analizë e politikave taksat e dedikuara në kosovë – çka po...

15
Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po marrim në këmbim të pagesës? Janar 2016 Autorë: Dardan Abazi dhe Learta Hollaj Editoi: Burim Ejupi

Upload: nguyenthuy

Post on 05-Feb-2018

235 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

Analizë e politikaveTaksat e dedikuara në Kosovë –

çka po marrim në këmbim të pagesës?

Janar 2016

Autorë: Dardan Abazi dhe Learta Hollaj Editoi: Burim Ejupi

Page 2: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

ANALIZË E POLITIKAVETaksat ‘e dedikuara’ në Kosovë – çka po marrim në këmbim të pagesës?Hyrje Të hyrat nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet

qëndrueshmëria financiare e një shteti. Taksat dhe tatimet janë detyrime financiare të paguara nga qytetarët e që në këmbim iu kthehen në të mira dhe shërbime. Përcaktimi për llojin dhenivelin e taksave dhe tatimeve mbetet një ndër sfidat kryesore të secilës qeveri në botë, dhe si e tillë,kërkon angazhim substancial nga ana e udhëheqësve për të ndërtuar një sistem fiskal duke respektu-ar parimin e barazisë, duke përpiluar kornizën e kompletuar dhe të mirë definuar ligjore, si dhe dukeidentifikuar nevojën dhe mundësinë për të përballuar një taksë/tatim të caktuar.

Po aq i rëndësishëm është sistemi i mbledhjes si dhe i menaxhimit të këtyre të hyrave. Të ardhurate mbledhura nga taksat dhe tatimet historikisht janë përdorur për ndërtim dhe mirëmbajtje të infra-strukturës ekonomike dhe fizike të shtetit, për mbrojtje të pronës, për zbatim të ligjit, për dhënie tësubvencioneve, si dhe për ofrimin e shërbimeve të ndryshme (arsim, shëndetësi, siguri publike,etj.) të cilat janë ekskluzivisht përgjegjësi e shtetit.

Në Kosovë, të hyrat publike, ku përfshihen tatimet dhe taksat dhe veçanërisht menaxhimi i tyrerregullohen me Ligjin për Menaxhim të Financave Publike . Institucioni përgjegjës për mbledhjen etaksave dhe tatimeve është Administrata Tatimore e Kosovës . Buxheti i Kosovës i cili përgatitet ngaMinistria e Financave krijohet prej të ardhurave që vijnë nga taksat, tatimet dhe detyrime të ndrys-hme financiare, si dhe të ardhurat tjera të përcaktuara dhe të definuara me kornizë përkatëse ligjore.

Pasi të hyrat të janë mbledhur në buxhetin qendror, një pjesë e tyre, që konsiderohen të ardhura tëdedikuara, ndahen për shpenzime të paracaktuara. Pjesa tjetër, janë ligjërisht të hyra të rregullta qërishpërndahen pastaj në bazë të kërkesave të organizatave buxhetore të shtetit. Pra, ka dy momentetë ndara në qarkullimin e parasë publike, momenti i mbledhjes së parave, dhe ai i shpërndarjes sëtyre për shpenzime. Një pjesë e të hyrave mblidhen për një qëllim të caktuar, pra arsyeshmëria embledhjes së tyre bazohet në qëllimin final, në destinimin e tyre.

Ky punim analizon nëse ekziston një raport i drejtë në Kosovë në mes të sasisë së taksave tëdedikuara që hyjnë në buxhet në momentin e mbledhjes, dhe sasisë së mjeteve që dalin si tëdedikuara, në momentin e shpërndarjes tek organizatat buxhetore. Në këtë mënyrë, kjo analizësynon të vë në dukje nëse ekziston një problem në respektimin e parimit bazë të mbledhjes sëtaksave të dedikuara - parimit të ekuivalentit.

1

Ligji Nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë Vlen të theksohet që në kategorinë e taksave hyjnë edhe tarifa të ndryshme që qytetarë ti paguajnë për marrjen e shërbimeve të ndryshme dhe të tillat menaxhohen nga institucioni përkatës. Raste të tilla janë pagesa administrative që qytetarët paguajnë në këmbim të çertifikatës së lindjes apo raste të ngjashme.

1

1

2

2

Page 3: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

Taksat dhe tatimet – çka janë dhe ku dallojnë?

