adresa: blv “dëshmorët e kombit”, nr.3, tiranë; e-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe...

10
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail: klsh.org.al; web-site:www.klsh.org.al Nr. 933/5 Prot. Tiranë, më 22.12.2017 V E N D I M Nr. 186, Datë 22.12.2017 PËR PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË SHOQËRINË E PARË FINANCIARE TË ZHVILLIMIT, FAF SH.A ME OBJEKT “MBI ZBATIMIN E RREGULLSHMËRISË FINANCIARE”. Pasi u njoha me Projektvendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit, shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, si dhe vlerësimet mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të mësipërm, Drejtori i Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve, si dhe Drejtori i Përgjithshëm, nisur nga fakti që nga auditimi konstatohet mungesa e vënies së informacionit dhe evidencave në dispozicion nga Shoqëria FAF Sh.a, si dhe nuk mund të shmangemi nga auditimi i institucionit, ekzistencës së mundësisë së devijimeve materiale dhe të përhapura, dyshimeve të arsyeshme të ngritura mbi baza të dokumentuara për mundësi mashtrimi dhe korrupsioni, në nivelin drejtues të Shoqërisë Këshilli Mbikëqyrës, Administratori i shoqërisë si dhe niveli i mesëm dhe i ulët i punonjësve të shoqërisë, në mbështetje të neneve 10, 15, 25, dhe 30 të Ligjit nr. 154, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”. V E N D O S A: I.Të miratoj përfundimet e arritura gjatë këtij misioni me objekt “Mbi zbatimin e rregullshmërisë financiare”, për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2016 të ushtruar në Shoqërinë e Parë Financiare të Zhvillimit, FAF Sh.a. II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave, për sa vijon: TPZ.AL

Upload: others

Post on 15-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

KRYETARI

Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail: klsh.org.al; web-site:www.klsh.org.al

Nr. 933/5 Prot. Tiranë, më 22.12.2017

V E N D I M

Nr. 186, Datë 22.12.2017

PËR

PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË SHOQËRINË E PARË FINANCIARE TË

ZHVILLIMIT, FAF SH.A ME OBJEKT “MBI ZBATIMIN E RREGULLSHMËRISË

FINANCIARE”.

Pasi u njoha me Projektvendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamentit të Auditimit

të Buxhetit të Shtetit, shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, si dhe vlerësimet mbi

objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të mësipërm, Drejtori i

Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve, si dhe Drejtori i Përgjithshëm,

nisur nga fakti që nga auditimi konstatohet mungesa e vënies së informacionit dhe evidencave në

dispozicion nga Shoqëria FAF Sh.a, si dhe nuk mund të shmangemi nga auditimi i institucionit,

ekzistencës së mundësisë së devijimeve materiale dhe të përhapura, dyshimeve të arsyeshme të

ngritura mbi baza të dokumentuara për mundësi mashtrimi dhe korrupsioni, në nivelin drejtues të

Shoqërisë Këshilli Mbikëqyrës, Administratori i shoqërisë si dhe niveli i mesëm dhe i ulët i

punonjësve të shoqërisë, në mbështetje të neneve 10, 15, 25, dhe 30 të Ligjit nr. 154, datë

27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

V E N D O S A:

I.Të miratoj përfundimet e arritura gjatë këtij misioni me objekt “Mbi zbatimin e rregullshmërisë

financiare”, për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2016 të ushtruar në Shoqërinë e Parë Financiare të

Zhvillimit, FAF Sh.a.

II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave, për sa vijon:

TPZ.AL

Page 2: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

2

A. OPINIONI I AUDITIMIT

Baza për opinionin (ISSAI 1240 - 12501):

Mbështetur në standardet INTOSAI dhe në Manualin e Auditimit Financiar të KLSH-së,

Rregullores së Brendshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nr.107 datë 08.08.2017, miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për subjektin Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF

Sh.a, në mungesë të vënies së informacionit dhe evidencave në dispozicion nga Shoqëria FAF

Sh.a, si dhe për shkak të dyshimeve të arsyeshme të ngritura mbi baza të dokumentuara për

mundësi mashtrimi dhe korrupsioni, në nivelin drejtues të Shoqërisë Këshilli Mbikëqyrës,

Administratori i shoqërisë si dhe niveli i mesëm dhe i ulët i punonjësve të shoqërisë;

Duke qenë se nuk mund të shmangemi nga auditimi i institucionit, si dhe mundësia e devijimeve

materiale dhe të përhapura nga mashtrimi dhe thyerjet e legjislacionit në fuqi edhe nga strukturat

drejtuese, nuk mundësojnë marrjen e evidencave të përshtatshme për të dhënë një opinion.

Duke qenë se kemi dyshime të arsyeshme që ka mundësi për mashtrim material dhe të përhapur

që mund të përfshi të gjitha hallkat e drejtimit dhe vendimmarrjes dhe faktin që çdo përfaqësim

prej tyre është i cënuar në besueshmëri, si dhe mungesës së vënies së informacionit në

dispozicion, bazuar në standardet INTOSAI, ISSAI 1240; ISSAI 1250; si dhe ne gjykimin

profesional të audituesit për të mos u shprehur, me opinion mbi pasqyrat financiare.

