albaniabet news - albet.do.am filefaqe 2 albaniabet news zarfet me cv po shtohen e po bëhen mal në...

12
E Premte 15 Tetor 2011 Nr 9 (98 ) Sportive Informuese Cmimi: Falas (Free) AlbaniaBet News Botues /Drejtor : E. Sinani Kryeredaktor : E. Jacaj E-mail : albaniabet @ yahoo . com Website: www. albet . do . am Milan, vetëm fitore ndaj Palermos Seria A Lutaj i qete, sheh nje Flamurtat tejet te motivuar Super Liga Ferguson kërkon nga fansat respekt në Liverpool Premier Liga Presidenti Zeqo: Besoj te trajnieri Levi Shqipëria, më e pa disiplinuara Eto’o nuk rikthehet te Interi Kasano gati ndaj Palermos Messi kyçet në kabinën e avionit Guardiola nuk heq dorë nga Cole Bundesliga shume kontrata per t’u rinovuar Dy kosovarë realizojnë për Zvicrën Tifozet pozojnë nudo për të shpëtuar skudrën e tyre Befason Kuzhe: Duka më ka ofruar rinovim, unë po mendohem! Roberto Baggio, trajner në Serie A

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

E Premte 15 Tetor 2011 Nr 9 (98 ) Sportive Informuese Cmimi: Falas (Free)

AlbaniaBet NewsBotues /Drejtor : E. Sinani Kryeredaktor : E. Jacaj E-mail : albaniabet @ yahoo . com Website: www. albet . do . am

Milan, vetëm fitorendaj Palermos

Seria A

Lutaj i qete, shehnje Flamurtattejet te motivuar

Super Liga

Ferguson kërkon ngafansat respekt në

Liverpool

Premier Liga

PresidentiZeqo: Besojte trajnieri

Levi

Shqipëria,më e pa

disiplinuara

Eto’o nukrikthehet te

Interi

Kasano gatindaj

Palermos

Messi kyçetnë kabinëne avionit

Guardiolanuk heqdorë nga

Cole

Bundesligashume kontrataper t’u rinovuar

Dy kosovarërealizojnëpër Zvicrën

Tifozet pozojnë nudo për tëshpëtuar skudrën e tyre

Befason Kuzhe: Duka më kaofruar rinovim, unë po

mendohem!

RobertoBaggio,

trajner nëSerie A

Page 2: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Faqe 2 ALBANIABET NEWS

Zarfet me CV po shtohen e po bëhenmal në zyrat e Federatës Shqiptare tëFutbollit (FSHF) dhe presidenti do tëduhet të lodhet ca derisa t’i shqyrtojëtë gjitha. Posti i kombëtares kuqezilakmohet tej mase, ndërsa ështëpikërisht një periudhë kur mund tëndodhë “revolucioni”, por pragu ivendosur nga Duka është dita e hënë,ditë kur do të ketë një mbledhje tëKomitetit Ekzekutiv të FSHF-së dheku presidenti do të këshillohet me

forumin e lartë.Vetëm pas të hënës mund të bëhethapi i dytë dhe ky hap do të jetë bisedame Josip Kuzhen, trajnerin aktual.Burime në Federatë bëjnë me dije sekroatit i është lënë një pikëpjekje samë shpejt dhe se do të jetë një bisedëme propozime nga të dyja palët.A do të rinovohet apo jo me Kuzhenkjo mbetet të shihet dhe do të varetnga analiza që do t’i bëhet dy vjetëve tëpunës së tij, nga objektivat që do tëvendosen në tavolinë, por padyshimdhe fuqimisht nga ana financiare, pasipër 2 vitet e ardhshme, FSHF nuk dotë përfitojë të ardhura të larta nga edrejta televizive e ndeshjeve të ekipitkombëtar në kampionatin botëror tëvitit 2014.Vetë kroati ka deklaruar për “JutarnjiList” se ka marrë ofertë nga shqiptarët,ka shtuar se ndihet disi i pafuqishëmpër të vazhduar dhe se do të donte njëdetyrë klubi, por se nuk dëshiron t’ithotë “jo” punëdhënësve, edhe për

shkak të kujdesit që treguan për të,gjatë sëmundjes që pati.Përtej Kuzhes, kandidaturat janë tëshumta dhe po vazhdojnë të shtohen.Në dyert e Federatës kanë trokiturmjaft trajnerë, që flasin shqip, anglishtapo gjuhë të tjera, ndërsa ka nga ata qëjanë shkarkuar nga detyra edhe vetëmpara dy muajve.Një prej tyre është edhe ZllatkoKranjçar, patrioti kroat i Kuzhes, ishkarkuar nga Mali i Zi vetëm pak javëmë parë, pikërisht më 2 shtator të këtijviti, pas humbjeve 2-3 ndaj Shqipërisënë Shkodër dhe 2-1 në Uells. Ndërkaq, ipërmenduri nga mediat, Ervin Koeman,ka nisur punën si trajner i Utrehtit nëHolandë, ndërsa për Dukën pak rëndësika nëse trajneri do të jetë shqiptar apo ihuaj. Sipas burimeve në Federatë,presidenti kërkon që ky institucion tëjetë sa më i fuqishëm, i pavarur dhe imbështetur.

Kontrata me Kuzhen, Duka ka si afat ditën e hënë

Befason Kuzhe: Duka më ka ofruar rinovim, unë po mendohem!

Josip Kuzhe, trajneri i kombëtares sonë, zbulon për “Jutarnji List” ofertën eDukës për rinovim. Ai vetë kërkon 15-20 ditë kohë për përgjigjen përfundimtareNëse në Shqipëri ka mbi 3-4 ditë, para dhe pas ndeshjes me Rumaninë, që bëhetfakt i kryer largimi i Josip Kuzhes nga stoli kuqezi, madje mediat kanë nxituar tëhedhin në treg “pa doganë” edhe emrat e pasuesit të tij, vetë Kuzhe zbulon“taktikën” e FSHF-së, e cila nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani për të ardhmene kroatit, apo të dikujt tjetër në vend të tij. Është vetë Kuzhe që largonmjegullnajën e krijuar (na hap sytë të gjithë neve në këtë rast), ndoshtaqëllimisht nga federata, për të fituar kohë dhe shmangur kritikave “en block” përpunën dhe rezultatet e dobëta të kombëtares në fushatën e fundit kualifikuese,duke dekonspiruar vetë presidentin Armand Duka, që ka edhe ekskluzivitetin ecaktimit të trajnerit të kombëtares kuqezi. Presidenti i FSHF-së, sipas kroatit, nënjë prononcim të mbrëmjes së djeshme për një media të vendit të tij, “JutarnjiList”, ka kërkuar rinovimin e Kuzhes, çka do të thotë se nuk po mendon përtrajner tjetër, deri në përgjigjen e trajnerit në detyrë.

