aion teater

5
20 Pas “Rozafës” në Tiranë dhe në Prishtinë, në qershor, e ndjeu që duhet të vinte sërish si për të vënë gishtat mbi pulsin e zemrave që kish prekur, këtë herë njerëzve të vendit nga vjen, por jo me ndonjë patriotizëm patologjik. Është thjesht thirrja e qumështit të tij “me ngjyrë Shqipëri”. Është aty që mbartet tërheqja ndaj legjendës së Rozafës, aftësia për ta parë në ëndërr fillimisht si imazh zanor tekstin e saj, fjalët shqip që zbulon që i di pa ditur që i dinte... Sepse brenda Marselit refuzues të transfuzionit që shoqëria iu cakton pjellave të natyrës që adopton, qumështi i parë është ende i gjallë. “Kur shkruajta herën e parë shqip, shkruaja timbra dhe më pas shkoja kontrolloja fjalorin dhe shihja që ajo fjalë ekzistonte. Unë nuk e dija që e dija. Kam ikur që 14-15 vjeç këtu, dhe librat i kam grisur që 9 vjeç, pra nuk kisha informacion.” Një poet në Itali i ka thënë: “ti djalë je i banuar nga një memorie arkaike, ajo vazhdimisht të flet”. Në atë moment iu duk kompliment: “po t’i thuash lumit, lumë, thotë Marseli, ai nuk përgjigjet, ai nuk e di peshën që ka brenda, por e ka!”. Por më pas duhet t’ia ketë dëgjuar shumë bindëse gurgullimën. Për ta folur nuk mund të zgjidhte tjetër veç atij që e kuptonte këtë gurgullimë, të shprehur në mos nga timbra, nga fjalë me kuptimin origjinar, të pakontekstualizuara gjatë shekujve dhe të ashtuquajturit zhvillimit të shoqërisë: thelbit të çdo njeriu. Dukej sikur bota sot nuk do mund ta arrinte më këtë, të përdorte në skenë fjalë me kuptimin e tyre të origjinës të deformuar nga media, luftërat botërore, shekulli XX që u kanë dhënë të tjera kuptime e asosacione. Por Marsel Lesko mundet dhe këtë bën me Aion Teatër. Ka shkrirë kufijtë e lëvizjes dhe kërcimit, të zërit dhe muzikës duke i lënë të pleksen e të marrin çdo Takim me NJERIUN AI ëSHTë MARSEL LESKO DHE ME TRI ARTSITë Të TJERë KA NGRITUR NJë TEATëR KREJT UNIK. JENI Të FTUAR Të MOS REHATOHENI Në KARRIGE Njëçast i përjetshëm

Upload: alessandra-stentella

Post on 28-Mar-2016

261 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Aion Teater

20

Pas “Rozafës” në Tiranë dhe në Prishtinë, në qershor, e ndjeu që duhet të vinte sërish si për të vënë gishtat mbi pulsin e zemrave që kish prekur, këtë herë të njerëzve të vendit nga vjen, por jo me ndonjë patriotizëm patologjik. Është thjesht thirrja e qumështit të tij “me ngjyrë Shqipëri”. Është aty që mbartet tërheqja ndaj legjendës së Rozafës, aftësia për ta parë në ëndërr fillimisht si imazh zanor tekstin e saj, fjalët shqip që zbulon që i di pa ditur që i dinte... Sepse brenda Marselit refuzues të transfuzionit që shoqëria iu cakton pjellave të natyrës që adopton, qumështi i parë është

ende i gjallë. “Kur shkruajta herën e parë shqip, shkruaja timbra dhe më pas shkoja kontrolloja fjalorin dhe shihja që ajo fjalë ekzistonte. Unë nuk e dija që e dija. Kam ikur që 14-15 vjeç këtu, dhe librat i kam grisur që 9 vjeç, pra nuk kisha informacion.” Një poet në Itali i ka thënë: “ti djalë je i banuar nga një memorie arkaike, ajo vazhdimisht të flet”. Në atë moment iu duk kompliment: “po t’i thuash lumit, lumë, thotë Marseli, ai nuk përgjigjet, ai nuk e di peshën që ka brenda, por e ka!”. Por më pas duhet t’ia ketë dëgjuar shumë bindëse gurgullimën. Për ta folur nuk mund të zgjidhte tjetër

