a-class - mercedes-benz · shpejtësinë, limitet e shpejtësisë dhe udhëzimet e drejtimit të...
TRANSCRIPT
Reset the slide back to its
Change the slide layout
via menu bar:
Alternating between white and
black slide layouts via menu bar:
or
A-Class
Hej Mercedes!Ndonjëherë, kur takoni një të panjohur keni ndjesinë sikur keni
kohë që njiheni. Pikërisht këtë ndjesi të ofron dhe A-Class i ri.
Mjaftojnë disa minuta dhe A-Class “familjarizohet” me Ju, njeh
dëshirat dhe tekat tuaja, çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen.
Të gjitha në mënyrë pothuajse perfekte. Befas, Ju dhe A-Class i
ri do të ndiheni si dy miq të vjetër dhe të pandarë. Ndërsa ju, do
të vazhoni të jeni unikë.
Mund të flasim?!Falë sistemit të ri LINGUATRONIC, A-Class i bindet çdo udhri.
Ju kupton shumë mirë, pa qenë nevoja të mësoni komanda të
veçanta. Ju përgjigjet menjëherë, dikton mesazhet tuaja, ndërsa
jeni në drejtimin e mjetit, ose anasjelltas. A-Class i ri mund t’Ju
informojë për motin në destinacionin e përcaktuar, mund të
ndryshojë kanalin e radios, të zgjedhë muzikën tuaj të preferuar
dhe shumëçka tjetër. Mjaftojnë vetëm dy fjalë: Hej Mercedes!
Dhe A-Class i ri është nën urdhërat tuaj!
Krijuar për Ju!A-Class i ri është përshtatur totalisht me filozofinë e dizajnit
modern “Sensual Purity” të Mercedes-Benz. Linja moderne
dhe detaje fantastike. I mrekullueshëm, apo jo?!
Asistencë e plotë.Pikërisht kjo është një nga risitë kryesore të A-
Class. A-Class i ri ua thjeshton gjërat maksimalisht.
I pajisur me sistem wireless, pa çelës dhe shumë i
thjeshtë për t’u përdorur, A-Class i ri lidhet me çdo
pajisje të rëndësishme për Ju.
Siguria?! A-Class i ri kujdeset për Ju shumë më tepër nga ç’mund
ta imagjinoni. Mund të frenojë në mënyrë autonome dhe
të komandojë shpejtësinë në rrethana të caktuara, duke
ua bërë drejtimin e mjetit shumë më të thjeshtë.
A-Class i ri. Krijuar për Ju!
Hapësira të bollshme.
A-Class i ri do të jetë pak më i madh se modelet e mëparshme; rrjedhimisht
hapësira më të bollshme për drejtuesin e mjetit, pasagjerët dhe bagazhet.
Kapaciteti për pjesën e bagazheve prapa sediljeve është 370 litra - 29 litra më
shumë se modeli i mëparshëm. Falë rikonceptimit të folesë së fenerëve të
pasëm, të cilët do të jenë të ndarë në dy pjesë, pjesa e bagazheve tek A-
Class i ri do të jetë 20 cm më e gjerë dhe 11.5 cm më e gjatë se ajo e modeve
të mëparshme.
Inteligjent Drive i S-Class.
A-Class i ri është i pajisur me sistemet më të fundit të asistencës së drejtimit të
mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i
pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë segment, të njëjta me
funksionet e modeleve S-Class. Për herë të parë, A-Class do të jetë i pajisur me
një sistem gjysëm autonom të drejtimit të mjetit mjetit në situata të caktuara. Për
shembull, Active Distance Assist DISTRONIC, si pjesë e paketës “Driving
Assistence” mbështet drejtuesin e mjetit në situate specifike gjatë udhëtimit dhe
përshtat shpejtësinë e mjetit në kthesa, kryqëzime dhe rrethrrotullime etj. Pjesë
e paketës standarde është dhe “Active Brake Assist”.
Siguri dhe asistencë e plotë.
A-Class i ri është pajisur me instikt mbrojtës. Mund të
ruajë distancën në shpejtësi deri në 200 km/h, duke
ngushtuar diferencën e mëparshme me modele
luksoze. Mund t’i besoni pa frikë instikteve të saj dhe
në shpejtësi të mëdha. Falës sistemit të ruajtjes së
distancës active (Active Distance Assist
DISTRONIC1), mjeti lëviz automatikisht dhe të ruajë
distancën e sigurisë. Sistemi automatik i frenimit
(Active Brake Assist) mund të frenojë në mënyrë
autonome në rast urgjence. Si rezultat, jeni gjithmonë
në duar të sigurta. Çfarë mund të bëjë më shumë një
automjet për Ju?!