Kuzhe flet kroatisht Josip Kuzhe i përfundoi ndeshjet kualifikuese për “Euro 2012” me Shqipërinë, teksa barazoi 1-1 me Rumaninënë Tiranë, në eliminatoren përmbyllëse të Grupit D. Kombëtarja, që drejtohet nga Josip Kuzhe, përfundoi e pesta në këtë grup,pas Francës, Bosnjës, Rumanisë dhe Bjellorusisë.FSHF-ja i ka ofruar atij një kontratë të re. A do ta nënshkruajë apo jo Kuzhe? “Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit do qëunë të nënshkruaj një kontratë të re, ma ka ofruar këtë gjë, por unë i kam kërkuar pak kohë për t’u menduar dhe t’i kthej përgjigje.Kur u largova nga Tirana, pas ndeshjes me Rumaninë, i thashë të më presë për përgjigjen përfundimtare 15-20 ditë.Të them të drejtën, unë jam gati ta lë këtë detyrë tashmë, por s’mund t’u them shqiptarëve “jo”. U detyrohem shumë atyre. Gjatësëmundjes sime, që kalova në tetor të vitit të kaluar, ata më kanë ndihmuar tmerrësisht. Shqiptarët kanë qenë shpirtërisht dhefizikisht me mua në atë moment të vështirë të jetës. Jo vetëm drejtuesit e futbollit në Shqipëri, por i gjithë populli atje. Atëpërkrahje nuk mund ta harroj kurrë. Megjithatë, e mira për mua tani është të punoj me ndonjë klub,” – ka thënë Kuzhe.Jo trajner i Kroacisë I pyetur nëse ishte i befasuar që emri i tij përmendet në mesin e kandidatëve për trajner të ri të Kroacisë,Kuzhe përgjigjet: “Sinqerisht jo, nuk e shoh veten trajner të kombëtares kroate! Sllaven Biliç ka kryer një punë të mirë, ka arriturdisa rezultate të mira. Natyrisht, do të më pëlqente të isha trajner i Kroacisë, por midis dëshirës sime subjektive dhe realitetit,mbizotëron kjo e fundit.Unë jam absolutisht që të vazhdojë drejtimin Sllaven Biliç, por me disa korrigjime të caktuara. Kur të jetë fjala për caktimin e njëtrajneri të ri, atëherë Federata Kroate e Futbollit duhet të dijë saktësisht se çfarë kërkon. Unë kam frikë se ata nuk e dinë mirë këtëgjë.”Çfarë duhet të ndryshojë trajneri i Kroacisë, sipas Kuzhes? “Duhet të krijojë frymën e ekipit, lojtarëve duhet t’u jepet besim parezerva. Së dyti, ai duhet të ndërtojë një lojë të fortë konkurruese, që do të sjellë rezultate. Kroacia ka potenciale për të luajturfutboll sulmues, trajneri duhet ta dijë këtë gjë, ndaj duhet të krijojë një lojë ofensive.Lojtarët e Kroacisë luajnë sipas qejfit të tyre, jo të organizuar. Unë e di që shumë prej kolegëve të mi do të zemërohen nga kjo qëpo them, do të thonë edhe që unë po filozofoj, por nga 100 trajnerë kroatë, 99 prej tyre nuk i thonë dot këto gjëra,” – nënvizonKuzhe.A mund ta thotë Kuzhe emrin e një trajneri, që mund ta zëvendësonte në mënyrë ideale Sllaven Biliçin? “Unë nuk dua të flas përkëtë, sepse edhe deklarata e mësipërme ka për t’i lënduar kolegët,” – thotë shkurt Kuzhe.

Page 3: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

DATE 15/10/2011 Faqe 3

Shqipëria, më e padisiplinuaraKombëtarja shqiptare pati fushatë dështuese nëkualifikimet për kampionatin evropian ‘Euro 2012’.Por, jo vetëm kaq. Kuqezinjtë janë shquar edhe përnjë aspekt negativ, atë të ekipit më të padisiplinuar nëeliminatoret për kompeticionin, i cili do të mbahetvitin tjetër në Ukrainë dhe Poloni.Futbollistët e Shqipërisë janë ndëshkuar me kartonëtë kuq katër herë, ndërsa me të verdhë 25 herë. Kjo ibën ata më të padisiplinuarit të kualifikimeve.

Armend Dallku, Erjon Bogdani, Ansi Agolli dhe Andi Lila ishin lojtarët eskuqur, ndërsa të zverdhur pati plot.Ndërsa, ekipi më agresiv i eliminatoreve të kontinentit të vjetër ishte Letonia,lojtarët e së cilës shkaktuan 16,7 faulle për ndeshje. Ndër statistikat tjera,veçohet Holanda, si ekipi më i efektshëm, duke realizuar 37 gola, kurse SanMarino pranoi më së shumti, 53 sosh.Spanja pati më së shumti gjuajtje në portë, kurse Kroacia mban rekordin egoditjeve nga këndi. Sulmuesi i Holandës, Klaas-Jan Huntelaar, shënoi më sëshumti gola, 12, ndërsa gjermani Mesut Ozil ishte mbret i asistimeve.

Lutaj i qete, sheh nje Flamurtat tejet te motivuar“Keni për të parë një ekip plot grintë dhe luftarak. Kjo më mbush meoptimizëm jo vetëm për ndeshjen ndaj Pogradecit, por edhe më shumë”Flamurtari – Pogradeci (sot 14:00)Në situatën që është krijuar në kampin vlonjat, stafi teknik dhe drejtuestë ekipit janë të vetmit të cilët mund të prononcohen në prag të ndeshjesme Pogradecin. “Nuk dua të keqkuptohemi, por kështu e kemi vendosur,ndaj futbollistët të mendojmë veç për ndeshjen. Për sa i përket përballjesme Pogradecin, mendoj se është një takim shumë i rëndësishëm përFlamurtarin dhe ecurinë e mëtejshme të ekipit gjatë këtij sezoni.Është një takim ku hapat falsë janë të ndaluar, megjithatë, në syrin timshoh që gjendja në ekip është mjaft pozitive. Kjo më mbush me besim sendaj Pogradecit do të dimë të dalim fitues në fund të 90 minutave. E kemimenduar si një takim shumë të rëndësishëm, ashtu siç theksova më lart,