veç atij që e kuptonte këtë gurgullimë, të shprehur në mos nga timbra, nga fjalë me kuptimin origjinar, të pakontekstualizuara gjatë shekujve dhe të ashtuquajturit zhvillimit të shoqërisë: thelbit të çdo njeriu. Dukej sikur bota sot nuk do mund ta arrinte më këtë, të përdorte në skenë fjalë me kuptimin e tyre të origjinës të deformuar nga media, luftërat botërore, shekulli XX që u kanë dhënë të tjera kuptime e asosacione. Por Marsel Lesko mundet dhe këtë bën me Aion Teatër. Ka shkrirë kufijtë e lëvizjes dhe kërcimit, të zërit dhe muzikës duke i lënë të pleksen e të marrin çdo

Takimme

njeriunAi është MArsel lesKo dhe Me tri Artsitë të tjerë KA ngritur një teAtër Krejt uniK.

jeni të ftuAr të Mos rehAtoheni në KArrige

Njëçast i përjetshëm

Page 2: Aion Teater

21

herë një trajtë të re, nga ato që krijon shpirti, pa u merakosur a e njohin klasifikimet e literaturës. Ai ka studiuar Regji në Akademinë e Arteve Dramatike të Romës “Silvio D’Amico” dhe është specializuar në “Conservatoire National Superieur d’Art Dramatique” në Paris (kemi ende nevojë për të tilla dëshmi, për të legjitimuar diçka që tenton të na depërtojë që nga jashtë sistemit tonë), por nuk është prej tyre që është në skenë. Aion Teatër bën pikërisht atë që shkollat nuk e mësojnë. Atij nuk i duhet skena, publiku, në kuptimin që ato kanë sot, as emërtimi artist. “Nuk më intereson termi artist. Terminologjia më mbyt mua. Unë jam njeri.” Dhe me këtë pjesë është marrë te anëtarët e tjerë të Aion Teatër: pianistin dhe polinstrumentistin nga Shkodra, Robert Bishën, perkusionistin roman Federico di Maio dhe aktoren Magda Saba. Ata janë virtuozë, të përgatitur, të talentuar. Roberti ka studiuar piano për shumë kohë, përfshirë vitet në konservatorin “ G. Frescobaldi” dhe shumë vite autodidakt për instrumente të tjera. Federico është diplomuar shkëlqyeshëm në “Conservatorio di Santa Cecilia”. Magda është diplomuar për Aktrim në të njëjtin vit dhe shkollë me Marselin. Gjithçka në vijë sipas asaj që vlerëson shoqëria, konservatorët, akademitë, institucionet kulturore, por nuk është kjo që i intereson.

I la tetë muaj pa prekur instrumenta me dorë, “lërini,-u thosh,-nuk ju duhen ato”, në mënyrë që të nxirrnin njeriun në skenë, jo artistin, sepse dhe vetë çdo herë që ngjitet aty është...thjesht njeri. Kjo është kaq e thjeshtë sa është bërë e pakapshme për banorët e shteteve sot, që, me ngrehinat e strukturave të tyre janë ngjitur shumë lart nga toka, mirëpo ai mundet të ecë zbathur mbi të, shuall mbi truall, dhe tërheq prej dore Robertin, Federicon dhe Magdën. Ka për mision t’u flasë njerëzve të vërtetë brenda qenieve të sotme të industrializuara... plus është dhe diçka tjetër pak jashtë këtij rrethi që zgjerohet, por gjithsesi brenda Marselit, “dëshira që kjo gjë të dalë nga Shqipëria, sepse është botërore, nuk e ka bërë askush.”