Taksat dhe tatimet janë detyrime financiare të përcaktuara me ligj, që kontribuojnë në mbushjen ebuxhetit të një shteti dhe si të tilla përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave buxhetore. Në baza tëpërditshme, fjala ‘tatim’ përdoret si sinonim i fjalës ‘taksë’ apo anasjelltas. Një praktikë e tillë nukhaset vetëm në diskursin e popullit, por edhe në atë të medias, shoqërisë civile e politikanëve. Në tëvërtetë, në biseda të përditshme, këto dy terme mund t’i përdorim sikur të kishin kuptimin e njëjtë,mirëpo dallimi në mes tyre është substancial. Taksat dhe tatimet dallojnë për nga përkufizimi,qëllimi dhe natyra e tyre.

Detyrimet financiare paraqesin obligimin e njërës palë për të paguar një shumë të caktuar të parave te pala tjetër apo institucioni përkatës.3

2

Tatimi

Tatimi është një shumë e caktuar që seciliqytetar i paguan shtetit për pasurinë dhe tëardhurat që ka Në këmbim të tatimeve të paguara,përfitimet janë kolektiveTatimet janë të përhershme dhe si të tillapaguhen rregullishtTatimi është e hyrë e rregullt shtetëroreTatimet janë të distribuueshmeTatimi i mbledhur rialokohet nëpërsektorë të ndryshëm

Si rezultat i këtij dallimi në mes të taksës dhe tatimit, vjen kjo analizë e shkurtër e cila, nëmes tjerash, mëton të shtjellojë idenë që taksat dhe tatimet në Kosovë nuk po ‘keqpërdoren’vetëm si terme në komunikim. Në të vërtetë, ‘keqpërdorimi’ është i një niveli më të lartëinstitucional, duke qenë se, ashtu siç paraqitet gjatë kësaj analize, raporti në mes të taksësdhe shërbimit në vendin tonë nuk është ekuivalent.

Taksa (e dedikuar)

Taksa është një pagesë që individi i bënshtetit në këmbim për një shërbim tëcaktuar Në këmbim të taksës së paguar, individido duhej të kishte përfitime individualeTaksat mund të mos paguhen në baza tërregullta kohore pasi që ato paguhenvetëm kur e marrim shërbimin e caktuarTaksa është realizim i veçantë i të hyraveTaksa e dedikuar është taksë e hipotekuardhe përdoret vetëm për një qëllim tëcaktuarTaksa e dedikuar investohet për qëlliminqë është mbledhur

Figura 1: Dallimet në mes të tatimit dhe taksës (së dedikuar)

3

Page 4: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

Parimet e vendosjes së taksave dhe tatimeve

Para se të hyjmë më thellë në shtjellimin e problemit kyç që adreson kjo analizë, po paraqesim njëpasqyrë më të qartë për të kuptuar më mirë natyrën e taksave dhe tatimeve. Në parim, taksat dhetatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte, ku përfshihen tatimi në të ardhura, patundshmëri, fitime,etj., dhe ato indirekte, të cilat i paguajmë përmes çmimit që paguajmë për produkte dhe shërbimetë ndryshme. Në këtë kategori bëjnë pjesë, tatimi mbi vlerën e shtuar, akciza, taksat doganore, etj.

Niveli i tatimeve dhe taksave mund të përcaktohet në disa mënyra, duke marrë parasysh parimete shtjelluara më poshtë:

3

Parimi i ligjshmërisë – që konsistonnë parimin se asnjë organ shtetërornuk mund të vendos taksa/tatime papasur një bazë ligjore paraprake.

Parimi i ekuivalentit – që nënkupton se lartësia etaksës/tatimit duhet të jetë ekuivalente me shpenzimetreale shtetërore. Ky parim është fleksibil pasi që shtetet mund të aplikojnë politika fiskale që kanë si synim rritjen e taksave me qëllim të realizimit tënjë objektive të caktuar. Për shembull, rritja e akcizësnë duhan mund të jetë politikisht e arsyeshme për tëdekurajuar pirjen e tij dhe në të njëjtën kohë për të rriturshëndetin publik. Ngjashëm mund të aplikohen taksa/tatime që tejkalojnë shpenzimet reale administrative, por që kanë një qëllim përfundimtar që është legjitim.

Parimi i barazisë – Ky parim nënkupton që përshërbime të njëjta duhet të paguhen taksa/tatime tëbarabarta. Kjo në radhë të parë nënkupton tarifa të njëjta të personave juridik dhe fizik, ani pseedhe me këtë parim mund të bëhen kompromisepër te bërë lehtësira për ndonjë kategori të caktuar sociale.

Parimi i thjeshtësisë – nënkuptonthjeshtësimin e skemave të tarifavepor edhe qartësinë e lartësisë sëtyre për të iu shmangur ndonjë kon-fuzioni.