dhe nuk më intereson aspak gjendja apo objektivi që ka kundërshtari.Ata bëjnë llogaritë e tyre, ne tonat, ndaj mendoj se takimi fitohet në fushën e lojës dhe për këtë duhet të tregohemi të matur tëkujdesshëm dhe të mos i lëmë hapësira kundërshtarit. Nëse luajmë lojën tonë, të jeni të sigurt se në fushën e lojës do të shihni njëFlamurtar mjaft këmbëngulës dhe pa dyshim luftarak, që do të dijë të kënaqë me lojë dhe rezultat,” – thekson numri një i stolitvlonjat.Formacioni “Ndryshime në formacion? Ende nuk kam vendosur për këtë gjë, kemi edhe një ditë tjetër në stërvitje dhe përformacionin titullar do të vendosim sërish, ndoshta edhe në prag të takimit, duke parë gjendjen e çdo futbollisti në veçanti. Por siçedhe theksova më lart, klima në ekip është pozitive dhe kjo tregon se ndeshja përballë Pogradecit është vlerësuar maksimalishtedhe nga futbollistët, te të cilët kam parë impenjim maksimal edhe gjatë procesit stërvitor.Edhe gjatë ndeshjes së kontrollit, që zhvilluam një ditë më parë, pashë në fushë ato gjëra që dëshiroja nga futbollistët. Kështu tanikryesorja është të mendojmë për ndeshjen e së shtunës, ta kalojmë me sukses këtë të fundit dhe pas saj gjithçka mund të jetë mëndryshe. Gjithsesi, të gjithë besojmë se kemi ekipin e duhur për të marrë fitoren e radhës në kampionat dhe fakti që luajmë nështëpi, na motivon më shumë, pasi përballë sportdashësve tanë nuk mund të gabojmë,” – përfundon trajneri i Flamurtarit,Edmond Lutaj.

Vendoset heshtja për shtyp për lojtarët vlonjatëFlamurtari vendos heshtje për mediat për futbollistët deri pas ndeshjes me Pogradecin. Është ky vendimi i marrë nga klubi vlonjatnë prag të takimit që do të luhet ditën e shtunë, ku vetë trajneri Lutaj ka konfirmuar se, duke u konsultuar edhe me pjesën tjetër tëstafit teknik dhe drejtues të ekipit, ka vendosur që futbollistët të mos pronocohen në media në prag të takimit me Pogradecin.Gjatë gjithë javës është folur shumë për këtë takim, si momenti ku ekipi vlonjat duhet të shkojë te fitorja pas humbjes së fundit tëregjistruar në kampionat ndaj Tiranës. Duke kërkuar dhe argumentuar vendimin e marrë, trajneri dhe stafi teknik kanë bërë medije se diçka e tillë kryhet vetëm për të lënë ekipin në qetësi të plotë dhe për të menduar për ndeshjen.Trajneri i ekipit vlonjat ka saktësuar se kërkon që asnjë prej futbollistëve të mos shpërqendrohet me deklarata në media, porvetëm të mendojë për takimin e të shtunës. Ndaj deri pas ndeshjes me Pogradecin, futbollistët e Flamurtarit do të jenë në heshtjepër mediat e shkruar dhe vizive, të paktën sipas vendimit të fundit. Ekipi i Flamurtarit aplikon pikërisht për herë të parë diçka tëtillë pas vetëm katër javëve kampionat, aty ku pas dy fitoreve dhe dy humbjeve, në Vlorë kërkojnë në ndeshjen e pestë të sezonitvetëm fitoren.

Rotacion vetëm në portë, Spaho për MoçkënNdryshime në formacionin e Flamurtarit. Ende nuk është konfirmuar, por duket se lushnjari Spaho mund të jetë titullar në portëgjatë ndeshjes me Pogradecin. Në mbrojtje u besohet sërish lojtarëve si Sakaj, Veliu, Rajoviç dhe Abraham. Ndryshime nuk pritettë ketë as në mesfushë, me aktivizimin e Kuqit, Prognit, Arbrit dhe Lenës, ndërsa sulmi starton me Hysën dhe Brkiçin. Të paktënky duket se do të jetë formacioni titullar i Flamurtarit për ndeshjen me Pogradecin. Në këtë ndeshje, trajneri Lutaj nuk do të ketënë dispozicion vetëm mesfushorin Halim Begaj, i cili nuk u riaftësua pas dëmtimit të pësuar në stërvitje.

Dy kosovarë realizojnëpër Zvicrën

Kombëtarja eZvicrës U17është mposhturngapërfaqësuesitizraelit merezultat 3-2. Porajo që bie në synë këtë takim

është paraqitja briliante e lojtarëve kosovar qëaktivizohen tek kombëtarja zvicëriane.Që të 2 golat për Zvicrën i shënuan të rinjtëkosovar Shpetim Sulejmani dhe Shani Tarashaj.Në fakt pikërisht këta lojtar shënuan edhe nëndeshjen e parë për Zvicrën në fitoren ndajIslandës.

Page 4: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Faqe 4 ALBANIABET NEWS

Page 5: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

DATE 15/10/2011 Faqe 5

Presidenti Zeqo: Besoj te trajnieri Levi, por te presimBosi i korçarëve thotë se është shpejt për të gjykuar një trajner që kavetëm 48 orë në krye të ekipit, do t’ia lë kohësSkënderbeu – Kamza (sot 18:00)“Kanë kaluar vetëm 48 orë që Stanislav Levi, trajneri i ri i Skënderbeut,është në krye të skuadrës dhe e them me bindje që edhe për trajnerin mëtë mirë në botë do të ishte shpejt për të thënë një gjykim të saktë për kaqorë që ndodhet në krye të ekipit. Levin ne e sollëm te Skënderbeu për tëbërë ndryshimin dhe shpresoj që të marrim ndryshimin, por sigurisht qënuk mund ta marrim sa hap e mbyll sytë. Të presim dhe të shikojmëSkënderbeun në fushën e lojës, ndërkohë që unë besoj te ky trajner.Besoj, sepse unë në fakt, te çdo trajner që ka qenë pjesë e Skënderbeutkam besuar, ashtu siç besova edhe te Duroja, por koha do ta tregojë qartëse çfarë do të mund të marrim nga ky trajner i ri.” Këto kanë qenë fjalët epresidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, teksa “bosi” korçar është dukur

optimist për këtë zgjedhje që ka bërë.Provën e parë Stanislav Levi do ta ketë këtë të shtunën në Korçë, një ndeshje që në fakt duket e lehtë për korçarët, por që në këtësezon të ri, këto ndeshje të ashtuquajtura të lehta, kanë dalë më të vështira. Në Korçë thonë që Skënderbeu edhe pa trajner të jetë,ndaj Kamzës do të fitojë, por të shohim Levin, ndoshta ndryshimet e para do të duken vetëm në fushën e lojës.Zeqo për Kamzën Në lidhje me ndeshjen e së shtunës që skuadra e tij do të luajë ndaj Kamzës, presidenti Agim Zeqo do tëpohonte: “Fjalia e parë që dua të them për këtë ndeshje është ajo se ne duhet të kemi shumë kujdes nga ekipet e ashtuquajtura tëdobëta. Një e tillë është edhe Kamza dhe jam i bindur që ekipe të tilla të mblidhen në portë dhe hajde t’u shënosh gol.Këtë përvojë e kemi edhe në javët e para të superligës, kur kujtojmë që Tomori në javën e parë na u mblodh i gjithi në portën e tijdhe një javë më vonë e provuam edhe në kryeqytet, ku Dinamoja po ashtu mendoi më shumë për mbrojtjen, pavarësisht se nukluajtëm ashtu siç e prisnim. Me pak fjalë, ne duhet të gjejmë zgjidhjet tona, që të mposhtim edhe skuadra të këtij niveli, që kanë sisynim vetëm të mbrohen.”Rivalët Për sa u përket rivalëve për titull, që për momentin ndodhen në krye dhe Skënderbeu ndodhet në vendin e 10-të, Zeqo dotë shprehej: “Ne nuk duhet të merremi aspak me ekipet e tjera dhe kjo do të ndodhë që në këtë moment dhe në vazhdim. As naduhet se çfarë do të bëjë Tirana, Vllaznia, Flamurtari, apo të tjerat.Ne do të shikojmë vetëm punën tonë dhe vetëm kur të marrim kreun, do të mund të flasim edhe për to. Çelësi i Skënderbeut tani enë vazhdim do të jetë vlerësimi njësoj që do t’u bëjmë të gjitha skuadrave dhe të gjitha ndeshjet do t’i marrim një e nga një. Tëmundim njëherë Kamzën dhe pastaj do të kemi kohë të flasim edhe për ndeshjen e radhës që do të kemi në Durrës. Kam shumëbesim se me këtë rrugë që kemi nisur në këtë moment edhe me ardhjen e trajnerit të ri, do t’ia dalim.”

