adresa: bashkia elbasan, rruga “qemal stafa”, tel...

6
Vendimet e Këshillit Bashkiak Tetor 2014 faqe 5 PËRFUNDON "ELBASAN ARENA" Tashmë kombëtarja ka një "shtëpi" dinjitoze Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Tetor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 81 Stadiumi i Elbasanit është stadi- umi i ri kombëtar ku përfa- qësuesja jonë është duke zhvill- uar ndeshjet eliminatore të Euro- pianit 2016. Prej disa muajsh stadiumi u shemb dhe u punua me intensitet të lartë pasi brenda muajit Shtator gjithçka duhet të ishte gati. Dhe gjithçka qe gati që nga tribuna e re, tek shkallët mo- derne dhe çdo gjë që i duhet një stadiumi ku mund të zhvillohen deri ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve për nga kategoria dhe cilësitë e tij. Bëhet fjalë për një investim rreth 5 milionë euro për një stadium i cili ka një ka- pacitet maksimal prej 12.500 vendesh. Çdo gjë shkoi sipas pa- rashikimeve dhe skuadra jonë kombëtare luajti me dinjitet në ”shtëpinë” e saj në 11 tetor kundër Danimarkës, ndeshje e vlefshme për Eleminatoret e Eu- ropianit 2016. Elbasani tregoi vlerat Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini falenderon elbasanasit për qytetarinë e treguar gjatë ndeshjes Shqipëri-Danimarkë. ”Në ndeshjen me Danimarkën, kombëtar- ja shqiptare mori një pikë, edhe pse meri- toi më shumë, por Elbasani dhe qytetaria e tij morën të gjitha pikët e mundshme. Qytetarët e Elbasanit treguan edhe një herë se e duan dhe e respektojnë rreg- ullin, treguan se e duan dhe e respektojnë kombëtaren e tyre, treguan se në kohë rekord mund të presin vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë. Elbasani Kuqezi, para dy ditësh ishte shumë larg akteve të rrugaçërisë dhe të vandalizimit që po shkatërrojnë sot futbollin shqiptar. Elbasanasit u sollën si qytetarë europianë, në një stadium të po këtij niveli. Elbasanasit me qytetarinë e tyre falenderuan Kryeministrin dhe qeverinë shqiptare të cilët e bënë Elbasa- nin qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ata që e kanë të pamundur të shohin e dëgjojnë bëjnë mirë të heshtin. Edhe një herë dua t’u them qytetarëve të mi, SHUMË FALEMINDERIT.” Të ndëruar qytetarë! Pas një vit mungese do t’i rikthehemi komunikimit me ju përmes gazetës tonë “Almanak”. Edhe pse çdo ditë jemi në komunikim të vazhdueshëm për punën tonë, gjithashtu edhe me komunikimin tonë përmes faqes së internetit të Bash- kisë Elbasan www.elbasani.gov.al apo përmes Facebook, ne nuk duam të lemë pas dore asnjë mjet komunikimi dhe kjo gazetë do të jetë për të gjithë ata që e kanë të pamundur të na ndjekin online. Bashkia Elbasan synon të jetë trans- parente dhe e hapur me të gjithë qytetarët e saj. Shërbi- mi ndaj jush na bën më të vendosur dhe më të mo- tivuar në punën tonë të përditshme. Dhe zgjedhja e sa më shumë mjeteve të komunikimit na bën ne të pranishëm në çdo familje, shtëpi, shkollë apo rrugë. Ne duam që së bashku të marim vendimet e duhura për të ardhmen e qytetit tonë të dashur, ne duam që së bash- ku të bashkëbisedojmë me cdo mjet rrugë e mënyrë të mundshme për të patur vlerësimin, sugjerimin, opin- ionin Tuaj për punën tonë, dhe është kjo arsyeja dhe qëllimi pse ne Ju sugjerojmë që të na lexoni, komentoni Së shpejti nis puna për ndërtimin e landfillit. faqe 3 Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Kryetari i Bashkisë pret në një takim kreun e KMSH faqe 3 Tetë kantiere ndërtimi për t’i dhënë një fytyrë të re qytetit faqe 2 Ditët kundër dhunës në familje faqe 4

Upload: others

Post on 31-Dec-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ...elbasani.gov.al/Documents/almanaku_tetor_5666_1.pdfTetor 2014 Faqe 3 Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në

Vendimet e Këshillit

Bashkiak

Tetor 2014

faqe 5

PËRFUNDON "ELBASAN ARENA" Tashmë kombëtarja ka një "shtëpi" dinjitoze

Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Tetor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 81

Stadiumi i Elbasanit është stadi-

umi i ri kombëtar ku përfa-

qësuesja jonë është duke zhvill-

uar ndeshjet eliminatore të Euro-

pianit 2016. Prej disa muajsh

stadiumi u shemb dhe u punua

me intensitet të lartë pasi brenda

muajit Shtator gjithçka duhet të

ishte gati. Dhe gjithçka qe gati që

nga tribuna e re, tek shkallët mo-

derne dhe çdo gjë që i duhet një

stadiumi ku mund të zhvillohen

deri ndeshje çerekfinale të Ligës

së Kampionëve për nga kategoria

dhe cilësitë e tij. Bëhet fjalë për

një investim rreth 5 milionë euro

për një stadium i cili ka një ka-

pacitet maksimal prej 12.500

vendesh. Çdo gjë shkoi sipas pa-

rashikimeve dhe skuadra jonë

kombëtare luajti me dinjitet në

”shtëpinë” e saj në 11 tetor

kundër Danimarkës, ndeshje e

vlefshme për Eleminatoret e Eu-

ropianit 2016.

