anatomia dhe fiziologjia -...

25
ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA Trupi i njeriut është "makinë" e gjallë tepër komplekse dhe anatomia na mëson për strukturën e trupit. Kur sportistët vijnë në trening ata janë në forma, madhësi dhe ngjyrë të lekurës të ndryshme, por trupi i tyre punon plotesishtë në mënyrë të njëjtë. Pasi të zhvilloni nivelin e të kuptuarit se si është i ndërtuar trupi do të keni mundësi të kuptoni më mirë se si ai reagon në ushtrime dhe trening. Nuk keni nevojë për njohuri të hollësishme dhe komplekse nga anatomia dhe fiziologjia, por keni nevojë të kuptoni strukturën bazike të trupit tuaj dhe si ajo funksionon së bashku. Fiziologjia na mëson për funksionet e trupit. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson gjatë ushtrimeve të rregullta trupore njihet si fiziologjia e ushtrimeve.

Upload: nguyenquynh

Post on 02-Feb-2018

265 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA

Trupi i njeriut është "makinë" e gjallë tepër komplekse dhe anatomia na mëson për strukturën e trupit. Kur sportistët vijnë në trening ata janë në forma, madhësi dhe ngjyrë të lekurës të ndryshme, por trupi i tyre punon plotesishtë në mënyrë të njëjtë. Pasi të zhvilloni nivelin e të kuptuarit se si është i ndërtuar trupi do të keni mundësi të kuptoni më mirë se si ai reagon në ushtrime dhe trening. Nuk keni nevojë për njohuri të hollësishme dhe komplekse nga anatomia dhe fiziologjia, por keni nevojë të kuptoni strukturën bazike të trupit tuaj dhe si ajo funksionon së bashku. Fiziologjia na mëson për funksionet e trupit. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson gjatë ushtrimeve të rregullta trupore njihet si fiziologjia e ushtrimeve.

QELIZAT - PJESE E NDERTIMIT TE JETES

Qeliza eshte njesia e materies jetesore dhe eshte pjese themelore e ndertimit te jetes. Te gjitha gjallesat jane te ndertuara nga nje apo me shume qeliza. Trupi i njeriut eshte ndertuar nga miliona pjeseza te vogla, te qelizave jetesore. Qelizat e ndertojne lekuren tone, eshtrat tone, muskujt dhe intelektin tone, dhe te gjitha pjeset e trupit tone. Ckado qe bejne, jane te perfshira miliona qeliza te imta te formave dhe madhesive te ndryrshme te cilat punojne se bashku. Secili lloj i qelizes apo grup i qelizave kujdeset per pune te ndryshme. Dhe si rezultat i kesaj te gjitha qelizat nuk jane te njejta. Disa qeliza, p.sh. jane te percaktuara te: - Kujdesen per porosite- qelizat nervore kujdesen per porosite elektrike - Kujdesen per substancat kimike- qelizat e kuqe ne gjak kujdesen per oksigjenin ne trup, - Mbajne trupin - qelizat eshterore (kockore) e ndertojne skeletin, - Levizin trupin - qelizat muskulore mund te krijojne force. Secila qelize ka punen e vet per te kryer, por te gjitha qelizat jetojne, rriten dhe vdesin, per tu zevendesuar me qeliza te reja.

SKELETI Skeleti eshte sistem i eshtrave dhe materieve te tjera mbeshtetese. Skeleti ka pese funksione te rendesishme: 1. Mbajtes- Mbane tere trupin, sikurse armatura ndertesen. Pa kete mbeshtetje ne do te ishim trung pa forme. 2. Mbrojtes - I jep mbrojtje organeve te rendesishme dhe delikate te trupit. Kafka, p.sh, mbron trurin, brinjet dhe sternumi mbron zemren, mushkerite, dhe vertebrat mbrojne palcen kurrizore. 3. Levizes - Siguron vend mbajtje per muskujt (gjithashtu edhe per organet tjera). Muskujt e ngjitur ne skelet mund te funksionojne bashke. Kjo na mundeson jo vetem te levizim pjeset e trupit me precizitet dhe kontroll te madh, por gjithashtu edhe te levizim tere trupin. 4. Prodhimin e gjakut - Qelizat e gjakut prodhohen nga palca e vendosur në disa eshtra. Një mesatare prej 2,6 milion qeliza të kuqe të gjakut prodhohen çdo second nga palca e eshtrave për të zevëndësuar me ato qeliza të shkatëruara nga mëlçia. 5. Rruan mineralet - Eshtrat shërbejnë si një zonë për ruajtjen e mineraleve siç janë: kalciumi dhe fosfori. Kur ka sasi të tepërt të këtyre mineraleve në gjak, atëherë bëhet ruajtja e sasisë së tepërt në eshtra, kur ka sasi të pamjaftueshme të këtyre mineraleve atëherë tërhiqen nga eshtrat për të plotësuar furnizimin. Ne skeletin e njeriut ka me shume se 200 eshtra. Disa jane te gjate, disa te shkurte, disa te rrumbullaket, disa te rrafshet, por te