Figura 2: Parimet për vendosjen e taksave/tatimeve

Page 5: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

4

Jotë gjitha parimet e vendosjes së taksave dhe tatimeve janë strikte dhe ata mund të aplikohennë mënyra të ndryshme, varësisht nga rrethanat e shtruara. Parimet e ligjshmërisë, barazisëdhe thjeshtësisë duhet të vlejnë në mënyrë të pavarur nga rrethanat e jashtme dhe kanëaplikim të përhershëm. Përderisa, parimi i ekuivalentit mund të jetë fleksibil vetëm nërastet kur një interes publik ekziston prapa tij dhe mund të jetë i domosdoshëm për të nxiturnjë objektiv të caktuar.

Taksat dhe tatimet në Kosovë

Në Kosovë, kemi një sërë taksash dhe tatimesh tëcilat janë të përcaktuara me kornizënpërkatëse ligjore apo me udhëzime të ndryshme administrative. Përderisa llojet e tatimevemund t’i evidentojmë shumë lehtë, llojet e taksave të aplikueshme është më e vështirë të listo-hen, për shkak se përveç disa prej tyre që janë të përcaktuara nga niveli qendror institucional,shumë të tjera aplikohen në nivel lokal apo në korniza të institucioneve që ofrojnë shërbimetë caktuara. Për momentin në Kosovë, aplikohen këto lloje të tatimeve:

• Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) – Norma standarde e tatimit është 18% dhe aplikohetnë të gjitha mallrat dhe shërbimet me përjashtim të mallrave dhe shërbimeve të listuara nëNenin 26.2 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH me ç ‘rast aplikohet norma prej 8%.• Tatimi mbi të ardhurat personale - Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhura nga paga, biznesi,qiraja, interesi, pasuria e patundshme, etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personalenga paga zbatohen në mënyrë progresive në raport me lartësinë e pagës së fituar . Normattatimore janë: deri në 960 euro/vit - 0% ; mbi 960 dhe 3000 euro/vit - 4% ; mes të 3001 dhe5400 euro/vit - 8% ; dhe mbi 5400 euro/vit - 10%.• Tatimi në të ardhurat e korporatave - Norma e tatimit është 10% për të gjitha korporatatme qarkullim vjetorë mbi 50,000 EUR, dhe tatimi paguhet në baza tre mujore (varësisht ngaqarkullimi vjetorë). • Tatimi i paragjykuar - Të gjitha bizneset individuale me qarkullim vjetorë më të ultë se100,000 EUR paguajnë këtë lloj të tatimit. • Tatimit në fitim - Për personat rezident paraqet fitimin e tatueshëm nga të ardhurat ngaburimi i Kosovës dhe nga të ardhurat nga burimi i jashtëm dhe aplikohet në normën prej 20%të fitim të tatueshëm. Përderisa për personat jo rezident aplikohet vetëm në fitimin etatueshëm nga të ardhurat nga burimi i Kosovës.• Tatimi në pronë - Tatimi në pronë paguhet në baza vjetore dhe paraqet një taksë komunale.Vlera e tatimit përcaktohet duke shumëzuar vlerën tatimore të vlerës me vlerën e tatimit tëaplikueshëm.

Në anën tjetër, është më e vështirë të klasifikohen edhe taksat në mënyrë strikte si tatimet,pasi që taksa mund të konsiderohen edhe tarifat e ndryshme të përcaktuara nga institucioneindividuale për dhënien e shërbimeve të ndryshme. Në kuadër të këtij punimi, si taksa të

Page 6: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

5

dedikuara shtjellohen taksa rrugore dhe ekologjike e automjeteve si dhe tarifa e sigurimit eAutoritetit të Aviacionit Civil . Mirëpo, duhet qartësuar edhe faktin që me legjislacionin përkatëspër buxhet, për momentin janë të definuara vetëm të ardhurat e dedikuara, përderisa kjo nukvlen edhe për taksat e dedikuara, edhe pse ato po aplikohen në praktikë.

Çfarë është taksa e dedikuar dhe qëllimi i saj

Taksa e dedikuar apo ndryshe e njohur si taksa e hipotekuar njihet si e tillë kur paratë e mbled-hura nga një burim i caktuar përdorën në mënyrë specifike për një shërbim të caktuar,përkundër shpërndarjes së kësaj shumë për mbulimin e shpenzimeve të ndryshme buxhetore.Ekzistojnë dallime të theksuara në mes të taksës së dedikuar dhe tatimeve në përgjithësi.Përderisa tatimi ka për synim rritjen e të hyrave, taksa ka për qëllim mbulimin e shërbimit tëofruar. Pra, taksa vendoset ekskluzivisht për mirëmbajtjen e një shërbimi të caktuar dhe tëhyrat e tilla përdoren për qëllimin për të cilin mblidhen. Taksat janë një instrument i rëndë-sishëm për të mbuluar shpenzimet stetërore. Kjo pasi disa degë të caktuara e kanë të siguru-ar mbijetesën e tyre falë taksave përkatëse.