Gjithmonë online.
A-Class i ri është modeli i parë Mercedes-Benz që do të jetë i pajisur
me sistemin multimedial MBUX - Mercedes-Benz User Experience,
i cili gjithashtu shënon dhe fillimin e një epoke të re të sistemi
“Mercedes me”. Një tipar unik i këtij sistemi është dhe kapaciteti i
inteligjencës artificiale. MBUX mund të personalizohet dhe përshtatet
sipas dëshirës së përdoruesit.
Mercedes-Benz User Experience.
Ekrani i ri i A-Class ofron një pamje të qartë, pa qenë nevoja që të
shpërqëndroheni. Mjafton një shikim dhe menjëherë mund të mësoni
shpejtësinë, limitet e shpejtësisë dhe udhëzimet e drejtimit të mjetit. Të gjitha
informatat relevante shfaqen në ekranin e gjerë me rezolucion të lartë.
Informacionet mund të përshtaten në mënyrë të personalizuar. A-Classin e ri
ju lejon të përshtasni jo vetëm ndriçimin e ambientit në përshtatje me gjendjen
tuaj emocionale, por dhe ekranin dhe panelin e kontrollit.
Ekrani i madh me rezolucion të lartë.
Kjo krijon një lidhje emocionale të drejtuesit të mjetit dhe
pasagjerëve me automjetin. MBUX është fjalë e fundit e teknologjisë
në industrinë e automobilëve, e cila ofron një sërë lehtësirash dhe
avantazhesh për drejtuesit e mjetit. Ndërkohë, tek A-Class kjo është
prezente me shumë funksione, duke krijuar një lidhje emocionale
dhe inteligjente me mjetin.
Fenerë MULTIBEAM LED
për ndriçim optimal.
Fenerët MULTIBEAM LED janë opsionalë dhe janë një
tjetër shembull i transferimit të teknologjisë më të fundit
nga modelet luksoze në modelet kompakte, të cilët
lejojnë përshtatje jashtëzakonisht të shpejtë dhe të saktë
të ndriçimit, të cilat përshtaten elektronikisht sipas
situatave të caktuara në trafik. 18 LED-ët e instaluar në
fenerët e rinj mund të aktivizohen dhe individualisht.
Kontrolli i nivelit të ndriçimit të dritave është veçanërisht
miqësor për shoferët e tjerë në trafik normal dhe
sidomos në rastet e trafikut të rënduar, pasi
karakterizohen nga një ndriçim i butë dhe natyral gjatë
frenimit. Falë kësaj teknologjie, rruga ndriçohet
saktësisht. Gjithashtu opsionale janë dhe fenerët me
llamba LED High Performance. Si standard, A-Class
është i pajisur me drita halogjene me llamba të
integruara LED për ndriçim gjatë ditës.
Fenerë me drita halogjene me llamba të
integruara LED për ndriçim gjatë ditës.
Fenerë me llamba me performancë
të lartë - LED High Performance Headlamps.
Fenerë MULTIBEAM LED të teknologjisë
më të fundit, të njëjtë me modelet luksoze.
Ndriçim i brendshëm me 64 tonalitete.
Interiori i A-Class të ri është ridizenjuar tërësisht dhe
vjen me një pamje me moderne dhe më avangarde
se modelet e mëparshme. Në arkitekturën unike e
interiorit bie në sy dizajni i avangard i panelit të
aparaturave. Ndërkohë, ndryshim rrënjësor kanë
pësuar dhe gropëzat e ventilimit të ajrit, të cilat
përshtasin ngjyrën me temperaturën e ajrit. Ndriçimi i
brendshëm me 64 tonalitete të ndryshme të ngjyrave,
e bëjnë A-Class e re ri prej modeleve më
emocionuese të Mercedes-Benz.
Gjithmonë online.
Mund të karikoni telefonin tuaj smart thjesht duke e vendosur në
qendër të konsolës. Pra, mund ta karikoni pa patur nevojë për një
karikues. E gjitha realizohet fare teknologjisë më të fundit Qi. Dhe
më kryesorja: Sapo i afrohet zonës së komunikimit NFC (Near-Fild
Communication), celulari juaj automatikisht lidhet me A-Class pa
patur nevojë për veprime të tjera dhe pa qenë nevoja që të
përdorni një kod të caktuar.
