3 principet themelore tË kryerjes sË klasifikimit tË...

10
15 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË MOTORIT Duke pasur parasysh të gjitha vështirësitë dhe dëshirën për paraqitjen e një sistematizimi, logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme, do të propozohet sistemi i klasifikimit që do të përcjellë ndryshimet energjetike që zhvillohen në vetë motor, pastaj do të zgjerohet në veçoritë konstruktive si dhe ngasëse – eksploatuese. Fig. 3.1 Njëra prej klasifikimeve te mundshme te motorit Duke u nisur nga e njohura se për punë të motorit, duhet atyre të ju sillet një sasi e energjisë kimike në formë të ndonjë lënde djegëse që mund të përdoret, del konstatimi se njëra prej ndarjeve mund të bëhet sipas gjendjes agregate të lëndës djegëse. Lënda djegëse duhet të përzihet me një sasi të caktuar ajri (të nevojshëm për djegien e saj), për të fituar përzierjen, e cila me ndonjë mënyrë ndizet, lind ideja për ndarjen e mëtutjeshme të motorëve sipas mënyrës së ndezjes së përzierjes. Energjia potenciale e produkteve të fituar me djegie, mundet pastaj nëpërmjet cikleve të ndryshëm të punës, në disa mënyra të shndërrohet në energji mekanike të dobishme. Kjo na shpie deri te ndarja e re e motorit sipas kohëve (takteve). Shndërrimi i përmendur i energjisë kimike të lëndës djegëse në atë mekanike, mund të realizohet te motorët të konstruksioneve të ndryshëm, nga del se mund të bëhet ndarja e motorëve edhe nga veçoritë e tyre konstruktive Duke përmbledhur atë që thamë më lartë, mund të shënojmë se motorët mund të klasifikohen sipas: llojit të lëndës djegëse të përdorur, mënyrës së ndezjes së përzierjes, principit të punës,

Upload: dangduong

Post on 06-Feb-2018

247 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

15

3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË MOTORIT Duke pasur parasysh të gjitha vështirësitë dhe dëshirën për paraqitjen e një sistematizimi,

logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme, do të propozohet sistemi i klasifikimit që do të përcjellë ndryshimet energjetike që zhvillohen në vetë motor, pastaj do të zgjerohet në veçoritë konstruktive si dhe ngasëse – eksploatuese.

Fig. 3.1 Njëra prej klasifikimeve te mundshme te motorit

Duke u nisur nga e njohura se për punë të motorit, duhet atyre të ju sillet një sasi e energjisë kimike në formë të ndonjë lënde djegëse që mund të përdoret, del konstatimi se njëra prej ndarjeve mund të bëhet sipas gjendjes agregate të lëndës djegëse. Lënda djegëse duhet të përzihet me një sasi të caktuar ajri (të nevojshëm për djegien e saj), për të fituar përzierjen, e cila me ndonjë mënyrë ndizet, lind ideja për ndarjen e mëtutjeshme të motorëve sipas mënyrës së ndezjes së përzierjes. Energjia potenciale e produkteve të fituar me djegie, mundet pastaj nëpërmjet cikleve të ndryshëm të punës, në disa mënyra të shndërrohet në energji mekanike të dobishme. Kjo na shpie deri te ndarja e re e motorit sipas kohëve (takteve). Shndërrimi i përmendur i energjisë kimike të lëndës djegëse në atë mekanike, mund të realizohet te motorët të konstruksioneve të ndryshëm, nga del se mund të bëhet ndarja e motorëve edhe nga veçoritë e tyre konstruktive

Duke përmbledhur atë që thamë më lartë, mund të shënojmë se motorët mund të klasifikohen sipas:

llojit të lëndës djegëse të përdorur, mënyrës së ndezjes së përzierjes, principit të punës,

Page 2: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

16

karakteristikave konstruktive, dhe karakteristikave ngasëse –te eksploatimit.

