adoleshentët dhe shëndeti mendor

28

Upload: lyliem

Post on 29-Jan-2017

331 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Adoleshentët dhe shëndeti mendor
Page 2: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Adoleshentët dhe shëndeti mendor Udhëzime për familjet

Nën kujdesin e: Amelia De Lucia, Anita Sujoldžić, Vlasta Rudan, Giorgio Gruppioni, Alessio Pollice, Maria Pia Circella e Nicola Caiati

Financuar nga: European Commission Project: Cultural sensitivity and competence in adolescent mental health promotion, prevention and early intervention (CSCAMHPPEI -015127) SIXTH FRAMEWORK PROGRAMME: Specific Support Action Faqja në Internet e projektit:

http://www..fp6migratoryflows.uniba.it/index.htm

Publikuar nga: Dipartimento di Scienze Statistiche, Università degli Studi di Bari, Italia. Email: [email protected]

Përpunimi grafik nga: Ivan Joshi Tomić

Përshtatja grafike në versionin shqip: nën kujdesin e Maria Pia Circella e Nicola Caiati

Shtypur nga: Servizi CAD

Viti 2006

Page 3: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Dimensioni i problemit

“Normaliteti” në adoleshencë

Stresi pikologjik

Vetvlersimi

Depresioni

Frika dhe ankthet

Imazhi për trupin dhe ç’rregullimet ushqimore

Duhani, alkooli dhe drogat e tjera

Shqetësimet e sjelljes

Çfarë mund të bëjnë prindërit

Kur dhe ku të kërkojmë ndihmë

Page 4: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Adoleshenca është një periudhë ndryshimesh të mëdha si për fëmijën ashtu edhe për prindërin. Fëmijët, gjatë kalimit nga fëmijëria në moshën e rritur, i nënshtrohen ndryshimeve të shumta fizike, emozionale dhe në fushen e sjelljes. Kjo periudhë është e karakterizuar nga sfida të papritura dhe është e shoqëruar gjithashtu nga ankthe e probleme, si psh.: të ndihesh i pranuar, të arrish rezultate të larta në shkollë, të kesh raporte të mira me familjen, të kalosh vështirësitë dhe të marrësh vendime të rëndësishme për të ardhmen. Pjesa më e madhe e këtyre anktheve është e pa mënjanushme dhe të ndihesh i shqetësuar është diçka normale. Është e kuptueshme dhe normale që prindërit të pyesin veten nëse veprimet e fëmijëve të tyre adoleshentë janë normale, apo, devijojnë nga normaliteti. Këto pyetje mund të bëhen shkak për shqetësime të rënda. Ndonjëherë prindërit e kanë të vështirë të zgjedhin momentin e duhur për të ndërhyrë në jetën e fëmijëve të tyre. Prindërit njohin shumë mirë sfidat me të cilët adoleshentët e sotëm duhen të përballen, dhe disa nga ato janë shumë të ndryshme nga sfidat që ata vetë kanë përballuar kur ishin adoleshentë. Por, ndryshimi midis gjeneracionve ekziston dhe shpeshherë për të rriturit është e vështirë të perceptojnë proçesin e ritjes së fëmijëve. Pjesës më të madhe prej nesh i kujtohen vetëm pak gjëra nga ngjarjet e shkuara, të ndjenjave, të ndryshimeve më të rëndësishme të jetës sonë, dhe mendimet që na vijnë ndërmend reth asaj periudhe na kujtojnë ankthet dhe vështirësitë e kalimit nga fëmijëria në pjekuri. Prindërit shpesh kujtojnë dhe idealizojnë vetëm momentet e bukura të adoleshencës së tyre dhe “harrojnë” çastet më të vështira dhe më dekurajuese, ndërkohë që janë pikërisht këto të fundit që do t’u hynin në punë për të ndihmuar që fëmijët e tyre të kalonin problemet emotive dhe të sjelljes. Sidoqoftë, të kuptosh këto ndryshime dhe të njohësh kur dhe si të ndërhysh për të ndihmuar fëmijën ti kalojë, është një detyrë dhe një rol parësor për prindërit. Kjo broshurë ka për qëllim që të ndihmojë prindërit të gjejnë përgjigje për pyetjet që kanë dhe gjithashtu të ndihmojë ata që të kuptojnë se çfarë është normale dhe çfarë jo, gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre (nga mosha 11 deri 22 vjeç). Kujdesi i përditshëm i prindërve duhet të drejtohet si kundrejt problemeve “normale” të fëmijëve si psh.: influencimi nga shoqëria, pavarësia dhe identiteti i tyre, seksualiteti, përgjegjshmëria, ashtu edhe kundrejt problemeve të tjera më të rëndësishme si psh.: sjelljet e dhunshme, fillimi i konsumimit të pijeve alkoolike dhe drogave, depresioni adoleshencial ose ankthet dhe ç’rregullimet ushqimore. Edhe pse pjesa më e

Page 5: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

madhe e popullsisë rinore kalon gjatë kësaj faze tranzicioni pa vështirësi serioze, nje numër i konsiderueshëm vajzash ose djemsh shfaqen të paaftë për të përballuar gjithë sfidat që u dalin përpara, dhe mund të kenë probleme emozionale, të cilat nqs nënvlerësohen, mund të krijojnë në një të ardhme pasoja të dëmshme për ekujlibrin e tyre mendor dhe për shëndetit e tyre fizik. Prandaj, është shumë e rëndësishme, si për adoleshentët ashtu edhe për prindërit, të njohin sinjalet e alarmit të këtyre problemeve, dhe të arrijnë t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ndihmën e duhur.

Page 6: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Ndjenjat dhe sjellja e një

adolescenti normal

Ndjenja ngathtësie ose të

cuditshme rreth vetvetes

ose trupit të tij.

� Shqetësime rreth të qënit normal � Interes kundrejt tërheqjes fizike dhe seksuale

Ritje të interesit kundrejt

seksit

Përqendrim mbi vetveten

� Alternim midis vetvlerësimit të lartë dhe të ulët � Humor i keq

Realizimi që prindërit nuk janë perfekt � Ulje e lidhjeve afektive me prindërit me raste të sjelljeve të pahijshme � Ankesa për ndërhyrjet e prindërve në indipendencën e tyre

Më shume të interesuar

për të tashmen me

mendime të kufizuara rreth

së ardhmes

� Verifikimi i regullave dhe i limiteve � Interesat dhe pamja e jashtme e influencuar nga moshatarët � Eksperiencat e para me seksin dhe drogën

Adoleshenca është një fazë zhvillimi që mbulon afërsisht periudhën nga 11 deri në 22 vjeç. Fjala pubertet përdoret shpesh për të vënë në dukje manifestimet fizike të zhvillimit seksual. Adoleshenca mund të konsiderohet si një tentativë përshtatjeje psikologjike të fazës së pubertetit, për shembull përshtatja e gjendjeve emocionale të brendshme me manifestimet e jashtme me të cilat një vajzë e re duhet të përballohet. Për të dy sekset fillimi i pubertetit është i karakterizuar nga ndryshime fizike që influencojnë të gjitha aspektet e sjelljes vetjake, interesat, sjelljet sociale dhe kualitetin e jetës sentimentale të adoleshentëve. Fundi i adoleshencës është më i vështirë për tu përcaktuar, sepse varet më shumë nga sjelljet psikologjike e sociologjike se nga ndryshimet fizike e biologjike. Adoleshenca është shpesh e ndarë në tre faza: “adoleshenca e parë”, “adoleshenca e mesme”, “adoleshenca e vonë”. “Adoleshenca e parë” përfshin moshat nga 10 deri në 14 vjeç,

fillon me pubertetin dhe mbaron me ngadalësimin e ritjes fizike, që shpesh i bashkangjitet tendencës të largimit nga familja dhe

njëkohësisht afrimit me një grup bashkmoshatarësh. “Adoleshenca e mesme”, që përfshin moshat nga 15-18 vjeç, i referohet periudhës së ndarjes psikologjike nga figurat prindërore dhe kërkimit të mardhënieve sociale e sentimentale jashtë familjes, mes bashkmoshatarëve. Është e karakterizuar nga një tension i fortë drejt përcaktimit të identitetit seksual dhe mënyrave të

Page 7: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Adoleshenca e parë tek vajzat fillon reth 2 vjet më parë se tek djemtë. Tek vajzat fillon zakonisht kur janë 10 vjeç e gjysëm dhe tek djemtë kur janë 12 vjeç e gjysëm. Vajzatduhet te ambientohen me faktin që rriten dhe piqen në një moshë më të herët , që mund të prezantojë për disa nga ato një presion të madh me shqetësime emotive, ç’rregullime ushqimore seksualitet të parakohshëm dhe abuzuim droge

Problematikat kryesore të

adoleshentëve:

Kush jam?

Ku po shkoj?