Elbasani tregoi vlerat Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini falenderon elbasanasit për qytetarinë e treguar

gjatë ndeshjes Shqipëri-Danimarkë.

”Në ndeshjen me Danimarkën, kombëtar-

ja shqiptare mori një pikë, edhe pse meri-

toi më shumë, por Elbasani dhe qytetaria

e tij morën të gjitha pikët e mundshme.

Qytetarët e Elbasanit treguan edhe një

herë se e duan dhe e respektojnë rreg-

ullin, treguan se e duan dhe e respektojnë

kombëtaren e tyre, treguan se në kohë

rekord mund të presin vizitorë nga e

gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

Elbasani Kuqezi, para dy ditësh ishte

shumë larg akteve të rrugaçërisë dhe të

vandalizimit që po shkatërrojnë sot

futbollin shqiptar. Elbasanasit u sollën si

qytetarë europianë, në një stadium të po

këtij niveli. Elbasanasit me qytetarinë e

tyre falenderuan Kryeministrin dhe

qeverinë shqiptare të cilët e bënë Elbasa-

nin qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Ata që e kanë të pamundur të shohin e

dëgjojnë bëjnë mirë të heshtin.

Edhe një herë dua t’u them qytetarëve të

mi, SHUMË FALEMINDERIT.”

Të ndëruar qytetarë!

Pas një vit mungese do t’i

rikthehemi komunikimit me

ju përmes gazetës tonë

“Almanak”. Edhe pse çdo

ditë jemi në komunikim të

vazhdueshëm për punën

tonë, gjithashtu edhe me

komunikimin tonë përmes

faqes së internetit të Bash-

kisë Elbasan

www.elbasani.gov.al apo

përmes Facebook, ne nuk

duam të lemë pas dore asnjë

mjet komunikimi dhe kjo

gazetë do të jetë për të gjithë

ata që e kanë të pamundur të

na ndjekin online. Bashkia

Elbasan synon të jetë trans-

parente dhe e hapur me të

gjithë qytetarët e saj. Shërbi-

mi ndaj jush na bën më të

vendosur dhe më të mo-

tivuar në punën tonë të

përditshme. Dhe zgjedhja e

sa më shumë mjeteve të

komunikimit na bën ne të

pranishëm në çdo familje,

shtëpi, shkollë apo rrugë. Ne

duam që së bashku të marim

vendimet e duhura për të

ardhmen e qytetit tonë të

dashur, ne duam që së bash-

ku të bashkëbisedojmë me

cdo mjet rrugë e mënyrë të

mundshme për të patur

vlerësimin, sugjerimin, opin-

ionin Tuaj për punën tonë,

dhe është kjo arsyeja dhe

qëllimi pse ne Ju sugjerojmë

që të na lexoni, komentoni

Së shpejti nis puna

për ndërtimin e

landfillit. faqe 3

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Kryetari i Bashkisë

pret në një takim

kreun e KMSH faqe 3

Tetë kantiere ndërtimi

për t’i dhënë një fytyrë

të re qytetit faqe 2

Ditët kundër dhunës

në familje faqe 4

Page 2: Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ...elbasani.gov.al/Documents/almanaku_tetor_5666_1.pdfTetor 2014 Faqe 3 Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në

Tetor 2014 Faqja 2

Prej disa muajsh tashmë qyteti i Elbasanit po

përjeton një ndryshim të thellë në infrastrukturën

e tij. Janë më shumë se 5 milionë dollarë inves-

time të akorduara nga qeveria shqiptare për El-

basanin që synojnë t’i japin qytetit një pamje të

re dhe mbi të gjitha të lehtësojnë dhe ta bëjnë më

komode jetën e çdo qytetari. Punimet në Elbasan

janë inspektuar disa herë edhe nga kryeministri i

vendit i cili, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë

Z. Sejdini ka parë nga afër të gjitha zonat ku po

ndërhyhet.

-Po ku është duke u punuar aktualisht?

Janë lyer dhe riparuar fasadat e pallateve në

pothuajse të gjitha rrugët e qytetit duke i dhënë

një pamje më të bukur ambientit që ne frek-

uentojmë çdo ditë. Janë më shumë se 29 mijë

banorë që kanë përfituar nga ky investim. Dhe

nëse do të shohim shifrat, janë lyer rreth 71 mijë

m2 fasada dhe banesa kolektive dhe janë suvatu-

ar rreth 7 mijë m2 sipërfaqe.

Por investimet më të rëndësishme dhe që prekin

direkt jetën e qytetarit janë ndërhyrjet për zgjeri-

min, sistemin e kanalizimeve, ndriçimin dhe

shtrimin e akseve rrugore.

Në këtë kuadër ka përfunduar tashmë investimi

në “Qemal Stafa”, segmeti nga shkolla

“Jorgji Dilo” deri tek rotonda e postës. Në

këtë aks është asfaltuar një sipërfaqe prej

5600 m2 rrugë dhe 7060 m2 trotuar me

pllaka. Por rrugës “Qemal Stafa”, ashtu si

edhe pjesëve të tjera të qytetit nuk do t’i

mungojnë edhe hapësirat e gjelbëra.