Për sa parashtruar më sipër, si dhe në të gjitha rastet kur nuk mund të arrihet siguria e arsyeshme

dhe kur dhënia e një opinioni me rezervë në raportin e audituesit është e pamjaftueshme në

rrethanat përkatëse për qëllimet e raportimit për përdoruesit e pasqyrave financiare, SNA-të

kërkojnë që audituesi të refuzojë të japë një opinion ose të tërhiqet (të japë dorëheqjen) nga

angazhimi, kur tërheqja është e mundur sipas ligjit apo rregulloreve të zbatueshme.

Konkluzion/Opinion:

Bazuar në fakte, grupi auditimit ka baza për dyshime të arsyeshme lidhur me vërtetësinë dhe

paraqitjen e drejtë të ndërtimit dhe hartimit të pasqyrave financiare të FAF Sh.a, sepse nuk jemi

në gjendje për të marrë evidencën e nevojshme dhe të besueshme të auditimit për të patur një bazë

për dhënien e opinionit të auditimit.

Për këtë arsye, Grupi i auditimit refuzon të shprehi një opinion për pasqyrat financiare dhe e

konsideron të pamundur dhënien e një opinioni mbi pasqyrat financiare të shoqërisë.

Arritja në këtë konkluzion bazohet në Standardet Ndërkombëtare, të miratuara nga

INTOSAI :

ISA 240: I cili trajton përgjegjësitë e audituesit, në lidhje me mashtrimin në një auditim të

pasqyrave financiare. Në mënyrë të veçantë, trajton mënyrën se si duhet të zbatohen ISA 3152

dhe ISA 3303 në lidhje me rreziqet e gabimeve materiale për shkak të mashtrimit.

ISA 250: Nëse audituesi nuk siguron evidencat e mjaftueshme të auditimit nga personat e

ngarkuar me qeverisje, për të vlerësuar nëse ka ndodhur ose ka gjasa të ndodhë mosrespektimi i

ligjeve apo rregulloreve, të cilat mund të jenë material për pasqyrat financiare, audituesi duhet të

shprehë një opinion të kualifikuar, ose të refuzojë të japë një opinion mbi pasqyrat financiare në

bazë të kufizimit të fushëveprimit të auditimit në përputhje me ISA 705.

1 ISSAI 1240;1250 Standartet INTOSAI:

Përgjegjësia e audituesve për të raportuar kur përballen me raste të mashtrimit në një auditim të Pasqyrave

financiare . marrja parasysh e ligjeve dhe rregulloreve gjate auditimit te Pasqyrave financiare.

TPZ.AL

Page 3: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

3

B. BANKËS QËNDRORE TË SHQIPËRISË

Nga auditimi i “Shoqëria e Parë Financiare për Zhvillim” FAF sh.a, duke u bazuar në standardet

INTOSAI, ISSAI 1240; ISSAI 1250; Kontrolli i Lartë i Shtetit, në mungesë të vënies së

informacionit dhe evidencave në dispozicion nga Shoqëria FAF Sh.a, si dhe bazuar në gjykimin

profesional të audituesit për të mos u shprehur me opinion mbi pasqyrat financiare, vendosi të

mos japi opinion mbi pasqyrat financiare.

Duke qenë se nuk mund të shmangemi nga auditimi i institucionit, por ekziston mundësia e

devijimeve materiale dhe të përhapura nga mashtrimi dhe thyerjet e legjislacionit në fuqi edhe nga

strukturat drejtuese, të cilat përbëjnë shkak për marrjen e evidencave jo të përshtatshme për të

dhënë një opinion.

Mos dhënia e opinionit lidhet dhe me dyshime të arsyeshme të ngritura mbi baza të dokumentuara

për mundësi mashtrimi dhe korrupsioni, si në nivelin drejtues të Shoqërisë Këshilli Mbikëqyrës,

Administratori i shoqërisë si dhe niveli i mesëm dhe i ulët i punonjësve të shoqërisë, sa trajtuar në

Raportin Përfundimtar të Auditimit.

Rekomandimi:

Bazuar në ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, Kreu 3, neni 12, (i

ndryshuar), si dhe Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 1, datë

17.01.2013 “Për miratimin e rregullores për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet

financiare jo-banka” (i ndryshuar), si dhe Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së

Shqipërisë nr. 2, datë 17.01.2013 “Për administrimin e rrezikut në ushtrimin e veprimtarisë nga

subjektet financiare jo-banka” (i ndryshuar), nën kreu 2, neni 13 “Administrimin e rrezikut në

veprimtarinë” Banka e Shqipërisë si autoritet përgjegjës, të ushtrojë mbikëqyrjen e veprimtarisë

së “Shoqërisë së Parë Financiare për Zhvillim” FAF sh.a dhe në përfundim të njoftohet KLSH për

rezultatet.

