discover albania · per ne eshte mjaft e rëndësishme ruajtja e turizmit të vazhdueshëm, është...
Post on 19-Sep-2019
4 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Rreth Nesh
Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh
me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të afroheshin më shumë
me natyrën. Udhëtimet e para kanë qenë në fshatrat prane tiranes dhe me pas filluam me
organizimet ne kampingun ne plazhin e Jalit, si dhe kamping në gjire të tjera të panjohura
në zonën përreth Dhërmiut dhe Jalit.
Që nga data e krijimit kemi pasur më shumë se 38,000 mijë turistë të cilët kanë udhëtuar
me ne. Në gjithë këto vite eksperiencë ne kemi krijuar një strukturë të fortë, inovative dhe
gjithëpërfshirëse për udhëtimet në trevat shqipfolëse duke u njohur kështu si kompania
lider për udhëtimet turistike krijuar nga shqiptarët për Shqipërinë.
Tre Ishujt | Ksamil, Sarande
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Misioni
Klubi Discover Albania u krijua me misionin e vetëm të zbulojmë Shqipërinë duke rritur
interesin e shoqërisë ta eksplorojnë atë. Ajo çfarë ne bëjmë është garantimi i mundësive
më të lehta për të vizituar vënde të cilat janë të veshtira për t’u arritur, gjithashtu edukimi
drejt respektimit dhe bashkëjetesës me natyrën. Përpos synojmë të nxjerrim në pah vlerat
dhe traditat shqiptare dhe të promovojmë turizmin vendas.
Qëllimi ynë është që çdo vizitor të ndjehet si në shtepinë e tij gjatë kohës që udhëton me
ne, të ndjehet i lirë të veprojë e të eksplorojë ashtu sic dëshironte të bënte në vendin e tij.
Ne jemi të motivuar të plotesojmë pritshmëritë e pjesëmarrësve, duke e kthyer kështu
udhëtimin në një aventurë të përbashkët, prandaj dhe motoja e kompanisë sonë është
“Discovering Together”.
Skaf duke valezuar | Dhermi, Vlore
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Vizioni
Ne besojme që Shqipëria është një vend me potencial të madh në industrinë e turizmit, por
ndryshe nga masa ne mendojmë që pika e fortë është turizmi i eksperiencës, turizmi i
vlerave, i emocioneve.
Vizioni ynë është që ti qëndrojmë sa më pranë kësaj filozofi duke mos u ndalur vetëm tek
materia por duke shkuar më thellë. Në fokusin tonë është që turistët që vizitojnë
Shqipërinë jo vetëm ta shohin atë si natyrë, të kuptojnë se pse kemi këto zakone dhe
tradita, pse mendojmë dhe veprojmë kështu. Ne punojme që turistët tanë të largohen me
një emocion pozitiv nga shqipëria dhe jo vetëm me disa foto të bukura.
Per ne eshte mjaft e rëndësishme ruajtja e turizmit të vazhdueshëm, është e rëndësishme
mbrojtja e komunitetit, respektimi i vlerave të tyre, prandaj kujdesemi që të bëjmë një
shpërndarje të moderuar dhe të promovojmë destinacionet që kanë më tepër impakt. Ne
besojme që një destinacion që ka më shume turist se banorë vendas nuk është më një
destinacion turistik, është një vend komercial ku stë mbetet gjë tjetër vecse të shkrepësh
një foto.
Shqipëria është aq e bukur sa smund të jetë vetëm një objekt për tu fotografuar, shqipëria
duhet jetuar dhe duhet shijuar, turistët duhet ta ndjejnë emocionin dhe dashurinë që
është në këtë vend.
Momente gjatë udhëtimit| Valbone, Tropojë
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Pse Discover Albania
Duke i qëndruar strikt misionit dhe vizionit tonë, e përforcuar kjo edhe me vitet e
eksperiencës që ka ardhur natyrshëm dhe gradualisht na bën që të kemi ekipin më të mirë
në këtë industri.