gjithe eshtrat tkane sterukture te njejte bazike. Kur forshnja zhzvillohet brenda mitres te nenes disa qeliza formojne nje substance te ashper, fleksibile te quajtur kerc. Gjate femijerise dhe adoleshences shumica e kerceve ngadale nderron, shnderrohet ne eshtra. Kercen ju mund ta shihni ne veshet tane dhe ne fund te hundes, por eshte kerc e cila nuk shnderrohet ne eshtra.

Kockat jane shume te renda dhe te forta dhe duhet t'iu perballojne forcave te medha. Eshtrat kane pjesen e gjalle dhe jo te gjalle. Pjesa e gjalle e

bene kocken pak fleksibile dhe ju mundeson atyre te amortizojne goditjet e befasishme. Eshtrat e skeletit funksionojne si sistem i levave. Ne shume pjese te trupit tuaj eshtrat nuk jane te bashkuar. Ne vend te kesaj, ata perputhen afer se bashku, dhe formojne nyjet. Ne secilen nyje eshtrat jane te lidhur me ligamente fleksibile rezistente. Nyjet e ndryshme ndermjet eshtrave ju mundesojne juve te levizni ne drejime te ndryshme.

Ky eshte artikulacioni i nyjes se gjurit, eshtrat mund te

levizin vetem ne nje drejtim.

Nyja e gjurit

Keo jane nyjet e rrumbullaketa dhe gropura, eshtrat

mund te levizin pothuajse ne cdo drejtim.

Nyja e kellkut

Secila forme e nyjeve mundeson lloj te ndryshem te levizjeve. Cdohere kur ne levizim, eshrat. Por cka i bene eshtrat te levizin.

Muskujt

Levizja e eshtrave behet ne nyje me kontraksionin dhe relaksimin e muskujve te cilet jane te ngjitur ne eshtra. Kemi mbi 600 muskuj ne trupin tone dhe keta perbejne perafersisht 40% te peshes trupore. Keta muskuj perdoren per te levizur, per te marre fryme e madje edhe per te qendruar ne vend. Muskujt te cilet perdoren per te kontrolluar levizjet perbehen prej lidhjeve te gjata holla te qelizave quhen fije muskulore. Secila lidhje e fijeve bashkohet me nje mbeshtjelles te forte. Nje mbeshtjelles i perafert perreth nga jashte i mbane te gjithe muskujt bashke. Ne cdo perfundim te muskulit, te gjithe keta mbeshtjelles bashkohen se bashku duke formuar tendinet te cilet i fiksojne muskujt ne eshtra. Muskujt jane te ngjitur nga tendinet ne eshtra ne pjesen e tyra te nyjeve (kyceve). Shume muskuj veprojne veprojne vetem perreth nje nhyje te trupit. Disa muskuj veprojne perreth dy nyjeve, sikurse jane shumica e muskujve te kofshes te cilat veprojne rreth nuyjeve te legenit (ijeve) dhe gjurit.

Levizja shkaktohet nga muskujt e terhequr ne kocke. Muskujt kane mundesi vetem te terhiqen, ata nuk mund te shtyhen. Kjo ndodh sepse tendoset dhe kontraktohet, partneret e tij relaksohen dhe zgjaten per te mundesuar levizjen. Nese te dy muskujt kontraktohen ne te njejten kohe dhe me force te njejte nyja fiksohet dhe atehere nuk ka levizje. Nyja e

berrylit eshte shembull i mire veprimit te kundert te grupit te muskujve. Muskuli biceps perkul parakrahun ne berryl e ketij muskuli i kundervihet muskuli triceps i cili e drejton parakrahun.