Konkretisht në këtë aks do të ketë 1995 m2

sipërfaqe të gjelbër. Nga ky investim

përfitojnë 12 144 banorë dhe 973 nxënës.

Gjithashtu një tjetër projekt në zhvillim e

sipër është asfaltimi dhe sistemimi i rrugës

“Qemal Stafa”, nga kryqëzimi tek Posta deri tek

kryqëzimi me rrugën “Rinia”.

Po në këtë rrugë po vazhdon puna nga kryqëzimi

i rrugës “Rinia” me rrugën “Kasem Sejdini” si

dhe i rrugëve lidhëse ndërmjet bulevardit “Aqif

Pasha” dhe rrugës “Qemal Stafa”.

Punimet po vijojnë edhe me projektin e rrugës së

“Re”, nga kryqëzimi i rrugës “28 Nëntori” deri

në kryqëzimin me rrugën “Rinia”. Po ashtu një

komunitet prej rreth 20 mijë

banorësh prek investimi në

rrugën “Lef Nosi”, vazhdimi

deri në unazën veriore. Në

këtë aks rrugor do të mbillen

më shumë se 60 pemë që jo

vetëm do t’i shtojnë bukurinë

kësaj zone, por do t’i japin

edhe frymëmarrje. Por nuk

është lënë pas dore as pe-

riferia e qytetit. Kështu, ka

nisur puna me projektin e

Unazës Veriore, segmeti A-

B, ku përveç ndërtimit të rru-

gëve dhe trotuareve do të ketë një sistem të ri

ndriçimi.

Elbasani është i gjithi tashmë një “kantier ndërti-

mi”. Është duke u punuar për rikonstruksionin

dhe sistemim asfaltimin e rrugëve “Hysen Ba-

kalli” dhe “Ali Zyma” në lagjen “Emin Matrax-

hiu”. Një tjetër risi e gjetur nga Bashkia e Elbas-

anit është vendosja e ndriçimit Led në rrugët

“Aqif Pasha”, “Qemal Stafa” dhe “Thoma

Kalefi”. Nga ky investim do të përfitojnë rreth

56 mijë banorë. Një ndriçim i tillë kursen ener-

gjinë, çka do të thotë më pak para për ndriçim,

më shumë investime për qytetarët. Një investim

mjaft i madh për Elbasanin qe edhe ndërtimi i

stadiumit kombëtar “Elbasan Arena” i cili bëri

që qyteti i Elbasanit të dëgjohet dhe lobohet në të

gjithë botën. Një gjë e tillë pritet t’i sjellë Elbas-

anit jo vetëm më shumë turistë, por edhe më

tepër sipërmarrës që do të investojnë dhe shumë

më tepër punë për biznesin, sidomos restorante

dhe hoteleri.

Tetë kantiere ndërtimi për t'i dhënë një fytyrë të re qytetit

Bashkia e Elbasanit, bashkëpunim të ngushtë me USAID Kryebashkiaku Sejdini priti në një takim drejtorin e ri të misionit të USAID

në Shqipëri, Marcus

Johnson me të cilin

bisedoi rreth pro-

jekteve dhe misionit

të USAID në

Shqipëri.

USAID po bash-

këpunon me Bash-

kinë Elbasan për të

përmirësuar ofrimin

e shërbimeve për

qytetarët, veça-

nërisht të atyre të ujësjellësit si dhe për të përballuar sfidat e planifikimit dhe

ato administrative.

Cilat janë fushat ku po bashkëpunohet me USAID?

U nënshkrua mes bashkisë së Elbasanit dhe projektit “Për planifikimin dhe

qeverisjen vendore në Shqipëri” i financuar nga UDAID, marrëveshja për

ngritjen e kapaciteteve të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.

Asistenca e propozuar nga projekti “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore

në Shqipëri” (PLGP) për Bashkinë e Elbasanit dhe shoqërinë UK Elbasan

synon realizimin e një programi intensiv për ngritjen e kapaciteteve për

Këshillin e ri Mbikëqyrës dhe stafin menaxhues të UK Elbasan.

Gjithashtu përmes kësaj marrëveshje PLGP do të ofrojë mbështetje për UK

Elbasan dhe Këshillin e saj Mbikëqyrës për përgatitjen e planit të përditësuar

të biznesit për periudhën 2015-2019 për zonën e zgjeruar të shërbimit.

Marrëveshja synon përgatitjen e një plani investimesh kapitale për zonën e

zgjeruar të shërbimit për nevojat afatgjata kapitale për shërbimet e ujësjellës-

kanalizimeve.

Po bëhet një punë kolosale në shërbim të komunitetit në mënyrë që të gjithë

qytetarët të marrin ujë të pijshën 24 orë dhe të një cilësie të lartë.

Aktualisht është realizuar transferimi i aseteve të ndërmarrjes së ujësjellës

kanalizimeve nga qeveria qëndrore në Bashkinë Elbasan dhe është emëruar

Këshilli Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrjeje.

Reforma Administrativo-Territoriale pritet të ketë një ndikim të konsid-

erueshëm në infrastrukturën e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanaliz-

imeve dhe kjo do të kërkojë një ristrukturim të saj në përputhje me situatën e

re të ndarjes territoriale.