Menjëherë

C. BORDI I MBIKQYRJES PUBLIKE:

KLSH bazuar në Manualin e Auditimit Financiar si dhe referuar Rregullores së Brendshme të

Kontrollit të Lartë të Shtetit, nr.107, datë 08.08.2017, miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të

Shtetit, nga auditimi i “Shoqëria e Parë Financiare për Zhvillim” FAF sh.a, duke u bazuar dhe në

standardet INTOSAI, ISSAI 1240; ISSAI 1250; në mungesë të vënies së informacionit dhe

evidencave në dispozicion nga Shoqëria FAF Sh.a, si dhe në gjykimin profesional të audituesit

për të mos u shprehur, me opinion mbi pasqyrat financiare, për shkak të dyshimeve të arsyeshme

të ngritura mbi baza të dokumentuara për mundësi mashtrimi dhe korrupsioni, si në nivelin

drejtues të Shoqërisë, Këshilli Mbikëqyrës, Administratori i shoqërisë si dhe niveli i mesëm dhe i

ulët i punonjësve të shoqërisë.

KLSH konstaton se në pasqyrën financiare të vitit 2016, të këtij institucioni, pika IV “Rritja e

mjeteve monetare” (I-mjete monetare nga aktiviteti i shfrytëzimit, në vlerë 97,905,150 lekë + II-

fluksi monetar nga veprimtaria investuese, në vlerë 4,343,896 lekë + III-fluksi monetar nga

aktivitetet financiare në vlerë 0 lekë), është në shumën 102,249,046 lekë, kur diferenca midis

shumës së mjeteve monetare në fund të periudhës dhe në fillim të saj është 88,190,451 lekë

TPZ.AL

Page 4: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

4

(1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494

lekë). Pra kjo pasqyrë nuk kuadron për vlerën 13,058,595 lekë.

Kjo pasqyrë është plotësuar me shuma të ndryshme nga auditorët e pavarur, ku diferenca

midis shumës së mjeteve monetare në fund të periudhës dhe në fillim të saj është -264,774,471

lekë (229,065,721 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 493,840,192

lekë). Kjo shumë është më e vogël se shuma në pasqyrën e institucionit për vlerën 352,964,922

lekë.

KLSH evidenton se, jashtë bilancit janë nxjerrë 2922 klientë me kredi të mbetura më datë

30.11.2017, në shumën 1,208,638,312 lekë, nga të cilat vetëm për vitin 2016 numri i kredive të

nxjerra jashtë bilancit me Vendim të Këshillit Mbikëqyrës është 210 klientë, në shumën

376,577,605 lekë.

Raporti i audituesve të pavarur “G. T.” më datë 27.07.2017, lidhur me pasqyrat financiare të vitit

2016 ka dhënë “opinion me rezervë”. Audituesi i pavarur në raport shprehet se: “Sikurse është

prezantuar në shënimin 4 – Hua dhe Paradhënie neto për klientët dhe në shënimin 13-Të ardhura

nga interesi më 31.12.2016, shoqëria ka regjistruar interesa të përllogaritura, në shumën

9,906,054 lekë (në vitin 2015 për 14,633,960 lekë) dhe të ardhura nga interesi, në shumën

211,955,878 lekë (në vitin 2015 për 247,883,579 lekë). Interesat e përllogaritura nga moduli i

sistemit kompjuterik të kredisë kanë diferenca të përkohshme, gjë e cila ka ndikuar në

transferimin e plotë të të dhënave në modulin e sistemit të kontabilitetit.

Në mungesë të procedurave të përshtateshe alternative të auditimit, ne nuk mund të përcaktojmë

nëse interesat e përllogaritura, të ardhurat nga interesi, si dhe provigjioni mbi interesa të

përllogaritura, paraqesin vlerat e plota dhe të duhura, apo nëse ndonjë rregullim është i

nevojshëm në pasqyrën e pozicionit financiar dhe pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve për

vitin e mbyllur më 31.12.2016”.

Pra për të njëjtën periudhë opinioni dhe siguria që ka ofruar auditimi i pavarur nuk reflektojnë

baza reale mbi të cilin formohet ky opinion, sa trajtuar në Raportit Përfundimtar të Auditimit.

Rekomandimi:

Bazuar në ligjin nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të

ekspertit kontabël të riregjistruar dhe kontabilistit të miratuar”, neni 5, pika 1, “Të drejtat dhe

detyrat e Bordit të Mbikëqyrjes Publike(i ndryshuar), kërkohet nga Bordi Mbikëqyrjes Publike

marrja në shqyrtim, mbikëqyrja monitorimi dhe vlerësimi i kontrollit të cilësisë për punën e kryer

nga audituesi i pavarur “G. T.”, për pasqyrat financiare të vitit 2016 për shoqërinë FAF sh.a, dhe

në përfundim të njoftohet KLSH për rezultatet e këtij shqyrtimi.

Menjëherë

D. INDICIE PËR KALLËZIM PENAL:

Bazuar në nenin 281 të ligjit nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së

Shqipërisë”, i ndryshuar sugjerojmë, trajtimin e detajuar tekniko-juridik nga ana e Departamentit

Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës të materialeve të evidentuara nga

grupi i auditimit në kuptim të referencave të Kodit Penal, pasi evidentohen elementë të veprave

penale për personat si më poshtë:

-Z. D. Q., Administrator i FAF SH.a,

Këshilli Mbikqyrës i përbërë nga;

-Zj. I. M.,

TPZ.AL

Page 5: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

5

-Z. A. C.,

-Zj. A. K.,

-Zj. M. L.