Po theksojmë se kjo ndarje vlen për motorët me piston me lëvizje alternative, ndërsa llojet tjera të motorëve me djegie të brendshme në këtë ndarje nuk janë përfshirë. 3.1 SIPAS LLOJIT TE LENDES DJEGESE TE PERDORUR

Në varësi prej gjendjes agregate të lëndës djegëse që përdoren për punën e motorit me djegie të brendshme dallohen:

1. Me lëndë djegëse në formë gazi -motorët me gaz. Shfrytëzojnë lëndën djegëse në formë gazi të përfituar nga burimet natyrore ose në mënyrë artificiale në gjeneratorët e gazrave. Shpesh, si lëndë djegëse për motorët stacionues të mëdhenj përdoren gazrat nga furrat e larta, kuptohet atje ku ekzistojnë kushtet.

2. Me lëndë djegëse të lëngët. Këtij grupi i takon numri më i madh i të gjithë motorëve me djegie të brendshme të konstruktuar dhe të prodhuar në botë, pasi që lëndët djegëse të lëngëta janë mjaft praktike për vendosje në depozita dhe transportin e tyre. Lëndët djegëse të lëngëta që shfrytëzohen në motorë rëndom përfitohen nga vajguri natyror në rafineri sipas metodës së caktuar. Këtu bëjnë pjesë llojet e ndryshme të benzinës (i thjesht, super, pa plumb, për avionë etj.), petrolei, dizeli, vaji për djegie (mazuti). Këto lëndë djegëse mund të fitohen edhe në mënyrë artificiale me përpunim të posaçëm të gazit dhe thëngjillit. Pasi si lëndë djegëse më së tepërmi përdoret benzina dhe nafta, motorët me lëndë djegëse të lëngët mund të ndahen edhe në:

o motorët me benzinë. dhe o motorët me naftë. 3. Me lëndë djegëse të ngurtë. Ka pasur më herët, por edhe tash. tentativa që thëngjilli në

formë të pluhurit i fituar me bluarje të shfrytëzohet për ngasje të motorit. Këto tentativa nuk kanë kaluar fazën e hulumtimeve. Si shembull mund të veçohet motori i Rudolf Pavlikovskit, i cili mjaft gjatë ka punuar me sukses, edhe pse nuk është prodhuar në mënyrë masive.

3.2 NDARJA E MOTORIT SIPAS MËNYRËS SË NDEZJËS SË PËRZIERJËS Lënda djegëse e përzier me ajrin, që në formë të përzierjes për djegie gjendet në cilindrin e motorit, mund të ndizet, në princip, në dy mënyra:

o me energjinë e jashtme -me ndihmën e xixës elektrike, që çdo herë lajmërohet te motori oto

o me vetëndezje – që realizohet me shtypje të shpejtë dhe të fortë të ajrit, i cili gjatë këtij veprimi nxehet mjaft dhe e ndezë lëndën djegëse që injektohet në cilindër. Kjo dukuri çdo herë lajmërohet te motori dizel.

Është me rëndësi edhe një herë të theksohet se karakteristika themelore e motorit oto është se përzierja ndizet me energjinë e jashtme, ndërsa te motorët dizel, nën veprimin e nxehtësisë së ajrit të shtypur fortë në cilindër, ku injektohet lënda djegëse dhe vetëndizet. Në skemat e ardhshme janë dhënë, njëra pranë tjetrës, mënyra e punës së motorit oto dhe dizel, për vërtetimin e ndryshimeve të tyre themelore.

Page 3: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

17

Fig. 3.2 Skema ne princip e punës së motorit oto dhe dizel

3.3 NDAR.JA E MOTORËVE SIPAS PRINCIPIT TË PUNËS Në çdo cikël të motorit me djegie të brendshme duhet të realizohen 5 faza, të cilat ne princip mund të kryhen për 2, 4 dhe 6 kohe (takte). Në bazë të asaj që u cek, motorët me djegie të brendshme, sipas principit të punës, mund të ndahen në:

dykohësh (dy taktesh) katër kohesh (katër taktesh), dhe gjashtë kohesh (gjashtë taktesh)

Duke mos i theksuar veçoritë e punës së tyre, do të japim një pasqyrim të thjeshtuar të kohëve dhe fazave të procesit me atë renditje si janë te motorët dy, gjegjësisht katër kohesh.