Si do të arrij?

mardhënieve me shoqërinë “e zgjeruar”. “Adoleshnca e vonë”, që shkon nga 19 deri në 22 vjeç (sipas disa autorësh deri në 25) është periudha finale e zhvillimit dhe e konsolidimit të identitetit, në të cilën familja, miqtë dhe vetvetja, me degëzimet e saj komplekse psikologjike, sentimentale, seksuale, sociale, të sjelljes, të prirjeve fillojnë të gjejnë një ekujlibër harmonik. Fundi i kësaj faze është i vështirë për tu cilësuar (veçanërisht në shoqëritë dhe në kulturat më të përparuara). Adoleshentët kanë një perceptim të ndryshëm nga ai që kishin kur ishin fëmijë, dhe kjo diferencë i ngatërron dhe i ç’orienton ata të cilët u gjenden pranë. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për ndryshimet e tyre fizike të cilat shpesh nuk i pëlqejnë. E kuptojnë që ndihen dhe sillen në mënyrë të çuditshme, por nuk arrijnë të kuptojnë nga se vjen gjithë kjo. Kuptojnë që sentimentet e tyre për prindërit kanë ndryshuar dhe shpesh kjo i nervozon. Gjithçka tregon qëkonfuzioni i brendshëm dhe shqetësimi që ndjejnë është për ta një eksperiencë shumë konkrete. Kjo do ti çojë të ndërmarin veprime që ndryshojnë nga personi në person, edhe pse djemtë në krahasim me vajzat manifestojnë një sjellje konfliktuale nëpërmjet veprimeve, dhe jo nëpërmjet reflektimit dhe ekspozimit me fjalë të problemit. Në këtë mënyrë ankthi adoleshencial duket me konkret,

dhe kjo reflekton se në çmënyrë adoleshentët e shohin veten. Ndryshimet fiziologjike dhe hormonale

gjatë pubertetit, me transformime të dukshme dhe me pak të dukshme të trupit, çojnë në shqetësime të ekujlibrit ndjesor. Adoleshentët provojnë të gjejnë familiaritet me trupin e tyre që ka ndryshuar dhe ka fituar një mënyrë të re funksionimi; duhet të fillojnë të pranojnë që tani kanë një trup që funksionon si ai i të rriturve. Të gjitha këto ndryshime fizike influencojne shumë përshtypjen që adolescenti ka për vetveten.

Page 8: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Adoleshentët i shohin prindrit

nën një këndvështrim të

ndryshëm nga ai i fëmijërisë.

Ndërsa gjatë fëmijërisë prindrit ishin të gjithpushtetshëm për fëmijët e tyre, gjatë adoleshencës janë njerëz normalë dhe kanë rënë nga podismi i idhujve; ky është një ndryshim i vështire për tu pranuar si nga prindrit ashtu edhe nga fëmijët. Adoleshentët mund të ndihen të gënjyer dhe prindrit të fyer dhe të lënë mënjanë. Një investim i konsiderueshëm në dashurinë dhe në aprovimin e prindërve sillte një ndjenjë kënaqësie tek prindërit dhe sigurie tek femijët. Pra gjatë adoleshencës nuk duhet të habitemi nga fakti që si prindrit ashtu edhe fëmijët, me vështirësi heqin dorë nga këto ndjenja.

Ndryshimet konjiktive shërbejnë për tu dhënë adoleshentëve një ndjenjë më të fortë autonomie. Nuk u duhet me të kërkojnë shpjegime nga të tjerët, dhe janë në gjendje të krijojnë përgjigje të sofistikuara dhe të vlerësojnë vetë situatat. Adoleshentët studiojnë më qartësisht si botën e tyre të brendshme e paraqitjen e jashtme ashtu edhe botën reale, duke arritur të kuptojnë kompleksitetin e saj. Në krahasim me fëmijët, adoleshentët shikojnë dhe pranojnë ambiguitetin dhe pavendosmërinë. Gjatë kësaj periudhe, djemtë dhe vajzat duhet të shkëputen nga prindërit dhe të shikojnë rreth e rrotull sepse këtë kërkojnë edhe ndryshimet themelore që duhet të kalojnë gjatë adoleshencës. Duhet të arrijnë që të krijojnë besim në sensacionet, mendimet dhe veprimet e tyre dhe duke bazuar në këto ndryshime të brendshme do të fillojnë krijojnë autonominë. Pa besimin në këto aftësi, adoleshentëve do u duhet përherë të bazohen në gjykimet, mendimet dhe aftësitë e të tjereve. Të rinjtë për tu bërë të ndërgjegjshëm për opinionet personale kanë nevojë për këtë përiudhë intensive “auto-orientimi” që fillon me fazën e parë të adoleshencës dhe vazhdon në fazën e mesme për të përfunduar në fazën e fundit. Ndryshimet psikologjike, megjithëse më pak evidente dhe më të vështira për tu kuptuar se ato fizike, janë të shoqëruara me vështirësi të ndryshme. Adoleshenca shpesh është përshkruar si një periudhë tranzicioni e detyrueshme që çon nga fëmijëria në moshën madhore, nga te qënit bij, në të bërit prindër. Është një periudhë e karakterizuar nga një vetëdije e fortë. Adoleshentët në fazën e parë marrin më shumë njohje me vetveten, duke u nisur nga ndryshimet fizike. Adoleshentët në fazën e mesme, bëjnë eksperiencat e tyre personale nëpërmjet bashkveprimit me moshatarët që krahasojnë vetveten me të tjerët që gjenden në të njëjtën fazë shqetësimesh. Në fazën e fundit adoleshentët përqëndrohen në “purifikimin” e eksperiencave të tyre për të arritur në diçka të veçantë dhe të vërtetë. Mënyra kur dhe si adolesentët piqen përbën një faktor të rëndësishëm në

Page 9: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

zgjedhjen e shkokëve të tyre. Për ketë motiv djemtë dhe vajzat që piqen më shpejt zënë shoqëri me lehtësisht, ndërsa ata që piqen më ngadalë shpesh mbahen mënjanë. Mardhëniet me moshatarët e të njëjtit seks janë shumë të rëndësishme në fazën e parë të adoleshencës. Duke qënë se adoleshentët eksperimentojnë shumë ndryshime, ata më të rinjtë se këta duan të dinë se edhe miqtë e tyre kanë kaluar emocione dhe ndjenja të tilla. Ndërkohë që nevoja esenciale për djemtë gjatë fazës së parë të adoleshencës konsiston në përshtatjen me ndryshimet e mëdha fizike që influencojnë mardhëniet e tij familiare dhe sociale, gjatë adoleshencës së mesme, nevoja kryesore është ajo e të ndjerit i lidhur fort me bashkmoshatarët, në shkollë dhe në ambientet sociale që u përkasin. Kemi të bëjmë me një kalim evident nga bota familjare në botën e bashkmoshatarëve. Shoqëritë më të ngushta mbeten të rëndësishme, por gradualisht triumfon llogjika e grupit që manifestohet në shumë mënyra si për shembull dëgjimi i të njëjtit lloj muzike, veshja me të njëjta roba, marrja me të njëjtat aktivitete sportive ose sociale. Gjatë adoleshencës së mesme djemtë jetojnë intensisht të tashmen. Duan te mësojnë kush dhe çfarë janë, kush është i njëjtë më ta dhe kush do të rri me ta dhe duan ta dinë mennjëherë. “Besimet” e kësaj moshe mund të shprehen me termin “njih vetveten”. “Adoleshentët e mesëm” ecin në rrugën e shoqërisë me qëllimin e qartë që të tjerët ti

njohin sa më shumë që të jëtë e mundur në situata të ndryshme sociale. Kërkojnë të familjarizohen me botën e tyre të brendshme duke ëndërruar me sy sapur, duke shkruar ditare, poesi e tregime. Shpesh kjo periudhë korrespondon me një rritje të kreativitetit. “Adoleshentët e mesëm” i vënë shumë rëndësi situatave dhe personave të jashtëm nga familja. Janë shumë të vëtdijshëm për çka kanë lënë pas. Shumë autorë kanë folur për fenomenin e keqardhjes që është karakteristike e periudhës së “adoleshencës së mesme”. Si pasojë e ndarjes nga prindërit, “adoleshentët e mesëm” mbeten të mbyllur në një fazë izolimi dhe vetmie. Kjo sepse karakteristikat e gjendjes shpirtërore, në këtë fazë, shpesh rizgjojnë proçesin e keqardhjes. Shpeshherë kanë nevojë që të stabilizojnë me prindërit mardhënie të reja, te cilat tu përgjigjen ndryshimeve dhe raporteve të reja me të tjerët. Raportet e reja, që kërkojnë në këtë përiudhë, janë ato me bashkmoshatarët si meshkuj dhe femra. Fillojnë të shoqërohen me moshatarët e të njëjtit seks, për tu hapur më pas drejt grupeve mikse shoqërie. Ndërkohë kërkojnë edhe të rritur që nuk janë prindërit e tyre, për të zbuluar karakteristikat me të cilat të mund të indentifikohen; psh. Kanë më tepër vëmendje te mësuesit, te trajnerët dhe miqtë e prindërve të tyre. Prindërit, nganjherë pranojnë me vështirësi këtë admirim për të rriturit, ndërkohë që bëhen objektiv