Zv.trajneri prononcohet, gati gjoba e parëMenjëherë sapo stafi i ri teknik ka marrë detyrën e re të drejtimit të Skënderbeut, është marrç edhe gjoba e parë. Nuk bëhet fjalëpër trajnerin e ri të Skënderbeut, Stanislav Levi, por për ndihmësin e tij, Lorenc Hysi, i cili të mërkurën që sapo kaloi shkeli edherregulloren e vendosur nga ana e klubit. Vetë Hysi bëri publik lajmin të mërkurën në orët e pasdites se deri në përfundimin endeshjes ndaj Kamzës të gjithë lojtarët dhe stafi teknik do të heshtin për mediat, gjë që e pohoi edhe zyrtari i klubit, IlirjanPërmeti.Dhe në fakt, kjo ka ndodhur për disa media, ndërkohë që për media të tjera, Hysi ka dhënë intervistë, duke shkelur në këtë mënyrëedhe rregulloren e klubit kampion, çka parashikon gjobë. Të pyetur në lidhje me atë se sa do të jetë shifra e gjobës për Hysin,drejtuesit e klubit juglindor nuk kanë mundur ta bëjnë të ditur, ndërkohë që kjo shkelje e rregullores i është bërë e ditur edhe vetëndihmësit të trajnerit çek Levi.

Nuk ka pushim, Levi edhe pas Kamzës në stërvitjeAsnjë ditë pushim për Skënderbeun, madje është planifikuar që edhe pas ndeshjes ndaj Kamzës, e cila do të luhet të shtunën nëmbrëmje, që menjëherë një ditë më vonë, të dielën, skuadra të zhvillojë një seancë stërvitore, madje me ngarkesë të plotë.Mosnjohja me ekipin që ka trajneri Levi dhe ndihmësi i tij kanë bërë që të merret ky vendim, ndërkohë që kujtojmë se për herë tëparë Skënderbeu do të zhvillojë një seancë stërvitore edhe ditën që do të luhet ndeshja.Kjo do të ndodhë pikërisht nesër, ku në orët e paradites, skuadra nga grumbullimi do të zbresë përsëri në stadium, ku do të kryejënjë seancë të shkurtër, për të qenë pasdite gati në orën 18:00 për ndeshjen e javës së 5-të. Kjo do të thotë që kampionët nuk do tëmarrin frymë, pasi çeku ka vendosur të ndryshojë gjithçka në klubin juglindor.

“Shtrydhen” korçarët, edhe ujin e pinë me lejeAq shumë i ka shtrydhur në stërvitje lojtarët e tij trajneri i ri, aq sa edhe ujin të gjithë fubollistët e pinë me leje. Kjo ka ndodhuredhe dje në stërvitjen e pasdites, ku pas çdo ushtrimi me topin lojtarët kërrkonin të pinin ujë, por trajneri u kishte dhënë urdhërqë vetëm në pushim të çdo ushtrimi do të ndodhë një gjë e tillë, madje edhe uji do të pihet në mënyrë të organizuar.Kjo ka rënë në sy në seancën e djeshme, ndërkohë që në rrethimin e brendshëm të aneksit të stadiumit, atje ku skuadra kazhvilluar edhe seancën e djeshme, nuk është lënë të hyjë asnjë, qoftë ky edhe gazetar, ndërkohë që heshtja ka mbizotëruar në tëgjithë fushën, pasi lojtarët nuk kishin kohë të shkëmbenin fjalë me njëri-tjetrin. Ky është trajneri i ri i Skënderbeut, që edhe ujin eka porositur të pihet me leje.

Dilema për formacionin, titullarë gati stolinMe shumë gjasa, përveç ndryshimeve në stërvitjen e kampionëve, që janë ndryshime të mëdha, ditën e nesërme, kur do të luhetedhe ndeshja ndaj Kamzës, pritet që disa nga titullarët që në 4 javët e para kanë luajtur dhe e kishin të sigurt formacionin, tafillojnë ndeshjen nga stoli.Kjo është parë edhe dje në stërvitjen e Skënderbeut, teksa Levi në momentin që bënte taktikë me të tijtë në fushë, ka provuar disandryshime, ku hera-herës edhe titullarë që e mendonin të sigurt vendin në formacion, kanë qëndruar jashtë skemës në stërvitje.Përpara se të aludohet për emra futbollistësh, ajo se kush do ta nisë ndeshjen nga stoli, do të duket qartë nesër, në orën 18:00, orëkur do të startojë edhe ndeshja me Kamzën.

Page 6: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Faqe 6 ALBANIABET NEWS

Monitor LCD 17‘‘65 euro

Hp DC 7700Pentium D 2,8 GHz

Ram: 1 GB DDR2HDD: 80 GB SataGraphics: 128 MB

Keyboard & Mouse129 Euro

Rr. Kavajesprane

parkut teautobusaveTel: 04 22

61 420Cel: 069 58 35 003

[email protected]

Page 7: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Frank de Boer: Alkmar kandidatë për titullinAZ Alkmar kanë fituar shtatë prej tetë ndeshjeve të ligës deri mëtani në këtë sezon dhe do të shkojnë në Amsterdam Arena, siudhëheqës me 21 pikë, katër pikë para PSV dhe Twente.Ajax, që fitoi kampionatin sezonin e kaluar, janë në vendin ekatërt dhe De Boer thotë se kundërshtarët e tyre janë me të drejtënë krye të renditjes.“AZ Alkmar ka një ekip të madh dhe duken shumë mirë,” tha ai

për Voetbal International. “Ata janë duke luajtur me shumë dinamizëm dhe besim. Atanuk mund të kenë yjet më të mëdhenj, por ata luftojnë për njëri-tjetrin.”“Kjo nuk ka ndodhur shpesh që AZ të vijnë në Amsterdam si udhëheqës të ligë. Ata janëkandidatë për titullin, kjo është e sigurt.”