Fig. 3.3 Paraqitja skematike e zhvillimit të fazave të veçanta te motorët 2 dhe 4 kohësh 3.4 NDARJA SIPAS VEÇORIVE KONSTRUKTIVE

Numri i madh i zgjedhjeve konstruktive, të motorëve me djegie të brendshme mundëson klasifikimin e tyre të mëtutjeshëm vetëm sipas veçorive konstruktive; ku jepet mundësia e klasifikimit më të gjerë. Ne esencë nga ky aspekt motorët mund të ndahen sipas:

mënyrës së ndërtimit të mekanizmit motorik, arkitekturës së ndërtimit, mënyrës së ftohjes,

Page 4: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

18

mënyrës së realizimit të mbushjes së cilindrit, dhe sistemit të mekanizmit për ndarjen e përzierjes.

Çdo ndarje i ka nënndarjet e veta, që gjatë shqyrtimit të ndarjeve shkurtimisht do të paraqiten. 3.4.1 MËNYRA E NDËRTIMIT TË MEKANIZMIT MOTORIK Si janë të lidhur pjesët kryesore të mekanizmit motorik në tërësinë kinematike, te motorët me piston me lëvizje alternative mund të shërbej për ndarje të mëtutjeshme. Dallohen këto lloje të mekanizmit motorik: 1. Mekanizmi motorik i rëndom -që në veti përfshin pistonin, bjellën dhe boshtin motorik. Është më shpesh në përdorim dhe mund të paraqitet në këto variante:

Fig. 3.4 Mekanizmi motorik i rëndom

a) aksial - aksi i cilindrit pritet me aksin e boshtit motorik . b) çvendosur aksialisht ku akset e cilindrit dhe boshtit motorik tejkalohen. Shkaku i ndërtimit të këtij tipi të mekanizmit motorik duhet kërkuar në atë se me këtë çvendosje të boshtit të cilindri zvogëlohet forca më të cilën pistoni shtyp sipërfaqen e brendshme të këmishës së pistonit dhe harxhimi i tyre është më i vogël kurse afat shërbimi i tyre është më i gjatë.

2. Mekanizmi motorik i përbërë - përmban në veti

pistonin, levën e pistonit, kryqin, bjellën dhe boshtin motorik. Ky sistem i mekanizmit motorik mundëson lëvizje alternative të pistonit, pa veprimin e forcave anësore, pasi që ato i merr përsipër kryqi. Realizohet me një ose me dy udhëzuese. Mundëson ndërtimin e motorit me veprim të dyfishtë te motorët me fuqi të madhe. Ana negative e këtij mekanizmi motorik është se për shkak të prezencës së levës lartësia e motorit është më e madhe, dhe përdoren te ata motorë ku nuk kërkohet lartësi e kufizuar. Më së shpeshti përdoret të motorët për anije dhe ata stacionues. Në kohën e tashme prodhimi i motorëve me mekanizëm motorik të përbërë është zvogëluar dukshëm, pasi i largojnë nga përdorimi motorët me fryrje ose me mbushjen e detyrueshme të cilindrave . me kryq Fig. 3.5 Mekanizmi motorik i përberë me kryq

Page 5: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

19

3.4.2. MOTORËT PA MEKANIZEM MOTORIK KLASIK. Në kohën e fundit, me zhvillimin e motorëve me djegie të brendshme, erdhi deri te ideja që

ata të shfrytëzohen si gjeneratorë të gazit, që do të shfrytëzohen për fitimin e energjisë mekanike, me lidhjen e tyre në turbinën e gazit

Kështu u lajmëruan motorët me "pistonat e lirë", të cilët nuk posedojnë mekanizmin motorik klasik. Ky lloj i motorëve realizohet me dy pistona në një cilindër, ndërsa për lidhjen kinematike të tyre mund të përdoren:

mekanizmi motorik me levat në formë kryqi, mekanizmi motorik me levat e dhëmbëzuara, dhe mekanizmi motorik me disqet e pjerrtë.

Fig. 3.6 Mekanizmi motorik jo klasik

3.4.3 NDARJA SIPAS ARKITEKTURËS SË NDËRTIMIT Pamja e jashtme e motorit është caktuar me arkitekturën e ndërtimit. Ajo në përgjithësi varet prej numrit të pistonave të cilët lëvizin në një cilindër, nga numri i cilindrave, shpërndarjes së tyre gjegjësisht lidhjes së ndërsjellët të tyre si dhe pozitës së tyre ndaj rrafshit të mbështetjes. Në bazë të kësaj mund të klasifikohen: a) Sipas numrave të pistonave në cilindër: - një pistonash (grupi me i madh i motorëve të ndërtuar) - dy pistonash -që mund të ndërtohen me një, dy ose më tepër boshte motorike, jep mundësinë e kombinimeve të ndryshme. Gjithashtu ndërtohen dhe pa mekanizmin motorik klasik siç theksuam me lartë.