Page 10: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

kritikash dhe Konsiderate të ulët nga ana e fëmijëve. Nga kjo ndodh që “adoleshentët e mesëm” shpesh distancohen nga prindërit dhe në të njëjtën kohë admirojnë të rritur të tjerë. Në këtë fazë, shumë adoleshentë bien në dashur. Për ata një nga burimet më të rëndësishme të mirqënies është ëndërrimi me sy hapur i një mardhënieje dashurore me një nga objektet e reja të dëshirës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një person të njohur në shkollë, apo të një ylli të muzikës ose të kinematografisë. Shikimi i idhujve te tyre, nga posterat e ngjitur nëpër muret e dhomave të tyre, u jep atyre një sens afërsie dhe sigurie (duke ndryshuar humbjen njëkohëse të vëmëndjes nga ana e prindërve) Mbas fazës së dashurimit, të kesh një të dashur bëhet e rëndësishme si nga ana sociale ashtu edhe nga ajo personale. Statusi social relacionohet shpesh me faktit e të pasurit një mardhënie fikse, që përfshin eksperiencat seksuale. Vetëm në adoleshencën e avancuar, të pasurit një të dashur, rrjedh nga dëshira për një intimitet më të madh siç është njohja më e thellë. “Adoleshentët e mesëm” kanë më familjaritet me trupin e tyre, ndjenjat, senset dhe ëndërrat.

Pranojnë më lehtë ndryshimet që ndodhin në proçesin e tyre mendor dhe janë më shumë të vetdijshëm për impulset e tyre seksuale dhe të pjesëve të trupit të tyre. Kanë më familiaritet me jetën sociale, të

cilën e përdorin më mirë, dhe janë më të pavarur nga prindërit. Përgjithësisht ndihen më të sigurtë për veten dhe më të zotë. Hyjnë në periudhën e “adoleshencës së vonë” të përgatitur për këtë proçes konsolidimi të sigurisë së tyre dhe kanë një kontakt më të ngushtë me atë që mund ti rezervojë e ardhmja. Ndërkohë që “adoleshentët e mesëm” janë të përqëndruar përparësisht në botën e tyre, që shpesh është e kundërvënë me atë të të rriturve, të rinjtë e

“adoleshencës së vonë” fillojnë të shohin vetveten si individë dhe shpesh janë të prirur të mendojnë mbi çfarë janë dhe çfarë duan të jenë. Kapaciteti i tyre për të shikuar realitetin me preçizion është më i zhvilluar dhe më pak i shqetësuar nga pyetje me natyrë psikologjike. Konflikti me prindërit zbutet, duke fituar një pavarësi më të madhe për të vepruar bashkë me një rritje të stabilitetit emotiv dhe një besimi më të madh tek të tjerët dhe tek vetvetja. Relacionet me moshatarët mbeten të rëndësishme dhe zënë një vend gjithashtu të rëndësishëm bashkë me interesat orientuese drejt të ardhmes. Kalimi normal nëpërmjet adoleshencës sjell një sasi shqetësimesh në ndjenjat e brendshme dhe në sjelljet kundrejt të tjerëve. Edhe në rrethanat më të favorshme kjo periudhë tranzicioni është e

Page 11: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Ndryshimet Kulturore

Adoleshentët që u përkasin grupeve të minorancave etnike mund të përballen me presione të ndryshme që kanë të bëjnë me statusin e tyre si minorancë. Prindërit e këtyre adoleshentëve duhet të jenë të ndjeshëm kundrejt veprimeve që mund të influencojnë veprimet e adoleshentit në shkollë me moshatarët e tij dhe me të tjerët me të cilët përballet. Shëndeti mendor i të rinjve me të shkuar kulturore të ndryshme mund të kalojë edhe të tjerë faktorë stresi të lidhur me:

Diferenca kulturore ose vështirësi gjuhësore

Eksperienca të emigrimit ose të statusit të refugjatit

Probleme që lindin nga të jetuarit në “dy kultura”

Konflikti mes gjeneratave ose brezave

Ekspozimi kundrejt diskriminacionit dhe eksperienca të tjera të vështira

mbushur me stres. Ështe gjithashtu e vërtetë që pjesa më e madhe e të rinjve e kalon pa pasoja të dëmshme. Në fakt me një mbështetjë të përshtatshme nga familja, nga shkolla dhe komuniteti ata bëhen të rritur të kompletuar dhe të mirë inkuardruar, të sigurtë për veten, të aftë për të përballuar stresin dhe për tu lidhur me të tjerët. Sidoqoftë disa të rinj, për shkak të situatave familiare e sociale, nuk janë në gjendje të përballojnë gjithë sfidat adoleshenciale me sukses dhe mund të kenë probleme emocionale dhe sjelljeje që, nqs nuk kurohen sic duhet, mund të krijojnë me kalimin e kohës pasoja të dëmshmë për mirqënien dhe për shëndetin e tyre mendor.

Shëndeti mendor, ashtu si shëndeti fizik, është i rëndësishëm në cdo hap të jetës. Të gjitha aspektet e jetës sonë janë të influencuara nga shëndeti ynë mendor. Ai përfshin gjithashtu si të përballojmë stresin, si të ndërtojmë mardhënie me pesonat e tjerë dhe si të marrim vendime. Ka të bëje me mënyrën tonë të të mënduarit, të ndjenjave, të sjelljeve dhe të përballimit të situatave të jetës. Ka të bëjë gjithashtu edhe me mënyrën në të cilën shohim vetveten, jetën tonë dhe personat që bëjnë pjesë në të; se si ne vlerësojmë mundësitë tona dhe bëjmë zgjedhjet tona. Shumë persona eksperimentojnë probleme të shëndetit mendor gjatë disa periudhave të jetës së tyre. Ashtu si edhe të rriturit, adoleshentët mund të kënë probleme të shëndetit mendor që ndërhyjnë me mënyrën e tyre të të menduarit, të sjelljes dhe të të vepruarit. Këto probleme godasin 1 cdo 5 të rinj të çfardolloj moshe dhe përfshijnë një vetvlersim të ulët, ankth, depresion dhe ç’rregullime të ndryshme të sjelljes. Nqs nuk kurohen, problemet e shëndetit mendor mund të çojnë në dështimin shkollor, konflikte familiare, abuzim drogash, dhunë dhe deri në vetvrasje. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit dhe të afërmit të njohin këto probleme dhe të ndihmojnë adoleshentin.

Page 12: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Simptomat e stresit:

Duar dhe këmbë të ftohta o të djersitura.

Djersitje e tepruar Rrahje zemre dhe

frymarje e shpejtuar Djimbje stomaku dhe

dhimbje koke bashkë nervozizëm ose mënjanim

Kontrolli i stresit:

Ushqim dhe aktivitet fizik i

regullt Shmangja nga konsumimi i

ekzagjeruar i kafeinës që mund të shtoj shqetësimin

Shmangja e përdorimit te drogave alkoolit dhe duhanit

Shmangja e situatave që krijonë stres

Parkësimi i të folurit keq për vetveten

Mësimi i të ndjerit i kënaqur me gjërat e bëra mirë dhe mos kërkimi i perfeksionit

Bërja e një pushimi në situata stresuese. Disa aktivitete si të dëgjosh muzkë ose të flasësh me një mik, të pikturosh, të shkruash, të kalosh kohë me një kafshë shtëpiakë, pakesojnë stresin

te shoqërohesh me shokë që të ndihmojnë të ecësh përpara në mënyrë pozitive

Vitet e adoleshencës ofrojnë eksperienca dhe sfida që mund të jëne eksituese, por edhe stresante. Adoleshentët, ashtu si edhe të rriturit, mund të kenë stres çdo ditë dhe mund të kenë avantazhe nga njohja e teknikave të përballimit të stresit. Pjesa më e madhe e adoleshentëve provon më shumë stres kur pranon një situatë si të rrezikshme, të vështirë ose të dimbshme dhe mendojnë që nuk kanë fuqinë për ta përballuar. Disa shkaqe të shpeshta të stresit për adoleshentët janë parashikimet për zhgënjimet shkollore, transferimet ose ndryshimet nga një shkollë në tjetrën, të qënit i impenjuar në shumë aktivitete ose të paturit shumë plane ose probleme me miqtë ose shokët e shkollës. Shpesh herë midis shkaqeve ka edhe mendime ose ndjenja negative reth vetvetes dhe ndryshimit të trupit. Për më shumë, stresi adoleshencial mund të jetë i shkaktuar nga situata familiare, si ndarja e prindërve, sëmundje kronike ose probleme ekonomike të familjes, por edhe nga një ambient jetese “jo i shëndetshëm”. Disa adoleshentë e gjejnë veten “të mbingarkuar” nga stresi dhe nqs nuk u jepet ndihma e duhur, mënyra e tyre e papërshtatshme e tyre për të përballuar stresin mund ti cojë drejt ankthit, drejt mbylljes në vetvete, drejt agresivitetit, sëmundjeve fizike ose të një ulje të kapacitetit të kontrollit, në përdorimin e drogës dhe të alkoolit. Prandaj prindërit duhet të vëzhgojnë me kujdes që shëndeti, sjellja, mendimet dhe ndjenjat e fëmijëve të tyre dhe tu japin ndihmën e duhur fëmijëve në raste stresi.