Lartësia e taksës varion nga kostoja e shërbimit të ofruar. Për shembull, nëse plotësohenkriteret për kualitet të ajrit, taksa e vendosur paraprakisht për këtë qëllim mund të reduktohet,meqë është mbërritur qëllimi i vendosur paraprakisht. Taksa është mënyrë e veçantë erealizimit të të hyrave shtetërore. Nga pikëpamja financiare taksat janë një burim i të hyraveme rendësi, sidomos për entet lokale, komunat, bashkitë, etj. Megjithatë, ato nuk janë elementetë ngurta të politikës fiskale.

Taksat janë quajtur edhe të hyra vullnetare të cilat i realizon shteti. Arsyeja për një gjë të tillë katë bëjë edhe me faktin që edhe pse shteti kushtëzon shërbimin me taksën e ofruar, ajo nukmund të detyrojë qytetarin për të marrë atë shërbim. Gjithashtu, taksa paguhet vetëm nëmomentin kur qytetari merr shërbimin, pra për shembull kur aplikon për një dokument tëcaktuar apo shërbim tjetër. Kjo do të thotë që shërbimi i ofruar është alternativ dhe jo idomosdoshëm. Qytetari mund të vendosë të mos e regjistroj fare automjetin e tij, nëse nukpajtohet të paguajë taksën ekologjike, mirëpo në rast të tillë ai do t’i ekspozohet rrezikut përgjobitje për qarkullim jo të rregullt në komunikacion.Nga ana tjetër, e njëjta nuk vlen edhe përtatime, pasi që qytetarët nuk kanë alternativë për të paguar ose jo, siç është rasti i tatimit nëpronë.

Taksa e dedikuar jo domosdoshmërisht mbulon gjithë koston e shërbimit. Shteti mund tëmbulojë një pjesë të konsiderueshme të shërbimit të ofruar, dhe pastaj një pjesë simbolike tëmblidhet përmes taksës së dedikuar. Në rastin e përgjithshëm, taksa e dedikuar nuk mund tëpërdoret për të mbuluar shërbime të tjera shtetërore. Mirëpo, për të kuptuar saktë se cilat janëmënyrat se si mund të menaxhohen taksat e dedikuara/hipotekuara, do t’i referohemi figurëssë paraqitur në vijim:

Ligjinr. 04/l-117 për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve. Ligji nr. 03/L-051 për aviacionin civil, Neni 25.1(c) Dr.Sabri Kadriu, Financimi publik me veshtrim të posaqëm në Kosovë, Prishtinë 2002 Ekonomi e përgjithshme, e përshtati Alma Zisi, këshilli botues I SHBLU-se, kryetare Lirika Cocolli, Tiranë Shqipëri, 2012

4

5

6

7

4

5

6

7

Page 7: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

6

Në përgjithësi, qëndrimet kundrejt taksës së dedikuar janë mjaft të polarizuara. Ithtarët etaksës së dedikuar e kanë si argument më të fortë faktin që taksa e dedikuar shpie deri të rritjae transparencës, përgjegjësisë dhe besimit të qytetarëve karshi qeverisë, me ç ‘rast ata ndër-marrin vendime më objektive duke gjetur një balanc në mes të nivelit të taksës dhe shpenzi-meve që bëhen për një shërbim të caktuar. Një praktikë e tillë e hipotekimit të taksave besohettë jetë mjaft e përshtatshme në vende ku nuk ka besim në mënyrën se si alokohet dhe shpen-zohet buxheti dhe kur qeveria ka prioritete të tjera nga ajo çka shohin qytetare si më prioritare.Për më tepër, përmes taksës së dedikuar mbrohet përpilimi i buxhetit nga ndikimi dhe interesipolitik. Mirëpo në anën tjetër, taksat e dedikuara mund të biejnë prehë e ndryshimeve makroekoni-mike, duke qenë qe ata ndikohen edhe nga gjykimi i qytetarëve dhe vullneti i lirë tyre. Si tëtilla, inkasimi i kësaj takse bëhet prehë e cikleve ekonomike, që mund të rrezikojë inkasimin eshumës së nevojitur për ofrimin e shërbimit të caktuar. Për më tepër, një taksë e re e prezantu-ar ka kosto administrative dhe menaxheriale, gjë që paraqet një ngarkesë shtesë.