Dërgimi i mesazheve me tekst ose gjetja e kontakteve gjithashtu
nuk janë aspak problem. A-Class i ri ju mundëson përdorimin e
smartphone direkt në panelin e kontrollit. Pra, mjafton të përdorni
USB, WLAN ose NFC për t'u lidhur me automjetin. Automatikisht
mund të kontrolloni pothuajse të gjithë aplikacionet dhe funksionet
përmes ekranit dhe sistemit multimedial, duke përdorur butonat e
kontrollit në timonin e mjetit (Touch Control Buttons). Magjike dhe
shumë e thjeshtë.
Falë A-Class të ri ju mund të informoheni për më shumë detaje.
Për shembull, mund të informoheni për njohuri për trafikun*.
Sistemi përdor një aparaturë të veçantë për të treguar mjedisin si
një figurë lëvizëse në ekranin e sistemit multimedial. Është një
mënyrë e re, më inovative dhe më informative. Sistemi mund të
shtojë objekte virtuale ose shenja të caktuara për t’ju lehtësuar
gjetjen e destinacionit tuaj, për shembull.
*Disa opsione nuk mundësohen në territorin e Shqipërisë.
Pamje e qartë.
Ekrani i ri i A-Class ofron një pamje të qartë, pa qenë nevoja që të
shpërqëndroheni. Mjafton një shikim dhe menjëherë mund të mësoni
shpejtësinë, limitet e shpejtësisë dhe udhëzimet e drejtimit të mjetit.
Të gjitha informatat relevante shfaqen në ekranin e madh me
rezolucion të lartë mund të përshtaten në mënyrë të personalizuar.
Ekran i personalizuar.
A-Classin e ri ju lejon të përshtasni jo vetëm ndriçimin e ambientit
sipas gjendjes tuaj emocionale, por dhe ekranin dhe panelin e
kontrollit. Pra, ashtu si me smarphone tuaj, me A-Class e ri mund të
krijoni profilin tuaj personal, përmes butonëve në timonin tuaj në
timon, përmes touchpad me prekje ose në ekran.
A-Class e ri mund ta porosisni me stil dhe opsione të
veçanta, në ngjyra të ndryshme. Me pamje me rinore,
më dinamike në pjesën e jashtme dhe atë të
brendshme. Kjo përfshin elementë shtesë si p.sh.
disqet me aliazh të lehtë 16 inç dhe tapiceri eksluzive
me qepje në ngjyra dhe kontraste të ndryshme, një risi
kjo për kategorinë e modeleve kompakte.
Stil i veçantë dhe i personalizuar.
A-Class e ri mund ta porosisni me paketën
STANDARD, pa qenë e nevoja të kontrolloni në listën e
opsioneve. Modelet e reja A-Class vijnë me një paketë
të gjerë opsionesh si standard. Në këtë pikë,
Mercedes-Benz është treguar bujar, duke ofruar më
shumë opsione. Pjesë e paketës standarde janë dhe
sistemet “Active Brake Assist” dhe “Active Lane
Keeping Assist. Sistemi i kontrollit të temperaturës
regullon temperaturën e dëshiruar të ambientit.
Paketa standarde.
Fenerë me drita halogjene me llamba të
integruara LED për ndriçim gjatë ditës. Automjeti juaj dallon nga specifikimet standarde në
stilin e dizajnit dhe paketën e opsioneve. Pamje rinore
dhe dizajn elegant në pjesën e jashtme dhe të
brendshme. Paketa “Style Design” përfshin opsione
shtesë të tillë si disqet 16 inç aliazh i lehtë, si dhe
tapicerinë me ngjyra dhe qepje elengante, kombinime
të trendeve më të fundit të modës, një opsion eksluziv
për linjën kompakte.
Style Design.
Paketa “Progressive Design” dhe opsionet që
shoqërojnë këtë paketë, i shtojnë më shumë hijeshi
pamjes së jashtme dhe të brendshme të A-Class të ri.
Dizajni avangard, i kombinuar me sistemet premium,
teknolonogjinë më moderne të sistemeve të asistencës,
të cilat ofrojnë një sërë lehtësirash dhe avantazhesh
për drejtuesit e mjetit, mund të dallohet lehtë në çdo
detaj.
Progresive Design.
Linja AMG, është edhe më impresionuese në aspekte
të dizajnit të jashtëm dhe dizajnit të brendshëm.
Parakolpi dhe pjesa e pasme e modeleve të linjës AMG
i japin edhe më shumë hijeshi automjetit. Përveç kësaj,
veçoritë teknike janë akoma më impresionuese. Sistemi
komfort i suspensionit është rreth 15 milimetra më i
ulët, çka e bën A-Class të duket më sportiv se modelet
e mëparshme.
