte ankueshëm, prandaj hipa në pemë dhe e shpëtova. Ja ku e keni, merreni!”, dhe ia dha macen Markos.
12
Ana ndjeu një turp të thellë për fjalët fyese me të cilat e akuzoi pa të drejtë Andrenë se qenkësh vjedhës vetëm pse i dukej varfanjak nga veshja që mbante dhe topi i shpuar që kishte në dorë. Prandaj menjëherë i kërkoi ndjesë duke i thënë:
“Më fal, Andre, ti nuk je vjedhës. Edhe ti i dashke macet. A ke qejf të ngjitesh nëpër pemë? Edhe unë kam shumë dëshirë të ngjitem! A do të ngjitemi së bashku – atje ka një pemë ku më lejojnë të hipi – hajde ta shohim cili do të ngjitet i pari në pemë?”
“Eja!” – tha Andreja dhe ia dha me vrap drejt pemës.
Fëmijët e tjerë mbetën me macen dhe filluan të thonë se nuk kishte qenë fare e ndershme që s’e kishin lejuar Andrenë ta ruante macen së bashku me ta. Po kështu ata thanë se kur të kthehet do ta pyesin se ç’dëshiron të luajë dhe do ta pranojnë edhe atë në lojërat e tyre.
Luanit iu kujtua se një ditë më parë Andreja kishte në dorë një top, ndaj propozoi ta pyesnin a dëshiron të luajë me ta basketboll ose futboll.
Edhe Markoja u pajtua me këtë propozim, por edhe shtoi se ka mundësi që ai dëshiron të bëjë ngjyrosje, ndaj mund ta ngjyrosin së bashku shtëpizën e maces së vogël.”
Enisa paksa u zhyt në mendime, pastaj tha: “Unë do ta pyes mamin se a mund të vijë te ne në banesë Andreja dhe të shikojë teshat që i vijnë të vogla vëllait tim. Këto petka ne gjithmonë i dhurojmë qoftë për fëmijët e vegjël të ndonjë shoku ose i çojmë te Gjysmëhëna e Kuqe a te Kryqi i Kuq. Kësaj here vetë Andreja mund të zgjedhë ndonjë teshë te ne, po të ketë dëshirë.”
14
Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015
Botues: UNICEF
Për botuesin: Nora Shabani
Redaktor: Violeta Petroska-Beshka
Autor i tekstit: Filipina Negrievska
Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu
Ilustrues: Rumena Najçevska
Dizajni: KOMA
CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Andreja dhe macja e vogël / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ;përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.)ISBN 978-9989-116-99-5 (кн.)1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98854922
Shoqëria MELA
Gjyshi i verbër
Hirushi
Bajrami
Syzet e Enisës
Garat e shkollës
Andreja dhe macja e vogël
Shëngjergji
Gjuha e Sarës
Gjuhë të ndryshme
Ndodhitë e Enisës
Loja me hije
Markoja në karrocë
Familje të ndryshme
Dasma
Pashkët
Si për vajzat, si për djemtë
Pitër Pani
Flluska sapuni
Të gjitha Tregimet
me figura Shoqëria
MELA