Taksat e dedikuara në Kosovë, baza ligjore dhe si aplikohen

Historia e sistemit tatimor të Kosovës fillon me përfundimin e luftës në Kosovë. Sistemitatimor është instaluar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në vitin 1999dhe ka vazhduar të menaxhohet nga ky Mision deri në fund të vitit 2005. Në fillim të vitit 2000,

JOPO

PO JO

Hipotekim i fortë

Të gjitha të ardhurat nga taksa e hipotekuarshpenzohen për një shërbim të specifikuar.

Taksa e dedikuar (hipotekuar) është burimi ivetëm për financim të shërbimit të specifikuar.

Hipotekim i dobët (Tipi 1-rë)

Të ardhurat nga taksa që janë tepricë shpenzo-hen për programe apo shërbime tjera.

Taksa e dedikuar (hipotekuar) është burimi ivetëm për financim të shërbimit të specifikuar.

Hipotekim i dobët (Tipi 2-të)

Të gjitha të ardhurat nga taksa e hipotekuarshpenzohen për një shërbim të specifikuar.

Shpenzimet për një shërbim të caktuar janë tëmbuluara edhe nga burime të tjera të tëardhurave përveç taksës së dedikuar.

Hipotekim i dobët (Tipi 3-të) apo mos- hipo-tekimi

Të ardhurat nga taksa që janë tepricë shpenzohenpër programe apo shërbime tjera.

Shpenzimet për një shërbim të caktuar janë tëmbuluara edhe nga burime të tjera të tëardhurave përveç taksës së dedikuar.

A e dinë qytetarët se për çfarë shpenzohen të ardhurat nga taksa?

A e

dinë

qyt

etar

ët s

e ci

lët j

anë

burim

et e

fina

ncim

it pë

r shë

rbim

in e

cak

tuar

?

Figura 3: Llojet e hipotekimit të taksës

Page 8: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

7

administrata e përkohshme e UNMIK miratoi Rregulloren 02/2000 mbi akcizat në Kosovë dhe Rregulloren 03/2000 mbi Tatimin e Shitjes të cilat kanë vendosur bazat e sistemit tatimor të Kosovës.

Rregulloret e vitit 2000 përcaktonin elementet e sistemit të të hyrave për Kosovën siç ishin taksa për shitjet, që ishte një lloj takse mbi vlerën e shtuar, dhe bazat e tatimit indirekt të cilat përcaktoheshin me Rregulloren 02/2000.

Në vitin 2003 u përcaktuan kondita më të qarta të sistemit tatimor me kalimin e kompetencave tek Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Po atë vit, UNMIK me Rregulloren 04/2002 mbi të ardhurat personale në Kosovë përcaktoi tatimin në të ardhura që ishte edhe një element i rëndësishëm i realizimit të të hyrave për buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

Me miratimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike në vitin 2007 është bërë kompletimi i bazës ligjore në këtë fushë. Në bazë të këtij ligji, të gjitha mjetet që i paguhen shtetit të Kosovës, qoftë si të hyra direkte përmes tatimeve apo si taksa, duhet të derdhen në buxhetin e Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike, në nenin 2 të tij përcakton taksat si para publike të cilat duhet patjetër të grumbullohen në buxhetin e Kosovës. Të gjitha paratë publike duhet të depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në pajtim me Rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar (KMF) dhe paratë publike mund të shfrytëzohen ose shpenzohen vetëm pasi që të jenë ndarë në mënyrë të rregullt sipas këtij ligji.

Në parim, të gjitha mjetet e mbledhura nga institucionet e Kosovës duhet fillimisht të shkojnë në buxhetin e Kosovës për tu alokuar pastaj nëpër sektorë të ndryshëm. Mirëpo, përderisa Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i definon shumë qartë ‘Të ardhurat e dedi-kuara’, një gjë e tillë nuk vlen edhe për taksat e dedikuara, pa çka se ato po aplikohen. Për më tepër, në emër të një numri të caktuar të taksave të dedikuara, qytetarët e Kosovës ngarkohen edhe më shumë financiarisht.

Rregullore nr. 2000/2; UNMIK/REG/2000/2, e qasshme në http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03alban an/A2000regs/RA2000_02.htmRregullore nr. 2000/3; UNMIK/REG/2000/3, e qasshme në http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2000reg s/RA2000_03.htm Rregullore Nr. 2002/4 mbi të ardhurat personale në Kosovë http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2002re gs/RA2002_04.pdfLigji është miratuar sërish në vitin 2008 dhe i njëjti është amendamentuar dy herë, në vitin 2010 përkatësisht 2013.Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2008), Ligji Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, neni 2, pika 3, i qasshëm në http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2524, (qasur në qershor, 2015)

8

9

10

11

12

8

9

10

11

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike,‘të ardhurate dedikuara janë paratë publi-

i mirub ëjn agn nihdejrr ëq eki caktuar i të ardhurave dhe që me ligj ose me Rregullore të UNMIK-ut kërkohet që të alokohen për një organizatë të

caktuar buxhetore dhe / ose për një qëllim të caktuar.’