Page 13: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Prindërit janë modele të

rëndësishme dhe ata me

vetvlersim të ulët japin shembuj

të këqinj për fënijët e tyre

adoleshentë.

Adoleshentët, prindërit e të

cilëve kanë një vetvlersim të

lartë, janë më të prirur të

tregojnë të tyren.

Në të kundërt prindërit me

vetvlersim të ulët ose që

diskutojnë shpesh vlerës së tyre,

i trasmetojnë këto ankthe edhe

fëmijëve të tyre nëpërmjet

veprimeve të tyre. Dhe mënyra e

veprimit të prindërve me miqtë e

tyre do të influencojë fëmijët e

tyre.

Është provuar nga, disa studime, që adoleshentët që zhvillojnë shqetësime të sjelljes, shpesh të shoqëruara nga përdorimi i drogave, vuajnë përgjithësisht nga vetëvlerësimi i ulët. Zhdukja e kësaj ndjenje të gabuar do tu jepte adoleshentëve shumë kapacitet rehabilitimi kundrejt këtyre problemeve. Vetvlersimi është resultati i pranimit ose i mos pranimit ndërmjet imazhit të vërtetë që adoleshenti ka për veten dhe atij që ai dëshiron. Adoleshentët në përgjithësi, kanë disa probleme vetvlersimi të paktën gjatë kalimit drejt moshës madhore; kështu, gjatë ndryshimeve fizike e psikologjike të rritjes, duhet të mësohemi të gjykojmë kapacitetet vetjake dhe të pranojmë

limitet e vetvetes. Nqs në “adoleshencën e vonë” adoleshenti vazhdon të indentifikohet me imazhin e dëshiruar dhe jo me atë real, kjo mund të çojë në ndjenja inferioriteti, mungesë dashurie e respekti tek të tjerët, turp, konfuzion dhe ankth që lidhen me ekuilibrin e shëndetit mendor të tij. Vetëvlerësimi i ulët tek adoleshenti dobëson besimin në vetvete. Ata që kanë mungesë vetvlerësimi janë shumë ngurrues për tu affruar me një grup të ri ose në përballimin e situatave të ndryshme sociale. Nuk duan të ekspozohen ndaj rezikut për te qënë i tallur, duke u dukur të ndrojtur, nervozë, ose injorantë. Ndërkohë që do të donin të rrinin të izoluar në këndin e tyre dhe në këtë mënyrë të shmangnin socializimin. Shpesh përdorin pije alkolike të forta dhe drogë per të pasur një besim artificial; por një

sjellje e tillë mund të shkojë vetëm drejt deteriorimit të vetvlersimit personal. Duke qënë se ky problem mund të vazhdojëderi në moshë madore, dhe problemet e vegjëlisë lene gjurmë të përhershme tek vetëvlerësimi i adoleshentëvë, prindërit

Page 14: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Problemi i vetvlersimit është shumë më i rëndësishëm per vajzat se për djemtë. Ka shumë arsye për të shpjeguar këtë: zhvillimi hormonal, mënyra e ndryshme e të shoqëruarit dhe disa ndryshime gjinie. Shumë vajza që vuajnë nga ankthi, nervozizmi, konfuzioni apo superioriteti kanë nivele të ulët vetvlersimi dhe shpesh janë të ndrojtura, të pasigurta dhe ngurojnë kur kanë të bëjnë me individë të tjerë. Vetvlersimi i ulët mund të çojë në depresion apo në shqetësime të sjelljes, përfshi ç’rregullimet ushqimore.

Djemtë, akoma sot, binden që duhet të jenë të fortë, nuk duhet të tregojnë emocionet, nuk duhet të jenë të dobët, dhe kjo mund ti bëj të ndihen të izoluar. Kur djemtë e ndjejnë që nuk kanë mundësi dhe mënyra për të shprehur vetveten, mund të humbasim besimin në vetvete dhe të kenë një vetvlersim më të ulët. Kjo mund të ketë pasoja të dëmshme, sepse djemtë mund të kërkojnë mënyra për tu ndjerë më të mirë nëpërmjet shoqërive të gabuara që influencojnë negativisht, apo duke u sjellë në mënyrë negative, gjë që i çon të kenë probleme në shkollë dhe në fusha të tjera.

duhet të konsiderojnë cilësinë e vetëvlerësimit të fëmijëvë të tyre dhe të arrijnë të kapin që në fillim dhe gjatë gjithë zhvillimit të tyre cdo rast për ta forcuar dhe për ta konsoliduar vetëvlerësimin e fëmijëve të tyre. Duhet të mundohen të rrënjosin tek fëmijët rëndësinë e të menduarit pozitivisht dhe kapacitetin për të prannuar dështimet. Duhet të mundohen ti shpjegojnë fëmijëve që besimi tek vetvejta është një stad mendor dhe që nuk varet nga bukuria ose nga pamja e jashtme e personale. Adoleshentët duhet të kuptojnë që nuk janë të vetmit që kanë pika të dobta, dhe prindërit duhet ti ndihmojnë që të zhvillojnë pozitivitetin në vend që të përqëndrohen në karakteristika që fëmijët i shohin si dobësi ose në mënyrë negative. Nqs prindërit shikojnë tek fëmija ndonjë sjellje anormale, si zgjedhja e miqve apo të aktiviteteve jo të rekomandueshme, në vend që të ulin autostimën e tij, duke bërë krahasime poshtëruese, duhet gjithmonë të krijojnë një atmosferë përballimi, diskutimi dhe kompromisi. Prindërit duhet edhe të jenë koshjentë dhe ti lënë fëmijët e tyre të kenë të drejtën e fjalës dhe të vendimit në vendimët që kanë të bëjnë me të gjithë familjen. Kjo do tu shërbejë fëmijëve për të kuptuar vlerën e tyre, duke influencuar

pozitivisht vetvlersimin e tyre.

Page 15: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Depressioni është një term i përdorur për të shpjeguar një gjëndje psikologjike e karakterizuar nga ndjenja trishtimi, melankolie, hidhërimi apo dëshpërimi. Të gjithë ne, jo vetëm adoleshentët, kalojmë periudha depresioni në momente të ndryshme të jetës sonë, kur ndihemi të dekurajuar apo të trishtuar; të ndihesh ndonjëherë në këtë mënyrë është normale. Vitet e adoleshencës janë shpesh një periudhë që ndikon në prodhimin dhë në kultivimin e malinkonisë: nga ana tjetër pak trishtim dhe prishje e humorit bëjnë pjesë në normalitetin e jetës. Por disa adoleshentë janë me të ekspozuar kundrejt periudhave shumë të dhimbshme të depresionit dhe krijojnë shqetësime që shkojnë përtej trishtimit normal ose depresionit. Kur periudha e depresionit zgjat me javë, niveli i humorit vazhdon të keqësohet, gjërat që në të shkuarën kishin shërbyer për të larguar këto ndjenja nuk japin më efekt, dhe kur këto gjëndje ndërhyn me shkollën, me familjen, apo me aktivitete të tjera, adoleshenti mund të vuajë nga një depresion patologjik Depressioni në këtë rast, duhet konsideruar si një sëmundje dhe nqs njihet mund të kurohet me sukses. Megjithatë, ndonjëherë, kundrejt tij nuk tregohet kujdesi i duhur sepse adoleshentët jo gjithmonë kuptojnë dhe shprehin sentimentet e tyre, gjithashtu të rriturit konsiderojnë humorin e keq si një situate normale të adoleshencës, duke ngatërruar psh. një shqetësim të gjumit, që mund të jetë një sinjal depresioni, me zakonin e të parit televizor deri natën vonë.