Sa e besueshme mund të jetë që kjo formë vjen për herë të parë?Është, si udhëtim dhe si kërkim, për sa kohë bota Perëndimore, por edhe Lindore (nuk ka më dallim tani, edhe Orienti po bëhet e njëjta gjë), dhe ata që bëjnë avatngarden, të renë nuk lirohen dot nga vënia në skenë: “unë tregoj gjënë”. Të gjithë, në forma shumë të mëdha, me efekte speciale, disa me punë e seriozitet, kanë ngelur skllav i “unë tregoj gjënë” dhe nuk ndodh më gjëja, aty, konkretisht.

Kaluar disa muaj pa prekur instrumente me dorë, gjatë fazës së rrëzimit të struk-turave dhe fuqizimit të el-ementit njerëzor që Marseli po ushtronte te ta, Roberti, pianisti, tha: “Njeriu, kur u njerëzua, ka shpikur pi-anon”, ndërsa për Federico, perkusionistin: “Maksimumi i Aion-it do jetë kur do u biem vetëm gurëve”.

Pas shfaqjes "I huaji". Nga majta në të djathtë, Roberti, Magda, Marseli dhe Federico

Page 3: Aion Teater

22

“Rozafa” po ta shihje në Prishtinë një natë më parë, ishte komplet ndryshe. Ka një gjeometri të brendshme në punët që ne bëjmë, që është si pema, që ka rrënjët, trugun dhe degët: rrënjët rriten sa degët, ndryshe pema bie me erën e parë, ka gjithmonë ekuilibër të brendshëm, por si do lindin gjethet, lulet, frutet në pemë, atë nuk e dimë.Dhe një këngëtar xhazi do thoshte të njëjtën gjë për koncertet e veta, që një natë më parë janë krejt ndryshe Më lër ta shpjegoj më thjesht, siç kam bërë njëherë me një improvizues xhazi amerikan, 78 vjeç. Ai dëgjoi punën tonë të parë dhe ngeli shumë i goditur. Më pas më pyeti:-Kush i ka shkruar këto muzika?-Nuk janë shkruar, i thashë unë.-Atëherë janë improvizim.-Jo, nuk janë as improvizim sipas kuptimit që i jep ti. -(I nxehur dhe arrogant)Unë kam 68 vjet që luaj xhaz dhe do më mësosh ti për improvizimin?!- Improvizimi është yti. Unë jam shërbëtor i kësaj që bëj.Më lejo të bëj një lojë. Unë do të bëj nja dy pyetje banale. M’u përgjigj të lutem. Ke shtëpi ti?-(Jo shumë i kënaqur me lojën)Po, kam.-Si e ke të përbërë shtëpinë?-Tre dhoma, kuzhinë, sallon, tre banja, korridor, verandë...-Kur të shkosh në shtëpi ku do flesh?-Pooo, në dhomën e gjumit, po të kem pirë (nis stili amerikan), mund të më zërë gjumi në korridor, të ohem, e nëse nuk shkoj dot deri në dhomën e gjumit, do shtrihem në divan.-Ti ke një makrostrukturë që është shtëpia jote. Brenda saj ti improvizon se ku do flesh. Ky është improvizimi që bën ti në këto 68 vjet?-Po.-Shumë mirë. Dhe unë të respektoj për këtë. Po, kudo që të flesh, më thuaj farë do ëndërrosh?-E ku ta di unë?!-E unë ku ta di, në qoftë se ëndërroj sa herë jam në skenë?!Era fryn- ajri paskësh qenë!- por megjithatë duhet një pyetje për të marrë përgjigjen, që ishte para pyetjes:Ç’do të thotë që ëndërron kur je në skenë?Kur unë jam aty, jam sepse nuk e di më që jam, por jo se nuk jam, apo “nuk jam më vetja”, apo si thonë disa “dal përtej vetes”, këto janë spiritualizma,