-Z. Ll. P.,

-Z. O. D., jurist i Shoqërisë/Sekretar i Këshillit Mbikëqyrës

-Zj. A. Gj., Drejtor i Departamentit të Financës, pasi,

-Zj. M. H., ish punonjëse e Auditit të Brendshëm në FAF Sh.a, pasi,

Me shkresën nr.1231 datë 23.11.2017 znj. M. H., ish punonjëse e Auditit të Brendshëm në FAF

SHA, i drejtohet KLSH me një letër denoncuese mbi shkeljet ligjore që kryhen nga Niveli

Manaxherial-Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori i Shoqërisë mbi:

-Ndryshimet e politikave të interesave të kreditimit nga 21% në 3% për nivelin drejtues;

-tendera fiktivë;

-pagesa bordi për persona të larguar nga bordi;

-fonde të lira të cilat mbahen në banka të nivelit të dytë me % interesi pothuaj të papërfillshme;

-Rekrutimet dhe largime nga puna, në mënyrë të paligjshme;

-Pagesa punonjësish, të cilët nuk janë paraqitur fare në punë;

-Programi informatik është i aksesueshëm dhe jo i sigurt, pagesa të cilat shkojnë në mijëra euro.

Nga verifikimi i ankimimit të zj. M. H. nga Shoqëria FAF grupi i auditimit u vu në dijeni

me një sërë dokumentesh të cilat konsistojnë : Djali i Zj. M. H. ka marrë një kredi SME, në shumën 10,000,000 lekë në datë 20.08.2010, me afat

84 muaj, me interes 19%, me qellim kredie ”Rikonstruksion dhe blerje pajisje lokali”, me debitore

solidare tërësisht M. H. H. dhe hipotekues: H. V. K., A. H. K., M. H. K., L. B. K..

Për kredinë e djalit të saj E. H. janë likuiduar gjithsej 8,262,469.00 lekë dhe aktualisht ka një

detyrim gjithsej prej 20,553,649.78 lekë. Sqarojmë që kjo kredi është nxjerrë jashtë bilancit më

datë 31.12.2016, pas ekzekutimit të kolateralit më datë 23.03.2016 dhe vazhdon të likuidohet në

shuma të vogla nga paga e Zj. M. H., në shumën 19,850 lekë çdo muaj.

Kolaterali që siguron kthimin e kredisë është pasuria: Truall + Ndërtesë me nr. Pasurie 65/17, vol.

2, Fq.30, z.k. 2679 me sip. totale 250m,2 nga e cila Ndërtesë 70 m

2, me adresë Kashar Tiranë, në

pronësi të shtetasve H. V. K., A. H. K., M. H. K., L. B. K.. Vlerësimi i kolaterali është kryer nga

vlerësuesja e kontraktuar nga FAF sh.a Znj. S. A.(K.), me vlerë 18,000,000 lekë.

-Zj. M. H. H. ka marrë një kredi individuale, në shumën 200,000 lekë më datë 20.12.2013, me

afat 36 muaj, me interes 19%, me qellim ”Shtim mjete xhiro”, me debitore solidare tërësisht E. A.

H. e barrëdhënës M. H. H.. Barra siguruese është ”Krevat terapeutik” me pronësi te Znj. M. H. H.

, me vlerë 420,000 lekë.

Për kredinë e Zj. M. H. janë likuiduar 128,500.00 lekë dhe aktualisht ka mbetur me detyrim në

shumën 204,609.32 leke.

Kjo kredi ka dalë jashtë bilancit me datë 31.12.2016 dhe është duke u trajtuar si kredi në grup për

të cilën Znj. M. H.është debitore solidare. Bashkëlidhur janë kartelat e kreditit dhe kartelat e

pagesave të gjeneruara nga Sistemi informatik ASPEKT.

- Trajtimi ekonomik i kredisë së debitorit E.A. H.(i biri), Njësia e Kredisë me Probleme e ka

filluar qysh në momentin e krijimit të saj.

Gjatë trajtimit ekonomik të kredisë së debitorit E. A. H. është vënë re vështirësi në pagimin e

kësteve mujore sipas planit të amortizimit, kjo për shkak të problemeve financiare në të ardhura si

rezultat i mosfunksionimit të biznesit privat, problemeve shëndetësore të familjarëve, por edhe të

disa kredive në sistemin financiar bankar.

TPZ.AL

Page 6: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

6

Debitori E. A. H. është kredimarrës edhe në një nga bankat e nivelit të dytë (B. sipas raportit

nxjerrë nga ekstrakti i BOA), gjë që krijoi vështirësi në likuidimin e kësteve mujore të rregullta

pranë FAF sh.a. Debitori/debitori solidar dhe hipotekuesit janë njoftuar disa herë zyrtarisht si

nëpërmjet vizitave në familje, vizitave në biznes dhe letrave paralajmëruese të dërguar me postë.