Në këtë aspekt kërkohet ngritje e kapaciteteve për anëtarët e zgjedhur të

Këshillit Mbikëqyrës e të stafit drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kana-

lizimeve si dhe një vlerësim me anë të një studimi për sektorin e shërbimeve

të furnizimit me ujë e kanalizimeve për t’i paraprirë situatës së pritshme pas

hyrjes në fuqi të ndarjes së re.

Page 3: Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ...elbasani.gov.al/Documents/almanaku_tetor_5666_1.pdfTetor 2014 Faqe 3 Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në

Tetor 2014 Faqe 3

Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në vendin tonë.

Znj.Tomasova shpreh interes për afrimin e investitorëve çekë në Elbasan.

Kryetari i Bashkisë ka pritur në një takim am-

basadoren e Çekisë në vendin tonë Bronislava

Tomasova.

Takimi mes z. Sejdini dhe znj. Tomasova u

fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh.

Kompanitë çeke së shpejti do të jenë prezente në

qytetin e Elbasanit në fushën e rafinerisë në sajë

të një bashkëpunimi me kompanitë turke që op-

erojnë këtu, por gjatë këtij takimi u vu re interesi

për të shtuar praninë e investitorëve çekë në

qytetin e Elbasanit.

Jo pa qëllim, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasa-

doren me problematikat e qytetit dhe të

qytetarëve të Elbasanit në mënyrë që investimet e

pritshme të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë.

Përvoja e kompanive të mëdha çeke do të sjellë

në Elbasan, jo vetëm investime të qëndrueshme,

por çdo sipërmarrje përkthehet edhe me vende të

reja pune.

Elbasani pas një viti do të jetë një njësi e madhe,

me 240 mijë banorë dhe do të ofrojë dhe mundësi

më të mëdha për zhvillim. Kjo njësi e madhe do

të ketë mjaft rezurse, si turizmin malor, ujërat

termale, ish kombinatin metalurgjik, fushat mjaft

të mira për zhvillimin e bujqësisë, turizmin kul-

turor etj.

Kryetari Sejdini pret në një takim kreun e KMSH, Skënder Brucaj Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim

Sejdini priti në një takim në zyrën e tij kreun e

Komunitetit Mysliman Shqiptar, Z. Skënder

Brucaj. Gjatë këtij takimi Sejdini dhe Brucaj

ndanë mendime të përbashkëta në lidhje me

bashkëjetesën e përkryer fetare që ekziston në

qytetin e Elbasanit.

Z. Brucaj falenderoi kryetarin e bashkisë për

mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë

komunitetit mysliman.

Gjithashtu në këtë takim u ndanë mendime për

çështje të arsimit. Brucaj u shpreh se po shihet

mundësia e krijimit të një medreseje për vajzat

në qytetin e Elbasanit, në mënyrë që besimtarët

veç arsimimit të marrin edhe kulturën fetare.

Kryetari i Bashkisë i premtoi komunitetit mys-

liman se punimet për ndërtimin e xhamisë do të

përfundojnë së shpejti dhe besimtarët elbasanas

do të kenë një vend të denjë për ushtrimin e

besimit të tyre.

Elbasani në krye të axhendës së Ambasadës Franceze. Ambasadori Bernard Fitoussi viziton Elbasanin në daljen e tij të parë.

Ambasadori francez Bernard Fitoussi ka

zgjedhur Elbasanin qytetin e parë për të vizituar

pas kryeqytetit. Në pak javë që ndodhet në

Shqipëri Fitoussi ka shprehur kënaqësinë që

ndodhet në një qytet me tradita të lashta si Elbas-

ani.

Duke i dhuruar Z. Sejdini një guidë të Parisit,

ambasadori tha se qyteti i Elbasanit e meriton të

jetë si Parisi dhe do të ketë një rrugë të ndritur

përpara me kryetarin ambicioz që sot ka.

Duka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet

sot Spitali Pediatrik i Elbasanit, ambasadori

francez kërkoi një projekt për të investuar në këtë

spital. Ai tha se fëmijët meritojnë kushtet më të

mira të trajtimit të tyre.

Sejdini e falenderoi ambasadorin për vlerësimin

që i bën atij dhe mbi të gjitha qytetit. Ai tha se

puna si kryetar bashkie bazohet në përkushtimin

ndaj qytetarëve dhe në të mirë të qytetit te tij. Për

këtë Sejdini kërkoi një bashkëpunim më të

ngushtë me ambasadën franceze. Ai ftoi sipër-

marrësit francezë të shohin mundësitë e inves-

timeve në Elbasan.

Elbasani pa ndotje

Ministria e Mjedisit ka nisur nga puna për t'i dhënë më në fund

frymëmarrje qytetit të Elbasanit përmes ndërtimit të një landfilli i cili do të

zgjidhë një herë e mirë problemin e trajtimit të mbëtjeve urbane. Më në

fund është dëgjuar apeli i Këshillit Bashkiak të Elbasanit i cili shpalli

gjendjen e emergjencës mjedisore për shkak të mbetjeve urbane, por edhe

apeli i kryetarit te Bashkisë Z. Sejdini i cili prej 7 vitesh kërkon zhdukjen e

kësaj vatre të madhe ndotjeje e cila merr çdo ditë jetë njerëzish. Brenda 14

muajve ne do të marrim frymë lirisht pa erën e rëndë të mbeturinave që

digjen dhe pa gazin helmues që ato çlirojnë në ambient. Puna për pastrimin

e vendit të vjetër të grumbullimit të mbëtjeve urbane dhe ndërtimi i

landfillit të ri do të nisin së shpejti dhe pritet që të përfundojë për 1 vit.