intelektualizma. Ne jemi gjithmonë! Unë nuk e di që jam, por jam aty, sikur jam kur ëndërroj. Ti ëndërron, sheh nënën që pastaj bëhet flutur, sheh një kalë, flet me peshkun, sheh një fletë. Në ëndërr ti je vetja, nëna, peshku që flet dhe hapësira që ëndërron. Gjendja e ëndrrës është i vetmi realitet. Kjo grija që duket nuk është realiteti, po vetëm një përqindje e tij. Ajo është materia ku unë zhytem, jo që e bëj, më zhbën ajo, që ta bëj unë. Nuk e di a jam unë që ëndërroj, a është ëndrra që tallet me mua. Pak rëndësi ka. Rëndësi ka që ëndrrën e bën ti, e bëj unë, e bën qeni, e bën macja, pra shpirti- nëse mund t’i japim një emër- që na unifikon të gjithëve. Prandaj mua më intereson të mbesë ndjesia. Nuk më intereson termi artist. Është thjesht një etiketë. Unë jam njeri. Brenda meje Zoti, apo unë brenda tij, pak rëndësi ka, por jam njeri. Po kur shkruan (është autori i “L’epopea del quotidiano”, “I huaji”, “Rozafa” etj.), në ç’gjendje je? Je ti që bën tekstin, apo prapë të krijuarit ndodh? Rozafën e shkruajta në ëndërr, më erdhi si imazh zanor… “gur gur rrëshket djersa përmbi mur”. Shqipja është shumë e pasur, flas si studiues timbri, jo si shqiptar. Për shumë pak ditë shkruajta katër pjesët e para. Por pastaj ninullën nuk po e shkruaja dot. Nuk e mbyllja nëse nuk vinte Rozafa të më thoshte çfarë të shkruaja, sepse përndryshe do vinte era egopsikizëm. Pas pesë javësh, shkova te Kalaja, mbylla sytë dhe pashë Rozafën te muri sipër që ecte dhe nuk thoshte si çdo ninullë “fli bir” sepse nuk thotë asnjë “çohu bir, mos fli”. Ajo erdhi në 2012-ën (pa kohë sepse për mua nuk ka kohë) dhe thoshte: “Për këtë u sakrifikova? Ka rrëshkitur diçka. Si ndodhi kjo? Është sepse natyra ka një cikël?” Sepse dhe Rozafa i bën pyetje vetes. Por në të njëjtën kohë vinte dhe pak gishtin: “Shiko, unë u murosa e gjallë.” Dhe çfarë thotë? “Dëgjoni natyrën, ajo është e madhja nënë që jep jetë e përqafon”. Më pas kam lexuar farë kanë shkruar të tjerët, por më pas, sepse nuk dua të ndikohem dhe e kanë banalizuar. Më pataksën shkrimtarët që kanë shkruar për Rozafën: sakrifica, tre vëllezërit që tradhtojnë, heroi… e banalitete si këto. Janë te egopsikizmi që vetëm gjykon, nuk më intereson egopsikizmi mua, sepse nuk më intereson vetja si un.

“Me kalimin e kohës, ti “kupton” që vlen vetëm ndjesia. Unë nuk e di si e ka em-rin Perëndia, por e di nga se është përbërë. Dhe ky është dëgjimi, dëgjim total, jo ai që ka mjet veshin.”

Njëçast i përjetshëm

Page 4: Aion Teater

...Nata pa gjumë ishte e gjatëGaluq në gjunj përgjonin gratëSecili në vetminë e vet’fjalën e plakut kishte akoma në vesh:Besa është besë.Në orën tre, në mesantëvëllai i parë zgjoi të tijën dhe e puthi në ballëDhe i dyti, në të njëtën orë,e tundi fort dhe e shtrëngoi në kraharorDobësi era njeri, o mish i dobët që ha e bluan dinakëri.Kurse i treti, i ngrirë mbetideri në mëngjesderisa dielli futi kokën në dritar’dhe e shkriu e bëri vesë.