Levizjet rralle kryhen si rezultat i kontraksionit te veem nje muskuli. Ne veprime e trupit dhe e gjymtyreve, zakonisht grupet e muskujve jane te perfshira ne krijimin e nje levizje. kontributi qe secili muskul jep ne grup mund te ndryshoj shume, varesisht nga angazhimi dhe aksioni i nevojshem.

Programet e treningut cdohere duhet te ofrojne zhvillim te balancuar te muskujve, si te njeres ashtu edhe te anes se kundert. Gjithashtu duhet te kete zhvillim te balancuar te muskujve ne anen e djathte dhe te majte te trupit ne menyre qe te kemi simetri te pjeseve te trupit. Treningu i cili rezulton ne zhvillimin jo te balancuar te nje muskuli apo te grupit te muskujve, me shume se anen e kundert zakonisht qojne te lendimet e muskujve te dobesuar apo rrisin rrezikun e lendimeve me te medha.

Llojet e fijeve muskulore Kemi dy lloje kryesore te fijeve muskulore qe gjeden ne secilin muskul: - Fijet e shpejta terheqese - Fijet e ngadalshme terheqese Cdo individ ne secilin prej muskujve ka perzierje te fijeve te shpejta dhe te fijeve te ngadalshme muskulore. Njerezit e ndryshem kane perqindje te ndryshme te fijeve te shpejta dhe te ngadalshme terheqese. Keto perqindje jane te percaktuara ne lindje nga trashegimia dhe nuk mund te ndryshojne nga treningu. Fijet muskulore terheqese te shpejta jane sikur makina e automobiit e tipit te shpejte garues. Mund te krijojne levizje te shpejte per nje periudhe te shkurte kohore. Reaksioni kimik i perfshire ne kete levizje te shpejte krijon sasi te medha te produkteve te panevojshme ne forme te acidit laktik te prodhuar qe do te thote se sportisti nuk mund t;i shfrytezoje fijet e shpejta terheqese per nje kohe te gjate. Shembulli klasik eshte grumbullimi i acidit laktik i cili ngadaleson atletin ne 60- 80 metra te fundit te vrapimit te shpejte 400 m. Fijet e ngadalshme muskulore prodhojne me pak energji dhe shpejtesi, por mund te funksionojne per nje periudhe me te gjate. Prodhojne produkte te panevojshme te cilat jane me te lehte te hedhen jashte dhe per kete arsye jane shume te rendesishme ne disciplinat e qendrushmerise. Per sportistin i cili kame shume fije te ngadalshme, treningu i sprintit do te ia permisoj shpejtesine e tij. Shpejtesia maksimale e arritshme, ende do te jete me e vogel, se per atletin i cilakaperqindje me te madhe te fijeve te shpejta. Apoanasjeltas, treningu i qendrushmerise do te rris qendrushmerine e sportistit i cili ka perqindje me te madhe te fijeve te shpejta, por qendrushmeria finale e ketij sportisti ende nuk do te jete me e mire se e sportistir i cili ka perqindjeme te madhe te fijeve te ngadalshme. Ose ne sportin e bodybuildingut sukses do te arrijne me shume individed me perqidje em te madhe te fibrave te shpejte e individed me perqindje me te madhe te fibrave te ngadalshme. Si terhiqen muskujt

Muskujt punojne si makinat duke ndezur derivatet per te krijuar levizje. Ata jane shendrues te energjise, te cilet e nderrojne energjine kimike (ushqimin te cilin ne e hame) ne energji te levizjes. Kur muskujt jane te relaksuar fijet relativisht jane te buta. Kur deshironi te levizni, muskujt veprojne me kontraksion. Fijet fibroze ne muskul kontraktohen me qellim qe te prodhojne force. Kjo nuk do te thote qe muskuli cdohere zgjatet apo