Për të arritur ketë ne jemi fokusuar në 3 pika kyçe të shërbimit tonë: përmbushja e
kënaqësisë së klientëve, motivimi i stafit dhe përgatitjen e tureve sa më kreative.
Në gjithë këta vite eksperiencë ne kemi krijuar strukturën më të fortë, më inovative dhe
eksperte rreth udhëtimit në Shqipëri.
Pika jonë e fortë është devotshmëria dhe informacioni, ne kemi një staf dhe
bashkepunëtorë te motivuar të ofrojnë një udhëtim fantastik. Partnerët tanë janë serioz
dhe më të mirët në zonën në të cilën ne operojmë. Guidat tona janë imazhi ynë më i mire
profesional, të sjellshëm, te gjindshëm dhe mi të gjitha të buzëqeshur.
Ne ndihemi me fat që operojmë në Shqipëri, në nje shtet të bekuar nga zoti e fatkeqësisht
të paeksploruar nga bota. Nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje Shqipëria është mes
vendeve më të bukura që duhet të vizitosh. Çdo vit është vendosur në top listën e vendeve
që duhen visituar, nga organizata të ndryshme si “Lonely Planet” etc.
Liqeni i Bovillës| Qafshtamë, Krujë
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Zgjidhni një tour operator tek i cili keni besim. Ne ditët e sotme koha vërtet është e artë,
pas vendimit që të bëni një udhëtim qëndrojnë shumë çështje pas, si lejet nga puna,
qëndrimi larg vendimmarrjeve të ndryshme që kërkojnë mendimin tuaj, larg personave për
të cilët duhet të kujdeseni, vlera monetare e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto do
behen të padukshme vetëm në raste se udhëtimi vërtet ka qenë nje sukses.
Kurseni kohë dhe mund. Ashtu si përmendëm më lartë koha është një luks të cilin jo të
gjithë e zotërojnë. Të planifikosh një udhëtim dukë perfshirë rezervimet, itinerarin,
përdorimin e hartës për të gjetur shtigjet, do ju kërkoje shumë kohë dhe mund, dhe
ndoshta nuk do arrini ti vizitoni të gjitha vëndet që dëshironi.
Relaksohuni dhe pushoni. Pushimet nuk do të ishin të tilla nëse do të duhet të kujdeseni
gjithmonë për logjistikën. Një organizim jo i mirë do prishte gjithçka. Ne ju garantojmë se
kujdesi yne është deri në detaje. Ndaj nuk do keni nevojë të shqetësoheni për asgjë, vetëm
relaksohuni dhe shijoni pushimet.
Stafi ynë është i shoqërueshëm dhe i mirëinformuar Guidat janë fytyra jonë dhe ata të cilët
na prezantojnë në mënyrë dinjitoze. Zotërues të cilësive të nevojshme për ta bërë një
udhëtim të bukur, të gjindshëm për çdo nevojë tuajën, pozitivë në çdo situatë gjithashtu të
aftë për të prezantuar Shqipërinë. Udhërrëfyesit tanë janë të liçensuar dhe të pajisur me
çertifikatën e ndihmës së parë për të garantuar sigurinë tuaj.
Të udhëtosh vetëm nuk do të jetë e mërzitshme Shpeshherë ndodh që nuk mund të gjeni
një shok i cili ka të njëjten dëshirë dhe mundësi të udhëtojë në vende të reja, kjo nuk do të
jetë një problem nëse udhëtoni me ne. Udhëtimi në grup dhe atmosfera që krijohet e bëjnë
më të lehtë shoqërizimin dhe njohjen me njerëz të rinj, dita do të jetë e mbushur me
aktivitete gjithpërfshirëse dhe argëtuese.
Aktivitetet dhe ekskursionet Ne organizojmë udhëtime të ndryshme në varësi të përgatitjes
fizike, fakti që nuk keni shkuar më parë në mal nuk duhet t’ju pengojë të udhëtoni me ne,
përkundrazi ne do ju ndihmojmë të përgatisni veten tuaj për të pushtuar edhe majat më të
larta të Shqipërisë. Nga ne do keni mbështetjen e nevojme për eksperiencat tuaja të para
në hiking.