Elbasani do të jetë i pari qark në vend, në të cilin do të përdoret fjala e

fundit e teknologjise për trajtimin e mbetjeve urbane, çka do të thote se nga

përpunimi i mbetjeve do të prodhohet energji. Një teknologji e tillë do të

përdoret për herë të parë në vendin tonë. Kjo ka qenë edhe një nga kërkesat

kryesore të Bashkisë së

Elbasanit dhe Këshillit

Bashkiak të cilët nuk kanë

pranuar asnjë zgjidhje që

nuk respekton mjedisin, por

bën vetëm zhvendosjen e

problemit.

Së shpejti nis puna për ndërtimin e landfillit.

Page 4: Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ...elbasani.gov.al/Documents/almanaku_tetor_5666_1.pdfTetor 2014 Faqe 3 Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në

Tetor 2014 Faqe 4

Ditët kundër dhunës në familje Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Elbasanit dhe Policinë e Shtetit fushatë kundër dhunës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet

me Bashkinë e Elbasanit dhe Policinë e Shtetit

kanë organizuar në Elbasan “Ditët kundër dhunës

në familje”, një fushatë e cila kishte si qëllim

ndergjegjësimin e qytetareve rreth dhunës në

familje dhe përpjekjet që duhet të bëjmë të gjithë

së bashku për ta parandaluar këtë fenomen.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z.

Qazim Sejdini tha se, dhuna në familje është një

çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon mbështet-

jen dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve

të zbatimit të ligjit, shoqatave, por mbi të gjitha

ndërgjegjësimin e qytetarëve. Bashkia e Elbasa-

nit ka eksperiencë në drejtim të trajtimit të këtij

problemi pasi edhe më parë është përfshirë në një

projekt kundër dhunës në familje. Është punuar

me intensitet dhe janë zgjidhur probleme vërtet të

rënda, janë vërejtur rezultate shumë të mira, por

ende shumë punë mbetet për t’u bërë. Ndërsa

Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig theksoi se

dhuna në familje nuk mund të adresohet vetëm

përmes institucioneve të zbatimit të ligjit, por

duhet ndërgjegjësuar edhe opinioni publik. Ai

bëri thirrje se dhuna, edhe pse ushtrohet brenda

ambienteve të shtëpisë, nuk është çështje

familjare, ajo i përket një shoqërie të tërë, tha am-

basadori. Gjatë kësaj fushate ishte organizuar

edhe një minidramë me tematikë "Dhuna ndaj

Fëmijëve", e realizuar nga fëmijët e Qendrës

Komunitare Rome të Bashkisë Elbasan. Kjo shfa-

qje synonte të transmetonte tek të pranishmit

pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe si duhet te

mbeshteten fëmijët viktima të dhunës për t’u in-

tegruar me bashkëmoshataret e tyre.

Shfaqja pati shumë impakt tek të pranishmit,

madje mund të thuhet se ishte pjesa më e bukur e

aktivitetit pasi mesazhi i fëmijeve ishte shumë i

fortë dhe domethënës.

Informacion mbi të drejtën e çdo qytetari për t’u informuar Të nderuar qytetarë, në çdo numër të gazetës Al-

manak ne do t’ju sjellim të botuara akte ligjore

apo nënligjore që ndikojnë në jetën tuaj të

përditshme apo që përcaktojnë të drejtat tuaja.

Më poshtë ju do të njiheni me të drejtën tuaj për

t’u informuar e cila është e sanksionuar me ligj

dhe mënyrat sesi ju mund ta kërkoni këtë të

drejtë.

Neni 23 i Kushtetutës garanton të drejtën e in-

formimit si e drejtë themelore.

Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të

marrë informacion për veprimtarinë e organeve

shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë

funksione shtetërore.

-Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e

organeve të zgjedhura kolektive.

Për zbatimin dhe realizimin e këtyre të drejtave,

në funksion të informimit dhe transparencës së

administratës publike ndaj qytetarëve, Kuvendi i

Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.8503, datë

30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për doku-

mentet zyrtare”. Ky ligj garanton ushtrimin e të

drejtës së informimit mbi dokumentat zyrtare dhe

sipas të cilit:

-Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj

ka të drejtë të kërkojë informacion për

“dokumentet zyrtare”, që kanë të bëjnë me vepri-

mtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që

ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar

të shpjegoje motivet për të cilat e kërkon një in-

formacion të tillë.

-Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj

ka te drejtë të kërkojë informacion për të dhënat

vetjake (të mbajtura në një dokument zyrtar) të

personave që kryejnë funksione shtetërore ose

shërbime publike, për aq sa këto lidhen me cilësi

të kërkuara nga ligji për personat që i ushtrojnë

këto detyra.

-Çdo person ka të drejtë të njihet me dosjet dhe

regjistrat e administratës (përveçse kur ndalohet

shprehimisht nga ligji).