Fig. 3.7 Vendosja e cilindrave dhe boshtit motorik te motorët me dy pistona dhe një bosht motorik

(a, c, d) dhe dy boshte motorike (b)

Page 6: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

20

Fig. 3.8 Vendosja e cilindrave dhe boshteve motorik te motorët me dy pistona me 3, 4 dhe 6 boshte

motorike - tre pistonash. Më një vëllim të përbashkët të punës ka 3 pistona. Në këtë rast boshti ka dhe

tri boshte motorike (motori Y).

Fig. 3.9 Motori me tri pistona Fig. 3.10 motori një cilindrik dhe motori shumë cilindrik

b) Sipas numrit të cilindrave: -motorët me një cilindër, -motorët me më tepër cilindra, ndërtohen që prej një agregati të fitohet fuqia sa më e madhe. Realizohen me lidhjen konstruktive të më tepër motorëve një cilindrik, të cilët punojnë në boshtin motorik të njëjtë. Këta motor mund të kenë 2, 3, 4, dhe më tepër cilindra. Numrin më të madh të cilindrave deri me tash e ka pasur një motor për avion i cili kishte 42 cilindra.

c) Sipas pozitës së aksit të pistonit ndaj rrafshit të mbështetjes - Dallohen: 1. Motorët me trupin e vet të palëvizshëm, që në bazë të rrafshit të mbështetjes mund të

janë: Motorët vertikal - të cilët, në varësi prej pozitës së kokës së motorit, a janë mbi ose nën

boshtin motorik, emërtohen: të ulur dhe të varur. Motori horizontal ose i shtrirë Motorët e pjerrtë

Fig. 3.11 Motorët vertikal (a, b) horizontal © dhe i pjerrtë (ç)

2. Motorët me trupin e vet të rrotullueshëm -ku boshti motorik ishte i palëvizshëm, ndërsa rrotullohej trupi rreth tij. Këta motorë herët janë ndërtuar për përdorim në aviacion.

Page 7: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

21

d)Sipas renditjes së cilindrave gjegjësisht të pozitës së ndërsjellët të blloqeve të cilindrave dallohen: - Motorët në rend ose vijë. Ata ndërtohen me 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 cilindra në një bllok - Motorët bokser ku blloqet e cilindrave janë të çvendosur ndërmjet veti për këndin 180° Ndërtohen me 2, 4, 6 -rrallë më tepër cilindra. - Motorët V me blloqet e cilindrave të vendosur nën këndin 60°, ndërsa më rrallë 45° ose 90° me numrin përkatës çift të cilindrave (2, 4, 6, 8, 10 dhe 12)

Fig. 3.12 Motorët sipas vendosjes se cilindrave

-Motorët W me tri blloqe të cilindrave të çvendosura në mes veti për një kënd të caktuar. Ndërtohen me 3, 6, 9 dhe 12 cilindra. -Motorët X të cilët ndërtohen me kombinime të përshtatshme të dy blloqeve të cilindrave të sistemit V" Ndërtohen me 4, 8, 12, .. cilindra. -Motorët H, të cilët fitohen me lidhjen kinematike në shtëpizën e përbashkët të dy motorëve bokser. Nga kjo del se motori H do të ketë dy boshte motorike, në mes veti paralele. -Motori YLLI të formuar me rritjen logjike te numrit te cilindrave te motori W dhe punohen si:

Motorët me yllin një rrodhesh, të gjithë cilindrat janë të vendosur në formë të rrezeve në një rrafsh,

Motorët me yllin më tepër rrodhesh, cilindrat janë të vendosur në më tepër yje në disa rrafshe në mes veti paralele.