Legjitimiteti Klubi Discover Albania është tour operator i liçensuar nga autoritetet
kombëtare dhe anëtar i ATA.
Gjejmë rastin këtu të falenderojmë të gjithë ata që kanë udhëtuar me ne dhe që na kanë
besuar pushimet e tyre duke pritur cilësi dhe siguri përgjatë gjithë udhëtimit.
Falenderojmë partnerët tanë dhe stafin tonë.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Profili i Kompanisë
Emri i kompanisë
Emri në treg
Themeluar
NIPT
Tur Operator
Nr.Liçencës
Çmimet kryesore
Panairet kryesore :
Albania Social Club
Discover Albania
14 Mars 2007
L52401017I
LN-4469-02-2018
Destinacionet më të mira 2014, nga “Travel
Magazine”
Destinacionet më të mira 2015, nga “Travel
Magazine”
Destinacionet më të mira 2016, nga “Travel
Magazine”
Destinacionet më të mira 2017, nga “Travel
Magazine”
Best guide of the Year 2016
Most reviewe Company of the Year 2017
1-International Tourisms Berlin
2-Kosovo International Fair – CEO
3-Albania International Fair –ATA
4-Utrecht Adventure International Fair
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Profili i Kompanisë ( vazhdimi )
Anëtaresuar:
Evente
Organizator
Partner
Pjesmerres
Partner
Shtrirja Gjeografike
Filiale/Partner
Adresa
Mob
Web
Youtube
Agjensia Nacionale E Turizmit – Shqiperi
Shoqata Slow Food ne Shqiperi
Shoqata e Eko Turizmit
Agjensia e mbrojtjes se natyres
#Di1Vend (www.di1vend.com)
South Outdoor Festival (South.al)
Clean Albania for one Day
Kala (kala.al)
Shqipëri, Kosovë, Mali zi, Maqedoni
Kosovë, Maqedoni, Zvicer, Hungari, Portugali
Rr. Myslym Shyri P.24 sh1/4, Tiranë, Shqipëri
+355694040333
info@discoveralbania.al
discoveralbania.al
Klubi Discover Albania
discover_albania_club
Discover Albania
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Shërbimet
1.Ture
Ne organizojmë më tepër se 40 Kategori udhëtimesh, të ndara sipas kategorive
Kulturë, Aventurë ose katogoria jonë e preferuar “Emocione” që është një
mishele e zgjedhur për shqiperinë tonë të bukur. Gjithashtu një tjetër ndarje
është ne disiplina si Hiking, Biking, sporte të tjera dhe sipas shtrirjes, jug-veri,
Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi ose në Ballkan. Nga turet mund të themi
që suksesi jonë janë Grand Tour of Albania, North Tour and South Tour, nga
ku shpeshherë kemi marrë edhe cmime për këto ture.
Kur disenjojmë një tur, kujdesemi që ky tur të ketë kombinimin më të mirë të
mundur të kohës, duke qenë se në Shqipëri megjithëse distancat janë të afërta,
infrastruktura të merr më tepër kohë se sa duhet. Gjithashtu kujdesemi që ky
tour të jetë i bukur edhe për vetë shqipëtarët çka do të thotë që e vemë theksin
tek ato vende që kanë vërtet dicka për të parë.
Peisazh nga Kisha e Thethit| Theth, Shkodër
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
2. Team Building.
Një tjetër disiplinë e jona ku jemi mjaft të fokusuar janë dhe teambuilding. Ne organizojmë
udhëtime me aktivitete teambuilding në të cilat marrin pjesë 70% e kompanive të cilat
organizojnë evente të tilla me stafet e tyre. Në këtë disiplinë kemi më tepër se 5 Vjet që
kemi hyrë dhe për momentin mbajmë kryesimin. Kjo falë nje stafi të specializuar i cili që të
jemi opsioni më i mirë.
