22 speciale s s 2 ulrich eichelmann - ecoalbaniandërtimin e digës për shembull të kalivaçit, e...

2
E SHTUNË | 1 GUSHT 2015 22 Speciale Nëse do të ndërtohet Kalivaçi, ashtu si po nënkuptohet nga lëvizjet e fundit të qeverisë Rama, i bie që vetëm rrjedha e sipërme e Vjosës të jetë pjesë e projek- tit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Kjo do të thotë se lufta shumëkohëshe e River- watch, Euronature, partnerëve shqip- tarë dhe e gjithë shoqërisë civile të kthe- het në një nul. “Duket se ka ardhur momen- ti, që këtë kohë ta quajmë kohën më të rëndë- sishme për të ardhmen e Vjosës”,-na thotë Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”. Por, nëse është e vër- tetë kjo, që do të lejohen ato investime, që kanë shkuar në një nivel të caktuar (futet edhe Kalivaçi), duket se qeveria ka bërë një kompromis politik duke dashur të jetë mirë me të gjithë palët. Pra park në Veri të Kalivaçit dhe diga poshtë tij. Me këtë rast, Rama “përmbush” premtimin që i dha në takimin e 11 Mar- sit këtyre autoriteteve, por ndërkohë kënaq dhe investitorët. Në gjithë këto muaj, njerëzit e mje- disit duket se kanë fjetur pak, duke be- suar verbërisht në fjalët e kryeministrit, por edhe në prononcimet publike të shumë personaliteteve politike dhe so- ciale. Në fakt, shenjat janë dhënë që në fushatë, pasi është raportuar (kjo s’konfirmohet)se në Selinicë është thë- në nga Rama: se Kalivaçi duhet ndërtu- ar për të shpëtuar nga përmbytjet. Me fjalë të tjera:”Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështes- im më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkom- bëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar me atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkom- bëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtar- ULRICH EICHELMANN Po u ndërtua Kalivaçi, Vjosa s’bën më Parkun Kombëtar Pak ditë më parë, në fjalën e tij në një tryezë investitorësh, kryeministri shqiptar Rama është shprehur për një ndalim të babëzisë për investime, duke aluduar se Vjosa, mes shumë të tjerave, do të sistemohet. Por, në këtë sintaksë, njerëzit e mjedisit nuk janë të qartë, nëse ai do të lejojë ndërtimin në Kalivaç apo jo! Nëse ai do ta lejojë, që ka gjasa, kjo do të thotë se ideja e parkut komprementohet shumë, sepse mbetet aktive vetëm një pjesë, kurse vetë Vjosa, nuk është më ai lumi i fundit i egër i Evropës, për të cilin krenohemi... NGA BEN ANDONI isht”, thotë Eichelman, që në këto kohë ka bërë punën në terren dhe ka luftuar shumë ndërkombëtarisht me medie prestigjioze, për çështjen e Vjosës. Por, ndërsa në Selenicë është thënë për ndër- timin e hidrocentralit, në Përmet, Rama ka premtuar që Vjosa të jetë Park Kom- bëtar dhe se ky projekt është tashmë në planet e Qeverisë. “Ne jemi duke punuar për Parkun Kombëtar të Vjosës. Të ruhet dhe të jetë një burim i ri për rritjen e turizmit ” ka deklaruar kryeministri në takimin elek- toral në Qytetin e Përmetit. QEVERIA SHQIPTARE DHE VJOSA E gjithë ideja e Vjosës ka dalë në ske- në pak ditë më parë, kur qeveria shqip- tare ka premtuar se nuk do të lejojë as- një investim në kurriz të shkatërrimit të mjedisit. Kryeministri Edi Rama në një tryezë me investitorët bëri të qartë se qeveria do të ndalojë lidhjen e kontrat- ave për çdo ndërtim në zonat e mbroj- tura. Gjithsesi, propozimi i qeverisë për ndryshimin e ligjit nuk do të prekë ata investitorë, kryesisht në sektorin energ- jetik dhe minerar, të cilët i kanë zhvil- luar projektet e tyre ose që janë në pro- ces, edhe pse këto leje për HEC-e apo shfrytëzimin e minierave janë dhënë në zona të mbrojtura mjedisore!!!! Ky frag- ment e bën shumë problematik proble- min, që Rama e ka kaluar duke thënë me të drejtë, se nuk do të lejojë sakrifi- kimin e të ardhmes së brezave të rinj përballë “babëzisë” për investime. “Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli zhvillimi ka sjellë një numër të dre- jtash apo lejesh të dhëna për HEC-e ndër të cilat 113 janë drejtpërdrejtë në zona të mbrojtura, Po u ndërtua hidrocentrali! “Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështesim më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkombëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar në atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaſt të madh ndërkombëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtarisht.