Fig. 3.13 Motorët sipas vendosjes se cilindrave

3.5 NDARJA SIPAS MËNYRËS SË FTOHJES Çdo motor i djegies së brendshme në ndonjë mënyrë përkatëse duhet të ftohet, pasi që lyersi

as materiali prej të cilit janë punuar pjesët vitale të motorit nuk do të durojnë temperaturat e larta që lajmërohen në të gjatë djegies së përzierjes. Sipas mënyrës se si realizohet ftohja dallohen:

1. Motorët me ftohje direkt me ajër ose si emërtohen motorët e ftohur me ajër. Te këta motorë ajri lëviz në mënyrë të detyrueshme, nëpër sipërfaqet e jashtme të motorit dhe e largon nxehtësinë.

2. Motorët me ftohje indirekte - motorët të ftohur me lëng. Me ndërmjetësimin e një lëngu (ujit ose antifrizit në periudhën e dimrit, teprica e nxehtësisë nga motori dorëzohet së pari f1uidit ftohës, që pastaj me ndihmën e radiatorit (ftohësit) të bartet në rrethinë.

Pasi që qarkullimi i lëngut për ftohje mund të realizohet në dy mënyra, ekzistojnë: o sistemi i ftohjes me qarkullim natyror (gravimetri), dhe

Page 8: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

22

o sistemi i ftohjes me qarkullim artificial - të detyrueshëm.

Fig. 3.14 Mënyrat e ftohjes së motorit

3.6 NDARJA SIPAS MËNYRËS SË MBUSHJES SË CILINDRAVE 1. Në motorë pa fryrje, në të cilët thithja e ajrit ose përzierjes së freskët bëhet drejtpërsëdrejti nga pistonat (motorët katër kohesh) ose me ndihmën e procesit të ventilimit (motorët dykohësh), dhe 2. Më fryrje, në të cilin ajri ose përzierja e freskët futen në cilindra me presion të rritur nga një pajisje e posaçme për fryrje (te motorët katër kohesh) ose nga kompresori që kryen procesin e ventilimit (motorët dykohësh).

3.7 NDARJA E MOTORËVE SIPAS ZGJIDHJES KONSTRUKTIVE TË SISTEMIT TË SHPERNDARJES TE MBUSHJES SE FRESKET DHE PRODUKTEVE TE DJEGIES

Sipas mënyrës së ndarjes së përzierjes, ose të mekanizmit të shpërndarjes të aplikuar të motorët katër kohesh ekzistojnë:

1. Motorët me shpërndarjen e materies punuese me valvula. Më së tepërmi shfrytëzohen te motorët katër kohesh. Rëndom vendosen dy valvula, por ekziston mundësia e ndërtimit të më tepër valvuleve (3, 4 po edhe 6)

Motorët me valvula mund të ndahen me tutje sipas mënyrës së vendosjes së valvuleve: me valvulat në pozitë këmbe, me valvulat e varura, me valvulat horizontale.

Fig. 3.15 Mekanizmi shpërndarës

2. Motorët me shpërndarje me dritare shfrytëzohen vetëm te motorët dykohësh. Te motorët dykohësh nuk përdoren valvulat, por dritaret (e hyrjes dhe të lëshimit) të vendosura në pjesën e poshtme të hapësirës së cilindrit. Shpërndarjen e përzierjes e kryen pistoni. Me këtë shpërndarje thjeshtohet ) konstruksioni i motorëve dykohësh.

3. Motorët me shpërndarje me valvulë - dritare punohen për largimin - ventilimin më të mirë të vëllimit punues të cilindrit prej produkteve të djegies. Aplikohet te motorët dykohësh. Sistemi është më i komplikuar, sepse duhet të ekzistojë dhe mekanizmi i ngjashëm si te motorët katër kohesh për lëvizjen e detyrueshme të valvuleve.

Page 9: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

23

4. Motorët me shpërndarje me lloz, janë ndërtuar shpesh me këmishët e cilindrave përkatës për hapjen dhe mbylljen e vrimave hyrëse dhe dalëse. Këtë mënyrë të shpërndarjes mund ta posedojnë motorët katër – dhe dykohësh. Përparësia është realizimi i sipërfaqeve më të mëdha të rrjedhjes së mbushjes së freskët dhe produkteve të djegies, ndërsa e meta e tyre se kërkojnë përpunim preciz dhe kushtet e lyerjes janë te vështirësuara.