3. PR dhe konsulencë në industrinë e turizmit.
Fal eksperiencës të gjatë në treg dhe dashurisë së madhe që kemi për Shqipërinë tonë të
bukur në këto vite jemi fokusuar edhe në një tjetër dimension siç është ai i krijimit të
eventeve dhe bashkëpunimin me partnerë të tjerë për promovimin e Shqipërise. Event të
pervitshëm në Dhërmi që është quajtur KALA, #di1Vend është një tjetër event i madh në
shqipëri për promovimin e zonave të ndryshme që është një nismë e “Discover Albania”,
“South Outdoor festival” e shumë të tjera janë pjesë e CV tonë.
Kalaja e Porto Palermos| Porto Palermo, Himarë
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Vlerësimi dhe studimet.
Sic është përmendur edhe më sipër në fokusin tonë ka qenë kënaqësia e klientëve, falë
kësaj kemi arritur që të kemi vlerësimin më të madh me 4.8 nga 5 ne 1376 review që
klientët tanë kanë bërë.
Lumi Valbonës| Valbone, Tropojë
93%
4% 2%
5 Stars
4 Stars
3 Stars
2 Stars
1 Star
Në një shkallë vlersimi nga 1 Yll ne 5 Yje, ku 5
është shumë mirë dhe 1 është keq, në kemi
marrë me tepër se 93% vlerësime me 5 Yje, ose
1,284 pjesmarrës që na kanë vlerësuar me 5 yje.
Ne kemi vetëm 2.5 % të pjesmarrësve që na kanë
vlerësuar me më pak se 4 Yje ose 37 Pjesmarrës.
Klientët tanë na vlerësojnë çdo ditë për
performancën tonë, këto rezultatet janë 84% nga
faqja jonë në facebook, 9 % nga Google, 5% nga
Trip Adviser dhe pjesa tjeter nga webi dhe
kanale te tjera komunikimi.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Përvec review ne kemi berë edhe pyetsorë përsa i përket performancës sonë. Në 5 vitet e
fundit rezulatet e pyetsoreve, ku të anketuar janë më tepër se 1200 pjesmarrës janë si më
poshtë:
3.6%
95.3% 1.1%
13.5%
86.4%
0.1%
94.2% 2.1%
4.7%
Sa I
kën
aqu
r je
ni n
ga
ako
mo
dim
i?
Sa I
kë
naq
ur
jen
i nga
tr
ansp
ort
i?
Sa I
kën
aqu
r je
ni n
ga
ush
qim
i ?
Sa I
kën
aqu
r je
ni n
ga
ud
hër
rëfy
esi?
Overall, are you happy from the trip?
Very Good Good fair poor N/A
98.4%
1.4%
0.2%
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Marrëdheniet me Publikun
Mënyra që ne kemi zgjedhur të paraqitemi tek publiku është nëpërmjet platformave online,
rrjeteve sociale duke përmendur faqen e web-it, Instagram, kanali në Youtube dhe një
vëmendje të veçantë merr Facebook.
Të gjitha programet dhe aktivitetet tona shpalosen ne këto rrjete, ku secila prej tyre ka një
axhendë e cila duhet të ndiqet. Publikimet tona nuk lidhen vetëm me produktet që shesim,
por edhe me edukimin dhe informimin e publikut për zonat e Shqipërise, kuriozitete rreth
tyre e në të njëjtën kohë nxitja e tyre për të bërë sa më shumë aktivitete në natyrë, kjo
nëpermjet artikujve të ndryshëm motivues dhe studimeve shëndetësore.
Liqeni I Komanit| Koman
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Marrëdhënia me mjedisin
Dukeqenëse ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin dhe në bashkëveprim të
vazhdueshëm me të, ndikimi ynë është shumë i dukshëm. Për ketë arsye kemi politika të
cilat kontribuojnë në pasjen e një mjedisi sa më të pastër.
