analizë e politikave publike

16
Leksioni 5 – Funksionet e argumenteve politike

Upload: donny

Post on 08-Jan-2016

74 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Analizë e politikave publike. Leksioni 5 – Funksionet e argumenteve politike. HYRJE. Argumentimi i politikës është një nocion qendror në analizën politike dhe në proceset e vendimarrjes. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Analizë  e  politikave publike

Leksioni 5 – Funksionet e argumenteve politike

Page 2: Analizë  e  politikave publike

HYRJEArgumentimi i politikës është një nocion

qendror në analizën politike dhe në proceset e vendimarrjes.

Analiza dhe vlerësimi i argumentimit politik janë gjithashtu thelbësorë në proceset e të menduarit kritik.

Page 3: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentimeve politikeNjë argument politik është një produkt i

argumentimit i cili në vetvete është një proces.

Në proceset reale të vendimmarrjes politike, argumentat janë të ndërlikuara dhe subjekt keqinterpretimi dhe keqkuptimi.

Për të shmangur këto keqkuptime, I referohemi modelit strukturor të argumentimit, të krijuar nga Stephen Toulmin, qëllimi I të cili është të hetojë strukturat dhe proceset e të menduarit praktik.

Page 4: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentave politikePërfundimet e argumentave praktike janë

gjithnjë të pasigurta po ashtu siç janë arsyet dhe faktet që të çojnë në këto përfundime.

Page 5: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentave politikeLlojet e njohurive të pretenduara.

Një njohuri e pretenduar është përfundimi I një argumentimi politik.

Kemi tre lloje njohurish të pretenduara: Dezinjative: pyetje mbi faktet. Cilat janë rezultatet e

vëzhguara të një politike dhe pse verifikohen këto rezultatet?

Vlerësuese: pyetje mbi vlerat. A ja vlente politika në fjalë?

Mbrojtëse: pyetje në lidhje me drejtësinë e të vepruarit. Cila politikë duhet preferuar?

Page 6: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentave politikeLlojet e njohurive të pretenduara (vazhdimi).

Argumentat politike përmbajnë 6 elementë: informacioni (i), pretendimi (C), Garancia (kuadri I vlerave) (ë),

Mbështetja (B), kundërshtimet (R), kualifikuesit(Q).Katër të parët e këtyre elementëve janë të

pranishëm në çdo argumentim politik. Pretendimi (claim C) është përfundimi ose rezultati

I një argumenti I cili mbështetet nga informacion i I rëndësishëm për politikën në fjalë. Ky informacion është fillesa apo inputi I argumentit.

Garancia ë është justifikimi, ose arsyeja për të dalë të pretendimi C duke u nisur nga informacioni i.

Kualifikuesi Q tregon se C ka vërtetësi ose mundësi për t’u realizuar.

Page 7: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentave politikeShembull (hipotetik):

Ministri I Financave mbështet privatizimin e linjave të fundit publike të transportit urban për të rritur eficiencën e shërbimit dhe të ardhurat publike (nëpërmjet taksave). Duke pasur parasysh se privatizimi I shërbimeve publike ka qenë I suksesshëm në linja të tjera, sipas ministrit ky vendim, “nuk do shumë mend!”. Përveç kësaj, vendimi I ministrit mbështetet dhe nga një panel ekspertësh në fushën privatizimit.

Page 8: Analizë  e  politikave publike
Page 9: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentave politikePapërcaktueshmëria e përfundimeve nga

informacioni. Informacioni me rëndësi në procesin e

politikëbërjes nuk përcakton në mënyrë definitive, përfundimet e argumentimeve politike.

Informacioni identik mund të çojë shpeshherë në përfundime të ndryshme, të cilat quhen pretendime politike, për të vënë në pah natyrën e papërcaktuar dhe të pasigurtë të argumentave politike.

Page 10: Analizë  e  politikave publike

Struktura e argumentave politikeGarancitë dhe kundërshtimet.

Pavarësisht se secili nga pretendimet e një raporti politik mund të fillojë me të njëjtin informacion, shpeshherë mund të dilet në përfundime krejt të ndryshme.