Faqe 7DATE 15/10/2011

Eto’o nuk rikthehet te InteriPresidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se 90% të gjasavejanë që sulmuesi i Anzhit, Samuel Eto’o nuk do të rikthehet teskuadra Nerazzure. “Unë nuk kam asgjë për të thënë rreth kësajgjëje. Unë kam lexuar këtë në gazetë, por unë nuk di asgjë”. “Unëkurrë nuk kam biseduar me Eto’o. Unë mendoj se nuk është edrejtë të bisedohet rreth këtij transferimi”. “Ajo çfarë është eqartë këtu është se 90% ai nuk do rikthehet te Interi”, tha Moratti

në konferencë për shtyp.

Rossi: Juve dhe Napoli,kandidatë për titull

Giuseppe Rossi thotë seNapoli dhe Juventusi dotë jenë kandidatëtkryesorë që do tëluftojnë për titullin eSerie A këtë sezon.

“Mendoj se të dy, Juventus dhe Napoli,janë mirë të përgatitur këtë sezon dheata kanë gjithë çfarë ju duhet për tafituar titullin e ligës. Ata kanë trajnerëtë shkëlqyeshëm dhe mund t`ia dalinnë Serie A”, ka thënë Rossi.Sulmuesi 24-vjeçar është lidhur me tëdy klubet gjatë verës, por karipërsëritur qëndrimin e tij se ai është ifokusuar vetëm te Villarreali.

Galliani: Ibra dheCassano të lumtur nëklub

Drejtori i Milanit,Adriano Galliani kakëmbëngulur seZlatan Ibrahimovicdhe AntonioCassano janë të

lumtur në klub.“Unë kam biseduar me lojtarët (Ibrëndhe Cassanon) dhe gjithçka ështëmirë”.“Unë kam biseduar vazhdimisht meIbrën. Ai absolutisht kërkoi të luantepër Suedinë dhe kemi qenë në gjendjeqë ta rikthejmë atë në stërvitje tëhënën”, tha Galliani.Milani ndeshjen e radhës e zhvillon tështunën ndaj Palermos në San Siro.

Çka bëri Mourinho për 500 ditë?Janë bërë 500 ditë që kur Jose Mourinho ishte emëruar trajner i Real Madridit.Portugezi i cili ka një kontratë 4 vjeçare me Realin, gjatë 500 ditëve arriti të bëj

“revolucion” tek Real Madridi.Me ardhjen e Mourinhos u detyrua shkarkimi i ish drejtori të klubitJorge Valdano për të sjellur më vonë në atë post Zinedine Zidanin.Ardhja e Mourinhos tek Reali padyshim që tensionoi marrëdhëniet eklubit me shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, atë të UEFA-s.”Special One” ishte ai që tek ndikoi që tifozët madrilen të jenë ata qëurrejnë më së shumti referët e futbollit spanjoll duke qenë në plot

raste në polemika me referët vendas.Mourinho ka fituar kupën e Spanjës pas 18 viteve për Realin, Mourinho ka rriturbesimin e tifozëve të klubit, ka fituar besimin e jashtëzakonshëm të PresidentitFlorentino Perez dhe ka qenë trajneri i Realit që fizikisht ka sulmuar rivalët eBarcelonës(rasti Vilanova).Por kjo s’është e tëra pasi që portugezi me ardhjen në Madrid vërehet të ketë ndërruaredhe stilin e tij, duke qenë në disa raste pjesa e reklamave të ndryshme, madje pjesë e

Roberto Baggio,trajner në Serie A

Legjenda e Italisë, Roberto Baggioështë shumë afër që të marrë licencënnga UEFA për tu bërë trajner.La Repubblica tregon se të hënënBaggio do të jetë në FIGC për të marrëkëtë licencë.Nëse kalon këtë test atëherë Baggiomund të jetë trajner i një klubi italian.Roberto Baggio gjatë karierës së tij kaluajtur për skuadrat e mëdha italiane siMilan, Inter dhe Juventus.

Në pritje të derbit Lacio-RomaJava e shtatë e Serisë A fillon me dy ekipet eMilanos. Interi luan në Katania, sot ora 18:00,ndërsa në mbrëmje Milani pret Palermon në“San Siro”.Zikaltërit dhe Kuqezinjtë e kanë nisurkampionatin me frena dore dhe pas pushimitpërshkak të ndeshjeve të kombëtareve,synojnë ringritjen në renditje. Interi nuk do tëketë në dispozicion sulmuesin, Diego Forlan,për transferën në Siçili, por trajneri Ranierimund të bazohet te rikthimi i mesfushoritUezli Shenjder.Nga ana tjetër, Milani gjen Robinjon për

ndeshjen ndaj Palermos, ku Boateng mungon përshkak skualifikimi. Akuilani është nëbalotazh me Van Bomelin, ndërsa Sedorf konsiderohet si I paprekshëm nga trajneriAlegri. Ndërkohë, të shtunën në mbrëmje luhet edhe sfida mes Napolit dhe Parmës.Napoletanët që kanë nisur të ëndërrojnë titullin pas fitoreve ndaj Milanit dhe Interitmund të përdorin rotacionin, duke parë që në mesjavë I pret ndeshja me Bajernin eMynihut në Ligën e Kampioneve. Për këtë përballje janë shitur të gjitha biletat emundshme në stadiumin “San Paolo”, duke thyer rekordin e vënë në vitin 1989 kurluante Diego Armando Maradona.Në ndeshjet e tjera për javën e shtatë të kampionatit italian, Juventusi kryesues luan nëVeronë ndaj Kievos, kur të dielën në mbrëmje reflektorët do të jenë të gjithë të drejtuarnga “Olimpiko” për derbin Lacio-Roma.

Page 8: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Kampionati anglez iPremierligës ështëkampionati me audiencënmë të madhe sot në botë.Kampionati anglez ka njëshikueshmëri rekord që arrinderi në 4.7 miliardë.Ndeshjet e saj shihen në 643

milionë shtëpi të ndryshmenë të gjithë planetin, ndërsatelevizionet kanë transmetuarvitin e shkuar 185 mijë orë.

Statistikat janë bërë publikenga faqja SPORT+MARKT, ecila konfirmoi se shteti meshikueshmërinë më të madheështë natyrisht Kina (300milionë). Nga sondazhi,numri i tifozëve të skuadraveangleze në të gjithë botënështë më i madh se 1.4miliardë, ose 70% e gjithëfansave të botës

Premierliga shikohet nga 4.7 miliard njerëz

lëvdatat për Biankonerët nukkanë munguar as nga Capello,i cili drejtoi ata nga vitit 2004deri në vitin 2006."Juventusi e meritoi pozitën eparë. Ata janë një ekip ivërtetë dhe i guximshëm.Kundër Milanit ne pamë se sai rëndësishëm është stadiumi iri. Futbolli ynë po rëndohetnga stadiumet e dala afatit.Juve duhet të merretshembull”, ka thënë Capello.