Fig. 3.16 Mekanizmi shpërndarës

3.8 NDARJA E MOTORËVE SIPAS VETIVE NGASËSE - EKSPLOATUESE Nga aspekti i vetive ngasëse - eksploatimit motorët mund të ndahen: Sipas destinimit - për cilin lloj të ngasjeve motori përdoret. Dallohen: 1) Motorët stacionues, të cilët mund të jenë:

të tipit industrial, që shërbejnë për lëvizje të gjeneratorëve, pompave, kompresorëve e të ngjashëm, dhe

të tipit agregat, ku motori është i lidhur në një tërësi me makinën, të cilën e nget dhe më atë e formon një tërësi.

2) Motorët për anije, mund të jenë: motori kryesor i anijes, për ngasjen e objektit lundrues, dhe motori ndihmës i anijes, që shërben për lëvizjen e pajisjeve ndihmëse në anije.

3) Motori hekurudhor, për ngasjen e lokomotivave, shinobusave etj. 4) Motorët për autotraktorë të udhëtarëve, transporti etj. (për vetura, automobila, kamionë, traktorë etj.) 5) Motorët aviacioni, të cilët paraqesin kërkesa për fuqi specifike të lartë, si dhe siguri dhe ekonomicitet maksimal

3.9 NDARJA E MOTORËVE SIPAS MËNYRËS SË VEPRIMIT Mundësia e ndërtimit të motorëve te të cilët cikli punues do të zhvillohet nga njëra apo dy anët e pistonit, dallohen: a) Me veprim të thjesht, ku cikli i punës kryhet vetëm në hapësirën e sipërme të cilindrit (mbi piston) dhe që mund të jetë katër- dhe dykohësh. a) Me veprim të dyfishtë, cikli zhvillohet në të dy hapësirat e cilindrit, si në ato mbi piston ashtu edhe në ato nën piston. Ky tip i motorëve me nuk ndërtohet në kohën e sotme. Fig. 3.17 Motorët me veprimet njëfishtë dhe dyfishtë

Page 10: 3 PRINCIPET THEMELORE TË KRYERJES SË KLASIFIKIMIT TË ...fiminfo.net/FIM/Shkarkime/MDB/KLASIFIKIMI.pdf · logjikisht të lidhur dhe të gjerë të motorëve me djegie të brendshme,

24

3.10 NDARJA E MOTORËVE SIPAS SHPEJTËSISË Për këtë ndarje përvetësohet shpejtësia mesatare e pistonit (Cm) e definuar me barazimin:

Cm =2*S*n [m/s] ku janë:

S [m] - hapi i pistonit n [s-1] - numri i rrotullimeve i boshtit motorik Sipas shpejtësisë mesatare të pistonit dallohen:

- motorët e ngadalshëm (Cm = 4 .. 6.5 [m/s] ose n<400 [rr/min]) - motorët mesatarisht të shpejtë (Cm = 6.5 .. 10 [m/s] ose n = 400.. 1500 [rr/min]) - motorët e shpejtë (Cm = 10 ..13 (16) [m/s] ose n>1500 [rr/min])

Pasi që ndarja e motorëve sipas shpejtësisë mesatare të pistonit nuk është precize, në praktik numri i rrotullimeve, i shprehur në minutë, shfrytëzohet më shpesh, dhe emërtohet "ndarja e motorëve sipas numrit të rrotullimeve".

3.11 NDARJA E MOTORËVE SIPAS KAHJES SË RROTULLIMIT TË BOSHTIT MOTORIK

Llojet e ndryshme të ngasjes mund të kërkojnë kahe të ndryshme rrotullimi të boshtit motorik. Ekziston mundësia edhe të një ndarje:

a) Me lëvizje të njëanshme - që boshti mund të rrotullohet vetëm në një drejtim të përcaktuar më herët, pasi që ekzistojnë dy mundësi të rrotullimit të boshtit motorik:

• me lëvizje në të djathtë, dhe . • me lëvizje në të majtë.

Kahja e lëvizjes mund të jetë "e djathtë" sipas drejtimit të rrotullimit të akrepave të orës - po të shikohet nga ana e pasme, ose "e majtë" në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

b) Me lëvizje të dyanshme (reversive), ku boshti motorik mund të rrotullohet në të djathtë, por edhe në të majtë. Përdorët për lëvizjen e anijeve të mëdha ku nevojitet rrotullimi i motorit në dy kahe.