Këto diferenca varen jo vetëm nga informacioni por dhe nga roli që luajnë garancitë në justifikimin (shumë gjasa, pak gjasa) e pretendimeve të bazuara në informacionet e ofruara.

Page 11: Analizë  e  politikave publike

Mënyrat e argumentimit politikMënyrat e argumentimit politik janë ato shtigje

karakteristike që informacion përshkon gjatë rrugës së tij për t’u kthyer në një pretendim politik!

Mënyrat e ndryshme të argumentimit janë: arsyetimi nga pikëpamja e autoritetit, e metodës, nga përgjithësimet, nga klasifikimet, intuita, shkaqet, shenjat, motivet, analogjitë, rastet paralele dhe etika.

Secila nga 11 mënyrat e argumentimit ka garanci të ndryshme dhe në një argumentim shpeshherë hasim më shumë se një mënyrë të vetme.

Garancitë janë arsyet e parashtruara nga propozuesi ose kundërshtuesit e një politike për të justifikuar një pretendim bazuar në informacionin e vënë në dispozion.

Page 12: Analizë  e  politikave publike

Mënyrat e argumentimit politikAutoriteti

Të arsyetuarit nga pozitat e autoritetit bazohet në garancitë që kanë të bëjnë statuset e prodhuesve të informacionit që ka rëndësi për krijimin e një politike. Për shembull, ekpertë, njerëz të brendshëm, shkencëëtare, specialistë, ndërmjetësues pushteti. Footnote-at dhe referencat maskohet si argumenta autoritare.

Page 13: Analizë  e  politikave publike

Mënyrat e argumentimit politikMetoda

Të arsyetuarit nga pozitat e metodës bazohet në garancitë që kanë të bëjnë me statusin e metodave apo teknikave të përdorura për të nxjerrë informacionin. Përqëndrimi është tek statusi I “pushtetit” të procedurave të ndjekura jo të personave. Raste të tilla janë metoda statistikore, ekonomike, cilësore, etnografike etj.

Page 14: Analizë  e  politikave publike

Mënyrat e argumentimit politikPërgjithësimi

Të arsyetuarit nga baza përgjithësuese bazohet në ngjashmëritë midis kampioneve dhe midis popullatave nga të cilat këto kampione përzgjidhen. Pavarësisht se zgjedhja e kampioneve mund të jetë rastësore, përgjithësimet mund të bëhen mbi baza cilësore. Premisa është se çdo gjë që vlen për anëtarët e një kampioni, do të vlejë për anëtarët e të gjithë popullatës, pavarësisht nëse janë apo jo pjesëtarë të kampionit.

Page 15: Analizë  e  politikave publike

Mënyrat e argumentimit politikKlasifikimi

Të arsyetuarit nga pozitat e klasifikimit katë bëjë me përkatësinë në një shtresë shoqërore të përcaktuar. Arsyetimi bazohet në premisën se ajo që vlen për disa nga personat e përfshirë në një kampion, do të vlejë për të gjithë ata që bëjnë pjesë në të njëjtën klasë me ata përsona. Një shembull është argumenti ideologjik në bazë të të cilit nëse një shtet aplikon poliitka sociale, atëherë do të dëmtojë ekonominë e vet pasi politikat sociale-asistencialiste shkojnë kundër parimeve të biznesit.

Page 16: Analizë  e  politikave publike

Mënyrat e argumentimit politikShkaqe

Arsyetimi nga pozitat e shkakut ka të bëjë me veprimtarinë e shkqeve dhe të pasojave të tyre (efekteve). Psh një pretendim mund të bazohet në propozime të përgjithshme, ose ligje ekonomike që përcaktojnë marrëdhënie të pandryshueshme midis shkakut dhe efektit. Pretendime të tjera, bazuar në shkaqe bazohen në kushtet që duhen plotësuar në mënyrë që një politikë të ketë efektin e dëshiruar. Shumica e argumenteve vjen nga arsyetimi në pozita shkaqesh.