Gjatë viteve 2010-2012 klienti ka paguar rregullisht ,ose me vonesa mujore, ndërsa gjatë vitit

2013 debitori ka vijuar me pagesa të parregullta të kësteve të kredisë, të cilat shtonin detyrimin në

vonesë.

Gjatë trajtimit ekonomik të kredisë, FAF sh.a ka shqyrtuar kërkesat e debitorit për ristrukturim të

huasë. Si e tillë, bazuar në kërkesën e debitorit, Politikave të Kreditit dhe Rrezikut dhe

Udhëzuesin e BOA për ristrukturimin e kredive të biznesit dhe gjendjen e rënduar shëndetësore të

debitores solidare (staf i FAF sh.a) ka aprovuar 2 herë ristrukturimin e kredisë së debitorit E. A.

H. me shkresën Nr. 20, datë 26/06/2012 dhe Nr.43, datë 8/7/2013.

Me rigrafikim të kësteve të kredisë i jepej mundësi debitorit të vazhdonte veprimtarinë dhe

kapërcente vështirësitë ekonomike, duke shmangur edhe ndikimet negative sociale të sjella si

rezultat i vështirësive financiare.

Znj. M. H. H. në dt. 20/12/2013 u financua me kredi në shumën 200,000 lekë, me afat 36 muaj

me qëllim “Blerje mjete xhiro”.

Ristrukturimi i kredisë së debitorit E. A. H. dhe kredia e miratuar e Znj. M. H. H. u shoqërua me

kredi edhe në institucionet e tjera bankare, duke zgjidhur momentalisht problemet ekonomike të

biznesit.

Gjatë vitit 2014 dhe 2015 janë kryer pak pagesa mujore për kredinë, kjo sepse debitori kishte disa

këste mujore në institucione të ndryshme bankare.

Si rezultat i vonesave të konstatuara, në bashkëpunim me stafin e degës Tiranë dhe punonjësin e

Njësisë së Kredisë me Probleme është njoftuar me shkrim klienti në datë 06/05/2014 për shlyerjen

e menjëhershme të detyrimit të maturuar të papaguar. Komunikimi ka qenë i vazhdueshëm edhe

me debitoren solidare M. H. H. duke i kërkuar shlyerjen e menjëhershme të vonesave ose

aktivizimin e procedurave ligjore në rast mos pagesë.

Pas njoftime të herëpashershme të deitorit/debitorit solidar/hipotekuesve dhe dërgimit të letrave

paralajmëruese, në datën 22/07/2014 është kërkuar fillimi i trajtimit ligjor të kredisë së debitorit

E. A. H..

Gjyqi për debitorin E. A. H. u zhvillua në 07/11/2014 për të cilin u lëshua Urdhri i Ekzekutimit

Nr. 5954 datë e regjistrimit 30/10/2014.

Vendimi i Gjykatës i është komunikuar dhe dërguar me postë debitorit/ debitorit solidar /

hipotekuesve duke i bërë me dije për kostot financiare të ngarkuara dhe pasojat e fillimit të

proceseve përmbarimore, duke i ofruar marrëveshje për pagesa mujore dhe falje penaliteti sipas

politikave në fuqi.

Referuar e-mail datë 20.11.2014 dhe shkresës Nr. 1310 datë 15.12.2014, Njësia e Kredisë me

Probleme ka përgatitur praktikën për aktivizim të procedurave përmbarimore drejtuar Sektorit

Ligjor të FAF sh.a.

Si rezultat i masave të marra për kredinë e debitorit E. A. H. dhe vendosjes së sekuestro mbi

pagën e debitores solidare, u krijuan vonesa në kredinë e klientës M. H. H. për të cilën pas

përfundimit të trajtimit ekonomik (kontakteve dhe njoftimeve shkresore) në datë 13/11/2015 u

kërkua fillimi i trajtimit ligjor të kredisë me kërkesën për Lëshim të Urdhrit të Ekzekutimit.

Urdhri i Ekzekutimit me Nr.2859, dt.13/05/2016 i është komunikuar debitores /debitorit solidar.

TPZ.AL

Page 7: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

7

Bashkëlidhur janë disa nga korrespondencat përkatëse gjatë trajtimit të kredive të E. A. H. dhe

Znj. M. H. H., relacioni i Drejtorit të Departamentit Kreditit dhe kopje e letrave paralajmëruese të

dërguara.

- Mbas përfundimit të trajtimit ekonomik të kredisë nga ana e Njësisë së Kredisë me Probleme,

Departamenti Ligjor ka kërkuar lëshimin e Urdhrit të Ekzekutimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

Tiranë, ku me vendim nr. REGJ. THEM 5954 të datës 07.11.2014 është lëshuar Urdhri i

Ekzekutimit për detyrimin e mbetur sipas kontratës të huas me hipotekë me nr. 3460 REP dhe nr.

917 Kol i datës 23.07.2010.

Mbas lëshimit të Urdhrit të Ekzekutimit me kërkesën nr. 46 Prot, datë 02.02.2016, është kërkuar

fillimi i procedurave përmbarimore pranë Zyrës Përmbarimore ”A.” sh.p.k për debitorin E. A. H..