As ata të dy nuk tradhtuan dhe as ky nuk është hero. Është fati që di paditurinë. Duhet një terren i pastër ku farat çelin dhe i treti ishte terreni i pastër. Sa të kushtëzon gjuha?Asgjë nuk mohohet përderisa ekziston. Për mua gjuha ka një motiv përderisa ka mbijetuar, dhe pse kanë mbijetuar dhe gjëra shkaterruese, në fakt. Mua nuk më intereson gramatika, si nuk më intereson piano. Piano është një mobilje druri, mua më intereson timbri. Në Itali, në shkollë na mësonin të flisnim gjuhën perfekte, sipas gramatikës, por unë nuk mundesha t’i bindesha asaj...ajo gjuhë vriste shpirtrat. Dhe shpika gjuhën time, shkriva dialekte dhe nxora një gjuhë që nuk e kupton njeri nga jam unë. Pasi shkruajta“L’epopea del quotidiano” kam ndejnjur tre katër muaj duke smontuar italishten dhe duke e shkruar dhe një herë me rrokje, me timbra, jo me fjalë. S’e di pse e kam bërë. Dhe tani kam një epope normale dhe një libër të shkruar me dorë, që nuk e di pse e kam bërë sepse nuk ka funskion ta publikoj. Ishte një urgjencë e brendshme. Unë flas atë që quhet gjuhë e çuditshme: një shaman e quajti gjuha e zogjve, një antropolog gjuha e shpirtit. Unë nuk e di pse, por në momentin që e flas atë gjuhë, në të vërtetë flas timbra, unë jam njeriu më i qartë, por jo vetëm për vete. Në Itali të gjithë neonatit, dhe handikapët këndojnë me mua. Kur ka ndodhur kjo unë ndalova, nuk isha unë që po bëja, ishte dicka që po ndodhte. Kjo është përtej racave. Ajo që kam theksuar gjithmonë është që nuk u flas më racave, shtresave dhe roleve.

Sa e mundshme dhe e arritshme është kjo? Ti thua që nuk ke struktura, që ke punuar për të

shembur ato të Magdës, Federicos dhe Robertit, por publiku që ulet në karrigen e teatrit ka strukturat e veta... Po, në Itali, në Francë, kanë nevojë ta analizojnë, ta klasifikojnë... sepse gjërat gjithmonë vihen në skenë, nuk ndodhin, nuk jetohen dhe ajo që vjen prej tyre është një autoilizuon emocionimi, sepse njeriu-jo më njeri, i plastifikuar, duke qenë impotent, nga orgazmi fizik ka zhvilluar orgazmin intelektual, e ka deformuar emocionimin, si do evoluim njerëzor. Por të gjithë e përjetojnë njëlloj. Vetëm në përkthimin e asaj që ndodh secili përdor individualitetin. Një herë vendosa në një mjedis 6m me 6m një poeteshë, një murator, një hajdut bizhuterish, që të na dëgjonin. Kur mbaroi, murtori lotonte, më puthi në ballë dhe iku pa thënë asgjë. Poetesha e përcaktoi si “një gur që lulëzonte”. Banditi ishte si një fëmijë i trembur që donte të ikte, duke thënë vazhdimisht “këta janë të mendur”. Të tre e ndjenë në të njëjtën mënyrë, poetesha kishte nevojë ta kualifikonte, muratori reagoi hapur, banditi u tremb ta pranonte sy të gjithëve thyerjen e rregullave. Unë fola përtej strukturave, të tre e ndjenë njëlloj, por e përkthyen ndryshe …Meqë ti nuk je më artist, por njeri, as ata nuk janë më publik apo jo? Nuk jemi të ndarë. Gjëja e parë për mua është që publiku nuk duhet të ekzistojë më sepse po ekzistoi publiku unë nuk jam më njeri. Një gazetar italian ka shkruar pasi na ka parë: “Në 72 vjet nuk më kishte ndodhur të gjendesha në det të hapur në një kolltuk teatri”. Njerëzit dilnin të çuditur nga teatri sepse nuk e pranonin që u ndodhte atyre, ishin mësuar të ishin publik.Ne jemi mësuar të jemi të ulurit përballë, të shkëputur nga artistët dhe loja e tyre në skenë, prej gjysmerrësirës që na mbështjell. Ndërkohë që ata luajnë në skenë, roli ynë është ai i publikut, nesër jemi bankier, mësues, rrobaqepës. Gjithçka është e formatuar, edhe vazhdimi i asaj shfaqeje teatri, në filan rrugë, në aksh cep të botës: perdja do bjerë, zoti Artist do heq makijazhin dhe zoti Publik do heqë kostumin, por më parë do pijë një gotë verë në një mjedis me muzikë dhe ndriçim të ulët me kolegët, sepse kështu duhet. Kjo “Duhet” është tabela që qëndron mbi çdo rrugë, mbi portën e çdo mjedisi me ajër të kondicionuar, madje edhe mbi atë që duhet të ishte veprimi më i pamenduar