shkurtohet plotesishte vet. Force sa me te madhe qe duhet te krijohet, aq me shume fije perdoren dhe me shume muskuj do te angazhohen per te kryer kete veprim. Kemi dy lloje kryesore te kontraksioneve muskulore. - Kontraksionet dinamike - Kontraksionet statike Kontraksionet dinamike Nese kontraksioni rezulton ne ndryshimin e gjatesise se muskulit dhe te levizjes ose nyjeve ky kontraksion quhet dinamik. Kemi dy lloje te kontraksionit dinamik: Kontraksioni izotonik qe shkakton qe nyja te levize pergjate vargut te levizjes kunder rezistences konstante dhe izokinetike qe shkakton qe kendi i nyjes te ndryshoj ne ritem konstant, psh 180 shkalle per sekonde. Te dy keto kontraksione kane dy faza. Kur forca kontraktuese eshte me e madhe se ngarkesa qe duhet te ngritet (terhiqet), kontraksioni dinamik rezulton ne shkurtimin e muskulit. Ky eshte i njohur si kontraksion koncentrik. Nese forca kontraktuese eshte pak me e vogel se ngarkesa qe duhet te ngritet (perballohet), kontraksioni dinamik rezulton ne rritjen e gjatesise se muskulit. Ky eshte i njohur si kontraksion ekscentrik.

Kontraksionet statike Ky lloj i kontraksionit eshte me shum i njohur si kontraksion izometrik. Kur muskuli kontraktohet ne menyre izometrike zhvillon tension, por nuk ka zgjatje apo shkurtim te gjatesise se muskulit dhe nuk ka levizje. Kontraksioni i tille eshte mjaft i zakonshem dhe mund te vezhgohet kur behet tentim per te levizur nje objekt te palevizshem.

Kontraksionet izometrike ndodhin ne sportkur muskujt qe kundervehen

veprojne per te stabilizuar nje nyje, por shumica e kontraksioneve me te cilat kemi te bejme jane dinamike.

SISTEMI NERVOR

Muskujt terhiqen kur pranojne sinjale nga truri i cili ju thote atyre te veprojne ashtu. Keto sinjale realizohen nga nervat te cilat jane te ndertuara nga qelizat speciale nervore. Procesi aktual i kontraksionit te fijeve muskulore fillon kur pranohen impulset nervore, te cilat jane sinjale elektrike qe perkujdese nga qelizat nervore. Sistemi nervor eshte nje rrjet i cili perfshine trurin, shtyllen kurrizore dhe shume nerva qe degezohen nga shtylla kurrizore ne te gjitha pjeset e trupit. Sinjalet e sistemit nervor ne muskuj i percakton numri individual i fijeve qe kontraktohen. Kur vendoset nje ngarkese e lehte ne muskul vetem disa fije te tere musukulit kane nevoje te kontraktohen per te kryer kete detyre. Nese ngarkesa rritet me shume, atehere me shume fije muskulore duhet te sinjalizohen qe te tkurren.

Sistemi nervor muneson levizje te koordinuara te trupit dhe vepron si sistem i dyanshem. Si shtese e sinjaleve qe vijne na truri te muskujt, ka disainformata qe shkojne prapa ne tru. Kjo informate perfshine te gjitha

pershtypjet, sa shpejte dhe me cfare force muskuli kontraktohet, si dhe poziten e nyjeve te ndryshme.

Muskujt e pershire ne kalimin e pengeses

Gjate trajnimit eshte me vlere qe te kemi mundesi te analizojme veprimin e muskujve te shkathtesive te sporteve te ndryshme. Per shembull, nese jeni trajner i atletikes dhe trajnoni nje hedhes te shtizes, apo vrapues me pengesa, duhet te dini muskujt qe perfshihen ne hedhjen e shtijes, kalimin e pengeses. Kur kuptojme se si punojne muskujt dhe kur indetifikojme grupet kryesore te muskujve te cilet jane te perfshire ne ushtrimin e posaqem do te jeni ne pozite me te mire te planifikoni programet e treningut dhe ushtrimet specifike per sportistet tuaj. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet qe i peson si rezultat i ushtrimeve te rregullta trupore jane te njohura si fiziologjia e ushtrimeve.

Kur te dini se si trupi krijon energji per kontraksion muskulo do te keni mundesi te planifikoni trening me efikas per sportistet tuaj. Trajneri i mire din dhe kupton mdallimet fiziologjike themelore qe mund te paraqiten ndemjet individeve. Muskujt punojne si makine me djegjen e karburantit per te krijuar levizje.

Ekzistojne shenderrues te energjise te cilet e ndryshojne energjine kimike, ushimin qe ne e hame ne energji te levizjes. Kjo energji mund te krijohet ne tri menyra.