-Çdo organ i administratës shtetërore dhe ent pub-

lik është i detyruar të japë çdo informacion në

lidhje me një dokument zyrtar. -Ushtrimi i të

drejtës se informimit mbi dokumentat zyrtare ku-

fizohet në dy raste, për shkak të sekretit shtetëror

(dokumentat e klasifikuara të tilla) dhe për shkak

të mbrojtjes së të dhënave personale. Në çdo rast

kufizimet duhet të janë të parashikuara shpre-

himisht nga ligji.

-Për tu njohur me dokumentat zyrtare, Ju duhet t’i

drejtoheni me një kërkesë organit të administratës

shtetërore apo entit publik përkatës që disponon

këtë dokument.

-Ju mundet gjithashtu të bëni një kërkesë me

shkrim, mjafton që të qartësoni atë çfarë kërkoni,

organin kujt ia kërkoni dhe mënyrën për të pritur

përgjigjen. Nëse kërkoni dhe shpjegim verbal

duhet ta specifikoni në kërkesën tuaj. Kërkesa

duhet të depozitohet në çfarëdolloj mënyre (poste,

faks, dorazi, etj) në organin e administratës sht-

etërore apo entin publik.

-Organi i administratës shtetërore apo enti publik

është i detyruar të plotesojë kërkesën Tuaj brenda

40 ditëve nga depozitimi i saj.

-Nëse kërkesa Juaj nuk mund të plotësohet pasi

është fjala për një dokument që nuk mund të jetë i

hapur për publikun (sekret shtetëror apo për

shkak të mbrojtjes së të dhënave personale),

atëherë organi i administratës shtetërore apo enti

publik, brenda 15 ditëve Ju kthen përgjigje me

shkrim duke treguar arsyet e mosdhënies së infor-

macionit.

-Si rregull ushtrimi i së drejtës së informimit

është pa pagesë. Në raste të veçanta nëse realiz-

imi i këtij shërbimi kërkon shpenzime, institucio-

ni përcakton dhe shpall paraprakisht tarifat për-

katëse, të cilat nuk janë më të larta se kostot për

realizimin e shërbimit.

-Ju keni të drejtë të ankoheni ndaj mosdhënies së

informacionit të kërkuar nëpërmjet një ankese

drejtuar organit nga i cili keni kerkuar infor-

macion apo organit epror të tij sipas formularit të

përcaktuar nga çdo institucion. Ju mund të anko-

heni gjithashtu edhe në gjykatë. Nëse nga mohimi

i së drejtës suaj keni pësuar një dëm, Ju mund të

kërkoni shpërblimin e dëmit.

-Përveçse çfarë u tha më sipër mbi ushtrimin e të

drejtës së informimit mbi dokumentat zyrtare që

ka të bëjë me informimin mbi veprimtarinë e ad-

ministratës publike kryesisht nëpërmjet njohjes

me “dokumentat zyrtare” që kanë marrë formën

përfundimtare, në rastet kur zhvillohet një

“procedim administrativ”, legjislacioni shqiptar i

njeh personave që kanë një interes të drejtpër-

drejtë si dhe atyre personave që megjithëse nuk

kanë një interes të drejpërdrejtë provojnë se kanë

një interes të ligjshëm, të drejtën për t’u informu-

ar edhe më gjerë lidhur me dinamikën dhe hapat e

ndërmjetme të procedimit administrativ. Personi i

interesuar në bazë të një kërkese duhet të in-

formohet mbi hapat konkrete të ndërrmarrë nga

organi administrativ apo enti publik në atë pro-

cedim administrativ , vendimet e marra, etj Per-

soni i interesuar mund të inspektojë dosjet e pro-

cedimit administrativ dhe të marrë vërtetime apo

kopje të vërtetuara të dokumenteve që dosja

përmban (me përjashtim të dokumentave të klas-

ifikuara sekret shtetëror).

Page 5: Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ...elbasani.gov.al/Documents/almanaku_tetor_5666_1.pdfTetor 2014 Faqe 3 Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në

Tetor 2014 Faqe 5

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Tetor. Vendimet e marra: 1. Dhënia e ndihmës

ekonomike nga të

ardhurat e Bashkisë dhe

fondi i kushtëzuar.

2. Dhënia e pagesës

për aftësinë e kufizuar.

3. Mbyllje proçedure

privatizimi për banesat

shtetërore.

4. Prononcim për privatizim bodrumi.

5. Planifikim fondi në projekt – buxhetin e vitit 2015-2016 për shpronësi-

min e tokës për zgjerimin e varrezave publike pronë e familjes Sulova.

6. Marrje ambienti me qira si shkollë vartëse e shkollës "Abdyl Paralloi.

7. Ndryshimet në statutin e shoqërisë UKE Elbasan.

Përfundimi i proçedurave të marrjes në dorëzim të shkollës së Re te NSHU-

ja.