Upload: others

Post on 31-Dec-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 22 Speciale S S 2 ULRICH EICHELMANN - EcoAlbaniandërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk

E SHTUNË | 1 GUSHT 201522 Speciale

Nëse do të ndërtohet Kalivaçi, ashtu si po nënkuptohet nga lëvizjet e fundit të qeverisë Rama, i bie që vetëm rrjedha e sipërme e Vjosës të jetë pjesë e projek-tit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Kjo do të thotë se lufta shumëkohëshe e River-watch, Euronature, partnerëve shqip-tarë dhe e gjithë shoqërisë civile të kthe-het në një nul. “Duket se ka ardhur momen-ti, që këtë kohë ta quajmë kohën më të rëndë-sishme për të ardhmen e Vjosës”,-na thotë Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”. Por, nëse është e vër-tetë kjo, që do të lejohen ato investime, që kanë shkuar në një nivel të caktuar (futet edhe Kalivaçi), duket se qeveria ka bërë një kompromis politik duke dashur të jetë mirë me të gjithë palët. Pra park në Veri të Kalivaçit dhe diga poshtë tij. Me këtë rast, Rama “përmbush” premtimin që i dha në takimin e 11 Mar-sit këtyre autoriteteve, por ndërkohë kënaq dhe investitorët.

Në gjithë këto muaj, njerëzit e mje-disit duket se kanë fjetur pak, duke be-suar verbërisht në fjalët e kryeministrit, por edhe në prononcimet publike të shumë personaliteteve politike dhe so-ciale. Në fakt, shenjat janë dhënë që në fushatë, pasi është raportuar (kjo s’konfirmohet)se në Selinicë është thë-në nga Rama: se Kalivaçi duhet ndërtu-ar për të shpëtuar nga përmbytjet. Me fjalë të tjera:”Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështes-im më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkom-bëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar me atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkom-bëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtar-

ULRICH EICHELMANNPo u ndërtua Kalivaçi, Vjosa s’bën më Parkun KombëtarPak ditë më parë, në fjalën e tij në një tryezë investitorësh, kryeministri shqiptar Rama është shprehur për një ndalim të babëzisë për investime, duke aluduar se Vjosa, mes shumë të tjerave, do të sistemohet. Por, në këtë sintaksë, njerëzit e mjedisit nuk janë të qartë, nëse ai do të lejojë ndërtimin në Kalivaç apo jo! Nëse ai do ta lejojë, që ka gjasa, kjo do të thotë se ideja e parkut komprementohet shumë, sepse mbetet aktive vetëm një pjesë, kurse vetë Vjosa, nuk është më ai lumi i fundit i egër i Evropës, për të cilin krenohemi... NGA BEN ANDONI

isht”, thotë Eichelman, që në këto kohë ka bërë punën në terren dhe ka luftuar shumë ndërkombëtarisht me medie prestigjioze, për çështjen e Vjosës. Por, ndërsa në Selenicë është thënë për ndër-timin e hidrocentralit, në Përmet, Rama ka premtuar që Vjosa të jetë Park Kom-bëtar dhe se ky projekt është tashmë në planet e Qeverisë. “Ne jemi duke punuar për Parkun Kombëtar të Vjosës. Të ruhet dhe të jetë një burim i ri për rritjen e turizmit” ka deklaruar kryeministri në takimin elek-toral në Qytetin e Përmetit.

QEVERIA SHQIPTARE DHE VJOSAE gjithë ideja e Vjosës ka dalë në ske-

në pak ditë më parë, kur qeveria shqip-tare ka premtuar se nuk do të lejojë as-një investim në kurriz të shkatërrimit të mjedisit. Kryeministri Edi Rama në një tryezë me investitorët bëri të qartë se qeveria do të ndalojë lidhjen e kontrat-ave për çdo ndërtim në zonat e mbroj-tura. Gjithsesi, propozimi i qeverisë për ndryshimin e ligjit nuk do të prekë ata investitorë, kryesisht në sektorin energ-jetik dhe minerar, të cilët i kanë zhvil-

luar projektet e tyre ose që janë në pro-ces, edhe pse këto leje për HEC-e apo shfrytëzimin e minierave janë dhënë në zona të mbrojtura mjedisore!!!! Ky frag-ment e bën shumë problematik proble-min, që Rama e ka kaluar duke thënë me të drejtë, se nuk do të lejojë sakrifi-kimin e të ardhmes së brezave të rinj përballë “babëzisë” për investime.

“Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli zhvillimi ka sjellë një numër të dre-jtash apo lejesh të dhëna për HEC-e ndër të cilat 113 janë drejtpërdrejtë në zona të mbrojtura,

Po u ndërtua hidrocentrali!“Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështesim më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkombëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar në atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkombëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtarisht.

Page 2: 22 Speciale S S 2 ULRICH EICHELMANN - EcoAlbaniandërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk

23www.revistajava.al Speciale

Specialisti i njohur i lumenjve, gjermani Eichelmann është i bindur se lumi Vjosa duhet të ruhet me çdo kusht. Ai ka apeluar për qeveritë respektive shqiptare dhe greke, por edhe ndaj komuniteteve lokale, që të mos i braktisin këto lumenj, si Vjosa, sepse në të ardhmen do jenë burimi i jetesës së tyre dhe i jetës së bukur. Mos bëni gabimet që bëmë ne në Evropë, thotë. Është shumë i shqetësuar sepse dyshon se qeveria Rama do të ndërtojë në Kalivaç, ç’ka do të thotë për të fundi i projektit tejet ambicioz për Parkun Kombëtar të Vjosës...

Si përfaqësues i Riverwatch, Juve e keni takuar zotin Rama dhe ai premtoi se do të ishte shumë i hapur me Ju sa i përket problemit të kthimit të Vjosës në Park Kombëtar. A mendon organizata që ju përfaqësoni dhe gjithashtu bashkëpunë-torët shqiptarë se qeveria e Ramës do të mbajë premtimet për parkun e Vjosës?

“Unë sinqerisht nuk e di se çfarë po ndodh pas kuintave. Ajo që di mirë është se kryeministri ishte shumë i hapur me ne në takimin e pak kohëve më parë. Në këtë takim, ai premtoi të mbështesë idenë e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ai gjithashtu na pyeti nëse do të mundnim të ndihmonim administratën e tij sa i përket dokumentacionit të një Parku Kombëtar dhe jo thjesht një “park në letër”, si gjithë të tjerët në Shqipëri. Kështuqë Riverwatch dhe EuroNatur i dërgoi atij menjëherë një “roadmap (plan i detajuar) për një Park Kombëtar të Vjosës” Ramës dhe agjencisë së mjedisit. Në këtë udhërrëfyes ne përshkruajnë udhën për hapjen e par-kut në vitin 2020. Më i rëndësishëm për të kuptuar se është ajo që kemi shkruar në numrin 4 + 6 të udhërrëfyesit.

Me fjalë të tjera: Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështesim më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikun ndërkombëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar me atë segment që mbeti. Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkombëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtarisht”.

Kazusi “Vjosa” u përdor shumë në zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri. A mendoni se Autoritetet shqiptare janë duke u përpjekur të përfitojnë nga kazuset e ambientalistëve?

“Unë mendoj se sidomos kryeministri Rama e sheh qartë pikën që një Park Kombëtar është një mundësi ekonomike e mirë për rajonin. Ai e ka

shfrytëzuar për zgjedhjet lokale - dhe them se ka të drejtë për të bërë këtë. Unë kam qenë disa herë në rajon në 2.5 vitet e fundit dhe për shumicën e fshatrave duke përfshirë edhe ato të voglat si Bença etj., ky mund të jetë shansi për të rritur gjendjen e tyre. Dhe ky do të jetë një progres për natyrën dhe jo kundër tij. Pra, autoritetet janë duke u përpjekur për të përfituar nga kërkesat e ambientalistëve, por kjo është në rregull, mendoj”.

Pas përpjekjeve tuaja të mëdha në Ballkan, a shihni një ndërgjegjësim për të ardhmen e lumenjve?

“Ne e kemi filluar fushatën për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit, pothuaj më pak se 2 vjet më parë. Në shumë zona, mendojmë se krijuam të paktën probleme për aktorët politikë, pasi kemi tërhequr vëmendjen publike për këtë rajon. Ne jemi në rrugë të mirë për të krijuar “lumenjtë e Ballkanit” si një “markë”. Po ashtu, jemi në rrugë të mirë për të krijuar një rrjet të madh të lumenjve të Ballkanit, që përfshin po ashtu të gjithë njerëzit dhe iniciativat që luftojnë për lumenjtë dhe kundër digave. Gjithashtu edhe në BE, lumenjtë e Ballkanit janë një çështje (shih komentet mbi lumenjtë në raportin e pranimit të Parlamentin Evropian). Përshembull, në Parkun Kombëtar të Mavrovës, ishte një mision ndërkombëtar për konstatim fakti (me BE, IUCN dhe Deklaratën e Bernës) që ka vizituar parkun, falë iniciativës tonë. Ata do të vendosin nëse janë apo jo të pranueshëm digat brenda Parqeve Kombëtare. Në Sava, po ashtu, jemi gati për të luftuar kundër digave në Slloveni, në terren dhe ligjërisht. Ne do të fitojmë shumë dhe për këtë jam krejt i sigurt. Ne do të humbasin disa raste, por në qoftë se vazhdojmë në rrugën që kemi filluar për 5 vjet, do ta kemi ndryshuar hartën me projektet e digave në mënyrë dramatike. Dhe, për këtë jam i bindur.