SISTEMET ENERGJETIKE

Ne menyre qe te percaktojme se si krijohet energjia ne muskujt tane ne duhet te kemi ne konsiderate disa faktore terendesishem: A eshte i nevojshem, ajri ne forme te oksigjenit Nese eshte, themi se sistemi i energjise eshte aerobik nese jo, eshte anaerobik. A krijohet acidi laktik Nese krijohet themi se sistemi eshte laktik nese jo dhe nuk kerkohet ajri eshte alaktik. Pra , kemi tri sisteme energjetike qe funskionojne ne trup te sportisteve tone. Nje nga keta eshte aerobik, me oksigjen dhe dy te tjera jane anaerobik, pa oksigjen. 1.Sistemi aerobik Sistemi muskulor energjetik i cili kerkon oksigjen. 2.Sistemi anaerobik alaktik Sistemi startues i ruajtur i cili nuk kerkon oksigjen dhe nuk krijon acid laktik 3.Sistemi anaerobik laktik Sistemi i cili nuk kerkon oksigjen por krijon acidin laktik. Trupi i sportistit eshte i afte te perdor nje apo me shume kombinime te tri sistemeve energjetike. Disciplinat e ndryshme kerkojne lloje te ndryshme te sistemeve energjetike dhe llogari te aktivitetit muskulor. Si pasojne, sistemet e ndryshme te energjise dominojne ne disciplina te ndryshme. Permisimi i rendimentit shpesh eshte rezultat i programeve te treningut te dizajnuar kujdeshem me qellim te rritjes se aftesise te sistemeve energjetike specifike dhe te muskujve. Kufiri aerobik – anaerobik Kufiri aerobik – anaerobik i referohet perfshirjes se sistemeve aerobike dhe anaerobike ne aktivitete e veqanta.Vrapuesit e maratones, per shembull, te shumten e energjise se tyre e prodhojne ne menyre aerobike perderisa sprinteret, kercyesit dhe hedhesit varen me shume nga burimet anaerobike.Kufiri aerobik – anaerobik percaktohet duke indetifikuar sa gjate dhe ne cfare ngarkese sportistet punojne pa pushim. Ekzistojne dy kohezgjatje te rendesishme te punes,te cilat shenojne ndryshimin e theksuar prej njerit nga sistemet e energjise tek tjetri. 10 sekonda Pas 10 sekondave te aktivitetit te shtuar (intenziv) muskulor sistemi energjik siguron sasi te medha te energjise se transferuar,nga sistemi anaerobic alaktikne sistemin anaerobic laktik. 1Minute Pas rreth 1

minuti te aktiviteti te shtuar transferimi eshte jashte nga sistemi anaerobic laktik ne sistemin aerobik. Energjia Aerobike Sistemi i qendrushmerise energjetike Sistemi aerobik kerkon oksigjen. Ky sistem perdoret ne ushtrimet e intenziteti te ulet dhe eshte sistem bazik i cili siguron energji per shume aktivitete njerezore prej lindjes deri ne vdekje. Ky sistem gjithashtu eshte i rendesishem perkendelljen nga ushtrimet e te gjitha intensiteteve.Eshte shume i efektshem dhe nuk krijon lodhje duke prodhuar produkte te panevojshme. Zemra dhe mushkerite jane te rendesishme ne aktivitetin aerobik, sikurse oksigjeni dhe derivatet qe kujdesen per muskujt.

Sistemi aerobik I reziston lodhjes dhe kerkon kohe me te gjate per tu mbingaruar se cilido prej sistemeve anaerobike. Treningu i sistemit energjetik aerobik duhet te jeteme kohezgjatje minimale 20 minuta. Ngarkesa e punes se treningut aerobik mund te jete e vazhdueshme apo e nderprere deri ne interval te larte apo te ulet te vrapimit. Treningu i qelluar aerobik do te permisoj prodhimin e energjise aerobike ne muskuj dhe

gjithashtu do te jap mbeshtetje zemres dhe mushkerive (sistemit trasportues te oskigjenit). Energjia anaerobe alaktike Energjia ne sekondat e pare Sistemi anaerobic alaktik eshte ai qe i referohet sistemit te energjise te deponuar apo te startit.Ky sistem siguron energji te madhe kur sportistet tane bejne plaje te shpejtesise se madhe apo levizje te shpejta rezistence qe zgjasin deri ne 10 sekonda. Energjia e deponuar ne muskuj e cila perdoiren ne aktivitete me shperthime te medha, kthehet ne nivelin normal me pushim 2-3 minuta.