Me datë 06.02.2015 përmbaruesi ka filluar procedurat përmbarimore duke Lajmëruar debitorin

për fillimin e Ekzekutimit Vullnetar dhe me datë 06.05.2015 është lidhur kontrata e shërbimit me

Zyrën Përmbarimore. Duke qenë se debitori nuk ka shlyer detyrimin në fazën e Ekzekutimit

Vullnetar ka kaluar në Ekzekutim të Detyrueshëm ku përmbaruesi ka vendosur sekuestro pranë

QKR-së Tiranë, ZRVPP-së Tiranë dhe Bankave të Nivelit të Dytë. Me shkresë nr. 2136, prot 928

Regj datë 28.08.2015 është vendosur sekuestro ekzekutive mbi pagën e debitores solidare Znj. M.

H. H..

Me vazhdimin e procedurave përmbarimore debitori është njoftuar për caktimin e vlerës së sendit

të sekuestruar me marrëveshje mes palëve, ku në pamundësi të caktimit të çmimit me

marrëveshje, përmbaruesi me shkresë nr. 2010 Prot. 928 Regj. Date 06.08.2015 ka caktuar Z. D.

D. si ekspert për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ku sipas aktit të vlerësimit nr. 928 Regj datë

12.01.2016 pasuria është vlerësuar në shumën 5,520,000 lekë.

Me shkresë nr. 306 Prot. 928 Regj., datë 29.01.2016 jemi lajmëruar për zhvillimin e ankadit të

parë për pasurinë e paluajtshme i cili u përmbyll pa asnjë ofertues. Me shkresën e përmbaruesit nr.

468 Prot. nr. 928 Regj. Date 16.02.2016 jemi njoftuar për zhvillimin e ankandit te dyte. Gjatë

zhvillimit të ankandit të dytë prona është shitur në shumën 3,091,200 lekë, blerësit Z. M. A K..

Blerësi Z. M. A. K. qe ka blere pasurinë është pjesëtari i familjes se hipotekuesve, te cilët kane

lenë garanci pasurinë për kthimin e kredisë.

Duke qenë se mbas shitjes së pronës, vlera e pronës nuk mbuloi gjithë detyrimin e debitorit,

përmbaruesi ka vazhduar proceduat përmbarimore duke vendosur sekuestro pranë Bankave të

Nivelit të Dytë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme etj.

Aktualisht është vendosur masa e sekuestro ekzekutive në pagën e debitores solidare Znj. M. H.

H. në shumën 20,000 lekë. Gjithashtu me shkresën nr.7828/42 datë 17.11.2017, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i

drejtohet KLSH me dërgimin e raportit përfundimtar të Inspektimit Financiar kryer në Shoqërinë

e parë financiare për periudhën Janar-Qershor 2017, me objekt “Zbatimi i ligjshmërisë për

veprimtarinë ekonomike-financiare dhe autoritetin drejtues e menaxherial të subjektit “Shoqëria e

Parë Financiare e Zhvillimit, F.A.F sh.a.” për periudhën Janar-Qershor 2017, grupi i auditimit

nga verifikimi i gjetjeve të adresuara në raportin e Inspektimit Financiar, evidenton si më

poshtë:

Me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.24, datë 04.11.2016 “Shtesë për investime dhe shtesë për

pozicion pune të Shoqërisë “Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit- F.A.F sh.a”, Këshilli

Mbikëqyrës ka miratuar shtesë në planin e investimeve 2016, "Për blerjen e një automjeti”, me

fond limit në vlerën 2 milion lekë me TVSH. Vendimit i bashkëlidhet Memo e datës 03.11.2016,

konceptuar nga Z. E. Xh. me detyrë, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe

Administrimit, me subjekt “Kërkesë për blerje automjeti dhe shtesë të një punonjësi të ri në

TPZ.AL

Page 8: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

8

Strukturën Organizative të Shoqërisë në pozicionin e shoferit për nevoja të degëve të Shoqërisë

F.A.F. sh.a”, drejtuar Z. D. Q., me detyrë Administrator i Shoqërisë së Parë Financiare F.A.F.

sh.a. Bashkëlidhur këtij vendimi gjendet edhe propozimi i Administratorit “Për shtesë investimesh

dhe shtesë për një pozicion pune në strukturën organizative të F.A.F sh.a për vitin 2016”.

Memo e datës 03.11.2016 nuk shoqërohet nga një material ku të arsyetohet se çfarë elementësh

janë marrë parasysh për këtë kërkesë, çfarë reference është përdorur etj. Propozimi nuk përmban

datë dhe as referencë se kujt i adresohet.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës nr.24, datë 04.11.2016 “Shtesë për investime dhe shtesë për

pozicion pune të Shoqërisë “Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit- F.A.F sh.a” nuk është

miratuar nga Ministri i Financave (në cilësinë e aksionerit të vetëm), konform nenit 135, pika 4 të

ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.

Veprimet e kryera janë në kundërshtim me ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe

shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, neni 135 “Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme”

pika 4, gërma (dh) dhe (ç) /Vendimet për investime, si dhe referuar Statutit të Shoqërisë së Parë

Financiare të Zhvillimit, F.A.F sh. të vitit 2008, neni 13 “Asambleja e Përgjithshme”, gërma

(ç)/vendimet për investime, si dhe gërma (dh).