Vjosa është një nga lumenjtë kryesorë jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë Evropën. Ajo është e fundit, që konsiderohet si e egër. Qoftë edhe një digë e vetme në lumë ose disa më shumë mbi degët e tij, mund ta vrasin sistemin e saj. Dhe bashkë me të edhe shansin e të qenit i pari lumi Evropian i egër në një Park Kombëtar, por bashkë me këtë edhe një shans për vendasit me atë luginë.

Në qershor kam përshkruar me biçikletë të gjithë Vjosën nga kufiri grek, shoqëruar me gazetarë të revistës GEO. Kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme edhe për mua, pasi kaluam 7 ditë në lumë dhe më pas kuptuam se gazetarët e kuptuan tërë këtë çështje jo vetëm me argumente, por edhe realisht me zemër. Ndoshta, në të ardhmen, duhet të bëjmë diçka të ngjashme me median shqiptare, duke e përshkuar me ta këtë lumë. Të paktën, të krijohet një ide, më e mirë”.

të caktuara ligjërisht si zona të paprekshme nga rrugët e zhvillimit, 42 janë në prodhim, 23 janë në proces, 48 të tjera nuk kanë filluar punë dhe nuk do të fillojnë, pasi në projektligjin që pro-pozohet për të rishikuar lejet e dhëna do të ndalo-het ndërtimi i HEC-eve apo çdo lloj tjetër aktiv-iteti në zonat e mbrojtura”, - u shpreh Rama.

GLOBALISHTMe pak fjalë të tjera, nëse kjo realizo-

het, atëherë Parku Kombëtar i Vjosës është komplet i kompremtuar, të pak-tën duke besuar arsyetimin e specialis-

tit të njohur. I cili në arsyetimin e tij, mbart dhe qëndrimin politik, që shpre-hu pak kohë më parë Parlamenti Euro-pian (PE). Institucioni i bëri thirrje, mua-jt e fundit, qeverisë së Shqipërisë drej-tuar nga kryeministri Edi Rama të rishi-kojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij.

Në nenin 27 të Rezolutës së miratu-ar mbi progresin e Shqipërisë në proce-sin e integrimit europian- përpiluar nga eurodeputeti gjerman Knut Flecken-stein, raportues i PE për Shqipërinë - vi-

het në dukje se ”këto projekte do të dëm-tojnë ekosistemet e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur, pothuajse në gjendje naty-rore.” Edhe pse Rezolutat e PE kanë vetëm një rol këshillues në procesin e vendime-ve të BE për politikat e zgjerimit, neni 27 i rezolutës në fjalë mbështetet në Direk-tivën Kuadër të BE, për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve.

...Lufta për Vjosën tashmë po arrin pikën

kulmore. Po sa të mençëm do jenë njerëz-

it e Vjosës ta përballojnë? Askush nuk e di! Për Ulrich Eichelmann, CEO i River-watch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”, si edhe një nga njerëzit më të pasionuar në Evropë që po apelon të mos prishen Zemrat Blu të Evropës, problemi është vërtetë i madh.

Lumi Vjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Eu-ropës, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur pothuajse i paprekur në 270 km e gjatësisë së tij. Po ai mjafton kjo Ramës? Kush e di.

Mos ndërtoni në Kalivaç!Cili është

EichelmanUlrich Eichelmann, është CEO i

Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart

of Europe”, si edhe një nga njerëzit më të pasionuar në Evropë që po apelon të mos

prishen Zemrat Blu të Evropës, një eufemizëm për lumenjtë

ende të virgjër. Lumi Vjosa për të përbën lumin më të egër në

Evropë, në sensin që duhet të ruhet me çdo çmim për t’u

kthyer në Park Kombëtar, së pari, për interesin e vetë

Shqipërisë

69lloje peshqish në lumenjtë e Ballkanit

2000 projekte hidrocentralesh mbi Ballkan

1200diga të prishura në SHBA, që nga koha e presidentit Klinton