Capello: Juve e meriton kreunFabio Capello ka lavdëruarJuventusin për startin esezonit, duke thënë se ish-klubi i tij e meritoi tëshkojë në pauzënndërkombëtare dukeqëndruar në krye të tabelës.Të zgjedhurit e trajneritAntonio Conte kanë qenëefektiv në ambientin e tyretë rinj, Juventus Stadium,duke mposhtur së fundirivalin për titull, Milanin,me rezultat 2-0. Dhe

‘‘ Fisi‘‘ Barcelona

Pas konstatimit se Lionel Messi dhe Bojan Krkic janë kushërinjënë shkallën e 4 trashëguese, tek Barcelona është bërë njëpërmbledhje që vë në pah që skuadra ka qenë dhe është e“familjarizuar” .

Duke filluar nga vitet e hershme e deri në ditët e sotme tekBarcelona vërehet një përmbledhje e raporteve familjare, siqishte rasti i vëllëezervë Frank dhe Ronald De Boer të cilin kishinmbrojtur ngjyrat e Barcelonës.

Edhe legjenda Johan Cruyff i ka “rrënjët” tek Barcelona, pasi qënë ekipin katalonas përveq tij, janë paraqitur të 2 djemtë e tijJordi dhe Jessua Andrey Cruyff.

Një rast i ngjashëm është edhe me ish yllin e Barcelonës Ivan DeLa Pena, i cili ëshët i biri i një lojtari të Barcelonës Asensi De LaPena.Njëri prej portierëve legjendar të Barcelonës është edhe MiguelReina, I cili është babai i ish portierit të Barcelonës, Pepe Reina.

Carlos Busquets njihet për paraqitjet e tij gjatë viteve 90 tekBarcelona , dhe është babai i futbollistit aktual të Barcelonës,Sergio Busquets. Poashtu edhe vëllezërit Dos Santos dheAlcantara i bashkohen këtij fenomeni, por të cilët më shumëishin pjesë e skuadrës së dytë Barcelona B.

Faqe 8 ALBANIABET NEWS

Hidhet shorti për Kupën e Spanjës

Është hedhur shorti për kupën e spanjës enjohur si “Copa Del Rey”. Kështuskuadra kampione Barcelona do tëtakohet më ekipin nga liga e 4 e Spanjësatë L’Hospitalet.Ndërkaq Real Madridi takohet me ekipinnga liga e 3 spanjolle, Ponferradina. Sitakime më interesante në 1/16 e Kupës

Spanjolle vlerësohet ndeshja ndërmjet Getafas dhe Malagassi dhe ajo ndërmjet R.Santanderit dhe Vallecanos.

Ferguson kërkon nga fansat respektnë Liverpool

Menaxheri i ManchesterUnited, Sir Alex Ferguson, uka bërë thirrje fansave të tij tëmos këndojnë këngët eHillsborough në Liverpoolgjatë këtij vikendi.Djajtë e Kuq udhëtojnë nëAnfield të shtunën dhe skocezika kërkuar nga tifozët tëndalojnë të këndojnë këngëpër finalen e Kupës FA të vitit1989 kur vdiqën 96 tifozë tëLiverpoolit.“Gjithmonë e konsideroj këtë

si ndeshja e sezonit në futbollin anglez. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Respekti duhet po ashtu të ekzistojë. Ngjarjet eHillsborough nuk i bëjnë mirë asnjërit klub”, ka thënë Ferguson.Komentet e tij vijnë pas ndeshjes së muajit të kaluar të CarlingCup në mes të Leeds dhe Manchester United, ku dominuanhimnet për katastrofën e Munichut të vitit 1958 ku vdiqën 11lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të United, dhe ndeshjen në mes tëLeeds dhe Galatasaray në vitin 2000, kur dy tifozë anglez ishinrrahur për vdekje.

Anzhi s'e lëshon Eto'onDrejtori i përgjithshëm iAnzhi Makhachkala, GermanChristyakov ka mohuarspekulimet se sulmuesiSamuel Eto’o mund tëkthehet te ish klubi i tij Internë formë huazimi për dymuaj gjatë afatit kalimtar tëjanarit.

“Gjatë dimrit, Eto’o do të jetë me bashkëlojtarët e tij në Turqiose në Spanjë për tu përgatitur për fazën e dytë të sezonit.Nuk ka gjasa që Samuel të jetë në Itali në shkurt” thaChristyakov për të përditshmen sportive italiane Corrieredello Sport.

Page 9: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Kasano gati ndaj palermosFantazisti barez ka humbur entuziazmin ndaj futbollit, por alegri synon t’i besojë sërish atijedhe në takimin kundër sicilianëveNdihet i lodhur brenda dhe jashtë fushës. “Janë trembëdhjetë vite që çdo gjë që bëj nukshkon mirë. Futbolli për mua ka qenë gjëja më e bukur në botë, por tani jam pak i lodhur.Tre vejt e gjysmë, dhe më pas do të ndalem. Përndryshe do të bëhet një rutinë dhe muarutina më streson”. Përjashtim bën vetëm rutina e golit: në këtë fillimsezoni, AntonioKasano ka qenë efikas si asnjëherë më parë.I nisur si zgjedhja e katërt e Milanit, përiudhën e merkatos e ka kaluar në dyshim. Dukej sedonte të largohej nga klubi, në fund ka qëndruar dhe ka qenë titullar. Edhe për shkak tëdëmtimeve të të tjerëve, sigurisht, por në këtë rast nuk mund të thuhet se Antonio ka qenënjë sulmues i ndihmuar nga rotacioni.