AMG Line.
Gjithmonë online.
Ashtu si të gjithë modelet pararendëse, A-Class i ri është i pajisur me
një sistem suspension “McPherson”. Versionet më të fuqishme, të
tilla si modelet A 250 dhe të gjithë modelet 4MATIC janë të pajisura
me një sistem suspension më të sofistikuar.
Suspension i shpejtë dhe komfort.
Si standard, A-Class është i pajisur me susepension komfort me
sustë çeliku dhe DYNAMIC SELECT. Sistemi komfort i suspensionit
është rreth 15 milimetra më i ulët, çka e bën A-Class të duket më
sportiv se modelet e mëparshme.
Suspensioni: I shpejtë dhe komfort
Të gjitha modelet e reja A-Class janë të pajisur me
motorë të rinj efikasë. Modelet A-Class do të kenë në
dispozicion tri lloje motorësh, A 200, 1.4litra (120 kW/
163 PS, 250 Nm) me transmision automatik 7G-DCT
me shtatë shpejtësi ose transmision manual me
gjashtë shpejtësi, A 250, 2.0 litra me transmision
automatik 7G-DCT me shtatë shpejtësi (165 kW /
224 PS, 350 Nm) si dhe A 180 d i disponueshëm
vetëm me transmision automatik 7G-DCT (85 kW /
116 PS, 260Nm). Inovacione tek motorr M282 me
1.4 litra dhe deri në 120 kW, përfshin çaktivizimin e
cilindrit (fillimisht në lidhje me transmisionin 7G-
DCT). Motorri i dytë me benzinë është M 260 2.0
litra, 165 kW dhe 350 Nm. Karakteristika të reja
përfshijnë CAMTRONIC. Të dy modelet e motorët
me benzinë janë të pajisur me një filtër grimcash si
pjesë e paketës standarde.
Motorë të rinj dhe efikasë.
4MATIC me shpërndarje të
ndryshueshme të momentit rrotullues.
Motorët e rinj diesel me katër cilindra (OM 608) me
zhvendosje 1.5 litra, deri në 85 kW dhe moment
rrotullues 260 Nm. Elementi kryesor i këtij motori është
sistemi i kontrollit të emëtimeve, i cili është i montuar
pranë motorrt dhe është i pajisur me teknologjinë
AdBlue®, një turbocharger me reagim të optimizuar dhe
ftohje të brendshme me ujë. Motorët gjithashtu kanë të
implementuar dhe transmisionin 7G-DCT. Më vonë këto
modele do të pajisen dhe me motorë të tjerë. Paketa
standard përfshin dhe një depozitë karburanti 43 litra
dhe opsionalisht depozita mund të jetë dhe 51 litra.
Sipas preferencave, A-Class do të jetë në dispozicion
dhe në versionin 4Matic, me shpërndarje të forcës
shtytëse plotësisht të ndryshueshme në të katërta
gomat. Ky sistem sportiv është zhvilluar më tej, dhe tani
ofron edhe më shumë kënaqësi dhe efikasitet.
Motori
Transmisioni
Cilindrata
Fuqia
Konsumi i kombinuar
Lloji i karburantit:
Të dhëna teknike.
4 cilindër/linjë 4 cilindër/linjë 4 cilindër/linjë 4 cilindër/linjë
Manuale Manuale Man/Automatike Automatike
1332 cc 1332 cc 1332 cc 1332 cc
109 hp 136 hp 163 hp 224 hp
5,8-5,5 l/100 5,8-5,5 l/100 6,1-5,2 l/100 6,1-5,8 l/100
Benzinë Benzinë Benzinë Benzinë
A 160 A 180 A 200 A 250
Emëtimi i kombinuar i CO2 132-127 gr/km 132-127 gr/km 140-133/128-120 gr/km 149-141 gr/km
Motori
Transmisioni
Cilindrata
Fuqia
Konsumi i kombinuar
Lloji i karburantit:
Të dhëna teknike.
4 cilindër/linjë
Automatike
1461 cc
116 hp
4,3-4,1 l/100 km
Naftë
A 180 d
Emëtimi i kombinuar i CO2 114-108 gr/km
AUTO STAR ALBANIA sh.a.
Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 7, 1051, Kashar, Tiranë
Mob: +355 69 40 91 642 / +355 69 20 91 638
+355 68 60 60 255 / +355 69 20 28 404
+355 67 40 70 030 / +355 67 60 00 141
E-mail: [email protected]
www.mercedes-benz.al