a universiteti katolik “zoja e kËshillit tË mirË ... · jim, studenti merr nocionet mbi...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
ARKITEKTURË&
INXHINIERI NDËRTIMIDHE MJEDISI
Viti Akademik 2015-2016
Diplomë e dyfishtë
me Universitetin e Firences
Partneri ynë akademik në këtë proçes është Universiteti i Studimeve të Firences. Mar-
rëveshja do të zbatohet nga Departamentet përkatëse të Arkitekturës dhe Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Mjedisit të Universitetit të Fi-rences.
Degët e reja janë konceptuar si binjake të homologeve që zhvillohen në Univer-
sitetin e Firences. Kjo mënyrë realizmi bën të mundur lëshimin e një diplome të dyfishtë, nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” e nga Universiteti i Studimeve të Fi-rences, i vlefshëm në Shqipëri, Itali dhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Tradita Akademike e Universitetit të Firences
Firence konsiderohet si vendlindja e Rilindjes /Rinascimento dhe njihet si një nga djepet i artit e
të arkitekturës. Firence është një nga qytetet më të bu-kura të botës falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj.
Universiteti i Studimeve të Firences është ndër më të hershmit e universiteteve në botë, daton në vi-
tin 1321 si iniciativë e Republikës së atëhershme të Firences. Më tej universiteti u dekretua i vlefshëm me vulën e Papa Clement-it të VI duke u renditur një nga unviersitetet më të njohura të epokës, në radhë me atë të Bologna-ës dhe Parisit.
Aktualisht Universiteti i Firences është një nga qend-rat më të rëndësishme për kërkimet shkencore dhe
formative në Itali. Sipas renditjes së Universiteteve italiane për vitin 2014-2015 realizuar nga Cencis (shoqëri që zhvillon sondazhe), Universiteti i Firences renditet i treti, menjëhere pas Universitetit të Bolonjës dhe Uni-versitetit të Padovas në grupin e universiteteve “mega”.
Në linjë me traditën kulturore, qyteti i antik i Firences pasqyron performancat e shquara të
qytetit në fushën e arkitekturës. Fakulteti i Arkitekturës dhe i Inxhinierisë janë struktura akademike që koordi-nojnë dhe harmonizojnë ofertën didaktike në sektorë të ndryshëm, me menaxhimin e sipërfaqes, me peiza-zhin dhe dizajnin, me evolucionin social dhe kulturor të ditëve të sotme.
Kompleksi Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”Rr. Dritan Hoxha, Tirana, Albania
e-mail: [email protected]: www.unizkm.alTel. : 00355 4 2273290
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
hap për herë të parë:
ARKITEKTURË &
INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI
ADRESA:
UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
UNIVERSITETI I STUDIMEVE TË FIRENCES
QENDRA E REHABILITIMITDHE MJEKËSISË SPORTIVE
FIATANAS sh.p.k
DREJTORIA E PËRGJITHSHME
E DOGANAVE
ZOGU I ZI
PALLATI I SPORTITASLLAN RUSI
CAMPUS
UNIVERSITAR
RRUGA DRITAN HOXHA
KLINIKA UNIVERSITARE STOMATOLOGJIKE
ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË UNIVERSITETI KATOLIKZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
jim, studenti merr nocionet mbi instrumentet teoriko-teknike të projekteve, të ndërtimeve arkitektonike e të restaurimit të monumenteve. Mësimdhënia zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane Studimeve nga profesorë të Univer-sitetit të Firences. Gjatë kursit të studimit or-ganizohen seminare tematike të avancuara, sipas zgjedhjes personale të studentëve. Stu-dimet përfundojnë me diskutimin e një teme diplome, që do të jetë një punim origjinal mbi fazat e ndryshme të projektimit. Profili Profesional
I diplomuari në Arkitekturë mund të zhvillojë aktivitet si projektues i lirë në formë autonome
ose i asociuar, të drejtojë ose të bashkëpunojë në zhvillimin e projekteve të studiove profesio-nale, në zyrat teknike të ndërmarrjeve të ndër-timit, të koordinojë projekte pranë institucione-ve publike ose strukturave private që operojnë në promovimin dhe menaxhimin e ndërhyrjeve në sektorin e ndërtimit ose të ambientit.
ARKITEKTURË
ARKITEKTURË
Programi i studimit ka si qëllim të për-gatisë të diplomuar me aftësi dhe
kompetenca projektuese në sektorin e arkitekturës dhe të transformimit të am-bienteve, duke krijuar figurën e arkitektit sipas standarteve të direktivave evropiane të fushës. Studenti do të jetë i aftë të kom-binojë kulturën humanistike dhe kom-petencat tekniko-shkencore, do të jetë në gjendje të menaxhojë të gjitha fazat e proçesit projektues. Informacion mbi programin e studimit
Programi i studimit në Arkitekturë zhvillohet si një cikël unik 5-vjeçar dhe përmban
300 kredite (ECTS). Viti akademik realizo-het në dy semestre, gjatë të cilëve zhvil-lohen leksione e veprimtari projektuese. Dy vitet e para i dedikohen kryesisht formimit bazë. Në këtë periudhë stu-denti duhet të kuptojë elementët kryesor të projektimit arkitektonik, të ndërtimit, historinë e arkitekturës e teknikat e sta-bilitetit të ndërtesave. Në tre vitet në vi-
INXHIN
IERI
INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI
Programi i studimit ka për qëllim që të për-gatisë të diplomuar me njohuri të plota mbi
karakteristikat tipologjike, funksionale, struk-turore e teknologjike të një strukturë ndërtimi, në raport me kontekstin fiziko-ambiental, socio-ekonomik e prodhues. Studenti mëson teknikat për të analizuar karakteristikat e materialeve përbërëse, fazat dhe teknikat historike të ndër-timit dhe regjimin statik të strukturës.
Informacion mbi programin e studimit
Programi i studimit në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi ka një kohëzgjatje prej 3
vitesh akademike, që ndahen në 6 semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Mësimdhënia zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane nga profesorë të Universitetit të Firences. Provimi përfundimtar i formimit zhvillohet me mbro-jtjen e një teme diplome.
Profili Profesional
I diplomuari në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi është në gjendje të vazhdojë studi-
met e mëtejshme (master shkencor ose pro-fesional) ose mund të konkurojë në tregun e punës.
I diplomuari është një figurë profesionale në gjendje të planifikojë, projektojë dhe të menaxhojë operacionet ndërtimore, struktu-rat civile, vepra infrastrukturale e të mbrojtjes së terrenit, duke përfshirë veprat publike, si dhe të bashkëpunojë në menaxhimin e punimeve gjatë fazës së kolaudimit.