Sistemi i energjise anaerobike alaktike zhvillohet me alternimin e periodave tepunes dhe ppushimit. Koha e punes duhet te jete shume e madhe, por jo te tejkaloj 10 sekonda, sepseketu eshte edhe kufiri I sistemit te kesaj energjie. Periodat e pushimit duhet te jene prej 1 deri 3 minuta,varesisht prej kohezgjatjes se agazhimit te aktivitetit, per te lejuar energjine e muskujve te rijoj rezerva per t;u liruar perseri. Nese sportisti shfaq efekte te

lodhjes, duhet mundesuar me shume kohe te pushimit apo duhet zvogeluar kohen e punes. Energjia anaerobe laktike Sistemi i energjise 10 sekonda deri ne 1 minute Ky sistem I energjise eshte I aftesuar per nivele te larta te intenzitetit, por ky intenzitet pengon largimin e produkteve te panevojshme sepse nuk ka oksigjen te mjaftueshem te lire. Sistemi funksionon pa pranin e oksigjenit. Si rezultat acidi laktik akumulohet brenda muskujve,qelizave dhe ne gjak. Ky eshte nje shkaktar i madh i lodhjes, e cila perfundimisht ngadaleson sportistin. Sa me i madh te jete ritmi i ushtrimeve per nje kohe me te shpejte acidi laktik akumulohet ne nivel te larte per te shkaktuar lodhjen. Per shembull, vrapuesi ne disciplinen 400 m do te akumuloj nivel te larte te acidit laktik prej 35 – 40 sekonda. Vrapuesi ne 800 m vrapon me ngadale dhe akumulon acid laktik ne ritem me te ngadalshem,duke e arritur nivelin e larte pas 70- 85 sekondave.

Lirimi nga acidi laktik pas aktivitetit eshte proces me ingadalshem se rikthimi I rezervave energjetike ne sistemin anerobik alaktik. Do te duhet me shume se nje ore qe niveli i acidit laktik te kthehet ne nivelin paraprak.

Dhjete minutat e pare te kendelljes aktive krijojne reduktimin te madh te nivelit te acidit laktik. Sistemi I energjise anaerobike laktike zhvillohet me pune ne ngarkes te shtuar,ne kohezgjatje 10 sekonda deri 10 minuta. Periudha e pushimit do te varet nga puna dhe duhet te jete 3 deri 10 minuta per mundesuar largimin e shumices se acidit laktik te prodhuar. Zhvillimi i tre sistemeve te energjise

SISTEMI KARDIO - RESPIRATORIK

Sistemi kardio - respiratorik eshte pergjegje per te derguar oksigjeni, derivatet dhe ushimin ne muskujt e punojne. Gjithashtu, perdoret per t'i nxjerre jashte materiet e panevojshme jashte nga muskujt. Perbehet prej mushkerive, zemres, eneve te gjakut dhe gjakut. Mushkerite - fusin oksigjenin ne gjak Ajri futet ne mushkeri permes hundes dhe gojes. Ne mushkeri oksigjeni nga ajri absorbohet ne gjak. Kur trupi eshte ne pushim rreth 10 litra te ajrit merren cdo minute. Gjate ushtrimeve te renda ky ritem i frymemarrjes mund te shkoj deri ne 120 - 150 litra per minute. Maksimumi i ajrit qe mund te merret permes hundes eshte rreth 50 litra per minute. Zemra Zemra punon nate e dite duke pompuar gjak rreth trupit tuaj. Eshte pompe e madhe e ndertuar nga muskujt dhe kurre nuk pushon (ndalet) se punuari, prej kohes se paralindjes deri ne vdekje. Cdo kontraksion muskulor i zemres quhet rrahje e zemres. Kur ushtroni, muskujve ju nevoitet me shume oksigjen keshtu qe zemra rrahe me shpejte per te pompuar me shume gjak me oksigjen per muskujt. Kjo rritje e ritmit te zemres ndryshon nga personi ne person dhe mund te jete mbi 200 rrahje per minute. Rrahjet normale te zemres jane rreth 70 ne minute duke pompuar rreth 5 litra gjak ne minute. Keto rrahje te zemres mund te ndihen me mire ne pulsin e kycit te dores apo anash ne qafe. Kur mos e perdorni metoden e matjes se pulsit anash qafes (ne arterien karodite) sepse nje fillestar i cili nuk e njef anatomine mire dhe duke u munduar ta gjeje arterien karodite dhe duke shkaktuar shtypje te paneovojshme per ta ndjere pulsin mund te shkaktoje probleme qe mund te jene edhe serioze, keshtu qe kur mos ja matni sportistit tuaj pulsin ne arterien karodite por gjithmone ne arterieren radiale.