ë ardhurat e dedikuaraNë Kosovë, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike është i paqartë sa i përket entiteteve financiare të pavar-ura dhe taksës së dedikuar. Ligji njeh të ardhurat e dedi-kuara si kategori por ky konsiderim vjen në shprehje vetëm kur bëhet ndarja e buxhetit nga Qeveria qendrore.

Page 9: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

8

Rasti i të hyrave vetanake komunale paraqet rastin e të hyrave të cilat trajtohen si të ardhura të dedikuara. Për shembull, komunat mbledhin një të hyrë të dedikuar siç është tatimi në pronë.

Buxheti qendror

Komuna QytetarëtMblidhet tek qytetarët

Mblidhet n

ë

buxhet qendror

Kthehet tek

ko

munat

Kthehet tek qytetarët

Figura 4: Procesi i grumbullimit dhe shpërndarjes së tatimit në pronë në Kosovë

Pasi të mblidhet si e hyrë, tatimi në pronë derdhet në buxhetin e Kosovës. Më pas, kur bëhet ndarja buxhetore, Ministria e Financave, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, i kategorizon këto të hyra si të hyra të dedikuara dhe i transferon prapa tek komunat që t’i shfrytëzojnë në vitin pasues financiar. Si e hyrë e dedikuar, ajo nuk mund të kthehet më prapa në Qeverinë e Kosovës pavarësisht se a mbetet suficit apo jo, siç ndodhë për shembull me grantin qeveritar, të cilin komunat zakonisht nxitojnë ta shpenzojnë para fundit të vitit fiskal.

Me të njëjtën logjikë që një agjenci e pavarur ose institucion tjetër të mund të përdorë të hyrat që mbledh, paraprakisht duhet të ekzistoj baza ligjore për këtë. Nëse një ligj e përcakton se fondet e mbledhura ose të pranuara nga një agjenci e pavarur ose një gjykatë duhet të shfrytë-zohen ekskluzivisht nga ajo agjenci e pavarur ose gjykatë, atëherë ato fonde janë të ardhura të dedikuara të asaj agjencie të pavarur ose gjykate. Pra, sistemi i menaxhimit të financave publike në Kosovë është një sistem i centralizuar ku fjalën kryesore e ka Ministria e Financave përmes procesit të hartimit të buxhetit vjetor dhe kornizës afatmesme të shpenzimeve, si dhe alokimit të mjeteve me rastin e ndarjes së buxhetit. Vetëm të hyrat e dedikuara të cilat ja-në të definuara me ligj, siç është rasti i tatimit në pronë, i kthehen institucionit që i ka mble-dhur ato. Të gjitha mjetet e tjera mblidhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe trajto-hen si të hyra të rregullta.

Page 10: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

9

Ashtu siç është sqaruar tashmë, taksat e dedikuara duhet të mbulojnë koston e shërbimit të caktuar dhe niveli i saj duhet të indeksohet varësisht nga shpenzimet e kostos së atij shërbimi. Megjithatë, për shkak të sistemit të centralizuar të mbledhjes së parasë publike, jo gjithmonë respektohet parimi i ekuivalentit. Në këtë rast, taksat rrugore dhe ekologjike merren për një qëllim të caktuar, por shpërndahen në sektor të ndryshëm dhe mbulojnë një pjesë tjetër të shpenzimeve shtetërore.

Ka raste kur institucioni ose agjencia shtetërore mbledh një taksë për një shërbim të caktuar, por që i gjithë buxheti i asaj agjencie është jo më shumë sesa gjysma e shumës së inkasuar. Në bazë të Ligjit për Aviacionin Civil të Republikës së Kosovës, Autoriteti ka përgjegjësinë për përcaktimin dhe mbledhjen e taksave. Sipas vendimit të AAC, është miratuar Rregullorja 03/2015 për Tarifat e Aeroportit. Në bazë të kësaj rregulloreje, standardet e cilësisë janë ndër parimet themelore të vendosjes së tarifave. Tarifa e sigurisë prej 2 € për person, ka arritur të mbledhë 1,359,146.00 € ndërkohë që buxheti i tërësishëm i Autoritetit i miratuar nga Qeveria e Kosovës është 841,375.00 €. Kjo diferencë në mes të shërbimit të ofruar dhe taksës së marrë është edhe më e madhe në vitet paraprake sesa në vitin 2014 për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve për 14% në krahasim me vitin 2013 (1,628,678). Tarifa (taksa) e sigurisë nuk trajtohet si një e hyrë e dedikuar në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe si e tillë më shumë se gjysma e saj i kthehet Qeverisë dhe shpërndahet diku tjetër.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2008), LigjiNr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, neni 64, pika 2, i qasshëm në http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2524, (qasur në qershor, 2015)Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2012), Ligji Nr. 04/L-117 për Taksën Rrugore dhe Ekologjike