Prindërit duhet të dinë të njohin sinjalet e alarmit dhe të ndryshimeve që ndodhin tek fëmijët e tyre, dhe kur shqetësimi i tyre

Janë të shumtë faktorët

ambientalë që shtojnë reziqet

që një i ri të mund të zhillojë

sëmundje depresive

Për shembull:

� Humbja e personae të rëndësishëm nëpërmjet ngjarjeve traumatike si Vdekja, dirvorci ose ndërprerja e raporteve

� Probleme me miqtë dhe bashkmoshatarët në shkollë

� Shpërthime të dhunës, si psh. Të qënit dëshmimtar ose viktimë e abuzimeve fizike apo seksuale

� Stresi i krijuar nga varfëria e vazhdueshme, diskriminacioni ose mangësi të tjera të rëndësishme.

Page 16: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Ç’farë duhet të na tërheqi

vëmendjen

Një sëmundje depressive është

e kuptueshme nëpërmjet shumë

nga sinjalet e mëposhtme që

shfaqen për një periudhë të

gjatë:

� Ndryshimi i oreksit me shtim ose

humbje në peshë. � Ndryshime në mënyrën e të

fjeturit (psh. vështirësi për të fjetur apo fjetja e zgjatur)

� Humbja e interesit për aktivitetet e preferuara.

� Humbja e energjisë, ndjenja lodhjeje si mendore ashtu edhe fizike, pa ndonjë motiv të vlefshëm.

� Të ndjerit ne faj dhe pranimi i fajeve te kota.

� Mos përqëndrimi, pavendosmëria dhe mungesa e memorjes.

� Ndjenja trishtimi, ndrydhje dhe pesimizëm kronik.

� Negativitet, nervozitet, zemerim i vazhdueshëm

� Mendime të shpeshta rreth vdekjes.

� Ndryshime të shpeshta të notave dhe të sjelljes shkollore

� Shkëputje nga shokët dhe nga interesat

� Vështirësi në mardhëniet me të tjerët

� Mos pranimi i kritikave dhe probleme me autoritetet.

� Ndjeshmëri estreme ndaj refuzimeve dhe dështimeve, vetëvlerësim i ulët.

� Sjellje vetë-shkatërruese dhe rritje dozhash në marrjen substancave të dëmshme

� Kujdesje të ulët për imazhin vetiak

merr

permasat e depresionit duhet të kërkojnë ndihmë. Kur adoleshentët janë moskokçarës për çdo gjë, kanë nevojë të flasin me dikë që të mund të kujdeset për ta dhe që ti ndihmojë. Prindërit duhet të ndihen të përfshirë dhe të flasim me fëmijët e tyre rreth hidhërimit, edhe në qoftë se është një periudhë kalimtare opo kur kemi të bejmë me një depresion klinik.

Si prindërit ashtu edhe adoleshentët duhet të kuptojnë që depressioni nuk është një gjëndje normale e adoleshencës, as një shënjë dobësie, dhe as një difekt karakteri, por është një ç’rregullim i shëndetit që ka nevojë të kurohet.

Page 17: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Kush janë sinjalet e ankthit

Një adoleshent në ankth mund të

shfaqë disa nga disa nga sinjalet

që vijojnë:

� Mendime dhe frikë konstante mbi sigurinë për vetveten dhe atë për prindërit.

� Refuzim për të ndjekur shkollën

� Dhimbje të shpeshta stomaku dhe sëmundje të tjera fizike.

� Ndihet nervoz dhe i shqetësuar kur i duhet të flejë jashtë shtëpisë.

� Ndesh vështirësi në të folur apo për të takuar persona të rinj

� Preokupim i tejkaluar për gjërat, përpara se të ndodhin

� Preokupim i tejkaluar për shkollën, miqtë dhe sportin

� Ka nevojë për shumë inkurajime përpara se të provojë diçka të re.

� Të qënit maniak i higjenës dhe të larët e duarve shpesh.

� Has vështirësi për tu çlodhur dhe për të fjetur.

Ankthi është pjesë e jetës dhe pjesa më e madhe nga ne, herë pas here, e vuan. Fjala “ankth” zakonisht përdoret për një ndjenjë shqetësuese ose nervosismi që përfshin personin dhe që përgjithësisht përfaqëson një përgjigje të përkohëshme ndaj stresit. Për shumë adoleshentë ankthi është i kufizuar në situata të veçanta si provimet shkollore, takimet e rëndësishme apo konkurrimet. Të qënit në ankth, ndonjëherë, përpara prespektivës për të përballuar një sfidë, mund të jetë një faktor pozitiv. Në fakt, ankthi mund të ndihmojë për vënien në përdorim të të gjitha rezervave për përgatitjen dhe kalimin e një prove të rëndësishme ose në përballimin e një situate të rrezikshme. Pra nuk duhet të shqetësohemi për ankthin e herë pas hershëm. Por, për disa adoleshentë, ankthi është një faktor konstant dhe stabël i jetës së tyre, që ndërhyn me kapacitetin e tyre për të vepruar normalisht në jetën e përditshme. Shqetësimet e ankthit mund të çojnë adoleshentin të vuajë nga një frikë e madhe dhe e tejzgjatur e lidhur edhe me simptoma të tjera. Janë kushte që çojnë në një frikë dhe dhimbje reale. Shqetësimet e ankthit janë shumë të përhapura (llogaritet që mundojnë rreth 13% të

gjithë popullatës) në persona të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët

dhe adoleshentët.

Page 18: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Shumë adoleshentë vuajnë nga shqetësime ankthi dhe ndjejnë frikë, shqetësim, panik apo stres të fortë që mund ta bëjnë shumë të vështirë përballimin e ditës.

Ankthi mund të ndërhyjë me aktivi- tetet bazë si gjumi, kapacitetii përëqendrimit dhe oreksi për të mos përmëndur mundësinë për të shijuar jetën dhe për tu qetësuar. Kur ankthi zgjatet mund të jetë e nevojshme orientimi drejt një mënyre asistence. Ankthi i jo i kuruar, që zgjatet në kohë, mund të bëjë të vështrië, për një adoleshent, pjesmarrjën në aktivitetet normale dhe shijimin e jetës. të rinjtë mund të drejtohen drejt abuzimit alkoolik ose të drogës në tentativë për të minimizuar ankthin e tyre. Disa prej tyre mund të devijojnë drejt depresionit dhe të tjerë drejt vetvrasjes. Ka lloje të ndryshme ankthesh që fëmijët apo adoleshentët provojnë dhe që mund të bëhen gjithmonë e më serioze dhe të kenë nevojë për ndërhyrjen e specialistit.

Çrregullime të ankthit të përgjithshëm Çrregullime osesive-kompulsive

Adoleshenti ka një shqetësim të tejkaluar që mund të mos jetë i lidhur me asnjë ngjarje në veçanti ose me ndonjë situatë frike. Adoleshentët me këto ç’rregullime shqetësohen vazhdimisht për shkollën, për shëndetin dhe mirqënien e pjestarëve të familjes, për të ardhmen, dhe për sëmundjet apo për dëmtimet. Mendojnë që e keqja mund të ndodhë nga çasti në çast, mund të shfaqin simptoma fizike si dhimbje në gjoks, dhimbje koke, lodhje, tensionim muskujsh, dhimbje stomaku ose edhe vjellje.

Shqetësimet osesive-kompulsive i referohen sjelljeve të përsëritura (si larja e duarve) ose veprimeve mendore si të numëruarit ose të përsëriturit nën zë, gjithçka që krijon një situate ankthi. Adoleshentët u tremben pasojave negative nqs ndërpresin këto sjellje ripërsëritëse ose veprimet mentore, dhe shpesh kanë turp ti ndërpresin. Kanë frikë mos bëhen të çmendur kështu kërkojnë ta mbajnë të fshehtë nga familja apo nga miqtë.

Çrregullime nga paniku Fobitë apo frika

Krizat e shpeshta, të papritshme dhe të vazhdueshme të panikut krijojnë preokupim. Krizat e panikut shfaqen me një ndjenjë frike të papritur, të shoqëruar me rrahje të forta zemre, frymëmarrje të shpeshtë, djersitje, marre mendsh, përzierje ose frika për vdekje të shpejtë. Këto kriza mund të durojnë nga disa minuta në disa orë dhe shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim. Disa adoleshentë mund të fillojnë të evitojnë çdo lloj situate, përfshi edhe ndjekjen e shkollës, ku trëmben se mund të kënë ndonjë krizë.

Adoleshentët fobikë kanë frikë të tejkaluar dhe ireale nga disa situata ose objekte. Shumë fobi kanë emra specifikë dhe bazohen tek kafshët, fenomenet atmosferike, uji, lartësia apo situata të veçanta si psh të gjenden në një vend të mbyllur. Adoleshentët me fobi sociale janë të tmerruar nga frika e kritikave o e gjykimeve përpara të tjerëve. Të rinjtë që vuajnë nga fobia kërkojnë të shmangin situata ose objekte që i friksojnë; në këtë mënyrë këto shqetësimë kufizojnë tej mase jetën e tyre.