MOMENTI KYÇ Në disa situata Kasano ka qenë lojtari më i mirë në fushë për Milanin, edhe pse edhe ai është fundosur kur ështëfundosur ekipi. Shumë keq në Barcelonë, keq kundër Juventusit në ndeshjen e fundit para impenjimit me kombëtaren, që duket see ka rigjeneruar. “Me Prandelin kam një marrëdhënie të veçantë”, – ka treguar Kasano. Prandeli di ta qetësojë, Prandeli i gjenmenjëherë zgjidhjet për problemet e tij. Marrëdhënia me median, dihet, nuk është pika më e fortë e Kasanos, por kjo Alegrit iintereson pak. Alegri nuk është trajneri i kombëtares, por tekniku i Milanit.“Jeta personale është çështja e tyre dhe, jashtë fushës, duhet ta menaxhojnë ata siç dinë më mirë”, – përsërit ai. Dhe Kasano, qëbanon afër Uezli Shnejder, në zonën më shik të qendrës së Milanos, nuk është përfolur asnjëherë për daljet e tij në diskotekë apopër jetën e natës. Jeta e tij, deri tani, është e përqendruar në Milanelo, te Karolin dhe Kristoferi. Pas periudhës problematike tëmerkatos, Kasano ka rënë në sy vetëm për golat dhe lojën e tij në fushë.GARANCI Gjithçka shkonte mirë për të deri në ndeshjen e fundit, në takim me Juven, që rrezikon të kthehet në një moment kyçpër sezonin milanist. Në Torino, Kasano është dukur në vështirësi dhe i lodhur nga aktivizimi i shpeshtë, për shkak të mungesavetë Ibrës, Robinjos dhe Patos.Momenti i pushimit dukej se do të vinte kundër Palermos, sepse Robinjo është gati për t’u rikthyer dhe, El Sharaui ka shkëlqyer nëstërvitje. Alegri mund të ndryshojë shumë gjëra për ndeshjen me Palermon. Po a është e mundur të lihet në stol një Kasano ikthyer në Milanelo pas një paraqitjeje të bukur më Italinë?ENIGMA Një vendim i vështirë për teknikun, që është kritikuar në ditët e kaluara për përjashtimin e Inzagit nga lista eChampionsit. Por Alegri ka marrë rezultatet më të mira me Milanin pikërisht kur ka vazhduar drejt në rrugën e tij dhe ndoshta dotë bëjë kështu edhe për ndeshjen e të shtunës.Nga ana tjetër, siç ka thënë të mërkurën Galiani, teksa është pyetur për lojtarët e stresuar në Milanelo, te Milani nuk ka probleme.Askush për momentin nuk i ka kërkuar qetësues doktorit Tavana. Zgjedhja e Alegrit, si gjithmonë, do të ndikohet vetëm nga formafizike që Kasano do të tregojë në stërvitje. Kur ke vetëm pesë pikë në renditje, pakënaqësitë personale nuk janë të lejuara.

DATE 15/10/2011 Faqe 9

Vilas Boas: Permiresimi i Torresit s’ka lidhje me MatenTrajneri i “bluve” të Londrës ka zbuluar gjithashtu se nuk janë pranë rinovimit me Drogbanë,pavarësisht se oferta s’mungonTrajneri i Çelsit, Andre Vilas Boas, nuk mendon se ardhja e spanjollit Huan Mata e kandihmuar Torresin në rigjallërimin e tij, por është i kënaqur me mënyrën sesi po luan kjodyshe. Që prej ardhjes së Matës nga Valencia në gusht, Torres e ka gjetur 2 herë rrugën errjetës në 6 ndeshje, pas atij rekordi negativ me 1 gol në 23 ndeshje vitin e kaluar me “blutë”.Kur u pyet mbi ndikimin e Matës te Torresi, Vilas Boas u përgjigj ndaj reporterëve: “Nuk e dime të vërtetë, mendoj se kemi folur mbi të ardhmen, por pa përfshirë emra kombesh përlojtarët, qoftë edhe kur kanë diçka miqësore jashtë fushe. Thjesht kemi diskutuar mbikualitetin dhe talentin e tyre. Faktikisht, ata duhet të njohin paksa më mirë njëri-tjetrintashmë, ndaj dhe mund të ketë edhe miqësi mes tyre.Nuk është asgjë e re në qoftë se një francez shkon më shumë me një tjetër që flet frëngjisht,

apo një spanjoll me një portugez. Por kjo nuk është problem që na shqetëson. Ajo që po kërkojmë është marrëdhënia e lojtarëve nëfushën e lojës, për të cilën shpresojmë që lojtarët të mos përshtaten vetëm me individë të veçantë, por me të gjithë ekipin, pa bërëdallime. Kjo është gjithçka që duhet për performancën e ekipit.” Kur u pyet nëse Torresi është përmirësuar prej ardhjes së Matës,ai tha: “Për mendimin tim, kjo s’ka të bëjë fare.” 33-vjeçari zbuloi më pas faktin se “blutë” e Londrës nuk janë pranë arritjes sëmarrëveshjes me Didië Drogbanë, për të rinovuar kontratën e tij në “Stamford Brixh”, gjithsesi, ekziston një ofertë e bërë ndajlojtarit nga Bregu i Fildishtë. Ai shtoi: “Nuk ka asgjë të re, kjo është një situatë, në të cilën nuk mund të diskutojmë çdo javë.Mendoj se është më mirë për ne, që kur të kemi diçka t’iua bëjmë të ditur edhe juve. Është njësoj si më parë. Një ofertë i është bërëdhe jemi në pritje të përgjigjes së tij. S’kemi ç’të flasim më”.

Guardiola nuk heq dorë nga ColeTrajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është duke këmbëngulur për të transferuar mbrojtësin eChelseat, Ashley Cole. Sport tregon se Cole do të transferohet te Barcelona në Janar dhe kështusi duket Eric Abidal do të largohet nga ky klub.Kontrata e Abidal me Barcelonën përfundon në fund të këtij sezoni dhe nëse nuk largohet nëJanar ai në verë do të largohet si transferë i lirë. Barca shpreson në transferim të Cole për 12milionë funte por akoma nuk është e ditur rreth bisedimeve të ekipeve ndërmejttyre. Gjithashtu këtë fakt në angli e quajnë si një spekulim pasi shtypi anglez mohon gjithçkarreth këtë interesimi të Guardiolës.

Page 10: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Faqe 10 ALBANIABET NEWS

Bundesliga shume kontrata per t’u rinovuar

Sezoni është ende në fillim të tij, por ekipetgjermane po përballen që tani me rinovimet emundshme të shumë titullarëveBundesligën e pret një merkato voluminoze,por në aspektin rinovues. Nga sezoni i ri kanëkaluar 8 javë dhe kanë ngelur disa muaj tëtjerë, derisa të merret vendimi se kush do tëqëndrojë, apo kush do të largohet. Megjithatë,në tavolinën e punës së trajnerëve në

kampionatin gjerman, janë grumbulluar shënimet: Si do të shkojmë nësezonin e ri? Cila do të jetë pjesa që do të forcojmë skuadrën tonë?Cilët lojtarë janë të gatshëm aktualisht? Në fakt, që tani “shefi i blerjeve” kapërveshur mëngët dhe i është futur punës për sezonin e ardhshëm, edhepse aktualisht nuk ka mbërritur as në gjysmën e rrugës. Megjithatë, për tëtjerë ka shqetësime akoma dhe më të rënda. Për shembull, 54-vjeçari KlausAllofs, drejtori sportiv i Verderit, ka ndërtuar këtë sezon një skuadër me 34lojtarë.Pavarësisht se në dukje janë sasi e madhe lojtarësh, këmbanat kanë nisurtë bien: 10 kontrata përfundojnë në fund të sezonit. Allofs e pranon këtë:“Janë shumë!” Por prapë qëndron i qetë: “Do të merremi me çdo lojtar njëe nga një. Është e rëndësishme për një klub të pozitave tona, i cili arrin tëluajë në kompeticione ndërkombëtare apo jo. S’ka rëndësi kjo. Strategjiapër përmbajtjen e kontratave është e rëndësishme.”Në kampionat janë të dytët, pas Bajernit, ndërsa, në rast se arrijnë tëkualifikohen për në Ligën e Kampioneve, atëherë do të rriten edhepërfitimet e kontratave më të pasura: Pizarro dhe Fritz mund të rinovojnë.Të njëjtin problem kanë hasur edhe klubet e tjera: luftëra të panumërta përkontrata të reja. Për shembull, Bajerni duhet të rinovojë me Timoshuk (32vjeç), Van Bujten (33 vjeç) dhe Oliç (32 vjeç).Shalke duhet të rinovojë kontratën e 34-vjeçarit Raul dhe të merret me 26-vjeçarin Farfan. Megjithatë, Raul duket se s’ka ndërmend t’i japë fundaventurës gjermane, madje së fundmi i ka bërë thirrje ish-shokut të tij tëskuadrës te Reali, Guti, për t’u bashkuar me të në gjermani. Ndërkohë,Leverkuseni endet në firmosjen e kontratës me portierin 26-vjeçar Adler.