13

14

Figura 6: Të hyrat e mbledhura nga taksa e sigurisë dhe buxheti i tërësishëm i AAC

€ 1,800,000.00

€ 1,600,000.00

€ 1,400,000.00

€ 1,200.000.00

€ 1,000,000.00

€ 800,000.00

€ 600,000.00

€ 200,000.00

€ -

2012

Taksa e mbledhur Buxheti AAC

2013 2014

Page 11: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

10

Ashtu siç vërehet në grafikun më lartë, vit pas viti, buxheti i alokuar për ACC është i barabartë me pothuajse gjysmën e shumës së inkasuar nga tarifa e përcaktuar. Kjo na bën të kuptojmë që kostoja e ofrimit të shërbimit për të cilin është përcaktuar tarifa e sigurisë, është më e ultë se çka është paraparë. Më këtë rast, ACC do të duhej të rishqyrtonte nivelin e tarifës së përcaktuar dhe të konsiderojë zbritjen e saj në përputhje me shumën e shpenzimeve të para-para.

Në anën tjetër e kemi rastin e taksës rrugore dhe ekologjike, të rregulluara me ligj veçantë. Ligji Nr. 04/L-117 për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve i ka vendosur këto dy taksa, të cilat përveç se mbajnë emërtimin si taksë ato kanë karakter të tatimit sepse shkojnë drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës. Sipas Nenit 5 të Ligjit për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve, inkasimi i kësaj takse për automjete vendore bëhet nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me rastin e regjistrimit vjetor të automjetit. Përderisa, për veturat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, Neni 6 përcakton që inkasimi bëhet me rastin e kalimit të automjetit në kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës, apo në ndo-një moment tjetër kohor të përcaktuar nga Ministri i Financave përmes akteve nënligjore.Sipas këtij ligji, këto taksa nuk janë të hyra të dedikuara dhe derdhen drejtpërdrejt në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Edhe pse taksa mblidhet për një qëllim të caktuar, ajo trajtohet si e hyrë e rregullt në buxhetin e Kosovës dhe jo domosdoshmërisht përdoret për qëllimin për të cilin është mbledhur.

Edhe përkundër faktit që, ashtu siç është e cekur në Nenin 1.2 të po të njëjtit Ligj, taksa ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit, Ligji më tutje specifikon që të hyrat nga kjo taksë duhet të derdhen në buxhetin e Kosovës.

41023102

€ 3,500,000

€ 3,000,000

€ 2,500,000

€ 2,000,000

€ 1,500,000

€ 1,000,000

€ 500,000

€ 0

Taksa ekologjike Buxheti për mjedisin

Figura 8: Buxheti për Departamentin e Mjedisit në kuadër të MMPH

Page 12: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

11

Njëjtë si me rastin paraprak, shohim një disproporcion tejet të madh në mes të shumës së inkasuar dhe mjeteve të alokuara për mbrojtjen e ambientit në kuadër të buxhetit total të Kosovës. Taksa parimisht është paraparë të dedikohet për ngritjen e cilësisë së mbro-jtjes së ambientit, mirëpo, në bazë të grafikut më lartë, ne shohim që një gjë e tillë nuk qën-dron.

Përkundër faktit që Kosova po ballafaqohet me sfida serioze në fushën e mbrojtjes së am-bientit, nga buxheti total për mbrojtjen e mjedisit nuk shpenzohen më shumë se 0.15% (2014). Për më tepër, kjo po ndodh kur burimi për këtë qëllim është tashmë i siguruar përmes taksës ekologjike, mirëpo, e cila po shfrytëzohet për qëllime tjera. Ky fenomen bëhet edhe më brengosës kur e vështrojmë nga aspekti i barrës sociale dhe ekonomike. Përkundër gjendjes së vështirë ekonomike të qytetarëve të Kosovës, ata po mbingarkohen me taksa të cilat parimisht justifikohen që do të përdorën më një qëllim të caktuar, por të cilat përfundimisht përfundojnë në mëshirën e Qeverisë për t’i destinuar ata aty ku kanë më shumë nevojë për të mbuluar mungesat buxhetore.