Page 19: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Një lloj kujdesjeje për “përmasat” e trupit dhe e strukturës së tij është pjesë normale e proçesit të ritjes. Sapo fëmijët arrijnë adoleshencën, trupat e tyre ndryshojnë dhe bëhen më të vetdijshëm se si ata duken. Shumë të rinj nuk e duan trupin që kanë. Mund të ndihen të shëndoshë dhe jo tërheqës edhe kur imazhi në pasqyrë tregon tërësisht të kundërtën. Vajzat mendojnë shpesh që janë të shëndosha edhe psë nuk janë dhë djëmtë kanë frikë se nuk janë mjaftueshëm të fuqishëm. Megjithatë studimet kanë vërtetuar që vajzat përqëndrohen më tepër tek format dhe përmasat e trupit në krahasim me djemtë. Vetvlersimi e vetkontrolli janë dy perbërës kyç për një imazh të shëndetshëm të trupit. Zakonisht nqs një adoleshent tregon besim në vetvete dhe vetkontroll, probabiliteti që të kuptojë drejt imazhin e trupit te tij është më e lartë. Shumë adoleshentë me probleme përsa i

përket imazhit të tyre fizik, i mësojnë këto sjellje në shtëpi. Të rinjtë marrin seriozisht çdo koment që të tjerët bëjnë mbi peshën e tyre, strukturën fizike ose pamjen e jashtme; në këtë rast prindërit duhet të kenë kujdes që të mos bëjnë aspekte negative mbi pamjen e tyre. Bashkmoshatarët mund të influencojnë mendimin që adoleshenti ka për trupin e tij; sidomos kur arrin adoleshencën dhe grupet e bashkmoshatarëve bëhen shumë të rëndësishme. Edhe spektaklet televisive, filmat, revistat e muzikës, moda e publiciteti, që ushtrojnë një influencë të madhe në jetën e çdo adoleshenti, shpesh reklamizojnë idenë e një dobësie dhe e një perfeksioni trupor, që nuk përputhen, në pjesën më të madhe të rasteve, me realitetin individual të askujt. Dobësia është e krahasuar me lumturinë, suksesin dhe me pranimin nga bashkmoshatarët.

Page 20: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Disa simptoma dhe shenja alarmi të

çrregulimeve ushqimore.

� Adoleshentët spesh thonë se ndihen të shëndoshë dhe humbin kontrollin e dobësisë së tyre.

� Evitojnë të hanë më familjen dhe shkojnë në banjë menjëherë pas buke

� Mund të hanë sasi të madhe ushqimi pa shtuar në peshë (bulimi)

� Mund të duken të shqetësuar në mënyrë të tepruar për ushqimin dhe dietën

� Mund të bëjnë ushtrime të tejzgjatura për të humour peshë

� Mund të hanë pa masë, të fshehin ushqimin apo të hanë fshehurazi.

� Mund të veshin roba të gjëra për të fshehur trupin.

Në anoreksi adoleshentët janë të shqetesuar se shëndoshen. Vuajne nga një vetvlerësim i ulët dhe ndjekin dobësine me çdo kusht, duke evituar ngrënien, shpesh shkaktojnë dëme të rënda fizikut dhe mund të shkojnë drejt vdekjes.

Me buliminë, personi ka kriza të shpeshta të një urië te madhe, që i kompeson me dietë të fortë ose me vjellje. Vjellja e ushqimit sjell pasoja të rënda për shëndetin fizik të pacientit, përfshi dhe disidratimin, çrregullimin hormonal dhe dëmtime të organeve jetësore.

Adoleshentët mund të tejkalojnë dozat në të ngrënë për të kompensuar ndjenjat e depresionit, ankthit, zemërimit apo inatit. Kjo çon në të qënit disi mbi pëshë , deri në obezitet. Obeziteti varet nga rritja rreziqeve emotive dhe problemeve të ndryshme mjekësore.

Prindërit duhet ti dedikojnë më shumë kohë foljes me fëmijët për këto probleme. Sepse ata nuk kanë eksperienca të mjaftueshme për të kuptuar që këto imazhe që kanë për trupin e tyrë janë të shtrëmbruara, jo realiste, thjesht të pa arritshme, dhe do të çojnë në zgjedhje drastike vetëm e vetëm që të kenë një trup të pamundur për tu pasur. Prindërit duhet të kuptojnë që disa nga këto sjellje kundrejt trupit janë normale. Por kur një adoleshente kërkon të praktikojë sport sepse nuk është e kënaqur me mënyrën si duket me veshjet sportive, ky mund të jetë një sinjal i zhvillimit të një problematike refuzimi të imazhit vetjak. Ikja dhe izolimi janë sinjale alarmi të një imazhitë ulët per trupin. Në këtë pikë fëmija mund të ketë nevojë për ndihmën e një specialisti. Një shqetësim i tejkaluar kundrejt ushqimit dhe një imazh i shtrembër i trupit mund të shkaktojnë çrregullime ushqimore serioze. Fatkeqësisht shumë adoleshentë evitojnë të manifestojnë, familjarëve apo shokëve, këto çregullime serioze dhe nganjëherë krijojnë çrregullime fatale. Depressioni dhe vetvlerësimi i ulët mund të jenë faktorë që influencojnë problemin e zakoneve ushqimore si dieta dobësuese ose teprimi me ushqimin. Përvec obezitetit, çrregullimet më të rënda të ndeshur tek të rinjtë jane anoreksia nervose dhe bulimia nervose. Nqs të rinjtë vuajnë nga një çrregullim ushqimor për një periudhë të gjatë, shëndeti dhe rritja e tyre mund të jenë seriozisht të rrezikuara. Por nqs shqetësimi kapet dhe kurohet që nha simptomat e para, kjo mund të sigurojë probabilitete të larta rekuperimi duke evituar pasojat e përhershme dhe ndonjëherë fatale.

Page 21: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Adoleshenca është një fazë në të cilën duhet të bëhen eksperienca të reja, kështu që provimi i alkoolit dhe i drgogës gjatë kësaj peruidhe është e zakonshme. Adoleshentët përdorin alkool dhe droga të tjera për shumë arsye, përfshirë kuriozitetin, sepse u jep atyre një ndjenjë mirqënie, pakëson stresin, i bën të ndihen të rritur apo më thjesht, për tu ndjerë të integruar me grupin. Është e vështirë të thuash kush nga adoleshentët pasi ka provuar drogën nuk do të vazhdojë ta përdorë dhe kush do të zhvillojë probleme serioze. Fatkeqsisht adoleshentët shpesh nuk janë të vetdijshëm për lidhjen që ekziston midis veprimeve të tyrë të sotme dhe pasojat në të ardhmen. Kanë dhe një tendencë për tu ndierë të pashkatërrueshëm dhe të mbrojtur nga problemet që kanë të tjerët. Konsumimi i alkoolitdhe duhanit në moshë të re shton rrezikun në kalimin e përdorimit të drogave herët o vonë. Disa adoleshentë, mbasi kanë provuar, do të ndalojnë apo do të vazhdojnë ta përdorin rallë, pa pasur probleme të rëndësishme. Të tjerët do të zhvillojnë një dipendencë, dukë përdorur droga përherë e më të rrezikshme dhe duke shkaktuar dëme të mëdha tek vetvetja dhe mbase edhe tek të tjerët, potencialisht të varur. Përdorimi i duhanit dhë alkoolit nuk duhet të nënvlerësohet, sepse mund të konsiderohen si ura për të kaluar në droga të tjera (marijuana, Kokaina, droga që japin alucinacione, heroinë). Kombinimi mes kuriozitetit adoleshencial, sjellje te rezikshme dhe presioni social, e bën shumë të vështirë për adoleshentin të thotë “jo”. Adoleshentët më në rrezik që të biën në grackën e alkolit dhe drogës janë ata që kanë një familje me një histori në abuzimin e këtyrë substancave, ata që vuajnë nga depressioni, ata me vetvlerësim të ulët, që nuk ndihen rehat apo që janë shumë të lëvizshëm. Adoleshentët abuzojnë me një varietet drogash, legale dhe ilegale. Ato të disponuara legalisht përfshijnë alkoolin, ilaçet në recetat mjekësore, thitheset (mastici, aerosol, dylyent) ilaçet pa recetë për kollën, për ftohjen, valiumet dhe dobësuesit. Drogat më të zakonshmë ilegale të përdorura janë marijuana (bari), stimuluesit (kokaina, krak dhe amfetamina), Lsd, Pcp (i ashtuquajturi pluhuri i ëngjëjve) oppiumi, heroina e tabletat (ecstasy). Përdorimi i drogave ilegale po shtohet veçanërisht ndërmjet adoleshentëve më të rinj. Mosha mesatare e

Page 22: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Disa shënja alarmi për abuzimin

e alkoolit dhe drogës:

shënja fizike:

lodhje, shqetësime shëndetsore të përsëritura, sy të kuq e të shndritshëm dhe kollë e zgjatur

shënja emocionale:

ndryshime të personalitetit, ndryshim humori i papritur, nervozizëm, sjellje të pandërgjegjshme, vetvlerësim i ulët, gjykim i dobët, depresion i përgjithshëm dhe humbje interesi

Familja:

Shkaktimi i diskutimeve, thyerja e regullave, izolimi nga familja

Shkolla:

rënia e interesit, sjellje negative, rënie nga notat, mungesa të shumta, probleme disiplinore.