Është shpallur procedura e prokurimit nga Titullari i AK , ndërkohë që fondi i vënë në dispozicion

për blerjen e automjetit nuk është miratuar nga Ministri i Financave, në cilësinë e Aksionerit,

konform nenit 135 të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i

ndryshuar, si dhe është kryer procedura e prokurimit “Kërkesë për propozim” me objekt “Blerje e

një automjeti me fond limit 1,583,340 lekë pa TVSH.

Në dokumentacionin financiar të datës 06.01.2017, R. Bank, për likuidimin e asetit/makinë

rezulton se:

Është likuiduar “A.” sh.p.k në vlerën 1,680,000 lekë, për blerje automjeti. Likuidimi është bërë në

bazë të faturës tatimore nr.105 datë 22.12.2016 (i miratuar nga komisioni i marrjes në dorëzim),

fletë hyrje nr. 21 datë 27.12.2016, si edhe kontratës FAF/BA/11/16 “Blerje e një automjeti”,

ndërmjet shoqërisë F. sh.a dhe.. (pa specifikuar palën kontraktore). Bashkëlidhur këtij likuidimi

janë: Dokumentet standarde të tenderit/kushtet e përgjithshme, e pa protokolluar. Kushtet e

veçanta të kontratës, ku përcaktohet kontraktuesi. Vlera e sigurimit të kontratës dhe kushtet e

pagesës. Referuar pasqyrave financiare të vitit 2016, nuk rezulton i përfshirë në asetet e

qëndrueshme në zërin “Mjete Transporti”, automjeti i blerë nga FAF sh.a. Referuar raportimit të

buxhetit për tremujorin e parë 2017, evidentohet të mos jetë kryer kontabilizimi për asetin e blerë

në vitin 2016 dhe të likuiduar në vitin 2017.

Departamenti i Financës ka kryer likuidimin në mungesë të kontratës së lidhur për blerjen e

automjetit me kontraktuesin e blerjes së këtij aseti, “A.” sh.p.k.

Nuk ka kontabilizuar veprimet për shtesat në llogarinë e mjeteve të transportit, për automjetin e

blerë.

Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe

pasqyrat financiare”, me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”, i ndryshuar.

Mos dokumentimi i shërbimeve të kryera me dokumente justifikues e vërtetues, është shkelje e

disiplinës financiare dhe në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 30, datë

27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, pika 34-36. Veprime të cilat

ngarkojnë me përgjegjësi Z. D. Q., Administrator i FAF sh.a dhe Zj. A. Gj. , Drejtor i

Departamentit të Financës, sa trajtuar në Raportit Përfundimtar të Auditimit

Menjëherë

TPZ.AL

Page 9: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

9

E. INSPEKTORIATIT TË LARTË TË DEKLARIMIT TË PASURIVE:

Bazuar në nenin 6 si dhe pikës 1 dhe 2, të nenit 37 të Ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 “Për

parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar i

rekomandojmë ILDKP-s marrjen në shqyrtim të konfliktit të mundshëm të interesit nga Zj. I. M.

në rolin e Kryetares së Këshillit Mbikëqyrës, pasi nuk ka zgjidhur konfliktin e interesit, për sa

më poshtë: -Me shkresën nr.7828/42, datë 17.11.2017, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i drejtohet

KLSH me dërgimin e raportit përfundimtar të Inspektimit Financiar kryer në Shoqërinë e parë

financiare për periudhën Janar-Qershor 2017, me objekt “Zbatimi i ligjshmërisë për veprimtarinë

ekonomike-financiare dhe autoritetin drejtues e menaxherial të subjektit “Shoqëria e Parë

Financiare e Zhvillimit, F.A.F sh.a.” për periudhën Janar-Qershor 2017, grupi i auditimit nga

verifikimi i gjetjeve të adresuara në raportin e Inspektimit Financiar, evidenton :

Me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 24, datë 04.11.2016 “Shtesë për investime dhe shtesë për

pozicion pune të Shoqërisë “Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit- F.A.F sh.a”, Këshilli

Mbikëqyrës ka miratuar shtesë në planin e investimeve 2016 "Për blerjen e një automjeti”, me

fond limit në vlerën 2 milion lekë me TVSH. Vendimit i bashkëlidhet Memo-ja e datës

03.11.2016, konceptuar nga Z. E. Xh. me detyrë, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore

dhe Administrimit, me subjekt “Kërkesë për blerje automjeti dhe shtesë të një punonjësi të ri në

Strukturën Organizative të Shoqërisë në pozicionin e shoferit për nevoja të degëve të Shoqërisë

F.A.F. sh.a”, drejtuar Z. D. Q., me detyrë Administrator i Shoqërisë së Parë Financiare F.A.F.

sh.a. Bashkëlidhur këtij vendimi gjendet edhe propozimi i Administratorit “Për shtesë investimesh

dhe shtesë për një pozicion pune në strukturën organizative të F.A.F sh.a për vitin 2016”.