Pasi shkruajta“L’epopea del quotidiano” kam ndejnjur 3-4 muaj duke smontuar italishten dhe duke e shk-ruar dhe një herë me rrokje, me timbra, jo me fjalë. S’e di pse e kam bërë sepse nuk ka funskion ta publikoj. Ishte një urgjencë e brendshme.

Magda, si Rozafa në Tiranë

Page 5: Aion Teater

24

dhe i guximshëm bërë ndonjëherë. Por çfarë ndodh nëse papritur në teatrin ku shkon, ty nuk të fsheh errësira, nëse përballë nuk ke një aktor që po luan rolin, e që po të tregon çfarë ka shkruar një dramaturg, apo një skenarist, apo ai? Nëse të fton të jetosh me të, ta përjetosh, si bën vetë, atë që po ndodh, nëse të sheh dhe të flet dhe ti e kupton këtë, e kupton që ai të ka njohur e ka nisur të dëgjohet brenda teje, aty ku nuk ka as stinë, as kohë, as status, as rol, as racë... Dhe kur të ndodh, pa le, në një mbrëmje të zakontë, pak të ngrohtë, kur ti mban ende veshur rrobat e punës dhe ke në portofol faturat për të paguar. Po këtë do e kuptoje vetëm pasi të dilje që aty, jo duke pllaquritur këmbët në det si gazetari Italian, por duke shkundur grimcat që lënë gurët e shkërmuar të kalasë së Rozafës. Vërtet, të gjithë e ndjejnë njëlloj!...Çfarë është kjo, është ëndërr? Për pak e për disa mund të bëhet dhe makth! Sepse askush më parë nuk ka tentuar të hyjë më thellë nga sipërfaqja e programuar për komunikimin me botën, me vartësin, me nxënësin, me klientin, apo me artistin në skenë. Askush në një vend si teatri, apo rruga, nuk ka arritur të shohë sytë e fëmijës në ty, jo si klishe, si qenie origjinare. Dhe rojet që janë vendosur brenda vetes, nga shkolla, shtëpia, institucionet, kursi i pianos, kinemaja, nisin të bëjnë pyetje, të kërkojnë biletë për të panjohurin që guxon të hyjë aty. Tek ne ama, te shqiptarët, sipas Marselit, nuk është dhe aq e vështirë ta gjesh thelbin natyror të njerëzve. Publiku që më shumë e ka përqafuar këtë formë ka qenë publiku shqiptar. Jo më shumë nga 60 vite histori institucionesh, universitetesh, TOB, janë shumë pak, për krijimin