Probleme sociale:

miq të rinj më pak të interesuar për modelet familjare dhe aktiviteteve shkollore, probleme me ligjin dhe ndryshime në stile konvencionalë në veshje dhe në gustot muzikore.

Disa nga këto shënja mund të indikojnë edhe probleme të tjera. Një mënyrë efikase për prindërit që të tregojnë intëres është diskutimi i hapur me ta për përdorimin e alkoolit dhe të drogave të tjera.

përdorimit të parë të marijuanës është 14 vjeç dhe përdorimi i alkoolit mund të nisë që para 12 vjeç. Përdorimi i alkoolit nëpër shkolla të mesme është e zakonshme. Përdorimi i drogës është i shoqëruar me një varietet pasojash negative, përfshi rrezikun në ritje të një shtimi të sasisë të konsumuar dhe të kalimit në konsumimin e drogave të

rënda. Githashtu pasoja janë edhe dështimi në shkollë, qëndrime negative që mund të çojnë adoleshentët në ritjen e rreziqeve të aksidenteve, dhuna, seksi i paplanifikuar dhe i pa mbrojtur përfshi edhe vetvrasjen. Prindërit mund të ndihmojnë nëpërmjet një edukimi preventiv përsa i përket drogave, duke përdorur një komunikim të hapur, duke ofruar shëmbuj pozitivë dhe duke identifikuar në kohë shfaqjen e problemeve që po zhvillohen

Sa më parë të fillojë të pi duhan një person, aq më i lartë është rreziku për shëndetin e tij; më i vështirë është edhe lënja. Pjesa më e madhe e të rriturve që pinë duhan e kanë filluar para moshës 18 Adoleshentet më të prirur në përdorimin e duhanit kanë prindër, vëllezër, motra ose shokë që pijnë duhan. Duan të tregojnë forcën dhe sjelljen e të rriturve, por zakonisht kanë kapacitet më të pakët për të përballuar gjërat dhe një vetvlerësim të ulët, kështu që pijnë duhan për të përmbajtur stresin dhe depresionin

Page 23: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Faktorët e rezikut të shqetësimeve

të sjelljes:

Sjellje agresive ose të dhunshme

të përsëritura

Të qënit viktimë e abuzimeve fizike dhe seksuale

Shpërthim i dhunës në shtëpi apo në ambientet rrethuese

Shpërthimi i dhunës nëpërmjet mediave (TV, film etj…)

Përdorimi i drogës apo i alkolit

Prania e armëve të zjarrit në shtëpi

kombinimi i faktorëve stresues në familje (varfëri, kufizime,prishje e martesës, papunësi, humbja e mbështetjes së familjes)

Dëmtime të trurit të shakaktuara nga trauma në kokë

Faktorë gjënëtikë. (trashgimia)

Fëmijët që tregojnë njëkohësisht faktorë të rezikshëm dhe që kanë

sjelljet e mëposhtme duhet të kontrollohen imtësisht. � Mllef të madh � Humbje e shpeshtë e qetësisë ose kriza zemërimesh � Nervozizëm ekstrem � Impulsivizëm ekstrem � Të qënit i pavëmëndshëm

Kur një person arin adoleshencën, njeh pak a shumë se çfarë lloj sjellje të tjerët presin nga ai dhe çfarë sjelljesh janë të konsideruara të papranueshme. Ndërkohë të gjithë adoleshentët, herë pas here, sillen keq për një sërë arsyesh: ndjejnë nevojën të konsolidojnë autonominë e tyre apo kanë dëshirë të sfidojnë limitet që atyre u janë vendosur. Adoleshentët ndonjëherë sillen keq sepse janë duke kaluar një shqetësim të brendshëm: mllef, zgënjim, mosaprovim, ankth apo dëshpërim. Ka dhe adoleshentë sjellja e të cilëve provokon shqetësime tek të tjerët. Sjellja e tyre rezulton të jetë më serioze se dredhitë, dinakëritë apo çamarrokllëqet e adoleshentëve, dhe tejkalon jashtë mase kufinjtë e asaj që është konsiideruar normale apo e pranueshme. Adoleshentët me këto shqetësime janë përkufizuar si “kriminelë” ose “antisocial”. Disa adoleshentë me shqetësime në sjellje mund të manifestojnë simptoma të shqetësimeve të tjera psiqike. “Shqetësimet e sjelljes” u referohen një bashkësi problemesh të sjelljes dhe emozionale të atyre adoleshentevë që kanë shumë vështirësi të ndjekin rregullat dhe të sillen në një mënyrë shoqërisht të pranueshme. Shpesh dhunojnë të drejtat personale të të tjerëve dhe rregullat bazë të shoqërisë. Janë shpesh të parë nga të tjerët si “të këqinj” apo kriminele, ose antisocialë në vend që të shihen si të sëmurë mendorë. Mbase gjëja më alarmante është që nuk arrijmë të kuptojmë që shumë prej syresh manifestojnë keqardhjetë vogla, faje o kuptime të dëmit dhe të dënimit që ju dha të tjerëve për shkak të sjelljes së tyre. Janë frekuente një sërë

Page 24: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Cilat janë simptomat e shqetësimee të sjelljes

� Sjellje agresive që trëmbin ose kercënojnë persona ose kafshë

� Sjellje shkatërruese që dëmton gjërat

� Vjedhja dhe gënjeshtra

� Mungesë e pajustifikuar nga shkolla ose thyerje te tjera serioze të regullave

� Përdorim dhe abuzim me duhanin, alkoolin dhe drogat

� Aktivitet seksual i parakohshëm

� Vështirësi dhe përjashtime shkollore

� Mardhënie të dobta me moshatarët e të rriturit

� Dëme të shumta dhe të mëdha, përjashtime nga shkolla dhe probleme me ligjin

vështirësish në shtëpi, shkollë e në komunitet, dhe shpesh evidenciohet njëaktivitet seksual shumë i herët. Vetvlersimi është zakonisht i ulët, megjithëse adolescenti tregon një imazh “të forti”. Një diagnozë të shqetësimeve të sjelljes është korrekte kur bazohet mbi simptoma që zgjasin për të paktën 6 muaj. Shqetësimi duket së është më frekuent tek meshkujt sesa tek vajzat, dhe në qytet më shumë se në zonat rurale. Shumë studime shkencore kanë arritur në përfundimin që ekziston një kombinim faktorësh që çon në një rrezik më të lartë të shqetësimeve të sjelljes. Asnjë faktor i marrë veças nuk është tregues i një problemi, por kombinimi i shumë faktorëve, duhet të na çojë të marrim masa. Prindërit dhe të rriturit e tjerë, megjithese e kanë vënë re që djali ka marrë një sjellje që duket shqetësuese, shpresojnë që ai të ndryshojë dhe të heqë dorë me kohën. Sidoqoftë çdo shqetësim në sjelljen e një adoleshenti të çfardo moshe, kërkon që të merret gjithmonë në konsideracion seriozisht dhe nuk duhet asnjëhere vënë mënjanë shumë shpjet me justifikimin se bëhet fjalë vetëm për një periudhë kalimtare. Pjesa më e madhe e adoleshentëve me shqetësime në sjellje, me shumë mundësi është duke reaguar ndaj ngjarjeve dhe situatave të jetës dhe prindërit e mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos nënvlerësojnë këto sjellje. Asnjë faktor i vetëm nuk tregon një problem por nqs vërejmë një tërësi faktorësh, është momenti që të marrim masa. Prindërit dhe të gjithë ata që kujdesen për fëmijën duhet të kenë një kujdes të veçantë kundrejt këtyre sinjaleve alarmi, duke kërkuar të kuptojnë arsyet që janë në themel dhe të mundohen për të përmirësuar situatën. Kërkimet tregojnë që adoleshentët me shqetësime në sjellje do të vazhdojnë të kenë probleme, nqs nuk marrin trajtim te shpejtë dhe efikas. Disa sjellje janë të vështira për tu modifikuar, një herë që janë rrënjosur, dhe pa trajtimin mjeksor, shumë adoleshentë nuk janë në gjëndje të përshtaten me kërkesat e të rriturve; ata do të vazhdojnë të kenë probleme relacionale, shpesh do të thyejnë ligjin dhe do të sillen në mënyrë antisociale.