I jepet titulli “Qytetar Nderi” shkollës “Jeronim De Rada” në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar tit-

ullin “Qytetar Nderi” shkollës Jeronim De Rada

në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968. Tit-

ulli mbante motivacionin “Për përçimin e vlerave

të qytetarisë në vend e më gjerë”.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Z. Qazim

Sejdini tha se ky titull do t’i përkasë muzeut të

kësaj shkolle, për t’u përkujtuar ndër vite ky brez

nxënësish që më pas rezultoi një brez i ndritur

intelektualësh. Është emocionuese, tha Sejdini, të

takosh elitën e shoqërisë, të cilët mblidhen për të

përkujtuar historinë e nisjes së rrugëtimit të tyre

së bashku. Ka përshëndetur “Maturën 1964-

1968” drejtori i parë i shkollës “Jeronim De Ra-

da”, Z. Enver Delimeta. I emocionuar ai kujtoi

vitet e krijimit të kësaj shkolle, me rastin e 150

vjetorit të lindjes së De Radës. Sot tha ai është një

vit jubile për këtë maturë të shkëlqyer, por edhe

me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Jeronim De

Radës. Z. Delimeta tha se rruga e këtij brezi ma-

ture ka qenë e vështirë, por edhe e shndritshme.

Programi i aktiviteteve për

festat e Nëntorit. Me rastin e 11 nëntorit, 70 vjetorit të Çlirimit të

qytetit të Elbasanit, 28 Nëntorit, 102 vjetorit të

Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 29

Nëntorit, 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë Bash-

kia e Elbasanit ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Është parashikuar dhe janë duke përfunduar detajet

e fundit për festën që do të organizohet në 70

vjetorin e Çlirimit të Elbasanit. Por gjithashtu nuk

do të mungojnë festimet në 28 dhe 29 Nëntor në 70

vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe 102 vjetorin e

Shpalljes së Pavarësisë. Në 29 Nëntor, nga Bashkia

e Elbasanit dhe Organizata e Veteranëve do të or-

ganizohet edhe një konferencë jubilare me rastin e

kësaj dite.Por nuk janë lënë pas dore edhe aktivitetet

sportive, koncerte, ekspozita me fotografi, veprimta-

ri të parashikuara në bibliotekën e qytetit etj. Nat-

yrisht që kulmi i festimeve do të jetë Festivali

Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare i cili do të

zhvillohet në Elbasan në datat 24-25-26 Nëntor. Por

nuk do të mungojë edhe dekori i qytetit që i jep një

tjetër hijeshi këtyre festave. Bashkia Elbasan ju fton

të festojmë së bashku festat tona Kombëtare.

Zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove

Për gati një

javë teatri

“Skampa” i

Elbasanit ka

pritur edi-

cionin e 16 të

Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove.Në edi-

cionin e sivjetshëm të këtij festivali performuan

9 trupa teatrore nga vende të ndryshme, ku ranë

sy pjesëmarrja e trupës teatrore të Azerbajxha-

nit. Me këtë rast kryetari i Bashkisë Z. Sejdini

përgëzoi artistët nga gjuhë dhe kultura të

ndryshme, të cilët, tha ai, i kanë dhuruar vlera të

mirëfillta artisitike këtij evenimenti kulturor.

“Ura e miqësisë dhe e bashkëpunimit përbën një

element kryesor në krijimin e identitetit unik

multikulturor dhe jetëgjatësinë e këtij even-

imenti ndërkombëtar, që e shndërron qytetin e

Elbasanit në një qendër takimi kulturash, si një

hap më shumë drejt integrimit. Është nderim

dhe njëkohësisht obligim i madh për mua, si

kryetar i Bashkisë së Elbasanit dhe për qytetin

tonë të dashur të kulturës, të mirëpres dhe të

respektoj botën e madhe të artit, e në mënyrë të

veçantë, teatrin. Njëkohësisht ndihem i mo-

tivuar të nderoj e respektoj artistët, përfaqësues

të shteteve pjesëmarrëse, si dëshirë e madhe e

shkëmbimit të kulturave të ndryshme dhe

formimit të miqësisë mes popujve”- tha Z.

Sejdini. Ndërsa drejtori i festivalit Adonis Filipi

duke theksuar logon e këtij festivali “Brenda

dhe Jashtë” tha se ndryshe nga vitet e tjera shfa-

qjet janë luajtur edhe në ambiente të hapura.

Në natën e parë të festivalit u ngjit në skenë tru-

pa e Teatrit Skampa në bashkëpunim me trupën

e teatrit të Ferizajt në Kosovë.Drama

“Departamenti AP” nga Jeton Neziraj, me regji

të Adonis Filipit trajtoi realitete të shoqërisë

shqiptare gjatë periudhës së regjimit komunist.

Më pas trupa teatrore nga Italia solli për pub-

likun “Unë jam lëkura” nga Frederica Fragap-

ane.

Tetori Gjerman”, jazz dhe poezi në teatrin “Skampa

Muzika jazz ka pushtuar sallën e teatrit “Skampa” në një nga fundjavat e

tetorit. Në kuadër të "Tetorit Gjerman", Ambasada Gjermane, në bash-

këpunim edhe me Bashkinë e Elbasanit kanë organizuar këtë aktivitet artis-

tik me pjesë të vyera nga autorë të letërsisë gjermane dhe shqiptare.

Performoi për publikun që kishte mbushur sallën e teatrit këngëtarja Eda

Zari e shoqëruar nga muzikantë të njohur të jazzit gjerman dhe recituesen

Ema Kristo. Në nisje të aktivitetit ka përshëndetur Ambasadori Gjer-

man, Hellmut Hoffmann i cili u shpreh i kënaqur për vizitën e tij të parë në

Elbasan. Hoffman falenderoi për pritjen që iu bë nga kryetari i Bashkisë Z.