Për ketë arsye ne kemi hartuar “Kodin e Përkujdesjes Mjedisore” në të cilin përfshihen 6
pika:
Mos ndotni lumenjtë apo burimet ujore. Në fshatra lumenje apo burimet ujore janë
mënyra kryesore për të marre ujë, nëse i ndotim ato me mbetjet tona atëhere ai nga një ujë
i pijshëm dhe i shëndetshëm kthehet në ujë të ndotur.
Kujdes kur ndizni zjarr. Pasojat e lënies së zjarrit ndezur në një vend me shumë pyje janë
të mëdha, gjithmonë kujdesuni që ta shuani mirë ate pasi largoheni.
Kujdesuni për mbetjet. Mos lini asnjeherë pas plera jo organike mbjini ato me vete derisa
të gjeni një vend të përcaktuar për plehrat.
Beni kamping pa ndotur. Pas një kampingu disa ditorë plehrat që krijohen janë të shumta,
djegia e tyre nuk është zgjidhje, plastika asnjëherë nuk duhet djegur pasi prodhojnë gase
të dëmshme.
Mbroni bimët dhe kafshët. Në shumë zona të Shqipërisë rriten bimë apo kafshë të cilat
janë në rezik zhdukjeje. Përgjatë çdo aktiviteti në natyrë sigurohuni që mos të demtoni
habitatin e tyre.
Kini konsideratë për të tjerët pas jush. Ju nuk jeni vizitorët e vetëm pas jush ka shumë të
tjerë, sigurohuni që mos të dëmtoni shtegun apo ta bllokoni atë ne çfarëdo mënyre.
Një politikë tjetër e kompanisë është edhe përdorimi sa më i reduktuar i plastikës duke e
zevendesuar atë me qelqin apo pelhurat. Shumë shpejtë kemi në plan nxitjen e përdorimit
sa më të reduktuar të letres dhe riciklimit të saj.
Discover Albania gjithashtu ka qenë pjesë aktive e nismave për mbrojtjen e ambjentit si
pastrimin e Kepit te Rodonit, Parkut Kombëtar të Qafshtamës aksionet për mbjelljen e
pemëve në Lurë, ndër të tjëra dhe nisma për të mbjellur një pemë për çdo turist që ka
vizitura Lurën me Discover Albania.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Portofoli i klientëve
Gjatë kësaj eksperience kemi patur fati që të kemi një portofol klientësh nga më
prestigjozët, duke na mundësuar që çdo herë të mësojmë me shume për një shërbim sa më
cilësor në këtë industri.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Programet speciale dhe eventet
#DiNjëVënd
#Dinjëvend është një aktivitet i cili mori jetë verën e vitit 2017 me aktivitetin e zhvilluar në
Kepin e Rodonit ku rreth 2000 të rinj morën pjesë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive
dhe të aventurës dhe rreth 500 prej këtyre kaluan natën në kampingun e përgatitur dhe
organizuar në plazh.
Ishte një aktivitet i konceptuar si një festë e madhe në natyrë, që zgjati dy ditë e një natë,
pikërisht në datat 25 dhe 26 Gusht, ku organizatorët ftuan edhe kompani të tjera që
ushtrojnë aktivitetin e tyre me sporte në natyrë, që festa të bëhej sa më e larmishme dhe
interesante.
Tashmë është një nismë të cilën do e vazhdojmë çdo vit për të promovuar zona të
panjohura të Shqipërisë.
Kjo nismë ka ardhur si rezultat i një pervoje dhe eksperience gati 10 – vjeçare në
industrinë e turizmit dhe më specifikisht në sektorin e aventurës, e cila do të vazhdojë me
organizimin e aktiviteteve çdo vit duke promovuar zona turistike me potencial dhe pak të
njoura në publikun e gjerë.
Kepi Rodonit| Durrës
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
#Kala Event
Kala është një event turistik dhe festival i cili organiaohet në jugun e Shqipërisë nga
“Mainstage Travel”. Është një aktivitet i konceptuar mbi muzikën, aktivitet e aventurës
dhe kulinarinë e zonës së Dhërmiut. Pjesmarrja do të jetë rreth 2000-2500 turist nga
Britania dhe vende të europës perëndimore. Ky aktivitet zhvillohet nga data 20-27 qershor
2018.