Matja e pulsit ne arterien radiale Matja e pulsit ne arterien karodite

Treningu ka efekt jo vetem ne te rrahura me te shpejta te zemres por edhe ne rritjen ne madhesi, keshtu qe zemra pompon me shume gjak per cdo rrahje. Treningu rrite madhesine, trashesine, forcen e muskujve te zemres dhe madhesine e dhomezave (barkusheve) brenda zemres, keshtu qe e tere zemra behet me e madhe dhe me e forte. Enet e gjakut dhe gjaku Gjaku udheton perreth trupit permes rrjetit te kanaleve (gypave) te uajtur enet e gjakut. Arteriet jane ene te gjakut qe e transportojne gjakun nga zemra. Arteriet te ndara ne kapilare te vegjel depertojne ne te gjithja indet e trupit, keshtu qe gjaku furnizon per se afermi te gjitha qelizat ne trup. Keta kapehen ne gjak. gjenden ne pjese ku i gjithe materiali i transportuar ne eeliza eshte transferuar dhe ku te gjitha produktet e panevojshme kthehen ne gjak. Kapilaret bashkohen per te formuar venat te cilat e kthejne gjakun ne zemer. Treningu ndikon ne rritjen e numrit te kapilareve ne muskuj, kjo do te thote se muskujt mund te punojne me efektshem.

DALLIMET INDIVIDUALE

Individet qe merren me sport jane ne te gjitha format dhe madhesite, per te dy gjinite meshkuj dhe femra mund te indetifikojme tri lloje kryesore te trupit. Keto jane: Lloji endomorpf - keta individe kane tendence per te pasur vije jo te definuar mire te trupit dhe mund te plotesohen shume lehte. Lloji mezomorf - Individed te cilet kane permasate miradhe janemuskulor, Lloji ektomorf - Individet e dobet te holle te cilet kane tendence per tu zgjatur.

Shume njerez jane kombinim i nje apo shume llojeve te trupit. Sporte te ndryshme marrin per vete lloje te posacme te trupit. Pershembull, vrapuesit e distancave te gjata dhe kercyesit se larti, futbollistet kane tendencc te jene ektomorf. Vrapuesit e sprintit, me pengesa, kampionet e bodybuildingut mesomorf, kurse sportet si mundja, peshengritja, hedhesit endomorf dhe mezomorf te perzier. Se cilit sport i pershtatet sportistit eshte e nevojshme te keni llogari llojin e trupit te tyre, gjithashtu duhet te vleresoni llojin e muskujve, qoftese nese ata kane me shume lloj te fijeve muskulore te shpejta apo te ngadalshme.

PERBERJA E TRUPIT

Nese peshoni trupin jeni duke matur dy komponente: - Peshen trupore - eshtrat, muskujt, indet tjera dhe trashesine qendrore (thelbesore). - Trashesin e tepert - e deponuar (krijuar) ne pjese te ndryshme rreth trupit. Perberja e trupit te individit i referohet marredhenievendermjet peshes trupore dhe trashesise se tepert. Permisimi ne rendiment duhet te vjen nga rritja e peshes trupore dhe zvogelimi i cfaredo trashesie te tepert. Po marrim nje shembull, dy njerez mund te kene gjatesi dhe peshe trupore te njejte, por perberje shume te ndryshme te trupit . Psh njeri nga ka me shume dhjame, kurse tjetri mase muskulore. Trajneret duhet te jene te kujdeshem per te perodrur peshen ndaras si mase te formes sportive te sportistit. Pasi pesha e muskujve eshte me e madhe se trashesia, eshte e mundur e atleti te rrise peshen sikurse perparon ne formen sportive.