Sejdini duke i premtuar këtij të fundit se së shpejti do të jetë në Elbasan për

një vizitë zyrtare. Ambasadori tha se është viti i tetë që Ambasada

Gjermane organizon aktivitet në kuadër të "Tetorit Gjerman".Nga ana tjetër,

kryetari i Bashkise Z. Qazim Sejdini falenderoi Ambasadën Gjermane që

zgjodhi Elbasanin për të zhvilluar një aktivitet të tillë. Ai tha se Bashkia e

Elbasanit do të intensifikojë bashkëpunimin me Ambasaden Gjermane në

fushën e artit dhe jo vetëm. Më herët Z. Sejdini pati një takim privat me Z.

Hoffmann në ambientet e teatrit “Skampa” ku folën mbi mundësitë e inten-

sifikimit të bashkëpunimit.

Page 6: Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ...elbasani.gov.al/Documents/almanaku_tetor_5666_1.pdfTetor 2014 Faqe 3 Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

October 2014 Page 6

"ELBASAN ARENA" the new stadium of Elbasan. National team now has a dignified "“home".

The Stadium of Elbasan is now the new

national stadium, where our national

footbal team will play the 2016 Europian

qualifying matches.

It has been several months that the stadi-

um has been under construction working

intensively because by September every-

thing should have been ready.

And everything as specified and request-

ed by UEFA was ready and the stadium

is now ready to welcome matches for the catego-

ry of the Champions League quarterfinals.

It is an investment of about 5 million euro by the

Albanian government and the Albania Football

Federation and the stadium has a maximum ca-

pacity of 12,500 seats.

Everything went according the expectations and

our national team played with dignity at "home"

in October 11,2014 against Denmark, a match

valid for the eliminatory European 2016.

Mayor Sejdini thanks Elbasanasit for their citizenship shown during the

match Albania-Denmark.

"In the match with Denmark, the Albanian national team got a point, though

deserved more, but the citizens of Elbasan took all the possible points. Citi-

zens of Elbasan showed once again that they love and respect order, showed

that they love and respect their national team, showed that in a record time

can welcome visitors from all over Albania and beyond.

The city of Elbasan in "Red and Black", the day of the match was far from

the acts of hooliganism and vandalism that are destroying the Albanian foot-

ball today. Elbasan citizens acted as European citizens, in an Europian stadi-

um. Elbasani people with their citizenship thanked the Prime Minister and

the government of Albania who made Elbasan internationately known.

Once again I want to say to my people, thank you very much. "

The city of Elbasan is experiencing a deep

change in its infrastructure. There are more

than five million dollars investments by the Alba-

nian government for Elbasan city that aim to give

a new look to the city and above all to facilitate

and make more comfortable the life of every citi-

zen.

The investments and their implementation in El-

basan have been inspected many times by the

Prime minister together with the mayor Sejdini.

-But what work is being done actually?

The facades of the palaces in all main roads of

the city have been painted and repaired, giving a

nicer view to the environment in which we live

every day.

There are more than twenty nine thousand inhab-

itants that have benefitted from this investment.

If we would look the figures about seven thou-

sand m2 are painted.

But, the most important investments that impact

directly the citizen’s life are the interventions

made for the expansion, lightening and the pave-

ment of the roads.

In this frame are already finished the investments

in “Qemal Stafa”, the road from “Jorgji Dilo”

school until to the ring road near the post office.

In this road has been paved a surface of 5600 m2

of road and 7060 m2 of sidewalks with tiles. To

the “Qemal Stafa” road as well as top the other

parts of the city won’t miss the green spaces, as

with the new road a surface of 1995 m2 green

spaces will be added to the green areas of the

city. There are 12 144 inhabitants and 973 pupils

that will benefit from this investment.

Also, another project that is taking place right

now is the pavement and the systematization of

“Qemal Stafa” road from the cross road at the

post office until the cross road at the “Rinia”

road. On this road work is continuing from the

cross road of “Rinia” road with “Kasem Sejdini”

road as well as the connecting roads through

“Aqif Pasha” boulevard and “Qemal Stafa” road.

Works are being done also with the project of

“Re” road from the cross road of “28 Nëntori”

road until the cross road to the “Rinia” road.

The investment in “Lef Nosi” road impacts a

community of twenty thousand inhabitants, con-

tinuing until the northern ring. More than sixty

trees will be planted on this road that not only

will add the beauty to this area, but also will give

breathing.

The suburb of the city is not forgotten of course.

Work is started on the project of the ring road,

the segment A-B, where apart the construction of

the roads and sidewalks there will be a new light-

ening system.

All Elbasan is now a “construction site”. Work is

being done on the reconstruction and the pave-

ment of “Hysen Bakalli” and “Ali Zyma” in

“Emin Matraxhiu” neighborhood.

Another innovation from the municipality of El-

basan is

the Led

lightening

in “Aqif

Pasha”,

“Qemal

Stafa” and

“Thoma

Kalefi”

roads. Fifty six thousand inhabitants will benefit

from investment. Such lightening saves energy,

which means less money for lightening, more

investments for the citizens.

A great investment for Elbasan was also the con-

struction of the national stadium “Elbasan Are-

na”, which made possible for the city of Elbasan

to be heard and lobbied all over the world. Such

thing is expected to bring Elbasan not only many

tourists, but also more investors that will invest

for more work for the business, mainly in restau-

rants and hotels.

Elbasan shows the values

New investments in the city of Elbasan.