Eventi do të organizohetçdo vit duke filluar nga 2018 në zonës e Dhërmiut, por duke parë
mundësinë edhe në zonat e tjera përreth me qëllim promovimin e jugut të Shqipërisë në
tragjet turistike të europës perëndimore.
Discover Albania është partner i #Kala event.
Peisazh| Dhërmi, Vlorë
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Marrëdhënia me mediat
Fal përpjekjeve tona për të promovuar shqipërinë duke qenë një biznes mjaft social me
komunitetin, kemi qenë të ftuar në misione të ndryshme si: “Opinion”; “Pasdite ne Top
Channel”; “Pasdite me Rudinën”; “Wake up”; “Mirëmëngjes Shqipëri”; “Radio Travel”, “UTV
news” etj, ku kemi folur per destinacionet më trend, turizmi ne Shqipëri, guidat turistike
etj.
Këtu do të veçojmë “Opinion” ku kemi qenë pjesë e këtij emisioni për të folur për turizmin
ne shqipëri te mirat dhe cfarë duhet regulluar akoma, përsa i përket turizmit.
Gjithashtu “Revista Travel” në shumë numra të saj na ka dedikuar artikuj të ndryshëm
shpeshherë edhe kryartikuj dhe kopertina. Njëra prej të cilave ishte edhe numri 24 i
Revistes i vitit 2017, i cili fliste për nismen #dinjevend si nisi dhe ajo çka u mor nga ky
aktivitet me përmasa të mëdha.
“Pasdite me Rudinën” kësaj rrathe të ftuar për të promovuar “Syrin e Ciklopit” një
destinacion fare pranë Tiranës ideali për kohë të nxehta.
“Mamas Trip” i cili është një emision që promovon vendet turistike. “Big Mama”,
prezantuesja e emisionit udhëton personalisht në këto zona duke dokumentuar historinë,
legjendat dhe bukuritë e Shqipërisë. Kësaj rradhe ajo zgjodhi Klubin Discover Albania për
një udhëtim në Valbonë.
Gjiri i Gramës| Karaburun, Vlorë
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Partnerët
Nëse në këto vite kemi patur nje eksperiencë për tu vlerësuar, kjo është edhe falë
partnerëve tanë me të cilët kemi bashkëpunuar. Gjatë të gjithë këtyre viteve ne jemi
mbështetur tek partnerët tanë për të patur një sukses në këtë histori. Falë tyre klientet
tanë janë edhe më të kënaqur.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Treguesit financiarë
Discover Albania ka një staf prej 28 personash të cilët punojnë full time dhe part time
duke kontribuar cdo dite ne rritjen e companise. Ne jemi shumë krenarë për këto
rezultate, e në të njëjtën kohë kemi disenjuar një plan 5 vjecar deri në 2022 që të
trefishojme këto tregues dukeqenë se tashmë jemi të fokusuar gjithnjë e më shumë ne
marketingun nderkombëtar me partnerë nga shtete të ndyshme.
*Turistet nga Kosova jane llogaritur si turiste vendas.
Përqindja e konsumatorëve tanë sipas kategorisë
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
80%
2007-2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Tours (Foreign) Weekend Daily
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Momentet kryesore
Themelimi Themeluar në 14 mars 2007, udhëtimi i parë ka qenë në malin e Dajtit
Jan 2007 Filloi te organizojë ture jo vetem një ditore, kryesisht në jug.
Shta 2007 Udhëtimet e para në Theth.
Shta 2008 Turi i parë me turistë të huaj nga USA të cilët realizuan turin 14 ditor ne
të gjithë Shqipërinë.
2010 Zgjeroi aktivitetin në Kosovë dhe në Maqedoni, ku në Kosovë krijoji dhe
një partneritet për të përfaqësuar këtë treg.
Shku 2012 Hapi një zyrë përfaqësie në qytetin e maqedonisë në tetovë me emrin
Klubi Discover Albania të perfaqësuar nga TDK Macedonia.