Memo-ja e datës 03.11.2016, nuk shoqërohet nga një material ku të arsyetohet se çfarë

elementësh janë marrë parasysh për këtë kërkesë, çfarë reference është përdorur etj. Propozimi

nuk përmban datë dhe as referencë se kujt i adresohet. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës nr.24, datë

04.11.2016 “Shtesë për investime dhe shtesë për pozicion pune të Shoqërisë “Shoqëria e Parë

Financiare e Zhvillimit- F.A.F sh.a” nuk është miratuar nga Ministri i Financave (në cilësinë e

aksionerit të vetëm), konform nenit 135, pika 4 të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe

shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.

Veprimet e kryera janë në kundërshtim me ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe

shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, neni 135 “Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme”

pika 4, gërma (dh) dhe (ç) /Vendimet për investime, si dhe referuar Statutit të Shoqërisë së Parë

Financiare të Zhvillimit, F.A.F sh. të vitit 2008, neni 13 “Asambleja e Përgjithshme”, gërma

(ç)/vendimet për investime, si dhe gërma (dh).

Është kryer procedura e prokurimit “Kërkesë për propozim” me objekt “Blerje e një automjeti, me

fond limit 1,583,340 lekë pa TVSH, si dhe është lidhur Kontrata nr. 7771/2, datë 20.12.2016 në

vlerën e ofruar pa TVSH në shumën prej 1,400,000 lekë, me subjektin “A.” shpk.

Nga Inspektimi Financiar me shkresën nr. 7828/15dhe 7828/16 është kërkuar informacion në

lidhje me origjinën dhe ecurinë e ndryshimit të pronësisë së automjetit , si dhe me ecurinë

/historikun e TPL-së, sa vijon:

Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Shoqërisë “A.” sh.p.k,

Byrosë Shqiptare të Sigurimeve.

TPZ.AL

Page 10: Adresa: Blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail ... · 4 (1,591,923,945 lekë dhe shumës së mjeteve monetare në fillim të periudhës janë 1,503,733,494 lekë)

10

“A.” sh.p.k me shkresën nr.26, prot.1203, datë 27.06.2017 “Informacion në lidhje me origjinën

dhe ecurinë e ndryshimit të pronësisë së automjetit me targë AA 723 AM”, protokolluar në

Ministrinë e Financave me nr.7828/26, datë 29.06.2017, ka dërguar: Kontratën noteriale të

shitblerjes (nr. Rep 1069, nr. kol 231), datë 02.11.2016. Palë të kësaj kontrate janë Shitësi/ Zj. I.

M. dhe Blerësi/Shoqëria “A.” sh.p.k. Lejen e qarkullimit Nr.TRF2715712, si dhe certifikatën e

pronësisë së mjetit rrugor (AA 723 AM).

Drejtoria e Regjistrimit, Licencimit e Certifikimit të mjeteve, me shkresën nr.11164/1, datë

23.06.2017, protokolluar në Ministrinë e Financave me nr.7828/25, datë 28.06.2017, ka dërguar të

dhënat nga sistemi i DPSHTRR-Tiranë, për automjetin e sipërcituar, i cili figuron në datë

14.06.2011, në pronësi të Zj.I. M.. Në datë 22.11.2016, është regjistruar ndryshimi i pronësisë në

favor të “A.” sh.p.k, dhe në datë 10.02.2017 është regjistruar ndryshimi i pronësisë nga “A.”

sh.p.k, në favor të shoqërisë “Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit-FAF sh.a”.

Byroja Shqiptare e Sigurimit, me shkresën nr.3596, datë 28.06.2017, protokolluar në Ministrinë e

Financave me nr. 7828/28, datë 03.07.2017, bën me dije se për informacionin e kërkuar duhet t’i

drejtohemi Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Nga inspektimi i dokumentacionit të administruar lidhur me blerjen e automjetit ka rezultuar:

Automjeti i blerë nga FAF sh.a. nga shoqëria “A.” shpk, ka qene në pronësi të Zj.I. M. me detyrë

Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës, e cila ja ka shitur koncesionarit “A.” sh.p.k, në muajin Nëntor

2016, periudhë që korrespondon me miratimin e fondit për “Blerje automjeti”, nga Këshilli

Mbikëqyrës, Nëntor 2016.

Nisur nga faktet e mësipërme si dhe referuar shkeljeve të trajtuara sa më lart në këtë raport, për

blerjen e këtij automjeti, jemi në kushtet e konfliktit të interesit apo të konfliktit në dukje të

interesit, përcaktuar në pikën 1 dhe 4/a, të nenit 3, pikën 1/a/c/, të nenit 5 dhe nenit 23 të ligjit

nr.9367, date 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve

publike” i ndryshuar, si dhe gërmen ‘a’ dhe ‘g’, të Ligjit nr.44/2015 “Kodi procedurave

administrative në RSH”, sa trajtuar në Raportit Përfundimtar të Auditimit.

Menjëherë

Me ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të detyrave dhe masave të përcaktuara në këtë vendim

ngarkohet Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit.

Bujar LESKAJ

K R Y E T A R

TPZ.AL