Në të dy rastet, taksa është mbledhur si e dedikuar për një shërbim të caktuar, por nuk është trajtuar si e tillë. Rrjedhimisht, me këto shembuj dëshmohet mosrespektimi i parimit të ekuiv-alentit e si përfundim këto taksa i ngarkojnë edhe më shumë xhepat e qytetarëve.

Page 13: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

Përfundime

1. Qeveria e Republikës së Kosovës mbledh taksa në emër të të hyrave të dedikuara, dhe pastaj ato nuk i shpenzon për qëllimin fillestar për të cilat janë dedikuar. Shembulli i Taksës ekologjike si dhe rasti i Tarifës së sigurisë të AAC, paraqesin vetëm dy raste të mbledhjes së taksave të dedikuara, të cilat nuk trajtohen si të hyra të dedikuara, por si të rregullta. Mbledhja e të hyrave si taksa dhe trajtimi i tyre si tatim është në kundër-shtim me parimet e vendosjes së taksave që ka për pasojë mungesën e informimit të qytetarëve dhe rritjen e pakontrolluar të shpenzimeve dhe të qeverisë.

2. Baza e tanishme ligjore për menaxhimin e financave publike është e centralizuar dhe si i tillë sistemi është më pak fleksibil dhe nuk i përgjigjet nevojës reale dhe shpenzi-meve. Baza ligjore e bënë Ministrinë e Financave përgjegjëse për të gjitha ndarjet bux-hetore dhe vetëm një kategori shumë e vogël e të hyrave konsiderohet si e hyrë e dedi-kuar siç është shembulli i tatimit në pronë që e mbledhin komunat.

3. Parimet e vendosjes së taksave mundësojnë që ato të jenë ekuivalente me shërbimin e ofruar, të jenë të ligjshme dhe të aplikohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Parimet e tilla juridike nuk mund të zbatohen me sistemin aktual të menaxhimit të financave publike në Kosovë. Kjo pasi nuk po ofrohen taksa ekuivalente me shërbimin e ofruar apo me shpenzimet që ka shteti për një shërbim të caktuar.

4. Karakteri i centralizuar i mbledhjes së të hyrave të shtetit dhe rishpërndarja e buxhet-it ka krijuar një sistem që e bënë të vështirë funksionimin e organizatave buxhetore që janë ligjërisht të pavarura.

12

Page 14: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

13

Rekomandime

1. Sistemi i menaxhimit të financave publike, në pjesën e të hyrave, të sigurojë që qëlli-met e mbledhjes së një takse dhe shpenzimet të përputhen. Kjo mund të bëhet përmes ndryshimit të karakterit qendror të mbledhjes së të hyrave.

2. Taksat e dedikuara të trajtohen në kategorinë e të hyrave të dedikuara me automa-tizëm. Kjo sepse nëse një taksë është arsyetuar me një shpenzim të caktuar, ajo duhet tërësisht të përdoret për atë qëllim. Siç u pa, jo të gjitha të hyrat që mblidhen si të dedi-kuara konsiderohen të tilla në procesin e hartimit të buxhetit.

3. Të respektohet parimi i ekuivalentit me rastin e mbledhjes së taksave të dedikuara. Qytetarët nuk mund të paguajnë më shumë taksë nëse shpenzimet për shërbimin publik janë dukshëm më të ulta se aq. Sistemi i vendosjes së taksave, mbledhjes së tyre dhe rialokimit të tyre duhet të jetë më fleksibil dhe të reagojë me efikasitet ndaj diferencave në secilën.

4. Zbatimi dhe respektimi i taksave të dedikuara në pajtim me parimet e aplikimit të tyre do t’i ndihmonte vendit që të sigurohen burime të qëndrueshme dhe të besueshme për-financim të projekteve që janë në përputhje me objektivat qeveritare. Kjo sepse do të mundësonte vetë qëndrueshmërinë e një numri të organizatave buxhetore që do të funk-siononin si fonde të ndara dhe të pavarura nga ndarja vjetore e buxhetit. Shembull i tillë mund të ishte Fondi për Efiçiencën e Energjisë që do të mblidhte të hyra në pajtim me politikat qeveritare dhe do të menaxhonte shpenzimin e plotë të tyre për qëllimet për të cilat janë mbledhur, respektivisht për investime në Efiçiencë të Energjisë.

Page 15: Analizë e politikave Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po ...indep.info/wp-content/uploads/publikimet_sq/Analizë e politikave... · tatimet ndahen në dy grupe, në ato direkte,

14