Page 25: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Shenja të mundshme të sjelljes si

“i fortë”:

Frikë e papritur ose kundërshtim për të shkuar në shkollë

veshjë të grisura ose te njollosura kur kthehët nga shkolla

prerje ose nxirje të shpeshta dhe justifikime për ti shpjeguar ato

para ë humbura me justifikime jo të besueshme

kalimi i shumë kohe vetëm rënie nga notat kalimi i më pak kohe në aktivitetet e preferuara

të qënurit i trishtuar

Të ndjerit “i fortë” është një eksperiencë e njëjtë mes shumë adoleshentëve. Përcaktohet nga thënia ose bërja e veprimeve të papëlqyeshme apo tallja me të tjerët në mënyrë jo të këndshme. Mund të jetë diçka serioze, për djalin që sillet si “i fortë”, kuptimi i arsyeve shtyse, përpara se këto të çojnë në dëme madhore. Sjellja si “i fortë” mund të jetë fizike ose verbale. Djemtë tentojnë që të përdorim kërcënime fizike, pa asnjë dallim gjinie për viktimat. “Të fortat” mes vajzave përdorin kërcënimet verbale, dhe zakonisht kanë si shënjestër një vajzë tjetër. Adoleshentët që u duhet të durojnë “të fortët” provojnë një vuajtje të ërtetë që mund të influencojë negativisht si në zhvillimin e tyre normal ashtu edhe në rendimentin e tyre shkollor. Djemtë që kryejnë akte “të fortësh” rriten duke kërkuar të dominojnë dhe të kontrollojnë të tjerët. Kanë qënë shpesh viktima të abuzimeve fizike ose të akteve të të “fortëve të tjerë”. “Të fortët” shpesh zgjedhin djem pasivë, lehtësisht të sugjestionueshëm, më të vegjël si trup ose më të rinj si moshë, dhe që kanë vështirësi të mbrohen. Adoleshentët shpesh sillen si të fortë sepse janë xhelozë, aq sa të kënë probleme më ndarjen; për të arritur atë që duan kanë mësuar sjellje të lidhura me kërcënimet që kanë marrë; shohin shumë programe ose lojra të dhunshme. Mund të kenë probleme për të kontrolluar zemërimin dhe nuk arrijnë ti shprehin ndjenjat e tyre. Prindërit duhet të ndihmojnë birin/bijën që ka probleme të fortësh, duke i folur dhe duke e inkurajuar dhe në disa raste duhet ta mbrojnë nga ushtrimi i dhunës psikologjike dhe fizike, duke vënë në dimeni autoritetet shkollore. Nqs dyshojne që femija i tyre sillet si i fortë me të tjerët, është e rëndësishmë të kërkohet sa më parë të jëtë e mundur ndihmë. Në qoftë se nuk ndërhyet, të qënit i fortë mund të çojë në një sërë vështirësish shkollore, sociale, emotive dhe ligjore. Vlerësimi i problemit mund të ndihmojë fëmijën të kuptojë kush është shkaku i kësaj sjellje, dhe të ndihmojë prindërit të zhvillojnë një plan për të ndaluar këtë sjellje shkatëruese.

Page 26: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Një vetvlerësim i fortë është mbase ilaçi më i mirë për shqetsimët emotive, të sjelljes dhe të çrregullimeve ushqimore. Prindërit duhet të bëjnë gjiçka kanë në dorepëe të inkurajuar vetvlerësimin, si tek djemtë dhe tek vajzat, kur ata përballen me probleme të rëndësishme. Duhet të kapin çdo rast për ti uruar kur ja dalin mbanë dhë për ti inkurajuar që të japin maksimumin e tyre. Duhet tu japin vajzave dhe djemve të njëjtat raste dhe të njëjtin in kurajim. Duhet të jenë të kujdesshëm që të mos lënë të kuptojnë që vajzat janë më pak të rëndësishëm se meshkujt, psh. duke përjashtuar meshkujt nga punët shtëpiake dhe nga mbajtja e fëmijës. Duhet edhe ti tregojnë fëmijëve që është dicka positive të tregosh emocionet, sepse tregimi i emocionee mund të kete një vlerë shtesë tek fëmijet. Adoleshentet duhet të inkurajohen që të pranojnë veten ashtu siç janë, jo vetëm për atë që bëjnë apo për atë që paraqiten. Prindërit janë shpesh në pozicionin më të favorshëm për të njohur nqs i biri/bija ka një problem emotivo në sjellje. Të marrësh pjesë në mënyrë aktivë në jëtën e tij është mënura më e mirë për prindërit për të controlluar vetvlerësimin dhe shëndetin mendor në ketë përiudhë tranzicioni. Mardhëniet me fëmijën adoleshent do të bëjnë të mundur për prindërit si mbledhjen e informatave “në dorë të parë” mbi çdo problem që mund të ketë, ashtu edhe të mundohet ta rregullojë.

është fondamentale njohja e rëndësisë të komunikimit direct, kështu prindërit duhet të jenë të gatshëm ti kushtojnë kohë foljes me fëmijët reth shokëve dhë shoqërive që frekuentojnë, pqe aktivitetet që kryejnë , për interesat që kanë, në mënyrë që të fitojnë bësimin e tyre. Nqs adoleshentët dinë që kanë një përson me të cilin të flasin, që nuk do ti përqeshë kur ti tregojnë ndjenjat dhe frikat e tyre, do të jenë më të gatshëm për tu dhënë besimin dhë për të nxjërre avantazhe. Kur prindërit njohin që fëmija është duke përballuar një problem, hapi i parë që duhët ndërmarrë është folja në mënyrë xhentile dhe shkoqur me të rreth ndjenjave të tij dhe vlerësimi i vështiresive të tij së bashku. Shpesh kjo mund të ndihmojë nqs adolescenti është në gjëndje të kuptojë problemet me të cilat duhet të përballet. Prindërit mund të zgjedhin të konsultohen me pediatrët, me mësuesit, ose të rritur të tjerë që njohin mirë adoleshentin, edhe kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Nqs problemet vazhdojnë dhe prindërit mendojnë që femija i tyre ka një vështirësi emotive apo sjelljeje (edhe pse jo aq e rëndë sa për tu klasifikuar si sëmundje) që i duken se kërkojnë një ndihmë më efikase nga ajo që ata mund ti japin duhet të drejtohen tek një

profesionist; sa më shpejt që të ndërhyet, aq më të shpejta do të jenë frytet.

Page 27: Adoleshentët dhe shëndeti mendor

Një varietet shënjash mund të indikojë shqetësimë të shëndëtit mendor apo çrregullime emotivë të rënda tëk adoleshenti. Nqs një adoleshent ka vështirësi në shkollë, si psh. nota të ulta, probleme në sjelljë dhe sjelljë si “i fortë”, është e rëndësishme të kontaktohën drejtuesit e shkollës. Këta përveç shërbimeve mbështtëse, mund të jenë në gjëndje ti japin prindërit informazione stese mbi atë ç’po i ndodh fëmijës së tyre. Prindërit duhet të flasin me mësuesit e djalit dhe me psikologun e shkollës. Personeli shkollës është gjithashtu një bazë e mirë ku mund të drejtohesh për shërbimet e shëndetit mendor. Nqs adoleshenti ka një problem emotiv që zgjat prej shumë kohësh dhe nqs ka të tjere të përfshirë në jetën e djalit, mund të jetë e domosdoshme consultimi me një psikiatër për fëmijë ose adoleshentë, ose specialistë që kanë eksperienca me adoleshentë.

Prindër dhee fëmijë nuk duhët të mërziten me ato ç’farë njerëzit mund të thonë ose të mendojnë për kurimin e kërkuar. Shqetësimet mendore janë një sëmundje e vërtetë dhe ashtu si çdo shqetësim tjetër fizik, mund të kurohen. Të kesh një sëmundje mentore nuk do të thotë të jesh një person i dobët, i dështuar apo qe nuk po mundohet të shërohet. Do të thotë që ka nevojë për mjekime. Shqetësimet mentore, të pa kuruara, mund të dëmtojnë vetvlerësimin, rezultatet shkollore, mund të krijojnë probleme merelacionet e mardheniet, dhe me kalimin e kohës mund të kenë pasoja të rënda deri në vetvrasje. Kurat ndihmojnë të ulin simptomat të shqetësimit mendor, përmirësojnë mardhëniet forcojnë mënyrën e përdorimit të kapaciteteve, promovojnë sjellje që përmirësojnë kualitetin e jetës së një personi.

Mund të vendonsi të kërkoni ndihmën e dikujt që ka eksperiencë pëer të ndihmuar

persona që kanë probleme të shëndetit mendor si:

� Mjeku i familjes � Shërbimet e specializuara për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të adoleshentëve � Specialistë të tjerë që punojnë më adoleshentët, si psikologët e fëmijërisë dhe asistëntët socialë. Në rast urgjence mund ti drejtoheni mjekut tuaj të përgjithshëm ose në urgjencën

më të afërt.

Page 28: Adoleshentët dhe shëndeti mendor