e qenieve sociale dhe kulturore për plastifikimin e njerëzve që e zhyt shpirtin në thellësi të errëta e pa ajër që e atrofizojnë. Ne ankohemi rëndom, çdo ditë, që “ky popull s’ka kulturë”, mirëpo e keqja e kësaj nuk është diçka që i hyn në sy Marselit. Atij i interesojnë njerëzit, përtej moralit, përtej emërtimeve “hajdut”, apo diçka tjetër, i intereson thelbi natyror, që është mveshur nga ndwrhyrjet kulturore gjetkë. Të tjerë e manipulojnë këtë pjesë sipas tij, ndërsa ai është i përqendruar te shpirti, “anima”, “animal”…që nuk e gjen askund tjetër si këtu. Vërtet që publiku shqiptar ju ka pritur më…natyrshëm?Nuk ka pasur askund kaq publik heterogjen dhe kaq të përfshirë sa këtu. E di pse ka akoma një publik të mirë? Sepse janë akoma njerëz. Mua më intereson që ka akoma forma njerëzore që lëvizin, përtej industrializmit. Njeriu këtu ka kafshën brenda, që është shpirti, “anima”, “animal”. Është e vetmja gjë që ne kemi, i gjithë njerëzimi, jo thjesht Shqipëria. Prandaj ne nuk duhet të imitojmë një model të skaduar, ne duhet të rindërtojmë këtë që kemi, që ata të vijnë këtu.

Mos ka dhe pak krenari kombëtare në këtë që po thoni? Krenaria është brenda meje, por kjo është përtej saj. Ne jemi i vetmi popull në Europë që akoma ka zjarr në sy. Dhe banditi, rrugaçi, ka ndjesi dhe ai. Një njeri që trafikon një femër dhe prapë i sjell lekë nënës dhe babës. Mua më godet kjo gjë. Një monstër i tillë që arrin të bëjë atë që bën si i mbetet akoma një ndjesi?! Është përtej atij dhe ajo. Ky zjarr, është fikur në Europë.

Mirëpo ka ende shpresë për rindezjen e këtij zjarri njerëzor, përtej Shqipërisë…përtej Aion Teatër?Kur njeri bën atë që dashuron, atë që është, nuk lodhet, lumi nuk lodhet të rrjedhë. Dhe ky nuk është privlegj vetëm i një artisti, unë nuk kërkoj të jem një aktor, një regjisor. Njeri është diçka tjetër, unë shprehem nëpërmjet zërit, lëvizjeve. Për ta thjeshtuar, kërcimin e bëra lëvizje, këndimin e bëra zë, instrumentin e bëra thesht një vegël. Që një njeri të jetë ai që është, ka nevojë të integrohet si njeri. Në Lice, u them nxënësve: çfarëdo gjëje që doni, bëjeni si zgjedhje njerëzore, jo shoqërore. Sepse punon një jetë për të blerë ilaçet e pleqërisë, një njeri që studion për atë që dëshiron nuk do as para për atë që bën dhe shoqëria do ketë vetëm avantazh. Kush jeton jetën, atë që ka lindur të jetojë, është artist. Pastrimi që kam bërë me instrumentistët ishte njerëzor, shpirti rionovohet gjithmonë, me farë akordash vokale flet shpirti nuk ka rëndësi. Kur bëhesh shërbyes je hyjnor, nuk më intereson emri artist, është etiketë më fut në burg më bën zanatçi, sa respekt kam për zanatin, por nuk kam zgjedhur zanat, nuk i nevojitet shpirtit zanat. Çoroditja është e madhe tani: nuk e dinë më kur po pijnë a bëjnë orgji a po kënaqen sepse nuk po bëjnë atë që duan të bëjnë, po sepse duhet. Ka shumë shekuj që industria e frikës zhvillohet: unë të thyej këmbët dhe të shes patericat. Po sigurisht që ka mundësi që mos të vejë drejt rënies. Si them gjithmonë…nuk është zemra që është jashtë kohe, por është njeriu që është jashtë rrahjes.

Gjatë "Canti Orfici" në Romë