Messi kyçetnë kabinën eavionit

Një ngjarje e rrallë ika ndodhur yllit tëfutbollit botëror,Lionel Messi, i cili u

detyrua të kyçet brenda në kabinë së bashku mepilotët, për të shmangur vëmendjen e tepërt tëtifozëve në Venezuelë. Argjentina humbi 1-0 në njëndeshje kualifikuese të Botërorit 2014, të luajtur nëkëtë shtet dhe gjatë një udhëtimi nga Barcelona(qytet në Venezuelë) në Karakas, ai kishte prenotuarnjë vend të zakonshëm në një linjë normale. Irrethuar vazhdimisht nga tifozët që kërkonin njëfotografi ose një autograf me dy herë fituesin e Topittë Artë, Messi gjeti prehje vetëm në kabinën epilotëve, ku u mjaftua me vetëm dy autografë përdrejtuesit e aeroplanit. Gjithashtu, futbollisti u ngjitnë avion nga një hyrje e veçantë, pasi të gjithëudhëtarët ishin sistemuar në vendte e tyre. Nëmungesë të Messit, vëmendjen e udhëtëravëe tëtjerë të avionit e tërhoqën lojtarë si Mascherano,Denis dhe Banega, edhe ata të pranishëm në tënjëjtin fluturim.

Arsenal,Drogba përt’urimëkëmbur

Pas një fillimijashtëzakonisht të

dobët të kampionatit, Arsenali i Arsene Wengerështë duke menduar për një fushatë të fuqishmeblerjesh, që të lejojë klubin të rikthehet tëkonkurrojë për tituj të rëndësishëm. Emri iDrogbasë, për momentin, është më i lakuari ngamediat angleze. Blerja e tij do të përbënte njëndryshim të strategjisë së Arsenalit, që është bazuargjithmonë tek futbollistët e rinj, por Wenger besonse 33-vjeçari ka ende disa vite të mira në futboll,ndërsa mund t’i ofrojë skuadrës atë përvojë që asaj imungon aq shumë. Fushata e blerjeve të Arsenalitdo të vazhdojë edhe me disa emra të tjerë, ndërsaklubi duket i interesuar edhe për 22-vjeçarin rumunTorje. I mbërritur këtë vetë tek Udinese, ai ështëpagëzuar në vendin e tij si “Messi i Rumanisë” dheka një talent të padiskutueshëm.Skuadrës pritet t’ibashkohet edhe një “Nasri” i ri. Bëhet fjalë përmesfushorin e avancuar të Soshosë dhe përfaqësuesfranceze, talentin Marvin Martin, ndërsa duket seështë pronotuar për rolin e mbrojtësit të majtë edheAhmed Musa, nga kampionati holandez.

Milan, vetëm fitore ndaj Palermos

Trajneri i Milanit, MassimilianoAllegri, në prag të ndeshjes sëvështirë me Palermon në Serinë A,theksoi se për skuadrën e tij nuk dotë ketë më asnjë justifikim, nëse nukdo të jetë në gjendje të sigurojëfitoren.Rikthimi i Robinho e Mexes kanërritur optimizmin në radhët ekampionëve të Italisë, që kanë nisurnë mënyrë zhgënjyese këtë sezon,pas humbjeve ndaj rivalëve direktë

për titull të Napolit dhe Juventusit. ”Pushimi i ndeshjeve të kombëtarevena ka lejuar të punojmë shumë, të rikuperojmë futbollistë të rëndësishëmdhe energjitë e shpenzuara. Të gjithë e dimë se sa e vështirë do të jetë kjondeshje ndaj Palermos, një skuadër që gjithmonë na ka vënë në vështirësi,por nuk ka asnjë alibi nëse nuk arrijmë të fitojmë”, thotë Allegri, i cilirikthehet edhe tek çështja Ibra-Cassano, pasi të dy sulmuesit pranuan sejanë të lodhur nga futbolli dhe po mendojnë tërheqjen. ”Është e rëndësishme që fjalët e tyre të mos të nxirren nga konteksti. Nëkëto ditë, Zlatan ka bërë një punë shumë të mirë dhe po stërvitet meshumë dëshirë. Cassano është gjithashtu duke bërë një punë shumë të mirë,ndërsa gjendja e tij fizike është gjithmonë drejt përmirësimit”. NdërsaMilani përgatitet të presë Palermon, rivalët për titull të Interit do tësfidojnë një tjetër skuadër siçiliane, Katanian. Për zikaltërit mungonportieri Cesar, mbrojtësi Chivu dhe sulmusit Forlan e Coutinho. ”Më vjenkeq për mungesat, por do të përdor të njëjtën skemë si gjithmonë”, ushpreh Ranieri. “Fusha e Katanias është shumë e vështirë dhe në vitet efundit gjithmonë kemi humbur pikë atje, prandaj nuk është ky momentipër të bërë eksperimente me skemën. Kam besim të plotë tek futbollistëtqë do të luajnë në vend të të dëmtuarve”.

Page 11: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Faqe 11DATE 15/10/2011

Hutnik, tifozet pozojnë nudo për tëshpëtuar skudrën e tyre

Një seri fotosh nudo për të shpëtur ekipin e tyre të futbollit nga krizafinanciare. Kjo ka qenë iniciativa e disa grave, tifoze të cmendura tëskuadrës kroate, Hutnik që janë zhveshur për të shpëtuar skudrën e tyre.Sipas së përditshmes angleze “Metro” këto foto do të shërbejnë përkalendarin 2012 dhe shpresojnë se shitja e kalendarit të rregullojë disigjendjen financiare të klubit të fuubollit. “Shpresojmë që kalendari t’i japëmbështetësve tanë mashkullor një emocion të fortë”- ka thënë zëdhënësi iklubit Daniel Urbaniec.

Page 12: AlbaniaBet News - albet.do.am fileFaqe 2 ALBANIABET NEWS Zarfet me CV po shtohen e po bëhen mal në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe presidenti do të duhet të

Faqe 12