Tet 2014 Nga ky vit dhe në vitet në vazhdim u bë pjesë e shumë cmimeve fituese
nga revista Travel si destinacioni më i mirë i vitit e fituar për 4 vite
rradhazi.
Maj 2010 Foto e Discover Albania u përzgjodh në kopertinën e revistës Travel për
verën e vitit 2010 si dhe për udhërëfyesin e jugut.
Dhje 2012 Faqja e Facebook e Klubi Discover Albania arriti 120,000 Ndjekës, duke
shërbyer si mjeti ynë kryesore deri në këtë kohë i komunikimit dhe po në
këtë datë u hap edhe website i ri www.discoveralbania.al
Prill 2013 Realizojë një videopromocion për shqipërinë tonë të bukur kur mori më
tepër se 500,000 klikime në youtube.
Mars 2014 Mori pjesë në panairin e parë ndërkombetarë në Berlin “ITC berlin” dhe
më pas në shumë të tjera si Holland, Itali etj.
Maj 2014 Organizoi turin e parë nga shqiptarët për shqiptarët, i pari i cili ofrohet
për personat që jetojnë në shqipëri. Akoma mbetet turi me i mirë dhe
zgjedhja e parë për pushimet.
Qer 2015 Filloj të punojë edhe me turistët e huaj dhe të organizojë ture të plota
dhe paketa duke lidhur marëveshje me partner të ndryshëm në të gjitha
vendet.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Njihuni me stafin e “Discover Albania”.
Ne kemi kënaqësinë të punojmë me njerëz fantastik të cilët japin më të mirën e tyre për të bërë
çdo udhëtim të bukur. Ne besojmë se vlera e kompanisë është në duart e tyre, dhe janë
pikërisht ata të cilët e kanë sjell kompaninë ne këte fazë zhvillimi.
Këtu do të njiheni vetëm me nje pjesë të tyre.
Ismail J.Hoxha – C.E.O Themeluesi / Guidë
Themeloi Kompaninë në vitin 2007 dhe që atëhere ka qenë i përfshirë
në menyrë aktive tek “Discover Albania”, kryesisht me marëveshjet me
kompanitë e mëdha dhe planin strategjik te zhvillimit të biznesit.
Jetnor Selimaj – Koordinator Turi/Guidë
Jetnori ka 5 vite që i është bashkuar “Discover Albania”. Aq sa qëndron
në zyrë duke koordinuar turet po të njëjtën kohë shpenzon edhe duke
bërë atë të cilën do më shumë, të qëndrojë në natyrë e në shtigjet e
majave të Shqipërisë.
Marjana Çerekja – Tour Designer / Guidë
Pas detajeve të çdo turi dhe udhëtimi, qëndron Marjana, e cila
fokusohet tek përmbushja e kënaqësive të klientëve dhe tek
përmbushja e pritshmërive të tyre.
Discover Albania
info@discoveralbania.al • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania
Alban Jovani – PR / Guidë
Kur vjen puna tek PR dhe marketingu kemi Albanin i cili është shumë i
lidhur me kompaninë dhe ai i cili mund ta transmetojë filozofinë tone tek
publiku.
Albiona Muçoimaj – Tour Lider / Guidë
Kur kemi të bëjmë gjithmonë me situata të vështira ne kemi Albionën.
Egerin Braçe – Përgjegjësi i dy rrotakëve/ Guidë
Gjithkund në Tiranë mund të gjeni Egerinin me biçikletën e tij i cili është
gjithmonë duke gjetur shtigje të reja. Në çdo tur me biçikleta ai është në
krye për aventurën e rradhës.
Fatjon Kapllanaj – Pergjegjësi i Videove dhe Fotografisë
Fatjoni është ai i cili mund ti tregoj njerëzve eksperiencën e të
udhëtuarit me ne. Videot, fotot dhe shkrepjet më të bukura të
Shqipërisë tone janë bërë nga ai.
top related